Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 202627.al

Pazari i tenderit 8 milionë euro i AKSHI-t për mirëmbajtjen ka lënë sistemin e Tatimeve jashtë funksionit, në rrezik të dhënat e bizneseve –

By: 27
28 January 2026 at 19:47

Bllokimet e përsëritura në sistemin e fiskalizimit po krijojnë vështirësi serioze për bizneset dhe profesionistët e lirë tashmë prej javësh, duke rrezikuar aktivitetin ekonomik si dhe ekspozimin ndaj penaliteteve tatimore.

Një tender i AKSHI-t per mirëmbajtjen që duhet të ishte realizuar që në vitin 2025 solli si pasojë këtë situatë tek bizneset. I shpallur në korrik 2025 me një vlerë 7.8 mln euro, tenderi u pezullua nga KPP pas ankimeve nga ana e operatorëve për paqartësi në dokumente dhe pretendime për avantazh konkurrues.

Ndonëse në dhjetor të vitit të kaluar u hoq pezullimi dhe kështu AKSHI mund të vazhdonte me procedurat, përsëri ka mbetur pasdore duke bërë që sistemi të mbetet pa mirëmbajtje.

Aleanca e Profesionistëve të Lirë e ka ngritur këtë shqetësim duke i drejtuar një shkresë zyrtare Drejtorisë së Tatimeve, AKSHIT si dhe Ministrisë së Financave. Por tatimet po e neglizhojnë, duke u sugjeruar bizneseve të kthehen tek faturat e vjetra të disa viteve më parë dhe duke hedhur poshtë punën e bërë nga sistemi deri më tani.

Një tjetër detyrim i këtij sistemi është kryerja e testimit për rikuperimin e të dhënave  çdo muaj (nga data 1 deri më 10), duke përdorur kopjen rezervë të fundit të muajit pararendës. Dhe një mosfunksionim i sistemit ndikon edhe në cilësinë e ruajtjes së të dhënave, duke i rrezikuar ato.

Ky sistem është i hostuar në Datacenter-in Qeveritar, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), dhe ofron shërbimet për rreth 125 mijë tatimpagues, si dhe për vetë administratën tatimore.

Disponueshmëria e sistemit të fiskalizimit është shumë e rëndësishme. Shërbimi i fiskalizimit dhe portali i tatimpaguesve nuk mund të pësojnë ndërprerje për më shumë se disa minuta dhe nuk tolerohen ndërprerje të planifikuara për qëllime përditësimi apo modifikime të tjera. Kjo bën që bizneset të vijojnë në kolaps total dhe t’u kthehen faturave të vjetra.

gijotina.com/

Tiranë/ Aksident në “Siri Kodra”, qytetari goditet tek vijat e bardha –

By: 27
28 January 2026 at 19:31

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, një qytetar është përplasur nga një automjet në momentin që po kalonte vijat e bardha në kryqëzimin e rrugës “Siri Kodra” me rrugën “Ferit Xhajko”, pranë Dispancerisë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe gjendja shëndetësore e të plagosurit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa pritet njoftimi zyrtar i policisë për më shumë detaje.

gijotina.com/

 

Ndryshimi i Kodit Penal/ OSBE kërkon dekriminalizimin e plotë të shpifjes –

By: 27
28 January 2026 at 18:39

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, duke e cilësuar këtë si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes në vend.

Sipas OSBE-së, këto ndryshime forcojnë mbrojtjen për gazetarët dhe janë në përputhje me rekomandimet e hershme të organizatës për të mbështetur profesionistët e medias.

“Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale,” thuhet në deklaratën e OSBE-së.

Organizata thekson se kalimi nga ndëshkimi penal tek masat civile do të krijojë një mjedis më të sigurt për gazetarët dhe profesionistët e medias, duke ulur efektin frikësues që penalizimi aktual ka mbi lirinë e shprehjes.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes. Forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së.

Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale.

gijotina.com/

Rama u jep tokën në Kavajë për 49 vjet Avni Ponarit të “Sigal-it” dhe Besos së Taiwan-it, letrat ua bëri Belinda Balluku –

By: 27
28 January 2026 at 18:21

Kryeministri Rama me propozim të zëvendëses së tij, Belinda Balluku i jep tokën e shtetit për 49 vjet oligarkut Avni Ponari dhe mikut të tij të vjetër, Besnik Sulës. Sot, Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, në fshatin Rrakull të Bashkisë Kavajë. .

Vendimi

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në zonën kadastrale 3204, fshati Rrakull, njësia administrative Synej, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë, nga shoqëria “SELECT ENERGY”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
  2. a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “SELECT ENERGY”, sh.p.k.;
  3. b) NIPT/NUIS: M22415014G;
  4. c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;

ç) Kapaciteti i instaluar: 95 MË;

  1. d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
  2. dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: në zonën kadastrale 3204, fshati Rrakull, njësia administrative Synej, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë;
  3. e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;

  1. f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;
  2. g) Shoqëria “SELECT ENERGY”, sh.p.k., ka detyrimin që:
  3. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj), pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, informacion mbi ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
  4. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;

iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “SELECT ENERGY”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;

  1. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
  2. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “SELECT ENERGY”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.

Kompania e krijuar në vitin 2022

“SELECT ENERGY”, sh.p.k. është regjistruar në vitin 2022 nga zotëruesi i “Sigal-it”, Avni Ponari dhe nga pronari i Kazinosë “Taiwan”, Besnik Sulaj. Lidhjet klienteliste janë të qarta me kryeministrin Edi Rama, ndërsa Belinda Balluku në këtë rast, thjesht ka mundësuar letrat e projektit. Kuptohet pse këmbëngul Rama ta mbajë në detyrë Ballukun, edhe pas kërkesës së SPAK: dikush duhet t’i firmosë këto dreq propozimesh për koncesione!

Gijotina.com/  

Aksidenti në urën e Spatharit, 3 personat dolën në pjesën poshtë urës, njëri i plagosur rëndë –

By: 27
28 January 2026 at 17:41

Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksidentin e ndodhur në urën e Spatharit, në aksin rrugor Shkodër–Vau i Dejës, ku një automjet përfundoi në ujë.

