Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 January 202627.al

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi –

By: 27
31 January 2026 at 18:41

Rey Manaj nuk humbi kohë dhe u kthye menjëherë në Turqi pas mbylljes së aventurës me skuadrën e Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar që ditën e premte, sulmuesi i kombëtares do të bashkohet sërish me Sivassporin, nga ku u largua për të provuar eksperiencën arabe.

Pasditen e kësaj të shtune ai mbërriti në qytetin e Sivas për t’iu bashkuar skuadrës së tij dhe tifozët i kishin rezervuar sulmuesit kuqezi një pritje të zjarrtë. Manaj i qeshur në fytyrë u ndal për t’i përshëndetur tifozët e madje dha autografë e bëri edhe foto selfie me ta.

Sivasspor ndodhet në Ligën e Parë të kampionatit turk, por kjo skuadër dëshiron që të kthehet në Super Lig, aty ku ka qenë dikur dhe Rey Manaj shihet si një armë më shumë për arritjen e këtij objektivi.

 

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës! –

By: 27
31 January 2026 at 18:31

Një restaurim brenda njërës prej bazilikave më të vjetra në Romë ka shkaktuar një debat të nxehtë politik.

Incidenti ka të bëjë me Bazilikën e San Lorenzos në Lucina në Romë, ku, pas punimeve në njërën nga faltoret anësore, një nga engjëjt e skalitur pranë bustit të Umberto II të Savojës duket se ka marrë tipare që disa vëzhgues i kanë konsideruar të ngjashme me ato të kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Sipas raportimeve, para punimeve, engjëlli kishte tipare të përgjithshme dhe asnjë tipar dallues. Restaurimi nuk u krye nga restauruesit e porositur zyrtarisht nga bazilika, por nga një vullnetar. Vetë Meloni komentoi incidentin në mediat sociale, duke postuar një foto të restaurimit dhe duke shkruar: “Jo, unë definitivisht nuk i ngjaj një engjëlli”.

Mbikëqyrja e Romës ka dhënë dritën jeshile për një inspektim për të verifikuar punën dhe për të konstatuar çdo parregullsi. Partia Demokratike (PD) e Italisë ndërhyri menjëherë në këtë çështje, duke implikuar drejtpërdrejt Ministrinë e Kulturës.

“Ne kërkojmë që Ministri i Kulturës, Alessandro Giuli, të kontaktojë menjëherë Mbikëqyrjen e Romës për të sqaruar raportin në la Repubblica në lidhje me restaurimin e Bazilikës së San Lorenzo në Lucina. Ajo që ka dalë në pah është e papranueshme”, deklaroi partia.

Autori i restaurimit reagoi duke thënë se: “Ngjashmëria me fytyrën e Kryeministrit Giorgia Meloni? Po e sajoni. Unë nuk shoh asnjë ngjashmëri, thjesht bëra atë që ishte aty më parë dhe kaq. Unë isha ai që bëra restaurimin dhe puna përfundoi disa muaj më parë.

Megjithatë, ajo që shihni ishte aty 25 vjet më parë sepse unë restaurova një vepër të 25 viteve më parë. A e dini se çfarë do të thotë restaurim? Do të thotë të ribësh atë që ishte aty më parë, pra 25 vjet më parë, ajo që shihni sot ishte aty“, u shpreh ai.

May be an illustration

‘Vajzat janë të mrekullueshme’, pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak –

By: 27
31 January 2026 at 18:03

Në vitin 2018, Miroslav Lajçak, i cili në atë kohë mbante detyrën e ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, i dërgoi Jeffrey Epstein një mesazh nga Kievi, duke shkruar ‘Përshëndetje nga Kievi. Thjesht dua ta konfirmoj se vajzat janë të mrekullueshme si gjithmonë’.

Më pas, Lajçak i dërgoi Epsteinit edhe një ‘përshëndetje nga Kievi’, bashkë me një fotografi, e cila ishte e censuruar, shkruajnë mediat sllovake.

Ky komunikim është pjesë e mbi tre milion faqe dokumentesh që lidhen me hetimin ndaj Jeffrey Epsteinit, të cilat Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara publikoi ditën e djeshme (e premte).

