Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 January 202627.al

10 mijë ushtarë zbarkojnë në qytetet kyçe, në fokues dhe mafia shqiptare –

By: 27
17 January 2026 at 10:47

Autoritetet ekuadoriane njoftuan se kanë vendosur 10,000 ushtarë kundër bandave të drogës të fajësuara për rritjen e aktivitetit kriminal në vendin e Amerikës Latine, raportojnë mediat e huaja.

I vendosur midis dy eksportuesve më të mëdhenj të kokainës në botë, Kolumbisë dhe Perusë, Ekuadori është bërë një qendër tranziti për drogën dhe po përjeton një përshkallëzim të dhunës për shkak të përplasjeve midis bandave të lidhura me kartelet meksikane dhe kolumbiane. Ndërkohë së fundmi pjesë e kësaj zone është bërë edhe mafia shqiptare, e cila gjithnjë e më shumë po i shtrin fijet edhe në Ekuador.

Për t’u përballur me fenomenin, qeveria e Presidentit Daniel Noboa, një aleat i Presidentit të SHBA-së Donald Trump në rajon, ka vendosur të përforcojë forcat e sigurisë.

Thuhet se mbi 10,000 personave, anëtarë të forcave speciale, zbarkuan në qytetin e Guayaquil. Ministri i Mbrojtjes, Giancarlo Loffredo urdhëroi ushtrinë të ndërmerrte veprime për një periudhë të pacaktuar në qytet.

Avionë me personel ushtarak u dërguan gjithashtu në Manta, portin kryesor të peshkimit të vendit, gjithashtu një qendër kritike për kartelet. Në mesin e dhjetorit, Uashingtoni njoftoi se po dërgonte trupa amerikane në Ekuador si pjesë e një “misioni të përkohshëm” kundër trafikut të drogës.

Motra e Taulant Ballës aksionere në biznesin e call center-ave –

By: 27
17 January 2026 at 10:31

Mbrëmjen e djeshme, një operacion i gjerë i SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, pas zbarkimit të forcave hetimore në një nga kullat më luksoze të kryeqytetit, “Green Tower Forever”. Aksioni është zhvilluar nën drejtimin dhe koordinimin e antimafias italiane, duke i dhënë çështjes një peshë të veçantë ndërkombëtare.

Sipas burimeve, operacioni është fryt i një investigimi disamujor të programit investigativ italian “Le Iene”, i cili ka zbuluar një rrjet të mirëorganizuar mashtrimesh përmes call center-ave. Për rreth tre muaj, rreth 15 persona të infiltruar kanë arritur të dokumentojnë skemën, duke ia referuar më pas dosjen autoriteteve italiane të antimafias.

Pas verifikimeve dhe hetimeve të thelluara, antimafia italiane ka marrë drejtimin e operacionit në territorin shqiptar, në bashkëpunim të ngushtë me SPAK, nën përgjegjësinë e prokurorit Vladimir Mara.

Pika më e ndjeshme e këtij aksioni lidhet me emrin e Alba Ballës, e cila rezulton aksionere në biznesin e vënë nën hetim. Alba Balla është motra e Taulant Ballës, kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, fakt që e ka kthyer operacionin në një çështje me jehonë të fortë politike.

Gjatë kontrolleve në ambientet e kompanisë janë sekuestruar miliona euro cash, si edhe dhjetëra kuleta kriptomonedhash, të cilat dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal të hetuar nga autoritetet italiane dhe shqiptare.

Burime konfirmojnë se operacioni është ndjekur nga afër edhe nga drejtuesi i BKH-së, Joni Keta, i cili ka qenë i pranishëm në terren gjatë veprimeve hetimore, çka tregon rëndësinë dhe ndjeshmërinë e dosjes.

Operacioni vijon ende dhe priten detaje të reja në orët në vijim, ndërsa ky zhvillim ka hapur pikëpyetje të forta mbi lidhjet mes biznesit, krimit të organizuar dhe politikës në Shqipëri.

Aksidenti në Klos/ Ende asnjë gjurmë nga Jurgen Karaj, familja apel shtetit –

By: 27
17 January 2026 at 10:11

Jurgen Karaj, 30-vjecari i cili dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit në fshatin Dars të Klosit, ende nuk është gjetur nga autoritetet.

Edhe pse Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaronte pak ditë më parë se vijojnë kërkimet ‘intensive’, fati i të riu vijon të jetë mister edhe pse kanë kaluar 9 ditë nga ngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në datën 8 janar, pak pas mesnate, ku automjeti tip Audi me drejtues shtetasin Andi Llosha humbi kontrollin dhe përfundoi në prroin e fshatit Dares.

Llosha ka arritur të dalë nga makina dhe është arrestuar nga policia, ndërsa Jurgen Karaj, i cili ishte pasagjer, rezulton i zhdukur tashmë prej 9 ditësh.

Babai i tij, Shaban Karaj, dhe vëllai, Endrin Karaj, u bëjnë apel institucioneve shtetërore që të shtohen forcat dhe mjetet për gjetjen e Jurgen Karajt. Ata theksojnë se të vërtetën ia kanë lënë drejtësisë dhe kërkojnë vetëm zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Kërkoj të më gjejnë vëllanë e të ma sjellin në shtëpi,, ngjarjen e zbardh policia, dua ngashteti të më gjejë vëllanë të ma sjellë në shtëpi. Ta varros ta di ku e kam. Kemi kërkuar por deri tani nuk ka pasur asnjë rezultat. Është 9 ditë sot që nuk kemi asnjë shenjë prej tij. Nuk dihet fati i tij. I bëj thirrje kryeministrit që të kemi më shumë forca për ta kërkuar”, shprehet vëllai i Jurgen Karaj për mediat.

Keqmenaxhim i territorit dhe infrastrukturës/ Përmbytjet nxjerrin në pah dështimin e shtetit –

By: 27
17 January 2026 at 09:57

Përmbytjet prekën disa qarqe të Shqipërisë në jabën e dytë të Janarit, duke shkaktuar bllokime rrugësh, dëme materiale dhe ndërprerje të përkohshme të aktiviteteve në zona urbane dhe rurale, si pasojë e reshjeve të dendura dhe vërshimeve të ujërave.

