Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 January 202627.al

Juventusi i shuan Napolit ëndrrat për titullin, fitore domethënëse e Spalletti-t –

By: 27
25 January 2026 at 20:14

Juventusi ka siguruar një fitore shumë të rëndë në garën për një vend në zonën Champions, pasi ka mundur me shifrat 3-0 një pretendent si Napoli.

Skuadra e Spaletit ka bërë gjithçka mirë në takimin e sotëm duke kontrolluar napolitanët dhe duke i dominuar në pjesën e parë, në të cilën shënoi vetëm një herë me anë të Dejvid. Në të dytën, kur Napoli doli në sulm në kërkim të barazimit, Juventusi goditi me zbritjet e shpejta, duke gjetur gola edhe me Jilldiz e Kostiç për të hipotekuar një fitore të rëndë që e sheh tashmë vetëm 1 pikë ndaj napolitanëve.

Për skuadrën e Kontes, kjo humbje e lë 9 pikë pas Interit që kryeson renditjen dhe praktikisht shuan çdo ëndërr për të mbrojtur titullin kampion.

JUVENTUS 3-0 NAPOLI

22′ Dejvid, 77′ Jilldiz, 86′ Kostiç

Goli i Dejvid: (VIDEO)

Goli i Jilldiz (VIDEO)

Goli i Kostiç: (VIDEO)

Renditja:

gijotina.com/

Era e fortë rrëzon disa pisha rrugës për në Zvërnec, bllokohet kalimi për automjetet –

By: 27
25 January 2026 at 19:54

Era e fortë ka përfshirë qytetin e Vlorës, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor. Si pasojë e reshjeve dhe erës, disa pisha janë rrëzuar në rrugën për në Zvërnec, duke bllokuar trafikun për automjetet.

Shërbimet e Zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zhvendosur pemët dhe për të rifilluar normalisht qarkullimin e automjeteve.

Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët në zonat e prekura.

gijotina.com/

Manchester United mposht Arsenalin 3–2 –

By: 27
25 January 2026 at 19:44

Kjo e diel solli një nga përballjet më të forta të javës në Premier League, teksa Arsenali priti Manchester United në kuadër të javës së 23-të të kampionatit.

Pas fitoreve të Manchester City dhe Aston Villa, “Topçinjtë” kishin nevojë për fitore për të ruajtur avantazhin në garën për titull.

Arsenali e nisi ndeshjen më mirë dhe kaloi në avantazh në minutën e 28-të, kur Lisandro Martínez devijoi topin në portën e tij pas presionit të vendasve.

Reagimi i “Djajve të Kuq” ishte i shpejtë. Pas një gabimi të Martin Zubimendit, Bryan Mbeumo u tregua i ftohtë përpara portës dhe barazoi shifrat në minutën e 36-të.

Pjesa e dytë i gjeti miqtë më kërkues dhe në minutën e 50-të Manchester United përmbysi rezultatin falë një goli spektakolar të Patrick Dorgut.

Arsenali u rikthye në lojë në minutat e fundit, kur Mikel Merino shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi në minutën e 83-të.

Por ndeshja ishte ende larg përfundimit. Vetëm tre minuta më vonë, Matheus Cunha shtangu “Emirates”-in me një gol të bukur, duke vulosur fitoren 3–2 për Manchester United.

Pavarësisht përpjekjeve të fundit, Bukayo Saka dhe shokët e tij nuk arritën të barazonin, duke pësuar humbjen e parë në shtëpi këtë sezon.

Me këtë ndalesë, Arsenali shkon në tre ndeshje radhazi pa fitore në Premier League, ndërsa Manchester City dhe Aston Villa afrohen në vetëm katër pikë. Gara për titull pritet të jetë tejet e fortë.

gijotina.com/

Zjarr në zonën e Lagunës në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve –

By: 27
25 January 2026 at 19:20

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në Orikum në zonën e kënetës.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në Orikum në zonën e kënetës.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Vlorës kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Në vendngjarje po vijon puna intensive për vënien nën kontroll të situatës.

gijotina.com/

Elbasani i madh ndaj Dinamos, e nderon Diallo, hapet gara për kreun –

By: 27
25 January 2026 at 19:02

Elbasani kalon pengesën e Dinamos duke e mposhtur 2-0. Vendimtarë në këtë takim rezultuan golat e Diallo, të realizuar në minutën e 5-të dhe 25-të.

Dinamovitët u përpoqën që të reagonin, por e patën gati të pamundur. Ndiqni videon ne linkun me poshte:

Skuadra nga Elbasani e sheh veten në vendin e 3-të me 38 pikë. Në vendin e katërt është Dinamo me 33 pikë.

Elbasani po i bën presion dyshes së kreut. Aktualisht Vllaznia dhe Egnatia numërojnë vetëm 1 pikë më tepër se verdheblutë. Dinamo që mbyll zonën “Final Four” ndodhet 6 pikë larg.

