Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 202627.al

Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –

By: 27
15 January 2026 at 18:45

Gjykata kushtetuese jep vendim për kërkesën e Sali Berishës mbi tre qëndrimet e gjykatave më të ulëta mbi masën e arrestit shtëpiak, duke i dhënë të drejtë ish-kryeministrit se kohëzgjatja e mbajtjes nën arrest shtëpiak ishte e tejzgjatur.

Vendimi u dha në përfundim të seancës pa praninë e palëve.

Çështja lidhet me qëndrimin e avokatëve të Berishës të cilët gjatë raportimit apo informacionit dy mujor kundërshtuan qëndrimin e SPAK që insistonte se Berisha duhet të vazhdonte të qëndronte nën arrest shtëpiak. që siç rezultoi u kthye në detyrim paraqitje janarin e 2025.

gijotina.com/

Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –

By: 27
15 January 2026 at 18:29

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka rikujtuar rëndësinë e sigurisë ekonomike për sigurinë kombëtare, duke cituar fjalët e presidentit Donald Trump.

Në një aktivitet për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit, E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, theksoi se zgjedhjet teknologjike të vendeve ndikojnë drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve.

“Siç ka thënë Presidenti Trump, ‘siguria ekonomike është siguri kombëtare.’ Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm në fushën e sigurisë publike dhe të infrastrukturës kritike,” deklaroi VanHorn gjatë aktivitetit.

gijotina.com/

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë –

By: 27
15 January 2026 at 17:59

Administratori i një lokali në Tiranë është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se organizonte lojëra fati.

Sipas policisë, 37 vjeçari, A.Z, është kapur në flagrancë në lokalin që administronte në rrugën “Kole Koçi”, në kryeqytet, duke organizuar lojëra fati përmes celularit.

“U arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., 37 vjeç, pasi në lokalin që ai administronte, në rrugën “Kole Koçi”, organizoheshin lojëra fati. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një celular që u gjet në lokal, i cili përdorej për këtë veprimtari të paligjshme”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

“Sterilizimi”/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja –

By: 27
15 January 2026 at 17:47

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili po gjykohet për çështjen e “Sterilizimit”.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e mbrojtjes së Beqajt mbi aksesin në provat hetimore dhe infrastruktura e nevojshme për t’i lexuar ato.

Gjykata ka vendosur të japë kohë mbrojtjes dhe të pandehurit për të dëgjuar audiot e seancës paraprake dhe ka shtyrë vendimin për në datën 3 shkurt, ora 12:00.

Ilir Beqja akuzohet se ka kryer vjedhje duke shpërdoruar detyrën publike të titullarit të minstrisë.

Akuzat e SPAK

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie –

By: 27
15 January 2026 at 17:31

Forcat e armatosura gjermane kanë nisur sot 13 ushtarë drejt Groenlandës, pas një ftese nga Danimarka dhe si pjesë e përpjekjeve për të vlerësuar nevojat e sigurisë në rajonin arktik.

Sipas raportimeve trupa gjermane u nis nga baza ajrore Wunstorf në Saksoninë e Poshtme me një Airbus A400M në orën 08:20, duke bërë ndalesa në Berlin dhe në Karup të Danimarkës, përpara se të zbresë në kryeqytetin Nuuk.

Ministria gjermane e Mbrojtjes ka bërë të ditur se misioni i ushtarëve është të shqyrtojnë kushtet dhe mundësitë për një kontribut ushtarak të Gjermanisë në mbështetje të Danimarkës, me qëllim rritjen e mbikëqyrjes dhe sigurisë në zonë. Sipas autoriteteve, kjo përfshirje e mundshme mund të lidhet edhe me monitorimin detar.

Ndërkohë, kancelari Friedrich Merz dhe ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius kanë kundërshtuar zërat mbi ambicie amerikane në rajon, duke theksuar se qëllimi i Berlinit nuk është ndërhyrja e njëanshme.

Dashnor Sula mohon çdo diskutim për postin e kryeinspektorit, nuk kam pasur asnjë komunikim –

By: 27
15 January 2026 at 17:15

Pas dorëheqjes së Shkëlqim Hajdarit nga posti i kryeinspektorit, në media u përhapën spekulime se ish-deputeti Dashnor Sula mund të ishte kandidati i mundshëm për ta zëvendësuar.

Megjithatë, vetë Sula i hodhi poshtë këto zëra, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë komunikim apo diskutim me mazhorancën lidhur me marrjen e kësaj detyre.

Ish-deputeti Sula është një figurë e njohur në politikën shqiptare dhe u largua nga Partia Demokratike gjatë zgjedhjeve të 14 majit 2025, pasi u la jashtë listave të mbyllura, duke thelluar kështu distancimin e tij nga strukturat e partisë.

