Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 February 202627.al

Presidenti, gjyqtarët, Garda dhe administrata/ Qeveria miraton indeksimin e pagave, ja kategoritë që përfitojnë –

By: 27
6 February 2026 at 17:03

Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë vendimesh për indeksimin me 2.5% të pagave dhe elementeve përbërëse të tyre në disa kategori të administratës publike për vitin 2026.

Vendimet përfshijnë rritjen e pagës së Presidentit të Republikës dhe të pagës referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, si edhe përditësimin e strukturave të pagave për Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, koordinatorët kundër korrupsionit, punonjësit mbështetës dhe specialitetet e ndryshme në administratë, si dhe personelin e sistemit shëndetësor.)

Krahas indeksimit, në disa sektorë parashikohen edhe rregullime specifike të shtesave dhe kompensimeve.

Efektet financiare përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2026 dhe vendimet hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, me efekte financiare nga 1 janari 2026.

gijotina.com/

Itali, 100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, tension me familjarët –

By: 27
6 February 2026 at 16:21

Një operacion i Policisë së Shtetit italian kundër 4 shqiptarëve të dyshuar për vjedhje anesash u shoqërua me përleshje fizike në zonën e Kasertës në vendin fqinj, pavarësisht numrit të lartë të oficerëve të angazhuar në terren.

Rreth 100 efektivë policie rrethuan banesat e katër shqiptarëve në komunat San Marcellino dhe Cesak ku ata jetonin me familjet.

Por aksioni nuk shkoi sipas planit. Sipas mediave italiane, njëri nga shqiptarët tentoi të arratisej duke kaluar nga çatia në çati, duke vënë në alarm forcat speciale, ndërsa një tjetër reagoi dhunshëm dhe sulmoi policët gjatë arrestimit.

Momenti më dramatik ndodhi në San Marcellino, kur një i afërm i njërit prej të dyshuarve, gjithashtu shqiptar dhe me trup të fuqishëm, u hodh nga kati i parë drejt efektivëve të policisë, në përpjekje për të krijuar kaos dhe për të mundësuar arratisjen e njërit prej anëtarëve të bandës. Përplasja përfundoi me pesë policë të plagosur, fatmirësisht pa pasoja serioze.

Pavarësisht rezistencës dhe tentativave për arratisje, të katër shqiptarët u arrestuan, ndërsa personi që sulmoi policinë u neutralizua. Sipas autoriteteve italiane, grupi dyshohet se ishte i përfshirë në dhjetëra vjedhje banesash, duke përvetësuar nëpërmjet grabitjes shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë .

Hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin e plotë të bashkëpunëtorëve shqiptarë dhe për të verifikuar nëse banda kishte lidhje me grupe të tjera kriminale që veprojnë në Itali.

gijotina.com/

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar –

By: 27
6 February 2026 at 15:25

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur trajnerin e Vllaznisë, Edi Martini, si trajnerin më të mirë të muajit janar në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Tekniku kuqeblu ka regjistruar katër fitore të rëndësishme gjatë këtij muaji në kampionat, ndaj kundërshtarëve si Egnatia, Dinamo City, Partizani dhe Teuta, duke u ngjitur gjithashtu në krye të renditjes.

Vllaznia kryeson kampionatin “Abissnet Superiore” me 42 pikë dhe meritën kryesore për këtë e ka stafi teknik, në krye me trajnerin Edi Martini.

Trofeu si trajneri më i mirë i muajit janar iu dorëzua Edi Martinit nga trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, përpara ndeshjes Vllaznia – Vora.

 

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit –

By: 27
6 February 2026 at 15:01

Këngëtarja e njohur dhe opinionistja aktuale e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, ka përjetuar një situatë të pakëndshme dhe shokuese, pasi banesa e saj u plaçkit nga hajdutët. Sipas burimeve të sigurta të Prive By Liberta Spahiu, ngjarja ka shkaktuar dëme materiale dhe një periudhë stresi të konsiderueshme për këngëtaren.

Incidenti ka ndodhur disa javë më parë, ndërsa tashmë organet e rendit po hetojnë intensivisht për të gjetur autorët. Ky rast e vendos Leonorën në një listë të opinionistëve dhe personazheve publikë që janë bërë “pre e hajdutëve” gjatë periudhës së pjesëmarrjes së tyre në program, pas një ngjarjeje të ngjashme që kishte përjetuar Afërdita Paqarada në sezonin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Burime pranë Leonorës bëjnë të ditur se këngëtarja është thellësisht e tronditur nga kjo situatë, megjithëse fatmirësisht nuk ndodhej në shtëpi gjatë plaçkitjes. Hajdutët kanë marrë disa sende me vlerë, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Për arsye hetimore, detajet e sakta mbi objektet e vjedhura nuk janë bërë publike.

Leonora ka zgjedhur të mos reagojë publikisht, duke i lënë hetimet në dorë autoriteteve, por burimet bëjnë me dije se ajo po bashkëpunon plotësisht me policinë.

 

E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur –

By: 27
6 February 2026 at 14:29

Monika Kryemadhi ishte e ftuar në e misionin “Breaking”, ku foli edhe për dashurinë me Ilir Metën.

Ajo u ndal gjatë në raportin me ish-bashkëshortin Meta, për të cilin tha ‘e kam dashur dhe e dua për hir të gjërave që kam me të’, ndërsa zbuloi se nuk ka asnjë kontakt me ish-presidentin, i cili prej më shumë se një viti ndodhet në paraburgim.

“S’kam asnjë kontakt me Metën. S’kam kërkuar asnjë kontakt me të. E kam dashur, e dua për hir të gjërave që kam. Kam kujtime shumë të mira dhe të këqija për të. Marrëdhënien time personale dhe emocionale e kam mbyllur, do ia jap dorën, do e takoj , do pi një kafe, por bashkëjetesa me të është e pamundur. Fëmijët e takojnë, unë e pyes ‘si e kishit babanë?’, në kuptimin shëndetësor. Raportin më të mirë e ka me vajzën e vogël. Janë të lodhur nga takimi me babanë. Është emocioni që do shkojnë. E kanë idhull babanë e tyre. I janë mirënjohës për çdo gjë që ata janë sot. Ankthi është se si do jenë aty brenda. Ndonjëherë i ftohtë, i ngrohtë, ose i axhituar.

