Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 February 202627.al

Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV –

By: 27
5 February 2026 at 13:59

Kryeministri Edi Rama u prit paraditen e sotme  nga Papa Leone XIV në kuadër të vizitës që po zhvillon në Vatikan. Kreu i qeverisë shoqërohej nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i tyre, Zaho.

Pas takimit me Atin e Shenjtë, kryeministri u takua në Sekretariatin e Shtetit me Kardinalin Pietro Parolin dhe Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

“Gjatë diskutimeve të përzemërta”, thuhet në një deklaratë nga Selia e Shenjtë, “u theksuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan çështje me interes të ndërsjellë që lidhen me marrëdhëniet midis bashkësive kishtare dhe civile.”

Ndër temat në qendër të diskutimit ishin çështjet kryesore rajonale, përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

edi rama papa leone

Papa dhe Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

 

 

Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone –

By: 27
5 February 2026 at 13:55

Kryeministri Edi Rama u prit paraditen e sotme  nga Papa Leone XIV në kuadër të vizitës që po zhvillon në Vatikan. Kreu i qeverisë shoqërohej nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i tyre, Zaho.

Pas takimit me Atin e Shenjtë, kryeministri u takua në Sekretariatin e Shtetit me Kardinalin Pietro Parolin dhe Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

“Gjatë diskutimeve të përzemërta”, thuhet në një deklaratë nga Selia e Shenjtë, “u theksuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan çështje me interes të ndërsjellë që lidhen me marrëdhëniet midis bashkësive kishtare dhe civile.”

Ndër temat në qendër të diskutimit ishin çështjet kryesore rajonale, përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

edi rama papa leone

Papa dhe Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

 

 

Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026 –

By: 27
5 February 2026 at 13:41

Presidenti Armand Duka mori sot pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, e zhvilluar në Prishtinë, një ngjarje me rëndësi të veçantë për qeverisjen dhe të ardhmen e futbollit në Kosovë.

Në këtë Kuvend, u rizgjodh President i FFK, z.Agim Ademi si dhe u zgjodhen 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, duke riafirmuar qëndrueshmërinë institucionale dhe vazhdimësinë e projekteve zhvillimore të federatës së kosovës.

Në fjalën e tij në cilësinë e zv.Presidentit të UEFA-s, Presidenti Duka vlerësoi progresin e ndjeshëm të bërë nga Federata e Kosovës gjatë katër viteve e fundit, duke theksuar se futbolli në Kosovë po ndërtohet mbi baza të qarta, të strukturuara dhe të qëndrueshme, në përputhje me standardet evropiane.

Më poshtë, fjala e plotë e Presidentit Armand Duka e mbajtur në Kuvendin Zgjedhor të FFK:

“I nderuar President Agim Ademi

Të nderuar anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së,

Të nderuar përfaqësues të FIFA-s, Rolf Tanner dhe Marco Ferri

I nderuar Denis, Drejtor i Zhvillimit të Federatave në UEFA

I nderuar përfaqësues të Ministrisë së Sportit, z.Fidan

Të nderuar delegatë,

Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua të jem sot mes jush në punimet e Asamblesë së Zakonshme të FFK.

Së pari, më lejoni që t’ju përcjell përshëndetjet më të mira të Presidentit të UEFA-s, z. Aleksander Čeferin, Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, z. Theodore Theodoridis, dhe të kolegëve të mi nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

Marrëdhënia ndërmjet UEFA-s dhe Federatës së Futbollit të Kosovës ka vijuar të zhvillohet në mënyrë konstruktive dhe të ndërsjellë. FFK ka dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm ndaj forcimit institucional dhe zhvillimit afatgjatë të futbollit, progres i cili njihet dhe vlerësohet nga UEFA.

Gjatë viteve të fundit, bashkëpunimi ynë është përqendruar në disa fusha kyçe strategjike, përfshirë qeverisjen, zhvillimin e infrastrukturës, futbollin e të rinjve dhe qëndrueshmërinë e institucionit. Në këtë drejtim, dëshiroj të theksoj përdorimin efektiv të fondeve të programit HatTrick të UEFA-s, veçanërisht për ndërtimin e fushave të reja me bar artificial dhe objekteve stërvitore. Këto investime kanë një rol të rëndësishëm në zgjerimin e qasjes së futbollit, përmirësimin e kushteve të stërvitjes dhe forcimin e futbollit të bazës në të gjithë Kosovën.

Në aspektin sportiv, futbolli i Kosovës vazhdon të shënojë përparim të qëndrueshëm. Paraqitja e përfaqësueses A në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026 dhe pjesëmarrja e saj në play-off-in e marsit, për të qenë pjesë e finaleve, dëshmojnë qartë zhvillimin dhe ambicien e lartë. Uroj që Kosova të ketë suksese në dy ndeshjet e ardhshme në play-off-it.

Në nivel klubesh, arritjet janë të mëdha. Drita jo vetëm që është kualifikuar në grupet e UEFA Europa Conference League, por edhe i ka kaluar ato dhe sot është në fazën play-off.

Po ashtu, progresi i përfaqësueseve të moshave të reja është evident. Kombëtarja U-21 ka bërë një performancë pozitive në ndeshjet kualifikuese dhe ka shumë shanse që të jetë pjesë e finaleve të EURO U-21 2027. Uroj që të jetë pjesë e këtij eventi madhor në Tiranë. Ky zhvillim pasqyron rëndësinë që i është kushtuar futbollit të të rinjve dhe tregon se investimet e bëra sot po japin rezultate konkrete për të ardhmen.

Në këtë kontekst, më lejoni t’u shpreh urimet tona më të mira për përfaqësueset kombëtare dhe klubet tuaja në garat aktuale dhe ato që do të vijnë. I urojmë lojtarëve, trajnerëve dhe zyrtarëve tuaj çdo sukses në vazhdimin e rrugëtimit të tyre sportiv.

Të marra së bashku, këto zhvillime dëshmojnë se futbolli në Kosovë po ecën përpara në mënyrë të strukturuar dhe të qëndrueshme, nga infrastruktura, te futbolli i bazës, te zhvillimi i të rinjve, garat e klubeve dhe ekipet kombëtare.

