Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 December 202527.al

Surrel/ Shpërthim i fuqishëm pranë banesës së kryeministrit Rama, njerëzit vrapojnë të alarmuar në rrugë –

By: 27
31 December 2025 at 18:38

Një shpërthim i dyshuar është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Surrelit, zonë ku ka banesën edhe kryeministri Edi Rama. Banorë të lagjes kanë deklaruar se kanë dëgjuar një zhurmë të fortë shpërthyese, e cila ka shkaktuar panik dhe lëvizje të menjëhershme të njerëzve në zonë.

Sipas dëshmive të para, disa persona janë parë duke vrapuar nga frika menjëherë pas zhurmës, por deri në këto momente nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin dhe nuk ka të dhëna për dëme materiale apo të lënduar.

“U dëgjua një zhurmë shumë e fortë, si shpërthim. Nuk e dimë çfarë ka ndodhur, por dukej sikur erdhi nga brenda Surrelit”, – thanë disa dëshmitarë okularë.

Redaksia po kontakton me Policinë e Shtetit për informacion zyrtar mbi ngjarjen, megjithatë deri tani nuk ka një konfirmim apo sqarim nga autoritetet.

Duke qenë se mbrëmja e sotme përkon me festimet e ndërrimit të viteve, nuk përjashtohet mundësia që zhurma të ketë ardhur nga fishekzjarre apo kapsolla festive, megjithatë kjo pistë mbetet për t’u verifikuar.

Ngjarja është në zhvillim dhe priten informacione shtesë në orët në vijim.
Do të vijojmë të përditësojmë lajmin sapo të ketë qëndrim zyrtar.

2025, viti i lamtumirave edhe për personalitete të artit e kulturës si edhe politikës –

By: 27
31 December 2025 at 18:14

Gjatë vitit 2025 humbën jetën disa prej personaliteteve të shquara të politikës, gazetarisë, artit e kulturës në vend, si ish-kryeministri, Fatos Nano, ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, gazetari Artur Zheji, apo regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti.

Këto figura me punën dhe pasionin e tyre formësuan shumë aspekte të jetës publike, dhe do të kujtohen gjithmonë për veprën që lanë pas.

Në janar të 2025 humbi jetën kryepeshkopi Anastas Janullatos. Ai u nda nga jeta në moshën 95 vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të fuqishme fetare dhe shoqërore që ka ndikim në Shqipëri dhe jashtë saj.

Viti 2025 ishte i trishtë për artin shqiptar. Në prill të këtij viti u nda nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa.

Aktorja e mbi 150 roleve në teatër dhe dhjetërave në filma, Xhepa ishte një nga figurat më të spikatura të teatrit dhe kinematografisë shqiptare

Më 1 shtator, Shqipëria humbi një nga regjisorët më të shquar të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. I cilësuar si një prej regjisorëve që e shkroi me gërma të artit historinë e artit shqiptar, Dhimitër Anagnostit i numërohen në karrierën 40-vjeçare, 15 skenarë, 14 filma artistikë, 10 dokumentarë dhe disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Edhe për gazetarinë, 2025 do të ishte një vit i trishtë, me ndarje parakohe nga jeta të gazetarit të njohur Artur Zheji. Ai ishte një figurë e rëndësishme në gazetari dhe analizën politike, duke pasur ndikim të madh në formimin e mendimit publik.

Në vitin që lamë pas, humbën jetën për shkak të problemeve shëndetësore edhe dy figura të spikatura, ish deputeti Andis Harasani dhe publicisti e historian Artan Lame

Në tetor të këtij viti, do të ndahej nga jeta ish kryeministri I vendit, Fatos Nano. Ai do të kujtohet si një figurë ndikuese dhe kontraverse, me mbështetës dhe kritikë, por me rol kyç në tranzicionin politik të Shqipërisë.

Viti mbyllet me një tjetër humbje të rëndësishme, atë të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, i cili vdiq në moshën 40-vjeçare më 26 nëntor, pas një arresti kardiak. Kasapi ishte një artist i dashur nga publiku shqiptar dhe humbja e tij la një boshllëk të madh në muzikën shqiptare.

 

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar –

By: 27
31 December 2025 at 17:52

Nga Artan Hoxha 

E mbani mend personazhin Shaqo Duka te filmi “Ilegalët”, që është xhiruar në qytetin e Vlorës?!

Është ai tipi pa lidhje me filmin, “Bozaxhiu”, të cilin regjisori e ka vendosur para çdo atentati apo ngjarje të rëndësishme në film.

Bozaxhiu(Shaqo Duka), shfaqet disa here dhe bërtet, “hajde bozë meli, bozë e freskët”, duke dashur tu shesë ushtarëve italiane bozë meli përpara çdo ngjarje të madhe në film.

Në fakt kështu mu duk kryeministri ynë dje, ndërsa rrekej të justifikonte para gazetarëve çdo ngjarje ku ishte kapur me presh në duar.

Narrativa e tij kishte kaluar nga “kazani mediatik” në “700 tenxhere”, që ziejnë dhe valojnë vetëm për t’i rënë në qafë këtij “burri të ndershëm”.

Sa herë që gazetarët e pyesnin për Belindën dhe skandalet me qindra miliona euro në infrastrukturë, përgjigjja e tij ishte si bozaxhiu i filmit, “hajde bozë meli, bozë e freskët”.

Gazetaret e pyesnin për skandalet e AKSHI-t dhe tenderat sekretë qindra miliona eurosh të Mirlinda Karçanajt, ndërsa përgjigjja e kryeministrit vazhdonte, “hajde bozë meli, bozë e freskët”.

