Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 January 202627.al

Na larguan me forcë nga aeroporti –

By: 27
7 January 2026 at 10:54

15 shtetas shqiptarë janë bllokuar në portin e Brindizit që nga dita e djeshme.

Sipas qytetarëve, autoritetet italiane i kanë larguar me forcë nga aeroporti ku po prisnin të fluturonin për në Rinas, duke iu thënë se aeroporti do të mbyllet për 24 orë dhe se nuk ka fluturime drejt Tiranës. Pas kësaj, autoritetet i kanë udhëzuar që të shkojnë në port dhe të presin tragetin për në Durrës.

Mes personave të bllokuar janë edhe persona me probleme shëndetësore dhe kërkojnë që kjo situatë të stabilizohet sa më parë.

Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua! –

By: 27
7 January 2026 at 10:32

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me përmbytjet masive të shkaktuara prej ditës së djeshme në vend, si pasojë e reshjeve të shiut.

Teksa pritet një reagim serioz, në lidhje me situatën kaotike që po përballen dhjetëra qytetarë, edhe këtë herë Rama ka vijuar me talljet dhe ironitë, duke krahasuar situatën në Shqipëri me vendet e tjera të botës.

Edhe këtë herë, Rama nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për kanalet e kullimit jashtë funksionit, për infrastrukturën e dobët të sistemeve të kanalizimit, por është munduar ta cilësojë situatën e përmbytjeve si diçka normale.

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe Bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e më radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf,”,- shkruan Rama në rrjete sociale.

Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë apo qoftë edhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, por hiç, asnjë llaf, s’e… pic.twitter.com/sCleOghzIh

— Edi Rama (@ediramaal) January 7, 2026

 

Hidrovori fantazmë 20 milionë euro, banda e hajduteve që dënoi Durrësin me përmbytje –

By: 27
7 January 2026 at 10:22

Në mars të vitit 2022, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako postoi në profilin e saj në facebook një videoinspektim të punimeve për hidrovorin e ri të Durrësit, në zonën e Porto Romanos.

“Investimet dhe puna që kemi bërë për rehabilitimin e kanaleve të ujërave të larta dhe ndërtimi i hidrovorit të ri do të zgjidhin problemin e përmbytjeve në qytet,” deklaroi Sako gjatë një bashkëbisedimi të stisur me një punonjës që gjendej aty.

Banda që dënoi Durrësin me përmbytje

Ky postim është një indicie mëse e mjaftueshme, që SPAK të hapë hetimet mbi atë që dyshohet si një nga aferat më të zeza korruptive të zonjës Sako, e cila për nga dëmet e shkaktuara publikut, financiare dhe jo vetëm, mund të klasifikohet pa frikë si lubia numër 2 e Rilindjes. Dhe nëse SPAK nuk bindet akoma, dosja e hidrovorit është thuajse e gatshme.

Në dhjetor të vitit 2021, Bashkia e Durrësit hapi një tender 1.972 miliardë lekë ose 20.5 milionë euro me kursin aktual, për rehabilimin e kanaleve dhe ndërtimin e një hidrovori të ri në qytetin e Durrësit. Sako e justifikoi ndërtimin e hidrovorit të ri me faktin se hidrovori ekzistues ishte dëmtuar nga tërmeti, ndërkohë që lëvizja Bashkë denoncoi një ditë më parë se hidrovori i vjetër u asgjësua për të lejuar zgjerimin e portit koncesionar të kompanisë Adriatic Bay Invesment Group.

Megjithatë proçedura për ndërtimin e hidrovorit të ri u zhvillua me tender të kufizuar, gjithmonë me preteksin e rindërtimit nga tërmeti, edhe pse ky i fundit kishte më shumë se 2 vjet që kishte kaluar.

Dhe arsyet se pse 20 milionë eurot u prokuruan me garë të cunguar u zbuluan vetëm dy javë më vonë, kur Emiriana Sako caktoi fituesin e llokmës së madhe. Ai ishte bashkimi i tre kompanive, që përbëhej nga 2T, Vëllezërit Hysa dhe Adriatik shpk. Këta e fituan tenderin me 99.9 për qind të fondit limit duke i kursyer qytetareve më pak se 20 mijë euro në një kontratë 20 milionë euro.

Banda që dënoi Durrësin me përmbytje

Fituesit e tenderit pa gare 20 mln euro per hidrovorin

Por kush qëndronte pas aferës së hidrovorit? Përgjigja është një rrjet kompanish të zotëruara nga zyrtarë të lartë të Rilindjes.

2T është kompania e Sakove, një nga 4 lubikompanitë e punëve publike, të cilat u shndërruan në përbindësha buxhetorë me ardhjen e Belinda Ballukut në krye të ministrisë së Infrastrukturës. Në atë kohë, Gramos Sako mbante postin e komandantit të gardës, ndërsa vitin e kaluar u caktua vezir në pashallakun e dikurshëm të Ali Pashës.

Adriatik shpk është kompania e Spartak Kovaçit, ish drejtorit të ujësjellësit të Durrësit, familjar i Ceno Klosit, në atë kohë drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve, dhe njeri shumë i afërt me Belinda Ballukun. Pra këta e morën tenderin 20 milionë euro vet, njësoj si skema 5D në Tiranë, vetëm se në Durrës akronimi ishte 5B.

Banda që dënoi Durrësin me përmbytje

Por për të mbyllur ciklin e bandës, projektues i veprës u kontraktua kompania Invictus, ndërsa mbikqyrës e saj një kompania e quajtur Hydro-Eng Consulting. Kjo e fundit zotërohet nga Elvis Qyrku dhe është themeluar vetëm 6 muaj para tenderit të hidrovorit. Pra një kompanie pa asnjë eksperiencë i caktohet kontrata për mbikqyrjen e një vepre jetike për qytetin e Durrësit.

Në fakt, që nga centralizimi i ujësjellësave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe heqja e tyre nga bashkitë, të gjitha kompanitë e ujësjellësave kanë funksionuar sipas një skeme të mbyllur, ku thuajse të gjithë tenderat janë marrë nga një grusht kompanish të lidhura me dyshen Balluku-Klosi. Një skemë e pastër 5B ose dhe 5K.

Në Durrës nuk kaloi shumë kohë për të nxjerrë në sipërfaqe bojën e errët të korrupsionit. Hidrovori i ri i Durrësit, edhe pse kushtoi plot 20 milionë euro, nuk funksionon duke bërë që qyteti të përmbytet në mënyrë të vazhdueshme sa herë që bien reshje.