Nuk dua t’ju marr më shumë kohë sot, pasi keni përpara çështje të rëndësishme për të trajtuar sot në Asamble. Do të trajtoni çështjet vjetore të bilanceve apo buxheteve, keni për të bërë edhe zgjedhjen e Presidentit tuaj dhe konfirmimin e komitetit ekzekutiv te zgjedhur nga shoqatat rajonale.

Proceset zgjedhore janë gjithmonë momente themelore e të rëndesishme për çdo federatë, sepse rikonfirmojnë  legjitimitetin, unitetin dhe përgjegjësinë e institucioneve të futbollit.

Edhe pse sot ju keni një kandidat të vetëm, fakti që Asambleja zhvillohet në përputhje me statutin, rregullat dhe procedurat demokratike është një tregues i rëndësishëm i stabilitetit institucional të FFK-së.

Ju uroj një Asamble Zgjedhore të suksesshme dhe të zhvilloni punimet, siç e uroi edhe Presidenti Ademi, ‘fair play’.

Ju faleminderit shumë për mikpritjen tuaj të ngrohtë, si gjithmonë, në shtëpinë time në Prishtinë. Punime të mbara.”

Më 10 Shkurt shqiptarët do të rrëzojnë Edi Ramën dhe do t’i heqin imunitetin Lubi Ballukut –

By: 27
5 February 2026 at 13:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  deklaroi sot se qeveria nuk ka ndërmend të heqë imunitetin e ministres Belinda Balluku dhe se drejtësia po bllokohet nga pushteti aktual.

“Rama nuk i heq imunitetin Lubisë, kjo është e qartë. Imunitetin asaj dhe Ramës do ja heqin shqiptarët. Ju garantoj se do ta realizojnë. Zemërimi po vlon në zemrat e shqiptarëve, temperaturat po rriten me shpejtësi. Asgjë nuk mund ti shpëtojë popullit të zemëruar. Zemërimi po shkon deri në palcë”, tha ai.

I pyetur për strategjinë e opozitës në protestën e 10 shkurtit, Berisha tha se qëllimi është “deri në rrëzimin e Edi Ramës”.

Ai shtoi gjithashtu se qeveria nuk ka legjitimitet, duke përmendur zgjedhjet që sipas tij janë shndërruar në farsë dhe akuzat për korrupsion dhe bllokim të drejtësisë.

“Jemi mirënjohës ndaj qytetarëve. Që një qytetar të zemërohet ndaj pushtetit të vendit të tij, duhet të këtë motive të forta. Qytetarët kanë kuptuar se kanë motivet më të fuqishme që mund të ekzistojnë. Qeveria nuk ka legjitimiteti, ka shndërruar zgjedhjet në farsë.

Motivi i dytë, qeveria ka vjedhur miliarda euro dhe bllokon drejtësinë. Këto dy faktorë deligjitimojnë çdo pushtet dhe shqiptarët janë të vendosur që të ndahen me cdo çmimi me një pushtet të paligjshëm si ky që është sot”, mbylli konferencën kreu i PD-së.

 

Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën –

By: 27
5 February 2026 at 13:15

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët deklaroi se shqiptarët kanë paguar mbi 300 milionë euro për “pallatin në pajë” të Linda Ramës. Ai e cilësoi “Mafien e Surrelit” si më të rrezikshmen në Europë dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion në tendera dhe punë publike.

Berisha tha se për ndërtimin e pallatit nuk ekziston asnjë faturë zyrtare doganore, tatimore apo ndërtimore. Sipas tij, hetimi për origjinën e pasurisë u ndërpre pas shkarkimit të ish-zyrtares së ILDKP-së, Zana Xhuka. Ai shtoi se kompania që ndërtoi pallatin përfitoi fonde të fryra në projektin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, duke e çuar koston në rreth 300 milionë euro.

Deklarata

Mafia e Surrelit është mafia më e rrezikshme e Europës.
Është mafia që u kushton shqiptarëve në çdo punë publike, në çdo tender, qindra dhe miliarda euro.
Sot unë kam zgjedhur të ndalem para qytetarëve shqiptarë se sa paguajnë ata për pallatin në pajë të Linda Ramës.
Pallat për të cilin, Linda Rama dhe bashkëshorti i saj, kryehajduti i kombit, Edi Rama, nuk janë në gjendje të paraqesin qoftë edhe një faturë të vetme doganore, tatimore, ndërtimore, mjedisore apo të çdo lloji.
Pra, pallati në pajë i ndërtuar në sheshin e pallateve, në tokën e tyre, kjo duhet theksuar. Ajo ka qenë tokë e familjes Basha, Basha është mbiemri i vajzërisë së zonjës Rama.
Pra, i ndërtuar në sheshin e pallateve në kundërshtim me çdo kondicion urbanistik.
Por ky është kapitull i veçantë.
Kapitulli tjetër është se zonja nuk paraqet dot qoftë edhe një faturë të vetme për pallatin 5 kate mbi tokë, sa ka nën tokë, shkoni dhe kontrollojeni vetë.
Kur ky superskandal u denoncua me dokumente nga PD në atë kohë, dhe kur ILDKP filloi procedurën e hetimit për origjinën e pallatit, origjinën e pallatit pa asnjë faturë, Edi Rama shkarkon në mënyrë të rrufeshme zonjën Zana Xhuka, një nga zyrtaret më serioze të administratës shtetërore, e shkarkon në mënyrë antikushtetuese, antiligjore vetëm për të mbrojtur veten dhe familjen e tij nga pallati që mbi apo që ra si me parashutë i Linda Ramës, për të cilin ajo tha se është ndërtuar me para gjaku.
Nuk besoj se vëllai i saj në emigracion të jetë marrë as me drogë, as me vrasje. Jo. Po se si e lëshoi ajo atë fjalë, e di vetë dhe kjo është çështje e tyre familjare.
Por tani dëgjoni pak se sa e paguajnë shqiptarët pallatin.
Shqiptarët pallatin e paguajnë, siç thotë vetë shprehja e tyre popullore, më shumë se frëngu pulën.
Shqiptarët, kompaninë që ndërtoi pallatin, kompaninë 2T të famozit Sako, vëllait të ish-komandantit të gardës, aktualisht kryetar bashkie në Tepelenë, e paguajnë jo 100 apo 200, por e paguajnë së paku 300 milionë euro pasi rruga Qukës- Qafë Plloçë, e filluar në vitin 2009, 43 kilometra, e parashikuar me një shumë prej 73 milionë dollarë të Bankës Islamike, kjo rrugë pas vitit 2013 iu besua ndërtuesit të pallatit në pajë.
Ndërtuesi Sako, në rrugën Qukës- Qafë Plloçë, arriti të fryjë çmimet, fjala është në 310 milionë, e vërteta rreth 400 milionë euro në mënyrën më të pabesueshme.

