Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 202627.al

U përjashtuan nga seancat e Kuvendit, deputetët demokratë kërkojnë që mbjedhja të bëhet e hapur për mediat –

By: 27
20 January 2026 at 10:55

Byroja e Kuvendit pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar ankimin e deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me përjashtimin e tyre nga seancat parlamentare.

Në këtë kuadër, deputeti dhe anëtari i Byrosë së Kuvendit, Belind Këlliçi, i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke kërkuar që mbledhja të zhvillohet e hapur, me praninë e mediave dhe gazetarëve.

Sipas kërkesës, hapja e mbledhjes për median vlerësohet si e domosdoshme për transparencën dhe informimin e opinionit publik.

kerkesa e pd

 

Krim institucional, në reanimacion edhe sekondat vrasin –

By: 27
20 January 2026 at 10:43

Mjeku psikiatër Neli Demi ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ndërprerjen e energjisë elektrike në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mbrëmjen e së hënës, duke e cilësuar situatën si ‘krim institucional’ dhe jo si një defekt teknik i rastësishëm.

Sipas tij, fakti që reanimacioni, urgjenca dhe shërbime të tjera kritike kanë mbetur pa energji elektrike përbën një vijë të kuqe të kaluar dhe një dështim të rëndë të shtetit në detyrën e tij themelore për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Ai thekson se në asnjë vend normal reanimacioni, terapia intensive dhe sallat e operacionit nuk mbeten pa energji, as për sekonda dhe as për minuta.

Demi ngre shqetësime serioze mbi funksionimin real të sistemeve rezervë, duke deklaruar se nxjerrja e pacientëve në korridore tregon se sistemet UPS dhe gjeneratorët ose nuk ekzistojnë, ose janë jashtë funksioni, ose nuk janë testuar kurrë, ose drejtuesit nuk kanë besim te to. Sipas tij, secili prej këtyre skenarëve përbën një dështim kriminal në menaxhimin e shërbimeve jetike.

Ai kundërshton çdo përpjekje për ta justifikuar situatën me argumente teknike, duke theksuar se në mjekësi ‘pak minuta’ mund të jenë fatale dhe se në reanimacion, edhe sekondat vrasin. Nëse nuk ka pasur viktima, Demi shprehet se kjo nuk është meritë e sistemit, por thjesht fat.

Reagimi i plotë:

Fakti që reanimacioni, urgjenca dhe shërbime jetike në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza kanë mbetur pa energji elektrike është krim institucional, jo “defekt teknik”.

Kjo është vijë e kuqe e kaluar.

Në asnjë vend normal:

• reanimacioni

• terapia intensive

• sallat e operacionit

NUK MBETEN PA ENERGJI. KURRË.

As për sekonda. As për minuta. As “rastësisht”.

Nëse pacientët janë nxjerrë në korridore, kjo do të thotë se:

• sistemet rezervë nuk ekzistojnë realisht,

• ose janë jashtë funksioni,

• ose nuk janë testuar kurrë,

• ose drejtuesit nuk kanë besim te to.

Secila prej këtyre do ishte një dështim kriminal në menaxhimin e shërbimeve jetike.

Mos na flisni për:

• linja 110 kV,

• OSHEE,

• avari të papritura,

• “ishte për pak minuta”.

Në mjekësi “pak minuta” vrasin.

Në reanimacion sekondat vrasin.

Nëse sot nuk ka viktima, kjo nuk është sukses i sistemit, por fat i verbër.

Dhe një shtet që mbështetet te fati për të mbrojtur jetën e qytetarëve nuk është shtet, është rrezik publik.

Ky nuk është problem teknik.

Ky është problem përgjegjësie penale, administrative dhe morale.

Duhet

• hetim i pavarur dhe publik,

• auditim urgjent i sistemeve UPS dhe gjeneratorëve,

• publikim i menjëhershëm i protokolleve të sigurisë,

• dhe largim i drejtuesve përgjegjës, pa justifikime dhe pa vonesa.

Reanimacioni nuk është shërbim “i rëndësishëm”.

Është kufiri i fundit mes jetës dhe vdekjes.

Kush e ka lënë atë kufi pa energji,

ka dështuar në detyrën më bazike të shtetit: mbrojtjen e jetës njerëzore.

Dhe për këtë duhet dhënë llogari.

Albpetrol nuk zbaton rekomandimet, mbi 14.4 mln dollarë munguan nga nafta bruto –

By: 27
20 January 2026 at 10:33

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në kuadër të verifikimit të zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga auditimet e mëparshme të vitit 2023, ka audituar 10 subjekte publike, duke konstatuar një nivel shumë të lartë formal të pranimit të rekomandimeve (98%), por një nivel dukshëm më të ulët të zbatimit real të tyre.

Nga 465 masa të pranuara, vetëm 36% janë zbatuar plotësisht, ndërsa 24% rezultojnë ende të pazbatuara, me peshë të konsiderueshme financiare, veçanërisht te masat që lidhen me të ardhura të munguara, shpërblim dëmi dhe përgjegjësi disiplinore. Kjo situatë tregon problematika serioze në ndjekjen efektive të rekomandimeve dhe në përgjegjshmërinë menaxheriale të subjekteve të audituara.

Mospagesa të energjisë dhe kamatëvonesa të pambledhura: rrezik financiar milionash për Albpetrol

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga KLSH, Albpetrol sh.a. evidentohet si një nga subjektet problematike për shkak të moszbatimit të rekomandimeve me impakt të drejtpërdrejtë financiar. KLSH konstaton se shoqëria nuk ka ndërmarrë veprime ligjore për arkëtimin e rreth 1.2 miliardë lekëve nga shoqëria BPA LTD, shumë e krijuar nga mospagesa e konsumit të energjisë elektrike dhe kamatëvonesat përkatëse, detyrim që Albpetrol e paguan për llogari të “FSHU” sh.a.

