Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 December 202527.al

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË) –

By: 27
30 December 2025 at 23:05

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë në masën 15 mijë lekë (të reja) me rastin e festave të fundvitit familjet dhe individët që trajtohen me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, të verbërit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët, si dhe ndihmësit personalë të përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar.

VKM:

V E N D I M PËR MBËSHTETJEN FINANCIARE TË DISA KATEGORIVE  TË VEÇANTA, PËR VITIN 2025

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936,  datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Përfitojnë mbështetje financiare për vitin 2025, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, kategoritë e mëposhtme:

a) Familjet dhe individët, që trajtohen me ndihmë ekonomike sipas nenit 7, të ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përfshirë edhe ata që përfitojnë nga fondi shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike;

b) Fëmijët pa kujdes prindëror, të vendosur në familje kujdestare;

c) Personat me aftësi të kufizuara, sipas shkronjave “b” dhe “c”, të nenit 8, të ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

ç) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar;

d) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar;

dh) Ndihmësit personalë të përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar,   sipas shkronjave “c”, “ç” dhe “d”, të kësaj pike.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 2 227 500 000 (dy miliardë e dyqind e njëzet e shtatë milionë e pesëqind mijë) lekë dhe përballohen nga buxheti i akorduar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, për vitin 2025.

3. Mbështetjet financiare të patërhequra parashkruhen pas datës 30.6.2026.

4. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

gijotina.com/

Yesterday — 30 December 202527.al

Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO) –

By: 27
30 December 2025 at 22:45

Armando Broja po gjen formën e duhur te Burnley. Sulmuesi i kombëtares ka dhuruar asist në sfidën ndaj Newcastle, të luajtur këtë të martë. Përveç asistit, paraqitja e tij ka qenë mjaft pozitive.

Pas një nisje të dobët te ky ekip, Broja po përshtatet te Burnley. Deri më tani, ai ka luajtur 12 ndeshje, teksa ka shënuar edhe një gol.

Bërnli 1-3 Njukasëll

23′ Laurent – 2′ Xhoeliton, 7′ Uisa, 90+3′ Guimaresh

Gjyqtari i fal kartonin e verdhë Xhoelinton për ndërhyrjen ndaj Brojës. E kishte dhe një tjetër dhe rrezikonte të kuqin: (VIDEO)

Goli i Xhoeliton: (VIDEO)

Goli i Uisa: (VIDEO)

Goli i asistuar nga Broja: (VIDEO)

Goli i Guimaresh: (VIDEO)

Dëmtimi i Brojës: (VIDEO)

gijotina.com/

“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte… –

By: 27
30 December 2025 at 22:01

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rënë në Pogradec, ku një vajzë 12-vjeçare është përdhunuar nga një i moshuar dhe ka mbetur shtatzënë, tashmë rreth 22 javëshe.

Familjarët e të miturës, jashtë kamerave janë shprehur se me të autorin e dyshuar kishin shumë miqësi dhe rrinin shpesh në shtëpitë e njëri-tjetrit.

Ndër të tjera, ata nuk kanë patur dyshime që mund të ndodhte kjo ngjarje, pasi mes tyre kishte marrëdhënie korrekte.

Ata presin që drejtësia të bëjë punën e saj, teksa paraqiten në gjendje shumë të rënduar emocionale dhe shprehen se ndihen të turpëruar nga ngjarja që ka ndodhur.

Po ashtu, burime bëjnë me dije se banesat e autorit të dyshuar dhe të miturës janë ngjitur me njëra-tjetrën dhe familjarët e lejonin që ajo të shkonte në dyqan për të ardhur në ndihmë familjes të autorit të dyshuar.

Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, ç’ka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim dhe pas vizitës, u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë.

Mësohet se i moshuari, Rushan Selko, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen.

Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.

gijotina.com/

në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje –

By: 27
30 December 2025 at 21:41

Personi që shihni në foto është 70-vjeçari Rushan Selko, i akuzuari për përdhunimin e 12-vjeçares në Pogradec, e cila ka mbetur shtatzënë, tani rreth 22 javëshe.

Sipas informacioneve paraprake dhe deklaratave nga familjarët e të miturës, ata kanë thënë se me autorin e dyshuar kishin shumë miqësi dhe rrinin shpesh në shtëpitë e njëri-tjetrit. Ndër të tjera, ata nuk kanë patur dyshime që mund të ndodhte kjo ngjarje, pasi mes tyre kishte marrëdhënie korrekte.