Për Metën kujdesen mamaja dhe motra e tij. Marrëdhënien e kemi pasur të ndërlikuara. Në fillim kam pasur komunikim me motrën e tij. Me mamanë e tij, pas operacionit, skam pasur më kontakt. Pasi tre muaj më vonë ne u ndamë. Me nusen e vëllait patjetër, është e mirë. E ka thënë Meta që ‘unë jam sot këtu nga ajo’”, u shpreh ajo.

Po ashtu Kryemadhi foli për lidhjen e djalit të saj, dukë thënë “Jam kandidate për vjehërr. Besari ka një shoqe që bashkëjetojnë bashkë, është shumë gocë e mirë. Fatin i madh që e kemi, ta shikojmë. E kam thënë, kush mi do kalamajtë, unë i dua, janë më të mirët. Sigurisht që do ta doja një dasmë, pasi janë emocione. Unë vetë nuk kam bërë dasmë, kam bërë ditëlindje dhe u bë nami. Është problem i madh, dhe kam bërë be që nuk do bëj festë familjare. Edhe atëherë unë e kisha fajin. Më 9 prill bëj 52 vjeçe. Dasmë s’kam bërë. Baby shoëer s’kam bërë, 1 vjetor ditëlindje për fëmijët s’kam bërë, surprizë s’më kanë bërë kurrë. Në këtë botë s’ta di njeri.

Jam shumë e re, nuk shoh dot mundësi. Jam shumë e re për ta mbyllur jetën dhe shumë e vjetër për ta filluar jetën nga e para. S’mendoj se marrëdhënia çift të jep kënaqësinë për të vazhduar jetën. Kam deficensën për të shijuar jetën time. Kam qenë peng i punës. Edhe pushimet kanë qenë kontrolle shëndetësore.”

Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes” –

By: 27
6 February 2026 at 14:21

Shembjet e përsëritura të rrugëve, tuneleve dhe veprave të tjera infrastrukturore, të ndërtuara me kosto shumë të larta nga fondet publike, kanë ngritur shqetësime serioze mbi cilësinë e investimeve dhe mënyrën se si menaxhohen paratë e taksapaguesve në Shqipëri.

Fenomene që shfaqen vetëm pak vite pas inaugurimit të veprave, të cilat në letër përfaqësojnë “investime strategjike”, kanë vënë në pikëpyetje jo vetëm standardet teknike të ndërtimit, por edhe integritetin e gjithë ciklit të prokurimit publik, nga projektimi deri te mirëmbajtja.

Në këtë intervistë, ekspert i ekonomisë dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi, ofron një analizë të detajuar mbi shkaqet strukturore të këtij realiteti shqetësues.

Ai shpjegon se si keqprojektimi, konfliktet e interesit, korrupsioni i institucionalizuar dhe kapja e shtetit nga interesa private dhe kriminale kanë shndërruar investimet publike në instrument pasurimi për pak aktorë, duke prodhuar dështime infrastrukturore, humbje të mëdha ekonomike dhe pasoja afatgjata për zhvillimin dhe mirëqenien e vendit.

Si shpjegohet që rrugë, tunele dhe vepra infrastrukturore të ndërtuara me miliona euro shemben ose dëmtohen brenda pak vitesh?

‘Shembja dhe dëmtimi i veprave të rëndësishme infrastrukturore në vendin tonë, mendoj se vjen për një numër arsyesh të lidhura me projektimin e këtyre veprave, supervizionin në procesin e ndërtimit, ndërtimin, kolaudimin dhe marrjen në dorëzim, si dhe mirëmbajtjen pas kësaj faze.

Përgjithësisht, projektimi i veprave infrastrukturore publike kryhet me cilësi të dobët, në mjaft raste pa shkelur fare terrenin fizik ku do të ndërtohen veprat, por vetëm mbi bazën e hartave që merren në Google Maps; mungojnë studimet gjeologjike, injorohen masterplanet zhvillimore të sektorit, etj. Edhe kur në projektim përfshihen kompani të huaja me emra të mëdhenj, puna konkrete projektuese bëhet nga projektues vendas, shumë herë të nën-paguar dhe thjesht për të justifikuar formalisht dobishmërinë e një vepre publike të caktuar. Në mjaft raste, kompanive projektuese u imponohen edhe partnerët lokalë, gjë që duket në përqendrimin shumë të madh të punimeve të kësaj natyre (projektimeve) në një numër shumë të vogël kompanish vendase që ofrojnë shërbime të kësaj natyre.

Nuk po flasim për studimet e fizibilitetit, të cilat përgjithësisht janë të dobëta dhe të hartuara kryesisht për të mbështetur palën private kliente të qeverisë, “fituese” në kontratën e pritshme (kujtoni rastin e studimit të fizibilitetit për inceneratorin e Tiranës, etj.).

Kompanitë apo inxhinierët që kanë për detyrë të merren me supervizionin gjatë kryerjes së punimeve, në mjaft raste përzgjidhen në kushtet e konfliktit të interesit, dmth nën ndikimin e kompanive që do të kryejnë punimet, deri edhe me lidhje familjare të këtyre të fundit (kujtoni Rrugën e Arbrit), dhe kështu raportimet për volumet dhe cilësinë e punimeve që pasqyrohen në situacionet e kompanive të ndërtimit janë të fryra (kujtoni inceneratorët), fiktive dhe jo në përputhje me projektet përkatëse. Ministritë përgjegjëse janë mbushur me njerëz mediokër, patronazhistë dhe njerëz që detyrohen të firmosin për llogari të pasurimit të paligjshëm të shefave të tyre dhe të bizneseve të lidhura me ta.

