Ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili gjastë qëndrimit në ketë detyrë u përbetonte se do të luftonte krimin në Shqiqëri, duket se ka harruar ‘luftën’ vetëm pak ditë pasi e ka lëshuar këtë detyrë. Madje tani që nuk është kreu i institucionit më të rëndësishëm kundër krimit të organizuar, atij ndoshta i lejohet të takojë dhe pse jo edhe të pijë, të ngrejë dolli dhe të këndojë me njerëz të cilët janë me precedent penalë.
Një video e publikuar në rrjetet sociale ka hapur debat të fortë publik, pasi shfaq ish-drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në një ambient privat, larg çdo kuadri institucional. Në pamje, ai shihet i ulur në një tavolinë, duke konsumuar alkool dhe duke kënduar këngë popullore, në shoqëri personash që, sipas burimit që e ka publikuar videon, kanë precedent pe
Videoja është shpërndarë nga faqja në Facebook “Traktet”, e cila thekson se mes personave të pranishëm ndodhet edhe Andon Pago, i dënuar për mashtrim. Sipas përshkrimit të faqes, shoqëria në tavolinë nuk përbëhet nga qytetarë të zakonshëm, por nga individë të njohur në zonë për të kaluarën e tyre kriminale.
Pamjet tregojnë Altin Dumanin pa masa sigurie, pa badigard dhe pa eskortë, në një situatë tërësisht informale, duke pirë birrë dhe pije të tjera alkoolike. Atmosfera e krijuar në video bie në kontrast të fortë me profilin publik të një figure që deri pak kohë më parë drejtonte institucionin kyç të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.
Kjo dalje publike merr një peshë tjetër për shkak të momentit kur ndodh. Në të njëjtën periudhë, nga ish-kreu i SPAK pritej një qëndrim institucional dhe veprime konkrete, përfshirë edhe në lidhje me çështjen e gjyqtares së dënuar Irena Gjoka. Në vend të një reagimi apo distance publike, videoja e publikuar tregon një zgjedhje tjetër: shoqëri private, festë dhe relaks.
Faqja rikujton gjithashtu një deklaratë të mëparshme të Altin Dumanit, ku ai shprehej se dëshironte të jetonte si një njeri i thjeshtë. Sipas interpretimit të “Traktet”, pamjet e publikuara tregojnë se kjo dëshirë është realizuar, por në një formë që ka ngritur pikëpyetje të forta publike: një jetë e thjeshtë, por e ndarë në tavolinë me persona me rekorde penale, jo me qytetarë që presin drejtësi dhe barazi para ligjit.
Video nuk lë shumë vend për interpretime alternative. Ajo dokumenton një fakt konkret: ish-drejtuesi i SPAK shfaqet në një ambient privat, duke konsumuar alkool dhe duke kënduar, në shoqëri të personave me precedent penal, përfshirë edhe një të dënuar për mashtrim.
Thelbi i debatit publik, nuk lidhet me jetën personale apo të drejtën për privatësi, por me zgjedhjen e shoqërisë dhe kontekstin kohor të kësaj daljeje. Në një moment kur pritej seriozitet institucional dhe distancë nga individë me të kaluar kriminale, pamjet tregojnë një realitet tjetër. Kontrasti mes pritshmërive publike dhe asaj që shfaqet në video është i fortë dhe flet vetë.
Një studim i fundit nga Gjermania ngre shqetësime serioze mbi ndikimin e legalizimit të kanabisit në shëndetin mendor, veçanërisht tek të rinjtë.
Sipas një artikulli të botuar në revistën mjekësore “Deutsches Ärzteblatt”, pas hyrjes në fuqi të legalizimit të kanabisit është vëne re një rritje e ndjeshme e psikozave të shkaktuara nga përdorimi i tij. Të dhënat tregojnë se numri i rasteve të shtrimit në spital për psikoza të lidhura me kanabisin është pothuajse dyfishuar pas legalizimit.
Kjo ka forcuar shqetësimet e shoqatave mjekësore, të cilat prej kohësh paralajmërojnë për rreziqet që sjell konsumi i kanabisit, sidomos tek të rinjtë, truri i të cilëve nuk është plotësisht i zhvilluar deri rreth moshës 25 vjeç. Për këtë arsye, disa prej tyre kanë kërkuar që përdorimi i ligjshëm të lejohet vetëm pas moshës 21 vjeç.
Psikozat janë çrregullime të rënda mendore që shoqërohen me halucinacione, paranojë dhe iluzione. Në disa raste, simptomat mund të zhduken pas disa javësh, por në raste të tjera ato mund të përsëriten ose të zgjasin për gjithë jetën. Legalizimi i kanabisit në Gjermani hyri në fuqi më 1 prill 2024. Hulumtuesit analizuan shtrimet në spitalet e rajonit Schëaben, në jug të vendit, gjatë periudhës nga prilli 2022 deri në mars 2025. Studimi përfshiu persona mbi 18 vjeç të diagnostikuar me psikoza të shkaktuara nga kanabisi, çrregullime nga përdorimi i tij ose çrregullime psikotike të spektrit të skizofrenisë.
Rezultatet treguan se pas legalizimit kishte një rritje të fortë të rasteve të psikozave të lidhura drejtpërdrejt me kanabisin, krahasuar me periudhën para tij. Studime të tjera, përfshirë një nga Danimarka, tregojnë se meshkujt e rinj janë më të rrezikuar nga skizofrenia e shkaktuar nga kanabisi sesa femrat. Megjithatë, mjeket theksojnë se këto rezultate lidhen kryesisht me raste të konsumit të lartë dhe problematik.
Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë kombëtare në atë të cilën e quan si një nisje të një vale protestash deri në arritjen e qëllimeve që është largimi i Edi Rama nga drejtimi i qeverisë pas skandaleve të mëdha të korrupsionit.
Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti në studion e lajmeve në “Ora Neës” deklaroi se pa hequr të keqen që është kjo mazhorancë, nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri.
Alimehmeti argumentoi se Shqipëria është shndërruar në një diktaturë autoritare, fakt që mbështetet edhe nga raportet e OSBE/ODIHR-it, të cilat sipas tij, konstatojnë se zgjedhjet nuk janë të lira.
“Nuk njihet ndonjë rast ku një diktaturë të jetë rrëzuar vetëm përmes procesit zgjedhor. Për këtë arsye, rruga e vetme për të larguar Edi Ramën dhe për t’i hapur rrugë demokracisë është përballja direkte, protesta dhe presioni i vazhdueshëm qytetar, pasi largimi vullnetar i regjimit është i pamundur”, tha Alimehmeti.
Ai shtoi se në një sistem demokratik funksional, nuk ka rëndësi se cila parti fiton, por fakti që populli fiton përmes mekanizmit të ndëshkimit me votë.
