Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 January 202627.al

Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius –

By: 27
12 January 2026 at 09:02

Qarku i Elbasanit është përfshirë nga kushte të motit të ftohtë, të shoqëruara me temperatura shumë të ulëta, veçanërisht në zonat malore, ku termometri ka zbritur nën –10 gradë Celsius.

Në disa akse rrugore malore, temperaturat kanë arritur deri në –15 gradë Celsius, duke kërkuar ndërhyrje të vazhdueshme për garantimin e qarkullimit normal të mjeteve.

Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë janë regjistruar reshje dëbore, por rruga është pastruar dhe trajtuar me kripë, duke qenë e hapur për qarkullim.

Ndërkohë, në akset Elbasan–Gjinar dhe Elbasan–Tiranë (aksi i vjetër nga Krraba) nuk ka pasur prezencë dëbore, ndërsa kriposja ka vijuar në pikat problematike për të shmangur ngricat.

Nga ana hidrologjike, prurjet e lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranikës janë në rënie dhe aktualisht nuk paraqesin rrezikshmëri për përmbytje. Prej mesditës së djeshme vijojnë shkarkimet nga HEC-i i Banjës në sasinë 290 m³/sek, ndërsa së bashku me prodhimin, prurjet arrijnë në 390 m³/sek. Autoritetet presin vendimin e orës 08:00 për vijueshmërinë e këtyre shkarkimeve.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, problematika janë evidentuar në fidrin që furnizon Njësinë Administrative Tunjë, si dhe zonat Kushovë e Skënderbegas të bashkisë Gramsh. Sipas njoftimeve zyrtare, defektet janë në proces riparimi dhe pritet të zgjidhen në orët në vijim.

 

Këmbimi valutor 12 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

By: 27
12 January 2026 at 08:26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me 83.4 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.9 lekë dhe do shitet me 104 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.3 lekë dhe do shitet me 111.5 lekë.

Screenshot_7

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën –

By: 27
12 January 2026 at 08:22

Grupet e organizuara kriminale nga Ballkani kanë lidhje edhe në Venezuelë. Këtë e tregojnë rastet e sekuestrimeve të kokainës, arrestimeve dhe procedurave gjyqësore që janë përfunduar ose që janë ende në zhvillim.

Këto grupe janë identifikuar nga organizata ndërkombëtare, si EUROPOL dhe INTERPOL, si ndër aktorët kryesorë në trafikimin e kokainës nga shtetet e Amerikës Latine drejt Evropës.

Venezuela ka ardhur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare si një shtet transit për trafikimin e kokainës pas arrestimit të udhëheqësit të rrëzuar, Nicolas Maduro, nga forcat e Shteteve të Bashkuara në fillim të janarit.

Maduro do të përballet me gjykim në SHBA në bazë të një aktakuze që e ngarkon me mbikëqyrje të një rrjeti të tregtisë me kokainë, që ka bashkëpunuar me grupe të dhunshme, përfshirë kartelet meksikane Sinaloa dhe Zetas, rebelët majtistë kolumbianë të FARC‑ut dhe bandën venezuelase Tren de Aragua. Maduro në seancën e parë dëgjimore të mbajtur në një gjykatë në Nju Jork i mohoi akuzat.

Cili është rëndësia e Venezuelës për grupet kriminale nga Ballkani?

Siç thekson për Radion Evropa e Lirë, Sasha Gjorgjeviq nga Nisma Globale për Luftimin e Organizatave Kriminale Transnacionale (GI-TOC), Venezuela është e rëndësishme për kontrabandën e kokainës, në të cilën janë të përfshira rrjete kriminale nga Ballkani Perëndimor, sepse ajo përbën “korridor strategjik dalës nga Amerika Latine drejt Atlantikut”. Nga atje, shumica e kokainës shkon ose direkt në Evropë, ose përmes Afrikës Perëndimore në Evropë.

Sipas tij, për grupet kriminale nga Ballkani, Venezuela është e rëndësishme, por jo destinacioni kryesor për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës. Në këtë kuptim, vendet si Kolumbia dhe Brazili janë shumë më të rëndësishme, dhe në vitet e fundit edhe Ekuadori.

Arrestimi i Maduros dhe veprimet e SHBA-së kundër grupeve kriminale që merren me trafikimin e kokainës, sipas Gjorgjeviqit nuk do të kenë shumë ndikim te këto grupe, anëtarët e të cilave janë me origjinë nga vendet e Ballkanit.

“Duke pasur parasysh se këto grupe gjithmonë kanë qenë fleksibile, supozoj se ato grupe që kanë përdorur Venezuelën do të gjejnë rrugë alternative në këto vende ku, sipas meje, ekzistojnë baza shumë më të rëndësishme”, vlerëson ai.