Sipas informacioneve, në mjet ndodheshin tre persona, të cilët kanë arritur të dalin vetë nga automjeti menjëherë pas rënies në ujë. Ata kanë qëndruar për disa minuta poshtë urës, të kapur pas mbajtëseve plastike, deri në mbërritjen e ndihmës.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar kalimtarë të rastit, si edhe efektivë të policisë, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga lumi. Dy prej personave ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa personi i tretë ka pësuar dëmtime serioze dhe po merr ndihmë mjekësore.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

gijotina.com/

Dënimi me burg, Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim çështjen e Ervin Salianjit –

By: 27
28 January 2026 at 17:31

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim mbi bazë dokumentesh ankimimin e ish-deputetit Ervin Salianji, i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve gjyqësore të dhëna për dënimin e tij.

Sipas vendimit, çështja do të shqyrtohet në themel mbi aktet e depozituara, pa zhvillimin e seancës dëgjimore publike, në këtë fazë të procesit.

Ervin Salianji u lirua nga qelia më 8 korrik, pasi vuajti rreth 9 muaj burg. Me dënimin me 1 vit heqje lirie, Salianji humbi mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai ishte zgjedhur deputet në zgjedhjet parlamentare të viteve 2017 dhe 2021, duke përfaqësuar dy legjislatura radhazi në Kuvend.

gijotina.com/

Dënimi me burg, Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrti çështjen e Ervin Salianjit –

By: 27
28 January 2026 at 17:29

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim mbi bazë dokumentesh ankimimin e ish-deputetit Ervin Salianji, i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve gjyqësore të dhëna për dënimin e tij.

Sipas vendimit, çështja do të shqyrtohet në themel mbi aktet e depozituara, pa zhvillimin e seancës dëgjimore publike, në këtë fazë të procesit.

Ervin Salianji u lirua nga qelia më 8 korrik, pasi vuajti rreth 9 muaj burg. Me dënimin me 1 vit heqje lirie, Salianji humbi mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai ishte zgjedhur deputet në zgjedhjet parlamentare të viteve 2017 dhe 2021, duke përfaqësuar dy legjislatura radhazi në Kuvend.

gijotina.com/

Rama bllokoi SPAK-un për Ballukun –

By: 27
28 January 2026 at 15:59

Nga Strasburgu, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama se ‘bllokoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku’.

Nga salla e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, kryedemokrati e quajti akt antikushtetues ‘bllokimin e kërkesës së SPAK’.

Fjala e plotë:

Këtu, nga salla e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, dënoj me forcën më të madhe aktin puçist, antikushtetues të Ramaduros dhe veglave të tij, Peleshit të parlamentit, të cilët në një vendim jashtë çdo lloji dhe kushtetute bllokoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për arrestimin e kryehajdutes së vendit, Lubi Ballukut, vetëm e vetëm se aferat e saj janë të pandashme me aferat e Ramaduros.

Me këtë akt, Edi Rama fakton para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se ai është padrinoja, jo vetëm i narkoshtetit por dhe i sistemit kleptokratik që ka vendosur në Shqipëri.

Me këtë akt, ai u thotë shqiptarëve se ne ju kemi vjedhur dhe do të vazhdojmë t’ju vjedhim.

Por ky vendim është një kushtrim i madh për qytetarët shqiptarë, revoltën, zemërimin e tyre, të ngrihen në revoltë dhe zemërim për të larguar një minutë e më parë këtë organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama, nga pushteti.

Shqiptarët në këtë betejë kanë me vete, kanë mbështetje, kanë aleatë të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe mbarë qytetarët e lirë në Europë dhe në botë, të cilët shohin tashmë qartë tek narkodiktatori i Tiranës një kopje siameze të Noriegës apo Maduros së Venezuelës.

gijotina.com/

Shkelësi i parë është një makinë policie –

By: 27
28 January 2026 at 15:13

Ndryshimet më të fundit në Kodin Penal parashikojnë dënim deri në 6 muaj burg për parkimin dysh.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar në Facebook një video ku tregon se shkelësi i parë i ligjit është një makinë policie.

“Sot, në orën 03:00 të mëngjesit, Kuvendi votoi ndryshimet në Kodin Penal..

Mes tyre është edhe kriminalizimi i parkimit dysh, i cili tashmë konsiderohet kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg.

Ky ndëshkim zbatohet vetëm në rastet kur parkimi dysh pengon lëvizjen e mjeteve të shërbimeve jetike, si: ambulanca; zjarrfikësja; policia”, shkruan deputeti i PS, krahas videos.

Aksioni i IKMT lë dhjetëra familje në rrugë! Qytetarët e Durrësit: Nuk dimë ku të fusim kokën

By: 27
28 January 2026 at 15:09

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit  për prishjen e banesave me qëllim zgjerimin e kanalit të ujërave të larta, ka vijuar. Në lagjen numër 14 të Durrësit ky aksion ka hasur rezistencën e banorëve, të cilët kërkojnë një zgjidhje për situatën e tyre.

“Kemi mbetur në mes të katër rrugëve,” thonë banorët, duke shtuar se temperaturat e ulëta të dimrit po i detyrojnë të qëndrojnë në kushte të papranueshme. Ismail Jakupi, banor i lagjes numër 14, tregon se ata kanë kërkuar nga bashkia që të ndërpritet aksioni dhe të shqyrtohet mundësia e ofrimit të një zgjidhjeje për këto familje. “Ne kërkojmë një zgjidhje të drejtë, pasi jemi në një situatë shumë të vështirë,” tha Jakupi.

Banorët janë drejtuar me kërkesë në bashki për ndërprerjen e aksionit dhe për të gjetur një zgjidhje për familjet që preken nga ky proces. Ata shprehen të shqetësuar pasi janë detyruar të kalojnë natën jashtë në kushte të vështira. Nga ana tjetër, bashkia e Durrësit ka kthyer një përgjigje për banorët, duke theksuar se aksioni i IKMT-së nuk mund të ndërpritet, pasi ka për qëllim sigurimin e infrastrukturës dhe mbrojtjen nga përmbytjet.

Sipas bashkisë, afati dhjetë ditor i parashikuar për procesin e legalizimit nuk ka përfunduar ende, dhe si pasojë, familjet do të duhet të presin për ndihmë të mëtejshme, duke lënë familjet pa mundësi strehimi dhe pa një zgjidhje të menjëhershme.

The post Aksioni i IKMT lë dhjetëra familje në rrugë! Qytetarët e Durrësit: Nuk dimë ku të fusim kokën appeared first on 27.

