Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 December 202527.al

“Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit që u arratis”, Gjokutaj flet për për implikimet e Ramës –

By: 27
29 December 2025 at 22:51

Avokati Genc Gjokutaj foli mbrëmjen e sotme në Studio24, mbi hetimet e SPAK dhe rolin e kryeministrit Edi Rama.

Gjokutaj sheh një paralele me atë që ndodhi në Maqedoni me kryeministrin Gruevski që u arratis nga vendi, pasi dolën kabllogramet kompromentuese.

Më pas Gjokutaj sheh hetime intensive të SPAK që mund të arrijnë deri te kryeministri.

Sa i përket zv.kryeministres dhe hetimit të saj, avokati sheh si pengesë të momentit Gjykatën Kushtetuese.

Gjokutaj: Janë dekonspiruar materiale nga çështje. 2 vjet përpara i ka thënë Arben Ahmetaj. Thotë se e dinë që janë zhdukur por gjenden se janë në një kuti që është gjendur. Janë burime të tjera. Cenim i sigurisë kombëtare të Amerikës do të ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit, vodhi votat. Janë disa hotspote. Të gjithë e dimë dhe themi jo SPAK. SPAK ka ndërruar trajnerin dhe skemën e lojës.

Ky SPAK që merrej me arkat e peshkut. Jepte masë sigurie. Kjo praktikë ka qenë. Po të mos ishte i kapur, qeveria nuk do ishte në pushtet. Vepronte symbyllur duke marrë zyrtarë periferikë. Duke u marrë jo me thelbin e çështjes. E çonte korrupsionin në shpërdorim detyre. Korrupsioni ka mbërritur në këto përmasa saqë ka bllokuar rrugën. Nuk mund të mos e shikosh. Se si do të shkojë? Sot mendoj se marzhi i kapjes së SPAK, si duket edhe në përzgjedhjen e drejtuesve të rinj është bërë kujdes që Rama të mos jetë më prezent në urdhër dhënien e tij.

Siç duket është herët për të folur ka një intensitet të lartë, kryesorja duhet të fokusohemi atje ku është problemi. Kur futen duart ndodhin këto probleme. Integriteti moral është shtylla morale. Gjykatësit shprehen me vendim jo me përgënjeshtrim. Gjatë vendimmarrjes janë bërë të tjera biseda. Ju e dini që Rama kur bëri kërkesën për Ballukun e kishte të sigurt që do merrte këtë vendim. Ka qenë 100% i sigurt. GJK bën sikur. Është nga vagonët e fundit që ky po e shfrytëzon. Me këtë gjykatë, të korruptuar moralisht së pari. Kjo gjykatë ka bllokuar zinxhirin procedurial të ankimimit në GJKKO. Ka kthyer në detyrë zv.kryeministren.

Analiza e SHBA për korrupsionin… –

By: 27
29 December 2025 at 21:47

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një interviste në emisionin “Studio24”, duke theksuar se situata aktuale kërkon reagim të fortë nga qytetarët dhe opozita.

Sipas Alimehmetit, korrupsioni, kriminaliteti dhe largimi masiv i shqiptarëve nga vendi janë probleme serioze që e bëjnë të patolerueshme vijimin e kësaj qeverisjeje. Ai u shpreh se në këto kushte qytetarët përballen me një zgjedhje të qartë: ose krimi, ose shteti ligjor.

“Rruga e duhur është rotacioni absolut, largimi i kësaj qeverie të mpleksur me krimin, në mënyrë që shqiptarët të vendosin vetë për shtetin e tyre dhe të krijohen kushtet që ata të rikthehen në vend,” deklaroi Alimehmeti.

Ai konfirmoi gjithashtu se do të jetë pjesë e protestave të vazhdueshme të Partisë Demokratike, duke theksuar se opozita është në të drejtën e saj të kërkojë pastrimin e qeverisë dhe të shtetit. Sipas tij, qytetarët kanë të drejtën legjitime të zgjedhin një alternativë më të mirë përballë qeverisë aktuale.

viti 2026 do të sjellë zhvillime të fuqishme në arenën politike, duke iu referuar lëvizjes që ka nisur nga administrata e Trump pas firmosjes së ligjit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të “Aktit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare” (NDAA), i cili përfshin edhe angazhimin amerikan në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Alimehmeti tha se duke parë se sa të shqetësuar janë ata që kanë duart e përlyer kuptojmë se do të ketë zhvillime aq të mëdha, sa do të kemi një 2026 krejt ndryshe.

Ilir Alimehmeti: Besoj se faktet që po shihni gjatë këtyre ditëve dhe grupet e punës që kanë ardhur nga SHBA, dhe afati që ka dhënë Trump prej 90 ditësh për verifikimin e korrupsionit. Është një manovër e madhe e SHBA, gjithëpërfshirëse, kjo do të jenë zhvillimet e vërteta. Ne do të shohim lëvizje aq të mëdha tektonike, presim hetimet nga amerikanët dhe do të shohim si do të veprojnë. Duke parë se sa të shqetësuar janë ata që kanë duart e përlyer kuptojmë se do të ketë zhvillime aq të mëdha, sa do të kemi një 2026 krejt ndryshe.

Moska akuzon Kievin/ Trump-Putin, bisedë telefonike për sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus –

By: 27
29 December 2025 at 20:55

Presidenti i SHBA Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike ditën e sotme me presidentin e Rusisë Vladimir Putin në lidhje me Ukrainën.

Trump e ka cilësuar telefonatën me Putin si një bisedë të mirë dhe pozitive.

‘Pata një telefonatë të mirë me Putinin. Kemi disa çështje të vështira, siç mund ta imagjinoni. Kemi disa gjëra për të zgjidhur’, tha Donald Trump .

Trump foli edhe për sulmin ndaj vilës së presidentit rus Vladimir Putin.

‘Kjo është një kohë shumë e ndjeshme. Kini kujdes të mos e teproni me fyerjet dhe të mos kaloni vijën. Nuk duhet të drejtohemi në sulme fizike”, shtoi Trump. Ndoshta nuk ka pasur një sulm, por Putini më tregoi për këtë’, tha ai.

Këshilltari presidencial rus Yuri Ushakov tha në një konferencë për mediat, se Vladimir Putin i tha Donald Trump se sulmi terrorist i Kievit në rezidencën shtetërore të Putinit nuk do të mbetej pa përgjigje.

Këshilltari i Kremlinit vuri në dukje se presidenti amerikan ishte i tronditur dhe i indinjuar nga sulmi i Kievit në rezidencën e udhëheqësit rus.

Sulmi me dron në rezidencën e Putinit ndodhi “praktikisht menjëherë pas” bisedimeve SHBA-Ukrainë në Mar-a-Lago, tha gjithashtu Ushakov.

Një sulm me gati 100 dronë kundër rezidencës së Putinit në rajonin e Novgorod-it është bërë nga forcat ukrainase sipas akuzave të Kremlinit.

Por kjo gjë menjëherë u mohua nga presidenca ukrainase. “Janë vetëm gënjeshtra,” tha Zelensky vetëm pas disa minutash, i vetëdijshëm se një sulm i tillë mund të tronditë negociatat në vazhdim mbi konfliktin.

Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, deklaroi se pozita negociuese e Moskës do të rishikohet për të marrë parasysh atë që ai e quajti “kalimi përfundimtar i regjimit të Kievit drejt një politike të terrorizmit shtetëror”.

Kreu i diplomacisë ruse shtoi se “objektivat dhe afatet kohore” të një përgjigjeje ruse janë tashmë përcaktuar, duke sqaruar megjithatë se Rusia nuk ka ndërmend të tërhiqet nga procesi negociator lidhur me planin e paqes.

Shtëpia e Putinit, kundër së cilës Ukraina thuhet se ka shkaktuar sulmin, është një rezidencë luksoze mbi liqenin Valdai, afër fshatit Dolgiye Borody, në një park kombëtar.

Ai ka vila të ndryshme nëpër Rusi, duke filluar nga ajo në Novo-Ogaryovo, në periferi të Moskës, e cila ishte objekt sulmi ukrainas në vitin 2023. Por ajo ishte në një fazë tjetër të luftës./La Repubblica 

E-Albania vazhdon në kolaps total/ Prej ditësh bizneset dhe individët nuk mundet të kryejnë procedurat –

By: 27
29 December 2025 at 20:37

“Provojmë për tu loguar dhe akoma nuk ka ardhur një kod. Kemi rreth 10-15 minuta që tentojmë dhe e pamundur”, është shprehur Etleva Treska.

Nga regjistrim i shoqërive të reja në QKB, funksionimi i pjesshëm ose mosfunksionimi fare i sistemit selfcare si dhe një sër sistemesh ndërlidhëse përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë këto problemet më të hasura për bizneset të cilat prej ditësh në këto ditë fundviti kanë mbetur me punët pezull. Edhe qytetarët hasin vështirësi në dokumentacione teksa çdo gjë duhet të kryhet online.

“Duhet ta shikojmë në dy këndvështrime ajo përdoret kryesisht dhe nga individët. Dhe aplikimi i emigrantëve për rinovim dokumentesh është i pamundur. Me bizneset ka shumë probleme. Sapo e kisha një klient nuk u loguam dot. Siç e shikojmë faqja s’po reagon fare. Dhe nisur nga kjo më duhet të bëj mbylljen e vitit deri në 31. Bizneset në momentin që hyn janari duhet të paguajë taks bashkie, të bëj deklarimet në tatime për vitin dhe e ngarkon bizneset pa të drejtë. Jemi gjithë ditën duke punuar dhe s’kemi asnjë rezultat për punën tonë”, tha Treska.

Jo vetëm kontabilistët, ky problem prek edhe profesione të tjera, si ekonomistët, noterët, juristët, avokatet etj.

“Edhe ne si avokat ngremë shqetësimin në lidhje me e-Albania. Konkretisht unë kam pasur kontakte me biznese të huaja dhe një rast të fundit kam pamundur ta regjistroj. 4-5 ditët e fundit e pamundur të logohemi apo kryejmë procedura”, është shprehur avokati Franc Nuri.

Përballë një situate të tillë kolapsi bizneset kërkojnë të merren masa. Por zgjidhja e vetme që arrijnë të marrin është kjo në e-Albania.

“Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të realizojë operacione mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik të saj.

Ju informojmë se gjatë këtyre proceseve mund të ketë ndërprerje të përkohshme apo ngadalësime në marrjen e të dhënave përmes ndërveprimit me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për çdo vështirësi të mundshme që mund të haset në përdorimin e shërbimeve publike online” thuhet në deklaratën e e-Albania.

Profesionistët e lirë paralajmërojë protesta nëse portali qeveritar e-Albania nuk bëhet funksional para vitit 2026.

“Nuk kam gjetur zgjidhje dhe që kam shkuar në zyrat fizike të QKB. Ajo që duhet bërë duhet të ketë alternativë”, tregon Treska. TCH

Zv.kryeministrja do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen –

By: 27
29 December 2025 at 20:19

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike bëri sërish thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për zv.kryeministren Belinda Balluku, situatë që solli edhe një përgjigje nga Kuvendi.

Në përgjigje Kuvendi ka refuzuar kërkesën e demokratëve, duke arsyetuar përse kanë marrë këtë vendim.

“Në përgjigje të kërkesës suaj për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ju bëj me dije sa vijon: Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/zëvendëskryeministrit është thirrur dhe është zhvilluar në datën 19 dhjetor 2025, në përputhje me nenin 13 të Rregullores së Kuvendit.

Me thirrjen dhe zhvillimin e kësaj mbledhjeje, kompetenca proceduriale për thirrjen e Këshillit lidhur me këtë çështje është ezauruar, pasi çështja është vendosur në rend dite dhe është hapur për shqyrtim që nga data 19.12.2025. Sipas nenit 13, pika 6, të Rregullores së Kuvendit, caktimi i rendit të ditës, së mbledhjes, përbën kompetencë të Kryetarit të Kuvendit dhe ushtrohet në funksion të ecurisë proceduriale të çështjes së hapur.

