Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 February 202627.al

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi n –

By: 27
5 February 2026 at 21:39

Ekzistenca e interesave ekonomike të familjarëve të tij në kompani auditimi private krijon një lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet interesit familjar dhe fushës së përgjegjësisë publike të ministrit.

Nga analiza e dokumenteve të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, të siguruara nga “Open Spending Albania”, platformë e AIS-it dhe nga bilancet financiare rezulton një mospërputhje e dokumentuar midis aktivitetit ekonomik të Petrit Malajt si Person Fizik, kompanisë “PBM” ku ai ka qenë aksioner dhe mënyrës se si këto aktivitete pasqyrohen në deklarimet në ILDKPKI.

Sipas ekstrakteve dhe pasqyrave financiare nga Qendra Kombëtare e Biznesit, Petrit Malaj ka qenë pronar i një biznesi si Person Fizik që nga viti 2016 për shërbime konsulencë financiare deri në vitin 2024 kur ka bërë çregjistrimin. Bilancet zyrtare tregojnë se ky biznes ka qenë funksional dhe fitimprurës në disa vite radhazi, të paktën deri në dhjetor 2024.

Në vitin 2017, biznesi ka realizuar mbi 7.6 milion lekë të ardhura nga shërbimet dhe mbi 5.4 milion lekë fitim. Në vitin 2022, të ardhurat nga shërbimet kapin vlerën mbi 7.6 milion lekë, ndërkohë fitimi pas tatimit rezulton rreth 5.8 milion lekë, nga të cilat pjesa dërrmuese është tërhequr nga pronari. Edhe në vitin 2023, sipas shënimeve shpjeguese të pasqyrave financiare, biznesi ka gjeneruar rreth 7.6 milion lekë të ardhura dhe mbi 5.3 milion lekë fitim. Këto të dhëna tregojnë një aktivitet me përfitim financiar real për pronarin. Nga ana tjetër, në dokumentet e ILDKPKI-së, në deklaratën përpara fillimit të detyrës nuk rezulton i deklaruar aktiviteti si Person Fizik, nuk identifikohet NIPT-i dhe nuk pasqyrohen të ardhurat vjetore apo fitimet nga ky biznes.

Në deklarime shfaqen disa gjendje bankare, të cilat janë shënuar me burimin “të ardhura nga biznesi”, por pa specifikuar kompaninë që i ka gjeneruar, pa shumën vjetore të të ardhurave dhe pa lidhje të drejtpërdrejtë me bilancet zyrtare nga QKB-ja. Pra, këto dokumente tregojnë se ministri Malaj ka patur një biznes aktiv fitimprurës për disa vite, me të ardhura dhe fitime të konsiderueshme, ndërkohë që këto të dhëna nuk rezultojnë të pasqyruara në deklarimet e interesave private pranë ILDKPKI-së.

Sipas kryetarit të “Shqipëria bëhet” Lapaj, në rast se ka fshehje pasurie jemi në shkelje penale.

“Neni 257/a, e përcakton rastin ekzaktësisht se kur ti nuk e bën deklarimin. E thotë në paragrafin e dytë, e thotë ekzaktësisht atë gjë. Pra, kur ti e bën me qëllim fshjehjen. Kështu që gjykoj se jemi në kufinjtë e atij neni. Në rastet kur ndodh fshehja, jemi në kushtet e një vepre penale”, tha avokati Lapaj.

Por ministri Malaj ka qenë themelues dhe aksioner te kompania “PBM” shpk, e cila ka qenë e familjarëve të tij, të cilët në dhjetor 2025 kanë bërë kalimin në gjendje pasive të aksioneve.

Nga burime zyrtare rezulton se ministri Malaj nuk ka deklaruar fitimet që ka patur nga kjo kompani në ILDKPKI pasi deri në vitin 2019 ai ka qenë aksioner, periudhë në të cilën ia ka shitur aksionet familjarëve të vet. Ligji për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë e detyron që të deklarojë të gjitha këto fitime. Duhet theksuar se kompania “PBM” shpk ka patur shumë fitime në vitet paraardhëse, çka e detyron ministrin ti deklarojë këto pasuri.

Sipas avokatit Lapaj, formulari i deklarimit duhet të plotësohet sipas ligjit përkatës.

“Nëse formulari nuk plotësohet sipas përcaktimeve ligjore, kalohet në përgjegjësi administrative për mosdeklarim si fillim, në rastet kur ligji e përcakton dhe në përgjegjësi penale, sipas nenit 257, gërma a, e Kodit Penal, për pjesën e mosdeklarimit sipas ligjit të posaçëm”, u shpreh avokati Lapaj.

Të afërmit e ministrit kanë në pronësi dy kompani auditimi, “BDO ALBANIA” shpk dhe “PBM” shpk, ku te kompania e parë janë aksionerë së bashku me një shtetas dhe kompani të huaj.

Nga momenti që prindërit dhe të afërmit e Petrit Malajt zotërojnë ose janë të përfshirë në kompani private auditimi, krijohet një situatë konflikti interesi sipas ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave. Edhe pse ligji nuk e ndalon automatikisht ushtrimin e funksionit publik për shkak të kompanive private të familjarëve, ai i konsideron këta individë si persona të lidhur, interesat private të të cilëve duhet të deklarohen dhe të menaxhohen me kujdes të shtuar.

Ligji për parandalimin e konfliktit të interesave parashikon se konflikti ekziston jo vetëm kur ka përfitim të drejtpërdrejtë, por edhe kur krijohet perceptimi se vendimmarrja publike mund të ndikohet nga interesa private të personave të lidhur.

Në dhjetor 2025, familjarët e ministrit Malaj kanë kaluar aksionet në gjendje pasive për të shmangur konfliktin e interesit ndërkohë që ministri ka qenë në detyrë prej gushtit 2024. Pra, kalimi i aksioneve në gjendje pasive është bërë pas më shumë se një viti, duke treguar se ka ekzistuar një gjendje e konfliktit të interesit.