Po ashtu, burime bëjnë me dije se banesat e autorit të dyshuar dhe të miturës janë ngjitur me njëra-tjetrën dhe familjarët e lejonin që ajo të shkonte në dyqan për të ardhur në ndihmë familjes të autorit të dyshuar.

Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, ç’ka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim dhe pas vizitës, u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë.

Mësohet se i moshuari, Rushan Selko, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen.

Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.

Familjarët e 12-vjeçares janë shprehur jashtë kamerave që presin që drejtësia të bëjë punën e saj, teksa paraqiten në gjendje shumë të rënduar emocionale dhe shprehen se ndihen të turpëruar nga ngjarja që ka ndodhur.

Njëra prej të afërmeve të autorit, Zybe Selko, gruaja e kushëririt të Rushan Selkos, është shprehur se nuk kishte dëgjuar fjalë të këqija për të dhe se për ngjarjen nuk kishte informacion.

Sipas saj, Rushan Selka është familjar, baba i 4 vajzave, është edhe gjysh i disa nipërve mbesave.

“Ai person është i mire nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mire ne fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë. Familjen e vajzës nuk e njoh, nuk ja kam idenë fare.

Nga i njëjti fshat jemi, por nuk e di unë se çfarë bëjnë. Unë rri në shtëpinë time. Unë u trondita, po ai i mire është. Nuk njihej si njeri problematik. Ai është familjar, ka 4 vajza. Është edhe gjysh, ka nipër, mbesa. Fëmijët i ka të martuar”, ka thënë ajo.

gijotina.com/

Alma dhe Blerta Bime, kushërirat që punojnë si drejtoresha, njëra djeg shtëpinë e partnerit, tjetra lekët e bashkisë –

By: 27
30 December 2025 at 21:35

Në Shqipëri ka familje që trashëgojnë zanate, tradita, profesione. Por ka edhe familje që duken sikur trashëgojnë vetëm një gjë: pushtetin si privilegj personal. Rasti i kusherirave Alma dhe Blerta Bime është fotografia më e qartë e kësaj sindrome shqiptare – ajo ku titulli “drejtoreshë” nuk është detyrë publike, por status familjar.

Së pari, kemi rastin e Alma Bimes, drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme, e cila pak ditë më parë u ndalua nga Policia e Tiranës. Sipas dosjes hetimore, ajo dyshohet se ka kërcënuar një shtetas të huaj përmes mesazheve, ndërsa më herët kishte djegur mobiliet në shtëpinë e ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, në vilën 3-katëshe në Kinostudio. Konfliktet personale, hakmarrja, akuzat, presioni ndaj të huajit për lejen e qëndrimit – një tablo që nuk ka asnjë lidhje me sjelljen që pritet nga një zyrtare me funksion publik.

Ironia është se vetëm disa muaj më herët, Tomori vetë ishte arrestuar pas kallëzimit të Almës për dhunë, dhe ndaj tij ishte lëshuar urdhër mbrojtjeje. Një histori e turbullt, ku jeta private përplaset egërsisht me etikën publike – dhe në mes mbetet institucioni, që duhet të përfaqësojë seriozitet dhe përgjegjësi.

Por historia nuk mbaron te Alma. Sepse në këtë fis, duket se “drejtoria” është profesion familjar. Në krah qëndron Blerta Bime, kushërira e saj, drejtoreshë e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës. Sapo mori detyrën, Blerta hyri direkt në territorin ku Shqipëria ka plagën më të vjetër: tenderat publikë.

Tendera të anuluar, rishpallje, kompani pa garë reale, fonde milionëshe, “flamuj të kuq” të Open Data Albania për risk korrupsioni, oferta 99% të barabarta me fondin limit, skualifikim konkurentësh më të lirë – një skemë që publiku e njeh mirë. Nga medikamente veterinare, te ushqimi për kafshët endacake, tek rritja e fondeve vit pas viti – gjithçka mban aromën e parave publike që rrjedhin në një drejtim të vetëm.

