Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 February 202627.al

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

By: 27
3 February 2026 at 22:23

Një 33-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga policia italiane. Ai është plagosur, nga blutë pasi tentoi ti arratisej policisë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari i plagosur, u detyra të thërriste vetë ambulancën për ti ardhur në ndihmë.

E gjitha filloi në Valdarno, ku tre persona, mes tyre dhe shqiptari tentuan të vidhnin një banesë me forcë. Brenda automjetit të braktisur nga ta, u gjetën mallra të vjedhura dhe mjete për vjedhje me thyerje. Pas ndjekjes nga policia të tre vrapuan për tu arratisur.

Ndjekja përfundoi me një të shtëna më armë, ku si pasojë e tyre u plagos në shpatull 33-vjeçari shqiptar. I plagosuri ndodhet në spitalin në Perugia, ku u transportua me helikopter pas ndërhyrjes së parë të ambulancës së Kryqit të Bardhë të Monte San Savino. Autoritetet italiane po hetojnë më shumë mbi ngjarjen.

gijotina.com/

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

By: 27
3 February 2026 at 22:11

Qëndrimet e përsëritura publike të kryeministrit Edi Rama kundër betejës së gjyqtarëve në Kushtetuese për çështjen e pagave të tyre, janë konsideruar si një “fushatë spekulimesh” nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve.

Në një deklaratë publike të shpërndarë mbrëmjen e së martës, ata flasin për një “tymnajë populiste që është krijuar dhe shpërndarë me qëllim linçimin e gjyqtarëve dhe shoqatave të tyre lidhur me një proces gjyqësor kushtetues, i cili ndodhet në fazën e vendimmarrjes përfundimtare”. Shoqata Kombëtare e gjyqtarëve është një prej ankuesve në Kushtetuese, së bashku me Unionin e gjyqtarëve i cili nuk është pjesë e deklaratës.

Reagimi i Shoqatës përmban tone të ashpra ndaj kreut të qeverisë, deklaratat e të cilit, të reflektuara dhe në media, etiketohen si “përbaltje kryeministrore, publike, tërësisht histerike, që synon të ndezë kundërshtitë në opinionin publik për një vendimmarrje dhe proces kushtetues që duhet të zhvillohet në sallën e gjykimit”.

Sipas Shoqatës, që nga viti 2016 kur u hartua projektligji për statusin e magjistratëve dhe deri në vitin 2023 kur u miratuan ndryshimet që rregullojnë sot pagën e gjyqtarëve, qeveria dhe shumica në pushtet ka vepruar në “keqbesim dhe mungesë sinqeriteti” dhe se ndërhyrjet kanë qenë antikushtetuese.

Sipas tyre “të gjitha iniciativat civile dhe kushtetuese të shoqatave të gjyqtarëve nuk kanë si qëllim “rritjen e pagës”, një term ky i zgjedhur qëllimisht, i gënjeshtërt dhe spekulant, vetëm e vetëm për t’i kundërvënë procesit gjyqësor kushtetues populizmin, si armë e pafuqisë juridike dhe e fuqisë së përbaltjes”. Shoqata flet për “një qëllim keqdashës të fushatës publike të nisur për ta shndërruar procesin gjyqësor kushtetues në gjyq popullor”.

Në deklarat e djeshme të cilat nxitën dhe këtë reagim të gjyqtarëve, kryeministri tha se gjyqtarët duan të bëhen vetë zot e vetë shkop duke iu imponuar parlamentit e qeverisë për paga stratosferike që shkojnë mbi ato të vendeve të BE-së. Rama kërkoi nga Kushtetuesja, të mos e pranojë siç e quan ai, njollën e turpit, e cila do t’i kushtonte buxhetit të shtetit 37 milionë euro në vit.

Gjatë debatit në Gjykatën Kushtetuese, gjyqtarët dhanë dhe argumenta që shkonin përtej arsyetimeve juridike. Ata deklaruan se zgjedhja për të bërë ankimin, gati dy vjet pas ndërhyrjes ligjore nga ana e qeverisë dhe parlamentit, kishte qenë taktike, me synimin që të shmangte presionin e qeverisë mbi çështjen, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, me shpresën dhe të një ndryshimi politik në drejtimin e vendit, por se “llogaritë nuk na dolën”.

Ndërsa argumentave të qeverisë, se rritja e kërkuar prej tyre kapte një shumë prej 37 milionë eurosh që do rëndonte buxhetin, iu kundërpërgjigjën ndër të tjera, duke deklaruar se buxhetit i shkaktohen “më shumë dëme nga keqmenaxhimi I fondeve publike”.

Reagimi i plotë i Shoqatës së Gjyqtarëve:

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve e Republikës së Shqipërisë e ka ndjekur me keqardhje dhe shqetësim fushatën e spekulimeve publike të ndërmarrë nga kreu i Këshillit të Ministrave dhe gjithashtu edhe zhvillimin mediatik të saj, që kulmoi mbrëmjen e kaluar. E gjithë kjo tymnajë populiste është krijuar dhe shpërndarë me qëllim linçimin e gjyqtarëve dhe shoqatave të tyre lidhur me një proces gjyqësor kushtetues, i cili ndodhet në fazën e vendimmarrjes përfundimtare në Gjykatën Kushtetuese. Ndaj e vlerësojmë të nevojshme, jo të argumentojmë drejtësinë kushtetuese të pretendimeve të parashtruara në dy kërkesat e paraqitura, pasi artikulimi juridik dhe parashtrimi i tyre në gjykatën e ligjeve tashmë është një fazë e mbyllur procesi, por të mos lejojmë keqinformimin e publikut mbi qëllimet e këtyre iniciativave gjyqësore. Në respekt të parimeve të shtetit të së drejtës dhe standardeve të përbotshme demokratike dhe qytetare që Republika jonë aspiron, ne nuk mund t’i lejojmë vetes që të ushtrojmë presion mbi Gjykatën Kushtetuese, t’i intimidojmë gjyqtarët, t’i kërcënojmë apo t’u prishim atyre qetësinë e meshës, që duhet të ketë faza e mbrame e procesit, ajo vendimmarrëse. Tashmë ka vetëm një zë legjitim që duhet të dëgjohet dhe se ai zë i takon vetëm artikulimit të vendimit nga Gjykatës Kushtetuese.

Por ne nuk mund të heshtim përballë përbaltjes kryeministrore, publike, mediatike, tërësisht histerike, që synon të ndezë kundërshtitë në opinionin publik për një vendimmarrje dhe proces kushtetues që duhet të zhvillohet në sallën e gjykimit. Në gjithë këtë fushatë qeveritare dhe të shumëzuar mediatikisht, të nxitur dita-ditës për të krijuar furinë populiste kundër një procesi gjyqësor kushtetues, duhet që të përmenden disa fakte historike, të cilat neglizhohen për t’u cituar, qëllimisht nga disa dhe nga padijenia e mirëkuptueshme e të tjerëve.

Së pari, projektligji për statusin e magjistratëve, i hartuar nga ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë të mandatuar nga Komisoni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, parashikonte në vitin 2016 se statusi financiar i pagës së magjistratëve do të ishte gati një e treta në vlerë absolute më e madhe nga çfarë u vendos nxitimthi dhe pa debat publik për t’u bërë ligj nga Kuvendi në nëntorin e vitit 2026. Shpejtësia e miratimit të ligjeve në Kuvend dhe shmangia e debatit mbi këtë propozim, të gjithëpranuar në vitet e hartimit të paketës ligjore të reformës, bëri që cedimi i parë në këtë drejtim nga standardet e drejtësisë së re të ndodhte me miratimin e ndryshuar nga varianti fillestar i ligjit për statusin e magjistratëve. Ky ishte keqbesimi i parë i treguar në stafetën e atyre që vetëm mësojnë si të vijojnë dhe jo të ndalen.

Së dyti, sikur të mos mjaftonte ky cedim, në ligjin e nëntorit të vitit 2016 u parashikua se efektet financiare të pagave të magjistratëve do të nisnin nga data 01.01.2019. Kështu për dy vite dhe dy muaj reforma e re vendosi që magjistratët të paguhen me reformat e vjetra. Ky moment ishte keqbesimi i dytë në rradhë.

Së treti, stafeta iu pasua keqbesimit të tretë, pasi në momentin e fundit në Kuvend u ndryshua dispozita tranzitore e ligjit, duke u parashikuar se magjistratët që nuk kishin kaluar vetingun, në datën e shumë-dhe-mezipritur, 01.01.2019, do të vijonin të merrnin pagën e vjetër, atë të përcaktuar në vitin 2008, duke u zbatuar sakaq ligji i ri vetëm tek magjistratët që kishin kaluar vetingun. Kanë qenë pikërisht dy shoqatat e gjyqtarëve që i janë drejtuar në atë kohë Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e këtij cedimi të tretë në sinqeritetin e vullnetit të shtetarëve shqiptarë, pasi një trajtim i tillë ligjor cenonte standardet e përbotshme të drejtësisë dhe barazisë së shtetasve para ligjit. Falë ndërhyrjes shfuqizuese të Gjykatës Kushtetuese në atë kohë kjo padrejtësi e Kuvendit u ndreq dhe se statusi i magjistratit nuk u cenua.

Së katërti, para se të vinte data 01.01.2019, Këshilli i Ministrave me vendim dhe me keqbesim tregoi mungesën e katërt të sinqeritetit dhe vullnetit në këtë element të reformës në sistemin e drejtësisë. Paga e magjistratëve, prej ekspertëve të mandatuar vendas dhe ndërkombëtar dhe të miratuar nga shumica e kualifikuar e Kuvendit, ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që paga referuese të lidhej pazgjidhshmërisht me një kategori të caktuar funksionari të lartë të nëpunësisë civile në Kryeministri, duke patur parasysh mbrojtjen e statusit, pavarësisë dhe dinjitetit të magjistratit në këtë standard ekonomik progresiv, jo vetëm në momentin e miratimit të ligjit, por në çdo ligj që do të miratohej në të ardhmen, sipas vizionit të nenit 138 të Kushtetutës. Mungesa e katërt e sinqeritetit të vullnetit nga njëra anë dhe nga ana tjetër e keqbesimit të rradhës prej Këshillit të Ministrave solli që, nën udhëzimet e Ministrisë së Financave, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe më tej çdo gjykatë dhe prokurori në vend të merrte për bazë një referencë page më të ulët për ndërtimin e statusit financiar të magjistratit, duke qenë se tashmë kategoria e nëpunësisë në Këshillin e Ministrave, që kishte referuar ligji për statusin e magjistratit, ishte suprimuar qëllimisht dhe me keqbesim nga ekzekutivi.

