Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 202527.al

Tym dhe erë djegieje alarmojnë fqinjët, gjendet i pajetë një person në Elbasan –

By: 27
30 December 2025 at 20:31

Një person gjendet pothuajse i djegur në një ambient banimi pranë “Elbasan Arena”, rrethanat mbeten të paqarta

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur pothuajse i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati. Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit. Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur një person të seksit mashkull në gjendje të rëndë shëndetësore, pothuajse të djegur dhe në koma.

Ndërkohë, për rreth një orë, energjia elektrike është ndërprerë në një pjesë të bllokut të banimit në lagjen “5 Maj”, si masë sigurie.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se personi mund të ketë rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike, por autoritetet nuk përjashtojnë as pistën e një tentative vetëvrasjeje. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

gijotina.com/

Tragjedi në Prizren/ Digjet shtëpia, humb jetën foshnja 1-vjeç –

By: 27
30 December 2025 at 19:29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit. Një banesë është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht. Si pasojë e kësaj ngjarje, ka humbur jetën një foshnje 1-vjeçare.

Ndërsa tre fëmijët e tjerë të familjes kanë shpëtuar mrekullisht. Forcat zjarrfikse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa policia po heton më shumë mbi shkaqet e rënies së zjarrit.

gijotina.com/

“Mirënjohje për familjen tonë të madhe!”, Rama ngre dollinë e fundvitit me PS, mungon Balluku –

By: 27
30 December 2025 at 19:05

Belinda Balluku mungon në festën e fundvitit që ka organizuar Edi Rama me Partinë Socialiste. Në plan të parë ka dalë, pasaardhësja e Veliajt, Ogerta Manastirliu.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga takimi i fundvitit me anëtarë dhe aktivistë të Partisë Socialiste, ku atmosfera festive u shoqërua me urime, dolli dhe mesazhe mirënjohjeje.

Në pamjet e shpërndara, Rama shfaqet i buzëqeshur, duke trokitur gotat dhe përqafuar të pranishmit, ndërsa mes figurave që bien në sy ishte edhe drejtuesja politike e PS-së në Tiranë, Ogerta Manastirliu.

Gjatë aktivitetit, Manastirliu uroi një vit të ri sa më të mbarë dhe të shëndetshëm, duke vwnw theksin tek shpresa dhe energjia e mirë për qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

gijotina.com/

 

Pejë/ Një burrë dhe një grua gjenden pa jetë në një vilë, Policia jep detaje –

By: 27
30 December 2025 at 18:05

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë në qytetin e Pejës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë me dije se rreth orës 15:10, Policia është njoftuar se në rrugën e KFOR-it, në Vilën 03, dy persona janë gjetur pa shenja jete. Menjëherë pas njoftimit, njësitet policore dhe ekipet e emergjencës mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 15:00 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar. Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore”, tha Gashi.

gijotina.com/

Idris Elba shpallet “Sir” aktori nderohet për kontributin në art e shoqëri –

By: 27
30 December 2025 at 17:59

Aktori britanik Idris Elba është nderuar me titullin “Sir” në kuadër të ceremonisë zyrtare të Nderimeve Mbretërore, duke u radhitur mes figurave më të spikatura të kulturës dhe shoqërisë britanike.

I njohur për rolet e tij në serialet “The Wire” dhe “Luther”, Elba është vlerësuar jo vetëm për suksesin artistik, por edhe për angazhimin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të të rinjve dhe luftën kundër dhunës.

Në motivacionin zyrtar theksohet kontributi i tij në projekte sociale si “Don’t Stop Your Future”, një nismë kundër dhunës dhe kriminalitetit tek të rinjtë, si dhe puna e tij përmes fondacionit “Elba Hope Foundation”, i cili mbështet të rinjtë nga shtresat në nevojë përmes artit dhe arsimit.

Në të njëjtën listë nderimesh u përfshinë edhe figura të tjera të njohura, përfshirë kampionët e patinazhit Jayne Torvill dhe Christopher Dean, si dhe anëtarë të ekipit kombëtar të futbollit për femra të Anglisë, të cilat triumfuan në Kampionatin Evropian.

Kapitenia Leah Williamson u dekorua me titullin Komandante e Urdhrit të Perandorisë Britanike, ndërsa disa lojtare të tjera morën tituj MBE.

Nderimet, të dhëna në emër të Mbretit Charles III, vlerësojnë kontributin në sport, kulturë dhe shoqëri, duke reflektuar rolin e rëndësishëm që këto figura luajnë në jetën publike dhe në frymëzimin e brezave të rinj.

Plan masash për furnizim të pandërprerë me energji gjatë festave –

By: 27
30 December 2025 at 17:47

OSHEE ka hartuar një plan masash për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë abonentët përgjatë festave të fundvitit.

1 600 punonjës janë në gatishmëri në të gjithë vendin, tha në një dalje publike kreu i OSHEE, Enea Karakaçi.

Nga ana tjetër, kreu i OSSH, Bledian Dalipi, foli mbi investimet e kryera në sektorin e energjisë.

