Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 February 202627.al

Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij –

By: 27
6 February 2026 at 09:47

Një gjeneral i lartë në ushtrinë ruse ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri në Moskë. Vladimir Alekseyev u dërgua menjëherë në spital pas sulmit dhe gjendja e tij shëndetësore ende nuk është e ditur.

Autori i armatosur po e priste jashtë shtëpisë së tij, dhe pasi e qëlloi disa herw nga pas, ka arritur të largohet.

Alekseyev është një figurë e lartë në shtabin e përgjithshëm ushtarak të Rusisë dhe është figura e fundit e lartë ushtarake që është shënjestruar që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës pothuajse katër vjet më parë.

Ai u vu nën sanksionet e BE-së pasi GRU u akuzua se qëndronte pas një sulmi me agjent nervor në vitin 2018 në Salisbury të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai po ashtu udhëhoqi operacionet e inteligjencës gjatë ndërhyrjes ruse në Siri për të mbështetur udhëheqësin tani të rrëzuar Bashar al-Assad.

Alekseyev u dërgua gjithashtu për të negociuar me Yevgeny Prigozhin, udhëheqësin e grupit Wagner, gjatë tentativës së tij për kryengritje kundër Vladimir Putin në vitin 2023.

Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë (Emrat) –

By: 27
6 February 2026 at 09:11

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohen se kanë përshatur një banesë për përgatitjen e drogës, në zonën e Ali Demit.

Sipas Policisë, në kuadër të operacionit, “Blue Punisher”, u arrestuan në flagrancë dy shtetas të afërm mes tyre, Elvis Lezo, 42 vjeç dhe Bujar Lezo, 59 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë ndërhyrjes në banesën e tyre, në rrugën “Ali Demi”, shërbimet e Policisë konstatuan se dy të arrestuarit kishin përshtatur një ambient për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shpërndarjen dhe shitjen në lokalet e natës.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë ambient u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA), si dhe dy aparate celularë, që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

23% e shqiptarëve të arsimuar kanë emigruar, 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit –

By: 27
6 February 2026 at 08:55

Europa duket se po i vlerëson talentet shqiptare, teksa po jep gjithnjë e më shumë karta blu, që është një leje pune dhe qëndrimi për persona me kualifikime të larta nga vendet jo anëtare të Bashkimit Europian (BE).

Eurostat raportoi se që nga viti 2014 janë dhënë gjithsej 5405 karta blu për shtetasit shqiptarë. Rritja ka qenë e fortë nga viti 2019, kur nisi dhe një cikël masiv emigracioni, po këtë herë i personave me kualifikim të lartë.

Në vitin 2023 u dhanë 825 karta, ndërsa në 2024-n, ra në 592. Në krahasim me vitet e mëparshme rritja është e fortë. Në vitin 2012 ishin dhënë vetëm 15 karta të tilla, ndërsa në 2021-n, që është rekordi i deritanishëm, shifra arriti në 882.

Rritja e dhënies së kartës blu për shqiptarët ka ardhur për shkak të hyrjes në lojë të Gjermanisë. Në vitin 2021 ky shtet dha 823 karta blu për shtetasit shqiptarë, ose 93% të totalit të shteteve të BE-së. Në 2023-n u dhanë 716 leje, ose 87% e totalit dhe në 2024-n numri i tyre zbriti në 513, ose 87% e totalit. Ata që kanë përfituar këtë kartë në Gjermani paguhen me të paktë 43 mijë euro në vit (rreth 3,600 euro në muaj), që është dhe kriteri minimal për të aplikuar për kartë blu.

Në vend të dytë për kartat blu është Italia, por me nivele shumë më të ulëta në raport me Gjermaninë (23 në 2022, 41 në 2023 dhe 20 në 2024-n). Pas saj renditet Austria (11 në 2022, 30 në 2023 dhe 18 në 2024-n). një shtet tjetër që po tërheq talentet shqiptare është dhe Polonia, që dha 11 karta blu për shtetas shqiptarë në 2023-n dhe 13 në 2024-n.

Gjermania ka qenë vitet e fundit një magnet për profesionistët nga Shqipëria, kryesisht nga fusha e teknologjisë së informacionit dhe mjekësisë, që u nxitën të punonin në ekonominë më të madhe të Europës, të joshur nga pagat e larta dhe zbutja e kritereve në shtetin që po vuante mungesën e fuqisë punëtore si rrjedhojë e plakjes së popullsisë.

Ndërsa talentet largohen, Shqipëria po e ndjen gjithnjë e më shumë ikjen e tyre. Raporti i fundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) “Një botë e vjetër, por më e guximshme”, tregon se rreth 23% e të arsimuarve nga vendi ynë tashmë kanë emigruar.

Shqipëria ka nivel të lartë të emigracionit në popullsinë e arsimuar në vitet 2023-2024 dhe kthime shumë më të ulëta të tyre krahasuar me 38 vende të Rajonit të BERZH.

Edhe në Indeksin Global të Konkurrueshmërisë së Talenteve 2025, vendi ka rënë me 7 pozicione, në vendin e 63-të, duke treguar përkeqësim në zhvillimin e aftësive, cilësinë e arsimit dhe mbajtjen e profesionistëve.

Sipas të dhënave më të fundit të disponueshme nga Eurostat, në vitin 2023 u dhanë rreth 89 mijë Karta Blu në nivel BE-je dhe struktura e shpërndarjes mbeti e përqendruar në disa shtete kryesore.

Gjermania mbeti vendi dominues, duke lëshuar rreth 69 mijë leje, ose rreth 78% të totalit, e ndjekur nga Polonia me rreth 7 mijë dhe Franca me rreth 4 mijë.