Teuta, Partizani, Vora, Bylis, Flamurtari dhe Tirana shfaqen në vallen e mbijetesës, për shkak të rezultateve të fundit dhe diferencës me pjesën sipër. Teuta qëndron si vend i pestë me 1 pikë më tepër se Partizani.

Vora ndërkohë numëron 5 pikë më shumë se Bylisi, që ndodhet në “play out”. Tirana e vendit të fundit, e gjen veten tashmë 2 pikë larg atij pozicioni. Flamurtari si i parafundit iu kthye zhgënjimeve.

RENDITJA E SUPERIORES PAS 21 JAVËVE

gijotina.com/

Aksident fatal në aksin Fier–Libofshë, humb jetën një 35-vjeçar –

By: 27
25 January 2026 at 17:58

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor “Fier–Libofshë”, ku një motomjet ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i tij, 35-vjeçari Xhuljano Krasniqi, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.

gijotina.com/

Kategoria e Parë/ Skënderbeu rikthehet tek fitorja, java buzëqesh edhe për Laçin, Pogradecin, Korabin dhe Luftëtarin –

By: 27
25 January 2026 at 16:30

Java e 19-të e Kategorisë së Parë dhuroi emocione, gola dhe rivalitet të fortë në të gjitha ndeshjet.

Skuadrat kryesuese treguan forcë dhe vazhdimësi, duke arritur fitore të rëndësishme në transfertë.

Skënderbeu u rikthye te suksesi pas barazimit të javës së kaluar, duke mposhtur Besën e Kavajës 3-2 në stadiumin “Luz i Vogël”, në një përballje të luftuar deri në fund.

Laçi vijon serinë pozitive dhe regjistroi fitoren e pestë radhazi, duke triumfuar 2-1 ndaj Burrelit në “Liri Ballabani”, një sukses që e mban skuadrën në garë të fortë për objektivat sezonale.

Në takimet e tjera të javës, Korabi mposhti Ilirinë 2-1, ndërsa AF Luftëtari fitoi me përmbysje 3-1 ndaj Kukësit.

Java e 19-të u mbyll me ndeshjen Apolonia – Lushnja, e cila u mbyll në barazim pa gola 0-0 në stadiumin “Loni Papuçiu”, me të dyja skuadrat që ndanë nga një pikë në një përballje të luftuar.

Fitore të rëndësishme arriti edhe Pogradeci, i cili triumfoi 4-2 ndaj Kastriotit në transfertë.

gijotina.com/

 

Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë –

By: 27
25 January 2026 at 16:26

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot pasdite në fshatin Bogë të Rugovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për mediat në Kosovë, se aksidenti ndodhi pasi një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike duke shkaktuar lëndimin e katër personave.

“Policia është në vendin e ngjarjes”, theksoi Rugova dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqet e ngjarjes.

gijotina.com/

Tirana mposht Flamurtarin, Teuta dhe Vora ndahen në paqe –

By: 27
25 January 2026 at 16:12

Superliga shqiptare e futbollit vijon sot me raundin e 21-të. Duke nisur nga ora 13:30 te tri pikët doli KF Tirana, ndërsa Teuta dhe Vora barazuan 1-1. Bardheblutë e Nuhiut mposhtën 1-0 Flamurtarin në sfidën e mbijetesës dhe ndezin shpresat për shpëtimin e sezonit, ndërsa Teuta barazoi 1-1 në Vorë në një sfidë që u mbyll pas 106 minutash lojë dhe protestave. Ky raund mbyllet sot me ndeshjen AF Elbasani – Dinamo që nis në orën 16:30 në “Elbasan Arena”.

Në “Selman Stërmasi” KF Tirana mposhti 1-0 Flamurtarin me golin e Myslovic në minutën e 77-të. Afrimi i kësaj merkatoje ka rezultuar i goditur për bardheblutë që marrin tri pikë shumë jetike në garën për mbijetesën, por sërish mbeten në vendin e fundit, tanimë vetëm një pikë pas Flamurtarit dhe dy pas Bylisit. Ndeshja në “Selman Stërmasi” nisi me një minutë heshtje dhe homazhe në nderim të Irinës, vajzës 10-vjeçare të futbollistit të Tiranës, Freddy Alvarez, e cila u nda tragjikisht nga jeta dje pas një incidenti në banesë. Myslovic ia dedikoi asaj golin e fitores së Tiranës. Shiko videon ne linkun me poshte:

https://rumble.com/v74tvps-tirana.html

Në stadiumin e Vorës, Teuta barazoi 1-1 kundër vendasve. Kasalla kaloi fillimisht Vorën në epërsi pas 26 minutave lojë, ndërsa fundi ishte dramatik. Një penallti e dhënë në favor të Teutës në minutën e 90-të nga arbitri Olsid Ferataj solli protestën e futbollistëve të Vorës dhe më pas braktisjen e ndeshjes për disa minuta nga ana e tyre. Pas rikthimit në fushë ishte Xhoele Macolli që vendosi barazimin 1-1 në këtë duel i cili zgjati 106 minuta.

