Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 February 202627.al

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

By: 27
1 February 2026 at 12:43

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin e quajtur Dragostunjë, që zuri të gjithë gjerësinë e rrugës dhe bëri të pamundur kalimin e mjeteve.

Situata ka shkaktuar probleme të tjera pasi një ambulancë që transportonte një grua me këmbë të thyer u bllokua nga shembja.

Gruaja po dërgohej drejt Spitalit të Elbasanit, ndërsa stafi mjekësor ka ndëhyrë duke e nxjerrë me barrelë nga ambulanca dhe duke e kaluar në anën tjetër të rrugës përmes lumit pranë aksit, për të vazhduar transportin dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.

gijotina.com/

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

By: 27
1 February 2026 at 12:37

Mesfushori i kombëtares shqiptare u huazua nga Interi për gjashtë muajt që vijnë, ndërsa do jetë pjesë e klubit nga Stambolli.

Ende pa mbushur 24 orë nga mbërritja në Stamboll, Krisjtan Asllani debutoi me ekipin e ri përpara tifozëve të tij. Në fitoren 2-1 me përmbysje të Besiktasit kundër Konyaspor të shtunën, Asllani u fut në fushë në minutën e 76-të, duke qenë protagonist në golin e dytë dhe të fitores pas vetëm 60 sekondash në fushë.

Por në minutën e 82-të, Asllani bëri një ndërhyrje shumë të rëndë mbi kundërshtarin, duke dalë me karton të kuq pasi arbitri u konsultua me pamjet nga VAR. Një debutim si “engjëll dhe djall” për Kristjanin, i cili ka pritshmëri të mëdha për muajt në Turqi.

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

By: 27
1 February 2026 at 12:19

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një makinë ka rënë nga ura e Ulzës.

Nga pamjet shihet se makina është përmbysur pas rënies, ndërsa vendi duket mjaft i rrezikshëm, pranë lumit dhe shkëmbinjve. Sipas informacionit paraprak, nuk ka të lënduar ose viktima, por priten detaje nga policia mbi ngjarjen.

gijotina.com/

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –

By: 27
1 February 2026 at 12:01

Prej orës 11:00 të paradites, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe radhë të gjata automjetesh në të dy drejtimet. Shkak për situatën e rëndë janë bërë rrëshqitjet masive të gurëve, me dhjetëra e qindra metra kub, që kanë rënë mbi trasenë e rrugës në zonën e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”.

Situata paraqitet alarmante, pasi masat e mëdha shkëmbore kanë pushtuar plotësisht segmentin rrugor, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve dhe duke rrezikuar seriozisht sigurinë e drejtuesve të automjeteve. Qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra, në një nga arteriet më të rëndësishme kombëtare që lidh Librazhdin me Juglindjen e Shqipërisë.

Në terren ndodhen forca të shtuara të Policisë Rrugore, të cilat po monitorojnë situatën dhe po përpiqen të menaxhojnë trafikun, por pa asnjë zgjidhje konkrete, për shkak të mungesës së mjeteve nga kompanite qe mirëmbajnë këtë segment si dhe mungesës dhe ndërhyrjeve teknike për largimin e masiveve të gurëve.

Ndërkohë, kompania që po kryen punimet për zgjerimin e rrugës Librazhd–Dragostunjë–Hotolisht, e cila sipas burimeve në terren konsiderohet shkaktare direkte e kësaj situate, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim minimal për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit. Kjo neglizhencë po rrezikon paralizimin për shumë orë të këtij aksi jetik, duke shtuar indinjatën e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës.

 

 

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, pasi përveç bllokimit të qarkullimit, ekziston një rrezik real për aksidente të rënda, nëse rrëshqitjet vijojnë ose nëse mjetet tentojnë të kalojnë në kushte të pasigurta.

gijotina.com/

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

By: 27
1 February 2026 at 11:59

Prej orës 11:00 të paradites, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe radhë të gjata automjetesh në të dy drejtimet. Shkak për situatën e rëndë janë bërë rrëshqitjet masive të gurëve, me dhjetëra e qindra metra kub, që kanë rënë mbi trasenë e rrugës në zonën e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”.

Situata paraqitet alarmante, pasi masat e mëdha shkëmbore kanë pushtuar plotësisht segmentin rrugor, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve dhe duke rrezikuar seriozisht sigurinë e drejtuesve të automjeteve. Qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra, në një nga arteriet më të rëndësishme kombëtare që lidh Librazhdin me Juglindjen e Shqipërisë.

