Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 February 202627.al

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

By: 27
4 February 2026 at 10:40

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë të PD-së, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon një seri takimesh me anëtarë të United States Congress.

Ata u takuan me kongresmenët Keith Self, Jeff Sessions, John Moolenaar dhe Robert Aderholt, me të cilët u diskutuan çështje kyçe që lidhen me demokracinë, ekonominë dhe sigurinë në Shqipëri dhe rajon.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se në qendër të bisedave kanë qenë tre shqetësime kryesore. Së pari, ndikimi i grupeve kriminale në politikë dhe në proceset zgjedhore, duke nënvizuar se lufta reale kundër krimit të organizuar është parakusht për funksionimin e shtetit ligjor dhe për zgjedhje të lira e të ndershme.

Së dyti, ajo ka ngritur problematikën e klimës së biznesit, duke theksuar se mungesa e institucioneve të forta dhe zbatimi selektiv i ligjit e bëjnë Shqipërinë pak tërheqëse për investitorët europianë dhe amerikanë. Pa sundim të ligjit dhe garanci institucionale, investimet serioze dhe afatgjata shmangin vendin.

Së treti, Tabaku ka vënë theksin tek siguria e investimeve kritike dhe e infrastrukturës strategjike, duke e lidhur analizën dhe kontrollin e investimeve të huaja me forcimin e ekonomisë dhe të sigurisë kombëtare. Sipas saj, ekonomia nuk është vetëm çështje zhvillimi, por edhe një element thelbësor i sigurisë.

Deputetja e PD-së ka rikujtuar se këto çështje janë reflektuar edhe në nismat e saj parlamentare, përfshirë propozimin për analizën e investimeve të huaja, i cili është refuzuar nga qeveria. Sipas Tabakut, kjo nismë nuk është politike, por një nevojë imediate për të frenuar investime që mund të dëmtojnë interesin publik, konkurrencën e ndershme dhe sigurinë e vendit.

Vizita në SHBA dhe takimet me kongresmenë amerikanë, sipas saj, synojnë forcimin e bashkëpunimit me partnerin strategjik dhe ndërkombëtarizimin e shqetësimeve reale mbi demokracinë, ekonominë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

By: 27
4 February 2026 at 10:12

Ministria e punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta te shkarkimit nga detyra. Freskida Halilaj ka mbajtur postin e drejtoreshës së IdentiTek që prej muajit nëntor 2024.

Gjatë drejtimit të “IdentiTek” nga Freskida Halilaj, kompania e pasaportave dhe kartave të identitetit u kthye në një qendër abuzimesh dhe qokash, ku Halilaj urdhëroi zgjatjen e kontratës me “AFIS and Biometrics Consulting Inc” për shërbime IT biometrike, pavarësisht se kontrata ishte përmbushur dhe mungonin raportet dhe provat për ndërprerje të punës, duke kërcënuar vartësit me “firmos ose ik” dhe shkarkuar ata që refuzuan.

Tenderi për këtë kontratë, ku morën pjesë Deloitte Albania, ATIS LLC dhe Biometrics Consultech ABC, u gjet me shkelje nga auditimi i Ministrisë së Brendshme për mungesë dokumentacioni, argumentimi përzgjedhjeje, specifikime teknike dhe llogaritje fondesh, duke favorizuar fituesin me 684,000 euro pa bazë të duhur. Halilaj dyshohet të mos ketë përvojë dhe ndoshta as diplomë të arsimit të lartë, ka emëruar besnikë dhe njerëz joprofesionistë në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, si dhe këshilltarë e drejtorë, ndërsa profesionistët që kundërshtonin urdhrat e saj largoheshin, duke kthyer “IdentiTek” në një strukturë ku paratë e shtetit keqpërdoren dhe vartësit janë nën kontroll të plotë të drejtoreshe.

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

By: 27
4 February 2026 at 09:48

Shoqata e Prokurorëve ka reaguar në lidhje me sulmet e Edi Ramës kundrejt gjyqtarëve, për çështjen e rritjes së pagave.

Mëngjesin e sotëm Edi Rama e cilësoi situatën si tymnajë populiste, ndërsa nuk i kurseu as sulmet drejt gjyqtarëve të Kushtetueses, duke i cilësuar si të korruptuar dhe gjakpirës të sistemit të drejtësisë.

Nisur nga këto replika, Shoqata e Prokurorëve ka deklaruar se debatet publike që lidhen me sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme, të balancuar dhe me respekt për rolin kushtetues të magjistratëve.

Sipas tyre, çdo formë retorike e Ramës, që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës.

“Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të zhvillimeve të fundit dhe debatit publik rreth gjykimit kushtetues mbi pagat e magjistratëve, në përmbushje të misionit dhe veprimtarisë së saj, e konsideron të domosdoshme të shprehë një qëndrim zyrtar në funksion të mbrojtjes së parimeve të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë vlerëson se debatet publike për çështje që lidhen me sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme, të balancuar dhe me respekt për rolin kushtetues të magjistratëve. Çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë i bashkohet qëndrimeve publike dhe kërkimeve të argumentuara tashmë në mënyrë shteruese nga shoqatat e gjyqtarëve përpara Gjykatës Kushtetuese. Theksojmë se çdo ndryshim ligjor që passjell regres në standardet e njohura më parë dhe ulje të pagave të magjistratëve, përbën cenim të garancive kushtetuese.

Në një shtet demokratik dhe të së drejtës, pavarësia e Gjykatës Kushtetuese dhe e sistemit të drejtësisë në tërësi përbën një parim themelor, i cili duhet të respektohet nga të gjithë aktorët institucionalë dhe publikë, veçanërisht në faza të ndjeshme përpara vendimmarrjes. Në këtë kontekst, gjykimi kushtetues i inicuar nga shoqatat e gjyqtarëve duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo presion i jashtëm apo instrumentalizim i opinionit publik.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë shpreh besimin e saj të plotë në Gjykatën Kushtetuese si autoriteti i vetëm legjitim për të dhënë fjalën përfundimtare në këtë proces, si dhe mbështet çdo përpjekje institucionale dhe civile që synon forcimin e rendit kushtetues, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe mbrojtjen e standardeve demokratike në vend”-thuhet në deklaratë.

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

By: 27
4 February 2026 at 09:18

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet në debatin me gjyqtarët lidhur me kërkesën për rritjen e pagave, duke i akuzuar ata se i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar trajtim financiar të privilegjuar për gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vettingu për pasuri të pajustifikuara.

Në kritikat e tij ndaj Shoqatës së Gjyqtarëve, Rama theksoi se kjo mazhorancë politike ka qenë ajo që i ka garantuar pavarësinë sistemit të drejtësisë, ndërsa u bëri thirrje gjyqtarëve që këtë pavarësi ta ushtrojnë me përgjegjësi dhe dinjitet. Sipas kreut të qeverisë, kërkesa drejtuar Gjykatës Kushtetuese përfshin edhe individë që, sipas tij, janë përjashtuar nga sistemi i ri i drejtësisë për shkak të korrupsionit dhe pasurive të pajustifikuara. Ai deklaroi se përmes kësaj padie, taksapaguesve shqiptarë u kërkohet të financojnë paga më të larta jo vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar procesin e vettingut, por edhe për ata që janë larguar prej tij.

“Ju keni shkuar në Gjykatë Kushtetuese për t’ju rritur pagën atyre që i hoqi Vettingu, sepse nuk ishin të denjë për sistemin e ri të drejtësisë. Ju keni shkuar në GJK për t’i kërkuar taksapaguesve shqiptarë, që të paguajnë paga më të larta se të tjerëve për gjykatës dhe prokurorë që vettingu i hoqi sepse kishin pasuri të pajustifikuara.

Ju keni vajtur në GJK për t’u thënë taksapaguesve shqiptarë se edhe ata që ishin korruptuesit dhe gjakpirësit e sistemit të drejtësisë meritonin rritje pagash njësoj si ata që e kaluan vettingun.

Si mund ta fusni këtë në radhën e pretendimeve që keni nga kjo qeveri e poshtër që ka bërë një reformë historike dhe që ka bërë atë që kolegët tuaj nga 2012 derisa u bë kjo reformë e kanë ëndërruar por nuk e kanë prekur dot. I ka dhënë pavarësinë, që ju sot duhet të bëni cdo gjë që ta ushtroni me dinjitet, ta ktheni në të mirë të madhe të popullit shqiptar”, tha Rama.

