Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 202627.al

Zjarr në Elbasan/ Shkrumbohet një banesë, 4 anëtarë të familjes pa strehë –

By: 27
20 January 2026 at 18:59

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gurishtë–Shilbatër, njësia Administrative Tregan, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht. Banesa i përket shtetasit Arif Paeshti.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë.

Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur mjetet zjarrfikëse nga Bashkia Elbasan për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit në banesat përreth.

Si pasojë e zjarrit, katër anëtarë të familjes kanë mbetur në qiell të hapur, në një kohë kur temperaturat në zonë janë mjaft të ulëta dhe shënojnë vlera negative.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

gijotina.com/

Konflikti që çoi në vrasjen e Petrit Ndout, pas autorit, në pranga edhe dy persona të tjerë –

By: 27
20 January 2026 at 18:49

Gjithashtu janë sekuestruar edhe dy automjete. Ngjarja ndodhi në afërsi të urës së Bushneshit, pas një konflikti që ndodhi ndërkohë që qarkullonin me automjet dhe janë konfliktuar verbalisht. Më pas 28-vjeçari Andri Vokrri.

Ndërsa dy të arrestuarit e tjerë Lorenc Goga dhe Fation Kulla mësohet se janë shokë me autorin.

Njoftimi i plotë:

Vrau me send të fortë (çekiç), 57-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 28-vjeçari.

Vihen në pranga, për moskallëzim krimi, 2 shtetas që kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.

Sekuestrohen 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për zbardhjen e dinamikës së konfliktit të ndodhur në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, si pasojë e të cilit humbi jetën nga goditja me sende të forta, shtetasi P. N., 57 vjeç, u arrestuan shtetasit:

-A. V., 28 vjeç, banues në FushëKrujë, për veprën penale “Vrasja me dashje”;
-L. G., 26 vjeç dhe F. K., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se më datë 201.01.2026, rreth orës 01:00, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, në afërsi të urës së Bushneshit, këta tre shtetas, ndërkohë që qarkullonin në një automjet, janë konfliktuar verbalisht me shtetasin P. N., i cili qarkullonte me automjetin e tij. Më pas, shtetasi A. V. ka goditur me çekiç, në kokë, shtetasin P. N., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Pas ngjarjes, shtetasit L. G. dhe F. K. janë larguar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

gijotina.com/

Në Tiranë dorëzohet 26-vjeçari, bashkëpunëtor i ‘Babales’ së TikTok-ut –

By: 27
20 January 2026 at 18:37

Armando Marku, 26-vjeçari i cili kërkohej nga autoritetet britanike për vrasje, ka vendosur të dorëzohet këtë të martë në ambientet e Policisë së Tiranës.

Marku ishte shpallur në kërkim prej 7 vitesh pasi akuzohet për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në qytetin Hartlepool, Angli, ngjarje që ka ndodhur në vitin 2019.

Por për këtë ngjarje akuzohen edhe dy shqiptarë të tjerë, Sajmir Dodoveci dhe Eugert Merizaj, i njohur në TikTok si ‘Babalja’.

Si pjesë e hetimeve të vazhdueshme mes Policisë së Cleveland-it, Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe partnerëve ndërkombëtarë, shtetasi shqiptar, Sajmir Dodoveci 40 vjeç,  u ndalua në një stacion treni në Bruksel të martën, më 23 dhjetor 2025. Dodoveci u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas u akuzua për vrasjen e kurdit Hemawand Ali Hussain, 32 vjeç, i cili u qëllua nga afër brenda një shtëpie në Charterhouse Street në shtator 2019.

Ai u paraqit më 9 janar në Gjykatën e Magjistrale të Teesside dhe u la në paraburgim deri në paraqitjen e tij në Gjykatën e Kurorës së Teesside të martën e 13 janarit 2026.

Hetimet e gjera të mëparshme nga Policia e Cleveland-it çuan në dënimin me burgim të përjetshëm të Eugert Merizaj për vrasjen e Hussain.

Ai ishte larguar nga Mbretëria e Bashkuar pas vrasjes dhe gjithashtu u gjurmua në Belgjikë, u ekstradua përsëri në Angli dhe u dërgua në gjyq, ku u shpall fajtor.

Ndërkohë, 26-vjeçari Armando Marku ishte i fundit nga të akuzuarit që kishte mbetur në arrati, deri këtë të martë kur vendosi që të vetëdorëzohej në policinë e Tiranës.

