Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 January 202627.al

Dokumenti/ Irena Gjoka nuk u informua për dënimin në 2005 në Greqi. Vendimi, jo i formës së prerë –

By: 27
23 January 2026 at 18:14

Gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka ka qenë target i sulmeve dhe akuzave nga politika, më konkretisht nga opozita, prej 3 vitesh, duke e lidhur emrin e saj me një dënim nga drejtësia greke që daton 2 dekada më parë. Këtë javë, Prokuroria e Përgjithshme, pas një verifikimi që zgjati 2 vite, arriti në konkluzionin se gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi, për akuzën e falsifikimit të vizës, duke theksuar gjithashtu se “dënimi është i vërtetë dhe autentik”. Në formularin e vetëdeklarimit në vitin 2016, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, gjyqtarja Gjoka nuk e ka deklaruar dënimin. Pyetjes në formular nëse ka qenë e dënuar ndonjëherë me vendim të formës së prerë, Irena Gjoka i është përgjigjur “JO” dhe e njëjta përgjigje rezulton edhe për pyetjen nëse ndaj saj është marrë ndonjëherë ndonjë dënim gjykate, jo i formës së prerë.

Por, nga ana tjetër, cilat janë argumentet mbrojtëse të gjyqtares lidhur dënimin nga drejtësia greke?

BalkanWeb ka siguruar dëshminë e gjyqtares së GJKKO para Këshillit të Lartë Gjyqësor. Deklarimet e Irena Gjokës janë pritur me interes nisur nga fakti i rëndësisë së institucionit që ajo përfaqëson si pjesë e drejtësisë së re dhe misionit për të luftuar pandëshkueshmërinë, por edhe kalimit të procesit të Vettingut me sukses në të tre komponentët e tij. Vettingu mbështetet, ndër të tjera, edhe në vetëdeklarimin e subjektit, si një element thelbësor për vlerësimin e përmbushjes së kritereve të konfirmimit në detyrë nga anëtarët e sistemit të drejtësisë. Dhe pikërisht, vetëdeklarimi i rremë përbën shkelje ligjore dhe sjell pasoja të drejtpërdrejta për anëtarët e sistemit të drejtësisë në kuadër të procesit të Vettingut.

Para Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka ka rrëfyer në mënyrë të detajuar pikënisjen e “përplasjes” së saj me autoritetet greke, fundvitin e 2002-shit, kur po udhëtonte drejt shtetit fqinj me vizë të marrë pranë konsullatës greke në Shqipëri, por që policia kufitare i kishte ndaluar hyrjen. Vendimi refuzues i autoriteteve greke është përsëritur edhe në datën 13 shkurt 2003. Ndalimi i hyrjes në territorin grek, për gjyqtaren Gjoka ka qenë i padrejtë.

Sa i takon dënimit nga ana e drejtësisë greke, me burgim tre muaj, gjobë 1500 Euro, si dhe me shpenzimet gjyqësore prej 73 Euro, teksa dënimi me burg është konvertuar me pagesë financiare 4.4 euro për çdo dite burg, vendimi i cili nuk u zbatua asnjëherë, Irena Gjoka ka deklaruar para KLGJ se nuk është njoftuar për zhvillimin e proceseve gjyqësore ndaj saj dhe nuk ka patur informacion.

“Personalisht nuk jam njoftuar, as zyrtarisht dhe as faktikisht për procesin gjyqësor administrativ apo ndonjë proces tjetër të zhvilluar ndaj meje, në gjykatat Greke”, ka deklaruar gjyqtarja, duke vijuar: “Pasi në media janë publikuar vendime administrative apo të natyrave të tjera në emrin tim, duke mos qenë në dijeni të asnjë vendimi, kam autorizuar përfaqësues me prokurë të posaçme për të marrë informacion, për çka publikohej”.

Gjithashtu, ajo ka pretenduar se dënimi nuk është regjistruar kurrë në regjistrin penal dhe për rrjedhojë, dënimi konsiderohet sikur të mos ketë ekzistuar kurrë.

“Vendimi i datës 07.06.2005, i Gjykatës së shkallës së parë me tre anëtare për kundravajtje të Janinës nuk më është njoftuar asnjëherë dhe ky vendim nuk ka marrë formë të prerë. Sipas nenit 473 të Kodit të Procedurës Penale Greke afati për paraqitjen e apelit për të pandehurit me vendbanim të panjohur është 30 ditë nga dita e njoftimit të vendimit (vendimi i cili nuk është njoftuar asnjëherë). Përpara se të përfundonte afati i apelimit, më datë 17.06.2005 është miratuar ligji nr.3346/2005 “Përshpejtimi i procedurës para gjykatave civile dhe penale dhe dispozita të tjera”. Sipas edhe interpretimit të kryer nga GJEDNJ , në çështjen Panou kundër Greqisë (nr. 44058/05, 8 janar 2009), vendimi i dënimit i arkivuar sipas këtij ligji konsiderohet i paqenë, me kusht që, për një periudhë 18-mujore nga publikimi i ligjit (17 qershor 2005), të mos kryhet një vepër tjetër vepër penale me dashje, për të cilën do të dënohej përfundimisht me burgim më të gjatë se gjashtë muaj. Sipas edhe interpretimit të GJEDNJ-së edhe pse humbiste e drejta për të ushtruar apelim, efektet e ligjit ishin baras me shfajësim. Ky ishte edhe qëllimi i ligjit, i cili synonte përshpejtimin e drejtësisë penale, ndër të tjera, përmes uljes së numrit të apelimeve për çështje të vogla. Kështu në zbatim të këtij ligji, prokurori ka vendosur arkivimin e vendimit të marrë ndaj meje më datë 07.06.2005”, ka thënë gjyqtarja, Irena Gjoka.