OSSH, funksionon në terren përmes 4 njësive kryesore. Ka edhe 11 rajone për tensionin e mesëm dhe të ulët. Kemi arritur dje pikun e ngarkesës sa i përket 2025. 29.2 mln kilovat orë konsum, piku kapet në 31 dhjetor, rritja e kërkesës dhe konsumi energjisë në rrjet, është trend prej mëse dy vitesh. Konstatojmë rritje të energjisë jo më pak se 7 %, është ngarkesë e madhe për rrjetin duhet të kemi kapacitete më shumë. Përmes investimeve të OSSH, kemi bërë të mundur që në gjithë Shqipërinë të kemi rrjet më të qëndrueshëm e të sigurtë. Konsumatorët vënë re se në shumë zona nuk ka më ndërprerje. Kemi ndërhyrë në 12 nënstacione. Investime janë kryer gjithashtu edhe në linjat e tensionit të mesëm. Përveç investimeve kemi edhe një punë të madhe që bëjmë me ekipet e terrenit. Vetëm për 2025, vetëm në rrjetin e tensionit të lartë kemi bërë ndërhyrje të thella në nënstacione. Kemi shkuar deri në konsumatorin e fundit. Do të garantojmë furnizim të pandërprerë jo vetëm për festat, jemi në sezonin e dimrit, gjë që na vend në alert më të lartë. Ka një ekip që ndjek cdo orë ngarkesat në të gjithë rrjetin e shpërndarjes. Krahas ekipeve që janë në qendrat dispecer kemi personel të shtuar. Nata e vitit të ri dhe gjithë periudha e festave do të mbyllet si duhet.” u shpreh ai.

ky model ekonomik po i detyron shqiptarët të ikin –

By: 27
30 December 2025 at 17:31

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku kritikoi modelin aktual ekonomik, duke e cilësuar atë si një “rritje në letër” që, sipas saj, nuk përkthehet në mirëqenie reale për qytetarët dhe po shoqërohet me largim masiv të shqiptarëve nga vendi.

Në një deklaratë, Tabaku tha se, pavarësisht retorikës për “bum ekonomik” dhe rritje të shifrave makroekonomike, realiteti në terren tregon një tjetër pamje. Sipas saj, emigracioni i vazhdueshëm është treguesi më i qartë se ekonomia nuk po funksionon për shumicën e qytetarëve.

Deputetja theksoi se rritja ekonomike mbështetet kryesisht në ndërtim dhe sektorë të paqëndrueshëm, ndërsa prodhimi real po tkurret.

Ajo iu referua të dhënave që tregojnë rënie të bujqësisë me 1,73% dhe të industrisë me 4,7%, duke argumentuar se ky model prodhon “fasada dhe beton”, por jo vende pune të qëndrueshme dhe të ardhura për familjet.

Sipas Tabakut, pasojat e këtij modeli ndihen në të gjithë vendin. Ajo solli në vëmendje rastin e Beratit, ku, sipas saj, rreth 70% e familjeve janë prekur nga emigracioni, ndërsa edhe Tirana nuk përfaqëson më një alternativë të qëndrueshme, pasi 35% e familjeve në kryeqytet preken nga largimi për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe pagave të ulëta.

Në deklaratën e saj, Tabaku u ndal edhe te emigrantët e kthyer, duke cituar të dhëna të INSTAT, sipas të cilave shumë prej tyre, pas kthimit në Shqipëri, përballen me burokraci, korrupsion dhe vështirësi për t’u integruar në treg, çka i detyron të largohen sërish.

Deputetja e opozitës theksoi se ekonomia, sipas saj, nuk mund të mbështetet vetëm te sezoni turistik apo ndërtimi, por duhet të orientohet drejt prodhimit, mbështetjes së bujqësisë dhe industrisë, si dhe krijimit të kushteve për punë dinjitoze.

“Zbrazja e Shqipërisë është aktakuza më e rëndë për këtë qeveri”, u shpreh Tabaku, duke shtuar se largimet masive nuk janë të përkohshme, por pasojë e drejtpërdrejtë e një modeli ekonomik që, sipas saj, nuk prodhon mirëqenie për qytetarët, por përfitime për një numër të kufizuar individësh.

Skandali seksual/ Apeli rrëzon pezullimin, rikthehet në detyrë shefi i Krimeve në Përmet –

By: 27
30 December 2025 at 17:19

Gjykata e Apelit në Tiranë ka hequr masën e pezullimit të Dhurim Çenkos, efektiv i policisë i cili u pezullua nga detyra, në lidhje me abuzimin seksual ndaj një te miture në Përmet. Menjëherë pas heqjes së masën nga gjykata, Drejtori i Policisë së Shtetit e ka emëruar Çenkon shef krimesh në Elbasan.

Prokuroria kishte caktuar masën e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, pasi ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Dhurim Çenko nuk kishte raportuar krimin, ku një e mitur u abuzua seksualisht nga njerku i saj polic dhe kolegu i tij. Ndonëse Çenko ishte në dieni të këtij krimi, ai nuk mori asnjë masë për arrestimin e dy autorëve.

Si u zbulua ngjarja?

Ngjarja u zbulua më 18 shtator, pasi në rrjete sociale nisën të qarkullonin mesazhe shantazhuese për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga Artur Ago. Ndërsa miqtë Kristian Prifti dhe Isi Pasho 46 dhe 27 vjeç shantazhuan Agon duke i kërkuar 12 mijë euro për të mos publikuar një video në një emision investigativ. Artur Ago, punonjës i Komisariatit të Policisë Përmet ka abuzuar seksualisht për rreth 3 vite me të miturën. Ndërsa Kristian Prifti, koleg i Agos akuzohet se ka pasur lidhje intime me 16-vjeçaren në të njëjtën kohë. Isi Pasho akuzohet për shantazh dhe moskallëzim krimi.

gijotina.com/

Sulme të planifikuara për Vitin e Ri, Turqia arreston 357 të dyshuar për ISIS –

By: 27
30 December 2025 at 17:15

Një total prej 357 të dyshuarish u arrestuan në të gjithë Turqinë si pjesë e një operacioni kundër grupit terrorist ISIS (DEASH), tha sot ministri i Brendshëm i vendit, Ali Yerlikaya.

