Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 December 202527.al

Asist i Xhakës ndeshjen e Premier League, Sunderland barazon 1-1 me Leeds –

By: 27
28 December 2025 at 18:36

Sunderland barazoi 1-1 me Leeds, në përballjen e Premier League. Në këtë takim la gjurmë edhe mesfushori i njohur me origjinë shqiptare, Granit Xhaka.

Ai dhuroi assit për Adingrën, me këtë të fundit që realizoi në minutën e 28-të. Gjithsesi, 33-vjeçari me shokë nuk doli me pikë të plota nga ky takim, pasi Calvert-Lewin vendosi ekuilibrat.

Xhaka, në sezonin e parë te Sunderland, ka luajtur 18 ndeshje në kampionatin anglez.

https://rumble.com/v73klwk-asisti-i-xhakes.html

gijotina.com/

Ja kategoritë që përfitojnë ulje dhe lirim nga burgu –

By: 27
28 December 2025 at 18:18

“Sigurisht që nga kjo amnisti nuk mund të përfitojnë ata që kanë kryer krime të rënda, korrupsion apo vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kurrsesi jo subjekte që janë hetuar nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO. Nuk ka amnisti selektive dhe as favorizime, por kritere ligjore të qarta dhe transparente. Kush e sheh amnistinë si dobësi, ngatërron ndëshkimin me drejtësinë”, shprehet Lamallari duke theksuar se kjo amnisti nuk është falje e shkeljes së ligjit, por një shans i dytë, i dhënë me përgjegjësi, për ata që mund dhe duhet të rikthehen në shoqëri dhe pranë familjeve të tyre.

“Ne besojmë në një drejtësi të drejtë, jo për statistikë dhe as në kurriz të të pamundurve, një drejtësi që nuk humbet kurrë humanizmin, dhe që në frymë dhe shpirt udhëhiqet nga standarde të panegociueshme demokratike europiane”, thotë ministri Lamallari.

Më poshtë mesazhi i tij i plotë.

Të dashur qytetarë, në mbyllje të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë nismën për miratimin e një amnistie penale, një akt ligjor ky i bazuar te humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet evropiane të drejtësisë.

Ky lajm i mirë për përfituesit direkt dhe për familjet e tyre është me siguri urimi më i mirë i këtij fundviti. Kjo amnisti që ne do të miratojmë nuk është kurrsesi një lëshim politik, por një politikë penale moderne.
Një shtet i fortë nuk ka nevojë të mbajë ne burg njerëz pa rrezikshmëri reale, por të investojë në rehabilitim dhe siguri afatgjatë. Drejtësia evropiane nuk matet me numrin e të burgosurve, por me parandalim, rehabilitim dhe uljen e përsëritjes së veprave penale.

Amnistia që ne do të miratojmë në Këshillin e Ministrave nuk është një vendim i rastësishëm. Ajo vjen pas një analize të detajuar të situatës në sistemin e drejtësisë penale, në bashkëpunim me organet përgjegjëse, dhe adreson një shqetësim madhor; përdorimin e lartë të masës së paraburgimit dhe nevojën për një qasje më proporcionale dhe më humane.

Sot, për fat të keq, në sistemin e burgjeve ndodhen rreth 5 mijë persona, nga të cilët një pjesë e konsiderueshme, konkretisht më shumë se gjysma e tyre janë të paraburgosur. Kjo situatë kërkon ndërhyrje të përgjegjshme dhe të mejëhershme, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.

Paraburgimi i tepruar është një shqetësim persistent në sistemin tonë penitenciar, shqetësim i ngritur në mënyrë të përsëritur nga Këshilli i Europës si dhe nga partnerët tanë evropianë. Mbipopullimi në burgje nuk është forcë e shtetit, është dobësi e sistemit. Kjo amnisti e korrigjon në një farë mënyrë atë dobësi teksa ne kemi ende punë përpara për një politikë penale moderne që i përgjigjet stadit në të cilin Shqipëria është sot dhe nesër si vend anëtar i Bashkimit Europian.

Përmes kësaj amnistie qeveria po ndërmerr një tjetër akt parandalues dhe human, përpara se problemi të kthehet në krizë sistemike.