Anëtarja e GJKKO, më tej ka shtuar se “lidhur me vendimin e sipërpërmendur, shpreh rezervat e mia sa i takon ligjshmërisë në thelb të këtij vendimi, por edhe ligjshmërisë së aspekteve procedurale të marrjes së tij”.

Dëshmia e Irena Gjokës para KLGj:

“Më datë 24 dhjetor 2002, unë Irena Gjoka jam paraqitur në pikën e kalimit kufitar Greqi, Kakavijë, ku policia kufitare më ka ndaluar hyrjen në shtetin grek (pas një debati që kam bërë me punonjësin e policisë së kufirit). Kam vlerësuar se autoritetet greke nuk kanë pasur asnjë arsye të ndalojnë hyrjen time në Greqi dhe për këtë arsye jam pajisur me një vize tjetër, pranë konsullatës greke në Shqipëri. Në vijim, më datë 13 shkurt 2003, jam paraqitur sërish në kufi, ku përsëri më është ndaluar hyrja, në mënyrë të padrejtë.

Meqenëse kam qenë e bindur në paligjshmërinë e masës administrative të ndërmarrë ndaj meje, refuzimin e hyrjes në shtetin grek, në kushtet kur nuk kisha të drejtë hyrje në këtë shtet, në datën 31.03.2003, kam autorizuar shtetasin Andon Konomi/Ikonomou (ky shtetas nuk ka pasur cilësinë e avokatit) për të kundërshtuar për llogari timen, masën administrative të marrë në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare nga autoritetet greke, pranë Ministrisë së Rendit Publik Athinë apo çdo institucioni tjetër, për të kryer çdo lloj veprimi që nuk është i ndaluar me ligj, lidhur specifikisht me masën e ndalimit të hyrjes të dhënë ndaj meje.

Pavarësisht këtij fakti, personalisht nuk jam njoftuar, as zyrtarisht dhe as faktikisht për procesin gjyqësor administrativ apo ndonjë proces tjetër të zhvilluar ndaj meje, në gjykatat Greke. Pasi në media janë publikuar vendime administrative apo të natyrave të tjera në emrin tim, duke mos qenë në dijeni të asnjë vendimi, kam autorizuar përfaqësues me prokurë të posaçme për të marrë informacion, për çka publikohej.

Nga aktet që më janë dorëzuar nga përfaqësuesi im si dhe aktet e përcjella nga autoritetet greke me anë të letërporosisë, nëpërmjet Prokurorisë së Përgjithshme, jam informuar për herë të parë për vendimin e marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë me nr.1447/2005, datë 07.06.2005, sipas së cilit rezultoj e dënuar në mungesë nga kjo gjykatë në datë 07.06.2005, pa praninë e një mbrojtësi, pa u njoftuar për procesin ndaj meje, si gjatë hetimit dhe gjykimit të çështjes, për veprën e parashikuar në paragrafin 7 të nenit 54 të ligjit 2910/2001 me titull “Hyrja dhe qëndrimi i të huajve në Territorin Grek”, me tre muaj burgim dhe 1500 Euro Gjobë. Dënimi me burgim është konvertuar me gjobë në masën 4,4 Euro në ditë.

Vendimi i datës 07.06.2005, i Gjykatës së shkallës së parë me tre anëtare për kundravajtje të Janinës nuk më është njoftuar asnjëherë dhe ky vendim nuk ka marrë formë të prerë. Sipas nenit 473 të Kodit të Procedurës Penale Greke afati për paraqitjen e apelit për të pandehurit me vendbanim të panjohur është 30 ditë nga dita e njoftimit të vendimit (vendimi i cili nuk është njoftuar asnjëherë). Përpara se të përfundonte afati i apelimit, më datë 17.06.2005 është miratuar ligji nr.3346/2005 “Përshpejtimi i procedurës para gjykatave civile dhe penale dhe dispozita të tjera”. Sipas edhe interpretimit të kryer nga GJEDNJ , në çështjen Panou kundër Greqisë (nr. 44058/05, 8 janar 2009), vendimi i dënimit i arkivuar sipas këtij ligji konsiderohet i paqenë, me kusht që, për një periudhë 18-mujore nga publikimi i ligjit (17 qershor 2005), të mos kryhet një vepër tjetër vepër penale me dashje, për të cilën do të dënohej përfundimisht me burgim më të gjatë se gjashtë muaj. Sipas edhe interpretimit të GJEDNJ-së edhe pse humbiste e drejta për të ushtruar apelim, efektet e ligjit ishin baras me shfajësim. Ky ishte edhe qëllimi i ligjit, i cili synonte përshpejtimin e drejtësisë penale, ndër të tjera, përmes uljes së numrit të apelimeve për çështje të vogla. Kështu në zbatim të këtij ligji, prokurori ka vendosur arkivimin e vendimit të marrë ndaj meje më datë 07.06.2005.

