Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 January 202627.al

Lushnje/ Zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi –

By: 27
26 January 2026 at 21:16

Tre banesa janë përfshirë nga flakët.mbrëmjen e së hënës në lagjen Loni Dhamo në Lushnje.

Banesat e përfshira nga zjarri fare pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Lushnjes.

Sapo janë shfaqur flakët e para banorët kanë njoftuar zjarrfikësit të cilët kanë shkuar me urgjencë të shoqëruar dhe nga dhjetëra efektivë policie. Asnjë nga banorët nuk është lënduar dhe kanë dalë në kohë nga banesat.

Një vajzë është dërguar në spital me ambulancë pasi ishte ndjerë keq nga tymi i dendur.

jarrfikëset ende punojnë r të shuar zjarrin ndërsa e kanë bën kontroll për të.mos u përhapur në banesa të tjera.  Dy prej banesave janë shkrumbuar totalisht dhe një pjesërisht e djegur.

Sipas  shefit të zjarrfikësve të lushnjes dyshohet për zjarr aksidental, por do të presim ekspertizën për më shumë.

gijotina.com/

Xhemal Saliaj rikthehet në detyrë si prokuror i Vlorës –

By: 27
26 January 2026 at 21:08

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka kthyer në detyrë prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj, i cili u shkarkua më 7 tetor të vitit 2024 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të procesit të Vettingut.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 53/2024, datë 20.12.2024 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Xhemal Saliaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 805, datë 07.10.2024.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 805, datë 07.10.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Xhemal Saliaj.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.01.2026”,- njofton KPA.

Xhemal Saliaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si prokuror në Prokurorinë e Beratit, ku ka ushtruar dhe funksionin e drejtuesit. Prej vitit 2013, ai e ushtron detyrën në Prokurorinë e Rrethit Vlore.

gijotina.com/

Makina e bashkëshortes u përfshi nga flakët, ish-drejtori i burgut të Reçit: Ishte hakmarrje –

By: 27
26 January 2026 at 21:02

Pak ditë më parë, sipas njoftimit të policisë së Lezhës, në qytetin e Rrëshenit u përfshi nga flakët një makinë.

Kjo makinë rezultoi të ishte në pronësi të gruas së ish-drejtorit të burgut të Reçit në Shkodër, Andrea Përbasha.

Në një lidhje live ditën e sotme për emisionin ‘Breaking me Dafinën’ në Top News, Përbasha ka treguar se ndryshe nga njoftimi i policë i cili deklaronte se shkak i zjarrit ishte një shkëndijë elektrike, ai tha se ka në dispozicion videot e kamerave të sigurisë që tregojnë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Ish-drejtori i burgut ka treguar momentin kur personi i dyshuar i hedh benzinë makinë dhe më pas largohet duke u shprehur se mund ta ketë bërë për arsye hakmarrje, që nuk pretendon të kenë lidhje me punën e tij si ish-drejtori i burgut të Reçit.

“Është shumë e thjeshtë, sepse unë kam në dispozicion kamerat dhe personin që i vuri flakën makinës dhe largohet në drejtim poshtë një kanali. Unë i kam videot të gjitha. Policia tha që është shkëndijë elektrike, por makina kishte 48 orë pa ndezur. Policia i ka vetë videot, se përse nuk i kanë dhënë informacionet e sakta nuk e di. Bashkë me ata unë kam lëvizur nëpër kamera, i kam parë edhe në mënyrë private, kam parë edhe personin që hedh shishen e benzinës te makina dhe largohet, madje madje e merr shishen me vete dhe jam më se i sigurt që ka qenë një njeri shumë i vogël, një ordiner.

Unë mendoj që kjo ngjarje ka ndodhur nga njerëz shumë të vegjël, mendoj që janë njerëz të vegjël në mendje dhe mendoj që kjo është një hakmarrje shumë e vogël për të më bërë dëm në ekonomi, nuk e çoj më larg intuitën time. Shumë gjëra nuk mund të përjashtohen, sepse nuk është e thjeshtë që të kesh punuar te burgu i Reçit, shqiptarë jemi, mund të ketë edhe hatërmbetje nga ana e burgut, por nuk e çoj mendjen atje. Unë mendoj që policia e shtetit është afër, por më afër jam unë, sepse po e ndjek çështjen”, u shpreh Përbasha.

