Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 January 202627.al

Gjetëm gadishmëri shumë të mirë nga PD dhe aleatët! Jemi në rrugën e duhur –

By: 27
30 January 2026 at 12:48

“Kemi gjetur vullnet të përbashkët… Jemi në rrugën e duhur.’ Kjo është deklarata e Ermal Hasimjat një ndër themeluesit e Forumit për Dialog Politik pas takimit të mbajtur sot në mesditë në selinë e PD-së ku ishin të pranishëm përfaqësues të Partisë Demokratike dhe aleatë të opozitës.

“Gjetëm gatishmëri të plotë për pjesëmarrjen në tryezë dhe për angazhimin në një dialog përgjithshëm opozitar, nga ana e Partisë Demokratike edhe partive të tjera aleate tradicionalisht me me Partinë Demokratike që ishin të të pranishme aty”.

Hasimja tha se nuk pati kushte përkundrazi pati interes të madh të arrihet një mirëkuptim i madh.

“Për të qenë i sinqertë, kemi gjetur një gatishmëri shumë të mirë nga ana e Partisë Demokratike dhe aleatëve, kuptohet, edhe një mirëkuptim shumë të madh. Nuk ka pasur kushte. Përkundrazi, ka një interes të madh që kjo të të zhvillohet dhe që të arrihet në një në një aksion të përbashkët, në një mirëkuptim të përbashkët, qoftë përsa i përket atyre pikave që ne i kemi treguar. Si asaj kornizës që ne kemi vënë paraprakisht, pra çështjes së Kodit Zgjedhor, çështjes së mbështetjes dhe inkurajimit të një drejtësie funksionale dhe kushtetuese që godet krimin e organizuar në dhe korrupsionin në Shqipëri.

Kështu që mendoj që jemi në rrugën e duhur, edhe me bisedimet që kemi bërë më më përpara. Është e qartë që secila parti ka pritshmëritë e veta, ka ka meraqet e veta natyrisht, sepse në fund të fundit janë dhe parti që mund të bashkëpunojnë për një qëllim madhor, por të mos harrojmë që janë edhe parti konkurente dhe brenda kategorisë së tyre”

Cili është mesazhi i tij për ata forca politike të cilat deri më tani janë shprehur kundër këtij bashkëpunimi?

“Kemi vetëm dy raste të tilla. Nga ana tjetër kemi, shohim një bashkëpunim të të plotë, edhe nga parti të cilat në fakt, ose nga forca lëvizjesh, s’dua t’ju vë emra, por kemi gjetur vullnet bashkëpunimi dhe pranimin e pjesëmarrjes në tryezë edhe nga parti që jo domosdoshmërisht kanë pasur marrëdhënie të mira, për shembull, me me me Partinë Demokratike ose me aleatët e vet.

Kështu që, në pikën ku jemi, besoj që tryeza po merr formën e vet. Domethënë kemi rënë dakord në në parim me me këto parti me të cilat kemi diskutuar tani. Domethënë është Partia Demokratike me me aleatët e vet tradicionalë, ‘Shqipëria Bëhet’ me zotin Lapaj, kemi folur me, diskutuar me përfaqësuesit e tyre. Kanë pasur disa propozime, disa kërkesa. Ja u kemi paraqitur, se ky është roli jonë i mediatorit, ndërmjetësit, lehtësuesit.

Ja u kemi paraqitur dhe Partisë Demokratike dhe aleatëve të vet. Në parim kanë rënë dakord për kërkesat që që kanë patur. Natyrisht, mund të mos vijnë dakord 100% për gjërat, por ky është një lloj procesi në të cilin secila palë negocion, diskuton.

Me zotin Dash Shehi gjithashtu, kemi diskutuar dje. Ai është gjithashtu i gatshëm që të të bashkëpunojë, të jetë i hapur ndaj një lloj bashkëpunimi të të opozitës. Gjithashtu, diskutime kemi pasur dhe me lëvizjen Diaspora për Shqipërinë e Lirë. Në fakt, një nga anëtarët e tyre është dhe pjesë e grupit, kështu që themi që në parim edhe ata janë pjesë e e kësaj. Dhe nga ana tjetër, në përpjekjen tonë do të përpiqemi që përtej tryezës së partive, të përfshijmë në këtë lloj procesi dhe një pjesë të mirë të shoqërisë civile, ata që kanë një lloj ëh, angazhimi, që kanë diçka për të thënë dhe një lloj kontributi për të për të dhënë.”

Berisha takohet me aleatët në selinë blu, Qori, Shehaj dhe Lapaj nuk i bashkohen –

By: 27
30 January 2026 at 12:38

Kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur këtë të premte aleatët e tij në selinë e Partisë Demokratike.

Mbledhja ka nisur në ambientet e selisë blu në orën 11:30, ndërsa mësohet se Arlind Qori i “Lëvizjes Bashkë” dhe Agron Shehaj i partisë “Mundësia” nuk i janë bashkuar këtij takimi. Po ashtu dhe Adriatik Lapaj, i “Shqipëria Bëhet” mungon.

Takimi vjen pas protestës kombëtare që u mbajt më 24 janar para kryeministrisë.

Deri tani nuk janë dhënë detaje konkrete mbi arsyen apo fokusin e diskutimeve që pritet të zhvillohen gjatë takimit, ndërsa kjo është hera e dytë që Berisha thërret tryezë me aleatët opozitarë. Edhe në mbledhjen e parë Qori, Shehaj dhe Lapaj nuk ju bashkuan.

“Kemi gjetur vullnet të përbashkët… Jemi në rrugën e duhur.’ Kjo është deklarata e Ermal Hasimjat një ndër themeluesit e Forumit për Dialog Politik pas takimit të mbajtur sot në mesditë në selinë e PD-së ku ishin të pranishëm përfaqësues të Partisë Demokratike dhe aleatë të opozitës.

