Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 February 202627.al

Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë! –

By: 27
7 February 2026 at 17:58

Kreu i PD-së Sali Berisha në foltoren e radhës në Kamëz akuzoi qeverinë se ka dhunuar votën dhe vullnetin e lirë të qytetarëve.

Ai tha se pas Enver Hoxhës, armiku më i egër i votës së lirë ka kthyer procesin zgjedhor në një “farsë elektorale” dhe ka krijuar një “treg të zi” të votës, duke përdorur metoda anti-demokratike dhe anti-kushtetuese për të plaçkitur votën e qytetarëve.

Berisha theksoi se qytetarët kanë derdhur “lumenj djersë” në fushata elektorale, por sipas tij, e gjithë pushteti është përqendruar në duart e një personi, duke shkelur të drejtën e votës së lirë.

Berisha: Duke dhunuar votën tuaj, vullnetin tuaj të lirë njëlloj si në rastin e pushtimeve, gjithë pushteti u përqëndrua në duart e një njeriu. Keni derdhur lumenj djerse në fushata elektorale, por armiku më i egër i votës së lirë pas Enver Hoxhës, ka shndërrua procesin zgjedhor në farsë elektorale. Ka krijuar në fushatë elektorale tregun më të zi, tregun e votës. Tregu i vullnetit. Ka përdorur të gjitha metodat anti demokratike, anti kushtetuese, për të plaçkitur votën e qytetarëve.

SPAK tani mund te… –

By: 27
7 February 2026 at 17:21

Gazetarja Klodiana Lala ishte pasditen e sotme në “Kjo Javë” ku dha më shumë detaje mbi lënien në fuqi të vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Gazetarja shpjegoi se vendimi i GJKKO u rrëzua me votim 4 me 4, duke rikthyer pezullimin nga funksionet deri në vendimin e Apelit.

Lala theksoi se SPAK ka të drejtë të kërkojë në gjykatë pezullimin e çdo ministri, kryeministri apo presidenti, pa pasur nevojë për autorizim të Kuvendit për masa si pezullimi nga detyra.

Klodiana Lala: GJK ka arritur një vendimmarrje 4 me 4. Që një vendim i GJK të konsiderohet i marrë duhet të plotësojë kuorumin. Minimalisht Rama duhet të merret 5 vota në favor të tij. Ose që të rrëzohet, duhet të votonin 5 apo 6. Në momentin që nuk arrihet kuoromi, kërkesa konsiderohet e rrëzuar. GJK me 4 me 4 rrëzoi kërkesën dhe riktheu pezullimin nga funksionet. Nuk mund të ushtrojë funksionin e zv.kryeministres dhe ministres derisa të shprehet Apeli i GJKKO.

Zoti Rama kërkonte interpretim të dispozitës kushtetuese. Thoshte se ministri nuk pezullohet pasi gëzon atribute si deputeti i kuvendit. Duhet shkuar me kërkesë në Kuvend nga ana e SPAK. Kryetarja e GJK, SB> SB. MS, janë të qëndrimit që Balluku nuk pezullohet pasi SPAK duhet të kërkojë autorizim nga Kuvendi dhe të kërkojë heqjen imunitetin. GJK nuk e ka konsideruar anti-kushtetues vendimin e GJKKO u jep mundësinë SPAK në çdo rast të drejtohet gjykatës dhe të kërkojë pezullimin e çdo ministri. Nëse kryeministri presidenti apo çdo funksionar tjetër, do preferoja që GJK duhet të japë përgjigje përfundimtare.

Nuk e kemi të prerë. Do kemi nesër në vendimin e arsyetuar. SPAK ka mundësinë dhe e shfrytëzon momentin nëse po hetohet një ministër apo një zyrtar mund të kërkojë Gjykatës pezullimin nga funksionet. 4 që votuan kundër se autorizimi në Kuvend duhet kërkuar për arrestin në shtëpi, kontrollin personal. Për masat e tjera si ndalim i daljes jashtë vendit, pezullimin nga detyra nuk është e nevojshme.

Fund tragjik! Ish-Mbretëresha e Bukurisë humb jetën papritur në ngjarjen e rëndë –

By: 27
7 February 2026 at 17:07

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në High Wycombe, Angli, ku 21-vjeçarja Elisha Skinner, e kurorëzuar Miss Faversham 2022, humbi jetën pasi makina e saj u rrokullis dhe e përplasi ndaj murit të ndërtesës së konviktit të Universitetit të Ri Buckinghamshire.

Elisha po shkarkonte sendet e saj nga makina kur ndodhi aksidenti. Familja bëri të ditur se ajo arriti të telefononte 999, ndërsa shërbimet e emergjencës mbërritën brenda pak minutash. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor dhe shoqeve të saj të dhomës, 21-vjeçarja ndërroi jetë në spital më 8 janar.

Funerali i saj të premten të kaluar tërhoqi mbi 200 pjesëmarrës, duke përfshirë miq dhe familjarë. Arkivoli u transportua me kalë dhe karrocë pranë shkollës së saj të vjetër, Abacisë, dhe të pranishmit u ftuan të vishnin kravata rozë, ngjyra e preferuar e Elishës.

Një hetim për vdekjen e saj është hapur në Gjykatën e Mjekëve Ligjorë në Beaconsfield, ku u konfirmua se makina e parkuar e kishte shtyrë atë drejt ndërtesës së konviktit. Hetimi i plotë pritet të mbahet më 23 qershor/SOT

Pastronazhistet bejne reagimin e papritur per Belinda Ballukun –

By: 27
7 February 2026 at 16:57

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për heqjen e pezullimit nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Në një vendim pa vendim, pra me 4 vota pro dhe 4 kundër kërkesës së Ramës, kërkesa e këtij të fundit ra automatikisht pas barazimit në votim. Por duket se për PS-në e Fierit, organizata që drejtohet nga Balluku, pezullimi i saj vetëm sa ia shton shkëlqimin.

Dega e PS në qarkun Fier, e drejtuar nga vetë Balluku, ka reagua menjëherë me një postim mbështetës në rrjetet sociale ku shpalli se “asgjë s’e ndal”. As ligji, as Gjykata Kushtetuese, as logjika institucionale.

Ironia bëhet edhe më e trashë po të kujtojmë se herën e parë, PS e Fierit festoi për Ballukun me fishekzjarre kur Kushtetuesja i hoqi pezullimin, tani që u rikthye pezullimi, patronazhistët e Belindës në Fier kanë inkurajuar shefen me fjalët: “ Vazhdo të shkëlqesh, sepse je burim frymëzimi”.

“Millosheviçi i ka thënë Baton Haxhiut në Hagë që ti je i yni, ai ishte agjenti personal i…” (VIDEO) –

By: 27
7 February 2026 at 16:51

Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se analisti Baton Haxhiu ka qenë i lidhur me strukturat e ish-regjimit serb dhe se vetë Sllobodan Millosheviçi, sipas tij, e ka quajtur Haxhiun “të vetin” gjatë një takimi në Hagë.