Pasi e shpopulloi vendin, Rama hyn në negociata me Indonezinë për punëtorë –

By: 27
28 January 2026 at 14:37

Qeveria shqiptare po zhvillon negociata me qeverinë e Indonezisë për të importuar punëtorë nga vendi aziatik.

Lajmin e ka bërë me dije, zëvendësministrja indoneziane e Mbrojtjes së Punëtorëve Migrantë, Christina Aryani, e cila sipas mediave të huaja ka deklaruar se, Indonezia po përgatit një Memorandum të veçantë Mirëkuptimi me Shqipërinë për punësimin e emigrantëve.

Sipas saj, negociatat me Shqipërinë duhet të përfshijnë dispozita më të rrepta, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e punëtorëve migrantë.

“Për Shqipërinë, ne po shtyjmë përpara një Memorandum Mirëkuptimi më të ngurtë, pasi ndjeshmëria ndaj çështjeve të mbrojtjes së punëtorëve migrantë nuk ka qenë optimale. Disa raste që përfshijnë punëtorë indonezianë nuk u raportuan në mënyrë proaktive, duke kërkuar që ambasada të ndërhyjë drejtpërdrejt”, shpjegoi ajo.

Po i njëjti Memoradum do të përgatiet edhe me Bullgarinë, thotë Aryani. Sipas saj, Memorandumet e Mirëkuptimit janë thelbësore për të siguruar vendosjen e sigurt, të rregullt dhe të mbrojtur të punëtorëve migrantë indonezianë, duke përfshirë uljen e kostove të vendosjes dhe sigurimin që kushtet e punës përputhen me marrëveshjet kontraktuale.

Ndërkohë lidhur me bisedimet e këtij Memoradumi, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e qeverisë shqiptare.

Protesta e radhës e opozitës, deputeti Xhaferri zbulon skenarin: Do e zaptojmë Bulevardin dhe nuk do e lëshojmë më!

By: 27
28 January 2026 at 14:01

 

Partia Demokratike po përgatitet për një format të ri protestash, të cilat pritet të jenë të vazhdueshme dhe më intensive.

Deputeti demokrat Besart Xhaferri, deklaroi se brenda kësaj jave Kryesia e PD-së do të vendosë datën e radhës së protestës.

Xhaferri tha se opozita do të dalë në rrugë me një strategji të re proteste, ku synimi kryesor do të jetë zaptimi i Bulevardit. “Do të shkojmë drejt protestave të vazhdueshme. Bulevardi do të zaptohet dhe nuk do të lirohet më,” u shpreh ai.

Ai theksoi se protestat nuk do të jenë më sporadike, por të organizuara në mënyrë të tillë që të krijojnë presion të vazhdueshëm politik. “Do të dalim me një format tjetër. Duhet zaptuar Bulevardi dhe do të gjendet çdo mënyrë logjistike për ta realizuar këtë,” deklaroi Xhaferri.

Sipas tij, zaptimi i Bulevardit është çështje kohe. “Shumë shpejt, po, do të zaptohet Bulevardi,” tha ai, duke lënë të kuptohet se përgatitjet janë në fazën përfundimtare.

Ende nuk ka një datë zyrtare për protestën e radhës, por vendimi pritet të merret në ditët në vijim nga strukturat drejtuese të Partisë Demokratike.

The post Protesta e radhës e opozitës, deputeti Xhaferri zbulon skenarin: Do e zaptojmë Bulevardin dhe nuk do e lëshojmë më! appeared first on 27.

Nëse Nano do të dorëhiqej… –

By: 27
28 January 2026 at 13:39

Ish-presidenti Ilir Meta, ka bërë një reagim lidhur me çështjet e ndodhura në 12 shtator dhe 14 shtator të 1998.

Meta ka kujtuar dy ngjarje që sipas tij nuk duhet të ndodhnin. Në qëndrimin e tij Meta thotë se vrasja e Azem Hajdarit ishte një ngjarje e paralajmëruar dhe se duhet të ishte parandaluar.

“Vrasja e tij nuk ishte produkt i një konflikti “tropojanësh”, por e qëndisur me kujdes nga duar të padukshme dhe mjeshtërore që shfrytëzuan persona të caktuar, për të arritur objektivat e tyre”, shprehet Meta.

Më tej Meta thekson se paraditen e 13 shtatorit “shpërtheu një llavë revolte e militantëve të PD drejt Kryeministrisë dhe se në mbrëmje kryeministri i atëhershëm Fatos Nano bëri një mbledhje në zyrën e tij, ku bëri edhe vlerësimin e rrezikshmërisë së lartë të situatës.

REAGIMI I METËS:

Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më 12 Shtator, por edhe më 14 Shtator 1998. Ndodhën dy ngjarje që nuk duhej të ndodhnin, por të kushtëzuara nga njëra-tjetra (shkak-pasojë), vrasja e Azem Hajdarit ishte një ngjarje e paralajmëruar që duhej të ishte parandaluar. Vrasja e tij nuk ishte produkt i një konflikti “tropojanësh”, por e qëndisur me kujdes nga duar të padukshme dhe mjeshtërore që shfrytëzuan persona të caktuar, për të arritur objektivat e tyre. Më duhet të theksoj, se personi më i painteresuar të ndodhte një gjë e tillë, ishte Fatos Nano.

Por përmasat e kësaj vrasje, vendi ku ndodhi, mosndalimi i automjeteve dhe fakti se disa prej tyre ishin drejtues policie, vetvetiu do të bënin si përgjegjës politik për këtë vrasje, Kryeministrin dhe jo Ministrin e Brendshëm që ishte më shumë figurë teknike nga një parti aleate. Por, midis 12 dhe 14 Shtatorit qëndron 13 Shtatori, i cili ishte i rëndësishëm për t’i lidhur dy ngjarjet. Paraditen e 13 Shtatorit, shpërthen një llavë revolte e militantëve të Partisë Demokratike drejt Kryeministrisë, duke paralajmëruar kështu “tsunamin” për ditën tjetër. Në mbrëmje, Kryeministri Nano, na bëri një mbledhje në zyrën e tij, ku merrnin pjesë disa anëtarë të Qeverisë dhe të Kryesisë së Partisë Socialiste.

Pasi bëri një vlerësim të rrezikshmërisë së lartë të situatës dhe potencialit të paparashikueshëm e destabilizues për të nesërmen, ai na njohu me një takim që kishte patur me dy nga ambasadorët më të rëndësishëm në Presidencë për situatën. Një prej tyre i kishte sugjeruar të jepte dorëheqjen me qëllim ç’tensionimin e situatës, pasi ngjarja e ndodhur ishte shumë e rëndë.

