Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 202527.al

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos –

By: 27
26 December 2025 at 21:38

Kreu i PD Sali Berisha në një intervistë në podkastin “Elevate” të Floriana Garos, ka folur politikën, sfidat, si edhe shpalljen non grata, për të cilën u shpreh se ishte një rrufe në qiell të hapur.

“Ata që erdhën me rebelim i përzura me votën e lirë. Erdha me një program që ndryshova Shqipërinë. U ndjeva i përkushtuar. Do vazhdoja reformën”, tha ai.

Berisha tha se demokratët ia kanë dalë me kauzën e tyre duke shtuar se beson edhe se do t’ia dalin për t’u rikthyer në pushtet.

Ata që erdhën me rebelim i përzura me votën e lirë. Erdha me një program që ndryshova Shqipërinë. U ndjeva i përkushtuar. Do vazhdoja reformën. Kisha besuar. Sikundër besoj dhe sot. Patjetër. Le të bëjnë zgjedhje të lira dhe ta shikojmë kush fiton. Vetëm mision. Ministrat e mi, mision. Qeverisja është mision. Anëtarësimi në NATO, mision. Infrastruktura mision. Edhe diktatorin e përzumë me votë.

Pse qëndrova? Në 13 dhjetor u thashë mirupafshim. Do mbetem mik i PD-së dhe gjatë gjithë natës mendova se bëra gabim se duhet të qëndroj me Kosovën. Shkruaja çdo ditë. Facebook ishte gazeta ime. Dhe unë merresha me të. E kam përdorur. Lexoja. Natyrisht kam shkruajtur disa nga kujtimet por nuk jam fans i autobiografive. Ekziston diçka. Kisha jetuar në diktaturë, një nga mësimet ishte se qëndrimi në kohë të gjatë në karrige nuk është i dobishëm për vendin. Edhe sot e mendoj. Kam dhënë dorëheqjen. Pa ndonjë keqardhje të madhe. Mendova se unë përmbusha.  Ishte një rrufe në qiell të hapur.

Më kishte thënë Rama po censurohesh, se ke dekonspiruar kundër politikës së jashtme SHBA. Vendimi ishte për korrupsion dhe minim të demokracisë. Ishte një fyerje e rëndë dinjitetit tim. Ishte beteja për dinjitetin tim. Kur ata kërkuan të mos hyj në parlament. Atë se bënë dot. Kur në tërbim, Yuri Kim bënte çdo gjë që të kontrollonte Lulzim Bashën si kryetar partie. Kjo nuk mund të ndodhte.

U vendosëm në një izolim të paprecedent. Nga burokratë të korruptuar europianë dhe botëror. Ne ia dolëm dhe do ia dalim. Është kauzë e drejtë. Për të qenë i suksesshëm duhet të ketë moral dhe empati. Jashtë moralit dhe empatisë e kam të vështirë të mendoj. Mund të kesh sukses por do jesh problem i madh”, ka thënë Berisha.

gijotina.com/

pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët –

By: 27
26 December 2025 at 21:24

Ervin Salianji ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojë takimin e radhës me demokratët, këtë herë në qytetin e Shkodrës.

Salianji ka njoftuar se takimi do të mbahet në orën 18:00, në ambientet e Hotel Rozafa (ish turizmi).

Takimi në qytetin bastion të demokratëve vjen pas disa aktiviteteve të tjera të suksesshme në Elbasan, Gjirokastër dhe Durrës.

gijotina.com/

pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët –

By: 27
26 December 2025 at 21:20

Ervin Salianji ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojë takimin e radhës me demokratët, këtë herë në qytetin e Shkodrës.

Salianji ka njoftuar se takimi do të mbahet në orën 18:00, në ambientet e Hotel Rozafa (ish turizmi).

Takimi në qytetin bastion të demokratëve vjen pas disa aktiviteteve të tjera të suksesshme në Elbasan, Gjirokastër dhe Durrës.

gijotina.com/

Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione –

By: 27
26 December 2025 at 20:50

SPAK intensifikon hetimet për dosjen Balluku, zëvendëskryeministren e pandehur për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë, në hetim për 7 lote të Unazës së Madhe dhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë.

Gjatë kësaj të premteje, me vendim të GJKKO-së, janë bërë rreth 35 kontrolle, objekt i të cilave kanë qenë kompanitë e biznesmenëve të cilët kanë fituar tenderë të rrugëve me vlerë miliona euro, që SPAK po i heton, si dhe zyrtarë të institucioneve në varësi të ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës që drejton Belinda Balluku.

Ende nuk dihen emrat e të gjithë personave, zyrtarë apo biznesmenë, të cilëve u janë bërë kontrolle në subjektet e tyre apo në banesa.

Kontrollet janë shtrirë te kompania “Gener 2” e biznesmenit Bashkim Ulaj fitues i tenderit për rrugën Thumanë–Kashar.  Sipas dosjes hetimore, falë angazhimit direkt të zëvendëskryeministres Belinda Balluku koncensioni i pezulluar nga qeveria për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar, iu rikthye kompanisë Gener 2 për më shumë se 245 milionë euro, si një “nder jete”, siç dilte në përgjimet e ministres me vartësin e saj, kreun e ARRSH në atë kohë, Evis Berberi.