“Gjetëm një gadishmëri shumë të mirë nga PD dhe aleatët. Nuk ka pasur kushte përkundrazi ka pasur interes të madh të arrihet një mirëkuptim i madh. Qoftë dhe për kornizën që kemi vënë sa i takon Kodit Zgjedhor… Tryeza po merr formën e vet. Kemi rënë dakord në parim”  tha Hasimja.

Pas mbledhjes së zhvilluar mes Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, me Forumin për Dialog Politik, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë e Lirisë Tedi Blushi ka bërë një thirrje të fortë për bashkimin e opozitës dhe tejkalimin e përçarjeve të brendshme. Në një prononcim për mediat, Blushi theksoi domosdoshmërinë e një fronti të përbashkët kundër qeverisë, duke e cilësuar si një “regjim” që duhet të largohet sa më parë.

Ergys Agasi do ndërtojë kompleksin te Eco-Parku! U bë ortak pak ditë para tenderit 10 milionë euro –

By: 27
30 January 2026 at 12:18

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar sot një tjetër projekt që, sipas saj, lidh Ergys Agasin, kryeministrin Edi Rama dhe bashkëpunëtorë të tij.

Në një deklaratë Vangjeli denoncoi projektin e Akademisë së Futbollit në Durrës “Dyrrah City Football Academy”

Vangjeli ngriti dyshime mbi faktin se pak ditë para shpalljes së fituesit, në pronësinë e këtij klubi shfaqet emri i Ergys Agasit, i cili më 31 mars 2024 ka blerë 30 për qind të aksioneve kundrejt shumës 220 mijë euro.

“Mbi 200 mijë m2 tokë që ndodhet në Spitallë, aty ku ndodhet dhe Eco Park, Edi Rama ia lë në dorë fondacionit, që ky t’ia lërë në dorë Ergys Agasit ndoshta për të kamufluar aferën e Eco Parkut atje ku u shpenzuan 19 milionë euro për mbylljen e venddepozitimit”, tha Vangjeli.

Po ashtu, ajo shton se ai u bë ortak vetem pak dite pak para se të fitonte tenderin 10 mln euro.

Deklarata e Vangjelit:

Të nderuar qytetarë, sot do t’ju prezantojmë një tjetër projekt ku lidhet emri i Edi Ramës, Ergys Agasit, investitorëve arab të portit të Durrësit, dhe Spitallës, zona e Eco Parkut të famshëm.

Në datën 26 prill 2023 është lidhur marrëveshja e bashkëpunimit midis Manchester City Football Club ltd (MCFC), Eagle Hills Properties LLC, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Bashkisë së Durrësit, nëpërmjet së cilës do të krijohej një partneritet futbolli, një shkollë futbolli për lojtarët dhe një Akademi Elitë.

Madje në qershor të vitit 2023 është përgatitur edhe projekt-ideja arkitekturore e kampusit të akademisë së fondacionit ‘Dyrrah City Football Academy’ nga studio ‘Marco Casamonti and Partners’.

Një muaj më vonë më 28 korrik 2023 është miratuar urdhri i MAS nr. 422, për krijimin e fondacionit me emërtimin ‘Dyrrah City Football Academy’, me qëllimin kryesor çeljen dhe menaxhimin e një akademie elitare të futbollit në qytetin e Durrësit.

Me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 580, datë 11 tetor 2023, Edi Rama vendos që pronat shtetërore me sipërfaqe totale mbi 200 mijë m2 në zonën kadastrale nr. 8517, Bashkia Durrës, në Spitallë, të përdoren për ndërtimin dhe zhvillimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit Durrës.

Shkarko dokumentin

KUJDES!

Kjo është pikërisht e njëjta zonë kadastrale 8517, ku ndodhet edhe Eco Park-u famëkeq, aty ku u shpenzuan 19 milionë euro për mbylljen e vend-depozitimit të mbetjeve – një çështje nën hetim por pa asnjë vendimmarrje konkrete.

Më 29 tetor 2023, janë nënshkruar edhe dy marrëveshje konsulence për infrastrukturën, menaxhimin dhe programet futbollistike, me afat deri më 30 Qershor 2028, ndërmjet fondacionit, Durrës Marina, City Football Services Limited dhe Manchester City Football Club Limited.

Më 2 shkurt 2024, fondacioni shpall ftesën për propozim për zgjedhjen e klubit që do të financojë ndërtimin e kompleksit, me vlerë 10 milionë euro, me afat ndërtimi 24 muaj. Në këmbim, klubi fitues do të përfitonte të drejta mbi lojtarët e akademisë për 120 muaj.

Dy muaj më pas, më 24 prill 2024, fondacioni shpall fitues propozimin e vetëm të paraqitur, nga ‘Futboll Club Dinamo City’ sh.a., një klub i krijuar në vitin 2021.

Çuditërisht, pak ditë para shpalljes së fituesit, në dokumente shfaqet Ergys Agasi i cili bëhet pjesë e pronësisë së këtij klubi.

Ekzakt më 31 mars 2024, Agasi blen 30% të aksioneve kundrejt vlerës 220 mijë euro.

Pra:

Më 2 shkurt shpallet ftesa për propozim.

Më 31 mars, Agasi bëhet ortak zyrtar në pronësi.

Më 24 prill, klubi ku pronar u bë edhe Agasi, shpallet fitues.

Një përputhje që tregon shumë.

Në përfundim, mbi 200 mijë m2 tokë që ndodhet në Spitallë, aty ku ndodhet dhe Eco Park, Edi Rama ia lë në dorë fondacionit, që ky t’ia lërë në dorë Ergys Agasit ndoshta për të kamufluar aferën e Eco Parkut atje ku u shpenzuan 19 milionë euro për mbylljen e venddepozitimit.

Pyetjet për organet e hetimit janë të qarta dhe publike:

Pse nuk hetohet procedura për investimin strategjik të Portit të Durrësit?