Më konkretisht, nga zbatimi i kësaj amnistie në vlerësimet paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm; dhe rreth 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi, ndërsa numri real i përfituesve është edhe më i lartë, duke përfshirë ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale si dhe masat alternative.
Jam vecanërisht i lumtur që në këto kategori përfituesish përfshihen të mitur, gra dhe persona të dënuar për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore.
Efekti është konkret dhe i menjëhershëm:
-popullimi në burgje ulet me gati 7%
-përmirësohen kushtet e trajtimit, sigurisë dhe rehabilitimit
-si dhe garantojmë më shumë respekt ndaj dinjitetit njerëzor

Sigurisht që nga kjo amnisti nuk mund të përfitojnë ata që kanë kryer krime të rënda, korrupsion apo vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kurrsesi jo subjekte që janë hetuar nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO. Nuk ka amnisti selektive dhe as favorizime, por kritere ligjore të qarta dhe transparente. Kush e sheh amnistinë si dobësi, ngatërron ndëshkimin me drejtësinë.

Kjo amnisti nuk është falje e shkeljes së ligjit, por një shans i dytë, i dhënë me përgjegjësi, për ata që mund dhe duhet të rikthehen në shoqëri dhe pranë familjeve të tyre. Ne besojmë në një drejtësi të drejtë, jo për statistikë dhe as në kurriz të të pamundurve, një drejtësi që nuk humbet kurrë humanizmin, dhe që në frymë dhe shpirt udhëhiqet nga standarde të panegociueshme demokratike. Faleminderit dhe gëzuar festat.

gijotina.com/

Më në fund gjen veten, Muçi vlerësohet me çmimin “Goli i muajit” në Turqi –

By: 27
28 December 2025 at 18:10

Ernest Muçi ka shkëlqyer në muajin nëntor dhe dhjetor me Trabzonsporin. Formë e shkëlqyer nga sulmuesi i Kombëtares, që së fundmi fitoi edhe çmimin e dytë radhazi për “Golin e Muajit” në Turqi.

Për muajin dhjetor është vlerësuar goli i dytë i shënuar nga ana e tij ndaj Goztepes. Një realizim mjaft i bukur, që erdhi pas krosimit nga goditja e dënimit. Muçi e gjuajti topin në ajër, dhe e kapi të papërgatitur trajnerin rival pasi kaloi mes këmbëve të dy lojtarëve.

Muçi është lojtari momentit te Trabzonspori. Dhe pse nuk luan si sulmues, ka realizuar në pesë ndeshje radhazi ku dy prej tyre i kishte dopieta.

Goli i Ernest Muçit: (VIDEO)

Përplasi për vdekje këmbësoren në Qafë Thanë, arrestohet 31-vjeçari –

By: 27
28 December 2025 at 17:52

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka përplasur një 64-vjeçare. Si pasojë 64-vjeçarja ka humbur jetën.

31-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

gijotina.com/

Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen –

By: 27
28 December 2025 at 17:30

Pas humbjes ndaj Udineses, Napoli rikthehet te fitorja. Kampionët e Italisë mundën 0-2 Cremonesen, në ndeshjen e luajtur në transfertë. Vendimtar në këtë sfidë rezultoi danezi Hojlund, i cili shënoi 2 gola.

Napoli është në vendin e dytë me 34 pikë. Cremonese është në vendin e 12-të. Këtë të dielë luhen edhe Bologna-Sassuolo dhe Atalanta-Inter.

gijotina.com/

SPAK gjurmon pasuritë e Ergys Agasit, pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t –

By: 27
28 December 2025 at 17:20

Hetimet ndaj Ergys Agasit, një prej biznesmenëve të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që manipulonte tenderët e AKSHI-t, janë zgjeruar ndjeshëm duke përfshirë edhe verifikim  të thelluar pasuror.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar informacion nga bankat e nivelit të dytë për të gjurmuar pasuritë dhe lëvizjet financiare të tij, në kuadër të hetimeve për abuzime të dyshuara me fondet publike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se po analizohen transaksione financiare dhe flukse monetare që dyshohet se lidhen me përfitime të paligjshme gjatë drejtimit të institucionit nga Mirlinda Karçanaj.