Analistët politikë vlerësojnë se spekulimet për kandidatura të reja pas dorëheqjes së Hajdarit janë të zakonshme, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Treni Tiranë-Durrës dhe kampusi i ri/ Rama premton kampus të ri për studentët në Durrës –

By: 27
15 January 2026 at 16:59

Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të ndërtohet një kampus në Durrës, ku siç u shpreh do të strehohen edhe studentët e Tiranës.

Në një takim që pati me rektorët e Universiteteve, ai tha se kjo do të zgjidhë edhe një nga problemet që kanë studentët, siç janë qiratë e shtrenjta në kryeqytet.

Por ky vendim i paraqitur si një zgjidhje nga Rama për problemin e qirave, ngre pikpyetje mbi koston reale dhe kohën e humbur për studentët.

Në fjalën e tij, Rama tha se treni Tiranë-Durrës që sipas tij do të vihet në funksion së shpejti do ta bëjë më të thjeshtë lëvizjen e studentëve, por realiteti është se çdo ditë ata do të përballen me shpenzime të përditshme për bileta, si dhe me kohë të gjatë udhëtimi.

Studentët rrezikojnë të shpenzojnë më shumë për transport sesa për qira, duke e bërë këtë një “zgjidhje” joefikase dhe të çuditshme të kryeministrit.

 “Kemi dy kampuse, kampusi i Tiranës, kemi hapur procesin për kompusin e Universitetit Aleksandër Moisiu. Ka një potencial për të krijuar infrastrukturë qëndrimi rezidence të studenteve, duke pasur parasysh trenin që dot ë jetë në funksion së shpejti, do të jetë e thjeshtë që studentë në Tiranë të kenë mundësi te strehohen në Durrës.

Do të ndërtojmë një kompleks studentor shumë të mirë në mënyrë që të ndihmojmë zgjidhjen e një problemi të madh që kanë studentët për shkak të çmimeve të larta që kanë qiratë në Tiranë.

Jemi të bindur që jemi në një moment të ri ndryshimi për arsimin e lartë, por ndryshe nga ndryshimi i parë tani kemi një bazë, eksperiencë. Ka shumë më tepër qartësi brenda universitetit”, tha Rama.

Arratisja e Altin Ndocit/ Edmond Llabani drejtor i komanduar i IEVP Durrës –

By: 27
15 January 2026 at 16:45

Edmond Llabani është emëruar drejtor i ri i komanduar i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës, pas shkarkimit të drejtuesit të mëparshëm, Indrit Cërloj.

Shkarkimi i Cërlojt u firmos të mërkurën nga Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u largua gjatë një shoqërimi për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.

Që të mërkurën është pezulluar nga detyra i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës. Verifikimet paraprake kanë zbuluar se institucioni nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore të të paraburgosurit, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Po ashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde të shoqërimit të të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Ndërtonte pa leje dhe mbetjet i hidhte në lumin e Tiranës, arrestohet 43-vjeçari (VIDEO) –

By: 27
15 January 2026 at 16:31

Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje një kapanon dhe nga verifikimet rezultoi se ai kishte filluar punimet për ndërtimin e një objekti tjetër, gjithashtu pa leje.

Mbetjet nga punimet e ndërtimit, 43-vjeçari i hidhte në lumin e Tiranës, dhe si pasojë, shkaktonte ndotje.

“Gjatë kontrolleve të kryera në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, kryesisht në afërsi të sipërfaqeve ujore, të cilat mund të shfrytëzohen ilegalisht, për marrje inertesh, me qëllim ndërtimi, ose mund të ndoten nga hedhja e mbetjeve të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 konstatuan në rrugën “Myslym Keta”, një rast në këtë fushë.

Për rastin, në kuadër të operacionit “Bazamenti”, si dhe si rezultat i hetimeve, u vu në pranga shtetasi L. K., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se ka ndërtuar 1 objekt pa leje (kapanon). Nga verifikimet rezultoi se ai kishte filluar punimet për ndërtimin e një objekti tjetër, gjithashtu pa leje. Më tej rezultoi se mbetjet nga punimet e ndërtimit, 43-vjeçari i hidhte në lumin e Tiranës, dhe si pasojë, shkaktonte ndotje.

Kontrollet, me objektiv konstatimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, vijojnë.”– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“Shqipëria drejt së ardhmes” –

By: 27
15 January 2026 at 16:15

Teksa SPAK ka kërkuar heqjen e mandatit dhe largimin nga detyra, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku vijon qetësisht aktivitetin institucional, duke ndarë në rrjete sociale detaje nga mbledhja e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara.

Pa asnjë shenjë shqetësimi publik, Balluku ka njoftuar se viti 2026 do të jetë viti përmbyllës i programit aktual të bashkëpunimit, ndërsa pritet të nisë një kuadër i ri bashkëpunimi për periudhën 2027–2031 mes Shqipërisë dhe partnerëve të OKB-së.