Alimehmeti u shpreh se aktualisht në Shqipëri, qeveritarët firmosin vjedhje milionash dhe cenojnë sigurinë kombëtare pa asnjë shqetësim, pikërisht sepse ata e kontrollojnë votën dhe nuk varen nga qytetarët.
“Kjo situatë ka çuar në dëshpërim të thellë, duke detyruar rininë dhe prindërit të emigrojnë”, nënvizoi ai, duke shtuar se në këtë situatë mosveprimi është gabimi më i madh në politikë; reagimi ndaj të keqes është domosdoshmëri.
Duke iu përgjigjur skepticizmit mbi opozitën aktuale, Ilir Alimehmeti pranoi se asgjë nuk është perfekte, por theksoi se nuk ka një alternativë më të mirë në horizont.
Në këtë kontekst, ai bëri thirrje për pragmatizëm dhe se të gjitha forcat politike dhe faktorët opozitarë duhet të bashkohen rreth emëruesit të përbashkët, largimit të Edi Ramës.
Alimehmeti e cilësoi “Foltoren” si një domosdoshmëri pas përjashtimit të deputetëve nga parlamenti, duke nënvizuar se qëllimi final duhet të jetë liria e zgjedhjes, jo thjesht ndërrimi i logove partiake.
Një rrjet nënkontraktorësh satelitë u përdorën nga Bankers Petroleum për të vjedhur miliarda lekë nga pasuria publike e shqiptarëve në vendburimin e Patos-Marinzës.
Qinglong, Albtalent, Petrosolution dhe Global Energy Solution janë kompani, të cilat u themeluan thuajse të gjitha në të njëjtën kohë, për të vënë në jetë një skemë të sofistikuar vjedhje dhe transferimit të parave të naftës shqiptare në Kinë.
Ndonëse në letra pronarë të këtyre kompanive figuronin disa shtetas nga Kazakistani, prokuroria e Fierit ka provuar se pronarët realë të tyre ishin drejtuesit kinezë të Bankers Petroleum, të cilët janë dhe ideatorët e skemës kriminale. Por si u vodhën shqiptarët përmes kësaj skeme.
Bankers Petroleum ka mbi 20 vjet që shfrytëzon vendburimin e naftës në Patos-Marinzë. Që nga fillimi të gjithë punonjësit kanë qenë pjesë e kompanisë. Por në vitin 2021, kinezët shpikën një marifet, atë të delegimit të rekrutimit të punonjësve tek një tjetër kompani. Për këtë qëllim u krijua Albtalent.
Riciklim
E zotëruar në letra nga një shtetas nga Kazakistani, që quhet Dauren Zhumbayev, Albtalent formalisht furnizonte Bankersin me punonjës. Në fakt, këta ishin të njëjtën punonjës që kishin punuar prej vitesh tek Bankers, por skema trekëndësh u ngrit me qëllim që paratë të kalonin nga Bankers tek Albtalent, nga kjo e fundit në Kazakistan dhe më vonë në Kinë.
Në 4 vite përmes Albtalent Solution, Bankers transferoi jashtë Shqipërisë rreth 20 milionë euro përmes një aktivitet që shpesh ishte fiktiv. Pasi skema e faturimeve fiktive u zbulua nga hetimi tatimor, tre muaj më parë, u shfaqën pronarët e vërtetë të Albtalentit. Daren Zhumbayev ja shiti Albtalentit kompanisë Geojade, që është pronari i Bankersit.
Shitja është një tjetër skemë kriminale më vete. Në kontratë palët kanë caktuar se çmimi prej 2.6 milionë eurosh i blerjes së Albtalent nga Geojade do të paguhet në një llogari jashtë Shqipërisë. Pra lekët nuk vijnë asnjëherë në Shqipëri, me qëllim që autoritetet shqiptare të mos kenë mundësi të mbledhin borxhet, dhe aq më pak tatimin mbi fitimin kapital.
Nënkontraktim nënkontraktorësh
Qinlgong, Petrosolution dhe Global Energy Solution, tre kompani me pronarë në letra në Kazakistan, u krijuan për një tjetër qëllim. Për të nënkontraktuar punimet e Bankers në fushë dhe për të marrë me qira pompa apo pajisje të tjera që duheshin në aktivitetin e përditshëm për shfrytëzimin e vendburimit. Madje në disa rast këto kompani kanë bërë nënkontraktim nënkontraktorësh.
Pjesa më e madhe e punëve në terren janë kryer nga të njëjtat kompani shqiptare, që kanë punuar me Bankers prej 20 vitesh. Por tashmë kontratat nuk jepeshin direkt nga Bankers tek nënkontraktorët shqiptare, por në skemë trekëndëshi. Bankers ja nënkontraktonte Qinglongut, Petrosolutionit dhe Gesit, ndërsa këto ja u nënkontraktonin kompanive shqiptare.
Futja e tre kompanive pykë në skemën e nënkontraktimit kishte dy qëllime. Së pari, që kinezët të vidhnin shtetin shqiptar dhe së dyti aksionerët e tyre. Qinglong, Petrosolution dhe Ges kanë zhdukur të paktën 50 milionë euro nga fusha e Patos Marinzës.
Skema e merimangës që kinezët ngritën përmes nënkontraktorëve satelitë, që zotëroheshin realisht po nga ata, ishte aryseja se pse nisi hetimi tatimor ndaj Bankers Petroleum, i cili çoi në arrestimin e disa punonjësve të kompanisë. Por këto kompani e kryen detyrën e tyre, duke zhdukur paratë e naftës shqiptare pa paguar taksat dhe borxhet që kishin në shtet. Dhe këto para u përdorën për të blerë fusha të reja nafte në Afganistan dhe Irak. Ndërkohë që qytetarët shqiptarë u vodhën. /Kapitali.al
Shkak për këtë koment është një bashkëbisedim i gjatë që pata këto ditë me intelektualen e mirënjohur dhe aktivisten civile, Irena Beqiraj. Fjala është për të gjetur një lloj përgjigjeje se pse administrata jonë shtetërore është rrënuar kaq shumë, për të ardhur në nivelin e sotëm të dominuar nga mediokriteti, mosrespektimi i rregullave të shkruara, vënia pa kushte në shërbim të elitës politike qeverisëse dhe oligarkisë së lidhur me të, përdorimi gjerësisht si kontingjent i propagandistëve elektoralë për partinë drejtuese, si dhe shndërrimi i një pjese të saj në përfituese të drejtpërdrejtë të fondeve publike, lejeve e licencave, etj. Domethënë, veprimi i kësaj administrate në kushtet e konfliktit të interesit dhe, thelbësisht, në dëm të interesit publik.