Duke komentuar qëndrimet e fundit të Haxhiut për veprimet e SPAK, Berisha e cilësoi atë si pjesë të një misioni politik në mbrojtje të kryeministrit Edi Rama dhe të marrëdhënieve të tij me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Pjesë nga bashkë bisedimi:

Pyetje: Në një shkrim të sotëm, Baton Haxhiu thoshte në këtë vend tani prokurori është më i fortë se kryeministri. Duke komentuar vendimet e SPAK, Haxhiu duket ka ndryshuar qëndrim, pasi kur bëhej fjalë për goditjen e opozitës, ai ishte pro SPAK, kurse tani për Ramën, ai i ka dalë kundër. Si i cilësoni këto qëndrime?

Sali Berisha: Tani, në qoftë se i keni harruar, po rikujtoj se Haxhiut i ka thënë në sy, në Hagë, Sllobodan Millosheviçi që ti je nash, ti je i yni. Haxhiu ka qenë agjent personal i shefit të zbulimit Stanishiç, të zbulimit të ish-Jugosllavisë.
Dhe këtu ai është ndërmjetësi i vëllazërisë së Edi Ramës me Aleksandër Vuçiç.
Është njeriu që mori pjesë në takimin me katër sy, dhe dy ishin të Danjollit të Sherkës, personazhit të Rexhep Qosjes, ishin të Batonit ato dy sytë e tjerë aty.
Ndaj dhe këta mos prit ndonjëherë që ky soj njerëzish, ata janë në mision tërësisht në mburojë të Edi Ramës.
Prandaj dhe duhet t’i shumëzojmë me zero.

VIDEO/ Katër fitore radhazi në kampionat, Mançester Junajtid shkëlqen me “timonerin”… –

By: 27
7 February 2026 at 16:47

Mançester Junajtid vazhdoi serinë e shkëlqyer të fitoreve nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Majkëll Kerrik, duke e çuar në katër ndeshje radhazi, pas triumfit 2-0 ndaj Totenhem në “Old Trafford”. Kjo humbje i shton edhe më shumë presionin trajnerit Tomas Frank tashmë të vënë në vështirësi.

Miqtë mbetëm me 10 lojtarë në minutën e 29-të pas daljes me karton të kuq të Romeros, teksa Mbeuemo në minutën e 38-të zhbllokoi sfidën. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1 me 0. Për golin e sigurisë mendoi Fernandez në minutën e 81-të.

Ky triumf e ngjit në vendin e katërt skuadrën e Kerrik, me 44 pikë në 25 ndeshje

Ndërkohë, seria pa fitore e Totenhemit u zgjat në tetë ndeshje (4 barazime, 4 humbje), duke i lënë “Spurs” në vendin e 14-të dhe potencialisht vetëm gjashtë pikë larg zonës së rënies. Duelin e radhës Junajtid do e luajë në trasnfertë ndaj Uest Hemit, ndërsa Totenhemi pret Njukastëllin.

Berisha amniston ish anëtarët e Byrosë Politike, përballë ministrave hajdutë të Ramës –

By: 27
7 February 2026 at 16:43

Sali Berisha, që vetëmburret si njeriu që përmbysi komunizmin në Shqipëri ka bërë bërë sot një krahasim të guximshëm mes vjedhjeve që bën pushteti i sotëm i Ramës dhe atyre për të cilat u akuzuan ish udhëheqësit e diktaturës gjysëmshekullore të vendit.

Duke i akuzuar anëtarët e Byrosë Politike për regjimin e egër të burgosjeve dhe persekutimeve që imponuan, ai i ka amnistuar ata në raport me vjedhjen e pasurive të qytetarëve të tyre. “Abuzimet e anëtarëve të byrosë politikë gjatë 45 vjetëve, nuk bëhen bashkë as sa vetëm gjysma e pasurive që kanë grabitur drejtorët e 5D në bashkinë e Tiranës”, tha ai gjatë një bisede online pyetje përgjigje me mbështetësit e tij.

Në fakt, nuk ka asnjë dyshim se bijtë e rilindur të baballarëve kultivuan në ndryshim nga të parët e tyre vesin e hajdutërisë që k si qëllim plaçkitjen e pasurive të këtij vendi.

Por çudi shkakton fakti se edhe lideri i një lëvizje antikomuniste, si Berisha i sheh shumë më të ndershëm ish udhëheqësit e djeshëm komunistë në raport me bandën e rilindasve të sotëm.

Rama, barrikadë për Ballukun! Tjetër shuplakë nga Brukseli, rrezikohet integrimi –

By: 27
7 February 2026 at 16:41

Mbrojtja që Edi Rama i ka bërë të pandehurës Belinda Balluku tashmë nuk është vetëm një cështje e brendshme politikë në Shqipëri, por ka mbërritur prej kohësh edhe në Bruksel e kancelaritë europiane të cilat monitorojnë vendin tonë në rrugën e integrimit.

Ndërsa të hënën kryeministri Edi Rama do të udhëtojë në Bruksel për t’u takuar me presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, ky takim vjen në një moment kur Shqipëria s’ka mundur ende të marrë Raportin e vlerësimit të standarteve për reformimin e gjyqësorit për kapitujt 23 e 23 i quajtur IBAR. Pa miratimin e këtij raporti nga shtetet anëtare nuk mund të nisë proçesi i mbylljes së grupkapitujve, i tha një burim diplomatik Lapsi.al.

Në mbledhjet e deritanishme në nivel ambasadorësh ka patur kërkesa për prova konkrete zyrtarësh të lartë të dënuar me vendime përfundimtare dhe sekuestrime të pasurive të tyre. Pra, qartësisht BE pret shembuj konkret të luftës kundër korrupsionit, por me kthesën e papritur që është bërë ndaj aferës së Belinda Ballukut, Edi Rama tashmë shihet me dyshim në Evropë.

Nëse SPAK dhe Gjykata e Posacme pengohen më tej në dosjen “Balluku”, integrimi drejt BE-së është në një pikëpyetje të madhe dhe nuk është cudi të kthehemi në pikën zero. Me metodologjinë e re të negociatave, mundet që një shtet anëtar i BE-së në këto rrethana të kërkojë rikthimin e tyre në pikën fillestare. Kapitujt 23-24 mbi gjyqësorin u hapën të parët dhe mbyllen të fundit.

Afera Balluku dhe rezistenca frontale që Rama po i bën gjyqësorit për ta lëshuar numrin dy të qeverisë së tij, është disktuar gjerësisht edhe në takimin e Grupit të Punës për Zgjerim mes diplomatëve europianë. Ndonëse ka qenë takim me diskrecion të plotë, sic ka mësuar Lapsi.al komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos, ka thyer rregullin dhe ka kontaktuar kryeministrin Edi Rama për ta vënë në dijeni për klimën e rëndë të diskutimeve.

Kos i ka përcjellë Ramës qëndrimet aspak të qeta nga përfaqësues të vendeve kyçe si Gjermania, Franca dhe Holanda kryesisht për çështjen e SPAK ndaj zv.kryeministres së pandehur Belinda Balluku e cila megjithëse përballet nga akuza dhe është kapur në përgjime kompromentuese vazhdon të mbahet në detyre.