Pamjet apokaliptike të një dite më parë ishin kulmi që ua ekspozoi qytetarëve aferën e madhe të hidrovorit haptazi në publik. Tani është detyra e SPAK të verifikojë se ku kanë shkuar 20 milionë eurot e marra dhunshëm me tender pa garë. Dhe bashkë me të edhe shumë tendera të tjerë të Emiriana Sakos, e cila me preteksin e tërmetit ka ngritur në Durrës një nga gropat më të mëdha të korrupsionit të parave publike. Aq sa dhe Gjushi ngjan me të vërtetë akullore.

Rëndohet situata në paraburgimin e Durrësit, gardianët shkojnë në punë me gomone! –

By: 27
7 January 2026 at 10:08

Është rënduar situata nga përmbytjet në paraburgimin e qytetit të Durrësit.

Sipas raportimeve, si pasojë e reshjeve pjesa më e madhe e qelive në katin e parë është e mbushur me ujë dhe një pjesë e të burgosurve është transferuar në katin e dytë të godinës, mes tyre edhe ish-funksionarë të njohur publik.

Ndërkohë, hyrja në paraburgim nga gardianët dhe përfaqësues të tjerë të institucionit është bërë me mjete alternative, të detyruara nga kushtet e përmbytjes. Sipas pamjeve të publikuara në media shihet se gardianët hyjnë në ambientet e paraburgimit me gomone.

Kujtojmë se në këtë burg vuajnë dënimin ish-ministri Ilir Beqaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj si dhe ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja.

Mbi 17 kg drogë dhe arsenal armësh e municione, arrestohen babë e bir në Fier (Emrat) –

By: 27
7 January 2026 at 10:00

Dy persona, babë e bir janë vënë në pranga nga policia në Fier.

34-vjeçari Adiol Hada është arrestuar pasi ai shiste lëndë narkotike në zonë si dhe posedonte armë. Ai u prangos në dalje të fshatit Suk. Më pas nga kontrollet në banesë dhe në lokalin në pronësi të të riut dhe babait të tij Asqeri Hada u gjetën 17.6 kg kanabis.

Gjithashtu u sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, 2 armë zjarri automatike, 2 granata luftarake, 1110 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 2 aparate celularë dhe 1 motor.

Njoftimi i Policisë:

Fier/ Finalizohet pas një muaji hetime me metoda proaktive operacioni policor i koduar “Neë Start 2”. Zbulohet një arsenal armësh dhe një sasi droge. Sekuestrohen armë zjarri, granata luftarake, municion luftarak dhe drogë. Vihet në pranga një shtetas 34-vjeçar që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike. Në pranga edhe babai i tij, pasi në banesë u gjet arsenali i armëve dhe një sasi tjetër e lëndës narkotike.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas një pune hetimore 1-mujore, me mbështetjen e Forcave Operacionale dhe “Shqiponjat”, finalizoi operacionin policor të koduar “Neë Start 2”. Si rezultat, u vu në pranga shtetasi A. H., 34 vjeç, banues në fshatin Suk, Roskovec.

Bazuar në informacionet e siguruara gjatë hetimit për 34-vjeçarin që shiste drogë dhe posedonte armë zjarri, shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, kapën në dalje të fshatit Suk, Roskovec, shtetasin A. H., ku në automjetin e tij gjetën rreth 1 kg lëndë narkotike kanabis sativa, të ndarë në doza gati për shitje.

Në vijim të operacionit, nga kontrolli i banesës dhe i lokalit në pronësi të tij dhe babait të tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 17.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, e përpunuar dhe e ndarë në doza gati për shitje, 2 armë zjarri pistoletë, 2 armë zjarri automatike, 2 granata luftarake, 1110 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 2 aparate celularë dhe 1 motomjet, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi edhe i shtetasit A. H., 61 vjeç. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Padia për shpifje/ Shtyhet gjyqi i Adriatik Lapajt me Agron Shehajn, caktohet seanca e radhës –

By: 27
7 January 2026 at 09:52

Është shtyrë seanca gjyqësore, e kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajt me Agron Shehaj, kreu i “Partisë Mundësia”.

Seanca ishte parashikuar të mbahej këtë të mërkurë, por sipas deklaratës së Lapajt jashtë ambjenteve të GJKKO-së, seanca është shtyrë për në datë 21 janar.

Adriatik Lapaj e ka paditur Agron Shehajn për shpifje lidhur me një deklaratë që ky i fundit bëri duke pretenduar për lidhje të Lapajt me eksponentë të botës së krimit.

Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga kompania “Merkaj 3 shpk”, e sekuestruar nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal të  “Çopjave”.

Nga ana tjetër, Lapaj ka mohuar akuzat duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë, dhe e paditi Shehajn për shpifje.

 

“Salillari” bllokon kanalet kulluese, përmbyten 5 shtëpi në Elbasan –

By: 27
7 January 2026 at 09:08

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin prej ditës së djeshme, kanë shkaktuar përmbytje edhe në qytetin e Elbasanit.

Sipas raportimeve, janë përmbytur 5 banesa në zonën e Uzines 12 të ish-Kombinatit Metalurgjik, për shkak të bllokimit të kanalit kullues nga punimet që po kryen firma “Salillari” në kuadër të Koridorit 8.

Sakaq edhe në bashkinë Belsh, si pasojë e reshjeve të dendura, rrezikojnë të përmbyten disa shtëpi.

Në bashkinë Cërrik, në Njësinë Administrative Shalës, disa banesa rrezikohen si pasojë e bllokimit të një kanali kullues dhe prurjeve të mëdha të ujit.

Në Njësinë Administrative Gjergjan dhe në vijim në fushën e Muriqanit, raportohet përmbytje e tokave bujqësore si pasojë e bllokimit të kanalit KK3. Për situatën është njoftuar Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Korçë për ndërhyrje.

Rrëshqet rruga! Lumi Vjosa del nga shtrati, dëmtohen dy banesa në Selenicë –

By: 27
7 January 2026 at 08:38

Në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ka rrëshqitur rruga si dhe janë dëmtuar dy banesa.

Rruga është bërë e pakalueshme për automjetet, ndërsa fatmirësisht banorët e dy shtëpive të dëmtuara nuk kanë pësuar lëndime.

Policia ndodhet në terren dhe po monitoron qarkullimin e automjeteve, pasi kjo rrugë lidh disa fshatra të njësisë administrative Sevaster.