Si rezultat, një numër gjithnjë e më i madh qytetarësh, edhe pse të shkolluar e të sprovuar në nivele të ndryshme të qeverisjes qendrore dhe vendore, me vullnet për të kontribuar në të mirën e përbashkët, ndjehen të përjashtuar nga të mirat publike, nga jeta publike, etj. Ata shihen nga pushteti si kërcënim apo si rrezik dhe mbeten thjesht një subjekt i kontributeve në tatime-taksa, por kurrsesi nuk respektohen apo përfshihen si aktorë që çojnë shoqërinë përpara. Domethënë, dija, ekspertiza, integriteti dhe reputacioni i kësaj kategorie shoqërore, ironikisht, bëhet “postblloku” që i nxjerr në pension qysh 50 vjeç dhe që i mban larg çdo angazhimi profesional publik.
Arsyetimi në kërkim të përgjigjes të çon padyshim te lidershipi i vendit, te motivet dhe interesat e këtij lidershipi që nxisin formësimin e administratës publike në dualitetin e njohur midis “teknikut” dhe “besnikut”, pa siguruar dot një balancë midis tyre, por duke anuar gjerësisht në favor të këtij të dytit.
Është qartësisht e provuar kudo në botën jodemokratike se interesi vetjak racional i motivon regjimet autokratike të punësojnë idiotë, pasi ata kanë më shumë gjasa të ofrojnë shërbim besnik dhe të jenë të bindur, sesa shërbëtorët më të zgjuar të shtetit autokratik. Diktatorët e suksesshëm e kanë kuptuar këtë me kohë. Edhe Sadam Huseini, dikur, i bashkonte hapur banditët në radhët e larta të partisë në pushtet Baath me teknokratë që dinin çfarë po bënin.
Ndoshta këtu gjendet edhe përgjigja për përfshirjen gjerësisht në administratën publike, si dhe në përfaqësimin politik (Kuvend), të individëve me të shkuar kriminale; të atyre që, kudo në Perëndim, janë subjekte të hetimit dhe eventualisht edhe të ndëshkimit penal, por që në Shqipërinë e dekadës së fundit njihen si “biznesmenë të suksesshëm” dhe janë përfitues të rëndësishëm kontratash të llojit PPP, investitorë strategjikë, etj., përveçse kryetarë bashkie dhe deputetë “të cilët i do komuniteti”, siç thoshte vetë KM Rama kohë më parë.
Nevoja që regjimet autoritare të promovojnë më pak të aftët është e lehtë për t’u kuptuar në teori, por rrallë është studiuar shkencërisht, pasi autokracitë ekzistuese ose ato aspirante, si jona, nuk i zbulojnë politikat e tyre të rekrutimit dhe promovimit.
Disa vite më parë, dy autore të njohura në Perëndim (A. Scharpf dhe Ch. Gläßel) shkruan një artikull interesant me titull: “Pse ata që nuk arrijnë rezultate të mira dominojnë organizatat e policisë sekrete: Dëshmi nga Argjentina autokratike”, shkrim që u botua në Revistën Amerikane të Shkencave Politike. Ata shqyrtuan karrierën e 4,000 oficerëve në institucionin kryesor të represionit shtetëror në Argjentinë gjatë diktaturës ushtarake 1975-83, duke pyetur: “Pse do të bënte dikush punë të ndyrë për regjimin? A janë këta njerëz psikopatë sadistë, fanatikë sektarë apo të detyruar nga regjimi të terrorizojnë popullsinë?”
Ata arritën në përfundimin se, ndërsa të gjithë këta faktorë mund të luajnë një rol, profili tipik i agjentëve të policisë sekrete është formuar më tepër nga nevoja e përditshme për të mbajtur një punë dhe për të fituar promovim. Përkthejeni këto konkluzione në një vend ku, qysh në vitin 2021, përqindja e popullsisë së Shqipërisë që jeton me më pak se 8.30 USD në ditë u vlerësua në 32.4%. Kjo shifër (8.30 USD në ditë) është një kufi ndërkombëtar varfërie i vendosur nga Banka Botërore për vendet me të ardhura të larta-mesatare. Domethënë, se sa e rëndësishme është një punë që siguron mjetet e jetesës për familjen, aq më tepër kur, në harkun e pesë viteve të fundit, treguesi i kufirit të varfërisë është rritur duke kapërcyer dukshëm 1/3 e popullsisë banuese gjithsej të vendit që kishte më 2021.
“Në konkurrencë me kolegë më të kualifikuar, zyrtarët me performanca të dobëta në fillim kanë pak shanse për t’u ngjitur në krye të pozicioneve më fitimprurëse”, shkruajnë autoret e sipërcituara. “Për ata që nuk arrijnë rezultate të mira, natyra e vështirë e punës së policisë sekrete ofron mundësinë për të sinjalizuar vlerën e tyre për regjimin dhe për të ecur përpara konkurrentëve për pozicione më të larta.”
E këtu mbërrijmë te patronazhistët tanë, domethënë te ajo pjesë e shoqërisë së sotme shqiptare që, nën trukimin e propagandës së qeverisë, por sidomos nën pamundësinë e sigurimit të “bukës së gojës”, është e lidhur pazgjidhshmërisht me pushtetin dhe shërben për të mobilizuar dhe ushtruar presion mbi familjen, fisin apo komunitetin ku bën pjesë, në këmbim të mbajtjes apo kapjes së një vendi pune si mënyrë penetrimi në sektorin publik; mandej duke e rritur këtë prezencë në varësi me pushtetin e deleguar nga “Lideri Suprem” dhe zgjatimet e tij në nivelet e ndryshme të administratës.
Këtu gjendet edhe shpjegimi për “sundimin e Njëshit” në partitë politike, nepotizmin, krahinorizmin, konfliktin e interesave, deri edhe “grabitjen me ligj” dhe pa ligj të fondeve buxhetore, pasurive publike dhe lejeve e licencave për llogari të klaneve sunduese që marrin peng të sotmen dhe të ardhmen ekonomike dhe potencialet zhvillimore të vendit tonë.
Domethënë, për shndërrimin, vetëm brenda një dekade, të qeverisjes së vendit në një shoqëri biznesi ekstra-kushtetuese të llojit “5D” (domethënë të kompanive të krijuara enkas) për të përcjellë “ligjërisht” në xhepat e “profitierëve” politikë 100% të buxhetit të shtetit, kontratave koncesionare, lejeve dhe licencave fitimprurëse, etj.
Është tronditëse të kuptosh se ajo që ishte e vërtetë për shërbimet argjentinase të sigurisë gjysmë shekulli më parë ka të ngjarë të zbatohet edhe për Shqipërinë e sotme. Në terma praktikë, 184 mijë punonjësit e sektorit publik të vendit, ose rreth ¼ e gjithë të punësuarve në Shqipëri (2024), “kontribuan” në sigurimin e më shumë se 55% të votave të emigrantëve në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.