Në terren ndodhen forca të shtuara të Policisë Rrugore, të cilat po monitorojnë situatën dhe po përpiqen të menaxhojnë trafikun, por pa asnjë zgjidhje konkrete, për shkak të mungesës së mjeteve nga kompanite qe mirëmbajnë këtë segment si dhe mungesës dhe ndërhyrjeve teknike për largimin e masiveve të gurëve.

Ndërkohë, kompania që po kryen punimet për zgjerimin e rrugës Librazhd–Dragostunjë–Hotolisht, e cila sipas burimeve në terren konsiderohet shkaktare direkte e kësaj situate, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim minimal për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit. Kjo neglizhencë po rrezikon paralizimin për shumë orë të këtij aksi jetik, duke shtuar indinjatën e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës.

 

 

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, pasi përveç bllokimit të qarkullimit, ekziston një rrezik real për aksidente të rënda, nëse rrëshqitjet vijojnë ose nëse mjetet tentojnë të kalojnë në kushte të pasigurta.

gijotina.com/

Nuk e njeh dosjen –

By: 27
1 February 2026 at 11:43

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht në kërkesën për zëvendësimin e masës “arrest në burg”.

Veliaj ka refuzuar avokaten e caktuar kryesisht nga gjykata dhe ka kundërshtuar çdo formë mbrojtjeje të realizuar prej saj, duke argumentuar se ajo nuk ka njohje reale mbi dosjen penale dhe se një përfaqësim i tillë është në kundërshtim të plotë me interesat dhe strategjinë e tij të mbrojtjes dhe nuk përfaqëson vullnetin e tij.

Sipas Veliajt, e drejta për mbrojtje nuk mund të reduktohet në një prani formale avokati, por kërkon njohje efektive të provave dhe aftësi reale për t’i kundërshtuar ato. Ai ka bërë të ditur se të premten ka testuar profesionalisht avokaten e caktuar nga gjykata, nga ku ka rezultuar se ajo nuk kishte njohuri reale mbi dosjen, ndonëse bëhet fjalë për një çështje voluminoze dhe komplekse, e cila, sipas standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kërkon një periudhë shumë të gjatë dhe serioze pune për t’u përvetësuar nga një profesionist. Për këtë arsye, Veliaj ka deklaruar se nuk pranon që kjo mbrojtje të flasë apo të veprojë në emrin e tij.

Në këtë kontekst, kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë lidhet drejtpërdrejtë edhe me pamundësinë objektive për t’u njohur me dosjen në kushtet e izolimit. Veliaj ka këmbëngulur se realizimi i së drejtës për t’u njohur me aktet dhe për të ndërtuar vetë mbrojtjen e tij përbën një shkak autonom dhe thelbësor për zëvendësimin e masës “arrest në burg”, duke theksuar se asnjë avokat, sado mirë të njohë dosjen, nuk mund të ndërtojë një mbrojtje reale pa bashkëpunim të plotë me të pandehurin dhe pa njohjen e drejtpërdrejtë personale të çështjes.

Në këto kushte, vijimi i paraburgimit, sipas tij, ka humbur proporcionalitetin dhe bie ndesh me standardet kushtetuese të procesit të rregullt ligjor. ‘Paraburgimi është kthyer nga një instrument i mbrojtjes se hetimit ne një instrument dënimi pa gjyq dhe pa proces te rregullt ligjor’-sipas Veliajt.

gijotina.com/

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

By: 27
1 February 2026 at 11:35

Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i tregoi se kishte probleme me frymëmarrjen.

Rama kujtoi dhunën e vitit 1997, ku tha se “ma kanë marrë njëherë hundën në dorë si skulptorë dhe ma kanë bërë copash”.

“Unë jam i parregullueshëm. Unë e kam një problem, por nga dora e njeriut, jo nga natyra. Ma kanë marrë njëherë hundën në dorë si skulptorë dhe ma kanë bërë copash. Kam probleme me frymëmarrjen.

Mua ma mori në dorë hundën një skulptor me leva hekuri, e kam edhe këtu mbrapa. Janë patina e kohës, dhe edhe kur thyhet ndonjë hundë a dorë, nuk është mirë ta zëvendësosh dhe të bësh sikur janë të reja“-tha Rama.

gijotina.com/

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

By: 27
1 February 2026 at 11:33

Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i tregoi se kishte probleme me frymëmarrjen.

Rama kujtoi dhunën e vitit 1997, ku tha se “ma kanë marrë njëherë hundën në dorë si skulptorë dhe ma kanë bërë copash”.