Sipas autoriteteve, moti i keq ka shkaktuar një të vdekur, përmbytjen e gati 1600 banesave dhe të 14 mijë hektarëve tokë bujqësore, në qarqet Durrës, Shkodër, Lezhë, Berat dhe Korçë. Për t’iu përgjigjur dëmeve, qeveria ka akorduar një fond prej 50 milionë euro për t’u ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara.

Vërshimet e ujërave e gjetën Shqipërinë të papërgatitur. Situata e krijuar, gjithashtu nxori në pah problemet e përsëritura me infrastrukturën e kullimit dhe kanalizimeve, argjinaturat e amortizuara dhe mungesën e masave parandaluese.

Nërsa vendi përllogarit dëmet e shkaktuara, ekspertët paralajmëruan se fenomene të tilla pritet të bëhen më të shpeshta dhe më të forta në kushtet e ndryshimeve klimatike.

“Fenomenet e motit kanë qenë dhe do të jenë të pranishme,” tha Kristi Bashmili, ekspert mjedisor me Organizatën Shqiptare të Ornitologjisë. “Fatkeqësisht reagimi ndaj këtyre fenomeneve, përballimi me sa më pak kosto i ngjarjeve të tilla apo fatkeqësive natyrore duket i dobët,” shtoi ai.

Sipas Bankës Botërore, rajoni i Ballkanit Perëndimor është një nga zonat më të prekura të Europës nga ndryshimet klimatike. Ndryshimi i klimës po sjell fenomen ekstreme të motit dhe si pasojë përmbytjet, zjarret, thatësirën dhe dukuri të tjera negative. Shqipëria konsiderohet si një nga vendet e rrezikuara.

Gjatë viteve të fundit, thatësirat e zgjatura, të ndjekura nga reshje intensive, po shkaktojnë përmbytje, rrëshqitje dherash dhe probleme serioze në bujqësi dhe infrastrukturë.

“Këtë herë fati nuk na ndihmoi, dhe ne pamë përmbytje masive të shkaktuara jo vetëm nga prurjet e lumenjve, por nga mosmirëmbajtja e argjinaturave dhe kanaleve të kullimit,” tha Besjana Guri, aktiviste mjedisore dhe drejtuese e qendrës mjedisore “LUMI”.

Sipas Gurit, një tjetër shkak për përmbytjet masive është edhe niveli i lartë i erozionit që ka Shqipëria.

“Një nga shkaktarët kryesorë të vërshimeve është erozioni i lartë dhe humbja e pyjeve në shpatet malore apo në zonat breglumore,” tha ajo. “Nga ana tjetër, gërryerja e shtratit të lumenjve dhe marrja e inerteve pa kriter vetëm sa e përkeqëson situatën dhe nxit edhe më tepër vërshimet,” shtoi Guri.

Sipas Kristi Bashmilit, edhe kanalet kulluese ishin të pakontrolluara dhe të papastruara, çka solli që vendi të përmbytej me reshje që mund të konsiderohen relativisht normale.

“Ngjarjet e fundit treguan që jemi të papërgatitur mirë dhe që nuk i kemi marrë aq seriozisht sa duhet fatkeqësitë natyrore,” tha ai.

“Dikush tha që kanalet janë të zëna nga mbetjet, diku u pa që ishin të zëna nga pllaka betoni, diku pamë ura mjaft të ulëta për të maksimizuar kalimin e ujit, pra në Shqipëri shikojmë që kemi mungesë të theksuar të kontrollit paraprak të strukturave kulluese,” shtoi eksperti i mjedisit.

Bashmili theksoi se shpyllëzimet dhe djegiet e kryera ndër vite në zonat kodrinore dhe malore po japin pasojat e tyre nëpërmjet fenomeneve të përmbytjeve në zonën e ultësirës.

“Përrenjtë malorë të padisiplinuar ne i shikojmë kudo dhe kujtohemi për to vetëm kur uji ka ardhur dhe është vështirë të menaxhohen sepse kanë fuqi të jashtëzakonshme kur dalin në zonë të banuar,” shpjegoi Bashmili për BIRN.

Keqmenaxhimi i territorit është një tjetër shkak parësor që ndikon në pasojat fatale të fatkeqësive natyrore. Sipas Besjana Gurit, ndërtimi pa kriter në zona pranë shtretërve të lumenjve ndikon seriozisht në rritjen e dëmeve sociale, mjedisore dhe ekonomike të fatkeqësive natyrore.

“Ndërtimi i bizneseve apo shtëpive që janë ngritur në shtretërit aktivë të lumenjve dhe janë të predispozuar të përmbyten sjell kosto të mëdha për komunitetin,” tha ajo.

Sipas ekspertëve të mjedisit, përmbytjet e janarit nuk janë vetëm fatkeqësi natyrore, siç është munduar t’i paraqesë qeveria, por tregues i qartë i mungesës së masave parandaluese.

“Institucionet qendrore duhet të ndërmarrin hapa konkretë dhe urgjentë për të minimizuar në maksimum katastrofa të tilla, duke e marrë seriozisht çështjen e ripyllëzimeve dhe masave të shpejta të parandalimit dhe monitorimit të situatës,” tha Guri.

Ajo shtoi se gjithashtu shteti shqiptar duhet të vendosë në prioritetet e tij ndërmarrjen e masave për parandalimin e përmbytjeve në zonat e riskut, duke ndërmarrë paralelisht masat e ripyllëzimit dhe mirëmbajtjen e kanaleve të kullimit./ BIRN

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së/ Zgjatet me dy muaj paraburgimi për Veselin, Selimin e Krasniqin –

By: 27
17 January 2026 at 09:41

Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të qëndrojnë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë, të paktën.

Vendimin për zgjatjen e kësaj mase ndaj tre ish-eporëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjykohen bashkë me Hashim Thaçin, e mori Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale në çështjen Thaçi.

Përmes një njoftimi kjo gjykatë bën me dije se në rastin në fjalë trupi gjykues ”konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund ta pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera”.

Gjithashtu, bëhet me dije se vendimi i fundit i rishikimit të paraburgimit të Thaçit u lëshua në dhjetor 2025, dhe rishikimi i ardhshëm pritet në shkurt.