Domethënë, pushteti aktual shfrytëzoi nevojën imediate për të siguruar mjetet bazë të jetesës (për shumicën) dhe përfitimet ekstra-ligjore (për pakicën drejtuese) të administratës publike për të arritur segmente të rëndësishme të emigracionit shqiptar jashtë vendit, të cilët, për ironi të fatit, kanë lënë vendin pikërisht për shkak të keq-qeverisjes së tij dhe humbjes së shpresës se Shqipëria mund të bëhet një vend ku mund të jetohet dhe punohet normalisht…
“Kapja e shtetit”, si një fenomen që vjen natyrshëm pas shtimit të korrupsionit të madh, fuqizimit të krimit të organizuar dhe bashkëjetesës së elitës politike drejtuese me të, ka shumë dimensione, dhe kjo që analizuam më lart është thjesht njëri nga instrumentet e kapjes.
Derisa rinumërimi i votave të zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit po vazhdon në gjithë Kosovën dhe tashmë ka arritur në gjysmë të rrugës, dyshimet dhe hetimet për manipulim të votave janë duke u zgjeruar njëherazi edhe në pjesë të tjera të vendit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të shtunën se janë rinumëruar mbi 55 për qind të votave në 2.557 vendvotime në mbarë vendin.
Rinumërimi nisi më 13 janar, fillimisht pjesërisht, pasi komisioni kishte gjetur mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Por, kur mospërputhjet në vota u vërtetuan dhe dyshimet sa vinin e shtoheshin, autoritetet për zbatim të ligjit filluan të ndërmarrin masa.
Çfarë solli rinumërimi deri tani?
Nga rinumërimi i votave në mbi gjysmën e vendvotimeve deri tani, rreth 80 mijë vota të kandidatëve kanë rezultuar të pasakta dhe të numëruara gabimisht në Qendrat Komunale të Numërimit, sipas Eugen Cakollit nga organizata joqeveritare, Instituti Demokratik i Kosovës.
“Prej tyre, pas rinumërimit, 47.619 vota u janë hequr kandidatëve (sepse u ishin shtuar gjatë numërimit fillestar), ndërsa 32,018 vota u janë shtuar kandidatëve pas rinumërimit (sepse u ishin hequr në mënyrë të parregullt më herët)”, shkroi Cakolli në Facebook të premten.
Sipas tij, nga rreth 80.000 vota të prekura, afërsisht 40.000 i takojnë kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës (DPK), rreth 15.000 partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV), rreth 11.000 Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe rreth 4.000 Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Mbi 80 për qind e këtyre votave vijnë vetëm nga komuna e Prizrenit, ndërsa pjesa tjetër nga Malisheva dhe Podujeva (në këtë të fundit janë rinumëruar vetëm 10 për qind të votave), shtoi Cakolli.
Rinumërimi i deritanishëm solli edhe veprime të autoriteteve për zbatimin e ligjit në vend, pasi përveç Prizrenit, ato kanë zgjeruar hetimet edhe në Ferizaj dhe Malishevë.
Në ditët e fundit, prokurorët në Ferizaj dhe Gjakovë autorizuan Policinë të ndërmarrë të gjitha veprime, përfshirë identifikimin e personave përgjegjës, grumbullimin e të dhënave dhe sigurimin e provave në Ferizaj dhe Malishevë, lidhur me dyshimet për manipulim të votave.
Aksioni në Prizren
Autoritetet e kryen një aksion të premten në Prizren, komunën ku dyshohet se kishte më së shumti keqpërdorim të votave, duke i ndaluar 109 të dyshuar.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha të premten se të ndaluarit në rajonin jugor të vendit janë kryesisht komisionerë dhe në mesin e tyre ka edhe familjarë të kandidatëve për deputetë.
Ata dyshohen për falsifikim të rezultateve zgjedhore, presion dhe kanosje dhe për dhënie e marrje të ryshfetit.
Sipas Kryeziut, një manipulim i tillë i votave nuk ka mundur që të ndodhë pa një kompromis mes komisionerëve të katër partive më të mëdha politike.
“Po flasim për komunën e Prizrenit që janë shtuar hiç më pak se 40.497 vota dhe janë hequr hiç më pak se 27.520 vota. Pra, diferenca totale e keqpërdorimeve është 68.017 vota”, tha Kryeziu.
Reagimet
Teksa shumica e liderëve të partive të mëdha kishin reaguar pak pasi kishin dalë në sipërfaqe dyshimet për keqpërdorim të votave javë më parë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh lider i partisë në pushtet, reagoi tek të shtunën.
Kurti bëri thirrje për hetim gjithëpërfshirës dhe ndëshkim për personat e dyshuar për manipulim të votave brenda partive politike.
Kurti – i cili paraprakisht ishte kritikuar për mosreagim – tha të shtunën në Facebook se “komisionerë e individë, që në mënyrë klandestine, janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë e subjekte politike nuk kanë amnisti”.
Më herët, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e kishte përshkruar rinumërimin si “hap të domosdoshëm dhe të drejtë” për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.
Udhëheqësit e LDK-së dhe AAK-së, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, kishin kërkuar më herët gjithashtu rinumërim të plotë, duke theksuar se vetëm ashtu mund të garantohej legjitimiteti i rezultateve.
Ndërkohë, edhe shumica e kandidatëve për deputetë të cilëve u janë hequr më së shumti vota gjatë rinumërimit, e kanë mohuar të kenë pasur gisht në keqpërdorim dhe kanë thënë se e dënojnë këtë dukuri.
Në Kosovë manipulimi i votave është vepër penale e dënueshme me burgim.
Megjithatë, së voni organizata joqeveritare, ÇOHU, e publikoi një hulumtim që tregoi se mbi 90 për qind e rasteve për manipulime zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose gjoba./REL
Ministrja e Burimeve Minerale të Groenlandës ka hedhur poshtë kategorikisht çdo përpjekje të Shteteve të Bashkuara për të vendosur mbi të ardhmen e burimeve minerale të vendit, duke theksuar se asnjë forcë e jashtme nuk mund të përcaktojë fatin e pasurisë natyrore të Arktikut.
“Gjithçka është në tryezë, përveç sovranitetit tonë”, tha Naja Nathanielsen për Politico, dy ditë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump zhvilloi bisedime me dyer të mbyllura me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, në të cilat presidenti i SHBA-së pretendoi se u diskutua edhe një marrëveshje mbi burimet e Groenlandës.