“Unë jam i parregullueshëm. Unë e kam një problem, por nga dora e njeriut, jo nga natyra. Ma kanë marrë njëherë hundën në dorë si skulptorë dhe ma kanë bërë copash. Kam probleme me frymëmarrjen.

Mua ma mori në dorë hundën një skulptor me leva hekuri, e kam edhe këtu mbrapa. Janë patina e kohës, dhe edhe kur thyhet ndonjë hundë a dorë, nuk është mirë ta zëvendësosh dhe të bësh sikur janë të reja“-tha Rama.

gijotina.com/

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit –

By: 27
1 February 2026 at 11:29

Juventus bën një përforcim suprizë duke marrë Jeremie Boga nga Nice si zëvendësin e Yildiz. Klubi torinez gjeti akordin me futbollistin në mesnatën e së shtunës dhe që vjen menjëherë në Torino për të kryer vizitat mjekësore. Boga, që ështe jashtë planeve te Nice transferohet te Juventus në formën e huazimit me të drejtë blerjeje për 5 milionë euro.

Futbollisti sa ka mbushur 29 vjeç dhe është një sulmues krahu që mund të sjellë papashikueshmëri në krahë dhe në sulm e sidomos mund t’i japë mundësi Yildiz që të marrë frymë. I rritur në akademinë e Chelsea, Boga e gjeti rrugën në Itali te Sassuolo ku u aktivizua për 3 sezone e gjysmë përpara se të transferohej te Atalanta ku nuk pati shumë fat. Në sezonin 2023/24 kaloi te Nice ku nuk luan që nga fiìundi i nëntorit të vitit të kaluar edhe për shkak të agresionit të tifozëve në muajin dhjetor në qendrën  sportive të klubit. Në këtë sezon kishte 20 ndeshje, 2 gola dhe 2 asist.

Juventus do të përpiqet  t’i dhurojë Spallettit edhe një përforcim tjetër ofensiv, Randal Kolo Muani. Francezi do të kthehej me kënaqësi te Juventusi, por Tottenham ku ai është me huazm(është në pronësi të PSG) nuk e ka dhënë ende dritën jeshile sepse trajnerin Frank kërkon një zëvendësues të tij. Kolo Muani po shtyn nga ana e tij, por nuk mund të bëjë më shumë. Shpresa është që situata të zhbllokohet brenda orës 20:00 të së hënës.

gijotina.com/

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret –

By: 27
1 February 2026 at 11:19

Kryeministri Edi Rama tha se tashmë qeveria është gati të dëmshpërblejë të gjithë të dëmtuarit nga zjarret e verës së shkuar.

“Këtë javë janë shpallur edhe të gjitha dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së kaluar për periudhën 15 qershor-15 shtator, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, që nga Malësia e Madhe, në Krujë, Rrogozhinë, Peqin, Tepelenë, Delvinë, Has, Kukës, Dibër, Kamëz, Librazhd, Gramsh, Maliq, Finiq dhe Dropull. Të gjitha këto territore të prekura nga zjarret kanë tanimë në dispozicion masën e përcaktuar të dëmshpërblimeve sipas dëmeve. Është bërë një punë shumë e detajuar dhe është krijuar më e rëndësishmja, e gjithë korniza për të bërë të mundur që dëmshpërblimi të shkojë aty ku duhet dhe cilido që është dëmtuar të marrë atë që i takon“-tha Rama.

Ne 11 janar 2026, Kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka gati planin për shpërblimin e dëmeve nga përmbytjet që prekën vendin ditët e fundit.

Duke folur në podcastin e tij “Flasim”, Rama u shpreh se niveli i dëmeve gjatë përmbytjeve të fundit është shumëfish më i vogël se ai i përmbytjeve që ndodhnin 10 vjet më parë, dhe kjo në sajë të investimeve shumë të mëdha në infrastrukturë.

“Ti nuk do të jesh kurrë vetëm’ është motoja ime dhe e jona sa herë që përballemi me fatkeqësi. Të goditurit e kësaj fatkeqësie dua t’u them se qëndrojmë krah tyre për banesat dhe gjënë e gjallë, për rregullimin e çdo dëmi me të cilin përballemi. Është tashmë gati plani me skenarët për dëmshpërblimet dhe pritet nisja e shpërndarjes së tyre pas rezultateve nga verifikimi në terren”, tha Rama. Por duket se ky proces mbaron dimrin tjeter!

gijotina.com/

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria –

By: 27
1 February 2026 at 10:51

Rreth 75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni ështe zhvilluar pasditen e djeshme nga sektori anti-drogë i policisë së Igumenicës.