Kush janë aktorët kryesorë?

Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën u zbuluan përmes sekuestrimit të kokainës pranë bregut të Arubës, afër Venezuelës, në shkurt të vitit 2020.

Në atë rast, marina holandeze ndaloi anijen “Aressa”, e cila më parë ishte ankoruar në portin venezuelas të Guaranos. Në bordin e anijes u sekuestruan 5 tonë kokainë.

Gjatë aksionit u arrestuan 11 shtetas të Malit të Zi, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes. Sipas Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, sekuestrimi i kokainës në Arubë ishte si rezultat i bashkëpunimit mes Mali i Zi, Mbretërisë së Bashkuar, Serbisë dhe Holandës.

Para gjykatës në Arubë, shtetasit malazezë u dënuan në mars të vitit 2021 me dënime nga nëntë deri në 15 vjet burgim.

EUROPOL-i e lidhi kokainën e sekuestruar në Arubë me shtetasin serb Mirosllav Starçeviq, i arrestuar në maj të vitit 2023 së bashku me 12 persona të tjerë. Ata akuzohen nga autoritetet në Serbi për trafik ndërkombëtar të drogës.

Siç është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Gjykata e Lartë në Beograd, procesi gjyqësor kundër këtij grupi është drejt fundit.

Policia serbe e ka cilësuar Starçeviqin si udhëheqës kryesor “të organizatës më të madhe kriminale për trafikim të drogës nga Ballkani” që u zbulua me ndihmën e EUROPOL-it.

Sipas Policisë serbe, karteli i udhëhequr nga Starçeviq qëndron pas dërgesave me shumë tonë kokainë që kanë mbërritur në Evropë nga Kolumbia, Brazili, Ekuadori, por edhe përmes Afrikës Perëndimore.

Grupi i Starçeviqit në raportet e GI-TOC lidhet me klanin Kavaç, klan kriminal me origjinë nga Mali i Zi.

Klanet Kavaç dhe Shkalar janë nga Mali i Zi. Bëhet fjalë për dy klane të armatosura, dhe gjatë përplasjeve që kanë pasur që nga viti 2014 kanë humbur jetën më shumë se 60 persona.

Pa përgjigje nga ministritë e Brendshme të Serbisë dhe Malit të Zi

Nuk dihet nëse dhe sa janë të përfshira ende grupet kriminale, pjesëtarë të të cilave janë me origjinë nga Serbia dhe Mali i Zi, në trafikun e kokainës të lidhur me Venezuelën.

Për këto pyetje, deri në publikimin e këtij teksti, nuk janë përgjigjur Ministria e Brendshme e Serbisë, dhe as ajo e Malit të Zi.

Nga EUROPOL-i thanë shkurt për REL-in se organizata nuk ka bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Venezuelën, kështu që të dhënat për përfshirjen e grupeve kriminale nga Ballkani merren në mënyrë indirekte, nga policitë e këtyre shteteve.

Grupet kriminale nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në raportet e agjencive ndërkombëtare si EUROPOL dhe INTERPOL, cilësohen si të rëndësishme për trafikun e kokainës nga Amerika Latine, kryesisht drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Këtë pozicion, sipas raporteve të GI-TOC, ato e kanë ndërtuar për dekada, kryesisht përmes lidhjeve të drejtpërdrejta me vendet prodhuese dhe distributorë të kokainës.

Pse është e veçantë Venezuela?

Ajo që e bën Venezuelën interesante, thotë Gjorgjeviq nga GI-TOC, është përdorimi i transportit detar dhe ajror për kokainën që dërgohet nga ky shtet.

“Janë avionë të vegjël, për të cilët kontrolli dhe monitorimi është shumë më i ulët se për fluturimet komerciale”, shpjegon ai.

Në Venezuelë nuk prodhohet kokainë, por sipas raporteve të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), Venezuela cilësohet si një nga shtetet kryesore transit për kokainën, e cila prodhohet kryesisht në Kolumbi dhe më pas shpërndahet drejt SHBA-së dhe Evropës.

Indikacionet e forta që pjesë të aparatit shtetëror venezuelas janë të përfshirë në aktivitetet kriminale vijnë nga gjetjet e Indeksit për Krim Global, sipas të cilit Venezuela renditet në dhjetë për qindëshin më të lartë të vendeve në botë për ndikimin e aktorëve kriminalë brenda vendit.

Raportet vjetore për këtë indeks i publikon GI-TOC, organizatë joqeveritare me seli në Gjenevë.

Në raportin e fundit të publikuar në nëntor të vitit 2025, thuhet se grupet guerile kolumbiane “menaxhojnë zinxhirët e furnizimit në bashkëpunim me zyrtarë të korruptuar venezuelas”.

