Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 January 202627.al

Gjirokastër/ Rrëshqitje dherash dhe bllokim rrugës, evakuohen disa familje –

By: 27
8 January 2026 at 08:46

Reshjet e dendura të shiut kanë qënë intensivisht prezent në qarkun e Gjirokastrës. Në aksin nacional Gjirokastër- Tepelenë, Shkalla e Zezë vazhdon të jetë i kalueshëm me një sens dhe lëvizja e automjeteve menaxhohet nga shërbimet e policisë.

Segmentet e tjera të rrugës nacionale janë të kalueshme, por ka prani uji në segmentet rrugore Gjirokastër-Kakavijë, Ura e Kardhiqit-Skërficë, Ura e Leklit-Këlcyrë. Rrugët e brendshme të qytetin ka akoma prani inertesh dhe në disa vende pranë banesave dhe rrugëkalimeve në lagjet Cfakë, Manalat, Dunavat dhe Granicë ka rrëshqitje dherash.

Mësohet se në fshatin Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie ka rrëshqitje dherash pranë 2 banesave Problematika janë krijuar dhe në rrugët rurale që lidhin fshatrat Dhoksat- Qesarat-Këllëz; Mingul e Gjat, në Njësinë Administrative Lunxhëri; si dhe fshatrat Tërbuq, Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie.

Një familje në lagjen Manalat është evakuuar nga banesa pasi që rrezikon nga rrëshqitjet e dheut dhe ku është sistemuar tek të afërmit.  Në Bashkinë Përmet, Njësia Administrative Piskovë, në fshatin Rapckë, ka rrëshqitje dherash pranë 2 banesave. Në Njësinë Administrative Frashër, rruga kryqëzimi i fshatit Kreshovë deri në fshatin Frashër ka rrëshqitje inertesh dhe bllokim në 3 vende. Në lagjen ”Sede”, Përmet për shkak të reshjeve të dendura dhe inerteve u përmbyten 4 banesa, nga të cilat 3 familje u sistemuan nga Bashkia në një konvikt dhe 1 familje u sistemua te të afërmit.

Në Bashkinë Këlcyrë, në fshatin Malëshovë ka rrëshqitje dherash. Në Bashkinë Tepelenë, pati bllokim të rrugës për në fshatin Mezhgoran, Njësia Administrative Qëndër, por pas ndërhyrjes nga bashkia rruga është bërë e kalueshme. Furnizimi me energji elektrike vijon te jete me shkeputje.

 

Zbardhet Kukësi nga dëbora, raportohen dëme në infrastrukturë dhe zona të izoluara –

By: 27
8 January 2026 at 08:28

Që në orët e para të mëngjesit, qyteti i Kukësit është zgjuar i zbardhur, ndërsa temperaturat kanë zbritur nën 0 gradë Celsius.
Bora ka krijuar shtresën e parë në territorin e qytetit, pa shkaktuar probleme apo dëme serioze në qarkullim.

Ndërkohë, reshjet e borës janë më të dendura në zonat e thella malore, si Valbona dhe Shishtaveci, ku trashësia e borës ka kaluar mbi 10 centimetra. Reshjet e shiut kanë sjellë vërshime dhe dalje të përrenjve e lumenjve nga shtrati, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore dhe duke izoluar qindra banorë.

Nga njoftimet zyrtare të Bashkisë Kukës, raportohen rrugë të bllokuara në njësitë administrative Zapod, Shishtavec, Topojan dhe Malzi. Gjithashtu janë konstatuar dëmtime në disa ura, përfshirë urën e fshatit Orgjost dhe urën në lagjen Drazh të njësisë administrative Bushtricë.

Në fshatin Malqenë, njësia administrative Ujmisht, rrëshqitja e shpatit rrezikon banesën e shtetasit Istref Hoxha. Po ashtu, në njësinë administrative Zapod, ka ndodhur shkarja e një masivi të madh shkëmbinjsh dhe inertesh, ndërsa ekipet janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e qarkullimit.

Autoritetet bëjnë me dije se po monitorojnë situatën në terren, ndërsa u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes, veçanërisht në zonat e thella malore dhe në akset rrugore të prekura.

Këmbimi valutor 8 Janar, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

By: 27
8 January 2026 at 08:24

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82 lekë dhe do shitet me 83 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 104 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.3 lekë dhe do shitet me 111.5 lekë.

Screenshot_7

 

Sa do të paguajmë? Fatura e re për taksën e ndërtesës, nga çmimet e referencës deri te sipërfaqja e apartamentit –

By: 27
8 January 2026 at 08:08

Brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë pritet të jenë të integruara në sistemin e ri informatik të Kadastrës Fiskale, i cili do të llogarisë automatikisht detyrimin për taksën mbi ndërtesën, si për individët ashtu edhe për bizneset.

Ky sistem do të përdoret nga bashkitë për të gjeneruar faturat e taksës mbi ndërtesën, të cilat do të përmbajnë të dhëna të detajuara për sipërfaqen e banimit, vlerën bazë të taksueshme dhe çmimin referues për metër katror. Të dhënat e detajuara për pasuritë e paluajtshme do të hidhen nga bashkitë dhe do të përpunohen automatikisht nga bashkitë në sistem.

Në manualin e përdorimit të sistemit informatik të Kadastrës Fiskale, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, është publikuar edhe modeli i ri i faturës për taksën mbi ndërtesën. Ndryshe nga fatura aktuale, fatura e re do të përfshijë më shumë detaje për llogaritjen e detyrimit që paguhet prej individëve dhe bizneseve.

Në faturën e re do të shënohen të dhënat për numrin e njësisë së ndërtesës, numrin e pasurisë të regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, çmimin e referencës sipas zonës kadastrale ku ndodhet prona, sipërfaqja e apartamentit, vlera e taksueshme e pronës (e cila llogaritet nga çmimi i referencës dhe sipërfaqja), si dhe detyrimi për taksën e ndërtesës.

Një shembull konkret i faturës është ai i zonës së Shëngjergjit në Tiranë, ku për një apartament me sipërfaqe 76 metra katrorë, me çmim referues 23,000 Lekë/m² dhe shkallën e taksës prej 0.05%, detyrimi i taksapagueses është llogaritur në 874 Lekë për vitin 2026. Fatura nuk përfshihen gjoba apo kamatëvonese, dhe afatet e pagesës janë të përcaktuara qartë.

Fatura ka logon e bashkisë, të dhënat për taksapaguesin dhe njësinë e ndërtesës, numrin e faturës, kodet e llogarive përkatëse për pagesë si dhe detyrimin për të paguar.