Ndërkohë, lumi Vjosë ka dalë nga shtrati, duke përmbytur pazarin e gjësë së gjallë. Niveli i ujit ka arritur në rreth 7 metra. Banorët e zonave të rrezikuara janë njoftuar dhe si masë parandaluese janë evakuuar 12 banesa.

Sipas autoriteteve, prurjet në lumin Vjosë vijojnë të mbeten të larta dhe situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

 

Kuvendi nuk mund të bëhet gjykatë –

By: 27
7 January 2026 at 08:32

Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ngjitën më kot të martën shkallët e Kryesisë së Kuvendit në pritje për të zhvilluar mbledhjen e kërkuar prej tyre për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kërkesa e tyre u refuzua për herë të tretë nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Peleshi nuk iu përgjigj të martën pyetjeve të BIRN mbi arsyet e shtyrjes pa afat të thirrjes së Këshillit që prej mbledhjes së vetme të zhvilluar më 19 dhjetor, ndërkohë që një këshilltar i tij referoi një përgjigje zyrtare të dhënë prej tij më datë 24 dhjetor për anëtarët e opozitës.

Në këtë letër, Peleshi e justifikonte refuzimin për thirrjen e mbledhjes me kërkesën e mbrojtjes së Ballukut për 3 javë kohë për t’u njohur me dokumentacionin përkatës në mënyrë që të zhvillohej një proces i rregullt ligjor.

“Për sa kohë ky proces nuk është përmbyllur dhe palët nuk janë pajisur realisht me kohën e nevojshme për ushtrimin e kësaj të drejte, nuk plotësohen kushtet procedurale për caktimin e një date të re mbledhjeje,” shkruan kreu i Kuvendit në përgjigje.

Opozita e hedh poshtë argumentin e Peleshit dhe e akuzon këtë të fundit se me refuzimin për të mbledhur Këshillin po kryen vepër penale.

“Sot përfundoi edhe afati 3 javë që iu dha Ballukut. Duke nisur nga nesër, çdo sekondë vonesë nënkupton shpërdorim detyre nga Peleshi,” deklaroi të martën kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi.

Dhënia e autorizimit për caktimin e një mase sigurie ndaj deputetit parashikohet në nenin 118 të Rregullores së Parlamentit, pa afate të qarta për shyrtimin paraprak. Sipas këtij neni, kryetari i Kuvendit është i detyruar që t’u kalojë anëtarëve të Këshillit dhe deputetit në fjalë kërkesën e Prokurorisë dhe dokumentet shoqëruese, ndërkohë që i bën të ditur këtij të fundit koha në të cilën Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës.

Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli brenda 2 javëve harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit dhe shqyrtimi i kësaj kërkese vendoset si pikë e parë e rendit të ditës në seancën pasardhëse.

Sipas ekspertëve të ligjit, Kuvendi në rastin e Ballukut po shtyn pa afat shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, çka sipas tyre bie në kundërshtim me frymën e dispozitave ligjore dhe vendos një precedent të rrezikshëm të qëndrimit të Kuvendit.

Erida Skëndaj, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i tha BIRN se, shtyrja pa afat e mbledhjes së këtij këshilli, “nuk është në frymën e nenit 118 të Rregullores së Kuvendit dhe dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, dhe cenon parimin kushtetues të barazisë para ligjit”.

Skëndaj arsyeton se mospërcaktimi i afateve të qarta në Rregullore ka krijuar një artificë për të vonuar procesin, duke shfrytëzuar një boshllëk ligjor në dëm të administrimit të procesit hetimor në afat të arsyeshëm, sikurse po ndodh aktualisht. Nga ana tjetër, Skëndaj thekson se konsiderohet “shkelje” mosrespektimi i parashikimit të Rregullores së Kuvendit për mbledhjen e Këshillit kur këtë e kërkon ½ e anëtarëve të saj.

“Kjo sjellje dëmton veprimtarinë e organeve të drejtësisë të ngarkuara me luftën kundër pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të nivelit të lartë,” tha Skëndaj.

Për avokatin Gentjan Serjani, “ky rast krijon një precedent të rrezikshëm institucional, ku qëndrimi politik vendoset mbi detyrimin ligjor”.

“Një qasje e tillë cenon parimin e shtetit të së drejtës dhe nënkupton se, ndonëse Rregullorja është miratuar me konsensus për t’u zbatuar në mënyrë strikte, interesat politike kanë diktuar shmangien nga zbatimi i saj “gërmë për gërmë”. Një praktikë e tillë minon besueshmërinë e institucioneve parlamentare dhe autoritetin e vetë Rregullores së Kuvendit,” tha ai.

Sipas Serjanit, sjellja e anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit dëshmon qartazi mosfunksionimin e Rregullores së Kuvendit në rastin konkret dhe kjo strukturë që duhej të garantonte respektimin e normave procedurale, është pikërisht ajo që ka kryer një shkelje flagrante të pikës 6 të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit

“Kjo dispozitë përcakton shprehimisht se Këshilli mblidhet me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit ose të gjysmës së anëtarëve të tij, se rendi i ditës caktohet nga Kryetari dhe se mbledhja është e vlefshme vetëm kur janë të pranishëm jo më pak se pesë anëtarë. Mosrespektimi i këtyre kritereve procedurale përbën një shkelje të drejtpërdrejtë dhe të pajustifikueshme të Rregullores,” arsyeton Serjani.

Kuvendi nuk mund luajë rolin e gjykatës

Edhe pse justifikimi kryesor për shtyrjen pa afat të mbledhjes për imunitetin e Ballukut lidhet me fitimin e kohës së mjaftueshme për t’u njohur me provat e sjella nga SPAK, asnjë prej deputetëve socialistë, anëtarë të këtij Këshilli, nuk e ka tërhequr USB-në me 16 mijë faqe të dorëzuar në Kuvend.

Vetë kryeministri Rama në konferencën vjetore për mediat pranoi këtë fakt, ndërsa ironizoi përmbajtjen e dosjes si e mbushur me dokumente arkivore të ministrisë.

“USB-në e sjellë nga Prokuroria nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS dhe nuk e ka tërhequr as ministrja, avokati. Që të jemi shumë të qartë. Për të mos krijuar asnjë shteg që pastaj të tjerët të thonë ‘i kanë nxjerrë këta ato,” tha Rama duke lënë të hapur mundësinë e rrëzimit të kërkesës së SPAK.

“Këshilli i Mandateve nuk është një zyrë noterie, është një kuazi gjykatë, dhe Parlamenti nuk noterizon kërkesat që vijnë,” shtoi ai.

