Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 January 202627.al

Kylie Jenner shkëlqen në Golden Globes 2026 –

By: 27
12 January 2026 at 17:46

Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në Golden Globes 2026, jo vetëm si shoqëruesja e të dashurit të saj, aktorit Timothée Chalamet, por edhe për stilin e saj të jashtëzakonshëm.

Ajo u shfaq me një fustan të artë nga Ashi Studio, të kombinuar me bizhuteri të personalizuara Lorraine Schwartz me vlerë mbi 100 karat, përfshirë vathë 75-karatësh dhe unaza të shumta.

Ylli i reality show-t nuk ecën në tapetin e kuq, por u pa e ulur pranë Timothée-t gjatë transmetimit televiziv, duke e bërë fitoren e tij për Aktorin më të Mirë në një Dramë për filmin Marty Supreme edhe më të veçantë. Përveç kësaj, Kylie prezantoi edhe aromën e saj të fundit nga Kylie Cosmetics, duke kombinuar modën me markën personale.

Kolaudimet fiktive! 5 pika alarmi në Qukës-Qafë Plloçë –

By: 27
12 January 2026 at 17:32

Inxhinieri, Romeo Nazarko ka folur mbi degradimin dhe shembjet e regjistruara në rrugët e inaguruara me bujë nga Belinda Balluku.

Sipas tij, shembjet vijnë kryesisht nga mungesa e kolaudimeve të rrugëve dhe më kryesorja, nga mungesa e studimeve gjeologjike, përveç aferave korruptive me tenderime dhe prokurime.

Sipas tij, pothuajse çdo rruge nuk i bëhet studim gjeologjik për tokën dhe ujërat nëntokësorë, duke sjellë situata të ngjashme si në Rrugën e Arbrit, ashtu dhe Qukës-Qafë Plloçë. Në këtë të fundit inxhinieri sqaron se ka konstatuar 5 pika alarmi.

Ai thotë se duhet të vendosen para përgjegjësisë autorët realë, pasi kjo situata mund të sjellë edhe rreziqe për qytetarët, përveçse dëmit financiar.

“Duhet të mbahet përgjegjësi për këto dëme. Institucionet duhet të shohin të gjitha punimet dhe t’i kontrollojnë. Kolaudimi në rrugën Qukës-Qafë Plloçë është bërë, por duhet kontrolluar se si është kryer ky kolaudim, në terren dhe faktik nga ana teknike apo vetëm me letra. Por rasti konkret tregon se kemi të bëjmë me një kolaudim fiktiv, ashtu sikurse ka qenë prokurimi dhe projekti fiktiv. Këta vazhdojnë t’i japin punimet dhe tenderët me nënkontraktim që nuk mbajnë as përgjegjësi. Kolaudimet e rrugëve nuk duhet të bëhen fiktive.

Në rrugën Qukës-Qafë Plloçë dhe në të gjitha të tjerat duhet studim gjeologjik dhe ky është gabimi i parë që bëhet dhe është bërë. Më tej nis me projektin, kur ai nuk bëhet i saktë dhe më tej me prokurimet apo tenderimet, sepse bëhet me nënkontraktorë dhe kompanitë marrin atë 20% e prokurimit, kurse kur mbarojnë lekët s’ka më për të shtruar rrugët. Te rruga Qukës-Qafë Plloçë kam kaluar 2-3 herë dhe kam parë të paktën pesë zona alarmi, është gabuar edhe me skrapatat e maleve dhe kodrave, nuk janë bërë ashtu siç duhet dhe tani ndodhin rrëshqitjet. Të gjitha këto bëhen para se të nisin punimet”, shpjegoi inxhinieri për “News 24”.

Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake –

By: 27
12 January 2026 at 17:16

Numri i viktimave nga protestat masive kundër regjimit në Iran po rritet çdo ditë. Sipas Agjencisë së të Drejtave të Njeriut HRANA, të paktën 544 persona, mes tyre tetë fëmijë, janë vrarë gjatë 15 ditëve të fundit. Mbi 10,600 protestues të tjerë raportohet se janë arrestuar dhe dërguar në burgje.

Irani prej më shumë se 84 orësh është i shkëputur nga interneti dhe linjat telefonike, lëvizje që po e bën të vështirë verifikimin e informacioneve dhe të numrit të plotë të viktimave.

Garda Revolucionare ka akuzuar SHBA-në se po nxit protestat dhe e ka cilësuar reagimin e dhunshëm të autoriteteve si “mbrojtje të sigurisë kombëtare”.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara, presidenti Donald Trump po shqyrton disa skenarë kundër Iranit, përfshirë edhe ndërhyrjen ushtarake. Ai ka marrë informacione mbi plane që synojnë goditjen e forcave të sigurisë iraniane, të përfshira në shtypjen e protestave, por ende nuk ka vendosur për një veprim konkret.

Trump tha se Irani ka kërkuar negociata, ndërsa theksoi shqetësimin për vrasjen e civilëve. Megjithatë, brenda administratës amerikane ekziston frika se goditjet ushtarake mund të forcojnë regjimin iranian duke bashkuar popullin përreth tij.

Përveç opsioneve ushtarake, SHBA po merr në konsideratë sanksione të reja, sulme kibernetike dhe mbështetje teknologjike për protestuesit. Ndër idetë e diskutuara është edhe përdorimi i Starlink për të rikthyer qasjen në internet në Iran, me Trump që tha se mund të kontaktojë Elon Musk për bashkëpunim.

Irani ka paralajmëruar se çdo ndërhyrje amerikane do të kundërpërgjigjet me sulme ndaj bazave të SHBA-së dhe interesave të saj në rajon.

Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA –

By: 27
12 January 2026 at 17:00

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po kryen verifikime edhe për projektin DURANA të Korporatës Shqiptare të Investimeve, në vijim të hetimeve që lidhen me dosjen e AKSHI-t dhe aktorët kryesorë të saj.

Burime bëjnë me dije se verifikimet po fokusohen te disa kompani të regjistruara në DURANA, për të cilat ka dyshime se lidhen me personazhe të përfshirë në skandalin e AKSHI-t, mes tyre emra të njohur të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe të tenderëve publikë.

Sipas burimeve, nuk bëhet fjalë për një hetim të përgjithshëm ndaj të gjitha subjekteve të regjistruara në park, por për kompani specifike që dyshohet se kanë lidhje direkte ose indirekte me aktorët e dosjes AKSHI.

Lidhja me dosjen AKSHI

Zgjerimi i verifikimeve nga SPAK lidhet drejtpërdrejt me hetimet për AKSHI-n, ku prokurori special Bledar Maksuti ka dokumentuar një skemë e përqendrimit të tenderëve publikë te një numër i kufizuar kompanish, përmes kostove të fryra dhe ndikimit mbi proceset e prokurimit.

Hetimet kanë treguar se këto kompani përfitonin njëkohësisht fonde publike dhe, sipas dyshimeve, shmangnin detyrimet fiskale, tashmë nëpërmjet projektit DURANA.

Në këtë kontekst, DURANA po shihet si një element shtesë i së njëjtës skemë, ku përfitimi nuk kufizohej vetëm te tenderët, por shtrihej edhe te përjashtimet nga taksat, duke i shkaktuar dëm të dyfishtë buxhetit të shtetit.

SPAK po verifikon nëse projekti DURANA është përdorur për favorizim dhe shmangie taksash në funksion të të njëjtëve aktorë të përfshirë në dosjen AKSHI, duke e shtrirë hetimin përtej një institucioni të vetëm dhe drejt një skeme më të gjerë financiare.

Çfarë është DURANA

DURANA është një park teknologjik dhe shkencor, i krijuar në bazë të ligjit për parqet teknologjike, i administruar nga Korporata Shqiptare e Investimeve dhe i shpallur zonë e lirë për zhvillimin e teknologjisë së informacionit. Statusi i parkut u garanton subjekteve të regjistruara përjashtime dhe lehtësira të gjera fiskale, përfshirë ulje ose përjashtim nga tatim-fitimi, tatimi mbi të ardhurat personale dhe TVSH-ja, sipas parashikimeve ligjore.

Ky mekanizëm u aplikua në një kohë kur privilegjet fiskale për kompanitë e IT-së po hiqeshin për shkak të presionit të fortë ndërkombëtar, duke ngritur dyshime se DURANA u përdor si një skemë alternative për shmangien e taksave.

Denoncimet e Arben Ahmetajt

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka denoncuar publikisht DURANA-n, duke e cilësuar si një rrugë të re për favorizimin fiskal të një grupi të caktuar kompanish të IT-së, pas rrëzimit të skemës së mëparshme të taksimit preferencial. Sipas Ahmetajt, përmes regjistrimit në DURANA, kompani që vijonin të fitonin tenderë publikë përfitonin njëkohësisht edhe nga përjashtimi nga detyrimet tatimore.

Denoncimet e tij kanë ngritur pikëpyetje mbi qëllimin real të parkut dhe mbi përputhjen e aktivitetit të subjekteve të regjistruara me kriteret ligjore të kërkim-zhvillimit dhe inovacionit.

Faqja e Korporatës së Investimeve kishte fshirë nga WEB-i gjithçka që lidhej me këtë projekt duke shtuar dyshimet se diçka po fshihet. /skyweb.al

Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit –

By: 27
12 January 2026 at 16:46

Pas çdo ndryshimi të pronarit të mjetit do të kryhet kontroll teknik. Ndryshimet parashikohen në një udhëzim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që është publikuar në Fletoren Zyrtare, por që do të nisë zbatimin nga data 1 dhjetor 2026.

Sipas tij, pavarësisht nga data e kontrollit të fundit teknik të mjetit, autoriteti kompetent përkatës mund të kërkojë nga ai që t’i nënshtrohet një kontrolli teknik para frekuencës përkatëse kur ka ndryshuar titullari i certifikatës së regjistrimit të automjetit. Po ashtu, ky kontroll mund të kërkohet edhe në rastet kur mjeti ka kryer 160 000 km.

Paralelisht, udhëzimi përfshin edhe parashikime të reja, sa i takon shkëmbimit të informacionit me vendet e Bashkimit Evropian. Sipas tyre “autoriteti kompetent, nëse e zbatueshme, përdor platformën e Komisionit Evropian për shkëmbimin e informacionit me të dhëna mbi certifikatat e kontrollit teknik dhe leximit të odometrit midis autoriteteve kompetente të shteteve anëtare të BE-së”.

Gjithashtu, inspektorët e qendrave të kontrollit, pronarët e mjeteve dhe studiues të aksidenteve, nëse e zbatueshme, mund të marrin informacion nga platforma të tjera elektronike të Komisionit Evropian, mbi historikun e aksidenteve të mjetit dhe informacione të tjera mbi aspektet e sigurisë së komponentëve të mjeteve, të cilat kanë qenë të përfshira në aksidente.

