Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 January 202627.al

Ishte për vizitë në spital/ I paraburgosuri i grupit të Talo Çelës, Altin Ndoci arratiset –

By: 27
13 January 2026 at 13:48

Një ngjarje që ka tronditur qytetin e Durrësit ka ndodhur sot në Spitalin Rajonal, ku paraburgosuri Altin Ndoci ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Ai ndodhej në repartin e infektivit, i cili ka një sektor të sigurisë për të dënuarit.

Pavarësisht intervenimit të menjëhershëm nga forcat e Policisë së Burgjeve, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali, duke shkaktuar alarm të menjëhershëm në strukturat e rendit.

Aktualisht, strukturat përkatëse janë vënë në lëvizje, ndërsa po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë arratisje.

Ngjarja ngre shqetësime të forta mbi sigurinë në burgje dhe menaxhimin e paraburgosurve gjatë vizitave mjekësore, ndërsa autoritetet po marrin masa të menjëhershme për parandalimin e incidenteve të ngjashme.

Arratiset një i burgosur nga burgu i Durrësit, nisin kërkimet për kapjen e tij –

By: 27
13 January 2026 at 13:28

Një i burgosur është arratisur nga shërbimet e Burgut të Durrësit. Sipas burimeve, i dënuari ndodhej i shtruar në spital në momentin e ngjarjes.

Arratisja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta.

Autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet për kapjen e tij.

 

Përmbytjet/ Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro –

By: 27
13 January 2026 at 13:08

Prokuroria e Durrësit, e cila ka nisur hetimet prej disa ditësh për të përcaktuar shkaqet e përmbytjeve në qark, ku u shkaktua një viktimë dhe dhjetëra milionë  euro dëme materiale, sekuestroi dokumentet që lidhen me ndërtimin e hidrovorit të ri në Port Romano, me vlerë 19 milionë euro.

Sipas grupit të hetimit është bërë sekuestrimi i dokumenti “Hartim i studimit të projektit për rehabilimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos-Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit, në kuadër të procesit të rindërtimit me fond limit 87 milionë lekë”.

Gjithashtu është marrë pranë Bashkisë së Durrësit e gjithë procedura tenderuese për hidrovorin, e po ashtu dokumentet e zbatimit të projektit.

Ka dyshime se hidrovori nuk ka funksionuar e për pasojë janë shkaktuar edhe përmbytjet.

Tenderi për ndërtimin e hidrovorit të Porto Romanos u fitua nga kompanitë vëllezërit Hysa, 2T dhe Adriatik. Kompania Adriatik zotërohet nga Petrit Kovaçi  babai i Spartak Kovaçit, i cili ka qenë drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës dhe ka dyshime se tenderin për hidrovorin mund të jetë paracaktuar.

Petrit Kovaçi ka lidhje familjare me Ceno Klosin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe aktualisht deputet i PS në qarkun Fier. Ndërkohë, Spartak Kovaçi është pjesë e rrethit të personave të afërt me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Ndërsa kompania 2T zotërohet në masën 20% nga Artan Sako, vëllai i Gramoz Sakos, aktualisht kryetar socialist i Bashkisë së Tepelenës dhe më herët drejtues i Gardës së Republikës.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilirjana Kuçana kallëzoi në SPAK Bashkinë e Durrësit, ministrinë e Bujqësisë dhe Drejtorinë e Kullimit për “shpërdorim detyre”, pas përmbytjeve.

Ajo u shpreh se kryebashkiakja Emirjana Sako, pas investimit rreth 19 mln euro për hidrovorin, deklaronte se Durrësi nuk do të ketë më probleme me përmbytjet.

Të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve që përmbytin dhe grabisin Shqipërinë –

By: 27
13 January 2026 at 12:58

Drejtuesi politik i PL-së për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, ka denoncuar përmbytjet e përsëritura në zonë, duke akuzuar pushtetin lokal dhe atë qendror për abuzim, paaftësi dhe papërgjegjshmëri.

Maliqi thekson se banorët në Dimal, Kucovë, Polican, Ciflik e fshatra të tjerë janë përballur me dëme masive, përfshirë toka, sera, bagëti dhe shtëpi të përmbytura.

Ai kërkoi dëmshpërblim 100% për të gjithë të prekurit.

Sipas Maliqit, shumë prej përmbytjeve mund të ishin shmangur, ndër të tjera, për shkak të mosmirëmbajtjes së kanaleve kulluese dhe hapjes së vonuar të portave të Banjës.

Ai fton të gjithë shqiptarët, të majtë e të djathtë të ngrihen kundër kësaj qeveria që permbyti gjithe vendin me papërgjegjshmërinë e saj.

Deklarata

Denoncoj me forcën më të madhe mashtrimin, abuzimin, paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e pushtetit lokal dhe atij qëndror me përmbytjet e përsëritura në Qarkun Berat.

Mbështes cdo banor që është ngritur në protest në bashkinë Dimal dhe në të gjithë Qarkun e Beratit, për dëmshpërblimin 100% të dëmeve nga kjo përmbytje e përsëritur.
Pamë, jo më larg se dje dhe pardje, minstra, drejtues të pushtetit lokal, në zonën e Kucovës dhe Dimalit, me shoë dhe propogandë, të veshur me cizme apo me varkë dhe veshje të tjera demonstrative dhe asnjë ndihmë për ata banorë.

Neglizhenca, pavarësisht fatkeqësisë natyrore, sidomos në zonën e Kucovës, me hapjen e portave të Banjës, nuk u vu asnjë dijeni, me orë të tëra për hapjen e kësaj porte, në mënyrë që banorët të mernin masa për evakuimin dhe mbrojtjen e pronave të tyre, bagëtive etj.

Në zonën e Dimalit, në Polican, në Ciflik, pati përmbytje masive.

Banorët e Dimalit u ngritën në protest kundra miliona lekë të vjedhura në mënyrë abuzive për argjinaturën dhe pritjet që u bënë nga firma Salillari, por deklaroj se në zonën e Kucovës kam qenë i pranishëm në të gjitha zonat e përmbytura, sepse e prek atë zonë.

Sidomos në zonën e Sals Kozares, Kozare, Ferras, Ferm Partizani, Tapi, Rreth Tapi, përmbytjet ishin masive.

Dhe në pamjet filmike, banorët denoncojnë neglizhencën e pushtetit lokal ku ka patur mbi 10-20 vjet që kanalet kulluese nuk pastroheshin nga pushteti lokal.

Po kështu, landfilli në Fermë Partizani, afër bashkisë së Kucovës, e mori lumi , pra plehërat që ishin në një zonë që nuk duhet të ishin dhe i ka shpërndarë në të gjitha tokat bujqësore.