Juristët megjithatë argumentojnë se Këshilli i Mandatave nuk mund të sillet si një gjykatë dhe se detyra e tij është vetëm të shohë nëse kërkesa e prokurorisë është ligjërisht në rregull dhe jo të marrë përsipër të shyrtojë provat hetimore.

“Sipas standarteve të Komisionit të Venecias, nëse kërkesa për kufizimin e imunitetit shqyrtohet në detaje, përveç se bie ndesh me parimin e prezumimit të pafajësisë, krijon perceptimin publik se jemi në kushtet e një procesi politik,” tha Skëndaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Për rrjedhojë, shton ajo, “argumentat e shtyrjes pa afat të mbledhjes së Këshillit, për të marrë kohë mbi leximin e të gjitha dokumenteve në dosje dëmtojnë efikasitetin e hetimit, pasi Këshilli nuk është organ gjyqësor, duke krijuar kushtet e favorizimit të funksionarit publik, veçanërisht kur ky vazhdon të mbajë poste të larta publike”.

Edhe për anëtarin e PD-së në këtë Këshill, Oerd Bylykbashi, Kuvendi nuk mund të kthehet në gjykatë dhe të shqyrtojë provat hetimore të prokurorisë, por shikon vetëm nëse kërkesa e prokurorisë nuk ka karakter politik.

“Unë e kam marrë, por nuk e kam hapur USB-në e prokurorisë, sepse si deputet më bind relacioni i SPAK, ku referohen të dhëna të mjaftueshme pse kërkohet masa e sigurisë për ministren,” tha Bylykbashi.

Këmbimi valutor 7 Janar, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

By: 27
7 January 2026 at 08:14

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me 83 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.8 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 104 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.2 lekë dhe do shitet me 111.3 lekë.

Screenshot_5

 

Janari e gjen kryeministrin Rama në SPAK, ministrat me dosje gati –

By: 27
7 January 2026 at 08:04

Gazetari Basir Çollaku, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, teksa është shprehur se muaji janar do të jetë sipas tij muaj vendimtar për pushtetin.

Ai ka deklaruar se këtë muaj Edi Rama do të thirret në SPAK, dhe sipas tij të paktën gjashtë apo shtatë ministra aktualë dhe ish-ministra i kanë dosjet gati për hetim.

Sipas gazetarit, rënia e kryeministrit Edi Rama është tashmë e pashmangshme dhe se drejtësia ka hyrë në fazën vendimtare të veprimit.

Pjesë nga deklarata:

Kishin aq garanci. Tani nuk e besojnë; tani kanë frikë. Tani janë duke u trembur, janë në panik. Të gjithë ata që janë zbuluar e dinë se çfarë kanë bërë dhe e dinë se këtë magazinë informative nuk e kanë vetëm evropianët, partnerët, por e kanë edhe amerikanët, të cilët e kanë marrë në nëntorin e vitit të shkuar. E dinë shumë mirë se kush janë pushtetarët.

Dhe kur vijmë ne këtu: gjykatë, prokurorë, ka gjyqtarë, ka oficerë policie, ka deputetë, ka ministra, ka bashkiakë, ka gazetarë, ka biznesmenë. Këta janë, përveçse grupe kriminale të përbashkëta, janë edhe grupe elektorale. Këta janë shtabe elektorale. Këta janë përgjegjës për qarqe të caktuara, për mandatet e fituara, që ia çojnë zotërisë që do të jetë i pandehur së shpejti, pra kryeministrit të vendit, dhe pastaj ndajnë plaçkën, ndajnë pasurinë, ndajnë zonat, ndajnë investimet dhe ndërtimet. Këto para të pastruara në Shqipëri i riinvestojnë edhe jashtë vendit, në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo gjurmë paralele, ne kishim jo më larg se para një muaji. Media Follow The Money u shpreh se ishte e shqetësuar. Ne kemi aksesuar dokumente zyrtare, ku Taulant Balla flet me trafikantët e drogës. Dhe gjithashtu, po, me referencën e tyre të dokumenteve zyrtare, ku Olsi Rama kuvendon, udhëzon, qëndron, vepron me trafikantët e drogës. Pra, jemi në këto nivele: trafik droge, vëllai, kryetari i grupit parlamentar, ministra. Kush duhet të jetë në këtë lëmë?

Dosjet që kanë katër vite, pesë vite që qëndrojnë aty, pak nga ngurrimi, pak nga trishtimi, pak nga pafuqia për t’i nënshkruar, tani janë pa pluhur. Tani janë nëpër duar veprimesh. Përmenda Venezuelën. Aruba është 30 km afër Venezuelës, aty ku u zhvillua samiti i kokainës me qeveritarë shqiptarë dhe trafikantë droge. Dhe ky samit kokaine ishte ndarje pasurie, ndarje investimesh për Shqipërinë, sepse nuk dimë me çfarë tagri shkonin zyrtarët e qeverisë shqiptare në atë takim. Janë me emra.

Si e mori ai Tahiri 400 mijë euro ministri shqiptar atje, dhuratë? Është në dosjen Black Eagle, e cila është në apel në Bruksel dhe po shqyrtohet. Dhe janë shumë të tilla atje, që nga salla e gjyqit dhe nga shkrimet që dalin, por edhe nga komunikimet që kemi me kolegë, me miq e të tjerë.

Unë po them: vetëm në dy-tre dosje janë rreth 10 miliardë euro që qarkullojnë. Dhe prokurorët dhe njerëzit e drejtësisë që janë në proces, vetëm në dy qëndrime që kanë mbajtur, kanë theksuar se janë shumë të alarmuar, sepse vetëm te njëra janë 3 miliardë euro të investuara në Tiranë. Në një dosje. Gjysma e buxhetit iku.

Tani këtu, Rama kur shkon atje te ata zotërinjtë, se me biletë pa laps është, aty e pret inceneratori, aty e pret Çarli. A i di që një politikan i paguan, pra sipas pretendimeve të akuzës, 8 milionë euro lobim? Vetëm një politikan shqiptar, te Çarli. Janë rreth 40 milionë euro gjoba biznesmenëve, politikanëve, prokurorëve, gjyqtarëve. Se ka edhe në Kosovë, Maqedoni. Shifra shkon në rritje.