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

By: 27
4 February 2026 at 09:00

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.7 lekë dhe do shitet me 105.7 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 111.3 lekë dhe do shitet me 112.3 lekë.

Screenshot_6

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

By: 27
4 February 2026 at 08:16

Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të përballojnë një shpenzim emergjent që kërkon kursime 1000 euro.

Sipas të dhënave nga anketa Security Meter 2025 e Anketa e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RÇ), Shqipëria kishte përqindjen më të lartë të familjeve që nuk përballojnë një emergjencë.

Shqipëria raporton shkallën më të lartë të pasigurisë financiare në Rajon në vitin 2025, me 54.5% e të anketuarve që deklarojnë se nuk mund ta mbulonin një shpenzim të tillë në mënyrë të pavarur, një rritje e lehtë nga 53.3% në 2024.

Ngjashëm, Maqedonia e Veriut tregon një nivel të lartë, me pothuajse gjysmën (48.1%) të popullsisë të paaftë për të menaxhuar një kosto të tillë emergjente në vitin 2025.

Në të kundërt, Kosova spikat me nivele relativisht më të larta të përballimit të emergjencave, ku 50.1% e të anketuarve ranë dakord se mund ta mbulonin shpenzimin, një përmirësim i dukshëm nga 38.2% në vitin 2024.

Bosnja dhe Mali i Zi shfaqen përmirësime në 2025 me rreth një të tretën e popullsisë që bien dakord se mund ta menaxhonin koston në vitin 2025.

Serbia paraqet një trend me shqetësues. Në vitin 2025, vetëm 25.2% e të anketuarve thanë se mund ta përballonin një shpenzim prej 1,000 euro, një rënie e ndjeshme nga 35.0% në vitin 2024. Për më tepër, Serbia kishte një përqindje të lartë të të anketuarve që u përgjigjën “vështirë të thuhet” në vitin 2025, me 38.7%, duke treguar pasiguri në rritje ose mungesë qartësie mbi financat e familjes.

Të dhënat e vitit 2025 zbulojnë se vetëm një e treta (33.1%) e të anketuarve në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ndihen të sigurte se familja e tyre mund të menaxhojë një shpenzim të papritur prej 1,000 euro pa marrë hua ose pa u mbështetur tek të tjerët. Kjo shënon një rënie të lehtë nga 36.7% që ishte në vitin 2024, çka sugjeron një përkeqësim të perceptimit mbi qëndrueshmërinë financiare.

Të dhënat tregojnë se, situata është përkeqësuar në shumë vende të Ballkanit Perëndimor midis viteve 2024 dhe 2025, duke reflektuar brishtësinë ekonomike të vazhdueshme dhe presionet që mund të nxisin emigrimin ose të kufizojnë mirëqenien në rajon.

Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

By: 27
4 February 2026 at 08:02

Të dhënat e Eurostat mbi ecurinë e popullsisë së moshës 15-29 vjeç në Europë tregojnë një tablo shqetësuese për Shqipërinë, e cila renditet e para për tkurrjen më të lartë demografike të kësaj grup-moshe.

Në janar të vitit 2025 Shqipëria kishte 405,832 të rinj të grup-moshës 15-29 vjeç me tkurrje 18,300 brenda një viti, duke pësuar një rënie prej -4.32%. Shpejtësia e zbrazjes së vendit tonë nga rinia është katër herë më e lartë se ajo e Serbisë, e cila pason me një rënie prej -1.03%.

Ndërsa vende si Sllovakia, Austria dhe Turqia regjistrojnë tkurrje minimale nën 1%, Shqipëria po përballet me një hemorragji demografike që tejkalon çdo mesatare rajonale.

Kjo diferencë bëhet akoma më i fortë kur krahasohemi me vendet që po shënojnë rritje të konsiderueshme të popullsisë së re. Për shembull, ndërkohë që Shqipëria humbet kapitalin e saj njerëzor, vende si Spanja (+2.76%), Bullgaria (+1.98%) dhe Rumania (+1.97%) po shohin një zgjerim të grup-moshës 15-29 vjeç, çka tregon një riorientim të rinisë drejt tregjeve të punës apo sistemeve të tyre arsimore.

Teksa shtete si Zvicra, Islanda dhe vendet e Bashkimit Europian po stabilizojnë ose po rrisin numrin e të rinjve të tyre, Shqipëria po thellon më tej rënien, duke treguar se nevoja për politika inkurajuese për të mbajtur rininë në vend është më urgjente se kurrë.

Tkurrja e të rinjve është specifikë alarmante shqiptare, jo ballkanike, që po e lë vendin pa forcë punëtore aktive dhe pa energji inovative.

Rënia me rreth 18,333 të rinjsh brenda një viti do të thotë se Shqipëria po humbet pothuajse një qytet të tërë të përbërë vetëm nga studentë dhe profesionistë të rinj çdo vit. Ndërkohë që Gjermania dhe Italia, dy destinacionet kryesore të emigracionit shqiptar, po shënojnë rritje të popullsisë së tyre të re (përkatësisht me 0.50% dhe 0.72%), pasi kapitali njerëzor që humbet Shqipëria po shërben si “karburant” për ekonomitë e vendeve të Bashkimit Europian.

Ndërsa vendet e zhvilluara po arrijnë të thithin të rinj dhe të rrisin bazën e tyre demografike, Shqipëria po tkurret me ritme që vështirësojnë çdo plan afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm. Nëse ky trend i vitit 2025 nuk frenohet, presioni mbi sistemin e pensioneve dhe mbi bizneset vendase, që tashmë vuajnë për staf, do të shkojë drejt pikës së kolapsit, duke e bërë Shqipërinë vendin me plakjen më të shpejtë në Europë./Monitor

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

By: 27
4 February 2026 at 07:36

DASHI

Keni kaluar javë intensive, pothuajse si një pistë me pengesa. Tani qielli kërkon vetëm një gjë nga ti: ngadalëso për të kuptuar se ku po shkon vërtet. Në punë, je i etur për shpengim, por ki kujdes nga shpërthimet nervore: jo të gjithë mund ta mbajnë ritmin tënd. Në dashuri, ata që janë në një lidhje duhet të rilidhen, veçanërisht nëse ka pasur keqkuptime së fundmi. Beqarë? Sharmi është shumë i lartë, por mos i nxitoni gjërat. Energjia po shtohet, por fli më shumë.

DEMI

Ju pret një qiell i frytshëm, veçanërisht për punën dhe projektet afatgjata. Yjet e shpërblejnë durimin: ajo që mbillni tani do të japë fryte të konsiderueshme. Në dashuri, keni nevojë për siguri: s’ka më gjysmëmasa. Nëse një marrëdhënie nuk ju bind më, do ta dini qartë. Marrëdhëniet familjare po shkojnë mirë. Po ndiheni më mirë fizikisht, por kini kujdes nga teprimi.

BINJAKËT

Kjo është një periudhë e ngjeshur, pikërisht ashtu siç ju pëlqen. Idetë janë të shumta; në fakt, keni shumë prej tyre menjëherë. Rreziku është shpërdorimi i energjisë. Në punë, mbërrijnë kontaktet, telefonatat dhe propozimet: vlerësojini ato me kujdes. Në dashuri, dëshira për qetësi dhe gjallëri kthehet, por kini kujdes të mos jeni shumë të pakapshëm. Beqarët janë të favorizuar, veçanërisht në mjedise të reja. Nervozizmi po zvogëlohet, por mendja juaj është gjithmonë në garë: merruni me sport.

GAFORRJA

Jeni në një fazë të riorganizimit të thellë emocional. Yjet flasin për vendime të rëndësishme, veçanërisht në marrëdhënie. Ata që kanë përjetuar zhgënjim tani duan të mbrojnë veten, por kini kujdes të mos e mbyllni zemrën. Përgjegjësia rritet në punë: ndiheni të vëzhguar, por jeni gati. Lajme të mira brenda pak javësh. Energjia luhatet; dëgjoni trupin tuaj.

LUANI

Qielli ju rikthen forcën dhe karizmën. Është koha juaj të dilni sërish në qendër të vëmendjes. Në punë, do të merrni konfirmim ose sfida të reja: pranojini ato pa frikë. Në dashuri, jeni pasionantë, por edhe më kërkues se zakonisht: shmangni dëshirën për të pasur gjithmonë të drejtë. Beqarët mund të kenë takime të vështira. Jeni në formë të shkëlqyer fizike, por kini kujdes nga stresi.

