Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 January 202627.al

Hyn “Live” nga qelia e burgut! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta –

By: 27
25 January 2026 at 14:56

Rasti i Eugert Merizajt ka shkaktuar zemërim në Britani, pasi u zbulua se ai fitoi rreth 20 mijë paund nga një transmetim i drejtpërdrejtë në TikTok, i regjistruar nga brenda qelisë së tij në një burg të Manchesterit.

Sipas raportimeve, Merizaj e ka realizuar fitimin në vetëm shtatë minuta, duke përdorur një telefon të futur në mënyrë të paligjshme në burg. Ai mori pjesë në një ndeshje Tiktoku, një format ku dy përdorues transmetojnë njëkohësisht dhe përpiqen të bindin ndjekësit të dërgojnë dhurata virtuale.

Përdoruesit e platformës paguajnë për këto dhurata, të cilat shndërrohen në pikë. Fitues shpallet ai që grumbullon më shumë pikë, të cilat më pas kthehen në para.

Gjatë transmetimit, Merizaj dëgjohet duke u bërë thirrje ndjekësve të dërgojnë më shumë dhurata dhe të shpërndajnë videon për të rritur numrin e shikuesve, ndërsa lexon me zë emrat e personave që kontribuojnë.

Ai përdorte disa llogari në TikTok, ndërsa ajo kryesore kishte mbi 45 mijë ndjekës. Kjo i lejoi të grumbullonte 5,429,625 pikë, me vlerë rreth 20 mijë paund. Të ardhurat besohet se janë depozituar në llogarinë e një miku të tij jashtë burgut.

Në transmetime të tjera live, Merizaj shihet duke pirë cigare dhe duke u shfaqur me veshje firmato, ndërsa në një komunikim me ndjekësit thotë me krenari se autoritetet nuk mund ta deportojnë në Shqipëri pa firmën e tij.

Merizaj është dënuar në vitin 2022 me 32 vite burg për vrasjen e Hemawand Ali Hussein, i cili u qëllua për vdekje nga afër brenda një banese në Hartlepool në vitin 2019.

Sipas rregullave të shpallura vitin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasit e huaj të dënuar për vepra penale pritet të deportohen pas një pjese të dënimit. Megjithatë, në nëntor të vitit të kaluar,  gjykata e Fierit njohu vendimin e gjykatës britanike dhe pranoi që Merizaj të vuajë dënimin në Shqipëri. Ai do të transferohet në burgun e Peqinit, pasi t’i zbritet koha e vuajtur në Mbretërinë e Bashkuar.

Politikani opozitar, Nick Timothy, reagoi ndaj rastit duke thënë se sistemi i drejtësisë duhet të mbrojë publikun dhe të ndëshkojë kriminelët, duke shtuar se raste të tilla nuk duhet të tolerohen.

Pas sinjalizimit, TikTok bëri të ditur se ka bllokuar të gjitha llogaritë e përdorura nga Merizaj dhe ka ndërprerë mundësinë e tërheqjes së fondeve.

Nga ana e saj, një përfaqësues i Ministrisë britanike të Drejtësisë i tha gazetës The Sun se sjellja është plotësisht e papranueshme, se përmbajtjet janë hequr menjëherë dhe se ka nisur një hetim urgjent, duke paralajmëruar masa shtesë për të frenuar futjen e sendeve të paligjshme në burgje.

gijotina.com/

rruga Librazhd-Prrenjas mbulohet nga balta dhe inertet, shkak zvarritja e punimeve –

By: 27
25 January 2026 at 14:40

Rruga nacionale Librazhd-Prrenjas është mbuluar nga balta dhe inertet pas reshjeve të fundit që kanë prekur zonën.

Drejtuesit e automjeteve janë përballur me një situatë të vështirë në qarkullimin përgjatë këtij aksi, ndërsa lëvizja bëhet e rrezikshme.

Po ashtu, rruga Librazhd-Prrenjas është përfshirë edhe nga trafiku, i cii ka qenë një problem konstant për të gjatë muajve të fundit.

Ndërkohë, firma e cila po kryen punimet për autostradën e korridorit VIII raportohet se ka zvarritur punimet, ndërsa kantieret e saj mbeten të hapura prej muajsh tashmë.

Sakaq, rruga është ndarë në disa lote, me tenderat që janë firmosur nga zv/kryeministrja e akuzuar nga SPAK dhe për të cilën kërkohet edhe arresti, Belinda Balluku.

gijotina.com/

35 mijë dollarë për të kaluar ilegalisht drejt SHBA-ve me dokumente false, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 6 persona –

