Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 202627.al

Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku –

By: 27
19 January 2026 at 23:21

Vllaznia triumfoi 0-2 ndaj Dinamos, në “Air Albania”. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Balajt. Në pjesën e dytë, Kallaku vendosi një herë e mirë fatet e këtij takimi.

Shkodranët janë në vendin e dytë me 36 pikë të grumbulluara deri tani. Dinamo është në vendin e katërt.

Superiorja luajti sot edhe Vora-Tirana 1-1 dhe Partizani-Teuta 2–1.

gijotina.com/

Yesterday — 19 January 202627.al

Nuk u cënua jeta e pacientëve –

By: 27
19 January 2026 at 22:57

Reagimi:

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” informon se sot në mbrëmje, për shkak të një defekti në linjën e furnizimit me energji elektrike të tensionit të lartë që furnizon Godinën A2 të QSUT, ka pasur një ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.

Falë aktivizimit të menjëhershëm të sistemeve rezervë (UPS, Gjeneratorë), aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht, duke garantuar vijimësinë e trajtimit dhe duke mos u cenuar në asnjë moment jeta e pacientëve.

Menjëherë, ekipet mjekësore, teknike dhe drejtuese janë vënë në gatishmëri të plotë, duke vepruar sipas protokolleve të sigurisë dhe duke ofruar çdo suport të nevojshëm, për garantimin e shërbimit shëndetësor si dhe duke marrë masat e nevojshme.

QSUT siguron qytetarët se situata është menaxhuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe se institucioni mbetet në gatishmëri të plotë, për të përballuar çdo situatë, në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së pacientëve.
QSUT ka ngritur menjehere grupin e punës për verifikimin e situatës.

gijotina.com/

Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari –

By: 27
19 January 2026 at 22:47

37-vjeçari shqiptar Artur Cerrja është dënuar me 14 vite e 2 muaj burg për vrasjen e bashkëkombësit të tij, 38-vjeçarit Dritan Xhepaxhiu (ne foton lart) njohur edhe si Idrizi.

Sipas mediave italiane, gjykata ka shpallur të pafajshëm nipin 24-vjeçar Agron Cerria, i cili akuzohej për fshehje provash, konkretisht për zhdukjen e thikës së përdorur në ngjarje

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 gusht 2024, në Tavullia të Italisë, ku Dritan Xhepaxhiu humbi jetën pasi u qëllua me thikë.

Artur Cerria kishte pranuar autorësinë e vrasjes, ndërsa prokuroria e konsideroi ngjarjen si vrasje me dashje.

Xhepaxhiu u qëllua 4 herë me thikë, njëra prej tyre ishte fatale pasi i preku zemrën.

gijotina.com/

Defekti i madh në kryeqytet. ndërpritet energjia elektrike në Reanimacionin e QSUT –

By: 27
19 January 2026 at 22:29

Në një repart të QSUT, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas burimeve brenda spitalit, Reanimacioni Qendror, Imazheria dhe Spitali Ditor prej disa minutash është pa drita, duke krijuar kaos për pacientët e familjarët. Të njëjtat burime thonë, se ky nuk është rasti i parë, pasi shpesh herë ndodh ndërprerja e energjisë elektrike.

Ndërprerja e energjisë elektrike ‘preku’ edhe ndeshjen Dinamo-Vllaznia. Pjesa e dytë e ndeshjes nisi me 40 minuta vonesë në “Air Albania”.

Një pjesë e Tiranës ka mbetur pa energji elektrike, për shkak të një defekti në linjën e OST.

Sipas një njoftimi nga OSHEE, është shfaqur avari në linjën 110kV të OST që furnizon me energji disa nënstacione, kryesisht zona rreth Ali Demit, Fresku, ish-Uzina Autotraktorëve, Brryli, etj.

OSHEE sqaron se po bashkëvepron me stafet e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, për zgjidhje të problemit.

Ndërkaq, furnizime po kryhen nga linja të dyta institucionet e rëndësishme dhe zona të caktuara, përmes skemës unazë.

“Është shfaqur avari në linjën 110kV të OST që furnizon me energji disa nënstacione, kryesisht zona rreth Ali Demit, Fresku, ish-Uzina Autotraktorëve, Brryli, etj.  Po bashkëveprojmë me stafet e OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit), për zgjidhje të problemit.  Ndërkohë OSSH është duke furnizuar nga linja të dyta institucionet e rëndësishme dhe zona të caktuara, përmes skemës unazë.”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

gijotina.com/

Vendi u përmbyt, Rama iku tri ditë për të marrë një medalje –

By: 27
19 January 2026 at 22:09

Ish-ministri i Financave Arben Malaj komentoi ftesën e Donald Trump për kryeministrin Edi Rama për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për administrimin e Gazës, duke theksuar se kjo nuk është një nismë personale, por një ftesë shtetërore për mbi 100 vende.

Malaj tha se Rama po përpiqet të krijojë mite për të larguar vëmendjen nga problemet reale brenda vendit, si përmbytjet, apo zvarritja e reformave.