VIRGJËRESHA

Kohë e mirë për të zgjidhur çështje praktike, dokumente dhe punë. Qielli është serioz, kërkon angazhim, por premton rezultate. Në dashuri, jeni më të menduar: duhet të ndiheni të sigurt. Marrëdhëniet e forta po forcohen, ato të brishta duhet të sqarohen. Pak lodhje mendore: jepini vetes një pushim.

PESHORJA

Jeni përsëri në qendër të vëmendjes pas një periudhe pasigurie. Yjet po të ndihmojnë të rifitosh ekuilibrin, veçanërisht në marrëdhënie. Në punë, situatat e vjetra po zbulohen. Në dashuri, ekziston dëshira për romancë, por nevojitet edhe konkretësi: nuk ka më shtyrje të vendimeve. Takimet janë të favorizuara për ata që janë beqarë. Shërim i mirë.

AKREPI

Dëshira për liri dhe lëvizje kthehet. Kjo është një kohë zgjimi, veçanërisht mendërisht. E shkëlqyer për udhëtime, studime dhe projekte të reja. Sfida interesante ju presin në punë, por duhet të besoni më shumë në veten tuaj. Në dashuri, duhet të jeni afër: ata që ju kufizojnë janë shumë të ngushtë. Beqarët janë të favorizuar. Energjia po rritet.

SHIGJETARI

Jeni i përqendruar dhe i vendosur. Yjet flasin për rritje të përgjegjësive, por edhe për njohje. Në punë, mund të arrish shumë, por kjo do të të kushtojë përpjekje. Në dashuri, je më i rezervuar se zakonisht: përpiqu t’u lësh vend emocioneve. Marrëdhëniet afatgjata po qëndrojnë, por ato duhet të ushqehen. Kujdesu për shpinën dhe tensionin tënd.

BRICJAPI

Është një kohë ndryshimi. Diçka po evoluon brenda jush dhe nuk mund ta injoroni më. Revolucioni personal ju pret. Ide të reja në punë, por jo të gjithë ju kuptojnë: jini të duruar. Në dashuri, dëshironi autenticitet: s’ka më marrëdhënie që nuk ju përfaqësojnë. Beqarët janë gati për takime të pazakonta. Energjia është e mirë, por e pabarabartë.b

UJORI

Jeni më të ndjeshëm se zakonisht, por edhe më intuitivë. Yjet do t’ju udhëzojnë nëse dini të dëgjoni. Kjo është një kohë rilindjeje emocionale. Qartësia dhe kufijtë janë të nevojshëm në punë: mos i bëni të gjitha vetë. Ëmbëlsia kthehet në dashuri, një kohë e shkëlqyer për ata që kërkojnë të ndërtojnë ose riparojnë një marrëdhënie. Je në formë të mirë, por kujdesu për humorin tënd.

PESHQIT

Jeni në një fazë të riorganizimit të thellë emocional. Yjet flasin për vendime të rëndësishme, veçanërisht në marrëdhënie. Ata që kanë përjetuar zhgënjim tani duan të mbrojnë veten, por kini kujdes të mos e mbyllni zemrën. Përgjegjësia rritet në punë: ndiheni të vëzhguar, por jeni gati. Lajme të mira brenda pak javësh. Energjia luhatet; dëgjoni trupin tuaj.

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

By: 27
4 February 2026 at 07:29

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Duke filluar prej orëve të mesditës reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në të gjithë territorin.

Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e Alpeve, verilindje– lindje – juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Era me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 25m/s Valëzimi në det do të jetë i  forcës 5-6 ballë.

Screenshot_2

Screenshot_3

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

By: 27
3 February 2026 at 23:29

Milan nuk gabon këtë radhë në Serinë A italiane. Skuadra e Massimiliano Allegrit iu përgjigj fitores së Interit teksa mposhti Bolognën në fushën e kësaj të fundit me rezultatin e pastër 3-0 duke ruajtur diferencën prej 5 pikësh me zikaltrit

Milani priti vetëm 20 minuta për të marrë avantazhin me Loftus Cheek që nuk bëri gabimin e disa minutave më parë teksa me një gjuajtje me të djathtën pas një asisti të Rabiot dërgoi topin në rrjetë për ta cuar rezultatin 1-0 për kuqezinjtë. Bologna bëri një tentativë me Odgaard me një gjuajtje me të majtën në zonë por pa sukses.

Në minutën e 36 Milani fitoi një 11 metërsh  pas një topi të prekur me dorë nga Ravaglia. Nkunku shkoi te pika e bardhë dhe u tregua i saktë duke e çuar rezultatin në 2-0 për Milanin dhe me këto shifra skuadrat shkuan në pushim të ndeshjes.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol dhe ishte Milani ai që e shënoi atë  pikërisht me Adrien Rabiot që e çoi rezultatin në 3-0. Pas këtij momenti gjërat nuk ndryshuan më me Milanin që mori këtë fitore që e çon në kuotën e 50 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Bologna mbetet me 30 pikë në vendin e 10.

gijotina.com

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

By: 27
3 February 2026 at 23:19

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Studio 24”, deklaroi se shtyrja e vendimit për pezullimin e Belinda Ballukut, ka ardhur si pasojë e presionit politik që po ushtrohet ndaj trupës së gjyqtarëve të Kushtetueses

Lala tha se “lajmi që duhet të jepej ishte mosmarrja e vendimit nga GJK sepse më dëshmon që aty brenda ka dëshmitarë që i janë nështruar presionit politik”. “Dhe ju e dini debatin e fortë mes Ramës dhe gjyqtarëve për çështjen e pagës”, shtoi ajo.

Gazetarja theksoi se gjyqtari Asim Vokshi ka kërkuar marrjen e vendimit për Ballukun, ndërsa nga ana tjetër, Marsida Xhaferllari ka insistuar për më tepër kohë.

“A mendoni ju se anëtari i GJK Asim Vokshi një gjyqtar në karrierë është në pamundësi për të marrë një vendim? Unë mendoj jo dhe nuk ka kërkuar shtyrjen. A mendoni ju se Marsida Xhaferllari, është në pamundësi për ta marrë këtë vendim? Ka kërkuar kohë për ta shqyrtuar më gjatë këtë dosje. Ka disa gjyqtarë brenda GJK dhe kam kurajo morale e profesionale që i është nënshtruar presion politik, SPAK e ndërkombëtarët dhe janë duke u përpjekur të gjejnë një të mesme të artë. Por kjo nuk është drejtësia”, tha Lala.

 

Klodiana Lala: Lajmi nuk është dhënia e një vendimi, ne do e marrim vesh në mos nesër brenda afatit 30 ditor.

 

ajmi që duhet të jepej ishte mosmarrja e vendimit nga GJK sepse më dëshmon që aty brenda ka dëshmitarë që i janë nështruar presionit politik. Dhe ju e dini debatin e fortë mes Ramës dhe gjyqtarëve për çështjen e pagës.

A mendoni ju se anëtari i GJK Asim Vokshi një gjyqtar në karrierë është në pamundësi për të marrë një vendim. Unë mendoj jo dhe nuk ka kërkuar shtyrjen. A mendoni ju se Marsida Xhaferllari, është në pamundësi për ta marrë këtë vendim? Ka kërkuar kohë për ta shqyrtuar më gjatë këtë dosje.

Ka disa gjyqtarë brenda GJK dhe kam kurajo morale e profesionale që i është nënshtruar presion politik, SPAK e ndërkombëtarët dhe janë duke u përpjekur të gjejnë një të mesme të artë. Por kjo nuk është drejtësia.

SPAK ka kërkuar leje për ta arrestuar. Se ndoshta ajo mund të kthehet në detyrë por mund të ketë një zhvillim më të ashpër dhe mund ta çojë atë drejt një arrestimi të mundshëm. Për mua problem është precedenti që po krijohet në GJK.

Yesterday — 3 February 202627.al

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

By: 27
3 February 2026 at 22:23

Një 33-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga policia italiane. Ai është plagosur, nga blutë pasi tentoi ti arratisej policisë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari i plagosur, u detyra të thërriste vetë ambulancën për ti ardhur në ndihmë.

E gjitha filloi në Valdarno, ku tre persona, mes tyre dhe shqiptari tentuan të vidhnin një banesë me forcë. Brenda automjetit të braktisur nga ta, u gjetën mallra të vjedhura dhe mjete për vjedhje me thyerje. Pas ndjekjes nga policia të tre vrapuan për tu arratisur.