Punimet në veprat infrastrukturore kryhen përgjithësisht me cilësi të ulët dhe duke shkelur rëndë parametrat teknikë të projektuar, sepse ndërtuesit synojnë të maksimizojnë fitimet e veta (rritja e fitimeve është qëllimi i madh dhe i vetëm i tyre); në shumë raste fondet përdoren për të ushqyer korrupsionin qeveritar vendas dhe ndërkombëtar (kujtoni Tunelin e Llogarasë), ose në raste të tjera nga konsorciume kompanish të krijuara nën ndikime politike dhe korruptive (kujtoni Aeroportin e Vlorës). Në mjaft raste, përfshirja e kompanive të njohura të ndërtimit është vetëm formale, pasi në kundërshtim me ligjin dhe kushtet e pjesëmarrjes në tender, procesi i nënkontraktimit ndodh në disa shkallë dhe është formal, pasi thuajse gjithçka kryhet nga kompani vendase, por që thjesht angazhohen me punë, ndërsa fitimi shkon thuajse plotësisht te kompanitë “fituese” që zotërojnë lidhjet e duhura politike në vend. Rasti emblematik i kësaj të fundit është Tuneli i Vlorës, por kjo mund të vërehet edhe në tendera tejet periferikë, si p.sh. për të ndërtuar një segment ujësjellësi në Tiranë, etj.

Nuk po flas për modelin “5D” të Bashkisë së Tiranës për grabitjen “me ligj” të 100% të fondeve publike, një model që është i shtrirë në të gjithë vendin dhe janë të panumërta rastet kur janë regjistruar biznese për llogari të personave të ekspozuar politikisht, apo këta të fundit kanë hequr dorë vetëm formalisht nga pronësia, ndërsa studimet dëshmojnë për rritje eksponenciale të tenderave që këto kompani fitojnë, duke cenuar kështu jo thjesht barazinë para ligjit, por edhe duke përkeqësuar dukshëm klimën e biznesit në vend. Ndoshta këtu duhet kërkuar edhe shkaku kryesor për përpjekjet e ethshme të KM Rama dhe të një numri aksesorësh mediatikë për të relativizuar ndërhyrjet politike në procesin e prokurimit, apo më keq për të amenduar kuadrin ligjor që njeh komunikimet elektronike si indicie për hetim penal të zyrtarëve të lartë…

Kolaudimi apo marrja në dorëzim kryhet kryesisht nën ndikime politike, formalisht, pasi veprat janë inauguruar thjesht për qëllime elektorale dhe duke mbajtur larg institucionet dikur përgjegjëse, si p.sh. Instituti i Ndërtimit apo bota universitare e vendit.

Mirëmbajtja është kryesisht në letër, dmth thjesht paguhen nga thesari kompani të lidhura me qeverinë apo me anëtarë të caktuar të Kuvendit, madje për periudha disavjeçare, ndërsa kur ndodhin fenomene të natyrës, dmth bie shi, borë, etj. (si fenomene të përjetshme), qeveria nxiton t’i quajë fatkeqësi natyrore (p.sh. përmbytjet në zonën e njohur si Këneta e Durrësit), të prekë buxhetin me fonde të reja, duke harruar kontratat e mirëmbajtjes, deri edhe për të hedhur kripë në rrugë në zonat ku rruga ngrin gjatë dimrit… Dmth “e kthen dhimbjen në forcë” për llogari të klientëve të saj, por me dhimbje mbi buxhetin e taksapaguesve të varfër shqiptarë…’

A është kjo provë e qartë e korrupsionit, e abuzimit me fondet publike dhe e një modeli investimesh ku fitimi privat ka pasur përparësi ndaj interesit publik?

Credits: shteg.org – Shembja e rrugës Korçë-Ersekë

‘Patjetër që është kështu, por nuk duhet parë thjesht si zhvendosje e prioriteteve. Kjo që po ndodh tek ne gjatë dekadës së fundit është një provë e pakontestueshme e kapjes së shtetit nga lobistët dhe oligarkët klientë të qeverisë, si dhe nga segmente të krimit të organizuar. Kategoritë e përmendura përdorin çdo mjet që të sigurojnë kontrata publike shumëvjeçare, dmth të sigurojnë “para të lehta”, përmes të cilave fuqizohen financiarisht jo vetëm bizneset në fjalë, por edhe politikanët e lartë që qëndrojnë pas tyre; ushtrohet ndikim mbi votuesit apo mbi masmedian, dmth merret peng e ardhmja e vendit dhe vendi bëhet edhe më i pajetueshëm.’

Sa para kanë humbur realisht qytetarët nga investimet e “Rilindjes” dhe kush mban përgjegjësi ekonomike për këto humbje?

‘Në mungesë të një metodologjie të saktë e shkencore mbi humbjet që janë shkaktuar dhe vazhdojnë të shkaktohen nga keqqeverisja e investimeve publike dhe ndërhyrjet për interesa korruptive në dëm të konkurrencës në tregje, mund të arsyetojmë nisur nga rishikimi në rritje i buxheteve fillestare të veprave publike, sidomos të dekadës së fundit, nga kohëzgjatja e përfundimit të tyre, si dhe nga numri i veprave që janë shembur apo dëmtuar gjatë kësaj periudhe. Mjafton një kërkim i thjeshtë në burimet e hapura të informacionit, duke përfshirë edhe raportet periodike dhe tematike të KLSH-së, për të kuptuar minimalisht dy gjetje kryesore:

Në të gjitha veprat kryesore publike që kushtojnë më shumë se 10 milionë euro, qeveria bën rishikime në rritje të buxhetit të shtetit, deri edhe në dyfishimin e këtij buxheti, me justifikime absurde rreth dobësive të projektimit (të paguara nga taksat e qytetarëve), të fazave të mëparshme të ndërtimit (përsëri të paguara nga taksat e qytetarëve), apo paguan për vepra infrastrukturore që nuk ekzistojnë fare (p.sh. inceneratori i Tiranës, apo impianti 100 milionë eurosh nga kredia japoneze i trajtimit të ujërave të zeza të Tiranës, i “asgjësuar” nga ish-kreu i Bashkisë), vepra penale ende të pahetuara, e dhjetëra të tjera si këto…