Ndonëse fuqia lobuese e Edi Ramës njihet në Evropë, duket se përplasja e tij me SPAK për të mbrojtur Belinda Ballukun konsiderohet një vijë e kuqe në Bruksel dhe nëse nuk ka një kthesë nga kreu i qeverisë shqiptare, procesi i integrimit në BE mund të stopojë menjëherë. Ky do të ishte edhe një dështim i madh për vetë Bashkimin Europian që ka mbështetur politikën e zgjerimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mbetet për t’u parë se si do të lëvizin gjërat prej të hënës kur Rama do të bisedojë në Bruksel me Antonio Costa. Zhvillim i ri në këtë përplasje është tashmë edhe vendimi i mbrëmshëm i Gjykatës Kushtetuese, e cila la në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut teksa topi është në dorën e Kuvendit për t’i hequr apo jo imunitetin politik krahut të djathtë të Edi Ramës. /Lapsi.al

E tmerrshme në Vlorë, humb jetën 4-vjeçari, dalin dyshimet e para, mendohet se… –

By: 27
7 February 2026 at 16:13

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar në qytetin e Vlorë, ku një fëmijë vetëm 4 vjeç ka humbur jetën në rrethana që mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri është paraqitur në spitalin e Vlorës pa shenja jete. Mjekët kanë kryer menjëherë këqyrjen fillestare, nga e cila nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera trupore që mund të lidhen me një akt kriminal.

Burime mjekësore bëjnë me dije se, në fazën paraprake të hetimeve, dyshohet që fëmija të ketë ndërruar jetë si pasojë e një reaksioni të fortë alergjik, i cili mendohet se është shkaktuar nga konsumimi i mjaltit. Megjithatë, ky mbetet vetëm një dyshim fillestar dhe nuk është ende i konfirmuar zyrtarisht.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore dhe ato hetimore kanë nisur ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes së 4-vjeçarit. Rezultatet e këtyre analizave pritet të hedhin dritë mbi rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë, që ka tronditur familjen dhe opinionin publik.

Vendimi i fundit për Brojën, trajneri i Bërnlit befason sulmuesin e Kombëtares –

By: 27
7 February 2026 at 16:07

Futbollisti i Kombëtares kuqezi, Armando Broja e nis nga stoli ndeshjen Bërnli-Uest Hem në Premier Ligë. Edhe pse pritej titullar, sulmuesi sërish mbetet në stol. Kështu 24-vjeçari humb vendin e titullarit prej ndeshjes me Totenhemin ku u kritikua për rastet e shpërdoruara.

Rikujtojmë që përballja me Uest Hemin është një duel mbijetese pasi skuadrat pozicionohen në vendin e 18 dhe 19 në kampionatin anglez.

FORMACIONET ZYRTARE

Na thërret në protestë më 10 shkurt, por ai është…. –

By: 27
7 February 2026 at 15:33

Banorët e zonës së Rrjoll kanë bllokuar sërish punimet për ndërtimin e resortit turistik që po zhvillohet në këtë territor, duke vijuar protestën e tyre për të gjashtën ditë radhazi. Ata shprehen të vendosur për të mos lejuar vijimin e punimeve, të cilat sipas tyre cenojnë tokën, mjedisin dhe interesin e komunitetit vendas.

Prej disa ditësh, protestuesit kanë drejtuar edhe një thirrje publike ndaj kreut të Partia Demokratike, Sali Berisha, duke shprehur hapur pakënaqësinë për mungesën e mbështetjes nga ana e tij. Banorët thonë se janë ftuar të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për të martën, më 10 shkurt, por ndërkohë Berisha nuk ka reaguar dhe as nuk ka dërguar përfaqësues për t’i mbështetur në protestën e tyre lokale.

“Pse Sali Berisha na thërret më datë 10 kur ka interesat e veta që të bëjmë rrëmujë? Kur e sheh prej gjashtë ditësh këtë popull dhe nuk çoi asnjë përfaqësues, apo pse nuk erdhi vetë për të na përfaqësuar e mbështetur në grevën tonë, në tokën tonë? A mos vallë ka dorë edhe Sali Berisha në këtë mes? I lutemi, mos na thirr kur ke interesat e tua, por na mbështet edhe në interesat tona”, shprehet një prej protestuesve.

Edhe banorë të tjerë deklarojnë se protestat nuk do të ndalen dhe se punimet do të bllokohen çdo ditë. “Çfarë kemi mbetur këtu jemi, çfarë do të vijë do ta shohim. Kjo protestë nuk do të mbyllet as sot dhe as pas një muaji. I bëjmë thirrje shtetit që t’i nxjerrë këto dokumente dhe t’i vërë në dukje”, theksojnë ata.

Edhe gjatë ditës së gjashtë, punimet në kantier u ndërprenë përkohësisht, ndërsa banorët shprehen të vendosur për të mos lejuar vijimin e projektit. Deri më tani është hapur vetëm rruga drejt kantierit të ndërtimit, por vendasit paralajmërojnë se në momentin që do të preket zona e plazhit apo pylli përreth, protestat do të përshkallëzohen dhe do të jenë edhe më të ashpra.

10 shkurti është dita e guximit qytetar, deri në rrëzimin e kësaj organizate kriminale –

By: 27
7 February 2026 at 15:01

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, deklaroi se 10 shkurti është dita e guximit, dita e besimit tek e ardhmja dhe tek rrëzim i kësaj organizate krimina. Kreydemokrati bëri thirrje që qytetarët të bashkohen, të betuar me 10 shkurt, duke vazhduar kryengritjen paqësore deri në rrëzimin e kësaj qeverie.

“Unë ju falënderoj shumë për pyetjet. Shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të gjithë shqiptarëve sepse konstatoj se në këtë situatë kritike që po kalon vendi, ndjeshmëria, zemërimi dhe përgjegjësia juaj po bëhen gjithnjë e më e madhe, gjithnjë e më të vendosur për ti dalë zot këtij vendi, për të përmbushur këtë mision, mision që do të shpëtojë kombin shqiptar nga kjo organizatë kriminale.

Historia është e pamëshirë. Edi Rama largoi nga Shqipëria nga viti 2014-2023, 1 milionë e 99 mijë qytetarë vetëm në hapësirën e Shengenit. Po të llogarisësh dhe të tjerë, shkon në 45% të popullatës. Vitin e kaluar nga Shqipëria u larguan 420% më shumë të rinj se nga Serbia dhe vende të tjera.

Ndaj dhe 10 shkurti është dita e guximit tuaj. Është dita e dinjitetit tuaj. Dita e shpresës dhe besimit tuaj tek vetja, familja dhe e ardhmja. Të gjithë bashkohemi, të betuar me 10 shkurt se do të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore deri në rrëzimin e kësaj organizate kriminale. Faleminderit!” tha Berisha.

Gjirokastër/ Absurdi me shitjen e biletave, turistët duhet të paguajnë dy herë hyrjen në kala –

By: 27
7 February 2026 at 14:35

Një anomali e padëgjuar ndodh në Kalanë e Gjirokastrës, ku turistët vendas dhe të huaj, duhet të paguajnë dy bileta të ndryshme për të vizituar sitin historik. Bileta e parë paguhet për hyrjen në kala, ndërsa e dyta paguhet për të vizituar muzuen e armëve, i cili funksionon si institucion më vete. Kjo anomali pranohet dhe nga drejtues të trashëgimisë kulturore në Gjirokastër, të cilët tregojnë se te turistët nuk pritet mirë.

Turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë kalanë e Argjiros në Gjirokastër përballen me pagesën e dy biletave, për shkak të ndarjes administrative brenda saj. Bileta e parë paguhet për hyrjen si monument kulture  e ndërsa e dyta për muzeun e armëve, i cili funksionin si institucion më vete edhe pse ndodhet brenda territorit të kalasë.  Kjo mënyrë organizimi dhe tarifimi e bën vizitën në kala më të kushtueshme për turistët vendas dhe të huaj, të cilët shpesh e perceptojnë kalanë si një terësi e vetme historike.

Ardis Duka, drejtor pranë institucionit përgjegjës të trashëgimisë kulturore Gjirokastër, pranon problematikën administrative që ekziston prej vitesh dhe që lë një shije negative tek vizitorët. Ai thekson se mes ministrisë dhe bashkisë, duhet të gjendet një zgjidhje ligjore për sa i përket unifikimit të çmimit të biletës.

Pavarësisht këtyre problematikave, Kalaja e Argjiros vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për turistet vendas dhe të huaj, duke ruajtur interes të lartë falë vlerave historike, kulturore dhe panoramës unike që ofron mbi qytetin e Gjirokastrës.

 

E rëndë në Vlorë/ 4-vjeçari dërgohet pa shenja jete në spital, mister rrethanat e humbjes së jetës –

By: 27
7 February 2026 at 13:59

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të shtunë, në qytetin e Vlorës.

Një fëmijë 4-vjeçar është dërguar në spitalin e qytetit pa shenja jete. Sipas raportimeve familja e 4-vjeçarit e cila jeton në Palasë, e ka dërguar me urgjencë deri në Orikum dhe prej aty, ambulanca e Orikumit e ka marrë pa shenja jete.

Sipas informacioneve nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndërsa thuhet se fëmija ka qenë për një javë me simptoma temperature, të vjella e diarre.

Mësohet se aktualisht spitali po zhvillon ekzaminime mjeko-ligjore, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për rastin.

Kushtetuesja pezulloi Ballukun, ‘shpërthen festa’ në burgun e Durrësit ku po qëndron Veliaj –

By: 27
7 February 2026 at 13:53

Gjykata Kushtetuese vendosi mbrëmjen e djeshme mos pranimin e kërkesës së kryeministrit Edi Rama për shpalljen anti-kushtetuese të masës së pezullimit nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Pas shpalljes së vendimit, që doli nga votimi 4:4 i anëtarëve të Kushtetueses, në oborrin para paraburgimit të Durrësit janë hedhur fishekzjarre.

Kujtojmë se në paraburgimin e Durrësit ndodhen kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe ish- ministri Ilir Beqaj.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi një ditë më parë ankimin e Ramës, për pezullimin e Ballukut, duke lënë lë fuqi vendimin e GJKKO-së. Tashmë Balluku gëzon vetëm mandatin e deputetes, por SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e saj.

Në vrazhdën e këtyre zhvillimeve mbetet për tu parë nëse Këshilli i Mandateve do ti heqë Ballukut imunitetin dhe do ti hapë rrugë SPAK-ut për arrestimin e saj.

Bela, ty asgjë nuk të ndal! –

By: 27
7 February 2026 at 13:35

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për të hequr pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Vendim i qartë, zyrtar dhe i prerë. Por duket se në Fier, vendimet e Kushtetueses janë thjeshtë në letër.

PS dega e qarkut Fier, e drejtuar nga vetë Balluku, reagoi menjëherë me një postim mbështetës ku deklaron se “asgjë s’e ndal”. Me sa duket, as vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa drejtësia flet me vendime, partia flet me slogane. Një gjykatë pezullon, një postim motivues çpezullon. E thjeshtë fare.

Ironia? Reagimi vjen nga një strukturë që drejtohet pikërisht nga personi i pezulluar. Vetë-mbështetje institucionale, versioni politik.

Në fund, realiteti mbetet i njëjtë: pezullimi qëndron. Por në rrjete sociale, Balluku rezulton “e pandalshme”. Sepse kur ligji s’të favorizon, gjithmonë ka një status që të ngre moralin.

Kushtetuesja e rrëzoi, reagon PS Fier: Bela, asnjë sfidë stë ndal

 

Kreu tradhti të lartë duke kapur flamurin e zi të Ramës –

By: 27
7 February 2026 at 12:55

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar emërimin e Dashnor Sulës në postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm.

Në një lidhje live në rrjete sociale, Berisha e ka cilësuar Sulën si tradhtar, pasi mori postin e propozuar nga qeveria.

Sipas Berishës, Sula kapi “flamurin e zi” të Ramës, duke tradhëtuar sipas tij qytetarët që për 12 vjet e kanë mbështetur me gjithë gabimet qe mund të ketë bërë.

“Nëse tradhtia ndaj atdheut ndihet e larë, edhe tradhtia ndaj idealeve më të shenjta të demokracisë, nuk ka pse të mos quhet tradhti e lartë. Është absolutisht e njëjta gjë në doktrinë.

Të tradhtosh ti ata të cilët burra dhe gra fisnikë kanë 12 vjet që s’të kthejnë shpinën, por të mbështesin me gjithë gabimet, por të mbështesin si shpresë për ta dhe të dalësh në kohën më të zezë të Ramës dhe të kapësh flamurin e zi të Ramës ke kryer aktin më të lartë të tradhtisë”, tha Berisha, duke shtuar “e kuptoni vetë se çfarë mollë e kalbur ka qenë”, u shpreh Berisha.

Rama kërkoi të bënte’ grusht shteti’ me Ballukun, Kushtetuesja e hodhi në koshin e plehrave –

By: 27
7 February 2026 at 12:45

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila la në fuqi pezullimin e zv.kryeministres Belinda Ballukut. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Lideri i opozitës theksoi se Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë në koshin e plehrave një kërkesë, që siç tha ai ishte baras me një “gusht shteti”.

Ndër të tjera Kryedemokrati tha se, Rama në mënyrën më të papërgjegjshme më antikushtetuese, më antiligjore vendosi të përdorë GJK si mburojë të vjedhjeve të tij.

Pas 9 orësh, të ndryrë në një sallë, Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim për të pranuar kërkesën e Edi Ramës. Në këtë kuadër, unë vlerësoj qëndrimin e atyre gjykatësve, të cilët me guximin e tyre rrëzuan një kërkesë që ishte baras me grusht shteti kundër shqiptarëve. Natyrisht gjykata ka mëkatin e madh sepse i dha Lubi Ballukut mbi 2 muaj kohë të fabrikojë dhe të falsifikojë çdo dokument. Por siç thotë fjala, më mirë vonë se kurrë. Me atë ndarje katër me katër, të paktën vendimi, kërkesa e Edi Ramës nuk u miratua dhe përfundoi në kosh të plehrave.

Në fakt bashkë me Edi Ramën sepse ajo nuk kishte të bënte me Lubi Ballukun, ajo kishte të bënte me pezullimin e Edi Ramës nga detyra. Dhe ai donte të krijonte një mur nga gjykata. Ky është një moment që dëshmon se populli opozitar duhet të shumëfishojë energjitë dhe forcat në këtë betejë gjer në largimin e Edi Ramës nga pushteti. Asnjë shqiptar nuk duhet të pranojë kurrë që për pasurimin me plaçkitje të Edi Ramës, familjes së tij, Lubi Ballukut dhe të tjerëve, të shkelmohet e ardhmja evropiane e fëmijëve tanë, e ardhmja evropiane e jonë.