Paralelisht, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kërkuar të dhëna nga Komisioni i Prokurimeve Publike, si edhe informacion nga operatorët telefonikë, përfshirë ONE dhe Vodafone, ndërsa janë verifikuar edhe të dhënat e sistemit TIMS për lëvizjet e personave të përfshirë.

Sipas burimeve, mbi 25 persona janë marrë në pyetje, mes tyre punonjës të AKSHI-t dhe administratorë kompanish që kanë përfituar tenderë publikë.

Hetimet përfshijnë edhe dyshime për pasuri të përfituara në mënyrë të paligjshme, përfshirë prona dhe mjete luksoze, si një mjet lundrues dhe një mjet fluturues.

Po ashtu, hetuesit bëjnë me dije se Ergys Agasi ka dalë nga Shqipëria rreth mesit të muajit dhjetor, pak para se gjykata të miratonte masat e sigurisë ndaj tij.

gijotina.com/

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola –

By: 27
28 December 2025 at 15:36

Milan triumfoi 3-0 ndaj Veronës, në San Siro, në sfidën e vlefshme për Serie A. Ritmi ishte i lartë në pjesën e parë, por goli erdhi vetëm në fundin e fraksionit. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, topi përfundoi te Pulisiç, i cili nga brenda zonës me të majtën nuk fali.

Pjesa e dytë nisi aty ku mbaroi e para. Nkunku fitoi një 11-metërsh, me francezin që e përktheu vet në gol. Kuqezinjtë nuk u ndalën me kaq pasi shumë shpejt gjetën edhe golin e 3-të, sërish me Nkunku.

Milan shkon në kuotën e 35 pikëve, në krye të kampionatit, në pritje të Interit, që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e vet. Sfida e radhës është ndaj Cagliarit, me dy janar. Në krahun tjetër, Verona është në vendin e 18-të me 12 pikë.

gijotina.com/

Nuk do të ndalojmë asnjë moment –

By: 27
28 December 2025 at 15:24

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me demokratët në Shkodër, nga ku ka ndarë edhe pamje.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se PD duhet të sjellë rotacionin politik në Shqipëri, por për të arritur këtë, duhet që të kryejë një proces transformimi dhe reformimi për t’u hapur.

“Takimet tona nuk janë thjesht një fushatë për këtë qëllim. Ato janë një përballje morale. Mes arrogancës dhe dinjitetit. Mes frikës dhe guximit. Mes së vjetrës që mban peng dhe së resë që çliron. Koha e këtij pushteti ka mbaruar”, shkruan Salianji.

Me mirënjohjen më të thellë për pritjen entuziaste në Shkodër
Partia Demokratike duhet të sjellë rotacionin dhe kjo është një përgjegjësi historike!
Një Kryeministër që nuk mban përgjegjësi për ekipin e tij, nuk është udhëheqës, por thjesht përfitues. Pushteti i tij imoral dhe pa përgjegjësi është rreziku më i madh i demokracisë shqiptare, për të ardhmen, për Shqipërinë e ndershme, dhe kjo nuk duhet lejuar.
Rotacioni nuk është as hakmarrje e as luks. Rotacioni është oksigjen për demokracinë. Është pritshmëria e të gjithë shqiptarëve.
Partia Demokratike ka brenda vetes fuqinë për ta realizuar këtë. Por të përmbushur këtë pritshmëri historike Partia Demokratike duhet të ndryshojë, të reformohet, të hapet ndaj shoqërisë. Të fitojë!
Takimet tona nuk janë thjesht një fushatë për këtë qëllim. Ato janë një përballje morale. Mes arrogancës dhe dinjitetit. Mes frikës dhe guximit. Mes së vjetrës që mban peng dhe së resë që çliron.
Koha e këtij pushteti ka mbaruar.
Ky ishte mesazhi i fuqishëm që u dha në Shkodër dhe ne nuk do të ndalojmë asnjë moment, do të shkelim në çdo pëllëmbë të Shqipërisë për të bashkuar demokratët me shqiptarët!
Koha e ndryshimit ka ardhur!

gijotina.com/ 

dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje –

By: 27
28 December 2025 at 14:38

Policia e Korçës ka arrestuar S. Z., 58 vjeç, dhe V. Z., 65 vjeç, vëllezër banues në Korçë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike njëri ndaj tjetrit.