By: 27
25 January 2026 at 14:36

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit H.M., L.M. C.N., A.P., A.M. dhe E.N. për veprat penale ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave’, ‘Falsifikim i dokumentit’ si dhe ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’ parashikuar nga nenet 186/2, 189/2, dhe 293/a/2 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.2812, 2025, të nisura mbi bazën e materialeve të referuara nga Departamenti i Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Diplomatik/ Zyra për Hetimet kriminale jashtë SHBA-së, rezultoi se shtetasi A.H., së bashku me disa shtetas te tjerë shqiptarë janë kontrabanduar në rajonin e Karaibeve, me qëllim më pas për të kaluar ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave, personi i dyshuar që ka organizuar këtë aktivitet është shtetasi shqiptar H.M. alias A. M., i hetuar më parë me të njëjtin aktivitet të kontrabandës njerëzore. Të dhënat tregojnë se ky shtetas u ka kërkuar të paktën tre shqiptarëve që për t’i dërguar në Amerikë dhe Kanada të paguajnë çmimin prej 35.000 dollarësh. Internerari që ndjek ky shtetas për të kontrabanduar njerëz fillon nga Shqipëria ku rektrutohen dhe më pas nga vendet e Europës drejt Republikës Domenikane, e prej andej me dokumenta false drejt Kanadasë ose nëpërmjet Porto Rikos duke përdorur dokumenta udhëtimi false për në Florida ose në shtete të tjera të ShBA-së.

Nga hetimet, rezultoi e provuar se shtetasi H.M. ka pajisur me dokumenta të falsifikuara disa shtetas shqiptarë për t’u larguar në mënyrë të paligjshme drejt SHBA-së dhe ka konsumuar elementet e veprës penale të “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falifikim i dokumentit” si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga neni 186, 189 dhe 298 të K.Penal, e provuar në disa raste. Po ashtu nga interceptimet telefonike është provuar se shtetasi H. M., gjatë kohës që është duke u hetuar me masë sigurie “Arrest në burg” nga ambjentet e paraburgimit të Fushw-Krujës ka përdorur dy numra të ndryshëm për të komunikuar me familjarët e tij, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” më shumë se një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i K.Penal.

Nga veprimet e kryera janë mbledhur prova se edhe shtetasja L.M., është e përfshirë në aktivitetin e bashkëshortit të saj me veprime konkrete si në shoqërimin në udhëtimin e tyre për në Republikën Domenikane si dhe duke përfshirë në bashkëpunim edhe vëllain e saj A.P., në marrjen e porosive nëpërmjet linjave të udhëtimit Tropojë -Tiranë. Ajo ka konsumuar veprën penale të “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falifikim i dokumentit” si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga neni 186, 189 dhe 298 të K.Penal.

Nga kqyrja e të dhënave telefonike, është provuar se shtetasi E.N. i punësuar pranë agjencisë turistike, ka ndihmuar duke i vënë në disposicion foto të dokumentave të dy shtetasve të huaj, me qëllim që shtetasi H.M., ky i fundit të mundësojë kalimin e shtetasve të ndryshëm duke përdorur dokumenta model. Mënyrë kjo, e përdorur në disa raste nga shtetasi H. M., janë konsumuar elementët e veprës penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga neni 298 të K. Penal.

Po kështu shtetasi A.P., në bashkëpunim me të afërmit e tij me veprime konkrete ka marrë dokumenta të falsifikuara që do të mundësonin kalimin në mënyrë të kundërligjshme të një shtetasi duke konsumuar elementët e veprave penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falifikim i dokumentit” si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga neni 186, 189 dhe 298 të K. Penal.

Ndërsa shtetasi C.N., duke qenë shofer automjeti ka mundësuar transportin e dokumentave të falsifikuara duke konsumuar elementët e veprës penale të “Falsifikim i leternjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falifikim i dokumentit” parashikuar nga neni 186 dhe 189 të K. Penal kryer në bashkëpunim.

Shtetasi A.M., duke i vënë në dispozicion të hetuarit H. M., të dhënat e pasaportës/pasaportën e tij Britanike si model për të prodhuar dokumenta të tjera të falsifikuara, për të bërë të mundur një mënyrë më të sigurtë kalimi për shtetas të tjerë për të ikur në Kanada dhe me këto veprime ka konsumuar elementët e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga neni 298 të K. Penal.

Sa më sipër, në mbështetje të nenit 331 të Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi dërgimin në gjyq e të pandehurve:

H.M., akuzuar sipas neneve 186/2, 189/2, 298/3 dhe 324/a/2 të K.Penal;
L.M.., akuzuar sipas neneve 186/2, 189/2, 298/3 të K.Penal;
A.P., akuzuar sipas neneve 186/2, 189/2, 298/3 të K.Penal;
C.N., akuzuar sipas neneve 186/2, 189/2 të K.Penal;
A.M., akuzuar sipas nenit 298/3 të K.Penal; dhe
E.N., akuzuar sipas nenit 298/3 të K.Penal.

gijotina.com/

Protesta, dëshmia e 14-vjeçarit pas daljes nga komisariati: Isha në xhami… –

By: 27
25 January 2026 at 14:28

Djali 14 vjeçar i cili u shoqërua nga policia pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike ku u lënduan 11 efektivë policie ka dalë nga ambientet e Komisariatit nr 1 duke shpjeguar se si u kap nga forcat e rendit.

“Isha në xhami. Isha duke larë fytyrën prej gazit. Ika unë dhe isha tu pa policët. Më erdhën 5 civila. Më kanë kthyer duart, me futen prangat, me ulën poshtë xhamisë, më gjuajtën dhe më sollën këtu. Ndenja këtu 2-3 orë . I kam dhënë mbiemër dhe bënin ca letra. Nuk e di se çfarë po bënin! Më erdhën disa deputetë si quhen ata, dhe ata më nxorrën.”

