Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha –
Ish-presidenti Ilir Meta, ka dënuar sulmin ndaj avokatit të tij Kujtim Cakran. Meta ka bërë thirrje që autorët të identifikohen dhe të vendosen para ligjit.
Gjithashtu thekson se nuk është hera e parë që sulmohen avokatët ndërsa nënvizon se vendin është në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë.
Reagimi:
“Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj Avokatit Kujtim Cakrani nga dy banditë, të cilët jo vetëm duhet të identifikohen, por edhe të vendosen para ligjit sa më shpejt.
Nuk është hera e parë, që sulmohen avokatët sepse jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë. Solidaritetin tim të plotë me Avokatin Cakrani, me familjen e tij, si edhe me të gjithë kolegët!” shkruan Meta.
Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas dhunimit të avokatit Kujtim Cakrani. Në reagimin e tij, Berisha e ka cilësuar ngjarjen si një “akt kriminal shtetëror të shëmtuar”.
Gjithashtu thekson se avokat Cakrani është goditur shtazërisht pa asnjë shkak, por vetëm për shkak të detyrës së tij. Ai ka bërë të ditur se avokati është shtruar në spital me fraktura në kokë.
Lideri demokrat ka dënuar këtë akt shtazor si një krim të shëmtuar të parapërgatitur shtetëror.
Të dashur miq, sot avokati i mirënjohur Kujtim Cakrani që sot është dhe avokati i ish-Presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta goditet shtazërisht pa asnjë shkak, por vetëm e vetëm për shkak të detyrës dhe shtrohet në spital me fraktura në kokë.
Partia Demokratike i uron shërim të shpejtë dhe të plotë Avokatit Kujtim Cakrani, dënon me forcën më të madhe këtë akt shtazor si një krim të shëmtuar të parapregatitur shtetëror të frymëzuar dhe sponsorizuar nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale dhe ju rikujton atyre se përgjegjësia direkte është e tyre dhe se drejtësia vonon por nuk harron.
gijotina.com/