Superliga, raundi 21:

E shtunë, 24 janar 2026

13:30 Bylis 2-2 Egnatia

16:30 Vllaznia 1-0 Partizani

E diel, 25 janar 2026

13:30 Tirana 1-0 Flamurtari

13:30 Teuta 1-1 Vora (u luajt në Vorë)

16:30 AF Elbasani – Dinamo

Renditja:

gijotina.com/

‘U vra në pabesi, shpëtoi të tjerët’! Rrëfimi tronditës i bashkëshortes së Petrit Ndout, që e vranë me çekiç –

By: 27
25 January 2026 at 15:48

Petrit Ndou po kthehej nga një festë familjare në Bushnesh të Krujës, rreth orës 00:00 të 20 janarit. Gjatë kthimit, pranë vendngjarjes ku u gjet i vrarë me çekiç pas koke, 57-vjeçari ishte me makinën e tij dhe pasagjere bashkëshorten, Gjystina Ndou. Ajo rrëfen si dëshmitare okulare të gjithë dramën e vrasjes së bashkëshortit. Sipas saj, përveçse u vra në pabesi, pa bërë asgjë, Petriti mundi të shpëtojë persona të tjerë më të cilët agresori Andi Vokrri po konfliktohej.

Gjystina Ndou e nis rrëfimin që në momentin që me bashkëshortin panë 3 makina të ndaluara, mes të cilave ajo e agresorit Andi Vokrri dhe 2 të tjera të njerëzve që i njihnin.

“Agresori Vokrri po na bërtiste dhe po i godiste automjetet, me arsyetimin se nuk po i hapnim rrugën për të lëvizur mbrapsht. Në ato momente, Petriti i identifikoi automjetet, pasi personat ishin të njohur dhe kishin qenë së bashku më herët gjatë mbrëmjes, dhe zbriti menjëherë nga automjeti për t’i ndihmuar dhe për t’i orientuar që të hapnin rrugën. Sapo zbriti, Petriti pa agresorin duke goditur pasagjeren e njërës makinë, ku ndodheshin Nikoll Aliaj dhe Lula Aliaj. Në atë moment, Petriti iu drejtua agresorit duke i thënë se personat ishin të moshuar dhe duke e pyetur se çfarë po bënte, ndërkohë që i mbylli derën e pasagjeres për ta penguar që ta godiste më tej. Në këtë çast, agresori iu kthye Petritit me ofendime, pasi kishte për qëllim të vazhdonte dhunën ndaj tyre.”, thotë Ndou.

Sipas Gjystinës, bashkëshorti i saj Petrit Ndou mundi të shpëtojë personat e tjerë në makinë duke i orientuar kutë shkonin. Sipas saj, nëse nuk do të ishte për Petritin, jeta e tyre do të ishte në rrezik. Ajo rrëfen edhe konfliktin paraprak dhe shtyrjet që i bëri Vokrri.

“Petriti orientoi Nikoll Aliajn dhe automjetin pas tij, të drejtuar nga Mhill Cypi, që të zmbrapseshin dhe të futeshin në një kthesë për të vazhduar rrugën dhe për t’u larguar nga vendngjarja dhe nga dhuna e ushtruar ndaj tyre. Ata vepruan sipas orientimit dhe u vendosën në një vend të sigurt, ku qëndruan deri në përfundim të ngjarjes, brenda automjeteve të tyre. Pas këtij momenti, dy persona të tjerë dolën nga automjeti i Andi Vokrrit për t’u konfliktuar me Petritin. Në atë moment u afrova edhe unë, me qëllim që t’i ndaloja dhe t’u kërkoja të ndalonin sherrin. Andi Vokrri vazhdoi konfliktin duke u kthyer përsëri te automjeti i Petritit, ku i mori çelësin e mjetit, goditi automjetin dhe më shtyu mua.”, vijon më tej Gjystina Ndou.

Në një moment bashkëshortja e viktimës rrëfen se mundën të largoheshin dhe fshiheshin për pak kohë, por Petrit doli me idenë se ata ishin larguar.

“Në ato momente, me forcë dhe me lutje, i kërkova Petritit të largoheshim dhe të fshiheshim diku aty pranë, pasi përballë nesh ndodheshin tre persona agresorë dhe ekzistonte frika se ata mund të largoheshin për të marrë armë apo mjete të tjera për të na goditur. U larguam nga vendi dhe u fshehëm për pak kohë, ndërkohë që njoftuam vëllezërit e mi dhe policinë për të na ardhur në ndihmë, pasi ata ndodheshin afër, në një banesë pranë rrugës. Qëndruam të fshehur për disa minuta. Më pas, Petriti u nis për të parë automjetin e tij, me idenë se agresorët ishin larguar nga vendngjarja, duke më thënë të qëndroja aty. Pas pak, dola edhe unë për të parë se ku ndodhej Petriti. Në ato momente kishin mbërritur edhe vëllezërit e mi.”, dëshmon Ndou.