Nathanielsen vuri në dyshim drejtpërdrejt të drejtën e palëve të treta për të marrë vendime të tilla, duke e bërë të qartë se vendi i saj nuk do të pranojë që zhvillimi i ardhshëm i sektorit tonë të minierave të vendoset jashtë Groenlandës. Siç theksoi ai, çdo marrëveshje që do t’i lejonte një vendi tjetër, përveç vetë Groenlandës, të kontrollojë mineralet e saj është jashtë diskutimit.
Tensionet u përshkallëzuan më herët këtë javë kur Trump kërcënoi të vendoste tarifa masive ndaj vendeve të Bashkimit Evropian nëse ato nuk do të pranonin t’ia dorëzonin Groenlandën Shteteve të Bashkuara. Presidenti amerikan u tërhoq të mërkurën, duke thënë se kishte arritur një kornizë për një marrëveshje të ardhshme me Rutte. Megjithatë, detajet e kornizës mbeten të paqarta.
Sipas një zyrtari evropian që foli për Politico, korniza në fjalë mund të përfshijë krijimin e një bordi mbikëqyrës për mineralet e Groenlandës. Ministrja e Burimeve Minerale e hodhi poshtë kategorikisht edhe këtë mundësi, duke deklaruar se kjo do të përbënte një transferim të sovranitetit. Në të njëjtën kohë, ajo la të hapur mundësinë e bisedimeve shumëpalëshe mbi këtë çështje.
Groenlanda ka rezerva të konsiderueshme të metaleve të rralla, të afta të përmbushin deri në një të katërtën e kërkesës botërore për disa elementë, si dhe sasi të mëdha nafte, gazi, ari dhe metalesh kritike për energjinë e pastër. Pavarësisht kësaj pasurie, minierat mbeten jashtëzakonisht të kufizuara.
“Nuk po them se nuk mund të ketë asnjë marrëveshje“, tha Nathanielsen , duke shtuar se qeveria nuk ka kundërshtim për forcimin e kapaciteteve të NATO-s në Groenlandë apo për format e mbikëqyrjes, dhe është e hapur për përmirësimin e marrëveshjes së bashkëpunimit minerar të vitit 2019 me Shtetet e Bashkuara.
“Ajo që nuk mund të bëjmë është të tregtojmë mineralet tona për sovranitetin tonë”, theksoi ajo.
Pasi u takua me kryeministrin e Groenlandës, Jens Frederik Nielsen, në Nuuk të premten, kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se pavarësisht seriozitetit të situatës, ekziston një rrugë që po përpiqen të ndjekin me amerikanët. Ajo ishte takuar më parë me Rutten në Bruksel për t’u informuar mbi bisedimet e tij me Trump. Nielsen pranoi të enjten se ende nuk ishte në dijeni të detajeve të marrëveshjes, ndërsa Bashkimi Evropian rrit përpjekjet për të krijuar një zinxhir furnizimi për lëndë të para mes pasigurisë në rritje mbi aleancat globale.
Groenlanda konsiderohet një faktor vendimtar në këtë ekuacion dhe tashmë ka nënshkruar një partneritet strategjik me BE-në për mineralet nga viti 2023. Nathanielsen beson se SHBA-të kanë lëvizur më shpejt në ndërtimin e zinxhirëve të furnizimit, për shkak të marrëveshjeve të shumta tregtare të Trump dhe harmonizimit të legjislacionit kombëtar, ndërsa BE-ja ka lëvizur më ngadalë, sepse procesi është më kompleks. Siç përfundoi ajo, tensioni është ulur pasi Trump përjashtoi ndërhyrjen ushtarake, por njerëzit mbeten në gatishmëri dhe është bërë e qartë se SHBA-të janë një aleat, jo domosdoshmërisht një mik në këtë kohë.
Shtetet e Bashkuara janë goditur nga stuhia dimërore më gjithëpërfshirëse e viteve të fundit, e cila nisi të premten dhe pritet të zgjasë deri të hënën në mbrëmje.
Meteorologët paralajmërojnë borë të dendura, akull dhe temperatura ekstremisht të ulëta, me rrezik për ndërprerje të energjisë dhe bllokime rrugësh në zonat më të prekura.
Qytetet që do të goditen më fort përfshijnë: Oklahoma City, Dallas/Fort Worth, Little Rock, Tupelo, Nashville, Cincinnati, Pittsburgh, Charlotte, Richmond, rajonin e D.C., New York dhe Boston.
Shërbimet meteorologjike këshillojnë qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të përgatiten për kushte të rrezikshme moti. Rreth 205 milionë persona janë nën alarme për borë, akull dhe temperatura ekstreme.
Stuhia do të zhvillohet fillimisht mbi zonat e Rockies dhe Plains, për t’u zhvendosur drejt verilindjes së vendit. Në jug, nga Teksasi verior deri në Virxhinian jugore, priten reshje të dendura, që mund të shkaktojnë dëmtime të pemëve dhe ndërprerje të gjata të energjisë elektrike. Ndërsa më në veri, nga Oklahoma deri në Maine, parashikohen 10 deri në 20 inç borë, duke bllokuar rrugë dhe paralizuar jetën e përditshme.
Zona të mëdha, përfshirë Uashingtonin dhe rajonin Mid-Atlantic, do të përballen me një përzierje bore, shiu të ngrirë dhe akulli, duke e bërë qarkullimin shumë të rrezikshëm. Ndërkohë, në Midwest-in e sipërm, temperaturat e ndjeshme nga era mund të zbresin deri në -55 gradë Fahrenheit, me rrezik ngrirjeje brenda pak minutash.
Sipas meteorologëve, stuhia është e pazakontë për shkak të përmasave të saj dhe kombinimit të ajrit ekstremisht të ftohtë nga vorbulla polare me një “lumë atmosferik”. Në kulmin e saj, të dielën, mbi gjysma e popullsisë së SHBA-ve pritet të përjetojë njëkohësisht borë, shi të ngrirë ose akull.
Qytete si Oklahoma City, Dallas, Nashville, Cincinnati, Washington D.C., New York dhe Boston pritet të përballen me ndikime të rënda, përfshirë bllokime rrugësh, anulime fluturimesh dhe ndërprerje të shërbimeve bazë. Temperaturat nën zero pritet të zgjasin edhe pas kalimit të stuhisë, duke e shtuar rrezikun për zonat që mbeten pa energji elektrike.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet dhe të përgatiten për kushte ekstreme moti në ditët në vijim.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët për protestën e sotme të PD-së te kryeminstria.
Në njoftimin e publikuara në faqen zyrtare, ambasada këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin demonstratën dhe kufizojnë shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik.
Sipas ambasadës amerikane protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore por situatat mund të ndryshojnë shpejt.
“Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin këtë ngjarje
Ji i vetëdijshëm për mjedisin përreth
Kufizoni shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik
Monitoroni mediat lokale
Gjithmonë keni një plan emergjence ose strategji daljeje
Mbani një profil të ulët”,- thuhet ndër të tjera në njoftim.
Protesta do të nisë sot në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza, pranë Kryeministrisë.
Një hetim zbulon se trafikantët shqiptarë të drogës po shesin telefona celularë të lidhur me bazën e klientëve të tyre në TikTok për më shumë se 300,000 paund.
Bandat kriminale kanë ndërtuar “linja” kaq fitimprurëse përdoruesish britanikë që blejnë drogë nëpërmjet një numri të vetëm telefoni, ku vetë pajisja mund të vlejë qindra mijëra paund.
Dhe ata po i reklamojnë telefonat në mediat sociale te kriminelë të tjerë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët dëshirojnë të përfitojnë nga një fluks i gatshëm klientësh.
Kriminelët madje u ofrojnë blerësve potencialë mundësinë për të testuar telefonat para se të kryejnë transaksionin dhe këmbëngulin që celularët të jenë “të sigurt nga ndërhyrjet e zbatimit të ligjit”.
Gazeta Mail identifikoi një llogari, të quajtur ‘Albanian Postcode’ e cila ofron një linjë telefonike me seli në Brighton dhe Hove për shitje për 300,000 £.
Faqja premton se numri merr porosi deri në 900 gram kokainë çdo javë.
Në shqip thuhet: ‘Numri është i ndezur për 24 orë që punëtorët (tregtarët e drogës) të bëjnë shpërndarjen me taksi.’ Ne mund t’ua ofrojmë këtë numër blerësve të mundshëm për një ose dy javë nëse ata paguajnë një depozitë. ‘Vetëm blerësit seriozë mund të na kontaktojnë.’
Një tjetër, e quajtur ‘shqipepostcode1’ ose ‘Albanian Postcode1’, pretendon të ketë një telefon me bazë në Barking, në lindje të Londrës , i cili merrte midis 350 dhe 400 porosi për kokainë çdo javë.
‘Numër celulari në shitje në Barking dhe Dagenham’, thuhet në reklamë në shqip.
Çmimi i numrit: 220 mijë paund, por mund ta ulim çmimin. “Bileta” (kokainë) i kemi shitur gjatë gjithë kohës me 50 dollarë (gjysmë grami kokainë). I japim këtij telefoni deri në dy javë për t’u testuar. Po e shesim numrin sepse nuk e kemi më në dispozicion.
Një tjetër reklamë nga një llogari e quajtur ‘shqipet_e_pikave’, ose ‘Pikë’ në shqip – një term zhargon për kokainën – postoi nëntë reklama të ndara për telefona me baza klientësh ekzistues në të gjithë Britaninë.
Njëri prej tyre thoshte: ‘(Ilaç) funksional në shitje në Gloucester. Çmimi 140,000 sterlina. Shitja e parashikuar është 250 doza në javë. Me garanci dhe të drejtë testimi. Mund ta monitoroni për një ditë personin që ka telefonin.’
Gazeta Mail identifikoi një llogari, të quajtur ‘Albanian Postcode’ e cila ofron një linjë telefonike me seli në Brighton dhe Hove për shitje për 300,000 £.
Një profil tjetër, i quajtur ‘shqipepostcode1’ ose ‘Albanian Postcode1’, që pretendon të ketë një telefon me bazë në Barking, Londër lindore, i cili merrte midis 350 dhe 400 porosi për kokainë çdo javë.
‘Numri i celularit në shitje në Barking dhe Dagenham’, thuhet në reklamë në shqip. ‘Çmimi i numrit: 220 mijë £, por mund ta ulim atë çmim. ‘Bileta’ (kokainë) kemi shitur gjatë gjithë kohës për 50 dollarë (gjysmë grami kokainë). E japim këtë telefon për t’u testuar deri në dy javë. Po e shesim numrin sepse nuk e menaxhojmë më.’
Një reklamë tjetër në të njëjtën llogari ofronte një telefon në shitje në Leicester për 90,000 £.
Ai vazhdonte: ‘Brenda një jave nga kontaktet ne shesim 120/140 pika (gram kokainë) dhe 750 gramë bar (kanabis).’
‘Ky numër është pa asnjë problem (nga forcat e ligjit). Me të drejtën për ta testuar dhe garantuar. Na kontaktoni për më shumë informacion.’
Postime të tjera në platformën me bazë në Kinë përfshijnë reklama për të rekrutuar trafikantë shqiptarë droge në Mbretërinë e Bashkuar.
Gazeta “The Mail” gjeti reklama të tilla që pretendonin se shitnin telefona që mbulonin Mançesterin, Kentin, Eseksin, Brightonin, Southamptonin dhe në të gjithë Midlandsin dhe Londrën e madhe.
Një shofer taksie shqiptar, i cili dikur punonte si trafikant droge në Birmingham, shpjegoi se ai shpërndante deri në 30 gramë kokainë në ditë në të gjithë qytetin.
Burri, i cili tani është kthyer në Tiranë dhe kërkoi të mbetej anonim, tha se do të merrte një telefonatë nga ‘shefi’ që kontrollonte ‘linjën’ duke e urdhëruar t’ia linte drogën një blerësi.
«Shkoja në qendër të qytetit të Birminghamit rreth tetë herë në ditë për të bërë shpërndarje», tha ai.
Klientët hipnin në makinën time, unë ngasja disa minuta, bëja marrëveshjen dhe pastaj ata dilnin.
Një nga klientët e mi ishte mjek. Ai mori doza kokaine në makinën time, duke thënë se donte të merrte sa më shumë që të ishte e mundur sepse gruaja e tij do ta merrte të gjithën sapo të kthehej në shtëpi.
Shefi im kishte një zinxhir furnizimi që shtrihej në të gjithë Holandën dhe punësonte 12 shoferë si unë në të gjithë Birminghamin.
“Më parë merrja 1,700 paund në javë për këtë, pa taksa, me benzinën që më paguanin.”
Klevis Arifi, 21 vjeç, dhe Asllan Cani, 28 vjeçLeke Gjergjaj, Genald Sekja, Julian Palushi, Eugen Aliaj, Ricardo Rupi dhe Pjeter Gjergjaj
Gangsterët shqiptarë kontrabandojnë qindra miliona paund të fituara përmes aktivitetit të paligjshëm nga Britania dhe i kthejnë në vendin e tyre çdo vit, tha Agjencia Kombëtare e Krimit.