Aktualisht detyrimi për taksën e ndërtesës për individët shfaqet në faturën e ujin e të pijshëm dhe paguhet çdo muaj. Për bizneset detyrimi paguhet me dy këste. Afati i pagesës për këstin e parë është brenda datës 30 Qershor dhe për këstin e dytë brenda 31 Tetorit.

Të dhënat që do hidhen në sistem

Sistemi aktualisht nuk është ende plotësisht i integruar me të gjitha bashkitë, por pritet që brenda vitit të përfshijë të gjitha njësitë administrative në vend. Sipas manualit, në sistem, të dhënat radhiten sipas numrit të njësisë së ndërtesës dhe përdoruesit kanë mundësinë të ndryshojnë renditjen e tyre sipas atributëve të ndryshëm si: numri i njësisë së ndërtesës, numri i pronës në ASHK, sipërfaqja, kategoria e vlerës, përdorimi në ASHK, bashkia, njësia administrative, rruga, zona kadastrale, hyrja, kati, dera dhe statusi aktiv.

Në manualin e përdorimit shpjegohet se sistemi lejon regjistrimin e taksapaguesve për njësitë e ndërtesës që nuk kanë të dhëna për taksapaguesin, duke përdorur numrin personal për qytetarët, numrin e biznesit për subjektet tregtare, si dhe regjistrimin e taksapaguesve të huaj.

Metodologjia e llogaritjes së vlerës së pronës bazohet në sipërfaqen, çmimin mesatar referues, koeficientin për kategorinë e vlerës dhe koeficientin e privatizimit për pronat rezidenciale. Për njësitë që përdoren për banim dhe nuk kanë të dhëna për sipërfaqen, përdoret sipërfaqja e prezumuar. Vlera e pronës përcaktohet si më e larta mes disa vlerave të ndryshme si vlera e vlerësuar në masë, vlera në ZRPP, çmimi i shitjes, vlera e vetë-deklaruar dhe çmimi i ndërtimit për ndërtesat e papërfunduara.

Baza e taksës shumëzohet me shkallën e taksës të miratuar nga njësitë e vetëqeverisjes vendore sipas kategorive: 0.05% për banim; 0.2% për veprimtari ekonomike; 30% e shkallës për sipërfaqet e papërfunduara me leje ndërtimi Njësitë vendore mund të miratojnë nënndarje zonale për të rregulluar shkallën brenda kufijve +/− 30%.

Në rastet kur prona ka më shumë se një taksapagues, detyrimi ndahet në përpjesa takuese për secilin prej tyre. Popullimi dhe monitorimi i të dhënave do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, duke siguruar një administrim të saktë dhe të qëndrueshëm të procesit të mbledhjes së taksave.

Brenda vitit 2026 në kadastrën fiskale parashikohen të regjistrohen të dhënat për rreth 2.5 mln pasuri të paluajtshme. Ndërsa zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, që ishte planifikuar të hynte në fuqi në vitin 2026, do të shtyhet me dy vite të tjera dhe pritet të nisë zbatimin në vitin 2028.

Nga Ministria e Financave mësohet se po hartohet një projektligj tërësisht i ri, i cili do të miratohet në vitin 2026, ndërsa do të nisë të zbatohet bashkë me Kadastrën Fiskale nga 2028. Shtyrja vjen pas konsultimeve dhe përgatitjeve të nevojshme për të ndërtuar një sistem të ri taksimi, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme./Monitor.al

 

Aksident i rëndë në Gjermani/ Plagosen gjashtë shqiptarë të një familjeje, tre prej tyre fëmijë të mitur –

By: 27
8 January 2026 at 07:58

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në zonën Liedermatte, në Waldshut–Tingen të Gjermanisë, pranë kufirit me Zvicrën, ku janë plagosur gjashtë persona, anëtarë të një familjeje shqiptare, mes tyre tre fëmijë të mitur.

Sipas mediave gjermane, një kamion është përplasur me automjetin në të cilin udhëtonte familja shqiptare, e cila po kthehej nga Kosova drejt vendbanimit të saj në Gjermani. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00, vetëm pak minuta para mbërritjes në destinacion.

Nga përplasja janë plagosur pesë anëtarët e familjes shqiptare – dy prindërit dhe tre fëmijët e tyre të vegjël – si dhe drejtuesi i kamionit. Të aksidentuarit kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa një person mbeti i bllokuar në automjet dhe u nxor nga zjarrfikësit.

Familja shqiptare është me origjinë nga fshati Ratkoc i Rahovecit. Fëmijët e plagosur janë të moshës nga pesë muaj deri në tre vjeç. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, disa prej të lënduarve, përfshirë fëmijët, janë transportuar me helikopterë shpëtimi drejt spitaleve të specializuara për fëmijë.

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Janar 2026 –

By: 27
8 January 2026 at 07:52

Dashi

Sot mund të ndiheni pak keq dhe ka shumë gjasa të dëshironi të qëndroni në shtëpi. Të rrini para televizorit duket shumë më joshëse sesa të dilni për të bërë shoqëri. Megjithatë, miqtë mund të përpiqen t’ju bindin të festoni me ta.

Demi

Një mik i ngushtë ose partner dashurie mund të ndihet pak i trishtuar dhe për këtë arsye mund t’ju telefonojë duke kërkuar mbështetje. Do t’i jepni shumë ndihmë këtij personi në këtë mënyrë, por mos e lejoni mikun tuaj t’ju shpërqendrojë nga gjërat e tjera që duhet të bëni.

Binjakët

Për shkak të energjisë së shpejtë që të ka pushtuar kohët e fundit, e ke pasur të vështirë të ndalesh dhe të planifikosh. Tani është koha të frenosh dhe të përqëndrohesh. Mendo se ku po shkon përpara se të “shtypësh pedalin” dhe të ngasësh pa qëllim.

Gaforrja

Keni një mundësi të shkëlqyer për të takuar miq të rinj. Nëse jeni duke kërkuar takimin perfekt romantik, mund ta gjeni në vende të tilla si qendrat sportive ose vende të tjera ku njerëzit janë të gatshëm të punojnë së bashku si ekip. Duhet të jeni në gjendje të flisni dhe të krijoni rrjete me të tjerët për efekt maksimal.

Luani

Energjia astrale ju inkurajon të falni dhe të harroni një problem të kohëve të fundit në një marrëdhënie të ngushtë dashurie. Ndërsa mund të keni dëshiruar një lloj shpjegimi ose të paktën një kërkimfalje, tani pyesni veten se për çfarë ishte gjithë kjo bujë dhe ndiheni shumë më mirë. E kuptoni se ajo që ndodhi nuk ishte një sulm personal, por një keqkuptim i vërtetë.