Për të kuptuar se sa u kushtoi shqiptarëve pallati në pajë i gjysmës më të mirë të Edi Ramës, zonjës Linda Rama, do u jap këtu shembull vetëm lotin 3 të kësaj rruge.

Loti 3 i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, sipas hetimit që ka bërë emisioni investigativ Plug, rezulton se ka një gjatësi 9.3 kilometra.
Loti 3 nuk ka asnjë urë në ato 9 kilometra. Nuk ka asnjë tunel, pra ka një terren më të zakonshmin, dhe ka kushtuar me çmimet Sako 87 milionë euro.
Ka kushtuar ky lot sa ç’ka kushtuar kilometri në Rrugën e Kombit me dhjetëra ura, tunele, siç e dini vetë, dhe me gjerësi 27 metra.
Besoj se del shumë e qartë se çfarë hajdutësh të shpërfytyruar janë këta.
Pra, 9 kilometra rrugë me gjerësi 10 metra rruga, kushton sa mesatarja e Rrugës së Kombit me tunele e ura, kjo pa asnjë tunel dhe urë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe gazetarët investigativë kanë gjetur se paratë- ua kam thënë këtu disa herë- paratë e parashikuara për forcimin e skarpateve, që është një kusht i pakapërcyeshëm në ndërtimin e rrugëve, parashikuar me 2.5 milionë euro, janë pjesëtuar me katër nga firma dhe janë përdorur për vëllime të tjera, të cilat nuk maten. Për mashtrim pra.
Nuk janë përdorur për armimin e shpateve, për forcimin e skarpateve. Jo. Edhe ato i ka pjesëtuar me 4. Nga 2.5 milionë, janë përdorur rreth 900 mijë.
Pra janë përdorur vetëm 900 mijë për skarpatet, prandaj ato shemben si me qenë shpate kartoni sepse ato nuk janë përforcuar.
Sako që mori qindra milionë shpërblim për pallatin në pajë, për të cilin ai vetë ka paguar, dhe jo zonja Rama, ka paguar edhe taksën e regjistrimit në hipotekë.
E kuptoni ju? Dhe e ka të regjistruar në emër të tij pallatin në pajë.
Është i regjistruar në emrin e tij.
Jo në emrin e familjes Basha, familjes së saj.
Pra, ky person shpërblehet me rreth 300 milionë euro, të cilat sigurisht i ndan me Ramën, vetëm në rrugën Qukës-Qafë Plloçë.
Ky person fiton edhe tenderin e mirëmbajtjes së kësaj rruge, dhe rruga inaugurohet pa u marrë në dorëzim.
Pra, ajo vallja Rama-Balluku me daulle dhe gërneta në inaugurimin e saj, ishte një shou i turpshëm sepse rruga, sipas supervizorit, nuk plotësonte kushtet për t’u marrë në dorëzim.
Dhe megjithatë ai që e ndërtoi, merr edhe disa milionë të tjera për mirëmbajtje.
Dhe nga mirëmbajtja, siç e shihni ju, ajo shembet në çdo segment.

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos –

By: 27
5 February 2026 at 12:43

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen, ku si pasojë e daljes së tij nga shtrati u shkaktuan përmbytje masive në qytetin bregdetar.

Sipas raportimeve, Prokuroria ka sekuestruar dosjen që Bashkia e Durrësit ka bërë për rehabilitimin e argjinaturës.

Më konkretisht është sekuestruar “dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim’ për objektin. Po ashtu është vendosur “sekuestrimi i dokumentacionit tekniko-ligjor i gjithë procedurës së lejes” për objektin.

Kujtojmë që si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen pati përmbytje masive në disa fshatra të Durrësit, si Katund i Ri, Katund Sukth dhe Fllakë.

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve –

By: 27
5 February 2026 at 12:33

Aksi Qafë Thore-Theth është bllokuar plotësisht ditën e sotme për shkak të ortekëve që kanë rënë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Autoriteti Rrugor Shqiptar bëjnë me dije se shkak i këtij bllokimi është shkaktuar nga rënia e ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth. ARRSH u bën apel qytetarëve që të shmangin këtë aks, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

“Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar plotësisht. Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

 

Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet –

By: 27
5 February 2026 at 12:17

Banorët e tre fshatrave në qarkun e Beratit, Gjeroven, Mbolan dhe Veleshnje, organizuan sot, 5 shkurt, një protestë para Bashkisë së qytetit. Shkak për protestën është mungesa e infrastrukturës rrugore që lidh këto zona me njëra-tjetrën dhe me pjesën urbane.

Një përfaqësi prej katër banorësh hyri brenda Bashkisë për t’u takuar me drejtuesit e institucionit dhe me sektorët përgjegjës për Urbanistikën dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

Pas takimit, dy prej përfaqësuesve thanë se nënkryetari i Bashkisë u kishte komunikuar se “nuk ka fonde për ndërtimin e rrugës”, duke e bërë të pamundur realizimin e projektit në këtë fazë.

“Bëmë takim me kryetarin. Ai na tha; nuk kemi fonde për të bërë rrugën. Ai tha; ‘bllokoni rrugën, bëni greva, bëni çfarë të doni. Nuk pyesim për ju’, na tha. Ata të gënjejnë tërë ditën. Vinë marrin votat dhe pastaj ikin. Nuk na dhanë shpresë, na thanë ‘s’kemi fonde!’”, pohoi njëri nga protestuesit.