 

News24

Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë –

By: 27
5 February 2026 at 21:19

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll të Velipojës vijuan sot ditën e tretë të protestave kundër ndërtimit të resortit luksoz të ndërtuesit dhe botuesit Bashkim Ulajt, të cilin e akuzojnë se u ka grabitur pronat përmes falsifikimit të dokumenteve.

Avokati Ndue Pjetri i mbështet plotësisht banorët duke shpjeguar sagën e ngjarjes. Ai thotë se banorët i kanë pronat prej më shumë se 100 vitesh, por shteti nuk ua ka dhënë dokumentet. Në vitin 1995, kanë marrë vërtetimet e faktit juridik, por jo pronësinë. Në vitin 2018-2019, një person, Fatmir Shpellzaj, ka pretenduar se tokat janë të gjyshit të tij, kur në fakt s’ka asnjë pronë, thotë avokati.

Pjetri nënvizon se një person i quajtur Fatmir Shpellzaj, në bashkëpunim me botuesin pranë familjes Berisha, Bashkim Ulaj kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë marrë pronësinë e tokës ku ka nisur puna për të ndërtuar resortin. Sa për SPAK, Pjetri shprehet se kallëzimi i banorëve duhet të hetohet nga ky institucion, pasi sipas tyre në falsifikimin e dokumenteve janë të implikuar edhe gjyqtarë.

“Duke vepruar krimi, bandat e Shkodrës bashkë me Fatmir Shpellzën, bashkë me ndërtuesin, Bashkim Ulajn. Të tre së bashku i kanë falsifikuar këto dokumente, nuk është se i ka bërë një i vetëm. Ai në vitin 2018 është kujtuar, i ka thënë ai Bashkim Ulaj a ke mundësi ta marrësh, nëse e merr, po e marr unë se jam drejtori i hipotekës, si s’e marr? E kishte mundësinë dhe mbështetjen. Si përfundim ka bërë letrat dhe i bëri për një vit. Pra këta kanë që në vitin 1994 dhe s’kanë arritur t’i bëjnë, po këtë pronë që e kishin me vendim të faktit juridik dhe dokumente të vitit 1937, nuk arritën ta merrnin dhe e merr ky për një vit. Nuk ka nevoje SPAK-u fare të pyesë. Të bëjë kërkesë a kallëzim, por sa të vihet në dijeni, ka të drejtën e tij për të filluar. Këta tre gjyqtarë që dhanë vendimin për një vit, janë të implikuar se po të dojë SPAK-u t’i hyjë, i hyn dhe thotë këta tre gjyqtarë kanë marrë nga 20 mijë metër tokë, nuk e kanë marrë në emrin e vet, por të tjetrit dhe fare mirë SPAK-u mund t’u thotë, hajde këtu more zotëri, si u bëre pronar ti për 20 mijë metër?”, tha Pjetri.

Ai shton se banorët janë të gatshëm të lënë institucionet të bëjnë punën e tyre nëse vërtetohet e kundërta.

“Ky nuk është investitor strategjik që të ketë mbrojtjen e shtetit. Ky është grabitës me një resort dhe nuk mund të dalin e të thonë që unë jam me letra në rregull. Vendos tabelën e vitit 2023 brenda natës me qëllim që të krijojnë idenë”, tha avokati për Ulajn, teksa bëri edhe një thirrje: “Mos ta lënë atë vend të degradojë. Degradimi është shumë i rrezikshëm.”

gijotina.com/

Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë Velipojë –

By: 27
5 February 2026 at 21:17

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll të Velipojës vijuan sot ditën e tretë të protestave kundër ndërtimit të resortit luksoz të ndërtuesit dhe botuesit Bashkim Ulajt, të cilin e akuzojnë se u ka grabitur pronat përmes falsifikimit të dokumenteve.

Avokati Ndue Pjetri i mbështet plotësisht banorët duke shpjeguar sagën e ngjarjes. Ai thotë se banorët i kanë pronat prej më shumë se 100 vitesh, por shteti nuk ua ka dhënë dokumentet. Në vitin 1995, kanë marrë vërtetimet e faktit juridik, por jo pronësinë. Në vitin 2018-2019, një person, Fatmir Shpellzaj, ka pretenduar se tokat janë të gjyshit të tij, kur në fakt s’ka asnjë pronë, thotë avokati.

Pjetri nënvizon se një person i quajtur Fatmir Shpellzaj, në bashkëpunim me botuesin pranë familjes Berisha, Bashkim Ulaj kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë marrë pronësinë e tokës ku ka nisur puna për të ndërtuar resortin. Sa për SPAK, Pjetri shprehet se kallëzimi i banorëve duhet të hetohet nga ky institucion, pasi sipas tyre në falsifikimin e dokumenteve janë të implikuar edhe gjyqtarë.

“Duke vepruar krimi, bandat e Shkodrës bashkë me Fatmir Shpellzën, bashkë me ndërtuesin, Bashkim Ulajn. Të tre së bashku i kanë falsifikuar këto dokumente, nuk është se i ka bërë një i vetëm. Ai në vitin 2018 është kujtuar, i ka thënë ai Bashkim Ulaj a ke mundësi ta marrësh, nëse e merr, po e marr unë se jam drejtori i hipotekës, si s’e marr? E kishte mundësinë dhe mbështetjen. Si përfundim ka bërë letrat dhe i bëri për një vit. Pra këta kanë që në vitin 1994 dhe s’kanë arritur t’i bëjnë, po këtë pronë që e kishin me vendim të faktit juridik dhe dokumente të vitit 1937, nuk arritën ta merrnin dhe e merr ky për një vit. Nuk ka nevoje SPAK-u fare të pyesë. Të bëjë kërkesë a kallëzim, por sa të vihet në dijeni, ka të drejtën e tij për të filluar. Këta tre gjyqtarë që dhanë vendimin për një vit, janë të implikuar se po të dojë SPAK-u t’i hyjë, i hyn dhe thotë këta tre gjyqtarë kanë marrë nga 20 mijë metër tokë, nuk e kanë marrë në emrin e vet, por të tjetrit dhe fare mirë SPAK-u mund t’u thotë, hajde këtu more zotëri, si u bëre pronar ti për 20 mijë metër?”, tha Pjetri.