Ku jemi me kallëzimin për Eco Park-un, ku përfshihet vetë Edi Rama?

Ku jemi me aferat e AKSHI-t që lidhen sërish me Kryeministrin?

Pse po zvarriten hetimet për kaq shumë kohë?

Pse Edi Rama ende nuk është thirrur në SPAK?

Qytetarët kërkojnë veprime konkrete, jo heshtje dhe zvarritje.

Mjaft me pritje.

Drejtësia nuk mund të jetë selektive.

Mbyllja e tregut të Vlorës, qytetarët në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kërkojnë dialog –

By: 27
30 January 2026 at 11:54

Tregtarët e Tregut Industrial në Vlorë, u paraqitën këtë të premte pranë ambienteve të Pallatit të Kulturës, ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak, për të kërkuar një zgjidhje përfundimtare lidhur me mbylljen e tregut.

Ata janë paraqitur të revoltuar teksa kanë kërkuar nga Bashkia që t’u vihet në dispozicion një treg i mirëfilltë dhe i përshtatshëm, ku të mund të vazhdojnë aktivitetin e tyre tregtar pa u penalizuar ekonomikisht. Ata thotë se është e patolerueshme që të largohen nga puna në këtë mënyrë, ndërsa kanë kërkuar të takohen edhe me kryetaren e Bashkisë së qytetit.

“Ne kërkojmë që atje asnjë mos të lëvizi në ato vendet pa u ndërtuar një treg i mirëfilltë. I mbuluar, me të gjitha kushtet. Nuk është imazhi i Vlorës ky, Vlora turistike. Është e patolerueshme, e pafalshme. Nuk e di me kë këshillohet kjo kryetare e bashkisë. A ka këshilltarë aty që e këshillojnë për këto probleme sociale? A kanë biseduar me neve tregtarët aty që si u bëhet ju? Po jo direkt, vendosja i lartë dhe ne nuk e lëvizim. Është urdhri nga lartë. Ne nuk largohemi nga aty. Nuk do largohemi nga tregu. Për një treg të ri jemi dakord”,- shprehet njëringa tegtarët.

Sipas tregtarëve, mungesa e një alternative konkrete rrezikon t’i lërë ata pa mundësi pune, mdërsa kanë apeluar se nuk largohen nga tregu pa një zgjidhje konkrete.

Kristjan Asllani mbërrin më në fund në Stamboll, Beshiktash publikon fotot –

By: 27
30 January 2026 at 11:48

Kristjan Asllani më në fund ka mbërritur në Stamboll. Mesfushori i Kombëtares shqiptare do t’iu nënshtrohet ditën e sotme vizitave mjekësore.

Është vetë klubi që ka publikuar edhe foto e para të Asllanit në Stamboll. Futbollisti mban në qafë shallin e skuadrës, ndërsa shihet i buzëqeshur për aventurën e re që do të nisë në karrierën e tij futbollistike.

Siç dihet palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe pasi të përfundojnë testet mjekësore, do të firmosë edhe kontratën me turqit. Lideri kuqezi do të kalojë në formë huazimi te gjigantët turn, me Besiktas që do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit.

Kështu Asllani mbylli huazimin e tij te Torino, teksa Interi vendosi ta huazoj sërish, pasi nuk ishte në planet e dy klubeve.

 

Java e 22-të premton spektakël! Vllaznia dhe Elbasani luajnë në transfertë, Egnatia pret Tiranën –

By: 27
30 January 2026 at 11:38

Java e 22-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet në fundjavë dhe pritet të ofrojë përballje interesante në luftën për objektivat sezonale.

Takimi i parë i ditës së shtunë është ai mes Vorës dhe Flamurtarit, që do të luhet në orën 13:30 në stadiumin “Vora”. Një sfidë e fortë mes dy skuadrave që synojnë tre pikët për të përmirësuar pozitat në renditje.

Në orën 16:30, në stadiumin “Arena e Demave”, Partizani do të përballet me AF Elbasanin. Një ndeshje e shumëpritur, ku të dyja skuadrat hyjnë në fushë me synimin për fitore. AF Elbasani ndodhet vetëm një pikë larg kreut të renditjes, ndërsa Partizani kërkon të reagojë pas humbjes së fundit ndaj Vllaznisë.

Ndeshja e fundit e ditës së shtunë do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00, ku Dinamo City pret Bylisin. Pas dy humbjeve radhazi, blutë do të kërkojnë rikthimin te fitorja përpara tifozëve të tyre.

Dy takimet e fundit të javës së 22-të janë programuar të dielën në orën 16:30. Në stadiumin “Niko Dovana”, Teuta do të përballet me Vllazninë, skuadër që po kalon një moment shumë të mirë dhe kryeson kampionatin. Nga ana tjetër, durrsakët ndodhen në një periudhë jo pozitive, pasi në tetë ndeshjet e fundit nuk kanë arritur asnjë fitore.

Në “Egnatia Arena”, kampionët në fuqi të Egnatias do të presin Tiranën. Rrogozhinasit në tre ndeshjet e fundit kanë regjistruar dy barazime dhe një humbje dhe do të synojnë rikthimin te fitorja në shtëpi. Ndërkohë, Tirana vjen nga një formë pozitive, me 7 pikë të grumbulluara në tre ndeshjet e fundit dhe synon një tjetër rezultat pozitiv për t’iu afruar Flamurtarit dhe Bylisit në renditje.

Java e 22-të e “Abissnet Superiore” premton spektakël,

Balluku vijon të sfidojë hapur drejtësinë, bën ‘show’ krah Ramës me fermerët në Divjak –

By: 27
30 January 2026 at 11:32

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, të cilën SPAK kërkon ta arrestojë pasi akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, vijon ti bëjë karshillëk hapur drejtësisë.

Edhe pse SPAK ka argumentuar se lënia e saj e lirë, rrezikon të prishë provat dhe të intimitojë dëshmitarët, Balluku shfaqet pa problem në publik, si një zyrtare ‘e përkushtuar’ për qytetarët.