Udhëzimi parashikon edhe ndryshime të tjera, duke sjellë një riformatim të rëndësishëm të kategorizimit të mjeteve, duke synuar përafrimin e plotë me legjislacionin e Bashkimit Evropian./Scantv

Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin –

By: 27
12 January 2026 at 16:30

Është shtyrë seanca paraprake në GJKKO, për Ilir Metën dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Seanca e sotme do të përcaktonte nëse dosja në ngarkim të tyre do të kalonte për gjykim ose jo, por pas 30 minutash seancë, është njoftuar shtyrja e saj për në datën 22 janar.

Ilir Meta akuzohet ng SPAK, për korrupsion pasiv në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim. Ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim.

Ndaj ish-bashkëshortëve rëndojnë dhe akuzat për kryere të veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit/ ARRSH me 13 dhe 14 janar bllokohet dalja Tiranë – Rinas –

By: 27
12 January 2026 at 16:10

Përshkaktëpunimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtiminTiranë → Rinas.Për të shmangur problemet në qarkullim punimet janë parashikuar të kryhen gjatë natës  duke nisur në orën 20 dhe përfundojnë në 6 të mëngjesit.Punimet parashikohet të zgjasin dy ditë përkatësish në 13 dhe 14 janar.Qarkullimi I mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet perms rrugëve alternative:

  • Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)
  • Rruga dytësore
  • Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas
  • RrugaKashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët duhet të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë.

“Kishe lekë për qerpikë e thonj, por jo për fëmijët” – Akuza live mes nuses dhe ish-vjehrrës –

By: 27
12 January 2026 at 15:50

Ish-nuse dhe ish-vjehrrë janë përplasur ‘live’ sot lidhur me akuzat se Blerina Basha ka braktisur tre fëmijët e saj të mitur, duke i lënë vetëm në një banesë me kushte të rënda hidro-sanitare.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ish-vjehrra e Blerina Bashës është shprehur kritike ndaj ish-nuses, duke thënë se “ajo nuk mund të thotë se nuk ka mundësi ekonomike, kur ajo ka para për të bredhur”.

“Kam folur me mamin tënd live dhe kam thënë që nuk mund t’i lëmë fëmijët në atë gjendje. Ka thënë që burri nuk më sjell lekë. Kërkoje ndihmë sociale. Po për të bredhur për të bërë qerpikët, për të bërë vetullat, për të bërë thonjtë, flokët a kishe lekë ti. More në qafë tri fëmijë, po më plas shpirti”, ka thënë ish-vjehrra.

Këto deklarata nëna e 3 fëmijëve i ka hedhur poshtë dhe se është kujdesur për fëmijët dhe se nuk i ka braktisur kurrë.

Sa i përket disa fotove që kanë qarkulluar në media pas bërjes publike të rastit, e reja Blerina Basha i ka mohuar se janë bërë në Dubai, por sipas saj, janë montuar. Ajo tha se të gjithë po lëshojnë lumë urrejtjesh ndaj saj.

“Janë foto të montuara. Janë të bëra nga aplikacionet, mund të montohen. Ka pasur mosmarrëveshjet, debatet. Fëmijët e mi nuk janë ushqyer kurrë me urrejtje ndaj babait dhe gjyshes së tyre. Këta persona po japin kaq urrejtje ndaj meje. Fëmijët e mi kanë ndenjur 2-3 muaj në Itali, pasi unë nuk mund të shkoja për shkak të dokumenteve, dhe dëgjoja, se e kam me video, ku fëmijët më shanin dhe flisnin me fjalë të ndyra. Të ndikuar nga ish-burri im.”, tha Blerina Basha.

Ndërkohë, ish-vjehrra tha se nusja e saj shpërdoronte paratë, duke e akuzuar sërish që ka lënë fëmijë në gjendje të rëndë dhe është kujdesur për veten e saj.

“10 muaj jetonin fëmijët me mua në Itali. Në muajin e 5 ajo ka ikur dhe është larguar 5 muaj dhe s’ka ardhur. Ndoshta në Dubai nuk ka qenë, por në Kosovë ka qenë. Nëse fëmijët janë në atë gjendje, që bën thonjtë, e flokët, dhe qerpikët, e për të ngritur vetullat, mos kërko ndihmë nga shteti. E di kur kërkoj unë ndihmë, kur jam sëmurë. Ndihmë i kanë dhënë të gjithë. Por siç është në pamjet e jashtme, ashtu duhet të jetë dhe në shtëpi. Zgjeben s’ia solla unë nga Italia me valixhe asaj.”, tha ajo.

Hyn në fuqi indeksimi i akcizës, rriten çmimet e cigareve –

By: 27
12 January 2026 at 15:36

Pas hyrjes në fuqi të indeksimit të akcizës,i parashikuar në ligjin për taksat kombëtare, rritja e cmimit të cigareve  ka nisur të reflektohet në treg.

Rritja e taksës ka ndikuar drejtpërdrejt në çmimin e paketave të duhanit, të cilat tashmë po shiten më shtrenjtë në pikat e shitjes.

Sipas dokumentit shoqërues të projektligjit, akciza për cigaret është indeksuar nga 7 mijë e 500 lekë në 7 mijë e 750 lekë për 1 mijë fije, një rritje prej 250 lekësh, që përkthehet në disa lekë më shumë për çdo paketë për konsumatorin final.

Paralelisht, rritje është aplikuar edhe për produktet alternative të duhanit. Akciza për duhanin elektronik dhe lëngjet “vape” është rritur nga 18 në 20 lekë për mililitër, duke i futur këto produkte për herë të parë në një regjim më të fortë fiskal.

Qeveria argumenton se indeksimi i akcizës synon rritjen e të ardhurave buxhetore, por edhe frenimin e konsumit të duhanit, në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik.

Megjithatë, të dhënat tregojnë se kërkesa mbetet e lartë. Importet e duhanit kanë arritur mbi 3 mijë e 150 tonë, niveli më i lartë i regjistruar deri më tani.