Hussain, kishte qenë snajper me forcat kurde dhe kishte luftuar gjithashtu kundër ISIS-it në Irakun verior, ndërsa nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e vrasjes së tij.

gijotina.com/

 

Shiste ilaçe për kafshë duke i paraqitur si trajtim për autizmin, arrestohet një person në Kosovë –

By: 27
20 January 2026 at 17:59

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën shtetasin Arianit Sllamniku, i dyshuar për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, si dhe për eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testim të paligjshëm të barnave.

Sipas mediave në Kosovë, Sllamniku dyshohet se u ka shitur disa personave ilaçe për kafshë, duke pretenduar se ato mund të shërbenin si trajtim për autizmin te fëmijët.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Gjilan, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë marrë shërbime apo konsultime nga Arianit Sllamniku dhe që mendojnë se mund të jenë dëmtuar, qoftë materialisht apo shëndetësisht, të paraqiten pranë Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan për intervistim.

 

Vrasja e 57-vjeçarit me çekiç në Thumanë, arrestohen edhe dy persona të tjerë –

By: 27
20 January 2026 at 17:45

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e një 57-vjeçari të ndodhur në aksin rrugor Thumanë–Krujë, ku pas autorit të dyshuar janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë.

Sipas policisë përveç Andi Vokrit, autorit të dyshuar të krimit për janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë, L. G., 26 vjeç dhe F. K., 23 vjeç, të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, pranë urës së Bushneshit, ku tre të rinjtë, që po udhëtonin me një automjet, janë përfshirë në një konflikt verbal me Petrit Ndou  57 vjeç, i cili po lëvizte me automjetin e tij.

Zbulohet në Sarandë një laborator kanabisi, arrestohet administratori i pallatit –

By: 27
20 January 2026 at 17:31

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me një rast të kultivimit te kanabisit në ambiente të mbyllura, të zbuluar në qytetin e Sarandë.

Sipas të dhënave, hetimet çuan në zbulimin e dy apartamenteve të përshtatura për kultivimin, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike në katin e nëntë të një pallati në lagjen nr. 2. Ambientet ishin të pajisura me llamba elektrike, ventilim dhe pajisje të tjera teknike, ndërsa energjia dyshohet se merrej përmes lidhjeve të paligjshme.

Si pasojë e veprimeve hetimore, është arrestuar shtetasi E. B., 45 vjeç, banues në Sarandë, administrator i pallatit ku ndodheshin ambientet. Ai akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim katër persona të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari, ndërsa është proceduar penalisht edhe bashkëshortja e të arrestuarit, për moskallëzim të krimit.

Gjatë kontrollit në apartamente janë sekuestruar 157 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, 18 kilogramë kanabis në gjendje të thatë, si dhe pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e saj.

Fushata e bashkisë, Anuela blen figura publike dhe media, jep 120 milionë lekë për videot në Instagram –

By: 27
20 January 2026 at 17:25

Bashkia e Tiranës shpenzon fonde të mëdha për propagandën nga paratë e taksapaguesve kryeqytetas. Për këtë ka ngritur struktuara të posaçme që paguhen nga buxheti. Kështu, bashkia ka drejtori për Rininë, ndërmarje për Eventet dhe Dekorin, qendra kulturore, Drejtorinë e Përgjithshme të Medias dhe Komunikimit etj.

Kjo e fundit ( Media dhe Komunikimi) ka në varësi të saj 3 drejtori të tjera të ndara në 6 sektorë të ndryshëm.  Më specikisht, drejtoria e përgjithshme ndahet në Drejtorinë e Informacionit, Drejtorinë e Komunikimit me Qytetarët si dhe Drejtorinë e Protokollit dhe Marrëdhënieve me Jashtë.  Së bashku me drejtorin e përgjithshëm, këto tre drejtori kanë 43 punonjës, ku përfshihen 3 drejtorë, 5 përgjegjës sektori dhe 34 specialistë.

Drejtoria e Përgjithshme e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun është një drejtori e cila në misionin e saj “është përgjegjëse për mirëadministrimin e çdo çështjeje që lidhet me hartimin e strategjive për rritjen dhe zhvillimin e komunikimit, krijimin  e rrjetit dhe kanaleve komunikuese.”