Aq më keq që Kucova ka dhe puse nafte kudo dhe janë përhapur dhe janë përhapur kudo në tokat bujqësore.

Denoncoj dhe kërkoj me forcë të madhe dëmshpërblimin e të gjithë banorëve të përmbytur nga kjo fatkeqësi e madhe natyrore.

Strukturat e PL-së, Drejtuesit Politikë si në Dimal, në Berat, por edhe në Kucovë, kanë qenë të pranishëm pranë banorëve edhe për ti mbështetur masivisht ata.

Deklaroj se vetëm në Sals Kozare, janë përmbytur mbi 100 hektarë tokë, 10 hektarë sera, rreth 5 hektarë me agrume.

Po kështu edhe shpendë e kafshë dhe rreth 20 shtëpi të përmbytura.

Edhe nkjëherë, të jeni të bindur banorë, të majtë dhe të djathtë, data 24 erdhi.

Opozita e bashkuar do të jetë në shesh, në revolt për të ndihmuar njerëzit, për ta kthyer vendin sa më shpejt në zgjedhje të lira dhe të ndershme, në qeveri teknike dhe për ti kthyer fitoren e pushtetit lokal dhe të pushtetit qëndror jo vetëm në Kucovë, Berat, por në të gjithë Shqipërinë.

Përmbyset traktori në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital 64-vjeçari (Emri) –

By: 27
13 January 2026 at 12:16

Një aksident me mjet bujqësor është shënuar në zonën e Kolonjës, ku një 64-vjeçar ka mbetur i plagosur. Shtetasi Egzon Begaj, banor i Kolonjës, ishte nisur për të punuar tokën, kur ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor tip “Zetor”, i cili është përmbysur në një tatëpjetë.

Si pasojë e aksidentit, 64-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e shkaqeve të aksidentit, që për pak i rrezikoi jetën drejtuesit të mjetit bujqësor.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak për humbjen e kontrollit ka qenë lagështia dhe balta në rrugën ku po lëvizte mjeti. Hetimet vijojnë.

 

Po uzurpohet pushteti i KLGJ –

By: 27
13 January 2026 at 11:58

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ndryshimet ligjore që prekin statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në reagim theksohet se me ndryshmet ligjore shmanget gara për postet drejtuese në pushtetin gjyqësor si dhe po tentohet të uzurpohet pushteti që Kushtetuta i ka dhënë Këshillit të Lartë Gjyqësor në emërimin e kryetarëve të gjykatave.

Reagimi i plotë:

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë është një njohur me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””, si pjesë e një pakete ndryshimesh të ligjeve të reformës në drejtësi, të dërguar nga ana e Kuvendit, për konsultim. Në parim, Shoqata është shprehur gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar me Kuvendin dhe çdo institucion tjetër në përmirësimin e kuadrit ligjor që normon statusin e magjistratëve si dhe organizimin dhe veprimtarinë e organeve të drejtësisë dhe të qeverisjes së tyre. Megjithatë, kjo Shoqatë thekson se çdo ndryshim normativ duhet të jetë i kujdesshëm, të mos bjerë ndesh me parimet themelore të shtetndërtimit, si ndarja dhe balancimi i pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit, si dhe duhet të synojë perfeksionimin e ligjeve bazë të reformës në sistemin e drejtësisë dhe jo të zhbëjë sukseset e arritura deri tani në këtë drejtim.

Shoqata konstaton se në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””, të paraqitur nga ana e Kuvendit, ndër të tjera, prezantohet edhe një normë e cila vlerësohet si shumë problematike nga pikëpamja kushtetuese. Konkretisht bëhet fjalë për nenin 12 të këtij projektligji, që synon të shtojë nenin 170/3 në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ne Republikën e Shqipërisë”. Nëpërmjet kësaj norme, kryetarët në detyrë të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe atij administrativ konfirmohen si kryetarë të emëruar deri në datën 31 dhjetor 2028, duke shmangur sakaq garën për këto poste drejtuese në pushtetin gjyqësor.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë thekson se një dispozitë e tillë, së pari, tenton të uzurpojë pushtetin që Kushtetuta i ka dhënë Këshillit të Lartë Gjyqësor në emërimin e kryetarëve të gjykatave. Në nenin 147/a, pika 1, shkronja “a”, të Kushtetutës, parashikohet se Këshilli i Lartë Gjyqësor emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon gjyqtarët e të gjitha niveleve. Emërimi në pozicionin e kryetarit të gjykatës konsiderohet si ngritje në detyrë sipas ligjit nr. 96/2016 dhe për këtë mund të disponojë vetëm Këshilli i Lartë Gjyqësor. Së dyti, në mënyrë të çuditshme, kjo dispozitë shtrihet vetëm ndaj gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm dhe atyre administrative dhe nuk përfshin gjykatat e posaçme. Së treti, projektligji nuk mban në konsideratë faktin se KLGJ-ja tashmë ka miratuar aktin normativ përkatës lidhur me procedurën e zgjedhjes së kryetarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit, akt i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 janar 2026 dhe pritet t’i sjellë efektet shumë shpejt, me hapjen e garës për postet e kryetarëve në këto gjykata, si dhe faktin se për një periudhë prej gati gjashtë vitesh gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit janë drejtuar nga zëvendëskryetarët, të cilët kanë ushtruar funksionet e kryetarit në detyrë. Kjo gjë e bën jo vetëm të panevojshëm caktimin e kryetarëve të gjykatave nga ana e Kuvendit, por sjell edhe cenimin e parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

Shoqata sjell në vëmendje se edhe tentativa të ngjashme për miratimin e normave të tilla me karakter ad personam kanë dështuar pasi janë përballur me gjykimin kushtetues. Përmendim këtu vendimin nr. 34, datë 10.04.2017, të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin është shfuqizuar, ndër të tjera, neni 161, pika 3, e ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dispozitë e cila synonte të ndërpriste mandatin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë si dhe të kryetarëve të gjykatave të tjera. Në këto rrethana, Shoqata fton Kuvendin e Republikës së Shqipërisë që të mos përpiqet të cenojë standardet e shtetit të së drejtës, duke dëmtuar arritjet e realizuara përmes ngritjes së organeve të reja të qeverisjes së pushtetit gjyqësor, pushtet i cili është në përfundim të procesit të reformimit si dhe që të mbajë në konsideratë jurisprudencën udhërrëfyese të Gjykatës Kushtetuese. Nga ana tjetër, ajo është në çdo moment e hapur për të bashkëpunuar dhe ofruar kontributin e saj në përmirësimin e procesit të ligjbërjes.