Përleshen dy persona në Vlorë, njëri prej tyre dërgohet në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda –

By: 27
5 February 2026 at 12:05

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës.

Sipas Policisë, një 41-vjeçar ka goditur me grushte dhe sende të forta 48-vjeçarin G.M, gjatë një një konflikti për motive të dobëta.

Si pasojë e plagëve të marra, 48-vjeçari ka përfunduar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, ndërsa 42-vjeçari është arrestuar nga Policia, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin G. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi dje, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin G. M., 48 vjeç, banues në Konispol, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës.”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës dhe të Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë –

By: 27
5 February 2026 at 11:37

I gjithë qarku i Kukësit është përfshirë gjatë orëve të natës nga reshje shiu me intensitet mesatar, të shoqëruara herë pas here edhe me erë, duke krijuar vështirësi në disa segmente rrugore.

Reshjet kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje dhe janë ndërprerë gradualisht.

Në disa akse rrugore të qarkut janë shënuar rënie gurësh dhe inertesh nga shpatet malore, veçanërisht në zonat me terren të thyer.

Subjektet kontraktore të mirëmbajtjes rrugore kanë qenë në terren duke punuar pa për pastrimin e rrugëve dhe garantimin e qarkullimit të mjeteve.

Problematika më e theksuar është evidentuar në segmentin rrugor Kukës–Bushtricë, ku në orët e para të ditës së sotme janë regjistruar rënie gurësh dhe masash dherash, duke vështirësuar përkohësisht lëvizjen e automjeteve.

kukes rruga bushtrice

kukes rruga2

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO –

By: 27
5 February 2026 at 11:05

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, i cili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut, është paraqitur sot në GJKKO.

Mësohet se sot mbahet seanca paraprake.

SPAK thotë në dosje se Agim Ismaili, Arnold Rrokaj me detyrë të mëparshme punonjës pranë IMT dhe Zambak Gjoni, me profesion jurist, ish-zyrtar i burgjeve kanë vepruar si ‘grup i strukturuar kriminal’ duke hyrë në mënyrë të  paautorizuar në sistemin kompjuterik të SPAK dhe përgjuar dosjet.

SPAK ka zbardhur dhe rolin e secilit prej tyre por nuk ka dhënë informacion se cili ishte interesi i këtyre tre personave të marrin të dhëna nga dosjet e 3 prokurorëve.

Ka qenë Arnold Rrokaj i cili ka hakuar sistemin dhe materialet ia ka dërguar Zambak Gjonit dhe Agim Ismailit, të cilët i kanë shperndarë më pas tek persona të tretë.

SPAK thotë se hakeri kishte përgjuar dhe dosjen e vetë  Agim Ismailit i cili pasi u njoh me përmbajtjen e këtyre të dhënave, i shpërndau ato më tej, por edhe kërkoi në mënyrë të vetëdijshme thellimin e përgjimit të paligjshëm të sistemeve të Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar gjetjen e të dhënave për persona të ndryshëm.

Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj u identifikuan në një kohë të shpejtë (brenda 24 orësh) dhe u arrestuan menjëherë duke parandaluar kështu dhe shpërndarjen e mëtejshme të materialeve hetimore. Arrestimi i tyre u krye në prill 2025 dhe ata vijojnë të jenë nën masën ‘arrest me burg’ ndërsa Agim Ismaili u hetua në gjëndje të lirë.

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik –

By: 27
5 February 2026 at 10:49

Pasi protestuan për 3 ditë në Rrjoll të Velipojës, banorët janë paraqitur sërish në dyert e SPAK, duke kërkuar ndalimin e punimeve për ndërtimin e resortit luksoz “Blue-Borgo”. Ata pretendojnë se ky investim po realizohet në tokat e tyre të trashëguara dhe se dokumentet e pronësisë janë falsifikuar, ndaj kërkojnë hetim të menjëhershëm dhe ndërprerje të punimeve.

Banorët kundërshtojnë projektin e biznesmenit Bashkim Ulaj, botues pranë familjes Berisha dhe vëllezërve të tij, Astrit dhe Ahmet Ulaj, duke e akuzuar se po ndërton në tokat e tyre të trashëguara. Kjo është hera e dytë që ata shkojnë në SPAK, pasi më 25 mars të vitit të kaluar depozituan një kallzim penal për firmën ndërtuese dhe për personat që dyshohet se kanë falsifikuar dokumentat e pronave në Baks-Rrjoll.

Protestat e banorëve kanë sjellë tensione me policinë, ku një i moshuar protestues humbi ndjenjat gjatë përplasjes, ndërsa efektivët nuk ndërhynë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë. Resorti “Blue-Borgo” ka marrë statusin special si “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje” më 31 dhjetor 2024 dhe parashikon ndërtimin e vilave dhe hoteleve luksoze në një sipërfaqe prej rreth 146 hektarësh në kufi mes Ranës së Hedhun dhe Baks-Rrjoll. Leja e ndërtimit u firmos më 15 janar 2025 nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, por banorët akuzojnë se institucioni dhe privatët po përdorin dhunë për të shtypur kundërshtimin e tyre.

U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali –

By: 27
5 February 2026 at 10:37

Personat në foto janë anëtarët e familjes shqitare që humbën jetën, pasi u helmuan nga monoksidi i karbonit. Viktimat janë babai Arti Kola, 48 vjeç, nëna Jonida Kola, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, djali Hadjar Kola, 22 vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15 vjeçe.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e mbrëmjes, rreth kohës së darkës. Gjatë hyrjes në banesë, forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës gjetën tryezën të shtruar, çka tregon se familja ishte bërë gati për të ngrënë, pa e ditur se po përballej me një rrezik fatal.

Alarmin e ka dhënë një i afërm i familjes, vëllai i kryefamiljarit, i cili, i shqetësuar pasi nuk kishte mundur të kontaktonte me ta, njoftoi karabinierët. Pas mbërritjes në banesën trekatëshe dhe mungesës së çdo përgjigjeje, policia u detyrua të hapë derën me forcë.

