Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 January 202627.al

Dy autobusë pësojnë defekt në rrugë, i lënë qytetarët në mes të shiut –

By: 27
6 January 2026 at 10:48

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi këtë mëngjes në kryeqytet për udhëtarët e linjës urbane Tirana e Re.

Teksa reshjet e shiut shkaktuan trafik të rënduar, qytetarët u përballën me një situatë skandaloze kur autobusët pësuan defekt në rrugë, duke i lënë udhëtarët në mes të shiut.

Sipas raportimeve, të paktën dy autobusë u prishën, duke detyruar udhëtarët të presin në mes të shiut, teksa shumë prej tyre shprehën shqetësimin se kjo ngjarje që ka ndodhur disa herë gjatë ditëve të fundit po u cenon vendin e punës dhe orët mësimore për nxënësit dhe studentët.

 

Probleme në rrugën nacionale Burrel

By: 27
6 January 2026 at 10:26

Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur gjatë natës kanë shkaktuar probleme serioze në rrugën nacionale Burrel–Skuraj.

Si pasojë e motit të keq, gurë dhe inerte kanë përfunduar në asfalt, duke krijuar rrezik për qarkullimin e mjeteve.

Rrëshqitje masive janë regjistruar në afërsi të urës së Ulzës, si dhe pranë sektorit C, ndërsa problematika të ngjashme janë konstatuar edhe në segmente të tjera të kësaj rruge. Gjatë orëve të natës, qarkullimi është zhvilluar vetëm në një krah, pasi aksi nga Burreli në drejtim të Milotit ka qenë i bllokuar në disa segmente, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve.

Ky segment rrugor mbetet problematik sa herë ka reshje shiu, për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme të gurëve nga shpati i malit. Mungesa e sinjalistikës, e mbrojtëseve anësore dhe gjendja e amortizuar e rrugës me gropa të shumta e rrit edhe më shumë rrezikun për drejtuesit e automjeteve. Një devijim i vogël nga rruga mund të ketë pasoja të rënda, pasi ekziston rreziku i përfundimit të mjetit në Liqenin e Shkopetit.

Situata përkeqësohet edhe nga vërshimi i ujërave ne rrugë, si dhe në tunelin e Shkopetit, çka e bën qarkullimin edhe më të vështirë.

Aktualisht, firma e mirëmbajtjes rrugore ndodhet në terren dhe po punon për pastrimin e gurëve dhe inerteve nga rruga, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë aks.

 

Durrësi i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros! –

By: 27
6 January 2026 at 10:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pamje nga Durrësi, ku reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të rënda në zona të banuara dhe akse kryesore rrugore.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihen rrugë tërësisht të mbuluara nga uji, automjete të bllokuara dhe qytetarë të detyruar të lëvizin në kushte të vështira.

Sipas Berishës, përmbytjet janë rezultat i politikave urbanistike dhe mungesës së investimeve në infrastrukturë dhe sistemin e kanalizimeve, përgjegjësi që i atribuohen qeverisë dhe pushtetit lokal.

“Durrësi i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros!”, shkruan Berisha.

Përmbytet autostrada Tiranë-Durrës, devijohet kalimi i automjeteve –

By: 27
6 January 2026 at 09:54

Për shkak të rreshjeve të dendura të shiut është përmbytur një pjesë e aksit të rrugës interurbane Tiranë-Durrës, konkretisht në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit. Nga prania e madhe e ujit në të dy anët e rrugës, është e pamundur të qarkullohet me makinë në këtë segment.

Për të shmangur trafikun dhe aksidentet, Policia Rrugore njofton se do të devijohet lëvizja si më poshtë:

-Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”.

-Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.

Policia apelon për drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes, të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, opozita i kërkon PS-së që të mbledhë sot Këshillin për Imunitetet –

By: 27
6 January 2026 at 09:16

Partia Demokratike ka kërkuar që sot të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve, që t’i hapet rrugë arrestimit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Kjo është hera e katërt që anëtarët demokratët kërkojnë heqjen e imunitetit për Ballukun.

Mbledhja e 19 dhjetorit 2025, pas 5 orësh debat, u mbyll pa u rënë dakord për datën e mbledhjes së radhës, ku do të diskutohet për kërkesën për heqjen e imunitetit, pasi të gjithë anëtarët e këshillit dhe pala e akuzuar të jenë njohur me materialin voluminoz me prova dhe argumente që janë depozituar nga prokurori i çështjes.