 

Skema/ Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar asnjë taksë përmes’ Durana Tech Park’ –

By: 27
13 January 2026 at 11:52

Të gjithë personazhet kryesore të dosjes AKSHI, të cilët deri më tani kanë përfituar fonde publike përmes paracaktimit të fituesve dhe fryrjes së kostove në tendera, ishin përgatitur që nga 1 janari 2026 të mos paguanin asnjë lek taksa për qindra miliona euro që vijonin të merrnin nga buxheti i shtetit.

Skema e ndërtuar për këtë qëllim parashikonte kalimin formal të aktivitetit drejt Durana Tech Park, përmes krijimit të kompanive të reja me emra të ndryshëm, por me të njëjtët pronarë dhe administratorë që qëndrojnë pas subjekteve të përfshira në dosjen e AKSHI-t.

Skema lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet fiskale që hynë në fuqi nga viti 2026. Pas presionit ndërkombëtar, qeveria u detyrua të hiqte privilegjin e tatim-fitimit 5 për qind për kompanitë e teknologjisë së informacionit, duke rikthyer normën standarde.

Në këtë fazë, për të shmangur pagesën e taksave, u aktivizua mekanizmi i parqeve teknologjike, i parashikuar në ligjin e vitit 2022, i cili garanton përjashtime totale nga tatim-fitimi, TVSH-ja dhe taksat mbi pagat për një periudhë 10–15 vjeçare.

Ligji ndalon transferimin e një veprimtarie ekzistuese në park vetëm për përfitim fiskal. Por, sipas verifikimeve, kjo pengesë u anashkalua përmes regjistrimit të subjekteve të reja, ndërsa aktiviteti real, personat kyç dhe interesat ekonomike mbetën të pandryshuara.

Nga analiza e listës së kompanive të regjistruara në Durana Tech Park rezulton se disa prej tyre lidhen drejtpërdrejt ose indirekt me emra të hetuar nga SPAK në dosjen AKSHI.

Në disa raste, pronarë ose administratorë të kompanive të reja rezultojnë të jenë të njëjtët persona që drejtojnë ose përfaqësojnë subjektet në qendër të hetimeve për tenderat e AKSHI-t.

Të njëjtët emra me kompani të ndryshme 

Në listën e plotë të subjekteve të regjistruara në Durana Tech Park rezulton se një pjesë e konsiderueshme e tyre lidhen drejtpërdrejt ose indirekt me Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe rrethin e tyre të afërt.

Sipas verifikimeve të redaksisë, në disa raste lidhjet janë të dokumentuara përmes personave që shfaqen si pronarë ose administratorë në kompani të reja, por që paralelisht mbajnë role kyçe në subjekte të përfshira në dosjen AKSHI.

Një nga rastet është kompania KronoTech, e regjistruar në Durana Tech Park, e cila në dokumente rezulton me pronare Arjola Koromanin. E njëjta është administratore edhe e kompanisë Soft & Solution, subjekt i cili ndodhet në qendër të hetimeve për tenderët e AKSHI-t.

Në një tjetër rast, kompania Test & Tech figuron me pronar Ergys Agasin dhe me administratore Ina Cikon.

Ina Ciko është njëkohësisht administratore edhe e kompanisë EA Solution, në pronësi të Agasit, e përfshirë gjithashtu në dosjen e AKSHI-t.

Ciko ka lidhje familjare me Elon Cikon, pjesë e rrethit të afërt të Ergys Agasit dhe administrator i kompanisë EA Logistic.

Ndërkohë, Gëzim Hoxha, ndaj të cilit SPAK ka vendosur masë sigurie në kuadër të hetimeve për skandalin AKSHI dhe që dyshohet si pjesë e skemës së tenderëve, ka regjistruar në Durana Tech Park dy kompani, CyberMind dhe Box Artificial Logic.

Nga ana tjetër, vetë Ermal Beqiri ka regjistruar po ashtu kompaninë Data Storm në Durana Tech Park.

Të gjitha këto subjekte janë regjistruar gjatë muajve të fundit të vitit 2025, në një periudhë kur grupi i përfshirë po përgatitej të kalonte aktivitetin drejt Durana Tech Park, me të njëjtët aktorë, por përmes kompanive të reja, për shkak se ligji ndalon transferimin formal të një veprimtarie ekzistuese.

Një burim i tha redaksisë se SPAK duhet të verifikojë nëse këto kompani kanë ushtruar aktivitet tregtar real gjatë kësaj periudhe dhe të analizojë marrëveshjet e lidhura mes tyre dhe Durana Tech Park, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një skemë të mirëorganizuar shmangieje taksash.

Nëse provohet se ka pasur aktivitet tregtar të subjekteve të lidhura me emrat e dosjes AKSHI, por të regjistruara me kompani të reja dhe me të njëjtët aksionerë, atëherë çështja bëhet shumë serioze për Durana Tech Park, pasi kemi shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit dhe kjo duhet të verifikohet nga SPAK”, u shpreh një burim për Skyweb.al.

Plani i mirëmenduar i grupit në fjalë u prish nga hetimet për dosjen AKSHI. SPAK ka shtrirë hetimet e dosjes AKSHI dhe te Durana Tech Park pikërisht prej këtyre kompanive./Skyweb.al

Po i bën bisht drejtësisë –

By: 27
13 January 2026 at 11:30

Aulon Kalaja ka reaguar për padinë që kreu u bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë ndaj tij.

Seanca e kësaj të martë ka dështuar sërish, ndërsa Kalaja nënvizon se Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit në këtë seancë, por sipas tij ka dhënë edhe urdhër që edhe avokati i tij mbrojtës të mos ishte në seancë.

“Edhe pse ka hapur gjyq ‘ndaj meje’ Veliaj po i shmanget situatës”– shkruan Kalaja.

Erion Veliaj ka paditur për shpifje ish-kandidatin për deputetet të Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, pas deklaratave të bëra nga ky i fundit në publik, se “Veliaj me shokë vishej me tanga dhe ofronte seks për ambasadat.”

Reagim i plotë:

Megjithëse data 13 janar ishte caktuar nga gjykata si dita ku ne do të fillonim gjyqin në orën 09:30 dhe do e bitisnim, kur të mbaronin të gjitha provat, së bashku me një ekspert IT, që do kujdesej për transmetimin e provave ne sallën e gjyqit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, jo vetëm që nuk u paraqit, por dha urdhër që të mos vijë në seancë as avokati i tij mbrojtës.

E paimagjinueshme se si personi që ka hapur gjyq ndaj meje, nuk vjen të përballet, por i bishtnon drejtësisë!