Në fakt, puna kryesore e këtyre drejtorive është prodhimi dhe shpërndarja e materialeve të gatshme për transmetim nga mediat.

Mirëpo nuk mjaftoka kjo superstrukturë që ka lënë trashëgim Erion Veliaj. Kryetarja e komanduar Anuela Ristani, ka marrë edhe një mësim nga paraardhësi, nuk jep kurrë asnjë konferencë shtypi për mediat. Komunikimi në të vërtetë ndodh, por bëhet me tendera.

Më poshtë do t’ju tregojmë një nga këto tendera që ishte planifikuar për Vitin e Ri. Objekti i këtij prokurimi është puna e përditshme e drejtorive që i përshkruam më sipër, por Anuela nxjerr lekë shtesë për projekte dhe fushata që janë thjesht blerje dhe qoka ndaj mediave që i bëjnë PR.

Bëhet fjalë për kontratën me objekt “Shërbim fushate komunikimi/ndërgjegjësimi”. Fondi Limit i caktuar për këtë tender është 9,978,000 lekë pa tvsh ose 120 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH-në.

Sic mësojmë, tenderi është anuluar më 19 janar 2026 për arsye se nuk i paraqitën oferta të përshtatshme.

Për se do të shpenzohen paratë?

Fillimisht kërkohet prezantimi i detajuar i konceptit dhe planit të detajuar për komunikim dhe identiteti vizual.

Në këtë kuadër duhen 2 spote audiovizive 30-60 sekonda, full HD, për rrjete sociale. Më tej duhen përgatitur 32 video për rrjete sociale 15-30 sekonda me format instagrami, me titra në shqip dhe anglisht.

Pjesë e projektit janë edhe 32 infografika dhe animacione për instagram. Fituesi i tenderit duhet të përgatisë 40 postera që do të vendosen në reklamat që gjenden tek stacionët e autobusëve. Pjesë e paketës do të jenë edhe 4 evente publike që duhen dokumentuar me foto dhe video.

Një pikë e rëndësishme është fushata me katër figura publike me ndikim të cilët do të paguhen që secili të bëjë dy postime dhe një video në rrjetet sociale.

Së fundmi vjen “Media Buying” për optimizimin e fushatave dhe reklamimi në media. Kaq mund të thuhet zyrtarisht, por dihet se paratë e këtyre fushatave u shkojnë mediave të sponsorizuara nga “Rilindja”.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Votimi në Kuvend do kryhet me procedurë të përshpejtuar –

By: 27
20 January 2026 at 17:15

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u ka dërguar këtë të martë deputetëve të grupit një mesazh lidhur me nevojën e shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar të pjesëmarrjes së Shqipërisë në “Bordin e Paqes”.

Deputetet duhet te jenë në gatishmëri nëse do te këtë nevojë për një seancë në vijim, përpara 27 janarit kur është seanca e radhës parlamentare.

“Përshëndetje kolege dhe kolegë. Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas miratimit nga Qeveria do të kërkojë edhe ratifikimin/votimin në Kuvend. Prandaj ky proces do të kryhet me procedurë të përshpejtuar ne respekt të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit sapo të vijë nga Këshilli i Ministrave. Ndoshta do kemi nevojë për një seancë në ditët në vijim. Ju lutem merrni masa paraprakisht për prezencën”, shkruhet në mesazh.

Kujtojmë se, prej disa ditësh, Rama në delirin e tij të madhështisë mundohej me hir a me pahir të tregojë se ftesa është personalisht për të, ndërkohë që vlerësonte edhe “udhëheqjen vizionare” të Trump-it, njeriun që, disa vite më, parë e konsideronte si “rrezik për botën mbarë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse zgjidhej president”. Por në fakt, kjo është një ftesë standarde e cila u është dërguar mbi 50 vedeve të botës.

23 vite burg për ish-policin Tomor Çela, i akuzuar për vrasjen e dy personave në 1997 –

By: 27
20 January 2026 at 16:59

Gjykata ka vendosur dënimin me 23 vite burg për ish-policin, Tomor Çela, i akuzuar për vrasjen e dy personave në vitin 1997.

Çela u ekstradua nga SHBA tre vite më parë.