Për sa kohë mbledhja e datës 19 dhjetor 2025 është shtyrë për arsye proceduriale dhe shqyrtimi i çështjes vijon të jetë i hapur, nuk ekziston bazë proceduriale për thirrjen e një mbledhjeje tjetër me rend dite të paracaktuar, sipas kërkesës së paraqitur. Në mbledhjen e Këshillit të datës 19 dhjetor 2025, gjatë shqyrtimit të çështjes në fjalë, u konstatua
mungesa e një dakordësie ndërmjet anëtarëve të Këshillit lidhur me afatin kohor që duhej t’i lihej palës mbrojtëse për ushtrimin efektiv të së drejtës për njohje me aktet dhe provat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme.

Përfaqësuesi ligjor i znj. Belinda Balluku, duke iu referuar ligjit, kërkoi 3 javë kohë për t’u përgatitur për mbrojtjen ligjore në kuadrin e garantimit të një procesi të rregullt ligjor, diskutimet u përqendruan në përcaktimin e një date për zhvillimin e mbledhjes pasuese të Këshillit, me qëllim dëgjimin e palëve.

Deputetët e opozitës kërkuan një afat prej 3 ditësh, ndërsa deputetët e mazhorancës e lidhën kërkesën e tyre me

– shqyrtimin e çështjes nga Gjykata Kushtetuese dhe

– të drejtën e deputetes znj. Belinda Balluku për të marrë kohën e kërkuar nëpërmjet përfaqësuesit
ligjor z. Ardian Kalia.

Në këto kushte, dhe në respekt të nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të parimit të procesit të rregullt ligjor, Kryetari i Kuvendit njoftoi shtyrjen e mbledhjes, pa përcaktuar një datë të menjëhershme tjetër.

Po ashtu, sipas nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, shqyrtimi i kërkesave të Prokurorisë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin ose heqjen e lirisë së një deputeti zhvillohet mbi bazën e një procedure që garanton të drejtën e mbrojtjes dhe një shqyrtim të plotë të dokumentacionit përkatës. Për sa kohë ky proces nuk është përmbyllur dhe palët nuk janë pajisur realisht me kohën e nevojshme për ushtrimin e kësaj të drejte, nuk plotësohen kushtet procedurale
për caktimin e një date të re mbledhjeje.

Gjithashtu Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, si përfaqësues i sovranitetit të popullit, ka detyrimin kushtetues të garantojë zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjit, veçanërisht në rastet kur Gjykatës Kushtetuese i është kërkuar shprehimisht të japë një vendim mbi një çështje që lidhet drejtpërdrejt me shqyrtimin parlamentar, si në rastin konkret.

Në këto rrethana, kërkesa për thirrjen e mbledhjes së Këshillit, nuk pranohet. Mbledhja e radhës e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të thirret në momentin kur të jenë përmbushur plotësisht kushtet procedurale të parashikuara në Rregulloren e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e plotë.

gijotina.com/

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare –

By: 27
29 December 2025 at 20:11

Nga Arsim Sinani/ Albin Kurti përfaqëson sot një rast të veçantë në politikën shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë hapësirën politike shqiptare. Ai nuk është thjeshtë një lider qeveritar, por një sfidë strukturore ndaj mënyrës se si është ndërtuar dhe funksionon politika shqiptare në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.

Përmes përkushtimit parimor, qartësisë politike, këmbënguljes institucionale dhe refuzimit të kompromisit si normë pushteti, Kurti ka ndërtuar një model që thyen konsensuset e vjetra politike shqiptare.

Së pari, përkushtimi politik i Albin Kurtit nuk është elektoral apo taktik, por ideor, ku qytetari e Republika janë në qendër. Ai e ka ndërtuar legjitimitetin e tij mbi vazhdimësinë e ideve të Ukshin Hotit, Adem Demaçit, e jo mbi elasticitetin që e ofron pushteti. Në një hapësirë politike ku kompromisi shpesh paraqitet si mençuri, Kurti ka zgjedhur përballjen me strukturat e vjetra të pushtetit shqiptar duke i sfiduar. Ky qëndrim e ka trazuar drejtpërdrejt organizimin tradicional politik mes shqiptarëve, të ndërtuar mbi marrëveshje informale, pazare politike dhe ruajtje statusesh.

Së dyti, qartësia politike është një element themelor i veprimit të tij. Kurti nuk ka përdorur gjuhë të dyfishtë dhe nuk ka ndarë diskursin sipas audiencës. Qëndrimet e tij mbi sovranitetin, rendin kushtetues, dialogun me Serbinë dhe funksionimin e shtetit kanë qenë të qëndrueshme në kohë. Kjo qartësi ka ekspozuar kontrastin me politikën në Tiranë dhe Shkup, ku shqiptarët institucionalë shpesh artikulojnë pozicione të paqarta, të kushtëzuara nga frika e prishjes së ekuilibrave politikë, ose nga pritjet e pafundme të faktorëve të jashtëm.

Së treti, këmbëngulja institucionale, veçanërisht në rastin e Mitrovicës, përfaqëson një ndryshim paradigme. Për vite me radhë, veriu i Kosovës është trajtuar si zonë kompromisi, si hapësirë e negociueshme dhe jo si pjesë integrale e rendit kushtetues. Edhe te rasti i rrugës Prizren-Tetovë e theu Sërbinë dhe e afroi Maqedoninë V me Europën.

Kurti e sfidoi këtë logjikë duke vepruar mbi bazë ligjore dhe institucionale, duke refuzuar kompromiset politike që do ta relativizonin sovranitetin e shtetit. Ky veprim sfidoi njëkohësisht strukturat paralele serbe, hezitimin e elitave shqiptare dhe qasjen ndërkombëtare të mësuar me status quo-në.

Në raport me faktorët ndërkombëtarë, Kurti vendosi një model të pazakontë për politikën shqiptare: bashkëpunim pa nënshtrim. Ai nuk e mohoi orientimin euroatlantik të Kosovës, por refuzoi që ky orientim të përdorej si instrument presioni për zbehjen e funksionimit të shtetit. Ky raport i barabartë e nxori në pah një problem të vjetër në politikën shqiptare në rajon: prirjen për ta përdorur faktorin ndërkombëtar si justifikim për mungesë vendimmarrjeje dhe përgjegjësie politike. Dhe fitorja nuk mungoi, sot Kosova është e mbrojtur nga SHBA me dokument të nënshkruar nga Trump dhe Europa e sheh si partner, pa kufizime.

Një element thelbësor i kësaj analize është fakti se Albin Kurti sfidoi edhe idenë e unitetit politik shqiptar si vlerë absolute. Ai dëshmoi se uniteti i ndërtuar mbi minimumin e përbashkët dhe kompromiset pa parime prodhon stagnim politik. Në vend të kësaj, Kurti e vendosi konfliktin politik në nivel parimesh dhe vizionesh, duke dëshmuar se pluralizmi politik i bazuar në ide është më i shëndetshëm sesa konsensusi artificial i elitave.

Në këtë kontekst, teza se Albin Kurtin mund ta mposhtë vetëm Albin Kurti merr kuptim analitik. Kundërshtarët e tij nuk e sfidojnë dot projektin politik, por presin devijimin e tij nga parimet që i ka ndërtuar. Rreziku kryesor për të nuk vjen nga jashtë, por nga brenda: nga lodhja politike, nga kompromisi i panevojshëm, nga humbja e qartësisë ideore, nga njerëzit rreth tij që bëjnë makiavelizëm dhe ia tjetërsojnë idenë e doktrinën.

Në përfundim, Albin Kurti nuk është vetëm një figurë politike, por një test për politikën shqiptare në tërësi. Ajo që Tirana dhe Shkupi mund të mësojnë prej tij nuk është imitimi i stilit personal të udhëheqjes, por guximi për të ndërtuar politikë mbi parime, për të sfiduar organizimin ekzistues pa frikë nga përplasja dhe për të besuar në Republikën si projekt real shtetëror, e jo si retorikë politike.

Kurti në Prishtinë e pensionoi kastën politike, tash është koha të tregoj talentin e tij për të zgjedhur më të mirët, për ta ecur anijen drejt një shqiptarie siç e duam të gjithë.

Avioni nuk ishte i yni –

By: 27
29 December 2025 at 19:51

Para pak ditësh, mediat turke raportuan se qeveria turke i ka dhuruar asaj shqiptare një avion me vlerë 11.9 milionë dollarë. Kjo dhuratë e Erdogan për Edi Ramën është komentuar gjerësisht në mediat e këtij vendi. Ndërkohë ka pasur raportime se avioni ishte në pronësi të Turkish Airlines. Kjo e fundit i ka mohuar këto zëra.

Turkish Airlines (THY) ka deklaruar se lajmet e publikuara në media, sipas të cilave një avion nga flota e saj do t’i dhurohet Republikës së Shqipërisë, nuk janë të vërteta.

Në deklaratën e publikuar në Platformën e Informimit Publik (KAP), kompania thekson se avioni në fjalë nuk ka qenë asnjëherë në pronësi të THY, por është përdorur vetëm në kuadër të nevojave operacionale.

Në njoftim vihet në dukje se THY vepron në përputhje maksimale me Parimet e Qeverisjes Korporative, në përputhje me Ligjin e Tregut të Kapitalit dhe legjislacionin në fuqi, dhe se të gjitha transaksionet që lidhen me asetet materiale afatgjata ndahen në mënyrë transparente me investitorët.

Deklarata e THY-së  botuar nga Hyrriet:

“Lajmet e publikuara në disa organe mediatike lidhur me vendimin e shoqërisë sonë për t’i dhuruar Republikës së Shqipërisë një avion, që ndodhet në flotën tonë, nuk pasqyrojnë të vërtetën. Avioni në fjalë nuk ka qenë kurrë në pronësi të shoqërisë sonë dhe është përdorur vetëm për qëllime operacionale.

Shoqëria jonë vepron me përputhje maksimale ndaj Parimeve të Qeverisjes Korporative, në kuadër të Ligjit të Tregut të Kapitalit dhe legjislacionit në fuqi, dhe ndan në mënyrë transparente me investitorët tanë të gjitha transaksionet që lidhen me asetet materiale afatgjata.” /Hurriyet

gijotina.com/

Vitin e Ri do ta nisim me protesta –

By: 27
29 December 2025 at 19:27

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të largohet nga sheshi pa shporrur Edi Ramën dhe kabinetin e tij të zhytur në kurrupsion. Gjatë fjalës së tij në fjalën ‘Foltoren’ para kryeminsitrisë, Kryedemokrati u shpreh se Ergys Agasi ka rrahur me grushte në zyrë Ulsi Manjën, kur ky i fundit ishte ministër i Drejtësisë, sepse e kishte porosi nga kapoja, Edi Rama. Lideri i opozitës tha ndër të tjera se fton shqiptarët që sot e tutje, Edi Ramën ta thërrasin me gjuhën, fjalorin, zhargonin e koordinatorit të tij, Gys Agasi, Kapoja.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, nderimin më të madh për ju, misionare dhe misionarë të pamposhtur që qëndroni në lartësinë e idealeve tuaja. Idealeve më fisnike të njeriut. Idealeve të lirisë.
Qëndroni dhe do qëndrojmë në këtë shesh, Sheshin e Lirisë, gjersa nga ajo ndërtesë të shporrim binomin që ka vjedhur dhe ka përçmuar më shumë shqiptarët në tërë historinë tonë kombëtare, Edi Ramën dhe Lubi Ballukun.