Ndjekja përfundoi me një të shtëna më armë, ku si pasojë e tyre u plagos në shpatull 33-vjeçari shqiptar. I plagosuri ndodhet në spitalin në Perugia, ku u transportua me helikopter pas ndërhyrjes së parë të ambulancës së Kryqit të Bardhë të Monte San Savino. Autoritetet italiane po hetojnë më shumë mbi ngjarjen.

gijotina.com/

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

By: 27
3 February 2026 at 22:11

Qëndrimet e përsëritura publike të kryeministrit Edi Rama kundër betejës së gjyqtarëve në Kushtetuese për çështjen e pagave të tyre, janë konsideruar si një “fushatë spekulimesh” nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve.

Në një deklaratë publike të shpërndarë mbrëmjen e së martës, ata flasin për një “tymnajë populiste që është krijuar dhe shpërndarë me qëllim linçimin e gjyqtarëve dhe shoqatave të tyre lidhur me një proces gjyqësor kushtetues, i cili ndodhet në fazën e vendimmarrjes përfundimtare”. Shoqata Kombëtare e gjyqtarëve është një prej ankuesve në Kushtetuese, së bashku me Unionin e gjyqtarëve i cili nuk është pjesë e deklaratës.

Reagimi i Shoqatës përmban tone të ashpra ndaj kreut të qeverisë, deklaratat e të cilit, të reflektuara dhe në media, etiketohen si “përbaltje kryeministrore, publike, tërësisht histerike, që synon të ndezë kundërshtitë në opinionin publik për një vendimmarrje dhe proces kushtetues që duhet të zhvillohet në sallën e gjykimit”.

Sipas Shoqatës, që nga viti 2016 kur u hartua projektligji për statusin e magjistratëve dhe deri në vitin 2023 kur u miratuan ndryshimet që rregullojnë sot pagën e gjyqtarëve, qeveria dhe shumica në pushtet ka vepruar në “keqbesim dhe mungesë sinqeriteti” dhe se ndërhyrjet kanë qenë antikushtetuese.

Sipas tyre “të gjitha iniciativat civile dhe kushtetuese të shoqatave të gjyqtarëve nuk kanë si qëllim “rritjen e pagës”, një term ky i zgjedhur qëllimisht, i gënjeshtërt dhe spekulant, vetëm e vetëm për t’i kundërvënë procesit gjyqësor kushtetues populizmin, si armë e pafuqisë juridike dhe e fuqisë së përbaltjes”. Shoqata flet për “një qëllim keqdashës të fushatës publike të nisur për ta shndërruar procesin gjyqësor kushtetues në gjyq popullor”.

Në deklarat e djeshme të cilat nxitën dhe këtë reagim të gjyqtarëve, kryeministri tha se gjyqtarët duan të bëhen vetë zot e vetë shkop duke iu imponuar parlamentit e qeverisë për paga stratosferike që shkojnë mbi ato të vendeve të BE-së. Rama kërkoi nga Kushtetuesja, të mos e pranojë siç e quan ai, njollën e turpit, e cila do t’i kushtonte buxhetit të shtetit 37 milionë euro në vit.

Gjatë debatit në Gjykatën Kushtetuese, gjyqtarët dhanë dhe argumenta që shkonin përtej arsyetimeve juridike. Ata deklaruan se zgjedhja për të bërë ankimin, gati dy vjet pas ndërhyrjes ligjore nga ana e qeverisë dhe parlamentit, kishte qenë taktike, me synimin që të shmangte presionin e qeverisë mbi çështjen, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, me shpresën dhe të një ndryshimi politik në drejtimin e vendit, por se “llogaritë nuk na dolën”.

Ndërsa argumentave të qeverisë, se rritja e kërkuar prej tyre kapte një shumë prej 37 milionë eurosh që do rëndonte buxhetin, iu kundërpërgjigjën ndër të tjera, duke deklaruar se buxhetit i shkaktohen “më shumë dëme nga keqmenaxhimi I fondeve publike”.

Reagimi i plotë i Shoqatës së Gjyqtarëve:

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve e Republikës së Shqipërisë e ka ndjekur me keqardhje dhe shqetësim fushatën e spekulimeve publike të ndërmarrë nga kreu i Këshillit të Ministrave dhe gjithashtu edhe zhvillimin mediatik të saj, që kulmoi mbrëmjen e kaluar. E gjithë kjo tymnajë populiste është krijuar dhe shpërndarë me qëllim linçimin e gjyqtarëve dhe shoqatave të tyre lidhur me një proces gjyqësor kushtetues, i cili ndodhet në fazën e vendimmarrjes përfundimtare në Gjykatën Kushtetuese. Ndaj e vlerësojmë të nevojshme, jo të argumentojmë drejtësinë kushtetuese të pretendimeve të parashtruara në dy kërkesat e paraqitura, pasi artikulimi juridik dhe parashtrimi i tyre në gjykatën e ligjeve tashmë është një fazë e mbyllur procesi, por të mos lejojmë keqinformimin e publikut mbi qëllimet e këtyre iniciativave gjyqësore. Në respekt të parimeve të shtetit të së drejtës dhe standardeve të përbotshme demokratike dhe qytetare që Republika jonë aspiron, ne nuk mund t’i lejojmë vetes që të ushtrojmë presion mbi Gjykatën Kushtetuese, t’i intimidojmë gjyqtarët, t’i kërcënojmë apo t’u prishim atyre qetësinë e meshës, që duhet të ketë faza e mbrame e procesit, ajo vendimmarrëse. Tashmë ka vetëm një zë legjitim që duhet të dëgjohet dhe se ai zë i takon vetëm artikulimit të vendimit nga Gjykatës Kushtetuese.

Por ne nuk mund të heshtim përballë përbaltjes kryeministrore, publike, mediatike, tërësisht histerike, që synon të ndezë kundërshtitë në opinionin publik për një vendimmarrje dhe proces kushtetues që duhet të zhvillohet në sallën e gjykimit. Në gjithë këtë fushatë qeveritare dhe të shumëzuar mediatikisht, të nxitur dita-ditës për të krijuar furinë populiste kundër një procesi gjyqësor kushtetues, duhet që të përmenden disa fakte historike, të cilat neglizhohen për t’u cituar, qëllimisht nga disa dhe nga padijenia e mirëkuptueshme e të tjerëve.

Së pari, projektligji për statusin e magjistratëve, i hartuar nga ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë të mandatuar nga Komisoni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, parashikonte në vitin 2016 se statusi financiar i pagës së magjistratëve do të ishte gati një e treta në vlerë absolute më e madhe nga çfarë u vendos nxitimthi dhe pa debat publik për t’u bërë ligj nga Kuvendi në nëntorin e vitit 2026. Shpejtësia e miratimit të ligjeve në Kuvend dhe shmangia e debatit mbi këtë propozim, të gjithëpranuar në vitet e hartimit të paketës ligjore të reformës, bëri që cedimi i parë në këtë drejtim nga standardet e drejtësisë së re të ndodhte me miratimin e ndryshuar nga varianti fillestar i ligjit për statusin e magjistratëve. Ky ishte keqbesimi i parë i treguar në stafetën e atyre që vetëm mësojnë si të vijojnë dhe jo të ndalen.

Së dyti, sikur të mos mjaftonte ky cedim, në ligjin e nëntorit të vitit 2016 u parashikua se efektet financiare të pagave të magjistratëve do të nisnin nga data 01.01.2019. Kështu për dy vite dhe dy muaj reforma e re vendosi që magjistratët të paguhen me reformat e vjetra. Ky moment ishte keqbesimi i dytë në rradhë.

Së treti, stafeta iu pasua keqbesimit të tretë, pasi në momentin e fundit në Kuvend u ndryshua dispozita tranzitore e ligjit, duke u parashikuar se magjistratët që nuk kishin kaluar vetingun, në datën e shumë-dhe-mezipritur, 01.01.2019, do të vijonin të merrnin pagën e vjetër, atë të përcaktuar në vitin 2008, duke u zbatuar sakaq ligji i ri vetëm tek magjistratët që kishin kaluar vetingun. Kanë qenë pikërisht dy shoqatat e gjyqtarëve që i janë drejtuar në atë kohë Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e këtij cedimi të tretë në sinqeritetin e vullnetit të shtetarëve shqiptarë, pasi një trajtim i tillë ligjor cenonte standardet e përbotshme të drejtësisë dhe barazisë së shtetasve para ligjit. Falë ndërhyrjes shfuqizuese të Gjykatës Kushtetuese në atë kohë kjo padrejtësi e Kuvendit u ndreq dhe se statusi i magjistratit nuk u cenua.