Avokati i Ballukut, i pranishëm në mbledhje, kërkoi 3 javë kohë për t’u njohur me materialin e ardhur nga SPAK-u dhe shumica me argumentin se mbrojtjes i duhet dhënë kohë për t’u përgatitur, por të pritet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ankimimin e kryeministrit për konfliktin e kompetencave me strukturën e posaçme, vendosën që mbledhjet të mblidhen pas 22 janarit.

 

Reshje të shumta shiu! Rënie gurësh në rrugët e Kukësit, segmentet më të rrezikuara –

By: 27
6 January 2026 at 09:12

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në Qarkun e Kukësit. Situata më problematike paraqitet në qytetin e Kukësit, ku vërshimi i ujërave ka përmbytur disa segmente rrugore.

Fillimisht, problemet janë evidentuar në hyrje të qytetit, në rrugën e “Prizrenit”, ku mungesa e kanalizimeve ka sjellë grumbullimin e ujit dhe të materialeve inerte, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. E njëjta situatë paraqitet edhe në lagjen e re të qytetit të Kukësit, ku uji ka arritur deri pranë banesave dhe disa familje e kanë të pamundur lëvizjen normale, pasi niveli i ujit ka shkuar deri te portat e shtëpive.

Problem mbeten edhe disa akse nacionale, konkretisht rrugët Kukës–Shishtavec, Kukës–Bushtricë, Kukës–Qafë Mali, Kukës–Krumë–Kam–Tropojë, Tropojë–Qafë Morinë, Bajram Curri–Valbonë si dhe aksi Tropojë–Fierzë–Qafë Mali, ku ka prezencë uji dhe dëmtime të pjesshme të rrugës.

Ndërkohë, shumë rrugë rurale në të tre bashkitë e Qarkut të Kukësit janë dëmtuar si pasojë e daljes së përrenjve nga shtrati, duke izoluar përkohësisht disa zona. Autoritetet lokale janë në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve.

 

Aksi Sopot – Kam
Aksi Bajram Curri – Valbonë

 

Shqiptarët të pashpresë! 53% e qytetarëve presin përkeqësim të financave në 12 muajt në vijim –

By: 27
6 January 2026 at 08:28

Perceptimi i shqiptarëve për situatën financiare rezulton dukshëm më negativ krahasuar me një vit më parë, duke sinjalizuar një rritje të fortë të pakënaqësisë, sipas të dhënave nga Barometri i Ballkanit.

Sipas të dhënave, 53% e të anketuarve në Shqipëri vlerësojnë se gjendja financiare pritet ë “më keq” ose “shumë më keq” në 12 muajt në vijim, një nivel që e bën pesimizmin dominues. 46% shprehen se situata është përmirësuar, ndërsa një pjesë minimale mendon se ka mbetur e pandryshuar.

Një vit më parë, në 2024 pakënaqësia ishte e kufizuar në 14%, ndërsa gati gjysma e shqiptarëve mendonin se situata financiare do të mbetej e njëjtë dhe 38% prisnin përmirësim.

Vihet re një kalim nga një klimë neutrale pritshmërie, në një gjykim masiv negativ brenda vetëm një viti, çka tregon se një pjesë e madhe e familjeve kanë përjetuar përkeqësim real të kushteve ekonomike, ose të paktën një zhgënjim të fortë nga pritshmëritë e mëparshme.

Ky ndryshim reflekton presionet e vazhdueshme mbi buxhetet familjare, veçanërisht rritjen e kostos së jetesës dhe pasigurinë ekonomike, të cilat duket se kanë gërryer besimin e qytetarëve.

Edhe pse inflacioni zyrtar është zbutur krahasuar me kulmin e viteve të mëparshme, çmimet e ushqimeve, energjisë dhe shërbimeve bazë kanë mbetur të larta, duke ulur fuqinë blerëse të pagave dhe pensioneve. Për shumë familje, normalizimi i inflacionit nuk është përkthyer në lehtësim real të shpenzimeve mujore.