Kontrolle janë bërë edhe ndaj biznesmenit Ilir Shtufit është pronar i “Nova Construction – 2012” shpk, një prej 3 operatorëve që fitoi tenderin e Lotit 4 të Unazës së  Madhe në Tiranë, edhe kjo procedurë sot në hetim nga SPAK.

Ndër personat ndaj të cilëve janë ushtruar kontrolle janë edhe dy ish-vartës të Belinda Ballukut, aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli dhe ish-kreu i KESH Erald Elezi. Mësohet se gjatë kontrolleve në banesat e dy ish-zyrtarëve të shkarkuar pak ditë më parë nga postet që mbanin, agjentët e BKH-së kanë sekuestruar telefona celularë dhe dokumentacione, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertimit nga organet e drejtësisë.

Në vijim të hetimeve për dosjen Balluku dhe disa bashkëpunëtorëve të saj, Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontroll edhe në banesën e Viola Haxhiademit, drejtoreshës së KESH-it, që deri dy ditë më parë mbante postin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës.

Pjesë e kontrolleve të SPAK ka qenë edhe drejtoresha e kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Sindi Dushku si dhe banesat e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços.

Kontrollet janë miratuar nga gjyqtari i hetimeve paraprake Erion Çela, i njëjti që caktoi masën e pezullimit nga detyra të ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Kontrollet janë bërë që në orët e para të mëngjesit nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, mbështetur dhe nga forcat e Policisë së Shtetit

SPAK po vijon të kërkojë prova të tjerë për në lidhje me akuzat e ngritura ndaj Ballukut dhe vartësve te saj, ndërsa ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit për të shkuar në një masë arresti ndaj saj.

gijotina.com/

Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulajn dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione –

By: 27
26 December 2025 at 20:48

SPAK intensifikon hetimet për dosjen Balluku, zëvendëskryeministren e pandehur për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë, në hetim për 7 lote të Unazës së Madhe dhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë.

Gjatë kësaj të premteje, me vendim të GJKKO-së, janë bërë rreth 35 kontrolle, objekt i të cilave kanë qenë kompanitë e biznesmenëve të cilët kanë fituar tenderë të rrugëve me vlerë miliona euro, që SPAK po i heton, si dhe zyrtarë të institucioneve në varësi të ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës që drejton Belinda Balluku.

Ende nuk dihen emrat e të gjithë personave, zyrtarë apo biznesmenë, të cilëve u janë bërë kontrolle në subjektet e tyre apo në banesa.

Kontrollet janë shtrirë te kompania “Gener 2” e biznesmenit Bashkim Ulaj fitues i tenderit për rrugën Thumanë–Kashar.  Sipas dosjes hetimore, falë angazhimit direkt të zëvendëskryeministres Belinda Balluku koncensioni i pezulluar nga qeveria për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar, iu rikthye kompanisë Gener 2 për më shumë se 245 milionë euro, si një “nder jete”, siç dilte në përgjimet e ministres me vartësin e saj, kreun e ARRSH në atë kohë, Evis Berberi.

Kontrolle janë bërë edhe ndaj biznesmenit Ilir Shtufit është pronar i “Nova Construction – 2012” shpk, një prej 3 operatorëve që fitoi tenderin e Lotit 4 të Unazës së  Madhe në Tiranë, edhe kjo procedurë sot në hetim nga SPAK.

Ndër personat ndaj të cilëve janë ushtruar kontrolle janë edhe dy ish-vartës të Belinda Ballukut, aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli dhe ish-kreu i KESH Erald Elezi. Mësohet se gjatë kontrolleve në banesat e dy ish-zyrtarëve të shkarkuar pak ditë më parë nga postet që mbanin, agjentët e BKH-së kanë sekuestruar telefona celularë dhe dokumentacione, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertimit nga organet e drejtësisë.

Në vijim të hetimeve për dosjen Balluku dhe disa bashkëpunëtorëve të saj, Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontroll edhe në banesën e Viola Haxhiademit, drejtoreshës së KESH-it, që deri dy ditë më parë mbante postin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës.

Pjesë e kontrolleve të SPAK ka qenë edhe drejtoresha e kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Sindi Dushku si dhe banesat e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços.

Kontrollet janë miratuar nga gjyqtari i hetimeve paraprake Erion Çela, i njëjti që caktoi masën e pezullimit nga detyra të ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Kontrollet janë bërë që në orët e para të mëngjesit nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, mbështetur dhe nga forcat e Policisë së Shtetit

SPAK po vijon të kërkojë prova të tjerë për në lidhje me akuzat e ngritura ndaj Ballukut dhe vartësve te saj, ndërsa ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit për të shkuar në një masë arresti ndaj saj.

gijotina.com/

Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta –

By: 27
26 December 2025 at 20:18

Kongresi amerikan ka propozuar një projektligj të titulluar “Western Balkans Democracy and Prosperity Act”, mbi Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Një pjesë e projektligjit është fokusuar tek çmontimi i rrjeteve financiare që mbështesin politikanët e korruptuar në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimore. Sipas projektligjit, i sygjerohet Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion kalimin nga ngrirja e aseteve në arrestime në nivileve të larta, përpara zgjedhjeve të vitit 2027.