“Ne ishim në një situatë të vështirë të emergjencës natyrore dhe nuk ka ndodhur në përvojën time po dhe studime që bëjnë në vende të tjera të botës. Fatkeqësitë natyrore janë testi i lidershipit. Kancelari Shrëder ishte në pikën më të dobët për të marrë mandat të dytë dhe vetëm përmbytjet e mëdha në jug të Gjermanisë, ku ai veshi çizmet dhe vajti fshat më fshat dhe bisedoi drejtpërdrejtë me qytetarët i dha pikët që fitoi mandatin e dytë. Tani në këtë fatkeqësi natyrore, pavarësisht nga përmasat e saj, përderisa kishte përmbytje aq të mëdha, përderisa kishte humbje aq të mëdha, nuk do të ishte natyrshme për asnjë kryeministër të një vendi që të shkonte tri ditë e të qëndronte për të marrë një medalje. Pikëpyetja ishte kjo medalje pasi u firmos kontrata e Smart City për të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian dhe NATO ka rezerva të mëdha në fushën e sigurisë dhe përse duhet kryeministri të rrinte dhe tre ditë atje për të bërë batutat me gazetarët?” tha Malaj.

Sipas Malajt vendi ynë nuk e meriton këtë model qeverisje dhe këtë fushatë mitizimi.

“Ky vend nuk e meriton këtë model qeverisje, këtë papërgjegjshmëri dhe këtë fushatë mitizimi që në fakt e çmitizon brenda vendit të tij Edi Ramën. Kush nuk do t’ia thotë në sy, jam i bindur që do të jetë të parët që do t’i ngrihen kundërt sapo të ndjejë që pushteti i atij do të reduktohet”, tha Malaj

Sipas tij, kreu i qeverisë përpiqet më shumë për profilin ndërkombëtar sesa për Shqipërinë. Ai sjell në vëmendje dështimet e mëdha të vendit tonë dhe thekson se ata që i shërbejnë me servizlizëm Ramës, po e dëmtojnë atë.

“Ata që i shërbejnë me me servilizëm në këtë rast kryeministrit janë duke dëmtuar atë, jo duke e mitizuar. E para thuhet që çdo vend mund të përcaktojë përfaqësues. E dyta kërkohet ratifikim. Pra nuk mund të fshehë më faktin që Rama bën shumë për profilin e tij ndërkombëtar, por kjo nuk është përcaktojnë në këtë rast. Ashtu siç nuk përcaktojnë në dështimet e mëdha që Shqipëria ka me Bashkimin Europian për korrupsionin në fondet e tyre. Ishin fillimisht vetëm bujqësinë. Tani na doli dhe investimi për e- government”, tha Malaj.

Ish-ministri ka akuzuar gjithashtu kryeministrin se po kërcënon opozitën dhe po ushqen një klimë politike të tensionuar, ku mbizotëron koncepti i “armikut politik” dhe jo i kundërshtarit.

“Për ne fatkeqësisht në politikë vepron koncepti i armikut politik, jo i kundërshtarit, jo i konkurrentit, por gjithmonë ne duam ta shikojmë opozitën e vendit tonë sa më të dobët, siç synonte atëhere Berisha dhe tani fatkeqësisht kjo është kthyer dhe në një kulturë të kopjuar edhe nga mazhoranca”, theksoi Malaj

Ai i quajti kërcënim deklaratat e mazhorancës ndaj opozitës për reformën zgjedhore, ndërsa apeloi për bashkëpunim dhe dialog politik.

“Nuk mund të kërcënohet opozita për dy reforma zgjedhore që po s’ erdhe brenda shtatë ditësh ne s’kemi asnjë orë për të humbur me ju. Jo, ne do të humbasim qindra orë me njëri-tjetrin që të garantojmë që politika shqiptare të ç’tensionohen, që të garantojmë që reformat që zvarriten të bëhen me çdo kosto, që të garantojmë se do t’i rikthejmë fondet e humbura Shqipërisë vetëm në sektorin e bujqësisë 155 milionë euro dhe nuk e dimë sa janë ato për e-goverment dhe të krijojmë kulturën e ndarjes kombëtare dhe të pushteteve. Çdo fitore tjetër personale që po mitizohet sikur na i ka dërguar Zoti nga lart, e dëmton Edi Ramën. Në qoftë se Edi Rama nuk e kupton këtë gjë, por i pëlqen kjo edhe sipas fjalë e tij, atëherë ky është një risk për zhvillimet politike të vendit tonë”. A2CNN

Ekzekutim brenda burgut në Greqi, kush ishte Jani Aliaj dhe historia e konfliktet që e ndoqën –

By: 27
19 January 2026 at 21:47

Jani Aliaj është ekzekutuar këtë të hënë në qelinë e tij në burgun grek të Koridhalos.

Autori i vrasjes është një 28-vjeçar grek, i akuzuar për vrasjen e një tjetër shqiptari, Artur Bashimi.

Aliaj ishte një personazh i njohur në botën e krimit, i dënuar përjetë në Greqi për vrasjen e një shqiptari, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje, ngjarje të ndodhura në Athinë në vitin 2006.

Po ashtu i dënuar përjetë në mungesë edhe në Shqipëri për vrasjen e Elton Çiços në 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Por si kishte lindur konflikti mes Çiços dhe Aliajt?

