Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 December 202527.al

Aksidenti, përplaset për vdekje 37-vjeçarin në Belsh, arrestohet shoferi i kamionit –

By: 27
28 December 2025 at 12:52

Një 37-vjeçar ka humbur jetë dje si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor “Çepe–Belsh”.

Policia bën me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 48 vjeç, banues në Belsh, pasi ka përplasur me kamion 37-vjeçarin me iniciale E.K. i cili ishte duke drejtuar një motomjet.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi E. K. ka humbur jetën në spital.

gijotina.com/

Spalletti i vuri pseudonimin Zhegrovës, ‘Zeppetta’, reagon sulmuesi dardan –

By: 27
28 December 2025 at 12:48

Askush më parë nuk i kishte vënë emër cilësisë që e bëri Edon Zhegrovën unik në botën e futbollit; mënyrën sesi ai prek topin. Por për këtë mendoi pikërisht trajneri Spalletti në momentin kur mori drejtimin e Zonjës së Vjetër.

‘Kam lindur me këtë cilësi-tha Zhegrova pas ndeshjes me Pisa, me futbollistin që bëri diferencën në fushë duke ndryshuar totalisht sfidën-trajneri e quajti gjuajtjen time me top ‘zeppetta’? E falenderoj që i gjeti një emër’.

KUALITETET- Spalletti gjithnjë e ka përshkruar Zhegrovën si një futbollist vendimtar. Kur erdhi në Torino atij iu desh të kalibronte impenjimin e tij në bazë të këshillave mjekësore pasi vinte pas një periudhe të gjatë mosaktivizimi për shkak të një dëmtimi, por situata u përmirësua. Ndërkohë vetë Zhegrova tregoi sesi Spalletti po punon që ta përmirësojë atë akoma më shumë.

Spalletti po punon që të më përmirësojë edhe ne aspektin mbrojtës që në të vërtetë më kërkohej edhe më parë dhe e di që është e rëndësishme në futbollin modern-tha Zhegrova-kam qenë jashtë fushave të lojës për shumë kohë, por tani po jap kontributin tim duke vënë në dispozicion të skuadrës të gjitha cilësitë që kam. Për ne është e rëndësishmë që të qëndrojmë kompaktë’.

Juventus fitoi një ndeshje delikate në mbrëmjen e së shtunës ndaj Pisas me rezultatin 2-0 ku diferencën në fushë e bëri ylli i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova i aktivizuar në pjesën e dytë. Kjo u pranua edhe nga një prej legjendave të Juventusit, Ciro Ferrara i cili tha se sulmuesi Dardan e ndryshoi totalisht sfidën me aktivizimin e tij dhe se ai ishte lëvizja e goditur e Spallettit.

‘Ktheu prapa Koopmeiners dhe hodhi në fushë Zhegrovën që e ndryshoi krejt ndeshjen. Hyri, dhe kjo sigurisht është një tjetër meritë e Spallettit. Hyri me mentalitetin e duhur, gjë që sinqerisht nuk po ndodh me David, që kur aktivizohet nuk mundet akoma që të japë kontributin që pritet prej tij.Por Zhegrova hyri dhe ndryshoi ndeshjen, jo vetëm në aspektin cilësor por edhe në atë sasior,  sepse e shihje edhe në prapavijë që të mbronte dhe Juventusi fitoi një ndeshje shumë delikate sepse në një pikë të saj rrezikoi dhe e fitoi në një menyrë që të jep kënaqësi të madhe dhe sidomos më shumë bindje sipas mendimit tim-tha Ciro Ferrara për DAZN

Elozhet nuk u kursyen as nga vetë trajneri Luciano Spalletti që e përkufizoi Zhegrovën si një futbollist me një vizion tredimensional.

gijotina.com/

Pesë serbë tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin e Kosovës, mes tyre një ish-ushtarak –

By: 27
28 December 2025 at 12:34

Pesë persona të nacionalitetit serbë kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin, por janë ndalur nga Policia e Kosovës.

KosovaPress ka mësuar nga burime të veta brenda Policisë se rasti ka ndodhur në zonën e Kamenicës.

Sipas të njëjtit burim, bëhet e ditur se pas verifikimeve të bëra, ka rezultuar se së paku njëri prej tyre është ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura të Serbisë.
“I njëjti dyshohet se mbështetë informacionet për planet e Serbisë për të cenuar këtë proces zgjedhor”, ka thënë burimi. KP

Vdes Brigitte Bardot, legjenda e ekranit francez dhe simboli i kinemasë së shekullit XX –

By: 27
28 December 2025 at 11:42

Aktorja dhe këngëtarja franceze Brigitte Bardot, një nga figurat më emblematike të kinemasë europiane, e cilësuar si gruaja më e bukur e shekullit XX, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua nga fondacioni që ajo vetë kishte krijuar, duke mbyllur kështu kapitullin e fundit të një jete të jetuar me intensitet ekstrem, mes adhurimit, polemikave dhe vetmisë së zgjedhur. Ajo u shndërrua në simbolin ndërkombëtar të sensualitetit gjatë viteve 1950 dhe 1960, përpara se të largohej nga industria e filmit dhe t’i përkushtohej aktivizmit për mbrojtjen e kafshëve, si dhe angazhimeve politike duke shkaktuar shumë polemika.