Gjithashtu, shtetasi 58-vjeçari mendohet të ketë dhunuar kunatën e tij, bashkëshorten e vëllait të tij 65-vjeçar, e cila kishte marrë urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit S. Z., 58 vjeç dhe V. Z., 65 vjeç, banues në Korçë (vëllezër) pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Gjithashtu shtetasi S. Z., dyshohet se ka dhunuar fizikisht edhe kunatën e tij (bashkëshorten e V. Z.), e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

gijotina.com/

Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia jep detaje mbi ngjarjen –

By: 27
28 December 2025 at 13:48

Një zjarr masiv ka rënë dje në lagjen nr15 në Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, ku u dogjën 8 autobusë që ndodheshin jashtë funksionit, Policia bën me dije se referuan materialet në Prokurori si ngjarje aksidentale.

Kjo pasi nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve.

gijotina.com/

Shërbimet publike digjitale në ngërç, E-Albania vazhdon jashtë funksionit –

By: 27
28 December 2025 at 13:46

Prej më shumë se një jave portali qeveritar e-Albania vijon të ketë probleme në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Këto probleme vijojnë të shfaqen edhe këtë të diel, ku sërish vështirësitë hasen si për qytetarët për të aksesuar platformën, por edhe për bizneset.

Në një njoftim që shfaqet në faqen zyrtare të e-Albania vijon të shfaqet njoftimi: Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile gjatë ditës së sotme do të realizojë një operacion mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik të saj. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të realizojë operacione mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik të saj.  Ju informojmë se gjatë këtyre proçeseve mund të ketë ndërprerje të përkohshme apo ngadalësime në marrjen e të dhënave përmes ndërveprimit me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.  Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për çdo vështirësi të mundshme që mund të haset në përdorimin e shërbimeve publike online.

Pesë ditë më parë më parë Aleanca për Profesionistët e lirë e ka ngritur në tej si problem pasi bizneset nuk arrijnë të marrin shërbime apo kryejnë pagesa. Ndërsa ka renditur problemet e hasura, Aleanca kërkon sqarime të mëtejshme.

“Këto platforma janë sot infrastruktura bazë për regjistrime, deklarime, aplikime, pagesa dhe përmbushje detyrimesh ligjore. Ndërprerja e tyre, qoftë edhe e përkohshme, krijon pasiguri juridike, vonesa procedurale, rrezik penalitetesh dhe kosto shtesë për bizneset dhe profesionistët e lirë, të cilët varen pothuajse tërësisht nga shërbimet digjitale.

Fenomeni ngre pikëpyetje jo vetëm mbi qëndrueshmërinë teknike të sistemeve, por edhe mbi menaxhimin e riskut, kapacitetet e back-up-it, komunikimin institucional dhe mekanizmat alternativë që duhet të aktivizohen në raste të tilla.

Në këtë kontekst, vlerësojmë të domosdoshme: transparencë më të madhe mbi shkaqet e ndërprerjeve dhe kohëzgjatjen e tyre; forcimin e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe redundancës së sistemeve digjitale; parashikimin e procedurave alternative dhe shtyrjen automatike të afateve ligjore në raste mosfunksionimi të platformave; komunikim të qartë dhe në kohë me përdoruesit, për të shmangur pasigurinë dhe keqinterpretimet”, thuhet në ankesën e tyre”. 

Jo vetëm me bizneset por portali ka shfaqur vështirësi edhe për individët, si regjistrimi i fëmijëve të porsalindur në sistem si dhe aplikimet për pajisjen me mjetin e identifikimit apo rinovimet e pasaportave.

Kjo çështje kthehet në një problem këtë periudhë fundviti teksa rikthimi i emigrantëve në atdhe është i lartë dhe i shfrytëzojnë ditët e pushimit edhe për tu marrë me dokumentacione.

gijotina.com/

Aksidenti, përplaset për vdekje 37-vjeçarin në Belsh, arrestohet shoferi i kamionit –

By: 27
28 December 2025 at 12:52

Një 37-vjeçar ka humbur jetë dje si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor “Çepe–Belsh”.