Vrasja e Nelgert Patës në qytetin e Fierit është episodi i fundit i përplasjeve të grupeve rivale të Tepelenës, drejtuar nga Jani Aliaj dhe Elton Çiço.

Një histori 16-vjeçare që nis me vrasjen me thikë të shokut të Çiços nga Aliaj në vitin 2000 në fshatin Zhabakik të Greqisë. Disa vite më vonë, dy personazhet në fjalë përballen në qelitë e një burgu grek. Aty Çiço plagos Alinë gjatë kohës së ajrimit, si hakmarrje për vrasjen e shokut të tij.

Pasi të dy dalin nga burgu, konfliktet tashmë transferohen në Shqipëri, ku bandat do të luftojnë edhe për zonat e influencës sa i takon kultivimit të drogës në Tepelenë.

Më 30 mars 2015, Elton Çiços i grabisin familjen dhe i dhunojnë prindërit, ngjarje për të cilën ai vendos të marrë hak. Dy muaj pas kësaj ngjarjeje, në Durrës vritet Robert Rama, mik i Alisë, rivalit të Çiços. Elton Çiço ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e Ramës, por megjithëse policia ra në gjurmë të motorit të tij, me të cilin u largua nga vendi i krimit, ai asnjëherë nuk u ndalua zyrtarisht për këtë ngjarje.

Hakmarrja për grabitjen dhe dhunimin e prindërve të Çiços vijon me vëllezërit Ervis dhe Elton Imeri, të cilëve iu vendos eksploziv në automjete.

I pari, Ervisi, i dyshuar si autor i ngjarjes ndaj prindërve të Çiços, i shpëtoi atentatit, por i vëllai mbeti i gjymtuar rëndë pas shpërthimit në 9 dhjetor të 2015-ës në Kombinat.

Por Çiço nuk ndalet me kaq. Ai i organizon edhe 2 atentate Jani Alisë, një në Tiranë dhe një në Gjirokastër duke mos arritur ta ekzekutojë, por vetëm plagosë lehtë, derisa më 1 maj të 2016 Çiço ekzekutohet në një lokal në zonën e ish-Bllokut nga Jani Aliaj, i ndihmuar nga Renato Milloshi dhe Nelgert Pata, i cili ndihmoi në atentat, nga brenda burgut ku vuante muajt e fundit të dënimit për shfrytëzim prostitucioni.

Episodi i fundit që besohet se ka lidhje me përplasjet e bandave të Tepelenës ishte plagosja në tetor 2016 e Andi Mustafarait pranë ish-Ekspozitës në kryeqytet, i cili njihej si mik i Çiços.

Në skedarët e policisë, të gjithë pjesëtarët e grupeve rivale të Tepelenës, cilësohen si tepër të rrezikshëm.

gijotina.com/

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji –

By: 27
19 January 2026 at 21:31

Një defekt në linjë e OST 110 kv ka lënë pa energji disa zona pa energji në Tiranë.

Një defekt në linjë e OST 110 kv ka lënë pa energji disa zona pa energji në Tiranë.

Deri më tani janë lagjet në Njësinë 1 dhe 2: Ali Dem, Shkozë, Tregu Elektrik, Sauk, Farkë etj.

Burime zyrtare nga OSHEE, thonë qe defekti është i OST  e cila po punon për gjetjen e një zgjidhjeje alternative për të furnizuar pjesë -pjesë me energji nënstacionet e saj nga linja të tjera!

Deri më tani janë lagjet në Njësinë 1 dhe 2: Ali Dem, Shkozë, Tregu Elektrik, Sauk, Farkë etj.

Burime zyrtare nga OSHEE, thonë qe defekti është i OST  e cila po punon për gjetjen e një zgjidhjeje alternative për të furnizuar pjesë -pjesë me energji nënstacionet e saj nga linja të tjera!

gijotina.com/

Partizani fiton 2-1 ndaj Teutës në “Arenën e Demave”. –

By: 27
19 January 2026 at 20:17

Këtë të hënë u luajtën ndeshjet e radhës së Superiores, të vlefshme për javën e 20-të. Partizani fitoi 2-1 ndaj Teutës në “Arenën e Demave”.

Të kuqtë të shënuan të parët me Tomën, ndërsa durrsakët u kundërpërgjigjën me Jazxhi. Në fund, goli i Kontreras i dhuroi suksesin vendasve.

Partizani e sheh veten në pozitën e pestë, duke marrë kështu triumfin e parë pas 3 humbjesh. Në krahun tjetër, Teuta është e gjashtë.

Tirana barazoi 1-1 ndaj Vorës, në një sfidë mjaft të luftuar. Bardheblutë renditen në vendin e fundit me 14 pikë. Vora është në vendin e gjashtë.

gijotina.com/

Identifikohet vrasësi i Jani Aliajt në burg, i njëjti që ekzekutoi edhe Artur Bashimin, dyshohet me ‘porosi nga jashtë’ –

By: 27
19 January 2026 at 19:55

Autori i vrasjes së 49-vjeçarit Jani Aliaj rezulton të jetë një 28-vjeçar grek, i konsideruar vrasës me pagesë. Bëhet fjalë për të njëjtin person që në 18 gusht 2025 ekzekutoi 47-vjeçarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi.

