Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 January 202627.al

I duhet një narrativë e re pas skandaleve –

By: 27
16 January 2026 at 22:22

Ish-deputeti Dashamir Shehi foli mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Kjo Javë”. Shehi komentoi fjalën e Ramës sot para grupit parlamentar socialist, teksa hodhi idenë e një parlamenti të ardhshëm me 100 deputetë.

Shehi mendon se Ramës i duhet një narrativë e re pas atyre skandaleve dhe hajdutllëqeve sipas tij.

Nga ana tjetër ai shton se thelbi nuk qëndron te ndryshimi i numrit të deputetëve, por te ndryshimet e  gabuara në Kushtetutë në vitin 2008.

Dashamir Shehi: Një herë se nuk ka çfarë ofron, më në këtë kohë skandali. Kudo del një hajdutllëk i madh. I duhet një narrativë e re. Ka një plan të vetin për t’ja reduktu palës tjetër. Thotë ti zvogëlojmë bashkitë. Tani thotë të ulim numrin e deputetëve. Nuk është kjo germa kushtetuese. Edhe popullata e Shqipërisë po ulet. Mënyra si do zgjidhen deputetët ky është ndryshim kushtetues ai maskarallëk në 2008. Thelbi tjetër është dhe ky në 2008 ju hoqët presidentit shumë kompetenca.

Sistemi parlamentare nuk ka kancelar si kryeministrat, ka check and balance. E bën presidentin ushtar partie. Një herë e një kohë duheshin 3/5, i detyruar të bëje kompromis. E bën se Berisha ishte kryeministër, ky donte të bëhej kryeministër. Ky është thelbi reaksionar i kushtetutës që kanë ndryshuare. Kanë dalë dhe teori të bëhet senat. Si do bëhet me 2 mln banorë? Strehë për të korruptuarit e plakur? Ndryshime kushtetues, minimalisht të kthehemi te kushtetuta e 2008.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi theksoi se njerëzit janë treguar “imun” ndaj protestave sepse nuk shohin një alternativë të mirë qeverisëse në opozitë për të bërë të mundur rotacionin politik.

“Nuk reagojnë sepse që të reagojnë duet të shohin një alternativë. Nuk e shohin. Opozita shqiptare ka vendosur zotin Berisha, i cili ka gjithë meritat por ka një element që se ka me vete, nuk ka kohën për përsëritje për herë të tretë, edhe për ngarkesën që ka në shpinë. Zoti Lapaj mund të ketë të gjithë defektet, por nuk ka ngarkesë në shpinë. Nuk ka qeverisur ndonjëherë.”, u shpreh Shehi.

I pyetur se cila do të ishte një zgjidhje ideale, ai theksoi se PD duhet të kapërcejë mbi veten dhe të ndryshojë ligjin që sipas tij, deri më tani, iu ka dhënë dy partive më të mëdha të mbajnë pushtetin. Po ashtu, ai theksoi se ështe e nevojshme që opozita të ketë një “shef” të ri.

Sipas tij, PD po ecën me një mentalitet të vjetëruar, teksa tha se ka shpikur armiq të brendshëm, duke iu referuar Ervin Salianjit, dhe që i sheh më të rrezikshëm sesa vetë Edi Rama.

“Do të thoja, nëse PD kapërcen mbi veten, ndryshon kushtetutë dhe bën luftë dhe me treguar se ajo që kemi bërë në 2008 është kundër popullatës dhe të ndryshojë këtë ligj që nuk prodhon demokraci dhe dy njerëz që mbushin listat me njerëzit e vet. Të ndryshojnë këtë ligj, të bëjmë reformat e mëdha. A janë në gjendje të bëjnë një grup të ri drejtues. Një nëse e gjejnë de të thonë se ky është shefi i ri i opozitës dhe të jesh i sigurt se unë i pari jam kontributin tim modest. Por nëse nuk bën kurrgjë dhe halli jot është a e kontrolloj unë opozitën. Opozita është bërë më e vogël.

Kjo e famshmja e Berishës, me Rithemelim, kjo nuk mbledh më as 500 mijë vota. Me këtë do ta thyejmë Edi Ramën? Këto kanë shpikur armiq të brendshëm më shumë për të harxhuar energji për të sulmuar.  Në mentalitetin e atyre që drejtojnë sot në PD është më i madh dhe i rrezikshëm armiku i brendshëm sesa ai që është përballë. Ky Edi Rama e interpreton më mirë këtë lloj maskarallëku. Ky edhe i hedh nga një kockë opozitarëve siç po ndodh. Blen edhe këto bizneset që kontrollojnë një pjesë të votave dhe disa nga ato ndërkombëtarët që të mbushin disa letra.”, u shpreh më tej Shehi.

gijotina.com/

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë –

By: 27
16 January 2026 at 21:24

Ervin Salianji do të zhvillojë të dielën në orën 18:00 një takim me strukturat e PD në qytetin e Lezhës. Në një mesazh në rrjetin social facebook, Salianji shkruan se qëllimi i takimeve tona me demokratët, është bashkimi i opozitës dhe rotacioni.

Postimi i plotë:

Ta bëjmë Partinë Demokratike fituese!

Të bashkojmë opozitën dhe të sjellim rotacionin. Kjo është arsyeja e takimeve tona me demokratët!

Shihemi të dielën në 📍Lezhë, Pallati i Kulturës, ora 18:00✌❤

gijotina.com/

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe –

By: 27
16 January 2026 at 21:18

Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pranoi sot se sipas sondazheve të brendshme, socialistët nuk janë më mirë se sa ishin kur u mbajtën zgjedhjet vitin e kaluar.

Sipas tij, këto anketime kanë qenë gjithmonë të sakta dhe nuk e kanë zhgënjyer kurrë PS-në.

“Arsyeja pse ata nuk i voton askush, dhe arsyeja pse po të shikoni anketimet tona të brendshme të cilat asnjëherë nuk ka kanë lënë në baltë, edhe sot kur ne nuk jemi në pikën tonë më të lartë siç ishim menjëherë pas zgjedhjeve, ata janë edhe më keq seç ishin pas zgjedhjeve, ku sigurisht ata fituan por në fakt humbën”, tha Rama.

Deklaratat e liderit të maxhorancës u bënë në mbledhjen e parë të grupit të PS për këtë vit, ku Rama riktheu tezën e ndryshimeve kushtetueses dhe reduktimin e numrit të deputetëve në 100.

gijotina.com/

Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati –

By: 27
16 January 2026 at 20:44

Brenda këtij mandatit, mazhoranca socialiste paralajmëron ndryshime kushtetuese. Kryeministri Rama pas mbledhjes me grupin socialist kërkoi ngritjen e një grupi pune për të materializuar ndryshimin e parë: një parlament jo më me 140 deputetë. Rama i dergoi sinjal te koduar Berishes per marrveshje per Kushtetute dhe reforma, nuk perjashtohet Drejtesia.

“Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi kuvend me 100 vetë. Ka dhe aspekte të tjera… është shumë më tepër se një reformë zgjedhore, kërkon shumë më tepër hapësirë angazhim, burime. Ambicia do jetë duhet të jetë që në fund të mandatit të kalojmë edhe një reformë kushtetuese”, tha Rama. Kuptohet se kjo reforme kerkon edhe votat e Berishes.

Përplasjet e forta në parlament me opozitën ia kanë humbur durimin Edi Ramës duke kërkuar ndryshim të rregullores që siç tha ai parlamenti të mos merret peng nga procedura apo rrugaçëria.

“Legalizimi i rrugaçërisë në sallën e kuvendit është bashkëfajësi. Orët e vëna në dispozicion për opozitën janë anomalish shumë më tepër sesa orët që opozitat parlamentare në parlamentet e BE. Nuk po them ti ulim orët opozitës, me ketë them që duhet të shikojmë sesi do të ndërpriten orët e marra me forcë, me abuzim.

Në asnjë parlament demokratik në asnjë parlament të BE nuk i lejohet asnjë force politike. Rregullorja e parlamenti nuk është e shkruar në gurë, bazuar tek praktikat e Be, duhet ndërhyrë menjëherë që fjala procedurë të mos jetë e barabartë për fjalën pengmarrje”, tha Rama.