Frank Glen, drejtuesi i kërcënimeve të agjencisë për Ballkanin Perëndimor, tha se bandat e krimit të organizuar shqiptar (OCG) ishin shumë të sofistikuara dhe kishin një prani të konsiderueshme në Amerikën e Jugut, ku mund të blinin kokainë me pastërti të lartë në burim.
“Grupet e krimit të organizuara shqiptare zakonisht veprojnë në rrjete të lirshme dhe krijojnë lidhje me grupe të tjera të krimit të organizuara për të kryer vepra penale dhe ato kanë reputacion për besueshmëri dhe ofrim të shërbimeve”, tha ai.
Ata në përgjithësi janë shumë të shpejtë për të transferuar fitimet e tyre të paligjshme në Shqipëri për investime ose për t’u fshehur në mënyrë të sigurt nga autoritetet.
Rrjetet kriminale të nivelit të lartë shpesh stacionojnë anëtarë të rangut më të ulët në vende si Mbretëria e Bashkuar, ku ka një bazë të madhe klientësh për drogë, shtoi ai.
Një burim nga forcat e rendit tha se bandat shqiptare tani ishin të vendosura fort duke drejtuar operacione të konsiderueshme droge në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar – përveç Liverpulit, ku ende dominojnë bandat më tradicionale britanike.
Autoritetet punojnë me platformat e mediave sociale, por policimi i faqeve që ofrojnë shërbime të paligjshme është si një “goditje me një urith” me profile të reja që shfaqen sa herë që të tjerat mbyllen, shtuan ata.
Në shtator, gjashtë trafikantë droge shqiptarë u burgosën për më shumë se 77 vjet pasi Scotland Yard gjeti një pushkë gjahu, 36 kg kanabis dhe kokainë me vlerë 500,000 paund në Hackney, në verilindje të Londrës.
Leke Gjergjaj, Genald Sekja, Julian Palushi, Eugen Aliaj, Ricardo Rupi dhe Pjeter Gjergjaj u burgosën në Snaresbrook Crown Court më 12 shtator.
Ervis Doksani, 22 vjeç, u burgos muajin e kaluar për posedim me qëllim furnizimin me drogë të klasit A, pasi u kap me 108 gramë kokainë në Brighton.
Klevis Arifi, 21 vjeç, dhe Asllan Cani, 28 vjeç, u burgosën në shtator për një total prej pesë vitesh burg pasi policia sekuestroi kokainë me vlerë 35,000 paund nga apartamenti i tyre në Maidstone, Kent.
Mbretëria e Bashkuar ka një nga nivelet më të larta të përdorimit të kokainës në botë me më shumë se 1,000 vdekje në vit.
Një zëdhënës nga TikTok tha se kishte ndaluar llogaritë e identifikuara nga Mail.
Platforma punëson dhjetëra mijëra profesionistë të sigurisë që flasin më shumë se 70 gjuhë, përfshirë shqipen, dhe heq shumicën e përmbajtjes së paligjshme përpara se të raportohet, shtuan ata.
Kryedemokrati, Sali Berisha, ka reaguar pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike, para Kryeministrisë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha thotë se ora 17:00 është ‘ora e opozitës’, ndërsa ka ftuar qytetarët në një ‘vërshim të papërmbajtur drejt Tiranës’.
Protesta pritet të nisë në orën 17:00 te kryeministria, kundër qeverisë së Edi Ramës, pas skandaleve dhe aferave që përfshinë këtë të fundit.
Burgu i Fushë-Krujës është boshatisur mëngjesin e kësaj të shtune dhe rreth 150 të burgosur, që vuajnë dënimin në këtë burg janë transferuar në institucione të tjera në vend.
Mësohet se shkak për këto transferime janë bërë rikonstruksionet që po bëhen në këtë institucion.
Sipas autoriteteve ndër të transferuarit e ditës së sotme nuk ka persona me rrezikshmëri të lartë dhe shumica e tyre janë dënuar për krime të thjeshta apo banale.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme rreth 90 te denuar me rrezikshmëri të lartë u transferuan nga ky burg drejt atij të Peqinit.
Pak orë para protestës së thirrur nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi nga foltorja e kësaj partie deklaroi se sot është dita e revoltës dhe zemërimit, ku sipas tij, “Narko-regjimi” do shkërmoqet nën këmbët e sovranit.
DEKLARATA E BLUSHIT
Sot është dita e revoltës, e zemërimit, e guximit, e llogaridhënies dhe e triumfit të lirisë ndaj Narko-regjimit.
Sot të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë do të bashkohen në bulevardin para Kryeministrisë sepse durimit të tyre i ka ardhur fundi.
24 Janari nuk është thjesht një datë në kalendar.
Është një moment historik.
Është pika e kthesës në përpjekjen e përbashkët popullore për të përmbysur Organizatën Kriminale që ka marrë peng shtetin, institucionet dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Sot, më shumë se kurrë, do të dëgjohet fort zëri i shqiptarëve të lodhur nga varfëria, të zemëruar nga hajdutëria skizofrenike, arroganca, mashtrimi dhe dhuna e pafre e një narkopushteti kriminal, që nuk njeh as ligj dhe as Kushtetutë por që drejton vendin me kode mafioze.
Qytetarët e lirë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, do të bashkohen sot në bulevardin para Kryeministrisë, për t’i treguar Edi Ramës, se Narkoregjimi i tij është i mbaruar.
Se taksat e popullit më të varfër të Europës, me pagat e pensionet më mizerabël, nuk e meriton të jetë i marrë peng nga një kryebandit që i vjedh nga mëngjesi në darkë dhe që me drejtësinë e kapur i ka siguruar vetes pandëshkueshmëri dhe imunitet absolut.
Sot është dita për t’i treguar këtij armiku të egër të lirive të shqiptarëve, shtetit ligjor, të demokracisë dhe pluralizmit, që e shpopulloi Shqipërinë për ta zhvatur dhe e shndërroi në gulak me të burgosur politikë, se nuk mund të qëndrojë më asnjë minutë më shumë në pushtetin e siguruar nga zgjedhjet e vjedhura.
Sot shqiptarët do të bashkohen në shesh sepse nuk mund të durojnë më që taksat dhe pronat e tyre të grabiten nga një çetë kusarësh, që i ka lënë pa bukë e pa ujë të pijshëm, që i djeg në verë dhe i përmbyt në dimër, që tapitë e pronave, kadastrën, sigurinë kombëtare, policinë dhe çdo zyrë shteti ia ka dhënë në dorë mafias dhe karteleve të drogës.
Kjo bandë duhet shkërmoqur nën këmbët e sovranit!
U bëjmë thirrje të rinjve dhe çdo shqiptari t’i bashkohet sot uraganit të lirisë dhe dënimit shembullor që populli i ka rezervuar Edi Ramës.