Ngjarja atëherë ndodhi në Agio Pantaleimona, ku Bashimi u ekzekutua me armë zjarri nga greku. Bashimi, një ish i dënuar për vjedhje, dyshohet të jetë vrarë si shenjë hakmarrje për vëllanë e tij, Marsel Bashimi, i përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi, në një rast në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të kërkuar ne Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut.

Policia greke dyshon se dhe vrasja e Jani Aliajt është e porositur nga jashtë burgut dhe e paguar.

49-vjeçari nga Tepelena Jani Aliaj, i cili ndodhej i arrestuar në Greqi prej 31 dhjetorit 2024, është vrarë sot në burgun e Koridhalos duke u goditur me thikë nga një i burgosur grek në sektorin 3 të burgut. Edhe autori, ashtu si Aliaj, rezulton i dënuar për vrasje. Policia greke ka nisur hetimet për ngjarjen duke mos përjashtuar faktin që ngjarje të jetë vrasje me pagesë.

Jani Aliaj rezultonte person i kërkuar në Shqipëri, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços në 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Gjithashtu ai rezulton i kërkuar edhe për një ngjarje të ndodhur në vitin 2015 në Përmet, ku tentativa e vjedhjes së një sasie të madhe marijuane përfundoi me të plagosur. Për atë ngjarje Aliaj kërkohej për tre akuza.

Gjithashtu Jani Aliaj, i cili u arrestua në 31 dhjetor 2024 me identitetin e rremë Aleksan Kreshnik, kërkohej në Greqi pasi ishte arratisur nga burgu i Korfuzit ku vuante dënim me burgim të përjetshëm plus 2 vjet plus 12 muaj për vrasjen e një shqiptari, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje, ngjarje të ndodhura në Athinë në vitin 2006.

gijotina.com/

Më 24 janar bota do të mësojë fuqinë tonë –

By: 27
19 January 2026 at 19:27

“Më 24 janar bota do të mësojë fuqinë tonë vendosmërinë tonë”, kështu u shpreh kreu i PD Sali Berisha në protestën e organizuar përpara Kryeministrisë. Por nga pamjet duket se militantët sa vijnë dhe braktisin Berishën duke mos marrë pjesë në protestë.

“Ky regjim po shpërfytyron Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo protestë ka një rëndësi sepse kjo javë është përcaktuese për 24 janarin protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana ndonjëherë. Po vijmë nga parlamenti, ishte provokimi më i ulët që u bëhej shqiptarëve, karshi tyre qëndronte lubi Balluku, hajdutja më e madhe që kanë patur shqiptarëve ndonjëehrë, e dërguar për të provokuar shqiptarët dhe për t’u thënë se ne u kemi vjedhur dhe do u vjedhim”, tha ai.

Gjithashtu Berisha u ndal edhe tek skandali i AKSHI-t duke thënë se tregoi korrupsioni masiv të qeverisë.

“Edi Rama dhe Lubi Balluku po bllokon ligjin dhe shtetin ligjor. Protesta dhe vetëm protesta. Dokumenti historik e quan shpërthyese AKSHI-n e Edi Ramës dhe Lindave të tij. Dokumenti i miqve tanë shkruan se ajo që flitet për AKSHI-n është kërcënim jo vetëm për Shqipërinë por edhe për SHBA e NATO-n. Dokumenti denoncon arrestimet politike të këtij regjimi dhe kërkon ndërhyrjen e Uashingtonin dhe Brukselit kundër kësaj situate. Ky dokument frymëzohet nga guximi juaj për të mbrojtur të vërtetat”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.
Mirënjohjen më të thellë për praninë tuaj në këtë protestë, e cila dëshmon vullnetin tonë.
Dëshmon qëndresën tonë, vendimin tonë për t’u përballur me këtë narko-qeveri, me këtë bandë, organizatë kriminale, armike e betuar e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Për t’u përballur gjer në largimin përfundimtar nga skena të këtij regjimi, i cili ka shpërfytyruar dhe po shpërfytyron çdo ditë e më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët.
Të dashur miq, kjo protestë e kësaj jave ka një rëndësi të veçantë sepse kjo javë është përcaktuese për 24 janarin, protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana ndonjëherë.
Zemërimin më të fuqishëm të shqiptarëve.
Guximin e tyre më të madh.
Miq, po vijmë nga parlamenti, ishte provokimi më i ulët që i bëhej shqiptarëve.
Karshi tyre qëndronte Lubi Balluku, hajdutja më e madhe e kohërave që kanë pasur shqiptarët në pushtet, e dërguar aty kastile nga Edi Rama për të provokuar shqiptarët, për të poshtëruar shqiptarët, për t’u thënë atyre se ne u kemi u vjedhur dhe do u vjedhim dhe ja ku jemi.
Rojet i dolën përpara, largohuni u thashë, mos u bëni maskë e fytyrës të saj, ta shohin shqiptarët se çfarë fytyre ka.
Miq, ka tejkaluar çdo lloj norme, çdo lloj morali, çdo lloj sjellje.
Shqiptarët po presin me padurim revoltën, kryengritjen paqësore, përballjen dhëmb për dhëmb me këtë regjim, fitoren e opozitës.
Shqiptarët po presin 24 janarin si ditën e tyre, si orën e tyre, si të vërtetën e tyre të madhe.
Ndaj secili këtë javë, këto ditë, secili nga ne dhe çdo opozitar, të bëjë gjtihçka, të mos i mungojë Shqipërisë më 24 janar.
Të mos i mungojë lirisë më 24 janar.
Të mos i mungojë guximit qytetar më 24 janar.
Të mos i mungojë dinjitetit njerëzor më 24 janar.
Miq, mbarë bota po pret fjalën tonë, zërin tonë, guximin tonë, veprimin tonë.
Ngjarje të mëdha, protesta e dhjetorit ushtoi fuqishëm në mbarë botën.
Zëri juaj u dëgjua në katër anët e planetit.

