Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 February 202627.al

Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë –

By: 27
2 February 2026 at 14:49

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar publikisht ndaj raportimeve që e lidhin emrin e saj me dosjen “Epstein”, duke i cilësuar ato si tërësisht të pabaza dhe të pavërteta.

Në një postim në Facebook, Jahjaga thekson se gjatë ushtrimit të detyrës si Presidente e Republikës së Kosovës nuk ka pasur kurrë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë.

Reagimi

Raportimet mediatike për “lidhjen time” me dosjen “Epstein” janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë.

Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar.

Në këtë email te palëve të treta permendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk permendet kerkesa per takim në emër të tij apo të saj.

Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund te verehet lehtë nga dokumentet.

Kërkoj që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që kam mbajtur deri më tani.

Salianji vijon takimet me demokratët: Të bashkojmë opozitën për të sjellë rotacionin

By: 27
2 February 2026 at 14:17

Ish-deputeti Ervin Salianji vijon turin e takimeve të tij me demokratët në të gjithë vendin, në kuadër të komunikimit të drejtpërdrejtë me strukturat dhe mbështetësit e Partisë Demokratike.

Këtë herë, Salianji ka njoftuar në rrjetet sociale se do të zhvillojë një takim në qytetin e Fierit, ku fton gjithë demokratët e zones në një bisedë të hapur. Takimi synon të shërbejë si një hapësirë dialogu mbi situatën politike dhe sfidat aktuale të opozitës dhe veçanërisht Partisë Demokratike.

Aktiviteti do të mbahet të martën, më 3 shkurt, në orën 17:00, në Kinoteatrin e Fierit.

 

The post Salianji vijon takimet me demokratët: Të bashkojmë opozitën për të sjellë rotacionin appeared first on 27.

Do të ngujohemi në Bulevard deri në largimin e Ramës, kjo është kërkesa e qytetarëve –

By: 27
2 February 2026 at 14:09

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar ditën e sotme tha se misioni i opozitës me protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e diktaturës së instaluar nga Edi Rama dhe deri në rikthimin e votës së lirë.

Ai u shpreh se lidhur me  kërkesat e shumta të qytetarëve për të mos u larguar nga Bulevardi deri në rrezimin e Ramës, tashmë duket se ky do të jetë edhe versioni kryesor i protestës.

“Janë me qindra qytetarë që më shkruajnë dhe më thonë se nuk duhet të largohemi nga bulevardi pa larguar Edi Ramën. Ne drejt asaj do të shkojmë. Të themi të vërtetën. Ne drejt asaj do të shkojmë në mënyrë të pashmangshme, në mënyrë të sigurt. Ndaj dhe pikërisht ky moment duhet të jetë çështje e diskutimit tonë të gjerë me qytetarët, me mbështetësit tanë, me anëtarët tanë dhe popullin opozitar. Galeria e Ergys Agasit, është galeria më e shëmtuar e shtetit. Ajo do të hyjë në histori si dëshmia më e tmerrshme e degradimit, degjenerimit total të organizatës kriminale që quhet rilindje. Kjo vetëm e vetën se Agasi ishte Rama, jo për arsye tjetër. Se çfarë ishte Agasi? Ishte Rama që vriste pam-pam-pam.

Ishte Rama që përdoret oficerët e policisë për të ekzekutuar në mes të sheshit, të aeroportit të Tiranës. Ishte Rama që urdhëronte të dërgoheshin tek Suel Çela pengjet e marra për t’ua thyer kockat atje, që të hiqnin dorë nga tenderat. Ishte Rama që bën që të jetë i lirë sot. Ergys Agasi jep urdhra njëlloj si më parë. Njëlloj. Po, absolutisht. Përcakton, merr vendime se është Rama. Se normalisht, ai duhet të jetë në burg. Përkundrazi, atë e mbron Ergysi i policisë që quhet Ilirjan Proda, përfaqësues kryesor i karteleve.

Pra, që të mos e zgjasim më tej, gjithçka është në duart e qytetarëve. Gjithçka është në duart e të rinjve shqiptarë, e studentëve, e të rinjve punëtorë, e gjimnazistëve. Dhe unë kam shumë besim. E gjithë Europa pret protestën tonë. E gjithë bota pret protestën tonë. I kanë përcjellë protestat me simpatinë më të madhe, me vlerësimin maksimal. Ndaj dhe ne do të vazhdojmë misionin, misionin e përmbysjes së kësaj narkodiktaturë dhe rikthimin e votës së lirë për shqiptarët,” tha Berisha.

 

Ramës i duhen prokurorë e gjykatës si Irena Gjoka –

By: 27
2 February 2026 at 13:31

Deputeti I partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar gjatë ditës së sotme pas deklaratave shantazhuese të Ramës për rrogat e gjyqtarëve.

“Ai ka nisur luftën me gjykatësit dhe po bën gjithçka për të njollosur figurën e tyre, qysh se u morën vendime për Veliajn, për Beqen, për 5D, për Mirlindën, për Gysin, për Ballukun e shumë shpejt dhe për atë vetë”.

“Edi Ramës i duhen vetëm prokurorë e gjykatës si Irena Gjoka”, shkruan Këlliçi në një postim të tij në facebook.

Mesazhi:

Propagandë e skaduar me armiqtë e pensionistëve e mësuesve!

Edi Rama ka zbuluar sot se gjykatësit e paskan fajin për pensionet e ulëta dhe për pagat e parritura të mësuesve. Në stilin e përhershëm për të gjetur fajtorë për dështimet e tij, ai ka vënë në shënjestër tanimë gjykatësit që kanë kërkuar rritje page.

Le të marrim vetëm rastin e fundit për të cilin bashkëpunëtorja e tij më e ngushtë, Belinda Balluku është zyrtarisht e pandehur për abuzim. Bëhet fjalë për 11 tendera me vlerë 1.1 miliardë euro.

Sigurisht se këtu ka dorë vetë Edi Rama pasi ai e pranoi që lë porosi se kush duhet t’i marrë paratë.

Ja ku janë fondet që do të mjaftonin për rritjen e pensioneve dhe pagave të mësuesve. Eshtë me prova e me fakte se kanë abuzuar me 11 procedura, me vlerë 1.1 miliardë euro.