Dy kusherira. Dy poste. Dy histori që takohen pikërisht aty ku nuk do të duhej: në abuzim, përplasje, arrogancë pushteti dhe mungesë morali institucional. Njëra djeg shtratin e partnerit – tjetra djeg paratë e taksapaguesve.

Dhe pyetja që lind natyrshëm është kjo: A janë këto raste të izoluara, apo Shqipëria është kapur peng nga fisnikëria e re e pushtetit familjar, ku emërimi, jo merita, vendos fatin e institucioneve?

Ndërsa qytetarët numërojnë çdo lek, në zyrat publike duket se numërohen vetëm tenderat, privilegjet dhe pushteti i përjetshëm i emëruar.

Shteti nuk mund të jetë pronë familjare. Sepse kur familja bëhet shtet, drejtoria shndërrohet në plaçkë, dhe publiku mbetet viktima e përhershme.

Tym dhe erë djegieje alarmojnë fqinjët, gjendet i pajetë një person në Elbasan –

By: 27
30 December 2025 at 20:31

Një person gjendet pothuajse i djegur në një ambient banimi pranë “Elbasan Arena”, rrethanat mbeten të paqarta

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur pothuajse i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati. Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit. Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur një person të seksit mashkull në gjendje të rëndë shëndetësore, pothuajse të djegur dhe në koma.

Ndërkohë, për rreth një orë, energjia elektrike është ndërprerë në një pjesë të bllokut të banimit në lagjen “5 Maj”, si masë sigurie.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se personi mund të ketë rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike, por autoritetet nuk përjashtojnë as pistën e një tentative vetëvrasjeje. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

gijotina.com/

Tragjedi në Prizren/ Digjet shtëpia, humb jetën foshnja 1-vjeç –

By: 27
30 December 2025 at 19:29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit. Një banesë është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht. Si pasojë e kësaj ngjarje, ka humbur jetën një foshnje 1-vjeçare.

Ndërsa tre fëmijët e tjerë të familjes kanë shpëtuar mrekullisht. Forcat zjarrfikse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa policia po heton më shumë mbi shkaqet e rënies së zjarrit.

gijotina.com/

“Mirënjohje për familjen tonë të madhe!”, Rama ngre dollinë e fundvitit me PS, mungon Balluku –

By: 27
30 December 2025 at 19:05

Belinda Balluku mungon në festën e fundvitit që ka organizuar Edi Rama me Partinë Socialiste. Në plan të parë ka dalë, pasaardhësja e Veliajt, Ogerta Manastirliu.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga takimi i fundvitit me anëtarë dhe aktivistë të Partisë Socialiste, ku atmosfera festive u shoqërua me urime, dolli dhe mesazhe mirënjohjeje.

Në pamjet e shpërndara, Rama shfaqet i buzëqeshur, duke trokitur gotat dhe përqafuar të pranishmit, ndërsa mes figurave që bien në sy ishte edhe drejtuesja politike e PS-së në Tiranë, Ogerta Manastirliu.

Gjatë aktivitetit, Manastirliu uroi një vit të ri sa më të mbarë dhe të shëndetshëm, duke vwnw theksin tek shpresa dhe energjia e mirë për qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

gijotina.com/

 

Pejë/ Një burrë dhe një grua gjenden pa jetë në një vilë, Policia jep detaje –

By: 27
30 December 2025 at 18:05

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë në qytetin e Pejës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë me dije se rreth orës 15:10, Policia është njoftuar se në rrugën e KFOR-it, në Vilën 03, dy persona janë gjetur pa shenja jete. Menjëherë pas njoftimit, njësitet policore dhe ekipet e emergjencës mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 15:00 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar. Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore”, tha Gashi.

gijotina.com/

Idris Elba shpallet “Sir” aktori nderohet për kontributin në art e shoqëri –

By: 27
30 December 2025 at 17:59

Aktori britanik Idris Elba është nderuar me titullin “Sir” në kuadër të ceremonisë zyrtare të Nderimeve Mbretërore, duke u radhitur mes figurave më të spikatura të kulturës dhe shoqërisë britanike.

I njohur për rolet e tij në serialet “The Wire” dhe “Luther”, Elba është vlerësuar jo vetëm për suksesin artistik, por edhe për angazhimin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të të rinjve dhe luftën kundër dhunës.