“Grupet janë integruar në komunitetet lokale, shpesh duke manipuluar të rinjtë që të punojnë për ta nën maskën e punësimit të ligjshëm, dhe kanë marrë në dorë sistemet lokale të drejtësisë dhe strukturat e qeverisjes”, theksohet në raport.

Aty shtohet se marrëdhënia simbiozë midis grupeve guerile kolumbiane dhe zyrtarëve shtetërorë venezuelas ka lehtësuar operacionet e tyre, duke rezultuar në “dhunë minimale, por kontroll të konsiderueshëm mbi rajonet kufitare”./REL

Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje –

By: 27
12 January 2026 at 08:12

Shqetësimet po rriten për shtypjen e protestave në Iran , i cili është izoluar nga pjesa tjetër e botës për shkak të një ndërprerjeje të internetit, pas protestave të reja të mëdha antiqeveritare, më seriozet në tre vjet.

Numri i të vdekurve nga protestat antiqeveritare në Iran është rritur ndjeshëm, duke tejkaluar 500, sipas organizatës joqeveritare amerikane Human Rights Activists News Agency , ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump  thotë se po shqyrton një gamë të gjerë përgjigjesh të mundshme ndaj trazirave në rritje.

Sipas mediave të huaja, grupi tha të dielën se të paktën 544 persona ishin vrarë, një rritje e ndjeshme nga 116 vdekjet e regjistruara të shtunën në mbrëmje, ndërsa 579 raportime të tjera për vdekje ishin ende nën hetim, duke e çuar numrin total në 1,123 . Më shumë se 10,681 persona janë dërguar në burg pasi u arrestuan.

Grupi tha se shumica e viktimave u vranë nga plumbat ose shrapnel, kryesisht nga afërsia. Në të njëjtën kohë, televizioni shtetëror në Teheran tregoi imazhe të dhjetëra çantave me trupa në zyrën e mjekësisë ligjore, duke ia atribuar vdekjet incidenteve të shkaktuara nga “terroristë të armatosur”, dhe pamje të qytetarëve të mbledhur jashtë Qendrës Ligjore Kahrizak, duke pritur të identifikonin trupat.

Trump thotë se po shqyrtohen mundësi të forta

Donald Trump tha të dielën se udhëheqësit iranianë kishin kontaktuar qeverinë e tij për të negociuar, pas kërcënimeve të tij për të urdhëruar veprime ushtarake ndërsa Republika Islamike përballet me protesta masive kundër qeverisë.

Udhëheqësit iranianë telefonuan një ditë para të shtunës, u tha ai gazetarëve në Air Force One, duke shtuar se ata po përgatiten për një takim. Ata duan të negociojnë. Megjithatë, republikani tha se ‘mund të na duhet të ndërmarrim veprime para’ çdo takimi. Sipas tij, ushtria amerikane po shqyrton opsione shumë të forta në lidhje me Iranin, i cili  ka filluar të kalojë vijat e kuqe të vendosura nga Uashingtoni.

“Po e shqyrtojmë shumë seriozisht. Ushtria po e shqyrton dhe ne po shqyrtojmë opsione shumë të forta. Do të marrim një vendim,” u tha presidenti amerikan gazetarëve në bordin e aeroplanit të tij. Në të njëjtën kohë, ai dërgoi një mesazh të qartë për frenim, duke thënë,  “Nëse Irani godet bazat tona në rajon, ne do t’i godasim ato më fort se kurrë më parë”. Kujtohet se presidenti amerikan pritet të takohet me këshilltarë të lartë të martën për të diskutuar zgjedhjen e qëndrimit, siç i tha një zyrtar amerikan Reuters.

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Janar 2026 –

By: 27
12 January 2026 at 07:52

Dashi

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni here pas here me personin qe keni ne krah dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do kenë një dite te bukur dhe te mbushur me takime mbresëlënëse. Ne planin financiar tregohuni realiste dhe mos kryeni shpenzime te pamenduara.

Demi

Partneri do ju përkëdhele dhe do ju dashuroje si kurrë me pare gjate kësaj dite. Gjithçka qe keni dashur do ju realizohet si me magji. Beqaret vetëm duhet te shprehin dëshirat sepse planetët do ju gjenden pranë dhe do ua plotësojnë. Ne planin financiar do keni me shume fat se kurrë. Gjendja do stabilizohet sa hap e mbyll sytë. Do i shlyeni borxhet dhe do kryeni investime.

Binjaket

Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni aspak mire pranë personit qe dashuroni dhe do debatoni ne çdo moment. Beqaret do fillojnë një histori dashurie pasionante dhe afatgjate. Gjithçka ka për te ndryshuar sot për ta. Ne plani financiar mos ndërmerrni shume rreziqe edhe sikur situata te jete e stabilizuar.