Policia bën me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 48 vjeç, banues në Belsh, pasi ka përplasur me kamion 37-vjeçarin me iniciale E.K. i cili ishte duke drejtuar një motomjet.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi E. K. ka humbur jetën në spital.

gijotina.com/

Spalletti i vuri pseudonimin Zhegrovës, ‘Zeppetta’, reagon sulmuesi dardan –

By: 27
28 December 2025 at 12:48

Askush më parë nuk i kishte vënë emër cilësisë që e bëri Edon Zhegrovën unik në botën e futbollit; mënyrën sesi ai prek topin. Por për këtë mendoi pikërisht trajneri Spalletti në momentin kur mori drejtimin e Zonjës së Vjetër.

‘Kam lindur me këtë cilësi-tha Zhegrova pas ndeshjes me Pisa, me futbollistin që bëri diferencën në fushë duke ndryshuar totalisht sfidën-trajneri e quajti gjuajtjen time me top ‘zeppetta’? E falenderoj që i gjeti një emër’.

KUALITETET- Spalletti gjithnjë e ka përshkruar Zhegrovën si një futbollist vendimtar. Kur erdhi në Torino atij iu desh të kalibronte impenjimin e tij në bazë të këshillave mjekësore pasi vinte pas një periudhe të gjatë mosaktivizimi për shkak të një dëmtimi, por situata u përmirësua. Ndërkohë vetë Zhegrova tregoi sesi Spalletti po punon që ta përmirësojë atë akoma më shumë.

Spalletti po punon që të më përmirësojë edhe ne aspektin mbrojtës që në të vërtetë më kërkohej edhe më parë dhe e di që është e rëndësishme në futbollin modern-tha Zhegrova-kam qenë jashtë fushave të lojës për shumë kohë, por tani po jap kontributin tim duke vënë në dispozicion të skuadrës të gjitha cilësitë që kam. Për ne është e rëndësishmë që të qëndrojmë kompaktë’.

Juventus fitoi një ndeshje delikate në mbrëmjen e së shtunës ndaj Pisas me rezultatin 2-0 ku diferencën në fushë e bëri ylli i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova i aktivizuar në pjesën e dytë. Kjo u pranua edhe nga një prej legjendave të Juventusit, Ciro Ferrara i cili tha se sulmuesi Dardan e ndryshoi totalisht sfidën me aktivizimin e tij dhe se ai ishte lëvizja e goditur e Spallettit.

‘Ktheu prapa Koopmeiners dhe hodhi në fushë Zhegrovën që e ndryshoi krejt ndeshjen. Hyri, dhe kjo sigurisht është një tjetër meritë e Spallettit. Hyri me mentalitetin e duhur, gjë që sinqerisht nuk po ndodh me David, që kur aktivizohet nuk mundet akoma që të japë kontributin që pritet prej tij.Por Zhegrova hyri dhe ndryshoi ndeshjen, jo vetëm në aspektin cilësor por edhe në atë sasior,  sepse e shihje edhe në prapavijë që të mbronte dhe Juventusi fitoi një ndeshje shumë delikate sepse në një pikë të saj rrezikoi dhe e fitoi në një menyrë që të jep kënaqësi të madhe dhe sidomos më shumë bindje sipas mendimit tim-tha Ciro Ferrara për DAZN

Elozhet nuk u kursyen as nga vetë trajneri Luciano Spalletti që e përkufizoi Zhegrovën si një futbollist me një vizion tredimensional.

gijotina.com/

Pesë serbë tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin e Kosovës, mes tyre një ish-ushtarak –

By: 27
28 December 2025 at 12:34

Pesë persona të nacionalitetit serbë kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin, por janë ndalur nga Policia e Kosovës.

KosovaPress ka mësuar nga burime të veta brenda Policisë se rasti ka ndodhur në zonën e Kamenicës.