Një arsye tjetër lidhet me mospërputhjen mes rritjes ekonomike dhe të ardhurave reale. Rritja e PBB-së dhe e pagës mesatare nuk është ndjerë njësoj në të gjitha shtresat, veçanërisht te punonjësit me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Pakënaqësia ushqehet edhe nga pasiguria në tregun e punës, sidomos për të rinjtë dhe punësimin cilësor. Edhe pse punësimi në terma sasiorë është rritur, shumë vende pune mbeten me paga të ulëta ose pa stabilitet afatgjatë, duke forcuar perceptimin e pasigurisë financiare dhe mungesës së perspektivës.

Rritja e emigrimit dhe krahasimi i vazhdueshëm me të ardhurat dhe standardin e jetesës në vendet e BE-së e thellojnë ndjesinë e pakënaqësisë, edhe kur treguesit makroekonomikë paraqiten relativisht të qëndrueshëm.

Ndryshe nga 2024, kur dominonte ideja e stabilitetit, 2025 shënoi një kthesë drejt pakënaqësisë, duke e vendosur Shqipërinë ndër vendet e rajonit me rritjen më të fortë të perceptimit negativ për ekonominë për muajt në vijim./ Monitor

Përmbytet Lezha, situatë problematike në lagjen “Besëlidhja” dhe në disa shkolla –

By: 27
6 January 2026 at 08:14

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë sjellë problematika në disa zona të qytetit të Lezhës.

Më problematike paraqitet situata në lagjen “Besëlidhja”, si edhe në disa hyrje shkollash, ku niveli i ujit ka arritur disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve.

Grumbullimi i ujit është pasojë e reshjeve intensive, ndërkohë që nuk raportohen dëme. Megjithatë, situata ka krijuar shqetësime për banorët dhe prindërit e nxënësve.

 

Këmbimi valutor 6 janar,me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

By: 27
6 January 2026 at 08:06

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.7 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.8 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 104 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110 lekë dhe do shitet me 111.2 lekë.

Screenshot_1

 

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Durrës, uji depërton në banesa dhe biznese –

By: 27
6 January 2026 at 08:00

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në rrugët e Durrësit.

Situata paraqitet tejet problematike veçanërisht në kryqëzimet e rrugëve.

Uji ka pushtuar edhe trotuaret duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin këtë mëngjes.

Në disa zona, uji ka depërtuar në hyrjet e pallateve dhe bizneseve buzë rrugës.

 

 

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Janar 2026 –

By: 27
6 January 2026 at 07:50

DASHI

Kjo është koha ideale për të marrë përsipër një projekt që e keni pritur ose për të sqaruar një situatë me të cilën nuk ndiheni më rehat. Në dashuri, jeni të drejtpërdrejtë dhe pasionantë, por edhe pak të paduruar: kini kujdes të mos thoni gjithçka menjëherë. Beqarët dëshirojnë emocione të forta, por duhet të jenë selektivë. Energjia juaj po rritet.

DEMI

Pas javësh të tëra duke u munduar fort, tani mund të filloni të shihni rezultate konkrete. Në punë, qëndrueshmëria dhe aftësia për t’i rezistuar presioneve të jashtme janë thelbësore. Në dashuri, keni nevojë për siguri: nëse një marrëdhënie është e fortë, ajo bëhet më e fortë; nëse është e paqartë, mund të ndjeni nevojën për t’u distancuar. Rimëkëmbja fizike është e dobishme.

BINJAKËT

Kjo është një periudhë e shkëlqyer, dinamike, plot lidhje. Binjakët janë rikthyer në qendër të vëmendjes falë të menduarit të tyre të shpejtë dhe komunikimit efektiv. Vetëm kini kujdes të mos premtoni shumë. Në dashuri, jeni simpatikë, por të pakapshëm: ata përreth jush kërkojnë më shumë prani. Beqarët mund të kenë takime interesante, veçanërisht në mjedise të reja ose të lidhura me punën. Energjia është e lartë, por duhet të kanalizohet.

GAFORRJA

Kjo është një fazë emocionalisht intensive. Duhet të sqarosh gjërat brenda vetes përpara se të bësh me të tjerët. Në punë, mund të ndihesh i nënvlerësuar: kjo nuk është koha për t’u mbyllur në vetvete, por për të shpjeguar më mirë atë që bën. Në dashuri, nevojiten fjalë të sinqerta: ata që janë në një lidhje duhet të adresojnë një bisedë të vonuar, ata që janë vetëm duhet të ndalojnë së menduari për të kaluarën. Ndjeshmëria është rritur.