Gjystina Ndou rrëfen se nuk e pa momentin që bashkëshorti i saj u godit, por e gjeti bashkë me vëllezërit që sapo kishin mbërritur, pa shenja jete.

“Pasi autorët e kishin goditur Petritin, njëri prej tyre mu drejtua mua, duke ardhur me një elektrik në dorë dhe duke më kërkuar, me shumë mundësi me qëllim eliminimi, por në ato momente mbërritën vëllezërit e mi. E pashë agresorin dhe e pyeta se ku ndodhej Petriti dhe ai mu përgjigj se ndodhej i shtrirë në tokë, disa metra më tutje. Në atë moment u afruan vëllezërit e mi dhe agresori u largua. Ne e gjetëm Petrit Ndoun të shtrirë në tokë, të goditur dhe pa ndjenja, pasi kishte humbur jetën në vend. Ai ishte goditur në pabesi, nga pas, në kokë, me një çekan që ndodhej pranë tij. Pas këtij momenti mbërriti edhe policia dhe Andi Vokrri u arrestua në flagrancë.”, përfundon bashkëshortja e viktimës Petrit Ndou.

Për vrasjen e Petrit Ndout, i cili u qëllua 1 herë me çekiç pas koke, u arrestua si autor i dyshuar Andi Vokrri, i cili rezultoi të ishte në gjendje të dehur, ndërsa më të ishin edhe 2 të tjerë. Lorenc Goga, 26 vjeç, dhe Fation Kulla, 23 vjeç, u arrestuan disa orë më vonë në akuzë për moskallëzim krimi.

Hyn “Live” nga qelia e burgut! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta –

By: 27
25 January 2026 at 14:56

Rasti i Eugert Merizajt ka shkaktuar zemërim në Britani, pasi u zbulua se ai fitoi rreth 20 mijë paund nga një transmetim i drejtpërdrejtë në TikTok, i regjistruar nga brenda qelisë së tij në një burg të Manchesterit.

Sipas raportimeve, Merizaj e ka realizuar fitimin në vetëm shtatë minuta, duke përdorur një telefon të futur në mënyrë të paligjshme në burg. Ai mori pjesë në një ndeshje Tiktoku, një format ku dy përdorues transmetojnë njëkohësisht dhe përpiqen të bindin ndjekësit të dërgojnë dhurata virtuale.

Përdoruesit e platformës paguajnë për këto dhurata, të cilat shndërrohen në pikë. Fitues shpallet ai që grumbullon më shumë pikë, të cilat më pas kthehen në para.

Gjatë transmetimit, Merizaj dëgjohet duke u bërë thirrje ndjekësve të dërgojnë më shumë dhurata dhe të shpërndajnë videon për të rritur numrin e shikuesve, ndërsa lexon me zë emrat e personave që kontribuojnë.

Ai përdorte disa llogari në TikTok, ndërsa ajo kryesore kishte mbi 45 mijë ndjekës. Kjo i lejoi të grumbullonte 5,429,625 pikë, me vlerë rreth 20 mijë paund. Të ardhurat besohet se janë depozituar në llogarinë e një miku të tij jashtë burgut.

Në transmetime të tjera live, Merizaj shihet duke pirë cigare dhe duke u shfaqur me veshje firmato, ndërsa në një komunikim me ndjekësit thotë me krenari se autoritetet nuk mund ta deportojnë në Shqipëri pa firmën e tij.

Merizaj është dënuar në vitin 2022 me 32 vite burg për vrasjen e Hemawand Ali Hussein, i cili u qëllua për vdekje nga afër brenda një banese në Hartlepool në vitin 2019.

Sipas rregullave të shpallura vitin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasit e huaj të dënuar për vepra penale pritet të deportohen pas një pjese të dënimit. Megjithatë, në nëntor të vitit të kaluar,  gjykata e Fierit njohu vendimin e gjykatës britanike dhe pranoi që Merizaj të vuajë dënimin në Shqipëri. Ai do të transferohet në burgun e Peqinit, pasi t’i zbritet koha e vuajtur në Mbretërinë e Bashkuar.

Politikani opozitar, Nick Timothy, reagoi ndaj rastit duke thënë se sistemi i drejtësisë duhet të mbrojë publikun dhe të ndëshkojë kriminelët, duke shtuar se raste të tilla nuk duhet të tolerohen.

Pas sinjalizimit, TikTok bëri të ditur se ka bllokuar të gjitha llogaritë e përdorura nga Merizaj dhe ka ndërprerë mundësinë e tërheqjes së fondeve.

Nga ana e saj, një përfaqësues i Ministrisë britanike të Drejtësisë i tha gazetës The Sun se sjellja është plotësisht e papranueshme, se përmbajtjet janë hequr menjëherë dhe se ka nisur një hetim urgjent, duke paralajmëruar masa shtesë për të frenuar futjen e sendeve të paligjshme në burgje.

gijotina.com/

rruga Librazhd-Prrenjas mbulohet nga balta dhe inertet, shkak zvarritja e punimeve –

By: 27
25 January 2026 at 14:40

Rruga nacionale Librazhd-Prrenjas është mbuluar nga balta dhe inertet pas reshjeve të fundit që kanë prekur zonën.