Nuk po përmendim këtu 400 milionë euro që janë bërë plaçkë te AKSHI.

Edi Ramës nuk i dhimbsen fare paratë e taksapaguesve. Po të ishte kështu, ai nuk do të merrte prej tyre mbi 4 milionë euro për të ndërtuar kopshtin privat në kryeministri, që e shfrytëzon për të dhënë intervista.

Ai ka nisur luftën me gjykatësit dhe po bën gjithçka për të njollosur figurën e tyre, qysh se u morën vendime për Veliajn, për Beqen, për 5D, për Mirlindën, për Gysin, për Ballukun e shumë shpejt dhe për atë vetë.

Edi Ramës i duhen vetëm prokurorë e gjykatës si Irena Gjoka.

Kush nuk është nën urdhërat e tij, duhet sulmuar.

Këto marifete të dala boje as nuk i japin kohë, as nuk e shpëtojnë nga pika më e ulët ku ndodhet pas 13 viteve. As fermeri nuk mashtrohet më me armiqtë imagjinarë, as pensionisti, as tregtari, as mësuesi, askush tjetër.

Protesta që zien kudo po e tregon se propaganda e Edi Ramës ka skaduar bashkë me atë vetë.

Mblidhemi të vendosur me 10 shkurt në Bulevard për t’i treguar vendin këtij Kryeministri të korruptuar e të lidhur me krimin.

Ik, por kam një këshillë… –

By: 27
2 February 2026 at 13:19

Deputetët demokratë dhe socialistë kanë replikuar gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve kur po diskutohej pr.ligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”.

Deputeti demokrat, Sajmir Korreshi tha se në burg disa hanë karkaleca e disa të tjerë bukë të mykur, duke thënë se ka ndasi mes të burgosurve.

Kaq ka mjaftuar që deputetja socialiste, Çaushi, ta ftojë të shkojnë të inspektojnë nga afër ambientet e burgjeve.

Diskutimi:

Korreshi: Disa burgaxhinj kanë edhe palestër, të tjerët flenë me turne. Në një dhomë me 8 vetë flinin 12. Luanin me letra sa të liroheshin krevatet. Ca hanë karkaleca, ca të tjerë hanë bukë të mykur.

Çaushi: Të shkojmë të inspektojmë, të shohim situatën që ka ndryshuar.

Korreshi: Të këshilloj të mos shkosh.

Çaushi: Pse?

Korreshi: Të këshilloj të mos shkosh o Zegjine.

Manja: E ke pyetje apo diskutim.

Korreshi: E kam pyetje- diskutim, I jap dhe këshilla Zegjinesë të mos shkojë në burg.

Çaushi: Nuk do shkoj në burg unë, me ty bashkë ta inspektojmë.

Korreshi: Ik vetëm ti më mirë, nuk më do njeri mua atje.

Debate në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

By: 27
2 February 2026 at 13:05

Një situatë e tensionuar e me debate është shënuar në seancën gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda pasi nuk i dha te drejtën të mbrohej efektivisht.

Avokatja Valentina Teodoresku u shpreh se taksia e priti vetëm një orë në IVEP Durrës, ndaj nuk pati më shumë kohë të njihej me aktet. Teodoresku kërkoi shtyrje të seancës, kërkesë e cila u rrëzua nga GJKKO.

Gjyqtarja Etleva Deda ka kaluar në konkluzionet përfundimtare, duke e cilësuar si të ezauruar fazën e mbrojtjes. Pas diskutimeve, Veliaj theksoi se meqë nuk po dëgjohet do të largohet nga salla.

E bujshme/ Klubi i Cristiano Ronaldos kërkon transferimin e Mario Mitajt, ekipi mer vendimin –

By: 27
2 February 2026 at 12:53

Edhe pse mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj ka kontratë me Al-Ittihad deri në verën e 2028-të, kampionët e Arabisë Saudit kërkojnë opsion tjetër në linjën e majtë të mbrojtjes.

Në të tillë situatë, alterantiva e vetme për shqiptarin është gjetja e një klubi të ri, ndërsa orët e merkatos po shkojnë drejt fundit. Gazetari sportiv në Arabi Abdulilah Al-Amri, i ka befasuar të gjithë në lidhje me raportimet për Mario Mitajn.

Sipas tij, klubi i Al-Nassr i ka kërkuar Al-Ittihad huazimin e 22-vjeçarit deri në fund të sezonit. Përgjigja e Al-Ittihad nuk ka vonuar, refuzim të menjëhershëm, pasi nuk dëshirojnë të forcojnë një rival të drejtpërdrejtë.

Klubi verdhezi e transferoi mbrojtësin në janar të vitit 2025-së për 4 milionë euro. Interesimi për Mitajn është i madh edhe në Evropë.

نادي #النصر يرفض بشكل نهائي عرض نادي #الاتحاد لإستعارة اللاعب عبدالإله العمري حتى نهاية الموسم

نادي #النصر طلب ماريو ميتاي على سبيل الإعارة + مبلغ مالي مقابل عبدالإله العمري إلى نادي #الاتحاد ، تم رفض الطلب مباشرةً pic.twitter.com/iNxBKeVTDI

— مشعل الهديان (@msh10hud) February 1, 2026

 

Kamioni del nga rruga dhe përfundon në bregdetin e Vlorës, drejtuesi në gjendje të rëndë –

By: 27
2 February 2026 at 12:27

Një aksident ka ndodhur prapa tunelit te Uji i Ftohtë, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit, në vendin e njohur si Kalaja. Sipas burimeve paraprake mësohet se mjeti ka rënë nga shatë metra lartësi duke përfunduar në breg të detit.

Drejtuesi i mjetit, Përparim Kapaj po udhëtonte i vetëm në kamionçinën e cila transportonte materiale ndërtimi. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë 63-vjeçarit dhe e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës për trajtim mjekësor të specializuar.