Së pesti, për të ndrequr këtë pakushtetutshmëri, që i shkaktohej ligjit organik nga një akt nënligjor normativ, tashmë të evidentuar dhe të denoncuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2020, Kuvendi legalizoi pakushtetutshmërinë e vendimit të Këshillit të Ministrave, që para datës 01.01.2019 kishte suprimuar pikërisht pozicionin administrativ të nëpunësisë në Kryeministri vetëm e vetëm që të cenohej dhe të mos gëzohej statusi financiar i magjistratëve, duke i zbritur ato fiktivisht një kategori më poshtë në pagën referuese. Kjo ishte mungesa e pestë në rradhë e sinqeritetit dhe e vullnetit për zbatimin e këtij elementi të reformës në sistemin e drejtësisë. Pikërisht ky ligj është kontestuar nga shoqata e gjyqtareve në Gjykatën Kushtetuese dhe se në vitin 2022 kjo e fundit e shfuqizoi atë, duke argumentuar ndër të tjera se statusi financiar i magjistratëve nuk mund të reduktohej, se Kuvendi ishte i lirë të kompozonte pagën referuese por se kjo liri, sipas nenit 138 të Kushtetutës, kushtëzohej në çdo rast nga mospërkeqësimi cilësisht dhe materialisht i statusit financiar të tyre.

Së gjashti, si kundërvenie e kësaj qëndrese dhe emancipimi të pushtetit gjyqësor dhe shoqërisë civile të gjyqtarëve, Këshilli i Ministrave vendosi sërisht të ndërhyjë në statusin financiar të magjistratëve, duke e ulur cilësisht dhe materialisht atë por duke e fshehur këtë ulje nën keqbesimin e një formule që siguron vetëm vlerën absolute të pagës referuese por jo standardin e nenit 138 të Kushtetutës dhe standardin jurisprudencial të Gjykatës Kushtetuese. Të keqardhur nga kjo mungesë e gjashtë e sinqeritetit dhe nga ky kebesim i rradhës mbi zbatimin e një ndër elementeve më të rëndësishëm të reformës në sistemin e drejtësisë nga ana e Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit, të indinjuar nga kjo sjellje dhe nëpërkëmbje e tyre mbi paprekshmërinë e dinjitetit të magjistratëve, shoqatat e gjyqtarëve kanë aktivizuar për të tretën herë radhazi juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese, tashmë për të vendosur nëse ligji i vitit 2023 pajtohet apo jo me jurisprudencën e saj dhe me nenin 138 të Kushtetutës, i cili në ligjëratë të drejtë urdhëron se: “Paga dhe përfitimet e tjera të gjyqtarëve nuk mund të ulen”.

Pikërisht kjo është historia e vazhdueshme dhe recidivizmit të ndërhyrjeve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në statusin magjistratëve dhe në pavarësinë e pushtetit gjyqësor, në mënyrë të papajtueshme me Kushtetutën. Këto ndërhyrje antikushtetuese kanë nisur nga viti 2016, për ta vijuar në vitin 2019, në vitin 2021 dhe më tej në vitin 2023. Ndërkohë në ligjërimin e djeshëm të kreut të ekzekutivit u paralajmërua publikisht dhe kërcënueshëm se, edhe pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, do të gjendet një zgjidhje e tjetër dhe alternative e stilit të sulmit të rradhës, që i bie të jetë keqbesimi i shtatë në rradhë, megjithëse deri më tani vetëm i premtuar.

Përmes këtij reagimi kërkojmë që të përcjellim publikisht se të gjitha iniciativat civile dhe kushtetuese të shoqatave të gjyqtarëve nuk kanë si qëllim “rritjen e pagës”, një term ky i zgjedhur qëllimisht, i gënjeshtërt dhe spekulant, vetëm e vetëm për t’i kundërvënë procesit gjyqësor kushtetues populizmin, si armë e pafuqisë juridike dhe e fuqisë së përbaltjes. Gjithë këto iniciativa kushtetuese dhe civile të shoqatave të gjyqtarëve nuk janë ndërmarrë ndër vite për të përcjellë në publik debatin e gënjeshtët se cili profesion është më i rëndësishëm dhe se cili duhet të paguhet më shumë. Në këtë histori kundërshtimesh kushtetuese, tashmë prej 10 vitesh, nuk është pushteti gjyqësor që po kërkon t’i imponohet pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ. Ky është spekulim. E vërteta është se janë këto të fundit që kërkojnë të çbëjnë nenin 138 të Kushtetutës dhe bashkë me të edhe qëllimet kushtetuese se pse një normë e tillë është sanksionuar nga viti 1998. Ky është një qëllim keqdashës i fushatës publike të nisur për ta shndërruar procesin gjyqësor kushtetues në gjyq popullor.

Vlerësojmë se sjellja e shoqatave të gjyqtarëve, ndër vite, në këtë drejtim nuk duhet të perceptohen si destabilizuese për vendin, as nga pikëpamja sociale, ligjore dhe as nga pikëpamja financiare. Përkundrazi, përpjekjet për t’i paraqitur ato në këtë mënyrë përbëjnë një tjetër qasje spekulative. E gjithë kjo sipërmarrje civile e shoqatave të gjyqtarëve përballë këtyre iniciativave qeveritare dhe legjislative, haptazi apo fshehtazi antikushtetuese, duhet të vlerësohet se vetëm kontribuon në forcimin e parimeve të shtetit të së drejtës, demokracisë, pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe gjithashtu edhe emancipimit të magjistratëve. Kjo sjellje duhet të reflektojë në publik vetëm ndjenjën e vendosmërisë qytetare për të mos lejuar nëpërkëmbjen nga asnjë pushtet.

gijotina.com/

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

By: 27
3 February 2026 at 21:31

Punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit kanë dëmtuar edhe një herë linjat elektrike, duke lënë pa energji elektrike rreth 300 abonentë në zonën e Lungomares.

Pas konstatimit të defektit, në terren kanë mbërritur grupet e OSSHE-së, të cilat po punojnë për rikuperimin dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër, kur firma që po shtron linjat e ujësjellësit dëmton kabllot e energjisë elektrike, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit dhe duke lënë pa energji abonent.

gijotina.com/

tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

By: 27
3 February 2026 at 21:17

Partia Socialiste është tërhequr nga nisma për ndryshimin e Komisionit të Reformës Territoriale.

Ky vendim erdhi pasi PD njoftoi se do të bojkotonte punimet e Reformës Territoriale.

“Darka sjell dhe habere të mira. Bazuar në nenin 49 të Rregullores, kërkoj ndryshim në rendin e ditës për të mos u shqyrtuar projektvendimi për “Për ndryshimin e vendimit nr. 75, datë 27.10.2025 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e  Shqipërisë”, i ndryshuar me shpresën se puna do të rifillojë në komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e  Shqipërisë”, tha mbrëmjen e sotme në seancën plenare, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Nga ana e tij, Luçiano Boçi tha se kërkesa e PD ka qenë e qartë për tërheqje dhe jo për shtyrje.

 

 

Kërkesa jonë ka qenë qartë, është tërheqja e këtij vendimi. Kjo është ajo që kemi kërkuar dhe thënë përgjatë gjithë seancës. Tërheqja tregon vullneti, shtyrja nuk tregon asgjë. Nëse doni ta lini as mish as peshk, nuk tregon asgjë. Ndajeni ju mendjen. Nuk e kemi treguar gatishmërinë tonë. Ju e mbani peng”, tha Boçi.

Taulant Balla: Bazuar në nenin 49 të Rregullores, kërkoj ndryshim në rendin e ditës për të mos u shqyrtuar projektvendimi për “Për ndryshimin e vendimit nr. 75, datë 27.10.2025 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e  Shqipërisë”, i ndryshuar me shpresën se puna do të rifillojë në komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e  Shqipërisë.

Nga ana e tij, Luçiano Boçi tha se kërkesa e PD ka qenë e qartë për tërheqje dhe jo për shtyrje.

Luçiano Boçi: Kërkesa jonë ka qenë qartë, është tërheqja e këtij vendimi. Kjo është ajo që kemi kërkuar dhe thënë përgjatë gjithë seancës. Tërheqja tregon vullneti, shtyrja nuk tregon asgjë. Nëse doni ta lini as mish as peshk, nuk tregon asgjë. Ndajeni ju mendjen. Nuk e kemi treguar gatishmërinë tonë. Ju e mbani peng”, tha Boçi.

“Do të vrasim më të mirin e fisit”/ Hakmarrja mes dy familjeve në Mamurras, zbardhet dëshmia e kunatit të Imer Hajdarit –

By: 27
3 February 2026 at 20:57

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lala, solli këtë të martë historinë e Imer Hajdarit, polici i burgut 313 i ekzekutuar 14 vjet më parë, më 10 Prill 2012 në Tiranë.

Nga të dhënat e dosjes hetimore, gjatë emisionit u transmetuan detaje të reja nga ngjarja ende e pazbardhur, megjithëse familjarët e Imer Hajdarit kërkojnë drejtësi.

Vrasja e tij mund të ishte cilësuar edhe një enigmë, me njëqind të panjohura, nëse rrethanat në të cilat u qëllua do të ishte një e vërtetë e tillë.

Por nëse sot ky krim ka mbetur një mister, kjo nuk është për shkak të aftësisë që treguan autorët për të fshehur gjurmët, po për paaftësinë mesa duket që tregoi grupi hetues për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së këtij krimi, që ulëret edhe sot për drejtësi.

Vrasje që në fakt vinte një vit pas një tjetër krimi që çuditërisht datoi me atë vrasjes së efektivit të burgjeve.

Një rastësi aspak për t’u nënvlerësur, kur viktima kishte qenë subjekt i vazhdueshëm i kërcënimeve për gjakmarrje, në një kohë kur nuk kishte asnjë faj për vrasjen e kryer nga i afërmi i tij.

Por si u gjend i vrarë me tre plumba brenda automjetit të tij, në një nga rrugicat e Tiranës, në prill të vitit 2012, polici i burgjeve Imer Hajdari, teksa po shkonte të merrte detyrën?

Cila ishte hasmëria e familjes së tij me atë Xheçuka, që kish nisur një vit më parë?

Dhe pse grupi hetues pavarësisht dyshimeve që pati që vrasja ishte kryer nga pjesëtarë të fisit Xheçuka, nuk arriti kurrë te autorët e vërtetë të këtij krimi.

Autorë të cilët edhe sot, 13 vite pas kryerjes së këtij krimi, vazhdojnë të jenë në liri.

A dështoi shteti të parandalonte vrasjen e një zyrtari të policisë së burgjeve që kishte trokitur në dyert e institucioneve duke kërkuar mbrojtje?

Ndërkohë që familja vazhdon edhe sot të kërkojë drejtësi.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, Imer Hajdari, u gjet i vrarë brenda makinës së tij, në rrugën ‘Teodor Keko’ në Tiranë, në orët e para të mëngjesit, të datës 10 Prill 2012.