Sipas të njëjtit burim, bëhet e ditur se pas verifikimeve të bëra, ka rezultuar se së paku njëri prej tyre është ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura të Serbisë.
“I njëjti dyshohet se mbështetë informacionet për planet e Serbisë për të cenuar këtë proces zgjedhor”, ka thënë burimi. KP

Vdes Brigitte Bardot, legjenda e ekranit francez dhe simboli i kinemasë së shekullit XX –

By: 27
28 December 2025 at 11:42

Aktorja dhe këngëtarja franceze Brigitte Bardot, një nga figurat më emblematike të kinemasë europiane, e cilësuar si gruaja më e bukur e shekullit XX, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua nga fondacioni që ajo vetë kishte krijuar, duke mbyllur kështu kapitullin e fundit të një jete të jetuar me intensitet ekstrem, mes adhurimit, polemikave dhe vetmisë së zgjedhur. Ajo u shndërrua në simbolin ndërkombëtar të sensualitetit gjatë viteve 1950 dhe 1960, përpara se të largohej nga industria e filmit dhe t’i përkushtohej aktivizmit për mbrojtjen e kafshëve, si dhe angazhimeve politike duke shkaktuar shumë polemika.

Brigitte Anne-Marie Bardot, ose thjesht B.B., ishte një nga ato figura që nuk kishin nevojë për mbiemër. Mjaftonin dy iniciale për të përmbledhur një mit si ajo: bukuri, liri, provokim dhe rebelizëm. “Kam qenë shumë e lumtur, shumë e bukur, shumë e pasur, por edhe shumë e famshme dhe shumë e palumtur”, pat thënë dikur ajo, një fjali që përmbledh më së miri jetën e saj publike, të përjetuar me shpejtësi marramendëse që nga adoleshenca deri në prag të të dyzetave.

E lindur në Paris në vitin 1934, Bardot u rrit në një familje të pasur dhe tradicionale. Nëna e saj, e rreptë dhe ambicioze, e shtyu drejt baletit, disiplinë në të cilën Brigitte shkëlqeu që herët, duke fituar të drejtën për të studiuar në Conservatoire de Paris. Në të njëjtën kohë, nisi karrierën si modele dhe, në moshën 15-vjeçare, u shfaq në kopertinën e revistës Elle – një fotografi që do t’i hapte dyert e kinemasë.

Takimi me regjisorin Roger Vadim do të ishte vendimtar, si në art ashtu edhe në jetë. Ata u martuan në vitin 1952 dhe bashkëpunimi i tyre kulmoi me filmin And God Created Ëoman (1956), vepra që e shndërroi Bardot në ikonë botërore. Roli i saj si një vajzë e lirë, e çliruar seksualisht, në Saint-Tropez, tronditi normat morale të kohës dhe e vendosi atë në qendër të debatit kulturor ndërkombëtar.

Në vitet ’50 dhe ’60, Bardot ishte fytyra e një feminiteti të ri. Ajo nuk luante thjesht role – ajo përmbyste modele. Punoi me regjisorë të mëdhenj si Louis Malle, Jean-Luc Godard dhe Henri-Georges Clouzot, duke lënë gjurmë në filma si The TruthVery Private Affair dhe Contempt. Frymëzoi shkrimtarë, filozofë dhe artistë; Simone de Beauvoir e përshkroi si “gruan më të çliruar të Francës”, ndërsa në vitin 1969 Bardot u zgjodh modeli i parë real për Marianne, simbolin e Republikës Franceze.

Por fama pati edhe anën e errët. Jeta private e Bardot u shndërrua në objekt ndjekjeje obsesive nga paparacët. Marrëdhëniet sentimentale, martesat dhe mëmësia u shoqëruan me dhimbje të thella dhe kriza personale. Ajo e përjetoi famën si një burg dhe, në vitin 1974, pak para se të mbushte 40 vjeç, vendosi të largohej përgjithmonë nga kinemaja.

Që nga ai moment, Brigitte Bardot zgjodhi një tjetër rrugë. U tërhoq në shtëpinë e saj në La Madrague, pranë Saint-Tropez, dhe ia kushtoi jetën mbrojtjes së kafshëve. ThemeloI Fondacionin Brigitte Bardot, duke shitur edhe bizhuteritë e saj për të financuar kauzën. Protestoi kundër gjuetisë së fokave, vrasjes së kafshëve dhe praktikave që ajo i konsideronte çnjerëzore.