Të dashur miq, një vajzë para meje, para jush, ftoi këtu që Edi Ramën të mos e quajmë më kryeministër.
Unë u ftoj ju dhe shqiptarët që sot e tutje, Edi Ramën ta thërrasim me gjuhën, fjalorin, zhargonin e koordinatorit të tij, Gys Agasi, Kapoja. Në të gjithë gjuhën, edhe kur rrihte me grushta Ulsi Manjën në zyrat e tij, i thoshte se më ka urdhëruar Kapoja. Pra, nuk janë më zyrtarë, por këta janë një bandë që nuk e ka parë ndonjëherë kjo tokë dhe e pashembullt jo vetëm në Shqipëri, por u garantoj dhe as në Europë dhe botë ndoshta,” tha Berisha.

Duke ardhur këtu tek ju po lexoja fatin e pengut të dytë. Fati i pengut të dytë të Ergys Agasit dhe ndërmarrjes së Edi Ramës dhe kunatit të tij, Daniel Shimës. E rrëmbyen vetëm një javë pas rrëmbimit të Gerond Meçes dhe siç mund ta keni ndjekur, në daljet para shtypit, në rrjetet sociale, kam ngritur zërin disa herë për këtë njeri që e mbajtën në bodrumet e Suel Çelës, i thyen kocka dhe çdo gjë dhe e sollën pothuajse të vdekur në shtëpinë e tij, ish-nëndrejtori i përgjithshëm i kopshtit privat të Edi Ramës, AKSHI-t.

Asnjë zë nuk dilte, asnjë fjalë, asnjë fjali. Dhe ky ishte rrëmbyer një javë pas Gerondit. Gerondi pati mençurinë dhe u dorëzua tek autoritetet gjermane, të cilat natyrisht bënë atë që u takonte dhe ne ua dimë shumë për nder.
Ky tjetri që nuk u dorëzua tek autoritetet gjermane, por u dorëzua tek autoritetet shqiptare, a e dini se çfarë ka ndodhur? Altin Troplini e ka përcjellë dosjen e tij tek prokuroria e Tiranës, packa se ishte një akt makabër, një krim, një rrëmbim nga katër persona, e ndjekur trajektorja gjer tek tuneli i Qafë Kërrabës, edhe më tutje.
Natyrisht, prokuroria e Tiranës bëri atë që i thanë, firmosi moshapjen e hetimeve për personin.

Shikoni pra ku jetojmë. Dhe ai nuk figuron në dosje fare sepse ai donte më shumë se çdo gjë, më shumë se Gerondi. Ai ishte nëndrejtor i AKSHI-t dhe kishte të memorizuar të gjitha abuzimet e qindra milionë eurove nga familja më mafioze e Ballkanit dhe ndoshta e Europës, familja Rama. Po.

Miq, Artiola theksoi këtu se një shoqe i tha se unë do bashkohem me PD pasi pashë se çfarë u zhvillua në zgjedhje.
Unë e përshëndes atë dhe e falënderoj me mirënjohje. Nuk ka asgjë më thelbësore për një komb se sa zgjedhjet dhe vota e lirë. Shikoni Kosovën, krenari për çdo shqiptar është Kosova. Krenari e madhe, por edhe shpresë. Një shtet që shpall pavarësinë pak vite më parë. Një shtet ku shqiptarët njëlloj si në Shqipëri janë shumicë.

Por një shtet që ecën me hapa gjigante drejt BE. Një shtet që studiuesit kanë gjetur se është vetëm 16 vite larg qeverisjes së standardeve evropiane, kundrejt Shqipërisë 62 vite larg këtyre standardeve. Kosova zhvillon zgjedhje. Kosova çdo krizë e zgjidh në përputhje me ligjin. Kryeministri i Kosovës nuk mban koordinator krimi, por ata, pavarësisht nga etnia, i nxjerr para ligjit.

Nuk mbjell kanabis, përkundrazi i ndihmon fermerët të mbjellin grurë. Kryeministri i Kosovës nuk ka sipërmarrje kopsht si Edi Rama, përkundrazi qeveria atje lufton fort për veprimtarinë më transparente, ndaj edhe zhvillon dy palë zgjedhje brenda një viti, zgjidh çdo krizë, çdo problem në mënyrën më demokratike.

Miq, ne mbyllim sot protestën tonë për të filluar vitin po me protesta. Kudo që shkoj gjej një vendosmëri absolute për t’u ndarë me këtë të keqe sa më shpejt. Shqiptarët presin me padurim largimin e kësaj bande nga pushteti.
Iu garantoj ju se opozita është sot më e fuqishme se kurrë. Është sot më e vendosur se kurrë të përmbushë misionin e saj. Askush nuk duhet të harrojë se forca e idealeve është më e madhe se e të gjitha armëve.
Se ata që qëndrojnë për ideale janë të pamposhtur dhe fitojnë. Se këtij regjimi, çdo ditë dhe çdo orë që kalon, ky regjim është në shkërmoqje, është në kalbëzim dhe në rënie.

T’i përshëndesim bashkërisht qytetarët e Vlorës. 5 ditë pa ujë, duke ndjekur atë ngjarje, në videot e shumta që qarkullojnë, rikthyen kur vetëm pak muaj më parë drejtori i ujësjellësit i thotë gazetarit se këta rrinë tre ditë pa ujë dhe një telefon nuk e bën njeri për të shprehur shqetësimin. Në fakt drejtori tha një të vërtetë, nuk gënjeu.
Por ja që kohërat ndryshojnë. Ja që dje, qytetarët e Vlorës ua zunë kafshatën e galasë në fyt dhe i zunë hajdutët nga salla ku festonin. Ja që sot përsëri të rinjtë e Vlorës, qytetarët e Vlorës mbushën sheshin dhe bënë përgjegjëse Edi Ramën dhe qeverinë për situatën e tyre dramatike.

Por si Vlora probleme të tilla ka gjithë Shqipëria. Ndëshkime qeveritare ka gjithë Shqipëria. Imagjinoni pak, banorët më të varfër të Shqipërisë, banorët e Hasit, Tropojës, Kukësit, për të ardhur në kryeqytetin e tyre duhet të paguajnë 20 përqind të pensionit. Duhet të paguajnë taksën në Kalimash, taksën në Thumanë. Në mënyrën më brutale, më të padrejtë. Mendoni pak banorët e Elbasanit. U shpua mali i Kërrabës, ndërkohë Elbasani është më afër se Kombinati, një lagje e Tiranës.

Por jo, sepse bajpasi, mungesa e tij, u ka rikthyer atyre atë kohë që u merrte qafa e Kërrabës. Po pse? Sepse paratë vidhen dhe vetëm vidhen. Sepse Greqia jo para 4 vitesh, jo para 3 vitesh apo 10 vitesh, po këtë vit ka prokuruar autostradën Janinë-Kakavijë, 6 korsi të standardeve evropiane, 4 milionë euro kilometri, kundrejt 17, 22 milionë euro kilometri, rrugët e florinjta të Edi Ramës dhe Lubisë.

gijotina.com/

Zbardhet biseda sekrete mes Ergys Agasit dhe Mirlinda Karçanaj: Zemra… –

By: 27
29 December 2025 at 19:09

Në hetimet e zhvilluara, SPAK ka mundur të sigurojë pamje nga brenda ambienteve të punës së Ergys Agasit.

Ndër të tjera në datën 19 nëntor 2021 në ambientet e subjektit “EA Tobaço” shfaqet drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj.

Sipas Prokurorisë së Posaçme Agasi i drejtohet duke i thënë: “Hej ça bën ti zemra”.Më tej mes tyre disktohet për testet me izraelitet, ndërsa në një tjetër komunikim thuhet se tenderi bën 2 milionë ne e bëjmë 4 milionë.

Sa I përket diskutimin për izraelitët e pyetur nga SPAK Karçanaj ka shpjeguar se nuk ka pasur të bënte me shtetin dhe se nuk I kujtohet mirë, por I kanë kërkuar mendim duke qenë se ajo kishte eksperiencë.

 

gijotina.com/

Nis foltorja e Berishës para Kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e kreut të Qeverisë –

By: 27
29 December 2025 at 18:49

Partia Demokratike ka nisur foltoren saj, teksa në këto momente demokratë dhe mbështetës të opozitës janë mbledhur para Kryeministrisë.

Në mes të pjesëmarrësve është kreu i PD Sali Berisha dhe eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike, por edhe Partisë së Lirisë.

Kjo është foltorja e gjashtë radhazi e opozitës, ndërsa një javë më parë PD organizoi protestën e saj kombëtare të parë pas zgjedhjeve të 11 majit.

gijotina.com/

Nis foltorja e Berishës para Kryeministrisë, –

By: 27
29 December 2025 at 18:47

Partia Demokratike ka nisur foltoren saj, teksa në këto momente demokratë dhe mbështetës të opozitës janë mbledhur para Kryeministrisë.

Në mes të pjesëmarrësve është kreu i PD Sali Berisha dhe eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike, por edhe Partisë së Lirisë.

Kjo është foltorja e gjashtë radhazi e opozitës, ndërsa një javë më parë PD organizoi protestën e saj kombëtare të parë pas zgjedhjeve të 11 majit.

gijotina.com/

Asnjë gjyqtar nuk “ndërroi mendje në fund” –

By: 27
29 December 2025 at 18:37

Gjykata Kushtetuese ka përgënjeshtruar kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili në një intervistë televizive, nje javë më parë u shpreh se në votimin e parë të Gjykatës Kushtetuese për vendimin e GJKKO për pezullimin e Ballukut, ndarja e votave 4 me 4, do të linte në fuqi këtë vendim, por ka qenë një nga anëtaret e trupës së gjyqtarëve që ka kërkuar të rivotojë pasi e ka rivlerësuar edhe njëherë zgjedhjen e saj.

Njoftimi i plotë i GJK:

Në vijim të deklaratave mediatike publike, të bëra nga subjekte të ndryshme që ushtrojnë funksione publike ose private, në lidhje me procedurën e ndjekur dhe rezultatin e votimit për vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr.118, datë 19.11.2025, dhe nr.120, datë 22.11.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, Gjykata Kushtetuesei përgënjeshtron këto deklarata si tërësisht të pavërteta.

Gjykata Kushtetuese risjell në vëmendje se bëhet fjalë për një procedurë gjyqësore kushtetuese në vijim e sipër dhe se, në datën 22.01.2026, do të marrë në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe subjekte të interesuara Presidentin e Republikës, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për të garantuar procesin e rregullt, sipas standardeve kushtetuese, dhe për të shmangur çdo mundësi paragjykimi, qoftë edhe në dukje, ftohen të gjithë aktorët dhe personat e përfshirë në këtë diskutim publik që të tregohen të matur dhe të kujdesshëm në deklaratat e tyre, duke mos përgojuar gjyqtarë individualë apo institucionin e Gjykatës Kushtetuese në tërësi.

Gjykata Kushtetuese rithekson përkushtimin e saj për ushtrimin e funksionit kushtetues me transparencë dhe respekt të plotë të procedurave kushtetuese e ligjore, duke i bërë përsëri thirrje të gjithë aktorëve për respektimin e integritetit dhe autoritetit të saj, me qëllim sigurimin e besimit të publikut dhe garantimin e pavarësisë së vendimmarrjeve gjyqësore, të cilat në asnjë rrethanë nuk duhet të ndikohen nga çdo keqinformim për publikun, nga cilido subjekt të vijë ai.

gijotina.com/

Synoj edhe një mandat si presidente, me Kurtin jemi një ekip –

By: 27
29 December 2025 at 18:21

Përveç kësaj, Osmani foli edhe lidhur me marrëdhëniet me kryeministrin në detyrë të Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ndërkaq, në lidhje me politikën e jashtme, presidentja komentoi marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën administratën e Donald Trumpit, dhe prapaskenat e takimeve me zyrtarë amerikanë.