Ai shtoi se dhe vetë fëmijët e tij e kishin parë këtë skenë të cilën nuk e kishin përjetuar aspak mirë, ndërsa i bëri thirrje policisë për identifikimin e autorit, i cili sipas tij u plagos në momentin e zjarrvenie.

“Që të dilte tamam në pah, policia e shtetit duhet të konsultohet me të gjithë spitalet e Shqipërisë, sepse personi është plagosur, ne e kemi gjetur edhe shishen. Unë e shumëzoj me zero këtë veprim që ka ndodhur. Fëmijët e mi e panë gjithë skenën dhe ishte diçka e vështirë. Arsyeja pse jam i papunë tani e dinë vetëm dy njerëz”, tha Përbasha.

“Brenda 3 ditëve largohuni”, tregtarët e tregut industrial në Vlorë dalin në protestë –

By: 27
26 January 2026 at 20:18

Tregtarët e tregut industrial në qytetin e Vlorës kanë protestuar mbrëmjen e së hënës përpara Bashkisë.

Shkak për këtë protestë është bërë njoftimi i dhënë nga ana e bashkisë, sipas të cilit ata duhet të largohen brenda tre ditësh nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar, në kuadër të një projekti që parashikon krijimin e një tregu të ri.

Tregtarët shprehen se nuk kanë asnjë alternativë se ku mund të zhvendosen për të vijuar punën, ndërsa theksojnë se njoftimi është bërë pa asnjë konsultë paraprake me ta.

Sipas tyre, një vendim i tillë i marrë në mënyrë të njëanshme rrezikon drejtpërdrejt jetesën e dhjetëra familjeve që sigurojnë të ardhurat nga ky aktivitet.

gijotina.com/

“Djali na vdiq nga neglizhenca”, vdekja e 23-vjeçarit, prindërit denoncojnë mjekët e Traumës –

By: 27
26 January 2026 at 20:06

Me akuza të rënda për neglizhencë mjekësore, prindërit e 23-vjeçarit Albert Togu kanë kallëzuar në Prokurori mjekët e Spitalit të Traumës, duke i bërë përgjegjës për vdekjen e të birit i cili ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hene.

Familjarët tregojnë për kamerën e New24, se djali i tyre ndodhej i shtruar në spitalin e Traumës si pasojë e një aksidenti rrugor.

Babi i 23 vjeçarit Albert Togu ka kallëzuar në prokurori mjekët, sipas së cilit djali i tij ndërroi jetë nga neglizhenca. I tronditur, Kujtim Togu thotë se trupi i të birit u transportua në Morg por ende nuk i ëshë bërë autopsia.

Sipas tij, mjekësia ligjore nuk mund të kryejë autopsinë pa kartelën e të ndjerit, e cila nuk është lëshuar ende nga Spitali i Traumës. I riu u aksidentua një javë më parë në Gjorm të Kurbinit teksa ishte duke udhëtuar në automjet me 2 persona të tjerë.

Vrasja e komisar Lamajt/ Kushtetuesja vendos rihapjen e gjykimit për Arben Frrokun, i dënuar me burgim të përjetshëm –

By: 27
26 January 2026 at 19:56

Gjykata Kushtetuese ka rihapur gjykimin për Arben Frrokun, lidhur me vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Seanca për Frrokun do të mbahet më 17 shkurt, në orën 10:00.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi të rihapet dosja e Arben Frrokut, i cili është dënuar përjetë për vrasjen e Lamajt në 2013.

Strasburgu vlerësoi se procesi ndaj tij ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut dhe duhet të rigjykohet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Arben Frroku është i dënuar përjetë nga Apeli i Krimeve të Rënda për vrasjen e komisarit Lamaj, por ai ndodhet në burg në Holandë, shtet i cili ka refuzuar ekstradimin e tij.

Frroku iu drejtua Gjykatës së Strasburgut pasi ankimi i tij iu rrëzua edhe në Gjykatën e Lartë më 8 qershor 2017, si edhe në Gjykatën Kushtetuese më 24 prill 2018, duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë.