Për sa i përket shtetësive përfituese, shtetasit e Indisë vijuan të jenë përfituesit kryesorë të Kartës Blu, të ndjekur nga shtetas nga Rusia, Turqia dhe Bjellorusia, duke reflektuar kërkesën e lartë të tregut europian për profesionistë në sektorë teknikë dhe me kualifikim të lartë.

Çfarë është Karta blu

Karta Blu e BE-së është një leje pune dhe qëndrimi që u jepet shtetasve jo të Bashkimit Europian me kualifikime të larta profesionale, për të punuar në një vend anëtar të BE-së.

Ajo synon të tërheqë specialistë të huaj në profesione të kërkuara, duke u ofruar atyre kushte të favorshme pune, përfshirë të drejtën e qëndrimit familjar, mobilitet brenda BE-së dhe mundësi për qëndrim afatgjatë. Karta Blu jepet mbi bazën e një kontrate pune me pagë minimale të përcaktuar dhe kualifikime universitare.

Për të përfituar nga Karta Blu e BE-së, aplikantët duhet të plotësojnë një prag minimal page, i cili ndryshon sipas vendit anëtar dhe sektorit të punës. Këto pragje përcaktohen nga autoritetet kombëtare dhe zakonisht përfaqësojnë një përqindje të caktuar të pagës mesatare bruto në vendin përkatës. Për shembull, në Gjermani për vitin 2025, paga minimale vjetore bruto për Kartën Blu është 48,300 euro për profesionet e përgjithshme dhe 43,759.80 euro për profesionet me mungesë të theksuar, si IT, inxhinieri dhe kujdes shëndetësor.

Profesionet me prioritet të lartë për Kartën Blu të BE-së janë Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK); Inxhinieri; Mjekësi dhe kujdes shëndetësor; Shkencat natyrore dhe matematika;  Arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor; Financa dhe kontabiliteti./Monitor

Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij –

By: 27
6 February 2026 at 08:37

Media turke Atik ka publikuar një artikull ku e quan kryeministrin Rama, një “klloun të pakëndshëm” dhe kritikon takimin e tij me kryeministrin izraelit. Në shkrimin e tyre thuhet se, Rama e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij, i cili njëherë pohon se është atesit dhe herën tjetër shprehet se është katolik. Këtë media turke e cilëson si një veprim, i cili ndryshon velat e tij ngado që fryn era.

Artkulli është fokusuar kryesisht tek takimi i fundit i zhvilluar mes Ramës dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Mediat turke kritikon qëndrimin e tij ndaj gjenocidin që Izraeli ka kryer në Gaza. Ata shkruajnë se Rama injoroi mijëra gra dhe fëmijë të prekur nga regjimi vrasës izraelit dhe fajësoi Hamasin për shndërrimin e Gazës. Ndër të tjera, në artikull përmendet se Rama u vlerësua nga ‘vrasësi’ Benjamin Netanyahu.

Në lidhje me këtë, artikulli përmend faktin e reagimit të qindra shqiptarëve mysliman, të cilët janë shprehur se kryeministri nuk ka folur në emër të tyre. Kjo, pasi ata nuk mbështesin Izraelin, i cili po vret fëmijë dhe gra në Gaza. Në fund, media trurke shkruan se iniciativa e Ramës mund të shpjegohet vetëm me shprehjen “të verbërit dhe të shurdhërit po argëtojnë njëri-tjetrin”.

Artikulli i plotë: 

Shoqata e Gjuhës Turke e përkufizon fjalën “klloun”, e cila rrjedh nga italishtja, si më poshtë: “Një aktor me kostume të çuditshme dhe fytyra të pikturuara tepër dhe komikisht, i cili i bën ata që e shikojnë të qeshin dhe i argëton ata.”

Kllounët kanë kostume dhe këpucë shumëngjyrëshe, të ekzagjeruara, të pazakonta dhe të çuditshme. Ky është një prej tyre… Çuditshmëria, shakatë dhe kllounët janë në natyrën e kllounëve. Ky nuk bën përjashtim…

Karakteristikat e tyre më të rëndësishme janë zakonisht paraqitjet e tyre komike, aftësia e tyre për t’i bërë shikuesit të qeshin dhe t’i argëtojnë. Por kjo është krejtësisht ndryshe. Mjaft e pakëndshme! Nuk të bën të qeshësh, nuk të argëton; është e neveritshme.

E gjetët saktë: Po flas për kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në të kaluarën, Rama, një artist rruge në Francë, bëri foto nudo në një plazh nudist dhe në një kamping dhe ia publikuan të gjithëve. Rama, i njohur për mbështetjen e tij ndaj tendencave devijante homoseksuale, në vend që të turpërohej kur i kujtoheshin këto foto të kaluara, i inkurajoi të rinjtë në vendin e tij t’i shikonin dhe t’i ndanin ato.

Edi Rama, i cili e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij, bëri një gjest të paedukatë ndaj të rinjve që protestonin kundër tij nën një pemë Krishtlindjesh në Tiranë, pa i parë fare fëmijët pranë tij. Pasi u zbulua nga Sorosi, karriera e tij politike mori hov dhe, gjatë kohës që ishte kryetar bashkie, ai i lyeu ndërtesat në kryeqytet, Tiranë, me ngjyra të ndezura dhe të gjalla.

Gjatë viteve të tij si Ministër i Kulturës, ai i konsideronte vizatimet që shfaqeshin kur shkruante rastësisht në bllokun e shënimeve gjatë mbledhjeve dhe diskutimeve të ministrisë si vepra arti. Vite më parë, shkova në një ekspozitë të këtyre vizatimeve në Stamboll. Mund të them se vizatimet dhe pikturat në Minecraft të djalit tim, i cili është në moshë shkollore, kanë më shumë sukses.