Gaforrja

Nëse doni me shume pavarësi nga partneri juaj gjate kësaj dite, gjeni mënyrën e duhur për ta kërkuar këtë. Po u treguat harbute do keni mosmarrëveshje. Hëna do influencoje negativisht tej jeta sentimentale e beqareve dhe ata do mbeten serish vetëm. Financat do jene me te mira kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

Luani

Dëgjojeni zemrën tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni shume mire. Emocionet sa do vijnë e do shtohen kështu qe shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sot sesa te fillojnë një lidhje e cila mund t’i beje te vuajnë se tepërmi. Financat do jene mjaft delikate kështu qe duhet te tregoheni shume te kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi.

Virgjeresha

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Nëse jeni beqaret mos u ndalni, por njihuni me sa me shume persona qe te mundeni. Ne këtë mënyrë do keni mundësi te bëni edhe zgjedhjet e duhura. Financat nuk do jene te shkëlqyera, megjithatë aq para sa te kryeni shpenzimet e nevojshme do i keni.

Peshorja

Gjate kësaj dite do ndiheni si ne ëndërr ne krahët e partnerit tuaj. Ai do mendoje edhe për detajet me te vogla dhe do ju beje ta dashuroni me tepër jetën. Beqaret nuk duhet te hallakaten kot, por duhet te marrin vendime nëse ju pëlqen shume dikush. Ne planin financiar do i gjykoni gjerat me kujdes dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

Akrepi

Jeta sentimentale e te dashuruarve nuk do ketë aspak probleme. Do ndiheni mire ne krahët e partnerit dhe do bëni gjithçka mundeni qe te mbizotërojë ne çdo moment harmonia. Edhe beqaret do kenë fat ne dashuri dhe do e gjejnë princin e kaltër. Do jeni shume te organizuar sot ne planin financiar dhe gjerat do ecin sipas planeve qe keni bere.

Shigjetari

Do e luftoni me sa te keni mundësi sot rutinën e jetës suaj ne çift dhe do ndiheni shume me te qete se me pare. Beqaret do kenë mbështetjen e planetëve dhe do ju shtohen mundësitë për takime. Secili do ketë veçantinë e tij, kështu qe do e keni pak te vështirë te bëni zgjedhje. Financat do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni dhe se sa do shpenzoni.

Bricjapi

Mos ëndërroni shume sot ne jetën tuaj ne çift sepse ka rrezik te përballeni me zhgënjime te mëdha dhe do vuani tej mase. Ata qe janë ende vetëm, nuk do kërkojnë te bëjnë asgjë me ngulm. Edhe ashtu si janë nuk ndihen aspak keq. Financat do mbeten te qëndrueshme për aq kohe sa ju te shpenzoni me maturi dhe kursim. Nuk do keni për çfarë te ankoheni.

Ujori

Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e personit qe aq shume dashuroni. Beqaret duhet te bëjnë pak me tepër durim ne mënyrë qe te gjejnë personin i cili do ju përputhet ne çdo pike. Ne planin financiar do jeni te detyruar te hiqni dore nga disa shpenzime te domosdoshme ne mënyrë qe te mos mbeteni pa para.

Peshqit

Tregohuni sa me te arsyeshëm gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale sepse përndryshe mund te keni probleme goxha serioze. Nëse jeni beqare te dëshpëruar ne kërkim te shpirtit binjak, nuk duhet te nxitoheni dhe te hidheni ne krahët e te parit qe do iu propozoje. Financat do jene katastrofike, kështu qe mos bëni gjera te nxituara për te cilat te pendoheni.

Parashikimi i motit për sot, 12 Janar 2025

By: 27
12 January 2026 at 07:42

Ditën e sotme, priten kushte të paqëndrueshme atmosferike në territorin e vendit. Reshje të dobëta shiu do të përfshijnë qarqet Kukës, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të pakta deri lokalisht të dobëta.

Në zonat e Veriut, Lindjes dhe Juglindjes, në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke sjellë kushte tipike dimërore, veçanërisht në zonat malore. Sa i përket temperaturave, ato do të shënojnë vlera të ulëta. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale dhe maksimale do të luhaten nga 0 deri në 5 gradë Celsius.

Në zonat e ulëta pritet që temperaturat të zbresin deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 5 gradë. Në zonat malore, temperaturat do të jenë më të ulëta, me vlera minimale deri në -10 gradë dhe maksimale rreth -1 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat bregdetare dhe malore pritet të jetë mesatare deri e fortë.

 

The post Parashikimi i motit për sot, 12 Janar 2025 appeared first on 27.