Ju rikujtoj se pavarësisht nga reagimet që ka pasur, pavarësisht nga kritikat që mund të jenë bërë nga lobingjet e Edi Ramës apo të tjerë, por kemi paralajmëruar me kohë se Shqipëria me Edi Ramën nuk plotëson në mënyrë absolute asnjë kriter përveç pozicionit të saj gjeostrategjik. Koha na dha të drejtë. Ata që i dëgjuan me skepticizëm, madje edhe me mospëlqim këto deklarata, u befasuan kur u përballën me situata shumë më të rënda se ajo që kishim parashikuar.

Ndaj dhe nxorën opsionin nuklear të papërdorur kurrë që nga themelimi i BE, disa vende, zhbërjen totale të procesit të integrimit me Shqipërinë. Por jam i bindur se ju nuk do e lejoni këtë. Jam i bindur se kryengritja paqësore e juaj, e guximtarëve shqiptarë, do të rikthejë Kushtetutën, ligjin. Do të rikthejë votën shqiptarëve, qeverinë teknike, zgjedhjet e lira, fitoren e opozitës,” tha Berisha.

SPAK duhet të hetojë Mirela Kumbaron për skandalin e mbetjeve të rrezikshme –

By: 27
7 February 2026 at 12:27

Deputetja demokrate Ina Zhupa, ka reaguar në lidhje me krimin mjedisor që doli zbuluar një vit më parë me 2800 tonë mbetjet toksike në kontejnerë që dërgoheshin drejt vendeve aziatike, për të cilin janë arrestuar rreth 33 zyrtarë.

Në një reagim në rrjete sociale, Zhupa thotë se kjo çështje përbën sipas saj një krim të rëndë mjedisor që nuk mund të mbyllet me hetime sipërfaqësore, duke kërkuar që SPAK të hetojë edhe ish-ministren e Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Sipas saj, mungesa e kontrollit nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe autorizimet për eksport në kundërshtim me ligjet kombëtare e ndërkombëtare ngrenë dyshime serioze për përgjegjësi politike dhe institucionale, duke e cilësuar këtë aferë si një krim me pasoja afatgjata për shëndetin publik dhe mjedisin, që kërkon hetim të plotë dhe të paanshëm nga SPAK.

Reagimi i plotë : 

Mirela Kumbaro duhet të hetohet nga SPAK për skandalin e mbetjeve të rrezikshme.

Hetimi për kontrabandimin e mbetjeve të rrezikshme nuk mund dhe nuk duhet të ndalet te disa kompani private apo zyrtarë të nivelit të mesëm. Faktet tregojnë qartë se kemi të bëjmë me krimin të rëndë mjedisor të konfirmuar, me pasoja afatgjata për shëndetin publik dhe mjedisin.

Mirela Kumbaro në funksionin e kohës si ministre mjedisi nuk mund të qëndrojë jashtë hetimit kur kemi të bëjmë me kontrabandë ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme.

Disa fakte të thjeshta që mund të hetoj SPAK për Mirela Kumbaron në përgjegjësitë e saj si ministre:

Kurum ka prodhuar për vite tonelata mbetjesh të rrezikshme. Nga vendimi i gjykatës është një dëshmi e një punonjësi të kompanisë Kurum i cili thotë që në 4-5 vitet e fundit, Kurumi ka prodhuar rreth 30-40 mijë tonë mbetje të rrezikshme. Ne hetojmë vetëm për 2800 tonë të kapura, pra vetëm 7 për qind.

Pyetja themelore është ku kanë përfunduar këto mbetje dhe si janë administruar?

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka licensuar dhe nuk ka monitoruar sasi gjigante mbetjesh, gjë që ka sjellë pasoja penale. Por kjo nuk është përgjegjësi individuale, por përgjegjësi institucionale dhe politike.

Shqipëria rezulton sot e paaftë për asgjësimin e këtyre mbetjeve. Si ka qenë e mundur të autorizohen eksporte dhe licenca, në shkelje të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare?

Qartësisht pyetje që duhet ti jap përgjigje SPAK duke hetuar ministrinë e mjedisit dhe ministren Mirela Kumbaro. Kjo çështje nuk mbyllet me disa masa sigurie dytësore, nga kurajo dhe profesionalizmi i dy prokurorëve të Durrësit. Sepse nuk është thjesht shkelje administrative e dorës dyte, kjo cështje krim mjedisor me pasoja kancerogjene, krim që vret ngadalë dhe heshtur.

Legjendat Flasin/ Nga rrugët e lagjes te stadiumet europiane, Alban Bushi vjen me një rrëfim pa filtra –

By: 27
7 February 2026 at 12:19

Rubrika “Legjendat flasin” sjell këtë herë rrëfimin e Alban Bushit, një prej figurave më të njohura të futbollit shqiptar, i cili rikthehet në rrugët e fëmijërisë, aty ku nisi gjithçka. Nga lojërat pa orar në lagje te stadiumet e mbushura dhe fanella kuqezi, Bushi ndan historinë e një rrugëtimi të ndërtuar me pasion, sakrificë dhe dashuri të pakushtëzuar për futbollin.

Në këtë intervistë për FSHF.org, në kuadër të rubrikës “Legjendat Flasin”, ai flet për hapat e parë me Tiranën, debutimin e paharrueshëm me gol në derbi, përvojat në kampionate të forta europiane, por edhe për emocionet e veçanta që i ka dhuruar Kombëtarja.

Një rrëfim i sinqertë që ndërthur kujtimet personale me reflektimet profesionale, duke sjellë jo vetëm historinë e një karriere të gjatë, por edhe vizionin e një legjende që vijon t’i shërbejë futbollit shqiptar, tashmë në rolin e trajnerit të Kombëtares shqiptare U-21.

Fillimet & fëmijëria

– Jemi në rrugët ku je rritur dhe në lagjen ku je formësuar. Çfare kujtimesh të rikthen ky vend sot?

Më jep shumë emocion. Sapo erdha u ndjeva shumë i emocionuar sepse këtu kam banuar. Kjo është hyrja ime, aty është shtëpia. Këtu nuk ka qenë siç është sot, ka qenë park, lulishte. Luanim të gjithë ditën futboll. Sidomos fundjavave luanim nga mëngjesi e deri në darkë. Këtu kam hedhur hapat e parë dhe kam formuar karakterin tim si futbollist. Në ekipin ku luajta, te Tirana, bënim stërvitje 1, ose 1 orë e gjysmë në ditë kurse këtu luanim 6-7 ditë me shokët. Luanim 2 kundra 2 ose 1 kundra 1, që më ka bërë të koordinohem goxha, të isha sa më mirë në mënyrën se si shprehesha në ekipin ku luaja. Kanë qenë emocione shumë të bukura. Fëmijëria është gjëja më e bukur e jetës. Këtu kemi mësuar të mos dorëzohemi, të mos mërzitemi, të qeshim, të gëzojmë, të qajmë. Por duke i bërë gjërat me shpirt dhe me dashuri për lojën që luanim.