Ai gjithashtu paraqet si vepra arti gjëra që bën nga copa qelqi të thyera, të pikturuara me ngjyra të ndryshme, të cilat ai pretendon se janë vazo. Pastaj janë format që nuk ngjajnë me asgjë, njësoj si vizatimet e tij. Disa i quajnë këto skulptura. Mund të themi se fëmijët e kopshtit krijojnë forma më të suksesshme me brumë loje sesa ai.

Ai njihet për veshjen e atleteve me kostume në stilin italian në evente zyrtare. Kjo i tërhoqi vëmendjen Presidentit tonë, i cili nuk mundi t’i rezistonte ngacmimit të Ramës, duke i thënë: “Ke veshur atlete”.

Ndonjëherë ai është ateist, herë të tjera katolik. Në një moment ai thekson besimin mysliman të gruas së tij, në momentin tjetër ai thekson besimin ortodoks të gjyshit ose të fëmijëve të tij. Shkurt, ai i ndryshon velat e tij ngado që fryn era.

Gjatë një vizite të kohëve të fundit në administratën sioniste izraelite në territoret e pushtuara palestineze, Rama zgjodhi përsëri të vepronte në të njëjtin drejtim. Në një fjalim skandaloz në një seancë të posaçme të parlamentit izraelit, pasi deklaroi se nuk ishte mysliman, Rama tha: “Gruaja ime është myslimane. Unë jam katolik. Dy fëmijët e mi më të mëdhenj janë të krishterë, ortodoksë. Djali ynë më i vogël, i cili është njëmbëdhjetë vjeç, një ditë do të marrë vendimin e tij; por duke pasur parasysh entuziazmin e pakontrollueshëm që ndjeu kur i thanë se mund të bënim një dëshirë në Murin Perëndimor, nuk është aspak e pamundur që ai të zgjedhë të bëhet hebre në të ardhmen.”

Në fjalën e tij, Edi Rama deklaroi se parlamenti izraelit ishte një “vend shumë i veçantë” dhe se ndihej “nder i madh” që ndodhej atje, si dhe përdori fjalë lavdërimi për vrasësin Benjamin Netanyahu. Nuk ka mbaruar.Edi Rama tha se ishte i emocionuar që foli përballë vrasësit të fëmijëve Netanyahut, të cilin e quajti “një nga pesë folësit më të mirë në botë”.

Edi Rama nuk ka ofruar asnjë kritikë për gjenocidin që Izraeli ka kryer në Gaza që nga tetori i vitit 2023. Ai injoroi mijëra gra dhe fëmijë të martirizuar nga regjimi vrasës izraelit. Ai fajësoi Hamasin për shndërrimin e Gazës në një “burg të hapur”. Vrasësi Benjamin Netanyahu, megjithatë, e vlerësoi Ramën për mbështetjen e tij, duke e përshkruar atë si “një mik të madh të Izraelit”.

Shtetet kanë më shumë sesa thjesht interesa në marrëdhëniet ndërkombëtare; ato kanë edhe nder dhe reputacion. Ata që humbasin nderin dhe reputacionin e tyre humbasin edhe interesat e tyre kombëtare. Edi Rama bëri pikërisht këtë. Ai i turpëroi Shqipërinë dhe shqiptarët.

Pse Edi Rama u përfshi në këtë “klloun të papëlqyeshëm”? Përgjigja është e thjeshtë: Rama përballet me një gjyq të vazhdueshëm për korrupsion. Duke mos dashur të shkonte në burg dhe të humbiste stilin e tij të jetesës luksoze të dashur, Rama e bëri këtë vizitë për t’i shërbyer interesave të tij personale. Ai e përdori këtë vizitë për të fituar mbështetje kundër hetimit të gjyqësorit shqiptar për akuzat për korrupsion dhe për të lobuar për një udhëtim të planifikuar në SHBA. Në fund të fundit, me lëvdatat e tij krejtësisht çnjerëzore dhe madje të neveritshme, ai siguroi mbrojtjen që dëshironte nga Netanyahu vrasës.

Në këtë pikë: Duke marrë parasysh që vrasësi Benjamin Netanyahu përballet gjithashtu me një rast të ngjashëm korrupsioni , iniciativa e Ramës mund të shpjegohet vetëm me shprehjen “të verbërit dhe të shurdhërit po argëtojnë njëri-tjetrin”. Komentet e Edi Ramës u kritikuan nga OJQ-të në kryeqytet, Tiranë. Shqiptarët myslimanë deklaruan se “Rama nuk mund të flasë në emër të tyre dhe se ata nuk mbështesin Izraelin, i cili po vret fëmijë dhe gra në Gaza”.

Dhe të mos harrojmë: e ashtuquajtura ‘shaka’ e Edi Ramës gjatë fjalimit të tij në parlamentin izraelit, ku tha: “Nëse Mossadi nuk ju ka dhënë ende informacionin, mund të them se më dridhen gjunjët”, nuk i bëri njerëzit të qeshnin; i turpëroi dhe i neveriti.  Ata që nuk i frikësohen Zotit, le të kenë frikë nga Izraeli. Atyre që nuk u dridhen zemrat, do t’u dridhen këmbët. Por frika nuk ka asnjë dobi kundër vdekjes. Ata që nuk i frikësohen Zotit, do të dridhen me të gjithë trupin e tyre në Ditën e Gjykimit, me vullnetin e Zotit.

Këmbimi valutor 6 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

By: 27
6 February 2026 at 08:11

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.7 lekë dhe do shitet me 105.7 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.3 lekë dhe do shitet me 111.3 lekë.

Screenshot_8

Nëse largohet Berisha, Rama bëhet edhe më i rrezikshëm, duhet bashkim i opozitës –

By: 27
6 February 2026 at 07:57

Analisti Fatos Lubonja, duke folur mbi situatën politike në vend u shpreh se opozita nuk mund të jetë faktor kundër Ramës pa Berishën. Nëse largohet Berisha, sipas Lubonjës, kryeministri Rama do bëhet dhe më i rrezikshëm.