Opozitës që refuzon të ulet në tryezën e reformave, të zgjedhores e territoriales ia bëri të qartë se nuk ka kohë për të humbur.

Ndërsa Taulant Balla më herët i shtriu dorën opozitës për t’u ulur në tryezë duke përcaktuar edhe afatet e mbylljes së këtyre reformave.

“Një detyrë tjetër kryesore dhe e përbashkët me opozitën, nëse ata duan të përfshihen, përgjatë këtij sesioni të dytë të kësaj legjislature deri në fund të korrikut, duhet të jetë finalizimi i Reformës Zgjedhore. Pas tre mandatesh, në zgjedhjet vendore 2027 duhet të shkojmë me ndarjen e re administrative-territoriale. Prandaj, komisioni i posaçëm parlamentar i Reformës Administrative Territoriale duhet të sjellë për votim brenda kësaj legjislature ndarjen e re”, tha Balla.

Sa i takon reformës zgjedhore dy janë ndërhyrjet kryesore që kërkojnë socialistët, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe numërimi I votave jo më në KZAZ, por qendrat e numërimit të votave. Ndërsa për territorialen qëndrimi i panegociueshëm I tyre është ky: Dështimin më të madh të qeverisjes 12-vjeçare tha se është shërbimi diplomatik, për të cilin paralajmëroi një ligj të ri, që ta fusë në shina Ministrinë e Jashtme.

gijotina.com/

Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë –

By: 27
16 January 2026 at 20:34

Shërbimi i Gardës ka filluar blindimin e dyerve të Kryeministrisë, ndërsa ‘Shqipëria Bëhet’ ka njoftuar zhvillimin e një proteste ditën e nesërme.

‘Shqipëria Behët’ e Adriatik Lapaj njoftoj se protesta do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Keshtu, Adriatik Lapaj protestën ditore pret ta shndërrojë në masive të shtunën.

Shënjestra e Arlind Qorit është Parlamenti që hap dyert të hënën. Fundi i janarit është rezervuar nga demokratët. Qëllimi i njëjtë, por kalendari i protestave opozitare nuk ka pikë takimi.

“Historia e dekadës së fundit të Shqipërisë ka parë koalicione, bashkime, pazare nga më të paskrupulltat. Njerëz që i thonë njëri-tjetrit aleat, vëllezër, motra, dhe pastaj shahen dy-tre muaj, çfarë nuk thonë për njëri-tjetrin. Për këtë arsye kemi refuzuar bashkimin e kryetarëve dhe kërkojmë bashkimin e popullit, të njerëzve të ndershëm dhe të punës”, u shpreh Qori.

“I vetmi kusht logjik që kemi vendosur. Dhe nuk e kemi vendosur ne, por e vendos shoqëria, është që ta lëmë partinë tek selia, sepse ka një kohë për partinë, që janë zgjedhjet, dhe ka një kohë për Shqipërinë, që është nevoja për zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie tranzitore dhe një reformim përfundimtar për ta lënë tranzicionin pas”, tha Lapaj.

Pika tjetër ku ndahen është koha kur vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Arlind Qori kërkon një betejë të shpejtë pa pritur qeverinë teknike, të cilën e sheh si një ujdi mes të mëdhenjve.

Qori shtoi: “Le ta nisim nga zgjedhjet e parakohshme, Edi Rama është në ditën e tij më të vështirë dhe hekuri duhet të trihet sa është i nxehtë. Në këtë pikë të dobët ku është Rama, kam besimin se ai nuk do të siguronte dot shumicën për të qeverisur. Praktikisht, Qeveria Teknike në kushtet e Shqipërisë do të thotë bashkëqeverisje Rama-Berisha. Pra, të bashkojnë votat në Parlament dhe të bëjnë të mundur ndryshimet e Kushtetutës në favor të tyre. Qeveria teknike do të ishte rasti i artë që të shkatërrojnë reformën në drejtësi për t’i shpëtuar burgut”.

Adriatik Lapaj ka qasje tjetër. Propozon qeveri tranzitore, po ku ndryshon nga ajo teknike?

“Në kushtet ku është vendi sot, politikisht, zgjidhja do të ishte një qeveri tranzitore, një qeveri e përbërë nga intelektualët më të mirë brenda dhe jashtë vendit, përtej partive politike, me një mandat të qartë 12-mujor për të përgatitur zgjedhjet e para të lira dhe demokratike. Ku dallon nga qeveria teknike? Qeveria teknike përbëhet nga përfaqësues teknikë që propozohen dhe janë praktikisht pjesë e partive politike”, u shpreh Lapaj.

Qeveria teknike artikulohet nga Sali Berisha, eksperiment të tillë e pa të zbatuar pjesërisht në 2017, kur Edi Rama dhe Lulzim Basha firmosën paktin e 17 Majit, i cili nuk solli rotacionin e kërkuar nga demokratët.

gijotina.com/

Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët –

By: 27
16 January 2026 at 20:28

“Na duhet të ndiejmë dhe kuptojmë nevojën e madhe për informim të njerëzve. Nuk është e lehtë sepse mjedisi i informimit është i kontaminuar, kur në ditët e përmbytjes, ditë dramatike, të gjithë ata që shikojnë prej shumë vitesh ëndrrën në beze, thonë tironsit, të rrëzimit tonë, e shikonin shiun dhe borën si anëtarët e mirëseardhur të koalicionit. Moderatori më i famshëm i Shqipërisë, i cili ka vizituar 148 vende të botës, e hap penxheren e tij të darkës dhe a thua se i kishin hyrë në shtëpi forca të errëta dhe shpif haptas.

Nuk e di me vetëdije a pa vetëdije, por shpif haptas. Mendoj që ishte i acaruar nga fakti që ministrat përkatës ishin gjithandej në terren, flisnin me mediat, ndërkohë që sigurisht ai dhe gjithkush atje brenda që ftohet atje apo në penxheret e tjera, ministrat i konsiderojnë ministra vetëm kur bëjnë parakalimin te Stacioni i Trenit, përndryshe nuk ekizstojnë ose janë duke mashtruar. Ndërkohë edhe kur kapet, s’po them me presh në duar se s’do të ishte e përshtatshme, refuzon të pranojë, të kërkojë ndjesë, t’i referohet faktit dhe flet menjëherë, merret me gjëra të tjera që mund të jenë të drejta, të vërteta, por nuk kanë lidhje me çështjen.

Nuk është e lehtë të informosh kur në debatet politike ti shkon dhe ke përballë njerëz që nuk kanë ardhur të bëjnë debat me ty, kanë ardhur të të sulmojnë, të të godasin, të të baltosin. Nuk janë aty për të të pyetur, janë aty për të bërë atë që të thashë. Moderatori me shkop atje turret të ndezë prapë sherrin dhe ky është një model, nuk është thjesht një. Si bëhet për të informuar publikun në kushtet që ka 700 tenxhere të tilla që ziejnë e dezinformojnë përditë? Duhet të këmbëngulim, duhet të përdorim çdo hapësirë.

Nuk ka interes për t’i thënë publikut se çfarë po bëjmë ne. Ato që bëjmë ne nëpër rrjete sociale janë nga halli i madh se në qoftë se ne nuk i bëjmë në rrjete sociale, njerëzit tanë do të mendojnë se është ajo që tregojnë ata atje. Duhet një riangazhim i plotë për të shfrytëzuar hapësirën e parlamentit dhe për të treguar çfarë po bëjmë ne për Shqipërinë tjetër. Arsyeja pse ata nuk i voton askush dhe anketimet tona të brendshme, ata janë daha e daha më keq se ç’ishin pas zgjedhjeve ku sigurisht ata fituan, por sigurisht ata humbën”, tha Rama.

Me tej, Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi paralajmëroi sot se në sesionin e ri të Kuvendit do të ketë një fluks ligjesh dhe nismash ligjore që përfshijnë drejtësinë, prokurorët e gjyqtarët dhe deri ndryshim të ligjit për mediat audiovizive.

Peleshi e bëri pohimin gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist ku gjendej dhe kabineti qeveritar i Edi Ramës.