Presioni fiskal në Itali rritet, ndër më të lartët në vendet e zhvilluara –

By: 27
23 January 2026 at 17:58

Në vitin 2024, presioni fiskal në Itali arriti nivelin më të lartë të dhjetë viteve të fundit, duke u renditur ndër më të lartët – dhe ndër ata që janë rritur më shumë nga viti në vit – në vendet e OECD-së. Kjo është ajo që del nga raporti Revenue Statistics 2025 i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Sipas të dhënave, raporti mesatar midis të ardhurave nga taksat dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vendet e OECD-së arriti në 34,1% në vitin 2024, me një rritje vjetore prej 0,3 pikë përqindjeje, pas dy viteve radhazi në rënie. Megjithatë, niveli i taksave ndryshon ndjeshëm nga një vend në tjetrin.

Në përgjithësi, shumica e vendeve evropiane – me përjashtim të Irlandës – janë mbi mesataren e OECD-së, ndërsa shumë vende jashtë Evropës janë poshtë saj.

Vendet me barrën më të lartë fiskale janë Danimarka, e ndjekur nga Franca dhe Austria. Italia renditet menjëherë pas tyre, me një raport taksa/PBB prej 42,8%. Në anën tjetër të listës, me një raport nën 30%, renditen Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Irlanda. Më të ulëtin e kanë Kolumbia dhe Meksika, ku raporti është rreth 18%.

Shiste lëndë narkotike të ndarë në doza, pranga 50-vjeçarit në Korçë –

By: 27
23 January 2026 at 17:42

Një shtetas 50-vjeçar është arrestuar në flagrancë në zonën e Drenovës, Korçë, nën dyshimin për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kontrollit fizik ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar një pako me rreth 104 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se i arrestuari dyshohet se bashkëpunonte me një shtetas tjetër, 37 vjeç, banues në Korçë, i cili është shpallur në kërkim dhe për të vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, në zbatim të planit të masave të hartuar për vitin 2026, me objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në zonën e Korçës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Drenova”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 50 vjeç, banues në Drenovë, Korçë.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një pako me rreth 104 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Nga hetimet rezultoi se 50-vjeçari bashkëpunonte me shtetasin K. M., alias A. M., 37 vjeç, banues në Korçë, i cili u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Irena Gjoka e dënuar me burg, Berisha kërkon KLGJ: “T’i ndërpritet mandati” –

By: 27
23 January 2026 at 17:20

Kryedemokrati, Sali Berisha i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) me një kërkesë zyrtare, përmes së cilës kërkon vendosjen në dispozicion të akteve të dosjes administrative dhe deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Irena Gjoka.

Kërkesa lidhet me procesin e verifikimit të integritetit të magjistrates në kuadër të ligjit të dekriminalizimit dhe statusit të gjyqtarëve.

Sipas Berishës, ekzistojnë prova dhe vendime gjyqësore të formës së prerë nga autoritetet greke, si dënim me burg dhe dëbim nga një shtet i huaj, të cilat pretendohet se nuk janë deklaruar në formularin e vetëdeklarimit, në kundërshtim me detyrimet ligjore.

Në këtë kontekst, Berisha kërkon që Këshilli i Lartë Gjyqësor të shqyrtojë dokumentacionin shoqërues dhe rezultatet përfundimtare të verifikimit të thelluar të kryer nga Prokuroria e Përgjithshme.

“Së pari: Kërkojmë vendosjen në dispozicion të akteve të dosjes administrative. Në vijim të procedurave administrative, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar Kërkuesin për kërkesat që i janë dërguar nga ky institucion Prokurorisë së Përgjithshme, por nuk ka vënë në dispozicion përgjigjet që janë dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme.