Pikërisht në momentin kur ai po lëvizte me makinën e tij, drejt burgut ‘313’, në kryeqytet, Burg ku ai ishte transferuar vetëm kohët e fundit, kjo pas problemeve që ai kishte në qytetin e tij, ku banonte, atë të Mamurrasit.

Ku i ishte dashur të braktiste vendbanimin si dhe punën në burgun e Fushë-Krujës, pas kërcënimeve që i kishin ardhur nga familja Xheçuka, e cila kishte premtuar se do merrte hak për vrasjen e njeriut të tyre të afërt, nga nipi i Imer Hajdarit.

Gjë për të cilën kishte dërguar edhe fjalë në familjen Hajdari.

Por jo vetëm kaq por ishin betuar se do vrisnin njeriun më të mirë që ata kishin. Duke përmendur konkretisht emrin e Imer Hajdarit.

Sipas tyre si personi përgjegjës që kishte veshur polic të burgjeve nipin e tij Alket Hajdari, ky i fundit i cili kishte kryer edhe vrasjen e njëriut të tyre të afërt, Shaban Xheçuka.

Dosja Hetimore

Më datë 10 Prill 2012, rreth orës 6.00, Salla Operative e Drejtorisë së Policisë Tiranë ka marrë njoftim se në rrugën ‘Teodor Keko’ në kryeqytet  pranë filialit të një banke të nivelit të dytë, është gjetur i vrarë me armë zjarri, shtetasi Imer Hajdari, me detyrë oficer pranë burgut 313 Tiranë.

Ku nga hetimi paraprak rezultoi se viktima ishte duke lëvizur me automjetin tip ‘Seat’ ngjyrë gri me targë AA762AD  nga banesa e marrë me qira në këtë zonë, në drejtim të rrugës kryesore, për të shkuar në punë.

Ajo që u konstatua në vendin e ngjarjes ishte se Imer Hajdari kishte marrë tri plumba në trup.

Plumba që i kishin marrë jetën menjëherë pa i dhënë asnjë mundësi të shpëtonte.

Ndërkohë që nga sa u pa qitësi që mendohet të ketë qenë një i vetëm, e priti prenë e tij në rrugicën para se viktima të dilte me makinën e tij në rrugën kryesore.

Gjë që u konstatua edhe nga qetësia me të cilën autori ishte afruar..

Si dhe qitjet që kishte kryer në xhamin e përparmë të automjetit me të cilën efektivi i burgjeve Imer Hajdari lëvizte atë mëngjes.

Duke zgjedhur t’i dalë atij përpara dhe ta qëllojë pikërisht në momentin kur makina kishte ulur shpejtësinë.

Kohë e mjaftueshme kjo për vrasësin të mblidhte edhe gëzhojat.

Duke pastruar kësisoj vendin e krimit.

Një krim që dukej i organizuar mirë dhe nga një dorë që jo vetëm kishte studiuar zonën, por edhe kishte marrë informacione të sakta mbi lëvizjet e shënjestrës.

Dosja Hetimore

Nga dinamika e ngjarjes rezulton se viktima është qëlluar me armë zjarri, brenda në automjet pa arritur të dalë në rrugën kryesore.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, po kështu ka rezultuar se në xhamin e parë të automjetit të drejtuar nga viktima ndodheshin tre vrima hyrje në pjesën nga ana e drejtuesit të mjetit, ndërsa viktima u gjet i pajetë në sediljen e shoferit.

Ndërkohë  që në vendin e ngjarjes, nuk arrit të gjendet asnjë gëzhojë, ndërsa në trupin e viktimës u konstatuan 3 plagë me armë zjarri.

Pra nga sa shikohet autori mendohet të ketë qenë një qitës profesionist.

Kjo jo vetëm për shkathtësinë që ai ka treguar në veprime por edhe për dorën e stërvitur.

Duke e goditur saktësisht viktimën në pikat më nevralgjike të trupit.

Neutralizim  që kishte për qëllim eleminimin e tij të menjëhershëm.

Ndërkohë që interesante është fakti që qitësi është kujdesur gati në mënyrë të përpiktë që të jetë jashtë rrezes së kamerave të sigurisë në zonë.

Gjë që duket se e ka arritur me sukses.

Pasi nga kqyrja e pamjeve filmike në zonë, ai nuk shfaqet as në momentin para krimit dhe as gjatë kryerjes së atentatit.

Por nga ajo që vihet re është se grupi hetues është ndalur në kqyrjen e pamjeve filmike vetëm para dhe pas atentatit.

Por jo në ditët e mëhershme për të parë nëse në zonë kishte lëvizje të personave të dyshuar.

Apo qoftë edhe për të krehur kamerat në zonën ditën para dhe pas ngjarjes.

Gjë që përbën një mangësi përsa i përket hetimit të plotë të ngjarjes.

Dosja Hetimore

Nga kqyrja e pamjeve filmike të bankës nuk rezultoi ndonjë e dhënë për hetimin, për shkak se nuk kishin fushëpamje mbi vendin e ngjarjes.

Ndërkohë që aktekspertimi kimik i faktorëve plotësues të qitjes ka rezultuar se në katër gjurmëkopjuesit objekt ekspertimi për shtetasit Gjergj Kaçurri dhe Akil Xheçuka nuk është evidentuar prania e nitriteve, të cilat janë të pranishëm në faktorët plotësues të qitjes.

Po përse pikërisht të parët që u thirrën për të marrë kampionë plotësues të gjurmëve të qitjes ishin anëtarë të familjes Xheçuka?

Familjarë të cilët u mbajtën edhe në vazhdim në përgjim, me qëllim për të dokumentuar lidhjen e tyre me vrasjen e efektivit të burgjeve Imer Hajdari.

Vrasje që siç thamë vinte pikërisht në prag të 1- vjetorit të një tjetër vrasje, asaj të Shahin Xheçukës.

I cili më datë 23 Prill 2011, u qëllua për vdekje në Mamurras nga Alket Hajdari, që në këtë kohë punonte si efektiv në policinë e burgjeve. Alket Hajdari që ishte nipi i Imer Hajdarit, policit të burgut 313 që u vra në Tiranë. Ku të dyshuar edhe si organizatorë të kësaj vrasje janë anëtarë të fisit Xheçuka.

Por që fajësia e tyre ka mbetur ende e paprovuar.

Dosja Hetimore

Nga ekspertimi i telefonit të shtetasit F. Xheçuka, u konkludua se nga memoria e telefonit të tij, nuk mund të përfitohen të dhëna të fshira. Ndërsa nga karta Sim nuk janë konstatuar të dhëna të fshira.

Po kështu nga interceptimi i bisedave të drejtpërdrejta midis familjarëve të shtetasit Shahin Xheçuka, në ceremoninë e 1 vjetorit të vdekjes së tij, pikërisht në vendin e quajtur ‘Varrezat e Mamurrasit’, nuk u mundën të përfitoheshin të dhëna me interes për hetimin e procedimit penal.

Por çfarë ishte kjo vrasje që kishte sjellë kaq shumë andrralla për familjen Hajdari?

Dhe pse target tashmë i familjes Xheçuka ishte pikërisht efektivi i burgjeve Imer Hajdari?

Çfarë deklaroi në polici, tashmë e veja e Imer Hajdarit, në lidhje me shqetësimet që i kishte sjellë në familje, vrasja e Shahin Xheçukës, kryer nga nipi i burrit të saj, tashmë të ndjerë.

Dhe pse pikërisht familja Xheçuka e kërkonte gjakun e humbur të të afërmit të tyre, Shahin Xheçuka, te Imer Hajdari?

Xhevahire Hajdari, e veja e Imer Hajdarit, që rrëfeu edhe të gjithë konfliktin, nga i cili dyshohet se pasoi edhe vrasja e bashkëshortit të saj.

Xhevahire Hajdari

Bashkëshorti im, Imer Hajdari, ka qenë i punësuar si efektiv policie në burgun e Fushë-Krujës dhe nga aty më pas është transferuar në burgun 313 në Tiranë.

Shkak për këtë transferim është bërë një një hasmëri e krijuar  me familjen e shtetasit Hysen Xhecuka.
Hasmëri e cila ka lindur pasi nipi i bashkëshortit tim, Alket Hajdari, më datë 23 Prill 2012, ka vrarë shtetasin Shahin Xheçuka. Dhe pas kësaj vrasje është vetëdorëzuar në polici.
Do të vrasim më të mirin e fisit”/ Hakmarrja mes dy familjeve në Mamurras, “Në Shënjestër” zbardh dëshminë e kunatit të Imer Hajdarit: Ai e kishte veshur nipin polici

Në emisionin “Në Shënjestër” në Neës24, u transmetua këtë të martë një documentar bazuar në të dhënat e deritanishme nga hetimet për vrasjen e Imer Hajdarit, 14 vjet më parë, vrasje që ende nuk ka autorë.

Edhe pse hasmëria nisi nga një vrasje e kryer nga nipi i Imerit, Alket Hajdari, familja Xheçuka dërgoi fjalë se për këtë do të vriste më të mirin e fisit, duke detyruar burrat e shtëpisë të ngujohen.

Në dëshminë e dhënë në polici nga kunati i Imer Hajdarit, mësohet se pasi Alketi vrau me armë zjarri shtetasin Shahin Xheçuka, Imeri ishte në hasmëri me këtë fis.

Arsye për të cilën ai u ngujua për rreth 4 muaj duke u mbyllur në shtëpi, pasi fisi Xheçuka nuk i kishte falur.

Dhe jo vetëm kaq por ishin shprehur se ‘do të vrasim më të mirin e fisit’ dhe inatin e kishin me Imerin pasi sipas tyre ai e kishte veshur Alketin polic”, tregon kunati i viktimës.
Edhe pse nga familja Hajdari u bënë përpjekje për të biseduar me familjen Xheçuka, kjo e fundit nuk pranoi falje.

Madje ata nuk pranuan as pajtues që të ndërmjetësonin për të ulur gjakrat.

Por u shprehën qartazi se shënjestra e tyre do të ishte Imer Hajdari.

“Pasi Alketi vrau Shahin Xheçukën, babai i tij me anë të disa miqve të përbashkët, çoi fjalë sipas zakonit në familjen Xheçuka, por nga ana e tyre morën besë vetëm 24 orë për të marrë pjesë në varirm dhe më pas do të vepronin sipas Kanunit.

Pas këtij momenti Imeri dhe burrat e tjerë të familjes Hajdari u ngujuan në shtëpi, pasi fisi Xheçuka ishte shprehur se nuk i kishte falur.

Gjë që detyroi Imerin të largohej nga Mamurrasi dke të vendosej me banim në Tiranë”, mësohet të ketë thënë në polici, kunati i Imerit, Muharrem Hima.