Autoritetet parashikojnë që nga kjo masë, buxheti i shtetit të arkëtojë rreth 1 miliard lekë shtesë gjatë këtij viti, ndërsa çmimet e cigareve pritet të vijojnë rritjen graduale edhe në vitet në vijim.

Sherr në lokal në Lezhë, dy të plagosur; akuzohen vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka –

By: 27
12 January 2026 at 15:16

Një konflikt ka ndodhur në një lokal në qytetin e Lezhës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.

Raportohet se në konflikt është përfshirë edhe Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka.

Sipas burimeve, në ambientet e lokalit kanë hyrë rreth pesë persona të maskuar, disa prej tyre të armatosur, të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe kanë kërcënuar klientët.

Njëri prej tyre, sipas dëshmive, është prezantuar si nipi i Arben Ndokës.

Gjatë incidentit, Nikolin Marku dhe një person tjetër janë goditur dhe kanë mbetur të lënduar. Marku ka akuzuar Gëzim Ndokën si të përfshirë në konflikt.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e personave të përfshirë dhe sqarimin e motiveve të konfliktit.

Si u shndërrua Venezuela në nyje kyçe për grupet kriminale të Ballkanit –

By: 27
12 January 2026 at 14:54

Grupet e organizuara kriminale nga Ballkani kanë lidhje edhe në Venezuelë. Këtë e tregojnë rastet e sekuestrimeve të kokainës, arrestimeve dhe procedurave gjyqësore që janë përfunduar ose që janë ende në zhvillim.

Këto grupe janë identifikuar nga organizata ndërkombëtare, si EUROPOL dhe INTERPOL, si ndër aktorët kryesorë në trafikimin e kokainës nga shtetet e Amerikës Latine drejt Evropës.

Venezuela ka ardhur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare si një shtet transit për trafikimin e kokainës pas arrestimit të udhëheqësit të rrëzuar, Nicolas Maduro, nga forcat e Shteteve të Bashkuara në fillim të janarit.

Maduro do të përballet me gjykim në SHBA në bazë të një aktakuze që e ngarkon me mbikëqyrje të një rrjeti të tregtisë me kokainë, që ka bashkëpunuar me grupe të dhunshme, përfshirë kartelet meksikane Sinaloa dhe Zetas, rebelët majtistë kolumbianë të FARC‑ut dhe bandën venezuelase Tren de Aragua. Maduro në seancën e parë dëgjimore të mbajtur në një gjykatë në Nju Jork i mohoi akuzat.

Cili është rëndësia e Venezuelës për grupet kriminale nga Ballkani?

Siç thekson për Radion Evropa e Lirë, Sasha Gjorgjeviç nga Nisma Globale për Luftimin e Organizatave Kriminale Transnacionale (GI-TOC), Venezuela është e rëndësishme për kontrabandën e kokainës, në të cilën janë të përfshira rrjete kriminale nga Ballkani Perëndimor, sepse ajo përbën “korridor strategjik dalës nga Amerika Latine drejt Atlantikut”. Nga atje, shumica e kokainës shkon ose direkt në Evropë, ose përmes Afrikës Perëndimore në Evropë.

Sipas tij, për grupet kriminale nga Ballkani, Venezuela është e rëndësishme, por jo destinacioni kryesor për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës. Në këtë kuptim, vendet si Kolumbia dhe Brazili janë shumë më të rëndësishme, dhe në vitet e fundit edhe Ekuadori.

Arrestimi i Maduros dhe veprimet e SHBA-së kundër grupeve kriminale që merren me trafikimin e kokainës, sipas Gjorgjeviqit nuk do të kenë shumë ndikim te këto grupe, anëtarët e të cilave janë me origjinë nga vendet e Ballkanit.

“Duke pasur parasysh se këto grupe gjithmonë kanë qenë fleksibile, supozoj se ato grupe që kanë përdorur Venezuelën do të gjejnë rrugë alternative në këto vende ku, sipas meje, ekzistojnë baza shumë më të rëndësishme”, vlerëson ai.

Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën u zbuluan përmes sekuestrimit të kokainës pranë bregut të Arubës, afër Venezuelës, në shkurt të vitit 2020.

Në atë rast, marina holandeze ndaloi anijen “Aressa”, e cila më parë ishte ankoruar në portin venezuelas të Guaranos. Në bordin e anijes u sekuestruan 5 tonë kokainë.

Gjatë aksionit u arrestuan 11 shtetas të Malit të Zi, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes. Sipas Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, sekuestrimi i kokainës në Arubë ishte si rezultat i bashkëpunimit mes Mali i Zi, Mbretërisë së Bashkuar, Serbisë dhe Holandës.

Para gjykatës në Arubë, shtetasit malazezë u dënuan në mars të vitit 2021 me dënime nga nëntë deri në 15 vjet burgim.

EUROPOL-i e lidhi kokainën e sekuestruar në Arubë me shtetasin serb Mirosllav Starçeviq, i arrestuar në maj të vitit 2023 së bashku me 12 persona të tjerë. Ata akuzohen nga autoritetet në Serbi për trafik ndërkombëtar të drogës.

Siç është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Gjykata e Lartë në Beograd, procesi gjyqësor kundër këtij grupi është drejt fundit.

Policia serbe e ka cilësuar Starçeviqin si udhëheqës kryesor “të organizatës më të madhe kriminale për trafikim të drogës nga Ballkani” që u zbulua me ndihmën e EUROPOL-it.