Këtë të premte, ajo është parë krah Edi Ramës me fermerët në Divjakë, ku është diskutuar mbi situatën e përmbytjeve dhe dëmshpërblimet.

Balluku është shprehur, se qeveria sipas saj mbetet e përkushtuar ti ndihmojë fermerët, duke shpërfillur hapur faktin se është një zyrtare e pandehur.

“Fryma në Divjakë dhe në Lushnje edhe kur kemi problematika apo dëme nga përmbytjet është komplet ndryshe. Më është dashur të hyj në serat tuaja, të marr mësime nga më të mirët këtu dhe të kuptoj që edhe tokat tuaja ranore e përballojnë më mirë përmbytjen. Me rëndësi është të mirëkuptohemi, të mbështesim njëri tjetrin. Qeveria e angazhuar maksimalisht në mbështetjen e fermerëve. Tek shihja 2025, mbi 600 mln lekë janë vënë në dispozicion të skema dhe janë ezauruar në 95% të tyre. Buxheti 2026 më i madh historik për bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin”,- është shprehur Balluku.

“Jemi shtresa më e pambrojtur”, Rama i kthehet fermerit: Ulu aty, s’më imponon njeri…

By: 27
30 January 2026 at 11:16

Një përplasje verbale është regjistruar këtë të premte, gjatë një takimi të Edi Ramës me fermerët në Divjakë.

Teksa Rama po fliste mbi situatën e përmbytjeve, ku janë shkatërruar dhjetëra ha tokë prodhime, njëri nga fermerët u shpreh se janë shtresa më e pambrojtur.

Ai thotë se disponon deri në 20 ha tokë, dhe se me atë mban familjen, por qeveria i ka lënë në harresë, por kjo deklaratë e tij ka nxehur Ramën, i cili në përgjigje i ka kërkuar të ulet dhe të flasë kur t’i vijë radha.

Pjesë nga debati:

Fermeri: Punoj 8 deri në 10 hektarë tokë, jemi shtresa më e pambrojtur

Rama: Për çfarë?

Fermeri: I thamë ministrit na mbro se po hynë mall nga jashtë

Rama: Kjo nuk ekziston

Fermeri: Kam respekt por jam qytetar

Rama: O miku im unë kam një problem shumë të madh, mua njeri nuk më imponohet me zor, ti nuk më imponohesh dot me forcë që ta marrësh fjalën mbi të tjerët dhe të flasësh. Ulu sepse ka radhë dhe ka edukatë, nuk merret fjala me zor. Ka një rend fjalësh, janë 500 veta këtu

Fermeri: Të njëjtin hall kemi

Rama: Sikur të çoheshin në të njëjtën kohë dhe të imponoheshin siç imponohesh ti do bëhej lemeri…. të lutem se po e tepron, unë nuk  rri dot sepse duhet të jam me një delegacion të huaj, jo se nuk dua të të dëgjoj

The post “Jemi shtresa më e pambrojtur”, Rama i kthehet fermerit: Ulu aty, s’më imponon njeri… appeared first on 27.

I dënuar në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan –

By: 27
30 January 2026 at 10:50

Ish-Ministri i Jashtëm i Perusë,Manuel Augusto Blacker Miller, i dënuar në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare, në Spitalin Penal Hamilton Agostinho, më 23 janar të këtij viti.

Blacker Miller ishte në paraburgim të autoriteteve braziliane pasi u arrestua në dhjetor me urdhër të Gjykatës Supreme të Brazilit, në përgjigje të një kërkese për ekstradim të paraqitur nga Shqipëria, një vend që i kërkonte atij të përgjigjej për një mashtrim të dyshuar financiar, raporton Info Bae.

Ekipi ligjor i ish-ministrit kishte raportuar vazhdimisht gjendjen e tij delikate shëndetësore, duke deklaruar se ai vuante nga një trombozë serioze dhe kërkuan revokimin e arrestit të tij në mënyrë që të mund të merrte kujdes mjekësor në shtëpi . Ata e paraqitën kërkesën tri herë dhe këmbëngulën që Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të vendoste për këtë çështje, pa marrë një përgjigje të favorshme.

Në janar, administrata e Burgut Publik Joaquim Ferreira de Souza raportoi se Blacker Miller kishte pësuar dy rrëzime të kërkesës brenda burgut. Pas rrëzimit të kërkesës së dytë, ai u shtrua në spital për dy ditë në Spitalin e Burgut Hamilton Agostinho, ku vdiq më 23 janar. Shkaku paraprak i vdekjes, sipas informacionit të dhënë familjes, ishte një infarkt akut i miokardit.

Vdekja iu raportua zyrtarisht gjyqtarit Flávio Dino, i cili ishte përgjegjës për çështjen e ekstradimit, nëpërmjet një komunikimi zyrtar të lëshuar nga burgu.

Manuel Augusto u arrestua nga Policia Federale Braziliane në lagjen Flamengo , një zonë banimi në jug të Rio de Janeiros, pas shtatë vitesh në arrati dhe pasi ishte subjekt i një Njoftimi të Kuq të Interpolit. Operacioni u krye nga agjentë të Njësisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar, të cilët kishin ndjekur lëvizjet e tij midis pronave të ndryshme, një strategji që ish-diplomati dyshohet se e ka ndjekur për të shmangur gjetjen dhe kapjen.

Arrestimi u krye pa rezistencë dhe i dha fund një periudhe të gjatë, gjatë së cilës Blacker Miller shpalli publikisht pafajësinë e tij. Pas arrestimit, ai u transferua në Kompleksin Gericino, ku mbeti nën mbikëqyrje të rreptë duke pritur zgjidhjen e procedurave të ekstradimit të tij në Shqipëri.

Për çfarë akuzohej ai?