“Duke emëruar strukturat ekonomike, figurat e biznesit dhe “ndërmjetësit” që lehtësojnë korrupsionin, SHBA-të në fakt po ofrojnë një plan veprimi për SPAK-un për të kaluar nga ngrirja e aseteve në arrestime të nivelit të lartë, duke synuar të “pastrojë” tregun nga konkurrenca e shtrembëruar para zgjedhjeve të vitit 2027″, thuhet në pjorektligj.

Ky projektligj, parashikon që SHBA në bashkëpunim me agjensitë ligjzbatuese shqiptare të kalojnë në sitë, pushtetin financiar që buron nga posti i Kryeministrit. Monitorimit strikt nuk do ti shpëtoje siguria kibernetike dhe bankat lokale për të zbuluar lidhjet e mundshme me financat e grupeve kriminale dhe shoqërive të dyshimta.

Sipas këtij projeltligji, në Ballkanin Perëndimor, demokracia, korrupsioni, media, ekonomia dhe siguria kibernetike shihen si pjesë e të njëjtit problem strategjik. Gjithashtu Kongresi amerikan e vendos tonin politik duke e përkufizuar rajonin si “një rajon pluralist, shumetnik, në zemër të Europës, kritik për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit”.

Kjo do të thotë se, SHBA do të vendosë vëzhgim dhe trajnim amerikan për strukturat e drejtësisë, si dhe një fokus të veçantë mbi administrimin e zgjedhjeve, një nga pikat më të kontestuara të sistemit politik shqiptar.

SHBA do të zgjerojë asistencën teknike për vendet e rajonit, me kusht që qeveritë vendase të angazhohen në hartimin dhe zbatimin e strategjive të reja kombëtare antikorrupsion, të përshtatura sipas realitetit të secilit vend.

Ligji parashikon: trajnime për prokurorinë, gjyqësorin dhe policinë, forcimin e kapaciteteve të institucioneve publike dhe rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në administratë.

Vëmendje e veçantë i kushtohet institucioneve që administrojnë zgjedhjet dhe strukturave të prokurimeve publike, të cilat identifikohen si zona me risk të lartë korrupsioni.

Nisma synon të forcojë strategjitë ekzistuese për të luftuar: korrupsionin në nivelet e larta politike, ndërhyrjen politike në drejtësi dhe manipulimin e institucioneve të pavarura.

Ligji thekson se korrupsioni në gjyqësor dhe në proceset zgjedhore minon drejtpërdrejt demokracinë dhe pengon investimet e huaja.

SHBA kërkon forcimin e mbikëqyrjes ligjore mbi: lirinë e informacionit, prokurimet publike dhe përdorimin e sistemeve digjitale shtetërore.

Në këtë kuadër, parashikohet edhe rritja e sigurisë kibernetike dhe mbrojtja e rrjeteve kibernetike të TIK, për të parandaluar manipulime, ndërhyrje të jashtme dhe abuzime me të dhënat publike.

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfshihen në European Democratic Resilience Initiative të SHBA-së, ose programe pasardhëse, duke u bërë përfituese të fondeve të posaçme antikorrupsion dhe mbështetjes teknike afatgjatë.

gijotina.com/

SHBA gati të shpallë nongrata të tjerë në Shqipëri! Çfarë thotë raporti i Kongresit amerikan? –

By: 27
26 December 2025 at 20:02

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor, me fokus të veçantë Shqipërinë, ku sipas vlerësimeve konstatohet një nivel i lartë korrupsioni, shtrembërim i konkurrencës dhe ndërhyrje e krimit të organizuar, shpesh e lidhur me politikanë dhe zyrtarë të caktuar.

Në këtë kuadër, Kongresi amerikan paralajmëron një valë të dytë sanksionesh “Non Grata”, si edhe një proces vlerësimi 90-ditor në sektorë strategjikë që kanë qenë së fundmi në qendër të hetimeve ose dyshimeve për abuzime nga SPAK, përfshirë AKSHI-n, KESH-in, OST-në, si dhe institucione dhe ndërmarrje të tjera publike.

Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga Kongresi i SHBA-së, evidenton problematikat kryesore në Shqipëri dhe përcakton rrugë konkrete për adresimin e tyre, me synimin e goditjes së korrupsionit dhe fenomeneve kriminale përpara zgjedhjeve të vitit 2027.

Në raport theksohet se, përmes identifikimit të përkrahësve ekonomikë të korrupsionit, figurave të biznesit dhe “ndërmjetësve”, SHBA po ofron një udhërrëfyes të qartë për SPAK-un, për të kaluar nga ngrirja e aseteve drejt arrestimeve në nivele të larta, me qëllim pastrimin e tregut nga konkurrenca e shtrembëruar.

Në fokus të veçantë do të jenë kontratat e AKSHI-t, sektori i energjisë, pastrimi i parave, krimi i organizuar, mbikëqyrja e KESH dhe OST, projektet luksoze bregdetare dhe ndërtimet shumëkatëshe, PPP-të, monitorimi i sistemit bankar, si dhe rishikimi i projekteve që kanë përfituar status “strategjik”.