Ai shton se banorët janë të gatshëm të lënë institucionet të bëjnë punën e tyre nëse vërtetohet e kundërta.

“Ky nuk është investitor strategjik që të ketë mbrojtjen e shtetit. Ky është grabitës me një resort dhe nuk mund të dalin e të thonë që unë jam me letra në rregull. Vendos tabelën e vitit 2023 brenda natës me qëllim që të krijojnë idenë”, tha avokati për Ulajn, teksa bëri edhe një thirrje: “Mos ta lënë atë vend të degradojë. Degradimi është shumë i rrezikshëm.”

gijotina.com/

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua –

By: 27
5 February 2026 at 20:47

Një skandal spiunazhi ka tronditur Forcat e Armatosura Greke, duke ngritur alarmin për sigurinë kombëtare dhe atë të NATO-s. Një oficer i lartë i Forcave Ajrore Greke, rreth 50 vjeç, u arrestua mëngjesin e sotëm brenda njësisë ku shërbente, i dyshuar për mbledhje dhe transmetim të informacioneve sekrete ushtarake tek një vend i tretë, konkretisht Kina.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, oficeri kishte akses në plane të klasifikuara të NATO-s, të cilat konsiderohen kritike për sigurinë kombëtare dhe aleancën euroatlantike. Burime pranë Shtabit të Përgjithshëm bëjnë me dije se ai po vepronte në emër të një shteti të huaj dhe u arrestua pak para se të dorëzonte një sasi të konsiderueshme të dhënash të ndjeshme.

Oficeri shërbente në Grupin e 128-të të Trajnimit të Telekomunikacionit dhe Elektronikës të Forcave Ajrore, në zonën e Kavouri, një pozicion kyç që i garantonte akses të drejtpërdrejtë në informacione konfidenciale. Ai akuzohet për veprën e rëndë penale të “mbledhjes dhe transmetimit të informacioneve sekrete me rëndësi ushtarake tek palët e treta”, një shkelje e rëndë e Kodit Penal Ushtarak.

Hetimet tregojnë se oficeri ishte vënë nën mbikëqyrje të rreptë nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës Greke (NIS), në bashkëpunim me personel ushtarak të specializuar në kundërzbulim, për të paktën një muaj. Gjatë kësaj periudhe janë mbledhur prova të konsideruara shumë të forta, që çuan në ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve.

 

 

Sipas mediave greke, i arrestuari dyshohet se përdorte aplikacionin e koduar Signal për të komunikuar, duke fshirë sistematikisht mesazhet për të mos lënë gjurmë dhe për ta bërë më të vështirë zbulimin e aktivitetit të tij të paligjshëm.

Arrestimi u krye pas një operacioni të planifikuar në detaje, me pjesëmarrjen e një prokurori, agjentëve të NIS dhe oficerëve të specializuar të kundërzbulimit. Aktualisht, oficeri ndodhet në paraburgim dhe është marrë në pyetje nga autoritetet, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë ose rrjete të gjera spiunazhi.

Në një njoftim zyrtar, Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare Greke konfirmoi arrestimin, duke theksuar se veprimet e dyshuara përbëjnë rrezik serioz për interesat kombëtare dhe sigurinë ushtarake të vendit.

gijotina.com/

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki –

By: 27
5 February 2026 at 20:31

Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar një ditë më parë sekuestrimin e dokumentacionit që lidhet me tenderin për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen nga Bashkia e Durresit.

Ky veprim vjen pas përmbytjeve të rënda që goditën Durrësin muajin e kaluar, duke shkaktuar pasoja të mëdha materiale dhe humbjen e një jete njerëzore.

Në këto kushte, Prokuroria ka nisur hetimet për tre vepra penale: “Shpërdorim detyre”, “Shkatërrim prone nga përmbytjet” dhe “Shkatërrim prone nga pakujdesia”. Si pasojë e çarjes së argjinaturës së Erzenit, u përmbytën kryesisht fshatrat Katund i Ri, Sukth dhe Fllakë. Përveç tokave bujqësore, dëme të konsiderueshme pësuan edhe banesat e bizneset.

Situata u bë edhe më tragjike me humbjen e jetës së Astrit Hysenajt, 54 vjeç, punonjës pastrimi pranë Bashkisë së Durrësit. Ai nuk u kthye në shtëpi dhe u gjet më vonë i pajetë nga polumbarët në një kanal pranë ish-repartit ushtarak, pasi u mor nga rrjedha e fortë e ujit.

Në vendimin e firmosur nga prokurorja e çështjes thuhet se duhet sekuestruar pranë Bashkisë së Durrësit i gjithë dokumentacioni që lidhet me procedurat e prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim të projektit për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen, si edhe dokumentacioni tekniko-ligjor për lejen e ndërtimit.

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares –

By: 27
5 February 2026 at 20:17

Federata Turke e Futbollit i ka çuditur të gjithë me vendimin që ka marrë sot për Kristjan Asllanin, sa i përket kartonit të kuq që ai mori në ndeshjen e debutimit me Beshiktashin.

Të gjithë mendonin se Asllani e kishte shlyer pezullimin në ndeshjen e mesjavës në Kupë, sipas rregullores, dhe se dërgimi i tij në Komisionin e Disiplinës ishte thjesht formaliteti i rastit. Ndaj ai pritej të luante në fundjavë ndaj Alaniasporit në kampionat. Por Komisioni i Disiplinës ka vendosur që të japë një masë më të ashpër për futbollistin shqiptar.