Procedurat ligjore që çuan në arrestimin e Blacker Miller datojnë që nga vitet pasi ai u largua nga qeveria peruane, kur ai u vendos në Shqipëri. Autoritetet shqiptare e akuzojnë atë për pjesëmarrje në një skemë mashtrimi që lidhet me një projekt për ndërtimin e një inceneratori për mbeturinat urbane. Sipas hetimit, ish-ministri dyshohet se ofroi një investim që nuk u realizua kurrë, duke shkaktuar humbje financiare dhe përgjegjësi penale.

Prokuroria Publike e Shqipërisë kërkoi një dënim me tetëmbëdhjetë vjet burg. Edhe pse Blacker Miller i mohoi vazhdimisht akuzat, qëndrimi i tij i zgjatur jashtë Perusë dhe arratisja e mëvonshme penguan përparimin e procedurave ligjore. Shqipëria shpresonte të riaktivizonte procesin e ekstradimit në mënyrë që ish-diplomati të mund të përballej me gjyqin në gjykatat e saj, një objektiv që u pengua tashmë nga vdekja e tij.

Dosja penale në Peru dhe roli politik

Blacker Miller kishte një precedent penal në Peru. Në vitin 2007, ai u dënua me katër vjet burg për pjesëmarrjen e tij në vetë-grushtin e shtetit të 5 prillit 1992, të kryer nga Alberto Fujimori, së bashku me anëtarë të tjerë të kabinetit të tij në atë kohë. Pas këtij dënimi, ai u vendos në Evropë dhe iu përkushtua aktiviteteve të biznesit, duke u bërë aksionar në një kompani lokale në Shqipëri. Ai mbajti një profil të ulët derisa hetimet për mashtrim në atë vend e sollën përsëri në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Në janar 2013, shteti peruan kërkoi ekstradimin e tij, por kërkesa u refuzua sepse Blacker Miller kishte fituar shtetësinë shqiptare, gjë që i jepte atij mbrojtje nga drejtësia peruane.

Institucionet duhet të mbështesin SPAK në luftën kundër korrupsionit –

By: 27
30 January 2026 at 10:42

“Të gjitha institucionet të mbështesin punën e SPAK”. Kështu u shpreh raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë gjatë një konference për shtyp.

Andreas Schieder theksoi se PE nuk komenton çështje politike apo juridike, lidhur me përfshirjen e çështjes së imunitetit për zv/kryeministren Belinda Balluku në raportin për Parlamentin Evropian.

Ndër të tjera ai shtoi se Shqipëria duhet të fuqizojë luftën ndaj korrupsionit.

I pyetur nësë do ta përfshinte në raport debatin për Ballukun, ku kuvendi nuk po mblidhet për kërkesën e SPAK, Schieder deklaroi se ‘Parlamenti Evropian ndjek rregulloren e vet dhe nuk është detyrë e tij të bëjë komente specifike për çështje të veçanta’.

“Kur vjen në Shqipëri lexon shtypin, por edhe dëgjon aktorët e ndryshëm. Më duhet të them se së pari Parlamenti Evropian nuk komenton është juridike apo ligjore. Është një standard i mirë evropian që institucionet të kryejnë punën e tyre, në këtë rast SPAK dhe institucionet e tjera të bëjnë punën e tyre me gjetjet e tyre në bazë të legjislacionit.

Në kemi thënë që të gjitha institucionet duhet të mbështesin punën e SPAK, por nuk është punë e PE që të bëjnë koment për ndonjë rast specifik.

Unë jam i sigurt që me këtë përbërje që ka Kuvendi do të bëhen diskutimet e duhura dhe vendimet e duhura që do të merren në bazë të kushtetutës apo rregullores së Kuvendit”, tha zyrtar i BE.

I pyetur për raste të ngjashme në Parlamentet e vendeve të BE,  Andreas Schieder u përgjigj:

“Nuk duhet të harrojmë që rregullat për këtë çështje janë të njëjtat. PE thjesht ka ndjekur rregulloren e vet, kur vjen një kërkesë e tillë ka një afat kohor, kjo eshte e njejta gje edhe per parlamentin austriak ku unë kam shërbyer dhe jemi marre me raste te tilla.

Në disa raste mund të merren vendime shpejt, në disa të tjera duhet kohë. Këtu në Shqipëri mësova se ka nje afat kohor qe nuk ka perfunduar. Aktoret në Parlament na kanë siguruar që janë të ndergjegjshem për pergjegjesitë e tyre dhe që do të marrin vendimet që duhet të marrin “ tha raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder.

 

Institucionet duhet të mbështesin SPAK në luftën kundër korrupsionit –

By: 27
30 January 2026 at 10:38

“Të gjitha institucionet të mbështesin punën e SPAK”. Kështu u shpreh raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë gjatë një konference për shtyp.

Andreas Schieder theksoi se PE nuk komenton çështje politike apo juridike, lidhur me përfshirjen e çështjes së imunitetit për zv/kryeministren Belinda Balluku në raportin për Parlamentin Evropian.

Ndër të tjera ai shtoi se Shqipëria duhet të fuqizojë luftën ndaj korrupsionit.

I pyetur nësë do ta përfshinte në raport debatin për Ballukun, ku kuvendi nuk po mblidhet për kërkesën e SPAK, Schieder deklaroi se ‘Parlamenti Evropian ndjek rregulloren e vet dhe nuk është detyrë e tij të bëjë komente specifike për çështje të veçanta’.

“Kur vjen në Shqipëri lexon shtypin, por edhe dëgjon aktorët e ndryshëm. Më duhet të them se së pari Parlamenti Evropian nuk komenton është juridike apo ligjore. Është një standard i mirë evropian që institucionet të kryejnë punën e tyre, në këtë rast SPAK dhe institucionet e tjera të bëjnë punën e tyre me gjetjet e tyre në bazë të legjislacionit.