Minoreni ishte në mesin e 23 militantëve të Partisë Demokratike, të cilët, u shoqëruan në Komisariatin numër 1 pasi sipas policisë, u konstatuan se kanë gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit.

gijotina.com/

Hetimi/ Arratisja e Altin Ndocit, zbulohen shkeljet e rënda gjatë shoqërimit –

By: 27
25 January 2026 at 14:18

Altin Ndoci vazhdon prej 13 janarit të jetë një i shumëkërkuar, i cili la pas këtu në burgun e Durrësit një valë pikëpyetjesh. Bashkë me hetimin penal që të prokurorisë, një tjetër hetim administrativ nxjerr në dritë se çfarë rregullash u shkelën.

Gjatë eskortimit në spital të Altin Ndocit, stafi plotësoi fiktivisht formularin e treguesve për arratisjen. Në kohën kur komisioni kishte evidentuar shtatë tregues të riskut të lartë të Ndocit, për të u përshkrua risk standard. Edhe shoqërimi i të burgosurit nuk u përdorën armët e gjata dhe ai u dërgua disa herë drejt spitaleve pa qenë e domosdoshme nga një grup policësh që ishin të njëjtë mes 29 efektivëve që ishin në detyrë.

Përveç transferimeve urgjente të atyre që kategorizohen si të rrezikshëm, për të gjitha burgjet ripërsëriten edhe njëherë kërkesat.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve urdhëron edhe njëherë vlerësimin e riskut të të burgosurve dhe paraburgosurve që shoqërohen jashtë perimetrit të sigurisë. Shoqërimi i tyre për urgjenca shëndetësore, ekzaminime dhe konsulta duhet të kryhet vetëm në spitale publike. Në raste të pamundësisë të qendrave spitalore shtetërore, mund të bëhen përjashtime drejt spitaleve private, por për shkak të mungesës së sigurisë ata nuk mund të hospitalizohen. Shkresa mban firmën e drejtorit të përgjithshëm dhe është shpërndarë në të gjitha burgjet.

Sakaq, në burgun e Durrësit, ku i burgosuri Altin Ndoci u shoqërua pa njoftuar Policinë e Shtetit dhe me një grup të vogël policësh, hetimet sollën nevojën për largimin e shumë të burgosurve. Kanë mbetur ende si të paraburgosur ish-funksionarë si Ilir Beqaj dhe Erion Veliaj, si dhe të dënuar që u transferuan gjatë të shtunës nga një burg tjetër.

Me arratisjen që ndodhi, ende nuk dihet se kush ka mbetur i forti i këtij burgu.

gijotina.com/

Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, i riu humbi jetën në spital –

By: 27
25 January 2026 at 14:00

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon opinionin publik se, në datën 25.01.2026, në IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë shtetasi Nicolae Ionnut Erion Deliver, i datëlindjes 23.03.2005, lindur në Rumani dhe banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte arrestuar më datë 07.10.2024 dhe ishte akomoduar në IEVP Shkodër më datë 10.10.2024, me masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Sipas informacionit paraprak, gjatë paradites së sotme, shtetasi është konstatuar nga personeli i shërbimit duke qëndruar në shtrat, çka ka sjellë njoftimin e menjëhershëm të personelit shëndetësor të institucionit. Pas vlerësimit mjekësor, janë konstatuar parametra jetësorë të ulët dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore, me rekomandim për dërgim të menjëhershëm në urgjencën e spitalit rajonal.

Menjëherë është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut, si struktura më e afërt shëndetësore. Gjatë transportimit i është dhënë ndihma mjekësore nga stafi shëndetësor. Në urgjencën e Spitalit të Koplikut i është dhënë ndihma mjekësore e menjëhershme, por më pas mjeku i urgjencës ka konstatuar se shtetasi ka ndërruar jetë (exitus letalis).

Institucioni ka njoftuar menjëherë organet kompetente dhe po bashkëpunon plotësisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh gatishmërinë për të vënë në dispozicion çdo informacion të mëtejshëm, në përputhje me ligjin.

gijotina.com/

Berisha: Rinia në veprim, tmerri i Ramës, i quajti rrugaçë lagjesh të rinjtë

By: 27
25 January 2026 at 13:34

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vijojë me protesta, duke e cilësuar situatën politike si “kilometrin e fundit” dhe duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe reagimin e tyre.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se protestat nuk kanë karakter personal apo partiak, por janë, sipas tij, shprehje e ndërgjegjes qytetare. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen, duke argumentuar se fondet e dyshuara si të vjedhura prekin interesat e të gjithëve, veçanërisht të brezave të rinj.

Kreu i PD-së vuri theksin te pjesëmarrja e të rinjve në protestë, duke e cilësuar atë si elementin më domethënës të tubimit. Sipas tij, prania e rinisë ka shkaktuar reagimin e ashpër të kryeministrit, të cilin e akuzoi për gjuhë fyese ndaj të rinjve protestues.

Berisha përfundoi duke deklaruar se opozita do të angazhojë të gjithë potencialin e saj në vijim të protestave, duke i konsideruar ato si mjetin kryesor të reagimit politik dhe qytetar në këtë fazë.
gijotina.com/

The post Berisha: Rinia në veprim, tmerri i Ramës, i quajti rrugaçë lagjesh të rinjtë appeared first on 27.

Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës –

By: 27
25 January 2026 at 13:08

Ylli Manjani krition Sali Berishën për tkurrjen e opozitës dhe metodat e përdorura në protestë. Në një postim në Facebook, avokati nxjerr disa konkluzione mbi shfaqjen e djeshme para Kryministrisë:

1. Kuptuam se PD po rikthehet tek sjellja e dhunshme e post zgjedhjeve të 2001. Protestat me molotov dhe me grupe të rekrutuarish të dhunshëm, në atë kohë u përdorën rregullisht. Atë model risollën në skenë edhe mbrëmë…

2. Kuptuam se PD preferon më mirë të shpenzojë para për molotovë për të djegur njerëz, sesa të paguajë qiratë e dritat e zyrave të saj në rrethe për të mbledhur njerëz. Nuk po llogaris këtu ato milionat e dollarëve për Lacivitën dhe lobistët, të cilat shkojnë për të dëmtuar qeverinë, jo për të fituar PD. Madje as vetë Berisha. Me ato para do kishte patur rezultat më të mirë elektoral këtu.

Po nesje, hesap për ta ky. Por nuk është se janë të varfër dhe po përfaqësojnë të varfërit në këtë vend…

3. Ja pra që Imuniteti i deputetëve paska kuptim. Deputetët e PD që u bënë gardh për të penguar policinë të bënte detyrën, si dhe ata që dhunuan Komisariatin e policisë e bënë se janë me imunitet. Po ta bënte dikush tjetër sot do ishte brenda nën akuzë për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë.

Sigurisht ata nuk janë imun nga ndjekja penale, por sot janë gdhirë në shtëpitë e tyre në vend të gdhiheshin në paraburgim.

Imunitet të rrufsha pallën dmth.

Ai që nuk e ka imunitetin iku me makinë dhe u mbyll në zyrë… Edhe kur u sulmua kryeministria në 1998, ashtu bëri…

4. Policia pastroi magazinën nga gazi i vjetër lotsjellës. Ai gaz i hershëm nuk ka patur rast për t’u përdorur, ndaj dje ishte rasti. Rrisku ishte që të shkonte noi polic për ndjekje penale për mos përdorim gazi. Kështu që meqë doli rasti dje e përdorën. Gazi (Bardhi) dhe të tijtë duhet të shpresojnë për “mot më mirë”… Dmth protestën tjetër me molotov të kenë gaz të freskët, të sigurtë, brenda afatit të skadencës dhe me parametra ISO të BE-së.

5. Gabim shoqërimi i fëmijës 10 vjeçar. Duhet të shoqërohen, ndalohen dhe proçedohen prindërit e tij, që lejojnë fëmijën e tyre të “kullosë” në vende të rrezikshme për një fëmijë. E drejta prindërore është e shenjtë, po kur abuzon me të shteti duhet ta heqë.

6. Sado të krenohet PD e Berishës, madje megjithë dhunën që përpiqet të shfaqet, prap nuk e arrin pjesmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës. Dhe protestat e Lulit me thënë të drejtën ishin ditën për diell, jo natën me drita celularësh e me regji.

Ai megjith atë pjesmarrje në shesh dhe prap humbi zgjedhjet….

7. Kjo ishte një protestë e një partie politike kundër një tjetre dhe jo një protestë popullore kundër qeverisë. Jo se protestat e partive janë të palejuara, por duhet bërë dallimi. Tjetër përdorimi i dhunës nga populli i irrituar me qeverinë e tjetër është dhuna partiake se s’fiton dot zgjedhje.

8. Raportimet që agjensitë e huaja (me gazetarë shqiptarë) i bëjnë protestës me molotov, nuk janë avantazh për opozitën por i japin legjitimitet qeverisë. Të gjithë ata andej që shohin ato pamje thonë që “qeveria e paska një oponencë, pra qenka demokratikisht legjitime”.

PD mendon se dynjaja mban me vete me raportet imagjinare të ODIHR apo të DASH….

9. Nuk besoj se dikush sot, mban mend se çfarë u tha në atë protestë dhe kundër kujt e kishin atë reagim molotovi?! E kishin me Ramën, me Belindën, Me Mirlindën, me Nikon, me Gysin, me Altin Troplinin, me Prodën, me policët e turnit apo thjesht me veten, dmth për inat të Salianjit, Tikut, Gonit, Arlindit?! E kishin pro apo kundër Trumpit/Sorosit?!

10. Nejse, por një gjë e dimë mirë nga gjithë historia e protestave të molotovit: do vijojë të rrudhet përdoruesi tij, molotovit pra.

gijotina.com/

 

Rama vizitë zyrtare në Izrael, zbardhet axhenda e kryeministrit –

By: 27
25 January 2026 at 12:30

Ditën e hënë, më 26 janar, ora 11:00 – 12:30 Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, në përfundim të të cilit do të ketë edhe deklaratë për shtyp.

Paralelisht, Linda Rama, në shoqërinë e znj. Herzog, bashkëshortes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare.