Ai shtoi nga ana tjetër, se opozita ka nevojë për një bashkim dhe jo për Skënderbeun e radhës.

“Teza ime kryesore është kjo, nuk është problemi Rama apo Berisha. Këtu është problemi doni autokratin apo demokracinë. Doni rotacion me këdo qoftë, apo autokrat. Berisha është bërë si alibia. Zgjidhja është midis autokracisë dhe demokracisë. Më duket se kjo i leverdis Ramës më shumë edhe Berishës.

Një ndryshim nuk bëhet me Berishën, por nuk bëhet dhe pa Berishën. Këta të dy, janë konsumuar si figura politike. Rama 4 herë vetëm në vende diktatoriale fitojnë. Boll kaq për të thënë është rrezik për demokracinë. Berishës i kemi dhënë shanse dy herë. Ky e kaluar Berishën e 2005-2013.

Unë kam qenë vetë për daljen e forcave të reja dikur. Mbështeta Bojaxhiun dhe Ben Blushin bile. Por mendoj se sistemi ka pësuar një mutacion. Këta mendojnë që kanë ndërtuar identitetin kundër dy figurave, mendojnë se drejtësia do u hapë rrugën këtyre se Berisha në burg, se ca thonë dhe Rama. Dhe përgjithësisht kanë qasjen të ikë Berisha me shpresën këta do e marrin.

Mendimi im është kundër. Që kur të iki dhe Berisha po u arrestua, në vend t’i hapet rruga këtyre, Rama do bëhet akoma më i rrezikshëm. Për shumë arsye. Ca përçarja e këtyre. Gabojnë në zgjedhjen e tyre. Dyshoj dhe te SPAK, drejtësia. duhet një bashkim i madh me Berishën dhe mbi Berishën. Të gjithë thonë unë jam Skënderbeu i radhës, edhe Adriatiku, edhe Berisha. Ndërkohë që duhet ndërtuar një diçka tjetër”, tha Lubonja.

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Shkurt 2026 –

By: 27
6 February 2026 at 07:32

Dashi

Mbani brenda vetes një ndjenjë faji që lidhet me një person ose një situatë të lënë pezull. Ta injoroni nuk do t’ju ndihmojë; përkundrazi, një reflektim i qetë mund t’ju lehtësojë shumë shpirtërisht. Nervozizmi është i lartë dhe kjo mund të ndikojë edhe në shëndet, me rënie energjie ose shqetësime të vogla kalimtare. Mundohuni të ngadalësoni ritmin dhe të kujdeseni më shumë për veten. Në dashuri duhet më shumë qetësi dhe dialog, sepse tensioni mund të krijojë distancë me partnerin. Financat kërkojnë kujdes, mos merrni vendime impulsive. Qartësia mendore do t’ju ndihmojë të mos humbisni mundësi të rëndësishme.

Demi

Në dashuri mund të ndihen disa tensione, sidomos nëse marrëdhënia ka kaluar javë jo shumë të qeta. Keqkuptimet nuk duhen dramatizuar, por as anashkaluar. Dialogu i sinqertë është çelësi për të rikthyer qetësinë dhe besimin. Në punë situata mbetet e qëndrueshme, por kërkon përkushtim dhe durim. Financat nuk paraqesin rrezik të madh, megjithatë shmangni shpenzimet e tepërta. Shëndeti përmirësohet nëse gjeni kohë për pushim dhe relaks. Atmosfera sentimentale do të përmirësohet gradualisht nëse tregoni sinqeritet.

Binjakët

Puna dhe çështjet financiare kërkojnë përqendrim dhe metodë. Mundësitë nuk mungojnë, por nxitimi mund t’ju çojë në gabime të përsëritura. Merrni kohën e duhur për të analizuar çdo zgjedhje. Në dashuri kërkohet qartësi; shmangni fjalët e nxituara. Financat mund të stabilizohen nëse tregoheni më të organizuar. Shëndeti kërkon ekuilibër mes punës dhe pushimit. Nëse ruani qetësinë, mund të ndërtoni diçka të rëndësishme për të ardhmen.

Gaforrja

Në punë shfaqen disa bezdi të vogla që ju lodhin më shumë sesa duhet. Rezultatet nuk mungojnë, por po shpenzoni shumë energji dhe lodhja ju bën më të ndjeshëm. Nën presion mund të bëheni posesivë ose polemikë, sidomos me personat e afërt. Në dashuri kërkohet më shumë besim dhe qetësi. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni vendimet impulsive. Kujdesuni për shëndetin duke gjetur kohë për pushim dhe aktivitete që ju relaksojnë.

Luani

Riktheni sigurinë dhe elegancën në mënyrën si prezantoheni. Pas një periudhe pasigurie, tani ndiheni më në kontroll të zgjedhjeve tuaja. Kjo reflektohet edhe në marrëdhënie: në dashuri mund të ndiheni më autentikë dhe të qetë. Në punë mund të merrni vlerësime ose të përforconi pozicionin tuaj. Financat janë të qëndrueshme, por kërkojnë maturi. Shëndeti përmirësohet nëse kujdeseni për balancën emocionale dhe fizike.

Virgjëresha

Ndjeni nevojën të ngadalësoni dhe të gjeni një hapësirë vetëm për veten. Qetësia është thelbësore për të rikthyer ekuilibrin emocional. Në dashuri, një person që ju transmeton siguri mund ta bëjë atmosferën më romantike dhe të ëmbël. Favorizohen takimet dhe lëvizjet që ushqejnë shpirtin. Financat kërkojnë organizim, ndërsa shëndeti përmirësohet nëse shmangni stresin dhe kujdeseni për mirëqenien mendore.