Sipas saj, në mbledhje është vlerësuar përmbushja e kornizës së bashkëpunimit 2022–2026, si dhe “rezultatet e arritura deri më tani”, ndërkohë që institucionet e drejtësisë kanë një tjetër vlerësim mbi tryezë: mandatin e saj parlamentar.

Nga njëra anë, SPAK kërkon masa drastike politike dhe ligjore.
Nga ana tjetër, zv/kryeministrja flet për kapital njerëzor, rritje të qëndrueshme dhe konsolidim të institucioneve demokratike, duke theksuar se bashkëpunimi me OKB-në do të vijojë “drejt një Shqipërie më moderne, më të fortë dhe më afër Bashkimit Europian”.

Në postimin e saj, Balluku thekson angazhimin e qeverisë për fazën e re të bashkëpunimit, sikur asgjë të mos ketë ndodhur, ndërsa debati për fatin e saj politik zhvillohet jashtë rrjeteve sociale, në sallat e drejtësisë.

Në reagimin publik, nuk ka asnjë referencë për kërkesën e SPAK, asnjë sqarim dhe asnjë koment politik. Mes mandatit të kërkuar dhe postimit institucional, Balluku zgjedh të flasë për të ardhmen.

Ironia qëndron tek kontrasti: Drejtësia flet për largim, politika për vazhdimësi.

 

Do ta marr vetë hakun e djalit! –

By: 27
15 January 2026 at 15:59

Babai i 26-vjeçarit Martin Çeço ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, e cila la në “arrest shtëpie” tre të dyshuarit për vrasjen e të birit.

I tronditur dhe i revoltuar, ai deklaroi se ndihet i braktisur nga drejtësia dhe se familja e tij po përballet me një dhimbje të pashërueshme që prej qershorit 2022.

Ai u shpreh se djali i tij “nuk kishte asnjë faj” dhe se krimi, sipas tij, u krye nga persona që tashmë janë identifikuar dhe kanë dhënë edhe deklarime për ngjarjen, por që sot po përfitojnë nga lehtësimi i masave të sigurisë.

Ai gjithashtu paralajmëroi se do të marrë vetë hak për djalin e tij.

“Skam çfarë të them më. Djali më iku pa asnjë faj. Do t’i përvëloj ata me benzinë, do t’i përvëloj, nuk i lë, arrest shtëpie, lirim janë ato. Mua nuk më dhimset jeta fare, po nuk i zhduka ata.

Ata janë autorët, e kanë thënë vetë dhe tani i lirojnë. Djali nuk pati as takime me çupën, asgjë, dy dashnorë i kishte. Nuk bëri krim nënata, por bëri djali im,”

Ata kishin dalë në Maliq dy veta për të zhdukur djalin tim. I kanë thënë ‘hap gojën, do t’ju zhdukim’, e vranë djali im pa faj.

Dënuan ata 25 vjet, thanë ky krim dënohet me burgim të përjetshëm, tani i liruan fare. Ka mbi 3 vjet, skam ç’të them më, do t’i djeg dhe do t’ua them djalit tim: e realizova planin tënd. Nuk dua të jetoj më, nuk e bëj veten të më arrestojnë, do vras veten në mes të gjyqit”. tha ai.

Analiza/ Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran –

By: 27
15 January 2026 at 15:45

Teksa udhëheqësit klerikalë të Iranit po luftojnë për të mbijetuar përballë një prej kërcënimeve më të mëdha ndaj pushtetit të tyre ndër vite dhe Shtetet e Bashkuara që po kërcënojnë me veprime të mundshme ushtarake kundër shtetit, Kina ka pak opsione – dhe gjithnjë e më shumë hezitim – për të ndihmuar partnerin e saj në Teheran.

Mosveprimi i Pekinit pasqyron natyrën pragmatike të bashkërendimit të tyre, i cili bazohet më shumë në interes sesa në mirëbesim apo besim, thonë ekspertët.

Këta kufij janë bërë të dukshëm teksa autoritetet iraniane po kryejnë një shtypje të paprecedent dhe të përgjakshme të protestave masive kundër establishmentit, gjë që e ka shtyrë presidentin amerikan, Donald Trump, të vendosë tarifa të reja dhe të kërcënojë me sulme ushtarake kundër shtetit të Lindjes së Mesme.

“Irani është një partner i rëndësishëm për Kinën, por nuk mendoj se Pekini është veçanërisht i lidhur me Republikën Islamike”, ka shkruar Jonathan Fulton, ekspert për Kinën në Lindjen e Mesme në Universitetin Zayed në Abu Dhabi, në newsletter-in e tij që përcjellë veprimet e Kinës në rajon.

Përgjigjja e Pekinit ndaj ngjarjeve në Iran është kufizuar vetëm në dënimin e njoftimit të Trumpit se Uashingtoni do të vendosë një tarifë shtesë prej 25 për qind ndaj shteteve që bëjnë biznes me Iranin.