Ka spiunë kinezë, rusë; çfarë kanë marrë? Kanë marrë biznese në Shqipëri: naftë, rindërtim, koncesione, çdo lloj shërbimi. Pra, është një lloj çorbe, e cila dihet çfarë është, dihet se kush e ka bërë, por nuk ka marrë ndëshkimin dhe nuk ka dhënë llogari.

Atëherë e pret inceneratori, e pret aksi Thumanë–Kashar, ku ne njohim 5% të historisë se çfarë ka ndodhur. Vetëm 5%. Ajo zyrë aty ishte bërë një kuplara që… e ka nëpër duar. E ka nëpër duar dhe SPAK-u e ka seriozitetin amerikan të pranishëm.

Pa bërë profetin dhe pa nxjerrë fall, unë them që ai ka rënë; pyetja është kur do ta marrim vesh ne. Dhe unë i qëndroj asaj që kam deklaruar dhe do ta përsëris sërish, janari do ta gjejë Ramën duke u rrëfyer në strukturën e posaçme.

Në shkurt do të ndodhë ajo që nis në janar. Pra, ata do t’i bien në shkurt, në janar. Nuk është vetëm Rama. Ngarkesa, siç thatë me të drejtë, është shumë e madhe. Ata janë 20 prokurorë dhe 60 oficerë të BKH-së, me një ngarkesë ekstreme. Dy operacionet e fundit nuk kanë përfshirë Policinë e Shtetit; i kanë bërë vetëm agjentët. Kjo është edhe për arsye sigurie, besueshmërie dhe mosdekonspirimi, që herë të tjera ka çaluar.

Por ke të paktën gjashtë-shtatë ministra që i kanë dosjet gati. Taulant Ballën mund ta arrestosh që javën tjetër, nëse ata kanë kohë të merren me dosjen, sepse e kanë bërë me radhë: Rama, Balluku, pastaj i vjen radha mbrapa. Balla, Xhaçka, Gjiknuri, Mazniku, Gonxhja, Spiropali, që i shkon bashkëshorti te SPAK-u. Sepse personat e lidhur duhet të rrëfehen.

Unë nuk gjej dot aktualisht një ministër: Peleshi, historia e inceneratorëve, ka edhe disa shpjegime për të dhënë. Nuk po gjej dot një nga oborri i Ramës që nuk e ka taksinë e SPAK-ut te dera. I thashë njërit: “Ore, kur t’i bjerë dera komshiut, dil jashtë se mos janë për ty.” Se këta të BKH-së edhe mund ta kenë lënë GPS-in nja pesë metra gabim.

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Janar 2026 –

By: 27
7 January 2026 at 07:48

Dashi

Më në fund, po merrni mbështetjen që ju nevojitet për të ecur përpara me një projekt të rëndësishëm. Kjo është një kohë fillimesh të reja për ju. Gjërat e filluara në këtë kohë kanë potencial të mrekullueshëm për t’u shndërruar në diçka mjaft të jashtëzakonshme. Vazhdoni!

Demi

Sot ka një zjarr poshtë teje që po të kërkon të ngrihesh dhe të vihesh në lëvizje. Merr mençurinë që ke fituar dhe kanalizoje atë në mjete produktive. Dija është gjysma e betejës, por mos harro gjysmën tjetër të betejës që është të hysh në veprim.

Binjakët

Energjia pozitive e djeshme vazhdon të funksionojë në favorin tuaj dhe ndikime më të favorshme vijnë sot drejt jush. Mundësitë ju rrethojnë, prandaj përqafojini ato. Nuk është koha për të ngecur në një pozicion me të cilin nuk jeni të lumtur. Ngjituni në shkallët e karrierës.

Gaforrja

Nëse nuk i bashkohesh luftës, nuk do të fitosh. Të hidhesh në tërbimin që ke përpara sigurisht që nuk duket tërheqëse në shikim të parë, por duhet ta kuptosh se kjo është e vetmja mënyrë për të arritur aty ku dëshiron. Ki besim dhe vazhdo.

Luani

Energjia e ditës me ritëm të shpejtë dhe në lëvizje është pikërisht për ty. Produktiviteti yt është jashtëzakonisht i lartë – prandaj vendos rripin e sigurimit dhe përqafo çfarëdo që të del përpara. Ke aftësinë të përballosh shumë njerëz dhe detyra të ndryshme në të njëjtën kohë. Kjo është thelbësore.

Virgjëresha

Mund të hasni probleme me kolegët tuaj sot. Të tjerët do të përpiqen t’ju japin udhëzime kur thjesht nuk është puna e tyre ta bëjnë këtë. Tensioni do të përshkallëzohet shpejt. Shmangni çdo përballje të madhe duke u bërë pjesë e zgjidhjes, jo e problemit.

Peshorja

Sot je në një pozicion të favorshëm dhe ke të drejtë ta bësh këtë. Je në një avantazh të madh në botën e punës. Mos lejo që njerëzit të mendojnë se kanë epërsi. Ti je ai që mban të gjitha letrat e mira. Suksesi sot është automatik.

Akrepi

Të jesh më i vendosur është e vetmja mënyrë që do të arrish diçka sot. Askush nuk do t’u përgjigjet nevojave të tua dhe nuk do të të pyesë si po ia del dhe si ndihesh. Nëse do që diçka të bëhet, duhet ta bësh. Nëse do që nevojat e tua të plotësohen, duhet t’i shprehësh ato.

Shigjetari

Gjithçka përreth teje po shpërthen. Ndihesh sikur gjithçka po shkatërrohet. Me shumë mundësi, po. Mos u shqetëso. Mbaje kokën lart. Ky është një mesazh nga universi që duhet të ndryshosh dhe të riorganizohesh. Provo një qasje të re. E vjetra nuk po funksionon.

Bricjapi

Të tjerët duhet ta dinë më mirë se sa duhet të jetë koha për të mos shtypur butonat e tu sot. Je një bombë me sahat që mund të shpërthejë në çdo sekondë. Bëj çmos ta kanalizosh këtë energji të jashtëzakonshme në punë produktive, në vend që të shpërthesh me zemërim ndaj atyre përreth teje.

Ujori

Ti e ke recetën e suksesit, prandaj zbatoje. Zgjidh një ide në vend të dhjetë dhe ec përpara me të. Sot ke potencialin të bësh hapa të jashtëzakonshëm në karrierën tënde, prandaj shfrytëzoje këtë energji dhe përpiqu ta arrish. Asgjë nuk të pengon.