Të njëjtën deklaratë përpara grupit hetues dha dhe një nga kushërinjtë e Imer Hajdarit i cili theksoi faktin që fisi Xheçuka të gjithë inatin e kishte me Imer Hajdarin, duke e cilësuar atë si fajtor për veprimet e nipit të tij, që qëlloi mbi njeriun e tyre.

Ngujim që çoi edhe në ndryshimin e rrjedhës së jetës së famljes Hajdari.

E cila e gjendur në një situatë të tillë izolimi dhe vështirësie ekonomike, detyroi kryefamiljarin e saj, në këtë rast Imer Hajdarin, që të kërkonte transferimin në një burg tjetër.

Gjë që u mundësua nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në Burgun ‘313’ në Tiranë.

“Fisi Xheçuka çoi fjalë se kush ta ndjejë veten fajtor të mbyllet në shtëpi. Po kështu ata thanë se do të hakmerren tek fisi i Alketit, duke u shprehur se:’fajtor për vrasjen e Shahin Xheçukës, është Imeri, pasi ai e veshi Alketin polic dhe se mund të hakmerreshin ndaj tij për këtë vrasje të ndodhur. Ishin këto fjalë që e shtynë Imerin të transferohej me punë”, mësohet të ketë thënë në polici kushëriri i Imerit, me iniciale SH.H.

Sipas dëshmive të familjarëve të tij, Imer Hajdari i druhej më shumë hakmarrjes që mund të vinte nga ana e vëllezërve të Shahin Xheçukës.

Viktimës së nipit të tij Alket Hajdari.

Por çfarë thanë në dëshminë e tyre, të afërmit e Shahin Xheçukës.

A ishin ata të sinqertë në deklarimet e tyre.

Dhe a mund të ishin ata vrasësit vetëm për faktin që kishin çuar fjalë për ngujimin e familjes Hajdari?

Benzema del me deklaratë pas përpjekjeve të Ronaldos për ta bllokuar transferimin e tij te Al-Hilali –

By: 27
3 February 2026 at 19:45

Karim Benzema ka publikuar një deklaratë në rrjetet sociale pas transferimit të tij kontrovers nga Al Ittihad te Al Hilal, një lëvizje që raportohet se ka shtyrë Cristiano Ronaldon të hyjë në grevë te Al Nassr.

Benzema nënshkroi me Al Hilal në ditën e fundit të afatit kalimtar (2 shkurt), pasi kishte regjistruar 54 gola dhe 17 asistime për ish-klubin e tij, Al Ittihad, që nga ardhja nga Real Madridi në vitin 2023.

Al Hilal aktualisht kryeson në Superligën e Arabisë, duke qenë vetëm një pikë përpara Al Nassr të Cristiano Ronaldos pas 19 ndeshjesh të luajtura në kampionat.

Ardhja e 38-vjeçarit thuhet se e ka irrituar Ronaldon, i cili, sipas Sky Neës, dyshohet se ka hyrë në grevë përpara fitores 1-0 të ekipit të tij ndaj Al Riyadh të hënën.

Pakënaqësitë e Ronaldos raportohet se lidhen me mënyrën se si po menaxhohet klubi, me fituesin pesë herë të Topit të Artë që ndjen se klubet e tjera në Arabinë Saudite, të mbështetura nga Fondi i Investimeve Publike (PIF), po trajtohen në mënyrë preferenciale në tregun e transferimeve.

Pavarësisht qëndrimit të supozuar të Ronaldos, Benzema do të luajë për Al Hilal dhe pritet të rrisë ndjeshëm shanset e klubit për të fituar titullin e Superligës së Arabisë për sezonin 2025/26.

Pas konfirmimit të transferimit nga Al Hilal, Benzema iu drejtua rrjeteve sociale për të falënderuar stafin e klubit, tifozët dhe tashmë ish-shokët e skuadrës.

“Al Ittihad, ky kapitull po mbyllet, por respekti dhe mirënjohja do të mbeten gjithmonë”.

“Faleminderit klubit, stafit, shokëve të skuadrës dhe mbi të gjitha tifozëve për pritjen, dashurinë dhe energjinë që më dhatë çdo ditë”.

“Kjo rrugë më dha shumë, si në aspektin personal ashtu edhe profesional. Largohem me kokën lart, krenar që kam veshur këto ngjyra dhe për gjithçka që kemi ndarë së bashku. Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen”, ka shkruar Benzema.

gijotina.com/

SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –

By: 27
3 February 2026 at 19:35

Ushtria amerikane ka rrëzuar një dron iranian që po i afrohej aeroplanmbajtëses USS Lincoln, raporton Reuters.

Incidenti ndodhi në Detin Arabik dhe vjen në mes të një periudhe tensioni, me forca të forta amerikane të grumbulluara në rajon dhe Shtëpinë e Bardhë që nuk e përjashton plotësisht ndërhyrjen ushtarake.

Nderkohe, një zjarr masiv shpërtheu në Tregun Jannat në Teheran, duke shkaktuar panik dhe shqetësim të madh në zonë.

Re të dendura tymi të zi u panë duke u ngritur lart mbi treg dhe rrethinat, ndërsa flakët përhapeshin me shpejtësi nëpër tezgat dhe objektet tregtare.

Autoritetet reaguan menjëherë duke dërguar në vendngjarje disa njësi zjarrfikëse, ambulanca dhe forca sigurie për të izoluar zonën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

gijotina.com/

Spiropali hyn në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Asistenti Special i Trump, biseojnë për Bordin e Paqes –

By: 27
3 February 2026 at 19:31

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vizitoi mëngjesin e sotëm Shtëpinë e Bardhë në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Shtëpinë e Bardhë, Spiropali u prit nga Charles McLaughlin, Asistent Special i Presidentit Trump që njëkohësisht mban detyrën e Drejtorit të Lartë për Europën dhe Rusinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Takimi u fokusua në potencialin e thellimit të partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA dhe veçanërisht te roli i ri i Shqipërisë si Anëtare-Themeluese e Bordit të Paqes.

Spiropali shkruan në faqet zyrtare se “përfaqësimi nga Kryeministri Rama në këtë iniciativë fisnike të Presidentit Trump, përveçse e ripozicionon Shqipërinë si kontributore aktive në çështjet e sigurisë dhe paqes, i jep një tjetër përmasë bashkë-koordinimit me aleatin tonë historik, SHBA”.

Ministrja theksoi se “bashkë me Drejtorin McLaughlin ndamë bindjen se Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, një iniciativë e orientuar nga parimet për zgjidhjen e qëndrueshme të konflikteve.”

Spiropali njoftoi gjithashtu se “Shqipëria është e nderuar të jetë në krah të SHBA si anëtare inauguruese e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, ISF, në linjë me planin 20 pikësh të Presidentit Trump për Gazën, si një vend që eksporton stabilitet e siguri.”

Gjatë takimit, Ministrja e Jashtme konfirmoi gatishmërinë e Shqipërisë për mbajtjen e sesionit të dytë të Dialogut Strategjik, i cili do të thellojë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve në të gjithë sektorët me interes të përbashkët ekonomik, tregtar, energjitik e zhvillimor.

Postimi i plotë:

Shtëpia e Bardhë – Washington 🇦🇱🇺🇸 | Me Charles McLaughlin, Asistent Special i Presidentit Trump dhe Drejtor i Lartë për Evropën dhe Rusinë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC).

U ndalëm në potencialin e thellimit të partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA dhe veçanërisht te roli i ri i Shqipërisë si Anëtare-Themeluese e Bordit të Paqes. Përfaqësimi nga Kryeministri Rama në këtë iniciativë fisnike të Presidentit Trump, përveçse e ripozicionon Shqipërinë si kontributore aktive në çështjet e sigurisë dhe paqes, i jep një tjetër përmasë bashkë-koordinimit me aleatin tonë historik.

Ndamë bindjen se Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, një iniciativë e orientuar nga parimet për zgjidhjen e qëndrueshme të konflikteve.

Shqipëria është e nderuar të jetë gjithashtu në krah të SHBA si anëtare inauguruese e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, ISF, në linjë me planin 20 pikësh të Presidentit Trump për Gazën, si një vend që eksporton stabilitet e siguri.

Gjatë takimit konfirmova gatishmërinë tonë për mbajtjen e sesionit të dytë të Dialogut Strategjik, për të thelluar dhe më tej marrëdhëniet tona në të gjithë sektorët me interes të përbashkët ekonomik, tregtar, energjitik e zhvillimor.

gijotina.com/

Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete

By: 27
3 February 2026 at 19:17

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ka kërkuar PD-së që të dërgojë përfaqësuesit e vet në Komisionin për Reformën Territoriale për të dhënë aty propozimet e opozitës.

Ne nuk mund të bëjmë paradite të themi një gjë dhe pasdite të themi një gjë tjetër. E mbani mend kur Rama u’a hodhi lidershipit të PD-së për Avokatin e Popullit, u tha që me Ramën nuk ulemi më për reforma. Pastaj thanë për javë me radhë që pjesë e Komisioneve me Ramën nuk marrim më pjesë. Por tani nuk duhet të harrojmë, tani thonë jo jemi pjesë, jo nuk jemi pjesë.

O zotërinj, dilni aty, hajde japim propozimet tona për Reformën Territoriale, hajde të takojmë njerëzit, hajde t’i shtojmë shërbimet dhe bashkitë ashtu siç i kërkojnë dhe qytetarët e qarkut të Fierit, për të shtuar bashkitë jo për t’i pakësuar, sepse ashtu siç u bë Reforma Territoriale për shkak të gabimit të PD, i ka larguar shërbimet nga qytetarët.

U bë një reformë elektorale për qëllime politike dhe jo për ti shërbyer ashtu siç duhet të jetë pushteti lokal më pranë qytetarëve, si dhe të nxjerrim listën tonë të bashkive, kompetencat që duhet të kenë bashkitë, propozimin tonë konkret dhe pastaj Edi Rama të bëjë ç’të dojë, ne nuk kemi punë me Edi Ramën”, u shpreh Salianji.

gijotina.com/

 

The post Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete appeared first on 27.

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

By: 27
3 February 2026 at 18:33

Në kushtet e dyshimeve mbi sasinë që do të eksportohej nga subjekti Sokolaj se përmban mbetje të rrezikshme, u urdhërua nga Prokuroria e Durrësit kryerja a analizave. Në total janë marrë 11 mostra nga 102 kontejnerët e ngarkuar në anijen Moliva me 2800 ton mbetje, 1 nga shoqëria Kurum International, 2 nga shoqëria Sokolaj sh.p.k, 1 nga shoqëria Alliance sh.p.k, sqarohet në dosjen e siguruar nga gazetarja e Report Tv Keti Banushi.