Në kemi thënë që të gjitha institucionet duhet të mbështesin punën e SPAK, por nuk është punë e PE që të bëjnë koment për ndonjë rast specifik.

Unë jam i sigurt që me këtë përbërje që ka Kuvendi do të bëhen diskutimet e duhura dhe vendimet e duhura që do të merren në bazë të kushtetutës apo rregullores së Kuvendit”, tha zyrtar i BE.

I pyetur për raste të ngjashme në Parlamentet e vendeve të BE,  Andreas Schieder u përgjigj:

“Nuk duhet të harrojmë që rregullat për këtë çështje janë të njëjtat. PE thjesht ka ndjekur rregulloren e vet, kur vjen një kërkesë e tillë ka një afat kohor, kjo eshte e njejta gje edhe per parlamentin austriak ku unë kam shërbyer dhe jemi marre me raste te tilla.

Në disa raste mund të merren vendime shpejt, në disa të tjera duhet kohë. Këtu në Shqipëri mësova se ka nje afat kohor qe nuk ka perfunduar. Aktoret në Parlament na kanë siguruar që janë të ndergjegjshem për pergjegjesitë e tyre dhe që do të marrin vendimet që duhet të marrin “ tha reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder.

 

Integrimi në BE nuk bëhet me hapje kapitujsh, por mbylljen e tyre –

By: 27
30 January 2026 at 10:16

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për shtyp me gazetarët. Gjatë fjalës së tij, Schieder u shpreh se Shqipëria ka patur një ecuri madhore në negociatat me BE. Ai tha se nuk bëhet fjalë për hapjen e kapitujve, por puna është  tek mbyllja e tyre.

Në lidhje me këtë ai tha se ideja e ligjit nuk është se e kënaqem BE duke miratuar ligje, por për t’u afruar me standarde europiane në zbatim. Në fund, ai tha se arena politike, qeveria opozita, media të gjithë duhet të bëjnë të pamundurën që të ketë komunikimin të duhur se ku është Shqipëria tani dhe ku duhet të arrijë.

“Mendoj që bashkëpunimi në disa çështje po ecën mirë. Dhe mësoja që ka edhe unanimitet në disa çështje. Do doja që përmirësimi i kulturës politike është njëra gjë. Dhe Shqipëria ka patur një ecuri madhore në negociata, vlerësim i Komisionit në pranverë do ecë mirë, Shqipëria do ecë mirë. Por këtu nuk bëhet fjalë për hapjen e kapitujve, por puna është edhe tek mbyllja. Ideja e ligjit nuk është se e kënaqem BE duke miratuar ligje, por për t’u afruar me standarde europiane në zbatim.

Pra pas miratimit të legjislacionit ka shumë punë për të bërë dhe kjo më duket mirë sepse Shqipëria ka vendosur t’i përkushtohet reformave, sepse ka ndërmarrë hapin të bënte rivlerësimin e prokurorëve e gjyqtarëve dhe kjo ka reflektuar mirë në opinionin publik. Pra nuk duhet të ngecësh në vend, apo të bësh hapa pas. Duhet të bindësh publikun dhe unë dua që zgjerimi të bëhet realitet dhe ta shoh konkret. Këtu arena politike, qeveria opozita, media të gjithë duhet të bëni të pamundurën që të ketë komunikimin të duhur se ku është Shqipëria tani dhe ku duhet të arrijë”, tha ai.

I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 53-vjeçari në Shijak (Emri) –

By: 27
30 January 2026 at 09:46

Policia e Shijakut ka vënë në pranga një 53-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Në pranga u vuFestim Keci, banues në Shijak, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Torinos në vitin 2023 me 9 vite burg.

Ai akuzohet për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.

Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku pritet të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

Edhe administrata rrezikon të mbetet pa internet, ankimohet sërish tenderi 4.8 mln euro i AKSHI-t –

By: 27
30 January 2026 at 09:38

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk po gjen qetësi dhe sikur të mos mungonte problem me sistemin e SelfCare të Tatimeve, të enjten në Komisionin e Prokurimit Publik u ankimua tenderi 4.8 milionë euro për internetin e këtij institucioni dhe atyre të tjera publike.

Ankesa është bërë nga një prej operatorëve pjesëmarrës në procedurë dhe ka të bëjë me vlerësimin e bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave.

Më herët në dhjetor i njëjti tender që ishte pezulluar nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik për shkak të ankesave të bëra nga disa operatorë lidhur me dokumentet e procedurës.

Për një pjesë prej tyre KPP pranoi kërkesat ndërkohë për disa të tjerë jo duke nënvizuar arsyet. Ankesat e vazhdueshme kanë sjellë vonesa të shumta me afatet normale që duhet të ndiqte kontrata. Konkretisht tenderi u çel në datë 13 gusht 2025.

Procedura kishte në objekt kontrate “Shërbimi i internetit dhe intranetit për agjencinë kombëtare të shoqërisë së informacionit dhe institucionet publike”. Fondi limit është 4.8 milionë euro dhe shërbimi parashikohet që të ofrohet për 730 ditë.

“Objektivi i Përgjithshëm i kontratës është instalimi, aktivizimi i shërbimit të Internetit dhe Intranetit për institucionet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave.

Shërbimi do të ofrohet gjatë gjithë periudhës së kontratës , për këtë arsye secili operator ekonomik ka përgjegjësinë e garantimit dhe disponueshmërisë së shërbimit në çdo moment, duke ofruar suport teknik , mirëmbajtje të linjave fizike konform SLA-së”, thuhet në termat e referencës së procedurës.

Tenderët e lidhur me sistemet e IT të institucioneve të ndryshme por edhe mirëmbajtjet janë ndër procedurat e ankimuara më shpesh pranë KPP duke krijuar edhe zvarritje.