Ky vendim erdhi një ditë pasi, Specialja njoftoi se nga 9 deri më 18 shkurt do të zhvillohen deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj ish-katërshes së UÇK-së, të cilët ndodhen në paraburgim për më shumë se pesë vjet. /KosovaPress

Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu –

By: 27
17 January 2026 at 09:17

Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e heroit tonë kombëtar lidhet më luftën më se njëshekullore kundër pushtimit osman.

Gjergj Kastrioti, i lindur në vitin 1403, ishte një figurë e shquar e historisë shqiptare, pjesë e familjes fisnike të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Ai mori edukim dhe stërvitje ushtarake në oborrin osman, ku u dërgua si peng në vitin 1415 dhe përsëri në 1423, një periudhë që i mundësoi atij njohuri të thella ushtarake dhe diplomatike.Pas kthimit në atdhe, ai u ngrit si udhëheqës i shqiptarëve, duke krijuar një aleancë të gjerë që kundërshtoi avancimin osman në Ballkan. Skënderbeu është një emër i paharrueshëm i historisë kombëtare, i cili përfaqësoi guximin dhe qëndresën e paepur për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.

Pas grupit të PS, Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem! Në fokus problematikat e bashkive –

By: 27
17 January 2026 at 09:13

Kryeministri Edi Rama  do të zhvillojë sot një takim me kryebashkiaket ne Golem . Në fokus të takimit i cili pritet të mbahet rreth orës 11:30 do të jenë problematikat me të cilat përballen  bashke , por edhe sfidat që duhen çuar para.

Kjo mbledhje e Ramës me të parët e bashkive vjen një ditë pas takimit me grupin e  PS, ku kreu i qeverisë paralajmëroi ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati.

Një fokus në takim pritet ta marrë edhe paketa e maleve që ka lançuar Partia Socialiste. Në një takim të zhvilluar në tetor me kryebashkiakët Rama adresoi kritika shumicës se bashkive se nuk i janë përgjigjur paketës së maleve, duke mos identifikuar zonat prioritare per zhvillim.

Përmban substancë të rrezikshme/ AKU tërheq nga tregu qumështin për fëmijë “BEBA” –

By: 27
17 January 2026 at 09:07

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshët (RASFF).

Sipas njoftimit, Shqipëria është informuar nga RASFF se pas kontrolleve të kryera nga autoritetet italiane, është konstatuar prania e substancës Cereulide në formulën për fëmijë me origjinë nga Holanda, e cila përbën një rrezik potencial për shëndetin e njeriut.

Rriten temperatura, si parashikohet moti për ditën e sotme –

By: 27
17 January 2026 at 08:49

Këtë të diel (17 janar 2026) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme .

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në lindje mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell. Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Sa i përket fushës termike temperaturat në vlerat minimale pritet të kenë një rritje fare të lehtë ndërsa ato të mesditës pritet të kapin vlera 6-14 gradë celcius kjo dhe për shkak të masave ajrore të ngrohta që vijnë si pasojë e kësaj qendre të presionit të lartë me origjinë nga Ishujt Azore dhe afrika e veriut.

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

Këmbimi valutor 17 janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja –

By: 27
17 January 2026 at 08:47

Në tregun e këmbimit valutor sot (e diel, 17 janar 202), monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë.

Një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.5 lekë dhe do shitet me 111.5 lekë.

Horoskopi për ditën e sotme, 17 janar 2026 –

By: 27
17 January 2026 at 08:40

Dashi

Nesër do të duhet të merrni vendime të rëndësishme, por Branko këshillon të mos veproni nxituar. Mendoni gjatë për çdo zgjedhje, sidomos në punë, ku veprimet e menduara sjellin rezultate më të sigurta. Në dashuri, komunikimi dhe disponimi për t’u kuptuar me partnerin janë thelbësore. Një bisedë e qetë mund të shuajë tensione të grumbulluara dhe të rikthejë harmoninë.

Demi

Dita do të jetë e fortë dhe produktive. Në punë mund të avancohen projekte të rëndësishme, sidomos ato që kërkojnë durim dhe këmbëngulje. Në dashuri, është momenti i duhur për të forcuar lidhjet familjare dhe marrëdhënien me partnerin, sidomos nëse disa diskutime të përsëritura kanë krijuar tension. Përfitoni nga qetësia e mëngjesit për të vendosur gjërat në vend.

Binjakët

Jeni në një periudhë të gjallë dhe stimuluese, por duhet të fokusoheni në objektivat kryesore, duke shmangur shpërqendrimet. Kujdes nga ata që mund të provokojnë tensione: reagimi i nxituar do t’ju lodhë dhe do krijojë mosmarrëveshje të panevojshme. Ata që janë në çift do të gjejnë qetësi dhe relaks gjatë mbrëmjes, duke përjetuar një kohë të këndshme me partnerin.

Gaforrja

Do të ndiheni të thirrur të reflektoni mbi emocionet tuaja. Branko sugjeron të hapeni me persona të besueshëm dhe të zgjidhni konfliktet me qetësi dhe diplomaci. Në punë situata duket e qëndrueshme, por në çift mund të ketë ende çështje të pazgjidhura që kërkojnë përkushtim. Qetësia dhe durimi janë armët tuaja më të mira.

Luani

Energjia dhe dëshira për veprim janë të forta, por mendja ndonjëherë lodhet nga përpjekjet e fundit. Në punë, mos e shtyni trajtimin e problemeve të rëndësishme. Në dashuri, shmangni diskutimet gjatë këtij momenti; është më mirë të prisni kohën e duhur. Njohuritë dhe vetëkontrolli do t’ju ndihmojnë të përballoni çdo sfidë.

Virgjëresha

Keni nevojë për një frymëmarrje nga rutina dhe obligimet e zakonshme. Një pushim i shkurtër ose një aktivitet relaksues do t’ju ndihmojë të rifitoni energji. Në dashuri, përfitoni nga kreativiteti dhe imagjinata juaj për të sjellë freski në marrëdhënie. Në punë, vlerësojini mundësitë e reja që mund t’ju ofrohen.

Peshorja

Kërkohet të gjeni ekuilibrin mes nevojave të zemrës dhe mendjes. Dialogu dhe mirëkuptimi janë çelësi për marrëdhënie të shëndetshme. Në punë, mund të lindin tensione të vogla, por me diplomaci mund të zgjidhen. Një vendim i qetë dhe i menduar mirë do t’ju ndihmojë të shmangni stresin.