Arben Frroku është vëllai i ish-deputetit, Mark Frroku, i liruar nga burgu në maj të vitit 2018 i dënuar për fshehje pasurie, pastrim parash dhe ndërtim pa leje. Mark Frroku u akuzua edhe për një vrasje në Belgjikë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999, por akuzat për këtë krim ranë për mungesë provash, ndërsa ish-deputeti deklaroi disa herë me radhë se ai nuk kishte gisht në këtë ngjarje.

gijotina.com/

DOKUMENTET/ E pandehur bashkë me Ballukun për afera me tenderat, ministrja tenton ta emërojë shoqen e vet në krye të KPP –

By: 27
26 January 2026 at 19:42

Megjithëse Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për dy çështje tenderash dhe nën hetim për gjithsej 11 procedura, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë po tenton një emërim të ri personal, të konsideruar me gjasë problematik, në Komisionin i Prokurimit Publik (KPP).

Emri që po diskutohet si kreu i KPP-së është ai i Irma Drobonikut, e cila më herët ka mbajtur funksionin e Sekretares së Përgjithshme të KPP, në periudhën kur institucioni drejtohej nga Jonaid Myzyri. Myzyri është pezulluar nga detyra me kërkesë të SPAK dhe është i marrë pandehur për shkelje të barazisë në tendera.

Burime jozyrtare pohojnë se Irma Droboniku ka lidhje të afërta personale dhe profesionale me Viola Haxhiademi, deri para pak ditësh Sekretare e Përgjithshme dhe krahu i djathtë i Ballukut. Dokumente zyrtare të siguruara tregojnë se Droboniku ka një njohje mbi 20-vjeçare me Haxhiademin dhe Ballukun, si dhe kanë punuar së bashku në Bashkinë e Tiranës dhe në Albcontrol SHA.

Sipas burimeve jozyrtare, dy javë më parë, SPAK ka kryer veprime procedurale, përfshirë sekuestrim telefoni dhe kontroll banese, ndaj Irma Drobonikut dhe Viola Haxhiademit, në kuadër të hetimeve që lidhen me çështjet për të cilat po hetohet edhe Balluku. Deri në këto momente, SPAK nuk ka bërë një njoftim publik zyrtar për këto veprime, ndërsa mësohet se Irma Droboniku është nën hetim për dy nga 11 rastet për të cilat po hetohet Balluku.

Zhvillimet vijnë në një kohë kur SPAK ka intensifikuar hetimet mbi procedurat e prokurimit publik, ndërsa çdo lëvizje në KPP shihet si me ndikim të drejtpërdrejtë në proceset aktualisht nën hetim.

Dokumentet administrative të publikuara tregojnë se Irma Droboniku:
• në vitin 2006 konfirmohet dhe promovohet si nëpunëse civile në Bashkinë e Tiranës;
• në vitin 2014 emërohet në Albcontrol SHA si Shefe e Sektorit të Asistencës Ligjore, përmes urdhri të firmosur;
• në vitin 2018 emërohet Drejtore e Drejtorisë Juridike në Albcontrol SHA;
• në vitin 2021 emërohet Sekretare e Përgjithshme e Komisionit të Prokurimit Publik, gjatë drejtimit të institucionit nga Jonaid Myzyri.

 

gijotina.com/

Megaoperacioni global i Interpol! Mbi 3,700 persona të arrestuar në 119 shtete të botës! 27 të arrestuar në Shqipëri –

By: 27
26 January 2026 at 19:12

Një operacion global i drejtuar nga INTERPOL në fund të vitit të shkuar, ka çuar në identifikimin dhe mbrojtjen e 4,414 viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe në zbulimin e 12,992 emigrantëve të paligjshëm në 119 shtete të botës.

Operacioni, i quajtur Liberterra III u zhvillua nga 10 deri më 21 nëntor 2025. Në të u angazhuan më shumë se 14 mijë zyrtarëve të zbatimit të ligjit, të cilët kryen kontrolle në pika kufitare, vëzhgime në zona të ndjeshme dhe bastisje të synuara.

Sipas të dhënave fillestare, gjatë operacionit u arrestuan 3,744 persona, 1,800 prej të cilëve dyshohet të kenë kryer vepra që lidhen drejtpërdrejt me trafikimin e qenieve njerëzore dhe kontrabandimin e emigrantëve. Autoritetet hapën gjithashtu mbi 720 hetime të reja penale, një pjesë e të cilave vijojnë ende.

Çfarë roli luajti Shqipëria në këtë mega operacion?