Kur e pyesnin për koordinatorin e botës së krimit, për Vlorën e mbetur për ditë të tëra pa ujë, ai vazhdonte, “bozë meli, hajde bozë e freskët”…

Vetëm mos harroni, zoti Tosti në fund, urdhëron kuestorin:

Arrestojeni atë bozaxhiun, Shaqo Duka e ka emrin…

Prandaj “bozaxhiu” ynë, vazhdo bërtit “hajde bozë meli, bozë e freskët”, për të mbuluar çdo skandal ku të kanë kapur me presh në duar, por në fund, do të përfundosh si Shaqo Duka i filmit “Ilegalët”, me pranga në duar…

Skandal në Vlorë! Vidhet saraçineska e ujësjellësit, disa zona mbeten pa ujë –

By: 27
31 December 2025 at 17:24

Një vjedhje e ndodhur gjatë mesnatës së kaluar në stacionin e ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, pranë Stacionit të Trenit të Mallrave në Vlorë, ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, grabitja e saraçineskës së stacionit e ka bërë të pamundur funksionimin normal të rrjetit të shpërndarjes, duke lënë pa ujë lagjen “24 Maji”, zonën e Petroliferës, zonën e TEC-it, Portin e Peshkimit si dhe Zvërnecin.

Menjëherë pas konstatimit të rastit, grupet teknike të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë kanë ndërhyrë për zëvendësimin e pajisjes së vjedhur. Pas përfundimit të punimeve, furnizimi normal me ujë është rikthyer në të gjitha zonat e prekura.

Për ngjarjen është bërë denoncim në Policinë e Qarkut Vlorë, e cila ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mbrojnë pronën publike, duke theksuar se dëmtimi i infrastrukturës së ujësjellësit sjell pasoja të drejtpërdrejta për furnizimin me ujë të komunitetit dhe cenon interesin e përbashkët.

Në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’ –

By: 27
31 December 2025 at 16:32

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me anë të një mesazhi ka përmbledhur vitin që lamë pas si një nga më të vështirat për shqiptarët. Ai ka denoncuar vjedhjen e votës gjatë farsës elektorale të 11 majit, korrupsionin e qeverisë dhe konsolidimin e narkoshtetit, duke theksuar varfërinë rekord të qytetarëve krahas pasurisë marramendëse të pushtetarëve.

Gjatë mesazhit të tij, kryedemokrati Sali Berisha jep një mesazh shprese për 2026-ën, duke e cilësuar këtë vit si momentin e bashkimit kombëtar për të rrëzuar bandën kriminale në pushtet që quhet ‘Rilindje’ e drejtuar nga Edi Rama dhe rikthimit të demokracisë dhe votës së lirë.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptarë! Sonte ne presim vitin e ri 2026! Ndaj dhe unë nga zemra ju uroj, kudo që ndodheni, në votrat familjare, në lokale, në udhëtime, në Shqipëri, në botë, në institucionet e vuajtjes së dënimit, në spitale, Gëzuar vitin e ri 2026. Viti i ri për të gjithë shqiptarët, për të gjithë njerëzit, është vit shprese. Por, siç është tradita, nuk mund të ndahemi nga ky vit pa hedhur një vështrim drejt tij. Viti 2025 ishte një vit që shqiptarët kurrë nuk e meritonin.
Ky vit i gjen ata qytetarët më të keqpaguar në Europë. Qytetarët me tavolinat më të pakta, sepse blejnë me çmimet më të shtrenjta, me rroga më të ulëta, me pensionet më të ulëta. Por ky vit i gjen ata gjithashtu me drejtorët, ministrat, qeveritarët më të pasur në Europë. Pasuritë e tyre marramendëse arrijnë pasuritë e regjimeve diktatoriale të dikurshme të Afrikës së 30 viteve më parë. Viti që lamë pas ishte një vit në të cilin kombi u pakësua dhe më shumë. Mijëra shqiptarë u ndanë nga jeta më shumë sesa erdhën në këtë jetë.

Viti 2025 ishte viti i agonisë së plotë të demokracisë shqiptare. Narkodiktatori, duke përdorur të gjitha mjetet dhe potencialet e një shteti, rrëmbeu votën e shqiptarëve dhe ndërtoi mazhorancën e krimit. Viti që lamë pas ishte viti i zjarreve, përmbytjeve më të mëdha, të cilat nuk ndodhën vetëm në Shqipëri, por ato për ne shqiptarët erdhën si në një vend pa shtet. Në fakt, viti 2025 do të mbahet mend edhe si viti i zbulimit të vjedhjeve më të mëdha në historinë kombëtare të shqiptarëve nga Edi Rama, Lubi Balluku, familja Rama, Erjon Veliaj, drejtorët e tij në ministri, në bashki, zyrtarë në tërësi. Ky ishte viti në të cilin u burgos pas 46 protestave, kryetari i Bashkisë Tiranës. Viti në të cilin në regjistrat e prokurorisë, dolën emrat dhe vjedhjet e paimagjinueshme të Lubi Ballukut me 300 apartamente, dy jahte, 15 supermarkete. Emri i Edi Ramës në të gjitha mesazhet si përcaktues i tenderave dhe vetëm në tunelin e Llogarasë u zhdukën të paktën 50 milionë euro. AKSHI, përbën skandalin më të madh korruptiv jo të Shqipërisë, po të Europës.