Përmbledhje e situatës

Gjatë periudhës 2021–2022, kompania B…M nuk ka kryer pagesat për energjinë elektrike, duke sjellë maturimin e penaliteteve dhe kamatëvonesave në favor të Albpetrol sh.a Patos. Në vitin 2022, Albpetrol ka ndërmarrë veprime administrative dhe ligjore, duke siguruar vendime gjykate si tituj ekzekutivë për faturat e papaguara, si dhe një titull ekzekutiv për faturën e penaliteteve.

Kamatëvonesat janë llogaritur nga Albpetrol sipas Ligjit nr. 48/2014, por kjo llogaritje rezulton më e ulët krahasuar me kamatëvonesat e aplikuara nga OSHEE sh.a. për faturat e papaguara të Albpetrol, duke sjellë dëm ekonomik për shoqërinë.

Nga dokumentacioni i audituar rezulton se Albpetrol sh.a ka kërkuar kamatëvonesa nga B…M në vlerën 175,458,324 lekë, ndërkohë që detyrimi i Albpetrol ndaj FSHU sh.a për kamatëvonesa, sipas kontratave përkatëse, arrin në 1,356,345,939 lekë, duke evidentuar një pabarazi të theksuar në trajtimin e kamatëvonesave dhe një ekspozim financiar të konsiderueshëm për shoqërinë.

Detyrime të akumuluara në naftë bruto dhe të ardhura të munguara për Albpetrol

Po kështu, KLSH vëren se mbetet i pazbatuar rekomandimi lidhur me tërheqjen e një sasie nafte bruto që buron nga Marrëveshja Hidrokarbure.

Historiku

Sipas gjetjeve të auditimit, kontraktori “B…..” kishte detyrime ndaj Albpetrol në naftë bruto për llogari të P….., në zbatim të Marrëveshjes Hidrokarbure. Për vitin 2021, nga të dhënat e vëna në dispozicion konstatohet se detyrimi i shoqërisë “B…..” ndaj Albpetrol sh.a Patos në naftë bruto, për llogari të P….., është 24,939.596 ton naftë bruto. Gjatë këtij viti, Albpetrol sh.a Patos ka tërhequr për llogari të P….. vetëm 21,100.41 ton naftë bruto, çka do të thotë se janë tërhequr rreth 3,839.186 ton naftë bruto më pak nga detyrimi për vitin 2021.

Në vijim të këtij historiku, shoqëria “B…..”, ka dërguar llogaritjen e Faktorit R në fund të tremujorit të katërt të vitit 2021, ku sipas përllogaritjeve të dorëzuara, Faktori R për zonën “Main/Kryesore” rezulton më i madh se 1 (një) në fund të këtij tremujori. Për rrjedhojë, në përputhje me Marrëveshjen Hidrokarbure “Për Zhvillimin dhe Prodhimin e Hidrokarbureve në vendburimin Patos-Marinëz”, e amenduar, duke nisur nga tremujori i katërt i vitit 2021, Pjesa e Prodhimit të Albpetrol (PPA) duhet të llogaritej jo më në nivelin 1%, por në 3% të naftës së disponueshme.

Problematika është thelluar më tej gjatë vitit 2022. Nga të dhënat e audituara rezulton se për këtë vit detyrimi i shoqërisë “B…..” ndaj Albpetrol sh.a Patos në naftë bruto, për llogari të P….., është 29,884.163 ton naftë bruto. Ndërkohë, Albpetrol ka tërhequr vetëm 14,407.612 ton naftë bruto, duke krijuar një diferencë prej rreth 15,476.551 ton naftë bruto më pak nga detyrimi për vitin 2022.

Në total, për periudhën nga data efektive e marrëveshjes deri më 31/12/2022, detyrimi i shoqërisë “B…..” ndaj Albpetrol sh.a Patos në naftë bruto, për llogari të Prodhimit Para-Ekzistues (PPE) dhe Pjesës së Albpetrol (PPA), arrin në 78,915.002 ton naftë bruto, me një vlerë prej 39,247,000 USD. Sipas KLSH, këto veprime kanë sjellë ulje të të ardhurave të Albpetrol, pasi sasia e naftës bruto nuk është tërhequr për shkak të pamundësive të depozitimit.

Ndër rekomandimet e pazbatuara përfshihet marrja e masës nga administratori i shoqërisë Albpetrol sh.a Patos për tërheqjen e sasisë 29,103.96 ton naftë bruto, për llogari të Prodhimit Para-Ekzistues (PPE) dhe të Pjesës së Albpetrol (PPA) e krijuar nga data efektive deri më 31.12.2022, duke vendosur si prioritetet që gjatë planifikimit të shitjes së naftës bruto me procedurat e ankandit të përcaktojë sasi të mëdha nafte të përfituar nga marrëveshja hidrokarbure. Vlera e sasisë 29,103.96 ton me çmimet e shitjes së periudhës 31.12.2022 është 14,476,000 USD dhe përbën të ardhura të munguara për shoqërinë./Ecofin.al

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK –

By: 27
20 January 2026 at 10:27

Ish-kryetari socialist i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi është paraqitur paraditen e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Rroshi është parë të futet në ambjentet e Prokurorisë, bashkë me avokatin e tij mbrojtës.

Kujtojmë që në muajin qershor të vitit të kaluar, Roshit i është komunikuar akuza e “shpërdorimit të detyrës” lidhur me një kallëzim të KLSH ndaj tij për parregullsi me tenderat në Bashkinë e Kavajës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit beri një kallëzim penal në Prokurori për Roshin dhe disa ish-drejtorë të tij në shtator të vitit 2015, pasi dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderat e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.