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

By: 27
11 January 2026 at 23:04

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej nga disavantazhi dhe të siguronte një barazim 2-2 kundër Interit në një përballje shumë emocionuese për kreun e Serisë A. Kjo ndeshje e bëri këtë duel të katërtin nga pesë përballjet e fundit direkte mes këtyre dy skuadrave që përfundon në barazim, duke konfirmuar balancën dhe rivalitetin e fortë mes tyre.

Napoli siguroi barazimin e dytë radhazi, që të paktën i rikthen ata në vendin e tretë. Ndërkohë, edhe pse ky barazim i dha fund serisë prej gjashtë fitoresh radhazi të Interit në Serie A, zikaltrit mbeten ende kryesues të tabelës me tre pikë avantazh.

INTER-NAPOLI 2-2

Dimarko 9′ , Çalhanoglu 72′ (p)/ Mek Tominej 26′, 81′

81′ GOOOOOL NAPOLI 2-2/ Rikthehet sërish baraspesha, përsëri ai, Skot Mek Tominej, që me instiktin e një bomberi, nuk fal

72′ GOOOOL INTER 2-1/ Ekzekutim perfekt i Çalhanoglu nga pika e bardhë, zikaltrit sërish në avantazh.(VIDEO) 

26′ GOOOOOL NAPOLI 1-1/ Rikthehet baraspesha në San Siro, skuadra e Kontes realizon me anë të Skot Mek Tominej, që i shpëton mbulimit të Akanzhit, dhe godet saktë brenda zonës.(VIDEO) 

9′ GOOOOL INTER 1-0/ Zhbllokohet sfida, Dimarko kalon zikaltrit në avantazh, me një gjuajtje diagonale nga e majta, duke e dërguar topin në cepin e portës.(VIDEO) 

gijotina.com/

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

By: 27
11 January 2026 at 22:38

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës. Katalanasit mundën 3-2 Real Madrid, në El Clasicon e mbajtur në Jeddah.

Ekipi i Flick realizoi i pari me Raphinhan pas 36 minutash lojë. Vinicius barazoi shifrat në minutën e 45-të.

Në shtesën e fraksionit të parë, të dyja skuadrat shënuan nga një gol, me Lewandowskin e Garcian.

Goli i Raphinhas në minutën e 73-të nderoi Barcelonën, me këta të fundit që festojnë këtë triumf të merituar. Video e golit:

gijotina.com/

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

By: 27
11 January 2026 at 22:08

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse nga nëna, fëmijët dhe gjyshja e tyre.

Pak minuta më parë, tre fëmijët kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Durrës, ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, të shoqëruar edhe nga nëna, ndërkohë që iu është siguruar ushqim dhe veshmbathja e nevojshme.

Në vijim, do të mblidhet Grupi Teknik Ndërsektorial, për të vendosur mbi masat e mëtejshme për mbrojtjen e fëmijëve.

gijotina.com/ 

Yesterday — 11 January 202627.al

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

By: 27
11 January 2026 at 21:54

Tre fëmijë të mitur në Durrës u morën ditët e fundit në kujdes nga Shërbimi Social, pasi ishin gjetur vetëm në shtëpi nga një fqinj, duke ngritur dyshime për braktisje. Sipas nënës së tyre, Blerinës, situata nuk ishte braktisje, por një pasojë e vështirësive ekonomike dhe jetës së saj të përditshme.

“Kam tre fëmijë, 5, 10 dhe 12 vjeç. Jam e divorcuar prej 5 vjetësh dhe punoj banakiere. Të tre fëmijët i lë së bashku kur shkoj në punë sepse paguhem 400 mijë lekë në muaj dhe paguaj 300 mijë lekë qera. Nuk kam mundësi të rri me ta gjatë gjithë kohës, por kurrë nuk i braktis,” shpjegon Blerina.

Ajo akuzon ish-vjehrrën se i ka hyrë pa leje në shtëpi dhe ka ndikuar tek fëmijët që të flasin keq për të, duke e vendosur në një situatë të vështirë ligjore. “Ky është një kurth. Nuk e di si mund të ndodhë që dikush të hyjë në shtëpinë time pa leje dhe të më denoncojë në polici,” thotë ajo.

Blerina tregon se djali i dytë ka vuajtur nga epilepsia dhe ka kaluar shumë kohë në spitale për kurim. Ajo shton se babai i fëmijëve ka qenë në burg në Itali për 5 vjet dhe tani mund të japë vetëm 180 mijë lekë të vjetra në muaj për ushqimin e tyre.

“Fëmijët nuk do t’i lë në jetimore, do t’i mbroj si nënë,” thotë Blerina, ndërsa pritet të hapen procedime gjyqësore në lidhje me denoncimin e ish-vjehrrës.