Brenda, autoritetet u përballën me një skenë tronditëse, katër anëtarët e familjes u gjetën të pajetë në dysheme. Gjatë ndërhyrjes, një familjar tjetër humbi ndjenjat për shkak të ekspozimit ndaj monoksidit të karbonit, por u shpëtua falë reagimit të shpejtë të karabinierëve dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Cisanellos, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës –

By: 27
5 February 2026 at 10:29

Gjykata e Posaçme e Apelit ka marrë sot vendimin për ankimimin e zyrtares së Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, në lidhje me sekuestrimin e sendeve personale që lidhen me një hetim që SPAK po zhvillon për dosjen penale të AKSHI-t.

Sipas njoftimit, trupa gjyqësore e kryesuar nga Florjan Kalaja mori vendimin që të pranonte pjesërisht kërkesën në fjalë, duke ndaluar publikimin e të dhënave që lidhen me materialet e sekuestruara dhe që i përkasin ankimuesit.

Shkalla e parë e GJKKO-së kishte marrë vendimin për sekuestron e këtyre materialeve që SPAK i cilësonte me rëndësi për hetimin.

Vendimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 05.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 40 akti, datë 27.01.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses E.Gj: “Ankim kundër vendimit nr. 834, datë 30.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Kërkesë për verifikimin e ligjshmërisë së ekzekutimit të vendimit nr. 812, datë 15.12.2025, për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve, përsa i përket sekuestrimit të sendeve personale të një personi të tretë, si dhe kthimin e sendeve të sekuestruara pa bazë ligjore”, duke pranuar pjesërisht ankimin e znj. E.Gj, ndryshoi vendimin nr. 834, datë 30.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjithashtu, disponoi për ndalimin e publikimit apo dekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake, në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale.

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit –

By: 27
5 February 2026 at 10:23

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin nacional Gjirokastër–Tepelenë. Dy automjete, një “BMW” dhe një “Renault Clio”, janë përplasur pranë një pike karburanti.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, përfshirë grupin e shërbimit zjarrfikës të Gjirokastrës, i cili ndërhyri për nxjerrjen e drejtuesit të automjetit “Renault Clio”, shtetasin Klevant Vasi.

I plagosuri u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal për të marrë ndihmë mjekësore. Autoritetet bëjnë me dije se të gjithë personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Rama në Izrael me avionin privat të sekuestruar nga ish-miliarderi i kriptovalutave –

By: 27
5 February 2026 at 10:05

Avionët privatë reaktivë për distanca të gjata, të cilët përdoren nga elitat globale të biznesit dhe politikës, nuk janë thjesht mjete udhëtimi. Ata shërbejnë si një metaforë e hendekut midis njerëzve të pasur dhe të pushtetshëm dhe pjesës tjetër të shoqërisë, e cila pret me durim në terminal për të marrë aeroplanin e linjës.

Në Shqipëri, dikur një vend i izoluar dhe ende i varfër  ku vetëm një grup i vogël njerëzish udhëtonte jashtë vendit për dekada simbolika e përdorimit të një aeroplani privat është më e fortë, në mënyrë të veçantë kur këto udhëtime bëhen nga zyrtarë publikë si kryeministri Edi Rama, shpesh larg syve kureshtarë të publikut.

Udhëtimi i fundit i liderit jetëgjatë shqiptar në vizitën shtetërore tre-ditore në Izrael me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, u realizua nëpërmjet avionit ‘Bombardier Global 5000’, dikur në pronësi të Sam Bankman Fried, një sipërmarrës amerikan i dënuar për mashtrim dhe pastrim parash.

Kjo nuk është hera e parë që Rama përdor një avion privat për udhëtimet e tij zyrtare. Për vite me radhë, ai shfrytëzoi një Airbus A319-100 të konfigurimit VIP nga kompania e flamurit ‘Air Albania’, i pagëzuar me emrin ‘Ismail’, në nder të themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Bej Vlora.

Përfaqësues të mazhorancës argumentojnë se përdorimi i një “avioni qeveritar” për udhëtime zyrtare nga kryeministri lidhet me “dinjitetin” e shtetit shqiptar dhe përfaqësimin e tij në arenën ndërkombëtare.

Kritikët e Ramës nga radhët e opozitës mendojnë të kundërtën, ndërsa theksojnë se dinjiteti që gëzon një zyrtar publik  qoftë brenda apo jashtë vendit nuk lidhet me luksin e mjeteve të transportit të përdorura prej tij.

“Dinjiteti i vendit tonë, fatkeqësisht, cenohet përditë e më shumë nga një kryeministër dhe një qeveri e korruptuar dhe e papërgjegjshme, që kohët e fundit u kanë hyrë edhe aventurave gjeopolitike për hir të interesave të ngushta politike,” tha Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë.

I pyetur nga BIRN, Rama e lidhi përdorimin e një avioni privat për udhëtimin e tij në Izrael me çështjen e sigurisë.

“Udhëtimi në Izrael ka pasur edhe elemente të mirëkuptueshme sigurie të veçantë dhe transporti ka qenë pjesë e këtyre elementëve,” tha ai, nëpërmjet një zëdhënëseje. “Shpenzimet nuk janë mbuluar nga qeveria shqiptare,” shtoi Rama, pa specifikuar se kush i kishte mbuluar ato.

Qeveria e Izraelit nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga BIRN nëse ishte ajo që e kishte paguar fluturimin e kryeministrit shqiptar për në Tel Aviv.

Një vizitë ‘historike’

Kryeministri Edi Rama mban fjalim në Knesset

Tre dekada pas rënies së regjimit komunist, i cili e izoloi vendin për gati gjysmë shekulli, Shqipëria mbetet një nga vendet më të varfra në Europë, me të ardhura për frymë pak më të larta se Moldavia dhe Kosova.

Edi Rama është një nga politikanët që ka shenjuar periudhën e tranzicionit, duke udhëhequr prej vitit 2013 si kryeministër, ndërsa siguroi një mandat të katërt të paprecedentë në zgjedhjet e vitit 2025.