AKSHI, kopshti privat i Edi Ramës, ishte epiqendra e krimit shtetëror, të padëgjuar më parë. Kopshti privat që varej direkt nga Edi Rama, ishte epiqendër e rrëmbimeve, pengmarrjeve për vjedhjen e qindra milionë eurove, në epiqendër të të cilës është Edi Rama me Lindat e tij, Lindën e AKSHI-t, por dhe Lindën e Surrelit për shkak të kunatit. AKSHI është super skandali në të cilin të gjitha të dhënat personale, sekrete të çdo qytetari shqiptar, kaluan në duart e bandave. Kaloi kadastra e shtetit.
Kaloi çdo e dhënë. Dhe akoma më keq, të gjitha sekretet që NATO i ka besuar Shqipërisë, u eksportuan në kartel e drogës dhe tek armiqtë e saj, armiqtë e NATO-s. Viti 2025 ishte viti në të cilin kartelet e drogës të lidhura direkt me qeverinë shqiptare dhe me Edi Ramën, morën në dorë dhe u bënë zotër të tregut të kokainës në Europë. Pra u bënë kartelet më të fuqishme.

Ato me ndërhyrjet e tyre aktive në zgjedhjet e 11 majit, apo për ndërhyrjet e tyre, u shpërblyen me leje për ndërtimin e 450 kullave, resorteve turistike, pallateve dhe vilave në mbarë territorin. Pra, viti ishte të themi, viti në të cilin narkoshteti u konsolidua me shpejtësinë më të madhe. Por ishte dhe viti në të cilin opozita shqiptare ja doli të gozhdojë para komunitetit ndërkombëtar Edi Ramën si armik i egër i pluralizmit. Në 7 rezoluta denoncohet shtypja e pluralizmit nga institucionet e narkoshtetit. Denoncohet narkoshteti, denoncohen vjedhjet e shqiptarëve dhe shndërrimi i procesit zgjedhor në farsë elektorale. Kontrolli total mbi mediat dhe mashtrimi i tmerrshëm që ato ju bëjnë qytetarëve, për shkak të kontrollit mafioz.
Të gjitha këto janë sanksionuar edhe në dokumentin themelor të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri. Pra miq, të gjitha këto përbëjnë një bazë të fuqishme për çdo qytetar shqiptar për veprim, ndaj dhe me besim të plotë mund të themi se viti 2026 është viti i shpresës së madhe, për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Është viti në të cilin ata do bashkohen si kurrë më parë për t’i bërë funeralin organizatës kriminale që quhet Rilindja dhe kryesohet nga Edi Rama. Do bashkohen si kurrë më parë për të shpëtuar demokracinë shqiptare, rikthimin e votës së lirë.
Për të shpëtuar familjen shqiptare nga një ligj shkatërrimtar për gjininë dhe familjen. Për të shpëtuar Shqipërinë nga rrokullisja e saj e madhe. Pra, këtë vit çdo shqiptar që e do këtë vend, e fillon si misionar, e fillon në lartësinë e një misioni të madh shpëtimtar. Ndaj dhe unë dua sonte t’ju uroj ju, gëzuar kudo që ndodheni. Një vit të mbarë në lartësinë e shpresave dhe pritshmërive tuaja. Gëzuar!

Trafik i rënduar në Elbasan, bllokohet qarkullimi drejt juglindjes –

By: 27
31 December 2025 at 16:28

Trafik i rënduar është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Elbasan duke bllokuar qarkullimin e mjeteve drejt juglindjes.

Trafiku i madh ka bërë që mijëra qytetarë të bllokohen në rrugë.

Mungesa e bajpasit në zonën e Elbasanit e ka kthyer këtë rrugë në gangrenë të lëvizjes së qytetarëve, ku pothuajse çdo ditë kalimi zgjat për orë të tëra.

Kjo situatë e përditshme vjen për shkak të mungesës së investimeve nga ana e qeverisë si dhe zvarritjeve të punimeve për mirëmbajtjen e rrugëve.

Gjatë kësaj periudhe festive, vendi është kthyer në një kaos të vërtetë sa i përket trafikut.

Qytetarët ankohen se presin me orë të tëra në rrugë, ndërsa prania e policisë në terren shpeshherë nuk e lehtëson situatën, por përkundrazi e përkeqëson atë, për shkak të mungesës së një menaxhimi të qartë dhe koordinimi të duhur të qarkullimit.

 

Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë

By: 27
31 December 2025 at 16:14

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit shërben si një moment reflektimi mbi arritjet e përbashkëta dhe njëkohësisht si një periudhë entuziazmi për zhvillimet që priten gjatë vitit 2026.

“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazh.

The post Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë appeared first on 27.

“Dhuratë” për Vitin e Ri! “Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë –

By: 27
31 December 2025 at 15:54

Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie. Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues.

Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.

Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe nisjen sa më shpejt drejt destinacionit të tyre, ku i presin familjarët për t’u bashkuar me festat. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që hasin probleme me këtë kompani ajrore.

“Wizz Air” është shpeshherë objekt ankesash për vonesa të shumta, anulime në momentet e fundit dhe mungesë komunikimi apo përgjigjeje ndaj udhëtarëve.

Denoncimi 1:

Përshëndetje. Një tjetër tallje po ndodh me pasagjerët e Wizz Air nga Londra për Tiran. Pasi u ulëm në sendile dhe ishim gati për nisje na zbresin përsëri me arsyen se ka ndez një llamb konteri i avijonit. Kjo ësht një tallje kronike me pasagjerët Shqitar.

Denoncimi 2:

Pershendetje perseri wizzair “probleme teknike “ nga londra kemi kaq ore presim nuk i i dihet kur do marim fluturimin tjeter …. Gezuar vitin e ri

Nga Botërori i futbollit te Lojërat Olimpike Dimërore, eventet madhore sportive në vitin 2026 –

By: 27
31 December 2025 at 15:32

Ndërsa 2025 është në orët e fundit të tij, sytë e admiruesve janë hedhur tashmë nga viti 2026 gjatë të cilit do të përjetojmë emocione të shumta nga eventet më të rëndësishme sportive. Nga Lojërat Dimërore të Milano Cortina, Botëori i futbollit e deri te turnetë e mëdhenj Grand Slam e Botërori i Formula 1, kalendari i 12 muajve të ardhshëm do të jetë i pasur me ngjarje që padyshim do të na argëtojne e që do t’i përjetojmë me entuziazëm.