Kam tre fëmijë, 5, 10 dhe 12 vjeç. Kam 5 vjet që jam e divorcuar dhe punoj banaliere. Të tre fëmijët i lë së bashku kur shkoj në punë, sepse paghem 400 mijë lekë në muaj dhe paguaj 300 mijë lekë qera. Nuk kam mundësi të rri me ta gjatë gjithë kohës, por kurrë nuk i braktis. Ky është një kurth nga ish-vjehrra, e cila më ka paditur se braktis fëmijët. Nuk e di si mund të ndodhë që dikush të hyjë në shtëpinë time pa leje dhe të më denoncojë në polici. Djali i dytë vuajti nga epilepsia dhe kam shkuar gjatë në spitale për kurim, tani është më mirë. Babai i fëmijëve ka qenë në burg në Itali për 5 vjet dhe tani mund të japë vetëm 180 mijë lekë të vjetra në muaj. Fëmijët nuk i braktis kurrë, jam nënë dhe do t’i mbroj. Nuk i lë në jetimore”, deklaroi Blerina.

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

By: 27
11 January 2026 at 21:48

Bashkimi Evropian dhe blloku i Amerikës Latine Mercosur pritet të nënshkruajnë të shtunën marrëveshjen e shumëpritur tregtare, pas miratimit nga shumica e vendeve anëtare të BE-së. Për ceremoninë e nënshkrimit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të udhëtojë drejt Paraguajit.

Sipas Politico, në Paraguaj do ta shoqërojë edhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, gjë që është konfirmuar nga zyra e tij.

Udhëtimi vjen pasi të premten shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian votuan në favor të nënshkrimit të marrëveshjes, e cila ka qenë për vite me radhë objekt negociatash.

Marrëveshja BE–Mercosur pritet të krijojë zonën më të madhe të tregtisë së lirë në botë, duke përfshirë rreth 700 milionë konsumatorë. Nga këndvështrimi i Brukselit, kjo shihet si një fitore e rëndësishme gjeopolitike, në një kohë kur po rritet ndikimi tregtar dhe politik i Kinës në Amerikën Latine, si dhe përballë politikave tarifore të presidentit amerikan Donald Trump.

Përveç Paraguajit, Mercosur përfshin edhe Argjentinën, Brazilin dhe Uruguain.

gijotina.com/

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

By: 27
11 January 2026 at 21:34

Tre fëmijë të mitur merren nën kujdes pasi lihen vetëm e të paushqyer në banesë, nis procedim penal për nënën.

Një denoncim i bërë pasditen e sotme dhe i shpërndarë edhe në rrjetet sociale ka vënë në lëvizje Policinë e Durrësit, pas dyshimeve se tre fëmijë të mitur ishin lënë pa kujdes në banesën ku jetonin. Rasti u referua menjëherë në Prokurori, duke nisur dhe procedim penal për veprën e “keqtrajtimit të të miturve” ndaj nënës së tyre Blerina Basha. Sipas burimeve policore, fëmijët e mitur nuk janë dërguar në shkollë prej disa javësh dhe janë të kequshqyer për shkak të situatës së vështirë ekonomike që po kalon nëna e tyre. Basha është nënë e divorcuar dhe aktualisht pa punë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kanë nisur procedimin penal ndaj shtetases Blerina Basha, 33 vjeçe, pas kallëzimit të bërë rreth orës 17:20 nga shtetasja D. V., e cila ka deklaruar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte.
Pas njoftimit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, kanë ndërhyrë duke marrë në mbrojtje të miturit. Tre fëmijët u dërguan fillimisht në spital për ekzaminime mjekësore dhe më pas u sistemuan në kujdesin e Qendrës së Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,

gijotina.com/

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit –

By: 27
11 January 2026 at 20:38

Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni, i cili aktivizohet në MLS për Austin Fc, ka vendosur që të investojë në Shqipëri, teksa ka blerë një hotel në qytetin e Vlorës.

Pasi zyrtarizoi investimin e rëndësishëm në bregdetin shqiptar, të shumtë kanë qënë ata që kanë thënë që Uzuni po pastron lekët. E menjëhershme ka qënë përgjigja e 30-vjeçarit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Jam një futbollist që të gjitha të ardhurat e mia i investoj në Shqipëri. Mund të investoja në Spanjë, por zgjodha vendin tim.

Paratë e mia janë të deklaruara dhe paga ime është publike. Nuk kam nevojë të pastroj lekët e askujt.”

Hoteli do të quhet “Uzuni Hotel”.

gijotina.com/

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë –

By: 27
11 January 2026 at 20:24

Bayerni i Mynihut e nis vitin 2026 në Bundesligën Gjermane ashtu siç mbylli 2025 me një goleadë. Skuadra bavareze u shfaq e pamëshirshme në sfidën e zhvilluar në Allianz Arena ndaj Wolfsburgut të cilin e shkatërroi me rezultatin e thellë 8-1.