Së katërti, para se të vinte data 01.01.2019, Këshilli i Ministrave me vendim dhe me keqbesim tregoi mungesën e katërt të sinqeritetit dhe vullnetit në këtë element të reformës në sistemin e drejtësisë. Paga e magjistratëve, prej ekspertëve të mandatuar vendas dhe ndërkombëtar dhe të miratuar nga shumica e kualifikuar e Kuvendit, ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që paga referuese të lidhej pazgjidhshmërisht me një kategori të caktuar funksionari të lartë të nëpunësisë civile në Kryeministri, duke patur parasysh mbrojtjen e statusit, pavarësisë dhe dinjitetit të magjistratit në këtë standard ekonomik progresiv, jo vetëm në momentin e miratimit të ligjit, por në çdo ligj që do të miratohej në të ardhmen, sipas vizionit të nenit 138 të Kushtetutës. Mungesa e katërt e sinqeritetit të vullnetit nga njëra anë dhe nga ana tjetër e keqbesimit të rradhës prej Këshillit të Ministrave solli që, nën udhëzimet e Ministrisë së Financave, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe më tej çdo gjykatë dhe prokurori në vend të merrte për bazë një referencë page më të ulët për ndërtimin e statusit financiar të magjistratit, duke qenë se tashmë kategoria e nëpunësisë në Këshillin e Ministrave, që kishte referuar ligji për statusin e magjistratit, ishte suprimuar qëllimisht dhe me keqbesim nga ekzekutivi.

Së pesti, për të ndrequr këtë pakushtetutshmëri, që i shkaktohej ligjit organik nga një akt nënligjor normativ, tashmë të evidentuar dhe të denoncuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2020, Kuvendi legalizoi pakushtetutshmërinë e vendimit të Këshillit të Ministrave, që para datës 01.01.2019 kishte suprimuar pikërisht pozicionin administrativ të nëpunësisë në Kryeministri vetëm e vetëm që të cenohej dhe të mos gëzohej statusi financiar i magjistratëve, duke i zbritur ato fiktivisht një kategori më poshtë në pagën referuese. Kjo ishte mungesa e pestë në rradhë e sinqeritetit dhe e vullnetit për zbatimin e këtij elementi të reformës në sistemin e drejtësisë. Pikërisht ky ligj është kontestuar nga shoqata e gjyqtareve në Gjykatën Kushtetuese dhe se në vitin 2022 kjo e fundit e shfuqizoi atë, duke argumentuar ndër të tjera se statusi financiar i magjistratëve nuk mund të reduktohej, se Kuvendi ishte i lirë të kompozonte pagën referuese por se kjo liri, sipas nenit 138 të Kushtetutës, kushtëzohej në çdo rast nga mospërkeqësimi cilësisht dhe materialisht i statusit financiar të tyre.

Së gjashti, si kundërvenie e kësaj qëndrese dhe emancipimi të pushtetit gjyqësor dhe shoqërisë civile të gjyqtarëve, Këshilli i Ministrave vendosi sërisht të ndërhyjë në statusin financiar të magjistratëve, duke e ulur cilësisht dhe materialisht atë por duke e fshehur këtë ulje nën keqbesimin e një formule që siguron vetëm vlerën absolute të pagës referuese por jo standardin e nenit 138 të Kushtetutës dhe standardin jurisprudencial të Gjykatës Kushtetuese. Të keqardhur nga kjo mungesë e gjashtë e sinqeritetit dhe nga ky kebesim i rradhës mbi zbatimin e një ndër elementeve më të rëndësishëm të reformës në sistemin e drejtësisë nga ana e Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit, të indinjuar nga kjo sjellje dhe nëpërkëmbje e tyre mbi paprekshmërinë e dinjitetit të magjistratëve, shoqatat e gjyqtarëve kanë aktivizuar për të tretën herë radhazi juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese, tashmë për të vendosur nëse ligji i vitit 2023 pajtohet apo jo me jurisprudencën e saj dhe me nenin 138 të Kushtetutës, i cili në ligjëratë të drejtë urdhëron se: “Paga dhe përfitimet e tjera të gjyqtarëve nuk mund të ulen”.

Pikërisht kjo është historia e vazhdueshme dhe recidivizmit të ndërhyrjeve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në statusin magjistratëve dhe në pavarësinë e pushtetit gjyqësor, në mënyrë të papajtueshme me Kushtetutën. Këto ndërhyrje antikushtetuese kanë nisur nga viti 2016, për ta vijuar në vitin 2019, në vitin 2021 dhe më tej në vitin 2023. Ndërkohë në ligjërimin e djeshëm të kreut të ekzekutivit u paralajmërua publikisht dhe kërcënueshëm se, edhe pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, do të gjendet një zgjidhje e tjetër dhe alternative e stilit të sulmit të rradhës, që i bie të jetë keqbesimi i shtatë në rradhë, megjithëse deri më tani vetëm i premtuar.

Përmes këtij reagimi kërkojmë që të përcjellim publikisht se të gjitha iniciativat civile dhe kushtetuese të shoqatave të gjyqtarëve nuk kanë si qëllim “rritjen e pagës”, një term ky i zgjedhur qëllimisht, i gënjeshtërt dhe spekulant, vetëm e vetëm për t’i kundërvënë procesit gjyqësor kushtetues populizmin, si armë e pafuqisë juridike dhe e fuqisë së përbaltjes. Gjithë këto iniciativa kushtetuese dhe civile të shoqatave të gjyqtarëve nuk janë ndërmarrë ndër vite për të përcjellë në publik debatin e gënjeshtët se cili profesion është më i rëndësishëm dhe se cili duhet të paguhet më shumë. Në këtë histori kundërshtimesh kushtetuese, tashmë prej 10 vitesh, nuk është pushteti gjyqësor që po kërkon t’i imponohet pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ. Ky është spekulim. E vërteta është se janë këto të fundit që kërkojnë të çbëjnë nenin 138 të Kushtetutës dhe bashkë me të edhe qëllimet kushtetuese se pse një normë e tillë është sanksionuar nga viti 1998. Ky është një qëllim keqdashës i fushatës publike të nisur për ta shndërruar procesin gjyqësor kushtetues në gjyq popullor.

Vlerësojmë se sjellja e shoqatave të gjyqtarëve, ndër vite, në këtë drejtim nuk duhet të perceptohen si destabilizuese për vendin, as nga pikëpamja sociale, ligjore dhe as nga pikëpamja financiare. Përkundrazi, përpjekjet për t’i paraqitur ato në këtë mënyrë përbëjnë një tjetër qasje spekulative. E gjithë kjo sipërmarrje civile e shoqatave të gjyqtarëve përballë këtyre iniciativave qeveritare dhe legjislative, haptazi apo fshehtazi antikushtetuese, duhet të vlerësohet se vetëm kontribuon në forcimin e parimeve të shtetit të së drejtës, demokracisë, pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe gjithashtu edhe emancipimit të magjistratëve. Kjo sjellje duhet të reflektojë në publik vetëm ndjenjën e vendosmërisë qytetare për të mos lejuar nëpërkëmbjen nga asnjë pushtet.

gijotina.com/

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

By: 27
3 February 2026 at 21:31

Punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit kanë dëmtuar edhe një herë linjat elektrike, duke lënë pa energji elektrike rreth 300 abonentë në zonën e Lungomares.

Pas konstatimit të defektit, në terren kanë mbërritur grupet e OSSHE-së, të cilat po punojnë për rikuperimin dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër, kur firma që po shtron linjat e ujësjellësit dëmton kabllot e energjisë elektrike, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit dhe duke lënë pa energji abonent.

gijotina.com/

tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

By: 27
3 February 2026 at 21:17

Partia Socialiste është tërhequr nga nisma për ndryshimin e Komisionit të Reformës Territoriale.

Ky vendim erdhi pasi PD njoftoi se do të bojkotonte punimet e Reformës Territoriale.