Drejtuesit e automjeteve janë përballur me një situatë të vështirë në qarkullimin përgjatë këtij aksi, ndërsa lëvizja bëhet e rrezikshme.

Po ashtu, rruga Librazhd-Prrenjas është përfshirë edhe nga trafiku, i cii ka qenë një problem konstant për të gjatë muajve të fundit.

Ndërkohë, firma e cila po kryen punimet për autostradën e korridorit VIII raportohet se ka zvarritur punimet, ndërsa kantieret e saj mbeten të hapura prej muajsh tashmë.

Sakaq, rruga është ndarë në disa lote, me tenderat që janë firmosur nga zv/kryeministrja e akuzuar nga SPAK dhe për të cilën kërkohet edhe arresti, Belinda Balluku.

gijotina.com/

35 mijë dollarë për të kaluar ilegalisht drejt SHBA-ve me dokumente false, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 6 persona –

By: 27
25 January 2026 at 14:36

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit H.M., L.M. C.N., A.P., A.M. dhe E.N. për veprat penale ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave’, ‘Falsifikim i dokumentit’ si dhe ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’ parashikuar nga nenet 186/2, 189/2, dhe 293/a/2 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.2812, 2025, të nisura mbi bazën e materialeve të referuara nga Departamenti i Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Diplomatik/ Zyra për Hetimet kriminale jashtë SHBA-së, rezultoi se shtetasi A.H., së bashku me disa shtetas te tjerë shqiptarë janë kontrabanduar në rajonin e Karaibeve, me qëllim më pas për të kaluar ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave, personi i dyshuar që ka organizuar këtë aktivitet është shtetasi shqiptar H.M. alias A. M., i hetuar më parë me të njëjtin aktivitet të kontrabandës njerëzore. Të dhënat tregojnë se ky shtetas u ka kërkuar të paktën tre shqiptarëve që për t’i dërguar në Amerikë dhe Kanada të paguajnë çmimin prej 35.000 dollarësh. Internerari që ndjek ky shtetas për të kontrabanduar njerëz fillon nga Shqipëria ku rektrutohen dhe më pas nga vendet e Europës drejt Republikës Domenikane, e prej andej me dokumenta false drejt Kanadasë ose nëpërmjet Porto Rikos duke përdorur dokumenta udhëtimi false për në Florida ose në shtete të tjera të ShBA-së.

Nga hetimet, rezultoi e provuar se shtetasi H.M. ka pajisur me dokumenta të falsifikuara disa shtetas shqiptarë për t’u larguar në mënyrë të paligjshme drejt SHBA-së dhe ka konsumuar elementet e veprës penale të “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falifikim i dokumentit” si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga neni 186, 189 dhe 298 të K.Penal, e provuar në disa raste. Po ashtu nga interceptimet telefonike është provuar se shtetasi H. M., gjatë kohës që është duke u hetuar me masë sigurie “Arrest në burg” nga ambjentet e paraburgimit të Fushw-Krujës ka përdorur dy numra të ndryshëm për të komunikuar me familjarët e tij, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” më shumë se një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i K.Penal.

Nga veprimet e kryera janë mbledhur prova se edhe shtetasja L.M., është e përfshirë në aktivitetin e bashkëshortit të saj me veprime konkrete si në shoqërimin në udhëtimin e tyre për në Republikën Domenikane si dhe duke përfshirë në bashkëpunim edhe vëllain e saj A.P., në marrjen e porosive nëpërmjet linjave të udhëtimit Tropojë -Tiranë. Ajo ka konsumuar veprën penale të “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falifikim i dokumentit” si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga neni 186, 189 dhe 298 të K.Penal.

Nga kqyrja e të dhënave telefonike, është provuar se shtetasi E.N. i punësuar pranë agjencisë turistike, ka ndihmuar duke i vënë në disposicion foto të dokumentave të dy shtetasve të huaj, me qëllim që shtetasi H.M., ky i fundit të mundësojë kalimin e shtetasve të ndryshëm duke përdorur dokumenta model. Mënyrë kjo, e përdorur në disa raste nga shtetasi H. M., janë konsumuar elementët e veprës penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga neni 298 të K. Penal.

Po kështu shtetasi A.P., në bashkëpunim me të afërmit e tij me veprime konkrete ka marrë dokumenta të falsifikuara që do të mundësonin kalimin në mënyrë të kundërligjshme të një shtetasi duke konsumuar elementët e veprave penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falifikim i dokumentit” si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga neni 186, 189 dhe 298 të K. Penal.

