Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –
Pas rreth tetë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u mbyll përkohësisht pasi trasesë iu derdhën qindra metra kub gurë dhe dhe, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi shkëmbor nga shpati i kodrës.
Shpati ku ndodhi rrëshqitja është pjesë e punimeve për ndërtimin e një segmenti të trasesë së re rrugore, në kuadër të projektit të njohur si Koridori VIII, ku aktualisht po operon kompania “ANK” sh.p.k. Kjo kompani është në pronësi të Agim Kolës, vëllai i ish-deputetit socialist Ndue Kola, i cili ka qenë pronari i kompanisë deri në momentin e marrjes së mandatit të deputetit në 2009. Aktualisht kompania “A.N.K” shpk e Agim Kolës është nën hetim nga SPAK për shembjen e rrugës Korçë- Ersekë.
Në këtë segment ku ndodhi dhembja po punohet për hapjen e gjurmës së re të korridorit të VIII, si pjesë e punimeve të zgjerimit, dhe mendohet se pikërisht ndërhyrjet e pastudiuara kanë ndikuar në shembjen masive. Por edhe pse gjurma e re e rrugës kalon pikërisht mbi malin e shembur, drejtori i ARRSH mohoi që ky të jetë shkaku duke ja çuar edhe këtë faturë motit të keq.
“Shembja është fenomen natyror”, thotë Kozeli. Ai mohoi në mënyrë kategorike të kenë ndikuar punimet, edhe pse hapja e re kalon pikërisht mbi malin që është shembur dhe mjetet e rënda çdo ditë punojnë mbi të.
Pasi konstatoi me sy të lirë, Kozeli tha se duket qe mali është i mbingopur nga uji.
Ne fakt, natyra ka punen e saj, drejtoret duhet te beje studime, projektime dhe ndertime, mbikeqyrje me tendera pa korrupsion.
Autoritetet rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë zonë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe paralajmërimet, veçanërisht në segmentet ku vijojnë punimet.
Teksa qëndruan 8 orë të bllokuar gra fëmijë e të moshuar, policia rekomandoi drejtuesit e mjeteve, që të përdorin aksin rrugor Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh-Elbasan për të udhëtuar drejt Tiranës.
Bllokimi i rrugës përkoi me ditën e diel ku qindra pushues kthehen nga juglindja dhe ky aks rrugor është shumë I ngarkuar.
Hapja e rrugës erdhi pas një ndërhyrjeje emergjente që synoi garantimin e sigurisë së udhëtarëve dhe rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit normal në këtë aks të rëndësishëm lidhës mes Librazhdit dhe Prrenjasit.
gijotina.com/