“Futbollisti i Beshiktash, Kristjan Asllani, dënohet me pezullim prej dy ndeshjesh në kompeticione zyrtare në përputhje me Nenin 43 të Rregulloreve të Disiplinës për një faull të rëndë ndaj një lojtari të ekipit kundërshtar në ndeshjen Beshiktash-Koniaspor të luajtur me 31 janar”, shkruhej në vendimin e marrë sot nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Turke.

Një lajm që i ka çuditur të gjithë, pasi tashmë Asllani rezulton i pezulluar edhe për ndeshjen e kësaj fundjave dhe shtyn kthimin e tij në fushë për javën tjetër, duke prishur padyshim planet për mesfushorin e Kombëtares.

gijotina.com/

Një në katër studion jashtë –

By: 27
5 February 2026 at 20:03

Shqiptarët me diplomë zgjedhin të lënë vendin, rreth një e katërta e tyre, tregon raporti më i fundit i tranzicionit të BERZH.

Por të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se jo vetëm “truri largohet”, por emigrimi ndodh edhe nga rinia për arsye edukimi. Një në 4 emigrantë shqiptarë të moshës nën 30 vjeç po ndjekin arsimin e lartë jashtë.

Largimi i të rinjve është largimi i ushqimit, burimit të tregut të punës, të rritjes ekonomike, të thelbit të familjes. Largimi i specialistëve është i lidhur edhe me kusht të jashtëm se ka boshllëk e në tregun ndërkombëtar, por kuptohet se ndodh për shkak të kushteve më të mira të jetesës, me siguri më të madhe, me të ardhura më shumë, me shkolla e kujdes shëndetësor më të mirë apo promovim e shpërblim për shkak të meritës”, shprehet Suzana Guxholi, akademike.

gijotina.com/

Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol –

By: 27
5 February 2026 at 19:43

Benzema e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Al Hilal.Sulmuesi francez realizoi gol në debutim, në ndeshjen kundër Al Okhdod, takim ky i vlefshëm për kampionatin arab.

Në minutën e 31-të të sfidës, Benzema shfrytëzoi në maksimum një asist të Al Daësari dhe me një lëvizje të bukur dërgoi sferën në rrjetë. 38-vjeçari u transferua te Al Hilal nga Al Ittihad, vetëm pak ditë më parë.

Video:

gijotina.com/

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara –

By: 27
5 February 2026 at 19:23

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur sërish në zonën e Qafës së Llogarasë, konkretisht pranë Qafës së Luadhit, duke rikthyer frikën për përshkallëzim të situatës vetëm pak ditë pas zjarrit të mëparshëm në të njëjtin vend.

Sipas informacioneve nga terreni, flakët dyshohet se janë ndezur qëllimisht, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e shpejtë të zjarrit drejt sipërfaqeve me bimësi natyrore.

gijotina.com/

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh –

By: 27
5 February 2026 at 19:19

Dera e drunjtë e shtëpisë në Gryksh të Peqinit së familjes prej 4 anëtarësh që humbi jetën tragjikisht në Itali për shkak të helmimit nga gazi, qëndron e mbyllur, siç ata e kanë lënë para se të largoheshin. Ngjyra e saj e zbehtë, e vjetëruar nga koha dhe vende-vende e dalë boje, thyhet vetëm nga një mbishkrim: “Dari Kola.”

Është emri i djalit të familjes Kola, Hajdarit 22-vjeçar, i cili punonte elektricist. Dari, duket se ashtu siç bëjnë shpesh fëmijët gjatë lojërave të tyre, ka shkruar emrin e vet mbi derën kryesore.

Një mbishkrim që tashmë përkon me një dhimbje të paimagjinueshme, një tragjedi që me kohën, do të kthehet në një kujtim të trishtë.

Hajdari ishte “një djalë shumë i ëmbël dhe punëtor i palodhur. Flisnim shpesh dhe ai nuk kishte asnjë qëllim tjetër përveçse të ndihmonte familjen dhe prindërit e tij”, është shprehur kushëriri i tij, Durimi për Corriere della Sera.

I riu, i cili kishte studiuar hidraulik në një shkollë të mesme në Lucca, punonte për një kompani lokale. “Asnjëherë vonë, kurrë një justifikim. Një djalë punëtor nga një epokë tjetër”, tha një koleg.

Banorët e fshatit e kanë përshkruar ngjarjen si “tragjedia më e madhe që na ka ndodhur”.

Banesa në zonën e Luccas në Itali, ku ndodhi tragjedia është pronë e Arti Kolës, i cili, sipas disa dëshmitarëve, e kishte blerë rreth 3 vite më parë, por vetëm kohët e fundit familja kishte filluar të jetonte aty. Shtëpia thuhet se ishte restauruar pjesërisht nga vetë ai, piktor me profesion, ndoshta së bashku me disa miq.

gijotina.com/

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO) –

By: 27
5 February 2026 at 18:13

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri gjatë një sulmi të organizuar në një berberhane.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet e atentatit, ku duken momentet e sulmit me armë automatike.

“Të frikshme përmasat e sulmit me kallashnikovë në fshatin Rrilë të Lezhës. Fuqia e zjarrit ndaj berberhanes së Sokol Dacit, i plagosur rëndë, duket si një sulm kartelesh në Amerikën Latine. Vetëm Zoti, duket se u tregua i mëshirshëm, pasi bëri të mundur të shpëtohen nga vdekja e sigurt jetët e personave që ndodheshin brenda dhe jashtë berberhanes, në një hapësirë prej rreth 10 metrash katrorë.

Në pamje shihet momenti kur dy autorë të armatosur me kallashnikovë, të dyshuar si pjesëtarë të fisit Ndoka, hapin zjarr drejt berberhanes së Sokol Dacit, brenda së cilës ndodheshin dy pjesëtarë të fisit Nikulaj dhe një efektiv policie, mik i tyre.