Në shumicën e veprave kryesore publike, edhe kur prokurimi kryhet me urgjencë për të penguar pjesëmarrjen e kompanive të huaja, thuajse plotësisht në kushtet e negocimit të drejtpërdrejtë, koha e përfundimit zgjatet të paktën me dyfishin e asaj të parashikuar në projekt, ose edhe me vite të tëra më vonë. P.sh. e tillë është Rruga Qafë Thanë – Qafë Plloçë, apo investimet emergjente për riparimin e pasojave të tërmetit të 2019-ës, që kanë hyrë në vitin e tetë dhe askush nuk di se çfarë është bërë me rreth 1 miliard euro të shpërndara nga Rilindja klientëve të saj pa garë dhe pa kontroll ligjor e teknik…

Në këto kushte, dhe pa dashur të jap një të dhënë specifike të dëmit që kanë pësuar taksapaguesit dhe shteti shqiptar nga keqqeverisja e investimeve publike gjatë dekadës së fundit në infrastrukturë, mund të konkludoj se të paktën gjysma e fondeve që zyrtarisht janë alokuar për këtë qëllim, apo që janë marrë borxh nga institucionet financiare ndërkombëtare, nuk janë investuar realisht në ekonominë e vendit, por kanë shërbyer për të fuqizuar kompani të caktuara kliente të qeverisë, janë transferuar në llogari të fshehta offshore jashtë vendit dhe kanë ushqyer pasurimin e paligjshëm të segmenteve vendimmarrëse dhe ligjvënëse të elitës politike të vendit.’/Shteg.org

Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha! –

By: 27
6 February 2026 at 13:57

Kryedemokrati Sali Berisha, ka deklaruar këtë të premte se Edi Rama ka krijuar, sipas tij, një grup mercenarësh për të goditur opozitën.

Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se me urdhër të Ramës, janë ushtruar kontrolle sipas tij një kompani private ku janë kërkuar faturat e makinës që kishte blerë Flamur Noka, por sipas Berishës në fund doli që firma e vendosur ishte ajo e Lulzim Bashës.

Sipas Berishës, kur ka dalë firma e Lulzim Bashës, ata janë larguar duke thënë se kishin punë me Nokën jo me Bashën.

“Kurse Edi Rama për të ndërsyer një grup mercenarësh kundër opozitës, u vuri atyre rrogat më të larta në Europë, rroga që nuk ekzistojnë, në vendin me rrogat më të ulëta të tjera, në Europë.

I bëri ata mercenarë të superpaguar për të gjuajtur opozitën. Nuk e di a e morët vesh apo jo, për një kompani është kontrolluar para pak ditësh dy herë. Pse u kontrollua kompania thoni ju? Na duhen dokumentet e veturës së Flamur Nokës, që ka blerë Flamur Noka, ‘Range’ mos gaboj.

Shkuan njërën ditë, i thanë ata s’kemi. Shkuan ditën tjetër, u thanë nxirrni. Çfarë doli. Veturën e kishte blerë Lul Basha. Se është skenë e bukur. Sapo punonjësi i tha që, o zotëri ai nuk ardhur kurrë për të blerë veturë. I dha ai të dhënat e veturës, i tha ai, që këtë veturë e ka blerë Lul Basha, ja ku e ke. As nuk i mori fare dokumentet. Jo. Se krim duhej të ishte për Flamur Nokën. Por kjo është ngjarje reale, taze. Ja tha ku e ke firmën, e ka blerë Lul Basha këtë veturë, merre dosjen. Jo i tha, nuk më duhet për Lulin”, tha Berisha.

Kërkuan faturat, por doli firma e Lul Bashës! –

By: 27
6 February 2026 at 13:51

Kryedemokrati Sali Berisha, ka deklaruar këtë të premte se Edi Rama ka krijuar, sipas tij, një grup mercenarësh për të goditur opozitën.

Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se me urdhër të Ramës, janë ushtruar kontrolle sipas tij një kompani private ku janë kërkuar faturat e makinës që kishte blerë Flamur Noka, por sipas Berishës në fund doli që firma e vendosur ishte ajo e Lulzim Bashës.

Sipas Berishës, kur ka dalë firma e Lulzim Bashës, ata janë larguar duke thënë se kishin punë me Nokën jo me Bashën.

“Kurse Edi Rama për të ndërsyer një grup mercenarësh kundër opozitës, u vuri atyre rrogat më të larta në Europë, rroga që nuk ekzistojnë, në vendin me rrogat më të ulëta të tjera, në Europë.

I bëri ata mercenarë të superpaguar për të gjuajtur opozitën. Nuk e di a e morët vesh apo jo, për një kompani është kontrolluar para pak ditësh dy herë. Pse u kontrollua kompania thoni ju? Na duhen dokumentet e veturës së Flamur Nokës, që ka blerë Flamur Noka, ‘Range’ mos gaboj.

Shkuan njërën ditë, i thanë ata s’kemi. Shkuan ditën tjetër, u thanë nxirrni. Çfarë doli. Veturën e kishte blerë Lul Basha. Se është skenë e bukur. Sapo punonjësi i tha që, o zotëri ai nuk ardhur kurrë për të blerë veturë. I dha ai të dhënat e veturës, i tha ai, që këtë veturë e ka blerë Lul Basha, ja ku e ke. As nuk i mori fare dokumentet. Jo. Se krim duhej të ishte për Flamur Nokën. Por kjo është ngjarje reale, taze. Ja tha ku e ke firmën, e ka blerë Lul Basha këtë veturë, merre dosjen. Jo i tha, nuk më duhet për Lulin”, tha Berisha.

Qeveria miraton Amnistinë Penale/ Lirohen nga burgu 447 persona, ulet dënimi për 853 të tjerë –

By: 27
6 February 2026 at 13:35

Qeveria ka miratuar mesditën e kësaj të premte (6 shkurt 2026) Amnistinë Penale.

Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka deklaruar se 447 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm nga burgu dhe 853 të tjerë ulje dënimi.