Ajo foli edhe lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështjen e zbatimit të marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.

Radio Evropa e Lirë: Presidente, Kosova dje i pati zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të dytat për këtë vit. Lëvizja Vetëvendosje doli fituese edhe kësaj radhe, me përqindje më të lartë, sipas rezultateve preliminare. Si i keni parë këto rezultate?

Vjosa Osmani: Në radhë të parë, unë dua t’i uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për shembullin e një demokracie jashtëzakonisht të fortë elektorale që ata e kanë dëshmuar për të satën herë me radhë, dhe siç e thatë edhe ju, përkundër faktit që zgjedhjet janë përsëritur disa herë gjatë këtij viti, sepse kishim edhe zgjedhje lokale, qytetarët treguan se Kosova organizon zgjedhje model. Model do të thosha jo vetëm për rajonin tonë, por edhe përtej, me një demokraci jashtëzakonisht të fuqishme, me zgjedhje të rregullta, të cilat janë sipas standardeve më të larta demokratike që mund të kërkojë dikush.

Jo rastësisht, ky është njëri prej elementëve që e kanë ngritur vazhdimisht Kosovën në indekset ndërkombëtare për fuqizimin e demokracisë sonë, të arritura me të cilat jemi jashtëzakonisht krenarë, dhe jam shumë krenare edhe me mënyrën se si gjithçka ka shkuar dje, me daljen e qytetarëve të Republikës së Kosovës, pjesëmarrjen e tyre masive, dhe siç e kam thënë edhe dje kur votova, sa më e madhe pjesëmarrja, aq më e qartë është rruga përpara. Dhe, siç po e shohim edhe nga rezultatet tashmë, do të kemi shumë shpejtë edhe parlament të konstituuar, edhe qeveri të zgjedhur.

Radio Evropa e Lirë: E thatë vetë, tash gjasat janë të mëdha që institucionet të zgjidhen dhe qeveria të bëhet. Pastaj Kosovën e pret një tjetër zgjedhje. Mandati juaj përfundon në prill. A synoni mandat të dytë?

Vjosa Osmani: Përgjatë këtyre pesë vjetëve kemi bërë maksimumin që të punojmë shumë për interesin e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Kemi punuar që Kosova të mos konsiderohet thjesht si një shtet që ndjek zhvillimet, por si një prej faktorëve të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare që ka rol në përcaktimin e këtyre zhvillimeve. Përgjatë këtyre pesë vjetëve, Kosova është fuqizuar si shtet, brenda dhe jashtë. Brenda, në radhë të parë, për shkak se e ka shtrirë sovranitetin në çdo milimetër të territorit të vendit, kemi fuqizuar sundimin e rendit dhe ligjit që ka qenë një prej prioriteteve tona të përbashkëta që nga koha kur jam zgjedhur presidente në fillim të vitit 2021, dhe natyrshëm në arenën ndërkombëtare Kosova kurrë nuk ka qenë më e përfaqësuar dhe më e fortë, sado që kemi pasur sfida, por sfidat në radhë të parë kanë ardhur nga Serbia, e cila, siç e dini, ka eskaluar edhe me akt-agresionin ndaj Republikës së Kosovës, dhe me sulme ndaj infrastrukturës tonë kritike, dhe me një sërë aktesh destabilizuese.

Në rrethana të tilla, si institucione të Kosovës, kemi bërë të pamundurën dhe besoj kemi arritur që të mbrohet interesi i Republikës së Kosovës, që të mbrohet sovraniteti dhe integriteti territorial, që në asnjë moment të mos vihet në pikëpyetje sovraniteti ynë, shtetësia jonë, parimi i unitaritetit të shtetit, dhe njëkohësisht e kemi përfaqësuar Republikën e Kosovës denjësisht para syve të botës, duke ndërtuar një imazh të denjë, të tillë siç e meritojnë qytetarët tanë. Tani, unë mendoj që Kosovës i duhet një vazhdimësi e punëve të mira. Rrjedhimisht, kjo çështje tani do të jetë në duart e deputetëve të Republikës së Kosovës. Do ta shohim se kush do të jenë ata që do të zgjidhen.

Radio Evropa e Lirë: Mbrëmë, zoti Kurti e ka përmendur që do ta ketë një takim me ju. Ka thënë që është një ndër veprimet e para që do ta bëjë pas certifikimit të zgjedhjeve. Çfarë do të jetë ky takim? A do të dëshirojë t’i dijë synimet e juaja për kandidaturë? A do të jenë bisedime lidhur me atë se si do të arrihet zgjedhja juaj?

Vjosa Osmani: Ne do të diskutojmë, natyrisht, siç kemi diskutuar edhe më parë përgjatë këtij mandati, se si t’i vazhdojmë punët e mira bashkërisht, sepse kjo, siç e dini, varet nga dy të tretat e deputetëve të Republikës së Kosovës, të cilët duhet të marrin pjesë në votim, sado që vetëm 61 vota…

Radio Evropa e Lirë: Do të thotë e synoni edhe një mandat?

Vjosa Osmani: Synoj që t’i vazhdoj punët e mira për qytetarët e Republikës së Kosovës, për vendin tonë. Mendoj që të arriturat e shumta dhe punët e mira që po na presin dhe janë te dera duhet të vazhdohen, sepse është interesi më i mirë i Republikës sonë. Megjithatë, unë, po ashtu, jam plotësisht e vetëdijshme që kjo nuk varet vetëm nga ky vlerësim, por varet nga dy të drejtat e deputetëve të Republikës së Kosovës, të cilët duhet të vendosin, do të thosha, në dy pika themelore. E para është nëse duan ta mbrojnë interesin më të mirë të Republikës, dhe e dyta është nëse duan ta dëgjojnë vullnetin qytetar…

Radio Evropa e Lirë: A synoni bisedime me opozitën?

Vjosa Osmani: Natyrisht, siç kam bërë edhe herën e kaluar, do ta bëjmë sërish me të gjithë deputetët. Natyrisht, unë nuk kërkoj përkrahje nga Lista Serbe, sepse sikurse edhe herën e kaluar, nuk kam pasur ndonjë votë nga ata dhe, siç e dini, pas veprimeve të tyre…

Radio Evropa e Lirë: A ka pakicë të caktuar ku ju mendoni se do të ketë hezitim për votën tuaj, ose qoftë për prezencën në votim?

Vjosa Osmani: Është shumë herët që të flitet për këtë çështje tani.

Angazhim në politikë i Osmani nëse s’zgjedhet presidente

Radio Evropa e Lirë: Në bazë të raporteve që kanë qenë këta pesë vjet.

Vjosa Osmani: Unë do të bisedoj me të gjitha partitë shqiptare, me partitë e pakicave joserbe, do të bisedoj me ta. Natyrisht, shumë prej tyre tashmë i kanë shprehur qëndrimet në takimet me mua, mirëpo do të duhet që të ulemi, të diskutojmë, dhe të shihet, siç e thashë, e para, në qoftë se dëshirojnë vazhdimësi të mbrojtjes së interesit qytetar, dhe në qoftë se dëshirojnë që të dëgjohet vullneti qytetar, i cili është i qartë. Në shumicën dërmuese të matjeve, shihet që diku rreth 81 për qind e qytetarëve të Republikës dëshirojnë një mandat të dytë. Pra, do ta shohim në qoftë se deputetët dëshirojnë materializim të këtij vullneti. Pra, këto janë çështje që do t’i bisedojmë, megjithatë për mua është thjesht një mundësi për t’i shërbyer vendit, dhe në qoftë se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e dëshirojnë këtë, atëherë unë do ta vazhdoj mundësinë e shërbimit të vendit në mundësi tjera.

Pra, ka edhe mundësi të tjera që mund të angazhohem në politikë. Angazhimin politik nuk do ta ndërpres assesi, pavarësisht rezultatit që do të arrihet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Por, mendoj që është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës që të ketë vazhdimësi të punëve të mira, dhe shpresoj shumë që këtë vlerësim ta kenë edhe shumica dërmuese të deputetëve të Kuvendit, por, natyrisht ata e kanë mendimin e tyre të lirë dhe do ta shohim në ditët në vijim se cili do të jetë ai.

Radio Evropa e Lirë: Përtej pozitës së presidentes, a synoni rikthimin në politikë? Nëse veç nuk e merrni një mandat të dytë, ose në ndonjë skenar tjetër. A e parashihni rikthimin në politikë, në zgjedhje?

Vjosa Osmani: Natyrisht që, nëse nuk ka një mandat të dytë, dhe vazhdim të punëve të mira për vendin dhe në interes të vendit, atëherë mundësia që mbetet është ajo e rikthimit në angazhim politik, për shkak se mendoj që ka ende hapësirë për t’i shërbyer vendit nëpërmjet angazhimit politik, por siç e thashë, kjo do të jetë një çështje që do të vendoset tash nga një parlament i cili do të konstituohet. Por, siç e përmenda, angazhimin politik natyrisht që nuk do ta ndërpres, pavarësisht rezultatit.

Radio Evropa e Lirë: Me një subjekt të ri politik?

Vjosa Osmani: Ato janë çështje që mendohen dhe determinohen, vetëm në qoftë se nuk ka vazhdimësi të mandatit si presidente, por këto janë çështje për të cilat janë shumë komod, sepse kam një angazhim politik prej 26 vjetësh, dhe një përvojë dhe një angazhim që ka qenë gjithnjë në interes të vendit, të cilin sërish dua t’ia ofroj qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Mendoj që, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike, për shkak se e gjithë Evropa është për momentin në një situatë jo të favorshme të sigurisë, me kërcënime të vazhdueshme dhe në veçanti për vendet e vogla si Republika e Kosovës, këto sfida janë madhore. Është në interes të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve që një Presidencë, do të thosha si institucion, se nuk po flas për individin, sepse gjithçka që kemi arritur, kemi arritur si ekip.

E kam një ekip të jashtëzakonshëm, që ka punuar vazhdimisht që këto rezultate të arrihen, por është e domosdoshme që një Presidencë që ka ndërtuar relacione jashtëzakonisht të fuqishme me aleatët, që ka ndërtuar elementin kryesor të këtij relacioni, që është elementi i besimit, valuta kryesore në politikë të jashtme, por edhe të brendshme do të thosha, që të vazhdohet me punët e tilla, sepse nuk besoj që Kosova e ka luksin që të fillohet nga pika zero në ndërtimin e relacioneve të tilla, sidomos jo në këtë situatë të brishtë të sigurisë, me të cilën i gjithë kontinenti evropian po ballafaqohet. Kështu që, jam e bindur që ky vlerësim do të bëhet nga të gjithë, por megjithatë të presim edhe pak, dhe do të qartësohet gjithçka.

Dallimet me Kurtin

Radio Evropa e Lirë: Ju keni garuar së bashku në listë me zotin Kurti. I përmendet më herët punët e mira të përbashkëta. Megjithatë, keni pasur edhe dallime me zotin Kurti gjatë këtyre viteve, kur ai ka qenë në udhëheqje, dhe ju keni qenë në Presidencë. Si i vlerësoni tashmë raportet me zotin Kurti, dhe me programin e qeverisë së tij?

Vjosa Osmani: Unë mendoj që bashkëpunimi më i sinqertë është pikërisht ai që nuk i fsheh dallimet. Çka është më e rëndësishmja, siç e kam përmendur në çdo deklarim publik deri më sot, është që ne asnjëherë nuk kemi dalluar sa i përket qëllimit të përbashkët që dëshirojmë ta arrijmë, qoftë ajo sa i përket vendosjes së sovranitetit në çdo cep të vendit tonë, deri te fuqizimi i shtetit tonë në familjen e madhe euroatlantike. Synimet i kemi pasur të përbashkëta. Në synime nuk kemi dalluar asnjë milimetër. Nganjëherë kemi pasur dallime se si të arrijmë tek ato qëllime.