Megjithatë, vitet e fundit të jetës e kthyen Bardot në figurë gjithnjë e më polemike. Qëndrimet e saj politike, kritikat ndaj emigracionit dhe mbështetja për të djathtën ekstreme franceze i sollën dënime për nxitje të urrejtjes dhe e ndanë opinionin publik. Ajo mbeti besnike vetes, pa kërkuar kompromis, edhe kur kjo e largoi nga admirimi i dikurshëm.

Brigitte Bardot u martua katër herë, pati dashuri të bujshme dhe një karrierë muzikore paralele, përfshirë bashkëpunimin legjendar me Serge Gainsbourg. Por mbi të gjitha, ajo mbetet simbol i një epoke kur kinemaja guxoi të sfidojë moralin dhe një grua guxoi të jetojë pa kërkuar leje.

“Sot B.B. ka vdekur. Ajo ishte vetëm një imazh. Tani jam një tjetër person”, pat thënë ajo në prag të 80-vjetorit. Ndoshta pjesën e fundit të jetës e jetoi ashtu siç donte: larg dritave të famës, mes kafshëve, në vetmi në Saint-Tropez e saj të dashur.

gijotina.com/

Bllokoi rrugën në një festë në Vaun e Dejës, i gjendet kanabis në makinë –

By: 27
28 December 2025 at 11:18

Një 42-vjeçar është arrestuar në Vau i Dejës pas një incidenti në fshatin Hajmel, ku kishte bllokuar rrugën dhe penguar qarkullimin e automjeteve gjatë një aktiviteti festiv.

Shtetasi A. P. kundërshtoi punonjësit e Policisë së Forcave të Posaçme “Shqiponja” gjatë kontrollit fizik, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestruar gjithashtu municione luftarake.

Pas veprimeve procedurale, Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë urdhëroi arrestimin e tij për veprat penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi:

Kishte bllokuar rrugën duke penguar qarkullimin e automjeteve në fshatin Hajmel, si dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë detyrës për kontroll fizik, pasi kishte me vete një sasi lënde narkotike, arrestohet një 42-vjeçar.

Gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet municion luftarak.

Pasi kishte penguar qarkullimin e automjeteve të tjera në fshatin Hajmel, gjatë një aktiviteti festiv, punonjësit e Policisë së Forcave të Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë përballur me kundërshtim verbal nga shtetasi A. P. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe u sekuestruan municione luftarake.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë bëri arrestimin e shtetasit A. P., 42 vjeç, banues në Dejë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

gijotina.com/

Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin skuadrat e shqiptarëve në Serinë A –

By: 27
28 December 2025 at 11:06

Broja zhvilloi një tjetër paraqitje të kënaqshme, me Burnley që barazoi pa gola në shtëpi ndaj Everton, në sfidën e vlefshme për javën e 18 të kampionatit anglez. Sulmuesi i kombëtares shqiptare në situata të ndryshme i hapi probleme mbrojtjes kundërshtare, ndërkohë që u zëvendësua nga trajneri në minutën e 88-të, duke i lënë vendin Fleming. Ky ishte barazimi i tretë për Bërnlin në 18 javë, teksa renditen në vendin e 19-të me 12 pikë.

Në Itali Ramadani me Leccen dhe Torino e Asllanit e Ismajlit dolën të mundura në takimet e fundit për këtë vit në Serie A. Lecce u mposht në shtëpi 0-3 ndaj Comos, me Ylber Ramadani i cili  u shpreh i zhgënjyer me gjykimin, pas ndeshjes, me mesfushorin kuqezi që ka pretendime për golin e pare, ku sipas tij Niko Paz e goditi me grusht, e më pas arriti të gjente golin.