Në një postim të ndarë në platformën turke të mediave sociale NSosyal, Yerlikaya tha se operacionet e njëkohshme kundër terrorizmit në 21 provinca rezultuan në ndalimin e të dyshuarve.

Ai deklaroi se operacionet u kryen nga njësitë e policisë provinciale në koordinim me zyrat e kryeprokurorëve publikë si dhe departamentet e policisë kundër terrorizmit dhe inteligjencës, duke shtuar se Turqia nuk do të tregojë tolerancë ndaj terrorizmit.

Më parë, Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit tha se 110 të dyshuar u arrestuan në metropol, duke bërë të ditur se 41 prej tyre ishin të lidhur me terroristët e përfshirë në incidentin terrorist të së hënës në provincën Yalova dhe po planifikonin sulme të ngjashme në Stamboll gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë tha se lëshoi ​​urdhër-arreste për 17 të dyshuar terroristë të ISIS-it, përfshirë 11 shtetas të huaj. Të dyshuarit, përfshirë 11 shtetas të huaj akuzohen se janë anëtarë të grupit terrorist dhe kanë mbajtur kontakte me zonat e konfliktit, thuhet në deklaratë.

Ajo tha se Byroja e Hetimit të Krimeve Terroriste i identifikoi të dyshuarit përmes analizave të materialeve dixhitale të sekuestruara gjatë hetimeve të mëparshme në lidhje me ISIS-in.

Rama motivon Policinë para protestave, shpërblim 300 mijë lekë efektivëve –

By: 27
30 December 2025 at 17:07

Kryeministri Rama motivon policët financiarisht duke shpikur shpërblime. këtë e bën para protestave të paralajmëruara të opozitës. Kështu, punonjësit e policisë në nivel vendor do të marrin shpërblim lidhur me punën e bërë mbi menaxhimin e sezonit veror. Pra, u kujtua 6 muaj më vonë për punën e bërë në verë! Me këtë hartimin e vendimit është marrë drejtori i Policisë.

Në vendimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, sqarohet “Të shpërblehen punonjësit e policisë me grade policore në struktural vendore me motivacion “Për angazhimin dhe përkushtimin profesional të treguar në menaxhimin me sukses të sezonit turistik duke garantuar rendin dhe sigurinë publike”, në masën 30.000 (tridhjetë mijë) lekë. Struktura e burimeve njerëzore në strukturat vendore të hartojnë urdhrat për shpërblim së bashku me relacionin përkatës”.

VENDIMI:

PER SHPËRBLIMIN E PUNONJËSVE NË STRUKTURAT VENDORE TË POLICISË SË SHTETIT
Në mbështetje të germës “d”, të pikës 2, të nenit 104, të ligjit nr. 82/2024, “Per Policinë e Shtetif”, pikës 11, 12, të VKM nr 4, datë 09.01.2025 “Per miratimin e vlerave për secilin element të pagës bruto mujore dhe percaktimin e kritereve e të procedurave për dhënien e shperblimeve për punonjesit e policisë së shterir”, si dhe letër porosisë nr.3785, datë 06.05.2025 “Per zbatimin e Procedurave për propozimet për dhënie shpërblimi”
URDHEROJ:
I. Të shpërblehen punonjësit e policisë me grade policore në struktural vendore me motivacion “Për angazhimin dhe përkushtimin profesional të treguar në menaxhimin me sukses të sezonit turistik duke garantuar rendin dhe sigurinë publike”, në masën 30.000 (tridhjetë mijë) lekë.
II. Struktura e burimeve njerëzore në strukturat vendore të hartojnë urdhrat për shpërblim së bashku me relacionin përkatës.
III. Ngarkohen drejtuesit e strukturave vendore në Policinë e Shtetit për zbatimin e menjëhershëm të këtij urdhri.
IV. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij urdhri, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025, për programin “Policia e Shtetit”
V. Ngarkohet Drejtoria e Financave, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, për zbatimin e këtij urdhri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

gijotina.com/

Rama motivon Policinë për protestat, shpërblim 300 mijë lekë efektivëve –

By: 27
30 December 2025 at 17:05

Kryeministri Rama motivon policët financiarisht duke shpikur shpërblime. këtë e bën para protestave të paralajmëruara të opozitës. Kështu, punonjësit e policisë në nivel vendor do të marrin shpërblim lidhur me punën e bërë mbi menaxhimin e sezonit veror. Pra, u kujtua 6 muaj më vonë për punën e bërë në verë! Me këtë hartimin e vendimit është marrë drejtori i Policisë.

Në vendimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, sqarohet “Të shpërblehen punonjësit e policisë me grade policore në struktural vendore me motivacion “Për angazhimin dhe përkushtimin profesional të treguar në menaxhimin me sukses të sezonit turistik duke garantuar rendin dhe sigurinë publike”, në masën 30.000 (tridhjetë mijë) lekë. Struktura e burimeve njerëzore në strukturat vendore të hartojnë urdhrat për shpërblim së bashku me relacionin përkatës”.