Akrepi

Dita kalon mjaft qetësisht. Në punë mund të shfaqet një mundësi e re që duhet të vlerësohet me kujdes. Në dashuri, ata që janë në çift do të gjejnë qetësi dhe ngrohtësi, ndërsa beqarët mund të kenë një njohje intriguese që tërheq vëmendjen dhe emocionet.

Shigjetari

Dita ju mbush me optimizëm dhe energji për të vepruar. Në punë është momenti i duhur për të planifikuar dhe nisur projekte të reja. Në dashuri, ata në çift mund të organizojnë një mbrëmje romantike, ndërsa beqarët mund të marrin një sinjal të këndshëm nga dikush që i pëlqen.

Bricjapi

Dita është e ngarkuar, por me përpjekje do të korrni frytet e punës suaj. Mos lejoni që puna të ndërhyjë te marrëdhëniet personale; partneri kërkon vëmendje dhe të ndiheni të kuptuar. Në dashuri, balanca mes detyrave dhe emocioneve është çelësi i suksesit.

Ujori

Një ditë dinamike dhe plot ide të reja. Megjithatë, këshillohet të ndaloni pak për të vendosur prioritetet. Në dashuri, shprehni ndjenjat me sinqeritet, ndërsa në punë kujdes nga vendimet impulsive. Një qasje e matur do t’ju shpërblejë në fund të ditës.

Peshqit

Do të ndjeni nevojën për lehtësim dhe relaks. Kujdes nga tensionet e vogla me partnerin, sidomos nëse ai është kërkues. Beqarët do të kenë një ditë të favorshme për njohje të reja dhe takime intriguese. Përdorni intuitën për të menaxhuar marrëdhëniet dhe vendimet e ditës.

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta –

By: 27
16 January 2026 at 23:02

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policinë e Shtetit, ka zhvilluar një operacion blic në zonën e njohur si “Myslym Shyri”, në kryeqytet.

Burime bëjnë me dije se operacioni kishte në shënjestër një bazë të dyshuar të një call center-i, i cili dyshohet se operonte në fushën e mashtrimit ndaj shtetasve të një vendi tjetër. Aksioni është zhvilluar në koordinim me partnerë ndërkombëtarë, si pjesë e hetimeve ndërkufitare ndaj skemave të mashtrimit financiar.

Në operacion ka marrë pjesë edhe vetë drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Jon Keta, çka tregon rëndësinë dhe ndjeshmërinë e aksionit të ndërmarrë nga autoritetet.

Deri në këto momente, SPAK nuk ka shpërndarë një njoftim zyrtar lidhur me rezultatet e operacionit, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion mbi personat e përfshirë dhe veprimet procedurale të ndërmarra.

gijotina.com/

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare –

By: 27
16 January 2026 at 22:46

Tre muaj pasi ishin sekuestruar nga SPAK, edhe Prokuroria e Tiranës deklaroi të premten se kishte sekuestruar kompanitë e biznesit, tokat dhe llogaritë bankare të investuara nga Shqipëri nga drejtuesit e një skeme piramidale me kriptovaluta në Spanjë.

Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten se kishte sekuestruar disa shoqëri tregtare, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi si dhe automjete dhe llogari bankare në pronësinë e shtetasit spanjoll Alvaro Castillos – i akuzuar për ngritjen e një skeme ndërkombëtare mashtrimi me vlerë 30 milionë euro nga Spanja deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit, pronat e sekuestruara në Shqipëri dyshohet se janë produkt i veprës penale të pastrimit të parave.

masat e sekuestros së Prokurorisë së Tiranës nuk kanë ndonjë vlerë praktike, pasi të njëjtat prona ishin sekuestruar më parë nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas dokumenteve në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompanitë në pronësi të Casillos dhe të afërmve të tij, Wingwort, Wortend dhe Wortnova sikurse dhe pronat e tjera janë vendosur nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK, që prej 16 tetorit të vitit 2025.

Prokurori Ndini Tavani i Prokurorisë së Tiranës tha se masa e sekuestros ishte vendosur mbi bazën e një procedimi penal për veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të filluar pas një informacioni të përcjellë nga Policia e Shtetit.

Tavani sqaroi gjithashtu se ishte në dijeni të sekuestrimeve të kryera më parë nga SPAK, por këta të fundit nuk po hetonin sipas tij shtetasit spanjollë, por “i kishin kryer sekuestrimet mbi bazën e një letër-porosie të autoriteteve spanjolle”.

“Në kushtet kur hetimi ynë ka filluar kohë përpara se SPAK të kryente sekuestrimin si dhe për faktin që nuk ka një hetim paralel nga ata, kam vijuar hetimin dhe kam ndjekur procedurat përkatëse, duke konkluduar me kërkesën për sekuestrim,” tha prokurori Tavani, duke shtuar se po e kryente detyrën sipas kërkesave ligjore.

Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Tiranës, Alvaro Castillo, babai i tij, Domingo Iriarte dhe partnerja Mihaela Manole akuzohen se kanë krijuar një skemë mashtrimi përmes krijimit të kompanive në Spanjë, Portugali, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara, Republikën Domenikane si dhe në Estoni. Sipas organit të akuzës, vlera e përfituar përmes kësaj skeme përllogaritet se arrin shumën 30 milionë euro.

Në vitin 2024, ata kanë regjistruar tre kompani në Shqipëri me objekt fushën e turizmit apo investimet në pasuri të patundshme, të cilat janë përfshirë në kontrata, transferta dhe shkëmbime tregtare me kompani të regjistruara në Bullgari, Sllovaki apo Malajzi.

Sipas prokurorisë, këto shoqëri kanë blerë pasuri të paluajtshme në Dhërmi me vlera dukshëm më të ulëta se sa vlera e tregut.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto subjekte ushtrojnë të njëjtin aktivitet dhe kanë të njëjtën adresë, me administratorë shtetasit spanjollë. Po ashtu, rezultojnë me status “pezulluar”, ç’ka sipas organit të akuzës, rrit dyshimet për ekzistencën e një aktiviteti të përbashkët ekonomik të mundshëm dhe përdorim formal të subjekteve për qëllime të fshehjes apo transferimit të të ardhurave me origjinë të dyshimtë.