Gjatë kontrollit të një automjeti që vinte nga kufiri gjelbër dhe synonte futjen në brendësi të tokës greke, u gjetën dhe sekuestruan 3 canta që përmbanin 51 pako me 74 kg 804 gramë marijuanë. U sekuestruan gjithashtu edhe një automjet dhe një telefon celular.

Në prangat e policisë ra drejtuesi i mjetit, një 54-vjeçar shqiptar.

Prej shtatorit, policia greke ka sekuestruar rreth 775 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Rastet janë evidentuar në Igumenicë në rrugë tokësore e detare si dhe në Janinë, Selanik e Kostur.

gijotina.com/

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online –

By: 27
1 February 2026 at 10:45

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në podkastin e tij “Flasim” zhvendosjen e Zyrës së Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës, duke sqaruar arsyet dhe mënyrën e funksionimit të shërbimit në të ardhmen.

Sipas Ramës, disa informacione mbi zhvendosjen janë keqinterpretuar ose keqkuptuar, duke shkaktuar tension dhe diskutime të panevojshme. Ai theksoi se Agjencia e Kadastrës ka kaluar prej kohësh nga një model shërbimi tradicional me sportele dhe radhë, në një model online, i cili lejon kryerjen e shumicës së procedurave pa paraqitje fizike në sportel, përmes platformës e-Albania.

“Kjo lëvizje nuk lidhet me vendndodhjen fizike të zyrës, por me transformimin e shërbimit në një model të qëndrueshëm dhe të aksesueshëm për çdo qytetar, përmes celularit apo kompjuterit më të afërt,” tha Rama.

Ai gjithashtu theksoi se zhvendosja e zyrës së Vlorës nuk është e vetmja e këtij lloji dhe se në të ardhmen drejtoritë vendore të Kadastrës do të përqendrohen në shërbime online, me qëllim që gjithë cikli i aplikimit dhe marrjes së dokumenteve të kryhet në mënyrë elektronike, pa pasur nevojë për vizita fizike ose marrje dokumentesh me postë.

 

Ky hap synon sipas kryeministrit një qasje më efikase, moderne dhe të aksesueshme për qytetarët, duke e bërë shërbimin e Kadastrës një të drejtë themelore që mund të përdoret nga çdo pikë në territor.

 

“Dy fjalë për zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës në Tiranë. U ngatërrua qëllimisht ose idiotësisht adresa fizike e zyrës me shërbimin për qytetarët. Agjencia e Kadastrës ka kaluar prej kohësh nga një model shërbimi primitive me sportele e radhë e zvarritje në një model online ende i pa mbyllur plotësisht në ciklin e vet, por gjithsesi përmes platformës E Albania ky model mundëson që shumica e procedurave nuk ka nevojë për paraqitje fizike në një sportel. Të gjitha ndiqen online. Tani gjithë kjo zhurmë dhe ky tension që u ndje në atë lëvizje lidhet jo vetëm me një perceptim të gabuar apo edhe informim të mangët, por edhe me një mendësi e cila duhet përmbysur. Duhet përmbysur duke pasur parasysh se e nesërmja e afërt e Kadastrës është një shërim pa sportele e godina fizike të shpërndara në territor por me akses në çdo shërbim si një e drejtë themelore dhe një e drejtë që merret përmes celularit, kompjuterit më të afërt dhe që nuk ka asnjë lidhje me vendndodhjen e zyrës. Ky nuk është i pari si veprim për zhvendosje të një drejtorie vendore në qendër dhe nuk është as i fundit. Të tjera drejtori do zhvendosen dhe ajo që po punojmë përditë është që të sigurojmë mbylljen e ciklit, pra jo më aplikim online dhe pastaj marrje të shërimit me postë, por gjithë cikli online”, tha Rama.

gijotina.com/

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –

By: 27
1 February 2026 at 10:27

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje armësh zjarri, të cilat dyshohet se ishin sjellë nga Kosova dhe më pas magazinuar në zonën e Selitës në Tiranë. Personat e arrestuar janë:

-Gloris Nezaj, 39 vjeç

-Rezarto Rumi, 48 vjeç

 

 

-Kelvin Caushi, 49 vjeç

-Ardjan Caushi, 45 vjeç

Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të përdorura nga grupi, policia sekuestruar:

-8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë)

-Pjesë të ndryshme armësh

-Një armë gjahu

-Krehra dhe municion luftarak

-3 radio si ato të policisë

-Një jelek multifunksional

-9 celularë

Hetimet dyshohet se zbulojnë një strukturë ku armët modifikoheshin dhe magazinoheshin për t’u shitur më pas në Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

gijotina.com/

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

By: 27
1 February 2026 at 10:19

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar zëvendësimin e kësaj mase. Veliaj është paraqitur fizikisht në sallën e GJKKO, ndërsa SPAK përfaqësohet nga prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.