“Ne gjithmonë kemi besuar se nuk ka fitues në një luftë tarifash, dhe Kina do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saj legjitime”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, më 13 janar.

Një ditë më parë, Mao deklaroi se Kina shpresonte që “Qeveria dhe populli iranian do të kapërcejnë vështirësitë aktuale dhe do të ruajnë stabilitetin kombëtar”, kur u pyet për shtypjen e protestave në Teheran, që sipas organizatave të të drejtave të njeriut ka lënë të vrarë të paktën 2.400 protestues.

Të dyja shtetet kanë dëshirë të përbashkët që t’i kundërvihen SHBA-së, teksa Kina është bërë një linjë ekonomike për Iranin, shtet që përballet me sanksione të ashpra.

Kina është partnerja kryesore tregtare e Iranit, pasi blen rreth 90 për qind të eksporteve të naftës të Teheranit, përderisa rreth 12 për qind e importeve të naftës të Kinës vijnë nga Irani, megjithëse vlerësimet nuk janë precize duke pasur parasysh faktin që nafta iraniane transportohet përmes flotës në hije dhe paguhet përmes rrjeteve financiare që shmangin sistemin tradicional bankar.

“Ekziston një dobi [për Kinën] në një qeveri të madhe antiperëndimore në Gjirin Persik, por nëse ajo drejtohet nga ajatollahu, ushtria apo një këshill, mendoj se Pekini është kryesisht indiferent. Për sa kohë që rrjedhin dërgesat e energjisë, ata janë të kënaqur me këtë”, tha Fulton.

Teksa nafta përbën themelin e raporteve Kinë-Iran në vitet e fundit, ajo po ashtu nxjerr në pah çarjet në partneritetin e tyre, tha për Radion Evropa e Lirë, Joseph Webster, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën Globale për Energjinë në Këshillin e Atlantikut.

“Kina ka qenë duke u përgatitur që një kohë për tronditjet në tregun e naftës dhe ka nisur të grumbullojë rezerva të naftës së papërpunuar që nga viti 2024”, tha ai. “Çështja kryesore është se rafineritë kineze kanë mbulim të importeve dhe mund ta zëvendësojnë naftën iraniane. Por, humbja e qasjes së Iranit në mallrat e importuara nga Kina mund të rëndojë krizën ekonomike dhe të shkaktojë një spirale më të madhe të inflacionit”.

Sipas Kplerit, një kompani e inteligjencës së mallrave, rafineritë kineze kanë grumbulluar rezerva midis 1.2 dhe 1.4 miliard fuçi naftë deri në fund të vitit 2025.

Webster theksoi se kjo do të mjaftonte për tre muaj mbulim nëse importet e naftës për Kinën do të ndërpriteshin. Ai shtoi se një sasi e konsiderueshme e naftës iraniane mbetet e ruajtur në magazina lundruese pranë bregut të Malajzisë, të cilën “Kina me shumë gjasa do të merrte një pjesë të konsiderueshme të saj nëse do t’i nevojitej, duke mbrojtur më shumë tregun e saj të naftës nga tronditjet e furnizimit gjeopolitik”.

Një element shtesë i kësaj mbulese është strategjia e Kinës për të diversifikuar importet e saj të naftës, për të shmangur varësinë e tepruar nga një burim i vetëm, me Pekinin që mbështetet po ashtu te Rusia, Arabia Saudite, Iraku dhe Malajzia.

Edhe me ndërprerjet e fundit të shkaktuara nga goditja e Uashingtonit ndaj Venezuelës që çoi në kapjen e Nicolas Maduros dhe nga njoftimi i Trumpit se SHBA-ja do të mbikëqyrë industrinë e saj të naftës, importet energjetike të Kinës mbeten të qëndrueshme.

Për dallim, Kina zyrtarisht eksportoi mallra në vlerë prej 8.9 miliardë dollarësh drejt Iranit në vitin 2024, çka përbën një pjesë të vogël të tregtisë globale të Pekinit prej 6 trilionë dollarësh.

Nafta iraniane ka blerës të kufizuar për shkak të sanksioneve amerikane që kanë për qëllim të ndërpresin financimin e programin bërthamor të Teheranit dhe blerjet e Pekinit kanë ndihmuar në mbajtjen gjallë të ekonomisë iraniane. Kjo është realizuar përmes një sistemi këmbimi të naftës me mallra, që ka çuar në mbushjen e tregut iranian me mallra dhe teknologji të prodhuara në Kinë, ndërsa Kina ka blerë naftë me çmim të lirë.

Por, kjo lidhje energjetike nuk është shndërruar në mbështetje më të gjerë për Iranin, që po përballet me krizë ekonomike dhe protesta që shpërthyen në fund të dhjetorit.