Peshorja

Marrëdhëniet janë në qendër të vëmendjes dhe dashuria rikthehet protagoniste. Ata që kanë investuar energji në një lidhje ose projekt do të shohin rezultate konkrete. Në punë hapen mundësi interesante, sidomos në fusha kreative. Financat përmirësohen gradualisht. Shëndeti është i mirë, por kërkon ekuilibër emocional. Besoni te talenti juaj dhe mos hezitoni të shprehni ndjenjat.

Akrepi

Emocionet janë intensive dhe mund të bëheni më kontrollues ose mosbesues se zakonisht. Frika e humbjes nuk duhet t’ju drejtojë. Kujtoni vlerën tuaj dhe aftësinë për të ndërtuar marrëdhënie të forta. Në dashuri kërkohet besim dhe hapje. Në punë intuita ju ndihmon të shmangni situata të pakëndshme. Financat kërkojnë maturi. Shëndeti kërkon vëmendje, sidomos ndaj sinjaleve që ju jep trupi.

Shigjetari

Keni diçka të rëndësishme brenda jush që kërkon të shprehet. Bisedat e sinqerta dhe hapja emocionale ju ndihmojnë të ndiheni më të lehtë. Në dashuri, shprehja e ndjenjave forcon lidhjen. Në punë mund të merrni frymëzim për projekte të reja. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni rreziqet e panevojshme. Shëndeti përmirësohet duke reduktuar stresin dhe duke ruajtur optimizmin.

Bricjapi

Çështjet financiare dhe kursimi janë në plan të parë. Është moment i mirë për të planifikuar, investuar me kujdes dhe menduar për të ardhmen. Në dashuri kërkohet më shumë prani emocionale, sepse partneri mund të kërkojë vëmendje. Në punë pragmatizmi ju ndihmon të merrni vendime të zgjuara. Shëndeti përfiton nga organizimi i mirë dhe balanca mes punës dhe pushimit.

Ujori

Dashuria hyn në një fazë më dinamike dhe pasionante. Dëshira për udhëtime, aventura ose eksperienca të reja me partnerin është e fortë. Në punë mund të shfaqen mundësi interesante nëse tregoheni kreativë. Financat kërkojnë planifikim të kujdesshëm. Shëndeti është i mirë, por energjia rritet nëse gjeni kohë për aktivitete që ju japin kënaqësi.

Peshqit

Dita nis me pak tension të brendshëm dhe ndjesinë se gjithçka është më e rëndë se sa duket. Ruani qetësinë dhe mos reagoni me nervozizëm. Me kalimin e kohës do të riktheni qartësinë emocionale. Në dashuri, sinqeriteti dhe durimi forcojnë lidhjen. Në punë situatat stabilizohen gradualisht. Financat kërkojnë kujdes, ndërsa shëndeti përmirësohet nëse pushoni dhe kujdeseni për ekuilibrin emocional.

Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar –

By: 27
5 February 2026 at 22:31

Ulsi Manja mbrëmjen e sotme në Top Story i është përgjigjur akuzave nga opozita se mazhoranca ka bllokuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe hapjes së rrugës për arrestimin e saj.

Kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve tha se nuk kanë bllokuar asnjë hetim, dhe se janë brenda afatit 3 mujor siç e përcakton rregullorja.

Ai tha se i duhet dhënë kohë Këshillit të Mandateve për të kaluar në filtra këtë kërkesë dhe të presin vendimin.

“Nuk do të shprehem për thelbin dhe përmbajtjen e kërkesës. Por për herë të parë dua t’i them nja dy fjalë. Për ne është shumë e rëndësishëm vendimit të Kushtetueses. Përderisa kryeministri i është drejtuar Kushtetueses, është qëndrim politik. Vendimmarrja nuk ka zvarritje. Kemi thënë që presim këtë vendim, por rregullorja e Kuvendit ia ka përcaktuar limitet kohore Kuvendit për t’u shprehur.

Jo më kot ka thënë Kuvendi që do duhet të shprehet brenda 3 muajsh, dhe nëse nuk shprehet për 3 muaj kërkesa thotë rregullorja konsiderohet e rënë, Këshilli i Mandateve do duhet të shprehet deri nga data 16 mars në mos gaboj, pra jemi brenda afateve procedurialisht. S’dua të spekuloj me parashikimet për Këshillin e Mandateve, qëndrimin tim do e jap atje, por ama dua të rri pse janë lënë tre muaj, sepse Këshilli i Mandateve, Kuvendi do duhet të sigurohet në të gjitha rastet për kërkesë për autorizim heqje lirie, do duhet të sigurohet për një sërë elementësh që kanë të bëjnë me kërkesën dhe filtri që bën Kuvendi është i natyrës, ‘kjo kërkesë është strikte proceduriale?’.

Sa i takon heqjes së lirisë që është masë ekstreme, lëreni Kuvendit dhe Këshillin të bëjë detyrën dhe priteni vendimin sepse sot nuk jemi në kushte që të themi që mazhoranca ka bllokuar SPAK. Nuk kemi bllokuar asnjë hetim”, tha ai.

gijotina.com/

Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar Ulsi Manja –

By: 27
5 February 2026 at 22:29

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa! –

By: 27
5 February 2026 at 22:17

Nga dita e nesërme pritet të ketë një përkeqësim të motit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për periudhën 06.02.2026 – 10.02.2026, parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë në territorin e Qarkut Durrës, të cilat mund të shkaktojnë vështirësi dhe problematika.

Nisur nga situatat e mëparshme që reshjet intensive kanë shkaktuar mbi banesat, bizneset, infrastrukturën dhe jetën e përditshme të qytetarëve, është e domosdoshme që të gjitha strukturat përgjegjëse të tregojnë gatishmëri maksimale, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.