Një vëmendje të madhe do të kenë Lojërat Olimpike Dimërore në Milano Cortina. Edhe në Shqipëri interesi do të jetë i madh për eventin më të rëndësishëm të sporteve dimërore teksa sytë do të jenë më shumë te Lara Colturi, 19 vjeçarja që ka zgjedhur të garojë për flamurin kuqezi në skitë Alpine.  Lojërat Olimpike Dimërore do të nisin në 6 shkurt me ceremoninë e hapjes në San Siro. Në total do të garohet në 16 disiplina sportive në 18 impiante të vendosura në një sipërfaqe mbi 22 mijë km2  dhe ku do të përfshihen 3000 sportistë nga 90 vende të ndryshme të botës. Ceremonia e mbylljes do të jetë në 22 shkurt në Arena të Veronës dhe pak javë më vonë do të mbahen Lojërat Paralimipike Dimërore.

Por eventi që do të ketë sytë e miliarda banorëve në planetin Tokë do të jetë padyshim Kampionati Botëror i Futbollit, një eveniment që vazhdon ta ëndërrojnë edhe Kombëtarja shqiptare dhe Kosova që në mars do të luajnë ndeshjet e playoffit. SHBA, Kanadaja dhe Meksika nga 11 qershori-19  korrik do të presin evenimentin më të jashtëzakonshëm të futbollit, në një edicion ku për herë të parë do të marrin pjesë 48 skuadra për të luajtur 104 ndeshje. Botërori i vitit të ardhshëm do të hapet me sfidën mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut në stadiumin mitik Azteca. Pas fazës së grupeve, në 28 qershor do të nisë faza me eliminim direkt, ndërsa finalja e madhe do të luhet në Metlife Stadium të Neë Jersey, në 19 korrik, ndërsa ndeshja për vendin e tretë do të luhet në Hard Rock Stadium të Miamit

Një tjetër event i programuar për vitin 2026 është edicioni i radhës i Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në Taranto në 21 gusht-3 shtator. Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 4500 sportistë nga 26 vende që do të garojnë në 30 disiplina sportive. Ashtu sic do vit, tenisi ka vendin e tij të rëndësishëm në kalendarin sportiv teksa e gjithë vëmendje do jetë te dyshja Alcaraz-Sinner, që kane vendosur diktatin e tyre teksa në 2025 ishin dy lojtarët që kanë fituar turnetë Grand Slam. Australian Open, Roland Garros, ëimbledon dhe US Open janë eventet tenistike që do të kenë padyshim vëmendjen më të madhe ku sytë janë pikërisht nga dy numrat e parë të botës teksa pritet me kureshtje se si do të vijojë rivaliteti mes tyre

Kalendari sportiv 2026 nuk mund të quhet i plotë pa sportet me dorë teksa këtë vit do të zhvillohet Botërori i Basketbollit të vajzave si dhe evropianët e volejbollit për djem e vajza. Nuk do të mungojë as Botërori i Formula 1 që do të ketë ndryshime rrënjësore në rregullore me Lando Norris që do të jetë piloti për t’u mundur, ndërkohë që edhe MotoGP do të ketë hapësirën e vet me Marc Marquez që do të vijë si kampioni në fuqi me synimin për të triumfuar sërish për ta cuar në 10 numrin e titujve botëror në karrierën e tij. Me fjalë të tjera na pret një vit i jashtëzakonshëm sportiv me evente për t’u shijuar në maksimum nga të gjithë.

 

Do takohem me Osmanin së shpejti për çështjen e presidentit të vendit –

By: 27
31 December 2025 at 14:50

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se do të takohet së shpejti me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për të biseduar lidhur me zgjedhjen e presidentit në fillim të vitit të ardhshëm. Mungesa e mundshme e pajtueshmërisë për ta zgjedhur presidentin në prill, kur Osmanit i mbaron mandati, do ta çonte vendin sërish në zgjedhje të parakohshme, për herë të dytë brenda muajsh.

Duke folur në një ngjarje në Postën e Kosovës në Prishtinë, Kurti tha se “së shpejti do ta takoj presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë me të për rrugën përpara”.

Osmani e bëri të ditur synimin e saj për të garuar sërish për presidente në prill gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë më 29 dhjetor, por nuk është e qartë nëse ajo do ta gëzojë mbështetjen e nevojshme në Kuvendin e ardhshëm.

Por, para kësaj, vendi duhet ta bëjë Kuvendin e ri dhe do ta formojë një qeveri të re pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, të cilat i dhuruan Kurtit një fitore bindëse.

Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit i fitoi 49.34 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës.

Dhe Kurti u shpreh i bindur të mërkurën se ai nuk do të ketë telashe në formimin e qeverisë së re.

“Rezultati është më i qartë se asnjëherë më parë…bllokimet në konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e qeverisë së re janë inekzistente”, tha Kurti.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ishin rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike, të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën ta konstituonin Kuvendin deri më 10 tetor.

Kurti më pas nuk arriti t’i merrte votat e mjaftueshme në Kuvend për formimin e qeverisë.

Nëse partitë parlamentare nuk arrijnë ndonjë pajtueshmëri për çështjen e presidentit të ri, atëherë do të ketë sërish zgjedhje të parakohshme, dhe vendi do të zhytej edhe më thellë në krizë.

Presidenti zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë dhe një kandidati i duhen të paktën 80 vota të deputetëve – nga 120 në përgjithësi – në rundin e parë. Nëse nuk i siguron ato në rundin e parë dhe as në të dytin, i mjaftojnë të paktën 61 vota në rundin e tretë, por me një kuorum prej 80 deputetësh në sallë.