Radio Evropa e Lirë: Cila kanë qenë pikat në të cilat ndoshta keni përplasje, ose keni pasur, dhe cilat janë pikat që konsideroni se i keni më të përbashkëta në mënyrën e udhëheqjes?

Vjosa Osmani: Tashmë qytetarët e kanë parë, por është krejtësisht normale që edhe brenda një familjeje të njëjtë politike ato dallime rreth strategjive që përdoren, rreth metodave që përdoren, janë krejtësisht normale. Ajo që e kemi të përbashkët, siç e përmenda, është qëllimi ynë. Që të dy e dëshirojmë një Kosovë, e cila është e integruar në struktura euroatlantike, me prioritet, natyrisht, në NATO, për shkaqe sigurie, dhe po ashtu edhe në Bashkimin Evropian, ku siç e dini, pikërisht brenda mandatit tonë të përbashkët, kemi aplikuar dhe jam e bindur, sidomos nga takimet e fundit që i kam pasur, që ekziston rruga përpara edhe për këtë.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë sa i përket koordinimit me aleatët? Këtu keni qenë më e zëshme, lidhur me atë se duhet koordinim për veprimet që i bën Qeveria me aleatët ndërkombëtarë.

Vjosa Osmani: Unë mendoj që është në interes të Kosovës që institucionet kryesore në vend nganjëherë të përdorin strategji të ndryshme, por me qëllime të përbashkëta. Ne nuk jemi i njëjti njeri. Secili njeri e ka mënyrën e vet se si flet, se si argumenton, si bën miq, si i mban ata miq. Me rëndësi është që sot Kosova ka miq. Sot Kosovës i hapet secila derë.

Përgjatë mandatit tonë, Kosova për herë të parë është ftuar në samitin e NATO-s në Uashington. Nuk ka ndodhur kjo kurrë më herët në histori që të ftohet një shtet që as nuk është anëtar, as nuk është në [Partneritetin për Paqe], as nuk e ka statusin e partnerit, siç e kanë disa shtete. Pra, jam ftuar që të marr pjesë në samitin e NATO-s. Pastaj, me pjesëmarrje në institucione, qoftë evropiane, qoftë ndërkombëtare, me prezencë në Amerikë Latine, në Azi, në Afrikë e në çdo kontinent, diçka që nuk ka ekzistuar më parë.

Rezultatet dhe frytet e jashtëzakonshme të kësaj pune tashmë po shihen. Pra, është krejtësisht normale, ne edhe pak a shumë dakordohemi që të kemi mënyra të ndryshme të kryerjes së punëve të përbashkëta. Pra, çka është me rëndësi, është që si rezultat i kësaj pune të përbashkët, sot Kosova e ka edhe sovranitetin, edhe i ka miqësitë. Sfidat ekzistojnë, unë nuk dua ta paraqes një situatë që është perfekte, por patjetër që sukseset i kemi të përbashkëta, dhe jam e bindur që me punën që po e bëjmë do të arrihen edhe suksese tjera shumë më të mëdha, sidomos sa i përket fuqizimit të aleancave.

Radio Evropa e Lirë: Kur jemi te sovraniteti dhe politika e jashtme, nëse flasim për njohje… Kemi pasur disa njohje këtë vit, por Kosova ka stagnuar një kohë nga njohjet. Sipas jush, ku qëndron faji kryesor për këtë, brendapërbrenda, pa i përfshirë forcat e jashtme që dihen, për stagnimin e njohjeve?

Vjosa Osmani: Nuk do të thosha që është stagnim, për shkak se ne sivjet i kemi pasur katër njohje, dhe ka pasur më shumë se 10 vjet që nuk kanë qenë katër njohje brenda një viti. Shumicën dërrmuese të viteve paraprake, mesatarja ka qenë një njohje në vit. Ne, kur e kemi marrë mandatin, çështja e parë me të cilën është dashur të ballafaqohemi ka qenë ajo ngrirja në procesin e njohjeve, që ka qenë dakordim ndërkombëtar, të cilin është dashur ta respektojmë. Dhe, pastaj ka pasur një qëndrim, tash unë nuk dua të flas për momentin me emra, do të vijë koha kur do t’i përmend emrat se kush kanë qenë aktorët ndërkombëtarë, të cilët na kanë thënë që ne kemi pasur dakordim me Qeverinë paraprake, që në fakt kjo ngrirja në procesin e njohjeve të vazhdojë deri te marrëveshja finale në dialog, dhe është insistuar që as mos të ketë angazhim në njohje derisa…

Radio Evropa e Lirë: Po flisni para Qeverisë Kurti.

Vjosa Osmani: Po, po, natyrisht, aty është arritur ai dakordim. Ka pasur insistim që të mos ketë angazhim në procesin e njohjeve, natyrisht të mos ketë përkrahje, që i gjithë fokusi të jetë vetëm në dialogun Kosovë-Serbi. Unë, si presidente, natyrisht që përkundër kësaj kërkese, e kam vazhduar punën në terren në këta pesë vjet. Një punë të jashtëzakonshme që e ka bërë edhe ekipi im në baza ditore, në baza ditore ne kemi komunikim të përditshëm me shtete, në çdo kontinent, të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosovën. Dhe, çka kemi arritur? Kemi arritur t’i kthejmë mbi 20 çnjohje të pretenduara nga Serbia. Mbi 20 shtete, ju mund t’i gjeni emrat që janë përmendur.

Radio Evropa e Lirë: Si mendoni, çnjohje të pretenduara?

Vjosa Osmani: Serbia ka pretenduar që i ka bindur mbi 20 shtete që ta çnjohin Republikën e Kosovës.

Osmani paralajmëron njohje të reja

Radio Evropa e Lirë: A kanë ndodhur çnjohjet?

Vjosa Osmani: Ato shtete vërtet kanë bërë deklarata, qoftë në prezencë të Serbisë, ka pasur raste kur kanë dërguar letra në Kombet e Bashkuara, ka pasur raste kur kanë dërguar letra te ne, ka pasur raste kur kanë dërguar njoftime tek aleatët tanë, që ne po e ngrijmë procesin e njohjes, ose ne po kthehemi me një hap mbrapa, derisa të kthehet dialogu.

Unë kam punuar që të rikthehet secila prej tyre, dhe tashmë përveç një shteti, të cilin nuk dua ta përmend këtu, sepse nuk është në interesin tonë – jemi akoma duke punuar me ta – përveç një shteti, secilën prej tyre i kam rikonfirmuar në takime me liderët e këtyre shteteve. Ato kanë qenë sikurse njohje të reja, sepse i kemi rikthyer nga pika zero, ku ato kanë qenë, në njohje të konfirmuara, në shumë raste edhe në marrëdhënie diplomatike me këto shtete. Pra, ato janë betonuar.

Tani, përveç kësaj, i kemi sjellë edhe katër njohje të reja, të cilat kanë ardhur si rezultat i një pune të gjatë, por frytet i kemi parë tani.

Ka edhe shumë shtete tjera, të cilat janë afër marrjes së vendimit, me të cilat po punojmë në baza ditore, dhe do të thosha se me administratën [e presidentit amerikan, Donald] Trump, kemi një momentum të ri sa i përket procesit të njohjeve. Unë dua t’i falënderoj të gjithë aleatët tanë për përkrahjen, natyrisht edhe administratën amerikane, edhe shtetet si Turqia, Arabia Saudite dhe shtete tjera, të cilat vazhdimisht na kanë mbështetur.

Pra, ka një momentum të ri, dhe jam e bindur që shumë shpejt, do të thosha në fillim të vitit, do të kemi edhe lajme të tjera të mira. Pra, nuk do ta quaja stagnim, thjesht ka qenë një situatë shumë e pavolitshme për ne, kur edhe vetë aleatët tanë kanë insistuar që i gjithë fokusi të jetë te dialogu, dhe kanë insistuar që të mos ketë fokus as nga ana e tyre, as nga ana jonë në njohje.

Unë, si presidente, vazhdimisht kam punuar në njohje, natyrisht me shumë bashkëpunëtorë të institucioneve tjera, megjithatë ka qenë e vështirë të shihet rezultati menjëherë, shkaku që secili shtet jonjohës që e kemi takuar, na ka thënë: “Neve po na thuhet që të presim, për shkak se është kjo marrëveshja për ngrirje të procesit”. Pra, kemi parë rezultate, por ju siguroj që rezultate edhe shumë më të mira kemi në fillim të vitit që vjen.

Masat e BE-së ndaj Kosovës “nuk kishin asnjë qëllim të mirë”

Radio Evropa e Lirë: Po kalojmë në një temë tjetër. Përveç ngërçit politik, Kosova ka vuajtur edhe nga masat ndëshkuese të BE-së, që kanë qenë në fuqi për një kohë. Ato do të hiqen tani, sipas zyrtarëve të BE-së, pas kalimit paqësor të mandateve në zgjedhjet në veri. A ka mundur të bëhet diçka më herët nga Kosova për t’u hequr këto masa?

Vjosa Osmani: Në radhë të parë, dua ta them që këto masa kanë qenë absolutisht të padrejta, të paarsyeshme dhe shumë të dëmshme për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie. Ato janë vendosur kundër Kosovës, në një situatë kur, në fakt, ka qenë Serbia ajo e cila, nëpërmjet bandave të veta, i ka sulmuar ushtarët e KFOR-it dhe ka rezultuar me 93 ushtarë të KFOR-it të lënduar, me sulme ndaj gazetarëve dhe ndaj qytetarëve në veri. Përkundër të gjitha këtyre veprimeve destabilizuese dhe kriminale të Serbisë, në vend se të ndëshkohej Serbia, është vendosur një vendim jashtëzakonisht i padrejtë dhe i marrë në një mënyrë shumë të çuditshme, pa votim fare të vendeve anëtare. Pastaj, kjo është përdorur nga dy-tri shtete që vazhdimisht ta bllokojnë Kosovën, që të kërkohen gjëra të cilat as nuk kanë qenë fillimisht kinse arsye, sado që arsye të padrejta për vendosjen e tyre.

Ka pasur shtete që insistonin që të formohej Asociacioni [i komunave me shumicë serbe] e lloj-lloj kushtëzimesh, të cilat, natyrisht, nuk i kemi pranuar. Kurse, sa u përket zgjedhjeve të cilat kanë prodhuar rezultatin që ne e kemi sot në veri, ato nuk kanë qenë parakusht, ato kanë qenë çështje të cilat i ka sjellë vetë pjesëmarrja e komunitetit serb në procesin zgjedhor. Pra, nuk kemi qenë ne ata që e kemi krijuar bojkotin e serbëve, ka qenë [presidenti serb, Aleksandar] Vuçiq ai që i ka bindur që të bojkotojnë. Bindur, në mënyrë të dhunshme, natyrisht, nëpërmjet kërcënimeve dhe shantazheve të tjera, dhe si rezultat i atij bojkoti ne e kemi pasur rezultatin e katër viteve të fundit. Nuk ka qenë rezultat që e kemi imponuar ne, por rezultat, i cili ka dalë për shkak të politikave të gabuara dhe kriminale, do të thosha, të Vuçiqit, edhe në raport me komunitetin serb.

Radio Evropa e Lirë: A keni qenë kritike ndaj BE-së për trajtim jo të barabartë ndaj Kosovës? Madje keni thënë se keni pritje nga lidershipi i ri i BE-së. A janë arritur pritshmëritë tuaja?