“Darka sjell dhe habere të mira. Bazuar në nenin 49 të Rregullores, kërkoj ndryshim në rendin e ditës për të mos u shqyrtuar projektvendimi për “Për ndryshimin e vendimit nr. 75, datë 27.10.2025 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e  Shqipërisë”, i ndryshuar me shpresën se puna do të rifillojë në komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e  Shqipërisë”, tha mbrëmjen e sotme në seancën plenare, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Nga ana e tij, Luçiano Boçi tha se kërkesa e PD ka qenë e qartë për tërheqje dhe jo për shtyrje.

 

 

Kërkesa jonë ka qenë qartë, është tërheqja e këtij vendimi. Kjo është ajo që kemi kërkuar dhe thënë përgjatë gjithë seancës. Tërheqja tregon vullneti, shtyrja nuk tregon asgjë. Nëse doni ta lini as mish as peshk, nuk tregon asgjë. Ndajeni ju mendjen. Nuk e kemi treguar gatishmërinë tonë. Ju e mbani peng”, tha Boçi.

Taulant Balla: Bazuar në nenin 49 të Rregullores, kërkoj ndryshim në rendin e ditës për të mos u shqyrtuar projektvendimi për “Për ndryshimin e vendimit nr. 75, datë 27.10.2025 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e  Shqipërisë”, i ndryshuar me shpresën se puna do të rifillojë në komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e  Shqipërisë.

Nga ana e tij, Luçiano Boçi tha se kërkesa e PD ka qenë e qartë për tërheqje dhe jo për shtyrje.

Luçiano Boçi: Kërkesa jonë ka qenë qartë, është tërheqja e këtij vendimi. Kjo është ajo që kemi kërkuar dhe thënë përgjatë gjithë seancës. Tërheqja tregon vullneti, shtyrja nuk tregon asgjë. Nëse doni ta lini as mish as peshk, nuk tregon asgjë. Ndajeni ju mendjen. Nuk e kemi treguar gatishmërinë tonë. Ju e mbani peng”, tha Boçi.

“Do të vrasim më të mirin e fisit”/ Hakmarrja mes dy familjeve në Mamurras, zbardhet dëshmia e kunatit të Imer Hajdarit –

By: 27
3 February 2026 at 20:57

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lala, solli këtë të martë historinë e Imer Hajdarit, polici i burgut 313 i ekzekutuar 14 vjet më parë, më 10 Prill 2012 në Tiranë.

Nga të dhënat e dosjes hetimore, gjatë emisionit u transmetuan detaje të reja nga ngjarja ende e pazbardhur, megjithëse familjarët e Imer Hajdarit kërkojnë drejtësi.

Vrasja e tij mund të ishte cilësuar edhe një enigmë, me njëqind të panjohura, nëse rrethanat në të cilat u qëllua do të ishte një e vërtetë e tillë.

Por nëse sot ky krim ka mbetur një mister, kjo nuk është për shkak të aftësisë që treguan autorët për të fshehur gjurmët, po për paaftësinë mesa duket që tregoi grupi hetues për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së këtij krimi, që ulëret edhe sot për drejtësi.

Vrasje që në fakt vinte një vit pas një tjetër krimi që çuditërisht datoi me atë vrasjes së efektivit të burgjeve.

Një rastësi aspak për t’u nënvlerësur, kur viktima kishte qenë subjekt i vazhdueshëm i kërcënimeve për gjakmarrje, në një kohë kur nuk kishte asnjë faj për vrasjen e kryer nga i afërmi i tij.

Por si u gjend i vrarë me tre plumba brenda automjetit të tij, në një nga rrugicat e Tiranës, në prill të vitit 2012, polici i burgjeve Imer Hajdari, teksa po shkonte të merrte detyrën?

Cila ishte hasmëria e familjes së tij me atë Xheçuka, që kish nisur një vit më parë?

Dhe pse grupi hetues pavarësisht dyshimeve që pati që vrasja ishte kryer nga pjesëtarë të fisit Xheçuka, nuk arriti kurrë te autorët e vërtetë të këtij krimi.

Autorë të cilët edhe sot, 13 vite pas kryerjes së këtij krimi, vazhdojnë të jenë në liri.

A dështoi shteti të parandalonte vrasjen e një zyrtari të policisë së burgjeve që kishte trokitur në dyert e institucioneve duke kërkuar mbrojtje?

Ndërkohë që familja vazhdon edhe sot të kërkojë drejtësi.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, Imer Hajdari, u gjet i vrarë brenda makinës së tij, në rrugën ‘Teodor Keko’ në Tiranë, në orët e para të mëngjesit, të datës 10 Prill 2012.

Pikërisht në momentin kur ai po lëvizte me makinën e tij, drejt burgut ‘313’, në kryeqytet, Burg ku ai ishte transferuar vetëm kohët e fundit, kjo pas problemeve që ai kishte në qytetin e tij, ku banonte, atë të Mamurrasit.

Ku i ishte dashur të braktiste vendbanimin si dhe punën në burgun e Fushë-Krujës, pas kërcënimeve që i kishin ardhur nga familja Xheçuka, e cila kishte premtuar se do merrte hak për vrasjen e njeriut të tyre të afërt, nga nipi i Imer Hajdarit.

Gjë për të cilën kishte dërguar edhe fjalë në familjen Hajdari.

Por jo vetëm kaq por ishin betuar se do vrisnin njeriun më të mirë që ata kishin. Duke përmendur konkretisht emrin e Imer Hajdarit.

Sipas tyre si personi përgjegjës që kishte veshur polic të burgjeve nipin e tij Alket Hajdari, ky i fundit i cili kishte kryer edhe vrasjen e njëriut të tyre të afërt, Shaban Xheçuka.

Dosja Hetimore

Më datë 10 Prill 2012, rreth orës 6.00, Salla Operative e Drejtorisë së Policisë Tiranë ka marrë njoftim se në rrugën ‘Teodor Keko’ në kryeqytet  pranë filialit të një banke të nivelit të dytë, është gjetur i vrarë me armë zjarri, shtetasi Imer Hajdari, me detyrë oficer pranë burgut 313 Tiranë.

Ku nga hetimi paraprak rezultoi se viktima ishte duke lëvizur me automjetin tip ‘Seat’ ngjyrë gri me targë AA762AD  nga banesa e marrë me qira në këtë zonë, në drejtim të rrugës kryesore, për të shkuar në punë.

Ajo që u konstatua në vendin e ngjarjes ishte se Imer Hajdari kishte marrë tri plumba në trup.

Plumba që i kishin marrë jetën menjëherë pa i dhënë asnjë mundësi të shpëtonte.

Ndërkohë që nga sa u pa qitësi që mendohet të ketë qenë një i vetëm, e priti prenë e tij në rrugicën para se viktima të dilte me makinën e tij në rrugën kryesore.

Gjë që u konstatua edhe nga qetësia me të cilën autori ishte afruar..

Si dhe qitjet që kishte kryer në xhamin e përparmë të automjetit me të cilën efektivi i burgjeve Imer Hajdari lëvizte atë mëngjes.

Duke zgjedhur t’i dalë atij përpara dhe ta qëllojë pikërisht në momentin kur makina kishte ulur shpejtësinë.

Kohë e mjaftueshme kjo për vrasësin të mblidhte edhe gëzhojat.

Duke pastruar kësisoj vendin e krimit.

Një krim që dukej i organizuar mirë dhe nga një dorë që jo vetëm kishte studiuar zonën, por edhe kishte marrë informacione të sakta mbi lëvizjet e shënjestrës.

Dosja Hetimore

Nga dinamika e ngjarjes rezulton se viktima është qëlluar me armë zjarri, brenda në automjet pa arritur të dalë në rrugën kryesore.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, po kështu ka rezultuar se në xhamin e parë të automjetit të drejtuar nga viktima ndodheshin tre vrima hyrje në pjesën nga ana e drejtuesit të mjetit, ndërsa viktima u gjet i pajetë në sediljen e shoferit.

Ndërkohë  që në vendin e ngjarjes, nuk arrit të gjendet asnjë gëzhojë, ndërsa në trupin e viktimës u konstatuan 3 plagë me armë zjarri.

Pra nga sa shikohet autori mendohet të ketë qenë një qitës profesionist.

Kjo jo vetëm për shkathtësinë që ai ka treguar në veprime por edhe për dorën e stërvitur.

Duke e goditur saktësisht viktimën në pikat më nevralgjike të trupit.

Neutralizim  që kishte për qëllim eleminimin e tij të menjëhershëm.

Ndërkohë që interesante është fakti që qitësi është kujdesur gati në mënyrë të përpiktë që të jetë jashtë rrezes së kamerave të sigurisë në zonë.