Në shkëmbimin e zjarrit dyshohet se janë përfshirë të paktën katër persona, dy të armatosur me pistoleta nga brenda lokalit dhe dy me kallashnikovë nga jashtë”, shkruan Hoxha bashkëngjitur videos së publikuar në rrjetet sociale.

Në lidhje me ngjarjen, Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim katër persona, tre të rinj nga fisi Ndoka dhe Merando Nikulajn, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatit dhe ndodhej brenda berberhanes, i shoqëruar nga një punonjës policie me inicialet B.K.

Ky i fundit është ndaluar me urdhër të prokurorisë për veprën penale “shpërdorim i detyrës”.

Sipas hetimeve paraprake, Merando Nikulaj dhe punonjësi i policisë kishin qenë duke darkuar dhe më pas ishin drejtuar në Rrilë për t’u qethur. Autorët, të cilët dyshohet se lëviznin me dy automjete, një “Audi” dhe një “Passat”, i kanë ndjekur deri në momentin që kanë mbërritur në berberhane dhe më pas kanë zbritur nga mjetet duke hapur zjarr.

Gjatë kontrollit në ambientet e brendshme të berberhanes, policia ka gjetur një çantë krahu me një krehër arme brenda, ndërsa mungonin dokumentet e identifikimit. Ka dyshime se është përdorur edhe një armë e dytë nga personat që ndodheshin brenda lokalit.

Shkak i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë një konflikt i mëparshëm mes të rinjve të fiseve Nikulaj dhe Ndoka, i ndodhur më 9 mars 2025 në Shëngjin, i cili asokohe u raportua zyrtarisht si aksident rrugor dhe nuk u hetua si konflikt kriminal.

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren –

By: 27
5 February 2026 at 18:05

Aksident me vdekje në Bathore.

Policia bën me dije se rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.

gijotina.com/

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë –

By: 27
5 February 2026 at 17:39

Gjykata e Posaçme ka dënuar 3 prej të akuzuarve të grupit prej 6 personash, që dyshohet se merrnin ryshfet kundrejt premtimeve se mund të ushtronin ndikim të funksionarët e drejtësisë për të ndryshuar masat e sigurisë.

Përpos ish-shefit të Krimeve në Tiranë, Erjon Danit, SPAK dërgoi për gjykim në 28 tetor 2025 Sokol Mashën, Musa Gjikolën, Emiljano (Millan) Roçin, Klodjan Muçën dhe Vilson Roçin.

Ndërkohë ditën e sotme, GJKKO ka dënuar tre prej të pandehurve të cilët janë Musa Gjikola, Erjon Dani dhe Vilson Roçi.

Gjikola u shpall fajtor për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, nga të cilat, për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë vetëm 1 vit.

Erion Dani u shpall fajtor për të njëjtën vepër penale si Gjikola në 2 episode dhe u dënua me 3 vite burg, nga të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë vetëm 2 vite.

Ndërkohë edhe Vilson Roçi është shpallur fajtor për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, nga të cilat, për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë vetëm 1 vit.

Po ashtu GJKKO bën të ditur se llogaritja e dënimit për këta të pandehur fillon nga momenti i arrestimit të tyre më datë 11.07.2025.

Njoftimi i GJKKO:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale me nr. 177/1 procedimi të vitit 2025, ndaj të pandehurve Musa Gjikola, Erjon Dani dhe Vilson Roçi”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Atalanta Zeqiraj dhe Flojera Davidhi, me vendimin nr. 9, datë 05.02.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Musa Gjikola për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për episodin 1), parashikuar nga neni 245/1, pg. 1 dhe 25 i Kodit Penal (sipas formulimit të dispozitës para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

2. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Musa Gjikola i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim.

3. Llogaritja e dënimit për të pandehurin Musa Gjikola fillon nga momenti i arrestimit të tij më datë 11.07.2025, dhe dënimi me burgim do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Dani për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (për episodin 1), parashikuar nga neni 245/1, pg. 2 i Kodit Penal (sipas formulimit të dispozitës para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Dani për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (për episodin 2), parashikuar nga neni 245/1, pg. 2 i Kodit Penal (sipas formulimit të dispozitës para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

6. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Erjon Dani, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi në referim të nenit 388, pika 1, shkronja b) të Kodit të Procedurës Penale, pasi fakti objekt akuze nuk përbën vepër penale.

7. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Erjon Dani dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vite burgim.

8. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Erjon Dani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.

9. Llogaritja e dënimit për të pandehurin Erjon Dani fillon nga momenti i arrestimit të tij më datë 11.07.2025 dhe dënimi me burgim do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vilson Roçi për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për episodin 2), parashikuar nga neni 245/1, pg. 1 dhe 25 i Kodit Penal (sipas formulimit të dispozitës para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vilson Roçi për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për episodin 3), parashikuar nga neni 245/1, pg. 1 dhe 25 i Kodit Penal (sipas formulimit të dispozitës para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

12. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Vilson Roçi dënohet me një dënim të vetëm prej 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

13. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Vilson Roçi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim.

14. Llogaritja e dënimit për të pandehurin Vilson Roçi fillon nga momenti i arrestimit të tij më datë 11.07.2025, dhe dënimi me burgim do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

15. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të neneve 393/1 dhe 285/1 të K.Pr.Penale, i ngarkohen të pandehurve të cilët deklarohen fajtorë me këtë vendim, në mënyrë solidare.

16. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për zbatimin e këtij vendimi.

17. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, më datë 05.02.2026

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

gijotina.com/

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ –

By: 27
5 February 2026 at 17:15

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po konsultohet me avokatë në Gjermani për t’i përdorur të gjitha mjetet ligjore me qëllim që të “mbrojë integritetin” e Presidencës dhe shtetit, pas një përplasjeje virtuale me një gazetar të së përditshmes, Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).

“Shpifja dhe pretendimet e pabaza dhe të rreme nga Michael Martens [i njohur si Andric1961] iu nënshtrohen përgjegjësisë civile dhe penale sipas ligjit gjerman. Presidentja Osmani i mohon në mënyrë kategorike pretendimet e tij shpifëse dhe përhapjen e rrezikshme të dezinformimit”, ka shkruar në X – dikur Twitter – këshilltari i Osmanit, Rinor Nuhiu.