LUANI

Qielli ju fton të guxoni, veçanërisht në punë: një propozim ose kërkesë e bërë tani mund të japë fryte. Në dashuri, jeni pasionantë, bujarë, por edhe krenarë: shmangni shndërrimin e një debati të vogël në një sfidë. Beqarët janë magnetikë. Energjia juaj po rritet dukshëm.

VIRGJËRESHA

Kjo është një kohë reflektimi dhe riorganizimi. Virgjëreshat ndiejnë nevojën për t’u organizuar, për të hequr qafe të panevojshmen dhe për t’u përqendruar në atë që ka vërtet rëndësi. Në punë, jeni të saktë dhe të besueshëm, por rrezikoni ta mbingarkoni veten. Në dashuri, jeni më kërkues: dëshironi qartësi dhe konkretësi. Ata që nuk janë në sinkron mund të distancohen. Kini kujdes nga stresi.

PESHORJA

Keni vendime për të marrë, veçanërisht në marrëdhëniet personale. Në dashuri, jeni më të ndjeshëm se zakonisht: shmangni idealizimin e tepërt të një situate. Në punë, nevojitet diplomaci, por edhe vendosmëri: shtyrja nuk do të ndihmojë. Kjo është një kohë e mirë për t’u përqendruar përsëri te vetja dhe nevojat tuaja.

AKREPI

Eshtë një kohë e fuqishme dhe transformuese. Akrepët ndiejnë se diçka e thellë po ndryshon. Në punë, ju keni intuitë të shkëlqyer: ndiqni intuitën tuaj, por shmangni konfliktet e panevojshme. Në dashuri, ju doni të vërtetën dhe intensitetin: s’ka më lojëra të paqarta. Çiftet e forta bëhen më të forta, ato të brishta përballen me krizën. Energjia është e lartë, por nervoze.

SHIGJETARI

Lëvizje dhe liri. Shigjetari dëshiron të shohë përpara dhe të ndryshojë perspektivat. Hapen mundësi të reja karriere, veçanërisht për ata që studiojnë ose punojnë jashtë vendit. Në dashuri, jeni të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, por të paduruar: jini të qartë për atë që dëshironi vërtet. Beqarët mund të përjetojnë flirtime stimuluese. Energjia po rritet.

BRICJAPI

Kjo është një periudhë sfiduese, por konstruktive. Bricjapët po ndërtojnë diçka të rëndësishme, edhe nëse rezultatet nuk janë të menjëhershme. Në punë, disiplina dhe një vizion afatgjatë janë thelbësore. Në dashuri, jeni më të hapur, por keni vështirësi të shprehni ndjenjat tuaja: përpiquni të flisni më shumë. Qëndrueshmëria fizike është e mirë, por kini kujdes nga lodhja.

UJORI

Jeni në një fazë ndryshimi dhe paqëndrueshmërie krijuese. Ujori ndjen nevojën për të thyer modelin dhe për të rishpikur veten. Ide të reja vijnë në punë, por ato duhet të zbatohen. Në dashuri, jeni të paparashikueshëm: ata që ju duan duhet t’ju ndjekin pa u përpjekur t’ju kontrollojnë. Beqarët tërhiqen nga njerëz që janë jokonvencionalë. Energjia juaj është alternative.

PESHQIT

Kjo është një kohë shumë e ndjeshme dhe intuitive. Peshqit zotërojnë perceptime të forta dhe thellësi të madhe emocionale. Në dashuri, jeni romantikë, por të prekshëm: mbroni zemrën tuaj dhe zgjidhni ata që ju respektojnë. Në punë, keni nevojë për më shumë qartësi dhe më pak shpërqendrime. Dëgjoni intuitën tuaj, por qëndroni me këmbë në tokë. Energjia duhet të matet.

 

Parashikimi i motit për sot, 6 Janar 2026 –

By: 27
6 January 2026 at 07:40

Ditën e sotme priten reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e Enjte dt.08 Janar, do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë rrezik të shtuar për përmbytje me prurje dhe nivele të larta në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shume intensive. Në qarqet Lezhë, Berat dhe Korçë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13/ 17 °C

në vendet e ulëta: 12 / 17 °C

në vendet malore:  5 / 11 °C

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në veri.