Virgjëresha

Energjia astrale ju inkurajon të përpiqeni ta kuptoni pak më mirë një person të caktuar. Në fakt, mund të filloni të vini në dyshim motivet tuaja se pse jeni në një marrëdhënie me të në radhë të parë. Jo sepse nuk po shkon mirë, por sepse nuk jeni të sigurt se ku po shkon.

Peshorja

Mund të përjetoni një kohë kur mund të ndiheni shumë të dashuruar me një person të caktuar. Mund të mos e keni kuptuar plotësisht se sa të fuqishme ishin ndjenjat tuaja deri më sot, kur një situatë e caktuar i nxjerr ato në sipërfaqe. Edhe pse kjo është një përvojë shumë intensive, do të ishte e mençur të mos e lini të kontrollojë jetën tuaj, pasi mund të jetë gjithashtu shumë shkatërruese.

Akrepi

Partneri/partnerja juaj mund të shfaqë karakteristika të caktuara që ju nuk e dinit se i posedonte. Ndikimet qiellore po nxjerrin në sipërfaqe disa ekstreme të sjelljes dhe do të ishte mirë të flisnit për to nëse do të kishit mundësi.

Shigjetari

Ndikimet qiellore nxjerrin në pah disa ndjenja të fshehura thellë brenda jush. Pavarësisht nëse kjo nxitet nga një ngjarje e caktuar apo jo, mund të vijë si një surprizë e vërtetë. Do të ishte mirë nëse do të mund t’i diskutonit këto gjëra me dikë afër jush, siç është partneri, pasi keni tendencë të mendoni vetëm në këto lloj rrethanash.

Bricjapi

Ndikimet qiellore mund të sjellin shfaqje dramatike. Nëse keni ndjerë kufizime nga një marrëdhënie e caktuar ose keni dëshiruar të çliroheni prej saj për njëfarë kohe, mund të mos jeni më në gjendje t’i fshihni ndjenjat tuaja. Emocionet mund të jenë shumë të forta. Është më mirë të jeni të sinqertë sesa ta lini të zgjasë pa pushim.

Ujori

Pozicionimi qiellor tregon se mund t’ju duhet të veproni me shumë kujdes kur i qaseni një çështjeje problematike që ju përfshin si ju ashtu edhe një të afërmin tuaj. Edhe pse në sipërfaqe mund të mos duket aq e vështirë, ndërsa filloni ta diskutoni, mund të habiteni nga thellësia e ndjenjave që sjell.

Peshqit

Pavarësisht se sa shumë përpiqeni të mos tregoni ndjenjat tuaja, diçka mund të dalë në sipërfaqe sot. Ndikimet qiellore tregojnë se nuk do të jeni në gjendje t’i fshihni emocionet tuaja pas një fasade të ëmbël dhe të gëzueshme. Kjo do të sqarojë situatën dhe do të çojë në disa ndryshime shumë të nevojshme.

 

Parashikimi i motit për sot, 8 Janar 2026 –

By: 27
8 January 2026 at 07:35

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar do te kete  në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës.

Hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët deri në orët e pasdites në qendër dhe jug.

Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës stuhi bore, në verilindje-lindje në lartësitë mbi 100 metër dhe juglindje mbi 300-400 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mestar.

Ndërsa në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 400-500 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s.

Screenshot_1

Screenshot_2

 

Man City humb dy pikë të mëdha ndaj Brighton, Bërnli i Brojës kënaqet me 1 pikë ndaj Mançester Junajtid (Rezultatet) –

By: 27
7 January 2026 at 23:38

Erling Haaland u rikthye në formën e tij të shënimit me golin e tij të 150-të kundër Manchester Cityt – por sfida e skuadrës së tij për titullin e Premier League po shkatërrohet, me Brighton që i mban ata në një barazim të tretë radhazi.

Skuadra e Pep Guardiolës ka pasur një fillim të dobët të vitit, me rezultate të dobëta dhe lëndime të lojtarëve kyç që ia kanë lënë iniciativën Arsenalit, i cili mund të shkojë tetë pikë larg në krye nëse mposht Liverpoolin të enjten.

Brighton po kërkonte të përfitonte nga mbrojtja e improvizuar e Cityt dhe Pascal Gross gjeti hapësirë ​​për të shënuar me kokë në portë, e cila u prit nga Gianluigi Donnarumma, me gjermanin që nuk arriti ta shndërronte në gol.

Georginio Rutter më pas e liroi Ferdi Kadioglu me një pasim nga mesi i fushës, por lojtari ndërkombëtar turk mundi të gjuante vetëm drejt portierit gjigant italian Donnarumma.

“Pulebardhat” po shfrytëzonin boshllëqet në mbrojtjen kundërshtare – Rutter vrapoi vetë për t’u larguar nga porta, por u pengua nga ndërhyrja e shkëlqyer dhe e fundit e Abdukodir Khusanov.

Kjo ishte vetëm hera e tretë në karrierën e shkëlqyer si trajner i Guardiolës që ai barazoi tre ndeshje radhazi, por ata ishin shumë pranë rrëmbimit të fitores ndërsa vazhduan në pjesën e dytë.

Haaland, i cili kishte shënuar golin e tij historik në pjesen e parë, shënoi një goditje me kokë e cila u largua nga vija e portës dhe më pas pa një gjuajtje të ulët të penguar nga Bart Verbruggen përpara se të gjuante në rrjetën anësore.

City, i cili u përball me disa tallje në fund, duket shumë larg ekipit që e mbylli vitin 2025 me tetë fitore radhazi – dhe Guardiola ka punë për të bërë për të galvanizuar skuadrën e tij të dobësuar.

Por Brighton dështoi në shumicën e rasteve të tyre dhe e pagoi këtë, pasi City mori epërsinë në minutën e 41-të.

Lojtari yll Haaland shënoi një penallti dhe shënoi golin e 35,000-të të Premier League që nga fillimi i saj në vitin 1992, pasi Jeremy Doku u rrëzua në zonë nga Diego Gomez – gjyqtari e akordoi penalltinë vetëm pasi e shikoi atë në monitorin e fushës.

Kapiteni Bernardo Silva e preu shtyllën në pjesën e dytë, ndërsa vendasit kërkuan të rrisnin epërsinë e tyre, por djemtë e Fabian Hurzeler u kundërpërgjigjën me një gjuajtje të bukur të Kaoru Mitoma nga skaji i zonës.

Brighton dhe tifozët e tyre të zjarrtë nga bregu jugor do të mbeten të zhgënjyer me një barazim – City ishte aty për të fituar, por nuk arritën ta përfundonin punën.

Si nuk shënuan në pjesën e parë do të mbetet një mister – atyre iu dhanë raste të shkëlqyera për të cilat ekipet e tjera që vizitojnë stadiumin Etihad vetëm mund të ëndërrojnë.