Sipas tij, mes tyre ka gra, të mitur dhe shtetas të huaj.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam Amnistinë Penale, nismën që prezantuam rreth një muaj më parë dhe nga sot ky vendim depozitohet në Kuvend. Nga të dhënat më të fundit të rakorduara me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Shërbimin e Provës si dhe Prokurorinë e Përgjithshme, rezulton se plot 447 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe 853 të tjerë ulje dënimi, ndërkohë nga Shërbimi i Provës amnistohen 5077 të dënuar me masa alternative. Për më tepër, duke filluar nga viti 2024 pushohet ndjekja penale për plot 14 mijë procedime për vepra të lehta”,-  shprehet ministri Lamallari.

Projektligji i amnistisë do të depozitohet në Kuvend, ku do të nisë shqyrtimi në komisionet parlamentare dhe më pas kalon për miratim në seancë plenare.

Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE –

By: 27
6 February 2026 at 13:23

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Rama po kërcënon procesin jetik të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas kryedemokratit, Rama po sakrifikon integrimin e vendit për të mbrojtur veten dhe Belinda Ballukun.

Ai tha se në kancelaritë evropiane, Rama është me rreth të kuq, ndërsa theksoi se në BE po diskutohet për zhbërje të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE për shkak të qëndrimeve antikushtetuese që kryeministri po mban me Ballukun dhe dosjen e AKSHI-t.

“Sot jam këtu për të denoncuar kërcënimin madhor që Edi Rama dhe mafia e rrezikshme që qëndron prapa tij, në qeveria, parlament dhe institucione të tjera, po kërcënojnë në mënyrën më të egër procesin më jetik të shqiptarëve, procesin e integrimit në BE. Lajmet që vijnë nga kancelaritë evropiane, por edhe nga Brukseli, dëshmojnë se Edi Rama është në rreth të kuq. Se Edi Rama në kundërshtim flagrant me të gjitha zotimet që rrjedhin nga procesi i integrimit, po fakton se ai për interesa të pushtetit të tij, për të mbrojtur veten nga krimet e rënda që ka kryer, është i aftë të marrë çdo vendim pavarësisht se bllokon plotësisht procesin e integrimit në BE.

Burime shumë serioze informojnë se për diskutimet e gjera që po zhvillohen në kancelaritë evropiane dhe në BE, në të cilat nuk përjashtohet edhe opsioni i zhbërjes së plotë të procesit të integrimit në BE për shkak të këtyre qëndrimeve antikushtetuese, antidemokratike, antiligjore që mban Edi Rama në rastin e dosjes së tij, por në aparencë Ballukut dhe AKSHI-t. Unë kam paralajmëruar dhe paralajmëroj prapë shqiptarët se marrja në dorë e fatit tonë është rruga e vetme pasi Edi Rama, absolutisht nuk do të pranojë kurrë t’i heqë imunitetin Lubi Balluku, pasi e di se së bashku me të në bankën e të akuzuarit është i detyruar të ulet edhe ai vetë.

Ai e di mirë se jo në një, por në dy përfaqësi kryesore të Europës dhe të botës, Gerond Meçe ka dhënë çdo detaj të implikimit direkt të Edi Ramës, baxhanakut dhe Lindës në aferat e AKSHI-t. Edi Rama e di mirë se tashmë gjithçka ka dalë në dritën e diellit, se ai nuk është gjë tjetër veçse një Ergys Agas. Ndaj dhe përpëlitet në këtë mënyrë,” tha Berisha.

 

Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon –

By: 27
6 February 2026 at 13:05

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me zyrtarizimin e ish-deputetit Dashnor Sula në krah të kryeministrit Edi Rama, si Kryeinspektor të Përgjithshëm.

Sipas Nokës, Berisha nuk gabon kurrë kur largon dikë dhe të gjithë ata që kishin dyshime për Sulën dhe sulmuan lidershipin e PD, sot e morën përgjigjen.

Mesazhi

Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon. Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për gjysmagjelin, e morën përgjigjen sot me zë dhe figurë’, shkruan Noka.

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me makinën dhe e ndan më dysh –

By: 27
6 February 2026 at 12:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, pranë tunelit të Murrizit, ku një kamion është përplasur me një makinë. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të dukshme në automjet, i cili ka rezultuar i ndarë më dysh.

Për momentin nuk dihet numri i personave që udhëtonin në automjetet e aksidentuara, por  paraprakisht informohet se tre persona janë plagosur, ndërkohë që nuk dihet se si është gjendja e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe për të evituar bllokimin e trafikut.

Metën e kanë harruar edhe deputetët e tij, i vetmi që e ka mbrojtur është Berisha –

By: 27
6 February 2026 at 12:45

“Në tetë muaj burg, Ilir Metën e harruan dhe deputetët e tij”, kështu u shpreh Monika Kryemadhi gjatë intervistës në emisionin ‘Breaking’.

Ajo foli për divorcin, duke thënë se ishte e parapritur për të dhe fëmijët e tyre, ndërsa shtoi se Meta mund të jetë ndjerë i tradhtuar për shkak të thashethemeve.

“Ndarja nga Ilir Meta ka qenë e papritur për mua dhe fëmijët. Mendoj se është ndjerë i tradhtuar për shkak të thashethemeve për mua.

Të gjithë njerëzit e PD nuk komunikonin me mua se isha tradhtare. Çfarë nuk kam dëgjuar se si isha bërë më SPAK, si ishin marr peng fëmijët e mi, mamaja ime… Edhe fëmijët e mi janë përfshirë. Mamaja ime ashtu siç kërkojnë ta trajtojnë nuk është infermiere. Ajo ka pasur pagë më kohën e Enver Hoxhës në rang ministri. Ka punuar babai, vëllai dhe unë. Merrja 10 mijë lekë në atë kohë që atëherë s’merret as ministri.

Kam investuar gjithë jetën në PL dhe më vjen keq për gjendjen sot. Kërkojnë të kriminalizojnë partinë. Duam apo s’duam, PL ishte një parti balancë, krijonte rotacion. Sot s’ka rotacion. Vërtetë mund të kishte sistem drejtësia me gjykatësit e Plepave, por s’ka bërë vaki që 80% janë të paraburgosur dhe jo të burgosur. Jemi republika e SPAK, e ndjesive të prokurorit”, u shpreh ajo.