gijotina.com/

Të bashkohemi për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja –

By: 27
19 January 2026 at 19:07

Teksa në Kuvend zhvillohej seanca e parë plenare për këtë këtë sesion parlamentar, jashtë godinës ‘Lëvizja Bashkë” zhvilloi protestë. Mbështetës të shumtë i janë bashkuar protestës, ndërsa shoqëroheshin me pankarta “Dorëzoni Belindën”. Protesta e Lëvizjes Bashkë vjen pas akuzave të shumta për korrupsion dhe varfërimin e qytetarëve.

Kreu i kësaj force politike, Arlind Qori deklaroi se qytetarët duhet të bashkohen për të rrëzuar qeverinë dhe për të bërë sipas tij, një shtet të drejtë dhe demokratik.

“A mund ta përfytyrojmë Shqipërinë si një vend, ku personat me aftësi ndryshe, nuk marrin lëmoshë 10 mijë lekë nga shteti, por integrohen tërësisht në jetën ekonomike dhe sociale të vendit, a mund ta përfytyrojmë Shqipërinë, si një vend ku nuk duhet 100-150vite jetë ku të paguhej kredia për shtëpinë, a mund ta përfyrytojmë Shqipërinë, si një vend ku lulëzon e zhvillohet sporti, shkenca, arti, filozofia, ku demokracia nuk është pallavër, por realitet konkret që ndërtohet përditë nga qytetarë aktivë nga vendi ynë. Përfytyrimi ynë është i rrezikshëm për ata që kanë pushtetin politik dhe monopolet ekonomike. Ata e dinë më mirë se ne, se përfytyrimi ynë është realiteti i nesërm. Ky përfytyrim mund të bëhet realitet, jo me sytë nga qielli, jo duke ëndërruar delta force që do na shpëtojnë si vend, por duke pasur më shumë besim te njëri-tjetri, duke u bashkuar të gjithë si një grusht, për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja dhe për t’i hapuyr shtegut, ndërtimit të një shteti të drejtë, demokratik, social, që i mundëson qytetarëve të vet të jetojnë me dinjitet.”, theksoi Qori.

gijotina.com/

Opozita kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut/ Berisha: Prania e ‘Lubisë’, provokacioni më i ulët

By: 27
19 January 2026 at 18:27

Sesioni i ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me tensione dhe përplasje të forta politike, pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha së bashku me deputetët e opozitës, bllokuan foltoren e Kuvendit.

Shkak për këtë është bërë pjesëmarrja e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, e cila ishte e pranishme në sallë.

Gjatë fjalës së tij në videolive, Berisha akuzoi mazhorancën dhe qeverinë Rama për kapje të institucioneve dhe lidhje me krimin e organizuar, duke iu drejtuar: “Të gjithë jeni Lubia! Ngrihuni në këmbë dhe thërrisni: Jemi Lubi! Partia në pushtet, partia e krimit, po përballet me testin më serioz të shtetit të së drejtës”, u shpreh Berisha.

Kryetari i PD iu referua drejtpërdrejt zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke deklaruar: “Zv/kryeministrja Balluku është në Kongresin e SHBA-ve dhe ju jeni Ballukë të gjithë. Asaj dhe kryeministrit Edi Rama potencialisht nuk po u hiqni imunitetin”.

Sipas Berishës, qëndrimi i mazhorancës përbën mbrojtje politike dhe cenon parimet e shtetit të së drejtës
Opozita ka këmbëngulur prej ditësh në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, me qëllim hapjen e procedurave për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Sipas opozitës, kërkesa lidhet me hetimet e SPAK për çështjen e Tunelit të Llogarasë dhe disa lote të projektit të Unazës së Madhe në Tiranë, për të cilat pretendohet se Balluku është marrë e pandehur.
gijotina.com/

The post Opozita kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut/ Berisha: Prania e ‘Lubisë’, provokacioni më i ulët appeared first on 27.

Operacioni i SPAK në Call Center, gjykata vendos masat e sigurisë për 8 të dyshuar, shumica në burg –

By: 27
19 January 2026 at 18:15

Gjykata e Posaçme ka caktuar ditën e sotme masat e sigurimit ‘arrest ne burg’ për 6 te arrestuarit pas aksionit të SPAK kundër ‘call-center’ në dy pallate Tiranë, që akuzohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha për Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi u caktua masa e sigurimit arrest ne burg me afat 20 ditor.

Remir Gjoligaj- arrest me burg.