VENDIMI:

PER SHPËRBLIMIN E PUNONJËSVE NË STRUKTURAT VENDORE TË POLICISË SË SHTETIT
Në mbështetje të germës “d”, të pikës 2, të nenit 104, të ligjit nr. 82/2024, “Per Policinë e Shtetif”, pikës 11, 12, të VKM nr 4, datë 09.01.2025 “Per miratimin e vlerave për secilin element të pagës bruto mujore dhe percaktimin e kritereve e të procedurave për dhënien e shperblimeve për punonjesit e policisë së shterir”, si dhe letër porosisë nr.3785, datë 06.05.2025 “Per zbatimin e Procedurave për propozimet për dhënie shpërblimi”
URDHEROJ:
I. Të shpërblehen punonjësit e policisë me grade policore në struktural vendore me motivacion “Për angazhimin dhe përkushtimin profesional të treguar në menaxhimin me sukses të sezonit turistik duke garantuar rendin dhe sigurinë publike”, në masën 30.000 (tridhjetë mijë) lekë.
II. Struktura e burimeve njerëzore në strukturat vendore të hartojnë urdhrat për shpërblim së bashku me relacionin përkatës.
III. Ngarkohen drejtuesit e strukturave vendore në Policinë e Shtetit për zbatimin e menjëhershëm të këtij urdhri.
IV. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij urdhri, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025, për programin “Policia e Shtetit”
V. Ngarkohet Drejtoria e Financave, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, për zbatimin e këtij urdhri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

gijotina.com/

Përmbyset një maune pranë tunelit të Skërficës, nuk ka viktima –

By: 27
30 December 2025 at 16:59

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në afërsi të tunelit të Skërficës, në segmentin rrugor Gjirokastër–Delvinë.

Mesohet se një mjet i rëndë (maune) është përmbysur, pasi dyshohet se rruga ishte e ndotur me naftë, duke e bërë sipërfaqen tepër të rrëshqitshme.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka reaguar në kohë, duke shmangur përplasjen me automjetet që lëviznin përpara tij, çka ka parandaluar pasoja më të rënda.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar rëndë. Në vendngjarje pritet ndërhyrja e autoriteteve për normalizimin e qarkullimit dhe verifikimin e shkaqeve të ndotjes së rrugës.

 

Përplasje makinash zinxhir në aksin Lushnjë-Fier, radhë e gjatë trafiku –

By: 27
30 December 2025 at 16:53

Një aksident me përfshirjen e tre mjeteve në aksin rrugor Lushnjë-Fier ka ndodhur pasditen e sotme.

Në përplasje janë përfshirë dy mjete “Audi” dhe një “Benz Mercedes”. Policia e qarkullimit në vendngjarje po disiplinon trafikun e rënduar në autostradë dhe po dokumenton ngjarjen.

Mjeti tip “Benz” pasi është përplasur, ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës. Fatmirësisht vetëm dëme materiale nga aksidenti ku trafiku është rënduar së tepërmi, edhe pasi në vendngjarje kanë mbërritur  efektivë të policisë së qarkullimit rrugor.

gijotina.com/

Ish-presidenti rus, Medvedev kërcënon Zelenskyn –

By: 27
30 December 2025 at 16:45

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev kërcënoi sot presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky me vdekje të afërt në një mesazh të postuar në “Telegram”.

Medvedev, i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë ruse – dhe njihet për ashpërsinë e tij kundër Ukrainës dhe aleatëve të saj – iu referua mesazhit të Krishtlindjeve të Zelensky, ku dukej se i uronte vdekjen “një personi” – me sa duket udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin.

“Është e qartë për të gjithë se ai dëshiron vdekjen jo vetëm për ‘një person’, por për të gjithë ne dhe vendin tonë. Dhe ai jo vetëm që e dëshiron atë, ai ka urdhëruar edhe sulme masive”, shkroi Medvedev.

Medvedev nuk e përmendi drejtpërdrejt Zelensky, por në vend të kësaj përdori një sërë fyerjesh dhe ofendimesh shumëngjyrëshe duke iu referuar udhëheqësit ukrainas.

“Pas vdekjes së afërt të Zelensky, kufoma e tij e ruajtur duhet të shfaqet “për qëllime shkencore” në muzeun publik Kunstkamera në Shën Peterburg”, tha ai.

Në shekullin XVIII, Cari Pjetër I kishte objekte shkencore të ekspozuara në këtë koleksion kuriozitetesh, duke përfshirë shumë deformime.

Medvedev është një provokator i shquar dhe fjalimet e tij të gjata me kritika dhe akuza kanë qënë jashtëzakonisht ekstreme.

“Pavarësisht të gjitha vuajtjeve që Rusia ka sjellë, ajo nuk është e aftë të pushtojë ose bombardojë atë që ka më shumë rëndësi. Kjo është zemra jonë ukrainase, besimi ynë tek njëri-tjetri dhe uniteti ynë”, tha Zelensky në një videomesazh të postuar në X në prag të Krishtlindjeve.

Pa e përmendur Putinin, ai tha: “Sot, të gjithë ndajmë një ëndërr, dhe kemi një dëshirë për të gjithë: “U shfaroftë”.

“Por kur i drejtohemi Zotit, sigurisht, kërkojmë diçka më të madhe. Kërkojmë paqe për Ukrainën. Luftojmë për të, lutemi për të, e meritojmë”, shtoi Zelensky duke folur për paqen në Ukrainë.