Së dyti: Paraqesim prova dhe kërkojmë të merren në shqyrtim së bashku me relacionin e Prokurorisë së Përgjithshme për rezultatin përfundimtar të procesit të verifikimit të thelluar. Ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, neni 3, bashkë me Vendimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015” ka përcaktuar detyrimin e subjekteve që ushtrojnë funksionin e gjyqtarit në datën e hyrjes ne fuqi të këtyre akteve të plotësojnë formularin e vetdeklarimit të miratuar prej këtyre akteve, ku duhet të pasqyrojnë çdo dënim penal të dhënë ndaj tyre, si dhe çdo masë dëbimi nga shtete të Bashkimit Europian. Në dispozitat e këtij ligji (neni 15/2) parashikohet se një subjekt i detyruar sipas këtij ligji për të plotësuar formularin e vetdeklarimit, në rast se nuk e plotëson saktë, i ndërpritet mandati, përveç se përbën veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal”,- thuhet në kërkesën e Berishës.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme ka bere te ditur se me 19 maj 2016i  ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor relacionin përfundimtar mbi verifikimin e formularit të dekriminalizimit të gjyqtares Irena Gjoka, ndërsa pritet vendimmarrja e KLGJ-së mbi kërkesën për mbarimin e mandatit të saj.

LEXO EDHE:

SHBA-ja largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë –

By: 27
23 January 2026 at 17:00

SHBA-të janë tërhequr zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke e lënë agjencinë e Kombeve të Bashkuara pa një nga kontribuuesit e saj financiarë më të mëdhenj.

Vendimi vjen pas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar një vit më parë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili kishte kritikuar OBSH-në për mënyrën se si, sipas tij, menaxhoi pandeminë e Covid-19, duke e akuzuar se ishte tepër e përqendruar te Kina.

Sipas BBC, OBSH-ja, si pjesë e Kombeve të Bashkuara, ka për mision promovimin e shëndetit global, garantimin e sigurisë shëndetësore dhe mbështetjen e grupeve më të prekshme.

Nga ana e saj, Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore i SHBA-së deklaroi se tërheqja erdhi për shkak të keqmenaxhimit të supozuar të pandemisë, mungesës së reformave brenda organizatës dhe ndikimit politik nga shtetet anëtare.

Të shtëna me armë në Kukës dalin detaje të reja, konflikt mes të afërmve për motive të dobëta –

By: 27
23 January 2026 at 16:40

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e regjistruar kete te premte  në Kukës, ku pas një sherri mes disa perosnave u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal të qytetit, ku dy shtetasit Ç. M. dhe E. M. (kushërinj me njëri-tjetrin), dyshohet se, së bashku me 3 shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin S. I.

Ky i fundit është dëmtuar si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autorët e ngjarjes janë shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë thuhet se nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të tjerë të lënduar.

“AKSHI” SHKON NË APEL/ Karçanaj dhe të dyshuarit e grupit kriminal kërkojnë lehtësim masash –

By: 27
23 January 2026 at 16:20

Mirlinda Karçanaj, drejtorja e AKSHIT e dyshuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal që ndikonte me forma të ndryshme përfshirë dhunën tenderat e Agjencisë shtetërore, nuk pajtohet me akuzat dhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” me të cilën po hetohet nga Prokuroria e Posaçme

Zyrtarja me funksion të deleguar, i është drejtuar Apelit të Gjykatës së Posacme me një kërkesë për heqjen e masës së sigurisë, së caktuar dhe lënë në fuqi nga Shkalla e Parë.

Të njejtën lëvizje juridike ka bërë edhe zëvendësja e Karçajnt, Hava Delibashi, që po ashtu kërkon nga Apeli lehtësimin e masës së sigurisë caktuar prej 16 dhjetorit.

Ankim, sipas burimeve, kanë ushtruar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, i pezulluar nga detyra.

Lehtësim të masës së sigurisë kanë kërkuar edhe biznesmenët Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta, të cilët janë lënë nën masën “detyrim paraqitje”.

Pjesë e kësaj dosjeje korruptive janë edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët, pavarësisht kontrolleve të kryera, nuk janë gjetur në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sipas prokurorëve Bledar Maksuti dhe Altin Dumani, tenderët në AKSHI merreshin nga Agasi dhe Beqiri në kushtet e presionit dhe shantazheve.

Një episod i tillë lidhet me rrëmbimin e Gerond Meces, për të cilin SPAK thotë se u mor peng me qëllim që të hiqte dorë nga tenderët në AKSH.

SPAK po heton 12 procedura tenderuese, të cilat nga hetimet kanë rezultuar të paracaktuara. Bëhet fjalë për tenderë me vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverëve të institucioneve të rëndësishme.

SHKBB do të shtojë kontrollet në të gjitha burgjet –

By: 27
23 January 2026 at 16:00

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në IEVP Elbasan, ku u arrestuan tre persona për futje të lëndëve narkotike në burg. Lamallari shkruan se SHKBB do të intensifikojë kontrollet në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend.

“Siguria në burgje është vijë e kuqe. Kush e kapërcen, merr vetëm një përgjigje: përballje me drejtësinë”, shkruan Lamallari mes të tjerash.