Ku është morali këtu?! Lëre moralin, po ligji?!

U shpreha para gjykatës që plani ndaj meje është që të qëndroj peng nëpër gjyqe të paktën për dy vite, sepse strategjia është e atillë. Edhe nëse do mbyllet ky gjyq, do hapet një tjetër nga Veliaj, ndaj meje. Unë e di ku e ka hallin Kryetari i Tiranës që është në burg, por unë nuk ia zgjidh dot.

Gjykata caktoi seancën e radhës me 26 janar, ora 13:30 dhe nëse pala paditëse nuk paraqitet, është caktuar një avokate kryesisht qe të mbrojë Veliajn, ndaj meje.

Megjithëse kjo është një padi strategjike për të më mbajtur në presion, unë jam i përkushtuar që t’a trajtoj me seriozitet.

Qeveria mbetet model i grabitjes, nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë –

By: 27
13 January 2026 at 11:00

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ngritur shqetësimin e çmimit të lartë të naftës në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Facebook, ai krahason Shqipërinë me vendet e rajonit, ku dukshëm çmimi i naftës është më i lirë.

“Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final. Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin”, shkruan Salianj!

Nafta e shtrenjtë thotë Salianji rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë.

“Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje”, mbyll postimin e tij duke bërë thirrje për protestë.

Postimi

Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë!

Qeveria e Shqipërisë po mbyt qytetarët me rritje taksash.

Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final.

Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin!

Nafta e shtrenjtë rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë.

Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje!

Elira Kokona i rriti pagën vetes në 5.4 milionë lekë, ndërsa projekti “Durana Tech Park” mbeti vetëm në letër –

By: 27
13 January 2026 at 10:56

Drejtoresha Ekzekutive e Korporatës së Investimeve Shqiptare Elira Kokona është ngjitur në krye të institucionit me objektiva  të qarta. “Zgjedhjet janë menteshat e fatit tonë”, rezulton një nga shprehjet e famshme të Pitagorës.

Dhe në fakt, zgjedhjet dhe vendimet e drejtueses së re të AIC menjëherë pas marrjes së detyrës japin sinjale të qarta. Ekofin.al, referuar fakteve nga auditimi i KLSH, hedh dritën mbi dy vendimet e para të Kokonës.

Dhe në fakt, vetëm dy muaj pas ngjitjes në krye të Korporatës, në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të 20 Dhjetorit 2023, me propozimin e drejtueses së re u morën dy vendime, rritja e pagës maksimale të Kokonës me 35% dhe miratimin e planit të punës për vitin 2024, ku një nga prioritetet kryesore ishte Durana Tech Park.

Durana Tech Park, “qershiza” në objektivat 2024

Plani i Punës për vitin 2024 u prezantua si dokument themelor i drejtimit të ri dhe përfshinte një sërë projektesh madhore: zhvillimin e pasurive shtetërore, ndërtimin e komplekseve qeveritare, EXPO Albania dhe, mbi të gjitha, projektin që do të kthehej në flamurin e kësaj strategjie – Durana Tech Park.

Durana u konceptua si projekti që do të demonstronte se AIC mund të kalonte nga ideja në realizim, nga menaxhimi pasiv në zhvillim aktiv ekonomik.

Image

Çfarë ishte ideja e parkut teknologjik

Në konceptin fillestar, Durana Tech Park nuk ishte thjesht një park biznesi. Ai u mendua si një park shkencor dhe teknologjik i standardeve ndërkombëtare, i ndërtuar mbi një sipërfaqe prej rreth 14 hektarësh në zonën e Xhafzotajt, Bashkia Durrës. Ideja ishte që aty të krijohej një ekosistem i plotë inovacioni, ku të bashkëjetonin: kompani të teknologjisë së lartë; start-up dhe scale-up digjitale; qendra kërkimore dhe zhvillimi; zyra moderne, hapësira bashkëpunimi dhe konferencash; shërbime mbështetëse për inovacionin dhe kapitalin njerëzor.

Parku u pozicionua si një nyje strategjike për tërheqjen e investimeve të huaja, për kthimin e trurit shqiptar dhe për tërheqjen e nomadëve digjitalë, duke shfrytëzuar avantazhin gjeografik dhe kostot relativisht të ulëta të Shqipërisë.

Image

Parajsë fiskale në letër

Durana u shoqërua me një regjim lehtësish fiskale që nuk ka precedent në ekonominë shqiptare. Ligji dhe VKM-të përkatëse parashikuan: tatim 0% mbi të ardhurat për një numër të kufizuar kompanish të përzgjedhura; përjashtim nga një sërë taksash dhe detyrimesh fiskale; përdorim të pasurive shtetërore me kushte preferenciale; një regjim të dedikuar për zhvilluesin dhe përdoruesit.

Në total, 46 kompani përfitojnë nga ky status special. Mesazhi ishte i qartë: Shqipëria po ofronte një “zonë të lirë teknologjike” për të konkurruar rajonalisht dhe më gjerë. Por në fakt, ashtu siç ka dalë në pah edhe me listën e kompanive, kriteret e përzgjedhjes së tyre rezultojnë shumë të diskutueshme.

Nga ideja te realiteti: mungesa e tullës së parë

Megjithatë, pavarësisht gjithë kornizës ligjore, vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe autorizimit të AIC-së si zhvilluese, realiteti në terren mbetet i zhveshur nga çdo investim fizik. Në vitin 2026, më shumë se dy vite pas miratimit të Planit të Punës 2024 dhe më shumë se një vit pas afatit ligjor për planin e zhvillimit të detajuar, Durana Tech Park nuk ka asnjë ndërtim, asnjë strukturë dhe asnjë investim të dukshëm.

Toka është transferuar nga RTSH që rezultonte pronare e saj në letra, procedurat janë hapur, njoftimet për shprehje interesi janë publikuar, por projekti ka mbetur në fazën e dokumenteve. Premtimi për një park që do të gjeneronte zhvillim ekonomik është kthyer në një dosje burokratike.

Kokona ia bëri rrogën vetes 540 mijë lekë

Ndërkohë që Durana përveç favoreve fiskale për kompanitë preferenciale të regjistruara nuk ka prodhuar ende asgjë, vendimi tjetër i marrë po në dhjetor 2023 ka prodhuar efekte konkrete financiare, si në buxhetin e AIC, ashtu edhe në buxhetin personal të drejtoreshës. Kokona i rriti pagën vetes me 35%, ku nga intervali 340 mijë deri në 400 mijë, paga e drejtorit ekzekutiv u rrit në minimumi 400 mijë deri në 540 mijë bruto. Gjthashtu, u rritën rrogat, edhe pse më pak 6-13% për drejtuesit e tjerë si Drejtor Kabineti apo Divizioni, si edhe për këshilltarët, por si për ironi u ulën për specialistët e institucionit.