Brigitte Anne-Marie Bardot, ose thjesht B.B., ishte një nga ato figura që nuk kishin nevojë për mbiemër. Mjaftonin dy iniciale për të përmbledhur një mit si ajo: bukuri, liri, provokim dhe rebelizëm. “Kam qenë shumë e lumtur, shumë e bukur, shumë e pasur, por edhe shumë e famshme dhe shumë e palumtur”, pat thënë dikur ajo, një fjali që përmbledh më së miri jetën e saj publike, të përjetuar me shpejtësi marramendëse që nga adoleshenca deri në prag të të dyzetave.

E lindur në Paris në vitin 1934, Bardot u rrit në një familje të pasur dhe tradicionale. Nëna e saj, e rreptë dhe ambicioze, e shtyu drejt baletit, disiplinë në të cilën Brigitte shkëlqeu që herët, duke fituar të drejtën për të studiuar në Conservatoire de Paris. Në të njëjtën kohë, nisi karrierën si modele dhe, në moshën 15-vjeçare, u shfaq në kopertinën e revistës Elle – një fotografi që do t’i hapte dyert e kinemasë.

Takimi me regjisorin Roger Vadim do të ishte vendimtar, si në art ashtu edhe në jetë. Ata u martuan në vitin 1952 dhe bashkëpunimi i tyre kulmoi me filmin And God Created Ëoman (1956), vepra që e shndërroi Bardot në ikonë botërore. Roli i saj si një vajzë e lirë, e çliruar seksualisht, në Saint-Tropez, tronditi normat morale të kohës dhe e vendosi atë në qendër të debatit kulturor ndërkombëtar.

Në vitet ’50 dhe ’60, Bardot ishte fytyra e një feminiteti të ri. Ajo nuk luante thjesht role – ajo përmbyste modele. Punoi me regjisorë të mëdhenj si Louis Malle, Jean-Luc Godard dhe Henri-Georges Clouzot, duke lënë gjurmë në filma si The TruthVery Private Affair dhe Contempt. Frymëzoi shkrimtarë, filozofë dhe artistë; Simone de Beauvoir e përshkroi si “gruan më të çliruar të Francës”, ndërsa në vitin 1969 Bardot u zgjodh modeli i parë real për Marianne, simbolin e Republikës Franceze.

Por fama pati edhe anën e errët. Jeta private e Bardot u shndërrua në objekt ndjekjeje obsesive nga paparacët. Marrëdhëniet sentimentale, martesat dhe mëmësia u shoqëruan me dhimbje të thella dhe kriza personale. Ajo e përjetoi famën si një burg dhe, në vitin 1974, pak para se të mbushte 40 vjeç, vendosi të largohej përgjithmonë nga kinemaja.

Që nga ai moment, Brigitte Bardot zgjodhi një tjetër rrugë. U tërhoq në shtëpinë e saj në La Madrague, pranë Saint-Tropez, dhe ia kushtoi jetën mbrojtjes së kafshëve. ThemeloI Fondacionin Brigitte Bardot, duke shitur edhe bizhuteritë e saj për të financuar kauzën. Protestoi kundër gjuetisë së fokave, vrasjes së kafshëve dhe praktikave që ajo i konsideronte çnjerëzore.

Megjithatë, vitet e fundit të jetës e kthyen Bardot në figurë gjithnjë e më polemike. Qëndrimet e saj politike, kritikat ndaj emigracionit dhe mbështetja për të djathtën ekstreme franceze i sollën dënime për nxitje të urrejtjes dhe e ndanë opinionin publik. Ajo mbeti besnike vetes, pa kërkuar kompromis, edhe kur kjo e largoi nga admirimi i dikurshëm.

Brigitte Bardot u martua katër herë, pati dashuri të bujshme dhe një karrierë muzikore paralele, përfshirë bashkëpunimin legjendar me Serge Gainsbourg. Por mbi të gjitha, ajo mbetet simbol i një epoke kur kinemaja guxoi të sfidojë moralin dhe një grua guxoi të jetojë pa kërkuar leje.