Domingo Iarte është nën hetim në Spanjë për mashtrim piramidal dhe pastrim parash. Hetimi lidhet kryesisht me aktivitetet e tij në kompaninë Madeira Invest Club dhe shoqëri financiare të tjera të tij. Megjithatë, në qendër të skemës dyshohet se qëndronte djali i tij, Alvaro Castillo, i arrestuar në Spanjë dhe i njohur në rrjetet e koduara si ‘Luis’ apo ‘Cryptospain’.

“Ai komunikonte me klientët në platformën Telegram, duke i bindur të investonin shuma që nisnin nga 1.5 milionë euro, pa pasur detyrimin të identifikoheshin. Kjo e bënte të pamundur gjurmimin e transaksioneve financiare”, citohet në njoftim dhe shtohet se ky rrjet kriminal kishte ngritur kompani fiktive në disa shtete për të fshehur qarkullimin e parave

Yesterday — 16 January 202627.al

I duhet një narrativë e re pas skandaleve –

By: 27
16 January 2026 at 22:22

Ish-deputeti Dashamir Shehi foli mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Kjo Javë”. Shehi komentoi fjalën e Ramës sot para grupit parlamentar socialist, teksa hodhi idenë e një parlamenti të ardhshëm me 100 deputetë.

Shehi mendon se Ramës i duhet një narrativë e re pas atyre skandaleve dhe hajdutllëqeve sipas tij.

Nga ana tjetër ai shton se thelbi nuk qëndron te ndryshimi i numrit të deputetëve, por te ndryshimet e  gabuara në Kushtetutë në vitin 2008.

Dashamir Shehi: Një herë se nuk ka çfarë ofron, më në këtë kohë skandali. Kudo del një hajdutllëk i madh. I duhet një narrativë e re. Ka një plan të vetin për t’ja reduktu palës tjetër. Thotë ti zvogëlojmë bashkitë. Tani thotë të ulim numrin e deputetëve. Nuk është kjo germa kushtetuese. Edhe popullata e Shqipërisë po ulet. Mënyra si do zgjidhen deputetët ky është ndryshim kushtetues ai maskarallëk në 2008. Thelbi tjetër është dhe ky në 2008 ju hoqët presidentit shumë kompetenca.

Sistemi parlamentare nuk ka kancelar si kryeministrat, ka check and balance. E bën presidentin ushtar partie. Një herë e një kohë duheshin 3/5, i detyruar të bëje kompromis. E bën se Berisha ishte kryeministër, ky donte të bëhej kryeministër. Ky është thelbi reaksionar i kushtetutës që kanë ndryshuare. Kanë dalë dhe teori të bëhet senat. Si do bëhet me 2 mln banorë? Strehë për të korruptuarit e plakur? Ndryshime kushtetues, minimalisht të kthehemi te kushtetuta e 2008.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi theksoi se njerëzit janë treguar “imun” ndaj protestave sepse nuk shohin një alternativë të mirë qeverisëse në opozitë për të bërë të mundur rotacionin politik.

“Nuk reagojnë sepse që të reagojnë duet të shohin një alternativë. Nuk e shohin. Opozita shqiptare ka vendosur zotin Berisha, i cili ka gjithë meritat por ka një element që se ka me vete, nuk ka kohën për përsëritje për herë të tretë, edhe për ngarkesën që ka në shpinë. Zoti Lapaj mund të ketë të gjithë defektet, por nuk ka ngarkesë në shpinë. Nuk ka qeverisur ndonjëherë.”, u shpreh Shehi.

I pyetur se cila do të ishte një zgjidhje ideale, ai theksoi se PD duhet të kapërcejë mbi veten dhe të ndryshojë ligjin që sipas tij, deri më tani, iu ka dhënë dy partive më të mëdha të mbajnë pushtetin. Po ashtu, ai theksoi se ështe e nevojshme që opozita të ketë një “shef” të ri.

Sipas tij, PD po ecën me një mentalitet të vjetëruar, teksa tha se ka shpikur armiq të brendshëm, duke iu referuar Ervin Salianjit, dhe që i sheh më të rrezikshëm sesa vetë Edi Rama.

“Do të thoja, nëse PD kapërcen mbi veten, ndryshon kushtetutë dhe bën luftë dhe me treguar se ajo që kemi bërë në 2008 është kundër popullatës dhe të ndryshojë këtë ligj që nuk prodhon demokraci dhe dy njerëz që mbushin listat me njerëzit e vet. Të ndryshojnë këtë ligj, të bëjmë reformat e mëdha. A janë në gjendje të bëjnë një grup të ri drejtues. Një nëse e gjejnë de të thonë se ky është shefi i ri i opozitës dhe të jesh i sigurt se unë i pari jam kontributin tim modest. Por nëse nuk bën kurrgjë dhe halli jot është a e kontrolloj unë opozitën. Opozita është bërë më e vogël.

Kjo e famshmja e Berishës, me Rithemelim, kjo nuk mbledh më as 500 mijë vota. Me këtë do ta thyejmë Edi Ramën? Këto kanë shpikur armiq të brendshëm më shumë për të harxhuar energji për të sulmuar.  Në mentalitetin e atyre që drejtojnë sot në PD është më i madh dhe i rrezikshëm armiku i brendshëm sesa ai që është përballë. Ky Edi Rama e interpreton më mirë këtë lloj maskarallëku. Ky edhe i hedh nga një kockë opozitarëve siç po ndodh. Blen edhe këto bizneset që kontrollojnë një pjesë të votave dhe disa nga ato ndërkombëtarët që të mbushin disa letra.”, u shpreh më tej Shehi.

gijotina.com/

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë –

By: 27
16 January 2026 at 21:24

Ervin Salianji do të zhvillojë të dielën në orën 18:00 një takim me strukturat e PD në qytetin e Lezhës. Në një mesazh në rrjetin social facebook, Salianji shkruan se qëllimi i takimeve tona me demokratët, është bashkimi i opozitës dhe rotacioni.

Postimi i plotë:

Ta bëjmë Partinë Demokratike fituese!

Të bashkojmë opozitën dhe të sjellim rotacionin. Kjo është arsyeja e takimeve tona me demokratët!