Në këtë kuadër, kërkohet marrja e masave parandaluese, monitorimi i vazhdueshëm i situatës në terren, raportimi i menjëhershëm për çdo problematikë që mund të lind si dhe koordinim ndërinstitucional për përballimin e çdo emergjence të mundshme.

gijotina.com/

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi –

By: 27
5 February 2026 at 22:03

Ekzistenca e interesave ekonomike të familjarëve të tij në kompani auditimi private krijon një lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet interesit familjar dhe fushës së përgjegjësisë publike të ministrit.

Nga analiza e dokumenteve të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, të siguruara nga “Open Spending Albania”, platformë e AIS-it dhe nga bilancet financiare rezulton një mospërputhje e dokumentuar midis aktivitetit ekonomik të Petrit Malajt si Person Fizik, kompanisë “PBM” ku ai ka qenë aksioner dhe mënyrës se si këto aktivitete pasqyrohen në deklarimet në ILDKPKI.

Sipas ekstrakteve dhe pasqyrave financiare nga Qendra Kombëtare e Biznesit, Petrit Malaj ka qenë pronar i një biznesi si Person Fizik që nga viti 2016 për shërbime konsulencë financiare deri në vitin 2024 kur ka bërë çregjistrimin. Bilancet zyrtare tregojnë se ky biznes ka qenë funksional dhe fitimprurës në disa vite radhazi, të paktën deri në dhjetor 2024.

Në vitin 2017, biznesi ka realizuar mbi 7.6 milion lekë të ardhura nga shërbimet dhe mbi 5.4 milion lekë fitim. Në vitin 2022, të ardhurat nga shërbimet kapin vlerën mbi 7.6 milion lekë, ndërkohë fitimi pas tatimit rezulton rreth 5.8 milion lekë, nga të cilat pjesa dërrmuese është tërhequr nga pronari. Edhe në vitin 2023, sipas shënimeve shpjeguese të pasqyrave financiare, biznesi ka gjeneruar rreth 7.6 milion lekë të ardhura dhe mbi 5.3 milion lekë fitim. Këto të dhëna tregojnë një aktivitet me përfitim financiar real për pronarin. Nga ana tjetër, në dokumentet e ILDKPKI-së, në deklaratën përpara fillimit të detyrës nuk rezulton i deklaruar aktiviteti si Person Fizik, nuk identifikohet NIPT-i dhe nuk pasqyrohen të ardhurat vjetore apo fitimet nga ky biznes.

Në deklarime shfaqen disa gjendje bankare, të cilat janë shënuar me burimin “të ardhura nga biznesi”, por pa specifikuar kompaninë që i ka gjeneruar, pa shumën vjetore të të ardhurave dhe pa lidhje të drejtpërdrejtë me bilancet zyrtare nga QKB-ja. Pra, këto dokumente tregojnë se ministri Malaj ka patur një biznes aktiv fitimprurës për disa vite, me të ardhura dhe fitime të konsiderueshme, ndërkohë që këto të dhëna nuk rezultojnë të pasqyruara në deklarimet e interesave private pranë ILDKPKI-së.

Sipas kryetarit të “Shqipëria bëhet” Lapaj, në rast se ka fshehje pasurie jemi në shkelje penale.

“Neni 257/a, e përcakton rastin ekzaktësisht se kur ti nuk e bën deklarimin. E thotë në paragrafin e dytë, e thotë ekzaktësisht atë gjë. Pra, kur ti e bën me qëllim fshjehjen. Kështu që gjykoj se jemi në kufinjtë e atij neni. Në rastet kur ndodh fshehja, jemi në kushtet e një vepre penale”, tha avokati Lapaj.

Por ministri Malaj ka qenë themelues dhe aksioner te kompania “PBM” shpk, e cila ka qenë e familjarëve të tij, të cilët në dhjetor 2025 kanë bërë kalimin në gjendje pasive të aksioneve.

Nga burime zyrtare rezulton se ministri Malaj nuk ka deklaruar fitimet që ka patur nga kjo kompani në ILDKPKI pasi deri në vitin 2019 ai ka qenë aksioner, periudhë në të cilën ia ka shitur aksionet familjarëve të vet. Ligji për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë e detyron që të deklarojë të gjitha këto fitime. Duhet theksuar se kompania “PBM” shpk ka patur shumë fitime në vitet paraardhëse, çka e detyron ministrin ti deklarojë këto pasuri.

Sipas avokatit Lapaj, formulari i deklarimit duhet të plotësohet sipas ligjit përkatës.

“Nëse formulari nuk plotësohet sipas përcaktimeve ligjore, kalohet në përgjegjësi administrative për mosdeklarim si fillim, në rastet kur ligji e përcakton dhe në përgjegjësi penale, sipas nenit 257, gërma a, e Kodit Penal, për pjesën e mosdeklarimit sipas ligjit të posaçëm”, u shpreh avokati Lapaj.

Të afërmit e ministrit kanë në pronësi dy kompani auditimi, “BDO ALBANIA” shpk dhe “PBM” shpk, ku te kompania e parë janë aksionerë së bashku me një shtetas dhe kompani të huaj.

Nga momenti që prindërit dhe të afërmit e Petrit Malajt zotërojnë ose janë të përfshirë në kompani private auditimi, krijohet një situatë konflikti interesi sipas ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave. Edhe pse ligji nuk e ndalon automatikisht ushtrimin e funksionit publik për shkak të kompanive private të familjarëve, ai i konsideron këta individë si persona të lidhur, interesat private të të cilëve duhet të deklarohen dhe të menaxhohen me kujdes të shtuar.

Ligji për parandalimin e konfliktit të interesave parashikon se konflikti ekziston jo vetëm kur ka përfitim të drejtpërdrejtë, por edhe kur krijohet perceptimi se vendimmarrja publike mund të ndikohet nga interesa private të personave të lidhur.