Peleshi tha se projektligjet që lidhen me procesin e integrimit do të jenë kryefjala dhe prioriteti i padiskutueshëm.

Ai shtoi se që në seancat e para të këtij sesioni:

Do të shqyrtojmë ndryshimet në Kodin Penal për përmbushjen e piketave të BE-së, mbrojtjen e territorit, zgjerimin e lirisë së medias dhe mbrojtjen e gazetarëve;

Do të miratohen ndryshime në ligjin për organet e qeverisjes së drejtësisë dhe rritjen e efektivitetit, transparencës dhe integritetit të sistemit;

Do të përmirësohet ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të garantuar pavarësinë, paanësinë dhe llogaridhënien;

Do të miratohet ligji për konfliktin e interesave me instrumente kontrolli të brendshëm dhe të jashtëm;

Do të përshtatet ligji për komisionet hetimore sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese;

Do të ndryshohet ligji për mediat audiovizive për transparencën e pronësisë dhe të drejtën e informimit.

Do të ndryshohet ligji për mbrojtjen nga diskriminimi për forcimin e rolit të Komisionerit dhe përafrimin me BE;

Do të miratohet ligji për lobimin, rritjen e transparencës së veprimtarisë lobuese.

Peleshi vuri në dukje faktin se ekzistojnë dy komisione të posaçme të rëndësishme, Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale.

“Shpresojmë që puna do të ecë, edhe siç është nisur në fillim, me opozitën sëbashku, por gjithësesi këto janë objektiva madhore që për asnjë arsye nuk do të duhet të ngecin, nuk do të ngelen në tentativvë, por brenda sesionit do të konkludojmë me rekomandimet përkatëse”, tha ai.

Ndërsa tregoi se “gjatë këtij sesioni do të synojmë të miratojmë projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë”.

Këtu Peleshi detajoi: “Ky është një ligj i ri, nuk e kemi patur deri tani. Kemi bërë një diskutim paraprak, parimor, por është një diskutim që do të përfshijë të gjithë deputetët, të 140 deputetët e parlamentit, ndaj presim kontribut nga secili prej jush për të patur më në fund një ligj organik për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit, i cili edhe fuqizon rolin e Kuvendit, por besoj edhe i jep një status më dinjitoz çdo deputeti.”

gijotina.com/

RTSH është dështim total, nuk i japim më asnjë lek –

By: 27
16 January 2026 at 19:38

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer me tone të forta ndaj Radio Televizionit Shqiptar, duke e cilësuar si një dështim total dhe duke e quajtur “shërbimin më mizerabël publik në gjithë globin”.

Duke folur sot para ministrave dhe deputetëve socialistë, Rama u shpreh se përpjekjet për reformimin e RTSH-së kanë dështuar plotësisht, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme ndër vite.

“Ne kemi tentuar të krijojmë kushtet që RTSH të reformohet dhe kemi dështuar me suksesin më të plotë. Bilanci është një dështim i suksesshëm: nga borxhi në borxh dhe nga mospërfillja e publikut në mospërfillje. Sot në Shqipëri nuk kemi televizion publik,” tha Rama.

Kryeministri deklaroi se nuk e ndjek RTSH-në dhe se hera e fundit që e ka parë si shikues ka qenë në vitin 1990. Ai shtoi se edhe kur ka qenë i ftuar në emisione të këtij institucioni, mungesa e audiencës ka qenë evidente.

“Janë të vetmet intervista pas të cilave nuk kam marrë asnjë mesazh. Kam qenë në studio, i kam parë ata në sallë, por jashtë studios nuk më ka parë njeri,” u shpreh ai.

Rama theksoi se drejtuesit e RTSH-së nuk kanë marrë kurrë ndërhyrje apo udhëzime nga ana e tij dhe se problemi nuk lidhet me presion politik, por me mungesën e performancës.

Ai hodhi idenë e një kërkimfaljeje publike nga RTSH ndaj qytetarëve dhe familjeve shqiptare për shërbimin e dobët të ofruar ndër vite.

“U kam thënë drejtuesve: mbylleni ekranin dhe dilni të kërkoni ndjesë publike. Premtoni se do riktheheni vetëm kur të jeni gati për një reformë të vërtetë,” tha Rama.

Kryeministri ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi faktin se televizione private, me buxhete shumë më të vogla, arrijnë të kenë më shumë sukses se RTSH-ja, ndërsa theksoi se qeveria nuk do të japë më fonde publike pa meritë.

“Nuk do të japim asnjë lek nga taksat e shqiptarëve deri sa RTSH t’i meritojë. Çdo opsion duhet të jetë në tryezë: mbyllja përfundimtare, privatizimi, partneriteti, gjithçka përveç kësaj gjendjeje aktuale,” deklaroi Rama.

Në fund, ai u distancua nga çdo përpjekje për të ndërhyrë në media, duke theksuar se nuk ka ndërmend të përfshihet në rregullimin e mediave publike apo private.

Pjesa e fjalës ku ndalet te RTSH

“Ne kemi tentuar të krijojmë kushtet që RTSH të reformohet dhe kemi dështuar me suksesin më të plotë. Nuk e di çfarë do të bëjë drejtuesja e re, por deri tani bilanci i RTSH-së është një dështim i suksesshëm: nga borxhi në borxh dhe nga mospërfillja e publikut në mospërfillje. Sot ne nuk kemi televizion publik në Shqipëri; kemi një kanal atje, por hera e fundit që e kam parë ka qenë në vitin 1990, para përmbysjes së protestave.

Që atëherë, televizion publik nuk kam parë. Kam shkuar i ftuar, por as veten nuk e kam parë dhe janë të vetmet intervista pas të cilave nuk marr asnjë mesazh. Është sikur të kesh shkuar në një përshpirtje që duhet të ishte publike: i kam parë ata në sallë, por jashtë studios nuk më ka parë njeri.

Drejtuesit e RTSH-së e dinë të gjithë se nga unë nuk kanë marrë kurrë asnjë mesazh, sepse unë nuk e shoh. Dhe kur ndonjëri prej jush më thotë ‘shiko çfarë bën RTSH’, përgjigjja ime është kjo. Të gjithë drejtorët i kam takuar pasi janë zgjedhur dhe u kam thënë: mbylleni, dilni në ekran dhe thoni se televizioni publik i kërkon ndjesë popullit, të gjitha familjeve në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, u kërkon ndjesë edhe atyre që nuk jetojnë më dhe që kanë qenë të detyruar, siç jeni edhe ju sot, të marrin shërbimin më mizerabël publik në glob. Premtoni se do reflektoni dhe se do riktheheni në ekran vetëm kur të jeni gati për të bërë reformë.

Si ka mundësi që televizionet e tjera, me buxhete shumë më të vogla, kanë shumë më tepër sukses? Sepse buxheti i tyre nuk është i garantuar. Ata duan të drejtën për të transmetuar ndeshjet e kombëtares, por lekët nuk i paguajnë, sepse thonë: ‘ne jemi publik, doni lekët tona, shkoni te qeveria’. Nuk kemi për të dhënë asnjë lek nga taksat e shqiptarëve deri kur ta meritojnë.

Çdo opsion duhet të jetë në tryezë: mbyllja përfundimtare, privatizimi, partneriteti – gjithçka, përveç kësaj gjendjeje që është sot. Unë nuk marr pjesë në këtë, ashtu siç nuk marr pjesë në asnjë tentativë për të rregulluar median. E ndërmora këtë aventurë vetëm për disa gjëra dhe Shqipërisë i mbeti ai paragraf, ai draft i ligjit për median. Sot diskutohet shumë më tepër se aq, por unë nuk merrem as me mediat online, as me televizionin publik. Ju që vuani nga shpifjet e tyre, merruni vetë”.

gijotina.com/

Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj –

By: 27
16 January 2026 at 19:28

SPAK dhe BKH po kryejnë kontroll në një objekt në afërsi të rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë. Bëhet me dije se kontrollet po kryen në një ambient të marrë me qira në pallatin luksoz.