Në motivacionin zyrtar theksohet kontributi i tij në projekte sociale si “Don’t Stop Your Future”, një nismë kundër dhunës dhe kriminalitetit tek të rinjtë, si dhe puna e tij përmes fondacionit “Elba Hope Foundation”, i cili mbështet të rinjtë nga shtresat në nevojë përmes artit dhe arsimit.

Në të njëjtën listë nderimesh u përfshinë edhe figura të tjera të njohura, përfshirë kampionët e patinazhit Jayne Torvill dhe Christopher Dean, si dhe anëtarë të ekipit kombëtar të futbollit për femra të Anglisë, të cilat triumfuan në Kampionatin Evropian.

Kapitenia Leah Williamson u dekorua me titullin Komandante e Urdhrit të Perandorisë Britanike, ndërsa disa lojtare të tjera morën tituj MBE.

Nderimet, të dhëna në emër të Mbretit Charles III, vlerësojnë kontributin në sport, kulturë dhe shoqëri, duke reflektuar rolin e rëndësishëm që këto figura luajnë në jetën publike dhe në frymëzimin e brezave të rinj.

Plan masash për furnizim të pandërprerë me energji gjatë festave –

By: 27
30 December 2025 at 17:47

OSHEE ka hartuar një plan masash për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë abonentët përgjatë festave të fundvitit.

1 600 punonjës janë në gatishmëri në të gjithë vendin, tha në një dalje publike kreu i OSHEE, Enea Karakaçi.

Nga ana tjetër, kreu i OSSH, Bledian Dalipi, foli mbi investimet e kryera në sektorin e energjisë.

OSSH, funksionon në terren përmes 4 njësive kryesore. Ka edhe 11 rajone për tensionin e mesëm dhe të ulët. Kemi arritur dje pikun e ngarkesës sa i përket 2025. 29.2 mln kilovat orë konsum, piku kapet në 31 dhjetor, rritja e kërkesës dhe konsumi energjisë në rrjet, është trend prej mëse dy vitesh. Konstatojmë rritje të energjisë jo më pak se 7 %, është ngarkesë e madhe për rrjetin duhet të kemi kapacitete më shumë. Përmes investimeve të OSSH, kemi bërë të mundur që në gjithë Shqipërinë të kemi rrjet më të qëndrueshëm e të sigurtë. Konsumatorët vënë re se në shumë zona nuk ka më ndërprerje. Kemi ndërhyrë në 12 nënstacione. Investime janë kryer gjithashtu edhe në linjat e tensionit të mesëm. Përveç investimeve kemi edhe një punë të madhe që bëjmë me ekipet e terrenit. Vetëm për 2025, vetëm në rrjetin e tensionit të lartë kemi bërë ndërhyrje të thella në nënstacione. Kemi shkuar deri në konsumatorin e fundit. Do të garantojmë furnizim të pandërprerë jo vetëm për festat, jemi në sezonin e dimrit, gjë që na vend në alert më të lartë. Ka një ekip që ndjek cdo orë ngarkesat në të gjithë rrjetin e shpërndarjes. Krahas ekipeve që janë në qendrat dispecer kemi personel të shtuar. Nata e vitit të ri dhe gjithë periudha e festave do të mbyllet si duhet.” u shpreh ai.

ky model ekonomik po i detyron shqiptarët të ikin –

By: 27
30 December 2025 at 17:31

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku kritikoi modelin aktual ekonomik, duke e cilësuar atë si një “rritje në letër” që, sipas saj, nuk përkthehet në mirëqenie reale për qytetarët dhe po shoqërohet me largim masiv të shqiptarëve nga vendi.

Në një deklaratë, Tabaku tha se, pavarësisht retorikës për “bum ekonomik” dhe rritje të shifrave makroekonomike, realiteti në terren tregon një tjetër pamje. Sipas saj, emigracioni i vazhdueshëm është treguesi më i qartë se ekonomia nuk po funksionon për shumicën e qytetarëve.

Deputetja theksoi se rritja ekonomike mbështetet kryesisht në ndërtim dhe sektorë të paqëndrueshëm, ndërsa prodhimi real po tkurret.

Ajo iu referua të dhënave që tregojnë rënie të bujqësisë me 1,73% dhe të industrisë me 4,7%, duke argumentuar se ky model prodhon “fasada dhe beton”, por jo vende pune të qëndrueshme dhe të ardhura për familjet.