Mendohet se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të automjetit. Ndërsa autoritetet bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Skemë e re grabitjeje? Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare private, shpërthejnë ankesat –

By: 27
2 February 2026 at 12:19

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Himarës janë njohur prej disa ditësh me një projektvendim të firmosur nga kryebashkiaku socialist Vangjel Tavo për krijimin e shoqërisë bashkiake “Himara Invest” SH.P.K., një kompani që sipas aktit të themelimit do të menaxhojë asetet publike të kësaj bashkie dhe do të përfshihet në projekte zhvillimi me privatët.

Nisma synon krijimin e një kompanie, në pronësi të bashkisë, për administrimin e plazheve publike, aseteve bashkiake dhe aktiviteteve të tjera ekonomike vendore, por është kundërshtuar nga këshilltarët e partive opozitare në këtë bashki.

Afrovita Dhimojani, kryetarja e degës së Partisë Demokratike dhe anëtare në Këshillin Bashkiak bëri një thirrje publike për pjesëmarrje të qytetarëve në mbledhjen e parashikuar për të premten me synimin për të kundërshtuar këtë projekt të Tavos.

Ajo e cilëson këtë iniciativë si një përpjekje për ta kthyer bashkinë në një strukturë që funksionon si biznes privat.

Dhimojani i tha BIRN-it në bisedë telefonike se mbledhja e planifikuar ishte shtyrë për t’i dhënë mundësi  anëtarëve të opozitës të paraqesin amendimet e tyre për aktin e themelimit, ndërsa ngriti disa pikëpyetje për bazat ligjore dhe kompetencat e kësaj shoqërie.

“E para nuk kuptojnë arsyen e krijimit të kësaj shoqërie, që për nga fushat e veprimtarisë duket sikur po dublon kompetencat dhe punën e vet bashkisë”- tha ajo duke ngritur pikëpyetje se çfarë do të bënte administrata e bashkisë nëse I delegon detyrat e saj tek kjo kompani.

Por shqetësimi më i madh për Dhimojanin është përdorimi i aseteve publike, si plazhet dhe tokat e kësaj bashkie, që disponon kjo bashki bregdetare.

“Akti i themelimit nuk parashikon që duhet të jetë Këshilli Bashkiak si organ I vetëm ligjor që miraton shitjen apo dhënien e pronës publike me qera, në përdorim apo forma të tjera dhe këtë s’mund ta bëjë një kompani tregëtare”- tha ajo.

Në të njëjtën linjë, ishte dhe reagimi i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) e cila nëpërmjet një deklarate për mediat të premten e konsideroi nismën si “një akt flagrant i tentativës për të vjedhur pasurinë publike” dhe akuzon Tavon se po sillet si pronar i pronave të Himarës si ‘aksioner’ i vetëm i shoqërisë tregëtare.

Partia u ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit Bashkiak të mos e miratojnë projektvendimin dhe ka kërkuar transparencë të plotë mbi mënyrën e administrimit të pasurive publike.

Por, kryebashkiaku Tavo i konsideron shqetësimet e opozitës si të pabazuara dhe thotë se aktiviteti i kompanisë do të bëhet me miratimin e Këshillit Bashkiak dhe do të jetë subjekt kontrolli dhe auditimi.

“Akti i themelimit bazohet mbi ligjet në fuqi dhe shoqëria nuk mund të marrë vendime që bien ndesh me këto ligje”- i tha ai BIRN-it në një bisedë telefonike duke shtuar se do të pranohej kërkesa e opozitës për ta specifikuar edhe në aktin e themelimit këtë gjë.

“Do të bëjmë amendimin, ku do të thuhet se çdo pasuri publike e Bashkisë Himarë që do të vihet në dispozicion të shoqërisë do të miratohet nga Këshilli Bashkiak rast pas rasti”- shtoi ai.

Tavo këmbëngul se shoqëria synon të kthejë bashkinë në një ‘bashki sipërmarrëse’ dhe të bëjë më efiçente menaxhimin e aseteve publike të saj si një qytet që ka përparësi zhvillimin e turizmit.

“Kërkojmë që të menaxhojmë me efiçencë plazhet publike dhe të marrim në administrim disa plazhe që çdo vit kanë qënë të zaptuara dhe nga të cilat bashkia s’ka marrë asnjë të ardhur”- tha ai, duke sjellë si shembull plazhin Krorëz.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të opozitës se kompania do të kërkojë staf dhe buxhet shtesë nga bashkia, Tavo tha se do të ketë “zero shpenzime”. “Ajo vetëm do të gjenerojë të ardhura shtesë për bashkinë”- tha ai.

Sipas projektvendimit vetë Tavo do të përfaqësojë bashkinë Himarë si aksioner në shoqëri dhe do të emërojë administratorin e kompanisë.

Shoqëria “Himara Invest” do të shërbejë si një mjet operacional për: menaxhimin e plazheve publike dhe hapësirave bregdetare; shfrytëzimin racional të aseteve bashkiake; organizimin dhe administrimin e parkimeve publike me pagesë; realizimin e punimeve të ndërtimit, mirëmbajtjes, rikonstruksionit dhe rindërtimit të objekteve publike dhe zhvillimin e veprimtarive ndihmëse që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik lokal.

“Këto aktivitete, të cilat aktualisht zhvillohen në mënyrë të fragmentuar ose me efikasitet të kufizuar, do të formalizohen dhe do të administrohen sipas rregullave të tregut, duke garantuar të ardhura të qëndrueshme për buxhetin e Bashkisë”- thuhet në aktin e themelimit.

Shpërdorim detyre, kalon për gjykim çështja e kryebashkiakut të Tropojës dhe zëvendësit të tij –

By: 27
2 February 2026 at 12:05

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Tropojës, Rexh Byberi, dhe zëvendësit të tij, Abedin Kërnaja.

Dy zyrtarët e PS-së, do të gjykohen për “shpërdorim të detyrës”, kryer më shumë se njëherë,.

Rexhë Byberi dhe Abedin Kërrnaja akuzohen nga SPAK për hapjen e rrugës së re “Stacioni i Anijes Palç-Guri i Lules”, totalisht ndërtim i ri, i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese.

Sipas SPAK, punimet janë bërë në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore, të miratuara me vendim të Këshillit Bashkiak dhe prefektit të Qarkut Kukës, duke sjellë një dëm prej mbi 277 milion lekësh.