Peshqit

Mund të jesh i zhgënjyer nga suksesi që po ndodh përreth teje. Të tjerët po ecin përpara me ide të reja dhe ti ndihesh i bllokuar në rutinë. Përqafo shprehjen e vjetër, “nëse nuk mund t’i mposhtësh, bashkohu me ta”. Hip në një tren në lëvizje në vend që të qëndrosh në një tren të palëvizshëm.

 

Parashikimi i motit për sot, 7 Janar 2026 –

By: 27
7 January 2026 at 07:35

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit.

Në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kurbin, Durrës, Tiranë, Himarë, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër, Përmet reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë deri në orët mëngjesit.

Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në orët e pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri të lartë kryesisht në Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Tropojë, Fushë Arrëz, Durrës, Tiranë, Kavajë, Fier, Berat, Vlorë,Himarë, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Në orët e mbrëmjes në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa në verilindje në lartësitë mbi 600-800 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 700-900 metër kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim ireduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s.

Valëzimi në det do të jetë forcës 4-5 ballë.

Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike –

By: 27
6 January 2026 at 23:16

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në A2CNN, bëri një pasqyrim të situatës nga përmbytjet në vend dhe theksoi se po monitorohen lumenjtë që rrezikojnë daljen nga shtrati.

“Siç e kishim parashikuar, patëm reshje intensive dhe sot kishim një agravim në zonën e Durrësit, Laçit dhe një pjesë të ultësirës perëndimore në Lezhë. Gjithashtu, pasdite pati agravim në Gjirokastër. Menaxhimi i kësaj situate ka nisur që të shtunën, duke u përqendruar në mirëmenaxhimin e kaskadës së Drinit, të treja hidrocentralet, duke komunikuar edhe me bashkitë që të kishim një nivel të qëndrueshëm shkarkimesh, për të parandaluar situata të këqija në Bunë. Sot u përqendruam edhe në zonën e Gjadrit, ku pati kuota maksimale. Aktualisht, gjendem në Bashkinë e Lezhës, ku kemi dislokuar forca që do qëndrojnë në gatishmëri gjatë natës. Në Durrës ka patur situatë shumë të vështirë me vërshime që kanë qenë në total 110 mm, të përqendruara në 6 orë. Edhe lumi Ishëm ka shkaktuar problematika, rrëshqitje dhe dëme në infrastrukturë. Kemi 100 forca të dislokuara, 4 pompa me kapacitet të lartë”, tha Vengu.

Sipas tij, “ka disa elementë që kanë shkaktuar këtë situatë”.

“Ka pasur shumë inerte nga prurjet e ditëve dhe muajve të kaluar, që kanë krijuar bllokime të kanaleve. Hidrovoret kanë punuar në kapacitet të plotë, por duhet të kuptojmë që situata të tilla ndodhin edhe nga fenomenet që lidhen me daljen nga shtrati të lumenjve. Ne si Forca të Armatosura jemi shumë të përqendruar në këtë komponent, që të parandalojmë dëme edhe më të mëdha. Kemi vëmendje të posaçme për lumin Erzen sepse nuk duam që të tejkalojë kuotat maksimale”, shtoi ministri.

Yesterday — 6 January 202627.al

Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe –

By: 27
6 January 2026 at 22:40

Në një intervistë në “Studio24” në News 24, Jorida Tabaku u shpreh se sot Partia Demokratike duhet të jetë e bashkuar përballë kësaj qeverie që ka shkaktuar vetëm korrupsion për vendin.

E pyetur për lëvizjen e Ervin Salianjit, Tabaku u shpreh se vlerëson këdo që ka mendim ndryshe, megjithëse nënvizoi se Salianji do të duhet t’i kishte dhënë mendimet e tij në strukturat e PD.

E pyetur për një përjashtim të Salianjit, deputetja e PD shtoi se nuk di të ketë ndodhur një gjë e tillë.

“Ervini duhet ti kishte dhënë mendimet e tij në struktura e partisë. Unë vlerësoj këdo që ka mendim ndryshe. Jam kundër sulmit ndaj atyre që kanë mendim ndryshe. Edhe unë kam pasur mendim ndryshe dhe nuk besoj që mendimi ndryshe na bën keq. Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe. Sot të gjithë potencialin që ne kemi duhet ta kemi përballë qeverisjes. PD bëri një hap përpara për t’i shtrirë dorën kujtdo që kalon përtej interesit politik. Në këtë betejë ne kemi nevojë që t’i kemi të gjithë bashkë”, tha ajo.

Pyetje: Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë?

Tabaku: Unë jam anëtare Kryesisë dhe nuk di të ketë një vendim të tillë.

Tabaku u shpreh se është detyrë themelore e opozitës të synojë dhe të premtojë rrëzimin e qeverisë, duke theksuar se rotacioni politik, sipas saj, është penguar ndër vite përmes skemave të ndryshme. Ajo pranoi se opozita mban përgjegjësi për gabimet e saj, të cilat kanë ndikuar në gjendjen ku ndodhet sot skena politike.

Megjithatë, deputetja demokrate theksoi se më e rëndësishme është të nxirren mësime nga këto gabime, në mënyrë që opozita të ndryshojë qasje dhe të përmirësohet.

Sipas saj, e shkuara duhet të shërbejë si bazë për reflektim dhe për ndërtimin e një alternative më të fortë dhe më të besueshme për të ardhmen.

Bilanci i përmbytjes në Durrës/ 800 banesa të nën ujë, 180 banorë të evakuuar gjatë natës –

By: 27
6 January 2026 at 22:34

Situata e përmbytjeve në qarkun e Durrësit mbetet kritike, pasi reshjet intensive kanë shkaktuar depërtim uji në qindra banesa dhe kanë detyruar autoritetet të evakuojnë dhjetëra qytetarë.

Pas mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu njoftoi se rreth 800 banesa janë prekur nga uji, ndërsa 180 banorë janë evakuuar për shkak të rrezikut të shtuar.

Sipas tij, zonat më problematike mbeten ish-Këneta, Shkozeti dhe ish-Nishtulla, ku niveli i ujit vijon të jetë i lartë. Në terren janë angazhuar strukturat civile dhe Forcat e Armatosura, të cilat po punojnë paralelisht me shërbimet e Bashkisë së Durrësit për largimin e ujërave dhe garantimin e sigurisë së banorëve.

“Situata mbetet dinamike. Nuk do të largohemi nga terreni derisa uji të tërhiqet plotësisht. Reshjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës”, deklaroi Vengu.

Banorët e evakuuar janë strehuar në dy kavalishenca të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, ku po marrin ndihmë ushqimore dhe mjekësore sipas nevojës.