– Nga erdhi pasioni për futbollin? Kur e kuptove se ky sport nuk ishte thjesht lojë për ty?

Pikërisht këtu. Në moshën 10-11 vjeç kuptova që e doja shumë futbollin. Kuptova gëzimin e fitores, emocionin e golit dhe aty mendova që nuk është thjesht një aktivitet, por një pjesë e pandashme e jetës time, siç edhe ka qenë.

– Nëse nuk do ishe bërë futbollist, çfarë mendon se do ishe bërë?

Më pëlqen këngëtar, ose t’i bie kitarës. E di që jam shumë larg, por më pëlqen dhe mbase me punë mund t’ia arrija. Edhe me futbollin, duke u stërvitur fort, arrita aty ku mendoj që kam bërë mirë në karrierën time.

Hapat e parë & futbolli shqiptar

– Tirana dhe debutimi me skuadrën me gol në derbin kundër Dinamos

Pjesë e Tiranës u bëra nëpërmjet shkollës. Këtu ka qenë shkolla “Shyqyri Peza”, ku unë kam bërë 8-vjeçare. Ka qenë klasë sportive. Faktikisht nguli këmbë shumë mami për të shkuar në një klasë sportive sepse ishte e vështirë. Ata zgjidhnin vetëm 10 çuna, por me disa njohje të mamit, u bëra pjesë e klasës sportive. Sot ia di për faleminderit dhe i jam mirënjohës Fusha ku jemi aktualisht sot, që ka qenë një fushë futbolli, përpara ka qenë fushë e zezë dhe ne stërviteshim 2 orë në ditë paradite. Në moshën 15-16 vjeçare kalonim më pas te pionierët e Tiranës me profesorë Maks Ndroqin dhe Bujar Lubanin. Pastaj te para të rinjtë, te të rinjtë dhe më pas tek ekipi i Tiranës. Tek ekipi i parë ka ngulur këmbë profesori i ndjerë Fatmir Frashëri, të cilit i jam mirënjohës dhe falënderues. Po ashtu edhe profesor Sulejman Memës dhe Millan Baçit sepse në një moshë shumë të re, 17 vjeç e 2-3 muaj më morën tek ekipi i parë. Ishte derbi Tirana – Dinamo, një nga ndeshjet më të mëdha të asaj kohe, me një stadium të mbushur plot e përplot. Ishte një nder shumë i madh për mua të isha në stërvitje me ta, me Agustin Kolën, me Arben Mingën etj. E shihja si të pamundur, ëndrra ime ishte e madhe për të luajtur me ta. Dhe vjen një moment, minuta 75’, ndeshja ishte 1-0 për Tiranën dhe profesor Fatmiri më thotë çohu dhe futu në ndeshje. Sa u futa në ndeshje, ka krosuar Flor Riza nga e djathta dhe unë i shënova gol Ilir Bozhiqit dhe barazuam ndeshjen. E mbaj mend si tani atë gol, ka qenë një moment shumë i bukur për mua. Unë e kisha ëndërr të rrija t’i shikoja ata, jo më të luaja dhe të shënoja gol për atë ekip. Pas golit, unë jam gëzuar shumë dhe kam vrapuar në fushë. Thjesht vrapoja nga gëzimi i golit, nuk isha në gjendje ta kuptova se çfarë kisha bërë.

Karriera jashtë vendit

– Ke luajtur në Hungari, Gjermani, Turqi, Bullgari dhe Greqi. Cila ka qene eksperienca më e veçantë dhe ku je ndjerë me i plotësuar si futbollist?

Transferimet e mia jashtë kanë qenë të vështira. Sidomos Hungaria dhe Gjermania. Ne shkuam për një miqësore që Tirana kishte me ekipin e Szeged në Hungari. Faktikisht, një i njohur i mirë i gjuhës hungareze që punonte në Ambasadën Hungareze, njihte këtë ekip dhe na çoi për të bërë një miqësore atje. Nuk ishte e lehtë që të bënim miqësore jashtë. Ikëm me autobus aty. ai i kishte sugjeruar ekipit të Szeged, Artur Maxhunin që ta blinin. Kam luajtur vetëm 20 minuta në atë ndeshje dhe kam dalë me karton të kuq. Pas ndeshjes Presidenti i tyre tha që dua atë lojtarin që doli me karton të kuq. Unë u habita në fakt sepse nuk isha përgatitur dhe nuk e besoja që do më kërkonin. Por presidenti më kishte pëlqyer për ato minuta që kisha luajtur. Ka qenë një moment shumë i vështirë dhe për mua, sepse ata ikën me autobus për në Tiranë ndërsa unë qëndrova aty. ishte një moment shumë i vështirë për mua. Kam qarë shumë sepse ishin vitet 90’, larg familjes, isha vetëm 18 vjeç. Pastaj aty nisa të ambientohesha, luajta goxha. Pothuajse një vit, por kishte momente edhe të vështira. Nga ana financiare, unë merrja një rrogë prej 200 dollarësh dhe nuk dilnin deri në fund të muajit. Është një sakrificë që mendoj se e kanë bërë të gjithë në atë kohë. Por me ëndrrën dhe qëllimin për t’u bërë një futbollist i mirë dhe për të luajtur një ditë me Kombëtaren. Nuk më ka munguar vetëbesimi, sepse më parë ne shqiptarëve na shikonin ndryshe, jo si tani. Pastaj kalova në Gjermani. Ne luajtëm përballë U-21 të Gjermanisë dhe më pas u arratisëm drejt Gjermanisë, me disa çuna të tjerë. Nuk ishte gjë e mirë nga mua sepse e lashë klubin tim në Hungari pa i lajmëruar ata, por ata nuk u ankuan. Në Gjermani u regjistrova në kapanone për azilantë dhe flinim 10-15 veta në dhomë. Ka qenë periudhë e vështirë sepse duhet ta filloja prapë nga e para. Për të kapur majat e futbollit gjerman, duhet të luaje me kategoritë më të ulëta. Unë zgjohesha shumë herët dhe stërvitesha dhe mendoja Altin Rrakllin, i cili luante në Bundesligën gjermane. Një nga lojtarët e parë shqiptarë që luante në këto nivele. Dhe thoja që derisa u bë ai që është shqiptar dhe është shoku im, pse mos të bëhem edhe unë.

– Maja e karrierës tënde ishte ne Turqi, me Trabzonspor, por edhe me Adanaspor e Istanbulspor. Çfare e beri atë periudhë kaq të veçantë?

Përpara se të shkoja në Turqi, unë isha me Litex në Bullgari. Ekipi i Litexit më bleu në Greqi asokohe dhe transferoi 16 lojtarë nga disa vende të Ballkanit. Unë shkova bashkë me Altin Haxhin dhe për dy vjet dolëm kampionë të Bullgarisë. Dola dhe golashënues me këtë ekip, fitova dy tituj kampion dhe luajtëm edhe në Champions League. Më pas më shitën tek Adanaspor. Ishte një nivel tjetër futbolli në Turqi. Një kampionat më i organizuar, më profesionist. Më pas kalova tek Istanbulspori, ku shënova 10-15 gola në kampionat dhe pas kësaj më bleu Trabzonspor, që ishte niveli më i lartë ku unë kam luajtur futboll. Megjithëse nuk bëra mirë, sepse u dëmtova dhe nuk arrita të bëja performancën time më të mirë. Por, aty ndiheshe vërtetë futbollist sepse niveli i kampionatit turk ishte vërtetë shumë i mirë. Konkurrenca ka qenë shumë e madhe. Për të hyrë në formacion, kishte 4-5 sulmues të fortë dhe duhet t’i mposhtje ata për të pasur një vend në formacion. Futbolli do sakrificë, besim. Duhet të besosh që t’ia dalësh.

– Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund janë dy ekipe që shpesh i përmend. Janë ekipet e zemrës për shkak se mbeti peng fakti që nuk luajte dot për to?

Këto dy ekipe kanë qenë të zemrës kur unë kam qenë në Gjermani. Shikoja Dortmundin dhe më pëlqente shumë. Më pëlqente të luaja me ata. Por u transferova në kampionat tjetër dhe ishte një gabim i menaxhimit tim në atë kohë. Në atë kohë vendosja vetë, nuk kisha njerëz që të më këshillonin. Dhe në një moshë të re, edhe mund të gabojë njeriu. Kurse Atletico Madrid më ka pëlqyer shumë tifozeria e tyre. Edhe te Borussia Dortmund e njëjta gjë.

Kthimi & mbyllja e karrierës

 – Në Shqipëri ke luajtur me Tiranën, Flamurtarin dhe Dinamon, por debutimin dhe mbylljen e karrierës i ke bërë me Tiranën. Sa domethënëse është kjo per ty?

 Tirana ishte, është dhe do të jetë në zemrën time gjithë jetën. Është ekipi ku unë u rrita dhe u bëra ky që jam sot. Po ashtu edhe te Flamurtari jam ndjerë shumë mirë, pavarësisht se luajta pak me këtë ekip. Edhe te Dinamo pak kohë. Por Tirana mbetet e veçantë. Aty ku e fillova doja edhe ta mbyllja faktikisht. Do t’i jem gjithë kohës mirënjohës Tiranës.

 – Pas gati dy dekadash si futbollist, a ke pengje nga karriera jote?

Pengje kam. Do të doja ta kisha menaxhuar më mirë veten, të kisha pasur një menaxher për të më këshilluar, pasi kemi vendosur vetë. Po ashtu, më vjen keq më shumë sesa peng që u dëmtova në momentin tim më të mirë kur kalova te Trabzonspor. Më blenë për shumë para, u dëmtova dhe nuk lashë gjurmë te ky ekip. Nuk arrita të isha në formën time më të mirë.

Kombëtarja

– Për çdo futbollist, Kombëtarja është maja. Çfarë përfaqëson fanella kuqezi për Alban Bushin?

Në karrierë ka shumë fanella. Por me asnjë nuk te dridhet zemra përveç se me fanellën kuqezi. Fanella kuqezi për mua ka qenë shumë e veçantë. Edhe te klubet ku unë luaja, 1-2 muaj mbrapa unë stërvitesha dhe manifestoja se si do të bëja gol me Kombëtaren. Aq e shtrenjtë dhe e madhe ishte për mua Kombëtarja. Mendoj që për çdo futbollist, të veshësh fanellën e Kombëtares, të përmbush si futbollist. Jam krenar që e kam veshur dhe e kam jetuar.

– Ke thënë: “Le të luaj njëherë me Kombëtaren dhe le të vdes.” A tregon kjo rëndësine që ka pasur Kombëtarja për ty?

Ia kam thënë Indrit Fortuzit kur stërviteshim te Tirana. Nuk isha bërë ende pjesë e Kombëtares. Tani, si më i pjekur, mendoj se ka qenë një fjalë e dalë nga zemra. Doja të isha pjesë e Kombëtares, të jepja gjithçka. Siç kam luajtur, e kam vlerësuar shumë dhe mendoj se është maja. I gjithë qëllimi për një futbollist, mendoj se duhet të jetë Kombëtarja. Secili duhet t’i vendosë objektiv vetes që të luajë me Kombëtaren. Të stërvitet sa më shumë që të bëhet pjesë e Kombëtares, siç kemi bërë të gjithë.

– Si erdhi ftesa e parë nga Kombëtarja dhe si e përjetove atë moment?

Ftesa e parë ka ardhur nga profesor Neptun Bajko, të cilit gjithashtu i jam shumë falënderues. Në atë kohë luaja te Tirana, kam qenë shumë i ri. E prisja sepse shënoja gola në kampionatin shqiptar. Jam emocionuar dhe gëzuar shumë kur mora ftesën, por edhe më shumë kur arrita të bëja edhe gol, atëherë m’u duk e pabesueshme. Në debutim shënova golin e parë. Unë prisja ftesën dhe përveç se mora ftesën, shënova edhe gol. Mendoj që kur vesh bluzën e kombëtares, nuk përfaqëson vetëm veten tënde por të gjithë shqiptarët kudo që janë. Publiku e sheh ndeshjen nga jashtë dhe ne që kemi veshur apo këta që veshin fanellën, janë përgjegjës edhe për atë që e sheh ndeshjen nga tribuna apo televizori.

– Keni pasur një brez të artë me emra si Bushi, Skela, Lala, Aliaj, Tare, Strakosha. Pse mendon se nuk arritët kurrë një fazë finale europiane?

Ne kemi pasur një ekip shumë të mirë, ka qenë një brez jashtëzakonisht i mirë. Ne mezi e prisnim që të luanim me Kombëtaren dhe kemi bërë ndeshje goxha të mira. Mendoj që po ta krahasojmë kombëtaren tonë me atë që është tani, sot janë gjërat më të organizuara. Infrastruktura është më e mirë. Ne shkonim 50 minuta me autobus larg për të bërë stërvitje, nuk kishim shumë staf, vetëm trajnerin, trajnerin e dytë dhe trajnerin e portierëve. Nëse e krahasojmë me sot, stafi përbëhet nga 15 veta. Nuk kemi qenë shumë të organizuar nga ana profesionale, sepse ashtu ishte koha. Edhe trajnerët nuk kishin shumë informacion për të parë kundërshtarët. Kurse kundërshtarët e kishin informacionin për të marrë nga ne. Ne kemi bërë ndeshje shumë të mira me Kombëtaren, kundër Gjermanisë, Norvegjisë, Greqisë. Por nuk kemi qenë të disiplinuar nga ana taktike për ta marrë atë lloj rezultati. Por ne jepnim çdo gjë nga vetja në fushë dhe kundërshtarët e mëdhenj e kishin të vështirë me ne në fushë. Na ka mundur Gjermania 4 herë, por gjithmonë në minutat e fundit dhe loja ka qenë e balancuar

– Fatkeqësisht, prindërit e tu sot nuk jetojnë më. Por kur kthehesh mbrapa, në kohën kur luaje me Kombëtaren, kush ishte më i lumtur nga ata të dy?