Në mesin e vendeve pjesëmarrëse ishte edhe Shqipëria, përmes strukturave të Policisë së Shtetit dhe Interpol Tirana.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, Interpol Tirana ka qenë një kontribuues i rëndësishëm në këtë megaoperacion, duke angazhuar 476 specialistë nga Policia Kriminale, Kufirit dhe Migracionit, si dhe nga Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Gjatë periudhës së operacionit, autoritetet shqiptare goditën dy grupe aktive kriminale, arrestuan 27 persona të përfshirë, sekuestruan gjashtë automjete dhe rreth 20 mijë euro të dyshuara si përfitime nga veprimtari kriminale. Po ashtu, u identifikuan dhe u trajtuan sipas ligjit 94 emigrantë dhe tre viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.

” Mega operacioni mundësoi: goditjen e 2 grupeve aktive në veprimtaritë kriminale që goditi megaoperacioni “Liberterra III”; arrestimin e 27 shtetasve të përfshirë në këto veprimtari;sekuestrimin e 6 automjeteve dhe rreth 20 000 eurove, të përfituara nga këto veprimtari kriminale ose që iu shërbenin atyre; identifikimin dhe trajtimin konfrom ligjit, të 94 emigrantëve dhe 3 viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore; pjesëmarrjen në 3 skuadra të përbashkëta hetimore të krijuara në kuadër të megaoperacionit” thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Interpol Tirana mori pjesë edhe në tre skuadra të përbashkëta hetimore të krijuara në kuadër të operacionit, ndërsa përfaqësues të Drejtorisë së Interpolit ishin të pranishëm në Qendrën Operacionale në Kent të Anglisë, duke bashkëpunuar ngushtë me homologët ndërkombëtarë për shkëmbim informacioni dhe koordinim veprimesh.

Prirjet e grupeve kriminale në botë

Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Valdecy Urquiza, theksoi se përtej numrit të arrestimeve, rëndësi të veçantë kanë prirjet që po shfaqen në veprimtarinë e grupeve kriminale. Sipas tij, rrjetet kriminale po përshtaten duke shfrytëzuar rrugë të reja, platforma digjitale dhe grupe të cenueshme të popullsisë, çka kërkon reagim të hershëm nga autoritetet.

Operacioni ka nxjerrë në pah se mashtrimet e lidhura me trafikimin mbeten një shqetësim serioz, veçanërisht në Azi dhe Afrikë, megjithëse përmirësimi i mekanizmave të identifikimit ka çuar në më shumë arrestime dhe në riatdhesimin e qindra viktimave.

Ndërkohë, edhe pse shfrytëzimi seksual vazhdon të dominojë statistikat, autoritetet kanë konstatuar rritje të rasteve të punës së detyruar, kriminalitetit të detyruar, shërbimit shtëpiak dhe madje edhe heqjes së organeve.

Operacioni ka zbuluar gjithashtu ndryshime në dinamikën e trafikimit, me raste të viktimave nga Amerika dhe Azia që po trafikohen drejt Afrikës, si dhe përmbysje të disa rrjedhave migratore në kontinentin amerikan. Presioni përgjatë rrugëve detare në Atlantik dhe Mesdhe, veçanërisht nga Afrika Perëndimore dhe Veriore drejt Europës, mbetet i lartë.

Autoritetet theksojnë se trafikimi i qenieve njerëzore dhe kontrabandimi i migrantëve vazhdojnë të lidhen ngushtë me krime të tjera, si falsifikimi i dokumenteve, pastrimi i parave dhe trafikimi i drogës.

Operacioni Liberterra III u mbështet financiarisht nga Mbretëria e Bashkuar dhe u zhvillua në bashkëpunim me institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Europol-in, Frontex-in, Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit.

 

LYON, France – A global operation coordinated by INTERPOL has led to the safeguarding of 4,626 potential victims of human trafficking and the detection of 12,746 irregular migrants across 119 countries.
Operation Liberterra III (10 to 21 November 2025) saw the arrest of 3,751 suspects, including more than 1,000 for human trafficking and migrant smuggling offences, based on initial reporting from participating countries.