Endri Gjata- arrest me burg

David Qerimi- arrest me burg

Elis Merkaj- arrest me burg

Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë

Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë

Hysen Xhepexhiu- arrest me burg

Klaudio Kaçupi – arrest me burg

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

Vëzhguesit nuhatën se ishin nën lupën e hetuesve  dhe mbrëmjen e datës 15 janar ata boshatisën qendra e thirrjeve në kullën luksoze “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, dhe disa materiale u asgjësuan. Brenda pak orësh ky aktivitet u ringrit në godinën “Downtown One”, në Bulevardin Bajram Curri ku dhe u arrestuan në flagrancë punonjësit, të cilët kishin transportuar gjatë natës material.

gijotina.com/

opozita bllokon foltoren, mazhoranca kalon projektligjet në 30 minuta –

By: 27
19 January 2026 at 17:59

Ka nisur me tensione sesioni i ri parlamentar për vitin 2026, por është mbyllur në vetëm 30 minuta.

Që në nisje të seancës ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi nisi fjalën, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren dhe kanë kërkuar largimin e Belinda Ballukut nga salla.

“Si nuk u lodhe o burrë’, dëgjohet Peleshi duke iu drejtuar Gazment Bardhit i cili fliste mbi fjalën e tij duke kërkuar largimin e zv. kryeministres nga salla e Kuvendit.

E ndërsa opozita nuk ka pranuar që të ulen në karriget e tyre dhe të vijojë seanca, Peleshi me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS ka hedhur në votim projektligjet, të cilat janë miratuar me votat e PS. “Keni kohë një javë”, Balla paralajmëron opozitën: Nëse nuk vini në Komision për reformën zgjedhore dhe territoriale, do e bëjmë pa ju.

gijotina.com/

Një pikë për secilën, Vora dhe Tirana barazojnë pas një fundi dramatik –

By: 27
19 January 2026 at 16:29

Sfida e javës së 20-të në Kategorinë Superiore mes Vorës dhe Tiranës është mbyllur pa fitues.

Përballja në stadiumin e Vorës përfundoi 1-1, me të gjitha emocionet e grumbulluara në pjesën e dytë.

Tirana arriti të kalojë e para në avantazh falë golit të Ndong, i cili shënoi në minutën e 50-të dhe vuri bardheblutë në rrugën e duhur. Por ndryshimet e bëra nga pankina e Vorës sollën efekt.

Adeloje, i aktivizuar në pjesën e dytë, ndëshkoi miqtë duke rikthyer baraspeshën në minutën e 80-të.

Skuadra e Nuhijut mund të kishte marrë më shumë nga kjo ndeshje, por fati nuk ishte në anën e saj. Në dy minuta para fundit të kohës së rregullt, Tirana u ndal nga shtylla dhe traversa, duke humbur mundësi të artë për tre pikë.

Pas këtij rezultati, bardheblutë mbeten në një pozitë delikate – tashmë katër pikë larg zonës së “play out”. Ndërkohë, Vora dhe Partizani, që gjenden në zonën e sigurisë, janë nëntë pikë përpara ekipit kryeqytetas.

gijotina.com/

Apeli lë në burg Xhino Agon, si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla –

By: 27
19 January 2026 at 16:21

Gjykata e Apelit në Tiranë la në ‘arrest në burg’ Xhino Agon duke lënë në fuqi vendimin e 05.12.2025 te Gjykatës së Shkallës Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Sipas burimeve, Apeli ka ndryshuar vetëm një pikë të vendimit, konkretisht vlerësimin e arrestimit në flagrancë. Gjykata e ka shpallur të paligjshëm arrestimin në flagrancë të Xhino Agos, me argumentin se ai nuk është prangosur në kushtet e flagrancës.

Pavarësisht këtij vlerësimi, trupa gjykuese ka çmuar se kushtet për mbajtjen në fuqi të masës “arrest në burg” vijojnë të ekzistojnë, duke e lënë Agon në qeli.

Xhino Ago dyshohet nga organet e drejtësisë si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhallës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Dëshmia e Xhino Agos

“Rreth orës 9 të mëngjesit kam dalë nga shtëpia ime dhe me automjetin e markës Hyundai me traga AB 516, automjeti është në emër të kompanisë së një shoku tim, i cili quhet Nazif Bajrami.Rruga që kam ndjekur është në drejtim të qytetit te Elbasanit dhe kam shkuar tek zyrat e taksive, pasi unë jam administratore i “** Taksi”, zyrat e të cilave i kam tek karburanti ‘’Xh*** OIL””

“Më pas kemi dalë në këmbë dhe kemi lëvizur për qark karburantit ku ndodhet magazina dhe kemi ndenjur deri në orën 13:00, ku gjatë kësaj kohe unë kam qenë vetëm me Mondin. Më pas unë me mjetin e përshkruar më lart jam larguar në të njëjtën rrugë për në banesën time, ndërsa Mondi mori “Range”-in dhe më tha se do të iki për Kavajë për drekë me të shtëpisë.