“Dakord, – u kishte thënë Nano, “po kujt t’ja le Qeverinë?”

Kur Fatosi përmendi një emër që i kishin sugjeruar, të gjithë ata që mezi prisnin t’i zinin vendin, brofën në këmbë dhe thanë, në asnjë mënyrë, e kështu Nano iu bind këtij qëndrimi. Se cili ishte emri nuk ka rëndësi, se në çdo rast do ishte Partia Socialiste që do të zgjidhte Kryeministrin pasues. Por u humb një mundësi e madhe për të shmangur 14 Shtatorin e pasojat e tij dhe për këtë ishte përgjegjësia e të gjithë ne atë mbrëmje, që nuk gjykuam më thellë dhe nuk parashikuam pasojat. Do të kishte qenë shumë më mirë për vendin, por edhe vetë Nanon, që të jepte dorëheqjen atë mbrëmje dhe jo disa ditë më vonë.

Kur unë u bëra Kryeministër një vit më vonë, në Tetor 1999, çështja Hajdari ishte “patatja më e nxehtë” që kërkonte drejtim. Interesi dhe presioni ndërkombëtar për këtë çështje ishte i fortë dhe konstant. Po kështu edhe presioni i brendshëm nga opozita. Menjëherë bëra takim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe grupin e pesë prokurorëve të çështjes Hajdari që drejtohej nga Haxhi Giu, nëse unë nuk gaboj. Qëllimi i takimit ishte nxitja e tyre për zbardhjen e plotë të cështjes dhe sa më shpejt, pasi çështja Hajdari ishte një kosto shumë e rëndë për shtetin dhe Qeverinë socialiste. Po kështu, dëgjova të gjitha kërkesat e tyre pikë për pikë edhe ato personale. Interesante është se një nga Prokurorët e çështjes, përmes një këshilltarit tim, më kërkoi një takim konfidencial. Gjatë takimit ai më bëri një pyetje të çuditshme, se a e kisha seriozisht kërkesën për zbardhjen e plotë të çështjes apo thjesht se ashtu më duhej të flisja.

Natyrisht që u bind se sa e domosdoshme ishte zbardhja e shpejtë e çështjes, pasi po vriteshin disa nga autorët dhe dëshmitarët e çështjes. Në të njëjtën kohë nisën të shpikeshin disa skandale kundër Ministrit të Mbrojtjes, Hajdaraga dhe Ministrit të Financave, Anastas Angjeli, që njiheshin si miqtë e mi të afërt në atë kohë. Madje arritën deri atje sa të nxirrnin një gjeneral në media, me uniformë, të sulmonte Ministrin. E gjitha ishte një presion i orkestruar kundër meje, që të mos shtyja përpara hetimet për vrasjen e Hajdarit. Atëherë përgjigjia ime ishte ballore, në një mbledhje të Qeverisë, të hapur për mediat, ku deklarova se ne do të gjejmë jo vetëm vrasësit e Azem Hajdarit, por edhe vrasësit e vrasësve të tij. Më vonë u informova për vendndodhjen e Jaho Salihit, një prej të akuzuarve kryesorë.

U dhashë ultimatum personave përgjegjës, se nëse atij i ndodhte gjë dhe brenda 48 orësh nuk i dorëzohej drejtësisë, do t’i bëja përgjegjës publikisht. Fatmirësisht, nuk pati surpriza dhe arrestimi, le të themi, shkoi sipas parashikimit. Ky ishte moment i rëndësishëm jo vetëm për mbylljen e çështjes Hajdari, por edhe për të shkarkuar një pjesë të përgjegjësisë shtetërore për atë që ndodhi në 12 Shtator dhe që duhej të ishte parandaluar. Qëllimi i këtij shkrimi është jo vetëm për të thënë disa të vërteta, sot në kohën e gënjeshtrave, por mbi të gjitha për të theksuar se edhe 12 Shtatori e 14 Shtatori 1998, por edhe 21 Janari 2011, mund dhe duhej të parandaloheshin. Dhe meqënëse fjala gjeopolitikë këto kohë mbizotëron, nuk duhet të harrojmë se në fund të vitit 2010, kishte nisur edhe Pranvera Arabe.

Besmir Beja emërohet drejtori i ri i Doganave, Gazheli i Doganave bëhet zv.ministër Mjedisi –

By: 27
28 January 2026 at 13:27

Besmir Beja është emëruar drejtor i ri i Doganave pas dorëheqjes së Gent Gazhelit. Beja ka qenë më herët sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, ku është emëruar që nga muaji gusht i vitit 2024.

Ndërsa Gent Gazheli do të jetë zëvendës-ministër i Mjedisit.

Lëvizja vjen në një moment kur raportohet se Gazheli mund të jetë nën hetim nga SPAK. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ky institucion.

Gazheli u emërua në krye të administratës doganore në vitin 2020, duke drejtuar një nga institucionet kyçe të mbledhjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe të kontrollit të kufijve për mallrat. Gjatë mandatit të tij, Doganat kanë qenë shpesh në qendër të debatit publik për shkak të çështjeve që lidhen me kontrabandën, akcizat dhe performancën e të ardhurave.

Ja e vërteta mbi ngjarjen tragjike të 21 Janarit –

By: 27
28 January 2026 at 13:21

Ish-presidenti dhe kreu i PL-së, Ilir Meta, ka publikuar nga burgu një reagim të gjatë, ku sjell versionin e tij për ngjarjet e 21 Janarit 2011, duke i cilësuar ato si të parapërgatitura dhe jo si reagim spontan ndaj videos së publikuar më 11 janar të atij viti.

Në videon në fjalë që solli dhe reagimet dhe protestën e dhunshme, shfaqej Meta dhe Dritan Prifti ku flisnin për shifrën e majme prej 700 mijë euro. Në deklaratën e tij, Meta shprehet se heshtja e njerëzve me integritet ndihmon, sipas tij, “falsifikatorët e historisë” dhe akuzon ish-drejtues institucionesh, politikanë dhe analistë për përhapje gënjeshtrash dhe standarde të dyfishta morale.

Sipas Metës, protesta e 21 Janarit nuk ishte pasojë e menjëhershme e publikimit të videos, por ishte planifikuar muaj më parë. Ai pretendon se kishte informacion paraprak për përgatitjen e një “revolte të dhunshme”, përfshirë rekrutimin e elementëve kriminalë për përplasje me policinë.