Një rast si ky ishte edhe ai i mirëmbajtjes së fiskalizimit i ankimuar disa herë dhe që ka një fond limit 7.7 mln euro, duke qenë dhe një nga arsyet që çoi në mos funksionimin e platformës self-care dhe bllokoi aktivitetin e bizneseve për rreth tre javë!./Monitor

Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare –

By: 27
30 January 2026 at 09:04

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 06:15 në aksin rrugor Shishtavec–Kukës. Një automjet ka përplasur një këmbësore. Si pasojë e kësaj është dëmtuar këmbësorja 49-vjeçare, banuese në Kukës, e cila po lëvizte në këmbë.

Ajo është transportuar në spital për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtories Vendore të Policisë Kukës për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policise

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shishtavec-Kukës”, shtetasi G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, këmbësore. 

Shtetasja Sh. N. është dërguar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.  Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Kukës, për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Aksident rrugor në aksin Shishtavec-Kukës, plagoset një këmbësore –

By: 27
30 January 2026 at 09:02

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 06:15 në aksin rrugor Shishtavec–Kukës. Një automjet ka përplasur një këmbësore. Si pasojë e kësaj është dëmtuar këmbësorja 49-vjeçare, banuese në Kukës, e cila po lëvizte në këmbë.

Ajo është transportuar në spital për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtories Vendore të Policisë Kukës për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policise

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shishtavec-Kukës”, shtetasi G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, këmbësore. 

Shtetasja Sh. N. është dërguar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.  Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Kukës, për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Dimër ekstrem në Moskë, regjistrohen reshjet më të dendura të borës në më shumë se 200 vjet –

By: 27
30 January 2026 at 08:56

Kryeqyteti i Rusisë, Moska, ka regjistruar gjatë muajit janar reshjet më të mëdha të dëborës në më shumë se dy shekuj, sipas meteorologëve të Universitetit Shtetëror të Moskës.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më 29 janar janë matur rreth 92 milimetra reshje dëbore, shifra më e lartë e regjistruar në 203 vitet e fundit. Në disa zona të qytetit, trashësia e borës ka arritur deri në 60 centimetra.

Situata ka shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullim. Trenat në rajonin e Moskës janë vonuar, ndërsa shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në trafik për shkak të grumbujve të mëdhenj të borës. Pamjet nga qyteti tregojnë banorë që përpiqen të lëvizin mes rrugëve të mbuluara plotësisht nga dëbora.

“Janari ishte një muaj jashtëzakonisht i ftohtë dhe me reshje të pazakonta dëbore në Moskë”, njoftoi Universiteti Shtetëror i Moskës në rrjetet sociale.

Sipas ekspertëve, stuhitë e forta janë shkaktuar nga ciklone të thella atmosferike që kanë përfshirë rajonin e Moskës me fronte të fuqishme ajrore.

Ndërkohë, më herët gjatë këtij muaji, rajoni i Kamçatkës në lindje të Rusisë shpalli gjendje emergjente pas një stuhie të fuqishme dëbore, e cila paralizoi pjesërisht qytetin kryesor të zonës. Pamjet e publikuara në rrjet treguan ndërtesa të mbuluara deri në katin e dytë dhe automjete të zhytura plotësisht nga bora.

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë –

By: 27
30 January 2026 at 08:40

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja është regjistruar në strada Sanità, në segmentin e rrugës provinciale që lidh Savigliano me Vottignasco, në provincën Cuneo. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një rrugë të ngushtë, e njohur prej vitesh si problematike dhe ku janë shënuar edhe më parë aksidente të rënda.

Sipas informacioneve paraprake, Jeep-i ku udhëtonin tre të rinj shqiptarë është përplasur ballë për ballë me një mjet të rëndë Iveco. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa dinamika e saktë e aksidentit mbetet ende nën hetim nga autoritetet.

Në automjetin tip SUV ndodheshin tre shtetas shqiptarë. Dy prej tyre, pak mbi të 20-at, kanë ndërruar jetë në vendngjarje. I treti, një 21-vjeçar, i cili ndodhej në sediljet e pasme, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Savigliano-s në kod të verdhë (jashtë rrezikut për jetën).

Ndërkohë, në mjetin e rëndë udhëtonin dy persona, një burrë dhe një grua. Burri, 58-vjeç, është dërguar gjithashtu në spital në kod të verdhë, ndërsa gruaja, 55-vjeçe, ka pësuar plagë të rënda (politraumë) dhe është transportuar me helikopter në spitalin Santa Croce në Cuneo, në kod të kuq.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e emergjencës me dy autoambulanca, shërbimi i elisoccorso 118, si edhe zjarrfikësit, të cilët kanë punuar për një kohë të gjatë për të nxjerrë trupat dhe të plagosurit nga mjetet e shkatërruara.

Karabinierët po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe po verifikojnë nëse përplasja mund të jetë shkaktuar nga një manovër e rrezikshme parakalimi. Për disa orë, rruga u mbajt e bllokuar dhe qarkullimi u devijua.

Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë –

By: 27
30 January 2026 at 08:26

Mes një grumbulli të madh mbetjesh, disa fëmijë përpiqen të largojnë hekurat nga prishjet e banesave në zonën e Urës së Dajlanit, në lagjen nr. 14, aty ku fadromat rrafshuan shtëpitë e para.

Parashikohet që 16 banesa të shkatërrohen plotësisht, si pjesë e një plani masash pas përmbytjes masive të 6 janarit që përfshiu Durrësin. Një ndërhyrje që, sipas banorëve, po ndërmerret pa asnjë zgjidhje strehimi për dhjetëra persona që jetojnë në këtë zonë prej më shumë se 30 vitesh.

“Banoj prej 30 vitesh në këtë lagje. Na dhanë urdhër nga kanali, erdhën direkt me fadroma dhe na sollën një copë letër. Për kaq vite ne nuk kemi pasur probleme. Bashkia nuk na ka thënë asgjë se ku do të shkojmë – erdhën direkt dhe i prishën”, tha Idajet Nuredini, një nga banorët të cilit iu prish banesa gjatë ndërhyrjes, për Median Amfora.