SPAK thotë se për hapjen e një rrugë të re subjekti i interesuar duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje, pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, dhe të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Rexhë Byberi aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Dy gëzime në një ditë, 2 futbollistët e Kombëtares shqiptare festojnë sot ditëlindjen –

By: 27
2 February 2026 at 11:49

Dita e sotme është padiksutim një ditë feste. Dy futbollistë të Kombëtares shqiptare festojnë ditëlindjen.

Bëhet fjalë për Elseid Hysajn dhe Elham Kastratin. Mbrojtësi ka mbushur ditën e sotme 32 vjec, ndërkohë gardiani i portës feston 29-vjetorin e lindjes.

Urimet për ta janë të shumta, kështu FSHF nëpërmjet një postimi ka një mesazh për të dy futbollistët. Federata u uron të dyve gëzuar ditëlindjen dhe të bëhen 100 vjeç.

Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat) –

By: 27
2 February 2026 at 11:27

Nga Borja Mendez, ABC

Tregtia e drogës është ciklike dhe herë pas here shfaqet një lojtar i ri që kërkon të dominojë lojën.

Ky ka qenë rasti me Mafian Mocro, kartelin ballkanik dhe mafian turke. Një nga më të fuqishmet aktualisht është familja Vokri, e cila fiton miliona duke blerë kokainë dhe është e aftë të korruptojë oficerët e policisë, sipas raporteve të Gardës Civile.

Hetuesit e Gardës Civile dokumentuan me përpikëri çdo lëvizje të kësaj organizate kriminale. Shtrirja e saj shtrihej deri në korruptimin e agjentëve të antidrogës me dekada përvojë në këto hetime.

“Kjo do të ishte një organizatë ndërkombëtare me një karakter të fortë familjar, me seli kryesisht në Ibiza, Barcelonë dhe Valencia. Ata do të ishin përgjegjës për futjen e sasive të mëdha të kokainës, kanabisit dhe armëve në Spanjë, duke u mbështetur në kontaktet e tyre ndërkombëtare shqiptare që ushtrojnë një kontroll të caktuar global në botën e trafikimit të drogës”, përshkruan një nga raportet e policisë.

Ky klan dyshohet se drejtohej ngaEmanuel Vokri, Donald Vokri, Robert Muka dhe Mario Vreta, ndërsa anëtarët e mbetur ishin rumunë dhe shqiptarë me lidhje të forta me këtë familje. Operacionet e organizatës kriminale mbështeteshin te Stefan Milojevic Bjekovic , djali i një ish-futbollisti të Mallorca CF, udhëheqës i bandës neonaziste të motorçiklistëve United Tribuns në Spanjë dhe një luftëtar i MMA-së, i cili tashmë është arrestuar.

Ky hetim, i kryer bashkërisht nga Garda Civile dhe Policia Kombëtare, çoi gjithashtu në arrestimin e Faustino Nogales , ish-kreut të Grupit II të Njësisë së Narkotikëve të Policisë Kombëtare në Ishujt Balearik. Si Nogales ashtu edhe Nogales, së bashku me avokatin Ignacio Gonzalo Márquez , kanë qenë në paraburgim për muaj të tërë për përfshirjen e tyre në këtë skemë korrupsioni.

Ish-kreu i njësisë anti-drogë të Ishujve Balearik takohej rregullisht me trafikantin e drogës për të përcjellë informacione.

Agjentët e Punëve të Brendshme regjistruan takime dhe biseda midis Milojeviçit dhe Nogales. ABC ka pasur qasje në disa nga dokumentet hetimore. Një nga këto takime daton që nga 7 marsi 2025, kur një bisedë u regjistrua brenda një automjeti. Kreu i bandës së motoçiklistëve i tregon Faustinos një seri armësh. Disa janë të gradës ushtarake dhe të ngjashme me AK-47, “Kalashnikov “, dhe madje “përmendin 10,000 euro si çmim shitjeje”. Kjo shumë mund të ndryshojë për shkak të ndikimit të Stefanit mbi shitësin: “Më lini rehat, do t’i flas me të ëmbël.”

Djali i ish-futbollistit të Mallorcas nuk kishte vetëm shqiptarë në rrjetin e tij. Agjentët përgjuan një bisedë në serbisht me një burrë të panjohur të cilit ai i vuri nofkën “Bad Blond “. Ky burrë ishte lidhja e mafias malazeze me organizatën kriminale shqiptare. Ekspertët e antidrogës dyshonin se ky individ ishte i lidhur me klanin Kavac. “Stefani u thotë kontakteve të tij se nuk mund të merret me këta njerëz sepse do ta kurdisin”, detajon një nga raportet.

‘Gatuaj’ armiqtë e tu

“Dihet mirë se klani Kavac ka reputacion për vrasjen dhe copëtimin e njerëzve që i tradhtojnë ose janë armiqtë e tyre . Lidhur me bisedat, është shumë e qartë se ngarkesa e kokainës që do të sillej në Ibiza dhe më vonë do të dërgohej në Valencia i përkiste kësaj mafie malazeze”, thuhet në një nga raportet e policisë.

Konkretisht, Porti i Valencias ishte një nga vendet që tërhoqi më shumë vëmendjen nga këto grupe të organizuara të trafikut të drogës. Rastësisht, atje u krye një operacion muaj më parë, që rezultoi në arrestimin e një kapiteni të Gardës Civile. Ai u hetua me dyshimin se ishte në listën e pagave të njërës prej këtyre familjeve. Kjo infrastrukturë është një rrugë dytësore për trafikimin e drogës. Siguria e shtuar në Algeciras bëri që shumë banda të mblidheshin dhe të zhvendoseshin atje.

Djali i një ish-futbollisti të Mallorcas kishte dy nga klanet më të rrezikshme të drogës midis klientëve të tij.

Rrjetet që këta individë nën hetim kishin ndërtuar gjatë viteve në Ishujt Balearik ishin shumë të fuqishme. Agjentët kaluan muaj duke ndjekur anëtarët e këtyre organizatave kriminale. Falë informacioneve, ata u bënë të vetëdijshëm për situatën e pasigurt në të cilën ndodheshin. “Kishte thashetheme që qarkullonin rreth tyre në gjykata dhe për aktivitet kriminal”, shtuan ata.