Mallrat ishin regjistruar me përshkrimin “Oksid Hekuri” ndërsa si ndërmjetës për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Azisë ishte kompania GS Minerald D.o.o me bazë në Kroaci dhe me administrator Gjoni Sokolaj. Kjo kompani ishte produkt i shoqërisë Sokolaj Sh.p.k me drejtoreshë Gjovana Sokolaj. Nga analizat e kryera në Itali në loboratorin “Advanced Analytical Services”, ka rezultuar se mostrat kishin përmbajtje të lartë hekuri, zinku, bakri, plumbi, squfuri e të tjera. Mostrat e marra nga kontejnerët kanë rezultuar të njëjtat që janë marrë tek shoqëria Kurum.

Pjesë nga dosja hetimore:

Në deklaratat  “oksid zinku”, është korrigjuar nga korum është bërë oksid hekurit duke ju referuar konkluzioneve të aktit të ekspertimit kimik-mjedisor, në fakt materiali që Kurum ka shitur tek shoqëria Sokolaj nuk rezulton as oksid hekuri dhe as oksid zinku, ashtu sikurse subjektete janë përpjekur nëpërmjet fletëve të analizave që kanë paraqitur, por një përbërje kimike karakterizuar nga përmbajtje të larta të zinkut (Zn) dhe hekurit (Fe), me prani të plumbit (Pb) dhe bakrit (Cu) në nivele tipike për pluhurin e furrës elektrike të çelikut (EAF dust), e cila mbi bazën e origjinës teknologjike të mbetjes dhe identifikimit të vetive të rrezikut sipas Annex III te Direktivës 2008/98/EC, me shumë gjasa kodi 10 02 07* përfaqëson klasifikimin e saktë teknikisht dhe ligjërisht të materialit të analizuar.

Nga analizimi i akteve të administruara në funksion të këtij procedimi penal dhe rezultateve të ekspertimit, rezulton se subjektet Sokolaj sh.p.k. dhe Kurum International sh.a., në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve të rrezikshme, të cilat kualifikohen sipas kodit 10 02 07*, kanë kryer një sërë veprimesh për fshehjen e llojit të vërtetë të mbetjes, me qëllim eksportimin jashtë Shqipërisë, duke ju shmangur të gjitha detyrimeve ligjore të parashikuara në legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme. Shoqëria Kurum dhe Sokolaj kanë fshehur në mënyrë të vazhdueshme natyrën e vërtetë të llojit të mbetjes së rrezikshme, duke e përpjekur ta paraqesin herë si oksid hekuri dhe herë si oksid zinku.

Shoqëria Kurum ka lëshuar për Sokolaj sh.p.k, fatura me përshkrim artikulli “Oksid hekuri” dhe “oksid zinku”. Kontrata është lidhur për llojin e artikullit Oksid hekuri ndërsa është tentuar fshehja e faturës me përshkrim malli ‘oksid zinku’.

Pjesë nga dosja hetimore:

Në bazë të kontratës datë 01.08.2023 të sipërcituar, Kurum ka lëshuar për Sokolaj faturat tatimore: Nr.19107/2023 datë 16.11.2023, me përshkrim artikulli “Oksid Hekuri”, në sasinë 852.740 kg;

• Nr.88/2023 datë 03.10.2023, me përshkrim artikulli “Oksid zinku (në thasë) 2000f”, me blerës “Sokolaj” sh.p.k.; Nr.88/2023 Korigjuese me përshkrim artikulli “Oksid Hekuri”.

Siç vihet re, pavarësisht se kontrata është lidhur për llojin e artikullit Oksid Hekuri, Kurum ka lëshuar për Sokolaj faturën tatimore Nr.88/2023 datë 03.10.2023, për artikullin “Oksid zinku (në thase) 2000.

Shoqëritë Kurum dhe Sokolaj, janë përpjekur të fshehin ekzistencën e faturës Nr.88/2023 datë 03.10.2023, me artikullin “Oksid zinku (në thasë) 2000ť”, jo vetëm me deklarime, por edhe me veprime kokrete, duke paraqitur në vend të saj faturën nr.88/2023 KORIGJUESE, në të cilën artikulli është “Oksid Hekuri”.

Duke ju referuar edhe deklarimeve të shtetasve Gjovana dhe Gjoni Sokal ata mohojnë të kenë blerë dhe eksportuar oksid zinku nga Kurum, por oksid hekuri.

gijotina.com/

Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

By: 27
3 February 2026 at 18:27

“Ndryshimi është përgjegjësi”, kështu u shpreh Ervin Salianji, në takimin e zhvilluar në Fier me strukturat e Partisë Demokratike.

Gjithashtu ai theksoi se mbështetja është shumë e madhe dhe se demokratët duan të shohin ndryshim.

“Ndryshimi është i pashmangshëm. Kjo opozitë besoj se mund të fitojë dhe ta dërrmojë Ramën në zgjedhje. Besoj se shumë se PD mund të sjellë ndryshimin për ata që duan të jetojnë me dinjitet. Ndryshimi është thelbësor për të qenë fitues. Ne ndryshimin nuk e shmangim as përballë atyre që duan privilegje dhe PD duan ta mjelin si lopër për interesat e tyre. Ne duam një PD që të jetë fituese, e besueshme për qytetarët që të mos ketë frikë. Të mos jetë qaramane sa herë humb zgjedhjet. Por të bëjë guximin. Ne duhet të bëjmë bashkimin dhe më pas të hapemi në shoqëri”, tha ai.

Sipas tij, 13 vjet në opozitë, ata janë “ngopur’ me përralla ndaj ka ardhur koha që të organizohen duke e mundur Ramën me votë.

“Keqqeverisja nuk është vetëm një dështim në sektorë të fragmentizuar por është një dramë, dhe përgjegjësi është Edi Rama.

Ky gënjeshtar që është tallur me kohën dhe fatet e shqiptarëve. Shqipëria po zgjohet gradualisht, fundi i kësaj qeverisje vjen dhe me ndihmën e drejtësisë që po e cmonton dita ditës qeverinë.

Por llogaritë bëhen në kutitë e votimit. Rama duhet të përmbyset në kutitë e votimit duke frymëzuar njerëz duke shkuar në cdo cep. Sepse të gjitha të tjerat janë ëndërra anë sirtar që i kemi parë për 13 vjet”, tha Salianji.

 

 

Më tej, duke iu drejtuar drejtuesve të PD, Salianji tha se ata nuk i kanë bërë mirë  llogaritë.

“Disa prej lidershipit nuk i kanë bërë mirë llogaritë. Sepse unë nuk kam ardhur në politikë për të  heshtur përballë padrejtësisë por për të folur përballë qytetarëve, përballë lidershipit”, u shpreh Ervin Salianji.

Ervin Salianji:  Prodhohen receta false për ilace që rimbursohen me 100 herë më shumë.

E keni parë që nuk i përmendin me emra personat që rriskojnë jetën e qytetarëve, një skandal ku qytetarët jo vetëm rriskojnë jetën e tyre vetëm sepse disa kompani duan të bëjnë miliona euro. Dëmi ishte 20 mln euro në vit për 15 vite me radhë, ishin mjekë që bënin receta sikur vizitonin 1500 pacientë në ditë.

Por nuk flet njeri sepse nuk i intereson askujt interesi i qytetarëve, kur vjen puna para miliona eurove dhe interesave të lidhura me qeverinë dhe fatkeqësisht me ndonjë segment të opozitës nuk flasin, ky është një superskandal që merion të protestohet sic është rasti për tu bërë më 10 shkurt.

Drejtoritë arsimore janë kthyer si organizata partie, ku i kanë kthyer mësuesit si roje dhe administratorë. Investojnë 10 mln euro në shkolla me 10 nxnëës, ka fasada dhe vjedhje kudo.

Shërbime si në mesjetë, miliona euro të shpenzuara, ka vetëm vjedhje.

Nafta më e shtrenjtë se asnjë vend tjetër. në kosovë paguajnë 1 mijë lek për litër

Keqqeverisja nuk është vetëm një dështim në sektorë të fragmentizuar por është një dramë, dhe përgjegjësi është Edi Rama.

Ky gënjeshtar që është tallur me kohën dhe fatet e shqiptarëve. Shqipëria po zgjohet gradualisht, fundi i kësaj qeverisje vjen dhe me ndihmën e drejtësisë që po e cmonton dita ditës qeverinë.

Por llogaritë bëhen në kutitë e votimit. Rama duhet të përmbyset në kutitë e votimit duke frymëzuar njerëz duke shkuar në cdo cep. Sepse të gjitha të tjerat janë ëndërra anë sirtar që i kemi parë për 13 vjet.

Jemi këtu për të hapur një kapitull të ri për PD. Unë di të pres, demokratët dinë t ëpresin por kanë pritur boll.

Por 13 vite në opozitë dhe 13 vite që kanë dëgjuar të njëjtat përralla dhe të ënjëjtat mënyra të gjasme rrëzimit të qeverisë.

Dua ta them qartë se me ne, disa prej lidershipit nuk i kanë bërë mirë llogaritë. Sepse unë nuk kam ardhur në politikë për të  heshtur përballë padrejtësisë por për të folur përballë qytetarëve, përballë lidershipit

gijotina.com/

Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –

By: 27
3 February 2026 at 18:19

Teksa ka mbajtur takimin e radhës në Fier, Ervin Salianji ka bërë edhe kritika ndaj lidershipit të opozitës, Sali Berisha, pasi sipas tij ata që janë motorri i opozitës përjashtohen.

Gjithashtu ai theksoi se kjo nuk ndodh në asnjë parti politike. Më tej nënvizoi se nëse dikush ka aftësitë të bashkojë opozitën të propozohet edhe për kryeministër.

“Në shumë degë, në Himarë ishte përjashtuar gjithë PD për të imponuar një kryetar dege siç e do lidershipi. Tentohet të bëhet bashkimi opozitës duke ulur nëpër tryeza njerëz qesharakë dhe nuk dëgjojnë demokratët…Nëse dikush e bashkon opozitën dhe tregon kredibilitett më të madh se lidershipi  i PD , ta propozojmë të jetë kandidat për kryeministër të fitojmë zgjedhjet”, tha ai.

“Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë propagandë, por për drejtësi; nuk ka nevojë për beton, por për shpresë. Nuk ka nevojë për pushtet, por për demokraci – Shqipëria dhe PD kanë nevojë për këtë,” tha Salianji.

Ai kritikoi vendimet e lidershipit të PD-së gjatë përpilimit të listave, duke theksuar se kontributet e demokratëve shpesh shpërfillen: “Si ka mundësi që për 4 vite jemi të gjithë bashkë, sakrificat i kemi bashkë, por kur vijnë zgjedhjet, lidershipi bunkerizohet dhe vendos listat duke përjashtuar ata që dalin të parët. Kjo ka ndodhur në Fier, Tiranë, Elbasan, Dibër dhe Kukës. Këto janë çudira që nuk duhet të ndodhin, sepse njerëzit dhe kontributet e tyre shpërfillen.”