Ky vendim u mor në një institucion që, sipas auditimit të KLSH, ka dalë çdo vit me humbje që nga krijimi i saj në fund të vitit 2019. Kjo krijon një kontrast të fortë mes performancës së institucionit dhe përfitimeve të drejtimit të tij.

Image

Këshilltarë më shumë, shpenzime më të larta

Raporti i KLSH-së evidenton gjithashtu rritjen e përdorimit të këshilltarëve dhe ekspertëve të jashtëm. Për gjysmën e parë të vitit 2024, rezulton se drejtoresha e re Kokona ka paguar 15 këshilltarë dhe ekspertë të jashtëm jashtë organigramës, aq sa kishte mbajtur në tre vite të marrë së bashku drejtori i mëparshëm. Dhe kjo edhe pas rritjes me 55% të organikës së brendshme të punonjěsve.

Në vetvete, përdorimi i ekspertizës nga jashtë nuk është problem. Problemi lind kur kjo ndodh paralelisht me mungesën e rezultateve konkrete dhe me rritjen e vazhdueshme të shpenzimeve. KLSH parashikon në fakt se humbjet e Korporatës do të vijojnë të rriten dhe ajo do ta mbyllë vitin 2026 me një bilanc negativ prej 262 milionë lekësh.

Një korporatë me fuqi të mëdha dhe humbje të vazhdueshme

Sipas KLSH-së, AIC operon me një autonomi të konsiderueshme, jashtë regjimit klasik të prokurimeve publike. Kjo fuqi e zgjeruar kërkon kontroll dhe llogaridhënie edhe më të fortë. Por bilanci financiar i korporatës mbetet negativ, me humbje të përsëritura çdo vit.

KLSH vëren se baza ligjore i jep AIC-së një pavarësi në administrimin, menaxhimin dhe përdorimin e pronave shtetërore, duke përfshirë dhënien e tyre me qira, enfiteozë, leasing, shitje apo përdorim si kolateral, si dhe zhvillimin e projekteve përmes procedurave të veçanta konkurrimi dhe negocimi të drejtpërdrejtë. Kjo pavarësi paraqet një risk të lartë operacional dhe institucional mbi menaxhimin e pronave shtetërore, pasi proceset e saj nuk bazohen në legjislacionin shqiptar mbi Prokurimet Publike, por mbështeten ekskluzivisht në kompetencat dhe procedurat e vetë AIC-së.

Image

Durana si simbol i një qasjeje problematike

Në fund, Durana Tech Park është kthyer në simbolin më të qartë të kontradiktave të drejtimit aktual të AIC-së: një projekt me ide të mëdha, lehtësi fiskale ekstreme dhe pritshmëri të larta, por pa realizim fizik; një parajsë fiskale pa ekonomi reale; një ambicie strategjike ende pa investim në terren.

Bilanci i drejtimit të Elira Kokonës deri më tani ngre më shumë pikëpyetje sesa përgjigje. Në bion e saj në faqen zyrtare të AIC, që nganjëherë i ngjan më shumë një labirinthi, ku kërkohet më shumë të fshihet informacioni sesa të dalë në dritë, Kokona paraqitet si “një eksperte e shquar në të drejtat njerëzore dhe kushtetuese, me një përvojë të pasur ndërkombëtare”. Gjithashtu, si “anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatëve të Shqipërisë, ajo ka shkëlqyer si avokate bashkëpunëtore në firma të njohura ligjore si në Tiranë ashtu edhe në Romë”. Tashmë, si eksperte e shquar dhe avokate e shkëlqyer, duhet të presim për të parë sesi do të mbrojë deri në fund interesat e shtetit shqiptar, do të vijojë si nisi me Duranën, apo do të ketë zhvillime të tjera? /ekofin.al

U kundështua nga SHBA dhe BE, presidenti Begaj dekreton ligjet për Paqen Fiskale –

By: 27
13 January 2026 at 10:50

Presidenti i Republikës dekretoi ligjet e paketës fiskale, duke përfshirë ligjet “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale”, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë” ndryshimet në TVSH-në për rimbursimin e TVSH-së 10% të fermerëve etj.

Edhe pse ligji për “Paqen Fiskale” u kundërshtua nga FMN, Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe nga Bashkimi Evropian, Presidenti e dekretoi.

Dhoma Amerikane e Tregtisë është shprehur se mungon konsultimi dhe transparenca, ndërsa FMN ka deklaruar se “Paqja Fiskale” minon progresin në administrimin tatimor dhe rrezikohet qëndrueshmëria fiskale.

Dekretimi dhe më pas botimi në Fletoren Zyrtare i ligjeve të paketës fiskale i hap rrugë zbatimit të tyre nga administrata tatimore. Ndërsa zbatimi i plotë nis pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe miratimit të akteve nënligjore përkatëse.

Nga 7 ligjet e paketës fiskale në Fletoren Zyrtare është botuar vetëm ligji për “Rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme”.

Ndër ligjet që kanë nxitur pritshmëri të larta nga bizneset, pavarësisht rezervave të shprehura nga institucionet ndërkombëtare, janë ligjet për Marrëveshjen e Paqes Fiskale dhe “Për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime dhe dogana”.

Janë të shumta bizneset që po kërkojnë të nënshkruajnë marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, por kërkesat e tyre po refuzohen nga inspektorët tatimore, për shkak të mungesës së akteve nënligjore për zbatimin e tyre.

Administrata Tatimore sqaroi për Monitor së do të nisë zbatimin e këtyre ligjeve, pas dekretimit të tyre nga Presidenti i Republikës, botimit në Fletoren Zyrtare, si dhe miratimi i akteve nënligjore përkatëse, që përcaktojnë procedurat për zbatimin e tyre.

Edhe Ministria e Financave sqaroi për Monitor se ligjet hyjnë në fuqi pas dekretimit të tyre nga Presidenti dhe botimit në Fletoren zyrtare, ndërsa udhëzimi për zbatimin e ligjit për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime dhe dogana duhet të miratohet brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, ndërsa udhëzimi për Marrëveshjen e Paqes Fiskale duhet të miratohet brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi.

Konkretisht në ligjin “Për Marrëveshjen e Paqes Fiskale”, përcaktohet se hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet deri në vitin tatimor 2028. Shtrirja e efekteve zgjat deri në 2028, pasi marrëveshja do të zbatohet për një vit tatimor, por me të drejtë rinovimi për dy vite tatimore të tjera.