REAGIMI I METËS PËR 21 JANARIN:

Kur njerëzit me integritet nuk i thonë të vërtetat, veçse ndihmojnë falsifikatorët e historisë të legjitimojnë gënjeshtrat e tyre. Jo vetëm kaq, por edhe detyrohen të dëgjojnë leksione për “standarde morali” nga njerëz që me moral kuptojnë vetëm borderonë ku paguhen (në të bardhë apo të zezë).

Akoma më keq kur dëgjon gënjeshtra nga ish-drejtues institucionesh që mbajnë përgjegjësi për veprimet apo mashtrimet kur ishin në detyra shtetërore apo qeveritare. Dëgjova edhe një gazetar të njohur se kur atëherë për 700 mijë euro u bë nami në 21 Janar, tani duhet të bëhet hataja kur flitet me dhjetëra milionë euro, etj. (Kjo është përmbledhje sintetike e imja)

Nëse populli vërtet do ishte revoltuar për atë montazh të stërprovuar më 11 Janar do kishte dalë që atë natë në rrugë (siç ka ndodhur në Hungari e vende të tjera). Ja maksimumi ditën tjetër. Por 21 Janari ndodh vetëm 10 ditë pas publikimit. Ndërkohë përgatitjen për 21 Janarin kishin nisur muaj më parë.

Pas një viti në krye të Ministrisë së Jashtme, pasi kishim përmbyllur me sukses çështje madhore si vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, si edhe liberalizimi i vizave pas takimit vendimtar të Sarajevës, por edhe pas zmbrapsjes së Projekt-Rezolutës së Serbisë në OKB kundër vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ramë dakord me Kryeministrin Berisha, për të bërë rokadë brenda 2 ministrive që drejtonte Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI).

Arsyeja kryesore ishte jo vetëm se unë i kisha përmbushur objektivat kryesorë në MPJ, por edhe se e kisha të pamundur të drejtoja në mënyrë efektive LSI-në, ndërkohë që po afronin zgjedhjet vendore.

Në një vit kisha kaluar gati 170 ditë jashtë shtetit. Këtë vendim ia komunikova edhe zotërisë me të cilin do bëja rokadën. Edhe pse i palumtur ai i mirëkuptoi argumentat e mia. Por çuditërisht pasdite më mbërrijnë nja 2 sms të tij, ku më thoshte se nuk ishte dakord me këtë rokadë dhe se duhej ta vlerësoja edhe njëherë këtë ide se përndryshe ai kishte përgjime me mua. Kaq mjaftoi që ai të “shkarkohej” pa u propozuar.

Këto mesazhe të tij ia kalova forward Kryeministrit Berisha dhe i bëra të qartë që ky nuk mund të ishte Ministër i Jashtëm dhe i propozova Z. Edmond Haxhinasto, më një përvojë të çmuar diplomatike.

Kështu që shantazhi u shpërblye me shkarkim dhe jo me “negociata”. Disa javë më vonë shantazhisti bëri të penduarin duke më kërkuar falje në celular dhe po kështu edhe takim i cili u zhvillua te “Piazza”. Pasi kërkoi falje për “nxitimin” më solli një ofertë “fantastike” nga Edi Rama. Thelbi i ofertës ishte që unë të bëhesha Kryeministër dhe ta bënim Qeverinë sipas dëshirës tonë dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të na mbështese pa kushte.

“O shoku, – e pyeta, “unë si do jem Kryeministër me 4 deputetë?”

Unë kisha mbi 60 deputetë si Kryeministër dhe u largova vetë se nuk mund të pranoja kushtet e pakicës parlamentare të Fatos Nanos.

Në fund, shantazhisti më tha se nëse unë bëhesha Kryeministër ai nuk do t’i nxirrte përgjimet.

Kuptohet që këtu biseda mbaroi “me sukses” sepse “i penduari” u bë recidivist.

Pak ditë më vonë një pronar mediash që ishte mik i përbashkët më kërkoi takim urgjent te “Rogneri”.

Kujtova se kishte ndonjë hall të tij, por ai kishte merakun tim.

Më tregoi një foto ku isha unë me shantazhistin në zyrën e këtij të fundit.

“Çfarë urgjence ka kjo?”, – e pyeta unë.

“Ma tha ai, – më tha pronari i medias, “dhe do e publikojë përgjimin nëse nuk e pranon propozimin”.

“Faleminderit prej teje, – i thashë, “por i thuaj atij të publikojë ç’të dojë dhe kur të dojë”.

Natyrisht shantazhisti duke menduar se unë e merrja për bllof kërcënimin e tij më kishte çuar lajmësin për të më treguar “provën” se nuk bënte bllofin. Por si njeri i përgjegjshëm që e di shumë mirë se çfarë firmos, por edhe se çfarë them në çdo rrethanë, isha shumë i qetë dhe i sigurt se asgjë implikuese nuk mund të kishte në bisedat e mia.

Për të gjitha këto, natyrisht kam informuar Kryeministrin Berisha. Ndërkohë kisha marrë masat për zëvendësimin e tij si deputet, me deputet të Partisë Socialiste, në kohën që ai do të “dezertonte” nga shumica jonë. Po kështu, gjatë Dhjetorit 2010 dhe fillim Janarit 2011, gati 90% të kohës e kalova në krye të Komitetit Qeveritar për Emergjencën për shkak të përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë.

Natyrisht edhe për shkak të lidhjeve të mia personale edhe me deputetë e funksionarë të Partisë Socialiste në këto dy zona, u informova për porositë që kishin marrë për të përgatitur njerëzit, që të bëheshin gati për një revoltë të paparë, sepse do plaste një superskandal në media në fillim të Janarit.

Kështu, që montazhi i 11 Janarit nuk ishte aspak i papritur për mua dhe disa të tjerë. Menjëherë në 12 Janar, në mëngjes, i nis një shkresë zyrtare Kryetares së Kuvendit, ku e njoftoja se hiqja dorë nga imuniteti im. Pas këtij veprimi, dola në konferencë shtypi në Ministrinë e Ekonomisë, ku bëra publik heqjen dorë nga imuniteti si deputet dhe e ftoja Prokurorinë të hetonte rastin dhe po kështu iu përgjigja çdo pyetje të gazetarëve.