Sipas vlerësimeve amerikane, këto masa synojnë të krijojnë kushte për konkurrencë të ndershme dhe institucione më të forta, në prag të një procesi zgjedhor të konsideruar vendimtar për të ardhmen demokratike të vendit.

Pjesë nga raporti i Kongresit Amerikan:

Afati 90-ditor (që përfundon në mars 2026) pas miratimit të Aktit për Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor shënon një zhvendosje nga goditja e politikanëve individualë drejt çmontimit të rrjeteve financiare që i mbështesin ata. Në Shqipëri, rezultati më i mundshëm është një “valë e dytë” sanksionesh që lidh statusin Non Grata politik me ndjekjen penale. Duke emërtuar përkrahësit ekonomikë, figurat e biznesit dhe “ndërmjetësit” që lehtësojnë korrupsionin, SHBA po ofron në mënyrë efektive një udhërrëfyes për SPAK-un që të kalojë nga ngrirja e aseteve drejt arrestimeve në nivele të larta, me synimin për të “pastruar” tregun nga konkurrenca e shtrembëruar përpara zgjedhjeve të vitit 2027.

Sektorët kryesorë nën vëzhgim:

–Rishikimi 90-ditor i Departamentit të Shtetit synon sektorët ku fluksi i “parave gri” është më i lartë: -Teknologjia dhe infrastruktura digjitale: Fokus te kontraktorët e AKSHI-t dhe “taksa e korrupsionit” në shërbimet shtetërore digjitale. -Pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi: Shqyrtim i projekteve luksoze bregdetare dhe kullave të larta në Tiranë. -Energjia dhe shërbimet publike: Mbikëqyrje e korporatave shtetërore të energjisë (KESH, OST) dhe koncesioneve në energjinë e rinovueshme. -Partneritetet Publike-Private (PPP): Auditimi i kontratave për menaxhimin e mbetjeve dhe infrastrukturën. -Bankat dhe financat: Monitorim i bankave vendase për të siguruar shkëputjen e tyre nga “lehtësuesit” e rinj të sanksionuar. -Turizmi strategjik: Rishikim i projekteve që kanë marrë status “strategjik” përmes favorizimit politik”.

gijotina.com/

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri –

By: 27
26 December 2025 at 18:48

Një aksident ka ndodhur në Malësi të Madhe. Drejtuesi i automjetit tip kamion ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Rreth orës 16:00, në fshatin Rrjoll, Malësi e Madhe, shtetasi N. P., duke drejtuar kamionin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

gijotina.com/

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

By: 27
26 December 2025 at 18:30

Pozitat e zv.kryeministres, njëherësh ministres se Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin, sa vijnë edhe rëndohen më tepër. Nga dosja hetimore e SPAK numrit dy të qeverisë jane zbuluar biseda të tjera mes Belinda Ballukut dhe dhe vartësit, ish kreut te ARRSH, Evis Berberi.

Në një nga mesazhet dërguar ish-vartësit të saj Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së, Belinda Balluku e informon këtë të fundit se ka takuar biznesmenin, Ram Gecin me kërkesën e te KM, cili dyshohet te jete Kryeministri Rama.

Bisedat janë zbardhur nga telefoni i sekuestruar “Blackberry” i Evis Berberit!

Nga komunikimi i datës 24.08.2021, në aplikacionin “Whatsapp”, në orën 13:49, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “KM më kërkoi të takoj Ram Gecin”.

Pas këtij mesazhi, në orën 13:51, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhet në aplikacionin “Signal Private Messenger”, me tekst: “E kishte takuar sot. Të kaloj nga zyra se e takova para një ore në kantier, bëra një xhiro në gjithë Unazën”.

PERGJIMET E SPAK

Në orën 13:52, Belinda Balluku: “Jam në shpi peshk, me pak fjalë, me një virozë”.

Në orën 13:52, Evis Berberi: “Obobo”.

Në orën 13:52, Belinda Balluku: “Në PR do e çojmë këtë, them unë. Sa është PR?”.

Në orën 13:53, Evis Berberi: “15 ml, rreth diku te 10 milionë euro pa TVSH, 15 miliardë lekë”.

SPAK sqaron se në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se Autoriteti Rrugor Shqiptar në datën 15.09.2021 ka bërë njoftimin për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”.

Në Buletinin nr. 167, datë 22.11.2021, të Agjencisë së Prokurimit Publik, rezulton se për këtë procedurë prokurimi është publikuar njoftimi mbi vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë, ku ka rezultuar se është kualifikuar oferta e paraqitur nga shoqëria “Geci” sh.p.k.

“KM më kërkoi të TAKOJ biznesmenin Ram Geci”, Balluku: “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”

Referuar të dhënave të sistemit elektronik të prokurimit publik, si rezultat i shpalljes fitues të shoqërisë “Geci” sh.p.k., në këtë procedurë prokurimi, është lidhur kontrata midis Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe shoqërisë “Geci” sh.p.k., me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”.