Kadioglu dhe Rutter ishin të dy fajtorë, por Mitoma arriti t’i barazonte me një goditje të këndshme, të dërguar në cepin e poshtëm, jashtë mundësive të Donnarumma-s.

Gomez humbi në mënyrë të jashtëzakonshme kur u kap nga Mitoma disa jardë larg portës, dhe të dyja ekipet u detyruan të kënaqeshin me nga një pikë.

Wilson mposht Chelsean përpara trajnerit të ri Rosenior

Trajneri i ri i Chelseat, Liam Rosenior, e ndoqi nga tribunat golin e Harry Wilson që dënoi ekipin e tij me humbje kundër rivalëve të Londrës perëndimore, Fulham, në Craven Cottage.

Rosenior nuk u emërua në kohë për të marrë drejtimin, por mori një mandat mbikëqyrës dhe mund të ketë pasur frikë nga më e keqja kur Marc Cucurella u përjashtua në fillim të ndeshjes.

Chelsea mbeti prapa me goditjen me kokë të Raul Jimenez pas 55 minutash, por Rory Delap barazoi pasi topi u kthye nga shtylla nga një rutinë këndi.

Me nëntë minuta të mbetura, Wilson mposhti Jorrel Hato me një prekje të zgjuar brenda zonës së penalltisë përpara se ta çonte topin me gjysmë volej në këndin e majtë përtej Robert Sanchez.

Megjithatë, nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Calum McFarlane, Chelsea kishte një mal për të ngjitur që nga minuta e 22-të kur Cucurella rrëzoi Wilson dhe iu dha kartoni i kuq për një faull profesional.

Ishte përjashtimi i tetë i Chelseat për këtë sezon, përfshirë një për ish-trajnerin Enzo Maresca, i cili u konsiderua se festoi tepër në tetor pas një fitoreje në minutën e fundit kundër Liverpoolit.

Në ekipin mysafir kishte zemërim, me një banderolë ‘BlueCo jashtë’ të shfaqur dhe brohoritje kundër pronarëve, ndërsa ata shikonin ndeshjen së bashku me trajnerin e tyre të ri, Rosenior.

Humbja do të thotë që Chelsea bie në vendin e shtatë në Premier League, poshtë Brentford, ndërsa Fulham bashkohet me ta me 31 pikë nga 21 ndeshje.

Bërnli i Brojës kënaqet me 1 pikë ndaj Mançester Junajtid

Bërnli i Armando Brojës, barazoi me shifrat 2 me 2 ndaj Mançester Junajtid, në duelin e vlefshëm për javën e 21-të të Premier Ligës angleze. Ylli i Kombëtare shqiptare, zhvilloi 76 minuta dinjitoze, teksa më pas u zëndësua nga Foster.

Edhe pse gjatë gjithë kohës ndiqej këmba këmbës nga argjentinasi Martinez, Broja arriti të ndihmonte skuadrën me dyluftimet e vazhdushme si dhe depërtimet nga krahët.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1 me 0, falë autogolit të Heven, ndërkohë që Junajtid përmbysi përkohësisht shifrat me Sheshkon në minutat 50 dhe 60, teksa për golin e barazimit mendoi Antoni në minutën e 66-të.

 

Në ndeshjet e tjera:

Barnes shënon golin e fitores në minutën e 102-të për t’i dhënë Newcastle një fitore të jashtëzakonshme 4-3 ndaj Leeds.

Bournemouth 3-2 Tottenham – Semenyo shënon golin e fitores në minutën e 95-të.

Fulham 2-1 Chelsea, Everton 1-1 Wolves

Evertoni mbeti me nëntë lojtarë, ndërsa Wolverhampton Wanders vazhdoi përmirësimin e tij të fundit, me golin e adoleshentit emocionues Mateus Mane që i dha një pikë në stadiumin Hill Dickinson.

Michael Keane dhe Jack Grealish u përjashtuan të dy në një përfundim kaotik që pa ekipin e fundit në renditje, Wolves, i cili me siguri ishte i dënuar të binte nga kategoria, pothuajse të rrëmbente fitoren në minutën e fundit.

Crystal Palace 0-0 Aston Villa

Sfiduesit për titull, Aston Villa, humbën një shans për ta ngushtuar diferencën me Arsenalin në tre pikë, teksa skuadra e Crystal Palace, e cila u përball me lëndime, barazoi pa gola në Selhurst Park.

Palace nuk ka fituar asnjë ndeshje lige para tifozëve të saj në shtëpi që kur mposhti Brentfordin më 1 nëntor, dhe seria e tyre e përgjithshme pa fitore u zgjerua në gjashtë ndeshje të Premier League me këtë rezultat.

Brentford 3-0 Sunderland Igor Thiago shënoi dy herë për të vazhduar formën e tij të shkëlqyer së fundmi, teksa Brentford e mposhti Sunderlandin në Gtech Community Stadium për t’u renditur në vendin e pestë në Premier League.

Gijotina.com/

Yesterday — 7 January 202627.al

Rama më ka ofruar të jem zv/kryeministër, m’u afrua dy herë pas zgjedhjeve! –

By: 27
7 January 2026 at 22:42

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka bërë deklarata të forta në studion e emisionit “Oponencë” në News24, ku ka folur për zhvillimet politike në vend dhe protestën e tij disa javore përpara Kryeministrisë.

Lapaj zbuloi se i është ofruar një post i lartë qeveritar nga kryeministri Edi Rama, ofertë të cilën ai thotë se e ka refuzuar.

Sipas Lapajt, në datën 30 qershor dhe gjatë javës së dytë të korrikut, kryeministri Rama i ka bërë dy herë ofertë për t’u bashkuar me qeverinë. “Më është ofruar posti i zëvendëskryeministrit dhe dy ministri, njëra prej tyre Ministria e Bujqësisë. Këtë nuk e mohojnë dot, le të dalë ta mohojë,” u shpreh ai.

Lapaj theksoi se oferta është paraqitur si pjesë e tezës për krijimin e një qeverie me bazë të gjerë, me qëllim përshpejtimin e integrimit evropian dhe për të krijuar, sipas tij, “nuanca demokratike”, duke përfshirë të rinjtë në politikë dhe në strukturat qeverisëse.

Megjithatë, kreu i “Shqipëria Bëhet” deklaroi se pranimi i një oferte të tillë do të përbënte tradhti ndaj idealeve që përfaqëson. “Nëse do të shkoja atje, do të tradhtoja idealet e mia. Nuk do të mund t’i shihja prindërit e mi në sy,” tha Lapaj, duke shtuar se një vendim i tillë do ta vinte përballë një zhgënjimi personal dhe moral.