“Sot B.B. ka vdekur. Ajo ishte vetëm një imazh. Tani jam një tjetër person”, pat thënë ajo në prag të 80-vjetorit. Ndoshta pjesën e fundit të jetës e jetoi ashtu siç donte: larg dritave të famës, mes kafshëve, në vetmi në Saint-Tropez e saj të dashur.

gijotina.com/

Bllokoi rrugën në një festë në Vaun e Dejës, i gjendet kanabis në makinë –

By: 27
28 December 2025 at 11:18

Një 42-vjeçar është arrestuar në Vau i Dejës pas një incidenti në fshatin Hajmel, ku kishte bllokuar rrugën dhe penguar qarkullimin e automjeteve gjatë një aktiviteti festiv.

Shtetasi A. P. kundërshtoi punonjësit e Policisë së Forcave të Posaçme “Shqiponja” gjatë kontrollit fizik, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestruar gjithashtu municione luftarake.

Pas veprimeve procedurale, Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë urdhëroi arrestimin e tij për veprat penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi:

Kishte bllokuar rrugën duke penguar qarkullimin e automjeteve në fshatin Hajmel, si dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë detyrës për kontroll fizik, pasi kishte me vete një sasi lënde narkotike, arrestohet një 42-vjeçar.

Gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet municion luftarak.

Pasi kishte penguar qarkullimin e automjeteve të tjera në fshatin Hajmel, gjatë një aktiviteti festiv, punonjësit e Policisë së Forcave të Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë përballur me kundërshtim verbal nga shtetasi A. P. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe u sekuestruan municione luftarake.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë bëri arrestimin e shtetasit A. P., 42 vjeç, banues në Dejë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

gijotina.com/

Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin skuadrat e shqiptarëve në Serinë A –

By: 27
28 December 2025 at 11:06

Broja zhvilloi një tjetër paraqitje të kënaqshme, me Burnley që barazoi pa gola në shtëpi ndaj Everton, në sfidën e vlefshme për javën e 18 të kampionatit anglez. Sulmuesi i kombëtares shqiptare në situata të ndryshme i hapi probleme mbrojtjes kundërshtare, ndërkohë që u zëvendësua nga trajneri në minutën e 88-të, duke i lënë vendin Fleming. Ky ishte barazimi i tretë për Bërnlin në 18 javë, teksa renditen në vendin e 19-të me 12 pikë.

Në Itali Ramadani me Leccen dhe Torino e Asllanit e Ismajlit dolën të mundura në takimet e fundit për këtë vit në Serie A. Lecce u mposht në shtëpi 0-3 ndaj Comos, me Ylber Ramadani i cili  u shpreh i zhgënjyer me gjykimin, pas ndeshjes, me mesfushorin kuqezi që ka pretendime për golin e pare, ku sipas tij Niko Paz e goditi me grusht, e më pas arriti të gjente golin.

Humbje e hidhur edhe për Torinon. Pas dy suksese radhazi në kampionat, skuadra granata e dyshes kuqezi Ardian Ismajli e Kristjan Asllani doli e mundur nga sfida ndaj Cagliarit. Vendasit kryesuan të parër pas golit të Vlasiç, por sardët arritën të përmbysnin gjithçka. Asllani u aktivizua për 76 minuta lojë, ndërsa Ardian Ismajli në të gjithë 90 minutat.

gijotina.com/

3 ditë pa furnizim, spitali mbahet me autobotë zjarrfikësish –

By: 27
28 December 2025 at 10:54

Si pasojë e një defekti të rëndë teknik në linjën kryesore të transmetimit, furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës është ndërprerë që prej tre ditësh për qytetarët.

Strukturat përgjegjëse janë angazhuar për riparimin e avarisë dhe rikthimin sa më të shpejtë të shërbimit për qytetarët. Ndërkohë deri në normalizimin e kësaj situate spitali po furnizohet me autobotët e zjarrfikësve.

Punimet në linjën kryesore të transmetimit, me diametër 1000 mm, kanë nisur që në momentin e parë të konstatimit të defektit dhe kanë vijuar pa ndërprerje.

gijotina.com/

3 ditë pa furnizim, spitali furnizohet me autobotë zjarrfikësish –

By: 27
28 December 2025 at 10:20

Si pasojë e një defekti të rëndë teknik në linjën kryesore të transmetimit, furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës është ndërprerë që prej tre ditësh për qytetarët.

Strukturat përgjegjëse janë angazhuar për riparimin e avarisë dhe rikthimin sa më të shpejtë të shërbimit për qytetarët. Ndërkohë deri në normalizimin e kësaj situate spitali po furnizohet me autobotët e zjarrfikësve.

Punimet në linjën kryesore të transmetimit, me diametër 1000 mm, kanë nisur që në momentin e parë të konstatimit të defektit dhe kanë vijuar pa ndërprerje.

gijotina.com/

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore –

By: 27
28 December 2025 at 10:12

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq Drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore Fier.