210 projekte publike të parealizuara, miliarda lekë të buxhetuara dhe zero investime –

By: 27
20 January 2026 at 10:03

Dikur treni nisej në 7 pa 5, ndërsa sot, treni as nuk niset e as nuk ekziston. Një nga projektet më të mëdha që nuk është realizuar gjatë vitit 2024 ka të bëjë me rehabilitimin e Linjës Hekurudhore Durrës–Terminali i Pasagjerëve Tiranë. \Edhe pse ky projekt është shpallur prej vitesh si një nga investimet strategjike të transportit hekurudhor në vend, pjesë të rëndësishme të tij nuk kanë nisur përgjatë vitit 2024.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës është sot institucioni me peshën më të madhe të investimeve publike në Shqipëri, me buxhetin më të madh të akorduar gjatë mandatit të katërt qeverisës, por rezulton njëkohësisht edhe me numrin më të lartë të projekteve të parealizuara për vitin 2024.

Referuar raportit të monitorimit që ka publikuar Qendresa Qytetare, të dhënat zyrtare nga Programi Buxhetor Afatmesëm 2024–2026 tregojnë se plot 210 projekt-investime, të parashikuara dhe të buxhetuara për vitin 2024, nuk kanë nisur asnjëherë përgjatë këtij viti.

Vlera totale e këtyre projekteve të parealizuara arrin në 11,956,313,051 lekë, një shifër që ngre shqetësim serioz mbi planifikimin, kapacitetin e zbatimit dhe përgjegjësinë institucionale.

Mosrealizimi prek gjithashtu ndërtimin e segmenteve të ndryshme rrugore dhe projekte të tjera infrastrukturore, duke krijuar një zinxhir vonesash që shtyjnë për vite me radhë përfitimet e premtuara për qytetarët dhe ekonominë.

Dështimi më i madh dhe më problematik lidhet me sektorin e ujësjellësve.

Nga 210 projekt-investime të parashikuara për vitin 2024, por të parealizuara, 112 projekte rezultojnë të jenë për ndërtimin, mirëmbajtjen apo supervizionin e ujësjellësve në zona të ndryshme të vendit. Vlera totale e buxhetuar për këto projekte vetëm për vitin 2024 ishte 3,318,154,485 lekë, fonde që nuk u përkthyen në asnjë investim konkret.

Një nga rastet më domethënëse është ai i Vlorës, qytet që gjatë vitit 2024 u përball edhe me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për disa ditë radhazi. Për këtë qytet ishin parashikuar tre projekte për ndërtimin dhe përmirësimin e ujësjellësit: ndërtimi dhe supervizionimi i ujësjellësit transballkanik, si dhe studim-projektimi për rehabilitimin e ujësjellësit të qytetit të Vlorës. Asnjë prej këtyre projekteve nuk u realizua gjatë vitit 2024.

Pasojat e këtyre mosrealizimeve nuk janë thjesht statistika, por dëshmohen qartazi në mënyrën se si ndikojnë jetën e qytetarëve dita-ditës.

Vonesa e investimeve në sektorë kyç si infrastruktura do të thotë probleme të përditshme me ndërprerje të furnizimit me ujë, mungesë sigurie në rrugë, vonesa në zhvillimin urban dhe kosto të shtuara për vitet pasardhëse. Projekte të domosdoshme që nuk nisin në kohë krijojnë një efekt zinxhir, ku çdo vonesë sot përkthehet në shpenzime më të mëdha dhe probleme më të thella në të ardhmen.

Fondet publike janë të kufizuara dhe nevojat infrastrukturore janë të mëdha. Mosrealizimi i projekteve të buxhetuara dëshmon mënyrën se si planifikohen investimet dhe si mbikëqyret zbatimi i tyre. Miliarda lekë mbeten të pashpenzuara dhe projektet nuk nisin, duke reflektuar se problemi nuk është mungesa e fondeve, por mungesa e zbatimit dhe e përgjegjësisë.

Por mesa duket, për ministritë, vonesat dhe mosnisja e projekteve të parashikuara e të premtuara jo vetëm që nuk përbëjnë problem, por as nuk shqetësohet askush për llogaridhënien./ACQJ.al

Rritet numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie –

By: 27
20 January 2026 at 09:43

Nga e marta, për tri ditë rresht në Spanjë është shpallur ditë zie, në nderim të 40 personave që u vranë pasi dy trena të shpejtë u përplasën gjatë fundjavës.

Përplasja e trenave, që ndodhi të dielën mbrëma, është aksidenti më vdekjeprurës në Spanjë që nga viti 2013, kur 80 persona vdiqën pasi një tren doli nga shinat në qytetin Santiago de Kompostela.

Aksidenti i fundit ndodhi kur një tren që po operohej nga kompania Iryo, që po udhëtonte nga Malaga për në Madrid, doli nga shinat afër Adamuzit në rajonin jugor të Andaluzisë. Treni doli në anën tjetër të shinave dhe u përplas me një tren që po vinte nga drejtimi i kundërt.

“Kjo është një ditë e dhimbjes për gjithë Spanjën, për gjithë kombin”, tha kryeministri Petro Sanchez, gjatë një adresimi për gazetarë kur qëndroi në Adamuz të hënën dhe njoftoi për shpalljen e tri ditëve të zisë.

“Ne do të marrim përgjigje dhe sapo të kuptohet shkaku i tragjedisë dhe ne do të njoftojmë për të me transparencë absolute”.

Dyzet persona janë konfirmuar se kanë vdekur si pasojë e përplasjes, tha kreu i qeverisë rajonale në Andaluzi, Juan Manuel Moreno. Shifrat paraprake të paraqitura nga autoritetet spanjolle thoshin se 39 persona kishin humbur jetën në aksident.

Moreno shtoi se do të duhen 24-48 orë “për të ditur me siguri se sa vdekje u shkaktuan nga ky aksident i tmerrshëm”.