Nga vrasja e Jani Aliajt te krimet ndër vite, kush është Juliand Halili, njeriu i Vasilis Varelas –

By: 27
26 January 2026 at 18:14

44-vjecari nga Tepelena, Juliand Halili alias Xhuliano Halili alias Niko, konsiderohet nga policia greke si një kriminelët më të rrezikshëm, që ka vepruar brenda dhe jashtë burgjeve.

Ai është akuzuar për të paktën 4 vrasje, 1 tentativë vrasje dhe po hetohet edhe për vrasjen e fundit të ndodhur brenda burgut “Koridhalos”.

Halili, ka vepruar të paktën dy herë nën urdhrat e kriminelit famëkeq grek, Vasilis Varelas. Ky i fundit, një dublant i filmave të aktorit të Hollywood, Chuck Norris në vitet ‘80, akuzohet për disa krime të rënda në Greqi, përfshirë trafikun e drogës.

Si fillim ai e shtyu Halilin të vriste, ish-burrin e gruas së tij. Në 6 mars 2009, Halili qëlloi dy herë në kokë dhe një herë në gjoks ish-burrin e gruas së Varelas. Ngjarja ndodhi në Nea Filadelfia, por viktima pas disa operacioneve arriti t’i shpëtojë vdekjes. Në 5 gusht 2009, ndaj viktimës u organizua një atentat tjetër në Igumenicë, por autorit, i cili e shënjestroi në kokë, i’u bllokua arma.

Teksa u akuzua për këtë krim, Halili u hetua edhe për vrasjen e datës 11 nëntor 2008 në Mikromani të Kalamatës, ku u ekzekutua punonjësi i një diskoje, 29-vjecari Sotiri Psikopaida. Ai u qëllua katër herë me armë zjarri, një prej të cilave në kokë.

Në 29 nëntor 2011, përsëri nën urdhrat e Vasili Varelas, Halili ekzekutoi 35-vjecarin Fillim Mesaja dhe të birin e tij Oligert Mesaja, vetëm 2 vjeç e gjysmë, me origjinë nga fshati Caj i Kukësit. Ngjarja ndodhi pranë lumit Pamiso në Mesinia. Halili qëlloi me çifte në kokë Fillimin ndërsa therri më pas Oligertin. Shkak ishte larja e hesapeve të Varelas me Mesajën.

Në vitin 2018 është arratisur nga Porti i Pireut teksa po transportohej drejt burgut. Bashkë me të u arratis edhe i dënuari Alfons Ndoci, por të dy u kapën shpejt nga policia.

Në qershor 2024, brenda burgut të Koridhalos, Xhuliano Halili vrau të burgosurin 35-vjecar Alfons Ndoci dhe plagosi 48-vjecarin Altin Vokrri. Vrasja e Ndocit, dyshohet se ishte porositur me pagesë nga jashtë.

gijotina.com/

BE miraton ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri në 2027, me gjoba të rënda për shkelësit –

By: 27
26 January 2026 at 18:00

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë këtë të hënë miratimin përfundimtar për planin e ndalimit të plotë të importeve të gazit rus deri në fund të vitit 2027.

Vendimi i hap rrugë hyrjes në fuqi të rregullores së re, pavarësisht kundërshtimeve nga disa vende anëtare.

Sipas deklaratës së Këshillit të BE-së, ndalimi do të zbatohet në dy faza: fillimisht do të ndalohet importi i gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Rusia, ndërsa furnizimi përmes tubacioneve do të ndërpritet nga data 30 shtator 2027.

Rregullorja e miratuar detyron shtetet anëtare të verifikojnë origjinën e furnizimeve me gaz përpara se të autorizojnë importet.

Shkelja e këtyre rregullave parashikon gjoba të rënda, që variojnë nga 2.5 milionë euro për individët dhe deri në 40 milionë euro për kompanitë, ose deri në 3.5% të xhiros vjetore globale të një kompanie.

Në raste të caktuara, gjoba mund të arrijë edhe deri në 300% të vlerës së parashikuar të transaksionit.

Vendimi u miratua me shumicë të përforcuar, duke anashkaluar kundërshtimin e Hungarisë dhe Sllovakisë, dy vende që vijojnë të jenë shumë të varura nga energjia ruse. Autoritetet hungareze kanë paralajmëruar se do ta çojnë çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Përfshihet nga flakët një makinë në Unazën e Re në Tiranë –

By: 27
26 January 2026 at 17:46

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë pasdite në zonën e Unazës së Re, pranë Liqenit Artificial në Tiranë, ndërsa ishte në lëvizje.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti u përfshi nga zjarri në ecje, duke shkaktuar panik te qytetarët dhe drejtuesit e tjerë të automjeteve që ndodheshin në zonë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Si pasojë e incidentit, në zonë u krijua trafik i rënduar për disa minuta.