Mondi më tha se tani do te kthehem nga Kavaja dhe për 20 minuta rreth orës 15:45 jam në Elbasan. Pas kësaj bisede kemi folur me video në WhatsApp ku i thash Mondit a do të vish me mua në Tiranë, që të çojmë Fatlinda Istrefin në Tiranë, që e njihte dhe Mondi, dhe Mondi më tha Ok do të ikim bashkë dhe do të takohem tek karburanti, pasi unë do i dërgoja dhe kunatin tim Urim Topuzin, i cili do t’i vendoste disa llamba tek magazina e tij, pasi Urimi ishte në shtëpinë e tij”.

gijotina.com/

 

Qeveria prezanton reformën për Policinë Bashkiake, çfarë parashikon ligji i ri –

By: 27
19 January 2026 at 16:11

Përmirësimi i shërbimeve dhe rritja e sigurisë publike janë në qendër të projektligjit të ri “Për Policinë Bashkiake”, i cili synon forcimin e rolit të strukturave vendore dhe rritjen e efikasitetit të tyre në shërbim të qytetarëve. Nisma, pas konsultimit publik pritet të diskutohet në Këshillin Konsultativ me pushtetin vendor.

Projektligji parashikon një organizim të ri të Policisë Bashkiake në dy nivele, në nivel qendror dhe nivel vendor, duke vendosur standarde të njëjta profesionale dhe funksionale në të gjitha bashkitë e vendit.

Niveli qendror do të ketë përgjegjësinë për përcaktimin e standardeve kombëtare, koordinimin e punës së drejtorive vendore dhe garantimin e bashkëpunimit të fortë ndërinstitucional. Ky nivel do të ushtrojë një rol mbështetës dhe koordinues, pa cenuar autoritetin e njësive të vetëqeverisjes vendore.

Ndërkohë, niveli vendor do të vijojë të ketë autoritet të plotë në terren, me kompetenca të shtuara, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve më cilësore, më të shpejta dhe më efektive për komunitetin.

“Përmes këtij vizioni të ri, synohet ndërtimi i një Policie Bashkiake më profesionale, më të besueshme dhe më pranë qytetarëve, si një komponent i rëndësishëm në arkitekturën e sigurisë publike dhe mirëqeverisjes vendore”, thekson ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në një postim në rrjetet sociale.

“5 herë brenda pak kohësh në spital”/ Zbardhet dosja e arratisjes së Altin Ndocit –

By: 27
19 January 2026 at 15:45

Altin Ndoci i cili u arratis një javë më parë nga spitali i Durrësit, rezulton se nga tetori i vitit 2025, deri në janar të këtij viti, është shoqëruar pesë herë për në spital.

Në dosjen hetimore të publikuar nga TCH, thuhet se nga këqyrja e kamerave të sigurisë, është konstatuar ndërveprim i dyshimtë midis kryeinfermierit Aulon Çuku dhe drejtorit Indrit Cerloj, të cilët kanë abuzuar me detyrën.

Nga informacionet e përftuara Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, rezulton se shpeshtësia e shoqërimit për në spital të të burgosurve që kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe gjendje të mirë ekonomike dyshohet se kryhet për t’u mundësuar favore të ndryshme (kryesisht takime speciale) këtyre të burgosurve, kundrejt dhënies së ryshfetit drejtuesve të institucioneve dhe personelit përkatës.

Edhe në rastin e planifikimit për vizita në Spitalin Rajonal Durrës të të paraburgosurit Altin Ndoci, duke marrë në konsideratë rritjen e frekuencës së daljeve në një periudhë relativisht të shkurtër dhe duke e krahasuar me historikun e mëparshëm të daljeve të tij për në spital, thuhet në dosje, ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto planifikime për vizita mjekësore për në spital përkojnë me periudhën tetor 2025 – janar 2026 dhe janë fiktive.

Nga ana jonë kemi këqyrur kamerat e sigurisë së institucionit dhe gjatë këqyrjes kemi konstatuar një ndërveprim të dyshimtë midis kryeinfermierit Aulon Çuku dhe drejtorit Indrit Cerloj, si dhe veprime të vërejtura një neglizhencë të theksuar të drejtuesit të IEVP-së Durrës, në lidhje me arsyeshmërinë që shtetasi Indrit Cerloj mund të ketë abuzuar me detyrën, pasi edhe nga këqyrja e pamjeve filmike konstatojmë se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe të dyshimtë me infermierin Aulon Çuku.

Për periudhën kohore 2020–2024 është shoqëruar 4 (katër) herë për problematika të ndryshme.

Për periudhën kohore 08.10.2025 – 13.01.2026 është shoqëruar 5 (pesë) herë, në të cilat institucioni drejtohej përkatësisht: në datë 08.10.2025 – Drejtor Institucioni Ervis Dedej, në datë 24.10.2025 – Drejtor Institucioni Edmond Llabani (i komanduar), në datë 26.11.2025 – Drejtor Institucioni Indrit Cerloj, në datë 18.12.2025 – Drejtor Institucioni Indrit Cerloj, në datë 13.01.2026 – Drejtor Institucioni Indrit Cerloj.

Nga informacionet e përftuara në kohë nga SHKBP rezulton se shpeshtësia e shoqërimit për në spital të të burgosurve që kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe gjendje të mirë ekonomike dyshohet se kryhet për t’u mundësuar favore të ndryshme (kryesisht takime speciale) këtyre të burgosurve, kundrejt dhënies së ryshfetit drejtuesve të institucioneve dhe personelit përkatës.