Megjithatë, pavarësisht sukseseve në zgjedhje, të cilat i detyrohen shumë transformimit të Partisë Socialiste në një makineri elektorale, qeveria e drejtuar nga Rama është përndjekur nga akuzat për korrupsion në nivelet më të larta ekzekutive të saj – përfshirë marrjen të pandehur të zëvendëskryeministres Belinda Balluku për shkelje të barazisë në tendera.

Në klimën e një përballjeje mes pushtetesh për imunitetin e Ballukut, vizita shtetërore në Izrael përbënte një mundësi të artë për kryeministrin për të lëmuar imazhin e tij të dëmtuar.

Së bashku me kryeministrin në Izrael udhëtoi edhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Megi Fino, dhe shefja e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni.

Stacioni i parë i vizitës në Izrael me 25 janar ishte ‘Nova Site’, afër Kibutz Re’im në jug të Izraelit, vendi ku nisi sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe u vranë 378 të rinj që merrnin pjesë në festivalin muzikor.

Më 26 janar, kryeministri shqiptar u prit në një takim në Tel Aviv nga homologu i tij, Benjamin Netanyahu, i cili po përballet gjithashtu me akuza për korrupsion në Izrael dhe është subjekt i një kërkese arresti ndërkombëtar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për krime lufte në Gaza. Ai i ka kundërshtuar me forcë të dyja akuzat.

Në të njëjtën ditë, kryeministri shqiptar iu drejtua me një fjalim parlamentit izraelit, ku ai theksoi lidhjet historike midis dy popujve, përfshirë ndihmën që shqiptarët dhanë për popullin hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Media proqeveritare në Tiranë nxituan ta shpallnin fjalimin e tij si “historik”.

Më 27 janar, Rama mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare për luftën kundër antisemitizmit, përpara se të kthehej në atdhe.

Sipas të dhënave të aplikacionit “Flightradar”, avioni “Bombardier Global 5000” u nis nga “Nënë Tereza” në Rinas të dielën, më 25 janar, në orën 10:53 dhe arriti në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit në orën 13:55.

I njëjti mjet fluturues udhëtoi të martën, më 27 janar, përsëri drejt Tiranës, ku u ul në orën 20:33. Menjëherë pas uljes së avionit në aeroportin “Nënë Tereza”, eskorta e kryeministrit Edi Rama u pa të largohej nga terminali VIP.

Avioni i multimiliarderit të kriptovalutave

Sam Bankman Fried

Avioni Bombardier Global 5000 me numër “N410AT”, i regjistuar në Administratën Federale të Aviacionit (FAA) në SHBA, është një avion reaktiv biznesi i kategorisë ‘ultra long range’, i prodhuar nga kompania kanadeze Bombardier Aerospace në vitin 2008.

Ky model konsiderohet një nga avionët më luksozë dhe më të aftë për fluturime ndërkontinentale në segmentin e tij. Të dhënat e pronarit aktual të avionit janë anonimizuar nga FAA në bazë të “Titullit 49 të Kodit të Shteteve të Bashkuara, Seksioni 44114,”, e cila është një dispozitë e ligjit federal amerikan që rregullon regjistrimin e avionëve në Shtetet e Bashkuara dhe lejon që, këta të fundit, të mbeten anonimë.

Ndryshe, për pronarët e mëparshëm të këtij mjeti fluturues dihet më shumë, pasi avioni ka qenë objekt i një procesi ligjor në SHBA, pas kolapsit të bursës së kriptovalutave FTX, the arrestimin të themeluesit të saj, Sam Bankman Fried, i njohur gjithashtu me nofkën ‘SBF’.

Avioni ‘Bombardier’ ishte blerë nga FTX nëpërmjet kompanisë Trans Island Airways në vitin 2021, për vlerën 15.9 milionë dollarë. FTX gjithashtu zotëronte një tjetër avion privat të llojit “Embraer Legacy” më vlerë 11.2 milionë dollarë. Të dy mjetet u sekuestruan në vitin 2023.

Në mars 2024, Bankman-Fried u dënua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 25 vjet burg, i ngarkuar me shtatë akuza penale për mashtrim dhe komplot. Themeluesi i bursës FTX dhe kompanisë së investimeve ‘Alameda Research’, SBF ishte një nga figurat kyçe të tregut të kriptovalutave.

Bursa e kriptovalutave FTX kolapsoi në nëntor 2022, pas publikimit të akuzave për mashtrim dhe korrupsion, të cilat çuan në tërheqje masive të fondeve nga klientët. Bankman-Fried u arrestua dhe u ekstradua në dhjetor të të njëjtit vit në SHBA.

Në shkurt 2025, Gjykata Federale e Distriktit Jugor të Nju Jorkut nxori një vendimin përfundimtar konfiskimi për pasurinë e SBF, për një vlerë të barabartë me 1 miliard dollarë, përfshirë dy avionët e tij privatë.

Mungesë transparence

Bombardier Global 5000

Avionët privatë zënë një vend të veçantë në tregun e shërbimeve të luksit, duke qenë një simbol ekskluziviteti, ndaj të cilit shumë pak njerëz mund të kenë qasje.

Kjo industri përfitoi një ngritje të madhe gjatë pandemisë globale të COVID-19 dhe ka regjistruar rritje të fortë edhe në vitet që pasuan. Sipas kompanisë së inteligjencës financiare “Wing X”, ajo vlerësohej në 39.8 miliardë dollarë në vitin 2025.

Megjithë zhvillimin e tregut të fluturimeve private, ky sektor ka tërhequr edhe kritika, për shkak të ndikimit në mjedis dhe shkarkimeve të larta të dioksidit të karbonit në atmosferë.

Në Shqipëri, kritikat, të cilat kanë shënjestruar kryesisht kryeministrin Edi Rama për përdorimin e avionëve privatë, kanë qenë më me këmbë në tokë. Ato lidhen gjerësisht me transparencën e shpenzimeve publike për transport nga kreu i qeverisë.