Ai shtoi se, sipas tij, qëllimi i vërtetë i kësaj oferte ishte politikisht i kalkuluar. “Pas gjashtë muajsh do të ishim hedhur jashtë. Qëllimi ishte të na digjnin politikisht dhe të na nxirrnin jashtë,” deklaroi Lapaj, duke e cilësuar ofertën si një tentativë për neutralizimin e lëvizjes së tij dhe dobësimin e opozitës së re.

“Po vlerësohen dëmet”, Kryeministri Rama tregon dy hidrovorët e Bashkisë Durrës duke punuar –

By: 27
7 January 2026 at 22:06

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të dy hidrovoret e Bashkisë Durrës po punojnë me kapacitet të plotë dhe ndërhyrjet në terren vijojnë pa ndërprerje. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se paralelisht, ka nisur edhe procesi i vlerësimit të dëmeve materiale. Kryeministri theksoi gjithashtu se të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë dhe do të vijojnë punën gjatë gjithë natës për të mbajtur situatën nën kontroll.

“Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, së bashku me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, në hidrovorin e ri të Porto Romanos. Të dy hidrovoret e Bashkisë Durrës po punojnë me kapacitet të plotë dhe ndërhyrjet në terren vijojnë pa ndërprerje. Paralelisht, ka nisur edhe procesi i vlerësimit të dëmeve materiale.
Të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë dhe do të vijojnë punën gjatë gjithë natës për të mbajtur situatën nën kontroll,” shkruan Rama në Facebook.

gijotina.com/

Barazim 2-2 me Veronën në “Maradona Stadium” , Lorenzo shpëton Napolin nga humbja –

By: 27
7 January 2026 at 21:52

Java e 19 e kampionatit italian përkon me një frenim të fortë të Napolit ndaj Veronës. Në Maradona Stadium skuadra kampione e Italisë nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 me skuadrën veroneze në një ndeshje u Di Lorenzo u bë heroi i skuadrës së tij, teksa evitoi disfatën e Napolit.

Të besuarit e Antonio Contes e nisën shumë keq ndeshjen dhe në 45 minutat e para e panë veten në disavantazhin e dy golave; në minutën e 16 Frese shënoi golin e parë për Veronën, ndërsa në të 27 ishte Orban me 11 metërsh. Por në pjesën e dytë, Verona nuk diti të ruajë avantazhin 2-0 të 45 minutave të para.

Kampionët e Italisë u hodhën në sulm dhe arritën të shkurtojnë diferencën në 2-1 me Scott McTominay. Më pas Napoli pa që t’i anuloheshin 2 gola që do të barazonin rezultatin, por në minutën e 82, mendoi kapiteni Di Lorenzo të shpëtojë skuadrën e tij teksa shënoi golin e barazimit 2-2 me Napolin që nga njëra anë fitoi një pikë të artë, por në anën tjetër regjistroi dy pikë të tjera të humbura.

gijotina.com/

Trekëndëshi Dubai-Holandë-Tiranë, SPAK zbulon shifra dhjetëra mln euro në kriptovalutë të grupit nga Elbasani –

By: 27
7 January 2026 at 21:38

Guardia Civil spanjolle kuptoi që ajo që kishte në dorë ishte një “faturë dore” e një rrjeti global që lëvizte miliona euro nga trafiku i drogës përmes një sistemi financiar paralel, të padukshëm për bankat, por të lexueshëm për ata që dinin të interpretonin kodin dixhital të botës së krimit.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe pasja në vëmendje e parasë dixhitale është hapi domosdoshëm që ky sektor të mos mbulohet me vellon e pastrimit të parave dhe e një sektori të errët. Kriptovaluta nuk domosdoshmërisht është një sektor i errët,” u shpreh Nadia Elbasani, pedagoge.

“SPAK ka vendosur sekuestro mbi asete dixhitale, që kanë qenë në bitcoin apo kriptomonedha të tjera, kjo falë edhe bashkëpunimit me organet ligjzbatuese të huaja. Por gjithmonë vetëm në momentet që është realizuar exchange. Pra kemi atë palën e tretë që është exchange, i cili vetëm në këtë rast bëhet identifikimi i personit që dërgon dhe personit që pret,” u shpreh avokati Dritan Jahaj.

Pas sekuestrimit të atyre kartëmonedhave, autoritetet spanjolle njoftuan Europol-in. Ajo që u zbulua më pas ishte shumë më e madhe: rrjeti kishte degëzime në Dubai, Holandë dhe Shqipëri.

Në këtë fazë, në lojë hyn SPAK. Duke bashkëpunuar me Europol, hetuesit shqiptarë nisën të gjurmonin transaksione dixhitale që kalonin nëpër “wallet”-e të enkriptuara. Çdo monedhë virtuale mbartte historinë e një rruge të errët financiare, nga trafiku i kokainës e deri te investimet në vila dhe biznese në dukje të ligjshme në vendin tonë.

“Në një rast të tillë duhet të jetë e domosdoshme që subjektit që i është sekuestruar dhe po hetohet nga organi i prokurorisë për pastrim të produktit të veprës penale t’i duhet që ai të konfirmojë se është përdoruesi i atij portofoli, të japë të dhënat e tij, të tregojë transaksionet që realisht ka kryer dhe ka përfituar të ardhura nga ky wallet që ai menaxhon, dhe gjëja kryesore është që të identifikojë burimin kryesor, pra momentin fillestar që ai ka investuar në blerjen e këtyre kriptomonedhave,” u shpreh avokati Dritan Jahaj.

“Deri tani ka pasur një rezultat shumë të mirë në gjurmimin e portofolëve që kanë bërë transaksione të fshehta, me qëllim për të fshirë para apo për të fshehur investimet e tyre që kanë në kriptomonedha. Por gjithmonë është mënyra se në një pikë duhet që portofoli dixhital, i paidentifikuar, të lidhet me personin,” u shpreh Dorian Kane, ekspert i kriptomonedhave.

Falë këtij operacioni u zbulua një rrjet i fshehtë, ku çdo klikim në blockchain shërbente për të larë gjakun dhe paratë e krimit. Nga Spanja në Tiranë, SPAK dhe Europol sekuestruan mbi 35 milionë euro: 25 milionë në Spanjë dhe 10 milionë të tjerë u sekuestruan me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri, duke goditur thelbin e “bankave të nëndheshme” të krimit të organizuar.

Për herë të parë, autoritetet shqiptare po përballeshin me një realitet të ri hetimor, ku prova nuk ishte më një dosje fizike apo një llogari bankare. Ishte një kod në blockchain, një zinxhir transaksionesh që mund të gjurmohej vetëm nga ekspertët e kibernetikës dhe financës kriminale.