Njoftimi i plotë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq punonjësit e Agjencisë Rajonale Mjedisore Fier/Vlorë/Gjirokastër për veprën penale ‘Shpërdorimi detyre’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.1051, u provua se, drejtori dhe specialistët e Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër, duke vepruar e mosvepruar në kundërshtim me ligjin, duke mos përmbushur rregullisht detyrat funksionale, pavarësisht rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, auditimeve të brendshme të kryera nga Ministria e Mjedisit:

Kanë miratuar dhe refuzuar leje mjedisore të tipit “C” në kundërshtim me ligjin, pa kryer verifikime në terren dhe pa respektuar kriteret ligjore dhe nënligjore; disa leje mjedisore të tipit “C” ishin miratuar në mungesë të dokumentacionit të detyrueshëm që kërkohet nga ligji dhe aktet nënligjore; si dhe janë konstatuar standarde të ndryshme vendimmarrjeje, duke favorizuar disa subjekte dhe penalizuar të tjera pa bazë ligjore.

Një numër i konsiderueshëm i subjekteve të pajisura me leje mjedisore nuk kanë dorëzuar raportet e detyrueshme të vetëmonitorimit, ndërkohë që DRM-Fier nuk ka kërkuar pezullimin apo revokimin e lejeve, siç parashikon ligji.

Nuk është ndjekur vjelja e tarifave vjetore të lejeve mjedisore, duke shkaktuar një dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në vlerën mbi 3 (tre) milionë lekë për vitet 2017–2019. Rezultoi se për vitin 2017 nuk kanë likuiduar këtë tarifë 424 subjekte në shumën 848 000 lekë, për vitin 2018 nuk kanë likuiduar tarifën 421 subjekte në shumën 842 000 lekë dhe për vitin 2019 nuk kanë likuiduar tarifën 702 subjekte në shumën 1 404 000 lekë, duke mos realizuar të ardhurat në shumën totale prej 3 094 000 lekë.

Në përfundim, prokuroria ngriti akuzë dhe dërgon për gjykim të pandehurit:

– A.V., ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Fier;

– B.F., specialist për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;

– E.B. specialist për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;

– E.Z. specialist për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;

– E.B. specialiste për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;

– V.G., specialiste monitorimi në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër; dhe

– P.T., specialist finance në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë punonjësve shtetërorë ose në shërbim publik që kryejnë vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore.

gijotina.com/

Një akuzë e hatashme, por të presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e çorbës politike –

By: 27
28 December 2025 at 09:52

Kryeministri Edi Rama, në podcastin e tij ‘Flasim’, ka komentuar drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, e cila është nën hetim nga SPAK dhe me masë sigurie.

Rama u shpreh se ndaj saj ka akuzë të hatashme, duke shtuar se duhet pritur që drejtësia të flasë për të, dhe jo ‘tenxheret e çorbës politike’.

Sipas tij AKSHI nën drejtimin e Karçanajt ka bërë një punë të jashtëzakonshme.

“Linda ka qenë gruaja që ka udhëhequr AKSHI-n me dije dhe vullnet e përkushtim për 12 me radhë, sot gjendet në një masë sigurie në një akuzë të hatashme, dhe duhet pritur nga drejtësia dhe jo 700 tenxheret e çorbës politike që të dalë në fund e vërteta e saj, cilado qoftë ajo. Por e di që falë saj dhe Skuadrës së AKSHI, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh”, tha Rama.

gijotina.com/

Akuzat për “turma të importuara” ndaj Salianjit, por dikur Berisha përuronte rrugë krah Benet Becit –

By: 27
28 December 2025 at 09:14

Ish-deputeti Ervin Salianji zhvilloi ditën e djeshme një takim me demokratët në Shkodër. Kësaj radhe ai u akuzua nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha se takimin e kishte organizuar në bashkëpunim me kryebashkiakun Benet Beci.

Ndërkohë në rrjete sociale virale është bërë një foto e shkrepur disa vite më parë gjatë përurimeve të rrugëve të Berishës me Benet Becin. Ky i fundit ka mbajtur postin e drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit kur Partia Demokratike ishte në mazhorancë.

Ndërkohë Salianji u përgjigj nga Shkodra akuzave të Berishës duke i kujtuar që vetë ai dikur ka bashkëpunuar me kryebashkiakun sot, të cilin e emëroi në krye të disa të institucioneve më të rëndësishme në vend.

Berisha ka nisur të sulmojë me akuza të tilla Salianjin që pas takimit të zhvilluar në Elbasan. Kryetari i PD tha se takimin e Elbasan Salianji e organizoi në bashkëpunim me Suel Çelën, i shumëkërkuari nga SPAK dhe kreu i bandës së Elbasanit.

gijotina.com/

Mediat italiane kritikojnë Kristjan Asllanin, pas humbjes së Torinos –

By: 27
28 December 2025 at 09:00

Skuadra e Torinos po përjeton moment të vështirë në Serie A. Edhe pse ata të shtunën  shënuan të parët ndaj Cagliari me Vlasic, për javën e 17-të në kampionatin italinë, nuk ishin në gjendje të ruanin avantazhin, përkundrazi u përmbysën.