Gjithashtu në ligj përcaktohet se procedurat për hartimin dhe përmbajtjen e propozimit të marrëveshjes, mënyrat e komunikimit me tatimpaguesin dhe konfirmimin elektronik, regjistrimin dhe ruajtjen e marrëveshjes në regjistrin elektronik tatimor, si dhe trajtimin e rasteve të refuzimit, mospranimit apo pavlefshmërisë së saj, do të përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Edhe procedurat për Përfundimi i vlefshmërisë së Marrëveshjes së Paqes Fiskale do të zbatohen sipas procedurave që do të përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Sipas ligjit Marrëveshja e Paqes Fiskale përfundon në rastet kur: tatimpaguesi ndryshon llojin e veprimtarisë së deklaruar; nuk realizon rritjen mbi 18% të fitimit të tatueshëm; pezullon ose ndërpret përfundimisht aktivitetin ekonomik; kryen shkelje të përsëritura të detyrimeve tatimore që cenojnë ndershmërinë fiskale; nuk paguan detyrimet sipas marrëveshjes; nuk përmbush kushtet e parashikuara në nenin 6 të ligjit; realizon rritje të fitimit të tatueshëm mbi 50% gjatë vitit tatimor përkatës, krahasuar me vitin paraardhës.

Procedura e aplikimit për Marrëveshjen e Paqes Fiskale

Ligji përcakton se marrëveshja e paqes Fiskale mes biznesit dhe administratës tatimore do të kryhet nëpërmjet aplikimit që bëhet nga tatimpaguesi përmes platformës elektronike “e-filing”, brenda afatit për dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave të vitit paraardhës. Për vitin e parë të zbatimit, afati përcaktohet me udhëzim të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Propozimi i marrëveshjes hartohet nga administrata tatimore dhe i komunikohet tatimpaguesit nëpërmjet platformës “e-filing”, duke përmbajtur vlerën e fitimit të tatueshëm dhe normat e detyrimit tatimor për periudhën përkatëse.

Tatimpaguesi ka të drejtë ta pranojë ose refuzojë propozimin deri më 15 prill. Me pranimin dhe nënshkrimin elektronik, marrëveshja konsiderohet e lidhur dhe ka efekt ligjor për vitin tatimor përkatës. Tatimpaguesi ka detyrimin të deklarojë dhe të paguajë detyrimin tatimor sipas marrëveshjes, ndërsa mosrespektimi i saj trajtohet si shkelje tatimore.

Ligji për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore

Ligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe të detyrimeve të pagueshme në doganë” hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi, ministri përgjegjës për financat nxjerr udhëzimin për zbatimin e ligjit. Ky ligj i shtrin efektet nga 1 janar 2026 deri më 31 dhjetor 2026.

Ligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.  Zbatimi i këtij ligji do të sjellë kompensimin 10% të TVSH -së për fermerët për shitjet e mallrave bujqësore që ata do të bëjnë në grumbulluesit, përpunuesit apo agrobizneset e certifikuara. Kompnesimi do të bëhet nëpërmjet autofaturave të lëshuara nga blerësit e mallrave bujqësore.

-Shpalljen e ligjit nr. 86/2025, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë”.

-Shpalljen e ligjit nr. 83/2025, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar””.

-Shpalljen e ligjit nr. 83/2025, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar””.

-Shpalljen e ligjit nr. 82/2025, “Për disa shtesa dhe ndryshim në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar””.

-Shpalljen e ligjit nr. 79/2025, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar””.

-Shpalljen e ligjit nr. 80/2025, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”

Vendi në pikë kthese! Revolucioni në Shqipëri, një mundësi për ndryshim –

By: 27
13 January 2026 at 10:36

EXXTRA24

Një vend i kapur mes një fillimi të ri, mosbesimit, korrupsionit, krimit dhe shpresës për sundim të vërtetë të ligjit – Shqipëria ndodhet në një fazë politikisht delikate, por historike. Ndërsa qeveria thekson stabilitetin dhe e paraqet procesin e anëtarësimit në BE si një histori suksesi, po shfaqen gjithnjë e më shumë shenja të një tronditjeje të thellë brenda sistemit. Akuzat për korrupsion ndaj politikanëve të rangut të lartë, hetimet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe një opozitë gjithnjë e më e mobilizuar tregojnë se vendi ndodhet në një pikë kthese. Nëse kjo do të çojë në një proces reformash të qëndrueshme – apo thjesht në një tjetër cikël përplasjesh për pushtet – mbetet për t’u parë.

Pushteti, korrupsioni dhe një sistem nën presion

Prej vitesh, korrupsioni konsiderohet një nga problemet strukturore kryesore të Shqipërisë. Raportet ndërkombëtare, hulumtimet investigative dhe procedurat vendase paraqesin një tablo të një sistemi politik ku pushteti, interesat ekonomike dhe rrjetet informale – ndonjëherë edhe kriminale – ndërthuren vazhdimisht. Shumë vëzhgues akuzojnë se struktura kriminale kanë mbështetur për vite me radhë aktorë politikë, qoftë përmes financimit, ushtrimit të ndikimit apo mbrojtjes reciproke.

Qeveria e Edi Ramës i hedh poshtë rregullisht këto akuza dhe thekson reformat në drejtësi, veçanërisht punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në fakt, krijimi i SPAK-ut është një nga rezultatet më të dukshme të reformës në drejtësi të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Në tetor 2024, gazetari i Spiegel, Walter Mayr, botoi një artikull me titullin: “A po i afrohen krerët e qeverive evropiane personit të gabuar?”. Mayr shkruan: “Edi Rama përkëdhelet në Perëndim – pjesërisht sepse ndihmon në mbajtjen larg të refugjatëve. Kundërshtarët e tij thonë se ai e ka kthyer Shqipërinë në një autokraci të dominuar nga paratë e drogës.”

SPAK – një fener shprese me kufizime

Zyrtarisht, SPAK konsiderohet i pavarur dhe i pajisur me kompetenca të gjera. Hetimet ndaj ministrave, ish-zyrtarëve dhe kryetarëve të bashkive do të kishin qenë të paimagjinueshme vetëm disa vite më parë. Procedimet ndaj figurave të larta tregojnë se, të paktën formalisht, nuk ekziston më imunitet i plotë politik. Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmendet shpesh si shembull. Hetimet dhe auditimet nga SPAK kanë bërë të qartë se edhe ministrat në detyrë mund të vihen nën lupë.