Salianji shtoi se kjo situatë i shërben kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij preferon një status quo të dobët të opozitës: “Ne nuk kemi pushtetin e Rilindjes, as bandat që ka Edi Rama, por kemi mundësinë ta bëjmë partinë tonë si e kërkojnë demokratët. Sot PD po qëndron siç e do Rama, e mbyllur brenda fatkeqësisht nga lidershipi që thotë se zgjedhjet nuk fitohen.

“Shqipërinë e ndryshojnë demokratët”, kështu u shpreh Ervin Salianji në takimin e mbajtur me demokratët në Fier.

Gjatë fjalës së tij ai dha mesazhe të forta duke bërë thirrje për bashkim, duke mos kursyer edhe kritikat ndaj lidershipit të PD, Sali Berisha për të cilin tha se nuk është angazhuar për bashkimin e demokratëve.

“Anëtarësia e PD janë pasuria jonë më  e madhe. Janë njerëzit që besojnë ende se Shqipëria mund të bëhet ndryshe. Unë besoj tek gjenerata e re dhe besimi po më shpërblehet. Ata duan garë të ndershme, meritë, dinjitet sepse ndryshimi gjeneracional nuk është biologji, por kulturë politike. Është kalimi nga individët tek parimet nga heshtja tek fjala e lirë. Ne nuk e mundin pushtetin duke pasur frikë nga gara. Ne e fitojmë Shqipëri me hapje ndaj brezit të ri që pret prej vitesh PD. PD duhet të jetë parti e garës, e normave dhe e shpresës sepse vetëm kështu mund të fitojmë besimin e qytetarëve. Ndryshimi është bashkim mbi parime. Ne jemi këtu për ta nderuat PD me kolona e themele më të forta. Jemi për të bashkuar edhe ato demokratë që po përjashtohen nga lidershipi”, tha ai.

gijotina.com/

Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë

By: 27
3 February 2026 at 18:07

Një i ri nga Kolonja, Ervis Gremi, mori pjesë në një takim me demokratët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, të organizuar nga Ervin Saliajni në Fier.

Gremi u shpreh me emocion për prezencën e tij në sallë, duke e cilësuar një përvojë privilegjuese. Ai falënderoi Saliajnin për frymën dhe mundësinë që po u përcillet pjesëmarrësve, duke theksuar rëndësinë e përpjekjes për të rikthyer partinë në vendin e saj.

“E kam pritur prej kohësh tu bëj një pyetje gjithë demokratëve ku ndodhen. A ishim ne që donim një frymë të re politike? E pra, ja tek e kemi dhe ja tek jemi. Më shumë dhe më të fortë se kurrë besoj. T’i japim fund kësaj pritje dhe t’i besojmë Ervinit sepse e di që nuk do na zhgënjejë dhe do e çojë partinë aty ku meriton të jetë, fituese dhe vetëm fituese,” tha Gremi.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, ku demokratë dhe të rinj shprehën mbështetjen për frymën e re politike që sipas tyre do të përforcojë pozicionin e PD-së në vend.
gijotina.com/

The post Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë appeared first on 27.

Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim –

By: 27
3 February 2026 at 17:23

Arta Dollanit, i është caktuar masa arrest shtëpie, pas aksionit të Prokurorisë së Durrësit, për mbetjet e Kurum. Dollani, e cila sot mban detyrën si drejtoreshë e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, akuzohet për shkeljet e kryera në kohën kur mbante postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës, janë firmosur gjithsej 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në këtë çështje. 26 prej tyre janë arrestuar, mes të cilëve 5 doganierë, ndërsa 7 persona janë vendosur në arrest shtëpie.

Prokuroria shkruan:

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Erdal Demir, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në katër raste, “Transporti i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumenteve” në dy raste, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 171-25, 201/b-25, 201/a-25, 186 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Yusuf Sezai Kurum, i dyshuar për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 201/a-25 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Gjovana Sokolaj, e dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në katër raste, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 171-25, 186-25 dhe 287 të Kodit Penal.

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Doni Sokolaj, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara apo të kufizuara”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 171-25, 186-2 dhe 287/2 i Kodit Penal.

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Olizana Pemati, e dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara apo të kufizuara” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 171-25 dhe 287/2 i Kodit Penal.

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Mujo Ilazaj, i dyshuar për veprën penale “Transporti i mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/b-25 i Kodit Penal.

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Rami Bunga, i dyshuar për vepër penale …

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, ndaj personit nën hetim Harun Sarica, i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25 i Kodit Penal.

… ndaj Arif Shkalla, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”, nenet 171-25, 201/b-25, 186-25 dhe 287 të Kodit Penal.

… ndaj Shaban Hyseni, i dyshuar për “Kontrabanda me mallra të ndaluara apo të kufizuara” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, nenet 171-25 dhe 186/2 të Kodit Penal.

“Arrest në shtëpi”, ndaj Mirjeta Zota, e dyshuar për “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”, nenet 186-25 dhe 287/2.

… ndaj Mikail Hila, për “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, neni 175 i Kodit Penal.

… ndaj Mbarime Koroci, për “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, nenet 201/a-2 dhe 287.

… ndaj Nazif Bajrami, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.

… ndaj Andon Prifti, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.

… ndaj Petrit Qosja, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.

… ndaj Julian Kapedani, për “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, neni 175-25.

… ndaj Indrit Likaj, për vepër penale …

… ndaj Edmond Voda, për “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, neni 175.

… ndaj Helidon Lila, për të njëjtën vepër penale.

… ndaj Shkëlqim Jakupi, për të njëjtën vepër penale.

… ndaj Florian Çimo, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.

… ndaj Gazmend Sina, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.

… ndaj Ingo Hesse, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.

“Arrest në shtëpi”, ndaj Arta Dollani, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.

“Arrest në shtëpi”, ndaj Marjeta Përlala, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.

“Arrest me burg”, ndaj Dritan Seferaj, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.

“Arrest në shtëpi”, ndaj Kledina Skëndo, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.

“Arrest në shtëpi”, ndaj Bujana Tonçica, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.

“Arrest në shtëpi”, ndaj Evis Mellonashi, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.

gijotina.com/

Akuzohet për 31 vjedhje banesash në Angli, policia e Kent arreston shqiptarin nga Laçi –

By: 27
3 February 2026 at 17:17

Një i dyshuar për grabitje u paraqit sot në Gjykatën Magjistrale te shkalles së parë, pasi është akuzuar për më shumë se 30 vepra penale në të gjithë Anglinë.

Sipas Kent Online, katërmbëdhjetë prej këtyre veprave penale dyshohet se kanë ndodhur në Kent, në Sevenoaks, Tonbridge dhe Ashford. Gledis Uka, 29 vjeç, pa adresë të fiksuar, u akuzua të shtunën, më 31 janar, me 31 akuza për vjedhje me thyerje dhe dy akuza për tentativë vjedhjeje me thyerje.

Ai u paraqit sot në Gjykatën e Magjistraturës në Sevenoaks, ku u la në paraburgim. Sipas raportimeve shumë prej pronave kishin një dritare ose derë xhami të thyer nga një burrë i maskuar, i cili më pas vodhi bizhuteri dhe para.
Uka u arrestua në Essex nga oficerët e Policisë së Kentit të premten. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Kurorës në Maidstone të hënën, më 2 mars.

Veprat e tjera të dyshuara kanë ndodhur në prona në Berkshire, Bristol, Buckinghamshire, Essex, Suffolk dhe Surrey.

gijotina.com/

Marin Gjonaj, mbreti i Bitcoin në Tiranë, që ka në dorë fatin dhe paratë e çiftit Meta-Kryemadhi –

By: 27
3 February 2026 at 17:03

Marin Gjonaj ose mbreti i bitcoin më Shqipëri është biznesmeni që ka në dorë fatin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Jo vetëm dëshmia që ka dhënë në SPAK, e fundos ish-presidentin Meta, por dyshohet që një pjesë të parave të çiftit të jenë të shpërndara nëpër llogaritë e këtij biznesmeni.

Më 22 janar 2022, ku u zbuluan dy ferma të prodhimit të kriptomonedhave në Fllakë dhe Shijak. Në atë kohë, në kërkim u shpallën tre persona me iniciale “M.Gj., E.H. dhe Th.Z.”, ku “M.Gj.” i përkiste një biznesmeni milioner, emri i të cilit nuk u publikua kurrë zyrtarisht.

Alibia e përdorur ishte mungesa e një ligji që ndalon prodhimin e kriptomonedhave, ndërkohë që Shqipëria nuk ka as kuadër ligjor që e lejon apo rregullon këtë veprimtari. Sipas Policisë, subjektet kishin tentuar të regjistronin aktivitetin, por ishin refuzuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Fitime marramendëse dhe bilance të dyshimta

Në vitin 2023, Marin Gjonaj u rendit mes 10 bizneseve me xhiron më të lartë në Shqipëri, duke lënë pas emra të njohur të sipërmarrjes vendase. Kompania e tij “Ener Trade”, aktive në tregtimin e energjisë elektrike, deklaroi një xhiro prej 42.7 miliardë lekësh, me një rritje marramendëse prej 145 për qind brenda një viti. Ndërkaq, ka dyshime se Gjonj punon me bilance të padeklaruara/ Cudia është se në kulmin e suksesit, kompania kishte deri në 30 punonjës/

Në manoverat për të justifikuar lëvizjet e parave, hyn edhe krijimi i disa firmave dhe shitblerja mes vetes. Kompania “Ener Trade” shpk në vitin 2022 ishte 100% në pronësinë e Marin Gjonajt.

Në 2 nëntor 2022, Gjonaj i shet vetes së tij një pjesë të kompanisë, duke bërë transaksion 200 milionë lekë me një kompani tjetër që ishte gjithashtu në zotërimin e tij.

Leje ndërtimi për park fotovoltaik

Në vitin 2024, KKT miratoi sëfundmi edhe lejen për ndërtimin e një parku fotovoltaik me kapacitet 100 mega në emër të kompanisë Infotelecom-Albsolar 3, në të cilën shumicën e aksioneve i ka biznesmeni i shumëpërfolur gjatë viteve të fundit, Marin Gjonaj.

“Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 100 MË dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Mallakastër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Greennat Solar Park Ballsh” sh.p.k”, thuhet në lejen e miratuar nga KKT në emër të Marin Gjonajt, i cili është përfolur në media edhe si një ndër përfituesit më të mëdhenj të parave publike që shkojnë për blerjen e energjisë elektrike përmes kompanisë “Ener Trade”. Kompania “Ener Trade” është krijuar në shtator 2018.