Një humbje që rëndon akoma më tepër situatën. Kritikat nga mediat vendase nuk kanë munguar kundër “Demave”. Mes të “kryqëzuarëve” ishte edhe mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani, i cili mori notën 4.5 nga “TuttomercatoWeb”.

Ja si e përshkruan media në fjalë performancën e shqiptarit ndaj Cagliarit: “Asnjë pasim vertikal i saktë dhe sidomos i ngathët në rikuperim. Duket shumë larg nga koha kur ishte regjizor premtues në Serie A”.

Te Shqipëria, Asllani është i “paprekshëm” nën urdhërat e trajnerit Sylvinho, pavarësisht rritjes së ndjeshme nga Medon Berisha. Prej vitit 2023, 23-vjeçari kuqezi numëron 31 ndeshje që ka zhvilluar me Kombëtaren kuqezi.

gijotina.com/

Kosova sot në zgjedhje të parakohshme parlamentare, rreth 2 milionë shtetas me të drejtë vote –

By: 27
28 December 2025 at 08:42

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë të dielën, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u shpallën pasi legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk e miratoi asnjërin prej dy kabineteve qeveritare që u propozuan.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpërndarë materialet zgjedhor, përfshirë fletëvotimet për në 38 komunat e Kosovës.

Prej orës 7:00, 1 milion e 999 mijë e 24 shtetas kanë të drejtë t’u drejtohen qendrave te votimit, për ta zgjedhur legjislaturën e dhjetë.

“Numri i qendrave të votimit që do të hapen më 28 dhjetor është 948, prej të cilave 910 për votimin e rregullt me 2,557 vendvotime. Po ashtu, do të hapen edhe 38 qendra të votimit me gjithsej 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht”, ka thene Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Në zgjedhjet e sotme garojnë 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë për deputetë. Nga to, 8 subjekte politike janë të shqiptarëve me 624 kandidatë që synojnë 100 vendet në Kuvend, ndërkaq pjesa tjetër janë subjekte nga radhët e komuniteteve që garojnë për 20 ulëset e garantuara.

gijotina.com/

Hetimet ndaj Ballukut/ Prokuroria e Posaçme çon prova të reja në Kuvend për arrestimin e zv/kryeministres –

By: 27
28 December 2025 at 08:36

Prokuroria e Posaçme po intensifikon hetimet për Belinda Ballukun, pas kontrolleve të ushtruara orët e fundit ndaj 34 bashkëpunëtorëve të saj të afërt.

SPAK do të paraqesë në Kuvend prova të reja kundër zv/kryeministres, pasi ka kërkuar autorizim e Kuvendit për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin.

Belinda Balluku akuzohet për abuzime me tenderat duke paracaktuar fituesit në disa raste, nga tuneli i Llogarasë tek Unaza e Madhe, por edhe në projekte energjetike.

Abuzimet e Ballukut, sipas Prokurorisë së Posaçme arrijnë në miliona euro, dëme këto ndaj buxhetit të shtetit.

Me 19 dhjetor 2025, u mbajt mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, kërkesë që i hap rrugë arrestimit të saj.

Seanca u mbyll pa u caktuar një datë tjetër për vijimin e shqyrtimit të çështjes, duke e lënë procesin pezull.

gijotina.com/

Ja parashikimi i motit për sot në Shqipëri –

By: 27
28 December 2025 at 08:20

Sot pritet mot kryesisht i kthjellët dhe i thatë në të gjithë vendin, me vranësira të pakta kalimtare. Temperaturat mbeten të ftohta, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje, por gjatë ditës ka diell dhe mot të këndshëm dimëror.

🌡 Temperaturat tipike sot:

💨 Era
Era do të jetë e lehtë deri mesatare, në disa zona mund të ndjejë një frymëzim të lehtë veriperëndimor ose juglindor.

🌅 Detaje të tjera:

  • Mundësi për ngrica në orët e ftohta të mëngjesit dhe mbrëmjes, sidomos në zona rurale.

  • Vranësirat e pakta kalimtare nuk do të sjellin reshje të dukshme.