Përmes këtyre lëvizjeve, hetuesit përgjuan një bisedë midis Milojeviçit dhe avokatit të tij, Ignacio Gonzalo Márquez. Ata u përpoqën të “ndërtonin një rrjet klientësh midis zyrtarëve të policisë”, duke përfshirë oficerë të Gardës Civile dhe oficerë policie që u jepnin atyre informacione në këmbim të pagesës.

Në këtë mënyrë, ata eksploruan rekrutimin e një tetar të Gardës Civile që i përkiste njësisë së Policisë Gjyqësore që i hetonte. Ky oficer kishte një “precedent të gjatë në hetime të profilit të lartë dhe po i afrohej fundit të karrierës së tij”. Stefani e hodhi poshtë këtë ide sepse e dinin se ai e konsideronte atë kriminel. “Pra, nuk mendoj se zhvatja do të funksionojë shumë mirë”, vërejti ai. Në një nga raportet e shumta të përgatitura si pjesë e këtyre procedurave, gjykatësi hetues detajoi se kjo organizatë kriminale e kishte marrë në konsideratë atë.

Transferimi i njësisë së Faustinos nënkuptonte se ata humbën një aftësi të konsiderueshme për të marrë informacion nga selia e policisë, gjë që i shtyu ata të përpiqeshin të zgjeronin rrjetin e tyre të bashkëpunëtorëve . Megjithatë, kjo përpjekje nuk pati sukses për shkak të sekretit të rreptë të mbajtur nga oficerët e përfshirë, të cilët e mbajtën hetimin të fshehtë për të shmangur ngjalljen e dyshimeve tek trafikantët e drogës.

Një nga zhvillimet më të fundit në këto procedura është se Gjykata Provinciale e Palmës ka rrëzuar kërkesat për pushim të paraqitura nga avokatët mbrojtës të disa prej të pandehurve. Po kështu, gjykata ka mohuar edhe lirimin e tre individëve që mbeten në paraburgim në lidhje me këto ngjarje.

Inspektori i policisë i përfshirë ka kërkuar që të thirren krerët e Doganave dhe Shërbimit Fiskal dhe Kufitar të Gardës Civile. Mbrojtja beson se dëshmia e këtyre zyrtarëve do të ndihmonte në kontekstualizimin e veprimeve që janë aktualisht nën hetim . Nogales ka qenë në paraburgim që nga gushti. Këto procedura rezultuan në 76 arrestime dhe sekuestrimin e 687 kilogramëve kokainë dhe 2,500 kilogramëve hashash.

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit që kundërshtuan pushohen nga puna –

By: 27
2 February 2026 at 11:05

Kadastra e Vlorës është mbyllur përfundimisht mëngjesin e sotëm, pas urdhrit të Lorena Goxhobellit, për transferimin e strukturës drejt Tiranës. Vendimi ka hyrë në fuqi pavarësisht kundërshtimeve të forta nga punonjësit dhe qytetarët, të cilët paralajmëruan për pasojat negative që do të ketë zhvendosja e një institucioni kyç për qytetin. Mbyllja e zyrës ka shkaktuar shqetësim tek banorët, të cilët tani duhet të udhëtojnë në qytetin e Tiranës apo Fier për shërbime që më parë mund t’i merrnin lehtësisht në vendin e tyre.

Raportimet tregojnë se një pjesë e stafit është zhvendosur drejt Tiranës, ndërsa pjesa tjetër drejt Fierit, ndërkohë që ata që nuk pranuan asnjërën nga këto dy mundësi rrezikojnë të humbasin vendin e punës. Ky vendim tregon qartë mungesë strategjie dhe respekti për punonjësit dhe qytetarët, duke i detyruar të përballen me kosto të mëdha transporti dhe vonesa administrative. Vendimet e tilla, të marra pa shpjegime të qarta, dëmtojnë funksionimin normal të shërbimeve publike dhe tregojnë një qasje burokratike dhe të largët nga nevojat reale të qytetarëve.

Ndërkohë, Edi Rama ka paralajmëruar se pas Vlorës do të shkrihen edhe zyrat e tjera të Kadastrës në rrethe, duke e zgjatur problemin në gjithë Shqipërinë. Sipas Ramës, shërbimet do të ofrohen online përmes e-Albania, por kjo platformë ka shfaqur shpesh probleme teknike dhe vonesa, duke e bërë virtualizimin e shërbimeve një premtim të paqartë dhe jo funksional. Vendimet e tilla ngrejnë shqetësime serioze mbi aftësinë e shtetit për të ofruar shërbime publike efikase dhe mbi menaxhimin e punësimit të stafit që ka vite përvojë në këto institucione.

Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit –

By: 27
2 February 2026 at 10:53

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate para SPAK, akuzoi ashpër anëtarët e KLGJ-së për vendimin e tyre lidhur me çështjen e gjyqtares Irena Gjoka.

Berisha teksa i lexoi me emra anëtarët e KLGJ që votuan të mos pranojnë kërkesën për nisjen e procedurave për gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka, i konsideroi ata më kriminelë sesa Irena Gjoka.

“KLGJ-ja me votat e Yllka Rupës, name and shame, është ajo që thotë idioma angleze, emëroj dhe turpëroj. Këta turp nuk kanë, por unë këtu do i emërtoj.
Me votat e Yllka Rupës, Ridvan Hados, Markelien Koçaj, Emona Muçi, Klodian Kurushi dhe kreut të tij, Ilir Rusi, me 6 vota, refuzuan apo vendosën mospranimin e nisjes së procedurave për verifikimin dhe shpalljen e papajtueshmërisë së mandatit me famozen Irena Gjoka. Miq, të dashur qytetarë dhe qytetare, këta persona, të cilët shkelmojnë mbi një seri dokumentesh zyrtare shqiptare dhe ndërkombëtare, dokumente të cilat i ndërpresin automatikisht mandatin Irena Gjokës, këta janë më kriminelë se vetë Irena.