Makineri të rënda u dislokuan në vendngjarje të hënë për të larguar vagonët e dëmtuar të trenave dhe për t’iu mundësuar qasje ekipeve të shpëtimit.

Më shumë se 120 persona janë plagosur si pasojë e aksidentit dhe 41 janë ende në spitalet në qytetin Kordoba, tha Moreno.

Familjarët dhe miqtë e pasagjerëve të zhdukur kanë përdorur rrjetet sociale për të publikuar fotografitë e më të dashurve të tyre në përpjekje për t’i gjetur.

Përplasja e trenave ndodhi në një segment të drejtë të hekurudhës, kur të dy trenat po udhëtonin brenda limitit të shpejtësisë, thanë zyrtarët spanjollë.

Ministri i Transportit, Oscar Puente, tha se treni i parë që devijoi rrugën ishte “praktikisht i ri” dhe segmenti hekurudhor ku ndodhi fatkeqësia ishte renovuar së voni, duke e bërë aksidentin “shumë të çuditshëm”.

Operatori i trenit, Iryo tha se lokomotiva u ndërtua më 2022 dhe inspektimin e fundit e pati vetëm tri ditë para aksidentit. Sipas kompanisë, është e paqartë pse treni doli nga shinat.

Iryo tha se afër 300 persona po udhëtonin me këtë tren kur ndodhi aksidenti.

Renfe, operatori i trenit të dytë që u përfshi në aksident tha se po transportonte 184 pasagjerë.

“Gabimi njerëzor praktikisht është përjashtuar”, tha presidenti i Renfesë, Alvaro Fernandez Heredia, për radion publike spanjolle RNE.

Heredia po ashtu përjashtoi mundësinë që aksidenti të jetë shkaktuar për shkak të shpejtësisë. Sipas tij, të dy trenat po udhëtonin me një shpejtësi që ishte pak mbi 200 kilometra në orë, pra nën 250 kilometra në orë sa ishte limiti për atë segment të hekurudhës.

Spanja ka rrjetin më të madh në Evropë për trenat e shpejtë me mbi 3 mijë kilometra hekurudhë që lidhin qytetet e mëdha përfshirë Madridin, Barcelonën, Seviljan, Valencian dhe Malagën./REL

Goditet grup kriminal i trafikut të drogës italo-shqiptar, arrestime në disa vende të Europës –

By: 27
20 January 2026 at 09:27

Policia e Shtetit e Reggio Emilias po zbaton një urdhër për aplikimin e masës së sigurisë arrest me burg, të lëshuar nga gjyqtari për hetimet paraprake (GIP) pranë Gjykatës së Bolonjës, me kërkesë të Prokurorisë së Republikës së Bolonjës, Drejtoria Rajonale Antimafia, ndaj 9 personave, shumica prej tyre shtetas shqiptarë, të dyshuar për veprën penale të organizimit kriminal për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Operacioni, i koduar “Sturl One”, përfshin arrestime dhe kontrolle të shumta që po zhvillohen paralelisht në disa shtete. Përveç provincave italiane Reggio Emilia, Bergamo, Brescia dhe Savona, veprimet policore janë shtrirë edhe në Shqipëri, Francë dhe Spanjë, duke treguar shtrirjen e gjerë ndërkombëtare të rrjetit kriminal.

Hetimet kanë zbuluar një strukturë të organizuar mirë, me role të përcaktuara qartë, ku shqiptarët kishin një rol qendror në menaxhimin e trafikut të drogës, logjistikën dhe lidhjet ndërkombëtare për furnizimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në tregun evropian.

Suksesi i operacionit është bërë i mundur falë një koordinimi operacional ndërkombëtar, në bashkëpunim të ngushtë mes autoriteteve italiane dhe forcave të policisë së huaja, në veçanti me Departamentin e Policisë Kriminale të Shqipërisë për lokalizimin e të dyshuarve.

Autoritetet theksojnë se hetimet janë ende në vazhdim dhe nuk përjashtohen arrestime të tjera apo zhvillime të reja në ditët në vijim, ndërsa operacioni konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj krimit të organizuar me bazë shqiptare që vepron në nivel ndërkombëtar.

 

Në burg për vrasje, ndërron jetë në QSUT i dënuari i sigurisë së lartë (Emri) –

By: 27
20 January 2026 at 08:43

Sot, rreth orës 04:35, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”  ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Pavllo Mërkuri. Ai ishte i shtruar në Reanimacionin Qendror, në Pavijonin e Kirurgjisë. Sipas informacioneve zyrtare, vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.

Mihal Mërkuri, 46 vjeç, banues në Sarandë, vuante një dënim prej 10 vitesh burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Ai ishte ekstraduar nga Greqia më 20 qershor 2023 dhe më 15 shkurt 2025 ishte transferuar nga IEVP Korçë në IEVP Burrel.

I ndjeri ishte shtruar në QSUT më 18 janar 2026, rreth orës 20:21, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një hemorragjie të brendshme (hemoperitoneum). Për rastin po zbatohen të gjitha procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Organizonin baste sportive të paligjshme, masa sigurie për 6 inspektorë të policisë –

By: 27
20 January 2026 at 08:31

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan–Korçë) ka ekzekutuar masa sigurie ndaj 6 punonjësve të policisë dhe 1 shtetasi, të dyshuar për organizim dhe favorizim të veprimtarisë së paligjshme të basteve sportive, duke shpërdoruar detyrën.

Sipas hetimeve të kryera, 6 punonjësit e policisë dhe I. T., duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara / basteve sportive, duke konsumuar elementët e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Masa “Arrest në shtëpi”:

– Nënkomisar R.T., me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës

– Inspektor E.K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës

– Shtetasi I.T., banues në Tiranë

Masa “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”:

– Komisar D.S., me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll,

– Nënkomisar A.M., me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës,

– Inspektor G.B., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës,

– Inspektor E.D., me detyrë Trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, në njësinë speciale “Renea”.