Që kur mori Presidencën e OSBE-së për një periudhë 1-vjeçare në vitin 2020, kryeministri ka përdorur për udhëtime zyrtare një avion të kompanisë së flamurit “Air Albania”, duke përfituar nga një kontratë kuadër me çmim në kosto për orë fluturimi.

Përdorimi i këtij avioni nga kryeministri dhe shpenzimet për operimin e tij kanë qenë burim akuzash nga opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, e cila ka kërkuar ngritjen e një komisioni parlamentar. Kërkesa e PD-së është hedhur poshtë nga mazhoranca në shkurt 2023.

Në tetor 2025, Këshilli i Ministrave vendosi t’i shpallë sekret të dhënat për udhëtimet e kryeministrit dhe të zyrtarëve të lartë jashtë vendit, duke argumentuar se kjo bëhej për të mbrojtur të dhënat personale.

“Prej atij momenti, qytetarët e kanë humbur të drejtën të dinë se me çfarë mjeti, kostoje apo eskorte udhëton kryeministri i vendit,” shprehet Rigels Xhemollari, drejtues ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”, një organizatë kundër korrupsionit me qendër në Tiranë.

Sipas Xhemollarit, me këtë vendim nuk kemi të bëjmë vetëm me rënien e një standardi etik, por edhe të një standardi demokratik, pasi sipas tij ka humbur llogaridhënia për taksat publike.

“Në momentin që një zyrtar i lartë udhëton me paratë e përbashkëta, ai ka detyrim të publikojë minimalisht kostot dhe kontratat e udhëtimit,” tha ai. “Fakti që kryeministri nuk e bën këtë, nënkupton minimalisht fshehje të kostove dhe maksimalisht abuzim me detyrën,” shtoi Xhemollari.

Falimenti i ‘Air Albania’

Airbus i qeverisë shqiptare në Mynih | Foto kortezi e Moritz Borstell/ shorturl.at/flrR8

Marrëveshjes midis Këshillit të Ministrave dhe kompanisë “Air Albania” për përdorimin e “Ismailit” për fluturime zyrtare i erdhi fundi në dhjetor 2025, pasi kompania ajrore ndaloi së operuari, nën barrën e rreth 50 milionë dollarëve borxhe të akumuluara ndër vite.

Besnik Vathi, themelues i Shoqatës Shqiptare të Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike (ATOA), i tha BIRN se falimentimi i Air Albania erdhi si rrjedhojë e faktorëve të jashtëm të tregut dhe menaxhimit të dobët të kompanisë.

Ai theksoi se shumë vende i subvencionojnë kompanitë ajrore të “flamurit”, duke u siguruar fluturime pa konkurrencë në disa destinacione, pasi i konsiderojnë ato shtylla të rëndësishme të zhvillimit të turizmit.

“Ndërsa Air Albania u la të konkurronte në një treg shumë të ashpër – ku prezentë janë Wizz Air dhe Ryanair – dhe u detyrua të punonte në një situatë të vështirë,” tha Vathi. “Menaxhimi ishte anadollak, pa vizion dhe pa koncepte,” shtoi ai, ndërsa theksoi se “pati mungesë vizioni për të krijuar një kompani të suksesshme.”

Ndryshe, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, fajëson qeverinë për falimentimin e kompanisë ajrore të flamurit.

“E konsideroj, së paku, politikisht përgjegjës Edi Ramën,” tha ai, ndërsa rikujtoi se vite më parë kryeministri e trumbetonte themelimin e saj si histori suksesi.

Qori ishte gjithashtu kritik për përdorimin e fluturimeve “charter” nga Kryeministria.

“Përdorimi i çarterave privatë është shpërdorim i shpenzimeve nga buxheti i shtetit vetëm për hir të komoditetit të lëvizjes së një kryeministri, i cili në parim, duhet të ishte kryeshërbyesi i popullit, por në fakt përditë e më shumë ka një stil jetese luksoz, në sinkron me autokratët e të shkuarës dhe të tashmes nëpër botë,” tha ai.

“Luksi është antitezë e demokracisë, e cila, aty ku lulëzon, shkon bashkë me thjeshtësinë në paraqitjen publike të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe me kursimin e shpenzimeve qeveritare,” shtoi ai.

Edhe Xhemollari ishte i mendimit se përdorimi i fluturimeve private nga qeveria shqiptare nuk i bënte nder reputacionit të kryeministrit.

“Justifikimi i [kreut të Kuvendit Niko] Peleshit për ‘përfaqësim dinjitoz’, apo ai i kryeministrit për të reklamuar kompaninë ajrore, tashmë të falimentuar, janë hije propagande për të justifikuar luksin e udhëtimeve me avionë privatë,” tha ai.

“Dinjitoze për një vend të varfër si Shqipëria do të ishte nëse do të udhëtonte si çdo qytetar i kësaj republike, me avionët që përdorin ata që paguajnë taksat në këtë vend, e jo si baron droge apo si drejtues i vendeve diktatoriale,” përfundoi Xhemollari.

O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës –

By: 27
5 February 2026 at 09:45

Kryeministri Edi Rama, ndodhet prej ditës së djeshme në Vatikan, në kuadër të një vizite zyrtare me Papa Leone XIV.

Rama ka zhvilluar një vizitë në Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania, ku bëri edhe lutjeje bashkë me bashkëshorten e tij, Linda Rama.

Në këtë lutje Rama kërkon që t’I fallen mëkatet që ka bërë në kurriz të qytetarëve shqiptare, për korrupsionin që ka përfshirë pothuaj gjithë kabinetin qeveritar, ku rasti më flagrant është ai i Belinda Ballukut.

Ai u lut edhe për të mirën e shqiptarëve, në një kohë që gjatë qeverisjes së tij, largoi 1 milionë shqiptarë, ku të rinjtë u detyruan të lënë familjet e tyre në kërkim të një jete më të mirë.

Lutja e Kryeministrit Edi Rama

O Mari, Nënë e ëmbël e Këshillit të Mirë, kaq e dashur për bijtë e Shqipërisë në atdhe dhe jashtë atdheut! Sot po vijmë tek ti, edhe një herë, të ta besojmë popullin tonë, familjet tona, rininë tonë.