Përmbytjet e muajit të kaluar, dëmshpërblimi vonon: Banorët kërkojnë përgjigje –

By: 27
26 January 2026 at 17:30

Kanë kaluar pothuajse një muaj nga përmbytjet që prekën disa bashki në vend, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, bujqësi dhe blegtori, por ende nuk ka një faturë zyrtare mbi vlerën totale të dëmeve.

Edhe pse në shumë qytete banorët ankohen se ende nuk janë inspektuar në terren, ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se procesi i vlerësimit po vijon.

Ai nuk përjashtoi mundësinë që në draftin e ri të ligjit për sigurimin nga fatkeqësitë natyrore të përfshihen edhe përmbytjet.

Gjatë konferencës, pjesë e diskutimeve ishte edhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila bëri të ditur se aksioni kundër informalitetit do të shtrihet edhe në sektorë të tjerë, përveç ndërtimit, si turizmi, siguria ushqimore dhe tregtia online.

Megjithatë, përfaqësuesit e Tatimeve pranuan se nuk ka garanci të plotë që bizneset do t’i binden masave të reja, ndërsa vetë Tatimet dhe Ministria e Financave konfirmojnë se vetëm një pjesë e vogël e bizneseve i janë përgjigjur thirrjes për formalizimin e pagave, duke treguar mungesë efektiviteti të masave aktuale.

Sa i përket procesit të rivlerësimit, ministri Malaj bëri të ditur se ky proces pritet të nisë në gjysmën e parë të muajit shkurt.

Dyshime për manipulim votash në Drenas/ Policia nis hetimet pas rinumërimit të votave –

By: 27
26 January 2026 at 17:16

Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka nxjerrë në pah mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputetë në komunën e Drenasit, duke shtyrë Prokurorinë Themelore të Prishtinës të autorizojë Policinë e Kosovës për nisjen e hetimeve të mëtejshme.

Mediat kosovare bëjnë të ditur se Policia është ngarkuar të mbledhë informacione dhe prova për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje penale dhe kush mund të jenë personat përgjegjës. Dyshimet lidhen me dallime mes rezultateve fillestare dhe atyre pas rinumërimit.

Hetime të ngjashme janë duke u zhvilluar edhe në komuna të tjera, përfshirë Ferizajn dhe Malishevën, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar rinumërim të plotë të votave të rregullta në disa zona për shkak të mospërputhjeve në votat e kandidatëve.

Rasti më i rëndë deri më tani është shënuar në Prizren, ku javën e shkuar u ndaluan 109 persona nën dyshimet për manipulim të rezultatit zgjedhor. Gjykata caktoi masën e paraburgimit njëmujor për 23 prej tyre.

Procesi i numërimit të votave përfundoi më 9 janar, ndërsa votat u përpunuan në qendrat komunale dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Gjatë këtij procesi, çdo fletëvotim kalon në disa nivele kontrolli, por dyshimet për manipulim lidhen kryesisht me fazën e leximit të votave për kandidatë, ku mund të ndryshohet verbalisht numri i kandidatit të votuar.

Ky problem nuk ndikon në rezultatin e partisë, por mund të ndryshojë ndarjen e votave mes kandidatëve brenda të njëjtës listë, çka përbën vepër penale sipas ligjeve në fuqi.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve me mbi 51 për qind të votave dhe pritet të ketë 57 ulëse në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit të Kosovës.

Hamasi është “rojtari i burgut” në Gaza pa zhdukjen e tij nuk mund të ketë paqe –

By: 27
26 January 2026 at 17:00

Gjatë një vizite në Parlamentin e Izraelit, Edi Rama u ndal te zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe lufta mes Izraelit dhe Hamasit, duke e cilësuar Hamasin si përgjegjësin e vetëm të situatës në Gaza.

Sipas Ramës, Hamasi është “rojtari i burgut” në Gaza dhe pa zhdukjen e tij nuk mund të ketë paqe.