Sipas mediave sllovake, emri i Lajçak, i cili ka shërbyer gjithashtu si i deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, shfaqet 346 herë në këto dokumente.

Pas publikimit të emaileve të tij, Lajçak mësohet se ka dhënë dorëheqjen, të cilën kishte refuzuar ta jepte më herët kishin kishi dalë fjalë për këto emaile, por nuk ishin bërë publike.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, njoftoi se do ta pranojë dorëheqjen e Lajçak-ut, por lidhur me kritikët e këtij të fundit tha se prej kohësh nuk kishte parë ‘kaq shumë hipokrizi’, raporton portali Dnevnik N.

‘Miro edhe një herë ka dëshmuar se është një diplomat i shkëlqyer dhe unë e pranoj ofertën e tij për t’i dhënë fund bashkëpunimit tonë, edhe pse të gjithë ne – jo vetëm unë – po humbasim një burim të jashtëzakonshëm përvoje në diplomaci dhe politikë të jashtme. Është e çuditshme që një simbiozë e ngjashme e mediave, opozitës dhe partive qeverisëse nuk e ka shënjestruar liderin e opozitës Šimeček, i cili, përmes mashtrimeve me grante si në nivel sllovak ashtu edhe në atë të BE-së, përfaqëson një rrezik shumë më të madh për reputacionin e vendit tonë sesa këshilltari i kryeministrit, Miroslav Lajčák’, thuhet në deklaratën e Ficos.

Materialet e publikuara tregojnë për një sërë takimesh midis Lajçak dhe Epsteinit, si dhe për biseda miqësore që lidhen me ‘vajzat’. Më tej, emri ‘Miro’, siç e thërriste shpesh Epstein Lajçakun, shfaqet mbi 700 herë, shkruan Politico.

Në kohën kur Lajçak i dërgonte këto mesazhe nga Kievi, ai po merrte pjesë në një takim në Ukrainë me ish-presidentin, Petro Poroshenko dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.

Në mesazhe të tjera, Lajçak i dërgoi Epsteinit një fotografi nga Moska – e censuruar – dhe Epstein i shkroi më pas se do të preferonte ‘një pamje nga brenda’.

Lajçak iu përgjigj duke thënë se ‘vajzat janë të jashtëzakonshme’, ndërsa Epstein vazhdoi bisedën duke i përshkruar këto vajza si ‘eksporti më i mirë rus’.

Në një tjetër mesazh, Lajçak i shkruan Epsteinit se nuk kishte asnjë vajzë me vete në atë moment. Epstein i përgjigjet se ishte me dy vajza, dhe kjo gjë Lajçakut i duket ‘padrejtësi’.

‘Por unë nuk do të jem president’, i thotë më tej Epstein.

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani –

By: 27
31 January 2026 at 17:49

Ka ndërruar jetë 45-vjeçari Denis Çumani, i cili mbrëmjen e së martës, 27 janar, u plagos me armë zjarri në derë të shtëpisë.

Burime eskluzive për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se 45-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, për shkak të plagëve të marra.

Mbrëmjen e së martës, dy kushërinjtë Dorian dhe Indrit Ferra i kanë shkuar në shtëpi Çumanit dhe pasi e kanë dhunuar fizikisht kanë qëlluar me armë drejt tij dhe plumbi i ka përshkuar trupin tejpërtej, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Mësohet se shkak i konfliktit ka qenë një vajzë. Çumani i kishte dërguar mesazhe asaj, ndërkohë që ajo ishte në një lidhje me Dorian Ferrën. Pak ditë më parë, vajza ishte takuar me Dorianin dhe kishin frekuentuar një lokal, ku gjatë kësaj kohe ajo ka marrë sërish mesazhe nga Çumani, të cilat janë vënë re nga Ferra.

Pas shoqërimit të vajzës në banesë, Dorian Ferra ka marrë kushëririn e tij, Indritin, dhe së bashku kanë shkuar tek banesa e Çumanit.

Dy kushërinjtë janë shpallur në kërkim nga policia vetëm për plagosjen e 45-vjeçarit pasi për vdekjen e tij policia s’është bërë ende e gjallë edhe pse ditën e nesërme Denisi përcillet për në banesën e fundit.

Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit –

By: 27
31 January 2026 at 17:37

Belind Këlliçi, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama pas kërcënimeve publike ndaj SPAK ka kaluar në akte mafioze. Ai shprehet se vendimi për shtimin e masave të sigurisë për prokurorët e SPAK tregon se organizata më e madhe kriminale në vend, ajo e rilindjes, po vepron tashmë me metodat e saj mafioze.

Më tej, Këlliçi shprehet se shtimi i masave të sigurisë në veçanti për Prokurorin Dritan Prençi që ka dosjen Balluku, është një kambanë alarmi për situatën e rëndë ku ndodhet vendi.

Reagimi i plotë:

Nga kërcënimet publike ndaj SPAK, Rama tani ka kaluar në akte mafioze! Vendimi për shtimin e masave të sigurisë për prokurorët e SPAK pas një fushate sulmesh që ka ndërmarrë Edi Rama ndaj tyre, tregon edhe një herë se organizata më e madhe kriminale në vend, ajo e rilindjes, po vepron tashmë me metodat e saj mafioze.

Sa kohë që këta prokurorë hetuan dhe ndoqën penalisht (madje politikisht) drejtuesit e opozitës në vend, nuk patën asnjë shqetësim me sigurinë e tyre.

Problemet nisën kur u morën me korrupsionin galopant dhe lidhjet e qeverisë me krimin. Kërcënimet nisën me Veliajn dhe po kulmojnë sot që është shpallur e pandehur Belinda Balluku dhe hetimet tanimë përfshijnë dhe Edi Ramën.

Kryeministri po bën gjithçka për të penguar drejtësinë dhe po mbron aferat e tij, duke refuzuar kërkesat e SPAK. Por nga ana tjetër, siç konfirmohet sot me vendimin që ka marrë KLP, ai ka shkuar dhe në kanosje mafioze.

Shtimi i masave të sigurisë për prokurorët, e në veçanti për Prokurorin Dritan Prençi që ka dosjen Balluku, është një kambanë alarmi për situatën e rëndë ku ndodhet vendi.

Çdo shqiptar e di sot se prokurorët e SPAK dhe ata të Ballukut, të aferave të tunelit, e të tenderave qindra mlionë euroshe, janë të kërcënuar nga Edi Rama.

Eshtë një moment vendimtar për Shqipërinë. Ky bandit duhet ndalur. Dhe vetëm qytetarët e kanë në dorë zgjidhjen.

Me 10 shkurt është dita për ta treguar këtë. Bashkimi ynë në shesh, qendresa jonë, është fundi i tij.

 

 

Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur –

By: 27
31 January 2026 at 17:09

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeç aktori i njohur Fitim Makashi, babai i Redon Makashit.

Fitim Makashi lindi më 10 prill 1944 në Gjirokastër. Në vitin 1963 nisi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, ku përfundoi degën e aktorit në vitin 1967. Pas përfundimit të studimeve, ai punoi për një kohë të gjatë si pedagog në të njëjtin institut, ndërkohë që angazhimet e tij në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) ishin të herëpashershme. Zyrtarisht, emërimi i tij si aktor në këtë teatër ndodhi në vitin 1978, ku vazhdoi të interpretojë për rreth 12 vjet, deri në mesin e viteve ’90.

Gjatë karrierës së tij në skenën teatrale, Makashi realizoi role të paharrueshme. Disa nga më të njohurat përfshijnë Pedagogun në “Pas provimit të dytë”, Drejtorin e fermës në “Ata që duhen”, Benin tek “Vdekja e një komisioneri”, Bedriun tek “Dritat e skenës”, Telhain në “Besa” dhe Filipoviçin në “Inspektori”, ky i fundit duke u konsideruar edhe roli i tij i fundit në teatër.

Në kinematografi, Fitim Makashi debutoi në vitin 1967 me një rol episodik si marinar në filmin “Dueli i heshtur”. Pas kësaj, ai luajti në një sërë filmash të tjerë, mes të cilëve: “Prita” (1968), “Njësiti gueril” (1969), “Ndërgjegja” (1972), “Rugicat që kërkonin diell” (1975), “Në fillim të verës” (1975), “Ilegalët” (1976), “Nga mesi i errësirës” (1978), “Intendenti” (1980), “Gjurmë në kaltërsi” (1981), “Tre njerëz me guna” (1985), “Shpella e piratëve” (1991) dhe “Vdekja e kalit”.