“Përgëzoj operacionin e Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në IEVP Elbasan për goditjen e një mekanizmi kriminal të futjes së drogës brenda burgut dhe vënien para drejtësisë të tre të dyshuarve. Sikundër e theksova në takimin e fundit me drejtuesit e këtij shërbimi dhe drejtuesit e IEVP-ve në mbarë vendin, çdo përpjekje për të cënuar sigurinë në institucionet e vuajtjes së dënimit do të marrë përgjigjen e merituar me të gjithë forcën e ligjit. Kontrollet nga SHKBB do të intensifikohen, verifikimet do të jenë të vazhdueshme dhe goditjet do të jenë pa tolerancë ndaj çdo shkeljeje të ligjit. Çdo punonjës që tradhton detyrën dhe bëhet pjesë e skemave kriminale do të përfundojë përpara drejtësisë. Siguria në burgje është vijë e kuqe. Kush e kapërcen, merr vetëm një përgjigje: përballje me drejtësinë”, shkruan Ministri i Drejtësisë.

Ushqimet bazë dyfish më të shtrenjta se në Europë, pensionistët në hall –

By: 27
23 January 2026 at 15:40

Deputetja Erisa Xhixho ka reaguar sot lidhur me rritjen e çmimeve të ushqimeve bazë në Shqipëri, duke krahasuar kostot me ato në Gjermani dhe Itali. Sipas saj, qytetarët shqiptarë paguajnë më shumë për produkte të thjeshta si vezët, vaji, qumështi dhe mielli:

  • Veza: Shqipëri 0.26 € | Gjermani 0.2 € | Itali 0.2 €

  • Vaji: Shqipëri 3.6 € | Gjermani 1.6 € | Itali 1.5 €

  • Qumështi: Shqipëri 1.7 € | Gjermani 1 € | Itali 1 €

  • Mielli: Shqipëri 1.1 € | Gjermani 0.6 € | Itali 0.45 €

  • Sheqeri dhe makaronat gjithashtu janë më të shtrenjta se në vendet europiane

Xhixho thekson se një pensionist shqiptar merr katër herë më pak se një pensionist europian, por shpenzon dyfish për ushqimet bazë. Sot, familjet shqiptare shpenzojnë mbi 40% të të ardhurave për ushqim, ndërsa 72% e qytetarëve e konsiderojnë koston e jetesës të papërballueshme.

Deputetja akuzon qeverinë për mosveprim dhe shpenzime luksoze, duke refuzuar edhe propozimin e Partisë së Lirisë për uljen e TVSH-së për ushqimet bazë nga 20% në 5%. “Kjo nuk është krizë, kjo është padrejtësi,” tha Xhixho. “Paratë janë, por nuk shkojnë për njerëzit.”

7 vite pas tërmetit, qytetarët ende pa zgjidhje për pronat e tyre –

By: 27
23 January 2026 at 15:20

Genta Vangjeli, zëdhënëse e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, denoncon se 7 vite pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 2019, shumë qytetarë në Shqipëri ende nuk kanë gjetur zgjidhje për pronat e tyre.

Një rast konkret vjen nga një banore e Tiranës, në Njësinë Administrative nr. 6, Kombinat. Ajo është pronare legjitime e një apartamenti prej 45 m², në godinën nr. 164, e vërtetuar me certifikatë pronësie të rregullt.

Pas shpalljes së godinës si e pabanueshme nga tërmeti, Bashkia Tiranë e ka njoftuar qytetaren se ishte skualifikuar nga përfitimi i nënprogramit të grantit të rikonstruksionit. Denoncuesja ka paraqitur ankimimin e saj, por Bashkia ka konfirmuar refuzimin, duke argumentuar se ajo nuk përfiton për shkak të “mosplotësimit të kushteve dhe kritereve”, sipas akteve ligjore dhe nënligjore të rindërtimit.

Vangjeli thekson se shumë qytetarë ndjehen të braktisur dhe të mashtruar nga propaganda zyrtare, ndërsa institucione të ndryshme duhet të japin zgjidhje konkrete, jo justifikime burokratike. “Propaganda nuk ndërton shtëpi,” tha ajo, duke kërkuar veprime konkrete për banorët që vazhdojnë të mbeten pa mbështetje.

Sherr mes të afërmve në Kukës përfundon me armë zjarri –

By: 27
23 January 2026 at 15:00

Të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar mesditën e kësaj të premte, në qytetin e Kukësit.

Sipas raportimeve, disa persona janë konfliktuar me njëri tjetrën në rrugën “Brigada” në dalje të qytetit dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, apo nëse ka persona të plagosur, ndërsa bëhet me dije se personat e përfshirë në sherr janë të afërm me njëri-tjetrin dhe janë shpallur në kërkim.

Policia ende nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen.

Durrës/ Punonjësit të burgut i vjedhin armën e shërbimit dhe kursimet –

By: 27
23 January 2026 at 14:46

Një rast vjedhje është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku objekt i grabitjes ka qenë edhe arma e shërbimit e një punonjësi të burgut të Durrësit.