Në mes të një bllokade të rrjeteve të komunikimit në Iran dhe një numri gjithnjë në rrije të viktimave nga shtypja shtetërore, ambasadori i Teheranit në Pekin, Abdolreza Rahmani-Fazli, bëri bujë në Kinë kur më 8 janar tha për televizionin shtetëror, Phoenix TV se Irani do të mbrojë bizneset dhe shtetasit kinezë, duke shtuar se shpreson se do të marrë ndihmë nga Kina dhe shtete “të tjera miqësore”.

Kjo thirrje u prit me kritika të ashpra në platformat e rrjeteve sociale të Kinës, të censuruara dhe të monitoruara rreptësisht, siç e dokumentoi në newsletter-in e tij Discourse Power, Tuvia Gering, studiues për Kinën në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Izrael.

Në veçanti, një postim nga Zhanhao, një llogari e popullarizuar me prirje nacionaliste në WeChat, kritikoi Rahmani-Fazlin për deklaratën e bërë.

“Irani vazhdon të presë që Kina të marrë plumb për të”, thuhej në postim. “Kjo është fantazi e pastër!”.

Pekini dhe Teherani kanë synuar që të thellojnë raportet e tyre në vitet e fundit, me Kinën që ka mbështetur përpjekjet e Iranit për t’iu bashkuar Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO) në vitin 2023 dhe BRICS-it në vitin pasues. Në dhjetor të vitit 2025, Irani ishte mikpritës i trupave nga Kina, Rusia dhe shtatë shtete të tjera për stërvitjet kundër terrorizmit të organizuara nën ombrellën e SCO-së.

Por, përpjekje të tjera për të ndërtuar raporte më të ngushta kanë sjellë tensione.

Në vitin 2021, Irani dhe Kina arritën një marrëveshje 25-vjeçare për bashkëpunim ekonomik, e cila u prit me skepticizëm dhe protesta nga publiku në Iran. Kritikët iranianë thanë se teksti i marrëveshjes së partneritetit ende nuk është bërë publik, ndërsa zyrtarët iranianë i kanë kërkuar Kinës të bëjë më shumë për ta zbatuar marrëveshjen, e cila ka sjellë rezultate të kufizuara për shkak të sanksioneve ndërkombëtare.

Limitet e mbështetjes së Kinës u shfaqën edhe në qershor, pasi Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kryen sulme ndaj Iranit dhe Pekini bëri pak për ta ndihmuar Teheranin.

“Kjo e konfirmon atë për të cilën disa vëzhgues të raporteve Iran-Kinë kanë paralajmëruar prej vitesh”, shkroi Gering në newsletter-in e tij, duke iu referuar reagimit të zbehtë kinez ndaj protestave. “Teherani dhe Pekini nuk e shohin raportin në të njëjtën mënyrë”./REL/

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin –

By: 27
15 January 2026 at 15:31

SPAK ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Altin Hajrin, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Hajri po gjykohet në mungesë pasi ndodhet në arrati.

Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit 2020 pranë banesës së tij, në rrugën ‘London’ në Kamëz. Disa persona e dhunuan dhe e futën me forcë në një automjet, ndërsa 11 ditë hetime intensive e çuan policinë në një resorti në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.

Për pengmarrjen uniformat blu arrestuan 4 persona: Olsi Turja dhe Bajram, Elton e Leonard Hajri të gjithë nga Shijaku.

Sipas SPAK, rrëmbimi i Prengës erdhi për shkak të vjedhjes së një sasie kokainë të mbërritur nga Ekuadori në portin britanik Portsmouth.

Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim –

By: 27
15 January 2026 at 15:15

Prej 3 ditësh në spitalin Onkologjik nuk bëhen rrezet për personat të cilët vuajnë nga kanceri.

Sipas gazetarit Osman Stafa, prej 3 ditësh 2 akserelatorët e vetëm që ndodhen në atë spital, nuk punojnë. Kjo për shkak se njërit prej bunkerëve i është prishur dera, dhe tjetri ka probleme me funksionalitetin.

Sipas gazetarit janë rreth 100 pacientë në ditë që shkojnë në spitalin Onkologjik për të bërë radioterapi (rreze), siç e parashikon edhe protokolli.

Dy pacientë të cilët folën për Osmanin, thanë se ndodhen në një situatë të vështirë, për shkak se lufta e tyre ndaj kancerit është ndalur.

Gazetari: Ti ke ardhur sot këtu për të bërë rrezet?

Pacientja: Erdha dje, aparati I prishur. Erdha sot, aparati I prishur. Edhe sa do vuaj unë, paguaj makinë, të më marrë, të më çoj, për të bërë një rreze. I lutem Kryeministrit të vërë dorë, sepse ne po luftojmë për jetën.