Hetimet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfunduan më 10 shtator 2025, ndërsa Veliaj është arrestuar që më 10 shkurt 2025. Për gjykim janë dërguar gjithashtu edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 persona të tjerë dhe shoqëri të përfshira në dosjen e njohur si “Veliaj”.

SPAK ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, përfshirë: korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve në burg. Sipas prokurorisë, shumica e akuzave lidhen me korrupsion pasiv, në 9 raste që përfshijnë disa kompani, të cilat sipas SPAK kanë dhënë përfitime të parregullta në formën e parave dhe pasurive të paluajtshme, duke marrë më pas leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, akuzohet gjithashtu për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, në të njëjtin kontekst si bashkëshorti i saj.

gijotina.com/

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

By: 27
1 February 2026 at 09:29

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar zëvendësimin e kësaj mase. Veliaj është paraqitur fizikisht në sallën e GJKKO, ndërsa SPAK përfaqësohet nga prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.

Hetimet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfunduan më 10 shtator 2025, ndërsa Veliaj është arrestuar që më 10 shkurt 2025. Për gjykim janë dërguar gjithashtu edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 persona të tjerë dhe shoqëri të përfshira në dosjen e njohur si “Veliaj”.

SPAK ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, përfshirë: korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve në burg. Sipas prokurorisë, shumica e akuzave lidhen me korrupsion pasiv, në 9 raste që përfshijnë disa kompani, të cilat sipas SPAK kanë dhënë përfitime të parregullta në formën e parave dhe pasurive të paluajtshme, duke marrë më pas leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, akuzohet gjithashtu për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, në të njëjtin kontekst si bashkëshorti i saj.

gijotina.com/

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin –

By: 27
1 February 2026 at 09:27

Në qytetin e Korçës janë zbardhur katër raste vjedhjesh të automjeteve, ngjarje që dyshohet se kanë ndodhur më 31 janar 2026.

Si pjesë e hetimeve, është identifikuar dhe arrestuar shtetasi L. Sh., 42 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprimtari të ngjashme kriminale. Ai dyshohet se është autori i katër vjedhjeve të automjeteve.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar sende të vjedhura, përfshirë një kasetofon, një pasaportë, një palë çelësa, një telefon i markës iPhone 13 Pro Max, një sasi parash dhe sende të tjera.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar nëse personi është i përfshirë edhe në raste të tjera.

gijotina.com/

vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani –

By: 27
1 February 2026 at 09:19

Një vdekje, protesta të vazhdueshme dhe një betejë ligjore përbëjnë trashëgiminë e qëndrimit të anijes për strehimin e azilkërkuesve në Portland të Dorset-it, një vit pasi ajo u largua nga porti, shkruanBBC.

Anija mbërriti në portin e Portland-it në korrik të vitit 2023, katër muaj pasi qeveria konservatore britanike njoftoi se ishulli do të bëhej vendi i parë në Mbretërinë e Bashkuar ku azilkërkuesit do të strehoheshin në një anije. Projekti u paraqit si një masë e përkohshme për të lehtësuar presionin mbi sistemin e azilit dhe kishte kapacitet për të strehuar deri në 500 burra të rritur, të moshës 18–65 vjeç.

Pas fitores së Partisë Laburiste në zgjedhjet e përgjithshme të korrikut 2024, anulimi i skemës ishte një nga vendimet e para të qeverisë së re. Anija Bibby Stockholm u largua përfundimisht nga Portland më 30 janar 2025.

Kreu i Këshillit të Dorset-it, Nick Ireland, deklaroi se autoritetet vendore nuk kishin asnjë mundësi reale për të ndaluar ardhjen e anijes. “Na u imponua fjalë për fjalë. Këshilli mori një email ku thuhej se një anije po vinte dhe se për çfarë do të përdorej”, tha ai, duke shtuar se projekti ishte “në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar”.

Carralyn Parkes e çoi Ministrinë e Brendshme në Gjykatën e Lartë për çështjen e Bibby Stockholm

Një sfidë ligjore u ngrit nga ish-kryetarja e bashkisë së Portland-it, Carralyn Parkes, e cila argumentoi se anija nuk përmbushte rregullat e planifikimit urban. Në maj të vitit 2024, Gjykata e Lartë vendosi se Bibby Stockholm nuk i nënshtrohej ligjit të planifikimit, pasi nuk ndodhej në tokë. Megjithatë, Parkes e cilësoi betejën ligjore si të suksesshme në aspekt më të gjerë politik. “Humbëm betejën, por fituam luftën”, tha ajo, duke pretenduar se presioni publik dhe ligjor ndaloi plane të ngjashme në pjesë të tjera të vendit.