Shtetasi Shpëtim Mustafaj, 43 vjeç, banues në Durrës dhe punonjës i IEVP Durrës, ka kallëzuar në polici se persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur në banesë armën e shërbimit si dhe arkën me kursime.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, ndërsa po punohet edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia njoftoi se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Gëzim Ndoka vellai i ish-deoutetit lirohet nga prokuroria, në kërkim djali i tij Kevin –

By: 27
23 January 2026 at 14:30

Vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, Gëzim Ndoka, është ndaluar nga policia e Lezhës, pas një sherri të ndodhur në një lokal.

Pas ndalimit Gëzim Ndoka është lënë i lirë pasi prokuroria ka vendosur që të hetohet në gjendje të lirë, raporton A2. Ndërkohë vijon të jetë ende në kërkim djali i tij, Kevin Ndoka.

Sherri ndodhi në një lokal në Lezhë më datë 12 janar, ku të lënduar mbetën dy kushërinjtë Gjergj dhe Nikolin Marku. Dy kushërinjtë kallëzuan në polici se babë e bir, Gëzim dhe Kevin Ndoka i dhunuan në lokal.

Ish deputeti Arben Ndoka është një ndër 27 personat e dërguar për gjykim nga SPAK, në lidhje me operacionin “Revanshi”, i akuzuar për tentativë vrasje.

Trump kërcënoi mbylljen e platformës, TikTok finalizon marrëveshjen me kompaninë e SHBA-së –

By: 27
23 January 2026 at 14:10

Pronari kinez i TikTok-ut, ByteDance, njoftoi të enjten se e ka finalizuar një marrëveshje për krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët në pronësi amerikane – e cila do t’i ruajë të dhënat në SHBA – me qëllim që ta shmangë mbylljen e aplikacionit të videove të shkurtra në Shtetet e Bashkuara.

TikTok-u i ka mbi 200 milionë përdorues amerikanë.

Kjo marrëveshje përbën moment kyç për kompaninë e rrjeteve sociale, pas përplasjeve disavjeçare që nisën në gusht të vitit 2020, kur presidenti amerikan Donald Trump u përpoq ta mbyllte aplikacionin për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.

Më pas, Trump vendosi të mos e zbatojë një ligj të miratuar në prill të vitit 2024, i cili kërkonte që ByteDance t’i shiste asetet e veta në SHBA deri në janarin pasues ose të përballej me mbyllje. Kjo masë u mbështet edhe nga Gjykata e Supreme.

ByteDance theksoi se ndërmarrja e re, TikTok USDS Joint Venture LLC, do t’i ruajë të dhënat e përdoruesve amerikanë, aplikacionet dhe algoritmet përmes masave të privatësisë së të dhënave dhe sigurisë kibernetike.

Kompania dha pak hollësi lidhur me procesin e shkëputjes së pronësisë.

Trump e vlerësoi marrëveshjen në një postim në rrjetet sociale, duke thënë se TikTok-u “tani do të jetë në pronësi të një grupi patriotësh dhe investitorësh të mëdhenj amerikanë, më të mëdhenjtë në botë”.

Ai e falënderoi presidentin e Kinës, Xi Jinping, “për bashkëpunimin me ne dhe, në fund, për miratimin e marrëveshjes. Ai mund të kishte vepruar ndryshe, por nuk e bëri, dhe ai çmohet për vendimin e tij”.

Sipas marrëveshjes, investitorët amerikanë dhe ndërkombëtarë do ta zotërojnë 80.1 për qind të ndërmarrjes, ndërsa ByteDance do t’i mbajë 19.9 për qind të aksioneve.

Tre investitorët menaxhues të TikTok USDS JV – gjiganti i informatikës cloud Oracle, grupi i kapitalit privat Silver Lake dhe firma investuese MGX me seli në Abu Dhabi – do t’i zotërojnë secili nga 15 për qind.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Reuters se qeveritë e SHBA-së dhe Kinës e kanë miratuar marrëveshjen.

Trump i ka më shumë se 16 milionë ndjekës në llogarinë e tij personale në TikTok dhe tha se ky aplikacioni e ndihmoi në fitimin e zgjedhjeve presidenciale. Shtëpia e Bardhë gjithashtu hapi llogari zyrtare në TikTok në gusht.

TikTok njoftoi se investitorët në ndërmarrje përfshijnë Dell Family Office – firmën investuese të themeluesit të Dell Technologies, Michael Dell – si dhe Vastmere Strategic Investments, Alpha Wave Partners, Revolution, Merritt Ëay, Via Nova, Virgo LI dhe NJJ Capital.

Ish-drejtuesit e TikTok USDS, Adam Presser dhe Will Farrell, janë emëruar drejtor ekzekutiv dhe drejtor i sigurisë, përkatësisht.

Drejtori ekzekutiv i TikTok-ut, Shou Chew, u emërua gjithashtu anëtar i bordit të ndërmarrjes; ai drejton bizneset dhe strategjinë globale të TikTok-ut./REL

Nën kërcënimin e armës lodër, vodhën xhiron ditore në dy karburante (EMRAT) –

By: 27
23 January 2026 at 13:50

Emiljano Nikoll, alias Emiljano Lleshaj dhe Aurel Luli janë shpallur në kërkim nga policia e Lezhës pasi akuzohen për grabitje.