📍 Përmbledhje e shkurtër për zonat kryesore:

Qark / Zonë Moti kryesor sot Temp. Min Temp. Max
Tiranë Kthjellët rreth 1–3 °C rreth 10–12 °C
Veri (Malësi) Kryesisht i qartë nën 0 °C rreth 8–10 °C
Jugu (Fier/Vlorë) Diell dhe mot i kthjellët rreth 2–5 °C rreth 12–14 °C

Në përgjithësi, sot do të jetë një ditë me diell dhe mot të qetë dimëror, por me temperatura të ulëta në mëngjes.

gijotina.com/

parashikimi i horoskopit për sot, e diel, 28 dhjetor 2025 –

By: 27
28 December 2025 at 08:04

Dashi

Në fushën e dashurisë, sot ndiheni më të hapur dhe të gatshëm për të diskutuar ndjenjat tuaja me partnerin. Marrëdhëniet e qëndrueshme do të kenë një ditë të ngrohtë dhe të mbushur me harmoni, ndërsa beqarët mund të tërheqin dikë të veçantë përmes energjisë së tyre. Në punë, do të shfaqni vendosmëri dhe kreativitet, duke fituar vëmendjen e eprorëve. Shëndeti kërkon më shumë kujdes ndaj lodhjes, prandaj mos e teproni me angazhimet. Financat po stabilizohen, por mos bëni shpenzime të panevojshme. Mund të merrni një lajm të mirë për një pagesë të vonuar. Pasdite, përpiquni të relaksoheni dhe të kaloni kohë me familjen.

Demi

Në dashuri, dita sjell qetësi dhe afrimitet; bisedat e sinqerta me partnerin do t’ju ndihmojnë të kaloni çdo keqkuptim. Beqarët do të kenë mundësi të reja për njohje interesante, veçanërisht nëse janë të hapur ndaj eksperiencave të reja. Në punë, do të përballeni me disa sfida, por me këmbëngulje do t’ia dilni mbanë. Kujdesuni për shëndetin, mos anashkaloni shenjat e lodhjes apo tensionit. Financat kërkojnë maturi, prandaj shmangni investime të rrezikshme sot. Një mik mund t’ju kërkojë ndihmë për një çështje ekonomike. Merrni kohë për veten dhe meditoni mbi planet e ardhshme.

Binjakët

Sot dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes, me momente të ngrohta dhe surpriza të këndshme nga partneri. Beqarët mund të ndjehen tërheqës dhe të shijojnë vëmendjen e dikujt që prej kohësh ka pasur interes për ta. Në punë, do të keni mundësi të shfaqni talentet tuaja, ndaj mos hezitoni të merrni iniciativën. Shëndeti është i mirë, por një shëtitje në ajër të pastër do t’ju ndihmojë të qetësoheni. Financat janë stabile, por një shpenzim i papritur mund të dalë gjatë ditës. Mendoni mirë para se të merrni vendime të rëndësishme. Në mbrëmje, relaksohuni me aktivitete që ju pëlqejnë.

Gaforrja

Në marrëdhëniet personale, mund të ndjeni nevojën për më shumë hapësirë ose qartësi. Mos lejoni që tensionet e vogla të ndikojnë në raportet tuaja; një bisedë e hapur mund të zgjidhë shumë. Në punë, ka mundësi të reja për bashkëpunim, por duhet të jeni të kujdesshëm me detajet. Shëndeti është i mirë, megjithatë bëni kujdes me ushqimin e tepërt. Financat janë të qëndrueshme, por është koha të filloni të kurseni për projekte afatgjata. Mund të merrni një këshillë të vlefshme nga dikush me përvojë. Pasdite, krijoni kohë për hobi dhe argëtim.

Luani

Dashuria sot është e mbushur me pasion dhe dëshirë për aventura të reja; surprizoni partnerin me diçka ndryshe. Beqarët kanë shanse të mira për një takim të papritur që mund të shndërrohet në diçka të rëndësishme. Në punë, do të ndiheni të motivuar dhe plot energji për të përfunduar detyrat. Kujdesuni për shëndetin, veçanërisht për sistemin tretës. Financat janë të mira, por mund të tundoheni për të shpenzuar më shumë se zakonisht. Mendoni dy herë para se të merrni vendime të nxituara. Në mbrëmje, shijoni një aktivitet relaksues me miqtë ose familjen.

Virgjëresha

Në dashuri, dita sjell qetësi dhe mirëkuptim; është momenti i duhur për të ndarë ndjenjat dhe për të përmirësuar marrëdhënien me partnerin. Beqarët duhet të jenë të duruar, pasi një njohje e re po afrohet gradualisht. Në punë, mund të përfundoni suksesshëm një projekt të rëndësishëm, duke fituar vlerësimin e kolegëve. Shëndeti është i kënaqshëm, por mos harroni të pushoni mjaftueshëm. Financat janë të balancuara, por mos bëni investime të mëdha pa analizuar mirë rreziqet. Një këshillë nga një mik mund të rezultojë e dobishme për ekonominë tuaj. Në fund të ditës, kushtojini kohë relaksit personal.