Spektakli bavarez nisi që në minutën e 5 kur të besuarit e Vincent Kompany morën avantazhin falë autogolit të Kilian Fischer. Por Wolfsburgu arriti të barazojë shifrat 8 minuta më vonë me golin e Pejcinovic. Rezultati 1-1 rezistoi deri në minutën e 30 kur Luis Diaz riktheu kampionët në avantazh duke shënuar golin e dytë dhe me shifrat 2-1 skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.

Në pjesën e dytë, ndeshja u zhvillua në vetëm një drejtim me Bayernin e Mynihut që bombardoi portën e Wolfsburgut teksa shënoi edhe 6 herë të tjera. Olise shënoi golin e tretë, gol që u pasua nga ai i Luis Diaz me kolumbianin që plotësoi dygolëshin e tij. Raphael Guerreiro ishte ai që gjeti më pas rrugën e rrjetës duke e cuar rezultatin në 5-1.

gijotina.com/

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet –

By: 27
11 January 2026 at 19:56

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra duke risjellë përsëri përmbytje. Kjo situatë paralajmëron një rritje të mëtejshme të nivelit të Vjosës, që pritet të arrijë deri në 8.5 apo 9 metra në orët në vijim.

Reshje dëbore janë regjistruar dhe mbrëmjen e djeshme si dhe mëngjesin e sotëm. Aksi rrugor është i pastruar dhe është hedhur kripë. Në aksin rrugor të Qafës së Vishës janë vendosur sinjalistika për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Fushë Krujë – Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës në Malësinë e Krujës kanë bërë që trashësia e dëborës të shkojë deri në 25 centimetra. Për pasojë është bllokuar aksi rrugor Krujë-Qafështamë si dhe fshatrat në zonë kanë mbetur të izoluara. Është rritur ndjeshëm niveli i lumit Ishëm. Qindra hektarë tokë vijojë të jenë nën ujë. Dy lagje të fshati Murqinë janë të izoluara pasi janë të rrethuara nga uji.

Fier – Lumenjtë Seman dhe Shkumbin kanë dalë përsëri nga shtrati. Rritja e nivelit të ujit ka vijuar të lërë nën ujë qindra ha toka bujqësore si dhe ka shtuar praninë e ujit në disa banesa.

Shkodër – Lumenjtë në këtë qark janë brenda kuotave. Situata paraqitet e qëndrueshme. Rreth 525 ha tokë vijojnë të jenë të përmbytura. Në Obot ka prezencë uji në afërsi të oborreve dhe kalimi realizohet me mjetet e ushtrisë. Reshjet e dëborës kanë bllokuar segmentin rrugor Fushë-Arrëz-Iballë. Trashësia e borës ka arritur 50 centimetra në Qafën e Sharrit. Të gjithë rrugët lidhëse mes qendrës së Iballës dhe fshatrave janë të bllokuara.

Dibër – Reshje dëbore me intensitet kanë përfshirë Dibrën dhe Bulqizën gjatë natës së mbrëmshme. Trashësia në qytetin e Peshkopisë ka arritur në 20 centimetra, ndërsa në zonat e thella varion 35-40 centimetra. Rruga e Arbrit është e kalueshme, por duhet kujdes nga Qafa e Buallit deri në tunelin e Murrizit.

Hidrocentrali i Fierzës ka nisur shkarkimet e kontrolluara pasi ka arritur kuotën maksimale prej 292.60 metrash. Fierza po shkarkon përmes portës së 3-të 500 m3/sekond ndërsa po prodhon me 3 turbina.

gijotina.com/

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave –

By: 27
11 January 2026 at 19:36

Hapja e portave të Hidrocentralit të Banjës në Gramsh,ka sjellë daljen nga shtrati të lumit Devoll. Landfilli i qytetit të Kuçovës është përmbytur i gjithi, ndërkohë që është përmbytur edhe një stallë me derra.

Fermeri Pëllumb Braushi deklaron se uji erdhi me shpejtësi gjatë natës dhe pavarësiht përpjekjeve nuk arriti të shpëtonte gjënë e gjallë.

Ai pohon se rreth 100 kokë derra kanë mbetur të mbytur brenda stallës, ndërkohë që deklaron se edhe gicat e mbetur mund të ngordhin për shkak të qëndrimit për shumë orë nën ujë.

gijotina.com/

Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret –

By: 27
11 January 2026 at 19:22

Milani la dy pikë të tjera në Serie A teksa në ‘Artemio Franch’, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Fiorentinën, një barazim që erdhi vetëm në minutat e fundit me golin e Nkunku. Dicka që nuk i pëlqeu aspak Massimiliano Allegrit që u largua për në dhomat e zhveshjes i nervozuar me të tijët pak para fërshëllimës së fundit të arbitrit Massa.