Sic raportohet, këto veprimet po realizohen në kuadër të një hetimi që po zhvillohet në bashkëpunim me partnerë të huaj.

gijotina.com/

Do ftojmë Gjekmarkajn, është aset –

By: 27
16 January 2026 at 19:18

Kryeministri Edi Rama, në një fjalim gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, iu drejtua kritikave opozitës dhe Partisë Demokratike, duke akuzuar ata për “legalizimin e rrugaçërisë” brenda Kuvendit të Shqipërisë.

Rama theksoi se kjo sjellje ka pasoja të mëdha sociale dhe psikologjike, sidomos për të rinjtë dhe familjet që ndjekin punën e Parlamentit, duke krijuar urrejtje dhe zgjeruar hendekun shoqëror. “Kur them politika nuk flas sic flasin të dërguarit e vendeve të tjera në Shqipëri, por politika që vepron prapa, duke u përpjekur të na pengojë neve të vazhdojmë përpara,” u shpreh Rama.

Ai bëri thirrje për përmirësimin e funksionimit të Kuvendit dhe futjen e teknologjisë në mënyrë më të gjerë në punën parlamentare. Rama sugjeroi që kanali i Parlamentit të televizionit shqiptar të transformohet në një platformë të vërtetë parlamentare, duke shfaqur seancat dhe komisionet, por gjithashtu duke përfshirë diskutime dhe analiza, duke u bazuar në modelin e vendeve të tjera.

Kryeministri përmendi gjithashtu rëndësinë e përfaqësimit të opozitës, duke pyetur për rolin e Gjekmarkajt si nënkryetar, dhe duke vlerësuar kontributin e tij si një “aset pozitiv” për Parlamentin.

“Legalizimi i rrugaçërisë në Parlament është bashkëfajësi në goditjen e të gjtihë atyre të rinjve dhe familjeve që ndjekin Kuvendin e Shqipërisë, është goditje në nivelin psikologjik, edukativ dhe mbi të gjitha një goditje në aspektin social. Sepse krijon vetëm nxitje të urrejtjes dhe krijon vetëm zgjerim të hendekut, të pamerituar për shqiptarët që e mban hapur dhe e gërmon politika. Kur them politika nuk flas sic flasin të dërguarit me punë të vendeve të tjera në Shqipëri ku thonë politika në përgjithësi, por politika që ne nuk e kemi përballe, por mbrapa duke u përpjekur që të na pengojë neve të vazhdojmë përpara.

Më tutje dhe këtu dua ta mbyll me funksionimin e Kuvendit, duhet të ecim me shumë vendosmëri në futjen sa më thellë të teknologjisë në punën e Kuvendit, me të gjitha ato që u thanë. E kemi thënë dhe herë të tjera, unë mendoj që kanali i parlamentit në televizionin shqiptar duhet të kthehet në një kanal të parlamentit jo thjesht për të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë seancat apo komisionet. Vendet e tjera e kanë një kanal parlamentar, duhet ta kemi dhe ne. Kjo bëhet duke ftuar edhe përfaqësuesin e opozitës, profesor Gjekmarkaj është akoma nënkryetar? Si është situata? Është profesori një aset pozitiv. Shpresoj që mos t’i kushtojë ndonjë goditje nën brez”, tha Rama.

gijotina.com/

“Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD” – Salianji i përgjigjet Berishës pas deklaratës për vetëpërjashtimin –

By: 27
16 January 2026 at 19:08

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i është përgjigjur kreut të PD, i cili deklaroi sot se “nuk kandidoj përballë Salianjit se është vetëpërjashtuar”.

Në një postim në facebook, Salianji shkruan se Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD.

“Askush nuk është mbi Kushtetutën e Partisë Demokratike, të miratuar nga anëtarësia me votë! Mungesa e seriozitetit ndaj demokratëve të shumtë që mendojnë ndryshe është një gafë e rëndë. Të gjithë pjesëmarrësit në takimet e mia janë demokrat 24 karat. Meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje”, thuhet në mesazhin e Salianjit.

Postimi i plotë

Askush nuk është mbi Kushtetutën e Partisë Demokratike, të miratuar nga anëtarësia me votë! Mungesa e seriozitetit ndaj demokratëve të shumtë që mendojnë ndryshe është një gafë e rëndë. Të gjithë pjesëmarrësit në takimet e mia janë demokrat 24 karat. Meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje.
Partia Demokratike ka nevojë për qartësi. Partia Demokratike ka nevojë të bëhet fituese.
Këtë ja u ka borxh demokratëve, pas 13 vitesh opozitë. Kjo është pritshmëria e të gjithë shqiptarëve që duan dhe presin rotacionin.
Bashkimi i demokratëve dhe i gjithë opozitës rreth saj duhet të jetë përpjekja më serioze për ta bërë Partinë Demokratike fituese.
Ky qëllim është i parashikuar qartë në statut dhe më përgjegjësi në rast humbjeje dhe privilegje në rast fitoreje. Kushtetuta e demokratëve nuk ka as “vetpërjashtime”.
Do vazhdoj të përfaqësoj pa ndalim dhe me gjithë sa kam shqetësimin real të demokratëve! Vullnetin e tyre për bashkim, për dinjitet dhe për një Parti Demokratike fituese.
Shihemi të Dielën në Lezhë!

gijotina.com/

Ikja e Cim Hajdarit si kryeinspektor, që Rama të kapë KLSH-në dhe prapaskenat e forta që fuqizojnë lidhjet me oligarkët –