Shihemi të dielën në 📍Lezhë, Pallati i Kulturës, ora 18:00✌❤

gijotina.com/

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe –

By: 27
16 January 2026 at 21:18

Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pranoi sot se sipas sondazheve të brendshme, socialistët nuk janë më mirë se sa ishin kur u mbajtën zgjedhjet vitin e kaluar.

Sipas tij, këto anketime kanë qenë gjithmonë të sakta dhe nuk e kanë zhgënjyer kurrë PS-në.

“Arsyeja pse ata nuk i voton askush, dhe arsyeja pse po të shikoni anketimet tona të brendshme të cilat asnjëherë nuk ka kanë lënë në baltë, edhe sot kur ne nuk jemi në pikën tonë më të lartë siç ishim menjëherë pas zgjedhjeve, ata janë edhe më keq seç ishin pas zgjedhjeve, ku sigurisht ata fituan por në fakt humbën”, tha Rama.

Deklaratat e liderit të maxhorancës u bënë në mbledhjen e parë të grupit të PS për këtë vit, ku Rama riktheu tezën e ndryshimeve kushtetueses dhe reduktimin e numrit të deputetëve në 100.

gijotina.com/

Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati –

By: 27
16 January 2026 at 20:44

Brenda këtij mandatit, mazhoranca socialiste paralajmëron ndryshime kushtetuese. Kryeministri Rama pas mbledhjes me grupin socialist kërkoi ngritjen e një grupi pune për të materializuar ndryshimin e parë: një parlament jo më me 140 deputetë. Rama i dergoi sinjal te koduar Berishes per marrveshje per Kushtetute dhe reforma, nuk perjashtohet Drejtesia.

“Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi kuvend me 100 vetë. Ka dhe aspekte të tjera… është shumë më tepër se një reformë zgjedhore, kërkon shumë më tepër hapësirë angazhim, burime. Ambicia do jetë duhet të jetë që në fund të mandatit të kalojmë edhe një reformë kushtetuese”, tha Rama. Kuptohet se kjo reforme kerkon edhe votat e Berishes.

Përplasjet e forta në parlament me opozitën ia kanë humbur durimin Edi Ramës duke kërkuar ndryshim të rregullores që siç tha ai parlamenti të mos merret peng nga procedura apo rrugaçëria.

“Legalizimi i rrugaçërisë në sallën e kuvendit është bashkëfajësi. Orët e vëna në dispozicion për opozitën janë anomalish shumë më tepër sesa orët që opozitat parlamentare në parlamentet e BE. Nuk po them ti ulim orët opozitës, me ketë them që duhet të shikojmë sesi do të ndërpriten orët e marra me forcë, me abuzim.

Në asnjë parlament demokratik në asnjë parlament të BE nuk i lejohet asnjë force politike. Rregullorja e parlamenti nuk është e shkruar në gurë, bazuar tek praktikat e Be, duhet ndërhyrë menjëherë që fjala procedurë të mos jetë e barabartë për fjalën pengmarrje”, tha Rama.

Opozitës që refuzon të ulet në tryezën e reformave, të zgjedhores e territoriales ia bëri të qartë se nuk ka kohë për të humbur.

Ndërsa Taulant Balla më herët i shtriu dorën opozitës për t’u ulur në tryezë duke përcaktuar edhe afatet e mbylljes së këtyre reformave.

“Një detyrë tjetër kryesore dhe e përbashkët me opozitën, nëse ata duan të përfshihen, përgjatë këtij sesioni të dytë të kësaj legjislature deri në fund të korrikut, duhet të jetë finalizimi i Reformës Zgjedhore. Pas tre mandatesh, në zgjedhjet vendore 2027 duhet të shkojmë me ndarjen e re administrative-territoriale. Prandaj, komisioni i posaçëm parlamentar i Reformës Administrative Territoriale duhet të sjellë për votim brenda kësaj legjislature ndarjen e re”, tha Balla.

Sa i takon reformës zgjedhore dy janë ndërhyrjet kryesore që kërkojnë socialistët, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe numërimi I votave jo më në KZAZ, por qendrat e numërimit të votave. Ndërsa për territorialen qëndrimi i panegociueshëm I tyre është ky: Dështimin më të madh të qeverisjes 12-vjeçare tha se është shërbimi diplomatik, për të cilin paralajmëroi një ligj të ri, që ta fusë në shina Ministrinë e Jashtme.

gijotina.com/

Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë –

By: 27
16 January 2026 at 20:34

Shërbimi i Gardës ka filluar blindimin e dyerve të Kryeministrisë, ndërsa ‘Shqipëria Bëhet’ ka njoftuar zhvillimin e një proteste ditën e nesërme.

‘Shqipëria Behët’ e Adriatik Lapaj njoftoj se protesta do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Keshtu, Adriatik Lapaj protestën ditore pret ta shndërrojë në masive të shtunën.

Shënjestra e Arlind Qorit është Parlamenti që hap dyert të hënën. Fundi i janarit është rezervuar nga demokratët. Qëllimi i njëjtë, por kalendari i protestave opozitare nuk ka pikë takimi.

“Historia e dekadës së fundit të Shqipërisë ka parë koalicione, bashkime, pazare nga më të paskrupulltat. Njerëz që i thonë njëri-tjetrit aleat, vëllezër, motra, dhe pastaj shahen dy-tre muaj, çfarë nuk thonë për njëri-tjetrin. Për këtë arsye kemi refuzuar bashkimin e kryetarëve dhe kërkojmë bashkimin e popullit, të njerëzve të ndershëm dhe të punës”, u shpreh Qori.

“I vetmi kusht logjik që kemi vendosur. Dhe nuk e kemi vendosur ne, por e vendos shoqëria, është që ta lëmë partinë tek selia, sepse ka një kohë për partinë, që janë zgjedhjet, dhe ka një kohë për Shqipërinë, që është nevoja për zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie tranzitore dhe një reformim përfundimtar për ta lënë tranzicionin pas”, tha Lapaj.

Pika tjetër ku ndahen është koha kur vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Arlind Qori kërkon një betejë të shpejtë pa pritur qeverinë teknike, të cilën e sheh si një ujdi mes të mëdhenjve.