Gjë që duket se e ka arritur me sukses.

Pasi nga kqyrja e pamjeve filmike në zonë, ai nuk shfaqet as në momentin para krimit dhe as gjatë kryerjes së atentatit.

Por nga ajo që vihet re është se grupi hetues është ndalur në kqyrjen e pamjeve filmike vetëm para dhe pas atentatit.

Por jo në ditët e mëhershme për të parë nëse në zonë kishte lëvizje të personave të dyshuar.

Apo qoftë edhe për të krehur kamerat në zonën ditën para dhe pas ngjarjes.

Gjë që përbën një mangësi përsa i përket hetimit të plotë të ngjarjes.

Dosja Hetimore

Nga kqyrja e pamjeve filmike të bankës nuk rezultoi ndonjë e dhënë për hetimin, për shkak se nuk kishin fushëpamje mbi vendin e ngjarjes.

Ndërkohë që aktekspertimi kimik i faktorëve plotësues të qitjes ka rezultuar se në katër gjurmëkopjuesit objekt ekspertimi për shtetasit Gjergj Kaçurri dhe Akil Xheçuka nuk është evidentuar prania e nitriteve, të cilat janë të pranishëm në faktorët plotësues të qitjes.

Po përse pikërisht të parët që u thirrën për të marrë kampionë plotësues të gjurmëve të qitjes ishin anëtarë të familjes Xheçuka?

Familjarë të cilët u mbajtën edhe në vazhdim në përgjim, me qëllim për të dokumentuar lidhjen e tyre me vrasjen e efektivit të burgjeve Imer Hajdari.

Vrasje që siç thamë vinte pikërisht në prag të 1- vjetorit të një tjetër vrasje, asaj të Shahin Xheçukës.

I cili më datë 23 Prill 2011, u qëllua për vdekje në Mamurras nga Alket Hajdari, që në këtë kohë punonte si efektiv në policinë e burgjeve. Alket Hajdari që ishte nipi i Imer Hajdarit, policit të burgut 313 që u vra në Tiranë. Ku të dyshuar edhe si organizatorë të kësaj vrasje janë anëtarë të fisit Xheçuka.

Por që fajësia e tyre ka mbetur ende e paprovuar.

Dosja Hetimore

Nga ekspertimi i telefonit të shtetasit F. Xheçuka, u konkludua se nga memoria e telefonit të tij, nuk mund të përfitohen të dhëna të fshira. Ndërsa nga karta Sim nuk janë konstatuar të dhëna të fshira.

Po kështu nga interceptimi i bisedave të drejtpërdrejta midis familjarëve të shtetasit Shahin Xheçuka, në ceremoninë e 1 vjetorit të vdekjes së tij, pikërisht në vendin e quajtur ‘Varrezat e Mamurrasit’, nuk u mundën të përfitoheshin të dhëna me interes për hetimin e procedimit penal.

Por çfarë ishte kjo vrasje që kishte sjellë kaq shumë andrralla për familjen Hajdari?

Dhe pse target tashmë i familjes Xheçuka ishte pikërisht efektivi i burgjeve Imer Hajdari?

Çfarë deklaroi në polici, tashmë e veja e Imer Hajdarit, në lidhje me shqetësimet që i kishte sjellë në familje, vrasja e Shahin Xheçukës, kryer nga nipi i burrit të saj, tashmë të ndjerë.

Dhe pse pikërisht familja Xheçuka e kërkonte gjakun e humbur të të afërmit të tyre, Shahin Xheçuka, te Imer Hajdari?

Xhevahire Hajdari, e veja e Imer Hajdarit, që rrëfeu edhe të gjithë konfliktin, nga i cili dyshohet se pasoi edhe vrasja e bashkëshortit të saj.

Xhevahire Hajdari

Bashkëshorti im, Imer Hajdari, ka qenë i punësuar si efektiv policie në burgun e Fushë-Krujës dhe nga aty më pas është transferuar në burgun 313 në Tiranë.

Shkak për këtë transferim është bërë një një hasmëri e krijuar  me familjen e shtetasit Hysen Xhecuka.
Hasmëri e cila ka lindur pasi nipi i bashkëshortit tim, Alket Hajdari, më datë 23 Prill 2012, ka vrarë shtetasin Shahin Xheçuka. Dhe pas kësaj vrasje është vetëdorëzuar në polici.
Do të vrasim më të mirin e fisit”/ Hakmarrja mes dy familjeve në Mamurras, “Në Shënjestër” zbardh dëshminë e kunatit të Imer Hajdarit: Ai e kishte veshur nipin polici

Në emisionin “Në Shënjestër” në Neës24, u transmetua këtë të martë një documentar bazuar në të dhënat e deritanishme nga hetimet për vrasjen e Imer Hajdarit, 14 vjet më parë, vrasje që ende nuk ka autorë.

Edhe pse hasmëria nisi nga një vrasje e kryer nga nipi i Imerit, Alket Hajdari, familja Xheçuka dërgoi fjalë se për këtë do të vriste më të mirin e fisit, duke detyruar burrat e shtëpisë të ngujohen.

Në dëshminë e dhënë në polici nga kunati i Imer Hajdarit, mësohet se pasi Alketi vrau me armë zjarri shtetasin Shahin Xheçuka, Imeri ishte në hasmëri me këtë fis.

Arsye për të cilën ai u ngujua për rreth 4 muaj duke u mbyllur në shtëpi, pasi fisi Xheçuka nuk i kishte falur.

Dhe jo vetëm kaq por ishin shprehur se ‘do të vrasim më të mirin e fisit’ dhe inatin e kishin me Imerin pasi sipas tyre ai e kishte veshur Alketin polic”, tregon kunati i viktimës.
Edhe pse nga familja Hajdari u bënë përpjekje për të biseduar me familjen Xheçuka, kjo e fundit nuk pranoi falje.

Madje ata nuk pranuan as pajtues që të ndërmjetësonin për të ulur gjakrat.

Por u shprehën qartazi se shënjestra e tyre do të ishte Imer Hajdari.

“Pasi Alketi vrau Shahin Xheçukën, babai i tij me anë të disa miqve të përbashkët, çoi fjalë sipas zakonit në familjen Xheçuka, por nga ana e tyre morën besë vetëm 24 orë për të marrë pjesë në varirm dhe më pas do të vepronin sipas Kanunit.

Pas këtij momenti Imeri dhe burrat e tjerë të familjes Hajdari u ngujuan në shtëpi, pasi fisi Xheçuka ishte shprehur se nuk i kishte falur.

Gjë që detyroi Imerin të largohej nga Mamurrasi dke të vendosej me banim në Tiranë”, mësohet të ketë thënë në polici, kunati i Imerit, Muharrem Hima.

Të njëjtën deklaratë përpara grupit hetues dha dhe një nga kushërinjtë e Imer Hajdarit i cili theksoi faktin që fisi Xheçuka të gjithë inatin e kishte me Imer Hajdarin, duke e cilësuar atë si fajtor për veprimet e nipit të tij, që qëlloi mbi njeriun e tyre.

Ngujim që çoi edhe në ndryshimin e rrjedhës së jetës së famljes Hajdari.

E cila e gjendur në një situatë të tillë izolimi dhe vështirësie ekonomike, detyroi kryefamiljarin e saj, në këtë rast Imer Hajdarin, që të kërkonte transferimin në një burg tjetër.

Gjë që u mundësua nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në Burgun ‘313’ në Tiranë.

“Fisi Xheçuka çoi fjalë se kush ta ndjejë veten fajtor të mbyllet në shtëpi. Po kështu ata thanë se do të hakmerren tek fisi i Alketit, duke u shprehur se:’fajtor për vrasjen e Shahin Xheçukës, është Imeri, pasi ai e veshi Alketin polic dhe se mund të hakmerreshin ndaj tij për këtë vrasje të ndodhur. Ishin këto fjalë që e shtynë Imerin të transferohej me punë”, mësohet të ketë thënë në polici kushëriri i Imerit, me iniciale SH.H.

Sipas dëshmive të familjarëve të tij, Imer Hajdari i druhej më shumë hakmarrjes që mund të vinte nga ana e vëllezërve të Shahin Xheçukës.

Viktimës së nipit të tij Alket Hajdari.

Por çfarë thanë në dëshminë e tyre, të afërmit e Shahin Xheçukës.

A ishin ata të sinqertë në deklarimet e tyre.