Gjermania, aktakuzë ndaj kreut të grupit të Amant Josifi –

By: 27
7 January 2026 at 21:18

Prokuroria e Përgjithshme e Bambergut, Zyra Qendrore për Krimin Kibernetik të Bavarisë, ka ngritur aktakuzë kundër një personi të dyshuar si kreu i një rrjeti mashtrimi që vepronte ndërkombëtarisht, i njohur si “Milton Group”. Personi 50-vjeçar, shtetas izraelit dhe gjeorgjian, akuzohet se ka shkaktuar një dëm financiar prej rreth 230 milionë eurosh. Kjo bëhet e ditur në një njoftim të Zyrës Qendrore për Krimin Kibernetik të mërkurën.

Vetëm në hapësirën gjermanofolëse, mbi 1000 persona thuhet se kanë rënë viktimë e “Milton Group”. Meqenëse mes viktimave ka edhe persona nga Oberfranken, Inspektorati i Policisë Kriminale në Oberfranken është i përfshirë intensivisht në hetimet që po zgjasin prej vitesh, siç deklaroi Thomas Goger, Kryeprokuror në Prokurorinë e Përgjithshme të Bambergut.

Sipas informacioneve tona, i akuzuari është Mikheil B. Ai u arrestua në gusht 2023 në Armeni dhe në maj 2024 u ekstradua në Gjermani. Që prej asaj kohe ndodhet në paraburgim në një burg bavarez. Se cili saktësisht, nuk bëhet publik për arsye sigurie.

Procesi ndaj 50-vjeçarit do të zhvillohet para Dhomës së Krimeve Ekonomike Kibernetike të Gjykatës Rajonale të Bambergut. Seanca e parë publike është planifikuar për 15 janar, konfirmoi një zëdhënës i gjykatës. Aktualisht janë parashikuar dymbëdhjetë seanca.

Personi, i cili nuk ka dënime të mëparshme në Gjermani, dyshohet se nga viti 2014 deri në një aksion të gjerë kontrollesh në nëntor 2022, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që operonte disa call-centera në vende të ndryshme (Shqipëri, Gjeorgji, Maqedoni e Veriut, Ukrainë), sipas Zyrës Qendrore për Krimin Kibernetik.

Në mashtrimet me cyber-trading, autorët u paraqisnin viktimave platforma digjitale të rreme për tregtimin e instrumenteve të ndryshme financiare. “Kapitali i investuar zakonisht humbiste plotësisht”.

Mikheil B. thuhet se nga fundi i vitit 2014 deri në maj 2019 ka drejtuar një call-center në Tiranë (Shqipëri) me rreth 600 punonjës. “Ky call-center ka shpërndarë të paktën 28 platforma dhe ka dëmtuar rreth 180 persona nga Gjermania, Austria dhe Zvicra, me një dëm total prej rreth tetë milionë eurosh”, njofton autoriteti gjyqësor.

Dëmi real mendohet të jetë shumë herë më i lartë. Dokumentet e kontabilitetit të sekuestruara tregojnë se vetëm për periudhën janar 2018 – maj 2019, dëmi në Gjermani arrin në rreth dhjetë milionë euro, ndërsa në nivel botëror rreth 50 milionë euro.

Gjithashtu, në vitet 2017 dhe 2018, specialistë IT me porosi të të akuzuarit kanë zhvilluar një program për cyber-trading mashtrues me emrin “PumaTS”.

Mikheil B. thuhet se fillimisht e ka përdorur këtë program në call-center-in e tij dhe më pas – deri në bastisjen e nëntorit 2022 – e ka shpërndarë nga Tbilisi i Gjeorgjisë.

“Në bazë të këtij programi, klientët kanë operuar rreth 400 platforma mashtruese.” I akuzuari dyshohet se ka kontribuar kështu që 540 persona nga hapësira gjermanofolëse të humbnin rreth 44 milionë euro. Edhe këtu, dëmi i fshehtë mendohet të jetë dukshëm më i madh. Vetëm për periudhën shkurt 2019 – dhjetor 2020, bazuar në dokumentet e kontabilitetit, llogaritet një dëm total prej të paktën 130 milionë eurosh.

Në total, Zyra Qendrore për Krimin Kibernetik ia atribuon të akuzuarit një dëm të provuar nga kallëzime penale prej rreth 52 milionë eurosh dhe një dëm të fshehtë prej rreth 180 milionë eurosh. Vetë B. thuhet se ka përfituar rreth 29 milionë euro.

Ai duhet të përgjigjet për akuzat e mashtrimit të kryer në mënyrë të vazhdueshme dhe në bashkëpunim kriminal. Për secilin nga dy komplekset e veprave penale, parashikohen dënime me burg nga një deri në dhjetë vjet.

Ndërkohë, edhe anëtarë të tjerë të “Milton Group” janë në fokus të ndjekjes penale. Bëhet fjalë për një nga “rrjetet më të mëdha ndërkombëtare të mashtrimit”, ndaj të cilit Zyra Qendrore për Krimin Kibernetik të Bavarisë po heton në fushën e mashtrimeve të organizuara online me investime, sipas Goger. Vetëm në dhjetor 2025, një drejtues nga një call-center i grupit në Maqedoninë e Veriut është dënuar përfundimisht me katër vjet burg.

Në hetimet kundër këtij rrjeti mashtrimi, përveç Inspektoratit të Policisë Kriminale për Detyra Qendrore të Oberfrankenit, janë të përfshira edhe autoritete nga Saksonia. Gjithashtu, është krijuar një grup hetimor ku marrin pjesë edhe autoritetet e ndjekjes penale nga Shqipëria dhe Gjeorgjia., raporton Frankenpost.

Kujtojmë se Amant Josifi, kreu i organizatës kriminale ndërkombëtare të mashtrimit ‘Milton Group’ për Shqipërinë, vijon aktivitetin kriminal në Dubai, ku është strehuar për t’i shpëtuar arrestimit, si njeriu më i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe spanjolle si arkitekti i ngritjes së rrjetit më të frikshëm të mashtrimit me investimet e parave në bursat online.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka dërguar kërkesën për gjykim për procedimin penal nr.301, të vitit 2021, me të pandehur shtetasit Adrian Korriku, Irisa Puca, Merxhan Çeliku, Endri Bulku, Erlind Cekaj, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në formën e veçantë të bashkëpunim atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/1, dhe 334/1, të Kodit Penal.

Ky procedim ka filluar mbi bazën e kërkesës për ndihmë juridike të autoriteteve spanjolle të drejtësisë, përkatësisht Gjykatës së Shkallës së Parë Nr. 2, La Seu d’Urgell (UPSD 2), në kuadër të çështjes penale Nr. 19/2018, për veprat penale “Mashtrimi”, dhe “Organizatë Kriminale”, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Spanjës.