I pandehur për vrasjen e policit të Krimeve, Gjykata e Elbasanit e shpall të pafajshëm –

By: 27
30 December 2025 at 16:39

Gjykata e Elbasanit ka shpallur të pafajshëm Donald Hoxhën, i cili ishte akuzuar për vrasjen e ish-efektivit të Krimeve, Roland Rexhepi.

Prokuroria kishte kërkuar 16 vite burgim për Hoxhën, i cili dyshohej në rolin e ndihmësit në vrasjen e Rexhepit. 34-vjeçi u arrestuar në Londër dhe u ekstradua në vendin tonë.

Donald Hoxha akuzohet se në datën 22 korrik 2009 në qytetin e Elbasanit në bashkëpunim me shtetasit Armand Llakaj dhe Marjus Tafaj, kanë vrarë me arme zjarri ish-efektivin Roland Rexhepin.

Ish-efektivi, i njohur ndryshe edhe si “Doda” u ekzekutua me dy armë tip kallashnikov mëngjesin e 22 korrikut pranë banesës së tij teksa po shkonte te parkingu ku kishte makinën. Ai ka mbetur i vdekur në vend, pasi ndaj tij është qëlluar me breshëri nga dy armë zjarri të llojit automatik, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Duke qenë se autorët ishin të maskuar, çka identifikimi i tyre ishte i vështirë, ekspertët e kriminalistikës kanë mundur të sigurojnë vetëm provat e ADN-së të gjetura në një motor, në bishta cigaresh apo në një kapuç të gjetur më vonë.

Krahasimi i tyre ka bërë të mundur zbardhjen e autorëve të vrasjes, pavarësisht se dy të dënuarit nuk e kanë pranuar asnjëherë krimin. Në rastin e Florind Shabanit kanë qenë autoritetet hetimore nga Gjermania ato që kanë sjellë provat e ADN-së së tij pasi rezulton i dënuar në shtetin gjerman për lëndë narkotike. Autoritetet shqiptare kanë krahasuar ADN-në e tij me atë të babait, Ismail Shabani.

Nga përputhja e profilit gjenetik i gjetur në një bisht cigareje në vendin e krimit në vitin 2009, Prokuroria ka shpallur në kërkim Florenc Shabanin, duke e akuzuar si bashkëpunëtor në vrasje.

Ndërkohë që Policia e Shtetit nuk kishte zbardhur ende vrasjen e ish-efektivit, në një atentat me armë zjarri dy vite më vonë vritet në qendër të Elbasanit biznesmeni Ilir Rexhepi, vëllai i ish-efektivit të antikrimit në Policinë e Elbasanit.

Rexhepi u ekzekutua më 30 dhjetor të vitit 2011. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket një person që largohet duke çaluar, pasi ndaj atentatorit u kundërpërgjigj me armë biznesmeni, i cili humbi jetën pak momente më vonë.

Edhe kjo vrasje mbeti enigmë për vite të tëra, derisa në qershor të këtij viti autoritetet shpallën në kërkim shtetasin Mihal alias Mirgen Toshi, ndaj të cilit gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

gijotina.com/

 

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht –

By: 27
30 December 2025 at 16:31

Rituali vjetor i vendosjes së planeve për Vitin e Ri ka fituar një reputacion jo fort të mirë.

Premtimet e mëdha shpesh bien poshtë që në shkurt. Anëtarësimet në palestër mbeten të papërdorura. Planet buxhetore harrohen. Problemi nuk është mungesa e ambicies, por mënyra si janë ndërtuar rezolutat. Studime dhe sondazhe të fundit tregojnë një qasje më pragmatike: plane konkrete, fleksibël dhe të përshtatura me mënyrën reale se si jetojnë njerëzit.

Studimet e fundit tregojnë se gjithnjë e më shumë njerëz planifikojnë të vendosin rezoluta, por po largohen nga vetë-përmirësimi i paqartë drejt prioriteteve më të qarta. Stabiliteti financiar, shëndeti dhe mirëqenia emocionale vazhdojnë të jenë në krye, por mënyra e formulimit ka ndryshuar. Njerëzit kërkojnë progres, jo perfeksion. Kërkojnë sisteme që mbijetojnë edhe pas një jave të keqe. Qëllime që pranojnë pasigurinë, në vend që ta injorojnë.

Ekspertët theksojnë se rezolutat që funksionojnë kanë disa elementë të përbashkët: fokusohen tek sjelljet, jo vetëm tek rezultatet; lejojnë rregullime pa ndjenja faji; dhe lidhin veprimet e përditshme me një qëllim afatgjatë. Ky riformulim është thelbësor, sepse shumica e rezolutave dështojnë për arsye strukturore, jo për mungesë motivimi.

Rezolutat më të mira për Vitin e Ri janë modeste, por domethënëse. Ato njohin kufijtë personalë, pranojnë që jeta ndërhyn dhe janë ndërtuar për të vazhduar, pavarësisht pengesave.

Ja gjashtë qasje ndaj rezolutave që kanë më shumë gjasa të zgjasin gjatë gjithë vitit:

1. Ndërtoni zakone të vogla financiare, jo objektiva dramatike

Sondazhet financiare tregojnë se gjithnjë e më shumë njerëz po i japin përparësi qëndrueshmërisë, në vend të synimeve të mëdha për kursime. Planifikimi dhe buxhetimi renditen ndër rezolutat më të zakonshme. Një zakon i përsëritshëm krijon momentum pa kërkuar motivim të vazhdueshëm.