By: 27
16 January 2026 at 18:22

Ikja e Shkëlqim Hajdarit nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm pa dhënë një motiv dorëheqje nuk është aq e pastër, por e mbushur me prapaskena për emërimin e tij në krye të një institucioni kushtetues, me qëllim për t’u bërë vegël e pushtetit në agoni të Edi Ramës. Edi Rama mësohet se e ka projektuar Hajdarin në krye të KLSH. Shkëlqim Hajdari shihet si një figurë e afërt me qeverinë Rama, ndaj projektimi i tij si kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) besohet se diktohet nga llogaritje politike. Hajdari ka qenë një ish-prokuror dhe prej vitit 2016 është vendosur nga vetë Rama në poste të larta ekzekutive. Ai madje është angazhuar hapur në mbështetje të qëndrimeve të kryeministrit, duke dalë publikisht për ta mbrojtur atë në çështje delikate politike. Për shembull, gjatë debatit për marrëveshjen detare me Greqinë, Hajdari doli hapur në mbrojtje të Ramës, duke deklaruar se kryeministri “nuk tradhton interesat kombëtare” dhe e portretizoi atë si patriot. Këto fakte sugjerojnë se Rama kërkon ta ketë në krye të KLSH-së një njeri të besuar politikisht, i cili në të kaluarën ka dëshmuar lojalitet dhe gatishmëri për të mbrojtur linjën e qeverisë. Emërimi i Hajdarit shihet pra si një lëvizje për të forcuar kontrollin politik mbi këtë institucion kushtetues, në një kohë kur mazhoranca synon stabilitet dhe “qetësi” nga institucionet e pavarura. Mungesa e transparencës mbi arsyet e largimit nga posti i mëparshëm forcon perceptimin se motivet kryesore janë politike, jo profesionale.
Objektivat Strategjikë: Kontrolli mbi KLSH dhe Synimet e Ramës
Vendosja e një personi të besuar si Hajdari në krye të KLSH i shërben Ramës për të arritur disa objektiva strategjikë. Së pari, KLSH është institucioni suprem i auditimit shtetëror, që kontrollon financat publike dhe zbatimin e ligjit në përdorimin e fondeve; kontrolli mbi të do t’i jepte qeverisë mundësinë të frenojë zbulimin e abuzimeve të mundshme financiare ose skandaleve të korrupsionit në administratë. Nën drejtimin e deritanishëm të Arben Shehut, KLSH ka qenë aktiv në evidentimin e shkeljeve – p.sh., raportoi një koncesion të dyshimtë laboratorësh në shëndetësi dhe kërkoi madje anulimin e kontratës për shkelje ligjore. Një KLSH i pavarur ka bërë kallëzime penale dhe mijëra rekomandime administrative çdo vit, duke ushtruar presion mbi institucionet publike. Duke emëruar Hajdarin, Rama ka gjasa të zbutë këtë kontroll: një kryetar i KLSH-së politikisht i lidhur mund të zgjedhë të ulë ritmin e auditimeve sensitive ose të mos i çojë për ndjekje penale konstatimet që prekin njerëz të pushtetshëm. Po ashtu, kontrolli i KLSH i jep qeverisë mundësinë ta përdorë këtë institucion në mënyrë selektive – p.sh. për të hetuar formalisht kundërshtarët politikë ose për të spostuar vëmendjen me auditime periferike – ndërsa shmangen auditimet që prekin vetë qeverinë. Në thelb, objektivi strategjik është kapja e kontrollit të llogaridhënies financiare, në mënyrë që çdo problem të parandalohet ose manipulohet brenda dyerve të ekzekutivit.
Efektet në Balancën Institucionale dhe Pavarësinë e Institucioneve
Kjo lëvizje ngre shqetësime serioze për ekuilibrat institucionalë në Shqipëri. Kontrolli i Lartë i Shtetit, me Kushtetutë, është një institucion i pavarur që duhet të veprojë si kundërpeshë ndaj pushtetit ekzekutiv, duke kontrolluar abuzimet financiare. Emërimi i një aleati të kryeministrit në krye të KLSH rrezikon të zhbëjë këtë pavarësi, duke e shndërruar de facto KLSH-në në zgjatim të vullnetit qeveritar. Në vitet e fundit janë vërejtur prirje të ngjashme me institucione të tjera të pavarura dhe agjenci rregullatore, të cilat janë vënë nën ndikimin e maxhorancës, gjë që ka dobësuar kontrollin dhe balancat demokratike. Në rastin konkret, pasojat e kapjes së KLSH-së do të ishin: reduktimi i transparencës në menaxhimin e financave publike, dobësimi i kontrolleve ndaj korrupsionit dhe rritja e pandëshkueshmërisë. Alarmin e ka dhënë vetë kreu aktual i KLSH Arben Shehu, i cili pak muaj më parë u ankua publikisht në Kuvend se institucionet – përfshirë Zyra e Kryeministrit – po bllokojnë auditimet dhe nuk po i japin akses të dhënave auditorëve. Kjo tregon se ekzekutivi de facto ka penguar punën e KLSH-së së pavarur; me Hajdarin në krye, në vend që qeveria të përshtatet me ligjin, pritet më tepër që KLSH-ja “t’i përshtatet” vullnetit të qeverisë. Kështu, balanca institucionale anon edhe më shumë nga pushteti ekzekutiv, duke dobësuar kontrollin parlamentar dhe publik mbi qeverisjen.
Kujt i shërben dhe kë godet kjo lëvizje
Vendosja e Shkëlqim Hajdarit në krye të KLSH pritet t’i shërbejë drejtpërdrejt interesave të kryeministrit Rama dhe rrethit të tij qeverisës, ndërsa godet parimin e përgjegjshmërisë ndaj publikut dhe çdo kundërshtari politik. Në radhë të parë, nga kjo lëvizje përfitojnë qeveritarët dhe zyrtarët e maxhorancës, sepse një KLSH i kontrolluar nuk pritet t’i ekspozojë abuzimet e tyre financiare. Me Hajdarin në krye, gjasat janë që auditimet në ministri e bashki të drejtuara nga PS të jenë më pak agresive dhe raportet për shkelje të mos marrin dhen si më parë. Kjo mbron jo vetëm vetë Ramën, por edhe ministrat dhe zyrtarët e lartë nga skandalet financiare ose kallëzimet penale që mund të dilnin nga auditimet e KLSH-së. Së dyti, përfiton rrethi oligarkik pranë qeverisë. Shumë biznese të mëdha të favorizuara nga qeveria – përfshirë grupet e fuqishme koncesionare apo klientët e pushtetit – preferojnë një KLSH të kapur që mbyll sytë. Për shembull, kur KLSH kreu auditime të pavarura, ka kapur raste skandaloze si koncesioni i laboratorëve në shëndetësi që u dha në shkelje të ligjit apo lejimi nga institucionet shtetërore i produkteve ushqimore të rrezikshme të importit pa plotësuar kriteret. Një kryetar i komanduar politikisht ka gjasa të mbrojë këto interesa private duke mos i evidentuar fare problemet ose duke mos i çuar çështjet në Prokurori. Në anën tjetër, kjo lëvizje dëmton opozitën dhe zërat kritikë, të cilët humbasin një aleat potencial në zbulimin e aferave korruptive. Raportet e KLSH shpesh kanë qenë bazë për denoncimet e opozitës; nëse këto raporte zbuten apo kontrollohen nga qeveria, opozita mbetet pa municion faktik në betejën publike. Po kështu, qytetarët humbasin, sepse dobësimi i kontrollit financiar cenon interesin publik – taksat e tyre mund të shpërdorohen pa u vënë re. Përmbledhtas, lëvizja i shërben pushtetit aktual për të mbrojtur veten dhe klientët e vet, ndërsa godet transparencën, llogaridhënien dhe çdo aktor që do t’i vinte fre abuzimit me fondet publike.
Sfondi Politik dhe Institucional i Shkëlqim Hajdarit
Shkëlqim Hajdari ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, por edhe një profil politik jo të panjohur. Ai ka shërbyer si prokuror për mbi 20 vjet, duke arritur deri në pozicionin e Kryeprokurorit të Apelit para vitit 2016. Gjithashtu ka qenë anëtar i Këshillit të Prokurorisë dhe drejtues i Shoqatës së Prokurorëve, duke u bërë një figurë me ndikim në sistemin e drejtësisë. Në vitin 2016, Hajdari hoqi dorë nga sistemi i prokurorisë dhe u rekrutua nga qeveria socialiste për të drejtuar Inspektoratin Qendror – një strukturë e re për reformimin e inspektimeve shtetërore. Emërimi i tij në atë post nga Këshilli i Ministrave (pra nga qeveria Rama) tregoi afrimin e tij me pushtetin ekzekutiv. Gjatë drejtimit të Inspektoratit, Hajdari u vu re për zbatimin e një reforme në sistemin e inspektimeve dhe u shfaq si zë publik në disa çështje. Megjithëse formalisht duhej të ishte teknik, ai nuk nguroi të merrte anë publike në debate politike sensitive, zakonisht në krah të qeverisë. Për shembull, në kulmin e polemikave mbi detin me Greqinë, ndonëse nuk ishte ekspert i fushës, Hajdari u pozicionua në media si avokat i qeverisë duke siguruar opinionin se Rama po mbronte interesat kombëtare. Kjo sjellje ngriti vetulla për ndërlikimin e figurave të drejtësisë në propagandën qeveritare. Nga ana tjetër, Hajdari është shfaqur edhe si mbështetës i fortë i organeve të reja të drejtësisë, SPAK dhe GJKKO, duke duartrokitur punën e tyre. Kjo është interesante pasi kryeministri Rama kohët e fundit ka shprehur pakënaqësi ndaj SPAK-ut; megjithatë duket se Hajdari ka ruajtur pozicionin pro-reformës në drejtësi, ndoshta për të kultivuar imazhin e një zyrtari me integritet. Gjithsesi, fakti që ai u largua papritur nga detyra e Kryeinspektorit në janar 2026 pa shpjegime bindëse zyrtare flet se vendimet rreth tij merren me prapavijë politike. Sfondi i Hajdarit përmbledh dy tipare kyçe: përvojë institucionale në drejtësi dhe afërsi me pushtetin politik. Kjo e bën atë një kandidat të pranueshëm për Ramën – mjaftueshëm me reputacion profesional sa për t’u justifikuar publikisht, por njëkohësisht të formësuar për të qenë lojal ndaj interesave të qeverisë aktuale.