Në orën 14:00, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga znj. Linda Rama, do të mbërrijë në Knesset “Plaza”, Parlamenti i Izraelit, ku do të pritet me një ceremoni të posaçme shtetërore nga Kryetari i Knessetit. Ceremonia përfshin rojet e nderit, ekzekutimin e himneve kombëtare, si dhe vendosjen e kurorave në monumentin e ushtarëve të rënë dhe në monumentin e viktimave të terrorit.

Më pas, Kryeministri Rama do të firmosë Librin e Përshtypjeve në Hollin Shagall.

Në orën 14:30, Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të zhvillojnë një takim me Kryetarin e Knessetit, z. Amir Ohana.

Në orën 16:15, do të nisë seanca plenare speciale e Knessetit, e shoqëruar nga hyrja ceremoniale në sallë. Gjatë kësaj seance do të mbajnë fjalën Kryetari i Knessetit, z. Amir Ohana, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, Lideri i Opozitës, Yair Lapid, si dhe Kryeministri Edi Rama, i cili do t’i drejtohet Parlamentit të Izraelit me një fjalim.

Në orën 17:15, do të zhvillohet një pritje zyrtare në nder të Kryeministrit Rama, me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe të ftuarve të posaçëm, në Jerusalem Hall të Knessetit.

Ndërsa, znj. Linda Rama do të ketë një takim të veçantë me gratë parlamentare.

Më 27 janar, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalë, në praninë e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Kryeministri Rama do të kryejë gjithashtu vizita simbolike në Western Wall (Muri i Lotëve) dhe në Kishën e Varrit të Krishtit.

gijotina.com/

Kokainë për disa grupe në Tiranë, arrestohen 3 persona, sekuestrohen 120 mijë euro, armë dhe drogë –

By: 27
25 January 2026 at 12:16

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Cargo 2”, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, kundër shitjes të lëndëve narkotike.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëorganizuar organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cargo 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Elvi Meta, 26 vjeç, Igli Canaj, 33 vjeç dhe Alban Kopaçi, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Në Unazë të Madhe, në afërsi të rrethrrotullimit të Tegut, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Escalade” me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjerë shtetasit E. M, dhe I. C. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë 1 kg e 36.6 gramë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas furnizonin disa grupe shpërndarësish, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. K, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 121 000 euro, 60 milion lekë, 5000 paund të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me lëndën narkotike, automjetin dhe 5 aparate celular.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

gijotina.com/

Protesta e kamionistëve në Mal të Zi bllokon Hanin e Hotit, ndalet kalimi i mjeteve të rënda nga Shqipëria –

By: 27
25 January 2026 at 12:00

Autoritetet malazeze kanë njoftuar se më 26 janar 2026, duke nisur nga ora 11:30, Shoqata e Kamionistëve e Malit të Zi do të zhvillojë një protestë 48-orëshe.

Si pasojë, për arsye sigurie dhe për të shmangur bllokimin e rrugëve ose incidente të mundshme, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga Shqipëria drejt Malit të Zi deri në përfundim të protestës.

Në akset që çojnë drejt vendkalimeve kufitare, do të lejohen vetëm automjetet e vogla, mjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve.

Policia e Kufirit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të kamionëve dhe apelon për respektimin e kufizimeve gjatë periudhës së protestës, me qëllim shmangien e bllokimeve dhe incidenteve të mundshme.

Hani i Hotit/Njoftim

Autoritetet malazeze kanë njoftuar se më datë 26.01.2026, duke nisur nga ora 11:30, për një periudhë 48-orëshe, Shoqata e Kamionistëve të Republikës së Malit të Zi do të zhvillojë një protestë.

Për arsye sigurie dhe për të shmangur bllokimin e rrugëve apo incidente të mundshme, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, nga Shqipëria në Malin e Zi, deri në përfundim të protestës.

Në akset rrugore që të çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Malit të Zi, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e vogla, automjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve.

Policia e Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë, për respektimin e periudhës së kufizimit të lëvizjes, me qëllim shmangien e bllokimit të rrugëve apo të incidenteve të mundshme.

gijotina.com/

Protesta bllokon kufijtë me Maqedoninë e Veriut, pritet kufizimi i lëvizjes së mallrave në hyrje dhe dalje të Shqipërisë –

By: 27
25 January 2026 at 11:54

Për shkak të një proteste që pritet të zhvillohet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga një shoqatë e transportit të mallrave, do të ketë bllokim të përkohshëm të lëvizjes së mallrave në hyrje dhe dalje në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se duke filluar nga ora 00:01 e datës 26.01.2026, do të bllokohet hyrja e mjeteve transportuese të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga ora 12:00 e së njëjtës datë do të bllokohet edhe dalja nga territori i saj.

Nga ky bllokim do të përjashtohen mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë medikamente mjekësore ose bagëti, të cilat do të lejohen të qarkullojnë normalisht. Po ashtu, lëvizja e automjeteve të udhëtarëve nuk do të preket dhe do të vijojë pa kufizime.