Sipas Tabakut, pasojat e këtij modeli ndihen në të gjithë vendin. Ajo solli në vëmendje rastin e Beratit, ku, sipas saj, rreth 70% e familjeve janë prekur nga emigracioni, ndërsa edhe Tirana nuk përfaqëson më një alternativë të qëndrueshme, pasi 35% e familjeve në kryeqytet preken nga largimi për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe pagave të ulëta.

Në deklaratën e saj, Tabaku u ndal edhe te emigrantët e kthyer, duke cituar të dhëna të INSTAT, sipas të cilave shumë prej tyre, pas kthimit në Shqipëri, përballen me burokraci, korrupsion dhe vështirësi për t’u integruar në treg, çka i detyron të largohen sërish.

Deputetja e opozitës theksoi se ekonomia, sipas saj, nuk mund të mbështetet vetëm te sezoni turistik apo ndërtimi, por duhet të orientohet drejt prodhimit, mbështetjes së bujqësisë dhe industrisë, si dhe krijimit të kushteve për punë dinjitoze.

“Zbrazja e Shqipërisë është aktakuza më e rëndë për këtë qeveri”, u shpreh Tabaku, duke shtuar se largimet masive nuk janë të përkohshme, por pasojë e drejtpërdrejtë e një modeli ekonomik që, sipas saj, nuk prodhon mirëqenie për qytetarët, por përfitime për një numër të kufizuar individësh.

Skandali seksual/ Apeli rrëzon pezullimin, rikthehet në detyrë shefi i Krimeve në Përmet –

By: 27
30 December 2025 at 17:19

Gjykata e Apelit në Tiranë ka hequr masën e pezullimit të Dhurim Çenkos, efektiv i policisë i cili u pezullua nga detyra, në lidhje me abuzimin seksual ndaj një te miture në Përmet. Menjëherë pas heqjes së masën nga gjykata, Drejtori i Policisë së Shtetit e ka emëruar Çenkon shef krimesh në Elbasan.

Prokuroria kishte caktuar masën e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, pasi ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Dhurim Çenko nuk kishte raportuar krimin, ku një e mitur u abuzua seksualisht nga njerku i saj polic dhe kolegu i tij. Ndonëse Çenko ishte në dieni të këtij krimi, ai nuk mori asnjë masë për arrestimin e dy autorëve.

Si u zbulua ngjarja?

Ngjarja u zbulua më 18 shtator, pasi në rrjete sociale nisën të qarkullonin mesazhe shantazhuese për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga Artur Ago. Ndërsa miqtë Kristian Prifti dhe Isi Pasho 46 dhe 27 vjeç shantazhuan Agon duke i kërkuar 12 mijë euro për të mos publikuar një video në një emision investigativ. Artur Ago, punonjës i Komisariatit të Policisë Përmet ka abuzuar seksualisht për rreth 3 vite me të miturën. Ndërsa Kristian Prifti, koleg i Agos akuzohet se ka pasur lidhje intime me 16-vjeçaren në të njëjtën kohë. Isi Pasho akuzohet për shantazh dhe moskallëzim krimi.

gijotina.com/

Sulme të planifikuara për Vitin e Ri, Turqia arreston 357 të dyshuar për ISIS –

By: 27
30 December 2025 at 17:15

Një total prej 357 të dyshuarish u arrestuan në të gjithë Turqinë si pjesë e një operacioni kundër grupit terrorist ISIS (DEASH), tha sot ministri i Brendshëm i vendit, Ali Yerlikaya.

Në një postim të ndarë në platformën turke të mediave sociale NSosyal, Yerlikaya tha se operacionet e njëkohshme kundër terrorizmit në 21 provinca rezultuan në ndalimin e të dyshuarve.

Ai deklaroi se operacionet u kryen nga njësitë e policisë provinciale në koordinim me zyrat e kryeprokurorëve publikë si dhe departamentet e policisë kundër terrorizmit dhe inteligjencës, duke shtuar se Turqia nuk do të tregojë tolerancë ndaj terrorizmit.