Roli i të birit dhe lidhjet me grupin Devolli
Figura e Shkëlqim Hajdarit nuk mund të analizohet e shkëputur nga lidhjet familjare dhe rrjeti i interesave përreth tij. Një rol të veçantë luan i biri, Arbër Hajdari, i njohur për publikun si drejtues i fondacionit bamirës “Fundjavë Ndryshe”, apo si opinionist i Big Brother Vip gjatë viteve të fundit është ekspozuar shpesh krah kryeministrit Rama apo Erion Veliajt në aktivitetet publike, duke krijuar përshtypjen e një marrëdhënieje të ngushtë besimi. Në një event për 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”, Rama e vlerësoi personalisht punën e Arbërit, madje i qëndroi pranë në skenë mes shikimesh mirënjohjeje. Por pas kësaj fasade filantropike, dalin në pah lidhje të fuqishme ekonomike e politike: Arbër Hajdari është i martuar me vajzën e biznesmenit kosovar Blerim Devolli, bashkëpronar i Devolli Group. Kësisoj, Arbëri shndërrohet në hallkë familjare që lidh drejtpërdrejt qeverinë Rama me një nga grupet më të fuqishme oligarkike në Kosovë e rajon. Babai i Arbërit, Shkëlqim Hajdari – tashmë i projektuar për KLSH – nga njëra anë është zyrtar i lartë falë besimit të Ramës dhe angazhohet politikisht pro qeverisë; nga ana tjetër, Arbëri si dhëndër i Devollëve përfaqëson interesat e këtij grupi brenda Shqipërisë. Kjo dyshe babë e bir krijon një rrjet influence: babai siguron mbështetje institucionale e politike për kryeministrin, ndërsa i biri përfiton mundësi dhe favore nga qeveria. Media ka vërejtur se sa herë Shkëlqim Hajdari “mbron shefin” publikisht, vendimet qeveritare nuk vonojnë t’i sjellin përfitime familjes së tij – p.sh. pronat shtetërore me 1 euro që iu dhanë Arbërit. Lidhja familjare Hajdari-Devolli është kthyer kështu në një aleancë të heshtur influence, ku pushteti politik, biznesi dhe imazhi publik humanitar pleksen ngushtë në dobi reciproke.
Hyrja e Grupit Devolli në Tregun Shqiptar dhe Kapja e Mediave (Rasti i ABC News)
Devolli Group, i drejtuar nga vëllezërit Blerim e Shkëlqim Devolli (vjehrri i Arbër Hajdarit dhe xhaxhai i bashkëshortes së tij), ka zgjeruar agresivisht prezencën e vet në Shqipëri vitet e fundit. Ky grup, i njohur në Kosovë për bizneset në sektorin ushqimor, pije, telekom dhe financë, ka hyrë në tregun shqiptar si “investitor strategjik” në disa fusha. Një nga lëvizjet më domethënëse ka qenë blerja e televizionit kombëtar ABC News. Pas ardhjes së Devollëve në pronësi të ABC News, kanali pësoi ndryshime rrënjësore: pronarët e rinj larguan një sërë gazetarësh dhe emisionesh kritike nga ekrani, duke përfshirë programe investigative si “Log” e të tjera formate që nuk përputheshin me vijën e re editoriale. Sipas një raporti të Departamentit Amerikan të Shtetit, pas ndërrimit të pronësisë në ABC, emisionet e gazetarëve kritikë ndaj qeverisë u mbyllën dhe stafi kritik u largua. Sot ABC News është kthyer në një nga zërat më të butë dhe pro-qeveritarë në median shqiptare, me drejtues editorialë të afërt me pushtetin. Kjo transformim nuk duket i rastësishëm: Devollët shfaqen kështu si “kalë troje” i maxhorancës në media, duke blerë influencën mediatike e duke e përdorur në dobi të qeverisë. Në prapaskenë të kësaj loje mediatike shfaqet edhe emri i Baton Haxhiut – një analist kosovar mik i vjetër i Ramës – i cili raportohet se ka luajtur rol marketingu pranë biznesit të Devollëve, duke e bërë edhe më të dukshme lidhjen mes politikës, biznesit dhe medias. Përtej medias, Devollët kanë depërtuar edhe në sektorë të tjerë shqiptarë. Një shembull flagrant i ndikimit të tyre ishte ndryshimi i ligjit fiskal për akcizën e birrës: Qeveria Rama, me shumicën e saj parlamentare, në vitin 2022 dyfishoi akcizën për birrat vendase, duke i trajtuar si import dhe duke hequr avantazhin që kishin ndaj birrave të huaja. Rezultati? Birra “Peja”, produkt i Devolli Group nga Kosova, papritmas paguan të njëjtën akcizë si birrat shqiptare, duke fituar avantazh konkurrues në tregun tonë. Ky ligj u konsiderua gjerësisht klientelist – prodhuesit vendas e quajtën skemë që favorizon hapur Devollët – pasi përkthehet direkt në fitime për fabrikën e vjehrrit të Arbër Hajdarit dhe zgjeron praninë e tyre në tregun shqiptar. Përveç birrës, Devolli Group ka investuar në sektorin e miellit dhe ushqimeve bazë, dhe për ta favorizuar janë krijuar lehtësira e koncesione. Pra, hyrja e Devollëve në Shqipëri është shoqëruar me kapjen e mediave dhe rregullimeve ligjore të favorshme, të cilat kanë ardhur si rezultat i ndikimit të tyre te qeveria përmes lidhjeve familjare (rasti Arbër Hajdari) dhe aleancave politike.
Ndikimi i Lidhjeve Familjare dhe Biznesore në Vendimmarrjen Politike
Shembulli i familjes Hajdari-Devolli ilustron qartë sesi lidhjet private po ndikojnë në vendimmarrjen publike në Shqipëri, duke ngritur pikëpyetje serioze për korrupsionin dhe konfliktin e interesit. Nëpërmjet Arbër Hajdarit, i cili është njëkohësisht djali i një zyrtari te projektuar të lartë shtetëror dhe dhëndri i një prej oligarkëve më të mëdhenj të rajonit, është krijuar një ure e pazakontë mes pushtetit politik dhe kapitalit privat. Kjo ure ka sjellë përfitime konkrete për palët e përfshira: nga njëra anë, fondacioni i Arbër Hajdarit ka përfituar favore shtetërore spektakolare, dhe nga ana tjetër, Devollët kanë siguruar politika publike në favor të tyre. Konkretisht, qeveria shqiptare i ka dhuruar fondacionit “Fundjavë Ndryshe” prona publike kolosale me vlerë simbolike. Me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave, Arbër Hajdarit i janë dhënë me qira 1 euro disa pasuri shtetërore: në mars 2019 një truall prej mbi 43 mijë m^2 në zonën e Brarit në periferi të Tiranës, në korrik 2020 i hapet rruga të marrë edhe objekte aty pranë po në Brar, dhe së fundmi në prill 2024 qeveria i kaloi në administrim një ish-repart ushtarak prej 16 mijë m^2 truall e godina, për 20 vjet, sërish me tarifën simbolike “Shqipëria 1 Euro”. Veç këtyre, raportime mediatike flasin se fondacionit të Arbërit i janë premtuar edhe dhjetëra hektarë tokë në fshatin Ferraj, prona shtetërore me vlerë të madhe. Këto dhurata shtetërore nuk mund të kuptohen pa lidhjen speciale që familja Hajdari ka me kryeministrin dhe interesat e tij. Babai Shkëlqim Hajdari, duke qenë zë i zellshëm pro-qeveritar dhe tashmë kandidat për një institucion kyç si KLSH, ka konsoliduar besimin e Ramës – i cili nga ana e vet ka “shpërblyer” familjen me privilegje ekonomike. Ndërkaq, influenca e Devollëve mbi politikat qeveritare është forcuar: lidhja familjare me Arbërin u ka siguruar atyre akses tek vendimmarrësit më të lartë. Siç u vu re, ligjet dhe vendimet e qeverisë mbi akcizat, koncesionet apo asetet publike janë dizenjuar në mënyrë të favorshme për bizneset e Devollëve. Kjo tregon një model klientelist të qeverisjes, ku politikat nuk bëhen në bazë të interesit publik apo konkurrencës së lirë, por në bazë të lidhjeve personale dhe përfitimeve të ndërsjella mes qeveritarëve dhe oligarkëve familjarisht të lidhur me ta. Për pasojë, vendimmarrja politike dhe ekonomike në vend po deformohet: resurset publike, tregjet dhe media po shpërndahen midis një rrethi të ngushtë miqsh e familjarësh të pushtetit. Ky model minon konkurrencën e ndershme (bizneset e tjera vuajnë kur ligjet qepen për Devollin), mbyt zërin kritik në media (kur televizione si ABC kthehen në zëra “të butë” pro-qeveritarë) dhe cenon shtetin ligjor. Kapja e institucioneve – me rastin më të fundit KLSH-në – është hallka e fundit e kësaj skeme, duke i siguruar qeverisë kontroll të plotë jo vetëm mbi pushtetin ekzekutiv, por edhe mbi mekanizmat e pavarur që duhet ta mbikëqyrin atë. Në të njëjtën kohë, aleanca familjaro-biznesore e ilustruar nga rasti Hajdari-Devolli forcon pushtetin personal të Edi Ramës, i cili duke shpërndarë favore për familjarët e tij politikë, siguron besnikërinë e tyre dhe mbështetjen financiare-mediatike të oligarkëve të afërt. Në përfundim, ndikimi i këtyre lidhjeve në vendimmarrje është thellësisht negativ për demokracinë dhe ekonominë e lirë: ai institucionalizon nepotizmin dhe klientelizmin si norma, ndërsa interesit publik i shkaktohet dëm afatgjatë.