Në të njëjtën kohë, juristë dhe organizata joqeveritare kritikojnë faktin se përgjegjësia politike nuk çon automatikisht në pasoja ligjore. Procedurat zvarriten, aktakuzat vonohen dhe shpesh krijohet përshtypja se disa aktorë përfundojnë të mbrojtur nga një shqyrtim i plotë gjyqësor. Kjo ambivalencë e dobëson besimin në procesin e vetëpastrimit.

Indrit Hoxha paraqitet në SPAK, financoi Rithemelimin e Berishës në luftën me Bashën për vulën e PD –

By: 27
13 January 2026 at 10:14

Indrit Hoxha është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Burime bëjnë me dije se thirrja lidhet me hetime që po zhvillohen nga kjo strukturë.

Sipas informacioneve, Hoxha është paraqitur në SPAK për çështje që kanë të bëjnë me financimin e Kuvendit të Rithemelimit. Ky proces po verifikohet nga prokurorët në kuadër të hetimeve për burimet financiare dhe mënyrën e organizimit të aktivitetit politik.

Kuvendi i Rithemelimit u zhvillua në vitin 2021, me iniciativë të ish-kryeministrit Sali Berisha, në një periudhë kur Partia Demokratike ishte e përfshirë në përplasje të forta të brendshme për vulën dhe logon e partisë, të cilat në atë kohë administroheshin nga Lulzim Basha.

Financimi i Kuvendit të Rithemelimit, Indrit Hoxha thirret në SPAK –

By: 27
13 January 2026 at 10:06

Indrit Hoxha është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Mësohet se Hoxha është thirrur në SPAK për shkak të financimit të Kuvendit të Rithemelimit.

Kuvendi i Rithemelimit u zhvillua në vitin 2021, i iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, në atë kohë demokratët ishin në konflikt për vulën dhe logon e PD, pasi kjo e fundit drejtohej nga Lulzim Basha.

Përmbytjet në qarkun e Durrësit/ Mbi 1.400 ha tokë nën ujë, qindra banorë braktisën shtëpitë –

By: 27
13 January 2026 at 09:44

Situata nga përmbytjet në territorin e qarkut Durrës duket se është drejt përmirësimit. Grupet e punës kanë vijuar evidentimin dhe plotësimin e akte-konstatimeve në banesat e përmbytura.

Aktualisht, 340 banorë janë strehuar në Kavalishencën e Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Brendshme si dhe në hotele, ndërsa rreth 200 persona janë rikthyer në banesat e tyre.

Sa i përket situatës hidrike, lumi Erzen ka vijuar rënien e nivelit të ujit dhe po monitorohet, ndërsa lumi Ishëm paraqitet në kuota normale.

Në Bashkinë Krujë, grupet e konstatimit kanë evidentuar 18 banesa të dëmtuara në zonat Dukagjin, Borizanë, Sukë, Vendas dhe Derven, ku në disa raste janë konstatuar vetëm dëme në bazën ushqimore për blegtorinë. Një grup tjetër ka inspektuar 30 banesa në fshatin Miliskaje, nga të cilat 7 kanë pësuar dëmtime.

Sipas të dhënave, rreth 250 hektarë tokë janë mbuluar nga uji. Në Njësinë Administrative Cudhi vijon pastrimi i rrugës Nojë–Qafështamë me fadromë dhe hedhja e kripës. Autoritetet theksojnë se niveli i ujit është në rënie të vazhdueshme, ndërsa lumenjtë Gjolë dhe Zezë kanë arritur në kuota normale.

Ndërkohë, në Bashkinë Shijak, janë plotësuar 43 akte-konstatime në banesa. Sipërfaqja e tokës bujqësore të përmbytur arrin rreth 600 hektarë. Strukturat e bashkisë vijojnë ndjekjen e situatës në zonat më problematike, kryesisht në lagjen Erzen dhe Njësinë Administrative Xhafzotaj. Edhe këtu, lumi Erzen ka rënie të vazhdueshme të nivelit të ujit dhe mbahet nën monitorim.

 

Disa zona të Korçës ende pa energji! Vijon puna për mbylljen e argjinaturës së lumit Devoll –

By: 27
13 January 2026 at 09:36

Prefektura e Korçës ka ndarë detaje lidhur me situatën aktuale nga reshjet e shiut dhe përmbytjet në këtë qark. Në njoftimin e mëposhtëm thuhet se temperaturat kanë qenë nën zero dhe është kryer kriposje në zonat problematike.

Ndërkohë në segmentet Ersekë–Leskovik dhe Maliq–Kufi Gramsh qarkullimi vijon normalisht. Bëhet me dije se ka një numër të kufizuar abonentësh pa energji elektrike.

Konkretisht në zonën e Maliqit janë 14 abonentë ruralë, në zonën e Pogradecit janë 4 abonentë private, ndërsa zonën e Gjançit janë 2 abonentë.

Gjithashtu njoftohet se vijon puna për mbylljen e çarjes së argjinaturës së lumit Devoll, me angazhimin e mjeteve të Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkëpunim me Bashkinë Maliq dhe Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit.

Aksident I shumëfishtë në Vlorë, i riu përplaset me 5 automjete të tjera –

By: 27
13 January 2026 at 08:58

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Vlorë, pranë kryqëzimit të shkollës “Ali Demi”, në rrugën që lidh zonën me Bulevardin “Ismail Qemali”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Benz, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur pesë automjete të tjera, njëra pas tjetrës, duke shkaktuar një aksident zinxhir.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të shumta materiale në mjetet e përfshira.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Pas përmbytjeve, edhe ngricat rrafshojnë prodhimin bujqësor –

By: 27
13 January 2026 at 08:42

Uji në fusha dhe në serra dëmtoi prodhimin në fazë vjelje, ndërsa ngricat e dy ditëve të fundit kanë dëmtuar rëndë fidanët e sezonit të hershëm në zonat me bujqësi intensive në qarqet e Beratit, Lushnjës, Fierit.

Ngricat ne ditën e parë të vitit, përmbytjet dhe sërish ngricat e dy ditëve të fundit i kanë dhënë goditje finale prodhimit më bujqësi intensive.

Ministria e Mbrojtjes raportoi se deri dje ishin përmbytur rreth 13 mijë hektarë tokë. Në zonat me bujqësi intensive të Myzeqesë, përmbytjet e fundit kanë prekur drejtpërdrejt fshatra të njohur për serat dhe prodhimin e hershëm, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në struktura, fidanë dhe tokë bujqësore.

Në territorin e Lushnjës, më të goditurat kanë qenë zona si Plug, Karavasta e Re dhe Krutje, ku uji ka hyrë në parcela me sera plastike, duke i mbajtur për ditë të tëra nën ujë dhe duke dëmtuar prodhimin e perimeve të stinës së hershme. Në këto fshatra, serat kanë përqendrim të lartë dhe furnizojnë eksportin.