Mbi bazën e kësaj kërkese për ndihmë juridike, Prokuroria e Posaçme, regjistroi procedimin penal nr.301/2021. Pas regjistrimit të këtij procedimi penal, në koordinim me Eurojust, Shqipëria është bërë pjesë e Skuadrës së Përbashkët Hetimore, të krijuar në datë 27 Prill 2021, në përbërje të së cilës janë autoritetet gjyqësore të Spanjës, Gjermanisë, Suedisë, Finlandës, Letonisë, Ukrainës, Gjeorgjisë, Maqedoni e Veriut, etj.

gijotina.com/

Shoferi shqiptar aksidentoi për vdekje studenten greke në Selanik, familja hedh në gjyq edhe pasagjerin –

By: 27
7 January 2026 at 19:50

Gjyqi i 23-vjeçarit shqiptar që ishte në timonin e makinës që përplasi dhe plagosi për vdekje studenten 21-vjeçare Emma Karyotaki në nëntor 2022, në zonën e Kamaras, në qendër të Selanikut, është shtyrë deri në shtatorin e ardhshëm.

Dy vjet pasi shoferi 30-vjeçar i makinës fatale u dënua me 16.5 vjet burg në shkallën e parë, prindërit e Emmës e gjetën veten përsëri në gjykatat penale të Selanikut – këtë herë pas një padie që ngritën kundër pasagjerit, për strehim të një krimineli.

Tani, edhe 23-vjeçari pasagjer, i cili u shpall i pafajshëm nga Këshilli Gjyqësor kompetent për bashkëpunim në veprimet e kryera ndaj shoferit, akuzohet, sipas padisë, për mosinformim të autoriteteve, as për pengim të shoferit të dënuar të largohej nga vendi i aksidentit.

Gjyqi ishte planifikuar të zhvillohej sot në Gjykatën e Kundërvajtjeve me Anëtar të Vetëm të Selanikut, por u shty, pasi vendimi në lidhje me kërkesën për dëmshpërblim – për shkak të vuajtjes psikologjike- të ngritur kundër pasagjerit, është në pritje të shqyrtimit në gjykatat civile.

Ky zhvillim shkaktoi një reagim të fortë nga nëna e Emmës, e cila akuzoi gjykatën për mohim të drejtësisë.

“Studentja fatkeqe e Shkollës Veterinare, me origjinë nga Kreta, ishte shtruar pas aksidentit për pesë ditë, në repartin e kujdesit intensiv të Spitalit Papageorgiou, ku më në fund dha frymën e fundit. Duke demonstruar madhështi shpirti dhe pavarësisht zisë së tyre të thellë, prindërit vendosën të dhuronin organet e vajzës së tyre”, shkruan media greke.

Shoferi 30-vjeçar, me origjinë nga Shqipëria, u dënua në dhjetor 2023 nga Gjykata me Tre Anëtarë për Çështjet Penale të Selanikut dhe që atëherë ka mbetur i burgosur.

Gjykata e shkallës së dytë është përcaktuar të mbahet në muajt në vijim. Sipas aktakuzës, ai kishte zhvilluar shpejtësi të tepërt, e cila arriti në 104 km/orë (me një limit të lejuar prej 50 km/orë), ndërsa makina, e cila nuk ishte e tija, ishte teknikisht e pasigurt dhe e rrezikshme, pasi i ishte nënshtruar modifikimeve me qëllim shumëfishimin e fuqisë së saj.

gijotina.com/

Duan 10 milionë euro për Ernest Muçin –

By: 27
7 January 2026 at 19:28

Trajneri i Trabzonsporit, Fatih Teke, ka folur pas humbjes 4 me 1 ndaj Gallatasarajt në Superkupën e Turqisë. Tekniku turk u pyet për merkaton dhe tregoi revoltë sa u përket kërkesave të klubeve, për lojtarët që duan të afrojnë.

Nga Teke u përmend shifra 10 milionë euro. Sipas tij, nuk është e arsyeshme për transferimin e një lojtari te Trabzonspori.

Muçi është mesfushori ofensiv dhe numri 10 i skuadrës. Teke ndërkohë zbuloi se dëshira e tij është që të ketë një tjetër numër 10 në skuadër. Kjo është mënyra e vetme, që ekipi të jetë i kompletuar edhe në rast dëmtimesh.

“Kemi nevojë për të paktën dy mbrojtës qendre. Nuk kemi alternativa për mbrojtësin e djathtë dhe të majtë. Kemi mungesë edhe në krahë. Këto na duhen urgjentisht. Po të kishim para, do të doja një mesfushor dhe një numër 10. Nëse ndodh diçka me lojtarët tonë, do të kemi mungesa të mëdha. Kjo skuadër është e re dhe e sapo formuar. Aktualisht kam edhe lojtarë që dua të largohen. Qëndrimi im për transferet është ta çojmë lojën tonë një hap më përpara,

Jemi në kontakt me klubet e lojtarëve që na pëlqejnë për sa i përket transferimeve, por çmimet nuk janë të arsyeshme. Na pëlqen lojtari, por kërkojnë 10 milionë euro dhe kjo nuk realizohet. Na mbeten lojtarë të përkohshëm dhe 3-5 muaj nuk mjaftojnë për t’i bërë ata të kompletuar.

Duhet të marrim një lojtar të kompletuar, por kjo duket e vështirë. Nëse nuk arrijmë ta bëjmë këtë, do të hasim vështirësi në çdo ndeshje. Edhe me dëmtimin më të vogël… Tashmë kemi dëmtime dhe mangësi”, u shpreh trajneri i Trabzonsporit për merkaton.

gijotina.com/

Vetëm 220 vetë nisen drejt Rinasit, të tjerët kthehen pas –

By: 27
7 January 2026 at 18:46

Rreth 400 pasagjerë, të cilët udhëtonin nga Bergamo dhe Bologna drejt Aeroportit të Rinasit, mbetën të bllokuar për shkak të motit të keq në aeroportin e Brindisit.

Nga informacionet e fundit, 220 prej tyre tashmë po hyjnë në traget për t’u nisur drejt Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër janë kthyer pas.

Pasagjerët, të cilët kishin si destinacion përfundimtar Shqipërinë, kanë qëndruar për orë të tëra në aeroportin e Brindisit. Për shkak të mungesës së informacionit dhe zgjidhjeve nga kompania ajrore, ata kanë protestuar duke penguar edhe zhvillimin normal të proceseve dhe shërbimeve në aeroportin e Brindisit.

Sipas pasagjerëve, kompania ajrore Wizz Air i ka braktisur, duke i lënë në aeroport pa akomodim, transport alternativ apo sqarime të qarta për vazhdimin e udhëtimit.