Dhe a mund të ishin ata vrasësit vetëm për faktin që kishin çuar fjalë për ngujimin e familjes Hajdari?

Benzema del me deklaratë pas përpjekjeve të Ronaldos për ta bllokuar transferimin e tij te Al-Hilali –

By: 27
3 February 2026 at 19:45

Karim Benzema ka publikuar një deklaratë në rrjetet sociale pas transferimit të tij kontrovers nga Al Ittihad te Al Hilal, një lëvizje që raportohet se ka shtyrë Cristiano Ronaldon të hyjë në grevë te Al Nassr.

Benzema nënshkroi me Al Hilal në ditën e fundit të afatit kalimtar (2 shkurt), pasi kishte regjistruar 54 gola dhe 17 asistime për ish-klubin e tij, Al Ittihad, që nga ardhja nga Real Madridi në vitin 2023.

Al Hilal aktualisht kryeson në Superligën e Arabisë, duke qenë vetëm një pikë përpara Al Nassr të Cristiano Ronaldos pas 19 ndeshjesh të luajtura në kampionat.

Ardhja e 38-vjeçarit thuhet se e ka irrituar Ronaldon, i cili, sipas Sky Neës, dyshohet se ka hyrë në grevë përpara fitores 1-0 të ekipit të tij ndaj Al Riyadh të hënën.

Pakënaqësitë e Ronaldos raportohet se lidhen me mënyrën se si po menaxhohet klubi, me fituesin pesë herë të Topit të Artë që ndjen se klubet e tjera në Arabinë Saudite, të mbështetura nga Fondi i Investimeve Publike (PIF), po trajtohen në mënyrë preferenciale në tregun e transferimeve.

Pavarësisht qëndrimit të supozuar të Ronaldos, Benzema do të luajë për Al Hilal dhe pritet të rrisë ndjeshëm shanset e klubit për të fituar titullin e Superligës së Arabisë për sezonin 2025/26.

Pas konfirmimit të transferimit nga Al Hilal, Benzema iu drejtua rrjeteve sociale për të falënderuar stafin e klubit, tifozët dhe tashmë ish-shokët e skuadrës.

“Al Ittihad, ky kapitull po mbyllet, por respekti dhe mirënjohja do të mbeten gjithmonë”.

“Faleminderit klubit, stafit, shokëve të skuadrës dhe mbi të gjitha tifozëve për pritjen, dashurinë dhe energjinë që më dhatë çdo ditë”.

“Kjo rrugë më dha shumë, si në aspektin personal ashtu edhe profesional. Largohem me kokën lart, krenar që kam veshur këto ngjyra dhe për gjithçka që kemi ndarë së bashku. Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen”, ka shkruar Benzema.

gijotina.com/

SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –

By: 27
3 February 2026 at 19:35

Ushtria amerikane ka rrëzuar një dron iranian që po i afrohej aeroplanmbajtëses USS Lincoln, raporton Reuters.

Incidenti ndodhi në Detin Arabik dhe vjen në mes të një periudhe tensioni, me forca të forta amerikane të grumbulluara në rajon dhe Shtëpinë e Bardhë që nuk e përjashton plotësisht ndërhyrjen ushtarake.

Nderkohe, një zjarr masiv shpërtheu në Tregun Jannat në Teheran, duke shkaktuar panik dhe shqetësim të madh në zonë.

Re të dendura tymi të zi u panë duke u ngritur lart mbi treg dhe rrethinat, ndërsa flakët përhapeshin me shpejtësi nëpër tezgat dhe objektet tregtare.

Autoritetet reaguan menjëherë duke dërguar në vendngjarje disa njësi zjarrfikëse, ambulanca dhe forca sigurie për të izoluar zonën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

gijotina.com/

Spiropali hyn në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Asistenti Special i Trump, biseojnë për Bordin e Paqes –

By: 27
3 February 2026 at 19:31

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vizitoi mëngjesin e sotëm Shtëpinë e Bardhë në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Shtëpinë e Bardhë, Spiropali u prit nga Charles McLaughlin, Asistent Special i Presidentit Trump që njëkohësisht mban detyrën e Drejtorit të Lartë për Europën dhe Rusinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Takimi u fokusua në potencialin e thellimit të partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA dhe veçanërisht te roli i ri i Shqipërisë si Anëtare-Themeluese e Bordit të Paqes.

Spiropali shkruan në faqet zyrtare se “përfaqësimi nga Kryeministri Rama në këtë iniciativë fisnike të Presidentit Trump, përveçse e ripozicionon Shqipërinë si kontributore aktive në çështjet e sigurisë dhe paqes, i jep një tjetër përmasë bashkë-koordinimit me aleatin tonë historik, SHBA”.

Ministrja theksoi se “bashkë me Drejtorin McLaughlin ndamë bindjen se Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, një iniciativë e orientuar nga parimet për zgjidhjen e qëndrueshme të konflikteve.”

Spiropali njoftoi gjithashtu se “Shqipëria është e nderuar të jetë në krah të SHBA si anëtare inauguruese e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, ISF, në linjë me planin 20 pikësh të Presidentit Trump për Gazën, si një vend që eksporton stabilitet e siguri.”

Gjatë takimit, Ministrja e Jashtme konfirmoi gatishmërinë e Shqipërisë për mbajtjen e sesionit të dytë të Dialogut Strategjik, i cili do të thellojë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve në të gjithë sektorët me interes të përbashkët ekonomik, tregtar, energjitik e zhvillimor.

Postimi i plotë:

Shtëpia e Bardhë – Washington 🇦🇱🇺🇸 | Me Charles McLaughlin, Asistent Special i Presidentit Trump dhe Drejtor i Lartë për Evropën dhe Rusinë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC).

U ndalëm në potencialin e thellimit të partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA dhe veçanërisht te roli i ri i Shqipërisë si Anëtare-Themeluese e Bordit të Paqes. Përfaqësimi nga Kryeministri Rama në këtë iniciativë fisnike të Presidentit Trump, përveçse e ripozicionon Shqipërinë si kontributore aktive në çështjet e sigurisë dhe paqes, i jep një tjetër përmasë bashkë-koordinimit me aleatin tonë historik.

Ndamë bindjen se Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, një iniciativë e orientuar nga parimet për zgjidhjen e qëndrueshme të konflikteve.

Shqipëria është e nderuar të jetë gjithashtu në krah të SHBA si anëtare inauguruese e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, ISF, në linjë me planin 20 pikësh të Presidentit Trump për Gazën, si një vend që eksporton stabilitet e siguri.

Gjatë takimit konfirmova gatishmërinë tonë për mbajtjen e sesionit të dytë të Dialogut Strategjik, për të thelluar dhe më tej marrëdhëniet tona në të gjithë sektorët me interes të përbashkët ekonomik, tregtar, energjitik e zhvillimor.

gijotina.com/

Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete

By: 27
3 February 2026 at 19:17

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ka kërkuar PD-së që të dërgojë përfaqësuesit e vet në Komisionin për Reformën Territoriale për të dhënë aty propozimet e opozitës.

Ne nuk mund të bëjmë paradite të themi një gjë dhe pasdite të themi një gjë tjetër. E mbani mend kur Rama u’a hodhi lidershipit të PD-së për Avokatin e Popullit, u tha që me Ramën nuk ulemi më për reforma. Pastaj thanë për javë me radhë që pjesë e Komisioneve me Ramën nuk marrim më pjesë. Por tani nuk duhet të harrojmë, tani thonë jo jemi pjesë, jo nuk jemi pjesë.

O zotërinj, dilni aty, hajde japim propozimet tona për Reformën Territoriale, hajde të takojmë njerëzit, hajde t’i shtojmë shërbimet dhe bashkitë ashtu siç i kërkojnë dhe qytetarët e qarkut të Fierit, për të shtuar bashkitë jo për t’i pakësuar, sepse ashtu siç u bë Reforma Territoriale për shkak të gabimit të PD, i ka larguar shërbimet nga qytetarët.

U bë një reformë elektorale për qëllime politike dhe jo për ti shërbyer ashtu siç duhet të jetë pushteti lokal më pranë qytetarëve, si dhe të nxjerrim listën tonë të bashkive, kompetencat që duhet të kenë bashkitë, propozimin tonë konkret dhe pastaj Edi Rama të bëjë ç’të dojë, ne nuk kemi punë me Edi Ramën”, u shpreh Salianji.

gijotina.com/

 

The post Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete appeared first on 27.

❌
❌