Në Fier përmbytjet kanë prekur fshatra me traditë në kultivimin në sera, si Hoxhara, Suk 1 dhe Kallm i Madh. Në këto zona, uji ka mbuluar jo vetëm tokën bujqësore, por edhe rrugicat lidhëse dhe kanalet anësore, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e shpejtë të fermerëve për shpëtimin e serave, pohojnë fermerët. Dëmet nuk janë kufizuar vetëm te prodhimi aktual, por edhe te përgatitja e tokës për ciklin e ardhshëm të mbjelljeve.

Mariglen Ziu një fermer që kultivon sipërfaqe të mëdha me sera në Samaticë tha se në qarkun e Beratit, përmbytjet kanë prekur veçanërisht fshatra përgjatë ultësirës dhe afër lumenjve, si Otllak, Velabisht dhe Kozare, ku toka me sera dhe kultura perimore ka mbetur e përmbytur për periudha të zgjatura. Kjo ka sjellë kalbje të rrënjëve, humbje të fidanëve dhe, në shumë raste, nevojën për të rifilluar të gjithë ciklin e prodhimit nga e para, tha fermeri. Ngricat e dy ditëve të fundit dëmtuan të gjitha bimët e tjera që nuk ishin të mbuluara nga uji tha ai.

Gjithashtu dëme ka edhe në blegtori. Në Dimal të Beratit rreth zonave Banaj dhe Sheq, ka humbje te rezervave ushqimore ndërsa mijëra shpendë kanë ngordhur. Të gjitha zonat e përmbytura janë në emergjencë për ushqime për bagëtitë.

Të dhënat zyrtare tregojnë të INSTAT tregojnë se zonat e përmbytura kontribuojnë në 65 për qind të prodhimit të perimeve në vend dhe dominojnë pothuajse 80 për qind te eksporteve të prodhimeve të freskëta.

Përveç dëmit që është krijuar në ekonominë e fermerëve, dëmtimet e këtyre ditëve pritët të ndikojnë negativisht në çmimet e pakicës të prodhimeve bujqësore dhe gjithashtu të ndikojnë negativisht eksportet e këtij grupi. Vitin e kaluar eksportet e ushqimeve dhe pijeve ishin të vetmet që ruajtën ritmet e rritjes gjatë gjithë vitit, ndryshe nga grupet e tjera që janë në trend rënës dhe me luhatje prej gati dy vitesh.

Humbjet nga përmbytjet dhe ngricat janë më të mëdha se kapaciteti financiar i një familjeje bujqësore. Fermerët shqiptare as marrin subvencione dhe as nuk janë të siguruar kështu që janë ekspozuar totalisht ndaj humbjeve. Në vendet e BE-së, një pjesë e primit të sigurimit mbulohet nga shteti, duke e bërë sigurimin të përballueshëm. Në Shqipëri, kjo mungesë e mbështetjes e lë fermerin të vetëm përballë klimës./Monitor

Operacion rekord në historinë e Spanjës, kapen10 tonë kokainë që ishin fshehur mes kripës –

By: 27
13 January 2026 at 08:36

Policia spanjolle ka realizuar sekuestrimin më të madh të kokainës në det në historinë e saj, pasi zbuloi afro 10 tonë drogë të fshehura mes një ngarkese kripe në një anije tregtare pranë Ishujve Kanarie.

Sipas një deklarate të Policisë Kombëtare spanjolle, hetuesit dhe prokurorët kundër drogës kishin identifikuar një grup kriminal shumëkombësh që dyshohet se eksportonte “sasi gjigante” kokaine nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Anija e dyshuar ishte nisur nga Brazili.

Javën e kaluar, efektivë të njësisë elitare të operacioneve speciale hipën në anije, e cila ndodhej rreth 332 milje (535 kilometra) larg Ishujve Kanarie. Gjatë kontrollit, ata zbuluan rreth 300 pako kokaine të varrosura mes tonëve të kripës në hambarin e anijes. Në total u sekuestruan 9,994 kilogramë kokainë, ndërsa u arrestuan 13 persona. Anija, e cila kishte mbetur pa karburant, u tërhoq drejt portit të Santa Cruz de Tenerife, shkruan Guardian.

Pamjet video nga operacioni tregojnë oficerët duke përdorur lopata për të nxjerrë pakot e mbështjella me drogë nga masa e madhe e kripës. Gjatë operacionit u gjet edhe një armë zjarri, e përdorur nga grupi kriminal për të mbrojtur ngarkesën.

Operacioni, i koduar “White Tide”, u zhvillua në bashkëpunim me policinë federale braziliane, Administratën Amerikane Kundër Drogës (DEA), Agjencinë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe autoritetet franceze dhe portugeze. Policia spanjolle e cilësoi aksionin si një goditje vendimtare ndaj rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe një dëshmi të efektivitetit të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Rekordi i mëparshëm për sasinë më të madhe të kokainës së sekuestruar në det nga autoritetet spanjolle ishte 7.5 tonë, e kapur në korrik të vitit 1999. Ndërkohë, në vitin 2024, Spanja regjistroi sekuestrimin më të madh të kokainës që ka hyrë ndonjëherë në vend: mbi 13 tonë të fshehura në një ngarkesë bananesh nga Ekuadori.

Në total, autoritetet spanjolle sekuestruan 123 tonë kokainë gjatë vitit 2024, një rritje e ndjeshme krahasuar me 118 tonë në vitin 2023 dhe 58 tonë në vitin 2022, duke treguar përshkallëzimin e trafikut dhe intensifikimin e operacioneve kundër tij.

Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten banesa dhe toka bujqësore në disa fshatra të Fierit –

By: 27
13 January 2026 at 08:26

Lumi Seman ka vërshuar gjatë natës duke shkaktuar përmbytje të shumta në zonën e Libofshës.

Si pasojë, rreth 20 banesa në fshatin Hasturkas janë përfshirë nga uji, ndërsa çarja e argjinaturës mbrëmjen e djeshme ka bërë që prurjet të dalin drejt tokave bujqësore dhe zonave të banuara.

Sipas raportimeve nga terreni, prurjet e shumta të lumit dhe dëmtimi i argjinaturës në disa segmente kanë sjellë përmbytjen e tokave bujqësore në disa fshatra të zonës.

Gjatë mesnatës, uji ka depërtuar edhe në disa banesa në fshatin Havaleas, duke detyruar banorët të dalin në rrugë për t’i shpëtuar përmbytjeve.

Në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile, të cilat po punojnë për monitorimin e situatës dhe ndihmën ndaj banorëve.

❌
❌