Autoritetet u bëjnë thirrje subjekteve të transportit dhe qytetarëve të informohen dhe të marrin masat e nevojshme për të shmangur vonesat dhe problematikat gjatë kësaj periudhe

gijotina.com/

Vodhi makinë gjatë natës në Vlorë, Policia arreston 45-vjeçarin –

By: 27
25 January 2026 at 10:46

Një 45-vjeçar është arrestuar pas një vjedhjeje automjeti gjatë natës në Vlorë. Sipas njoftimeve zyrtare, personi i arrestuar është identifikuar si S. K., banues në Vlorë, ndërsa automjeti i vjedhur është sekuestruar.

Ngjarja ndodhi pasi një shtetase kallëzoi në polici se gjatë natës i ishte vjedhur automjeti. Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan punën për identifikimin e autorit.

Sakaq, materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore, për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”.

Vodhi një automjet gjatë natës; falë reagimit të shpejtë dhe profesional të shërbimeve të Policisë identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori.

Gjendet edhe automjeti që 45-vjeçari vodhi gjatë natës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se gjatë natës i kishin vjedhur automjetin, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit S. K., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën edhe automjetin e vjedhur nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore, për veprën penale “Vjedhja”.

gijotina.com/

Për tri orë u kërkua dorëheqja e Ramës dhe qeverinë teknike –

By: 27
25 January 2026 at 10:40

Mes mjeteve piroteknike, përplasjeve fizike dhe gazit lotsjellës u zhvillua protesta e dyte kombëtare e thirrur këtë të shtunë (24.01) nga opozita shqiptare. Protestuesit hodhën bomba molotovë drejt Kryeministrisë, ndërsa policia reagoi me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit 11 efektivë u lënduan. Rreth 20 protestues u shoqëruan.

Për rreth tri orë, opozita përsëriti kërkesat e saj politike: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe ngritjen e një qeverie teknike që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme.

Berisha: Stina e rezistencës do të vijojë

“Opozita ka arritur në kilometrin e fundit, para triumfit të saj” – u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përpara protestuesve që ishin vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës qeveritare. Ai përsëriti akuzat ndaj qeverisë, duke thënë se “sot shumica e shqiptarëve e ka të qartë se Edi Ramakryeson organizatën kriminale më të rrezikshme në Europë”. Fundi i fjalimit të tij, duke mbajtur në dorë një flamur kombëtar, shënoi edhe nisjen e hedhjes së molotovëve dhe fishekzjarreve në drejtim te Kryeministrisë. Forcat e policisë u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë. Më pas protesta u zhvendos drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku pati përplasje të tjera mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Pas përfundimit të protestës, Berisha deklaroi se aksioni opozitar nuk do të ndalet me këtë tubim, pasi sipas tij “stina e rezistencës do të vijojë”.

Reagime për protestën

“Asgjë e re nga fronti i së keqes dhe keqbërësi Sali Berisha” – u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, menjëherë pas protestës kombëtare të Partisë Demokratike, në një status në rrjetet sociale. “Shpresoj që punonjësit e policisë të lënduar nga molotovët dhe mjetet apo lëndët e tjera të paligjshme të mos kenë dëmtime serioze” – shkruan më tej Balla.

Protesta e së shtunës u zhvillua në një moment të tensionuar politik, disa ditë pas një përplasjeje institucionale mes qeverisë dhe drejtësisë. Në qendër të debatit është vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, një vendim që kryeministri Edi Rama e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit ende nuk ka marrë një vendim./ DW

SPAK të hetojë “21 janarin”! –

By: 27
25 January 2026 at 10:26

Një ditë pas protestës së opozitës ku u kërkua dorëheqja e tij dhe dorëzimi i zv.kryeministres Belinda Ballukut tek SPAK, në podcastin e tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka rikthyer në vëmendje ngjarjen e 21 janarit 2011. Rama i ka bërë thirrje Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK), e cila tashmë ka në dorë këtë çështje, që ta zbardhë sa më shpejt atë që ai e cilëson vazhdimisht si “krim shtetëror”.

Rama u shpreh se 21 janari mbetet një plagë e hapur jo vetëm për familjarët e viktimave, por edhe për moralin dhe themelet e drejtësisë në Shqipëri, ndërsa theksoi se, edhe 15 vite pas vrasjes së katër protestuesve të pafajshëm, hija e padrejtësisë vijon të rëndojë mbi këtë ngjarje.

Ai nënvizoi se drejtësia mund të vonojë, por nuk harron, duke shtuar se koha nuk mund ta fshijë këtë krim nga kujtesa e shoqërisë dhe e institucioneve të drejtësisë. Në këtë kontekst, kryeministri shprehu shpresën që SPAK, i cili prej gjashtë vitesh gëzon mbështetje dhe inkurajim për të vendosur barazinë para ligjit, të veprojë më në fund për të hetuar dhe zbardhur këtë çështje, që sipas tij përbën një njollë për drejtësinë shqiptare.

“Kjo ishte edhe java e trishtë e 21 janarit, 15 vjet pas krimit shtetëror, vrasjes së katër burrave të pafajshëm protestues, me pushkët e shtetit, në boulevard. Përsëri 21 janari erdhi me hijen përqeshëse të padrejtësisë. Kjo mbetet një plagë e hapur jo vetëm për familjarët e dëshmorëve, por edhe për moralin e drejtësisë dhe themelet e drejtësisë së shtetit shqiptar.

gijotina.com/

Akuzat për korrupsion ndaj zv/kryeministres Balluku thellojnë krizën –

By: 27
25 January 2026 at 10:08

Media britanike “The Mirror” i ka kushtuar vëmendje protestës kombëtare të opozitës, duke raportuar se mijëra qytetarë u mblodhën në Tiranë në një demonstratë të thirrur nga opozita, në reagim ndaj akuzave të rënda për korrupsion që lidhen me nivelet më të larta të qeverisë.