2. Trajtoni shëndetin si mirëmbajtje, jo transformim ekstrem

Rezolutat për shëndetin mbeten popullore, por po rritet skepticizmi ndaj ndryshimeve drastike. Aktiviteti fizik i rregullt dhe ushqyerja e shëndetshme vazhdojnë të jenë prioritete. Kur shëndeti shihet si kujdes i vazhdueshëm, jo si projekt radikal, angazhimi bëhet më realist.

3. Kufizoni numrin e rezolutave dhe shkruajini ato qartë

Studimet tregojnë se rezolutat më efektive janë të pakta dhe të artikuluara mirë. Shkrimi i tyre ndihmon në qartësimin e qëllimit dhe rrit ndjenjën e përgjegjësisë. Më pak rezoluta do të thotë më pak lodhje mendore dhe më shumë gjasa për t’i ndjekur.

4. Vendosni objektiva të përditshme për mirëqenien emocionale

Mirëqenia emocionale tashmë renditet përkrah shëndetit fizik dhe stabilitetit financiar. Praktika të përditshme si gjumi i rregullt apo vendosja e kufijve personalë janë më të arritshme sesa synime abstrakte për “lumturi”. Qëndrueshmëria është më e rëndësishme se intensiteti.

5. Fokusohuni tek procesi, jo tek perfeksioni

Rezolutat që lejojnë gabime dhe rregullime janë më të qëndrueshme. Një ditë e humbur nuk e prish gjithë planin. Ideja është të rikthehesh, jo të dorëzohesh.

6. Rishikojini rezolutat rregullisht

Studimet financiare dhe të sjelljes theksojnë rëndësinë e kontrolleve periodike. Një rishikim mujor ndihmon për të korrigjuar kursin pa barrë faji. Rezoluta bëhet një plan i gjallë, jo një deklaratë e një dite të vetme.

Në fund, rezolutat që funksionojnë nuk janë ato më ambiciozet, por ato më të menduarat. Ato nuk kërkojnë perfeksion – kërkojnë vazhdimësi.

“Balluku rrezik të arratiset”/ Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK –

By: 27
30 December 2025 at 16:25

Gjykata e Posaçme zbardhi vendimin në të cilin argumenton se përse la në fuqi masën e ndalimit për të dalë jashtë Shqipërisë ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, një vendimmarrje që iu dorëzua gjatë ditës avokatëve dhe mbrojtësve, si dhe dy zyrtarëve të tjerë që janë nën arrest shtëpiak.

Sipas burimeve, gjyqtarja Miliana Muca arsyeton në verdiktin që e shpalli në datën 18 dhjetor se ekziston rreziku që zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Balluku, t’i shmanget drejtësisë, dhe kjo duke u bazuar te marzhi i dënimit që parashikon akuza e komunikuar funksionares. Duke u mbështetur në këtë shpjegim ligjor, që e lidh të pandehurën Balluku me veprën e shkeljes së barazisë në tendera, gjyqtarja konsideron se për këtë arsye funksionares duhet t’i mbahet e bllokuar pasaporta.

Me lënien në fuqi të vendimit të kolegut Erjon Cela, gjyqtarja e Apelit të Posaçëm shpjegon se për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres nuk mund të shprehet, për sa kohë çështja është nën shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Pezullimi i shqyrtimit gjyqësor të kësaj kërkese mbi pikën nëse mbetet apo jo në fuqi masa e pezullimit nga detyra zgjat deri në zgjidhjen me një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, e cila nga ana tjetër del në seancë plenare në 22 janar 2026.

Qartësisht, për Gjykatën e Apelit, mbi Belinda Ballukun masa e pezullimit nga detyra ka rënë, në respektim të një qëndrimi të mëparshëm të Kushtetueses që e ktheu në detyrë. Nga zbardhja e vendimit, mbrojtja e Belinda Ballukut, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit nisin përpjekjet për të depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë, në pritje të një date për t’u mbledhur Këshilli i Mandateve, ku do të debatohet për imunitetin e deputetes Balluku, SPAK nuk i ka mbajtur duart lidhur, por ka vijuar me një sërë kontrollesh të aprovuara nga gjyqtari i hetimit paraprak ndaj 54 subjekteve, shumica zyrtarë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe biznesmenë. Veprime këto që u kryen nga BKH, jo vetëm për të mbledhur prova, por edhe për t’i ruajtur ato, për sa kohë në Gjykatën Antikorrupsion prokurori i çështjes, Dritan Prenci, i tha gjyqtarit se ekziston rreziku i helmimit të provave dhe intimidimit të dëshmitarëve.

gijotina.com/

Gjykata e Posaçme vendos lirimin e dy administratorëve –

By: 27
30 December 2025 at 16:15

Erjon Kasmi dhe Xhuljan Xhafa, dy administratorë të “Call Centera”-ve janë liruar nga burgu. Gjykata e Posaçme ka vendosin lirimin e tyre nga qelia ku po mbaheshin prej gati 1 viti.

Vendimi u tha nga treshja e gjyqtarëve: Elsa Ulliri, Erjon Bani dhe Flora Hajredinaj, ku konstatuan se kishte humbur fuqia e paraburgimit.

Këto dy shtetas akuzohen se nëpërmjet mashtrimit ndaj shtetasve evropianë kanë përfituar rreth 7 milionë euro të ardhura.

Hetimet për këtë grup kriminal nisën në Gjermani. Ata ftonin qytetarët e huaj të investonin në bursa ndërkombëtare.

Paratë depozitoheshin sipas udhëzimeve të agjentëve të “call center” në platformat mashtruese.