Sipas Policisë serbe, karteli i udhëhequr nga Starçeviq qëndron pas dërgesave me shumë tonë kokainë që kanë mbërritur në Evropë nga Kolumbia, Brazili, Ekuadori, por edhe përmes Afrikës Perëndimore.

Grupi i Starçeviqit në raportet e GI-TOC lidhet me klanin Kavaç, klan kriminal me origjinë nga Mali i Zi.

Klanet Kavaç dhe Shkalar janë nga Mali i Zi. Bëhet fjalë për dy klane të armatosura, dhe gjatë përplasjeve që kanë pasur që nga viti 2014 kanë humbur jetën më shumë se 60 persona.

Pa përgjigje nga ministritë e Brendshme të Serbisë dhe Malit të Zi

Nuk dihet nëse dhe sa janë të përfshira ende grupet kriminale, pjesëtarë të të cilave janë me origjinë nga Serbia dhe Mali i Zi, në trafikun e kokainës të lidhur me Venezuelën.

Për këto pyetje, deri në publikimin e këtij teksti, nuk janë përgjigjur Ministria e Brendshme e Serbisë, dhe as ajo e Malit të Zi.

Nga EUROPOL-i thanë shkurt për REL-in se organizata nuk ka bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Venezuelën, kështu që të dhënat për përfshirjen e grupeve kriminale nga Ballkani merren në mënyrë indirekte, nga policitë e këtyre shteteve.

Grupet kriminale nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në raportet e agjencive ndërkombëtare si EUROPOL dhe INTERPOL, cilësohen si të rëndësishme për trafikun e kokainës nga Amerika Latine, kryesisht drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Këtë pozicion, sipas raporteve të GI-TOC, ato e kanë ndërtuar për dekada, kryesisht përmes lidhjeve të drejtpërdrejta me vendet prodhuese dhe distributorë të kokainës.

Pse është e veçantë Venezuela?

Ajo që e bën Venezuelën interesante, thotë Gjorgjeviq nga GI-TOC, është përdorimi i transportit detar dhe ajror për kokainën që dërgohet nga ky shtet.

“Janë avionë të vegjël, për të cilët kontrolli dhe monitorimi është shumë më i ulët se për fluturimet komerciale”, shpjegon ai.

Në Venezuelë nuk prodhohet kokainë, por sipas raporteve të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), Venezuela cilësohet si një nga shtetet kryesore transit për kokainën, e cila prodhohet kryesisht në Kolumbi dhe më pas shpërndahet drejt SHBA-së dhe Evropës.

Indikacionet e forta që pjesë të aparatit shtetëror venezuelas janë të përfshirë në aktivitetet kriminale vijnë nga gjetjet e Indeksit për Krim Global, sipas të cilit Venezuela renditet në dhjetë për qindëshin më të lartë të vendeve në botë për ndikimin e aktorëve kriminalë brenda vendit.

Raportet vjetore për këtë indeks i publikon GI-TOC, organizatë joqeveritare me seli në Gjenevë.

Në raportin e fundit të publikuar në nëntor të vitit 2025, thuhet se grupet guerile kolumbiane “menaxhojnë zinxhirët e furnizimit në bashkëpunim me zyrtarë të korruptuar venezuelas”.

“Grupet janë integruar në komunitetet lokale, shpesh duke manipuluar të rinjtë që të punojnë për ta nën maskën e punësimit të ligjshëm, dhe kanë marrë në dorë sistemet lokale të drejtësisë dhe strukturat e qeverisjes”, theksohet në raport.

Aty shtohet se marrëdhënia simbiozë midis grupeve guerile kolumbiane dhe zyrtarëve shtetërorë venezuelas ka lehtësuar operacionet e tyre, duke rezultuar në “dhunë minimale, por kontroll të konsiderueshëm mbi rajonet kufitare”./REL

Komunikimi me SHBA mbetet i hapur –

By: 27
12 January 2026 at 14:26

Irani duket se ka ndryshuar qëndrim, pas reagimit të ashpër dhe sfidues të  Ajatollah Ali Khamenei, Ministria e Jashtme “ka lënë një dritare të hapur” për bisedime me SHBA.

Ministria e Jashtme e Iranit tani thotë se kontakti i saj me të dërguarin special të Trump, Steve Witkoff, mbetet “i hapur”.

Zëdhënësi Esmaeil Baghaei është shprehur se komunikimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbetet i hapur.

“Kanali i komunikimit midis ministrit tonë të jashtëm Abbas Araghchi dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së [Steve Ëitkoff] është i hapur dhe mesazhet shkëmbehen sa herë që është e nevojshme.”, u shpreh ai.

Baghaei shton se kontakti mbetet i hapur edhe përmes ndërmjetësit tradicional, Zvicrës. Ky reagim vjen edhe pasi ministri i jashtëm Abbas Araghchi tha këtë mëngjes se Irani ishte gati për luftë, por edhe për dialog.

Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat –

By: 27
12 January 2026 at 14:06

Shqipëria renditet mes vendeve me transparencën më të ulët për pabarazinë ekonomike, sipas Indeksit të Transparencës së Pabarazisë (Inequality Transparency Index – ITI), një matje globale e publikuar nga World Inequality Lab në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.

Harta më e fundit tregon se vendi ynë bën pjesë në grupin e shteteve që publikojnë pak ose aspak të dhëna të plota mbi shpërndarjen reale të të ardhurave dhe pasurisë, duke e bërë të vështirë kuptimin e pabarazisë së vërtetë në shoqëri.

Indeksi ITI mat transparencën nga 0 në 20 pikë, duke vlerësuar cilësinë, shpeshtësinë dhe aksesueshmërinë e të dhënave për të ardhurat dhe pasurinë.