Ti që je Zojë e Shkodrës dhe e mbarë Shqipërisë, na udhëhiq në rrugën e së mirës, na jep dritë në dyshime dhe ngushëllim në provat e jetës. Nën mbrojtjen tënde kërkojmë strehë, o Virgjër e bekuar.

Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona dhe na bëj të jemi gjithmonë besnikë ndaj Birit tënd, Jezusit. O Zoja e Këshillit të Mirë, lutu për ne!

O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës –

By: 27
5 February 2026 at 09:43

Kryeministri Edi Rama, ndodhet prej ditës së djeshme në Vatikan, në kuadër të një vizite zyrtare me Papa Leone XIV.

Rama ka zhvilluar një vizitë në Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania, ku bëri edhe lutjeje bashkë me bashkëshorten e tij, Linda Rama.

Në këtë lutje Rama kërkon që t’I fallen mëkatet që ka bërë në kurriz të qytetarëve shqiptare, për korrpsionin që ka përfshirë pothuaj gjithë kabinetin qeveritar, ku rasti më flagrant është ai i Belinda Ballukut.

Ai u lut edhe për të mirën e shqiptarëve, në një kohë që gjatë qeverisjes së tij, largoi 1 milionë shqiptarë, ku të rinjtë u detyruan të lënë familjet e tyre në kërkim të një jete më të mirë.

Lutja e Kryeministrit Edi Rama

O Mari, Nënë e ëmbël e Këshillit të Mirë, kaq e dashur për bijtë e Shqipërisë në atdhe dhe jashtë atdheut! Sot po vijmë tek ti, edhe një herë, të ta besojmë popullin tonë, familjet tona, rininë tonë.

Ti që je Zojë e Shkodrës dhe e mbarë Shqipërisë, na udhëhiq në rrugën e së mirës, na jep dritë në dyshime dhe ngushëllim në provat e jetës. Nën mbrojtjen tënde kërkojmë strehë, o Virgjër e bekuar.

Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona dhe na bëj të jemi gjithmonë besnikë ndaj Birit tënd, Jezusit. O Zoja e Këshillit të Mirë, lutu për ne!

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane –

By: 27
5 February 2026 at 09:19

Gara për Këpucën e Artë europiane vazhdon të jetë më e zjarrtë se kurrë, me Herri Kejn dhe Kilian Mbape që mbeten krah për krah në krye të renditjes.

Sulmuesi anglez i Bajernit dhe ‘ylli’ francez i Realit të Madridit udhëheqin me nga 44 pikë, falë 22 golave të shënuar secili në kampionatet respektive. Pas tyre ndodhet Erling Haland, i treti me 40 pikë, duke e mbajtur ende të hapur garën për podiumin. Bie në sy fakti që në top-5 renditet ‘Pirati’ i Majorkës, Vedat Muriqi.

Në këtë renditje të përditësuar, vëmendja për Serinë A shkon te Lautaro Martinez, i cili ka shënuar sërish dhe ka bërë një hap të rëndësishëm përpara. Kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit italian renditet aktualisht i 13-ti, me 13 gola dhe 26 pikë, duke hyrë fuqishëm në radarët e top-5.

Duhet kujtuar se sistemi i pikëzimit për Këpucën e Artë bazohet në numrin e golave të shënuar, të shumëzuar me koeficientin UEFA të kampionatit përkatës. Golat në ligat e renditura nga vendi i parë deri në të pestin (Angli, Itali, Spanjë, Gjermani dhe Francë) vlejnë 2 pikë, ndërsa ato në kampionatet nga vendi i gjashtë deri në të njëzetedytin vlejnë 1.5 pikë. Të gjitha ligat e tjera kanë koeficient 1.

Top-5 aktuale e Këpucës së Artë:

Herri Kejn (Bajern Mynih) – 44 pikë

Kilian Mbape (Real Madrid) – 44 pikë

Erling Haland (Mançester Siti) – 40 pikë

Igor Tiago (Brentford) – 32 pikë

Vedat Muriqi (Majorka) – 30 pikë

 

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’-en europiane –

By: 27
5 February 2026 at 09:13

Gara për Këpucën e Artë europiane vazhdon të jetë më e zjarrtë se kurrë, me Herri Kejn dhe Kilian Mbape që mbeten krah për krah në krye të renditjes.

Sulmuesi anglez i Bajernit dhe ‘ylli’ francez i Realit të Madridit udhëheqin me nga 44 pikë, falë 22 golave të shënuar secili në kampionatet respektive. Pas tyre ndodhet Erling Haland, i treti me 40 pikë, duke e mbajtur ende të hapur garën për podiumin. Bie në sy fakti që në top-5 renditet ‘Pirati’ i Majorkës, Vedat Muriqi.

Në këtë renditje të përditësuar, vëmendja për Serinë A shkon te Lautaro Martinez, i cili ka shënuar sërish dhe ka bërë një hap të rëndësishëm përpara. Kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit italian renditet aktualisht i 13-ti, me 13 gola dhe 26 pikë, duke hyrë fuqishëm në radarët e top-5.

Duhet kujtuar se sistemi i pikëzimit për Këpucën e Artë bazohet në numrin e golave të shënuar, të shumëzuar me koeficientin UEFA të kampionatit përkatës. Golat në ligat e renditura nga vendi i parë deri në të pestin (Angli, Itali, Spanjë, Gjermani dhe Francë) vlejnë 2 pikë, ndërsa ato në kampionatet nga vendi i gjashtë deri në të njëzetedytin vlejnë 1.5 pikë. Të gjitha ligat e tjera kanë koeficient 1.

Top-5 aktuale e Këpucës së Artë:

Herri Kejn (Bajern Mynih) – 44 pikë

Kilian Mbape (Real Madrid) – 44 pikë

Erling Haland (Mançester Siti) – 40 pikë

Igor Tiago (Brentford) – 32 pikë

Vedat Muriqi (Majorka) – 30 pikë

 

❌
❌