Mbi 800 pasagjerë të bllokuar prej 6 orësh mes dallgëve në tragetin Vlorë–Brindisi –

By: 27
5 January 2026 at 23:11

Kushtet atmosferike të paqëndrueshme dhe era e fortë ka shkaktuar kaos në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi. Mësohet se mbi 800 pasagjerë në tragetin e linjës së Vlorë – Brindisi janë duke përjetuar momente të vështira, pasi mbahen ende brenda gjirit të Vlorës për shkak të motit të keq.

Siç raportohet, pasagjerët po mbahen prej 6 orësh në mes të detit, mes dallgëve të larta. Pasagjerët thonë se veç orëve të gjata të pritjes, janë në kushte jo të mira, për shkak të dallgëve. Megjithatë ende nuk dihet se kur trageti do niset drejt Italisë.

gijotina.com/

Yesterday — 5 January 202627.al

Kthesë për Asllanin, Interi hap dyert për transferim jashtë Serie A –

By: 27
5 January 2026 at 22:29

Kristjan Asllani është pranë largimit nga Torino, pasi klubi i Seria A i ka komunikuar Interitt se mesfushori nuk është në planet e tyre për pjesën e mbetur të sezonit. Ditën e sotme u zbulua se zikaltrit e ofruan te Fiorentina, ndërsa një zgjidhje e re del në pah së fundmi.

“Sportmediaset” tregon se dyert janë hapur për Asllanin, që të kryhet një transferim jashtë Italisë. Fakt është se mesfushori shqiptar ka luajtur vetëm në Seria A deri tani.

Asllani refuzoi gjatë verës, që të largohej nga Italia. Tashmë situata duket më ndryshe dhe dëshirat e tij duket se do kalojnë në plan të dytë.

Mbetet për t’u mësuar se cili klub do t’i afrohet këtij transferimi. Torino e ka kapur Interin të papërgatitur në këtë moment, ndërsa mendohej se huazimit do t’i shkohej deri në fund.

gijotina.com/

Fushë-Krujë/ Kanos dhe i vjedh makinën taksistit nga Tirana, më pas grabit me armë një pikë karburanti –

By: 27
5 January 2026 at 22:13

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Krujë në një pikë karburanti. Mësohet se një person që ndodhej në drejtimin e një taksie ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë xhiron ditore.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se autori ka kryer të paktën dy grabitje përgjatë pak orëve dhe pasi ka marrë një taksi në Tiranë ka shkuar në Fushë-Krujë. Gjithashtu bëhet me dije se autori, pasi ka shkuar në afërsi të Tapizës ka kërcënuar taksistin duke e marrë e vetë drejtimin e makinës dhe shoferin e ka lënë në një zonë të largët, madje i ka marrë edhe celularin.

Pas kërcënimeve, autori ka vjedhur taksistin dhe ka shkuar pranë pikës së karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore. Në fund, autori ka lënë mjetin e në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është zhdukur, por Policia e ka identifikuar të riun dhe po vijojnë kërkimet për arrestimin e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

gijotina.com/

Protesta do të vijojë, nuk i trembem Ramës –

By: 27
5 January 2026 at 21:35

Adriatik Lapaj doli sërish mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë pas la ambientet e Spitalit të Traumës, ku mori ndihmën dhe trajtimin e nevojshëm mjekësor për shkak se u godit në kokë nga ngrohësja që përdorte prej afro 1 muaji, gjatë aksionit të policisë për heqjen e materialeve dhe sendeve që kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” kishte mbledhur para godinës qeveritare për të zgjatur protestën e tij.

Lapaj bëri thirrje që qytetarët të bashkohen dhe të protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama deri në rrëzimin e qeverisë.

“Rama e ka vendosur precedentin e çadrës nuk e kam vendosur unë. Këtij i duket Republika si pronë private. Ramës po themi që ka vjedhur republikën bashkë me kolegët. Nuk e them unë e thotë gjykata. Një muaj rresht është thyer ndonjë lule këtu nga ne, ndonjë xham, po kur bëjmë proteste ne nuk duhet të lejohemi… Unë mendoj që në këtë vend ka shumë për të protestuar…Kauza është që këta nuk mund të na tallin. Nuk mund të na vjedhin dhe të na dalin në mbrëmje gala dhe ndërkohë problemi janë ata që reagojnë…”, tha ai.