Doktori thotë që nëse nuk I bëj rrezet, s’do këtë efektin e duhur. Nuk e mendoja se do të vija në Onkologjik, ma pruri Zoti, por të paktën të na ndihmoj robi. I lutem Kryeministrit, se erdhi para 10-15 ditësh në Onkologjik për të na parë, të na bëj një spital të ri, sepse ne po bëjmë luftë me jetën tonë.

Do kthehem në shtëpi, e nesër do të vi prap. Do vi sepse nuk kam çfarë të bëj. Do luftoj që të rroj, aq sa të ma japë Zoti.

E njëjta situatë është edhe për një zotëri nga Malësia e Madhe, i cili shprehet se prej 3 ditësh nuk po bën rreze, pasi i thonë se pajisja është e prishur.

“Jam prej Malësisë së Madhe, kam ardhur të bëj rreze, dhe më thonë që s’punon. Bëj përgjegjës qeverinë. Jemi të mbaruar kështu.

Do të bëjmë inventar të plotë të dëmeve –

By: 27
15 January 2026 at 14:59

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD do të kryejë një inventar të plotë të dëmeve nga përmbytjet dhe do të dëmshpërblejë çdo banor për çdo qindarkë të humbur, sapo të vijë në pushtet.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se situata më dramatike lidhet me përmbytjet që, sipas tij, nuk janë shkaktuar nga reshjet, por nga dora e njeriut dhe dështimi i institucioneve shtetërore për të garantuar funksionimin e infrastrukturës mbrojtëse.

Ai u ndal veçanërisht në ultësirën e Durrësit, duke deklaruar se dy hidrovorë dhe kanalet kryesore mbrojtëse kanë qenë jashtë funksioni në një moment kritik. Sipas Berishës, hidrovori i Hamallës është dëmtuar rëndë pasi i janë vjedhur tre pompa të fuqishme, ndërkohë që askush nuk ka mbajtur përgjegjësi, pavarësisht se punonjësit vijonin të paguheshin.

Berisha akuzoi qeverinë se ka transferuar fajin te qytetarët, duke i akuzuar për hedhjen e mbetjeve në kanale, ndërsa sipas tij, mbi 40 milionë euro nga taksat publike janë shpenzuar për pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve, por kanë përfunduar në korrupsion.

Kreu i PD-së solli si shembull edhe hidrovorin e Porto Romanos, për të cilin deklaroi se është vendosur jashtë pikës më të ulët të terrenit dhe se nga 9 porta, gjysma nuk funksionojnë, duke e bërë të pamundur përballimin e prurjeve të ujit.

Në vijim, Berisha akuzoi kryeministrin për mosshpalljen e gjendjes së emergjencës, edhe pse situata e përmbytjeve kishte zgjatur prej ditësh. Sipas tij, kjo është bërë për të shmangur detyrimin ligjor të shtetit për kompensimin e dëmeve.

“Ne jemi angazhuar të bëjmë një inventar me mundësitë që kemi dhe garantojmë qytetarët se zëri ynë do të përdoret fuqishëm, në çdo kohë. Kjo parti, kur të vijë në pushtet, do t’i dëmshpërblejë për çdo qindarkë që kanë humbur,” deklaroi Berisha.

Ai përgëzoi deputetët e Partisë Demokratike për solidaritetin e treguar ndaj banorëve të përmbytur dhe theksoi se opozita do të jetë zëri i çdo shqiptari në nevojë dhe në fatkeqësi.

Në përfundim, Berisha e cilësoi situatën si një emergjencë të mirëfilltë që kërkon reagim të menjëhershëm të shtetit, duke akuzuar qeverinë për indiferencë, korrupsion dhe shmangie të përgjegjësive ligjore ndaj qytetarëve të prekur nga përmbytjet.

Shteti i përmbyti shqiptarët, bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike –

By: 27
15 January 2026 at 14:45

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim të ashpër gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, ku ka deklaruar se shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë presin nga opozita një zgjidhje për situatën dramatike në vend.

Në hapje të fjalës së tij, Berisha uroi deputetët dhe qytetarët për vitin e ri, por theksoi se Shqipëria e nisi këtë vit në një gjendje të rëndë krize, të shoqëruar nga përmbytje masive dhe dështim të shtetit për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Sipas tij, përmbytjet që prekën zona të gjera të vendit, nga Gjirokastra në Shkodër dhe veçanërisht qarkun e Durrësit, nuk ishin thjesht pasojë e kushteve atmosferike, por rezultat i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe keqqeverisjes.

Berisha akuzoi qeverinë se jo vetëm nuk ishte mbështetje për qytetarët, por ishte shkaktare e thellimit të situatës për shkak të mungesës së investimeve në infrastrukturën kundër përmbytjeve dhe menaxhimin e emergjencave.