FAZ është themeluar më 1949. Është një e përditshme gjermane që gjerësisht konsiderohet si media serioze dhe e besueshme.

Gazetari i FAZ-it, Michael Martens, u kundërpërgjigj menjëherë për këtë paralajmërim, duke theksuar se punon që tri dekada në fushën e gazetarisë dhe asnjëherë nuk është përballur me padi.

“Kam punuar në shtete sikurse Rusia, Afganistani e Turqia, kam shkruar për oligarkët rusë, kriminelët e luftës nga Serbia, kontrabandistët e Malit të Zi, rebelët kurdë dhe asnjëherë nuk jam paditur. Por, tani…”, ka shkruar ai në X.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua zyrës së Osmanit për të kuptuar më shumë rreth masave ligjore të paralajmëruara ndaj gazetarit Martens, dhe këshilltari i presidentes, Bekim Kupina tha se pretendimet e gazetarit janë “shpifje”.

“Për këtë arsye edhe po shqyrtohen rrugët ligjore, në konsultim me avokatë nga Gjermania”, tha ai.

Reagimi i Nuhiut erdhi një ditë pasi FAZ-i publikoi një artikull për Osmanin, me titullin: “A është Osmani kandidate e Trumpit?” dhe në fillim të tij thuhet se Osmani – mandati i së cilës në krye të shtetit të Kosovës përfundon në mars – po synon edhe një mandat pesëvjeçar me ndihmën e familjes së presidentit amerikan, Donald Trump.

Në fund të janarit, Osmani publikoi në X një video nga premiera e dokumentarit “MELANIA”, e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, ku flitet për familjen presidenciale.

Gazetari Martens e ripublikoi këtë postim, ku shkroi:

“A i ka thënë dikush presidentes në largim të Kosovës që është një vijë mes përfaqësimit të interesave legjitime të shtetit dhe prostitucionit intelektual vetëdegradues? Osmani duket se nuk është e vetëdijshme për këtë”.

Ai vazhdoi edhe në ditët e tjera të shkruante komente kritike për Osmanin, dhe më 4 shkurt shkroi se “gratë nuk janë inferiore ndaj burrave – ato janë të afta të bëjnë çfarëdo që bëjnë burrat. Ja e keni shembullin e Kosovës, ku presidentja Vjosa Osmani tregon se për hir të karrierës së saj politike ajo mund të jetë pa shtyllë kurrizore po aq sa kolegët e saj burra”.

Në artikullin e publikuar për Osmanin, më 4 shkurt, përmendet pjesëmarrja e Osmanit në Bordin e Paqes – nismën e presidentit Donald Trump për zgjidhjen e konflikteve në botë, që u jetësua në Forumin e Davosit.

Kosova, e përfaqësuar nga Osmani, ishte ndër shtetet themeluese të këtij trupi ndërkombëtar.

Martens, duke u thirrur në “informacione jozyrtare nga Prishtina” shkroi se Osmani e bëri këtë veprim pa u konsultuar me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

“Ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që pretendohet se ndërmjetësoi qasjen e Osmanit te Trumpi”, shkroi ai.

“Rama ka lidhje me familjen presidenciale amerikane sepse ai i ka dhënë dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner kontratë multimiliardëshe për një projekt në bregdetin shqiptar. Rama nuk ka raporte të mira me Kurtin”, shkroi Martens.

Në Davos ato ditë ishte edhe Kurti, por ai nuk mori pjesë në ceremoninë e Bordit të Paqes.

Kur u pyet nga një medium në Shqipëri pse ishte ajo e jo Kurti në themelimin e Bordit, Osmani tha se në bazë të Kushtetutës, është presidenti që udhëheq politikën e jashtme.

Më pas, në artikull përmendet mandati presidencial i Osmanit, që skadon në mars. Sipas artikullit, Osmani nuk ka mbështetje në Kuvendin e Kosovës për rizgjedhje.

“Për të kompensuar mungesën e mbështetjes në Kosovë, që disa javë, Osmani po tenton ta paraqesë veten si ‘kandidate të Trumpit’. Llogaritja: SHBA-ja është faktor kyç në Kosovë, jo vetëm përmes bazës ushtarake Bondsteel, por edhe përgjatë historisë së këtij shteti të ri, dhe ky karakterizim mund t’i sigurojë asaj një mandat të ri… Kërcënimi është: ‘nëse s’më rizgjidhni si presidente, do të keni telashe me SHBA-në’”.

Martens është korrespondent i FAZ-it për Evropën Juglindore, me seli në Vjenë.

Sipas biografisë së tij, të publikuar në FAZ, ai e nisi karrierën si redaktor për gazeta ruso-gjermane përmes një projekti të financuar nga Zyra e Jashtme gjermane.

Më vonë ka raportuar për rajonet e Azisë Qendrore, Pakistanit,
Afganistanit, Ukrainës dhe Rusisë.

Ai punon për FAZ-in prej vitit 2001. Prej vitit 2002, për shtatë vjet rresht ka qenë korrespondent për Ballkanin, duke raportuar nga Beogradi.

Teksa nga Presidenca po paralajmërojnë ndjekje ligjore, këshilltarja ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari, ka argumentuar se një lëvizje e tillë do të dëmtonte vetë institucionin e presidentit dhe shtetin e Kosovës.

Sipas saj, shkrimi në FAZ për Osmanin është analizë dhe trajton çështje me interes publik që “gëzojnë mbrojtje të lartë gjyqësore”.

Kusari shkroi në Facebook se artikulli ofron opinione, vlerësime dhe analiza bazuar në njohuritë e autorit për Kosovën dhe thirret në burime konfidenciale.

“Opinionet nuk i nënshtrohen kriterit të verifikimit dhe, rrjedhimisht, gëzojnë mbrojtje të gjerë ligjore”, tha Kusari.