Ai tha se pavarësisht ndërhyrjes së policisë, e cila sipas tij hoqi me dhunë çadrat ku ata qëndronin gjatë natës dhe ngrohëset, do të vijoi të protestojë para Kryeministrisë edhe në këto kushte.

Sipas tij, protesta është zhvilluar në përputhje me ligjin dhe se çadrat nuk janë vendosur në Bulevard për të bllokuar qarkullimin.

Sigurisht që do të vijoi protestën. Ata na kanë vjedhur të gjithë bazat materiale, batanijet, ngrohëset dhe çadrat dhe sapo kam ardhur nga spitali dhe do të vazhdojë protestën. Ky është një shtet banditësh, një shtet që pasi vjedh paratë e buxhetit, vjedh edhe sendet personale me të cilat po protestojmë. Nuk e di, pse ndodhi kjo me policinë duhet të pyesni ata.

Ajo që dimë është se kemi mbajtur një protestë sipas ligjit, kemi mbajtur një protestë model. Ne çadrat nuk i kemi vendosëm në Bulevard për të bllokuar trafikun, i kemi vendosur në trotuar, dhe jo në të gjithë trotuarin, por në gjysmë të trotuarit, që të kalojnë edhe të tjerët. Erdhën i hoqën dhunshëm. Ajo që kemi bërë ne është zbatimi i ligjit’, tha ai.

Lapaj tha se nuk i trembet kryeministrit Edi Rama dhe do të vijoi të qëndrojë para Kryeministrisë.

‘Besoj se logjika normale e një personi e kupton se kur është minus 7 gradë, minus 3 gradë, nuk mund të rrishë jashtë. Unë nuk do të zihem me shtetin, ai ka 10 mijë policë, po ne po vazhdojmë protestën. Rama është një frikacak që fshihet pas shtetit, por unë se kam frikë.

Sot kam çuar një njoftim tjetër për të vazhduar protestën dhe nga policia është mohuar, kur nuk duhet që të merret leje për protestë, mjafton që të lajmërosh dhe duhet që policia të marrë masa për atë protestë. E vetmja fjala e vetme që kam për Edi Ramën është se nuk kam frikë prej tij. Edi Rama është drejtues i një organizate që vjedh para publike dhe këtë e thotë Prokuroria. Unë, si Adriatik, nuk kam frikë prej tij’, tha ai.

gijotina.com/

Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi –

By: 27
5 January 2026 at 21:07

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të fortë politik, duke theksuar rolin dominues të Shteteve të Bashkuara në hemisferën perëndimore.

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara publikoi mbrëmjen e sotme një fotografi të presidentit Donald Trump, e shoqëruar me mbishkrimin “THIS IS OUR HEMISPHERE” (“Kjo është hemisfera jonë”).

Në postimin përkatës, DASH shkruan: “Kjo është hemisfera jonë dhe Presidenti Trump nuk do të lejojë që siguria jonë të kërcënohet”, duke nënvizuar qasjen e administratës amerikane ndaj çështjeve të sigurisë dhe ndikimit gjeopolitik në rajon.

Mesazhi vjen në një moment tensioni të shtuar ndërkombëtar dhe shihet si një sinjal i qartë politik mbi qëndrimin e Washingtonit për çështjet e sovranitetit, sigurisë dhe ndikimit të fuqive të huaja në hemisferën perëndimore.

gijotina.com/

Më shumë mbledh Salianji në salla se gjithë PD në Foltore, Flamur Noka revolton bazën –

By: 27
5 January 2026 at 20:25

Dy ngjarje brenda PD-së gjatë ditës së sotme, që i japin të drejtë Ervin Salianjit për lëvizjen reformuese që ka nisur.

Rrudhja e protestës

Pjesëmarrje e ulët në mitingun e thirrur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, e cili e nisi të hënën e parë të këtij viti me një traditë të vjetër: Protesta para Kryeministrisë!

Pjesëmarrja në tubimet e Berishës vijon të ulet në pikën që të pranishmit, me pak durim, mund të numërohen lehtësisht.