Hetimi i SPAK

Nga zbërthimi i një telefoni që kishte përdorur vite me parë deputetja Monika Kryemadhi u zbuluan qindra mesazhe të shkëmbyera mes saj dhe dhjetëra personave të tjerë, zyrtarë të lartë institucionesh, biznesmenë, përfshirë dhe pronarë televizionesh. Me anë të këtyre mesazheve hetimet e SPAK zbuluan një skemë komplekse financiare që përfshin pagesa prej 8 miliardë lekësh nga një kompani celulare drejt kompanisë së Adrian Shatkut kushëririt të Monikës, me përfitime të dyshuara për çiftin Ilir Meta dhe Kryemadhi.

Skema tregon mënyrën se si çifti ka përdorur ndikimin e tyre politik dhe lidhjet personale për të orkestruar marrëveshje në prapaskenë, përfshirë organizimin e takimeve private, aktivizimin e drejtuesve të institucioneve dhe përfshirjen si sekser të Marin Gjonajt. Sipas hetimeve, kompania e Adrian Shatkut ishte hallka kryesore për kanalizimin e fondeve. SPAK ka evidentuar transaksione të mëdha financiare midis kompania celulare dhe kompanisë në fjalë, të cilat dyshohet se u përdorën për përfitime të çifti Meta-Kryemadhi.

Dokumentet tregojnë se këto marrëveshje ishin të lidhura me ndikimin politik dhe ekonominë e kontrolluar nga Meta dhe Kryemadhi. SPAK ka mbledhur prova që tregojnë se çifti përdorte vilat e tyre për të organizuar takime private mes palëve të interesuara, përfshirë drejtues të AKEP-it (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) dhe biznesmenë me lidhje të fuqishme. Këto takime duket se ishin platforma për të negociuar marrëveshje që përfitonin palët e përfshira, ndërsa një pjesë e përfitimeve përfundonte te Meta dhe Kryemadhi.

SPAK ka zbuluar se kompania celuale i ka paguar 8 miliard lekë kompanisë UNIFI të Adrian Shatkut, pas së cilës dyshohet se ka përfituar para edhe çifti Meta-Kryemadhi. Pagesat u kryen te kompania UNIFI në Shqipëri dhe Luksemburg për shërbimin e tranzitimit të thirrjeve.

Kompania e Shatkut, kur Meta dhe Kryemadhi kërkuan nga kompania celulare këtë shërbim, nuk e kishte të gjithë pjesën teknike, por siç zbulon SPAK dhe siç ka dëshmuar Marin Gjonaj, drejtuesit e kompanise celulare, për t’i shërbyer Metës dhe Kryemadhit i kërkuan atij që të mundësonte pjesën teknike.

“Sipas organit të akuzës, Monika Kryemadhi ka përfituar të ardhura nga aktiviteti i kompanisë UNIFI Holldings dega Shqipëri, si dhe ka përfituar pagesa për të mira materiale nga Adrian Shatku. Përfitimet konsistojnë në pagesa për udhëtimet dhe akomodimin e Monika Kryemadhit në Amerikë dhe Angli, pagesa për blerje në dyqanet Maccapani në vlerën 12,000 USD, pagesën në shumën 3200 Euro për shpenzime arsimi për Bora Metaj, etj. Gjithashtu Monika Kryemadhi ka përfituar një kartë krediti Amerikan Expres nr. 3743 231151 31009 e cila është lëshuar nga kompania American Expres, llogaria bankare nga e cila është rimbushur karta nuk është identifikuar ende nga autoritetet gjyqësore të Britanisë së Madhe.

Nga të dhënat e bisedave dhe email-eve është vërtetuar se Monika Kryemadhi ka përfituar edhe nga aktiviteti ekonomik i kompanisë UNIFI Holdings Inc, Dega Shqipëri, dhe në të paktën dy raste është përfituese e dy shumave prej 34,638 Euro. Monika Kryemadhi së bashku me Ilir Metën kanë përdorur pushtetin e tyre politik për të mbajtur nën kontroll dhe për të urdhëruar Kryetarin e AKEP, shtetasin Piro Xhixho që të krijojë të gjitha kushtet me qëllim që kompania UNIFI Holldings Dega Shqipëri të lidhë kontratë interkoneksioni me kompaninë celulare, si dhe të përfitojë sa më shumë minuta për tranzitim.

Nga bisedat e zhvilluara midis Monika Kryemadhit dhe Piro Xhixhos rezulton se ky i fundit ka vendosur autoritetin e tij si kryetar i këshillit drejtues të AKEP, plotësisht në funksion të interesave ekonomike dhe politike të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke e shkelur detyrimin ligjor”, thuhet në dosjen e SPAK.

në dosje është edhe dëshmia e Marin Gjonajt të Info Telecom, i cili ofronte në ato vite shërbimin e tranzitimit të thirrjeve ndërkombëtare për kompanine celulare duke mundësuar ndërkohë edhe aksesin e kompanisë UNIFI me rrjetin e kompanise celulare. Mirëpo, para SPAK, siç konstatohet nga dëshmia e dhënë prej tij, Marin Gjonaj nuk mban asnjë përgjegjësi në këtë marrëdhënie UNIFI-Info Telecom-dhe kompania celulare, nga e cila përfitonte çifti Meta-Kryemadhi.  “Sipas deklaruesit, ka qenë kompania celulare që e ka kërkuar këtë gjë, pasi as ai dhe as Anisa Skëndaj nuk ka patur njohje me Adrian Shatkun.

Shtetasi Marin Gjonaj deklaron, se në vitin 2014, ai merrej ekskluzivisht me marrëdhëniet tregtare me operatorët ndërkombëtare në Evropë dhe nuk kishte dijeni se në ç’mënyrë e ka ndihmuar kompania Infotelecom, kompaninë Unifi. Sipas tij, marrëdhëniet me kompanitë vendase i mbante Anisa Skëndaj e cila kontrollonte kontratat, i lidhte ato dhe menaxhonte financat.

Deklaruesi nuk dinte të sqaronte nëse midis dy kompanive ishte lidhur ndonjë marrëveshje, por sqaroi se shërbimi që i ofronin kompanise Unifi Holding Dega Shqipëri, kishte një vlerë diku te 300 Euro në muaj, dhe këtë shërbim mund ta ofronte kushdo nga operatorët e tjerë që ishin në treg në atë kohë. Pyetjes nëse kompania Infotelecom bënte matje të fluksit të minutave që trafikoheshin për llogari të Unifi Holding Dega Shqipëri, deklaruesi Marin iu përgjigj se nuk kishte asnjë mundësi që kompania Infotelcom të bënte matje të fluksit sepse kompanitë, që të shikonin minutat, duhet që të vendosin një pajisje sëich që bënte konvertimin nga El në SS7 IP dhe kjo pajisje lidhej logjikisht me kompaninë celulare.

Për matjen e fluksit, kompania Unifi duhet të kishte vendosur sëich-in e vet, për të mundësuar matjen e minutave të terminuara për të bërë edhe rakordimin me kompaninë celulate në fund të muajit”, thuhet në dosjen e SPAK.

Gijotina.com/

 

Marin Gjonaj, mbreti i Bitcoin në Tiranë, që ka në dorë fatin dhe paratë e Metës dhe Kryesmadhit –

By: 27
3 February 2026 at 17:01

Marin Gjonaj ose mbreti i bitcoin më Shqipëri është biznesmeni që ka në dorë fatin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Jo vetëm dëshmia që ka dhënë në SPAK, e fundos ish-presidentin Meta, por dyshohet që një pjesë të parave të çiftit të jenë të shpërndara nëpër llogaritë e këtij biznesmeni.

Më 22 janar 2022, ku u zbuluan dy ferma të prodhimit të kriptomonedhave në Fllakë dhe Shijak. Në atë kohë, në kërkim u shpallën tre persona me iniciale “M.Gj., E.H. dhe Th.Z.”, ku “M.Gj.” i përkiste një biznesmeni milioner, emri i të cilit nuk u publikua kurrë zyrtarisht.

Alibia e përdorur ishte mungesa e një ligji që ndalon prodhimin e kriptomonedhave, ndërkohë që Shqipëria nuk ka as kuadër ligjor që e lejon apo rregullon këtë veprimtari. Sipas Policisë, subjektet kishin tentuar të regjistronin aktivitetin, por ishin refuzuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Fitime marramendëse dhe bilance të dyshimta

Në vitin 2023, Marin Gjonaj u rendit mes 10 bizneseve me xhiron më të lartë në Shqipëri, duke lënë pas emra të njohur të sipërmarrjes vendase. Kompania e tij “Ener Trade”, aktive në tregtimin e energjisë elektrike, deklaroi një xhiro prej 42.7 miliardë lekësh, me një rritje marramendëse prej 145 për qind brenda një viti. Ndërkaq, ka dyshime se Gjonj punon me bilance të padeklaruara/ Cudia është se në kulmin e suksesit, kompania kishte deri në 30 punonjës/

Në manoverat për të justifikuar lëvizjet e parave, hyn edhe krijimi i disa firmave dhe shitblerja mes vetes. Kompania “Ener Trade” shpk në vitin 2022 ishte 100% në pronësinë e Marin Gjonajt.

Në 2 nëntor 2022, Gjonaj i shet vetes së tij një pjesë të kompanisë, duke bërë transaksion 200 milionë lekë me një kompani tjetër që ishte gjithashtu në zotërimin e tij.

Leje ndërtimi për park fotovoltaik

Në vitin 2024, KKT miratoi sëfundmi edhe lejen për ndërtimin e një parku fotovoltaik me kapacitet 100 mega në emër të kompanisë Infotelecom-Albsolar 3, në të cilën shumicën e aksioneve i ka biznesmeni i shumëpërfolur gjatë viteve të fundit, Marin Gjonaj.

“Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 100 MË dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Mallakastër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Greennat Solar Park Ballsh” sh.p.k”, thuhet në lejen e miratuar nga KKT në emër të Marin Gjonajt, i cili është përfolur në media edhe si një ndër përfituesit më të mëdhenj të parave publike që shkojnë për blerjen e energjisë elektrike përmes kompanisë “Ener Trade”. Kompania “Ener Trade” është krijuar në shtator 2018.

Hetimi i SPAK

Nga zbërthimi i një telefoni që kishte përdorur vite me parë deputetja Monika Kryemadhi u zbuluan qindra mesazhe të shkëmbyera mes saj dhe dhjetëra personave të tjerë, zyrtarë të lartë institucionesh, biznesmenë, përfshirë dhe pronarë televizionesh. Me anë të këtyre mesazheve hetimet e SPAK zbuluan një skemë komplekse financiare që përfshin pagesa prej 8 miliardë lekësh nga një kompani celulare drejt kompanisë së Adrian Shatkut kushëririt të Monikës, me përfitime të dyshuara për çiftin Ilir Meta dhe Kryemadhi.