gijotina.com/

Tonet e mia, aspak tendencioze –

By: 27
16 January 2026 at 18:00

Kryeministri Edi Rama shprehet se është i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, “po me humor miqësor gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e nderuar John Defterios në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi!

Është e pabesueshme që një fjali e thënë me humor, të shkëputet totalisht nga konteksti e të kthehet në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh!

Por i siguroj të gjithë të shqetësuarit e të lënduarit, se nuk kam as më të voglin dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe që Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit europian; që kultura greke meriton vetëm admirim, jo vetëm për filozofët e lashtësisë po edhe për poetët, shkrimtarët, kineastët e muzikën që i ka dhënë njerëzimit; që Greqia është një vend për të cilin unë ushqej ndjenjat më pozitive, që populli grek është për mua një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe që për kryeministrin e Greqisë ushqej një respekt të veçantë!

U kuptuam? Shpresoj po.

Por ama mos më kërkojë askush ndër të shqetësuarit dhe të lënduarit me humorin tim, që kush shkruan e flet greqisht me pathosin nacionalist të të larpërmendurve, të më duket si pasardhës i Platonit dhe Aristotelit! Kaq”, shprehet Rama.

Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd –

By: 27
16 January 2026 at 17:46

Motra e Fredi Lamajt ka reaguar për herë të parë publikisht, duke mohuar akuzat e bëra në media nga shtetasi Altin Mecaj, sipas të cilave vëllai i saj dyshohet se e ka dhunuar.

Ajo hedh poshtë akuzat duke deklaruar se e ka kallëzuar për përndjekje.

E motra thekson se Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt, dhe se kjo, sipas saj, mund të faktohet. Reagimi vjen pas disa ditësh deklaratash publike të Altin Mecajt, të cilat ajo i cilëson si të pavërteta dhe denigruese.

Ajo sqaron gjithashtu se pretendimi i Mecajt se ndaj saj ka bërë vetëm një koment në Facebook nuk qëndron. Sipas saj, ajo ka qenë subjekt i mesazheve private të shumta, të vazhdueshme dhe insistuese, të cilat përbëjnë ngacmim dhe përndjekje.

Reagimi i plotë:

Kjo është hera e parë që flas publikisht dhe në media, dhe po e bëj vetëm sepse ndihem e detyruar të sqaroj disa të pavërteta që po përsëriten prej ditësh.

Unë jam motra e Fredi Lamaj dhe dua të sqaroj se akuzat e shtetasit Altin Mecaj, sikur vëllai im e ka dhunuar, nuk janë të vërteta.
Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt, dhe kjo mund të faktohet.

Po flas sepse prej më shumë se 6–7 ditësh ky shtetas po del vazhdimisht në media, duke dhënë deklarata të pavërteta dhe duke u paraqitur padrejtësisht si viktimë.

Në mënyrë të veçantë, ai ka deklaruar publikisht se ndaj meje ka bërë vetëm një koment në Facebook, si një kompliment, gjë që nuk është e vërtetë.
Në realitet, unë kam qenë subjekt i mesazheve të shumta private, të vazhdueshme dhe insistuese, të cilat përbëjnë ngacmim dhe përndjekje.

Dua të theksoj qartë se nga ana ime nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj këtyre mesazheve.
Nuk kam komunikuar dhe nuk kam pasur mundësi t’i kthej as përgjigjen e merituar, pasi Facebook nuk më lejonte t’i shkruaja, çka e bën edhe më të qartë faktin se komunikimi ka qenë i njëanshëm dhe i padëshiruar.

Këto sjellje më kanë shkaktuar shqetësime serioze emocionale dhe familjare, si për mua, ashtu edhe për familjen time.

Për këtë arsye, kam ardhur ditën e djeshme nga Italia, ku jetoj, për të depozituar kallëzim penal për përndjekje ndaj këtij shtetasi, pasi veprimet e tij kanë sjellë pasoja të rënda në jetën time familjare dhe kanë prekur edhe vëllain tim.

Po ashtu, nga informacione që na janë komunikuar nga persona të ndryshëm, rezulton se këto sjellje nuk janë të izoluara, por të përsëritura edhe ndaj vajzave të tjera.

Sa i përket dhunës që ky shtetas pretendon se ka pësuar së fundmi, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me familjen tonë, dhe sipas dijenisë sonë nuk është shkaktuar nga vëllai im apo persona të afërt me ne, por nga individë të tjerë për të cilët ne nuk kemi dijeni.

Nuk kam pasur asnjë interes të dal në media, por nuk mund të lejoj që gënjeshtrat e përsëritura të dëmtojnë dinjitetin e një personi të pafajshëm dhe të shtrembërojnë të vërtetën.

Kërkoj vetëm që kjo çështje të trajtohet me qetësi, paanshmëri dhe verifikim faktesh, duke respektuar ligjin dhe dinjitetin njerëzor.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Me respekt,
Motra e Fredi Lamaj

Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër –

By: 27
16 January 2026 at 17:30

Prej korrikut të vitit 2025, kur SPAK dha pretencën dhe kërkoi dënimin me 32 vite burg, vendimi për dënimin ose jo të Leonard Dukës, që akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, seancat gjyqësore ndaj tij zvarriten për shkaqe nga më të ndryshmet në GJKKO.

Edhe këtë të premte, 16 janar, seanca dështoi për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupës gjykuese, gjyqtarit Gerd Hoxha.

Gjatë seancës së sotme ishte parashikuar që mbrojtja e autorit të dyshuar të vrasjes së policit Malko, Leondard Duka, do të bënte konkluzionet përfundimtare.

Seanca e radhës u la për të hënën e ardhshme në orën 10:00.

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni –

By: 27
16 January 2026 at 17:16

Ndarja e moderatores Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut, këtë herë për shkak të detajeve të reja që po dalin në dritë pas divorcit.

Sipas burimeve për ilirianews.al, pas përfundimit të martesës dhjetëvjeçare, Neda ka kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit, çka lë të kuptohet se ndarja nuk ka qenë aspak e qetë.

Historia e çiftit nisi në vitin 2010, gjatë edicionit të katërt të “Big Brother Albania”, ku të dy morën pjesë si konkurrentë. Lidhja e tyre u shndërrua shpejt në një nga romancat më të komentuara të kohës, ndërsa në vitin 2015 ata kurorëzuan dashurinë me martesë. Nga kjo lidhje kanë ardhur në jetë dy djem, Serzh dhe Zai dhe vajza Suzie Ann.

Në daljen e parë publike pas ndarjes, moderatorja pranoi se marrëdhënia e tyre kishte kaluar prej vitesh në kriza të përsëritura. Ajo zbuloi se një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitin 2020, por në atë kohë kishin vendosur të qëndronin bashkë për hir të familjes.

Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë; diçka e tillë ka ndodhur edhe në 2020 dhe atëherë ia dolëm ta kapërcenim. Dëshira ka qenë për ta mbajtur familjen, por nëse do të ktheja kohën pas do të bëja të njëjtën gjë,” është shprehur Neda.