Qori shtoi: “Le ta nisim nga zgjedhjet e parakohshme, Edi Rama është në ditën e tij më të vështirë dhe hekuri duhet të trihet sa është i nxehtë. Në këtë pikë të dobët ku është Rama, kam besimin se ai nuk do të siguronte dot shumicën për të qeverisur. Praktikisht, Qeveria Teknike në kushtet e Shqipërisë do të thotë bashkëqeverisje Rama-Berisha. Pra, të bashkojnë votat në Parlament dhe të bëjnë të mundur ndryshimet e Kushtetutës në favor të tyre. Qeveria teknike do të ishte rasti i artë që të shkatërrojnë reformën në drejtësi për t’i shpëtuar burgut”.

Adriatik Lapaj ka qasje tjetër. Propozon qeveri tranzitore, po ku ndryshon nga ajo teknike?

“Në kushtet ku është vendi sot, politikisht, zgjidhja do të ishte një qeveri tranzitore, një qeveri e përbërë nga intelektualët më të mirë brenda dhe jashtë vendit, përtej partive politike, me një mandat të qartë 12-mujor për të përgatitur zgjedhjet e para të lira dhe demokratike. Ku dallon nga qeveria teknike? Qeveria teknike përbëhet nga përfaqësues teknikë që propozohen dhe janë praktikisht pjesë e partive politike”, u shpreh Lapaj.

Qeveria teknike artikulohet nga Sali Berisha, eksperiment të tillë e pa të zbatuar pjesërisht në 2017, kur Edi Rama dhe Lulzim Basha firmosën paktin e 17 Majit, i cili nuk solli rotacionin e kërkuar nga demokratët.

gijotina.com/

Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët –

By: 27
16 January 2026 at 20:28

“Na duhet të ndiejmë dhe kuptojmë nevojën e madhe për informim të njerëzve. Nuk është e lehtë sepse mjedisi i informimit është i kontaminuar, kur në ditët e përmbytjes, ditë dramatike, të gjithë ata që shikojnë prej shumë vitesh ëndrrën në beze, thonë tironsit, të rrëzimit tonë, e shikonin shiun dhe borën si anëtarët e mirëseardhur të koalicionit. Moderatori më i famshëm i Shqipërisë, i cili ka vizituar 148 vende të botës, e hap penxheren e tij të darkës dhe a thua se i kishin hyrë në shtëpi forca të errëta dhe shpif haptas.

Nuk e di me vetëdije a pa vetëdije, por shpif haptas. Mendoj që ishte i acaruar nga fakti që ministrat përkatës ishin gjithandej në terren, flisnin me mediat, ndërkohë që sigurisht ai dhe gjithkush atje brenda që ftohet atje apo në penxheret e tjera, ministrat i konsiderojnë ministra vetëm kur bëjnë parakalimin te Stacioni i Trenit, përndryshe nuk ekizstojnë ose janë duke mashtruar. Ndërkohë edhe kur kapet, s’po them me presh në duar se s’do të ishte e përshtatshme, refuzon të pranojë, të kërkojë ndjesë, t’i referohet faktit dhe flet menjëherë, merret me gjëra të tjera që mund të jenë të drejta, të vërteta, por nuk kanë lidhje me çështjen.

Nuk është e lehtë të informosh kur në debatet politike ti shkon dhe ke përballë njerëz që nuk kanë ardhur të bëjnë debat me ty, kanë ardhur të të sulmojnë, të të godasin, të të baltosin. Nuk janë aty për të të pyetur, janë aty për të bërë atë që të thashë. Moderatori me shkop atje turret të ndezë prapë sherrin dhe ky është një model, nuk është thjesht një. Si bëhet për të informuar publikun në kushtet që ka 700 tenxhere të tilla që ziejnë e dezinformojnë përditë? Duhet të këmbëngulim, duhet të përdorim çdo hapësirë.

Nuk ka interes për t’i thënë publikut se çfarë po bëjmë ne. Ato që bëjmë ne nëpër rrjete sociale janë nga halli i madh se në qoftë se ne nuk i bëjmë në rrjete sociale, njerëzit tanë do të mendojnë se është ajo që tregojnë ata atje. Duhet një riangazhim i plotë për të shfrytëzuar hapësirën e parlamentit dhe për të treguar çfarë po bëjmë ne për Shqipërinë tjetër. Arsyeja pse ata nuk i voton askush dhe anketimet tona të brendshme, ata janë daha e daha më keq se ç’ishin pas zgjedhjeve ku sigurisht ata fituan, por sigurisht ata humbën”, tha Rama.

Me tej, Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi paralajmëroi sot se në sesionin e ri të Kuvendit do të ketë një fluks ligjesh dhe nismash ligjore që përfshijnë drejtësinë, prokurorët e gjyqtarët dhe deri ndryshim të ligjit për mediat audiovizive.

Peleshi e bëri pohimin gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist ku gjendej dhe kabineti qeveritar i Edi Ramës.

Peleshi tha se projektligjet që lidhen me procesin e integrimit do të jenë kryefjala dhe prioriteti i padiskutueshëm.

Ai shtoi se që në seancat e para të këtij sesioni:

Do të shqyrtojmë ndryshimet në Kodin Penal për përmbushjen e piketave të BE-së, mbrojtjen e territorit, zgjerimin e lirisë së medias dhe mbrojtjen e gazetarëve;

Do të miratohen ndryshime në ligjin për organet e qeverisjes së drejtësisë dhe rritjen e efektivitetit, transparencës dhe integritetit të sistemit;

Do të përmirësohet ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të garantuar pavarësinë, paanësinë dhe llogaridhënien;

Do të miratohet ligji për konfliktin e interesave me instrumente kontrolli të brendshëm dhe të jashtëm;

Do të përshtatet ligji për komisionet hetimore sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese;

Do të ndryshohet ligji për mediat audiovizive për transparencën e pronësisë dhe të drejtën e informimit.

Do të ndryshohet ligji për mbrojtjen nga diskriminimi për forcimin e rolit të Komisionerit dhe përafrimin me BE;

Do të miratohet ligji për lobimin, rritjen e transparencës së veprimtarisë lobuese.

Peleshi vuri në dukje faktin se ekzistojnë dy komisione të posaçme të rëndësishme, Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale.

“Shpresojmë që puna do të ecë, edhe siç është nisur në fillim, me opozitën sëbashku, por gjithësesi këto janë objektiva madhore që për asnjë arsye nuk do të duhet të ngecin, nuk do të ngelen në tentativvë, por brenda sesionit do të konkludojmë me rekomandimet përkatëse”, tha ai.