Këta janë turpi i njeriut, turpi i nëpunësit, turpi i shqiptarit. Këta janë skllevër të këtij regjimi dhe të Edi Ramës. Sa për dijeni, Irena me 5 mbiemra është një shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit, përveçse këshilltare e Gys Agasit.
E faktuar vizitat e saj. Ka rrezik edhe ndonjëri prej jush këtu i ka parë videot në dosjen e Ergys Agasit se si serbezja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit. Por të votosh, të shkelmosh të gjithë këto dokumente, do të thotë të mos kesh as edhe minimumin e ndërgjegjes profesionale, ndërgjegjes ligjore, do të thotë të mos kesh dinjitet njerëzor.

Të poshtërosh veten duke mohuar vulat apostolike, duke mohuar formularët zyrtarë të këtij shteti, do të thotë je bashkautor në këto krime. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në histori, sado absolutisht të palavdishme të KLGJ-ve të kryesuara nga presidentët, se unë nuk i mbroj defektet që kanë pasur, por kurrë kjo nuk mund të imagjinohej. Nuk mund të imagjinohej të shkelmoheshin ligjet në këtë mënyrë,” tha Berisha.

Po ashtu ai denoncoi se Irena Gjoka është e përfshirë në dosjen e Ergys Agasit, ku sipas tij ajo ka hyre e ka dalë në zyrën e tij.

“Sa për dijeni Irena me 5 mbiemra është një shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit, përvecse këshilltare e Ergys Agasit. Besoj i keni parë videot në dosjet e Ergys Agasit, sesi serbezja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit”, deklaroi ndër të tjera Berisha.

Kryedemokrati tregoi për gazetarët se çfarë pa kur u fut në zyrat e SPAK për të firmosur “detyrimin e paraqitjes”:

“Aty ishte Altin Troplini, i cili ishte ulur me tre personazhe, me Elvis Docin, Altin Hajrin dhe Irenën me 5 mbiemra. SI avokat i tyre po i bënte shpjegim për çështje. Ndodhej ish xhelati Arben Kraja që po numëronte para me Oltion Bistrin. Aty ishin të dy. Këto pashë unë sot”.

 

PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim –

By: 27
2 February 2026 at 10:33

Banorët e fshatit Luzë në Fushë-Krujë, kanë dalë sërish në protestë, mëngjesin e kësaj të hëne, për të shprehur revoltën e tyre për degradimin e rrugës kryesore të zonës.

Për mediat ata thonë se kanë rënë pre e mashtrimit njëherë nga autoritetet, të cilët nuk e mbajtën premtimin për ta rregulluar rrugën në shtator.

Banorët paralajmërojnë se do të bllokojnë rrugën dhe nuk do ta lirojnë deri në rregullimin e saj.

“Ne do të rrimë këtu derisa të vdesim, nuk kemi për të hapur rrugë. Është bërë prej ibret, këtu ka kalamaj shkolle. Nuk ka pasur reagim kur protestuam.”

“Unë e bëj përditë këtë rrugë, por është tmerr.”

“Rruga është për faqe të zezë, makinat na janë shkatërruar, taksat po ngrihen dita ditës. Ne të paguajmë gomë e pjesë makinash apo shtetin.

Ose do ta rregullojnë ose nuk do ta lirojmë fare më. As natën dhe as ditën. Do të rrimë këtu. Na gënjyen njëherë se thanë për në shtator.

Ne kemi dalë për rrugën këtu, është copë copë. Taksat ia paguajmë shtetit për makinat, por makina vetëm se s’ka gojë me fol se nuk futet këtu. “, u shprehën disa nga banorët.

Në protestë ishte dhe ish kandidat i PD-së për deputet, Aulon Kalaja, i cili kërkoi reagim të menjëhershëm nga ARRSH.

Ai theksoi se së bashku me banorët do të përcjellin një shkresë nëse është miratuar fondi për rregullimin e aksit.

“Kanë dalë për të drejtën e tyre legjitime për rrugën. Edhe sot e kanë bllokuar rrugën sepse janë në të drejtën e tyre. Kjo është një protestë për të drejtat e tyre qytetare. Kemi parë se në të gjithë Shqipërinë po bllokohen rrugët, po bien masive dheu ndërkohë që këtu është problem tjetër. Para 15 vitesh, kanë dalë këtu për të bllokuar rrugën që ky aks të mos bëhej sepse është rrugë lagjeje, fshati.

Luzi ia dha këtë rrugë qytetit të Fushë Krujës, e bëri këtë sakrificë dhe ta lënë Luzin në këtë formë është krim. Prandaj është e drejtë e këtyre banorëve jo vetëm me dalë në protestë por me bërë akse të tjera sepse këtu duhet një përgjigje. Prandaj bëj thirrje nga Luzi ARRSH, se e dimë se në çfarë skandalesh është përfshirë, të vij këtu drejtori dhe të shohë rrugën. Në rast se këtu kalon makina e tij, atëherë t’u thotë luzjanëve që të kalojnë edhe makinat e tyre.”, u shpreh Kalaja.

Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu –

By: 27
2 February 2026 at 10:13

Reshjet e fundit të shiut dhe dëborës kanë nxjerrë në pah problemet e infrastrukturës rrugore në vend, me akse të shumta që janë shembur ose bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe dëme të konsiderueshme.

Drejtuesi i departamentit të Transportit dhe Infrastrukturës në Partinë Demokratike, Besnik Dervishi, akuzon qeverinë për dështim dhe propagandë.

Sipas Dervishit, moti i keq shërbeu si një “test prove” që nxori zbuluar propagandën e kësaj qeverisje përsa i përket investimeve në infrastrukturë. Ai thekson se problemet aktuale nuk janë thjesht pasojë e motit, por e cilësisë së dobët të punimeve dhe kostove të larta e të pajustifikuara. Duke bërë një krahasim me periudhën kur PD ishte në pushtet, Dervishi pretendon se rrugët e ndërtuara në atë kohë janë ende sot akset më të mira dhe nuk kanë pësuar dëmtime të tilla si shembje apo çarje. Ai shtoi se kostoja e tyre ishte katër apo pesë herë më e vogël se ajo e rrugëve që ndërtohen sot.

”Ne e kemi treguar se si bëhen rrugët dhe kemi treguar se me çfarë kosto bëhen rrugët dhe ato rrugë janë fakt sot. Janë rrugët më të mira të cilat nuk kanë pësuar shembje, çarje, deformime dhe kostoja e tyre është katër apo pesë herë më e vogël sesa kostoja e këtyre rrugëve që ndërton sot partia.