Image

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën –

By: 27
31 January 2026 at 17:01

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Nishtullë të Durrësit.

Sipas policisë, 44 vjeçari A.Z, së bashku me shtetasit S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç, në datën 30 janar, rreth orës 17:30, në lagjen nr. 14, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasit F. M., 55 vjeç, dhe L. M., 55 vjeçe, si dhe kanë dëmtuar automjetin tip “Ford Focus”, duke thyer xhamat e derës së shoferit dhe pasagjerit.

Për pasojë policia thotë se ka nisur procedimi penal për shtetasin A.Z, ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit S. Z. dhe V. R, pasi akuzohen për ‘Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar –

By: 27
31 January 2026 at 16:51

Kristjan Asllani zgjodhi të kalonte te ekipi turk Beshiktash, për të vijuar karrierën e tij. Mesfushori i kombëtares u shpreh entuziast, në fjalët e tij të para si lojtar i skuadrës turke.

“Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim. Një shqiponjë nuk tërhiqet kurrë mbrapa dhe unë do e tregoj. I lindur për të fluturuar dhe i krijuar për të luftuar. Asnjë frikë, asnjë justifikim. Vetëm zemër. Përqendrim maksimal. I lindur shqiponjë, gjithmonë shqiponjë”- tha Asllani në italisht.

Sa i takon marrëveshjes, bëhet fjalë për një huazim deri në verën e 2026, ndërsa klubi turk ka të drejtën e blerjes së kartonit.

Kartal olarak doğdum. 🦅

Born as an Eagle, always an Eagle. 🦅 pic.twitter.com/e8wdi0Bge5

— Beşiktaş JK (@Besiktas) January 31, 2026

 

Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët –

By: 27
31 January 2026 at 16:21

Vora dhe Flamurtari u ndalën në një barazim 0-0 në ndeshjen që hapi javën e 22-të të Superiores. Sfida nuk prodhoi gola, por jo mungesë emocionesh, sidomos nga ana e vendasve.

Skuadra e Vorës ishte më kërkuese gjatë gjithë takimit dhe krijoi rastet më të pastra për shënim. Në një moment, vendasit iu afruan shumë avantazhit, teksa topi u ndal në traversën e portës së Flamurtarit, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Në fund, ekipi i drejtuar nga Bellaj u detyrua të kënaqej me vetëm një pikë, ndërsa edhe Flamurtari largohet nga kjo transfertë me një rezultat pozitiv. Ky barazim u shërben vlonjatëve për të ruajtur përkohësisht distancën nga dy vendet e fundit të renditjes.

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun –

By: 27
31 January 2026 at 16:15

Ish kreu i SPAK, Altin Dumani dhe disa prokurorë të tjerë të posaçëm do të kenë mbrojtje të shtuar. Kërkesa, e cila ishte bërë nga kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, u miratua nga Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Kërkesa për shtimin e sigurisë vjen pas presionit në rritje ndaj Dumanit lidhur me hetime të shumta që mbajnë firmën e tij në kohën kur ishte drejtues i SPAK, si dhe dosjet e tjera të “nxehta” që mbajnë prokurorët e strukturës së posaçme.

Përveç Dumanit, mbrojtja shtesë do të ketë edhe për disa prokurorë të tjerë të Prokurorisë së Posaçme, mes të cilëve edhe Dritan Prençi, i cili po heton zëvendës kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Prençi gjithashtu kërkoi caktimin e dy masave “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë territorit të vendit” ndaj zv. Kryeministres së marrë të pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për procedura të tjera.

 

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun –

By: 27
31 January 2026 at 15:49

Pas përmbytjeve të fillimit të vitit në qytetin bregdetar u raportuan dëmtime serioze në disa segmente rrugore, ndërsa Bashkia e Durrësit, në postime publike, e paraqiti situatën si pasojë të drejtpërdrejtë të reshjeve të shiut.