Autoritetet po monitorojnë me vëmendje edhe basenin e lumit Erzen, pasi prurjet e shtuara mund të sjellin përkeqësim të situatës edhe në zonën e Shijakut.

Nga ana e saj, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, bëri të ditur se një pjesë e banorëve fillimisht kanë refuzuar evakuimin, por ndërhyrja u bë e domosdoshme për shkak të intensitetit të reshjeve dhe rrezikut real për jetën.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara.

gijotina.com/

Kosova armatoset me sisteme moderne anti-tank nga Turqia –

By: 27
6 January 2026 at 22:26

Kosova ka pranuar një dërgesë me sisteme raketore kundërtanke OMTAS nga Turqia, thanë autoritetet më 6 janar. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se kjo dërgesë ishte kontraktuar me prodhuesin shtetëror turk, Roktesan, në dhjetor të vitit 2023.

“OMTAS [Orta Menzilli Tanksavar Silah] është një sistem modern raketor antitank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake”, tha Maqedonci.

Sipas tij, rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve kundërtanke për Forcën e Sigurisë së Kosovës, synon “mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin operacional”.

Maqedonci nuk tregoi se sa sisteme pranoi Kosova, as sa kushtuan ato. Sipas uebfaqes së Roktesanit, OMTAS është efektiv ndaj mjeteve të blinduara dhe mund të përdoret edhe ditën edhe natën, pavarësisht kushteve atmosferike.

Ai mund të lëshohet nga makinat ushtarake dhe nga platforma trekëmbësh. Ky sistem ka rreze veprimi nga 0.2 deri në 4 kilometra dhe peshon 35 kilogramë (raketa së bashku me tubin lëshues). Sistemi ka një diametër prej 160 milimetrash dhe një gjatësi prej 1.8 metrash.

Vitet e fundit Kosova e ka përshpejtuar armatosjen, duke blerë armë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara edhe nga Turqia, përfshirë raketa dhe dronë. Kosova është në proces të shndërrimit të FSK-së në ushtri. Përpjekja nisi më 2018 dhe pritet të zgjasë dhjetë vjet.

përroi i Ficos shkakton përmbytje në Gjirokastër –

By: 27
6 January 2026 at 22:02

Përroi i Ficos ka dalë nga shtrati duke përmbytur lagjen “Varrosh” në Gjirokastër. Rrugët janë kthyer në lumenj, ndërsa situate paraqitet shumë shqetësuese.

Gjithashtu raportohet për përmbytje edhe në lagjen “18 shtatori”.

Biznese të shumta janë përmbytur si edhe automjete janë nën ujë.

gijotina.com/

pista që çoi hetuesit te grupi i atentatit –

By: 27
6 January 2026 at 21:16

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbërthyer dëshminë kyçe të pronares së BMW-së, e cila çoi në identifikimin e hallkës së fundit të arratisjes pas vrasjes së Mondi Mëhallës.

Pamjet filmike dhe hetimet lidhin djegien e “Audit” me largimin e autorëve me një BMW tjetër, duke nxjerrë në pah emra konkretë dhe role të dyshuara.

Në fokus del edhe figura e Oklid Ndino El Ouejdit, roli i tij dhe konflikti i ashpër financiar që dyshohet se çoi në atentatin ndaj Mondi Mëhallës.

Dëshmia më interesante që çoi edhe në identifikimin e disa prej personave të dyshuar si organizatorë dhe pjesëmarrës në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, është ajo e një shtetaseje nga fshati Rajcë e Përrenjasit.

Ajo që rezulton të jetë edhe pronarja e vërtetë e automjetit BMW X1, me të cilin udhëtonin tre personat që ndaluan në Tiranë për t’u takuar me shtetasin nga Lezha Rolando Gjoni.

Me qëllim për t’i marrë këtij të fundit makinën ‘Audi’ A4 me ngjyrë të zezë që u përdor një ditë më pas në vrasjen e Mondi Mëhallës në Elbasan. Shtetasja Sh.T e cila tha se auutomjeti ‘BMW’ X1 që del nga garazhi i një pallati në Tiranë, më datë 29 nëntor 2025, është në pronësi të saj. Dhe ia kishte lënë në përdorim nipit të saj, Nevzat Spaho.

Nevzat Spaho që është pikërisht një nga personat që bashkë me Marsel Aranin dhe El Ouejd, ndodhen në këtë makinë.

Nga kqyrja e pamjeve filmike, nga rruga që të çon në vendin ku u dogj makina, vihet re të dalë një automjet në ngjyrë të errët, i cili largohet në drejtim të aksit rrugor Mirakë-Librazhd.

Nga ana jonë u arrit të identifikohet automjeti në fjalë dhe konkretisht ka rezultuar se është i markës ‘BMW’, Model 118 I, ngjyrë e zezë, me targa AB 686 VG, në pronësi të shtetases Sh.T, banuese në fshatin Rrajcë, Prrenjas.

Që rezulton të jetë gjyshja e shtetasit Nevzat Spaho.

E cila në deklarimin e saj dhënë për grupin hetues tha se ka në pronësi një automjet me të dhënat e mësipërme të cilin e ka blerë në qytetin e Pogradecit para disa kohësh, ku ka shkuar me nipin e saj, shtetasin Nevzat Spaho.

Po kështu kjo shtetase tha se që nga momenti i blerjes së automjetit dhe deri aktualisht, makina është përdorur gjatë gjithë kohës nga nipi i saj, Nevzat Spaho.

Pra sipas hetimeve doli se autori i vrasjes së Mondi Mëhallës dhe bashkëpunëtori i tij, pasi  kryen krimin dhe dogjën automjetin ‘Audi’ A4, që rezulton në pronësi të Xhino Agos, në fshatin Mirakë, u larguan nga aty me anë të makinës ‘BMW’ X1 në pronësi të gjyshes së Nevzat Spaho.

Spaho, që bashkë me Marsel Aranin dhe shtetasin Oklid Ndino EL Ouejdi. ishte edhe një nga personat që u takua për të marrë më datë 29 Nëntor, në Tiranë, me porosi të Armando Kolës, nga Rolando Gjoni, automjetin ‘Audi’ A4 me ngjyrë të zezë, që u përdor një ditë më pas për të vrarë Mondi Mëhallën.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se më datë 30 Nëntor 2025, rreth orës 20:27, në vendin e quajtur Karburanti ‘Xhaxhi Oil’, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Mondi Mëhalla dhe më pas është larguar në drejtim të aksit rrugor Elbasan- Librazhd me automjetin e markës ‘Audi’ A4, ngjyrë e zezë, me portobagazh, me targa AB 977 GE. Ky automjet është gjetur i djegur në vendin e quajtur fshati Mirakë, të qytetit të Librazhdit.