Dëborë dhe ngrica në Shqipëri –

By: 27
31 December 2025 at 14:40

Pas një Dhjetori të pazakontë, thuajse pa reshje dhe me mungesë dëbore edhe në zonat e thella malore, janari pritet që të vijë krejt ndryshe.

Sinoptikania Lajda Porja, tha se ditët në vijim do të shoqërohen fillimisht nga temperatura shumë të ulëta dhe mot i kthjellët, si pasojë e një mase ajrore të ftohtë që vjen nga Poli i Veriut.

Megjithatë, ky episod i acartë nuk do të zgjasë shumë, pasi në fillim të janarit pritet një ndryshim i menjëhershëm i kushteve atmosferike, me rikthim të reshjeve, dëborë në zonat malore dhe më pas shira të dendur e erë të fortë në pjesën më të madhe të vendit.

“Nuk ka reshje dëbore edhe zonat e thella kanë pasur shumë pak në një episod të shkuar, duke qenë se dhjetori ishte një muaj shumë i thatë, pa reshje. Kemi pasur dy episode me reshje të papërfillshme, ose shumë të pakta.

Parashikohet që sot edhe nesër moti të jetë i kthjellët pa reshje dhe shumë i ftohtë. Është masë që vjen nga Poli i Veriut dhe po përpiqet që të depërtojë dhe të qëndrojë në Ballkan, është futur tashmë.

Nuk do të qëndrojë shumë gjatë, por do të kthehet shumë shpejt. Me pak fjalë sot edhe nesër do të kemi temperatura shumë të ulëta në të gjithë territorin. Ka edhe një shtim të lagështirës. Tirana i është afruar sot temperaturave 0 gradë, sonte gjatë natës temperaturat do shkojnë -8 dhe -9 në zonat malore, në Korçë temperaturat do shkojnë në -6.

Më pas kemi një ndryshim total në datën 2 janar,  futet një sistem që sjell reshje të pakta, kryesisht dëborë dhe reshje akoma më të forta në datat 4 dhe 5. Në datën 2 rikthehet dëbora në të gjithë zonën malore, do të afrohet dëbora në qarkun e Shkodrës, në Krujë dhe në Elbasan. Zbret dëbora deri në zonat e ulëta, por duke qenë se reshjet janë në sasi të ulëta. Më pas në datat 4 dhe 5 do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë, do të jenë kryesisht reshje shiu pasi rriten temperaturat. Dita e diel dhe e hënë do të ketë erë shumë të fortë, Ultësira Perëndimore do të ketë edhe rrebeshe shiu”, tha meteorologia.

FOTO/ Të veshur njësoj dhe të buzëqeshur, familja Uzuni shkëlqen në vigjilje të Vitit të Ri –

By: 27
31 December 2025 at 14:10

Partnerja e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Uarda Uzuni, ka ndarë me ndjekësit disa momente familjare në rrjetet sociale. Në fotografi ajo shfaqet krah Myrton Uzunit dhe djalit të tyre, Princ.

Familja është shfaqur e veshur njësoj, me pizhama të kuqe me vija jeshile, duke reflektuar atmosferë feste dhe harmoni.

Pamjet artistike tregojnë një familje të buzëqeshur dhe të qetë. Postimi është shoqëruar me mbishkrimin e thjeshtë, por domethënës: “Ne të tre”.

 

 

Akuzohet për shpërdorim detyre, pezullohet efektivi i Antitrafikut në Vlorë (Emri) –

By: 27
31 December 2025 at 14:02

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka pezulluar nga detyra një punonjës të Policisë së Shtetit në Vlorë, i dyshuar për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për efektivin Xhuljano Xhaferri, me detyrë specialist hetimi në Seksionin kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Sipas njoftimit zyrtar, masa është marrë pasi dyshohet se punonjësi i policisë nuk ka përmbushur detyrimet funksionale gjatë veprimeve hetimore që lidhen me një procedim penal të vitit 2024.

AMP bën me dije se veprimet ndaj efektivit janë ndërmarrë në kuadër të hetimeve për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Qeveria i gënjeu për bonusin e fundvitit, personat me aftësi të kufizuara protestojnë në Lezhë –

By: 27
31 December 2025 at 13:48

Personat me aftësi të kufizuara kanë dalë në protestë këtë të enjte në qytetin e Lezhës, pasi ende nuk kanë marrë shpërblimin e fundvitit të premtuar nga qeveria.

Që në orët e para të mëngjesit, ata janë grumbulluar para ambienteve të filialit të Postës Shqiptare, duke kërkuar ekzekutimin e pagesës që u takon.

Protestuesit shprehen se ndodhen në vështirësi të mëdha ekonomike dhe se mungesa e këtij shpërblimi i ka vënë në pamundësi për të përballuar shpenzimet e festave të fundvitit.

Sipas tyre, pritja e gjatë dhe mungesa e një sqarimi zyrtar ka shtuar shqetësimin dhe pasigurinë, ndërsa theksojnë se kjo ndihmë është jetike për përballimin e nevojave bazë.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Postës Shqiptare bëjnë me dije se fondet për pagesat ende nuk janë kaluar nga Thesari i Shtetit, çka ka sjellë vonesa në shpërndarje.

Na është ndotur uji nga gurorja –

By: 27
31 December 2025 at 13:14

Një tjetër kallëzim është depozituar në SPAK ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Këtë herë, padia është ngritur nga banorët e njësisë administrative Postribë, në qarkun e Shkodrës, të cilët e akuzojnë për ndotjen e burimeve ujore nga aktiviteti i një guroreje në zonë.