Ndërkohë, ditën tjetër, më 13 Janar, pranova ftesën e gazetarit të njohur, Blendi Fevziu, për të dalë në “arenë” me një panel analistësh që do i zgjidhte ai.

Pas një debati të flaktë dhe të pakompromis, pyetjes se a do jepja dorëheqje iu përgjigja se unë kam hequr dorë nga imuniteti dhe kjo mjafton.

Por ditën tjetër, sapo gdhiu dita, një i panjohur trokiti të më sillte një porosi nga jashtë, nga një mik i jashtëzakonshëm dhe shumë i informuar.

Porosia ishte se duhet të japësh sa më parë dorëheqjen dhe ti nuk duhet të jesh në zyrë (Ministri) kur të vriten njerëz, sepse situata është më e rënduar se ç’e mendon ti.

Duke patur besim absolut në integritetin dhe dashamirësinë e porosi-dërguesit, shkova menjëherë në zyrë dhe përgatitja dorëheqjen e parevokueshme nga Zv/Kryeministër dhe Ministër i Ekonomisë dhe shkova të takoja Kryeministrin Berisha për t’i bërë të ditur vendimin e ri, si domosdoshmëri për të lehtësuar pozitën e Qeverisë, si edhe për të sfumuar sa të mundej alibinë e gjak-kërkuesve.

Po kështu, i paraqita propozimin për zëvendësuesit e mi, nga postet e Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë dhe nga ajo ditë (pra një javë para 21 Janarit) nuk shkela më në atë ministri.

Po atë ditë, në mesdrekë, Asambleja e Partisë Socialiste shpalli 21 Janarin, si ditën e protestës dhe qametit.

Ndërkohë pak ditë para 21 Janarit, i panjohuri, u rishfaq, për të sjellë të dhëna të reja dhe një porosi të re për mua.

Të dhënat e reja ishin se situata po rëndohej pasi organizatorët po rekrutonin shumë elementë kriminalë në terren për 21 Janarin.

Po kështu, porosia e mikut nga jashtë ishte se më 21 Janar, unë nuk duhet të qëndroja në shtëpi pasi banesa mund të sulmohej nga elementë kriminalë.

Përgjigjia ime ishte falenderuese për mikun tim, për kujdesin e tij, por i thashë se nga zyra ika se nuk është e imja, por nga shtëpia nuk mund të largohem.

Pas kësaj, më 18 Janar kam bërë konferencë shtypi në selinë e LSI-së ku kam paralajmëruar Edi Ramën për të hequr dorë nga rekrutimi i elementëve kriminalë për të nxitur dhunë dhe gjakderdhje.

Të shqetësuar për mosvlerësimin e duhur të organizmit të “nëndheshëm” të protestës nga autoritetet ligjzbatuese në 20 Janar, i kemi dërguar një letër informuese Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të dhënat më shqetësuese që kishim ne si LSI.

Fatkeqësisht, dhuna nuk u parandalua në kohën e duhur edhe pse për ditë të tëra në televizione bëhej thirrje e hapur për dhunë dhe viktima.

Nuk ishin socialistët (anëtarët dhe simpatizantët) që sulmuan me dhunë (gura, hunj, etj) Kryeministrinë.

Socialistët ishin te ura e Lanës dhe përtej.

Por ishin të rekrutuarit dhe të importuarit që për 3-4 orë sulmuan pa rreshtur policinë derisa u konfrontuan me Gardën.

Parandalimi i elementëve kriminalë përpara mitingut, nuk kishte funksionuar.

As marrja e masave për shpërndarjen paqësore të demonstruesve.

Nuk është detyra ime të hetoj se përse nuk u parandalua një gjakderdhje e paralajmëruar me kohë.

Madje kjo duhej të hetohej në kohë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Por gjurmët e organizatorëve atëherë ishin shumë të freskëta dhe u duhej dhënë kohë për t’i “pastruar”.

Por, le t’i kthehemi disa të vërtetave, me video-montazhin që u përdor si alibi për të thirrur protestën.

Së pari, as një agjensi zyrtare e SHBA, Britanisë së Madhe etj, nuk pranoi të bëjë ekspertizën e videos, sepse e dinin më mirë se sa ne se çfarë ishte.

Së dyti, çuditërisht në vend që Prokuroria ta çonte videon te një ekspert audio, e çoi te një ekspert privat kompjuterash (pra video).

Ndërkohë, aty nuk ishte problem te video, pra se kush ishin dy personat.

Problemi i vetëm dhe kryesor ishte vërtetësia e bisedës të shoqëruar me titra dhe nëpërmjet edhe montimeve të bëra.

Pra, rastësisht eksperti amerikan, gjatë kërkimit të tij në orën e dorëzuar nga “denoncuesi i korrupsionit”, gjeti plot video të tjera të tij, të cilat ai i kishte bërë “delete” duke menduar se ishin zhdukur përgjithmonë.

Rekuperimi i tyre, përveç se ekspozonte plot politikanë, biznesmenë dhe gazetarë të përgjuar, jo vetëm në zyra, por edhe në shtëpi, evidentoi edhe një video ku dukeshin vërtet me sy 80 mijë euro që zotëria i merrte nga Zv/Ministri i tij në shtëpi.

Për këtë, Prokuroria u detyrua formalisht të niste një hetim, meqënëse eksperti amerikan ja kishte dërguar me procesverbal këtë rast.

Por te askush nuk e përmend dhe mirë bëjnë (b)analistët.

Le të vazhdojmë me hetimin tim.

Në mënyrë të qëllimshme, Prokuroria, shkelte vazhdimisht procedurat e hetimit duke shpresuar se unë do të kërkoja mbyllje me procedurë të çështjes në gjykatë.

Edhe pse ne kërkuam dhe insistuam që ekspertët tanë të ishin të pranishëm në çdo ekspertim që do përzgjidhte Prokuroria, kjo nuk ndodhi kurrë qëllimisht.

Çuditërisht, Prokurori që u caktua të drejtojë çështjen time, në periudhën e zbatimit të Reformës në Drejtësi, në kuadër të verifikimit të figurës, u shpall nga Autoriteti i Dosjeve, si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Por Gjykata më pas deklaroi se kishte qenë një person tjetër dhe kështu, zotëria u bë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që pagëzoi edhe Prokurorët e parë të SPAK-ut.

Tani le të kalojmë te Gjykata dhe vendimi i saj.

Dëgjojmë (b)analistë që thonë se Meta e dorëzoi imunitetin pasi kishte garanci te drejtësia, etj.