Ndërsa shtetasi C.N., duke qenë shofer automjeti ka mundësuar transportin e dokumentave të falsifikuara duke konsumuar elementët e veprës penale të “Falsifikim i leternjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falifikim i dokumentit” parashikuar nga neni 186 dhe 189 të K. Penal kryer në bashkëpunim.

Shtetasi A.M., duke i vënë në dispozicion të hetuarit H. M., të dhënat e pasaportës/pasaportën e tij Britanike si model për të prodhuar dokumenta të tjera të falsifikuara, për të bërë të mundur një mënyrë më të sigurtë kalimi për shtetas të tjerë për të ikur në Kanada dhe me këto veprime ka konsumuar elementët e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga neni 298 të K. Penal.

Sa më sipër, në mbështetje të nenit 331 të Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi dërgimin në gjyq e të pandehurve:

H.M., akuzuar sipas neneve 186/2, 189/2, 298/3 dhe 324/a/2 të K.Penal;
L.M.., akuzuar sipas neneve 186/2, 189/2, 298/3 të K.Penal;
A.P., akuzuar sipas neneve 186/2, 189/2, 298/3 të K.Penal;
C.N., akuzuar sipas neneve 186/2, 189/2 të K.Penal;
A.M., akuzuar sipas nenit 298/3 të K.Penal; dhe
E.N., akuzuar sipas nenit 298/3 të K.Penal.

gijotina.com/

Protesta, dëshmia e 14-vjeçarit pas daljes nga komisariati: Isha në xhami… –

By: 27
25 January 2026 at 14:28

Djali 14 vjeçar i cili u shoqërua nga policia pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike ku u lënduan 11 efektivë policie ka dalë nga ambientet e Komisariatit nr 1 duke shpjeguar se si u kap nga forcat e rendit.

“Isha në xhami. Isha duke larë fytyrën prej gazit. Ika unë dhe isha tu pa policët. Më erdhën 5 civila. Më kanë kthyer duart, me futen prangat, me ulën poshtë xhamisë, më gjuajtën dhe më sollën këtu. Ndenja këtu 2-3 orë . I kam dhënë mbiemër dhe bënin ca letra. Nuk e di se çfarë po bënin! Më erdhën disa deputetë si quhen ata, dhe ata më nxorrën.”

Minoreni ishte në mesin e 23 militantëve të Partisë Demokratike, të cilët, u shoqëruan në Komisariatin numër 1 pasi sipas policisë, u konstatuan se kanë gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit.

gijotina.com/

Hetimi/ Arratisja e Altin Ndocit, zbulohen shkeljet e rënda gjatë shoqërimit –

By: 27
25 January 2026 at 14:18

Altin Ndoci vazhdon prej 13 janarit të jetë një i shumëkërkuar, i cili la pas këtu në burgun e Durrësit një valë pikëpyetjesh. Bashkë me hetimin penal që të prokurorisë, një tjetër hetim administrativ nxjerr në dritë se çfarë rregullash u shkelën.

Gjatë eskortimit në spital të Altin Ndocit, stafi plotësoi fiktivisht formularin e treguesve për arratisjen. Në kohën kur komisioni kishte evidentuar shtatë tregues të riskut të lartë të Ndocit, për të u përshkrua risk standard. Edhe shoqërimi i të burgosurit nuk u përdorën armët e gjata dhe ai u dërgua disa herë drejt spitaleve pa qenë e domosdoshme nga një grup policësh që ishin të njëjtë mes 29 efektivëve që ishin në detyrë.

Përveç transferimeve urgjente të atyre që kategorizohen si të rrezikshëm, për të gjitha burgjet ripërsëriten edhe njëherë kërkesat.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve urdhëron edhe njëherë vlerësimin e riskut të të burgosurve dhe paraburgosurve që shoqërohen jashtë perimetrit të sigurisë. Shoqërimi i tyre për urgjenca shëndetësore, ekzaminime dhe konsulta duhet të kryhet vetëm në spitale publike. Në raste të pamundësisë të qendrave spitalore shtetërore, mund të bëhen përjashtime drejt spitaleve private, por për shkak të mungesës së sigurisë ata nuk mund të hospitalizohen. Shkresa mban firmën e drejtorit të përgjithshëm dhe është shpërndarë në të gjitha burgjet.

Sakaq, në burgun e Durrësit, ku i burgosuri Altin Ndoci u shoqërua pa njoftuar Policinë e Shtetit dhe me një grup të vogël policësh, hetimet sollën nevojën për largimin e shumë të burgosurve. Kanë mbetur ende si të paraburgosur ish-funksionarë si Ilir Beqaj dhe Erion Veliaj, si dhe të dënuar që u transferuan gjatë të shtunës nga një burg tjetër.