Sipas kallëzimit, banorët pretendojnë se prej vitesh uji i pijshëm është ndotur si pasojë e aktivitetit të gurores, duke sjellë pasoja serioze për shëndetin dhe jetën e përditshme të komunitetit. Ata theksojnë se problemi ka nisur që në vitin 2017 dhe se, pavarësisht ankesave të vazhdueshme, nuk është marrë asnjë masë konkrete.

Në kallëzim përfshihen gjithashtu drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), Petrit Malaj, si dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi, në funksionin që ka ushtruar në periudhën kur pretendohet se janë kryer shkeljet.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku akuzohet për paracaktim të fituesve në tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, si edhe për shkelje në procedurat e lidhura me dosjen e Unazës së Madhe.

Më 31 tetor, SPAK e mori zyrtarisht të pandehur, ndërsa ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e saj.

Më shumë besim dhe mirëkuptim te njëri-tjetri –

By: 27
31 December 2025 at 12:58

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përcjellë mesazhin e urimit me rastin e Vitit të Ri 2026, duke theksuar se interesi kombëtar dhe dialogu duhet të udhëheqin veprimet tona.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e familjes si themeli i shoqërisë dhe nënvizoi se investimi te fëmijët dhe të rinjtë është një zgjedhje e mençur për ndërtimin e Shqipërisë evropiane. Ai vlerësoi punën e ndershme, përkushtimin dhe sakrificat e qytetarëve shqiptarë, si bazë e çdo arritjeje të vendit.

Presidenti Begaj u ndal edhe te sfidat e vitit që u mbyll, duke theksuar se Shqipëria ka bërë përparime në forcimin e rolit ndërkombëtar, në rrugën drejt Bashkimit Evropian, në shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

“Viti që po mbyllet ishte një vit përpjekjesh dhe sfidash, ku Shqipëria dëshmoi sërish vullnetin për të ecur përpara. Kemi ende punë për të ngushtuar pabarazitë dhe për të forcuar besimin tek institucionet. Forcuam rolin tonë ndërkombëtar dhe hodhëm hapa konkretë drejt Bashkimit Evropian. Kemi shënuar progres në forcimin e shtetit të së drejtës, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në pavarësinë e sistemit të drejtësisë”, shprehet Begaj.

Mesazhi i urimit,

ME RASTIN E VITIT TË RI 2026

Të dashur qytetarë,

Të dashur bashkëkombës,

Sonte, teksa jeni mbledhur rreth tryezës festive me familjen dhe njerëzit tuaj të dashur, dëshiroj t’ju marr vetëm pak çaste për t’ju uruar përzemërsisht Vitin e Ri!

Nata e ndërrimit të viteve është koha e reflektimeve, momenti kur ndalemi për të parë çfarë lamë pas dhe për të projektuar shpresat tona për motmotin e ri. Kjo është, mbi të gjitha, festa e familjes. Vlerat që rriten brenda saj janë pikërisht ato që i japin forcë dhe qëndrueshmëri mbarë shoqërisë sonë.

Kujdesi për brezin e ri nuk është thjesht një ndjenjë, por një zgjedhje e mençur për të ardhmen. Investimi te fëmijët dhe të rinjtë tanë është gur themeli i Shqipërisë evropiane që aspirojmë.

Shqiptarët kanë treguar se dija, përkushtimi dhe puna e ndershme janë forca jonë më e madhe. Kemi dëshmuar arritje. Pas çdo suksesi, ka

punë e sakrifica familjare që dëshmojnë se e ardhmja nuk ndërtohet me fjalë të mëdha, por me angazhim të përditshëm.

Të dashur shqiptarë,

Puna juaj e ndershme, angazhimi dhe suksesi juaj forcojnë besimin dhe shpresën tek e ardhmja.

Motra dhe vëllezër,

Viti që po mbyllet ishte një vit përpjekjesh dhe sfidash, ku Shqipëria dëshmoi sërish vullnetin për të ecur përpara. Kemi ende punë për të ngushtuar pabarazitë dhe për të forcuar besimin tek institucionet. Forcuam rolin tonë ndërkombëtar dhe hodhëm hapa konkretë drejt Bashkimit Evropian. Kemi shënuar progres në forcimin e shtetit të së drejtës, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Të inkurajuar nga sukseset dhe të përulur nga mosarritjet, viti 2026 duhet të jetë viti i një përpjekjeje të përbashkët për ta kthyer standardin evropian në një realitet të prekshëm në jetën e çdo familjeje shqiptare.

Interesi kombëtar dhe dialogu duhet të udhëheqin veprimet tona për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të begatë, sepse ajo që na bashkon është më e fortë se çdo interes që na ndan.

Ndaj, në vigjilje të Vitit të Ri 2026, urimi im i parë është për bashkëpunim dhe bashkërendim rreth qëllimeve e interesave mbarëkombëtare!

Përshëndetjet më të ngrohta dhe urimet më të mira kam sot për  shqiptarët kudo ndodhen në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, arbëreshët dhe Diasporën tonë! Ju jeni pjesë e pandarë e këtij kombi dhe energji vitale për të ardhmen tonë të përbashkët.

Një urim të veçantë kam sonte për të gjithë mjekët, infermierët, pjesëtarët e Forcave të Armatosura, punonjësit e rendit, zjarrfikësit dhe gazetarët, si dhe të gjithë ata që sot janë në krye të detyrës dhe larg familjeve të tyre!

Mendimi ynë shkon edhe për ata që këtë natë e kalojnë në spitale apo në kushte të vështira, larg ngrohtësisë së shtëpisë.

Çdo familje shqiptare, nga fëmijët, te gjyshërit, pastë shëndet, gëzime dhe mbarësi!