Sipas policisë në datat 21 dhe 22 janar të këtij viti, këta shtetas, nën kërcënimin e një arme lodër dyshohet se kanë vjedhur xhiron ditore dhe një sasi nafte në dy karburante në Kukës e Lezhës.

“Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se rreth orës 21:15 të mbrëmjes së datës 21.01.2026 dhe rreth orës 00:30 të mëngjesit të datës 22.01.2026, këta shtetas, duke kanosur me armë lodër pistoletë, dy punonjës të dy karburanteve në autostradën “Milot-Morinë” dhe në aksin “Lezhë–Shkodër”, kanë vjedhur shuma parash (xhiron e turnit) dhe, në njërin prej këtyre karburanteve, kanë marrë edhe një sasi nafte.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme

“e-Albania”, si në “gjendje lufte”, sistemi i self-care nuk punon prej tre ditësh –

By: 27
23 January 2026 at 13:36

Prej tre ditësh aktiviteti i bizneseve është i bllokuar, pasi sistemi self-care, që menaxhohet nga e-Albania nuk funksionon.

“Nuk mund të hysh fare në platformën e faturave”, thotë një ekonomiste. “Bizneset e vogla, të cilët janë të vetëpunësuar të vetëm, përdorin platformën qendrore të faturave për të lëshuar faturë tatimore shitje për shërbimet e tyre dhe prej tre ditësh nuk mund të lëshojnë fatura sepse platforma nuk punon”.

Problemet me sistemet kanë qenë të vazhdueshme që nga fundi i vitit të kaluar, por kjo është dita e tretë rresht, që bizneset nuk mund të aksesojnë sistemin.

Bizneset e vogla, me të vetëpunësuar të vetëm, nuk arrijnë të bëjnë dot bilancet sepse nuk nxjerrin dot faturat e blerjes dhe të shitjes dhe tabelën përmbledhëse të të ardhurave dhe shpenzimeve totale të vitit në bazë të së cilit bëhet bilanci. Shumë prej tyre përdorin këtë platformë që është falas.

Përmes këtij sistemi bëhet dhe ngarkimi i certifikatave të fiskalizimit. Nëse një subjekti i mbaron afati 1-vjetor i certifikatës këto ditë, biznesi mund të mbeten pa punë, pasi nuk e rinovon dot.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), që menaxhon sistemin e e-Albania nuk ka pranuar zyrtarisht që sistemi nuk funksion, por burime të “Monitor” thanë se ata janë në dijeni të problemit dhe po punojnë për ta zgjidhur.

“U bënë si në kohë të luftës këto sistemet tona”, thotë me ironi një ekonomist.

Investimet për qeverisjen digjitale janë shtuar me ritme të shpejta në 6 vitet e fundit.

Në vitin 2025, financimi për e-qeverisjen u rrit me tre herë brenda vitit, duke arritur në 20.1 miliardë lekë (mbi 200 milionë euro), nga rreth 3.3 miliardë lekë që jepeshin në vitin 2019, në një total prej 48.4 miliardë lekësh në 4 vjet, ose gati 500 mln euro. po në dekadën e fundit, administrata është shtuar me 20 mijë persona, për të arritur në 184 mijë punonjës, por sërish bizneset nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre!/ Monitor

Iu ndalua hyrja në sallën historike të themelimit të ‘Bordit të Paqes –

By: 27
23 January 2026 at 13:20

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mos praninë e kryeministrit Edi Rama në themelimin e Bordit të Paqes, nismë e ndërmarrë nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Një ditë më parë, Rama tha se nuk mori pjesë, pasi priti Ivanka Trump dhe këtë e bëri me leje të Presidentit Amerikan.

Sipas Berishës, ky është një mashtrim dhe se “Donald Trump e di që Rama është një Ramaduro””.

Berisha iu referua deklaratës së Donald Trump, që tha se “2-3 lidera nuk i ka qejf”, dhe sipas kreut të PD, njëri prej tyre është Edi Rama.

“Asnjë në botë nuk mund të besojë një mashtrim të tillë. Që unë të them këtë duhet të them që Presidenti amerikan përdor vizitën e vajzës për të shpëtuar prej tij për të mos e patur në zyrë. Por kjo nuk mund të ndodhë kurrë, ai ka respektin më të madh për vajzën e tij.

Për Edi Ramën e kupton që është një Ramaduro i vërtetë dhe absolutisht, një aferë biznesi nuk ka asnjë lidhje me aktin madhor të themelimit të Bordit të Paqes.

Rama u ndalua në atë sallë historike, nuk mund të ishte. E tregoi ai, e tha sinqerisht, 2-3 prej tyre nuk mund të jenë, nuk i honeps dot. Nga këta 2-3 njëri është Rama tjetrin e gjejmë më vonë”, tha Berisha.