Rezulton nga hetimi se depozitat gjendeshin në banka të ndryshme si në Bullgari, Lituani, Poloni e Qipro. Më pas ato zhdukeshin nëpërmjet transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë.

Nga hetimi është provuar se një pjesë e këtyre parave përfunduan në llogaritë e të pandehurve në Shqipëri.

Nga Shkalla e Parë ata u dënuan me 7.4 vite burg për Erjon Kasmin dhe 6.4 vite burg për Xhuljan Xhafën, e ndërsa operatoret u shpallën të pafajshme.

Por me një vendim tjetër, Apeli e prishi duke vendosur gjykimin me një tjetër trupë.

Me një kërkesë në prill të këtij viti SPAK ka kërkuar sekuestrimin e aseteve në vlerë 2 milionë euro.

Anuela s’i ndahet Vasil Jovanit, i jep edhe paratë e palestrës, 300 MLN lekë me ofertën më të shtrenjtë, ortak djali i kryebashkiakut Adriatik Zotka

By: 27
30 December 2025 at 16:07

Kur vjen puna tek palestrat, Anuela Ristani, kryebashkiakja e komanduar në vend të Veliajt, tregon kujdes dhe hedh para të madhe. Trefish e ka bërë fondin e mirëmbajtjes për këtë vit. Në vitin 2022 fondi limit i prokuruar nga Drejtoria e  Objekteve Publike për të njëjtin shërbim ishte 10 440 195,00 lekë. Tenderi i këtyre ditëve për këtë qëllim e ka fondin ofro 300 milionë lekë!

Kjo nuk lidhet vetëm pasionin që ka kryetarja për stërvitjet në palestër, por edhe me operatorin e kontraktuar, Vasil Jovanin, që tashmë është një mik i veçantë. Ortak me Jovanin në këtë punë publike është edhe djali i kryebashkiakut Adriatik Zotkaj. Epo duhen bërë qokat, është kryetar i Rilindjes në Poliçan, duhet respektuar!

Më konkretisht bëhet fjalë për kontratën me objekt “Mirëmbajtje e thellë në palestra në objektet publike”. Fondi limit i caktuar nga Anuela për këtë shërbim është 28 334 013,54 Lekë pa Tvsh, që mbulon një periudhë 3-mujore të “kujdesit” ndaj palestrave.

Sipas dokumenteve të publikuara nga APP në buletinin e datës 29 dhjetor 2025, fitues të tenderit janë shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë “G & M CONSTRUCTION 07” sh.p.k me pronar Maliq Zotkajn dhe “KRONOS KONSTRUKSION” sh.p.k me pronar Vasil Jovanin.

Referuar dokumenteve standarde të tenderit, duhet të shpallej fituese “oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim”.

Por ndryshe është bërë vlerësimi nga komisioni i Anuelës.

Oferta e Vasil Jovanit është 26 347 719,3 Lekë pa Tvsh, por në tender janë paraqitur oferta më të ulëta, që nuk janë marrë në konsideratë.

Kështu, operatori ekonomik “NDREGJONI” sh.p.k ka bërë ofertën ekonomike: 21 308 228 Lekë pa Tvsh.

Ndërsa kompania “L.T.E CONSTRUCTION” sh.p.k është paraqitur me ofertën 25 544 578,65 Lekë pa Tvsh.

Me ofertë më të ulët ka aplikuar operatori ekonomik “2 N” sh.p.k që ka propozuar ta bëjë mirëmbajtjen me 20 600 000 Lekë pa Tvsh.

Po ashtu, bashkimi i operatorëve ekonomikë “HASTA ENGINEERING” sh.p.k dhe “O.B KONSTRUKSION” sh.p.k ka ofruar vlerën 22 390 114.25 lekë pa TVSH.

Nga diferenca e ofertave më të ulëta me atë fituese kuptohet qartë se si është fryrë fondi limit që të mbushet arka e biznesmenit Vasil Jovani dhe e kryebashkiakut Zotkaj.

 “Peshku i madh i tenderave”

Vasil Jovani është i mbiquajtur “Peshku i madh i tenderave’. Por këtë vit e ka merituar akoma më shumë këtë vlerësim.

Kompania e tij, së fundmi u favorizua në një super tender të Bashkisë Tiranë, të organizuar nga Anuela Ristani,

Kryetarja nuk përmbahet para asnjë neni të ligjit për prokurimet. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, e përshkruan tenderin Open Data Albania dhe e ka shënuar me një “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Më konkretisht, tenderi me objekt “Rehabilitimi i rrugës Liqeni i Thatë” është shpallur nga bashkia Tiranë më 5 qershor 2025 dhe është mbajtur më 20 qershor. Më 9 korrik 2025 eshtë shpallur fitues Vasil Jovani.

Gjithashtu, para disa ditësh, përfundoi një tender fiktiv, me vlerë 1.1 miliard lekë, që është kaluar në favor të biznesmenit Vasil Jovani, nga Blendian Dalipi i OSSH.

Përmes Drejtorisë Rajnale të OSSH Burrel, i është bërë ftesa për të firmosur kontratën kompanisë “KRONOS KONSTRUKSION” Sh.p.k e Vasil Jovanit, e mbështetur nga “NDREGJONI” Sh.p.k. dhe “KORABI 2007” Sh.p.k.. Nga Drejtoria Rajnale e OSSH Burrel, i është bërë ftesa për të firmosur kontratën kompanisë “KRONOS KONSTRUKSION” Sh.p.k e Vasil Jovanit, e mbështetur nga “NDREGJONI” Sh.p.k. dhe “KORABI 2007” Sh.p.k..