Tomorr Çela më 27 nëntor të 1997-ës në rrugën “Bajram Curri” së bashku me vëllain e tij ka qëlluar me armë zjarri automatik ndaj viktimave Ledian Hoxhën dhe Elton Danin.

Gjatë hetimit të parë për ngjarjen, nuk ishte përcaktuar shkaku i vrasjes së dy personave.

Pas hetimeve të tjera, është mësuar se 3 ditë para ngjarjes së rëndë kishte bërë aksident me viktimat dhe për pasojë ishin dëmtuar të dy automjetet e tyre.

Pas aksidentit, ish-polici është konfliktuar me viktimat pasi nuk binin dakord për dëmet e shkaktuara.

Dy automjete u përplasën në unazën e Cërrikut, dy persona të plagosur –

By: 27
20 January 2026 at 16:45

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në unazën e qytetit të Cërrik, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore. Burime për mediat bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një nga automjetet e përfshira në aksident ka qenë me targa të Kosovës. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar.

Sot seanca në Kushtetuese për rritjen e pagave të gjyqtarëve me 700 euro, reagon sërish Rama: Farsë e paimagjinueshme! –

By: 27
20 January 2026 at 16:39

Për herë të dytë pa kaluar 3 vite gjyqtarët duan një rritje rroge, këtë herë rreth 700 euro në muaj. Kjo kërkesë e 3 marsit të kaluar e Unionit të Gjyqtarëve, po shqyrtohet sot në Gjykatën Kushtetuese prej orës 10:00 të paradites.

Kryeministri Edi Rama  i cili prej kohësh shpreh prerazi kundërshtimin e tij për këtë pretendim të magjistratëve, shkruan sot në rrjetet sociale se “tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave”.

Postimi i plotë i Edi Ramës: 

Sot Gjykata Kushtetuese  po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim direkt për shkaqe teknike) farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, ndërkohë që janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që kjo shumicë qeverisëse i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor!

Tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave – ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uroj që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrësesi të kthehet në një turp kombëtar!

Respekte për SPAK -un që nuk iu bashkua kësaj marrëbabëzie në emër të pavarësisë së gjyqësorit.

Gjyqtarët kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve ligjore që u bënë për pagën e tyre në vitin 2023 nga qeveria, e cila zbatoi kështu vendimin e një viti më herët të Kushtetutës dhe përcaktoi se rroga e gjyqtarëve do të ishte sa 36% e pagës së Presidentit.

Vendimmarrje e ligjvënësit e cila nuk i ka pëlqyer gjyqtarëve. Sipas tyre kjo llogaritje i ka ulur përfitimet dhe kjo është anti kushtetuese, dhe për këtë kërkojnë një llogaritje tjetër me bazë të Drejtorit të Departamentit të Kryeministrisë.

Veliaj kallëzon për falsifikim dokumentesh, nënshkrim i rremë në Apel, nuk kam firmosur unë –

By: 27
20 January 2026 at 16:31

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

Kallëzimi lidhet me një dëftesë njoftimi gjyqësore, e administruar në dosjen e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në të cilën figuron një nënshkrim në emër të Erion Veliajt, sikur ai të kishte marrë dijeni personalisht për një vendim gjyqësor.

Sipas kallëzimit penal, ky nënshkrim nuk është firma e tij, ndërsa verifikimet zyrtare tregojnë se vendimi i Apelit nuk ka mbërritur asnjëherë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, ku Veliaj ndodhet i paraburgosur.

Ky fakt është konfirmuar zyrtarisht me shkresë nga vetë I.E.V.P. Durrës.

Në kallëzim thuhet se:

Mungesa absolute e njoftimit real dhe ekzistenca e një dëftese me nënshkrim jo autentik përbëjnë provë të drejtpërdrejtë të falsifikimit të aktit të komunikimit, me qëllim aktivizimin fiktiv të afateve procedurale për ushtrimin e rekursit në Gjykatën e Lartë.

Sipas Veliajt, ky veprim cenon rëndë të drejtën kushtetuese për ankim, sigurinë juridike dhe parimin e procesit të rregullt ligjor, duke synuar realisht humbjen e së drejtës së rekursit përmes përdorimit të një akti zyrtar të rremë.

Në kallëzim kërkohet:

  • regjistrimi i menjëhershëm i procedimit penal,
  • ekspertim grafik i nënshkrimit,
  • hetimi i zinxhirit të plotë të personave që kanë hartuar, administruar apo përdorur këtë dokument,
  • si dhe hetimi i çdo vepre tjetër penale që mund të rezultojë gjatë hetimit, përfshirë shpërdorimin e detyrës.