Në funksion të veprimeve proceduriale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Njoftimi:

Në kuadër të operacionit “Last Bet” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u ekzekutua vendimi penal i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar:

Masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Pr. Penale, ndaj;

▶ Nënkomisar R.T., me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës.

▶ Inspektor E.K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

▶ Shtetasi I.T., banues në Tiranë

Masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 233 dhe 234 i Kodit të Pr. Penale, ndaj;

▶ Komisar D.S., me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll.

▶ Nënkomisar A.M., me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

▶ Inspektor G.B., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

▶ Inspektor E.D., me detyrë Trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, në njësinë speciale “Renea”.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitit 2025, ku nga veprimet e thelluara hetimore, rezultoi se shtetasit e mësipërm duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara / basteve sportive, duke konsumuar elementët e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 197/25 dhe 248 i Kodit Penal.

Në funksion të veprimeve proceduriale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

 

 

Sherr mes dy drejtuesve të mjeteve në aksin Mamurras-Krujë, humb jetën njëri prej tyre –

By: 27
20 January 2026 at 08:21

Një sherr mes drejtuesve të dy mjeteve ka rezultuar me pasoja fatale, pasi njëri prej tyre ka humbur jeten.

Sot, rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Krujë, për motive të dobëta ka ndodhur një konflikt midis dy drejtuesve të mjeteve, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Petrit Ndou.

Sikurse raportohet, autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga policia menjëherë pas ngjarjes.

Për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje janë administruar disa dëshmi dhe deklarata. Sipas burimeve, janë pyetur nëna dhe bashkëshortja e autorit, Dhurata Ndreka dhe Gentjana Vokri. Po ashtu, është pyetur edhe Kleo Ndou, 30 vjeç, banues në Thumanë, si dhe tre shtetas të tjerë që kishin njohje me viktimën.

Prokuroria dhe policia po vijojnë veprimet hetimore për veprën penale të “Vrasjes me dashje” ndaj shtetasit Andi Vokri, ndërsa po vlerësohet në raport me provat e administruara edhe pozita e personave të tjerë të pranishëm në vendngjarje.

Këmbimi valutor 20 Janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja –

By: 27
20 January 2026 at 08:05

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.2 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.4 lekë dhe do shitet me 111.4 lekë.

KEMBIMI

 

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Janar 2026 –

By: 27
20 January 2026 at 07:47

DASHI

Një periudhë rikuperimi gradual. Pas javësh të tëra që ndiheshe nën presion, qielli po të kërkon të rifitosh besimin në vendimet e tua. Puna: Konfirmimi po vjen, por jo menjëherë. Është e rëndësishme të mos nxitohesh ose të reagosh impulsivisht ndaj atyre që të provokojnë.

DEMI

Ju pret një fazë rindërtimi të fortë. Yjet i shpërblejnë ata që këmbëngulin, edhe në heshtje. Puna: Ndryshimet strukturore janë të mundshme, marrëveshjet piqen ngadalë, por sjellin siguri. Dashuria: Ata që janë në një lidhje do të forcojnë themelet e tyre; ata që janë beqarë mund të rizbulojnë një të dashur nga e kaluara.

BINJAKËT

Është një periudhë me aktivitet të madh mendor. Idetë vrapojnë më shpejt se emocionet. Puna: mundësi interesante ju presin, veçanërisht ato që lidhen me komunikimin, mediat sociale dhe lidhjet. Dashuria: kini kujdes të mos thoni shumë ose shumë pak. Fjalët tani kanë një peshë të madhe.

GAFORRJA 

Një qiell thellësisht emocional. Është koha për të shëruar plagët e hapura. Puna: Njohja është në rrugë e sipër, por duhet të ndaloni së nënvlerësuari veten. Dashuria: Ndjeshmëri e madhe. Çiftet rilidhen, beqarët tërheqin lidhje intensive.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, është një kohë për shpengim personal. Yjet ju rikthejnë zërin dhe karizmën. Puna: përgjegjësi të reja, mundësi për të udhëhequr ose për t’u dalluar. Dashuria: pasioni rritet, por kini kujdes me krenarinë tuaj.

VIRGJËRESHA

Një periudhë riorganizimi total, brenda dhe jashtë. Puna: më në fund qartësi në një projekt që ju ka ngatërruar prej kohësh. Dashuria: më pak kontroll, më shumë spontanitet. Kjo është ajo që kërkon partneri juaj.

PESHORJA

Një fazë delikate por e domosdoshme, në të cilën qiejt kërkojnë një zgjedhje të brendshme edhe përpara një zgjedhjeje praktike. Nuk është aq shumë “çfarë të bësh” që krijon pasiguri, por “pse”. Kohët e fundit, je përpjekur të mbash gjithçka në ekuilibër, ndoshta edhe shumë, duke u përmbajtur nga shprehja e mendimeve të tua të vërteta në mënyrë që të shmangësh tensionin. Tani, megjithatë, yjet po të nxisin të vendosësh veten përsëri në qendër. Ekziston një ndjesi e një zgjimi të ngadaltë, por të paepur: diçka nuk mund të shtyhet më, një e vërtetë duhet të përballet.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, një transformim i thellë, i heshtur por i fuqishëm është duke u zhvilluar. Asgjë që po përjetoni nuk është e rastësishme, edhe nëse ndonjëherë mund të duket lodhëse ose destabilizuese. Po e lini lëkurën tuaj, duke lënë pas modelet e vjetra të kontrollit, frikërat e vjetra, lidhjet e vjetra që nuk pasqyrojnë më atë që jeni bërë. Po rritet një forcë e brendshme, por kjo kërkon ndershmëri të plotë me veten. Yjet flasin për zgjedhje përfundimtare, për mbyllje që dhembin, por çlirojnë. Kjo është një kohë kur mund të rilindni, por vetëm nëse pranoni të humbisni diçka gjatë rrugës. Besojini asaj që ndjeni: intuita tani është busulla juaj më e besueshme.