Vjosa Osmani: Po shihet nga vetë rezultati. Ne kemi pasur një përkrahje të madhe nga lidershipi i ri i BE-së që të hiqen masat. Natyrisht që ata, në mënyrë që të arsyetohet vendimi, e kanë përmendur çështjen e momentumit të krijuar pas ndryshimit të pushtetit në veri. Megjithatë, në fillim të ditës, kur unë isha në BE, në samitin BE-Ballkani Perëndimor, vendimi ka qenë vetëm për lirimin e 34 milionëve. Dhe, pas shumë takimeve që i kishim, shumë intensive, edhe diskutimeve me presidenten e Komisionit [Evropian, Urusla von der Leyen], edhe me presidentin e Këshillit [të BE-së, Antonio] Costa, me përfaqësuesen e Lartë [të BE-së], Kaja Kallas, dhe me shumë përfaqësues të shteteve që kishin hezitime, në mbrëmje përfundimisht më është kumtuar fillimisht në atë takim që, si rezultat i krejt atyre diskutimeve që kanë ndodhur këto dy ditë që ishim në Bruksel, ata kanë vendosur që t’i largojnë të gjitha masat. Pra, më nuk ka kufizime. Shumica dërmuese kanë hyrë në fuqi menjëherë. Të tjerat, sipas asaj që më është kumtuar mua, hyjnë në fuqi në fillim të janarit.

Pra, është lajm i mirë dhe është rezultat i punës së përbashkët që kemi bërë për t’i bindur që ato masa nuk e kanë asnjë qëllim të mirë. Përkundrazi, vetëm kanë ndëshkuar qytetarët e Kosovës në projekte, ta zëmë, që kanë të bëjnë me ujin e pijshëm, me trajtimin e ujërave të zeza, me projekte që kanë të bëjnë me jetën e përbashkët të komuniteteve, me fuqizim të rinisë, me fuqizim të grave e fuqizim të sundimit të ligjit.

Pra, pas shumë e shumë argumenteve është arritur edhe një pajtueshmëri, dhe unë dua t’i falënderoj që më në fund u bindën. Por, ka qenë rezultat i punës që kemi bërë për t’i bindur të gjithë, sepse siç e dini, BE-ja është shumë komplekse në punën e vendimmarrjes.

Radio Evropa e Lirë: Si e komentoni faktin që ende nuk është marrë në konsideratë aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE?

Vjosa Osmani: Kur flasim me shtete më të mëdha në BE, zakonisht përmendet argumenti i shteteve jonjohëse, për shkak se konsiderohet që duhet të binden që të gjithë. Ne e dimë që ekziston edhe një mundësi që jo domosdo të gjithë të votojnë. Prandaj, iu kemi propozuar disa formula. Ta zëmë, njëra prej tyre është që të përdoret modeli që është përdorur në kohën kur është miratuar Marrëveshja për Stabilizim Asociim, ku në atë marrëveshje është shtuar një nen për t’i kënaqur edhe shtetet jonjohëse. Në atë nen thuhet që kjo marrëveshje nuk paragjykon marrëdhëniet bilaterale mes shteteve jonjohëse dhe Kosovës, apo nuk paragjykon qëndrimin e këtyre shteteve në raport me pavarësinë e Kosovës. Dhe, me atë nen, pastaj, të gjitha shtetet mosnjohëse kanë qenë të kënaqura dhe të gjitha e kanë ngritur dorën për.

Tani, në qoftë se, kur Këshilli e mandaton Komisionin për statusin e kandidatit fusin një nen të tillë sa për t’i kënaqur shtetet jonjohëse, dhe të njëjtën kohë ato pajtohen që mos të bllokojnë, Komisioni menjëherë të fillojë bisedimet me Kosovën, të na e japë pyetësorin, t’i plotësojmë ne kushtet të cilat i vendosin ata, dhe të vazhdojmë me status të kandidatit. Kjo, mendoj që është një rrugë përpara, që në njërën anë i jep Kosovës meritat që na takojnë, në bazë të reformave që i kemi bërë, sidomos në sundim të ligjit dhe në shumë fusha të tjera, në anën tjetër sigurohet që ecim përpara me hapjen e kapitujve, me negocim të tyre, me mbyllje të tyre. E pastaj, kur të vjen puna tek anëtarësimi i plotë, unë besoj që do t’i kemi të gjitha njohjet që na duhen, edhe në aspekt bilateral prej kësaj pesëshe.

Radio Evropa e Lirë: Një çështje e hapur e Kosovës, që bisedohet në vazhdimësi edhe në arenën ndërkombëtare, është dialogu Kosovë-Serbi. Si e shihni ju, qoftë vazhdimin e dialogut, qoftë arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë?

Vjosa Osmani: Vazhdimi i dialogut është proces në të cilin ne jemi të përkushtuar plotësisht, siç kemi qenë edhe gjatë këtyre viteve. Kosova asnjëherë nuk ka munguar në tavolinën e diskutimeve, Kosova ka treguar konstruktivitet të plotë lidhur me propozimet që janë bërë nga BE-ja, mirëpo natyrisht Serbia ka bllokuar, në rastin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit edhe vetë nënshkrimin e marrëveshjes. Por, kemi shumë marrëveshje të tjera, te të cilat është pajtuar me to, dhe në fund as nuk i ka zbatuar. Ta zëmë, Marrëveshja për të zhdukurit me dhunë, ku ende bllokon zbatimin e saj, sado që ajo është arritur në Bruksel, dhe shumë marrëveshje të tjera, nga njohja e diplomave për personat që diplomojnë në Kosovë e deri te hapja e të gjitha pikave kufitare, në bazë të marrëveshjeve të Brukselit. Pra, kemi problem me palën serbe, e cila asnjëherë nuk zbaton ato që i premton, dhe unë besoj që të njëjtat probleme do t’i kemi edhe në të ardhmen. Shpresoj, megjithatë, që Brukseli të jetë shumë më i qartë në veprime, jo vetëm në fjalë, dhe të kërkojë nga ana e Serbisë që të ketë zbatim të plotë të atyre që i premton.

Në qoftë se kanë një qasje të tillë, siç e kanë pasur deri më tani, kur Serbia përkundër moszbatimit vazhdimisht shpërblehet, unë nuk është që kam shumë shpresa. Pra, shpresoj që të ndryshojë qasja, të jetë një ku të dyja palët trajtohen në mënyrë të balancuar dhe të barabartë, dhe mos të kemi një situatë ku Serbia përdor dhunë ndaj fqinjëve, përdor akte agresioni, sulmon ushtarët e KFOR-it, pastaj nuk e respekton BE-në dhe standardet e saj as sa i përket sanksioneve…

Radio Evropa e Lirë: Një pritje edhe nga Kosova nga partnerët ndërkombëtarë është veprimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe dërgimi i draft-statutit ose i planit franko-gjerman në Gjykatën Kushtetuese. A mendoni se duhet të bëhet ky hap?

Vjosa Osmani: Marrëdhëniet ndërkombëtare nuk njohin zbatim të njëanshëm të marrëveshjeve, ku njëra palë thotë “ne po tërhiqemi në tërësi”, dhe pala tjetër thotë “ne po shkojmë kështu pa kokë, po i zbatojmë të gjitha pa përfituar atë që janë përfitime të Republikës së Kosovës në po të njëjtën marrëveshje”. Mos të harrojmë që ajo marrëveshje, para se të shkojë tek Asociacioni, që është neni 7, apo zbatimi i marrëveshjeve paraprake, i ka disa nene të tjera. Ka nene që flasin për zbatim të sovranitetit, ka nene që flasin për respektim të integritetit territorial.

Serbia “e ka shkelur në baza ditore marrëveshjen e vitit 2023”

Radio Evropa e Lirë: A ka Kosova kusht që së pari…

Vjosa Osmani: Po, është krejtësisht normale që ne të kërkojmë zbatim paralel të marrëveshjes, e jo thjesht që presioni të bëhet te Kosova, kurse në anën tjetër të mos kërkohet nga Serbia që të respektohet sovraniteti, të respektohet integriteti territorial, parimi i barazisë të shteteve, që është parim edhe i Kartës së OKB-së, dhe po ashtu neni 4, që vjen para nenit 7 edhe kronologjikisht, dhe i cili kërkon nga Serbia që të mos e bllokojë Kosovën në anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni që nuk duhet të dërgohet në këtë moment draft-statuti në Gjykatën Kushtetuese?

Vjosa Osmani: Para nenit 7 vijnë edhe gjashtë nene të tjera. Është shumë me rëndësi që të ketë zbatueshmëri të parimeve bazë të asaj marrëveshjeje, të cilat Serbia jo vetëm që nuk i ka respektuar, kështu, në mënyrë indirekte, por në mënyrë direkte i ka shkelur me aktin e agresionit në Banjskë, me sulmin ndaj infrastrukturës tonë kritike në Ibër-Lepenc, me kidnapimin e policëve të Kosovës brenda territorit të Kosovës, me kidnapimin edhe të një shtetasi të Kosovës tashmë së fundi, me sulme të vazhdueshme ndaj integritetit tonë territorial, madje edhe ndaj NATO-s, nëpërmjet plagosjes së 93 ushtarëve, Serbia ka shkelur në baza ditore. Madje edhe kur ka votuar kundër në Këshillin e Evropës, duke lobuar vazhdimisht kundër për anëtarësim të Kosovës, për njohje të Kosovës, Serbia është në shkelje flagrante të kësaj marrëveshjeje në baza ditore. Prioritet, besoj, i BE-së, duhet të jetë fillimisht kjo, dhe pastaj flasim për pjesë të tjera të marrëveshjes.

Radio Evropa e Lirë: E përmendët presionin e Beogradit. Cili është mesazhi juaj si presidente për qytetarët serbë të Kosovës, që ndihen në vazhdimësi si të bllokuar në mes të presionit nga Beogradi dhe mosbesimit që kanë ndaj Prishtinës, institucioneve të Kosovës?

Vjosa Osmani: Ne i trajtojmë ata si qytetarë të barabartë të Republikës sonë. Besoj që duhet të bëjmë edhe më shumë, në mënyrë që kjo të komunikohet më mirë te ta, duhet të gjejmë edhe mënyra më të mira, më të hapura të komunikimit. Por, dua t’i siguroj të gjithë qytetarët tanë, përfshirë ata të komunitetit serb, qëllimi ynë i vetëm ka qenë gjithnjë që t’i mbrojmë ata nga bandat kriminale që janë bërë milionerë në kurriz të tyre, të cilët vazhdimisht i kanë kërcënuar ata dhe familjet e tyre, të cilët kanë shkuar aq larg, sa që të involvohen edhe në krimet të vrasjes, në krime të djegies së shtëpive e makinave të tyre, për t’i kërcënuar që të mos bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës. Vendi i tyre është në institucionet tona, vendi i tyre është i barabartë me çdo qytetarë tjetër. Prandaj, thirrja ime për ta është që ta shfrytëzojnë çdo mundësi, çdo mbrojtje që ua garanton Kushtetuta e Kosovës, e cila në fakt është Kushtetuta më e avancuar sa u përket të drejtave të pakicave, në të gjithë tokën e kontinentit evropian. Pra, nuk ka një shtet evropian që u jep më shumë të drejta pakicave sesa Kushtetuta jonë.

Andaj, le t’i shfrytëzojnë, e kanë derën hapur për bashkëpunim, për fuqizim dhe për projekte që janë në të mirë të komunitetit që ata përfaqësojnë. Shpresoj shumë që do t’i shfrytëzojnë këto rrugë kushtetuese dhe ligjore, sepse kjo është mënyra e vetme për ta fuqizuar prezencën e tyre, zërin e tyre, dhe do të thosha, edhe zhvillimin e tyre ekonomik, sepse janë 26 vjet pas luftës, qoftë ata që jetojnë në veri, qoftë më shumë se dy të tretat e serbëve që jetojnë në pjesë të tjera të Kosovës, meritojnë më shumë zhvillim, meritojnë edhe më shumë përfaqësim. Por, kjo arrihet në radhë të parë duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, dhe duke shfrytëzuar të drejtat që atyre u ofrohen, e jo duke bojkotuar.