Shqipëria shfaqet në kategoritë e ulëta të indeksit, krah vendeve të tjera të Ballkanit dhe Afrikës, ndërsa Europa Veriore dhe disa vende të zhvilluara renditen me transparencën më të lartë.

Asnjë shtet në botë nuk ka arritur ende pikët maksimale, çka tregon se mungesa e të dhënave mbi pabarazinë është një problem global, por më i theksuar në vendet në zhvillim.

Raporti vjen në një moment kur pabarazia ekonomike po thellohet. Edhe pse bota është bërë shumë më e pasur gjatë dy shekujve të fundit, përfitimet e rritjes ekonomike janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë.

Të ardhurat mesatare globale janë rritur ndjeshëm, por një pjesë shumë e madhe e pasurisë dhe e të ardhurave është përqendruar në duart e një pakice të vogël, ndërsa miliona njerëz vazhdojnë të jetojnë me mundësi të kufizuara ekonomike.

Sipas World Inequality Lab, mungesa e transparencës krijon terren për keqinformim dhe politika joefektive. Kur të dhënat mbi të ardhurat dhe pasurinë nuk publikohen rregullisht ose nuk janë të aksesueshme për publikun, debatet mbi pabarazinë rrezikojnë të mbështeten në hamendësime dhe jo në fakte. Indeksi ITI synon të ushtrojë presion mbi qeveritë që të publikojnë të dhënat që zotërojnë, duke kombinuar anketat familjare me të dhënat administrative tatimore./ Monitor

Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë –

By: 27
12 January 2026 at 13:52

Policia italiane ka ndërmarrë një operacion të madh antidrogë. Gjatë aksionit të koduar “Termine”, policia shkatërroi dy banda kriminale të specializuara në trafikun e drogës në Sardenjë, tetorin e kaluar dhe së fundmi.

Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm (12 janar), Karabinierët nga Komanda Provinciale e Cagliarit dhe Kompania Carbonia, duke vepruar me urdhër të Drejtorisë Anti-Mafia të Distriktit të Cagliarit, kanë ekzekutuar tetë urdhër-arreste të lëshuara kundër tetë individëve të akuzuar, në shkallë të ndryshme, për vepra penale të trafikimit dhe shpërndarjes së drogës.

Besohet se 8 individët kanë bashkëpunuar me anëtarët e bandave kriminale të shkatërruara në tetor. Operacioni përfshiu provincat e Cagliarit, Nuoro, Sassari dhe Pisa dhe përfshiu mbi 50 anëtarë të forcës.

Tre persona janë në burg, katër janë nën arrest shtëpiak dhe njërit i është urdhëruar të qëndrojë në shtëpinë e tij. Ky është episodi i fundit i operacionit të nisur në agim të mëngjesit të sotëm. Një burrë 52-vjeçar dhe një 55-vjeçar nga Iglesias, si dhe një grua 36-vjeçare nga Carbonia, u arrestuan. Një burrë 49-vjeçar dhe një 32-vjeçar nga Girasole, një burrë 42-vjeçar nga Oschiri dhe një burrë 52-vjeçar nga Iglesias u vunë nën arrest shtëpiak.

Megjithatë, një 31-vjeçari shqiptar, banor i Cascina, iu urdhërua të qëndronte në Sardenjë. Të tetë personat kishin qenë nën hetim në tetor të vitit të kaluar kur filloi Operacioni “Termine”, por nuk u morën masa paraprake kundër tyre; shtëpitë e tyre ishin kontrolluar dhe të gjithë ishin marrë në pyetje. Këto urdhra u lëshuan pikërisht në përfundim të hetimit të ri.

operacioni itali2

“Vetëm njëri prej tyre deklaroi përgjegjësitë e tij në lidhje me akuzat e paraqitura në aktakuzën e përkohshme”, shpjeguan karabinierët, “një rrethanë që e bindi gjykatësin, duke pasur parasysh qasjen e tij bashkëpunuese, të arrinte në përfundimin se nuk kishte masa paraprake kundër tij”.

Sipas hetimit, të dyshuarit bashkëpunuan me dy organizata kriminale sardenjane, të cilat kishin kontakte me elementë kriminalë shqiptarë në Toskanë dhe Veneto, të shpërbëra në tetor, informon ANSA.

“Njëra nga organizatat u specializua në rikuperimin e kokainës dhe heroinës në kontinent për shpërndarje në Sardenjë. Organizata e dytë ishte instrumentale, “e përbërë nga shoferë profesionistë kamionësh, të organizuar në mënyrë hierarkike, të ngarkuar”, shpjeguan karabinierët, “me transportimin e drogës në Sardenjë me kamionët e tyre, pasi i merrnin ato nga furnizuesit shqiptarë në kontinent. Në këmbim, ata dorëzonin paratë e mbledhura në ishull nga shitësit me shumicë sardenjanë për të blerë dërgesa të reja”.

operacioni itali

Gjatë hetimit, deri më sot, janë sekuestruar 127 kilogramë kokainë, 7 kilogramë heroinë, 53 kilogramë hashash, një kilogram marijuanë, 47 armë (pushkë gjuetie, pushkë sulmi, mitralozë, pistoleta gjysmëautomatike, revolverë, granata dore dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm) dhe 380,000 euro në para të gatshme.

droga sardenja itali shqiptaret

Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili sërish në SPAK, hetohet për sulm kibernetik –

By: 27
12 January 2026 at 13:36

Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili është paraqitur sot në SPAK.

Agim Ismaili është nën hetim për sulmin kibernetik ndaj SPAK. Hetimi ndaj Ismailit po zhvillohet për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sistemi kompjuterik i SPAK u sulmua më 12 mars dhe u zbulua disa ditë më vonë. SPAK bëri me dije më 3 prill se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-ve të prokurorëve të posaçëm. Në njoftim nënvizohej se nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme.