Humbje e hidhur edhe për Torinon. Pas dy suksese radhazi në kampionat, skuadra granata e dyshes kuqezi Ardian Ismajli e Kristjan Asllani doli e mundur nga sfida ndaj Cagliarit. Vendasit kryesuan të parër pas golit të Vlasiç, por sardët arritën të përmbysnin gjithçka. Asllani u aktivizua për 76 minuta lojë, ndërsa Ardian Ismajli në të gjithë 90 minutat.

gijotina.com/

3 ditë pa furnizim, spitali mbahet me autobotë zjarrfikësish –

By: 27
28 December 2025 at 10:54

Si pasojë e një defekti të rëndë teknik në linjën kryesore të transmetimit, furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës është ndërprerë që prej tre ditësh për qytetarët.

Strukturat përgjegjëse janë angazhuar për riparimin e avarisë dhe rikthimin sa më të shpejtë të shërbimit për qytetarët. Ndërkohë deri në normalizimin e kësaj situate spitali po furnizohet me autobotët e zjarrfikësve.

Punimet në linjën kryesore të transmetimit, me diametër 1000 mm, kanë nisur që në momentin e parë të konstatimit të defektit dhe kanë vijuar pa ndërprerje.

gijotina.com/

3 ditë pa furnizim, spitali furnizohet me autobotë zjarrfikësish –

By: 27
28 December 2025 at 10:20

Si pasojë e një defekti të rëndë teknik në linjën kryesore të transmetimit, furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës është ndërprerë që prej tre ditësh për qytetarët.

Strukturat përgjegjëse janë angazhuar për riparimin e avarisë dhe rikthimin sa më të shpejtë të shërbimit për qytetarët. Ndërkohë deri në normalizimin e kësaj situate spitali po furnizohet me autobotët e zjarrfikësve.

Punimet në linjën kryesore të transmetimit, me diametër 1000 mm, kanë nisur që në momentin e parë të konstatimit të defektit dhe kanë vijuar pa ndërprerje.

gijotina.com/

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore –

By: 27
28 December 2025 at 10:12

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq Drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore Fier.

Njoftimi i plotë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq punonjësit e Agjencisë Rajonale Mjedisore Fier/Vlorë/Gjirokastër për veprën penale ‘Shpërdorimi detyre’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.1051, u provua se, drejtori dhe specialistët e Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër, duke vepruar e mosvepruar në kundërshtim me ligjin, duke mos përmbushur rregullisht detyrat funksionale, pavarësisht rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, auditimeve të brendshme të kryera nga Ministria e Mjedisit:

Kanë miratuar dhe refuzuar leje mjedisore të tipit “C” në kundërshtim me ligjin, pa kryer verifikime në terren dhe pa respektuar kriteret ligjore dhe nënligjore; disa leje mjedisore të tipit “C” ishin miratuar në mungesë të dokumentacionit të detyrueshëm që kërkohet nga ligji dhe aktet nënligjore; si dhe janë konstatuar standarde të ndryshme vendimmarrjeje, duke favorizuar disa subjekte dhe penalizuar të tjera pa bazë ligjore.

Një numër i konsiderueshëm i subjekteve të pajisura me leje mjedisore nuk kanë dorëzuar raportet e detyrueshme të vetëmonitorimit, ndërkohë që DRM-Fier nuk ka kërkuar pezullimin apo revokimin e lejeve, siç parashikon ligji.

Nuk është ndjekur vjelja e tarifave vjetore të lejeve mjedisore, duke shkaktuar një dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në vlerën mbi 3 (tre) milionë lekë për vitet 2017–2019. Rezultoi se për vitin 2017 nuk kanë likuiduar këtë tarifë 424 subjekte në shumën 848 000 lekë, për vitin 2018 nuk kanë likuiduar tarifën 421 subjekte në shumën 842 000 lekë dhe për vitin 2019 nuk kanë likuiduar tarifën 702 subjekte në shumën 1 404 000 lekë, duke mos realizuar të ardhurat në shumën totale prej 3 094 000 lekë.

Në përfundim, prokuroria ngriti akuzë dhe dërgon për gjykim të pandehurit:

– A.V., ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Fier;

– B.F., specialist për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;

– E.B. specialist për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;

– E.Z. specialist për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;

– E.B. specialiste për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;

– V.G., specialiste monitorimi në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër; dhe

– P.T., specialist finance në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë punonjësve shtetërorë ose në shërbim publik që kryejnë vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore.

gijotina.com/

❌
❌