Me arratisjen që ndodhi, ende nuk dihet se kush ka mbetur i forti i këtij burgu.

gijotina.com/

Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, i riu humbi jetën në spital –

By: 27
25 January 2026 at 14:00

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon opinionin publik se, në datën 25.01.2026, në IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë shtetasi Nicolae Ionnut Erion Deliver, i datëlindjes 23.03.2005, lindur në Rumani dhe banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte arrestuar më datë 07.10.2024 dhe ishte akomoduar në IEVP Shkodër më datë 10.10.2024, me masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Sipas informacionit paraprak, gjatë paradites së sotme, shtetasi është konstatuar nga personeli i shërbimit duke qëndruar në shtrat, çka ka sjellë njoftimin e menjëhershëm të personelit shëndetësor të institucionit. Pas vlerësimit mjekësor, janë konstatuar parametra jetësorë të ulët dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore, me rekomandim për dërgim të menjëhershëm në urgjencën e spitalit rajonal.

Menjëherë është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut, si struktura më e afërt shëndetësore. Gjatë transportimit i është dhënë ndihma mjekësore nga stafi shëndetësor. Në urgjencën e Spitalit të Koplikut i është dhënë ndihma mjekësore e menjëhershme, por më pas mjeku i urgjencës ka konstatuar se shtetasi ka ndërruar jetë (exitus letalis).

Institucioni ka njoftuar menjëherë organet kompetente dhe po bashkëpunon plotësisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh gatishmërinë për të vënë në dispozicion çdo informacion të mëtejshëm, në përputhje me ligjin.

gijotina.com/

Berisha: Rinia në veprim, tmerri i Ramës, i quajti rrugaçë lagjesh të rinjtë

By: 27
25 January 2026 at 13:34

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vijojë me protesta, duke e cilësuar situatën politike si “kilometrin e fundit” dhe duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe reagimin e tyre.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se protestat nuk kanë karakter personal apo partiak, por janë, sipas tij, shprehje e ndërgjegjes qytetare. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen, duke argumentuar se fondet e dyshuara si të vjedhura prekin interesat e të gjithëve, veçanërisht të brezave të rinj.

Kreu i PD-së vuri theksin te pjesëmarrja e të rinjve në protestë, duke e cilësuar atë si elementin më domethënës të tubimit. Sipas tij, prania e rinisë ka shkaktuar reagimin e ashpër të kryeministrit, të cilin e akuzoi për gjuhë fyese ndaj të rinjve protestues.

Berisha përfundoi duke deklaruar se opozita do të angazhojë të gjithë potencialin e saj në vijim të protestave, duke i konsideruar ato si mjetin kryesor të reagimit politik dhe qytetar në këtë fazë.
gijotina.com/

The post Berisha: Rinia në veprim, tmerri i Ramës, i quajti rrugaçë lagjesh të rinjtë appeared first on 27.

Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës –

By: 27
25 January 2026 at 13:08

Ylli Manjani krition Sali Berishën për tkurrjen e opozitës dhe metodat e përdorura në protestë. Në një postim në Facebook, avokati nxjerr disa konkluzione mbi shfaqjen e djeshme para Kryministrisë:

1. Kuptuam se PD po rikthehet tek sjellja e dhunshme e post zgjedhjeve të 2001. Protestat me molotov dhe me grupe të rekrutuarish të dhunshëm, në atë kohë u përdorën rregullisht. Atë model risollën në skenë edhe mbrëmë…

2. Kuptuam se PD preferon më mirë të shpenzojë para për molotovë për të djegur njerëz, sesa të paguajë qiratë e dritat e zyrave të saj në rrethe për të mbledhur njerëz. Nuk po llogaris këtu ato milionat e dollarëve për Lacivitën dhe lobistët, të cilat shkojnë për të dëmtuar qeverinë, jo për të fituar PD. Madje as vetë Berisha. Me ato para do kishte patur rezultat më të mirë elektoral këtu.

Po nesje, hesap për ta ky. Por nuk është se janë të varfër dhe po përfaqësojnë të varfërit në këtë vend…

3. Ja pra që Imuniteti i deputetëve paska kuptim. Deputetët e PD që u bënë gardh për të penguar policinë të bënte detyrën, si dhe ata që dhunuan Komisariatin e policisë e bënë se janë me imunitet. Po ta bënte dikush tjetër sot do ishte brenda nën akuzë për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë.

Sigurisht ata nuk janë imun nga ndjekja penale, por sot janë gdhirë në shtëpitë e tyre në vend të gdhiheshin në paraburgim.

Imunitet të rrufsha pallën dmth.

Ai që nuk e ka imunitetin iku me makinë dhe u mbyll në zyrë… Edhe kur u sulmua kryeministria në 1998, ashtu bëri…

4. Policia pastroi magazinën nga gazi i vjetër lotsjellës. Ai gaz i hershëm nuk ka patur rast për t’u përdorur, ndaj dje ishte rasti. Rrisku ishte që të shkonte noi polic për ndjekje penale për mos përdorim gazi. Kështu që meqë doli rasti dje e përdorën. Gazi (Bardhi) dhe të tijtë duhet të shpresojnë për “mot më mirë”… Dmth protestën tjetër me molotov të kenë gaz të freskët, të sigurtë, brenda afatit të skadencës dhe me parametra ISO të BE-së.