Më parë, Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit tha se 110 të dyshuar u arrestuan në metropol, duke bërë të ditur se 41 prej tyre ishin të lidhur me terroristët e përfshirë në incidentin terrorist të së hënës në provincën Yalova dhe po planifikonin sulme të ngjashme në Stamboll gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë tha se lëshoi ​​urdhër-arreste për 17 të dyshuar terroristë të ISIS-it, përfshirë 11 shtetas të huaj. Të dyshuarit, përfshirë 11 shtetas të huaj akuzohen se janë anëtarë të grupit terrorist dhe kanë mbajtur kontakte me zonat e konfliktit, thuhet në deklaratë.

Ajo tha se Byroja e Hetimit të Krimeve Terroriste i identifikoi të dyshuarit përmes analizave të materialeve dixhitale të sekuestruara gjatë hetimeve të mëparshme në lidhje me ISIS-in.

Rama motivon Policinë para protestave, shpërblim 300 mijë lekë efektivëve –

By: 27
30 December 2025 at 17:07

Kryeministri Rama motivon policët financiarisht duke shpikur shpërblime. këtë e bën para protestave të paralajmëruara të opozitës. Kështu, punonjësit e policisë në nivel vendor do të marrin shpërblim lidhur me punën e bërë mbi menaxhimin e sezonit veror. Pra, u kujtua 6 muaj më vonë për punën e bërë në verë! Me këtë hartimin e vendimit është marrë drejtori i Policisë.

Në vendimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, sqarohet “Të shpërblehen punonjësit e policisë me grade policore në struktural vendore me motivacion “Për angazhimin dhe përkushtimin profesional të treguar në menaxhimin me sukses të sezonit turistik duke garantuar rendin dhe sigurinë publike”, në masën 30.000 (tridhjetë mijë) lekë. Struktura e burimeve njerëzore në strukturat vendore të hartojnë urdhrat për shpërblim së bashku me relacionin përkatës”.

VENDIMI:

PER SHPËRBLIMIN E PUNONJËSVE NË STRUKTURAT VENDORE TË POLICISË SË SHTETIT
Në mbështetje të germës “d”, të pikës 2, të nenit 104, të ligjit nr. 82/2024, “Per Policinë e Shtetif”, pikës 11, 12, të VKM nr 4, datë 09.01.2025 “Per miratimin e vlerave për secilin element të pagës bruto mujore dhe percaktimin e kritereve e të procedurave për dhënien e shperblimeve për punonjesit e policisë së shterir”, si dhe letër porosisë nr.3785, datë 06.05.2025 “Per zbatimin e Procedurave për propozimet për dhënie shpërblimi”
URDHEROJ:
I. Të shpërblehen punonjësit e policisë me grade policore në struktural vendore me motivacion “Për angazhimin dhe përkushtimin profesional të treguar në menaxhimin me sukses të sezonit turistik duke garantuar rendin dhe sigurinë publike”, në masën 30.000 (tridhjetë mijë) lekë.
II. Struktura e burimeve njerëzore në strukturat vendore të hartojnë urdhrat për shpërblim së bashku me relacionin përkatës.
III. Ngarkohen drejtuesit e strukturave vendore në Policinë e Shtetit për zbatimin e menjëhershëm të këtij urdhri.
IV. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij urdhri, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025, për programin “Policia e Shtetit”
V. Ngarkohet Drejtoria e Financave, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, për zbatimin e këtij urdhri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

gijotina.com/

Rama motivon Policinë për protestat, shpërblim 300 mijë lekë efektivëve –

By: 27
30 December 2025 at 17:05

Kryeministri Rama motivon policët financiarisht duke shpikur shpërblime. këtë e bën para protestave të paralajmëruara të opozitës. Kështu, punonjësit e policisë në nivel vendor do të marrin shpërblim lidhur me punën e bërë mbi menaxhimin e sezonit veror. Pra, u kujtua 6 muaj më vonë për punën e bërë në verë! Me këtë hartimin e vendimit është marrë drejtori i Policisë.

Në vendimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, sqarohet “Të shpërblehen punonjësit e policisë me grade policore në struktural vendore me motivacion “Për angazhimin dhe përkushtimin profesional të treguar në menaxhimin me sukses të sezonit turistik duke garantuar rendin dhe sigurinë publike”, në masën 30.000 (tridhjetë mijë) lekë. Struktura e burimeve njerëzore në strukturat vendore të hartojnë urdhrat për shpërblim së bashku me relacionin përkatës”.

