Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv –
Gazeta belge, LA LIBRE ka raportuar se sot në Bruksel është mbajtuar seanca për nëntë persona e vrasjes së Ardit Spahiut, ngjarje e kryer më 27 nëntor 2020 në Molenbeek. Sipas LA LIBRE, partnerja aktuale e Franc Gergely-t, i njohur si Çopja, i dyshuari kryesor për vrasjen, ka dëshmuar nëpërmjet video-konferencës nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gjatë dëshmisë, ajo e përshkroi atë si një burrë besnik dhe jo agresiv, i cili kurrë nuk ngrinte zërin para askujt. Ajo gjithashut deklaroi se nuk ishte në dijeni për ndonjë aktivitet kriminal të të akuzuarit dhe shpalli pafajësinë e partnerit të saj.
Në seancë ka dëshmuar përmes video-konferencës edhe një shqiptar nga Elbasani rreth 30-vjeç. Ai ka deklaruar se njihte dy familjet Alibej dhe Çopja, të cilat janë përfshirë në një luftë klanesh që të paktën nga dhjetori 2018.
Ndërkohë, kryetarja e gjykatës e pyeti dëshmitarin për një sherr të 2017, që kishte shpërthyer në një lokal në Elbasan dhe në të ishte përfshirë Franc Gergely. Dëshmitari e përshkroi si një mosmarrëveshje të vogël dhe një sherr të thjeshtë mes meshkujsh që kishte degraduar.
Kryetarja e gjykatës kujtoi se sherri ishte raportuar në mediat shqiptare dhe se ishin përdorur armë zjarri. Dëshmitari më pas pranoi përdorimin e armëve të zjarrit. Ai gjithashtu deklaroi se një pjesë e dëshmisë, e dhënë të hënën nga vëllai i gruas së vëllait të viktimës, një anëtar i familjes Alibej, ishte një gënjeshtër.
Më herët gjatë mëngjesit, një ekspert ADN-je foli para gjykatës, duke specifikuar se asnjë ADN tjetër, përveç asaj të Ardit Spahiut dhe të burrit që po drejtonte makinën në të cilën ai ndodhej pak para vrasjes së tij, nuk ishte gjetur në vendin e krimit.
gijotina.com/