Më tej ajo u shpreh se ka bindjen që burgosja e Metës dhe çështja e tyre në SPAK është marrëveshje mes dy partive të mëdha.

“Burgosja e Metës dhe çështja Meta Kryemadhi në SPAK është një marrëveshje e dy partive të mëdha. E kam bindje që është marrëveshje. Kemi dhe ne gabimet tona, sepse kemi bërë më shumë se duhet. Po deputetët e PD-së, PL-së? Meta u harrua në burg 8 muaj në burg, nuk shkoi njeri ta takojë. E harruan. Dy gishta letra për kryetarin tënd shkruaje. U venë grave ‘Rolex’ në dorë dhe dalin bëjnë… Ç’të mbjellësh do korrësh dhe ne kemi mbjellë vetë, është ajo fatura që do e paguash në fund të ditës”, shtoi Kryemadhi.

Monika Kryemadhi foli dhe për një rikthim të mundshëm në politikë, duke thënë “Nuk mendoj se politika më ka lodhur, njerëzit mendojnë se kam fituar shumë nga politika. Mendoja se kam eksperiencën për të njohur njerëz. Një nga zhgënjimet në politikë janë zgjedhjet e 11 majit. Ne s’po kërkonim votën për Metën për ta bërë president.

Një nga zhgënjimet e mia më të mëdha është mënyra se si u komentua nga njerëz që drejtonin fushatën e Metës. Ka pasur dhe tronditje që kur shkonin njerëz të koalicionit shohin ‘pse e voton; ai është në burg’. I vetmi që e ka mbrojtur është Sali Berisha”.

Metën e kanë harruar edhe deputetë e tij, I vetmi që e ka mbrojtur është Berisha –

By: 27
6 February 2026 at 12:43

“Në tetë muaj burg, Ilir Metën e harruan dhe deputetët e tij”, kështu u shpreh Monika Kryemadhi gjatë intervistës në emisionin ‘Breaking’.

Ajo foli për divorcin, duke thënë se ishte e parapritur për të dhe fëmijët e tyre, ndërsa shtoi se Meta mund të jetë ndjerë i tradhtuar për shkak të thashethemeve.

“Ndarja nga Ilir Meta ka qenë e papritur për mua dhe fëmijët. Mendoj se është ndjerë i tradhtuar për shkak të thashethemeve për mua.

Të gjithë njerëzit e PD nuk komunikonin me mua se isha tradhtare. Çfarë nuk kam dëgjuar se si isha bërë më SPAK, si ishin marr peng fëmijët e mi, mamaja ime… Edhe fëmijët e mi janë përfshirë. Mamaja ime ashtu siç kërkojnë ta trajtojnë nuk është infermiere. Ajo ka pasur pagë më kohën e Enver Hoxhës në rang ministri. Ka punuar babai, vëllai dhe unë. Merrja 10 mijë lekë në atë kohë që atëherë s’merret as ministri.

Kam investuar gjithë jetën në PL dhe më vjen keq për gjendjen sot. Kërkojnë të kriminalizojnë partinë. Duam apo s’duam, PL ishte një parti balancë, krijonte rotacion. Sot s’ka rotacion. Vërtetë mund të kishte sistem drejtësia me gjykatësit e Plepave, por s’ka bërë vaki që 80% janë të paraburgosur dhe jo të burgosur. Jemi republika e SPAK, e ndjesive të prokurorit”, u shpreh ajo.

Më tej ajo u shpreh se ka bindjen që burgosja e Metës dhe çështja e tyre në SPAK është marrëveshje mes dy partive të mëdha.

“Burgosja e Metës dhe çështja Meta Kryemadhi në SPAK është një marrëveshje e dy partive të mëdha. E kam bindje që është marrëveshje. Kemi dhe ne gabimet tona, sepse kemi bërë më shumë se duhet. Po deputetët e PD-së, PL-së? Meta u harrua në burg 8 muaj në burg, nuk shkoi njeri ta takojë. E harruan. Dy gishta letra për kryetarin tënd shkruaje. U venë grave ‘Rolex’ në dorë dhe dalin bëjnë… Ç’të mbjellësh do korrësh dhe ne kemi mbjellë vetë, është ajo fatura që do e paguash në fund të ditës”, shtoi Kryemadhi.

Monika Kryemadhi foli dhe për një rikthim të mundshëm në politikë, duke thënë “Nuk mendoj se politika më ka lodhur, njerëzit mendojnë se kam fituar shumë nga politika. Mendoja se kam eksperiencën për të njohur njerëz. Një nga zhgënjimet në politikë janë zgjedhjet e 11 majit. Ne s’po kërkonim votën për Metën për ta bërë president.

Një nga zhgënjimet e mia më të mëdha është mënyra se si u komentua nga njerëz që drejtonin fushatën e Metës. Ka pasur dhe tronditje që kur shkonin njerëz të koalicionit shohin ‘pse e voton; ai është në burg’. I vetmi që e ka mbrojtur është Sali Berisha”.

Mjaftuan vetëm disa orë shi, për të shndërruar rrugët e Durrësit në lumenj të vegjël –

By: 27
6 February 2026 at 12:39

Sot, qyteti bregdetar I Durrësit përjetoi përmbytjet për të disatën herë, duke nxjerrë në pah paaftësinë dhe neglizhencën e Bashkisë, e cila nuk ka investuar as për kanalet kulluese dhe as për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore.

Banorët raportojnë se disa rrugë kryesore dhe lagje periferike janë tashmë të papërdorshme për automjetet dhe këmbësorët.

Pamjet nga terreni tregojnë ujë që ka mbuluar rrugët dhe trotuaret, duke krijuar rrezik për njerëzit dhe dëme materiale.

“Shumë prej rrugëve nuk kanë asnjë kanal kullues, dhe çdo pikë shiu sjell katastrofën,” thotë një banor i shqetësuar.

Ekspertët e qytetit të Durrësit paralajmërojnë se situata është kritike dhe mund të përkeqësohet edhe më shumë nëse nuk ndërhyhet urgjentisht.