Në dhjetor 2025, familjarët e ministrit Malaj kanë kaluar aksionet në gjendje pasive për të shmangur konfliktin e interesit ndërkohë që ministri ka qenë në detyrë prej gushtit 2024. Pra, kalimi i aksioneve në gjendje pasive është bërë pas më shumë se një viti, duke treguar se ka ekzistuar një gjendje e konfliktit të interesit.

News24

Yesterday — 5 February 202627.al

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi n –

By: 27
5 February 2026 at 21:39

Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë –

By: 27
5 February 2026 at 21:19

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll të Velipojës vijuan sot ditën e tretë të protestave kundër ndërtimit të resortit luksoz të ndërtuesit dhe botuesit Bashkim Ulajt, të cilin e akuzojnë se u ka grabitur pronat përmes falsifikimit të dokumenteve.

Avokati Ndue Pjetri i mbështet plotësisht banorët duke shpjeguar sagën e ngjarjes. Ai thotë se banorët i kanë pronat prej më shumë se 100 vitesh, por shteti nuk ua ka dhënë dokumentet. Në vitin 1995, kanë marrë vërtetimet e faktit juridik, por jo pronësinë. Në vitin 2018-2019, një person, Fatmir Shpellzaj, ka pretenduar se tokat janë të gjyshit të tij, kur në fakt s’ka asnjë pronë, thotë avokati.

Pjetri nënvizon se një person i quajtur Fatmir Shpellzaj, në bashkëpunim me botuesin pranë familjes Berisha, Bashkim Ulaj kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë marrë pronësinë e tokës ku ka nisur puna për të ndërtuar resortin. Sa për SPAK, Pjetri shprehet se kallëzimi i banorëve duhet të hetohet nga ky institucion, pasi sipas tyre në falsifikimin e dokumenteve janë të implikuar edhe gjyqtarë.

“Duke vepruar krimi, bandat e Shkodrës bashkë me Fatmir Shpellzën, bashkë me ndërtuesin, Bashkim Ulajn. Të tre së bashku i kanë falsifikuar këto dokumente, nuk është se i ka bërë një i vetëm. Ai në vitin 2018 është kujtuar, i ka thënë ai Bashkim Ulaj a ke mundësi ta marrësh, nëse e merr, po e marr unë se jam drejtori i hipotekës, si s’e marr? E kishte mundësinë dhe mbështetjen. Si përfundim ka bërë letrat dhe i bëri për një vit. Pra këta kanë që në vitin 1994 dhe s’kanë arritur t’i bëjnë, po këtë pronë që e kishin me vendim të faktit juridik dhe dokumente të vitit 1937, nuk arritën ta merrnin dhe e merr ky për një vit. Nuk ka nevoje SPAK-u fare të pyesë. Të bëjë kërkesë a kallëzim, por sa të vihet në dijeni, ka të drejtën e tij për të filluar. Këta tre gjyqtarë që dhanë vendimin për një vit, janë të implikuar se po të dojë SPAK-u t’i hyjë, i hyn dhe thotë këta tre gjyqtarë kanë marrë nga 20 mijë metër tokë, nuk e kanë marrë në emrin e vet, por të tjetrit dhe fare mirë SPAK-u mund t’u thotë, hajde këtu more zotëri, si u bëre pronar ti për 20 mijë metër?”, tha Pjetri.

Ai shton se banorët janë të gatshëm të lënë institucionet të bëjnë punën e tyre nëse vërtetohet e kundërta.

“Ky nuk është investitor strategjik që të ketë mbrojtjen e shtetit. Ky është grabitës me një resort dhe nuk mund të dalin e të thonë që unë jam me letra në rregull. Vendos tabelën e vitit 2023 brenda natës me qëllim që të krijojnë idenë”, tha avokati për Ulajn, teksa bëri edhe një thirrje: “Mos ta lënë atë vend të degradojë. Degradimi është shumë i rrezikshëm.”

gijotina.com/

Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë Velipojë –

By: 27
5 February 2026 at 21:17

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua –

By: 27
5 February 2026 at 20:47

Një skandal spiunazhi ka tronditur Forcat e Armatosura Greke, duke ngritur alarmin për sigurinë kombëtare dhe atë të NATO-s. Një oficer i lartë i Forcave Ajrore Greke, rreth 50 vjeç, u arrestua mëngjesin e sotëm brenda njësisë ku shërbente, i dyshuar për mbledhje dhe transmetim të informacioneve sekrete ushtarake tek një vend i tretë, konkretisht Kina.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, oficeri kishte akses në plane të klasifikuara të NATO-s, të cilat konsiderohen kritike për sigurinë kombëtare dhe aleancën euroatlantike. Burime pranë Shtabit të Përgjithshëm bëjnë me dije se ai po vepronte në emër të një shteti të huaj dhe u arrestua pak para se të dorëzonte një sasi të konsiderueshme të dhënash të ndjeshme.

Oficeri shërbente në Grupin e 128-të të Trajnimit të Telekomunikacionit dhe Elektronikës të Forcave Ajrore, në zonën e Kavouri, një pozicion kyç që i garantonte akses të drejtpërdrejtë në informacione konfidenciale. Ai akuzohet për veprën e rëndë penale të “mbledhjes dhe transmetimit të informacioneve sekrete me rëndësi ushtarake tek palët e treta”, një shkelje e rëndë e Kodit Penal Ushtarak.

Hetimet tregojnë se oficeri ishte vënë nën mbikëqyrje të rreptë nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës Greke (NIS), në bashkëpunim me personel ushtarak të specializuar në kundërzbulim, për të paktën një muaj. Gjatë kësaj periudhe janë mbledhur prova të konsideruara shumë të forta, që çuan në ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve.

Sipas mediave greke, i arrestuari dyshohet se përdorte aplikacionin e koduar Signal për të komunikuar, duke fshirë sistematikisht mesazhet për të mos lënë gjurmë dhe për ta bërë më të vështirë zbulimin e aktivitetit të tij të paligjshëm.