Dua t’ju siguroj se në jetën time nuk kam emëruar kurrë ndonjë prokuror apo gjykatës.

Së dyti, nëse unë apo Z. Berisha, do kishim kaq ndikim te drejtësia, përse do të zgjidhnim relator të çështjes Z. Dvorani, i cili dihet se është shumë militant partie edhe pse i njeh mirë ligjet?

Ja pra që ndërhyrje nuk mund të kishte.

Po kështu, unë mund të kisha kërkuar përjashtimin e Z. Dvorani nga relator dhe anëtar i trupës gjykuese, pasi ai kishte lidhje shumë të afërta me personin që më përgjoi mua.

Por unë nuk e bëra kurrë këtë.

Po kështu, nuk kërkova që çështja të mbyllej për shkak të shkeljes së procedurave nga Prokuroria, por i shkuam gjykimit me themel, deri në fund.

Rezultati, siç dihet, ishte 5 – 0.

Edhe vet relatori i çështjes, Z. Dvorani, votoi për pafajësinë time, si katër kolegët e tjerë.

Por për të “ngushëlluar” shokët e partisë bëri një shënim, se për kaq sa kemi parë dhe hetuar, është i pafajshëm, por mirë do ishte që të zgjasnin hetimet.

Pra nga dy vjet hetime, të vazhdonte pa mbarim, aq sa i duhej “Partisë”.

Me gjithë presionin që kishte nga njerëzit e Partisë Socialiste, Z. Dvorani, nuk votoi siç donin ata, në mënyrë që të kishte një votë kundër, të cilën socialistët do ta trumbetonin kudo, brenda e jashtë vendit, si vendim i “pakicës të pakorruptuar”, e përralla të tjera si këto.

Ndërkohë paralelisht, zotëria që më kishte përgjuar mua, ishte zhytur në telashe të mëdha, sepse i kishin dalë jashtë kontrollit videot e pafundme që i kishte bërë vetes me të tjerë.

Një njeri i papërgjegjshëm që rrinte afër meje në ato kohë, kishte vendosur një gjobë të rëndë duke përdorur një foto spekulative.

Përsëri, miku i përbashkët, që më solli foton në “Rogner”, më kërkoi takim urgjent në emër të tij.

Pa asnjë dëshirë, por për shkak se doja të dija të vërtetën, meqënëse ishte përmendur emri im nga gjobvënësi, i prita të dy, në një ekspozitë pikturash atë kohë, në Gjirin e Lalzit.

Pasi kërkoi falje për keqpërdorimin e përgjimit të tij nga Edi Rama për 21 Janarin, më sqaroi edhe rrethanat e gjobvënies nga ish–mbështetësi im, bazuar mbi një foto spekulative.

“Qetësohu, – i thashë, “se është si fotoja që më dërgove ti me këtë mikun e përbashkët në Rogner”.

“Asnjë lekë nuk je i detyruar t’i paguash askujt, – i thashë, “por video-montazhin tënd e paguan katër të pafajshëm me jetën e tyre”.

Operacion i koordinuar! Strategji për të bllokuar SPAK-un –

By: 27
28 January 2026 at 12:51

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka reaguar në lidhje me zvarritjen e procesit të Belinda Ballukut, për të cilën as Gjykata Kushtetuese as Këshilli i Mandateve nuk ka dhënë ende vendim.

Në një postim në rrjete sociale, PD ka ngritur akuza se ky është sipas tyre një operacion i mirëorganizuar politik, nën urdhërat e Edi Ramës.

Sipas PD, kjo është një strategji për të bllokuar SPAK-un, i cili ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e numrit dy të qeverisë Rama.

“Zvarritja e çështjes Balluku, si në Parlament ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, nuk është rastësi, por një operacion i koordinuar politik për të bllokuar SPAK-un dhe për të mbrojtur korrupsionin në majë të pushtetit. Mazhoranca socialiste dhe Edi Rama kanë zgjedhur zvarritjen si mekanizëm mbrojtës për Belinda Ballukun. Të njëjtën strategji ka ndjekur edhe Gjykata Kushtetuese, e cila dje shtyu pa afat vendimmarrjen për të pandehurën Belinda Balluku.

Sot, Kuvendi i Shqipërisë ka vijuar të njëjtën linjë: është shtyrë, pa asnjë arsye të ligjshme, mbledhja e Këshillit të Mandateve, me justifikimin se duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse masa e re e sigurisë që kërkon SPAK ndaj Ballukut nuk ka asnjë lidhje me çështjen e pezullimit nga detyra. Si shtyrja nga Gjykata Kushtetuese, ashtu edhe shtyrja nga Kuvendi janë hallka të të njëjtit zinxhir mbrojtës, i komanduar politikisht nga Edi Rama.

Për shkak se ka marrë një vendim pezullimi të vendimit të GJKKO-së, Gjykata Kushtetuese ka detyrimin ligjor të shqyrtojë këtë çështje me përparësi dhe të konkludojë me një vendimmarrje që zhbllokon veprimtarinë hetimore të SPAK. Çdo vonesë është shërbim i drejtpërdrejtë për Edi Ramën, për të blerë kohë kundër drejtësisë, dhe për të pandehurën Balluku, për prishje provash, intimidim dëshmitarësh dhe vijim të aferave korruptive me vlerë miliona euro”,- thuhet në reagim.

Nuk shkohet në Europë me çizme të baltosura dhe brekë të grisura –

By: 27
28 January 2026 at 12:45

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ironizoi socialistët në Komisionin  për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku po diskutohet për programin e financimit Interreg Europe për bashkëpunimin ndërajonal.

Korreshi theksoi se 3.6 milionë eurot e parashikuara do të përfundojnë si milionat për blerjen e çokollatave nga AKSHI dhe fondet IPARD, që u ngrinë për shkak të abuzimeve. Ai tha se nuk mund të shkohet në Evropë me çizme me baltë apo me brekë të grisura. Në replikë, foli Toni Gogu.