Të gjitha institucionet u bënë dje mur për të mbrojtur korrupsionin e Ballukut –

By: 27
23 January 2026 at 13:16

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një konference shtypi në selinë e PD ka hedhur akuza të rënda ndaj institucioneve të vendit që u bashkuan në GJK në mbrojtje të Ballukut.

“Të gjitha institucionet u bënë dje mur për të mbrojtur korrupsionin! Shpresa e vetme janë qytetarët e këtij vendi”, tha lideri i opozitës.

Pjese nga fjala

Dita e djeshme faktoi edhe njëherë të dashur qytetarë dhe qytetare se e vetmja shpresë e këtij vendi, e vetmja shpresë e këtij kombi, e vetmja shpresë e të rinjve dhe fëmijëve shqiptarë jeni ju.
Jemi në kilometrin e fundit.
Me guxim dhe besim, të vendosur të bëjmë çdo gjë për përmbysjen e këtij regjimi.
Nuk ka shok në botë, tëra institucionet bëhen mur korrupsioni. Katër, edhe gjykata me ta.
Institucionet më të larta të shtetit.
Të turpit.
Të kleptokracisë.
Të narkoshtetit.
Në të gjithë terminologjinë botërore të formave të shtetit, shtetit aktual të sotëm në Shqipëri i përshtatet më shumë se çdo gjë tjetër, shtet i kakistokracisë.
Nga greqishtja e lashtë, më i keqi.
Dhe ky është më i keqi.
Ndaj qytetarë, të bashkojmë forcat dhe t’u tregojmë vendin.
Bota po u tregon vendin këtyre në mënyrën më të vendosur.

Nesër populli opozitar do t’i bëjë gjyqin kryehajdutit të këtij kombi, Edi Ramës –

By: 27
23 January 2026 at 13:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim të opozitës, duke e cilësuar protestën e nesërme si një moment vendimtar për qytetarët shqiptarë.

Në deklaratën për media, Berisha u shpreh se “nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi”, duke akuzuar kryeministrin dhe qeverinë për lidhje me krimin, shkelje të Kushtetutës dhe për keqqeverisje që, sipas tij, ka detyruar qindra mijëra shqiptarë të largohen nga vendi gjatë dekadës së fundit.

Pjesë nga fjala:

Nesër është prova e madhe, është dita e guximit, e revoltës, e zemërimit, e ngadhënjimit qytetar mbi të keqen më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë, që ka pllakosur këtë vend nga ditët e zeza të diktaturës hoxhiste gjer sot.

Nesër qytetarët, populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi. I bën gjyqin kryeministrit të lidhur kokë e këmbë me vrasës, banditë, trafikantë.
I bën gjyqin antishqiptarit më të zi të kohërave që ka përzënë nga ky vend në 10 vite 1 milion e 100 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën evropiane, pa llogaritur hapësira të tjera.
Nesër i bën gjyqin një armiku të egër të lirive të shqiptarëve, të votës së tyre. Një njeriu që qëndron në pushtet duke përdorur çdo mjet të paligjshëm, duke shkelmuar Kushtetutën.
Por nesër është dita e gjykimit të popullit shqiptar për një organizatë kriminale që nuk e ka sot asnjë vend tjetër në Europë.

Rama ia mbath. Le të qëndrojë e ta provojë. Populli ka fuqi. Më datë 24 do tregojmë forcën dhe kreativitetin e opozitës. Vërtetë ky kryeministër përdor drejtësinë, kësaj here Rama është në rreth të kuq në mbarë botën”

Nuk e kam thënë kurrë që SHBA do marrë Ramën si Maduro. Kjo është teknikë e marrëdhënieve të tij publike, një teknikë shumë e ulët moralisht.

Të gjitha këto i nxjerr vetë ai. Ramën nuk e rrëzon as Amerika, as SKAP, por do e rrëzojë opozita. I përhap vetë Rama këto.

E kam bërë shumë të qartë se Ramën do e rrëzojnë qytetarët. Këto janë teknika, që Rama i përhap vetë. Janë mashtrime shumë të ulëta. Laburistët e përdorën këtë teknikë, por iu kthye në boomerang

Akuzat për shpërdorim detyre/ GJKKO pushon çështjen për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë –

By: 27
23 January 2026 at 12:38

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Rrumbullaku ishte nën hetim për dyshime lidhur me transferimin e paligjshëm të oficerëve të policisë. Në nëntor të vitit të kaluar Rrumbullaku është pyetur si person në dijeni për rreth një orë në SPAK për hetimin që kishte të bënte me transferimet e punonjësve të policisë. 20 transferime në radhët e uniformave blu që disa pretenduan se ishin të paligjshme.

Hetimi kishte nisur fillimisht në Prokurorinë e Beratit, por më pas u transferua për kompetencë në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas organit të akuzës, pas përfundimit të hetimeve, SPAK arriti në përfundim se nuk ekzistojnë elementë të veprës penale të kryer nga Muhamet Rrumbullaku, duke kërkuar pushimin e procedimit penal.

❌
❌