Skema tregon mënyrën se si çifti ka përdorur ndikimin e tyre politik dhe lidhjet personale për të orkestruar marrëveshje në prapaskenë, përfshirë organizimin e takimeve private, aktivizimin e drejtuesve të institucioneve dhe përfshirjen si sekser të Marin Gjonajt. Sipas hetimeve, kompania e Adrian Shatkut ishte hallka kryesore për kanalizimin e fondeve. SPAK ka evidentuar transaksione të mëdha financiare midis kompania celulare dhe kompanisë në fjalë, të cilat dyshohet se u përdorën për përfitime të çifti Meta-Kryemadhi.

Dokumentet tregojnë se këto marrëveshje ishin të lidhura me ndikimin politik dhe ekonominë e kontrolluar nga Meta dhe Kryemadhi. SPAK ka mbledhur prova që tregojnë se çifti përdorte vilat e tyre për të organizuar takime private mes palëve të interesuara, përfshirë drejtues të AKEP-it (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) dhe biznesmenë me lidhje të fuqishme. Këto takime duket se ishin platforma për të negociuar marrëveshje që përfitonin palët e përfshira, ndërsa një pjesë e përfitimeve përfundonte te Meta dhe Kryemadhi.

SPAK ka zbuluar se kompania celuale i ka paguar 8 miliard lekë kompanisë UNIFI të Adrian Shatkut, pas së cilës dyshohet se ka përfituar para edhe çifti Meta-Kryemadhi. Pagesat u kryen te kompania UNIFI në Shqipëri dhe Luksemburg për shërbimin e tranzitimit të thirrjeve.

Kompania e Shatkut, kur Meta dhe Kryemadhi kërkuan nga kompania celulare këtë shërbim, nuk e kishte të gjithë pjesën teknike, por siç zbulon SPAK dhe siç ka dëshmuar Marin Gjonaj, drejtuesit e kompanise celulare, për t’i shërbyer Metës dhe Kryemadhit i kërkuan atij që të mundësonte pjesën teknike.

“Sipas organit të akuzës, Monika Kryemadhi ka përfituar të ardhura nga aktiviteti i kompanisë UNIFI Holldings dega Shqipëri, si dhe ka përfituar pagesa për të mira materiale nga Adrian Shatku. Përfitimet konsistojnë në pagesa për udhëtimet dhe akomodimin e Monika Kryemadhit në Amerikë dhe Angli, pagesa për blerje në dyqanet Maccapani në vlerën 12,000 USD, pagesën në shumën 3200 Euro për shpenzime arsimi për Bora Metaj, etj. Gjithashtu Monika Kryemadhi ka përfituar një kartë krediti Amerikan Expres nr. 3743 231151 31009 e cila është lëshuar nga kompania American Expres, llogaria bankare nga e cila është rimbushur karta nuk është identifikuar ende nga autoritetet gjyqësore të Britanisë së Madhe.

Nga të dhënat e bisedave dhe email-eve është vërtetuar se Monika Kryemadhi ka përfituar edhe nga aktiviteti ekonomik i kompanisë UNIFI Holdings Inc, Dega Shqipëri, dhe në të paktën dy raste është përfituese e dy shumave prej 34,638 Euro. Monika Kryemadhi së bashku me Ilir Metën kanë përdorur pushtetin e tyre politik për të mbajtur nën kontroll dhe për të urdhëruar Kryetarin e AKEP, shtetasin Piro Xhixho që të krijojë të gjitha kushtet me qëllim që kompania UNIFI Holldings Dega Shqipëri të lidhë kontratë interkoneksioni me kompaninë celulare, si dhe të përfitojë sa më shumë minuta për tranzitim.

Nga bisedat e zhvilluara midis Monika Kryemadhit dhe Piro Xhixhos rezulton se ky i fundit ka vendosur autoritetin e tij si kryetar i këshillit drejtues të AKEP, plotësisht në funksion të interesave ekonomike dhe politike të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke e shkelur detyrimin ligjor”, thuhet në dosjen e SPAK.

në dosje është edhe dëshmia e Marin Gjonajt të Info Telecom, i cili ofronte në ato vite shërbimin e tranzitimit të thirrjeve ndërkombëtare për kompanine celulare duke mundësuar ndërkohë edhe aksesin e kompanisë UNIFI me rrjetin e kompanise celulare. Mirëpo, para SPAK, siç konstatohet nga dëshmia e dhënë prej tij, Marin Gjonaj nuk mban asnjë përgjegjësi në këtë marrëdhënie UNIFI-Info Telecom-dhe kompania celulare, nga e cila përfitonte çifti Meta-Kryemadhi.  “Sipas deklaruesit, ka qenë kompania celulare që e ka kërkuar këtë gjë, pasi as ai dhe as Anisa Skëndaj nuk ka patur njohje me Adrian Shatkun.

Shtetasi Marin Gjonaj deklaron, se në vitin 2014, ai merrej ekskluzivisht me marrëdhëniet tregtare me operatorët ndërkombëtare në Evropë dhe nuk kishte dijeni se në ç’mënyrë e ka ndihmuar kompania Infotelecom, kompaninë Unifi. Sipas tij, marrëdhëniet me kompanitë vendase i mbante Anisa Skëndaj e cila kontrollonte kontratat, i lidhte ato dhe menaxhonte financat.

Deklaruesi nuk dinte të sqaronte nëse midis dy kompanive ishte lidhur ndonjë marrëveshje, por sqaroi se shërbimi që i ofronin kompanise Unifi Holding Dega Shqipëri, kishte një vlerë diku te 300 Euro në muaj, dhe këtë shërbim mund ta ofronte kushdo nga operatorët e tjerë që ishin në treg në atë kohë. Pyetjes nëse kompania Infotelecom bënte matje të fluksit të minutave që trafikoheshin për llogari të Unifi Holding Dega Shqipëri, deklaruesi Marin iu përgjigj se nuk kishte asnjë mundësi që kompania Infotelcom të bënte matje të fluksit sepse kompanitë, që të shikonin minutat, duhet që të vendosin një pajisje sëich që bënte konvertimin nga El në SS7 IP dhe kjo pajisje lidhej logjikisht me kompaninë celulare.

Për matjen e fluksit, kompania Unifi duhet të kishte vendosur sëich-in e vet, për të mundësuar matjen e minutave të terminuara për të bërë edhe rakordimin me kompaninë celulate në fund të muajit”, thuhet në dosjen e SPAK.

Gijotina.com/

 

Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun –

By: 27
3 February 2026 at 15:05

Trupa e Gjykatës Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim as këtë të martë për ankimimin e kryeministrit Edi Rama mbi çështjen e Belinda Ballukut, duke shtyrë sërish shqyrtimin për një seancë tjetër. Kjo është hera e dytë që Kushtetuesja shtyn vendimin pas seancës publike të 22 janarit, duke krijuar një situatë që po mban peng procedurat për arrestimin e saj.

Belinda Balluku akuzohet për paracaktim të fituesve në tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë dhe për shkelje në procedurat e lidhura me dosjen e Unazës së Madhe. Më 31 tetor, SPAK e shpalli zyrtarisht të pandehur dhe i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestim, duke argumentuar se lënia e saj e lirë rrezikon prishjen e provave.

Edhe Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin herën e fundit shtyu pa afat mbledhjen e parashikuar për shqyrtimin e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, duke shtuar se po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila mesa duket fjalën e Ramës e kanë “urdhër nga perëndia”.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka dalë në mbrojtje të Ballukut dhe ka sulmuar gjyqtarët dhe prokurorët, duke i dërguar edhe sinjale Gjykatës Kushtetuese, që ende nuk ka dhënë një vendim. Kjo ka çuar në një situatë ku arrestimi i Ballukut mbetet i bllokuar.

Sipas afateve ligjore, Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë për të marrë një vendim përfundimtar, afat i cili skadon më 22 shkurt.

Kushtetuesja e ka shtyrë për herë të dytë shqyrtimin e saj, duke konfirmuar skenarin e denoncuar nga opozita, se me vonesat e saj në vendimarrje, kërkon të djegë afatin 3 mujor të shqyrtimit të mandatit të ministres në Kuvendin e Shqipërisë, pas kërkesës së SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë në ‘arrest shtëpie’.

 

 

Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut –

By: 27
3 February 2026 at 14:45

Pas vështirësive të shumta në aksin Qukës–Qafë Plloçë dhe bllokimit për tetë orë të aksit Prrenjas–Librazhd në kthesat e Dragostunjës, një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe sot në rrugën e Dhërmiut.

Kompania “Gjoka Konstruksion” e cila po merret me zgjerimin e rrugës, ka kryer sot disa shpërthime me tritol që janë bërë shkak për bllokimin e qarkullimit  pasi gurë dhe shkëmbinj kanë rënë në rrugë.

Qytetarët që po udhëtojnë drejt këtij aksi shprehen se prej më shumë se 2 orësh janë të bllokuar në rrugë pa e ditur se kur do të mund të lëvizin në destinacionet e tyre pasi në rrugë ka shkëmbinj dhe fadroma që vijojnë ende punën.

Rruga e Dhërmiut është një tjetër shembull i problematikave që shoqërojnë punimet e ndërmarrjes “Gjoka Konstruksion”, ashtu si Rruga e Arbërit dhe tuneli i Murrizit, ku janë konstatuar plasaritje dhe çarje në strukturën e betonit, si edhe tuneli i Llogarasë, ku janë evidentuar rrjedhje uji që ngrenë dyshime të shumta mbi cilësinë e punimeve.

Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –

By: 27
3 February 2026 at 14:15

Nga ora 14:00 e së martës, 3 shkurt, mjetet e vogla dhe peshkarexhat nuk do të lejohen të dalin në det në Vlorë. Shkaku, sipas Kapitenerisë së Portit të Vlorës, janë kushtet e përkeqësuara të motit që pritet të prekin gjirin e Vlorës dhe detin e hapur.

Sipas parashikimit, në det do të fryjnë erëra të forta nga jugu dhe juglindja, deri në 8–9 ballë, me shpejtësi që shkon deri në 45 metra në sekondë. Dallgët pritet të arrijnë nga 3.5 deri në 6.5 metra, duke e bërë lundrimin të rrezikshëm, sidomos për mjetet e vogla.

Për këtë arsye, Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar daljen në det të varkave dhe mjeteve të peshkimit deri në orën 06:00 të mëngjesit të 5 shkurtit.

Autoritetet u kërkojnë peshkatarëve dhe pronarëve të mjeteve lundruese të sigurojnë varkat në port dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme në det, veçanërisht në oraret kur moti pritet të jetë më i ashpër.

Anijet e mëdha të transportit ndërkombëtar do të vijojnë lëvizjen normalisht, ndërsa përmirësimi i motit për mjetet e vogla pritet pas mëngjesit të së enjtes.

 

❌
❌