VENDIMI:

PER SHPËRBLIMIN E PUNONJËSVE NË STRUKTURAT VENDORE TË POLICISË SË SHTETIT
Në mbështetje të germës “d”, të pikës 2, të nenit 104, të ligjit nr. 82/2024, “Per Policinë e Shtetif”, pikës 11, 12, të VKM nr 4, datë 09.01.2025 “Per miratimin e vlerave për secilin element të pagës bruto mujore dhe percaktimin e kritereve e të procedurave për dhënien e shperblimeve për punonjesit e policisë së shterir”, si dhe letër porosisë nr.3785, datë 06.05.2025 “Per zbatimin e Procedurave për propozimet për dhënie shpërblimi”
URDHEROJ:
I. Të shpërblehen punonjësit e policisë me grade policore në struktural vendore me motivacion “Për angazhimin dhe përkushtimin profesional të treguar në menaxhimin me sukses të sezonit turistik duke garantuar rendin dhe sigurinë publike”, në masën 30.000 (tridhjetë mijë) lekë.
II. Struktura e burimeve njerëzore në strukturat vendore të hartojnë urdhrat për shpërblim së bashku me relacionin përkatës.
III. Ngarkohen drejtuesit e strukturave vendore në Policinë e Shtetit për zbatimin e menjëhershëm të këtij urdhri.
IV. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij urdhri, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025, për programin “Policia e Shtetit”
V. Ngarkohet Drejtoria e Financave, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, për zbatimin e këtij urdhri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

gijotina.com/

Përmbyset një maune pranë tunelit të Skërficës, nuk ka viktima –

By: 27
30 December 2025 at 16:59

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në afërsi të tunelit të Skërficës, në segmentin rrugor Gjirokastër–Delvinë.

Mesohet se një mjet i rëndë (maune) është përmbysur, pasi dyshohet se rruga ishte e ndotur me naftë, duke e bërë sipërfaqen tepër të rrëshqitshme.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka reaguar në kohë, duke shmangur përplasjen me automjetet që lëviznin përpara tij, çka ka parandaluar pasoja më të rënda.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar rëndë. Në vendngjarje pritet ndërhyrja e autoriteteve për normalizimin e qarkullimit dhe verifikimin e shkaqeve të ndotjes së rrugës.

 

Përplasje makinash zinxhir në aksin Lushnjë-Fier, radhë e gjatë trafiku –

By: 27
30 December 2025 at 16:53

Një aksident me përfshirjen e tre mjeteve në aksin rrugor Lushnjë-Fier ka ndodhur pasditen e sotme.

Në përplasje janë përfshirë dy mjete “Audi” dhe një “Benz Mercedes”. Policia e qarkullimit në vendngjarje po disiplinon trafikun e rënduar në autostradë dhe po dokumenton ngjarjen.

Mjeti tip “Benz” pasi është përplasur, ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës. Fatmirësisht vetëm dëme materiale nga aksidenti ku trafiku është rënduar së tepërmi, edhe pasi në vendngjarje kanë mbërritur  efektivë të policisë së qarkullimit rrugor.

gijotina.com/

Ish-presidenti rus, Medvedev kërcënon Zelenskyn –

By: 27
30 December 2025 at 16:45

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev kërcënoi sot presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky me vdekje të afërt në një mesazh të postuar në “Telegram”.

Medvedev, i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë ruse – dhe njihet për ashpërsinë e tij kundër Ukrainës dhe aleatëve të saj – iu referua mesazhit të Krishtlindjeve të Zelensky, ku dukej se i uronte vdekjen “një personi” – me sa duket udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin.

“Është e qartë për të gjithë se ai dëshiron vdekjen jo vetëm për ‘një person’, por për të gjithë ne dhe vendin tonë. Dhe ai jo vetëm që e dëshiron atë, ai ka urdhëruar edhe sulme masive”, shkroi Medvedev.

Medvedev nuk e përmendi drejtpërdrejt Zelensky, por në vend të kësaj përdori një sërë fyerjesh dhe ofendimesh shumëngjyrëshe duke iu referuar udhëheqësit ukrainas.

“Pas vdekjes së afërt të Zelensky, kufoma e tij e ruajtur duhet të shfaqet “për qëllime shkencore” në muzeun publik Kunstkamera në Shën Peterburg”, tha ai.