SHIGJETARI

Pas një periudhe lodhjeje mendore ose zhgënjimi, qielli ringjall dëshirën për të ecur përpara, për të parë përtej. Ekziston një dëshirë për liri që nuk është arratisje, por vetëdije: ju nevojiten hapësira të reja, stimuj të ndryshëm, për të rizbuluar besimin në jetë. Yjet favorizojnë ndryshimet graduale dhe perspektivat e reja, por ato kërkojnë edhe sinqeritet. Nuk mund të falsifikoni më entuziazmin aty ku nuk është aty. Kjo është një kohë kur rizbuloni të vërtetën tuaj, edhe nëse kjo do të thotë të thoni jo. E ardhmja thërret, por kërkon një Shigjetar më autentik, më pak shpërqendrues.

BRICJAPI

Është një kohë përgjegjësie të madhe, por edhe rritjeje të thellë. Keni mbajtur mbi supe një barrë të rëndë, ndoshta më shumë seç duhej, dhe tani qielli ju fton të rivlerësoni prioritetet tuaja. Jo gjithçka varet nga ju, dhe jo gjithçka duhet të kontrollohet. Po zhvillohet një proces i ngadaltë por i qëndrueshëm, që kërkon durim dhe qartësi. Disa situata bëhen më të qarta, të tjera kërkojnë një qëndrim të qartë. Kjo është një kohë kur mund të arrini shumë, por vetëm nëse mësoni të respektoni kufijtë tuaj fizikë dhe emocionalë. Forca e vërtetë tani qëndron në të diturit se si të ngadalësoni pa u ndjerë të dobët.

UJORI 

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 20 janar 2026), po fryn një erë e papritur ndryshimi. Yjet flasin për thyerjen e modelit, bërjen e zgjedhjeve jokonvencionale dhe nevojën për autenticitet të plotë. Nuk mund të toleroni më situata që ju mbytin ose ju bëjnë të parashikueshëm. Ekziston një dëshirë për revolucion të brendshëm që mund t’i frikësojë ata përreth jush, por është e nevojshme. Qielli ju kërkon guxim, veçanërisht në besimin në idetë tuaja, edhe nëse ato nuk kuptohen menjëherë. Kjo është një kohë kur mund ta rishpikni veten, por duhet të ndaloni së kërkuari leje. Liria tani nuk është një tekë, është një domosdoshmëri.

PESHQIT

Një kohë me ndjeshmëri dhe intuitë të madhe. Emocionet janë të theksuara, ëndrrat janë më të gjalla, por edhe frikërat janë më delikate. Është një qiell mbrojtës, por që kërkon aftësi dalluese: jo çdo gjë që ndjeni është e vërtetë absolute dhe jo të gjitha premtimet janë reale. Po mësoni të dalloni atë që ushqen shpirtin tuaj nga ajo që e ngatërron atë. Kjo është një kohë ideale për të dëgjuar veten, për të ngadalësuar, për t’u rilidhur me atë që ju bën vërtet të ndiheni mirë. Butësia tani është një forcë, jo një dobësi, por duhet të drejtohet me vetëdije.

Parashikimi i motit për sot, 20 Janar 2026

By: 27
20 January 2026 at 07:29

Sot vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mbrëmjes, fillimisht në jug e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër dhe në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Temperaturat do të shënojnë vlerën maksimale 14 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s. Valëzimi në det i forcës 3-4 ballë.

 

The post Parashikimi i motit për sot, 20 Janar 2026 appeared first on 27.

Aksident i rëndë në Laç! Humb jetën 25-vjeçari, plagosen dy të rinj –

By: 27
20 January 2026 at 07:27

Një aksident i rëndë i regjistruar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Laçit ka përfunduar me një viktimë dhe dy të plagosur.

Rreth orës 22:00, janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues shtetasin A. Z. dhe tjetri me drejtues shtetasin G. Xh. Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, pasagjer në automjetin që drejtohej nga G. Xh.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23 vjeç, si edhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23 vjeç, janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policise

Rreth orës 22:00, në qytetin e Laçit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. Z., me automjetin me drejtues shtetasin G. Xh.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin e shtetasit G. Xh.

Gjithashtu, janë transportuar për ndihmë mjekësore drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23 vjeç, si dhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku –

By: 27
19 January 2026 at 23:21

Vllaznia triumfoi 0-2 ndaj Dinamos, në “Air Albania”. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Balajt. Në pjesën e dytë, Kallaku vendosi një herë e mirë fatet e këtij takimi.

Shkodranët janë në vendin e dytë me 36 pikë të grumbulluara deri tani. Dinamo është në vendin e katërt.

Superiorja luajti sot edhe Vora-Tirana 1-1 dhe Partizani-Teuta 2–1.

gijotina.com/

Yesterday — 19 January 202627.al

Nuk u cënua jeta e pacientëve –

By: 27
19 January 2026 at 22:57

Reagimi:

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” informon se sot në mbrëmje, për shkak të një defekti në linjën e furnizimit me energji elektrike të tensionit të lartë që furnizon Godinën A2 të QSUT, ka pasur një ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.

Falë aktivizimit të menjëhershëm të sistemeve rezervë (UPS, Gjeneratorë), aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht, duke garantuar vijimësinë e trajtimit dhe duke mos u cenuar në asnjë moment jeta e pacientëve.

Menjëherë, ekipet mjekësore, teknike dhe drejtuese janë vënë në gatishmëri të plotë, duke vepruar sipas protokolleve të sigurisë dhe duke ofruar çdo suport të nevojshëm, për garantimin e shërbimit shëndetësor si dhe duke marrë masat e nevojshme.