Reshjet e fundit, le të themi reshje normale të këtij sezoni dimëror, e nxorën zbuluar propagandën e kësaj qeverisje përsa i përket investimeve në infrastrukturë përgjithësisht dhe në rrugë veçanërisht. Nuk po ndalem tek dështimet përsa i përket investimeve në infrastrukturë që dolën zbuluar nga përmbytjet e lumenjve apo mosfunksionimi i hidrovorëve, të cilat bënë që të përmbyten sasi të konsiderueshme tokash, rrugësh, biznesesh, por po ndalem te rrugët. Rruga Qukës-Qafë Plloçë, e cila u inaugurua në, në verën e këtij viti me ceremoni festive siç e keni parë dhe vetë… u desh një, një shi normal dhe të bllokohej. Jo vetëm bllokohej në një në një segment, por të bllokohej në shumë segmente.

Jo vetëm aq, por të gjithë, gati të gjitha akset malore dhe kodrinore ose u bllokuan nga ngricat minimaliste, për temperatura normale të sezonit dhe jo për temperatura ekstreme, ose u bënë të pakalueshme nga bora për shkak të kripës e cila nuk ishte kripë e detit të Vlorës, po ishte kripë e Nusretit. Aq e shtrenjtë u bë që për sa kohë nuk u hodh në rrugë. Dhe po i referohem rrugës së kombit në këtë rast, meqenëse nuk dua ta devijoj. Rruga e Kombit me pretekstin për t’u mirëmbajtur më mirë, ju dha një konçesionari privat, një kompanie private që ta mirëmbajë. Dhe e keni parë vetë. Në ngricën më të parë ajo bllokohet, dëmtime, aksidente të ndryshme që u kushton para buxhetit të shtetit. Jo vetëm aq, por kur është parashikuar dhe nga institucionet financiare ndërkombëtare për mirëmbajtjen, për dhënien e saj me koncesion, nëse do të ishte një variant për t’u dhënë me koncesion për mirëmbajtje, ishte parashikuar që të plotësohej dhe segmenti Milot-Rrëshen, të dublohej. Ishte me një kosto prej afërsisht 60 milionë euro e cila nuk ndodhi. Qeveria shqiptare me koncesionin që i ka dhënë kësaj, kësaj kompanie, mbulon dhe vlera të caktuara që nuk përballohen nga pagesa e traut të Kalimashit”, u shpreh ai.

Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse –

By: 27
2 February 2026 at 09:39

Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më të rëndësishëm, të ardhurat për frymë sipas standardit të fuqisë blerëse, për vitin 2025.

Të dhënat janë bërë të ditura në data basë e FMN-së. Për të dy treguesit, Shqipëria renditet ndër të fundit në Europë.

Treguesi i të ardhurave për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, në vitin 2025 ka arritur në 11 mijë dollarë, sipas të dhënave të FMN-së. Me këto nivele, Shqipëria ia ka kaluar Maqedonisë së Veriut (10,377 USD) dhe Bosnjë-Hercegovinës (9467), kur disa vite më parë renditej pas tyre.

Ndërkohë, shteti më i varfër i Europës vijon të mbetet Kosova (8033 USD për frymë). Shqipëria është favorizuar vitet e fundit nga nënçmimi i Euros dhe Dollarit, duke rritur automatikisht të ardhurat për frymë të popullatës.

Në rajon, kryesimin e ka marrë Serbia, me 15.3 mijë dollarë për frymë, duke ia kaluar Malit të Zi (14.9 mijë), që për shumë vjet kishte mbajtur kryesimin.

Të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa 28% e mesatares së Europës dhe 23.7% të mesatares së Bashkimit Europian (46,804 USD). Shqipëria nuk ka arritur as mesataren globale, që është 14.6 mijë dollarë për frymë, por mbetet në 76% të saj.

Në treguesin tjetër, atë të të ardhurave për frymë sipas barazisë së fuqisë blerëse, që matet në dollarë ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet pas Maqedonisë së Veriut, në një tregues se paraja në vend ka më pak vlerë se në shtetin fqinjë, për shkak të kostos më të lartë të jetesës, ndonëse të ardhurat janë më të larta. Shqipëria është e 85-a në këtë renditje me një nivel prej 23.3 mijë dollarë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut është në vend të 77, Bosnjë-Hercegovina e 89-a dhe Kosova e 98-a.

Ky tregues, i prodhimit të brendshëm për frymë (PBB) sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP), tregon sa prodhim ekonomik i takon mesatarisht çdo banori në një vend, duke marrë parasysh edhe sa shtrenjtë apo lirë janë mallrat dhe shërbimet aty.

Ndryshe nga PBB-ja për frymë e llogaritur vetëm me kurs këmbimi, PPP korrigjon për diferencat e çmimeve mes vendeve, duke e kthyer të ardhurën në atë që quhet “dollar ndërkombëtar”, që përfaqëson të njëjtën fuqi blerëse kudo. Me fjalë të thjeshta, ky tregues tregon jo vetëm sa prodhon një ekonomi për person, por edhe sa mund të blejë realisht një person me ato para në vendin e vet, ndaj përdoret për të krahasuar standardin e jetesës mes vendeve./Monitor.al

U bënë vetë Zot dhe vetë shkop –

By: 27
2 February 2026 at 09:13

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një lidhje live në rrjetet e tij sociale ndërsa ka folur lidhur me një kërkesë të gjyqtarëve që duan, sipas tij, të rrisin pagat vetë.

Rama ka sulmuar sërish sot gjyqtarët duke u shprehur se seanca e regjistruar në Gjykatën Kushtetuese tregon se logjika e tyre lë për të dëshiruar dhe i ka cilësuar si ‘njollë turpi’.