Sipas banorëve, njoftimi për prishjen është bërë vetëm pak ditë përpara se fadromat të hynin në zonë, pa u dhënë kohë për largimin e banesave apo për një zgjidhje alternative.

“Për më tepër se 35 vite jetoj në këtë zonë. Shtëpinë erdhën dhe ma prishën. Në datën 20 erdhën dhe sollën një copë letër. Legalizimet, siç i kanë të gjithë, i kam edhe unë. Na u prishën të gjitha, nuk pritën as që t’i hiqnim gjërat”, u shpreh Lumturi Gashi, një tjetër banore.

Ndërhyrja me shembjen e banesave të para u krye brenda pak ditësh, pas një njoftimi që banorët thonë se iu komunikua në mënyrë të paqartë dhe pa afate të mjaftueshme. Sipas tyre, prishjet nisën menjëherë pas dorëzimit të dokumenteve, pa u dhënë kohë për largimin e sendeve apo për gjetjen e një zgjidhjeje alternative.

Autoritetet e kanë lidhur aksionin me nevojën për pastrimin e kanalit dhe parandalimin e përmbytjeve, duke e cilësuar ndërhyrjen si pjesë të një plani masash pas situatës së krijuar më 6 janar. Në një postim publik, Bashkia e Durrësit e ka përshkruar aksionin si një ndërhyrje të suksesshme. Megjithatë, në terren, prishjet prekën banesa të ndërtuara prej dekadash, në një zonë ku banorët thonë se nuk kanë përjetuar më parë përmbytje të ngjashme.

Në lagje, pasojat e ndërhyrjes janë të dukshme: shtëpi të rrafshuara, orendi të nxjerra me nxitim dhe familje që përpiqen të shpëtojnë çfarë ka mbetur nga banesat e tyre. Për shumë prej tyre, këto ndërtime kanë qenë e vetmja strehë për më shumë se 30 vite.

Pavarësisht pasojave të dukshme në terren, banorët thonë se asnjë institucion nuk ka qenë i pranishëm për të sqaruar hapat e mëtejshëm apo për të ofruar ndonjë zgjidhje të përkohshme. Sipas tyre, ndërhyrja u krye pa një plan të shoqëruar me masa sociale për familjet e prekura.

Në këtë zonë jetojnë dhjetëra familje, përfshirë edhe pjesëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian, të cilët ndodhen përballë rrezikut të mbetjes pa strehë. Për shumë prej tyre, banesat e prishura nuk kanë qenë vetëm objekte ndërtimi, por hapësira jetese të ngritura dhe mbajtura prej dekadash.

“Bashkia nuk na ka thënë asgjë se ku do të shkojmë. Erdhi direkt dhe i prishi. Jemi me kalamajtë jashtë. Kemi kaluar natën jashtë”, tha Idajet Nuredini.

Për banorë të tjerë, prishja ka ardhur pas dekadash jetese në këtë zonë dhe pa asnjë sqarim institucional mbi arsyet apo hapat që do të pasonin.

“Kryetarja e bashkisë nuk na del fare që të na japë një shpjegim. E sëmurë, mezi e kam bërë atë shtëpi. Na u prishën të gjitha, nuk pritën as që t’i hiqnim gjërat”, u shpreh Lumturi Gashi.

Banorët thonë se pas prishjes kanë mbetur pa asnjë mbështetje, duke kaluar ditë dhe net në kushte të vështira, pa praninë e ndonjë institucioni në terren.

“Kemi qëndruar përjashta. Shi, ftohtë. As bashkia nuk ka ardhur, asnjë institucion nuk ka ardhur. Nuk dimë se ku do të shkojmë”, tha Ermond Hida.

Ura e Dajlanit ndodhet në një nga zonat hyrëse të qytetit të Durrësit, ndërsa në rrugë Pavarsia është një kanali kullues që shërben për shkarkimin e ujërave drejt zonës së Shkozetit dhe që është përmendur nga autoritetet si burim rreziku për përmbytje. Përgjatë këtij kanali janë ngritur prej dekadash banesa informale, ku jetojnë kryesisht familje të komunitetit rom dhe egjiptian, të cilat sigurojnë jetesën kryesisht përmes mbledhjes dhe riciklimit të kanoçeve dhe materialeve të tjera.

Kushtet e jetesës në zonë janë të vështira dhe të pasigurta, duke e bërë çdo ndërhyrje pa masa shoqëruese një rrezik të shtuar për familjet që varen nga kjo hapësirë për strehim dhe mbijetesë.

Sipas kuadrit ligjor në fuqi për ndërtimet, prishja e banesave të ndërtuara prej dekadash kërkon ndjekjen e procedurave të posaçme dhe masa shoqëruese, veçanërisht kur bëhet fjalë për familje që i përdorin ato si strehë të vetme.

Amfora Media i është drejtuar Bashkisë së Durrësit për një koment lidhur me këtë çështje, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk ka marrë një përgjigje zyrtare.

Përfaqësues të 16 familjeve u paraqitën të mërkurën në Bashkinë e Durrësit për të kërkuar zgjidhje strehimi.  Sipas tyre,  Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vendosur si afat të fundit për prishjet ditën e mërkurë, ndërsa familjet kërkojnë strehim dhe bonus qiraje nga bashkia.

Ndërkohë, funksionimi i hidrovorit dhe problematika e kanalizimeve në Durrës është kthyer në çështje institucionale, pasi Prokuroria ka nisur hetime lidhur me përmbytjet e 6 janarit që prekën disa zona të qytetit.

Këmbimi valutor 30 Janar, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

By: 27
30 January 2026 at 08:04

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.6 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.4 lekë dhe do shitet me 97.1 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.9 lekë dhe do shitet me 105.9 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.9 lekë dhe do shitet me 111.9 lekë.

Screenshot_2

 

❌
❌