Një kopje e kallëzimit penal i është depozituar gjithashtu Gjykatës së Lartë, si provë se afatet procedurale për ushtrimin e rekursit nuk kanë filluar kurrë ligjërisht, për shkak të mungesës së një njoftimi të vlefshëm.

 

I shpallur në kërkim nga Britania, 26-vjeçari shqiptar vetëdorëzohet në Tiranë (EMRI) –

By: 27
20 January 2026 at 16:15

26 vjecari Armando Marku, i shpallur në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar, është vetëdorëzuar këtë të martë në Policinë e Tiranës.

Marku, sipas autoriteteve të huaja akuzohet për vrasjen e një ish-snajperisti në Hartlepool të Anglisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

Për këtë ngjarje në Bruksel në muajin dhjetor është arrestuar edhe shqiptari Sajmir Dodoveci.

Ish-snajperisti, Hemawand Ali Hussein u gjet i vdekur në një pronë në Hartlepool në shtator 2019 i qëlluar me armë zjarri.

Lidhur me vrasjen e tij janë dënuar edhe 4 persona të tjerë, përkatësisht Eugert Merizaj, 33 vjeç, me 32 vjet burg, Noza Saffari, 42 vjeç, u dënua me 15 vjet burg, Dorian Pirija, 36 vjeç, u dënua me 19 vjet burg si edhe Qazim Marku, 28 vjeç, u dënua me 19 vjet burg.

Skandal nuk ndodh as në Afrikë, prokuroria të nisë hetimet –

By: 27
20 January 2026 at 15:59

Mjeku shqiptar që punon në Gjermani, Erion Dasho e cilësoi si të papranueshme ndërprerjen e energjisë elektrike në QSUT, duke thënë se mund të kishte rezultuar fatale për shumë pacientë që ndodheshin në kujdes intensiv.

Në një intervistë për News 24, ai theksoi se Prokuroria duhet të nisë një hetim urgjent për të kuptuar nëse është garantuar cilësia por edhe siguria ndaj pacientëve të shtruar aty.

Sipas tij, ky incident nuk mund të kalohet vetëm me deklarata apo masa administrative, por mund të ketë vend edhe për hetime ligjore. Mjeku theksoi se duhet të ketë 2 linja sigurie për energjinë elektrike, që sigurojnë jetën e çdo pacienti.

Reago, cenon integritetin e sistemit gjyqësor –

By: 27
20 January 2026 at 15:49

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme duke kërkuar përfundimin pa vonesa të hetimit ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, pas konfirmimit nga Prokuroria e Përgjithshme se ajo rezulton e dënuar në Greqi dhe se këtë fakt e ka fshehur në formularët e vetëdeklarimit.

Sipas opozitës, zvarritja e hetimit po cenon rëndë parimin e barazisë para ligjit, integritetin e sistemit të drejtësisë dhe interesat financiare të shtetit shqiptar.

Shkresa drejtuar SPAK:

Pasi Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi sot se gjyqtarja e Gjykatës së Posacme Irena Gjoka rezulton e dënuar në shtetin grek dhe një fakt të tillë e ka fshehur në formularët e vetdeklarimit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Posacme, përfundimin pa vonesa të hetimit të saj për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

Në shkresën e firmosur në emër të opozitës, nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Pd, Gazment Bardhi, thesohet se“përmes këtij konfirmimi të autoriteteve përgjegjëse rezulton se gjyqtarja Irena Gjoka, ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin kushtetues të gjyqtarit, në kuptim të nenit 6/1 të Kushtetutës, ligjit nr. 95/2016 dhe ligjit nr. 96/2016, si dhe ka fallsifikuar aktet, duke kryer një tjetër krim, në mënyrë të përsëritur, për shkak të mosdeklarimit të urdhër dëbimeve dhe vendimit gjyqësor të dënimit. Është e pashpjegueshme sesi ende sot Prokuroria e Posaçme zvarrit hetimin për këtë rast, duke vijuar devijimin nga parimi i barazisë përpara ligjit dhe duke lejuar vijimin e gjendjes së paligjshmërisë në sistemin gjyqësor.”.

Deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, shprehin shqetësimin e thellë, për mosveprimin në kohë të Prokurorisë së Posaçme, që po sjell pasoja të rënda dhe të parikuperueshme në sistemin gjyqësor. “Cenimi i parimit të “gjykatës së caktuar me ligj”, është shkak i mjaftueshëm kushtetues për të cënuar çdo vendimmarrje të saj si gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar. Kjo ka pasoja të rënda për vetë sistemin e drejtësisë, për vetë punën e Prokurorisë së Posaçme, por mund të shkaktojë edhe pasoja të rënda financiare për shtetin shqiptar. Ky rast cenon edhe besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë dhe krijon pasiguri mbi vendimmarrjet e sistemit gjyqësor, duke cenuar integritetin e të gjithë sistemit.”- thuhet në letrën e firmosur nga Gazment Bardhi.

Në përfundim, opozita thekson se “Për këtë arsye, duke respektuar parimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe duke shmangur çdo ndërhyrje në çështje konkrete në hetim apo në punën e Prokurorisë së Posaçme, ne deputetët e opozitës në Kuvend, në përputhje me parimin e ndarjes dhe të balancimit të pushteteve, parimit të shtetit ligjor, dhe të përgjegjësisë sonë si deputetë për të mbrojtur interesin e shtetit shqiptar, kushtetutshmërinë dhe ligjshmërisë në sistemin gjyqësor, kërkojmë nga ana e Prokurorisë së Posaçme që të veprojë në kohë, pa vonesa të mëtejshme, me paanësi dhe në përputhje me parimin e barazisë përpara ligjit, për hetimin brenda një afati të arsyeshëm të këtij rast. Çdo vonesë nga ana juaj për përgjegjësinë penale apo nga organet e tjera kushtetuese për përgjegjësinë administrative, shkakon pasoja të rënda për interesin publik, për vetë sistemin e drejtësisë dhe për interesat financiare të shtetit shqiptar”.

 

Ndoqi me sharrë elektrike policin në rrugë/ Ja me sa vite burg dënohet shqiptari në Skoci –

By: 27
20 January 2026 at 15:45

Liridon Kastrati, një 32-vjeçar shqiptar, është dënuar me 10 vjet burg pasi u përpoq të vriste një polic në Skoci më 6 maj 2024. Ngjarja e tmerrshme ndodhi pas një aksidenti trafiku, kur Kastrati goditi një automjet policie dhe, pas tentativës për ta arrestuar, sulmoi një nga oficerët duke e ndjekur me një sharrë elektrike.

Gjatë procesit gjyqësor, polici ka dëshmuar se, pasi kishte tentuar ta arrestonte Kastratin, ai u detyrua të ikte, kur i pandehuri mori sharrën dhe filloi ta ndiqte duke e fyer. Gjyqtari e përshkroi këtë sulm si “të tmerrshëm dhe të shëmtuar”, duke theksuar se përdorimi i një sharre si armë është një akt i paparë në gjykatat skoceze dhe kërkonte një dënim të rëndë.

Pas shpalljes së dënimit, Kastrati ka reaguar ashpër, duke goditur tavolinën e gjykatësit dhe e ofenduar atë duke e quajtur “terrorist”, para se të shoqërohej nga rojet e sigurisë. Avokati i mbrojtjes argumentoi se Kastrati kishte marrë sharrën për të pastruar oborrin e tij dhe veproi në mënyrë spontane pas aksidentit, duke shtuar se klienti ishte penduar për veprimet e tij.

Ndërkohë, polici i sulmuar është rikthyer në punë dhe kolegët e tij e kanë përgëzuar për “guxim dhe profesionalizëm ekstrem” në një situatë kaq të rrezikshme.

Zelensky refuzon ftesën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, presidenti ukrainas: S’mund të qëndroj krah Putinit

By: 27
20 January 2026 at 15:31

Në një intervistë për gazetarët, Zelensky tha: “Ne e kemi marrë ftesën, diplomatët tanë po punojnë për të, por është ende shumë e vështirë për mua të imagjinoj se si ne dhe Rusia mund të jemi së bashku në ndonjë lloj këshilli”.