“Rruga e Currilave është dëmtuar si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit”, shkroi Bashkia e Durrësit në një postim në rrjetet sociale më 10 janar. Në të njëjtin postim, institucioni bëri të ditur se ishin ndërmarrë masa për rikthimin e situatës në normalitet.

“Ekipet kanë nisur punën për rikthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme brenda pak ditësh”, shkroi bashkia katër ditë pasi qyteti ishte përmbytur, duke e shoqëruar postimin edhe me disa foto nga terreni, ku dukej qartë asfalti i rrugës.

Kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako, duke insektuar rrugën e dëmtuar në Currila. Foto: Bashkia Durrës

Në komunikimin zyrtar, reshjet u paraqitën si shkaku i dëmtimit. Por, sipas ekspertëve të ndërtimit, ekziston një dallim i qartë mes përmbytjes së përkohshme të një rruge dhe dëmtimit strukturor të saj, pasi për ndërtimin e rrugëve ekzistojnë standarde të miratuara teknike që, nëse respektohen, garantojnë qëndrueshmëri edhe në kushte reshjesh intensive.

“Nëse respektohen standardet teknike të ndërtimit, nuk ka arsye pse rrugët të prishen nga reshjet e shiut apo përmbytjet afatshkurtra”, u shpreh Romeo Nazarko, inxhinier ndërtimi, për Median Amfora.

Raste të ngjashme janë raportuar edhe në zona të tjera të qytetit gjatë dhe pas reshjeve, ku segmente rrugore dhe investime publike janë dëmtuar pak kohë pas përfundimit të punimeve, duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e ndërtimit dhe respektimin e standardeve teknike.

Në zonën e Plazhit të Madh, shëtitorja bregdetare u dëmtua vetëm disa muaj pas përfundimit të një investimi me vlerë miliona euro, ndërsa në lagjen nr. 8 një rrugë e asfaltuar në fund të dhjetorit u degradua pas reshjeve të janarit.

Qytetarë të shumtë reaguan në rrjete sociale, duke publikuar pamje dhe video nga rrugë të sapo asfaltuara që u dëmtuan pas përmbytjeve. Këto episode treguan se përmbytja nuk ishte vetëm një ngjarje natyrore, por edhe një test për qëndrueshmërinë e infrastrukturës urbane të qytetit.

Eksperti thekson se rastet kur shfaqen çarje, gropa apo shkëputje të shtresave të asfaltit lidhen kryesisht me probleme gjatë procesit të ndërtimit, si mungesa e shtresave sipas projektit, ngjeshja e pamjaftueshme e tabanit përpara asfaltimit, trashësia e asfaltit nën parametrat teknikë ose ndërtimi mbi taban problematik pa studime gjeologjike të plota.

“Dëmtimet ndodhin kur mungojnë shtresat e duhura, nuk është bërë ngjeshja sipas rregullave ose rruga ndërtohet mbi taban problematik pa studime gjeologjike”, shpjegoi Nazarko.

Sipas tij, rastet kur një rrugë e re dëmtohet pak ditë ose javë pas shtrimit të asfaltit tregojnë probleme serioze në cilësinë e punimeve, dhe jo ndikimin e shiut si shkak kryesor.

“Nëse një rrugë e re dëmtohet menjëherë pas shtrimit, kjo tregon probleme në ndërtim, si ujëra nëntokësore të patrajtuara ose anashkalim të rregullave të shtresëzimit dhe ngjeshjes”, theksoi ai.

Edhe përfaqësues të shoqërisë civile në Durrës e shohin problematikën përtej faktorëve natyrorë. Abdulla Deliallisi, përfaqësues i shoqatës “Durrësi Autokton”, theksoi se qyteti nuk ka kushte natyrore që ta bëjnë të pashmangshme përmbytjen në këtë formë, duke qenë se nuk përshkohet nga lumenj.

“Durrësi nuk ka lum dhe nuk ka arsye natyrore pse të përmbytet në këtë mënyrë”, tha ai për Median Amfora.

Sipas Deliallisit, përmbytjet dhe pasojat e tyre lidhen me projektimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës urbane, për të cilat duhet të ketë përgjegjësi institucionale.

“Problemi lidhet me projektimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës, për të cilat duhet të ketë përgjegjësi”, shtoi ai.