Berisha nuk ka arritur që të mbledhë me tepër demokratë rreth vetes, pasi shihet se numri i mbështetësve u tkurr edhe më shumë se në protestat e vitit 2025. Nëse do të bënim një krahasim, më shumë mbështetës shkojnë në takimet e Ervin Salianjit me strukturat e PD-së, zhvilluar në salla teatri dhe kinema, se sa sonte para Kryeministrisë.

Sipas kritikëve brenda partisë, ka ardhur koha që Sali Berisha të reflektojë ndaj kritikave që i ka bërë lidershipit të PD-së. Partia kryesore e opozitës duhet riorganizuar që të bëhet fituese. Me këtë pjesëmarrje PD po shkatërrohet dhe po humb peshën.

Revoltimi i kreut të Degës së PD-së Kukës me Flamur Nokën

Berisha duhet të dalë nga rrethi i besnikëve fals si Flamur Noka. Ky sekretar ka ngjallur ndarje dhe revoltë në bazën e PD-së. Ja çfarë ka ndodhur sot në Kukës:

Ish-kreu i PD-së në Kukës, doktori i njohur Admir Sinamati, nëpërmjet një reagimi publik ka bërë të ditur arsyet e refuzimit të tij të ftesës për të marrë pjesë në përvjetorin e degës lokale të PD-së.

Sipas ish-drejtuesit demokrat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka orkestruar në mënyrë bolshevike dhe ka finalizuar përjashtimin e tij nga gara e primareve në Partinë Demokratike.

“Lidhur me mospraninë time në aktivitetin përkujtimor të 35-vjetorit të themelimit dhe 4 vjetorit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Dega Kukës

Të nderuar demokratë kuksianë, mosprania ime sot mes jush në aktivitetin përkujtimor të 5 Janarit të viteve 1991 dhe 2022 përbën një qëndrim të ndërgjegjshëm politik dhe institucional, i bindur se kështu ju respektoj JU, mbroj Statutin, aktet organike dhe parimet themeluese të demokracisë së brendshme të Partisë Demokratike.

Për vetë faktin se kam ushtruar funksionin e Kryetarit të PD Dega Kukës dhe për arsye se kam qenë aktivist rithemelues i kësaj dege në periudhën 2021-2022, në një moment krucial të ekzistencës së Partisë Demokratike; e ndjej përgjegjësi morale dhe institucionale për të reaguar ndaj çdo praktike që bie ndesh me interesat e anëtarësisë, fyen formimin tim intelektual e politik, godet normat statutore dhe frymën e organizimit demokratik të PD.

Para dy ditësh më është përcjellë një ftesë zyrtare, nëpërmjet Sekretarit të Degës, e hartuar nga Kryetari aktual i PD Dega Kukës. Kjo ftesë vjen nga i njëjti drejtues lokal që ka artikuluar publikisht qëndrime dhe deklarata të hartuara në Tiranë kundër meje, të cilat janë përdorur si bazë politike dhe procedurale për përjashtimin tim nga e drejta për të marrë pjesë në procesin e primareve për deputet të vitit 2025.

Ky përjashtim u orkestrua dhe finalizua me zell bolshevik nga Flamur Noka – sekretar i përgjithshëm i PD pavarsisht se ishte në kundërshtim me:

-parimin e barazisë së anëtarëve në ushtrimin e të drejtave statutore (Kapitulli mbi Anëtarësinë);

-parimin e garës së lirë, të hapur dhe të ndershme në proceset përzgjedhëse (Kapitulli mbi Primaret dhe Përfaqësimin Politik);

-parimin e procesit të rregullt të brendshëm, përfshirë të drejtën për informim, dëgjesë dhe trajtim të paanshëm (Kapitulli mbi Etikën, Disiplinën dhe Procedurat);

-parimin e ndarjes së kompetencave dhe përgjegjësive ndërmjet strukturave lokale dhe qendrore (Kapitulli mbi Organizimin e Partisë)”, shkruan ndër të tjera Admir Sinamato në një letër publike. Pra, përjashtimi i Salianjit nga grupi i komunikimit, apo dëbimi nga partia i militantes në Kamëz, mosnjohja e kontributeve të përfaqësuesve më të votuar në PD, mungesa e analizës së zgjedhjeve nuk janë rastësore, por metoda e punës së Flamur Nokës me kompani për të sunduar PD-në.