Arrestimi u krye pas një operacioni të planifikuar në detaje, me pjesëmarrjen e një prokurori, agjentëve të NIS dhe oficerëve të specializuar të kundërzbulimit. Aktualisht, oficeri ndodhet në paraburgim dhe është marrë në pyetje nga autoritetet, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë ose rrjete të gjera spiunazhi.

Në një njoftim zyrtar, Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare Greke konfirmoi arrestimin, duke theksuar se veprimet e dyshuara përbëjnë rrezik serioz për interesat kombëtare dhe sigurinë ushtarake të vendit.

gijotina.com/

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki –

By: 27
5 February 2026 at 20:31

Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar një ditë më parë sekuestrimin e dokumentacionit që lidhet me tenderin për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen nga Bashkia e Durresit.

Ky veprim vjen pas përmbytjeve të rënda që goditën Durrësin muajin e kaluar, duke shkaktuar pasoja të mëdha materiale dhe humbjen e një jete njerëzore.

Në këto kushte, Prokuroria ka nisur hetimet për tre vepra penale: “Shpërdorim detyre”, “Shkatërrim prone nga përmbytjet” dhe “Shkatërrim prone nga pakujdesia”. Si pasojë e çarjes së argjinaturës së Erzenit, u përmbytën kryesisht fshatrat Katund i Ri, Sukth dhe Fllakë. Përveç tokave bujqësore, dëme të konsiderueshme pësuan edhe banesat e bizneset.

Situata u bë edhe më tragjike me humbjen e jetës së Astrit Hysenajt, 54 vjeç, punonjës pastrimi pranë Bashkisë së Durrësit. Ai nuk u kthye në shtëpi dhe u gjet më vonë i pajetë nga polumbarët në një kanal pranë ish-repartit ushtarak, pasi u mor nga rrjedha e fortë e ujit.

Në vendimin e firmosur nga prokurorja e çështjes thuhet se duhet sekuestruar pranë Bashkisë së Durrësit i gjithë dokumentacioni që lidhet me procedurat e prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim të projektit për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen, si edhe dokumentacioni tekniko-ligjor për lejen e ndërtimit.

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares –

By: 27
5 February 2026 at 20:17

Federata Turke e Futbollit i ka çuditur të gjithë me vendimin që ka marrë sot për Kristjan Asllanin, sa i përket kartonit të kuq që ai mori në ndeshjen e debutimit me Beshiktashin.

Të gjithë mendonin se Asllani e kishte shlyer pezullimin në ndeshjen e mesjavës në Kupë, sipas rregullores, dhe se dërgimi i tij në Komisionin e Disiplinës ishte thjesht formaliteti i rastit. Ndaj ai pritej të luante në fundjavë ndaj Alaniasporit në kampionat. Por Komisioni i Disiplinës ka vendosur që të japë një masë më të ashpër për futbollistin shqiptar.

“Futbollisti i Beshiktash, Kristjan Asllani, dënohet me pezullim prej dy ndeshjesh në kompeticione zyrtare në përputhje me Nenin 43 të Rregulloreve të Disiplinës për një faull të rëndë ndaj një lojtari të ekipit kundërshtar në ndeshjen Beshiktash-Koniaspor të luajtur me 31 janar”, shkruhej në vendimin e marrë sot nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Turke.

Një lajm që i ka çuditur të gjithë, pasi tashmë Asllani rezulton i pezulluar edhe për ndeshjen e kësaj fundjave dhe shtyn kthimin e tij në fushë për javën tjetër, duke prishur padyshim planet për mesfushorin e Kombëtares.

gijotina.com/

Një në katër studion jashtë –

By: 27
5 February 2026 at 20:03

Shqiptarët me diplomë zgjedhin të lënë vendin, rreth një e katërta e tyre, tregon raporti më i fundit i tranzicionit të BERZH.

Por të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se jo vetëm “truri largohet”, por emigrimi ndodh edhe nga rinia për arsye edukimi. Një në 4 emigrantë shqiptarë të moshës nën 30 vjeç po ndjekin arsimin e lartë jashtë.

Largimi i të rinjve është largimi i ushqimit, burimit të tregut të punës, të rritjes ekonomike, të thelbit të familjes. Largimi i specialistëve është i lidhur edhe me kusht të jashtëm se ka boshllëk e në tregun ndërkombëtar, por kuptohet se ndodh për shkak të kushteve më të mira të jetesës, me siguri më të madhe, me të ardhura më shumë, me shkolla e kujdes shëndetësor më të mirë apo promovim e shpërblim për shkak të meritës”, shprehet Suzana Guxholi, akademike.

gijotina.com/

Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol –

By: 27
5 February 2026 at 19:43

Benzema e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Al Hilal.Sulmuesi francez realizoi gol në debutim, në ndeshjen kundër Al Okhdod, takim ky i vlefshëm për kampionatin arab.

Në minutën e 31-të të sfidës, Benzema shfrytëzoi në maksimum një asist të Al Daësari dhe me një lëvizje të bukur dërgoi sferën në rrjetë. 38-vjeçari u transferua te Al Hilal nga Al Ittihad, vetëm pak ditë më parë.

Video:

gijotina.com/

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara –

By: 27
5 February 2026 at 19:23

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur sërish në zonën e Qafës së Llogarasë, konkretisht pranë Qafës së Luadhit, duke rikthyer frikën për përshkallëzim të situatës vetëm pak ditë pas zjarrit të mëparshëm në të njëjtin vend.

Sipas informacioneve nga terreni, flakët dyshohet se janë ndezur qëllimisht, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e shpejtë të zjarrit drejt sipërfaqeve me bimësi natyrore.

gijotina.com/

❌
❌