“Interesim në rritje i administratës Trump”

Radio Evropa e Lirë: Kur flasim për dialogun, çfarë mesazhe apo pritje keni marrë nga SHBA-ja lidhur me këtë proces? Keni pasur disa takime me zyrtarë të SHBA-së.

Vjosa Osmani: Natyrisht që ka një interesim, do të thosha të rritur, të administratës Trump, të cilin unë e mirëpres që të ndihmojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë, që të mirëmbahet paqja dhe stabiliteti rajonal me çdo kusht, që të mos tolerohet asnjë veprim që e destabilizon rajonin tonë. Dhe, kjo është në interesin e Kosovës, meqenëse rajoni ynë e ka vetëm një burim destabiliteti, dhe ai është Serbia. Rreziku asnjëherë nuk vjen as nga Kosova, as nga Shqipëria, as nga Kroacia, as nga Bosnje e Hercegovina, përveç elementeve destabilizuese që i shtyn përpara Serbia, as nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo ndonjë shtet tjetër në rajon. Gjithnjë rreziku ka ardhur nga Serbia, dhe është mirë që administrata Trump është shumë serioze në atë që të mos lejohen burime të tilla destabiliteti, e aq më pak veprime të dhunshme siç ka ndodhur edhe me Banjskën më 2023.

Radio Evropa e Lirë: Po, sa i përket qasjes ndaj Kosovës?

Vjosa Osmani: Sa i përket qasjes ndaj Kosovës, administrata Trump është e qartë, dhe këtë po e dëshmon me veprime çdo ditë, që në raport me Kosovën e mbështet fuqizimin e vazhdueshëm të ushtrisë sonë, dhe jam shumë e lumtur që kjo, pas shumë pune që e kemi bërë të gjithë ne së bashku, dhe me ndihmën e komunitetit shqiptar në SHBA, të cilët duhet t’i falënderoj edhe një herë për angazhimin e tyre të palodhshëm, e kemi edhe miratimin e Aktit të Kongresit, që u nënshkrua edhe në ligj nga ana e presidentit Trump…

Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, në Strategjinë Kombëtare të Sigurisë nuk përmendet Kosova.

Vjosa Osmani: Pse nuk përmendet nuk do të thotë që nuk e kanë qasjen të cilën e kanë miratuar pikërisht në aktet e Kongresit. Dhe, dua ta përmend edhe këtë. Në dy vizitat që i kam pasur në Departamentin e Shtetit, brenda këtyre pak muajsh, çështja e parë që më është rikonfirmuar tepër qartë ka qenë kjo: “Ne e mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”. Kjo është pika e parë. Dhe, kjo, tani është përligjur në ligjin e nënshkruar nga Trump.

Radio Evropa e Lirë: Nuk ka fjalë për ndryshim të kufijve?

Vjosa Osmani: Absolutisht, as nuk bëhet fjalë më për strategji të tilla, dhe ky është një sukses jashtëzakonisht i madh. Dua t’i falënderoj për këtë qëndrim, i cili është arritur si rezultat i një bashkëpunimi shumë të afërt që e kemi ndërtuar me administratën Trump nga dita e parë që kur presidenti Trump është rikthyer në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë. Dhe, siç e përmenda, tani kjo është nënshkruar edhe në ligj. Dhe, përveç kësaj, është rikthim i qasjes së administratës Trump 1, që thuhet se dialogu duhet të bazohet në njohje reciproke. Pra, nuk thuhet eventualisht, ndoshta ndodh, ndoshta s’ndodh, por thuhet dialogu duhet të bazohet, të përqendrohet në njohje reciproke. Ky është një avancim jashtëzakonisht i madh.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë sa i përket investimeve? Keni përmendur diskutime për investime, a kemi diçka konkrete në këtë drejtim?

Vjosa Osmani: Kemi pasur diskutime shumë të mira me Departamentin e Shtetit në këtë drejtim. Ka interesim në disa fusha. Do të përmend sektorin e energjisë në veçanti. Sektorin e teknologjisë informative, po ashtu. Për të gjitha këto kemi edhe ne ide, kanë edhe ata ide. Këto ide janë duke u bashkëdyzuar, jemi duke ndërtuar strategji, e cila është kërkuar nga ana jonë, që i përfshin këto shtylla që ne i kemi diskutuar, me ide shumë më konkrete, dhe të cilën do t’ia dorëzojmë administratës Trump shumë shpejt. Siç e dini, jemi vendi i parë që ka propozuar tarifa zero në raport me mallrat amerikane, jemi shteti i parë që kemi linjëzuar në tërësi listën tonë të organizatave terroriste, në fakt jemi shteti i vetëm në Evropë dhe në botë që kemi linjëzuar në tërësi listën e organizatave terroriste me atë të shtetit amerikan. Jemi shteti i vetëm në Evropë që kemi ofruar marrëveshje me aleaten tonë, Amerikën, sa i përket imigrantëve. Pra, ka një sërë çështjesh që edhe ne i kemi bërë për ta mbështetur aleaten tonë strategjike. Pra, kjo është punë e përbashkët, edhe ne bëjmë për Amerikën, edhe Amerika bën për ne.

Radio Evropa e Lirë: Ka qenë edhe një propozim konkret për investim nga bashkëshorti juaj për Hotelin Grand [në Prishtinë]. Çfarë mendoni ju për investimet e bëra nga [dhëndri i Trumpit], Jared Kushner, në shtetet e Ballkanit? A shihni që do të ketë interesim për investime edhe në Kosovë?

Vjosa Osmani: Tash, këto nuk kanë të bëjnë. Siç e dini, familja Trump i ka një pjesë ndaras prej çështjeve shtetërore për të cilat diskutojmë. Ne, në takimet që i kemi pasur me DASH-in, i kemi pasur diskutimet rreth asaj se sa mund të angazhohet shteti, por njëkohësisht sa mundet administrata e re t’i nxisë bizneset amerikane, të cilat natyrisht janë të pavarura, mirëpo ato varen edhe nga një lloj nxitje qeveritare. Kemi diskutuar natyrisht edhe për nxitjet që mund t’i bëjë administrata e re sektorit privat në mënyrë që ata të kenë interes në Republikën e Kosovës në veçanti, por edhe në rajonin në përgjithësi. Natyrisht, ne nuk avokojmë për investime në Serbi, por avokojmë për, ta zëmë, investime të përbashkëta Kosovë-Shqipëri, investime që mund të jenë të fokusuara në Kosovë, dhe pastaj shkojnë përtej Kosovës, sepse rajoni ynë është i ndërlidhur, edhe në aspektin e rrugëve, edhe në aspekte të tjera që do të ndërtohen shumë shpejt sa i përket hekurudhave, por edhe sa i përket turizmit ta zëmë, janë këto çështje që shkojnë në pako. Por, kur flas për rajonin tonë, unë flas për shtete që na kanë njohur dhe bashkëpunojnë me ne mirë.

Radio Evropa e Lirë: Sa i përket sigurisë, cili mendoni që është kërcënimi më i madh i Kosovës nga shtete qëllimkëqija?

Vjosa Osmani: Natyrisht, interesimi tradicional i Rusisë që ta destabilizojë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është një interesim që synohet të arrihet përmes Serbisë, si një shtet që është dorë e zgjatur e Rusisë. Ky synim do të vazhdojë, mirëpo derisa ne punojmë me aleatët afër, me aleatët të cilët janë aleatë vlerorë, aleatë me të cilët i ndajmë vlerat e njëjta, besoj që do të vazhdojmë ta mbrojmë Kosovën nga një kërcënim i tillë. Pra, mendoj që qytetarët e Kosovës kanë çdo arsye që të flenë rehat, të ndihen të sigurt e të mbrojtur, në radhë të parë nga institucionet tona të sigurisë, të cilat i kemi fuqizuar në masë të madhe. Në radhë të dytë, edhe nga prezenca e rëndësishme e aleancës së NATO-s, e cila do të vazhdojë të jetë këtu. E treta, do të thosha, bashkëpunimi ynë i përditshëm me aleatët tanë, për ta mbrojtur sigurinë, na bën çdo ditë e më të fortë. Këtë bashkëpunim do ta vazhdojmë, sepse është në interes të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Për krejt në fund: Tash e tutje, nëse do të kemi institucione të formuara dhe ju do të jeni pjesë e tyre, në një pozitë ose tjetër, cili është për ju vendimi, reforma ose veprimi institucional i cili nuk guxon të vonohet në Kosovë, që duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur?

Vjosa Osmani: E para, do të thosha, me të cilën do të duhej të ballafaqohej Kuvendi qysh në ditën që konstituohet, me shpresën që edhe Qeveria votohet po në të njëjtën ditë, jo si parakusht kushtetues, ta sqaroj, sepse unë nuk besoj që është parakusht kushtetues, por megjithatë do ta lehtësonte punën, mendoj që duhet të votohet buxheti i Kosovës, në mënyrë që të mos krijohen vonesa të mëtejme dhe të votohen marrëveshjet ndërkombëtare. Po flasim për 1 miliard euro, të cilat si presidente i kam proceduar në Kuvend, 882 milionë janë Plani i Rritjes [i BE-së], dhe një pjesë e madhe pastaj janë marrëveshje të Bankës Botërore. Ka edhe të tjera që nuk i kam proceduar, sepse ato skadojnë diku, në mos gabohem, në mars, mirëpo ato duhet të procedohen menjëherë. Shpresoj shumë që do të ketë dakordim mes partive politike, dhe nuk po flas vetëm për qeverinë e ardhshme, mazhorancën, dhe për partitë cilat do që do të mbeten në opozitë, sepse marrëveshjet ndërkombëtare kërkojnë dy të tretat.

Dhe, nga analizat që i kemi bërë ne, si Presidencë, të gjitha këto vërtet janë në interes të Republikës së Kosovës, përfitojnë të gjithë qytetarët, pavarësisht se kë e kanë votuar. Shpresoj në maturi, shpresoj në përgjegjshmëri, dhe shpresoj që kjo votë të jetë ndër vendimet e para të Kuvendit. Madje, do të propozoja që fare të mos bëjnë pauzë, të votohet Kuvendi, të votohet Qeveria paradite, dhe menjëherë pasdite të përfundojnë marrëveshjet ndërkombëtare. Dhe, pastaj, ndoshta të nesërmen, ulemi dhe diskutojmë se si t’i arrijmë dy të tretat sa i përket mandatit të dytë, siç e përmenda, me shpresën që deputetët e Kuvendit të Kosovës, të të gjitha partive, do të dëshirojnë që ta vendosin para së gjithash vazhdimësinë e punëve të mira dhe interesin e Kosovës në njërën anë, dhe respektimin e vullnetit qytetar i cili besoj është i qartë për të gjithë./ REL

Renditja/ Elbasani me super ekip, +11 pikë më tepër nga sezoni i kaluar –

By: 27
29 December 2025 at 18:03

Pas dy fazave të para të kampionatit, Elbasani po konfirmon një rritje të qartë krahasuar me sezonin e kaluar, një rritje që nuk mbështetet te përshtypjet, por te shifrat konkrete.Një vit më parë verdheblutë kishin grumbulluar 22 pikë në këtë fazë të sezonit, ndërsa këtë vit kanë arritur në 33, duke shtuar plot 11 pikë në të njëjtën periudhë. Një diferencë e tillë është domethënëse në një kampionat të gjatë dhe konkurrues, pasi tregon vazhdimësi dhe efikasitet.

Ky progres pasqyrohet drejtpërdrejt edhe në renditje, ku Elbasani ka kaluar nga vendi i pestë në vendin e dytë, duke u afruar ndjeshëm me kreun dhe duke ndryshuar statusin e tij nga skuadër e mesit të tabelës në pretendente për zonën e sipërme. Rritja e pikëve nuk ka ardhur nga një shpërthim i përkohshëm, por nga një ecuri e ndërtuar javë pas jave, me rezultate të qëndrueshme si në fushën e vet ashtu edhe në transfertë.