Mbi të gjitha, uroj për Vitin e Ri 2026 më shumë besim te njëri-tjetri dhe më shumë mirëkuptim, sepse Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët, përgjegjësia jonë e përditshme dhe e nesërmja që ndërtojmë bashkërisht!

Me përulësi për sfidat që kemi përpara, me besimin te vlerat e punës, solidaritetit dhe përgjegjësisë qytetare, dhe me vendosmëri për të  ndërtuar të ardhmen tonë evropiane, ju uroj nga zemra: Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Gëzuar!

Sporti shqiptar shkroi historinë! Nga goli i Manajt në Serbi dhe play off-i në Botëror te medaljet në arenën ndërkombëtare –

By: 27
31 December 2025 at 12:48

Viti 2025 do të mbahet mend si një nga periudhat më të suksesshme në historinë e sportit shqiptar. Nga futbolli te sportet individuale, Shqipëria dhe Kosova përjetuan momente që më parë dukeshin të paarritshme, duke u ngjitur për herë të parë në nivele të reja konkurrimi ndërkombëtar.

Moment simbol i vitit ishte goli i Rey Manajt ndaj Serbisë, një goditje që i hapi Shqipërisë derën e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026. Një arritje historike, e shoqëruar me festime masive në Tiranë, Prishtinë dhe qytete të tjera shqiptare. “Goli më i rëndësishëm i jetës sime”, do ta quante vetë sulmuesi kuqezi.

Në fazën “play-off” u kualifikua edhe Kosova, duke konfirmuar rritjen e saj të shpejtë në arenën ndërkombëtare. Fitoret ndaj Suedisë dhe Sllovenisë i dhanë federatës më të re të Europës një tjetër moment krenarie, ndërsa skuadrat Ballkani dhe Drita vazhduan të shkruajnë histori në garat europiane të klubeve.

Sa i përket futbollit vendas, Egnatia u shpall kampione e Superiores, ndërsa Dinamo fituese e Kupës dhe Superkupës, ku arriti dhe play off-in e Conference League. Në këtë kompeticion, dy ekipe të tjera e arritën fazën e ligës, Drita dhe Shkëndija, të cilat do të vazhdojnë të luajnë pas kualifikimit në fazën tjetër.

Femrat dhe sportet individuale, në qendër të vëmendjes

Një vit pozitiv ishte edhe për futbollin e femrave. Kombëtarja shqiptare u kualifikua për herë të parë në “play-off” të Europianit dhe fitoi grupin e saj në Nations League, duke u ngjitur në Ligën B. Në nivel klubi, Vllaznia vijoi dominimin, me Megi Doçin që thyen rekorde sezon pas sezoni.

Por suksesi më i madh erdhi nga sportet individuale. Mundja shqiptare u ngjit për herë të parë në podiume të mëdha ndërkombëtare, me Chermen Valiev kampion Europe dhe nënkampion bote, ndërsa Abakarov dhe Dudaev konfirmuan Shqipërinë si një emër serioz në mundjen e lirë.

Në sportet dimërore, Lara Colturi shkroi histori. Skiatorja 19-vjeçare, që garon për Shqipërinë, u ngjit disa herë në podium në Kupën e Botës dhe u rendit mes 10 më të mirave në Botëror, një sukses i paprecedentë për flamurin kuqezi. Medalje historike erdhën edhe nga Lojërat Olimpike Speciale Dimërore “Torino 2025”, ku Shqipëria fitoi tetë medalje, përfshirë dy të arta në ski.

Tradita që vazhdon dhe emra të rinj që ngjiten

Peshëngritja ruajti statusin e saj si sport medaljesh. Krahas emrave të njohur, Enkilejda Carja dhe Ertjan Kofsha u shfaqën si talente të reja, duke fituar medalje të arta dhe argjendi në kampionate europiane dhe botërore për të rinj.

Edhe xhudoja dhe boksi sollën krenari, me Distria Krasniqin, Laura Fazliun, Donjeta Sadikun dhe emra të tjerë që dominuan turne prestigjioze ndërkombëtare. Në atletikë, Luiza Gega dhe brezi i ri konfirmuan se Shqipëria po rrit konkurrencën edhe në pistë.

Organizim, por edhe lamtumirë

Viti 2025 ishte i rëndësishëm edhe për organizimin sportiv, me etapa të Giro d’Italia në Shqipëri dhe zhvillimin e Kampionatit Europian U17 në futboll. Megjithatë, ky vit solli edhe një humbje të madhe: ndarjen nga jeta të Ismet Bellovës, zërit legjendar të sportit shqiptar, i cili për dekada i dha emocion brezave të tërë.

Mes fitoreve, medaljeve dhe emocioneve, 2025 u mbyll si një vit që ngriti sportin shqiptar në një nivel të ri dhe la pas shpresë për një të ardhme edhe më të madhe.

Tirana mbetet qyteti pa asnjë impiant për ujërat e ndotura, derdhen në lumin e Tiranës dhe Lanë –

By: 27
31 December 2025 at 12:16

Tirana është kryeqytet ku jetojnë 800 mijë banorë dhe nuk ka asnjë impiant të trajtimit të ujërave të ndotura. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ndalet tek lumi i Lanës konstaton se ujërat e ndotura vijojnë të derdhen në këtë lumë dhe tek ai i Tiranës.

KLSH argumenton se procesi i trajtimit mjedisor të ujërave të ndotura sipas ligjit “Për trajtimin e ujërave të ndotura”  synon, ndër të tjera, trajtimin e ujërave të ndotura në një fazë të mëparshme, që të mos pengojë përpunimin dhe përdorimin e mëtejshëm të ujërave të ndotura, pakësimin sa më shumë të lëvizjes së lirë të ujërave të ndotura dhe trajtimin sa më pranë burimit dhe në impiantin më të afërt, si dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit prej ujërave të ndotura dhe kufizimin e ndikimit kur ajo ndodh. Edhe pse në ligj kjo është e qartë, në praktikë në Tiranë kjo nuk aplikohet kështu.