Që në fillim, projekti u kundërshtua ashpër nga këshilltarët vendorë dhe banorët, me protesta të shumta gjatë verës së vitit 2023. Kundërshtimet u fokusuan kryesisht te presioni mbi shërbimet lokale dhe kushtet e jetesës në bord. Edhe Kryepeshkopi i atëhershëm i Canterbury-t u bashkua thirrjeve për shtyrjen e planit.

Pak pasi azilkërkuesit e parë u akomoduan në gusht 2023, në sistemin e ujit u zbuluan baktere ‘legionella’, çka çoi në evakuimin e përkohshëm të banorëve drejt një hoteli në Devon. Dy muaj më vonë, autoritetet shëndetësore britanike e shpallën anijen të sigurt.

Në kulmin e saj, anija strehonte rreth 490 persona. Në dhjetor 2023, një azilkërkues 27-vjeçar nga Shqipëria, Leonard Farruku, humbi jetën në bord, në një rast që dyshohet se ishte vetëvrasje. Pas ngjarjes, organizata humanitare dhe vullnetare organizuan një përkujtimore në port.

Pothuajse një vit më vonë, tetë azilkërkuesit e fundit u larguan nga anija, duke shënuar përfundimin e një projekti që la pas pasoja të thella sociale, politike dhe njerëzore për komunitetin e Portland-it.

gijotina.com/

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë –

By: 27
1 February 2026 at 09:09

Rikthehen reshjet e dëborës në zonën e Dardhës n Korç. Prej mesnatës zona është përfshirë nga reshje mesatare bore. Sipas raportimeve nga terreni trashësia e borës i ka kaluar 15 cm dhe në disa zona të caktuara edhe 20 cm.

Aktualisht në rrugë janë duke punuar mjetet borëpastruese për të larguar dëborën dhe kriposur aksin rrugor Boboshticë-Dardhë në mënyrë që të jetë i hapur për qarkullim.

Në akset e tjera nacionale të këtij qarku nuk janë regjistruar reshje dëbore deri më tani dhe janë të qarkullueshëm pa probleme.

gijotina.com/

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat –

By: 27
1 February 2026 at 08:47

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, në qytetin e Vlorës është regjistruar një rritje e pazakontë e nivelit të detit, fenomen që sipas peshkatarëve vendas nuk është vërejtur më parë në këtë formë dhe intensitet.

Uji ka avancuar drejt tokës duke depërtuar në disa zona pranë qendrës së peshkimit ne Radhime ndërsa varkat e ankoruara janë tendosur fort nga litarët për shkak të ngritjes së menjëhershme të nivelit. Uji ka vërshuar edhe në magazinat pranë portit të peshkimit ne Radhime duke krijuar situatë shqetësuese për mjetet dhe pajisjet e punës.
Sipas dëshmive të peshkatarëve, rritja ka qenë më e madhe se baticat e zakonshme gati ne 1 m madje dhe me shume.Ata shprehen se nëse kjo situatë vazhdon, ekziston rreziku që uji të dalë në rrugë dhe të shkaktojë dëme të mëtejshme. Gjithashtu, është vënë re se disa peshq kanë dalë në tokë, fenomen që zakonisht ndodh gjatë detit të trazuar ose ndryshimeve të forta të nivelit. Sherif Dyrmishaj peshkatar shprehet se keto ndryshime klimatike po na surprizojne ku niveli i detit ka qene mbi normalen madje dhe turma peshqish kane dale ne toke kjo gje jo normale.Niveli i batices dhe zbatices i zakonshem eshte 40-60 cm por kesaj here ka qene me shume se 1 m. kjo eshte nje e panjohur qe nuk e dime se cdo ndodh neser. Po ashtu peshkatar qe kane qene ne ate ore duke peshkuar tregojne te habitur kete fenomen te rralle dhe sipas tyre nuk kane pare kurre me pare rritjen e nivelit te detit frikshem.