Nga hetimi rezulton se shoqëria “Geci” sh.p.k. ka si ortak të vetëm dhe administrator shtetasin, Ram Geci.

gijotina.com/

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit –

By: 27
26 December 2025 at 18:16

Qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Arbrit paraqitet i rënduar, veçanërisht në segmentin nga Shkalla e Tujanit deri në hyrje të Tiranës. Trafiku është shtuar ndjeshëm si pasojë e fluksit të lartë të emigrantëve që po kthehen në vendlindje për pushimet e fundvitit.

Në këtë aks rrugor po qarkullojnë jo vetëm automjete nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe mjete që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, duke rritur ndjeshëm ngarkesën në qarkullim.

Policia Rrugore ndodhet në terren dhe po punon për menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin e lëvizjes së automjeteve, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes dhe durim gjatë udhëtimit.

gijotina.com/

Deri në Vitin e Ri mund të vendosen shumë gjëra –

By: 27
26 December 2025 at 18:00

Presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky ka njoftuar se do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump “në të ardhmen e afërt”. Ndërsa Zelensky nuk dha detaje rreth kohës dhe vendndodhjes së takimit, gazetari i Axios, Barak Ravid, ka pohuar se kjo mund të ndodhë të dielën në Florida.

Duke shkruar në Telegram të premten, Zelensky tha se pas kontakteve të negociatorit ukrainas Rustem Umerov me përfaqësuesit amerikanë, të dyja palët ranë dakord të zhvillojnë një takim në nivelin më të lartë. “Shumë gjëra mund të vendosen deri në vitin e ri”, shkroi udhëheqësi ukrainas.

Pak para njoftimit të Zelensky-t, korrespondenti i çështjeve globale të Axios, Ravid, shkroi në X se Trump pritet të takohet me udhëheqësin ukrainas të dielën në pronën e tij në Mar-a-Lago, sipas një zyrtari ukrainas të paidentifikuar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka konfirmuar se Moska ka marrë dhe analizuar informacionin e marrë nga negociatori rus Kirill Dmitriev gjatë takimit të tij të fundit me negociatorët amerikanë në SHBA për të diskutuar një zgjidhje të konfliktit në Ukrainë

Peskov tha se pas raportit të Dmitriev, përfaqësuesit rusë dhe amerikanë zhvilluan bisedime ku morën pjesë ndihmësi i politikës së jashtme Yury Ushakov dhe disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, dhe se të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë dialogun.

Më herët këtë javë, Zelensky zbuloi propozimin e tij të ri për paqe me 20 pika, të cilin ai pretendoi se është diskutuar me zyrtarët amerikanë si pjesë e përpjekjeve të Trump për të zgjidhur konfliktin e vazhdueshëm.

gijotina.com/

Shqiptari i dënuar për kultivim kanabisi shpëtohet nga e dashura, ja si e bindi gjykatën –

By: 27
26 December 2025 at 17:46

Një shqiptar i ka shpëtuar deportimit në Shqipëri, pasi një gjyqtare vendosi se do të ishte jo e përshtatshme për partneren e tij sepse ajo nuk mund të flasë shqip. Armando Iberhasaj, i cili u dënua me katër muaj burg për kultivimin e më shumë se 200 bimëve kanabis, pretendoi se deportimi i tij do të shkelte të drejtat e tij për një jetë familjare me partneren e tij.

Iberhasaj hyri në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nga Shqipëria në vitin 2019 dhe brenda disa muajsh u kap duke kultivuar bimë kanabisi në një shtëpi në Bolsover, Derbyshire. Gjyqtarja e gjykatës së lartë të imigracionit, Sarah Pinder, pranoi se kultivimi i kanabisit mund të shkaktojë dëm serioz shoqëror.  Ajo vendosi që deportimi i tij do të ishte “i ashpër” për partneren e shqiptarit, pasi ajo nuk kishte udhëtuar kurrë më parë në Shqipëri dhe nuk e fliste gjuhën shqipe.

“Të presësh që partnerja [e Iberhasajt] të zhvendoset me të në Shqipëri, do të shkaktonte – e pranoj – pasoja të pajustifikueshme. Kjo për shkak se ajo nuk ka lidhje ose lidhje me Shqipërinë përveçse nëpërmjet [Iberhasajt] dhe ajo nuk e ka vizituar kurrë Shqipërinë dhe as nuk ka jetuar vetë atje. Ajo dha prova, të cilat i pranoj, se është e përkushtuar ndaj punësimit të saj dhe për të qenë e pavarur, duke shijuar karrierën e saj dhe duke fituar pagën e saj.

Gjithashtu pranoj dëshminë e saj se kohët e fundit ajo u ka ofruar mbështetje të përditshme motrës dhe nënës së saj, të cilat secila ka nevoja shëndetësore dhe fizike, me motrën e saj në veçanti që po hetohet për një diagnozë të mundshme të kancerit. Unë pranoj që kufizimi i mbështetjes së partneres vetëm në mjetet moderne të komunikimit aktualisht do të shkaktonte pasoja të pajustifikueshme për të,” shtoi gjyqtarja.

Vendimi për të lejuar Iberhasaj të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar vjen pasi Shabana Mahmood, Sekretarja e Brendshme, propozoi frenimin e përdorimit nga kriminelët e huaj dhe migrantët e paligjshëm të të drejtave familjare të Nenit 8 sipas KEDNJ-së për të penguar deportimin e tyre.