Deklaratat e Zelenskyt vijnë në një kohë kur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë në kulmin e tyre, duke theksuar dallimet e thella që ekzistojnë mes dy vendeve, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Presidenti ukrainas ka shprehur dyshime për mundësinë e një procesi të vërtetë paqeje, përveçse ka theksuar nevojën për të marrë garanci të forta dhe të qarta për sigurinë e Ukrainës.

The post Zelensky refuzon ftesën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, presidenti ukrainas: S’mund të qëndroj krah Putinit appeared first on 27.

Kuvendi drejt televizionit të vet, afro 100 milionë lekë për studio, AI dhe Media Hub –

By: 27
20 January 2026 at 15:15

Kuvendi i Shqipërisë po përgatitet të krijojë një televizion parlamentar, përmes një pakete investimesh që kapin vlerën mbi 98 milionë lekë, duke përfshirë teknologji të inteligjencës artificiale, studio televizive dhe një platformë mediatike të integruar.

Sipas dokumenteve zyrtare, 18.3 milionë lekë do të shpenzohen për sistemin e transkriptimit Audio-Video të bazuar në Inteligjencë Artificiale, ndërsa 50.2 milionë lekë parashikohen për ngritjen e Media Hub-it të Kuvendit me shërbime të integruara AI. Këtyre u shtohen edhe 30 milionë lekë për blerje pajisjesh dhe mobilim.

Në total, investimi arrin në 98.5 milionë lekë, pa përfshirë shpenzime shtesë operative që mund të lindin gjatë zbatimit të projekteve.

Media Hub-i parashikohet të funksionojë si një redaksi televizive brenda Kuvendit, në bashkëpunim me RTSH-në, duke ofruar transmetime live, kronika, përmbajtje analitike dhe edukative, si dhe një platformë publike shumëplatformëshe për ndjekjen e punës parlamentare.

Zyrtarisht, investimi justifikohet me rritjen e transparencës dhe modernizimin e komunikimit institucional, por shifra e lartë dhe krijimi i një televizioni të vetë Kuvendit pritet të hapin debat publik, në një kohë kur media publike ndodhet në krizë financiare dhe institucionale.

Kuvendi drejt televizionit të vet: Gati 1 miliardë lekë për

Vrau bashkëshortin e partneres, shqiptari del para gjykatës greke –

By: 27
20 January 2026 at 14:59

Shqiptari i cili dyshohet se vrau me cifte  bashkëshortin e të dashurës së tij, në Aitoloakarnania të Greqisë, pritet të dalë nesër para gjykatës, ndërsa hetimet po nxjerrin në dritë të dhëna të reja mbi motivin e krimit që ka tronditur zonën, shkruajnë  mediat greke.

Sipas raportimeve, bashkëshortja e viktimës ka dëshmuar se burri i saj e kishte kërcënuar me vdekje. Në një deklaratë ajo është shprehur se kishte frikë për jetën e saj dhe për atë të autorit të krimit, me të cilin dyshohet se kishte një lidhje të fshehtë.

“Jam e shokuar. Kostas më ka kërcënuar vazhdimisht kohët e fundit se do të më vriste, edhe mua edhe autorin e rrëfyer. Kisha frikë për jetën time dhe për jetën e tij. Më intereson mbi të gjitha shëndeti mendor i fëmijës tim,” ka deklaruar ajo, duke shprehur gjithashtu keqardhje për humbjen e 50-vjeçarit.

Një banor i fshatit, duke folur në emisionin “Të vërteta me Zinën”, pohoi se kishte këshilluar viktimën që në fillim “ta linte situatën dhe të largohej”, duke lënë të kuptohet për tensione të vazhdueshme mes palëve.

Funeral me masa të rrepta sigurie

Funerali i Kostas Alexandris, i vrarë të shtunën më 17 janar, u mbajt të martën në mëngjes në Kishën e Agios Dimitrios në Lithovouni, mes një atmosfere të rëndë emocionale. Të afërm, miq dhe bashkëfshatarë i dhanë lamtumirën e fundit babait të një fëmije të mitur dhe drejtuesit të Bashkësisë Vendore.
Sipas sinidisi.gr, figura më tragjike e ceremonisë ishte djali i tij 13-vjeçar, i cili qëndroi pranë nënës dhe xhaxhait të tij. Dhimbje e madhe u pa edhe te nëna e viktimës. Kurora nderimi u dërguan, mes të tjerëve, nga zëvendësministri i Punës Kostas Karagounis, kryetari i Bashkisë Agrinio Giorgos Papanastasiou, Këshilli Bashkiak i Agrinio-s dhe institucione të tjera lokale.