Forcat speciale bastisin portin e Harderëijkut në Holandë, shqiptarët kapen me 500 kg kokainë –

By: 27
6 February 2026 at 12:23

Një bastisje nga një njësi e forcave speciale në zonën e portit të Harderwijkut në Holandë ka çuar policinë në zbulimin e 500 kilogramëve kokainë.

Bastisja u krye të enjten e kaluar në një depo në rrugën Van Leeuwenhoekstraat. Objekti u ruajt nga policë me maska dhe armë automatike. Në atë moment nuk ishte ende e qartë se çfarë po ndodhte saktësisht.

Tani policia ka dhënë më shumë informacion. Bastisja ishte pjesë e një hetimi për drogë nga policia e Roterdamit.

Në Harderwijk, policia pa dy burra që po nxirrnin drogën e fshehur nga një pajisje. Përveç lëndëve narkotike, u gjet edhe një armë zjarri, e cila u sekuestrua nga policia.

Mes të arrestuarve janë dy burra 40-vjeçarë nga Shqipëria. Ata u arrestuan në depo. Po ashtu, u arrestua edhe një burrë 43-vjeçar nga Dordrecht, ndërsa ishte “rrugës për në shtëpinë e tij”.

Një 44-vjeçar nga Utrehti, i cili ndodhej në afërsi të depos, u arrestua gjithashtu. Ai tashmë është liruar, por mbetet i dyshuar në këtë çështje.

Tre të dyshuarit e tjerë janë ende në paraburgim dhe do të merren në pyetje nga hetuesit.

Sasia e drogës është shkatërruar.

3.5 milionë euro, klubi i futbollit në Ekuador financohet nga mafia shqiptare –

By: 27
6 February 2026 at 11:53

Mediat në Ekuador raportojnë se mafia shqiptare dyshohet se ka marrë kontrollin e të paktën një klubi futbolli në këtë vend. Akuza lidhet me Astijero FC, ekip që garon në kategorinë e tretë, pas analizimit të të dhënave financiare të publikuara nga një gazetar vendas.

Gazetari Anderson Boskan ka evidentuar parregullsi serioze në menaxhimin ekonomik të klubit nga qyteti i Guayaquil. Sipas tij, shpenzimet e raportuara janë shumë herë më të larta se të ardhurat reale të deklaruara.

Në vitin 2023, Astijero FC ka shpenzuar rreth 3.5 milionë dollarë, ndërsa ka gjeneruar vetëm 100 mijë dollarë të ardhura. Shifra të ngjashme janë përsëritur edhe në vitet 2024 dhe 2025, me shpenzime që arrijnë deri në 2.7 dhe 1.8 milionë dollarë, përfshirë paga vjetore prej rreth 500 mijë dollarësh.

Hetimi e lidh burimin e financimeve me themeluesin dhe ish-presidentin e klubit, Hector Pesantes Sangurima, i lidhur me kompaninë e sigurisë Agusegpro, aktualisht nën hetim për “marrëdhënie” me rrjete kriminale ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Astijero FC i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe një përpjekje për të dëmtuar imazhin e klubit.

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet prefekt i Tiranës –

By: 27
6 February 2026 at 11:31

Një tjetër lëvizje me aromë pazari politik është formalizuar nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka emëruar Dashnor Sula në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, duke larguar nga posti Shkëlqim Hajdari.

Vendimi vjen në një moment delikat politik, ku mazhoranca po kërkon të forcojë kontrollin mbi institucionet kyçe dhe të neutralizojë zëra kritikë apo figura të paqëndrueshme.

Emërimi i Sulës shihet gjerësisht si shpërblim politik dhe jo si rezultat i një procesi transparent apo gare meritokratike.

Dashnor Sula, i njohur për lëvizjet e tij të shpeshta politike dhe qëndrimet fleksibël sipas interesit të momentit, kalon kështu nga roli i deputetit kritik në një post të rëndësishëm ekzekutiv, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi pavarësinë e Inspektoratit të Përgjithshëm.

Pak kohë më parë, mediat raportuan se Rama do ia dhuronte këtë pozicion ish-deputetit demokrat, por ky i fundit i hodhi poshtë zërat dhe theksoi se nuk ka pasur asnjë komunikim apo diskutim me mazhorancën për të marrë këtë detyrë.

Kujtojmë se Sula u largua nga Partia Demokratike gjatë zgjedhjeve të 14 majit, pasi u la jashtë listave të mbyllura, dhe më pas nisi përplasjet në distancë me kryedemokratin Sali Berisha.

Ironia më e madhe! Një demokrat që dikur denonconte mazhorancën tani mban çelësat e një institucioni të rëndësishëm të kontrollit shtetëror.

Nderkohe Shkëlqim Hajdari është emëruar prefekt i Tiranës, duke zëvendësuar Afrim Qendron.

Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërkohë kjo lëvizje vjen pak ditë pasi Hajdari u largua nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm.

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka një eksperiencë të gjatë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë. Ai dha dorëheqjen si Prokuror i Shkodrës ne vitin 2016.

Ndërkohë po sot vendin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm që e mbante Hajdari, e zuri ish deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula.

 

 

Rama “blen” ish deputetin demokrat Dashnor Sula dhe e emëron Kryeinspektor të Përgjithshëm –

By: 27
6 February 2026 at 11:21

Një tjetër lëvizje me aromë pazari politik është formalizuar nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka emëruar Dashnor Sula në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, duke larguar nga posti Shkëlqim Hajdari.

Vendimi vjen në një moment delikat politik, ku mazhoranca po kërkon të forcojë kontrollin mbi institucionet kyçe dhe të neutralizojë zëra kritikë apo figura të paqëndrueshme.

Emërimi i Sulës shihet gjerësisht si shpërblim politik dhe jo si rezultat i një procesi transparent apo gare meritokratike.

Dashnor Sula, i njohur për lëvizjet e tij të shpeshta politike dhe qëndrimet fleksibël sipas interesit të momentit, kalon kështu nga roli i deputetit kritik në një post të rëndësishëm ekzekutiv, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi pavarësinë e Inspektoratit të Përgjithshëm.