Sipas SPAK, autorët kishin arritur të merrnin disa informacione, por pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Sipas njoftimit të SPAK, u tentua të ndërhyhet edhe në email-in e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Në hetimet e para u identifikuan si përgjegjës dy persona të cilët u arrestuan, ish-drejtori i paraburgimit të Vlorës, Zambak Gjoni dhe ish-punonjësi i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Arnold Rrokaj. Dy të arrestuarit, dyshohet se i kanë shpërndarë të dhënat dhe tek persona të tjerë që po verifikohen për rolin e tyre në këtë ngjarje.

Familja Rama ka vjedhur qindra milionë euro –

By: 27
12 January 2026 at 13:28

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi skandalin me ‘Durana Tech Park’, duke theksuar se “kthetrat e mafies shqiptare përvetësuan projektin dhe kompania amerikane nuk gjeti asnjë mundësi që të investonte në këtë vend”.

Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se Ermal Beqiri është kryemafiozi i IT, ndërsa parkun Durana e konsideroi si Troplana.

“Jam këtu për parkun virtual të high-tech, apo de facto Troplanën e Shkozetit, një skandal i denjë për filmat më horror në gjininë e vjedhjeve të pasurive publike.

Ja, ky është Silicon Valley i Edi Ramës, Armand Frangut, Fatmir Troplinit që quhet Durana.

3 vite më parë, se ka historinë e vet, një nga gjigantët e high-techut, vendosur në Ukrainë, EPAM, pas agresionit rus ndaj Ukrainës, vendos që të spostojë sipërmarrjen e tij të madhe në një vend tjetër dhe përzgjedh Shqipërinë.

Presidenti i kësaj kompanie, ndër më të fuqishmet në botë, me xhiro miliarda dollarë, vjen në Shqipëri dhe pritet nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, dhe Agaçi me asistenten e tij, Elira Kokona.

Ai paraqet projektin e tij, dëshirën dhe vendimin e kompanisë që të gjithë sipërmarrjen e tij të madhe në Ukrainë ta spostojë në Shqipëri, por për këtë qëllim kërkon krijimin e një zone, siç e kishte në Ukrainë, me kushte të favorshme.

E vërteta është se kjo iu premtua, se Ramaduro filloi të flasë për Silicon Valley në Durrës.

Por menjëherë kthetrat e egra të mafies shqiptare përvetësuan projektin dhe kompania prestigjioze nuk gjeti asnjë mundësi të investonte në këtë vend.

E zhgënjyer, e dëshpëruar, pa që kishte të bënte me një narko-mafie të pashembullt, dhe si përfundim këto livadhe dhe ara që shihni këtu janë Troplana e Edi Ramës.

Vendimi u mor, zona u shpall dhe në këtë zonë u regjistruan 46 kompani, të cilësuara me silver, gold, platinium. Këto kompani anëtare të këshillit të krijuar me ndërmarrje IT nga kryemafiozi i IT shqiptare, Ermal Beiqiri alias Armand Frangu ose Armand Frangu alias Ermal Beiqiri.

Por dallimi është se në rastin e djegësit të Tiranës, territori është pa asnjë ndërtim dhe janë vjedhur 130 milionë, në rastin e Troplanës, përsëri nuk ka asnjë ndërtim, asnjë ndërtesë, asnjë kompani të vendosur në arat dhe livadhet e Xhafzotajt, por janë vjedhur nga taksat e qytetarëve shqiptarë qindra milionë euro.
Dhe janë vjedhur po nga familja Rama.
Dhe njësoj si në rastin e inceneratorit të Tiranës, për të cilin dy përgjegjësit absolutë kryesorë, Edi Rama dhe Erion Veliaj, nuk u hetuan për asgjë dhe nuk u pyetën asnjëherë, duke qenë autorët më kryesorë të tij, në Troplana gjer sot nuk është pyetur njeri dhe se dihet se Elira Kokana, të cilës vetëm për të mos prishur gojën para jush dhe qytetarëve, mund t’i vihet çdo lloj epiteti për aktin e saj ndaj qytetarëve.
Ka qëndruar në krye të një skeme të quajtur park teknologjik ku ka prej vitesh vetëm livadhe, kurse vidhen qindra milionë euro taksa të qytetarëve shqiptarë.
Ky skandal dëshmon dhe njëherë shkallën më të lartë të inkriminimit të kreut të organizatës kriminale Edi Rama.
Dëshmon se krimet ekonomike të rënda, vjedhjet e tij janë të pakufishme.
Dëshmon dhe njëherë domosdoshmërinë absolute e ngritjes së qytetarëve shqiptare dhe largimit të tij me të gjitha mjetet nga qeveria.
Kreu i organizatës kriminale më të madhe shqiptare, Edi Rama, ka kaluar haptas pa asnjë lloj kufizimi në vjedhje dhe përvetësimin e buxhetit, të ardhurave dhe pasurive publike të këtij vendi si asnjë diktator tjetër mbi tokë.
Jo, nuk ka një të dytë.
Kam besim të plotë se shqiptarët do i japin atij shumë shpejt atë që meriton”, tha Berisha.

Rama të pyetet si dëshmitar, ndryshoi destinacionin e pronës –

By: 27
12 January 2026 at 12:54

Avokatët e liderit të opozitës kanë kërkuar gjatë seancës për dosjen “Partizani” që të thirret dëshmitar edhe kreu i qeverisë Edi Rama. Sipas avokates Gjyzari ky është një proces i stisur dhe i shtyrë na politika.