Nga pamjet filmike të marra pranë aksit rrugor në vendin ku është gjetur automjeti i djegur, konstatohet një dritë si ato të shpërthimit.

Po kështu, në vazhdim të kqyrjes së pamjeve filmike, nga rruga që të çon në vendin ku është djegur makina, vihet re të dalë një automjet në ngjyrë të errët, i cili largohet në drejtim të aksit rrugor Mirakë-Librazhd.

Nga ana jonë është arritur të identifikohet automjeti në fjalë që ka rezultuar të jetë i markës ‘BMW’, Model 118 I, ngjyrë e zezë, me targa AB 686 VG, në pronësi të shtetases Sh. T, banuese në fshatin Rrajcë, Prrenjas.

E identifikuar si gjyshja e shtetasit Nevzat Spaho.

Vetë ky shtetas, së bashku me automjetin janë shoqëruar për kryerjen e veprimeve proceduriale në ambientet e DVP Elbasan.

Ku gjatë kontrollit në banesën e tij është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një triko me kapuç, në ngjyrë të zezë, e gjetur e nderë në telin e rrobave.

Gjatë intervistimit paraprak, Nevzat Spaho, ka mbajtur qëndrim mohues dhe nuk ka pranuar të japë të dhëna në lidhje me ngjarjen.

Por kush është Oklid Ndino EL Ouejdi, I njohur në Elbasan si ‘Kiço’.

Personi që sot është në kërkim për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla më datë 30 Nëntor 2025 në sipërmarrjen e këtij të fundit në qytet.

Cilat janë konfliktet midis të dyve, që përfunduan me plumba ndaj ortakut?

Sipas të dhënave të siguaruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’ pavarësisht se në dukje mban një mbiemër nga Magrebi, Oklid Ndino El Ouejd, është një shtetas shqiptar me banim në Elbasan, i moshës 35 vjeç.

I cili në rrethin e tij të ngushtë edhe atë të biznesit, njihet me dy pseudonime ‘Kiço’ dhe ‘Oliver’.

Dhe menjëherë pas krimit të vrasjes së Mondi Mëhallës thuhet se është larguar nga pika kufitare e Qafë Thanës, pa u ditur destinacioni i tij përfundimtar.

Por ajo që çon dyshimet te policia dhe familjarët e viktimës se ai është organizatori dhe vrasësi i njeriut të tyre të afërm është përplasja që Mondi Mëhalla kishte me atë që pretendohet të jetë strumbullari i krimit.

Oklid El Ouejdi i cili rezulton se në vitin 2018 ka të regjistruar në qytetin e Elbasanit një pikë import-eksporti dhe tregtim të automjeteve si dhe dhënies së tyre me qira, biznes që quhet Auto ‘Soleil’, por që në mënyrë ende të panjohur kishte hyrë në një konflikt me biznesmenin Mondi Mëhalla.

Sipas personave rreth tyre kulmi i kësaj përplasje kishte ndodhur 10 ditë përpara se biznesmeni Mëhalla të qëllohej për vdekje dhe pikërisht në karburantin ‘Xhaxhi Oil’ ku edhe ndodhi vrasja, mbrëmjen e datës 30 Nëntor 2025.

Këto dëshmi rrëfejnë se Mondi Mëhalla e kishte dhunuar fizikisht Oklid El Ouejdin brenda ambienteve të karburantit, për një prishje pazari në biznes që thuhet se kap shifrën e 700 mijë eurove, ku në pamundësi të shlyerjes së kësaj shume Oklid El Ouejd i kishte ofruar Mondi Mëhallës, katër apartamente në Tiranë, por që kishin probleme me pronësinë.

Kjo gjë thuhet se ka shkaktuar edhe zemërimin e biznesmenit Mëhalla, i cili zgjodhi ta dhunojë atë që ishte ortaku i tij në biznes. Por ajo që mbetet ende e paqartë është naiviteti që ka shoqëruar një pjesë të grupit të dyshuar si pjesëmarrës në krim.

Të cilët kanë përdorur automjete lehtësisht të identifikueshme nga grupi hetues. Ndërkohë që është ende e paqartë përfshirja e Xhino Agos, që është njëri nga ortakët e Mondi Mëhallës.

Makina ‘Audi’ A4 në pronësi të cilit u përdor në krim. Se si mund të kryesh një krim me makinën e atij që është ortaku yt në biznes./Në Shënjestër, BW

Për çfarë na duhet tryeza? –

By: 27
6 January 2026 at 21:06

Kreu i PD Sali Berisha më herët ka ftuar në takim partitë politike, shoqëritë civile e sindikatat për bashkëpunim.

PD ka ndarë edhe një njoftim zyrtar ku është mësuar se kur do të organizohet tryeza.

Tryeza “Zgjidhja për Shqipërinë”, theksohet se do të mbahet më 9 janar në orën 11:00. Kujtojmë se me një emër të tillë ka qenë partia e drejtuar nga Koco Kokëdhima.

I pyetur për ftesën e Berishës për tu ulur në tryezë, Adriatik Lapaj tha se është me rëndësi që qytetarët të dalin në shesh, përtej logove të partive. Në fund, ai theksoi se thelbi i protestës është të ndërgjegjësojë qytetarët për zgjedhje të lira e të ndershme dhe të vendoset diskursi publik si dorëheqja e Ramës si një nga njerëzit e korruptuar.

“Për çfarë na duhen tryezat? Ne na duhen qytetarët në shesh. Përfaqësues nga të gjitha organizatat, një komitet që selinë ta ketë në Bulevard duke marrë vendimin për largimin e Ramës. Unë jam i gatshëm të bëj një hap pas dhe të jem qytetar i thjeshtë. Unë jam i gatshëm të bëj hap pas nëse ky detyrohet të ikë. Thelbi i protestës është të ndërgjegjësojë qytetarët për zgjedhje të lira e të ndershme dhe të vendoset diskursi publik si dorëheqja e Ramës si një nga njerëzit e korruptuar. Sheshet do të duhet të jenë plot, por e kuptoj edhe humbjen e shpresës. Pasi njerëzit kanë parë si rrugë ikjen”, deklaroi Lapaj.

gijotina.com/

❌
❌