gijotina.com/

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot –

By: 27
1 February 2026 at 08:29

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Në dashuri, sot ndiheni të gatshëm për të komunikuar më qartë ndjenjat tuaja, gjë që mund të sjellë afrim me partnerin ose një takim të papritur për beqarët. Marrëdhëniet me familjen mund të jenë pak më të tensionuara, ndaj tregohuni të durueshëm dhe të hapur ndaj mendimeve të të tjerëve. Në punë, mund të hasni disa sfida, por mos u dekurajoni; këmbëngulja juaj do të shpërblehet. Mund të merrni një lajm të mirë financiar, por është e rëndësishme të jeni të matur me shpenzimet. Shëndeti kërkon vëmendje të veçantë, veçanërisht në aspektin e energjisë; shmangni lodhjen e tepërt. Mos neglizhoni pushimin dhe mundohuni të ushqeheni shëndetshëm. Sot është dita ideale për të reflektuar mbi qëllimet tuaja afatgjata dhe për të vendosur hapa konkretë drejt tyre.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Në jetën sentimentale, mund të ndiheni të pavendosur mes dëshirës për stabilitet dhe nevojës për ndryshim. Partneri mund të kërkojë më shumë përkushtim, ndaj përpiquni të dëgjoni me kujdes dhe të shprehni ndjenjat pa frikë. Në punë, një koleg mund të kërkojë ndihmën tuaj; bashkëpunimi do të sjellë përfitime për të dyja palët. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos e lini pas dore aktivitetin fizik. Në aspektin financiar, ky është momenti për të planifikuar shpenzimet dhe për të shmangur blerjet impulsive. Mund të merrni një ofertë të mirë, por analizoni mirë para se të vendosni. Në përgjithësi, sot është një ditë për të ruajtur ekuilibrin dhe për të kultivuar durimin.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Sot në dashuri mund të ndiheni të frymëzuar për të surprizuar partnerin me një veprim të vogël, por domethënës; kjo do të forcojë marrëdhënien tuaj. Beqarët mund të takojnë dikë interesant në një ambient të ri. Në punë, krijimtaria juaj është në kulm dhe mund të merrni vlerësime nga eprorët. Mos humbni fokusin nga detyrat kryesore edhe pse do të donit të merreshit me projekte të reja. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të kurseni diçka për të ardhmen. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të pushoni mjaftueshëm. Sot është dita e duhur për të bërë plane të reja dhe për të nisur një projekt që keni menduar prej kohësh.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Në marrëdhënie, sot mund të ndjeni nevojën për më shumë hapësirë personale; komunikoni këtë me partnerin për të shmangur keqkuptimet. Për ata që janë single, një mik i vjetër mund të shfaqet me një propozim të papritur. Në punë, mund të keni debate me kolegët, por përpiquni të tregoheni të hapur ndaj mendimeve të ndryshme. Financat kërkojnë kujdes të veçantë, sepse mund të përballeni me shpenzime të paparashikuara. Shëndeti është i qëndrueshëm, por këshillohet të bëni një kontroll rutinë. Mos harroni të gjeni kohë për relaks dhe aktivitete që ju japin kënaqësi. Sot është një ditë për të vlerësuar prioritetet dhe për të përqafuar fleksibilitetin.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Dashuria juaj mund të marrë një kthesë pozitive, sidomos nëse jeni të gatshëm të ndani ndjenjat tuaja më hapur. Partneri do të vlerësojë sinqeritetin dhe përkushtimin tuaj, ndërsa beqarët mund të tërheqin vëmendjen e dikujt të veçantë. Në punë, një projekt i rëndësishëm kërkon angazhim të plotë dhe përqendrim maksimal. Mos lejoni që shqetësimet e vogla të ndikojnë në performancën tuaj. Financat janë në një fazë të mirë, por është e rëndësishme të mos shpenzoni më shumë seç duhet. Shëndeti kërkon pak më shumë kujdes, sidomos në aspektin e pushimit dhe ushqyerjes. Sot është dita për të vlerësuar arritjet dhe për të planifikuar hapat e ardhshëm me kujdes.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Në jetën sentimentale, mund të ndiheni të mbushur me emocione të forta që kërkojnë shprehje. Është e rëndësishme të flisni hapur me partnerin për atë që ndjeni, pasi kjo do të sjellë afrim. Në punë, mund të përballeni me disa vështirësi të vogla, por do t’i kaloni me këmbëngulje dhe diplomaci. Financat janë të qëndrueshme, por mos u tërhiqni nga shpenzimet e panevojshme. Shëndeti është i mirë, por mos e neglizhoni ushtrimin fizik. Dita është e përshtatshme për të marrë vendime të rëndësishme që lidhen me të ardhmen tuaj. Reflektoni mbi prioritetet dhe mos harroni të kujdeseni për veten.