Gijotina.com/

Ja ku janë ‘deltat’ tona, do vijnë në Surrel –

By: 27
5 January 2026 at 19:39

Në foltoren e parë për vitin 2026 para Kryeministrisë, ku ishin mbledhur dhjetëra mbështes të Sali Berishës, kreu i PD i pasi uroi Vitin e Ri, iu drejtua me disa mesazhe kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa tha se viti 2026 do të jetë viti i triumfi për PD, Berisha paralajmëroi Edi Ramën se do të ketë të njëjtin fat si Nicolas Maduro i Venezuelës.

Por ai shtoi se nuk do presin që “Delta Amerikane të zbarkojë në Surrel”, pasi sipas tij PD ka “deltën e vet”, ata që ishin sot në shesh, që sipas tij sapo të marrin urdhrin do të shkojnë në shtëpinë e kreut të qeverisë shqiptare.

“Tmerr, terror dhe ferr në Surrel…. Ne nuk presim që forcat Delta të zbarkojnë në Surrel, se do zbarkojnë ‘deltat’ tona, ja ku i ke ‘deltat’, këta ‘delta’ që ke para këtu, priti në Surrel sapo të marrin urdhrin. Njësoj si Maduro, edhe ti në sallën e gjyqit do përfundosh”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës

Presidenti Trump, nga dje gjer sot, ka përsëritur se ti Maduro je i pari, të tjerë do vijnë pas teje dhe u ka dërguar mesazhe njëri pas tjetrit. E vërteta është se ky akt solli ngricë të madhe, tmerr, terror dhe ferr në Surrel.
Edi Rama ngriu, e kyçi dje podkastin e tij ‘Mashtrojmë’, s’e çeli një fjalë goje. Publikoi një artikull me emrin e dy mashtruesve ordinerë të tij, Endri Kajsiu, në të cilin thoshte jo, jo, mos kujtoni se jam Maduro, se Shqipëria nuk ka naftë sa Venezuela. Sepse Shqipëria kështu e ashtu.

Tani u them unë se pse ky është Ramaduro. Sepse ky njëlloj si Ramaduro ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale. Mandatet e tij qëndrojnë mbi krimin. Ka marrë mandatet e opozitës. Ky është njëlloj si Maduro sepse ky është i lidhur direkt me kartelet më të fuqishme të drogës në Europë. Ky kontrollon me Franc Çopjat e tij çmimin e kokainës në tregun e saj në Europë. Ky është sa Maduro për shqiptarët, se në qoftë se Maduro ka përzënëq nga vendi i tij 20 përqind të popullatës me varfëri dhe mjerim, Ramaduro ka përzënë nga Shqipëria 40 përqind të popullatës.

Ky është më keq se Maduro sepse në qoftë se Maduro preferonte edhe ai pijet e forta, ky preferon verat 33 mijë euro shishen. Imagjinoni ju se ç’është ky. Dhe me Lindat e tij vjedh qindra e qindra milionë euro nga AKSHI.
I zhduk ato në drejtime krejt të paditura. Në qoftë se Sesilia e Maduros merrte taksa për avionët e drogës, Olsi i Ramaduros instalonte fabrikën e parë të drogës në Xibrakë.

gijotina.com/

Klodian Braho ndryshon drejtuesit e departamenteve në SPAK, Dumani mënjanohet –

By: 27
5 January 2026 at 19:19

Një muaj pas zgjedhjes në krye të SPAK, Klodian Braho ka miratuar disa ndryshime sa i takon departamenteve në Prokurorinë e Posaçme.

Parardhësin e tij Altin Dumani e ka emëruar drejtues të Seksionit për Marrëdhëniet me Jashtë. Nuk dihet nëse ky mënjanim është dëshira e vet Dumanit apo nevojë e Brahos për të forcuar marrëdhëniet me partnerët e huaj.

Dorina Bejkon drejtuese Seksioni për Antikorrupsionin dhe Vladimir Marën shef në Seksionin për Krimin e Organizuar.

Këto funksione mbaheshin përkatësisht deri tani nga Dorina Bejko, Klodian Braho dhe Adnan Xholi.

Klodian Braho nisi zyrtarisht punën si drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në dhjetor 2025, pasi Altin Dumanit i mbaroi mandati 3- vjeçar në krye të këtij institucioni.

gijotina.com/

❌
❌