QSUT siguron qytetarët se situata është menaxhuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe se institucioni mbetet në gatishmëri të plotë, për të përballuar çdo situatë, në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së pacientëve.
QSUT ka ngritur menjehere grupin e punës për verifikimin e situatës.

gijotina.com/

Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari –

By: 27
19 January 2026 at 22:47

37-vjeçari shqiptar Artur Cerrja është dënuar me 14 vite e 2 muaj burg për vrasjen e bashkëkombësit të tij, 38-vjeçarit Dritan Xhepaxhiu (ne foton lart) njohur edhe si Idrizi.

Sipas mediave italiane, gjykata ka shpallur të pafajshëm nipin 24-vjeçar Agron Cerria, i cili akuzohej për fshehje provash, konkretisht për zhdukjen e thikës së përdorur në ngjarje

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 gusht 2024, në Tavullia të Italisë, ku Dritan Xhepaxhiu humbi jetën pasi u qëllua me thikë.

Artur Cerria kishte pranuar autorësinë e vrasjes, ndërsa prokuroria e konsideroi ngjarjen si vrasje me dashje.

Xhepaxhiu u qëllua 4 herë me thikë, njëra prej tyre ishte fatale pasi i preku zemrën.

gijotina.com/

Defekti i madh në kryeqytet. ndërpritet energjia elektrike në Reanimacionin e QSUT –

By: 27
19 January 2026 at 22:29

Në një repart të QSUT, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas burimeve brenda spitalit, Reanimacioni Qendror, Imazheria dhe Spitali Ditor prej disa minutash është pa drita, duke krijuar kaos për pacientët e familjarët. Të njëjtat burime thonë, se ky nuk është rasti i parë, pasi shpesh herë ndodh ndërprerja e energjisë elektrike.

Ndërprerja e energjisë elektrike ‘preku’ edhe ndeshjen Dinamo-Vllaznia. Pjesa e dytë e ndeshjes nisi me 40 minuta vonesë në “Air Albania”.

Një pjesë e Tiranës ka mbetur pa energji elektrike, për shkak të një defekti në linjën e OST.

Sipas një njoftimi nga OSHEE, është shfaqur avari në linjën 110kV të OST që furnizon me energji disa nënstacione, kryesisht zona rreth Ali Demit, Fresku, ish-Uzina Autotraktorëve, Brryli, etj.

OSHEE sqaron se po bashkëvepron me stafet e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, për zgjidhje të problemit.

Ndërkaq, furnizime po kryhen nga linja të dyta institucionet e rëndësishme dhe zona të caktuara, përmes skemës unazë.

“Është shfaqur avari në linjën 110kV të OST që furnizon me energji disa nënstacione, kryesisht zona rreth Ali Demit, Fresku, ish-Uzina Autotraktorëve, Brryli, etj.  Po bashkëveprojmë me stafet e OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit), për zgjidhje të problemit.  Ndërkohë OSSH është duke furnizuar nga linja të dyta institucionet e rëndësishme dhe zona të caktuara, përmes skemës unazë.”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

gijotina.com/

Vendi u përmbyt, Rama iku tri ditë për të marrë një medalje –

By: 27
19 January 2026 at 22:09

Ish-ministri i Financave Arben Malaj komentoi ftesën e Donald Trump për kryeministrin Edi Rama për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për administrimin e Gazës, duke theksuar se kjo nuk është një nismë personale, por një ftesë shtetërore për mbi 100 vende.

Malaj tha se Rama po përpiqet të krijojë mite për të larguar vëmendjen nga problemet reale brenda vendit, si përmbytjet, apo zvarritja e reformave.

“Ne ishim në një situatë të vështirë të emergjencës natyrore dhe nuk ka ndodhur në përvojën time po dhe studime që bëjnë në vende të tjera të botës. Fatkeqësitë natyrore janë testi i lidershipit. Kancelari Shrëder ishte në pikën më të dobët për të marrë mandat të dytë dhe vetëm përmbytjet e mëdha në jug të Gjermanisë, ku ai veshi çizmet dhe vajti fshat më fshat dhe bisedoi drejtpërdrejtë me qytetarët i dha pikët që fitoi mandatin e dytë. Tani në këtë fatkeqësi natyrore, pavarësisht nga përmasat e saj, përderisa kishte përmbytje aq të mëdha, përderisa kishte humbje aq të mëdha, nuk do të ishte natyrshme për asnjë kryeministër të një vendi që të shkonte tri ditë e të qëndronte për të marrë një medalje. Pikëpyetja ishte kjo medalje pasi u firmos kontrata e Smart City për të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian dhe NATO ka rezerva të mëdha në fushën e sigurisë dhe përse duhet kryeministri të rrinte dhe tre ditë atje për të bërë batutat me gazetarët?” tha Malaj.

Sipas Malajt vendi ynë nuk e meriton këtë model qeverisje dhe këtë fushatë mitizimi.

“Ky vend nuk e meriton këtë model qeverisje, këtë papërgjegjshmëri dhe këtë fushatë mitizimi që në fakt e çmitizon brenda vendit të tij Edi Ramën. Kush nuk do t’ia thotë në sy, jam i bindur që do të jetë të parët që do t’i ngrihen kundërt sapo të ndjejë që pushteti i atij do të reduktohet”, tha Malaj

Sipas tij, kreu i qeverisë përpiqet më shumë për profilin ndërkombëtar sesa për Shqipërinë. Ai sjell në vëmendje dështimet e mëdha të vendit tonë dhe thekson se ata që i shërbejnë me servizlizëm Ramës, po e dëmtojnë atë.