“Ujërat urbane të kryeqytetit, ku sipas INSTAT-it jetojnë rreth 800 mijë banorë, vazhdojnë të derdhën në lumenj pa asnjë trajtim duke shndërruar Lumin e Tiranës dhe atë Lanës, sipas raporteve të institucioneve shtetërore, ndër zonat më të ndotura të vendit” vlerëson auditimi.

Në fakt Tirana do të kishte tashmë një impiant që ishte planifikuar të ndërtohej në Kashar por ky projekt përfundoi në Arbitrazh ku kompania që fitoi të drejtën e zbatimit çoi shtetin shqiptar për shkak të prishjes së njëanshme të kontratës. Deri në atë moment kompania kishte kryer 68 për qind të punëve të parashikuara në kontratë me një vlerë 56 milionë euro. Pas çështjes në Arbitrazhin e Londrës kompania do të fitonte diçka që ka efekt dy herë negativ për shtetin shqiptar. Në njërën anë kostot e mirëmbajtjes së një impianti ende të papërfunduar janë rritur ndërkohë që detyrimi që duhet të paguhet së bashku me interesat për vendimin e arbitrazhit vijon të rritet.

“Ndërprerja e kontratës së zbatimit të punimeve për ndërtimin e ITUN Kashar dhe përmirësimin e sistemit të kanalizimeve në qytetin e Tiranës, u vlerësua nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICC) në Londër si e njëanshme dhe e kundërligjshme, duke arsyetuar se është shkelur marrëveshja e financimit dhe kushtet e kontratës, duke caktuar në ngarkim të palës së paditur MIE dhe AKUK një vlerë prej afërsisht 13.5 milionë Euro. Kostot financiare deri në maturimin dhe shlyerjen e plotë të detyrimeve, do të rriten edhe nga aplikimi i interesave vjetore, të përllogaritura në nivelin 3% të normës së skontimit të Bankës përkatëse mbi shumën e principalit të detyrimit të pashlyer. Nga auditimi rezultoi se, deri në datën 30.04.2025, ky vendim nuk ka qenë në proces njohje/ nuk është njohur nga Gjykata e Apelit, për të marrë fuqi juridike” thuhet në auditim.

Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Kashar, ende i papërfunduar është parashikuar për të kryer një nivel trajtimi sekondar (për kapacitetin 350,000 p.e) për fazën e parë dhe terciar në nivelin përfundimtar të trajtimit (për kapacitetin 681,680. Ai u financuar me një hua nga qeveria e Japonisë./ Monitor/

Lëvizte i armatosur me kallashnikov dhe kërcënonte qytetarët, arrestohet 28-vjeçari në Laç –

By: 27
31 December 2025 at 11:50

Një 28-vjeçar është arrestuar në Laç pasi dyshohet se qarkullonte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov, duke kërcënuar qytetarë dhe duke dëmtuar automjete dhe një lokal.

Sipas policisë, i riu lëvizte nëpër zonë me armë zjarri në dorë, ku ka thyer xhamat e tre automjeteve dhe të një lokali, duke shkaktuar panik te banorët.

“Lëvizte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov, kërcënonte qytetarët, thyente xhamat e automjeteve dhe të një lokali, u neutralizua dhe u vu në pranga 28-vjeçari.

Ky shtetas, në gjendje të dehur, lëvizte i armatosur, kërcënoi disa qytetarë, theu xhamat e tre automjeteve dhe të një lokali me qytën e kallashnikovit.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri automatike dhe municion luftarak”, njofton policia.

Zyrtarisht jemi në vitin 2026! Ja vendi i parë që festoi ndërrimin e viteve dhe shpërtheu fishekzjarrët –

By: 27
31 December 2025 at 11:44

Deri më tani, disa ishuj në Paqësorin Jugor kanë filluar të festojnë Vitin e Ri 2026. Për rreth 30 minuta, edhe Zelanda e Re, Tonga dhe Samoa do t’u bashkohen.

Ishulli i Kiritimati, i njohur si Ishulli i Krishtlindjes, është vendi i parë në botë që ka hyrë në vitin 2026. Ky vend bën pjesë në Kiribati, një komb i Oqeanit Paqësor, i vendosur në jug të Havait dhe verilindje të Australisë. Kiribati, i përbërë nga disa atole, u bë i pavarur nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1979 dhe ka një popullsi prej rreth 116,000 banorësh. Shumica e atoleve janë shumë të ulëta dhe rrezikohen nga rritja e nivelit të detit për shkak të ngrohjes globale.

Pjesë të tjera të Kiribatit do ta presin Vitin e Ri gjatë orëve në vijim, duke shënuar fillimin e festimeve në rajon.

Fishekzjarrët janë një mënyrë universale për të festuar vitin e ri, nga Porti i Sidneit në Australi deri në Plazhin e Kopakabanës në Rio de Janeiro, Brazil.

Në Danimarkë, një traditë e veçantë është të thyesh pjata në pragun e shtëpive të miqve për fat të mirë gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Në Nju Jork, SHBA, njerëzit numërojnë mbrapsht deri në rënien e topit në Times Square, ndërsa në Indiana janë të njohur për hedhjen e shalqinjve.

Në Spanjë, traditionale është të hash 12 rrush në mesnatë për të tërhequr fat në vitin e ri, ndërsa në Japoni dhe Korenë e Jugut kambanat bien 108 herë për të shënuar fillimin e vitit.

❌
❌