Pjesë nga diskutimi:

Saimir Korreshi: Na thoni një sukses kaq të madh që ne të opozitës nuk na ka ardhur. E dyta thoni financimin 3.6 milionë euro. Do të përfundojnë si ato 10 milionë eurot për çokollatat e AKSHI, këto financimet e BE, si ato fondet e IPARD, apo darkat e drekat e Ilir Beqaj që u bllokuan. Ka garanci Europa se do të venë në destinacion. Kjo pika e tretë është që nuk tha për të rrujt lekët, firmosëm edhe Ipardin ne, por ngecën rrugës. Këto 3.6 dhe e fundit fare Ulsi që të të mos vonoj ty se je edhe pa gjumë, është ekonomia e gjelbër. Ke dëgjuar ndonjë fshatar për të marrë ndonjë panel diellor, nuk po flasim për këto fotovoltaikët e mëdha, ama më gjeni një katunar që çon projektet dhe paska marrë këto ekonomi të gjelbër dhe foto voltaikët. Nuk ngeli oligark, dreq e bir toka të vjedhura në Fier.

Toni Gogu: E mirëkuptoj parodizimin dhe ironizimin që ju i bëni situatës dhe them e mirëkuptoj sepse duke qenë se kemi bashkëudhëtar së bashku në politikë por në anë të ndryshme të korridorit, e nisët seriozisht me ish kryetarin e partisë tuaj ku e trajtonit me seriozitet integrimin evropian. Por atë që ju anatemuat dhe e shikonit si pengesë politike në integrim, sot e keni kryetar dhe situata është bërë tragjikomike për ju, dhe nuk ka ilaç tjetër dhe duhet me e marr me gallatë. Të bëhesh pjesë e programit më të madh zhvillimor në Evropë me 27 vendet e BE, mendoj se është sukses. Ka një ditë të parë ku ti shkon dhe janë 38 përfitues shqiptarë me 3.7 milionë euro që mund të duken shumë pak për kapacitetet që ka ai program por ka një fillim t një historie që e kemi nisur herët dhe po intensifikohet.

Saimir Korreshi: Nuk e di Toni se Lushnja ishte 4 orë pa drita mbrëmë. Më mori plaka se kishte ftohtë. Dëgjo o Toni dëgjo. Kishte mbushur një bidon me ujë të ngrohtë se kishte të ftohtë. E do të hysh në Evropë? Po ti ke kanal pa pastruar në të gjithë Myzeqenë, do të hysh në Evropë. Po me ça do hysh, me çizme me baltë apo me brekë të grisura? Ne që na thua euroskeptik, duket sikur jemi me shkollë nate, euroskeptiku ka mbaru para 25 vitesh në Romë. Dhe dje na folët, ore ne po e zbulojmë sot Italinë apo qysh? Ku ia gjeti modelin e flokëve, që i qethi Taulanti ai kryetari që the ti. Atë që tha Toni, kishte pirë dy ditë me atë kryetarin tonë se ka fillu punë në Amerikë. Ai iku, i lau pjatat. Po ideja është se ky i juaji kur do t’i lajë pjatat. Ky i juaji kaloi nga Europa në Izrael. Mos kaloni nga Evropa në Izrael. Përpara se ta bësh këtë ligjin, nuk ka lidhje kjo. Nuk po na çoni ju në Europë. Kanë ngelur edhe këta të shkretët, edhe xhajat në pension se nuk po venë dot në Evropë.

Në fakt ai është bastard komunist –

By: 27
28 January 2026 at 12:13

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas deklaratave të Ramës gjatë fjalës së tij në parlamentin izraelit kur foli për përkatësinë e tij fetare

Në tekstin që shoqëron videon me deklaratat kontradiktore te Ramës ai shkruan se është thjesht një ‘bastard komunist’.

Mesazhi:

“Jam mysliman”, “nuk jam mysliman”… “jam katolik”, … ortodoks. Në fakt është bastard komunist.

Jam mysliman, nuk jam mysliman, në fakt ai është bastard komunist –

By: 27
28 January 2026 at 12:05

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas deklaratave të Ramës gjatë fjalës së tij në parlamentin izraelit kur foli për përkatësinë e tij fetare

Në tekstin që shoqëron videon me deklaratat kontradiktore te Ramës ai shkruan se është thjesht një ‘bastard komunist’.

Mesazhi:

“Jam mysliman”, “nuk jam mysliman”… “jam katolik”, … ortodoks. Në fakt është bastard komunist.

Rama mbetet kreu i hajdutërisë, 28 deputetë përfaqësojnë kartelet e drogës –

By: 27
28 January 2026 at 11:35

Kryedemokrati, Sali Berisha ka deklaruar këtë të mërkurë nga Strasburgu se Shqipëria është kthyer në një karko shtet dhe kjo sipas tij për shkak të Edi Ramës.

Në takimin e përvitshëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Berisha u shpreh se Rama ka kapur drejtësinë dhe nuk lejon arrestimin e Belinda Ballukut e cila akuzohet për afera miliona euro dhe SPAK kërkon ta arrestojë.

Berisha u ndal edhe të zgjedhjet, teksa u shpreh se 14 Maji ishtë sipas tij një farsë zgjedhore.

“Faleminderit, zonja Kryetare.

Mendoj se çështja e zgjedhjeve në krizë, por edhe jashtë krizës, ka si pyetje më themelore këtë: a kemi zgjedhje apo një farsë zgjedhore. Zgjedhjet i shërbejnë shtetit të së drejtës; farsa zgjedhore ka efektin e kundërt.

Unë dënoj fuqishëm ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vendeve të tjera, por jam këtu gjithashtu për të denoncuar dy faktorë të tjerë madhorë që mund t’i shkatërrojnë zgjedhjet. Njëri prej tyre është shteti-parti ose partia-shtet, ashtu siç u tha këtu nga vëzhguesit, se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan në klimën e një partie-shtet.

Problemi i dytë madhor është narko-shteti. Narko-shteti është një gjendje në të cilën droga dhe krimi shndërrohen në vota, dhe votat më pas shndërrohen në krime. 28 deputetë kanë hyrë në parlament të mbështetur nga kartelet më të fuqishëm të drogës. Pas kësaj, atyre iu dhanë 450 leje për hotele, motele, ndërtime dhe resorte turistike. Më pas, mandatet e tyre u përdorën për të bllokuar tërësisht Prokurorinë.

Prokuroria kërkoi arrestimin dhe heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres. Edi Rama; Kryeministri, i quajtur Ramaduro i Madh, e bllokoi iniciativën e Prokurorisë dhe nuk po e lejon. Pse? Sepse në çdo tre rreshta të këtij dosjeje gjendet emri i tij.

E njëjta gjë po ndodh me AKSHI-n, Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë. Të gjitha të dhënat po eksportohen te bandat kriminale dhe banditët,” tha Berisha.

❌
❌