Po mos të kisha babin në stadium, nuk më luhej. Duhet të ishte ai, që ta shikoja dhe të luaja. Jam shumë krenar për ata sepse çdo gjë e kam bërë për ata. Që nga kontrata ime e parë e deri në moshën 37 vjeç kur jam tërhequr nga futbolli, kontratat ia kaloja prindërve. Së bashku me vëllain tim. Doja që ata të ishin të lumtur, sepse ata më bënë. Ata më kanë qëndruar pranë kur isha i vogël, ata më dhanë mundësinë për t’u bërë futbollist dhe isha shumë i gëzuar që ata të ishin të lumtur. Rrallë kanë munguar në ndeshje, më ndiqnin edhe në stërvitje edhe kur luaja jashtë vendit. Dhe për mua ishin një motiv edhe më i madh, për të luajtur për fanellën dhe prindërit e mi që fatkeqësisht sot nuk janë më, por për mua do të jenë gjithmonë në zemrën time.

– A ka një ndeshje apo një rast me Kombëtaren që e kujton ende sot dhe do të doje ta kishe ndryshuar?

Ka qenë ndeshja Norvegji – Shqipëri dhe ishim 2-0 për ne. Kishte ende edhe 10 minuta lojë. Na barazuan 2-2. Norvegjia ishte në momentin e vet më të mirë në atë kohë. Altin Lala shkaktoi një penallti, që nuk duhet ta bënte. Në atë vit ne mund të renditeshim në vendin e dytë sepse kemi mposhtur Greqinë 2-0, barazuam me Norvegjinë 2-2 në transfertë. Patëm rezultate të mira. Atë ndeshje do të doja ta përsërisja.

– Kush ka qenë ekipi apo kundërshtari më i vështirë për t’i shënuar?

Mendoj Anglia. Me Anglinë kam luajtur 2 herë. Në Tiranë ka qenë shumë i vështirë si ekip, pavarësisht se na kanë mposhtur me shumë vështirësi dhe me një gol të Rrakllit që nuk e ka quajtur arbitri. Kundërshtari më i vështirë ka qenë për mua Ashley Cole, lojtar i Chelsea-t asokohe. Një mbrojtës që unë e dribloja dhe ai më dilte prapë përpara. Ishte shumë i shpejtë.

Kombëtarja aktuale

– Si e sheh Kombëtaren aktuale dhe a ka ndonje lojtar tek i cili gjen ngjashmëri me veten tende si futbollist?

Kombëtarja më duket në ditën e vet më të mirë. Këtu është për t’u falënderuar e gjithë struktura e FSHF-së për punën që ka bërë që shqiptarët të ëndërrojnë. Sepse ti mendon që pse nuk jemi ne në Botëror apo Europian çdo vit, por është e vështirë. Unë kam qenë pjesë se si ka qenë federata dhe ku jemi ne tani. Dhe mund të flas shumë hapur, sinqerisht dhe konkretisht për ekipin kombëtar. Ekipi ynë sot nuk ka asgjë më pak se ekipi i Italisë. Si nga stafi teknik, infrastruktura, dietologu, psikologu, skautimi. Nga çdo gjë. Dhe mendoj se e meriton plotësisht të jetë aty ku është dhe në Botëror. Nuk jemi më Shqipëria e para 10 viteve, por jemi një Shqipëri tjetër që Europianin, ekipi ynë e ka detyrim që të shkojë. Pavarësisht kundërshtarëve, sepse lojtarët tanë luajnë në nivele shumë të larta. Shpresojmë që në ndeshjen me Poloninë, ne të marrim një rezultat pozitiv, që unë mendoj se do e marrim. Kemi luajtur me Poloninë, na kanë mposhtur aty por i kemi mposhtur këtu. Çdo gjë është e hapur, mendoj se me pak besim dhe me shumë përqëndrim dhe mbështetje nga tifozët, mund t’ia dalim.

– Nëse sot do ishe trajneri në dhomat e zhveshjes përpara ndeshjes kundër Polonisë, çfarë do i thoje ekipit?

Çuna, ëndrra është afër. Shkoni dhe merreni!

 

Kombëtarja U-21 & finalet e Kampionatit Europian 2027 në Shqipëri

– Si trajner i ekipit U-21, si i vlerëson prurjet nga viti në vit të lojtarëve?

Mendoj që ka qenë një periudhë shumë e mirë e Kombëtares në këto le të them, 12 vitet e fundit. Nga të gjithë ekipet kombëtare, nga U-15 e deri tek U-21. Gjithashtu edhe nga skautët tanë në Europë. Kështu duhet të jetë dhe duhet të vazhdojë. Dhe ne jemi në atë rrugë, për të sjellë sa më shumë lojtarë cilësorë në ekipin A. Kemi një brez goxha të mirë në ekipin A, U-21 si edhe është një grup 2008-2009 shumë i mirë që po vjen.

– A është e vështirë t’i bindësh për të qenë pjesë e Shqipërise u-21?

Kemi hasur vështirësi sepse si Kosova, edhe Shqipëria do që t’i ketë lojtarët cilësorë pjesë të tyre. Por shumica na kanë përzgjedhur me zemër. Edhe ne kur flasim me ata i themi që zgjidhni me zemër. Si Shqipëria, si Kosova janë njësoj. Por mendoje se ku do të jetë më mirë për ty dhe na kanë zgjedhur ne. Dua t’i falënderoj të gjithë.

– Kombëtarja U-21 ka qenë një provë shumë e mirë për një numër të konsiderueshëm të lojtarëve të Kombëtares A. Cilin do të veçoje si kalimet më të suksesshme ndër vite?

Këta që janë aktualisht dhe që po mbajnë peshën. Ramadanin, Asllanin, Manajn, Shehun, Muçin, Brojën, Mitajn, Laçin apo Bare dhe Çekici që kanë qenë. Është një brez goxha i mirë, Shqipëria ka një brez goxha të mirë.

– Për herë të parë, Kombëtarja U-21 do të marrë pjesë në fazën finale të një Europiani, që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi në vitin 2027. Me grupin aktual, sa larg mendoni se mund të shkoni?

Ne i kemi marrë ndeshjet tek e tek. Edhe këto ndeshjet miqësore që bëjmë, fokusi ynë është Europiani. Pavarësisht se përqëndrohemi te ndeshja e radhës. Kemi folur me lojtarët që ne nuk duhet të jemi kalimtarë në Europian. I kemi shumë të larta objektivat dhe mendoj që do t’ia arrijmë qëllimit. Për të kaluar grupin, e kemi detyrim sepse luajmë në vendin tonë dhe kemi mbështetjen e tifozëve. Kam shumë besim te lojtarët, te tifozët, te Shqipëria. I respektojmë kundërshtarët, por mendoj se do t’ia arrijmë.

– Franca, Anglia apo Spanja jane shembuj të organizimeve perfekte të aktiviteteve europiane apo botërore. Mendon se edhe ne do të arrijmë të realizojmë një organizim dinjitoz të këtij turneu historik?

Nuk e vë në dyshim. FSHF e ka rritur shumë nivelin. Nga ana profesionale është në nivelin më të lartë. Ka bërë aktivitete të mëdha, U-17 në 2025, që mori edhe shumë lëvdata nga UEFA. Nuk lamë asgjë më pak, mendoj se kemi bërë shumë mirë. Kemi bërë Conference League, perfekt nga çdo anë. Ne jemi një vend i vogël, modest, jo me financa të mëdha, por kur premtojmë diçka, ne e bëjmë mirë. UEFA ka parë edhe organizimet që janë bërë dhe na dhanë këtë mundësi. Besoj se do e organizojmë shumë mirë.

 

❌
❌