Ajo tha se i vetmi fakt i ri i përmendur në shkrim është se “Rama ia ka siguruar Osmanit ulësen në Bordin e Paqes, fakt që nuk është kontestuar nga Osmani. Faktet i nënshtrohen verifikimit, prandaj nëse ky fakt nuk është i vërtetë, Osmani duhet ta ngre këtë si çështje”.

“Për mua, shqetësues, por aspak befasues, është fakti që zyra e presidentes përmend ligjin penal si formë kërcënimi ndaj Martens ndonëse shpifja ndiqet sipas ligjet civil në Gjermani dhe përmend fjalën dezinformatë për një shkrim të botuar nga gazeta prestigjioze FAZ. Kjo padi, nëse ushtrohet pranë gjykatave gjermane apo cilësdo gjykatë ku sundon ligji, nuk ka asnjë shans të fitohet”, argumentoi Kusari.

Osmani ka thënë se është ftuar për të themeluar Bordin e Paqes me ftesë të presidentit Trump.

Kosova e konsideron si qenësore aleancën me Shtetet e Bashkuara, vend që ka kontribuar në pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Osmani shpesh ka përmendur faktin se vendi i saj është më proamerikani në botë dhe ka lartësuar udhëheqjen e Trumpit.

Presidentja e Kosovës e ka thënë hapur se synon edhe një mandat në krye të shtetit.

Por, ajo është kritikuar disa herë gjatë mandatit të saj se ka mbajtur anë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ende nuk dihet nëse do t’i sigurojë votat e nevojshme për mandatin e ri.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, në fund të dhjetorit, ajo tha se nëse nuk e fiton edhe një mandat, atëherë do t’i kthehet angazhimit politik, pa treguar se me cilën parti./REL

Çapjanët në burg përjetë –

By: 27
5 February 2026 at 17:07

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapja për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit, ngjarje e ndodhur më datë 15 gusht 2012. E njëjta masë sigurie është lënë në fuqi dhe për shtetasin Jorgo Leku. Ndërkohë, të pandehurit e tjerë, Klajdi Dokoli dhe Etjen Cani u dënuan me 25 vite heqje lirie, ndërsa Ervis Bardhi me 15 vjet heqje lirie.

Si ndodhi ekzekutimi babë e bir,  entian dhe Nezir Beqiri, në 2012

Babë e bir u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve.

Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan. Fillimisht Etien Cani bashkë me Lekun, shkuan në shtëpinë e shokut të tyre Gentian Beqiri, duke përshëndetur policët e vendosur në hyrje të pallatit për të mbikëqyrur Nezirin. Ishte babai i shokut të tyre ai që i hapi derën pasi njohu shokët e djalit. Gentian Beqiri teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas është vrarë edhe babai i tij Nezir Beqiri. Ngjarja ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”.

Sipas hetimeve të SPAK vrasja e tyre është porositur nga Ardian e Florec Çapja, ku Ervis Bardhi e Olsi Leka janë paguar me 50 mijë euro, ndërsa Klajdi Dokoli në periudhën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë banor i lagjes ku jetonin Gentian dhe Nezir Beqiri, duke vëzhguar me imtësi personat që hynin dhe dilnin, dhe më pas informonte anëtarë të familjes Çapja.

Vrasja dyshohet se erdhi për shkak të një zinxhiri hakmarrjesh mes Çapjave dhe disa grupeve të tjera në Elbasan, të cilat kanë zënë fill që prej vitit 2005 kur u ekzekutua në lokal vëllai i Ardjan Çapjas, Sokoli.

gijotina.com/

‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit –

By: 27
5 February 2026 at 17:01

Është zbardhur dëshmia e Isida Kipit, dedektivja private që tentoi të heqë paisjet përgjuese të Policisë së Shtetit, që ishin vendosur në banesën e personit në kërkim, Erjon Llapushi. Konkretisht ajo ka rrëfyer së është nisur nga Tirana për në Pogradec dhe për punën do të paguhej 50.000 mijë lekë të reja. Kipi rrëfen se sapo ka mbërritur në qytetin e Pogradecit rreth orës 11:50 ka takuar një person emrin e të cilit nuk e di, kanë shkuar në banesën trekatëshe të Llapushit.

Siç tregon dedektivja, ambienti kishte dy dhoma gjumi, një guzhinë, sallon dhe një sallon afer derës së daljes. Ka marrë një dedektor që shërben për njohjen e kartave sim ose pajisjet përgjuse dhe ka filluar të bëjë kontrollin e ambientit. Ka filluar me dhomën e gjumit bashkshortore, dhomën e fëmijve, kuzhinën më pas tek holli i jashtëm, thuhet në dosjen e siguruar nga Anila Hoxha.

Njëra nga prizat që ishte e lidhur me banjën, në momentin që e hapi ka konstatuar paisjen përgjuese. Pajisjen nuk e ka hequr, e ka vendosur përsëri mbrapa telave ku ishte dhe e ka vendosur në vend fazën e prizës që jepte masë, për mos e zënë korenti dhe ka mbyllur përsëri prizën. Në këtë kohë personi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur i ka thënë që ka ardhur policia.

Dedektivja deklaron se nuk njeh Erjon Llapushin dhe ishte hera e parë që shkonte në atë banesë. Kipi është proceduar penalisht së bashku me personin në lidhje familjare me Erjon Llapushit.

Kujtojmë se në janar të vitit 2025, mbi 200 punonjës të forcave RENEA, FNSH, Operacionales dhe “Shqiponja” kërkuan për disa orë me radhë 37-vjeçarin Erjon Llapushi në Pogradec, një ndër 5 personat më të kërkuar.  Në zonën ku dyshohet se fshihej Llapushi, por edhe në banesat e 6 të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan armë zjarri, thika, armë dhe drogë.