5. Gabim shoqërimi i fëmijës 10 vjeçar. Duhet të shoqërohen, ndalohen dhe proçedohen prindërit e tij, që lejojnë fëmijën e tyre të “kullosë” në vende të rrezikshme për një fëmijë. E drejta prindërore është e shenjtë, po kur abuzon me të shteti duhet ta heqë.

6. Sado të krenohet PD e Berishës, madje megjithë dhunën që përpiqet të shfaqet, prap nuk e arrin pjesmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës. Dhe protestat e Lulit me thënë të drejtën ishin ditën për diell, jo natën me drita celularësh e me regji.

Ai megjith atë pjesmarrje në shesh dhe prap humbi zgjedhjet….

7. Kjo ishte një protestë e një partie politike kundër një tjetre dhe jo një protestë popullore kundër qeverisë. Jo se protestat e partive janë të palejuara, por duhet bërë dallimi. Tjetër përdorimi i dhunës nga populli i irrituar me qeverinë e tjetër është dhuna partiake se s’fiton dot zgjedhje.

8. Raportimet që agjensitë e huaja (me gazetarë shqiptarë) i bëjnë protestës me molotov, nuk janë avantazh për opozitën por i japin legjitimitet qeverisë. Të gjithë ata andej që shohin ato pamje thonë që “qeveria e paska një oponencë, pra qenka demokratikisht legjitime”.

PD mendon se dynjaja mban me vete me raportet imagjinare të ODIHR apo të DASH….

9. Nuk besoj se dikush sot, mban mend se çfarë u tha në atë protestë dhe kundër kujt e kishin atë reagim molotovi?! E kishin me Ramën, me Belindën, Me Mirlindën, me Nikon, me Gysin, me Altin Troplinin, me Prodën, me policët e turnit apo thjesht me veten, dmth për inat të Salianjit, Tikut, Gonit, Arlindit?! E kishin pro apo kundër Trumpit/Sorosit?!

10. Nejse, por një gjë e dimë mirë nga gjithë historia e protestave të molotovit: do vijojë të rrudhet përdoruesi tij, molotovit pra.

gijotina.com/

 

Rama vizitë zyrtare në Izrael, zbardhet axhenda e kryeministrit –

By: 27
25 January 2026 at 12:30

Ditën e hënë, më 26 janar, ora 11:00 – 12:30 Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, në përfundim të të cilit do të ketë edhe deklaratë për shtyp.

Paralelisht, Linda Rama, në shoqërinë e znj. Herzog, bashkëshortes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare.

Në orën 14:00, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga znj. Linda Rama, do të mbërrijë në Knesset “Plaza”, Parlamenti i Izraelit, ku do të pritet me një ceremoni të posaçme shtetërore nga Kryetari i Knessetit. Ceremonia përfshin rojet e nderit, ekzekutimin e himneve kombëtare, si dhe vendosjen e kurorave në monumentin e ushtarëve të rënë dhe në monumentin e viktimave të terrorit.

Më pas, Kryeministri Rama do të firmosë Librin e Përshtypjeve në Hollin Shagall.

Në orën 14:30, Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të zhvillojnë një takim me Kryetarin e Knessetit, z. Amir Ohana.

Në orën 16:15, do të nisë seanca plenare speciale e Knessetit, e shoqëruar nga hyrja ceremoniale në sallë. Gjatë kësaj seance do të mbajnë fjalën Kryetari i Knessetit, z. Amir Ohana, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, Lideri i Opozitës, Yair Lapid, si dhe Kryeministri Edi Rama, i cili do t’i drejtohet Parlamentit të Izraelit me një fjalim.

Në orën 17:15, do të zhvillohet një pritje zyrtare në nder të Kryeministrit Rama, me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe të ftuarve të posaçëm, në Jerusalem Hall të Knessetit.

Ndërsa, znj. Linda Rama do të ketë një takim të veçantë me gratë parlamentare.

Më 27 janar, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalë, në praninë e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Kryeministri Rama do të kryejë gjithashtu vizita simbolike në Western Wall (Muri i Lotëve) dhe në Kishën e Varrit të Krishtit.

gijotina.com/

Kokainë për disa grupe në Tiranë, arrestohen 3 persona, sekuestrohen 120 mijë euro, armë dhe drogë –

By: 27
25 January 2026 at 12:16

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Cargo 2”, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, kundër shitjes të lëndëve narkotike.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëorganizuar organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cargo 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Elvi Meta, 26 vjeç, Igli Canaj, 33 vjeç dhe Alban Kopaçi, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Në Unazë të Madhe, në afërsi të rrethrrotullimit të Tegut, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Escalade” me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjerë shtetasit E. M, dhe I. C. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë 1 kg e 36.6 gramë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas furnizonin disa grupe shpërndarësish, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. K, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 121 000 euro, 60 milion lekë, 5000 paund të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me lëndën narkotike, automjetin dhe 5 aparate celular.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

gijotina.com/

❌
❌