Ai deklaroi se në ujërat që përmbytën mijëra banesa, sipas tij, “u përmbyt edhe morali i kalbur i qeverisë”, duke shtuar se ndërsa qytetarët përballeshin me pasojat e fatkeqësive, zyrtarët vijonin ahengjet dhe udhëtimet.

Kreu i PD-së theksoi se në çdo shtet normal, emergjencat natyrore janë prioritet absolut i sigurisë kombëtare, ndërsa në Shqipëri, sipas tij, fondet publike janë shpërdoruar për afera korruptive.

Duke iu referuar edhe zjarreve të verës, Berisha akuzoi qeverinë për mashtrim lidhur me përdorimin e satelitëve për monitorimin e vatrave të zjarrit, duke thënë se korrupsioni i ka lënë qytetarët të pambrojtur përballë fatkeqësive, me pasoja tragjike për njerëz, familje dhe banesa.

Në përfundim, Berisha u shpreh se PD-ja ka përgjegjësinë historike për t’i dhënë vendit një alternativë dhe zgjidhje, duke theksuar se kjo është pritshmëria jo vetëm e shqiptarëve, por edhe e partnerëve të Shqipërisë në Europë dhe në botë.

Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm –

By: 27
15 January 2026 at 14:31

Shkëlqim Hajdari është dorëhequr nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm.

Hajdari mbante këtë post që prej vitit 2016 kur u emërua nga Këshilli i Ministrave.

Nuk dihen ende arsyet pse Hajdari dha dorëheqjen nga ky post.

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka një eksperiencë të gjatë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë. Ai dha dorëheqjen si Prokuror i Shkodrës ne vitin 2016.

Shqiptaret të pakenaqur rriten sërish në tetor kërkesat për azil në BE –

By: 27
15 January 2026 at 14:13

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar tendencë rritëse në fundin e vitit të kaluar, pasi kishin qene në rënie gjatë periudhës së verës.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në tetor 2025 u regjistruan gjithsej 505 kërkesa për azil, që është niveli më i lartë që nga muaji janar. Në gusht numri i kërkesave ishte rënë në 315.

Pavarësisht rritjes së tetorit, për 10 mujorin 2025, aplikimet për mbrojtje ndërkombëtare kanë qenë në rënie. Për periudhën janar-tetor ishin gjithsej 4345 persona që kërkuan azil, me një rënie prej 29.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në raport me vitin 2022, kur u shënua një kulm i ri emigracioni, pas pandemisë, me 11 mijë aplikime për 10 mujorin, tashmë ato mëse janë përgjysmuar. Franca vijon të mbetet vendi më i preferuar për të kërkuar azil për shkak të politika sociale, e ndjekur nga Gjermania.

Ndërsa kërkesat për azil për 10 mujorin janë në rënie, të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se forma më e preferuar për të ikur janë lejet e punës. Eurostat raportoi se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune në vit, kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani, nga rreth 3-4 mijë që jepeshin një dekadë më parë.

Që nga viti 2021, Bashkimi Europian ka dhënë rreth 72 mijë leje qëndrimi për herë të parë për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë.

Numri i atyre që po ikin me leje pune është tashmë gati dy herë më i lartë se ata që kërkojnë të largohen përmes azilit. Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se në vitin 2022 kishte 15 mijë kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE-së, në 2023 numri i tyre zbriti në 11 mijë dhe në 2024-n ishte 9.3 mijë.

Europa

Në tetor 2025, 62 010 aplikantë për herë të parë për azil (shtetas jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Europian, duke shënuar një rënie prej 28% krahasuar me tetorin 2024 (86 470) dhe një rritje prej 6% krahasuar me shtatorin 2025 (58 495).

Ndërkohë, u regjistruan edhe 14 495 aplikantë të përsëritur, që përfaqësojnë një rritje prej 80% krahasuar me tetorin 2024 (8 075) dhe një ulje prej 10% krahasuar me shtatorin 2025 (16 185).

Grupi më i madh i azilkërkuesve nga Venezuela

Në tetor 2025, venezuelianët ishin grupi më i madh i personave që kërkuan azil (8 140 aplikantë për herë të parë), të ndjekur nga afganët (5 920), bangladeshasit (3 400) dhe sirianët (2 915).

Spanja, Italia, Franca dhe Gjermania morën 74% të aplikantëve për herë të parë

Spanja (12 885), Italia (12 650), Franca (11 245) dhe Gjermania (8 815) regjistruan numrin më të lartë të aplikantëve për azil për herë të parë, duke përfaqësuar 74% të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE.

Në tetor 2025, kishte 13,8 aplikantë për herë të parë për azil për çdo 100 mijë banorë në BE. Krahasuar me popullsinë e secilit vend të BE-së (më 1 janar 2025), normat më të larta të aplikantëve për herë të parë u regjistruan në Greqi (58,1), e ndjekur nga Qiproja (33,9) dhe Spanja (26,3).