Kufizimet e reja në përdorimin e të drejtave të Nenit 8 do të nënkuptojnë se vetëm familja e ngushtë do të llogaritet për të parandaluar lidhjet e dyshimta. Gjyqtarët gjithashtu do të duhet të japin përparësi sigurisë publike mbi të drejtat individuale të Nenit 8.

Në rastin e Iberhasajt, avokatët e Ministrisë së Brendshme argumentuan se mundë të jetë e papërshtatshme që partnerja e tij të transferohet në Shqipëri sepse ajo nuk e fliste gjuhën, ai kishte qenë në gjendje të përshtatej me Mbretërinë e Bashkuar kur nuk fliste anglisht.

Avokatët argumentuan gjithashtu se Iberhasaj e kishte filluar marrëdhënien e tij me partneren e tij në një kohë kur ai nuk kishte të drejtë ligjore të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar dhe Ministria e Brendshme e kishte bërë të qartë se kishte ndërmend ta deportonte atë, një fakt për të cilin ajo ishte bërë e ditur që nga fillimi nga Iberhasaj.

Si masë lehtësuese, ai pohoi se punonte në fermën ilegale të kanabisit vetëm për të pasur një strehë mbi kokë dhe u deklarua fajtor për veprën penale. Megjithatë, avokatët e Ministrisë së Brendshme pohuan se ishte një vepër penale që shkaktoi dëm serioz sepse tregtia e drogave të paligjshme kishte një ndikim të rëndë dhe negativ në shoqëri.

“Është një proces që shkakton mjerim dhe nganjëherë vdekje për mijëra njerëz që janë aq të pafat sa të bëhen të varur prej tyre. Varësia nga droga ndikon jo vetëm tek vetë përdoruesit e drogës, por edhe tek familjet e tyre. Për më tepër, meqenëse të varurit shpesh shtyhen të kryejnë krime dytësore për të financuar varësinë e tyre, ata që janë të përfshirë në furnizimin me drogë janë të përfshirë në një proces që ka pasoja të dëmshme për shoqërinë në tërësi, duke shkatërruar jetë dhe duke krijuar kaos dhe pasiguri në komunitetet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar,” deklaruan ata./The Telegraph

Al Itihad vendos ta shesë në janar Mario Mitajn, ja kush e zëvendëson –

By: 27
26 December 2025 at 17:38

Mario Mitaj mund të ndryshojë skuadër që në janar. Këto janë raportimet e fundit për Al Itihad, pasi në Arabinë Saudite tregojnë se klubi do e shesë mbrojtësin e krahut të majtë.

Informacione të tjera e lidhin largimin e Mitajt me faktin që klubi po punon, për të mbyllur marrëveshjen me Nuno Tavaresh. Mbrojtësi i majtë është i gatshëm të bashkohet me klubin arab nga Lacio.

Për Mitajn ndërkohë nuk do të pritet merkato e verës. Drejtuesit e kanë marrë vendimin tashmë për 22-vjeçarin.

Në sezonin aktual, Mitaj ka zhvilluar 16 ndeshje zyrtare në të gjitha kompeticionet me fanellën e Al Ittihad, duke realizuar një gol dhe dy asistime. Në total, mbrojtësi shqiptar ka qenë në fushë për më shumë se 1.300 minuta.

Mbetet për t’u mësuar se sa është shuma që pretentohet për Mitajn. Kontrata e tij deri në vitin 2028 bën që klubi të mos ulë pretendimet. Rreth 5 milionë euro ishte shuma e shpenzuar për huazimin dhe më pas blerjen nga Lokomotiva e Moskës.

gijotina.com/

 

Ujërat e zeza derdhen direkt në det, pranë pushuesve –

By: 27
26 December 2025 at 17:30

Zona turistike e Golemit po përballet prej vitesh me një problem serioz mjedisor, ku ujërat e zeza dyshohet se derdhen drejtpërdrejt në det, pa asnjë trajtim apo filtër mbrojtës.

Situata vijon të mbetet shqetësuese, duke cenuar rëndë shëndetin publik dhe imazhin e një prej destinacioneve më të frekuentuara të bregdetit shqiptar.

Pamjet e siguruara së fundmi tregojnë qartë praninë e ujërave të ndotura në vijën bregdetare, ku pushuesit detyrohen të kalojnë mes tyre. Në rërën pranë detit dallohet një tub shkarkimi, i cili derdh ujëra të zeza direkt në Adriatik, vetëm pak metra larg zonave ku lahen turistët.

Golemi dhe Durrësi janë përmendur edhe më herët për problematikën e ndotjes së ujërave detare, duke ngritur vazhdimisht shqetësime për rrezikun që i kanoset shëndetit të pushuesve, si dhe dëmtimin e imazhit të turizmit shqiptar në sytë e vizitorëve të huaj.

Sipas legjislacionit në fuqi, derdhja e ujërave të zeza në det është e ndaluar rreptësisht. Subjektet që kryejnë këtë shkelje përballen me gjoba të konsiderueshme, ndërsa në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e aktivitetit. Aktualisht, pika e shkarkimit ndodhet pranë një hoteli, çka shton dyshimet për shkelje të rënda mjedisore.

Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto/ Detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë –

By: 27
26 December 2025 at 17:20

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Novoselë në Vlorë ditën e djeshme, ku një 42-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë një loje futbolli. Detaje të reja kanë dalë lidhur me këtë ngjarje. Viktima i cili jetonte në Gjermani, ishte kthyer në atdhe për të kaluar festat e fundvitit me familjen dhe të afërmit.

Mbrëmjen e djeshme ai po luante me miqtë dhe bashkëmoshatarët e tij futboll, në një kalçeto pranë lagjes ku banonte. Si pasojë e një goditje me top në zonën e kraharorit, ai ka humbur ndjenjat dhe është dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.

Fatkeqësisht ai nuk ka mundur ti mbijetojë goditjes, për shkak të një arresti kardiak. Sipas informacioneve paraprake analizat e 42-vjeçarit janë dërguar në Tiranë për autopsi. Rezultatet e të cilave priten të dalin pas tre muajsh, ku dhe do të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes së 42-vjeçarit.

gijotina.com/

Dosja Balluku/ BKH ushtron 19 kontrolle, mes tyre dhe drejtoresha e re e KESH-it, Viola Haxhiademi –

By: 27
26 December 2025 at 17:16

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kontrollet e ushtruara këtë të premte me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve që lidhen me zv/kryeministren Belinda Balluku dhe bashkëpunëtorët e saj.

Burime për mediat bëjnë me dije se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka zhvilluar 19 kontrolle në banesa dhe ambiente pune të zyrtarëve shtetërorë dhe biznesmenëve të përfshirë në dosjen hetimore që lidhet me tenderat publikë të sektorit të infrastrukturës dhe energjisë.

Ndër personat të cilëve u janë kontrolluar banesat dhe ambientet e punës mësohet se janë:

Viola Haxhiademi, ish-sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtoreshë e KESH-it

Gentian Gjyli, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht i pandehur dhe në masën “arrest shtëpie”

Erald Elezi, ish-drejtor i KESH-it, i pandehur dhe në arrest shtëpie

Sajmir Kuçi, Marsel Hoxha dhe Jonida Çeço, të lidhur me kompani ndërtimi përfituese të tenderëve publikë

Ndërkohë, më herët gjatë ditës u raportua se kontrolle janë ushtruar edhe ndaj biznesmenit Rrok Gjoka, i cili ka përfituar disa projekte infrastrukturore, si dhe ndaj Sindi Dushkut, drejtoreshë e kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është marrë në pyetje nga hetuesit.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku akuzohet për paracaktim të fituesve në tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, si edhe për shkelje në procedurat e lidhura me dosjen e Unazës së Madhe. Më 31 tetor, SPAK e mori zyrtarisht të pandehur, ndërsa pak ditë më parë ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e saj.

 

Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt –

By: 27
26 December 2025 at 17:00

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin pasditen e kësaj të premte, për 22 personat e grupit kriminal, të arrestuar pak ditë më parë në Tiranë, në kuadër të operacionit “Labirinti 2”.

Mësohet se gjykata ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për 21 nga të arrestuarit, ndërsa është lënë i lirë vetëm një prej tyre.

Konkretisht është lënë në “arrest me burg”:

Erald Sina – Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurive në kompaninë celulare One Albania

Artan Pullazi – Team Leader pranë kësaj kompanie

Erdison Gjella – Punonjës i Kompanisë Wolt Albania

Renaldo Dalipi

Engelbert Pjetri

Armandi Hajdini

Olsi Mici

Fatjon Çel

Xhon Boci

Laert Murataj

Gentjan Vercani

Valerjos Bushi

Olkid Hajdari

Dylber Alijaj – ish-ushtarak

Angjelos Mema

Majdi Musa

Jurgen Hekurani

Abdurahman Bollati

Klodian Rrucaj

Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Ndërsa është lënë i lirë, shtetasi Blerim Mali, pasi kishte dy familjarë të sëmurë për të cilët kujdeset.

Hetimet

Nga hetimet ka rezultuar se grupi përdorte metoda të kamufluara për shpërndarjen e drogës, duke shfrytëzuar taksi dhe motoçikleta për shpërndarje ushqimi. Me taksi lëvizte Olsi Mici, ndërsa shpërndarja me motor kryhej nga Erdison Gjella, i cili përdorte një mjet të branduar me një markë ndërkombëtare picash, “Wolt Albania”.

Aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike shtrihej në disa zona të qytetit të Tiranës, kryesisht në: Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit.  Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme.

Çfarë u sekuestrua

Si rezultat i operacionit u sekuestruan”

500 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë

10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde

5 automjete

28 celularë

6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.

Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit –

By: 27
26 December 2025 at 16:56

Një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana ka rënë në pranga e policisë greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes.

I kërkuari ka tentuar të kaloj pikën doganore për të hyrë në Shqipëri në ditën e Krishtlindjeve, kur nga verifikimi i pasaportës në sistem ka rezultuar se ai kërkohej nga Interpol Tirana pasi ishte i dënuar me 4 muaj burg nga drejtësia shqiptare për “falsifikim dokumentash”.