“Gjykata kushtetuese para pak ditësh kërkoi regjistrimin e seancës ku gjykatës, dy shoqata gjykatësish edhe ata me probleme të paregjistruara gjithsesi, kërkuan nga GjK t’iu rrisë pagat. Tani po ta dëgjosh atë regjistrim publikuar realisht ndihesh në vështirësi duke menduar se këta janë njerëzit që japin drejtësi ndërkohë që filli i logjikës së tyre u ballafaquan me GJK lë tejet për të dëshiruar. Këtu nuk është çështje personash. Unë nuk kam asnjë dëshire të bëj asnjë polemikë me askënd”, tha ai.

“Dua që ta dinë të gjithë se e vërteta është në Shqipëri pagat e gjykatësve sot janë të njëjta me pagat e gjykatësve me Greqinë. Dyfish sesa pagat e gjykatësve në Maqedoni dhe Malin  e Zi.

Në 2016 kur zgjodhëm një sistem referencë i cili ishte i bazuar në qëllimin e mirë qe gjykatësve t’iu jepnin paga me ta larta se të tjerëve për të mbështetur pavarësinë e shpallur me reformën të tyre duke i ngritur mbi presidentin e republikës mbi të gjithë.

Për t’iu dhënë një sinjal shumë të fortë të vullnetit për të pasur jo vetëm për drejtësi të pavarur por edhe gjykatës që të ndihen të mbështetur duke marrë paga super”, shtoi Rama.

Sipas tij është absurde që të kërkohet rritje rroge nga 1800 deri në 3000 euro. Ndërsa në këtë iniciativë tha se bëjnë përjashtim gjykatësit e SPAK.

“I ngritën mbi presidentin dhe mbi gjithë të tjerët për ti dhënë një sinjal të vullnetit për të pasur jo vetëm një drejtësi të pavarur, por edhe gjykatës që të ndihen të respektuar, duke marrë paga super, ky thotë ta bëjmë tani përgjithmonë. Pra Shqipëria të mbetet i vetmi vend përjetësisht ku gjykatësit të marrin paga më të larta se të tjerët, mbi presidentin. Çfarë kërkojnë gjykatësit? 1800 euro rritje për gjyqtarin e shkallës së parë, 2000 euro rritje për gjyqtarin e Apelit dhe rreth 3000 mijë euro rritje për gjykatësit e SPAK-ut, plus BKH. Duhet thënë në fakt që SPAK nuk i është bashkuar kësaj iniciative absurde dhe kjo i bën respekt. Këtu jemi. Jemi në një situatë kur gjykatësit duan të imponohen mbi parlamentin, mbi qeverinë dhe dy pushtetet e tjera dhe duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre”, tha kryeministri.

Rama tha se shpreson që “Gjykata Kushtetuese mos t’ia lërë këtë njollë të madhe turpi Shqipërisë dhe të mos na bëjë të kërkojmë ilaçe të tjera”.

U bënë vetë zot vetë shkop –

By: 27
2 February 2026 at 09:11

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një lidhje live në rrjetet e tij sociale ndërsa ka folur lidhur me një kërkesë të gjyqtarëve që duan, sipas tij, të rrisin pagat vetë.

Rama ka sulmuar sërish sot gjyqtarët duke u shprehur se seanca e regjistruar në Gjykatën Kushtetuese tregon se logjika e tyre lë për të dëshiruar dhe i ka cilësuar si ‘njollë turpi’.

“Gjykata kushtetuese para pak ditësh kërkoi regjistrimin e seancës ku gjykatës, dy shoqata gjykatësish edhe ata me probleme të paregjistruara gjithsesi, kërkuan nga GjK t’iu rrisë pagat. Tani po ta dëgjosh atë regjistrim publikuar realisht ndihesh në vështirësi duke menduar se këta janë njerëzit që japin drejtësi ndërkohë që filli i logjikës së tyre u ballafaquan me GJK lë tejet për të dëshiruar. Këtu nuk është çështje personash. Unë nuk kam asnjë dëshire të bëj asnjë polemikë me askënd”, tha ai.

“Dua që ta dinë të gjithë se e vërteta është në Shqipëri pagat e gjykatësve sot janë të njëjta me pagat e gjykatësve me Greqinë. Dyfish sesa pagat e gjykatësve në Maqedoni dhe Malin  e Zi.

Në 2016 kur zgjodhëm një sistem referencë i cili ishte i bazuar në qëllimin e mirë qe gjykatësve t’iu jepnin paga me ta larta se të tjerëve për të mbështetur pavarësinë e shpallur me reformën të tyre duke i ngritur mbi presidentin e republikës mbi të gjithë.

Për t’iu dhënë një sinjal shumë të fortë të vullnetit për të pasur jo vetëm për drejtësi të pavarur por edhe gjykatës që të ndihen të mbështetur duke marrë paga super”, shtoi Rama.

Sipas tij është absurde që të kërkohet rritje rroge nga 1800 deri në 3000 euro. Ndërsa në këtë iniciativë tha se bëjnë përjashtim gjykatësit e SPAK.

“I ngritën mbi presidentin dhe mbi gjithë të tjerët për ti dhënë një sinjal të vullnetit për të pasur jo vetëm një drejtësi të pavarur, por edhe gjykatës që të ndihen të respektuar, duke marrë paga super, ky thotë ta bëjmë tani përgjithmonë. Pra Shqipëria të mbetet i vetmi vend përjetësisht ku gjykatësit të marrin paga më të larta se të tjerët, mbi presidentin. Çfarë kërkojnë gjykatësit? 1800 euro rritje për gjyqtarin e shkallës së parë, 2000 euro rritje për gjyqtarin e Apelit dhe rreth 3000 mijë euro rritje për gjykatësit e SPAK-ut, plus BKH. Duhet thënë në fakt që SPAK nuk i është bashkuar kësaj iniciative absurde dhe kjo i bën respekt. Këtu jemi. Jemi në një situatë kur gjykatësit duan të imponohen mbi parlamentin, mbi qeverinë dhe dy pushtetet e tjera dhe duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre”, tha kryeministri.

Rama tha se shpreson që “Gjykata Kushtetuese mos t’ia lërë këtë njollë të madhe turpi Shqipërisë dhe të mos na bëjë të kërkojmë ilaçe të tjera”.

Këmbimi valutor 2 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

By: 27
2 February 2026 at 08:41

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me 82.3 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 105.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.7 lekë dhe do shitet me 111.7 lekë.

Screenshot_5

 

❌
❌