Llapushi është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2021 vrau kamarierin në një restorant në Elbasan, Gazment Kurmaku.  Më 25 janar 2025 Gjykata e Elbasanit dënuoi në mungesë me 17 vite burg Llapushin, për veprën penale “vrasje me dashje”. Më parë, Llapushi është akuzuar dhe dënuar për armëbjatje pa leje, plagosje, tentativë për vrasje, Shtrëngim për dhënien e pasurisë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm

Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat) –

By: 27
5 February 2026 at 16:53

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje në Qarkun Lezhë.

Sipas SPAK, të pandehurit Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja janë akuzuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Hetimet kanë zbuluar se gjatë fushatës zgjedhore, tre të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë premtuar, ofruar dhe dhënë shuma monetare zgjedhësve në Bashkinë Kurbin, në këmbim të votimit në mbështetje të Partisë Socialiste.

Sipas njoftimit zyrtar, procedimi penal është regjistruar mbi bazën e materialeve të referuara nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Gjatë hetimit janë përdorur metoda speciale, përfshirë përgjime telefonike dhe vëzhgime, të cilat kanë dokumentuar aktivitetin e të pandehurve në terren.

SPAK bën me dije se: – Gersi Kaçorri akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim; – Besnik Uka akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim; – Artur Jahja akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Nga aktet e administruara rezulton se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të subjektit politik Partia Socialiste, duke shpërndarë para për të ndikuar në vullnetin e votuesve.

Çështja do të shqyrtohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Njoftimi i SPAK:

SPAK dërgon për gjykim tre të pandehur për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje në Qarkun Lezhë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më datë 7.11.2025, ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme, procedimin penal nr. 55 të vitit 2025, për korrupsion në zgjedhjet e zhvilluara në Qarkun Lezhë.

Të pandehurit e dërguar për gjykim janë:

Gersi Kaçorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal;

Besnik Uka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal;

Artur Jahja, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal.

Rrethanat e çështjes:

Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e materialit të referuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në ngarkim të shtetasve të mësipërm, të dyshuar për veprën penale, “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.

Aktet e administruara gjatë hetimit proaktiv dhe ndjekjes me metoda speciale të hetimit (përgjime të komunikimeve telefonike, vëzhgime dhe veprime të tjera hetimore treguan se të pandehurit; Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në Qarkun e Lezhës, gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, premtuan, ofruan dhe dhanë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik, Partia Socialiste.

Hetimi evidentoi se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare tek zgjedhësit për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre.

gijotina.com/

Në fokus tema kishtare dhe civile –

By: 27
5 February 2026 at 16:41

Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim zyrtar nga Papa Leoni XIV gjatë vizitës së tij në Vatikan. Takimi u zhvillua në Pallatin Apostolik dhe u pasua nga bisedime në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë, ku morën pjesë kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit, si dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Sipas njoftimit zyrtar të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, në qendër të bisedimeve u theksua marrëdhënia e mirë mes Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe u diskutuan tema me interes të përbashkët që lidhen me raportet mes bashkësisë kishtare dhe asaj civile. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe çështjeve rajonale, përfshirë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Rama ishte i shoqëruar në këtë vizitë nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, dhe djali i tyre, Zaho. Vizita zyrtare në Vatikan nisi një ditë më parë.

Gjatë qëndrimit të tij, Rama zhvilloi edhe një vizitë në Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, e njohur ndryshe si “Regina di Albania”, ku mbajti një lutje të posaçme për popullin shqiptar, familjet dhe brezin e ri.

Njoftimi nga Vatikani:

Leoni XIV pret kryeministrin e Republikës së Shqipërisë

Sot paradite, më 5 shkurt, Papa Leoni XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Më pas u zhvillua takimi në Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë kardinalin Pietro Parolin dhe Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit

“Në bisedimet e përzemërta u vu në dukje marrëdhënia e mirë ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile”.

Ndër temat në qendër të bisedimeve ishin edhe çështjet kryesore rajonale, “përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”.

gijotina.com/

Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll –

By: 27
5 February 2026 at 16:25

Mbrëmjen e së mërkurës, dy tërmete me magnitudë deri në 4 ballë u regjistruan në rajonin e Korçës, duke shkaktuar frikë dhe panik.

Sipas të dhënave, fatmirësisht nuk u raportuan dëme materiale apo persona të lënduar. Lëkundjet, me epiqendër në Devoll, u ndjenë edhe në qytetin e Korçës, duke alarmuar banorët për pasgoditje të mundshme.

Sipas pedagoges Ermira Jashiku, Dr. e gjeografisë fizike dhe mjedisore, rajoni i Korçës është pjesë e një zone me aktivitet sizmik të njohur, ku lëkundje të tilla nuk janë të rralla. Ajo shpjegon se kjo zonë ndodhet mbi struktura tektonike aktive dhe se tërmete mund të ndodhin herë pas here.

Pedagogia thekson se, megjithëse këto lëkundje nuk përbëjnë domosdoshmërisht rrezik të madh, është shumë e rëndësishme që qytetarët të jenë të informuar dhe të dinë si të veprojnë në raste të tilla.

Sipas ekspertëve, njohja e rregullave bazë të sigurisë, edukimi në shkolla dhe komunikimi i qartë nga institucionet janë elementë kyç për përballimin e situatave emergjente.

gijotina.com/

 

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet –

By: 27
5 February 2026 at 16:17

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhës, Ema Çokut dhe Fatime Kryemadhit.

Prokurori i çështjes në procesin me dyer të mbyllura që po zgjat prej disa orësh, Sotir Kllapi, i kërkoi gjykatës paraprake të kalojë në gjykim themeli dosjen me 5 të akuzuar, ndaj të cilëve janë rëndojnë akuzat e korrupsionit të pastrimit të parave.

Në gjyq ka folur edhe ish-presidenti Ilir Meta, ndërsa seanca sapo ka përfunduar.

Seanca e radhës është shtyrë për të enjten tjetër, 12 shkurt.

gijotina.com/

❌
❌