Ai është ndaluar nga policia greke, ndërkohë që dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë së Janinës për nisjen e procedurave të ekstradimit.

Ndërkohë po në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes, janë kapur edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, të kërkuar në Greqi. Njëri prej tyre rezultonte i dënuar nga Gjykata e Athinës me 3 vite burg për “shmangie taksash” ndërsa tjetri kërkohej me urdhër arresti nga Prokuroria e Kilkis për “ryshfet”.

gijotina.com/

Urime Krishtlindjes ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj –

By: 27
26 December 2025 at 16:46

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, ka sfiduar sërish drejtësinë.

Në një kohë kur SPAK kërkon arrestimin e saj, numri dy i qeverisë Rama shfaqet në rrjete sociale e qeshur, teksa ka uruar Krishtlindjen duke harruar që është zyrtare e pandehur në krye të shtetit.

E kalova ditën sot mes ngrohtësisë së familjeve lushnjare, miq të mirë, me zemër të bardhë e mikpritës të rrallë”,- shkruan Balluku ndërkohë që SPAK ka theksuar disa herë se lënia e saj e lirë përbën rrezik për prishje të provave dhe intimidim të dëshmitarëve.

Kujtojmë se imuniteti i saj vijon të jetë pezull, pasi Këshilli i Mandateve nuk doli me një vendim mbledhjen e kaluar. Socialistët kërkuan që mbledhja të shtyhej për në janar, duke i dhënë kohë vartëses së Ramës.

Komunikimet e fshehta/ Ilir Shtufi dëshmon në SPAK për dosjen “Balluku”, flet për kontaktet me Berberin –

By: 27
26 December 2025 at 16:38

SPAK ka zyrtarizuar akuzën ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, ndërsa paralelisht ka kërkuar autorizim për arrestimin e saj, në kuadër të hetimeve për procedurën e prokurimit të “Ndërtimit të Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti 4”.

Në dosjen hetimore përfshihet edhe dëshmia e biznesmenit Ilir Shtufi, përfaqësues i shoqërisë “Nova Construction 2012” sh.p.k., si dhe përmendet ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi.

Në dëshminë e dhënë më 8 dhjetor 2025, Ilir Shtufi shpjegon rrethanat e bashkëpunimit me shoqëritë e tjera në tender. Ai deklaron se fillimisht kishte hezitime për bashkëpunimin me “Euroteorema Peqin”, pasi kjo shoqëri kërkonte mazhorancën e punimeve. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe u njoftua nga një inxhinier i kompanisë së tij se Evis Berberi kishte kërkuar disa herë ta takonte.

Shtufi pohon se pranoi takimin, duke qenë se Berberi ishte titullari i autoritetit kontraktor për tenderin ku kompania e tij synonte të konkurronte. Pas këtij takimi, sipas dëshmisë, ai vendosi të bashkëpunonte me “Euroteorema Peqin”.

Nga aktet e hetimit rezulton gjithashtu se Belinda Balluku, në cilësinë e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e prokurimit të zhvilluar nga ARRSH, institucion në varësi të ministrisë që ajo drejtonte, si në fazën përgatitore ashtu edhe gjatë zhvillimit të procedurës.

Sipas aktit të ekspertimit informatik të datës 26.09.2024, nga celulari “Blackberry” i sekuestruar ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, janë nxjerrë mesazhe që dokumentojnë komunikime të drejtpërdrejta ndërmjet Ballukut, Berberit dhe Shtufit, në prag të procedurave të tenderimit për Lotin 4.

Më datë 10 shtator 2021, Balluku i shkruan Berberit:
“Hajde tek une ne 11”, vijuar nga udhëzime për t’i bërë të qartë një operatori se “Punet i ke me gimin thuaj jo me mua”.

Menjëherë pas kësaj bisede, Evis Berberi komunikon me Ilir Shtufin, i cili i shkruan:
“persh si ke kan.. ilir shufi nova jam. te tak pak mkan then kure mundesh”.
Takimi, sipas mesazheve, është realizuar brenda ditës.

Pas takimit me Shtufin, Berberi njofton Ballukun me mesazhin:
“E takova ok”.

Në materialin hetimor pasqyrohet gjithashtu se, përpara se të mbyllej afati i ofertave, shoqëria “Nova Construction 2021”, e lidhur në komunikim me Shtufin, kishte formalizuar marrëveshje bashkëpunimi me dy kompani të tjera për të marrë pjesë në garë, ku më pas rezultuan shpallur fituesit e procedurës.

Përfshirja e Ilir Shtufit në këto komunikime e zhvendos dosjen nga një hetim i thjeshtë administrativ, në një skemë të dyshuar ndërveprimesh mes segmenteve politike, zyrtarëve të lartë dhe biznesmenëve të afërt me opozitën e kohës, duke shtruar pikëpyetje të reja mbi ndikimin real në procesin e tenderimit të një prej projekteve më të mëdha rrugore në vend.

Prokuroria pritet të sqarojë rolin e secilit prej personazheve të përmendur, ndërsa dosja e Ballukut është kthyer tashmë në një prej çështjeve më të ndjeshme politike dhe penale të vitit.

gijotina.com/

❌
❌