E pyetur nëse vendimi për divorc u mor duke menduar për veten apo për fëmijët, ajo theksoi se prioritet absolut kanë qenë gjithmonë femijet e saj.

‘Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një ambient të shëndetshëm, me marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve, që të jetë i qetë dhe i lumtur. Para fëmijëve, mendoj se asnjë nënë nuk vendos veten,”/ Iconstyle 

Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës/ Procedohen penalisht dy punonjëset në Devoll –

By: 27
16 January 2026 at 17:00

Procedohen penalisht dy punonjëse të postës në Vishocicë të Devollit, pasi vodhën në bashkëpunim 22 mln lekë të rinj.

Është konstatuar falsifikim kompjuterik dhe dokumentash nga punonjëset e identifikuar me iniciale P.Sh., 29 vjeçe dhe E.Ç., 27 vjeçe.

29-vjeçarja ishte në detyrë përgjegjëse e zyrës postare Vishocicë dhe 27-vjeçarja ishte në detyrë arkëtare-llogaritare, në degën postare Devoll.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, për shtetaset:

-P. Sh., 29 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë përgjegjëse e zyrës postare Vishocicë, Devoll;

-E. Ç., 27 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë arkëtare-llogaritare, në degën postare Devoll.

Nga hetimet dyshohet se këto shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, gjatë periudhës shtator 2025 – janar 2026, kanë vjedhur rreth 22 000 000 lekë të rinj nga fondi i postës, duke shpërdoruar detyrat. Shtetasja P. Sh. dyshohet se ka përvetësuar dhe shpërdoruar fondet e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike (kryesisht të pensionistëve që jetonin jashtë shtetit), duke falsifikuar nënshkrimet e tyre, ndërsa shtetasja E. Ç. dyshohet se ka manipuluar, hequr dhe falsifikuar mandatpagesat nga evidenca e librave të arkës dhe sistemit të menaxhimit të parave cash, për të favorizuar vjedhjen e fondeve nga 29-vjeçarja.

Mosmarrëveshja për Grenlandën nuk duhet të shënojë fundin e NATO-s –

By: 27
16 January 2026 at 16:46

Ish-presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, ka deklaruar se tensionet mbi Grenlandën nuk duhet të lejohen të çojnë në shkatërrimin e NATO-s.

“Askush nuk mund ta kishte imagjinuar që anëtari kryesor i NATO-s do të kërcënonte të pushtonte territorin e një vendi tjetër të NATO-s”, tha Niinisto për transmetuesin finlandez MTV të enjten, duke iu referuar vërejtjeve të përsëritura të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se SHBA-të duhet të aneksojnë Grenlandën, një territor gjysmë-autonom i Danimarkës.

Niinisto, i cili mbikëqyri pranimin e Finlandës në NATO para se të largohej nga detyra vitin e kaluar, tha se edhe nëse Washingtoni ndjekë një politikë agresive ndaj Grenlandës, aleanca duhet të qëndrojë.

“Le ta marrim NATO-n në duart evropiane, ose të përpiqemi të blejmë kohë me shpresën se diçka do të ndryshojë në SHBA”, tha ai.

Trump ka përsëritur ditët e fundit se SHBA-të “kanë nevojë për Grenlandën” dhe nuk e kanë përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake për të arritur këtë qëllim.

Zyrtarët danezë dhe të Grenlandës vizituan Shtëpinë e Bardhë këtë javë për të qetësuar situatën, por presidenti i SHBA-së mbajti qëndrimin e tij pas bisedimeve.

Niinisto paralajmëroi gjithashtu se çdo veprim ushtarak kundër Grenlandës mund të shkaktojë klauzolën e ndihmës së ndërsjellë të Bashkimit Evropian sipas Traktatit të Lisbonës.

– Forcë e mundshme e përbashkët ushtarake e BE-së

Niinisto aktualisht po kryeson një grup pune që po përgatit një raport mbi mënyrën se si Evropa mund të garantojë mbrojtjen e saj pa pjesëmarrjen e SHBA-së.

Studimi, që do të publikohet në mars nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane (CEPS) me seli në Bruksel, pritet të ngrejë mundësinë e krijimit të një force të përbashkët ushtarake evropiane.

Ndërkohë, ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen, u përpoq të minimizonte urgjencën e krizës, duke thënë se nuk ka “asnjë emergjencë akute”.

Disa vende evropiane, përfshirë Francën, Suedinë dhe Norvegjinë, kohët e fundit kanë vendosur kontingjente të vogla ushtarake ose oficerë në Grenlandë, mes shqetësimeve në rritje për sigurinë në rajonin e Arktikut.

Begaj emëron Komandantin e ri të Forcës Detare (Emri) –

By: 27
16 January 2026 at 16:30

Presidenti, Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin e Kundëradmiral Arsen Mullajn në detyrën e Komandantit të Forcës Detare.

Mullaj zëvendëson në këtë detyrë Adnand Agastran i cili u lirua nga detyra.

Gjithashtu, Begaj firmosi edhe dhënien e gradave madhore për tre drejtues të lartë të Forcave të Armatosura:

Me Dekret nr. 27, u dha grada madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Razije Kadri Mehmeti, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9, në Shtabin e Përgjithshëm të FA.

Me Dekret nr. 28, u dha grada madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Fatmir Sadri Neziraj, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes J-3/7, në Shtabin e Përgjithshëm të FA.

Me Dekret nr. 29, u dha grada madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Edmond Abaz Voci, me detyrë Komandant i Qendrës së Kontroll Raportimit në Forcën Ajrore.

GJKKO dënon avokatin Besart Logu/I mori 8 mijë euro një klienti për ta liruar nga burgu –

By: 27
16 January 2026 at 16:22

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 242, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurit Besart Logu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale

“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/4 i Kodit Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flojera Davidhi dhe Erjon Bani, me vendimin nr. 2, datë 14.01.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besart Logu për veprën penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, prashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i K.Penal, dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

2. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij me 1 vit e 4 muaj burgim.

3. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Besart Logu duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 2 vjet e 8 muaj me kusht që të mos kryej vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

4. Në aplikim të nenit 39 të K.Penal, heqjen e së drejtës së ushtrimit të profesionit të avokatit për një periudhë prej 9 muajsh për të pandehurin Besart Logu.

5. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimit dhe ato gjatë gjykimit i ngarkohentë pandehurit.

6. Provat materiale si, provat e mëposhtme:

-1 DVD+ËR përgjimi ambiental audio dhe video midis të pandehurit Besart Logu dhe
agjentit të koduar me numër kodik **** të datës 09.12.2024;

-1 CD audio dhe video midis të pandehurit Besart Logu dhe agjentit të koduar me numër
kodik **** të datës 13.12.2024, bëhet pjesë e fashikullit të gjykimit.

7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve, afat i cili fillon të llogaritet nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.

Tiranë më datë 16.01.2026
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua

Kërcënoi se do hakmerrej për vrasjen e të birit, procedohet babai i Martin Çeços –

By: 27
16 January 2026 at 16:16

Policia e Korçës ka nisur procedimin penal për Nevzat Çecon, 70 vjeç, babai i Martin Çeços i cili u vra në vitin 2022 për veprën penale “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje”.

Procedimi ndaj të moshuarit ka ardhur pas deklaratës së tij një ditë më parë të publikuar në media ku ai shfaqet duke kanosur për jetën, autorët e dyshuar të vrasjes së djalit të tij, për të cilët Gjykata e Apelit Tiranë vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në masën “Arrest në shtëpi”.

“Djali më iku pa faj fare. Nuk kam çfarë të them. Arrest shtëpie është lirim. Jeta ime nuk më dhimbset fare, nuk i lë, sepse djali më iku pa faj fare. Ata janë vrasësit dhe tani i lirojnë. Gjykata i liroi, unë do shkoj t’i djeg me benzinë. Do t’i vras ata dhe veten, t’i them djalit: e mora hakun tënd. Gjykata i liroi dhe tallet me ne”, deklaroi babai i të ndjerit.

❌
❌