SULMI MBAN RITMIN, MBROJTJA BËN DIFERENCËN – Në planin ofensiv, Elbasani ka shënuar 19 gola, një shifër që e vendos skuadrën në një nivel të kënaqshëm për sa i përket prodhimit ofensiv. Sulmi ka treguar se është i aftë të gjejë rrugën e rrjetës në mënyra të ndryshme dhe ndaj kundërshtarëve të niveleve të ndryshme, duke i dhënë skuadrës besim dhe vazhdimësi. Megjithatë, kur krahasohen dy sezonet, bëhet e qartë se sulmi nuk është elementi që ka sjellë ndryshimin kryesor. Ai është i njëjtë me atë të një sezoni më parë. Çelësi i këtij progresi qëndron te mbrojtja, aty ku transformimi është i dukshëm. Nëse një vit më parë verdheblutë kishin pësuar 21 gola pas dy fazave të para, këtë sezon kanë pësuar vetëm 11, një ulje drastike që flet për organizim më të mirë, përqendrim më të lartë dhe disiplinë taktike. Më pak gola të pësuar do të thotë më pak ndeshje të komplikuara dhe më shumë takime të menaxhuara me qetësi deri në vërshëllimën finale.

EKIP MË I QËNDRUESHËM – Ky përmirësim në shifra ka sjellë edhe një ndryshim të dukshëm në fytyrën e skuadrës në fushë. Elbasani këtë sezon shfaqet më i balancuar, më i duruar dhe më i vetëdijshëm për momentet e lojës. Në ndeshjet ku sezoni i kaluar sillte pasiguri dhe gabime, këtë vit skuadra di të mbajë ritmin, të ruajë avantazhin dhe të mos humbasë kontrollin në minutat vendimtare. Fitoret minimale, por të rëndësishme, janë bërë një element i zakonshëm, duke treguar pjekuri dhe rritje mentale. Kjo qasje ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në besimin e grupit dhe në stabilitetin e përgjithshëm të skuadrës. Me vendin e dytë në renditje, me 11 pikë më shumë se një vit më parë dhe me një mbrojtje që po rezulton baza e suksesit, Elbasani po ndërton një sezon që nuk duket i rastësishëm, por rezultat i një pune të menduar mirë dhe të qëndrueshme, që i jep skuadrës të drejtën të shohë përpara me ambicie dhe besim për vazhdimin e kampionatit

Barazimi 2-2 ndaj Bragës ishte një fitore 3-2 –

By: 27
29 December 2025 at 17:59

José Mourinho nuk zhgënjen kurrë. Trajneri portugez, në krye të Benficës, dha një tjetër episod kontrovers pas barazimit 2-2 kundër Bragës. Ndeshja tashmë e tensionuar shpërtheu në minutat e fundit kur një gol në dukje i ligjshëm i Benfikës u anulua, duke i mohuar fitoren skuadrës së Lisbonës.

‘Special One’, besnik ndaj stilit të tij provokues, refuzoi të pranonte vendimin e gjyqtarit dhe i ktheu intervistat pas ndeshjes në një skenë për protestën e tij. Pavarësisht se rezultati zyrtar ishte barazim, Mourinho përsëriti me obsesivitet: “Ne fituam”.

Kur gazetarët e pyetën për rezultatin 2-2, trajneri u përgjigj me një ironi therëse: “Mendoj se është një fitore e madhe. Në pjesën e dytë, ishte vetëm Benfica, kështu që të përmbysim rezultatin dhe të fitojmë këtu 3-2 është një rezultat fantastik për ne. Lojtarët e meritojnë këtë për përpjekjet e tyre, me gjithë respektin e duhur për Bragën, e cila na shkaktoi vështirësitë që prisnim.”

Situata u përshkallëzua kur një gazetar u përpoq ta kthente Mourinhon në realitet, duke theksuar se rezultati do t’i jepte Benficës vetëm një pikë të vetme. Në atë pikë, trajneri humbi durimin, duke dalë nga intervista dhe duke përsëritur frazën “fituam” katër herë ndërsa largohej.

Më vonë, në një konferencë për shtyp, Mourinho sqaroi qëndrimin e tij, megjithëse me sarkazmën e tij të zakonshme: “Ishte një pjesë e dytë e shkëlqyer dhe fituam 3-2. Natyrisht, e dini që po flas ironikisht. Nëse nuk do ta bëja, do të penalizohesha rëndë.

A do të bëjë klubi një deklaratë? Nuk e di. Unë thjesht stërvis. Nuk jap gjykime. Për mua, ishte një ndeshje shumë pozitive, por shpesh ndeshjet dhe pikët vendosen nga këto lloj vendimesh, dhe kjo është ajo që ndodhi.”

Edhe një herë, José Mourinho e ka provuar veten si një mjeshtër komunikimi, i aftë të zhvendosë vëmendjen nga fusha në polemikën e arbitrimit, duke përdorur ironinë si armë për të shprehur mospajtimin e tij dhe për të mbrojtur ekipin e tij.

Sjellja e tij, megjithëse e diskutueshme, konfirmon karakterin e tij unik dhe aftësinë e tij për të tërhequr vëmendjen e medias.

Kosova shembull demokracie, Shqipëria viktimë e “Ramaduros së Europës” –

By: 27
29 December 2025 at 17:45

Kryetari i PD-së, Sali Berisha uron kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti për suksesin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha e quan procesin e mbajtur në Kosovë “një sukses frymëzues për Shqipërinë”, ku sipas tij, armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.

Berisha uroi edhe forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit.

“Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor.

Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.

Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.

Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve!”, shkruan Berisha.

 

Amnistia për të burgosurit në 2025 vonohet/ Drafti ende nuk është gati –

By: 27
29 December 2025 at 17:31

Edhe pse ishte njoftuar se do të përfitonin 380 të burgosur, nuk ekziston ende një listë konkrete dhe projektligji për amnistinë nuk është shpërndarë tek aktorët e interesuar.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi takim me përfaqësuesit e burgjeve për të diskutuar krijimin e grupeve që do të përcaktojnë kriteret e amnistisë.

Projektligji parashikon amnisti për burrat me deri 3 vjet burg dhe gratë me deri 4 vjet, me zbritje deri 1 vit për dënimet e shkurtra, duke përjashtuar vrasjet, burgimin e përjetshëm dhe gjykatat e korrupsionit, ndërsa mund të përjashtohen edhe kallëzimet e fundit me dënim maksimal 2 vjet.

Më janë shkelur të drejtat e njeriut –

By: 27
29 December 2025 at 17:15

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kallëzuar penalisht në SPAK Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose.

Në padi, ndër të tjera thuhet se, prej datës 23 tetor 2024, ditë kur ish-presidenti u fut në qeli, “autoritetet e këtij institucioni kanë përdorur mënyra nga më të ndryshmet për ndalimin e ushtrimit të aktiviteteve sportive, takimet me anëtarët e kryesisë së Partisë së Lirisë, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, eurodeputetëve, takime apo komunikime me mediat, si dhe ndalimin e përdorimit të çdo forme argëtimi”.

“Pra ndaj politikanit, presidentit të Partisë së Lirisë, është përdorur persekutimi politik, por jo vetëm; atij i janë shkelur dhe mohuar liritë dhe të drejtat të cilat janë të garantuara në Kushtetutën e Shqipërisë, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, gjithashtu edhe të drejtat e sanksionuara nga Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës”.

Ish-presidenti e akuzon kreun e Burgjeve për shpërdorim detyre si dhe për vepra të tjera penale që mund të dalin gjatë hetimit.

Në fillim të muajit dhjetor, një inspektim i Avokatit të Popullit mbi kushtet e paraburgimit të Ilir Metës, pas ankesës së tij, evidentoi një sërë problematikash që lidhen me trajtimin e ish-presidentit në qeli. Sipas raportit zyrtar, Meta nuk po trajtohet në përputhje me standardet e parashikuara nga ligji.

Pjesë nga padia:

PRAKTIKA E GJYKATËS SË STRASBURGUT (GJEDNJ)

  1. Ilgar Mammadov kundër Azerbajxhanit

Gjykata ka theksuar se: përdorimi i masave të ndalimit për qëllime politike dhe kufizimi i veprimtarisë publike të opozitës përbën shkelje të nenit 5 dhe 18 të KEDNJ.

Analoge me rastin konkret, ku kufizimet nuk justifikohen me nevoja procedurale.

  1. Selahattin Demirtaş kundër Turqisë (nr. 2)

Gjykata konstatoi:

ndalimi i komunikimit dhe veprimtarisë politike të një lideri opozitar në paraburgim cenon pluralizmin demokratik.

Rasti aktual përfshin kufizime të ngjashme ndaj një figure politike opozitare.

  1. Mehmet Hasan Altan kundër Turqisë

GJEDNJ thekson se:

paraburgimi nuk mund të përdoret për të heshtur mendimin politik dhe lirinë e shprehjes.

Ndalimi i komunikimit me media bie drejtpërdrejt nën këtë praktikë.

  1. Yankov kundër Bullgarisë

Gjykata ka sanksionuar:

censurimin dhe kufizimin disproporcional të komunikimit të personave të ndaluar.

Kufizimet absolute pa vendim individual përbëjnë shkelje të nenit 10 KEDNJ.

  1. Kudła kundër Polonisë

GJEDNJ thekson:

shteti ka detyrim pozitiv të sigurojë kushte dhe trajtim në përputhje me dinjitetin njerëzor për personat në paraburgim.

Përfshin edhe respektimin e lirive themelore.

KONKLUZION

Mosveprimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve: nuk është thjesht keqadministrim; përbën sjellje të qëllimshme dhe të vazhdueshme; bie ndesh me Kushtetutën, ligjin dhe jurisprudencën evropiane; ekspozon shtetin shqiptar ndaj përgjegjësisë ndërkombëtare.

KËRKESË

Në përfundim, kërkojmë: Regjistrimin e procedimit penal; Hetimin e plotë të veprimeve dhe mosveprimeve; Verifikimin e përgjegjësisë penale të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve; Marrjen e masave për ndalimin e shkeljeve të vazhdueshme.

Shtyhet sërish gjyqi i Leonard Dukës –

By: 27
29 December 2025 at 16:59

Shtyhet sërish seanca gjyqësore e Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko në gusht të vitit 2019. Mësohet se, Leonard Duka nuk ishte i pranishëm në seancë, të pranishme ishin nëna dhe motra e Santiago Malkos.

Avokati mbrojtës i Dukës, kërkoi shtyrjen e seancës për shkak se i pandehuri ka munguar dhe konkluzionet do ti parashtronin sëbashku. Sipas burimeve, kërkesa u pranua nga trupi gjykues dhe seanca e radhës do të zhvillohet më 16 janar në orën 13:30. Ndërkohë, SPAK ka kërkuar 32 vite burg për Leonard Dukën.

Leonard Duka dhe vrasja e Santiago Malkos

Leonard Duka një nga njerëzit më të kërkuar nga Policia shqiptare, u arrestua më 14 shkurt 2023 në Belgjikë, ndërsa u ekstradua në vendin tonë vitin e kaluar. Duka aktualisht po gjykohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një nga njerëzit më të besuar të Ervis Martinajt.

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzoi 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, dy persona përfundojnë në spital –

By: 27
29 December 2025 at 16:45

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë në afërsi të fshatit Kamenicë.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, auto mjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në tokë bujqësore ndërsa brenda tij ndodheshin një djalë e një vajzë.

Ata janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore nga ku mësohet se, fatmirësisht, janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

❌
❌