Sot, ora 17:00, të gjithë në Tiranë, para Kryeministrisë, në protestë kombëtare kundër grupit të strukturuar kriminal që ka rrëmbyer shtetin.
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune, në rrugën “Janaq Kilica”, në Elbasan.
Një 26-vjeçar, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë anësore.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri në mjet, shtetasi Nehat Uruçi, 21 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është arrestuar nga Policia.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme kombëtare të thirrur nga opozita, në orën 17:00 përballë Kryeministrisë.
‘Edi Rama po bllokon drejtësinë, dhe thotë se ai është mbi ligjin. A do ta lejojmë këtë padrejtësi, apo do e ndalim? Kushdo që kërkon zgjidhje, ndalimin e sundimit e shtypjes, e ka vendin e tij sot në shesh’, shkruan Këlliçi në Facebook.
Mesazhi i plotë:
Edi Rama i quan normale aferat, lidhjet e tij me krimin dhe thotë se NUK mund të hetohet.
Edi Rama është krenar që pi verë 33 mijë euro shishja, por nuk rrit pensionet e ndihmën ekonomike.
Edi Rama po bllokon drejtësinë, dhe thotë se ai është mbi ligjin. A do ta lejojmë këtë padrejtësi, apo do e ndalim?
Kushdo që kërkon zgjidhje, ndalimin e sundimit e shtypjes, e ka vendin e tij sot në shesh.
Bashkohemi në një protestë historike në oren 17:00, para Kryeministrisë.
Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tepelenë, pasi akuzohet për dhunë në familje dhe tëntativë vrasje.
Sipas Policisë, në pranga ka rënëLulëzim Doka,i cili kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, se do ta vriste.
Gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Belinda Balluku do emërojë në krye të Komisionit të Prokurimit Publik të besuarën e vet, të dyja janë nën hetim.
Balluku ka 11 hetime penale të hapura në SPAK, por ajo nuk ndalet dhe punon çdo ditë që të zaptojë sa më shumë poste, kompetencë dhe pushtet.
E përfshirë në të paktën 2 prej këtyre dosjeve korruptive nën hetim është dhe një zonjë e cila quhet Irma Droboniku, të cilën Balluku po këmbëngul që ta emërojë si drejtuese të Komisionitt të Prokurimeve Publike-KPP.
Emri i zonjës Droboniku ka shkuar së fundmi në kryeministri si kandidate për kryetare të Komisionit të Prokurimit Publik.
Zonja Droboniku njihet si lidhje e ngushtë shoqërore e Viola Haxhiademit, e emëruar së fundmi në krye të KESH.
Kur Viola Haxhiademi drejtonte sekretariatin e ministrisë së Ballukut, ajo e emëroi Irma Drobonikun si krahun e djathtë t ëish-kreut të KPP-së Jonaid Myzyri.
Droboniku ishte syri dhe veshi i Viola Haxhiademit dhe Belinda Ballukut në KPP, ishte njeriu që raportonte te Balluku ccdo sjellje dhe ccdo veprim të Myzyrit dhe përcillte porositë përkatëse.
Droboniku ishte pranë Jonaid Myzyrit dhe kur ky i fundit raportonte në Kuvendin e Shqipërisë, siç kjo foto ilustron:
Jonaid Myzyri/ Irma Droboniku
Droboniku është aktualisht nën hetim nga SPAK dhe prokurori Prençi, pasi komunikimet dhe aktet e saj kanë lënë gjurmë implikimi në të paktën dy prej dosjeve korruptive që Prençi po heton.
Siç dhe kartela e saj e punës dëshmon, zonja Droboniku e ka nisur karrierën e saj si një mami në maternitetin e Fierit ndërsa ylli i saj polar u ngjit pas vitit 2013 kur Rilindja erdhi në pushtet dhe shoqja e saj e ngushtë Viola Haxhiademi nisi ta emëronte në pozicione kyçe duke ja prezantuar Ballukut si person të besuar. /Voxnews
Gjykata e Apelit ka vendosur sot në 24 janar të lërë në fuqi masat e sigurisë për anëtarët e grupit “Rraja” të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe organizim të një grupi të strukturuar kriminal.
Mes të akuzuarve është edhe djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rexhep Rraja.
Shtetasit për të cilët u konfirmua masa e sigurisë janë:
-Islam Sefa
-Rexhep Rraja
-Perparim Rraja
Sipas organit të akuzës, anëtarët e grupit Rraja, dyshohen se kanë kryer veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Organizim i grupit të strukturuar kriminal”.
Si funksiononte grupi dhe Çfarë zbuluan hetimet
Nga hetimet ka rezultuar dyshime të arsyeshme, të mbështetura në prova, se personat e dyshuar janë përfshirë në aktivitet të paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si dhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Bashkimit Europian. Gjatë veprimtarisë së tyre, të dyshuarit kanë komunikuar gjithashtu mes tyre përmes aplikacionit të enkriptuar “SkyECC”. Këto komunikime janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të ndihmës së ndërsjellë juridike.
Nga këqyrja dhe analizimi i të dhënave të administruara është bërë e mundur identifikimi i 14 (katërmbëdhjetë) shtetasve shqiptarë nën hetim: Rexhep Rraja, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Aldo Gjini alias Aldo Iamandi, Jani Çavo, Islam Sefa alias Islam Xaka, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Zamir Aliaj alias Zamir Çoku, Sokol Qaja, Marvin Bushati alias Marvin Kopliku, Bujar Sefa, Hajdar Sefa, Vildan Baroku dhe Ervis Shuli, të dyshuar për përfshirje në aktivitet të paligjshëm kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, si dhe nga ekzekutimi i letërporosive nga autoritetet malazeze, holandeze dhe turke, janë zbardhur rrethana të rëndësishme të kryerjes së veprave penale, duke u evidentuar rolet e drejtuesve, financuesve dhe pjesëmarrësve në këtë veprimtari kriminale, sipas episodeve të paraqitura më poshtë.
Episodet e trafikut të drogës
– Episodi i parë, i përket datës 3.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Malit të Zi, është sekuestruar sasia prej 1722 kg, bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.
– Episodi i dytë, i përket datës 23.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës, është sekuestruar sasia prej 475 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.
– Episodi i tretë, i përket datës 26.1.2021, gjatë të cilit nga autoritetet të Turqisë, është sekuestruar sasia prej 236 kg bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë.
Gjithashtu, të hetuarit Marvin Bushati, më datë 10.12.2025, iu sekuestrua, ndër të tjera, një armë zjarri model “Glock”, dhe është arrestuar në flagrancë për veprën penale;“Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë (neni 278/4 i Kodit Penal), gjatë ekzekutimit të masës së sigurimit personal.
Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këto veprimtari të paligjshme kriminale.