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Marrëdhëniet romantike sot kërkojnë më shumë vëmendje dhe përkushtim; një bisedë e hapur mund të zgjidhë çdo keqkuptim që ka lindur kohët e fundit. Beqarët kanë shanse të mira për të njohur dikë të veçantë në një ambient social. Në punë, pritet një ditë produktive, ku mund të finalizoni një detyrë të rëndësishme. Mos u trembni të kërkoni ndihmë nëse ndiheni të mbingarkuar. Financat janë të mira, por një shpenzim i papritur mund t’ju bëjë të rishikoni buxhetin. Shëndeti është i qëndrueshëm, por kujdesuni për balancën mendore dhe fizike. Sot është dita e duhur për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të forcuar lidhjet ekzistuese.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Në dashuri, sot është momenti i duhur për të lënë pas xhelozitë dhe për të ndërtuar besimin me partnerin. Ata që janë vetëm mund të ndihen pak të tërhequr nga vetmia, por dita sjell mundësi për njohje të reja. Në punë, pritet një sfidë e re që do të kërkojë kreativitet dhe fleksibilitet. Mos hezitoni të merrni iniciativa, pasi do të shpërbleheni. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të shmangni investimet e rrezikshme për momentin. Shëndeti kërkon kujdes, sidomos në aspektin emocional, ndaj gjeni kohë për relaks. Dita është e përshtatshme për të vendosur qëllime të reja dhe për të filluar një kapitull të freskët.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Sot në dashuri mund të përjetoni një afrim të papritur me dikë që nuk e keni parë prej kohësh; për çiftet, është momenti ideal për të ndarë ëndrrat dhe planet e ardhshme. Beqarët do të ndihen më të sigurt në vete dhe do të tërheqin vëmendjen në ambiente të reja. Në punë, mund të merrni një përgjegjësi të re që do t’ju ndihmojë të rriteni profesionalisht. Financat janë të qëndrueshme, por duhet të tregoheni të matur me shpenzimet e mëdha. Kujdesuni për shëndetin, veçanërisht për sistemin nervor; meditimi ose aktivitetet relaksuese do të jenë të dobishme. Sot është një ditë për të përqafuar ndryshimin dhe për të shfrytëzuar mundësitë që ju paraqiten. Mos harroni të jeni mirënjohës për gjithçka që keni.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Në jetën sentimentale, mund të keni nevojë për më shumë siguri dhe stabilitet; flisni hapur me partnerin për pritshmëritë tuaja. Beqarët mund të ndihen të pavendosur midis dy personave, ndaj dëgjoni instinktin tuaj. Në punë, përpjekjet tuaja do të vihen re nga eprorët dhe mund të merrni një propozim interesant për avancim. Financat kërkojnë vëmendje, sidomos nëse keni planifikuar blerje të mëdha; bëni kujdes me investimet. Shëndeti është i mirë, por mos e neglizhoni aktivitetin fizik. Sot është dita për të vlerësuar arritjet dhe për të vendosur qëllime të reja. Reflektoni mbi sukseset dhe mos kini frikë të bëni ndryshime të vogla në rutinën tuaj.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Në dashuri, sot ndiheni të lidhur emocionalisht me partnerin, gjë që do të sjellë harmoni dhe mirëkuptim në marrëdhënie. Beqarët kanë mundësi të mira për të njohur dikë përmes një aktiviteti të përbashkët. Në punë, mund të merrni një lajm të papritur që do t’ju ndryshojë planet për të ardhmen. Financat janë të qëndrueshme, por mos harroni të kurseni për situata të paparashikuara. Shëndeti është i mirë, por është mirë të shmangni streset e kota. Sot është momenti për të ndjekur intuitën tuaj dhe për të ndërtuar plane afatgjata. Mos hezitoni të kërkoni këshillë nga ata që i besoni.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Në marrëdhënie, sot ndiheni të motivuar për të sjellë më shumë pasion dhe surpriza; partneri do të vlerësojë përkushtimin tuaj. Beqarët mund të kenë një takim të papritur që do t’i surprizojë pozitivisht. Në punë, mund të lindë një mundësi e re bashkëpunimi që kërkon iniciativë dhe vendosmëri. Financat janë në një fazë të mirë, por është mirë të shmangni rrezikun e panevojshëm. Shëndeti është i qëndrueshëm, por kushtojini vëmendje të veçantë pushimit dhe qetësisë mendore. Sot është dita ideale për të vënë në zbatim një ide të re që keni menduar prej kohësh. Reflektoni mbi përparimin tuaj dhe mos hezitoni të kërkoni mbështetje kur është e nevojshme.

gijotina.com/

❌
❌