Pasi u qetësua, trajneri i Milanit për mediat italiane bëri  analizën e këtij frenimi të skuadrës së tij që ishte i dyti radhazi për kuqezinjtë pas atij në ndeshjen me Genoan.

‘Bëmë një pjesë të parë të mirë, pa ia dalë që të shënonim-tha Allegri-nuk është se në futboll mund të kesh 100 raste. Është e nevojshme të jesh më i saktë, për pak kohë kemi qenë të tillë, kurse tani jemi më pak. Në pjesën e dytë, Fiorentina ushtroi pak më shumë presion. Pas avantazhit 1-0, u treguam të duruar për të cuar shumë topa pranë zonës. Pas barazimit 1-1 bëmë të njëjtin gabim si me Genoan. Shtatë minuta shtesë janë shumë, topi duhet luajtur më mirë pranë zonës dhe djemtë e dinë këtë, duhet të përmirësohemi patjetër. Pësuam gol nga një goditje standarde, duhet të jemi të kujdesshëm, janë momente të vendosin ndeshjen’

Massimiliano Allegri më pas theksoi domosdoshmërinë që skuadra e tij të kthehet te fitorja

Duhet të mendojmë për veten tonë, duhet të kthehemi te fitorja-vijoi Allegri-mungojnë akoma shumë pikë. Duhen edhe 34-36 pikë për të hyrë në Champions. Të ecim ngadalë, të mos e humbasim nga sytë realitetit. E nisëm duke ndryshuar 55% të skuadrës, e nisëm mirë, por duhet të jemi kërkues me veten tonë dhe të përpiqemi të përmirësohemi. Djemtë janë një grup i jashtëzakonshëm, po punojmë. Momentalisht jemi të dytët në klasifikim dhe ky është një rezultat i mirë. Kemi edhe shumë ndeshje përpara dhe duhet të vijojmë rrugëtimin tonë’.

gijotina.com/

Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin –

By: 27
11 January 2026 at 19:02

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi dje një takim me mbështetësit dhe strukturat demokrate në Korçë, të cilin e cilësoi si të mbushur me entuziazëm dhe frymëzim.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji u shpreh se Partia Demokratike mbetet një forcë e fuqishme politike, me energjinë dhe kapacitetin për të sjellë ndryshim të vërtetë dhe rotacion politik në vend. Ai theksoi se kjo frymë është ndjerë edhe më herët në qytete të tjera si Durrësi, Gjirokastra, Elbasani dhe Shkodra.

Salianji falënderoi demokratët e Korçës për mbështetjen dhe atmosferën e krijuar gjatë takimit, duke e quajtur atë një moment të paharrueshëm.

Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it –

By: 27
11 January 2026 at 18:38

Brajan Gruda ka shënuar gol për Brighton në Old Trafford, në ndeshjen e FA Cup ndaj Manchester United. Sulmuesi me origjinë shqiptare shënoi në brëndësi të zonës, duke ndezur “festën” mysafire.

21-vjeçari Gruda po luan sezonin e dytë te Brighton. Më herët, ai është aktivizuar në radhët e Mainz.

gijotina.com/

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit –

By: 27
11 January 2026 at 18:24

Një skemë e mirëfilltë mashtrimi është zbuluar nga Policia e Tiranës, ku në pranga kanë përfunduar katër persona. Sipas hetimeve të Sektorit Kundër Krimit Ekonomik, shtetasit Krenar Toromeni, 36 vjeç, banues në Divjakë, Ilia Gjini, 24 vjeç, banues në Divjakë, Artur Lecini, 39 vjeç, dhe Elton Rrushi, 38 vjeç, banues në Kavajë, kanë krijuar një skemë mashtrimi ndaj një 55-vjeçari.

Autorët, duke u paraqitur në rrjetet sociale si kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, i kanë kërkuar borxh shumën prej 40 mijë eurosh biznesmenit nga Shkodra, Ilir Rexhvela.

Në mesazhin e dërguar përmes aplikacionit Viber, ata i kanë komunikuar viktimës se paratë nevojiteshin me urgjencë. Pas kësaj, kanë lënë një takim pranë aeroportit të Rinasit, ku i kanë marrë shumën prej 40 mijë eurosh 55-vjeçarit dhe janë larguar.

Më pas, biznesmeni ka kuptuar se kishte rënë pre e një mashtrimi dhe ka bërë denoncim pranë policisë, e cila pas hetimeve ka identifikuar dhe arrestuar autorët.

gijotina.com/

❌
❌