Hidrovori 20 MLN Euro nuk punon/ Dëme nga uji në Durrës në 1400 shtëpi dhe biznese, banorët: S’kemi asnjë ndihmë! –

By: 27
7 January 2026 at 18:30

Pasojat e përmbytjeve në Durrës janë katastrofike. Sipas të dhënave zyrtare, numërohen 953 banesa dhe 337 biznese të përmbytura. Janë evakuuar dhe po qëndrojnë në konvalishencë prej dy ditësh 160 banore. Zonat më të goditura janë ish-Këneta, Shkozeti (lagjja 14), zona e Plazhit, si dhe njësitë administrative Manëz dhe Rrashbull.

Banorët e ish-Kënetës rrëfejnë të tronditur se të gjitha orenditë shtëpiake janë nën ujë.

Janë detyruar të largojnë fëmijët gjatë natës, ndërsa vetë kanë mbetur të izoluar në katet e sipërme të banesave, pa energji elektrike dhe pa ndihmë nga institucionet.

Situata më e rënd është tek blloku i banesave pranë burgut të Durrësit, ku rrugët janë shndërruar në kanale uji. Në këtë zonë, punonjësit e burgut dhe banorët detyrohen të lëvizin me gomone.

Përveç reshjeve, shkak për përmbytjet është bere mosfunksionimi i rrjetit kullues, përfshirë tubacionet dhe kanalet e ujërave të bardha, të cilat nuk janë mirëmbajtur dhe pastruar gjatë verës. Si pasojë, ka dalë nga shtrati kanali i ujërave të bardha që përshkon zonën nga Plazhi drejt Shkozetit.

Banorët pretendojnë gjithashtu se hidrovori i ri nuk po funksionon, duke bërë që uji të kthehet mbrapsht dhe të përmbytë lagjet e zonën e ish-kënetës.

Për këto arsye banoret protestuan sot, duke kërkuar ndërhyrje urgjente, pasi janë përmbytur tre herë brenda 12 muajve.

Opozita ka ngritur dyshime për keqmenaxhim nga institucionet, duke kërkuar hetim nga Prokuroria, me argumentin se investimi 20 milionë euro i hidrovorit nuk ka parandaluar përmbytjet në Durrës. Ndërsa prefektura bën te ditur se në terren janë angazhuar 15 grupe pune për evidentimin e dëmeve, ndërsa 100 forca të emergjencave civile, zjarrfikëset dhe efektive të policisë po punojnë pre evadimin e ujerave.

Ndërkohë, përmbytjet kanë përfshirë dhe zonat rurale, ku mbi 1 mijë hektarë tokë bujqësore janë nën ujë në njësitë administrative Manëz, Sukth dhe Katund i Ri.

gijotina.com/

Ministri i Mbrojtjes paralajmëron “natë dramatike”, Vjosa dhe Buna janë fryrë –

By: 27
7 January 2026 at 18:14

Në përfundim të mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile në Durrës, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se kthimi i banorëve që janë evakuuar në banesa është prioritet.

Vengu theksoi se nuk ka agravim të situatës në Durrës, por ka ende prezencë uji në oborre, ndërsa të gjithë hidrovorët janë në punë.

Po ashtu, Vengu tha se nuk ka kaluar rreziku në zonën e Nënshkodrës, ndërsa grupet e punës do të vijojnë që të jenë në terren.

‘Kemi krijuar një grup edhe me ekspertë të ujësellës edhe me ndihmë të bashkjoive të tjera dje dhe një grup forcash civile dhe ushtarake në 5 zona ku kemi ende prezencë uji në banesa. Prioriteti janë njerëzit dhe zonat e banura. Elementi i dytë ka të bëë me shbllokimin e kalanve të ujërave të larta. Hidrovovet janë në funksionim të plotë madje ne kemi aktivizuar edhe hidrovorin e vjetër. 5 skuadra do të shkojnë shtëpi më shtëpi në zonën e kënetës dhe do të jemi në terren që skuadra shkon aty ku është nevoja. Nuk ka kaluar rreziku në Nënshkodër, në Obot kemi përforcime sepse ka prezencë uji në zonat bujqësore, por jo në ato të banuara. Kemi shumë prurje në Vjosë që vjenë nga Greqia, kemi përforcime edhe në argjinatura. Është një natë shumë dinamike ‘, tha ai.

gijotina.com/

E pamundur lëvizja në Obot me mjete të vogla –

By: 27
7 January 2026 at 18:04

Prefektja e Shkodrës Holta Duda, ndodhet në fshatin Obot ku situata vijon të jetë serioze për shkak të përmbytjeve masive nga reshjet e dendura të shiut.

Aktualisht zona në Obot është e aksesueshme vetëm nëpërmjet automjeteve të kalueshmërisë së lartë. Duda tregon se së bashku me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ndodhen në terren dhe në gadishmëri të plotë.

“Ndodhemi në Obot në pikën ku kemi pasur ujë të shtuar sidomos orët e fundit. Është vlerësuar deri në 60 cm prania e ujit në këtë rrugë që ka bërë të pamundur që mjetet e vogla të lëvizin lirisht. Ndodhemi në terren së bashku me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, është dislokuar një mjet i i kalueshmërisë së lartë dhe ndodhen dhe forcat e armatosura në dispozicion të banorëve”, tha prefektja.

Uji në Obot ka vërshuar në rrugë duke përmbytur sipërfaqe toksh bujqësore gjithashtu dhe banesa.

gijotina.com/

Familja e Mateos tallet me përgjigjen e Brikenës në BBVA, ja me kë e krahasojnë –

By: 27
7 January 2026 at 18:00

Telenovela e së shkuarës mes Mateos dhe Brikenës vazhdon të jetë kryefjala e diskutimeve në “Big Brother VIP Albania”.

Ndërsa Brikena po e mohon kategorikisht çdo mundësi për një lidhje, Mateo insiston se mes tyre ka pasur një pëlqim dypalësh.

Por, debati është ndezur edhe më shumë nga një veprim i familjes së Mateos, të cilët menaxhojnë rrjetet e tij sociale. Në Instagramin e tij zyrtar është bërë “repost” një video ku ironizohet hapur qëndrimi i banores.

Familja e ka shpërndarë videon duke lënë të kuptohet se Brikena “ndihet në siklet derisa flet për këtë raport”, duke e interpretuar nervozizmin e saj si shenjë që fsheh të vërtetën.

Ky veprim po shihet nga ndjekësit si një konfirmim i tërthortë se familja e Mateos mbështet versionin e tij të historisë, duke hedhur poshtë mohimet e vazhdueshme të Brikenës.

FOTO/ Familja e Mateos tallet me përgjigjen e Brikenës në BBVA,

❌
❌