Tubimi u mbajt përpara Kryeministrisë, ku protestuesit shprehën pakënaqësinë për thellimin e krizës politike në vend dhe kërkuan llogaridhënie si dhe drejtësi për aferat e dyshuara që përfshijnë kontrata të mëdha shtetërore.

“Demonstrata e organizuar nga Partia Demokratike në opozitë, u mbajt në përgjigje të akuzave për korrupsion kundër zëvendëskryeministres dhe tërhoqi mijëra njerëz”, shkruan The Mirror, duke iu referuar aferave të zbuluara nga SPAK për Belinda Ballukun.

“Një krizë politike është thelluar në Shqipëri që kur prokurorët antikorrupsion akuzuan zëvendëskryeministren Belinda Balluku për ndërhyrje në kontrata të mëdha shtetërore në fund të tetorit.

Ajo dyshohet se ka ndërhyrë në tenderët publikë për të favorizuar kompani specifike në projekte infrastrukturore, të tilla si Unaza e Madhe e Tiranës dhe Tuneli i Llogarasë. Balluku i ka mohuar akuzat kundër saj, duke i quajtur ato “insinuacione”, “gjysmë të vërteta” dhe “gënjeshtra”.

Pavarësisht se u shkarkua nga detyra në nëntor nga Gjykata e Posaçme e Shqipërisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – SPAK – Balluku u rikthye në pushtet nga gjykata kushtetuese muajin e kaluar, duke çuar në protesta të gjera. SPAK është përpjekur t’i heqë imunitetin parlamentar për të lejuar arrestimin e saj, por ky vendim është shtyrë deri më 28 janar.

Rama e ka mbrojtur Ballukun dhe tha se vendimi për shkarkimin e saj vendosi “një precedent unik dhe të rrezikshëm”, duke shtuar se “pezullimi është absurd si koncept”. Ai i tha Politico muajin e kaluar se ishte “normale” që agjencia antikorrupsion të bënte gabime pasi është një “institucion i porsalindur me një pushtet të pavarur të porsalindur” që ka bërë “shumë gabime”.

Udhëheqësit e opozitës kanë thënë se protestat antiqeveritare do të vazhdojnë”, vijon artikulli i The Mirror.

gijotina.com/

“Më goditën në furgon dhe në komisariat”/ 34-vjeçari nga Berati denoncon dhunë policore pas protestës –

By: 27
25 January 2026 at 09:54

Rexhino Pepaj është 34-vjeçari nga Berati që u dhunua mbrëmjen e djeshme nga policia në protestën e opozitës. Anëtar i degës së PD-së Berat, ai u nis pasditen e djeshme drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së opozitës së bashkuar para kryeministrisë.

Pas mbarimit të protestës, ai u mor zvarrë nga policia, e cila e ka futur në furgon dhe e ka dhunuar si aty edhe në ambientet e Komisariatit Nr.1 Tiranë, ku u mbajt 4-orë.

Pas mbërritjes në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Berat, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor, Rexhino tregon se gjatë protestës policia i hodhi gaz lotsjellës me piper në sy dhe ai ra në tokë, më pas e kishin dhunuar dhe e kishin futur në furgonin e policisë, ku e kishin goditur sërish.

Ai tregon se edhe në Komisariatin Nr.1 të Policisë Tiranë,ku e mbajtën mbi 4-orë e kanë dhunuar. Më pas, tregon ai, pasi e panë që gjendja e tij ishte përkeqësuar pasi ai vuan nga astma e kishin nxjerrë jashtë dhe i kishin thënë “Ik në spital se s’je mirë”.

Ai tregoi se ka probleme me shikimin dhe shprehet se u dërgua në spital nga miqtë e tij.

Dhunën që ka pësuar njëri nga anëtarët e Partisë Demokratike të degës së Beratit, e ka denoncuar nga ambjentet e Urgjencës së Spitalit Rajonal Berat edhe kryetari i kësaj dege, Kasion Hasimetaj.

gijotina.com/

11 efektivë të plagosur, 17 të arrestuar –

By: 27
25 January 2026 at 09:32

Policia e Tiranës ka dalë në njoftim zyrtar në lidhje me arrestimet e bëra dje në protestën e opozitës.

Sipas bluve të kryeqytetit, janë arrestuar 18 protestues, 17 janë proceduar dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë.

Gjatë tubimit u dëmtuan 11 punonjës policie, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.01.2026, rreth orës 17:00, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Gjatë zhvillimit të tubimit, disa prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që ishin të planëzuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe kanë hedhur drejt tyre lëndë djegëse (molotovë).

Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 37 shtetas që kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Në vijim:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. L., 19 vjeç, A. Ll., 26 vjeç, A. L., 24 vjeç, A. M., 30 vjeç, T. K., 25 vjeç, E. Sh., 24 vjeç, S. S., 21 vjeç, E. M., 30 vjeç, A. T., 50 vjeç, R. H., 24 vjeç, B. S., 48 vjeç, E. H., 22 vjeç, A. T., 47 vjeç, L. Xh., 26 vjeç, B. B., 48 vjeç, E. H., 40 vjeç, R. B., 40 vjeç dhe H. C., 20 vjeç;
-nisi procedimi penal për shtetasit:B. N, E. V, A. P, K. K., F. P, M. K, D. B, R. K, A. Z, R. T, dhe 3 të mitur;
-u shpallën në kërkim shtetasit S. D dhe E. Ll.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe shtetasit L. B, K. B dhe G. B, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

11 punonjësit e Policisë që mbetën të dëmtuar gjatë tubimit morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kënë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

gijotina.com/

U la i lirë pas ardhjes së prindit –

By: 27
25 January 2026 at 09:14

Mes të shoqëruarve në Komisariatin numër 1 ishte dhe një i mitur i moshës 14-vjeçare, që fillimisht dyshohej se ishte 10 vjeç, i cili sipas bluve gjatë protestës është konstatuar duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të shërbimeve të policisë.

“Theksojmë se shtetasi i mitur në asnjë moment nuk është mbajtur në ambiente të përbashkëta me persona të rritur të ndaluar apo të shoqëruar, por ka qëndruar në një ambient të përshtatshëm dhe është trajtuar me kujdes, në përputhje me parimet dhe garancitë ligjore për të miturit. Ai është lënë i lirë menjëherë pas mbërritjes së përfaqësuesit ligjor”,- njofton policia.

Shoqërimi i 14-vjeçarit solli edhe reagime nga deputetët e PD-së, ndërsa disa prej tyre ishin edhe në Komisariatin numër 1 në Tiranë ku u përplasën me efektivët, si dhe kërkonin të takonin shefin e komisariatit, Elton Shani.

“Arrestimi i një fëmije vetëm për faktin se ndodhej në një protestë nuk ka asnjë bazë ligjore dhe tejkalon çdo kufi etik e moral. Ky nuk është zbatim i ligjit, por një keqpërdorim flagrant i autoritetit shtetërorKjo nuk është rend publik. Është dështim dhe degradim i institucioneve”,- shkroi në rrjete soociale deputeti Bardh Spahia.

“Arrestimi i një fëmije vetëm pse ndodhej në një protestë kalon çdo kufi ligjor, etik dhe moral. Kjo nuk është zbatim ligji, por abuzim i hapur me pushtetin”,- shkroi në rrjete sociale deputetja Jorida Tabaku.

“Një regjim që guxon të arrestojë një fëmijë 10-vjeç… Shtet horrash që mbron kriminelët dhe arreston fëmijët. Ky regjim ka kaluar çdo kufi, çdo moral, çdo njerëzi. Mjaft është mjaft! Fëmijët nuk preken”,- shkroi në rrjete sociale deputetja Elda Hoti.

Rasti po hetohet edhe nga Avokati i Popullit, i cili ka dërguar përfaqësues në Komisariatin nr. 1, por edhe në rajonet e tjeratë policisë ku ka pasur persona të shoqëruar.

PD pretendon se në protestë është përdorur gaz lotsjellës i skaduar. Në rrjete sociale po qarkullon një foto ku një nga bombolat e hedhura për të shpërndarë protestuesit duket se ka datë skadence vitin 2023.

gijotina.com/

Mercenarë të rekrutuar me lekë…ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë –

By: 27
25 January 2026 at 08:50

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm për protestën e dhunshme që Sali Berisha thirri dhe mbajti ditën e djeshme në Tiranë, ku pas disa fjalimeve në podiumin e ngritur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, militantët e tij filluan të hedhin breshëri molotovësh dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë, për t’u zhvendosur më vonë edhe para Kuvendit.

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama për protestën e Sali Berishës: 

Ka në Europë protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë të djathtë a të majtë, studentë, anti-globalistë, tifozë huliganë, grupime lloj-lloj që dalin në rrugë për arsyet e tyre, maskohen, armatosen me molotovë dhe thyejnë e djegin, duke plagosur punonjës policie e shkatërruar prona…

Po qysh nga koha e partive famëkëqia të 100 vjetëve më parë në Gjermani e Itali, ka vetëm një parti parlamentare në Europë, që të ketë në programin e aktivitetit të saj si pjesë të pandarë të ekzistencës së vet qysh nga lindja, ushtrimin e dhunës, shkatërrimin e pronës, sulmin ndaj godinave të institucioneve, deri edhe ndaj godinës së vet, mobilizimin e paramilitarëve, të cilët deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror, kurse tanimë janë thjesht mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve, që veshin maska apo fshehin fytyrën pas tabelave për  të mbaruar punë me hedhjen e molotovëve pa u identifikuar nga kamerat!

Tanimë këto farë protestash me pisllëkun që krijojnë në bulevard, ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë e plakut të lajthitur që i organizon… Degjenerim i pandalshëm dhe dëshpërim i pangushëllueshëm!

Të shkuara punonjësve të policisë që u plagosën e lënduan nga kjo lukuni e verbër.

gijotina.com/

❌
❌