Detajet e krimit

Sipas të dhënave paraprake, autori 44-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i kishte ngritur pritë viktimës dhe e kishte qëlluar tre herë me armë zjarri, teksa 51-vjeçari po kalonte me automjetin e tij. Nga të shtënat, viktima humbi kontrollin e makinës, e cila përfundoi në një fushë të zonës. Gjatë kontrollit në vendngjarje, policia konstatoi se viktima u gjet me fytyrën poshtë në sediljen e pasagjerit, ndërsa brenda automjetit u gjet edhe një pushkë gjahu, fakt që tregon se ai ishte i armatosur.

Pak orë pas krimit, autori kontaktoi vetë policinë dhe kërkoi të dorëzohej, duke deklaruar: “Ejani të më merrni nga shtëpia, unë e vrava”, ndërsa gjatë arrestimit dorëzoi edhe armën e krimit. Avokati i tij mbrojtës, Christos Tsiboukis, ka deklaruar se “90% e asaj që është dëgjuar dhe shkruar për çështjen është e pabazuar”, por ka pranuar se roli i bashkëshortes së viktimës është kyç në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas burimeve hetimore, motivi kryesor dyshohet të ketë qenë rivaliteti romantik.

Frikë nga hakmarrja

Në zonë janë vendosur masa të shtuara sigurie, me prani të forcave policore dhe efektivëve të OPKE-së, të cilët ruajnë shtëpitë e të dy familjeve, për të shmangur çdo akt hakmarrjeje. Autoritetet raportojnë se tensioni mbetet i lartë në fshatrat përreth, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e krimit.

Groenlanda, territor amerikan që nga ky vit –

By: 27
20 January 2026 at 14:41

Presidenti Donald Trump, i cili ka ushtruar presion që SHBA-ja të blejë Groenlandën, vazhdoi të insistojë për këtë çështje edhe të martën, shkruan Fox News.

“Pata një telefonatë shumë të mirë me Mark Rutte, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, në lidhje me Groenlandën. U dakordësuam për një takim të palëve të ndryshme në Davos, Zvicër. Siç ua kam bërë shumë qartë të gjithëve, Grenlanda është thelbësore për Sigurinë Kombëtare dhe Botërore. Nuk ka kthim pas — për këtë, të gjithë janë dakord!” deklaroi presidenti në një pjesë të një postimi në Truth Social.

Trump pritet të flasë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror të mërkurën.

Në një postim tjetër, Trump ndau një grafik që dukej se paraqiste Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe Zëvendëspresidentin JD Vance duke qëndruar pas tij, ndërsa ai mbante një shtizë me flamurin amerikan pranë një tabele ku Groenlanda përshkruhej si “TERRITOR I SHBA-së, THEM. 2026”.

“Në mënyrë tronditëse, aleati ynë ‘i shkëlqyer’ i NATO-s, Mbretëria e Bashkuar, aktualisht po planifikon t’ia japë ishullin Diego Garcia — vendndodhjen e një baze jetike ushtarake amerikane — Mauriciusit, dhe do ta bëjë këtë PA ASNJË ARSYE,” pohoi presidenti në një postim të veçantë.

“Nxitimi i Mbretërisë së Bashkuar për të dhuruar territor jashtëzakonisht të rëndësishëm është një akt i BUDALLALLËKUT TË MADH dhe është një tjetër arsye, nga një listë shumë e gjatë arsyesh të sigurisë kombëtare, pse Groenlanda duhet të blihet. Danimarka dhe aleatët e saj evropianë duhet të BËJNË GJËNË E DUHUR. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje,” deklaroi ai.

Javën e kaluar, Trump paralajmëroi tarifa doganore ndërsa vazhdonte të ushtronte presion për çështjen e Grenlandës.

“Duke filluar nga 1 shkurti 2026, të gjitha vendet e përmendura më sipër (Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda) do të ngarkohen me një tarifë prej 10% për çdo mall të dërguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 1 qershor 2026, tarifa do të rritet në 25%. Kjo tarifë do të jetë e detyrueshme dhe e pagueshme derisa të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë dhe totale të Grenlandës,” deklaroi Trump në një postim të Truth Social më 17 janar.

❌
❌