“Nuk arritën të identifikojnë fajtorin real të kësaj situate. Kanë dështuar të pranojnë se rojtari i burgut të Gazës është Hamasi dhe askush tjetër. Ideologjia e terrorit kundër njerëzve të vet, mbi të gjitha kundër shtetit hebre, dhe dogma totalitare që mohon çdo të ardhme për jetën palestineze nën ndikimin izraelit, derisa izraeliti i fundit të zhduket nga faqja e dheut, është thelbi i këtij problemi. Sot, ky tunel në Tiranë u është dedikuar viktimave dhe atyre që në origjinë ndërtuan këto tunele terrori. Pengjet e marra më 7 tetor dhe gjithçka që ka ndodhur në Gaza do të ruhen si një kujtesë e përhershme e kësaj tragjedie”, -tha Rama.

Nuk di gjë sot ka dalë vendimi? –

By: 27
26 January 2026 at 16:48

Drejtuesi politik i PS në Vlorë, Bledi Çuçi, i pyetur sot nga gazetarët lidhur me transferimin e Kadastres  në këtë qytet, deklaroi se nuk kishte dijeni për këtë vendim.

Kur ka dalë vendimi? Sot ka dalë? Nuk e di”, u shpreh Çuçi.

I pyetur nëse do të këmbëngulë që zyra e Kadastrës të mbetet në Vlorë, për të dalë nga situata e mosinformimit, ai u fsheh pas ironisë duke deklaruar se “edhe qeveria duhet të vijë në Vlorë”.

Ndërkohë, me një firmë të vetme, drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka vulosur transferimin e strukturave vendore të Kadastrës në Vlorë.

Vendimi, i cili hyn në fuqi më 1 shkurt 2026, ia heq qytetit bregdetar shërbimet e menaxhimit të pronave, duke i transferuar ato në Tiranë.

Sipas dokumentit zyrtar, ky hap justifikohet me “përmirësimin e organizimit të punës” dhe “rritjen e eficencës”. Por për qytetarët e Vlorës, kjo përkthehet në një tjetër goditje ndaj aksesit në shërbimet publike.

Në vend që të lehtësojë jetën e banorëve, vendimi i drejtueses së ASHK i detyron ata të udhëtojnë drejt kryeqytetit për çdo dokument pronësie, duke shtuar kostot dhe burokracinë.

Gjatë drejtimit të Lorena Goxhobellit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës është përfshirë në një sërë skandalesh që lidhen me abuzime me pronat publike, legalizime të paligjshme dhe korrupsion të përhapur.

Detaje të reja nga aksidenti në Gramsh/ Humb jetën mësuesja, infermjerja rëndë sillet tek Trauma në Tiranë –

By: 27
26 January 2026 at 16:32

Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”.

Policia ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se nga ky aksident ka humbur jetën një person, infermierja Dëshira Hoxha.

Mësuesja Albana Boja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar në gjendje kritike drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa drejtuesi i kamionçinës ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gramshit.

Mësohet se në sallën e operacionit ka komunikuar drejtuesi i mjetit.

Aksidenti ndodhi kur mjeti, në të cilin udhëtonin tre persona pjesë e personelit të shërbimeve në fshatra, doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë.

“Në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, kamioni me drejtues shtetasin Shaban Kotorri ., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Shaban Kotorri ., dhe shtetasja Albana Boja, pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja Dëshira Hoxh, 43 vjeçe, pasagjere në kamion.”- njofton policia.

Durrës/ Babai plagosi me thikë vajzën e tij dhe një qytetar, pas disa orësh prangoset nga policia –

By: 27
26 January 2026 at 16:16

Policia ka arrestuar 56-vjeçarin Mikel Ndoji, pasi mengjesin e sotem plagosi me thikë vajzën e tij, Xhenisa Ndoji, si edhe një kalimtar të rastit në Durrës.

Sipas raportimeve, prindërit e vajzës ishin të divorcuar prej vitesh, ndërsa babai jetonte në Itali. Kohët e fundit ai kishte tentuar të ribashkohej me familjen dhe të kthehej pranë vajzës së tij.

Dyshohet se Xhenisa Ndoji nuk ka pranuar të takohej me të atin dhe as ta lejonte të hynte në banesë. Për këtë arsye mes tyre ka nisur një konflikt në rrugë, i cili ka agravuar në përdorimin e thikës.