Peshorja

Lidhjet romantike janë të favorizuara sot, me mundësi për të forcuar lidhjen përmes bisedave të thella. Beqarët mund të ndiejnë një tërheqje të fortë ndaj dikujt që e kanë njohur kohët e fundit. Në aspektin profesional, do të keni mundësi për të prezantuar idetë tuaja dhe për të marrë mbështetjen e nevojshme. Kujdesuni për shëndetin mendor dhe mos lejoni stresin të ndikojë në humorin tuaj. Financat janë të qëndrueshme, por është e këshillueshme të kufizoni shpenzimet për argëtime. Mund të merrni një lajm të mirë për një pagesë të vonuar. Në mbrëmje, shijoni qetësinë e shtëpisë.

Akrepi

Sot në dashuri do të ndiheni të sigurt dhe të gatshëm për të bërë hapa të rëndësishëm në marrëdhënie. Beqarët mund të tërheqin vëmendjen e dikujt të veçantë në një ambient të papritur. Në punë, do të keni mundësi të merrni një përgjegjësi të re që do të ndikojë pozitivisht në karrierën tuaj. Shëndeti kërkon më shumë kujdes ndaj lodhjes kronike, ndaj bëni pushime të shkurtra gjatë ditës. Financat janë në përmirësim, por mos harroni të planifikoni shpenzimet për të ardhmen. Një projekt i vjetër mund të marrë një zhvillim të papritur. Pasdite, merrni kohë për t’u përqendruar në veten tuaj.

Shigjetari

Në marrëdhëniet personale, dita do të jetë e mbushur me emocione të forta dhe dëshirë për afërsi. Beqarët mund të ndihen të pavendosur mes dy mundësive romantike, ndaj dëgjoni zemrën. Në punë, do të përballeni me sfida të vogla, por do të arrini t’i kapërceni me zgjuarsi. Shëndeti është i mirë, por kini kujdes nga ftohjet e stinës. Financat kërkojnë vëmendje, prandaj kontrolloni mirë buxhetin para se të shpenzoni. Mund të merrni një këshillë të vlefshme nga një person me përvojë. Në mbrëmje, dedikoni kohë familjes suaj.

Bricjapi

Dashuria sot favorizon bisedat e qeta dhe sqarimet e nevojshme në çift; është momenti i duhur për të zgjidhur mosmarrëveshje të vjetra. Beqarët mund të ndihen të tërhequr nga dikush që ka interesa të përbashkëta. Në punë, do të shfaqni përgjegjësi dhe organizim, duke fituar vlerësimin e të tjerëve. Kujdesuni për shëndetin emocional, merrni kohë për veten dhe meditoni. Financat janë të qëndrueshme, por mos u besoni premtimeve të rreme për fitime të shpejta. Një shpenzim i papritur mund të dalë nga askund. Pasdite, përpiquni të pushoni dhe të rilindni energjitë.

Ujori

Në dashuri, sot ndiheni më spontanë dhe të gatshëm për të bërë surpriza të këndshme për partnerin. Beqarët do të kenë mundësi të takojnë dikë të ri në një ambient social. Në punë, energjia juaj do të jetë e lartë dhe do të mund të përfundoni me sukses detyra të rëndësishme. Kujdesuni për shëndetin fizik, mos neglizhoni aktivitetin fizik. Financat janë të mira, por kini kujdes nga shpenzimet impulsive. Një investim i vogël mund të sjellë përfitime në të ardhmen. Në mbrëmje, shfrytëzoni kohën për të lexuar ose për një aktivitet krijues.

Peshqit

Sot në dashuri mund të përjetoni emocione të papritura që do t’ju japin një ndjenjë të re freskie në marrëdhënie. Beqarët do të kenë shansin të njohin dikë që i frymëzon dhe i motivon. Në punë, do të vlerësoheni për përkushtimin dhe seriozitetin që tregoni ndaj detyrave. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të ushqeheni shëndetshëm dhe të hidratoheni. Financat janë të stabilizuara, por është koha të filloni të mendoni për një plan kursimi. Një ofertë e re pune mund të shfaqet papritur. Në mbrëmje, relaksohuni pranë njerëzve që doni.

gijotina.com/

Yesterday — 27 December 202527.al

Përplasen dy makina në Divjakë! Njëra prej tyre përfundon në kanal, tre të plagosur rëndë! –

By: 27
27 December 2025 at 22:59

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, një prej mjeteve ka përfunduar në kanal.

Sipas informacioneve të siguruara nga qytetarët, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Të lënduarit udhëtonin në automjetin që përfundoi në kanal dhe janë transportuar me urgjencë me ambulancë drejt spitalit të Lushnjës. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit dhe përgjegjësitë e palëve të përfshira.

Një nga automjetet, sipas dëshmitarëve, kishte targa greke dhe personat në mjet kishin ardhur për pushime. Automjeti tjetër ndodhej në krahun e kundërt të rrugës në momentin e përplasjes.

 

 

Nëse s’ka paqe, Rusia do të përdorë forcën –

By: 27
27 December 2025 at 21:55

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Ukraina nuk po tregon vullnet për t’i dhënë fund luftës në mënyrë paqësore, duke paralajmëruar se Rusia do të vazhdojë përpjekjet për të arritur objektivat e saj “me forcë”, nëse një zgjidhje diplomatike nuk realizohet.