Ndërsa tregoi se “gjatë këtij sesioni do të synojmë të miratojmë projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë”.

Këtu Peleshi detajoi: “Ky është një ligj i ri, nuk e kemi patur deri tani. Kemi bërë një diskutim paraprak, parimor, por është një diskutim që do të përfshijë të gjithë deputetët, të 140 deputetët e parlamentit, ndaj presim kontribut nga secili prej jush për të patur më në fund një ligj organik për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit, i cili edhe fuqizon rolin e Kuvendit, por besoj edhe i jep një status më dinjitoz çdo deputeti.”

gijotina.com/

RTSH është dështim total, nuk i japim më asnjë lek –

By: 27
16 January 2026 at 19:38

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer me tone të forta ndaj Radio Televizionit Shqiptar, duke e cilësuar si një dështim total dhe duke e quajtur “shërbimin më mizerabël publik në gjithë globin”.

Duke folur sot para ministrave dhe deputetëve socialistë, Rama u shpreh se përpjekjet për reformimin e RTSH-së kanë dështuar plotësisht, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme ndër vite.

“Ne kemi tentuar të krijojmë kushtet që RTSH të reformohet dhe kemi dështuar me suksesin më të plotë. Bilanci është një dështim i suksesshëm: nga borxhi në borxh dhe nga mospërfillja e publikut në mospërfillje. Sot në Shqipëri nuk kemi televizion publik,” tha Rama.

Kryeministri deklaroi se nuk e ndjek RTSH-në dhe se hera e fundit që e ka parë si shikues ka qenë në vitin 1990. Ai shtoi se edhe kur ka qenë i ftuar në emisione të këtij institucioni, mungesa e audiencës ka qenë evidente.

“Janë të vetmet intervista pas të cilave nuk kam marrë asnjë mesazh. Kam qenë në studio, i kam parë ata në sallë, por jashtë studios nuk më ka parë njeri,” u shpreh ai.

Rama theksoi se drejtuesit e RTSH-së nuk kanë marrë kurrë ndërhyrje apo udhëzime nga ana e tij dhe se problemi nuk lidhet me presion politik, por me mungesën e performancës.

Ai hodhi idenë e një kërkimfaljeje publike nga RTSH ndaj qytetarëve dhe familjeve shqiptare për shërbimin e dobët të ofruar ndër vite.

“U kam thënë drejtuesve: mbylleni ekranin dhe dilni të kërkoni ndjesë publike. Premtoni se do riktheheni vetëm kur të jeni gati për një reformë të vërtetë,” tha Rama.

Kryeministri ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi faktin se televizione private, me buxhete shumë më të vogla, arrijnë të kenë më shumë sukses se RTSH-ja, ndërsa theksoi se qeveria nuk do të japë më fonde publike pa meritë.

“Nuk do të japim asnjë lek nga taksat e shqiptarëve deri sa RTSH t’i meritojë. Çdo opsion duhet të jetë në tryezë: mbyllja përfundimtare, privatizimi, partneriteti, gjithçka përveç kësaj gjendjeje aktuale,” deklaroi Rama.

Në fund, ai u distancua nga çdo përpjekje për të ndërhyrë në media, duke theksuar se nuk ka ndërmend të përfshihet në rregullimin e mediave publike apo private.

Pjesa e fjalës ku ndalet te RTSH

“Ne kemi tentuar të krijojmë kushtet që RTSH të reformohet dhe kemi dështuar me suksesin më të plotë. Nuk e di çfarë do të bëjë drejtuesja e re, por deri tani bilanci i RTSH-së është një dështim i suksesshëm: nga borxhi në borxh dhe nga mospërfillja e publikut në mospërfillje. Sot ne nuk kemi televizion publik në Shqipëri; kemi një kanal atje, por hera e fundit që e kam parë ka qenë në vitin 1990, para përmbysjes së protestave.

Që atëherë, televizion publik nuk kam parë. Kam shkuar i ftuar, por as veten nuk e kam parë dhe janë të vetmet intervista pas të cilave nuk marr asnjë mesazh. Është sikur të kesh shkuar në një përshpirtje që duhet të ishte publike: i kam parë ata në sallë, por jashtë studios nuk më ka parë njeri.

Drejtuesit e RTSH-së e dinë të gjithë se nga unë nuk kanë marrë kurrë asnjë mesazh, sepse unë nuk e shoh. Dhe kur ndonjëri prej jush më thotë ‘shiko çfarë bën RTSH’, përgjigjja ime është kjo. Të gjithë drejtorët i kam takuar pasi janë zgjedhur dhe u kam thënë: mbylleni, dilni në ekran dhe thoni se televizioni publik i kërkon ndjesë popullit, të gjitha familjeve në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, u kërkon ndjesë edhe atyre që nuk jetojnë më dhe që kanë qenë të detyruar, siç jeni edhe ju sot, të marrin shërbimin më mizerabël publik në glob. Premtoni se do reflektoni dhe se do riktheheni në ekran vetëm kur të jeni gati për të bërë reformë.

Si ka mundësi që televizionet e tjera, me buxhete shumë më të vogla, kanë shumë më tepër sukses? Sepse buxheti i tyre nuk është i garantuar. Ata duan të drejtën për të transmetuar ndeshjet e kombëtares, por lekët nuk i paguajnë, sepse thonë: ‘ne jemi publik, doni lekët tona, shkoni te qeveria’. Nuk kemi për të dhënë asnjë lek nga taksat e shqiptarëve deri kur ta meritojnë.

Çdo opsion duhet të jetë në tryezë: mbyllja përfundimtare, privatizimi, partneriteti – gjithçka, përveç kësaj gjendjeje që është sot. Unë nuk marr pjesë në këtë, ashtu siç nuk marr pjesë në asnjë tentativë për të rregulluar median. E ndërmora këtë aventurë vetëm për disa gjëra dhe Shqipërisë i mbeti ai paragraf, ai draft i ligjit për median. Sot diskutohet shumë më tepër se aq, por unë nuk merrem as me mediat online, as me televizionin publik. Ju që vuani nga shpifjet e tyre, merruni vetë”.

gijotina.com/

❌
❌