Gjatë përplasjes është plagosur edhe një kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin e incidentit.

Mbyllja e Kadastrës në Vlorë është akt antikushtetues dhe goditje ndaj qytetarëve –

By: 27
26 January 2026 at 16:00

Deputetja Ina Zhupa ka reaguar ndaj vendimit për mbylljen e Zyrës së Kadastrës në Vlorë dhe transferimin e saj në Tiranë.

Zhupa duke e cilësuar këtë akt si arbitrar, të paligjshëm dhe thellësisht antikushtetues.

Sipas saj, ky është një precedent i rrezikshëm që shkel çdo parim të funksionimit të administratës publike.

Reagimi: 

Mbyllja e Zyrës së Kadastrës në Vlorë dhe transferimi i saj në Tiranë është një vendim arbitrar, i paligjshëm dhe thellësisht antikushtetues. Një akt i pabazuar në ligj që shkel çdo parim të funksionimit të administratës publike.

Kjo mbyllje e menjëhershme synon centralizimin abuziv të shërbimeve, duke krijuar terren për korrupsion, vonesa të qëllimshme dhe pengesa artificiale për qytetarët e Vlorës.

Ky vendim:

largon shërbimet nga qytetarët

cënon parimin e dekoncentrimit dhe decentralizimit

dëmton rëndë aksesin në informacion

detyron punonjësit të dorëzojnë marrëdhëniet e punës për shkak se nuk do udhëtojnë çdo ditë nga Vlora në Tiranë dhe anasjelltas.

Ligji nr. 90/2012 e thotë qartë: shërbimet publike duhet të jenë pranë qytetarëve, jo të mbyllen me urdhra okulte nga Tirana.

Ky akt përbën një precedent të rrezikshëm dhe një goditje të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve të Vlorës.

Ai duhet të shfuqizohet menjëherë, ndërsa firmëtarët duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe administrative për këtë vendim të paligjshëm dhe të dëmshëm.

Shërbimet publike nuk janë pronë private e askujt. Ato janë detyrim kushtetues ndaj qytetarëve.

Kushtetuesja pranon ankimin kundër burgimit” –

By: 27
26 January 2026 at 15:40

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim në seancë plenare të ankimit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kundër masës “arrest me burg”.

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh, e mbyllur për mediat.

Në nëntor të vitit të kaluar, ekipi i tij i mbrojtësve depozitoi një ankim në Gjykatë Kushtetuese, ku ai synon lirimin. Nga Kushtetuesja, Veliaj kërkon shfuqizim të vendimit të Gjykatës së Posaçme, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë për caktimin e masës “arrest në burg” ndaj tij.

Sipas kryebashkiakut, vendimet janë dhënë në shkelje të Kushtetutës, pasi përgjatë procesve të caktimit të masës i është shkelur e drejta e procesit të rregullt ligjor e proporcionalitetit të masës së sigurimit dhe ajo e prezumimit të pafajësisë.

Erion Veliaj, i pandehur i SPAK për 5 vepra penale, mes të cilave edhe “korrupsioni” dhe “pastrimi i parave” qëndron në qeli prej shkurtit të vitit të kaluar.

Aksident tragjik në Gramsh: Kamioni bie në humnerë, dy të vdekur EMRAT

By: 27
26 January 2026 at 15:20

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të hënë në aksin Kabash–Poroçan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj. Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, duke shkaktuar pasoja tragjike për personat që ndodheshin brenda.

Sipas informacioneve paraprake, në mjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i kamionit.

Hetimet e para të Policisë Rrugore dhe autoriteteve vendore tregojnë se në automjet ndodheshin Dëshira Hoxha, Albana Boja dhe Shaban Kotorri.

Shaban Kotorri, drejtuesi i mjetit, dhe Albana Boja, mësuesja, kanë humbur jetën në vendngjarje. Mësuesja është nxjerrë nga mjeti pas aksidentit, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Raportohet se Dëshira Hoxha, infermierja, ka mbetur e plagosur rëndë dhe nuk reagon, ndërsa është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore të specializuar.

The post Aksident tragjik në Gramsh: Kamioni bie në humnerë, dy të vdekur EMRAT appeared first on 27.

❌
❌