Edhe të dhënat zyrtare mbi reshjet e shiut sugjerojnë se problemet infrastrukturore nuk lidhen vetëm me intensitetin e reshjeve. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, më 11 shtator janë regjistruar 24.8 mm reshje, më 29 janar po të vitit të kaluar 70.5 mm, ndërsa më 6 janar të këtij viti 98.0 mm. Këto të dhëna tregojnë se përmbytje dhe probleme infrastrukturore janë shënuar edhe në ditë me reshje mesatare, duke e zhvendosur fokusin te kapaciteti i sistemit të kullimit dhe qëndrueshmëria e infrastrukturës urbane.

Një tjetër problem, sipas ekspertëve, lidhet me praktikat e asfaltimit mbi asfalt ekzistues, pa përgatitjen e duhur të sipërfaqes dhe pa respektuar trashësinë minimale teknike, çka e bën dëmtimin të pashmangshëm.

“Kur asfalti i ri hidhet mbi asfalt ekzistues pa u gërryer dhe pastruar sipërfaqja, ose kur trashësia është nën 4 centimetra, dëmtimi është i pashmangshëm”, theksoi Nazarko.

Shoqëria civile thekson se kostoja reale e këtyre dëmtimeve bie mbi qytetarët, të cilët paguajnë si për riparimet publike, ashtu edhe për dëmet në banesa dhe biznese private.

“Dëmet do të paguhen nga taksat e qytetarëve, ndërsa njerëzit përballen me pasoja të drejtpërdrejta në jetën e përditshme”, përfundoi Deliallisi.

Në këtë kuadër, shpjegimet publike që ia atribuojnë dëmtimin e rrugëve reshjeve të shiut nuk pasqyrojnë të gjithë realitetin. Përmbytja mund të jetë një fenomen natyror, por dëmtimi i rrugëve lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si infrastruktura është projektuar, ndërtuar dhe mirëmbajtur.

 

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë –

By: 27
31 January 2026 at 15:01

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet pse nuk fton në protesta figura që u cilësuan si intelektualë, si Lulzim Basha dhe Bamir Topi. Në përgjigjen e tij, Berisha i cilësoi ata si pseudointelektualë

Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë? Po ta them me sinqeritet: kthehu pak në vitin 1990 dhe lexo çfarë kam thënë në revistën ‘Drita’, ku kam bërë dallimin mes intelektualëve dhe pseudointelektualëve. Pseudointelektualët janë fatkeqësia e kombit. Më mirë të mos i ngatërrojmë”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se Partia Demokratike u ka dhënë atyre çdo mundësi për t’u angazhuar politikisht, por sipas tij, këto figura e kanë përdorur partinë për interesa personale.

“A nuk u dha kjo parti çdo mundësi? Dhe për çfarë e përdorën? Mirësitë e Bamir Topit ishin pronat e tij. Të Lulzim Bashës, pasurimi i tij”, deklaroi Berisha.

Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje –

By: 27
31 January 2026 at 14:45

Partia e Lirise përmes zv/sekretares së Përgjithshme, Brunilda Haxhiu, denoncoi se mbrojtja e grave shqiptare nga dhuna nuk duhet të ndalet vetëm në ndëshkimin e keqtrajtuesit, por edhe në mundësitë ekonomike dhe sociale që gruaja t’ia dalë e vetme. Kjo mbështetje thotë Haxhiu – duhet garantuar nga shteti.

Reagimi i Partisë së Lirisë

Shqipëria ka ligje per denimin e dhunes ndaj gruas, por ato nuk funksionojnë në praktikë. Urdhrat e mbrojtjes shpesh nuk zbatohen, ndërsa institucionet reagojnë me vonesë, edhe kur rreziku është i qarte.

Policia, shërbimet sociale, prokuroria dhe bashkitë nuk veprojnë si zinxhir i koordinuar. Raste të përsëritura dhune janë trajtuar si “konflikte familjare”, duke minimizuar rrezikun real për jetën e grave. Strehëzat për gratë e dhunuara janë të pakta, të nënfinancuara dhe të mbështetura kryesisht nga donatorë, jo nga buxheti i shtetit. Mbështetja ekonomike për gratë që largohen nga dhuna është pothuajse inekzistente.