Në shekullin XVIII, Cari Pjetër I kishte objekte shkencore të ekspozuara në këtë koleksion kuriozitetesh, duke përfshirë shumë deformime.

Medvedev është një provokator i shquar dhe fjalimet e tij të gjata me kritika dhe akuza kanë qënë jashtëzakonisht ekstreme.

“Pavarësisht të gjitha vuajtjeve që Rusia ka sjellë, ajo nuk është e aftë të pushtojë ose bombardojë atë që ka më shumë rëndësi. Kjo është zemra jonë ukrainase, besimi ynë tek njëri-tjetri dhe uniteti ynë”, tha Zelensky në një videomesazh të postuar në X në prag të Krishtlindjeve.

Pa e përmendur Putinin, ai tha: “Sot, të gjithë ndajmë një ëndërr, dhe kemi një dëshirë për të gjithë: “U shfaroftë”.

“Por kur i drejtohemi Zotit, sigurisht, kërkojmë diçka më të madhe. Kërkojmë paqe për Ukrainën. Luftojmë për të, lutemi për të, e meritojmë”, shtoi Zelensky duke folur për paqen në Ukrainë.

I pandehur për vrasjen e policit të Krimeve, Gjykata e Elbasanit e shpall të pafajshëm –

By: 27
30 December 2025 at 16:39

Gjykata e Elbasanit ka shpallur të pafajshëm Donald Hoxhën, i cili ishte akuzuar për vrasjen e ish-efektivit të Krimeve, Roland Rexhepi.

Prokuroria kishte kërkuar 16 vite burgim për Hoxhën, i cili dyshohej në rolin e ndihmësit në vrasjen e Rexhepit. 34-vjeçi u arrestuar në Londër dhe u ekstradua në vendin tonë.

Donald Hoxha akuzohet se në datën 22 korrik 2009 në qytetin e Elbasanit në bashkëpunim me shtetasit Armand Llakaj dhe Marjus Tafaj, kanë vrarë me arme zjarri ish-efektivin Roland Rexhepin.

Ish-efektivi, i njohur ndryshe edhe si “Doda” u ekzekutua me dy armë tip kallashnikov mëngjesin e 22 korrikut pranë banesës së tij teksa po shkonte te parkingu ku kishte makinën. Ai ka mbetur i vdekur në vend, pasi ndaj tij është qëlluar me breshëri nga dy armë zjarri të llojit automatik, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Duke qenë se autorët ishin të maskuar, çka identifikimi i tyre ishte i vështirë, ekspertët e kriminalistikës kanë mundur të sigurojnë vetëm provat e ADN-së të gjetura në një motor, në bishta cigaresh apo në një kapuç të gjetur më vonë.

Krahasimi i tyre ka bërë të mundur zbardhjen e autorëve të vrasjes, pavarësisht se dy të dënuarit nuk e kanë pranuar asnjëherë krimin. Në rastin e Florind Shabanit kanë qenë autoritetet hetimore nga Gjermania ato që kanë sjellë provat e ADN-së së tij pasi rezulton i dënuar në shtetin gjerman për lëndë narkotike. Autoritetet shqiptare kanë krahasuar ADN-në e tij me atë të babait, Ismail Shabani.

Nga përputhja e profilit gjenetik i gjetur në një bisht cigareje në vendin e krimit në vitin 2009, Prokuroria ka shpallur në kërkim Florenc Shabanin, duke e akuzuar si bashkëpunëtor në vrasje.

Ndërkohë që Policia e Shtetit nuk kishte zbardhur ende vrasjen e ish-efektivit, në një atentat me armë zjarri dy vite më vonë vritet në qendër të Elbasanit biznesmeni Ilir Rexhepi, vëllai i ish-efektivit të antikrimit në Policinë e Elbasanit.

Rexhepi u ekzekutua më 30 dhjetor të vitit 2011. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket një person që largohet duke çaluar, pasi ndaj atentatorit u kundërpërgjigj me armë biznesmeni, i cili humbi jetën pak momente më vonë.

Edhe kjo vrasje mbeti enigmë për vite të tëra, derisa në qershor të këtij viti autoritetet shpallën në kërkim shtetasin Mihal alias Mirgen Toshi, ndaj të cilit gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

gijotina.com/

 

❌
❌