1 710 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil

Në tetor 2025, gjithsej 1 710 të mitur të pashoqëruar aplikuan për herë të parë për azil në BE. Numri më i lartë i të miturve të pashoqëruar vinte nga Somalia (245), Egjipti (215), Eritrea (200), Afganistani (190) dhe Venezuela (180).

Vendet e Bashkimit Europian që morën numrin më të lartë të aplikimeve për azil nga të mitur të pashoqëruar ishin Holanda (350), Greqia (325), Gjermania (245) dhe Spanja (215).

Vendet e Bashkimit Europian që morën numrin më të lartë të aplikimeve për azil nga të mitur të pashoqëruar ishin Holanda (350), Greqia (325), Gjermania (245) dhe Spanja (215)./ Monitor

Çështja e detit/ Pritet takimi Erdogan-Mitsotakis gjatë muajit shkurt –

By: 27
15 January 2026 at 14:03

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pritet të zhvillojnë një takim gjatë muajit shkurt, sipas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan.

Gjatë një konference për shtyp, Fidan bëri të ditur se palët janë ende në fazën e përcaktimit të datës së saktë të takimit. Duke iu referuar pritshmërive nga ky takim, ai theksoi, sipas televizionit grek SKAI, se qëllimi është “zgjidhja përfundimtare e çështjeve të Egjeut”, duke përmendur konkretisht ujërat territoriale dhe shelfin kontinental.

Sipas televizionit ANT1, ministri i Jashtëm turk e cilësoi këtë moment si një “mundësi historike” për adresimin e çështjeve të hapura mes dy vendeve.

Në këtë kontekst, Greqia dhe Turqia po rifillojnë zyrtarisht dialogun politik dhe të ashtuquajturën Axhendë Pozitive. Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë njoftoi se javën e ardhshme do të zhvillohen në Athinë takime të nivelit të zëvendësministrave të jashtëm të të dy vendeve.

Konkretisht, të martën, më 20 janar, në kuadër të raundit të pestë të procesit të Dialogut Politik ndërmjet Ministrive të Jashtme të Greqisë dhe Turqisë, do të mbahen bisedime mes Zëvendësministres së Jashtme të Greqisë, ambasadores Alexandra Papadopoulou, dhe Zëvendësministrit të Jashtëm të Turqisë, ambasadorit Mehmet Kemal Bozay.

Një ditë më pas, të mërkurën, më 21 janar, do të zhvillohet në Athinë raundi i nëntë i bisedimeve të Axhendës Pozitive greko turke, mes Zëvendësministrit të Jashtëm të Greqisë Haris Theocharis dhe homologut të tij turk, ambasadorit Mehmet Kemal Bozay.

Rifillimi i këtyre proceseve diplomatike vjen në një moment kur Athina dhe Ankaraja po përpiqen të stabilizojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të krijojnë një klimë dialogu mbi çështjet strategjike të pazgjidhura, me fokus të veçantë në rajonin e Egjeut.

Pas arratisjes së Ndocit, autoritetet zhvendosin 33 të paraburgosur në burgje me siguri të lartë (EMRAT) –

By: 27
15 January 2026 at 13:41

Pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, autoritetet kanë ndërmarrë masa të reja sigurie në sistemin e burgjeve. Në kuadër të rizgjedhjes së të paraburgosurve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës janë transferuar në burgje të tjera të sigurisë disa dhjetëra të paraburgosur. Këto masa vijnë pas vendimit të autoriteteve për të mos lënë persona me profil të lartë rreziku në një institucion që nuk konsiderohet me siguri maksimale.

🔴 Lista e të transferuarve nga IEVP Durrës në burgje të tjera:

➡ Transferuar në IEVP Fier:

1.Agim Gjini

2.Lulëzim Selimi

3.Dhimiter Nina

4.Aldi Zonja

5.Artur Hoxhosmani

6.Armando Ndreca

7.Astrit Avdyli alias Balliu

8.Braniol Liço alias Ago

9.Dorian Beu

10.Emirjan Beu

11.Enkeli Kërtalli

12.Skënder Sufaj

13.Ismail Zeneli

14.Klajdi Merkaj

15.Klevis Hoxhosmani

16.Morel Kërtalli

17.Maksim Ndoci

18.Saimir Bilaçaj

➡ Transferuar në IEVP Peqin:

1.Algert Rrapi

2.Enea Kume (vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume)

3.Elvis Ndreca

4.Endri Seiti

5.Erind Lasku

6.Artion Çaushllari alias Gjika

7.Armand Marvataj

8.Samuel Alfonso Moreno Serrano (shtetas nga Venezuela)

9.Orges Molla

10.Lulzim Berisha

11.Juxhin Koka

12.Gëzim Thartori

13.Geis Sejfullai

14.Ervin Zeqiri

❌
❌