Edhe në rastin e planifikimit për vizita në Spitalin Rajonal Durrës të të paraburgosurit Altin Ndoci, duke marrë në konsideratë rritjen e frekuencës së daljeve në një periudhë relativisht të shkurtër dhe duke e krahasuar me historikun e mëparshëm të daljeve të tij për në spital, ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto planifikime për vizita mjekësore për në spital përkojnë me periudhën tetor 2025 – janar 2026 dhe janë fiktive. Vlen për t’u përmendur se për mundësimin e vizitave në spitalet rajonale duhet të jetë dakordësia e gjithë personelit të angazhuar në këtë proces, duke përfshirë stafin e sektorit të shëndetësisë, sektorit të policisë dhe Drejtorin e institucionit.

Gjithashtu, nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se për daljet nga IEVP të të burgosurit Altin Ndoci që përkojnë me periudhën tetor 2025 – janar 2026, në asnjë rast nuk është pasqyruar në komunikatën e aktivitetit ditor të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe në asnjë rast nuk është informuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve”-thuhet ndër të tjera në dosje./TCH

Auditimi i KLSH zbulon 24 milionë euro probleme në buxhetin e shtetit –

By: 27
19 January 2026 at 15:31

Të paktën 2.4 miliardë lekë apo rreth 24 milionë euro ishte dëmi ekonomik dhe menaxhimi jo efektiv i parave publike që Kontrolli i Lartë i Shtetit zbuloi gjatë auditimeve në 8 muajt të vitit të shkuar.

Publikimi i fundit i KLSH që përfshin periudhën janar-gusht vlerëson se gjatë periudhës Janar – Gusht 2025, janë dhënë 148 rekomandime mbi “gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 2.4 miliardë mijë lekë, nga të cilat: dëmi ekonomik vlerësuar 112.2 milionë lekë, menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 2.29 miliardë lekë”.

Sipas KLSH vlera e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik(1.2 mln euro) në buxhetin e shtetit, është konstatuar 57% në fushën e shpenzimeve dhe 43% në fushën e të ardhurave.

“Në fushën e shpenzimeve, peshën më të madhe (90%) e zënë shkeljet e konstatuara përgjatë procedurave të prokurimit dhe zbatimit të punimeve/kontratave në vlerën 57.4 milionë lekë (likuidime për punime të pakryera, mos llogaritje e kostove përfundimtare të shërbimit të projektimit, punime jo në përputhje me specifikimet teknike, etj).

Ndërsa në fushën e të ardhurave, peshën me të madhe (rreth 96% e totalit të të ardhurave) e zënë të ardhurat nga aktiviteti doganor, si pasojë e mos arkëtimit të detyrimeve doganore; pagesa detyrimesh doganore në import për të cilat nuk është vepruar në përputhje me kuadrin ligjor, vlerësime të gabuara të importeve dhe deklarimeve të artikujve, përjashtim i padrejtë nga pagimi i TVSH-së dhe trajtim i gabuar i shkeljeve doganore.

Gjithashtu problematika janë evidentuar në të ardhurat e munguara nga administrimi i pasurisë shtetërore dhe marrëdhëniet kontraktuale me palët e treta, në shumën prej 1.47 milionë lekë”, nënvizon KLSH.

Ndërkohë gjatë periudhës Janar – Gusht 2025,insitucioni suprem i auditit në vend ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 2.3 miliardë lekë nga të cilat: 1,76 mld lekë në fushën e të ardhurave (ose rreth 77% e totalit) kryesisht në të ardhurat e qeverisjes lokale për çështje që lidhen me detyrime për taksat dhe tarifat vendore (ose rreth 31% e totalit të të ardhurave), mos tarifimit/përllogaritjes së gabuar/mos aplikim të kamat vonesave për përdorimin e pronave të bashkisë nga subjektet private (ose rreth 32% e totalit të të ardhurave); dhe detyrime të pa arkëtuara për zjarre apo veprimtari të kundërligjshme si: prerje drurësh, gurë dekorativë etj., rreth 35% e totalit të të ardhurave. 523.5 milionë mijë lekë në fushën e shpenzimeve (ose rreth 23% e totalit) si rezultat i shkeljeve të konstatuara përgjatë procedurave të prokurimit dhe zbatimit të punimeve/kontratave në vlerën 253.9 milionë lekë, si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve në vlerën 123 milionë lekë./Monitor

Avokati i Safet Bajrit tërheq dosjen hetimore nga SPAK-u me karrocë marketi (VIDEO) –

By: 27
19 January 2026 at 15:15

Avokati i Safet Bajrit është shfaqur me karrocë marketi në ambientet e SPAK ditën e sotme dhe brenda saj ka vendosur fashikujt hetimorë në kuti.

Safet Bajri, sëbashku me Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon akuzohen nga SPAK për vrasjen e Fatbardh Licit, xhaxhai i Ibrahim Licit.

Motivi i vrasjes së Licit sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi.

Për vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit. Kurse Eria Ago akuzohej se ka drejtuar një prej makinave të përdorura gjatë kësaj ngjarje.

❌
❌