Deklarata u bë një ditë përpara takimit të paralajmëruar mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump. Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, Putin ka thënë se Moska vëren mungesë vullneti nga ana e Kievit për t’i dhënë fund konfliktit.

“Ne shohim që Ukraina nuk po nxiton drejt një zgjidhjeje paqësore. Nëse kjo nuk ndodh, ne do t’i arrijmë qëllimet tona me forcë,” citohet të ketë thënë presidenti rus.

Putin shtoi se, sipas tij, Perëndimi po i ofron Ukrainës mbështetje të gjerë në fushat e sigurisë, rindërtimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, por pavarësisht kësaj, Kievi nuk po tregon gatishmëri për dialog.

Ai përsëriti gjithashtu narrativën ruse se konflikti ka nisur në vitin 2014, duke e cilësuar atë si pasojë e një “grushti shteti” në Kiev. Sipas Putinit, Rusia ka kërkuar atëherë që banorëve të Ukrainës juglindore t’u njihej e drejta e vetëvendosjes, por kërkesat e saj nuk u morën parasysh.

 

Një dekadë pas “ftohjes”, Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant! –

By: 27
27 December 2025 at 21:39

Pas një shkëputjeje prej të paktën dhjetë vitesh, kryeministri Edi Rama është takuar me ish-bashkëpunëtorin e tij të ngushtë dhe mikun Koço Kokëdhima.

Mësohet se takimi mes kryeministrit dhe biznesmenit është mbajtur mbrëmjen e djeshme në ambientet e një restoranti te “Arena Kombëtare”.

Nuk dihet qëllimi i takimit dhe tematika e bisedimeve mes tyre, por të dy kanë darkuar në një ambient miqësor.

Në legjislaturën 2013-2017 Kokëdhima u zgjodh deputet për Partinë Socialiste në qarkun e Vlorës, por e humbi mandatin pas një vendimi të Kushtetueses, në vitin 2016.

Takimi vjen në një moment kyç të vendit dhe politikës, si dhe çështjeve të bujshme që po heton SPAK, veçanërisht ajo e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe AKSHI-t.

Marrëdhënia Rama–Kokëdhima ka qenë dikur jashtëzakonisht e ngushtë. Kryeministri e ka konsideruar publikisht Kokëdhimën si mentor politik dhe strategjik, ndërsa para zgjedhjeve të vitit 2013 ata ishin pothuajse të pandarë. Kokëdhima u pa si një nga arkitektët kryesorë të fitores së Partisë Socialiste, me ndikim të fortë në strategjinë elektorale dhe komunikimin politik.

Pas zgjedhjeve, raportet nisën të ftohen. Fillimisht u shfaqën fërkime të brendshme për mënyrën e drejtimit të partisë, rolin e biznesit në politikë dhe ndikimin e Kokëdhimës në vendimmarrje.

Në vitin 2016, Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit Koço Kokëdhimës, një zhvillim që në atë kohë u lexua edhe si fundi përfundimtar i një kapitulli të përbashkët politik.

Bënin ‘kërdinë’ duke vjedhur, merr fund ‘aventura’ e katër të rinjve shqiptarë në Itali –

By: 27
27 December 2025 at 21:31

Policia italiane ka arrestuar katër shqiptarë, të moshës 25-28 vjeç, të dyshuar për një seri vjedhjesh banesash në zonën e Veronës. Hetimet u zhvilluan nga Seksioni i Krimeve kundër Pronës i Skuadrës Fluturuese të Veronës, pas rritjes së ndjeshme të rasteve të thyerjes së banesave gjatë muajve nëntor-dhjetor.

Sipas autoriteteve, grupi vepronte me një modus operandi të përsëritur në të gjitha lagjet e qytetit, zakonisht gjatë pasdites dhe mbrëmjes. Dy anëtarë qëndronin në makinë për të monitoruar zonën, ndërsa dy të tjerët hynin në banesa, të pajisur me mjete për thyerje, përfshirë edhe një tub uji të fshehur në çantë.

Ata ngjiteshin në ballkone në katet e sipërme, duke komunikuar me bashkëpunëtorët në makinë përmes radiove me dy drejtime. Dritaret franceze hapeshin me forcë, dhe në raste të veçanta përdorej tubi i ujit për të hapur kasafortat. Brenda banesave, ata bastisnin çdo dhomë, duke marrë bizhuteri, sende me vlerë dhe para të gatshme.

Secila vjedhje zgjaste midis 5 dhe 15 minutave, ndërsa autoritetet arritën të identifikonin automjetin e përdorur nga banda përmes mbikëqyrjeve dhe analizimit të dinamikës kriminale në lagjet e prekura.

❌
❌