“Berisha hetohej në masë shtrënguese me pretendimin se mund të ndikonte tek provat, ndërsa episodet i takojnë 15 vite më parë dhe “provat” ndodheshin në arkivat e institucioneve që drejtohen sot nga pala paditëse”, tha avokatja Klodiana Gjyzari.

“Shtyrje nga politika për të nisur këtë hetim penal, përndjekje politike dhe jo ndjekje penale. Kallëzimi u bë nga taulant balla dhe regjistrimi i procedimit brenda ditës.

Sapo shumica parlamentare ka marrë pushtetin, ka urdhëruar kontrolle e aktet e këtyre kontrolleve nuk janë depozituar janë regjistruar nga ministria e mbrojtjes dhe i çon në shtëpi, më pas i depoziton si kallëzim penal. Nuk gjenden aktet e 2014 as si fotokopje në arkiva. Nuk paraqiti kallëzim shumica parlamentare në 2014. Ngrihet Task Forcë nga Rama të realizonte një komision të ndaluar nga kushtetuesja dhe GJEDNJ, që të rishikoheshin kalimet e pronave te pronarët. Asnjë rezultat nuk u gjet apo të paraqitej.

Berisha hetohej në masë shtrënguese me pretendimin se mund të ndikonte tek provat, ndërsa episodet i takojnë 15 vite më parë dhe ‘provat’ ndodheshin në arkivat e institucioneve që drejtohen sot nga pala paditëse”, u shpreh ajo.

Sipas avokatëve, akuza bazohet në një veprimtari të përgjithshme administrative dhe jo në akte individuale me pasoja penale të provuara. Ata theksuan se aktet e përmendura nga Prokuroria kanë karakter të përgjithshëm dhe se SPAK ka ndërtuar akuzën duke përcaktuar fillimisht fajtorin dhe më pas fajin.

Po ashtu, mbrojtja deklaroi se nuk ekziston asnjë provë apo dëshmi që Berisha të ketë pasur një marrëveshje paraprake për privatizimin, apo që të ketë përfituar ryshfet përmes dhëndrit të tij, duke shtuar se pretendimet e Prokurorisë mbështeten vetëm në deduksione.

Së treti, mbrojtja ngriti pretendimin se ndjekja penale ka qenë e ndikuar politikisht. Sipas tyre, kjo provohet nga deklarata publike të kryeministrit Edi Rama, ambasadores Yuri Kim dhe ish-zyrtarit amerikan Gabriel Escobar.

Avokatët thanë se Rama i ka bërë thirrje publike SPAK-ut për të hetuar çështjen, duke dhënë edhe orientime mbi mënyrën e hetimit. Gjithashtu, u përmend kallëzimi i bërë nga shumica parlamentare, i cili sipas mbrojtjes është shqyrtuar jashtë afateve ligjore dhe përmban rrethana të rreme që nuk janë hetuar nga SPAK.

Bllokoi mbledhjen e Këshillit për rastin Balluku –

By: 27
12 January 2026 at 12:36

Grupi Parlamentar i PD kallëzon për “Shpërdorim detyre” Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi. Shkak është bërë sipas PD-së, bllokimi i mbledhjes së Këshillit të Mandateve për çështjen Balluku.

Grupi Parlamentar i PD-së ka bërë disa herë kërkesë drejtuar Kuvendit, për të mbledhur Këshillin e Mandateve për çështjen që lidhet me zv.kryeministren Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin e saj.

Ndërkohë, Peleshi pavarësisht kërkesave, nuk ka mbledhur Këshillin.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar kallëzim penal për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, ndaj Kryetari të Kuvendit Niko Peleshi.

Me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur në datën 19.12.2025, ora 10:30, për shqyrtimin e kësaj kërkese.

Në mënyrë arbitrare, pa një vendimmarrje të Këshillit, kryetari i Kuvendit ka ndërprerë mbledhjen, pa caktuar mbledhjen e ardhshme, me arsyetimin sipas tij për t’iu dhënë kohë anëtarëve dhe palëve të njihen me dokumentet shoqëruese të kërkesës së Prokurorisë. – thuhet në njoftimin e PD.

Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK –

By: 27
12 January 2026 at 12:14

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij në SPAK por pritet në zbardhen në vijim.

Këlliçi është paraqitur edhe më herët në SPAK. Hera e fundit ka qenë  në shtator 2025, ku u pyet lidhur me kallëzimet që ai ka depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme.

Ai ka depozituar disa padi në SPAK për abuzime sipas tij në Bashkinë e Tiranës. Këlliçi ishte ndër denoncuesit e parë sa i takon aferës “5D” duke çuar më pas në arrestimin e ish-zyrtarëve të Bashkisë.

Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët –

By: 27
12 January 2026 at 12:02

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka publikuar një video ku shihet zjarrfikësja e Lushnjës teksa shpërndan ujë për banorët e Fierit.

Me anë të një postimi në Facebook, Korreshi shkruan se banorët e Fierit kishin disa ditë pa ujë, ndërsa i bën thirrje Belinda Ballukut që të lërë Tropojën ku ishte sot dhe të shkojë në Fier.

“Zjarrfikësja e Bashkisë Lushnje shpërndan uji për banoret e Fierit se njësoj si ne Vlore kishin 5 dite pa uje. Ça Turpiii!!

Po keta e mbushin neper kanale kur fikin zjarre. O Fier ku arrite. Ju 12 Deputetet e Fierit te P… S…. I thoni Ballukut ta leri Tropojen po te shikoj Fierin. Ja kaq!”, shkruan deputeti i PD.

❌
❌