“Ata që i shërbejnë me me servilizëm në këtë rast kryeministrit janë duke dëmtuar atë, jo duke e mitizuar. E para thuhet që çdo vend mund të përcaktojë përfaqësues. E dyta kërkohet ratifikim. Pra nuk mund të fshehë më faktin që Rama bën shumë për profilin e tij ndërkombëtar, por kjo nuk është përcaktojnë në këtë rast. Ashtu siç nuk përcaktojnë në dështimet e mëdha që Shqipëria ka me Bashkimin Europian për korrupsionin në fondet e tyre. Ishin fillimisht vetëm bujqësinë. Tani na doli dhe investimi për e- government”, tha Malaj.

Ish-ministri ka akuzuar gjithashtu kryeministrin se po kërcënon opozitën dhe po ushqen një klimë politike të tensionuar, ku mbizotëron koncepti i “armikut politik” dhe jo i kundërshtarit.

“Për ne fatkeqësisht në politikë vepron koncepti i armikut politik, jo i kundërshtarit, jo i konkurrentit, por gjithmonë ne duam ta shikojmë opozitën e vendit tonë sa më të dobët, siç synonte atëhere Berisha dhe tani fatkeqësisht kjo është kthyer dhe në një kulturë të kopjuar edhe nga mazhoranca”, theksoi Malaj

Ai i quajti kërcënim deklaratat e mazhorancës ndaj opozitës për reformën zgjedhore, ndërsa apeloi për bashkëpunim dhe dialog politik.

“Nuk mund të kërcënohet opozita për dy reforma zgjedhore që po s’ erdhe brenda shtatë ditësh ne s’kemi asnjë orë për të humbur me ju. Jo, ne do të humbasim qindra orë me njëri-tjetrin që të garantojmë që politika shqiptare të ç’tensionohen, që të garantojmë që reformat që zvarriten të bëhen me çdo kosto, që të garantojmë se do t’i rikthejmë fondet e humbura Shqipërisë vetëm në sektorin e bujqësisë 155 milionë euro dhe nuk e dimë sa janë ato për e-goverment dhe të krijojmë kulturën e ndarjes kombëtare dhe të pushteteve. Çdo fitore tjetër personale që po mitizohet sikur na i ka dërguar Zoti nga lart, e dëmton Edi Ramën. Në qoftë se Edi Rama nuk e kupton këtë gjë, por i pëlqen kjo edhe sipas fjalë e tij, atëherë ky është një risk për zhvillimet politike të vendit tonë”. A2CNN

Ekzekutim brenda burgut në Greqi, kush ishte Jani Aliaj dhe historia e konfliktet që e ndoqën –

By: 27
19 January 2026 at 21:47

Jani Aliaj është ekzekutuar këtë të hënë në qelinë e tij në burgun grek të Koridhalos.

Autori i vrasjes është një 28-vjeçar grek, i akuzuar për vrasjen e një tjetër shqiptari, Artur Bashimi.

Aliaj ishte një personazh i njohur në botën e krimit, i dënuar përjetë në Greqi për vrasjen e një shqiptari, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje, ngjarje të ndodhura në Athinë në vitin 2006.

Po ashtu i dënuar përjetë në mungesë edhe në Shqipëri për vrasjen e Elton Çiços në 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Por si kishte lindur konflikti mes Çiços dhe Aliajt?

Vrasja e Nelgert Patës në qytetin e Fierit është episodi i fundit i përplasjeve të grupeve rivale të Tepelenës, drejtuar nga Jani Aliaj dhe Elton Çiço.

Një histori 16-vjeçare që nis me vrasjen me thikë të shokut të Çiços nga Aliaj në vitin 2000 në fshatin Zhabakik të Greqisë. Disa vite më vonë, dy personazhet në fjalë përballen në qelitë e një burgu grek. Aty Çiço plagos Alinë gjatë kohës së ajrimit, si hakmarrje për vrasjen e shokut të tij.

Pasi të dy dalin nga burgu, konfliktet tashmë transferohen në Shqipëri, ku bandat do të luftojnë edhe për zonat e influencës sa i takon kultivimit të drogës në Tepelenë.

Më 30 mars 2015, Elton Çiços i grabisin familjen dhe i dhunojnë prindërit, ngjarje për të cilën ai vendos të marrë hak. Dy muaj pas kësaj ngjarjeje, në Durrës vritet Robert Rama, mik i Alisë, rivalit të Çiços. Elton Çiço ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e Ramës, por megjithëse policia ra në gjurmë të motorit të tij, me të cilin u largua nga vendi i krimit, ai asnjëherë nuk u ndalua zyrtarisht për këtë ngjarje.

Hakmarrja për grabitjen dhe dhunimin e prindërve të Çiços vijon me vëllezërit Ervis dhe Elton Imeri, të cilëve iu vendos eksploziv në automjete.

I pari, Ervisi, i dyshuar si autor i ngjarjes ndaj prindërve të Çiços, i shpëtoi atentatit, por i vëllai mbeti i gjymtuar rëndë pas shpërthimit në 9 dhjetor të 2015-ës në Kombinat.

Por Çiço nuk ndalet me kaq. Ai i organizon edhe 2 atentate Jani Alisë, një në Tiranë dhe një në Gjirokastër duke mos arritur ta ekzekutojë, por vetëm plagosë lehtë, derisa më 1 maj të 2016 Çiço ekzekutohet në një lokal në zonën e ish-Bllokut nga Jani Aliaj, i ndihmuar nga Renato Milloshi dhe Nelgert Pata, i cili ndihmoi në atentat, nga brenda burgut ku vuante muajt e fundit të dënimit për shfrytëzim prostitucioni.

Episodi i fundit që besohet se ka lidhje me përplasjet e bandave të Tepelenës ishte plagosja në tetor 2016 e Andi Mustafarait pranë ish-Ekspozitës në kryeqytet, i cili njihej si mik i Çiços.

Në skedarët e policisë, të gjithë pjesëtarët e grupeve rivale të Tepelenës, cilësohen si tepër të rrezikshëm.

gijotina.com/

❌
❌