Pak kohë më parë, mediat raportuan se Rama do ia dhuronte këtë pozicion ish-deputetit demokrat, por ky i fundit i hodhi poshtë zërat dhe theksoi se nuk ka pasur asnjë komunikim apo diskutim me mazhorancën për të marrë këtë detyrë.

Kujtojmë se Sula u largua nga Partia Demokratike gjatë zgjedhjeve të 14 majit, pasi u la jashtë listave të mbyllura, dhe më pas nisi përplasjet në distancë me kryedemokratin Sali Berisha.

 

 

Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia –

By: 27
6 February 2026 at 11:07

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtatë persona lidhur me vdekjen tragjike të 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas një ndërhyrjeje dentare në një klinikë private në kryeqytet, të mjekut Roland dhe Ina Xhaxho, babë e bijë.

Sipas organit të akuzës, hetimet kanë zbuluar shkelje të rënda të protokolleve mjekësore, mashtrim ndaj prindërve dhe neglizhencë profesionale, të cilat, sipas ekspertizave mjekoligjore, kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë shkakësore me ndarjen nga jeta të të miturit.

Në kuadër të procedimit penal të vitit 2023, Prokuroria ka ngritur akuza ndaj:

Ronald Xhaxho dhe Marta Gina, për veprat penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim;

Ina Xhaxho, për “Vrasje nga pakujdesia”, “Mashtrim” në bashkëpunim dhe “Ushtrim i aktivitetit të paligjshëm”;

Elton Serani dhe Erindo Allo, për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

D.A. dhe V.H., për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”

Ngjarja ka ndodhur më 28 shtator 2023, kur i mituri iu nënshtrua një ndërhyrjeje dentare në 14 dhëmbë në klinikën “Splendent”, e drejtuar nga mjekët Roland Xhaxho dhe e bija Ina Xhaxho. Pas ndërhyrjes, fëmija është kthyer në banesë, por brenda pak orësh është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore, në gjendje kome dhe me insuficiencë respiratore akute, në Spitalin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. I mituri ka ndërruar jetë më 1 tetor 2023.

Sipas aktit të riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, nga ana e grupit ekspertëve italianë, u arrit në konkluzionin se:

Shoku septik i rëndë, që solli më pas insufiçencën progresive shumëorganore, është shkaku kryesor i vdekjes të pacientit të mitur Brian Spahiu. Grupi i ekspertëve arriti në përfundimin se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë, nga ana e anestezistit dhe stomatologeve që trajtuan të miturin, u konstatuan shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare dhe praktikave më të mira mjekësore, të cilat kanë një lidhje shkakësore të drejtpërdrejtë me vdekjen e tij.

Këto shkelje kanë konsistuar në: – moszbatimin, moskryerjen e kontrolleve dhe verifikimeve të nevojshme për identifikimin e saktë të gjendjes klinike para operacionit të pacientit; mosformulimin në mënyrë adekuate të diagnozës para operacionit dhe mostrajtimin e duhur profilaktik para operacionit dhe në vazhdim, i mituri iu nënshtrua një procedure kirurgjikale pa u vizituar në mënyrë adekuate, pa një diagnozë të saktë, pa një indikacion të arsyetuar, pa specifikuar alternativat dhe pa kryer testet e nevojshme dhe të detyrueshme për gjendjen klinike të pacientit;

Ndërhyrje e kryer, e cila ishte më e gjerë se sa lejohej për një fëmijë të moshës 3 vjeç dhe induksioni i anestezisë së përgjithshme për një periudhë prej rreth 5 orë, për të trajtuar njëkohësisht shumë dhëmbë, mes të cilëve disa me infeksion të pulpës me rreziqet që lidhen me anestezinë e përgjithshme dhe kontrollin e vështirë të infeksioneve postoperative, evidenton përgjegjësinë për trajtim të tepërt.

Nxjerrja plotësisht e papërshtatshme nga spitali i të miturit, duke mos marrë parasysh gjithashtu rreziqet që lidhen me anestezinë dhe patologjitë nga të cilat vuante fëmija, e sidomos arsyet për një kohë të zgjatur zgjimi, pas ndërhyrjes si dhe shenja të tjera klinike.

Gjithashtu nga hetimi rezultoi e provuar se dy stomatologët Ina Xhaxho dhe Marta Gina, kanë mashtruar prindërit e të miturit duke i marrë pagesën për mbushjen e 14 dhëmbëve, ndërkohë që nga autopsia rezultoi se 6 prej tyre ishin hapur por nuk ishin mbushur. Për këtë fakt, ndaj tyre u ngrit akuza për nenin 143/2 të K.Penal. Ndërkohë nga hetimi, u provua që stomatologia Ina Xhaxho. pas ngjarjes ka vazhduar ushtrimin e aktivitetit të saj në mënyrë të paligjshme, pasi nuk ka rinovuar, në përputhje me procedurat ligjore, licencën si stomatologe nga Urdhri i Stomatologut.

Gjatë hetimeve u konstatuan shkelje të rënda të protokolleve mjekësore në kryerjen e autopsisë dhe ekspertizës mjekoligjore edhe nga ana e ekspertëve të I.M.L.-së, shtetasit Elton Serani dhe Erindo Allo.

Gjithashtu shkelje u konstatuan edhe tek mjekët roje të pediatrisë V.A. dhe D.S. në momentin që i mituri u dërgua në spital. Mjekët nuk zbatuan protokollet mjekësore në drejtim të përcaktimit të diagnozës së duhur, evidentimin e shkaqeve më të zakonshme të shokut tek fëmijët dhe trajtimin e terapisë së përshtatshme me antibiotikë. Si rrjedhojë edhe moskryerja e veprimeve të tyre ka shkaktuar dëmtimin e rëndë të të miturit, edhe pse ai ishte në gjendje të rëndë, fakt që rezultoi nga akti i riekspertimit, pasi vdekja e tij nuk erdhi nga mosveprimet e tyre, por nga shkaku kryesor dhe i drejtpërdrejtë, që ishin veprimet dhe mosveprimet e të pandehurve Roland Xhaxho., Ina Xhaxho dhe Marta Gina.

❌
❌