Bëhet fjalë për kontratën me objekt “Rikonstruksion i rrjetit TM-10KV, TU 0.4kV me kabëll ‘A.B.C’ në Njësinë Kurbin, Drejtoria Rajonale Burrel, Zona: Bushnesh, Dukagjin”, me fond limit në vlerën:104,175,828 lekë pa TVSH, me afat zbatimi: 180 ditë kalendarike nga data e dorëzimit të sheshit të ndërtimit.

Vasil Jovani ka hyrë si emër në letrat e SPAK sepse është ortak në tendera i biznesmenit nga Durrësi Petrit Kovaçi, me të cilin kanë marrë miliona euro nga Bashkia, për shkak të ndikimit të djalit Spartak Kovaçit, që ishte drejtor i Ujësjellësit.

Kompania e tij KRONOS KONSTRUKSION është përfituese e rreth 70 milionë euro tenderave të dyshimtë, të dhëna nën favorizimin e zyrtarëve. Ndërsa me Bashkinë Tiranë bashkëpunimi ka qenë më i fortë sepse Vasil Jovani ishte pjesë e skemës “5D” (kompania e drejtorëve të Veliajt).

Nga rreth 30 milionë euro tendera që ka marrë 5D, vetëm 88 milionë lekë, 5D-ja i ka marrë e vetme, një shumë modeste në raport me vlerën totale të prokurimeve të fituara.

Tenderat e mëdhenj, 5D, edhe për shkak se nuk kishte kapacitete, i ka fituar në bashkëpunim me mbi 15 kompani të tjera ndërtimi. Njëra prej tyre është “Kronos Konstruction”.

Ndërkohë, Vasil Jovani merr fonde nga të gjitha anët. Kompania e tij ka përfituar 720 mijë euro nga IPARDI për investime në sektorin e fruta perimeve. Njerëzit e biznesit, të  lidhur me qeverinë, në momentin që marrin sinjalin që ka disa fonde që jepen, bëjnë letrat për të përfituar nga këto fonde. Dhe Jovani i ka lidhjet e duhura.

Djali i kryebashkiakut Zotkaj merr tenderat e bashkive të tjera

Dy djemtë e Adriatik Zotkajt, Maliqi dhe Endi, rezultojnë përfitues të parave publike, përmes tenderave dukshëm në konflikt interesi dhe me natyrë korruptive. Endi ka përfituar paratë nga bashkia përmes një farmacie, që tashmë e ka mbyllur. Ndërsa Maliq Zotkaj, është aksioner me 50 % të aksioneve në kompaninë e ndërtimit “G & M CONSTRUCTION 07” shpk.

Përpos të tjerave, kompania me bashkëpronar të birin e kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj ka marrë një tender me vlerë 400 mijë euro nga Bashkia e Fushë Arrësit, me “Flamur të kuq”, për shkak të skualifikimit të të gjithë operatorëve me oferta edhe më të ulëta, përveç fituesit me ofertë më të lartë, gati sa fondi limit.

Maliq Zotkaj ka marrë tendera edhe në bashki të tjera, me në krye kryebashkiakë të cilët kanë lidhje shoqërore dhe klienteliste me Adriatik Zotkajn.

Vitin e kaluar, djali i tij fitoi dy tendera pa konkurrencë, me ofertë maksimale thuajse 100% të fondit limit. Për këtë ‘vënë dorën në zemër’ dy koleget socialiste të babait të tij, kryetaret e Bashkisë Dimal dhe Bashkisë Përmet. Kjo e fundit, Alma Hoxha, më dhjetor 2024, i ka  tenderin 300 milionë lekë djalit të Kryetarit të Bashkisë Poliçan. Kontrata kishte si objekt “Rehabilitimin e rezervuarit Qilarisht”. Fituesi ka konkurruar në partneritet me kompaninë 2T, në pronësi të Artan Sako dhe Dritan Troksi. Kujtojmë se Artan Sako është vëllai i ish-komandantit të Gardës së Republikës, Gramos Sako, aktualisht i zgjedhur kryetar i bashkisë Tepelenë.

Tenderi u finalizua me një vlerë prej 24,291,841.78 lekë të reja pa TVSH, e cila përkon me gati 100% të fondit limit, që ishte 24,805,385.84 lekë të reja. Edhe pse në garë morën pjesë pesë kompani, ku dy prej tyre ofruan vlera më të ulëta se fituesi.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Drejtoresha e Migracionit Alma Bime në arrest shtëpie për kanosje dhe dëmtime prone –

By: 27
30 December 2025 at 15:59

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit në shtëpi për drejtoreshën e Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme, Alma Bime, pas dyshimeve për kanosje ndaj shtetasit të huaj M. M.

Sipas policisë, Bime dyshohet gjithashtu se ka djegur një orendi shtëpiake në banesën e ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, pranë rrugës “Hysen Gjura” në zonën e Kinostudios.

Ky rast vjen pas një ngjarjeje të mëparshme, në shtator të këtij viti, kur Policia e Tiranës arrestoi Mareglen Tomorin, drejtor i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (IPO), i dyshuar për dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, Alma Bime. Ishte vetë Bime që kishte kallëzuar rastin në polici.

Hetimet për ngjarjet e fundit janë në vijim, ndërsa Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit në shtëpi për drejtoreshën Bime, duke siguruar hetimin e mëtejshëm dhe mbrojtjen e palëve të përfshira.

❌
❌