Proceset janë të ngadalta, masat shpesh të buta dhe ndëshkimi jo proporcional me rrezikun. Në disa raste, dhunuesit janë lënë të lirë, duke u kthyer në kërcënim të drejtpërdrejtë për viktimat. Politikat shtetërore fokusohen te reagimi, jo te parandalimi. Nuk ka programe serioze edukuese në shkolla, komunitete dhe media për të luftuar kulturën e dhunës dhe kontrollit ndaj grave.

Shumë gra qëndrojnë në marrëdhënie të dhunshme për shkak të varfërisë, mungesës së strehimit dhe pamundësisë për të siguruar jetesën për fëmijët.

Dhuna brenda familjes nuk duhet të shihet e shkëputur nga realiteti shoqëror dhe ekonomik në të cilin jetojmë. Dhuna eshte pasojë e një shoqërie nën presion të vazhdueshëm, e familjeve të lëna pa mbeshtetje , e një jete që është bërë më e pasigurt se kurrë.

Sot kemi familje shumë të varfra. Prindër të papunë ose të keqpaguar. Prindër që punojnë me orare të zgjatura dhe sërish nuk arrijnë të mbyllin muajin. Sot familjet e reja nuk arrijnë dot të blejnë një shtëpi. Me rrogat që marrin, kjo është e pamundur. Jetojnë me ankth, me borxhe, me pasiguri për të ardhmen.

Ky stres i përditshëm, kjo ndjenjë pafuqie dhe frike,qe i jep varferia, grumbullohet dhe shpesh shpërthen në formën më të keqe: dhunë brenda familjes. Në një shoqëri të kriminalizuar, ku modeli që jep shteti shpesh është modeli i forcës, i pandëshkueshmërisë, i arrogancës, dhuna normalizohet.

Dhuna nuk është vetëm brenda mureve të shtëpisë. Ate e shohim shpesh në institucione shtetërore, ne konflikte mes femijeve ne shkolla. Ne rruge. Jeta jonë është bërë më e pasigurt, me e dhunshme dhe kjo ka nje marredhenie dinamike familje- shoqeri.

Statistikat janë alarmante.  Një në pesë gra në Shqipëri ka përjetuar dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së saj. Vetëm në një vit,  denoncohen mbi një mijë raste dhune në familje. Dhe ne e dimë të gjithë se shifrat reale janë shumë më të larta se ato qe denoncohen.

Kjo do të thotë se dhuna ne familje nuk eshte nje problem i vecuar por eshte strukturor. dhuna ndaj grave nuk mund të trajtohet vetëm me masa ndëshkuese. Po, ndëshkimi është i domosdoshëm.  Por nuk mjafton.Përpara se të ndëshkojmë, duhet të pyesim veten: çfarë kemi bërë për ta mbrojtur familjen, për ta shëndoshur atë, për t’i dhënë garanci jetese?

Një grua e fortë financiarisht,  e realizuar në profesionin e saj, e edukuar për të jetuar me dinjitet, është një grua më e pavarur dhe më e aftë të reagojë ndaj dhunës. Varësia ekonomike nxit nenshtrimin e gruas ndaj dhunes.  Një grua pa të ardhura, pa strehë, pa mbështetje, është e detyruar të zgjedhë mes dhunës dhe mbijetesës.

Ky eshte kurthi social ne te cilin gjendet sot shume gra. Dhuna nuk është fenomen privat, ku shteti nuk duhet të ndërhyjë.

Shteti është drejtpërdrejt përgjegjës: për garantimin e kushteve bazike të mirëqenies brenda familjes, për arsimin dhe shëndetësinë,  për mbështetjen financiare të prindërimit, për ndërhyrjen e menjëhershme kur ka dhunë.

Një grua e dhunuar nuk mund të vazhdojë të jetojë në të njëjtën shtëpi me dhunuesin, pasi e ka denoncuar atë. Nuk mund të jetojë me 100 mijë lekë të vjetra në muaj; Nuk mund të mbijetojë pa strehë, pa ndihmë reale, pa mbrojtje efektive. Megjithatë, kjo është situata e nje gruaje te dhunuar ne Shqiperi. Shumë gra, pasi ndahen nga burrat dhunues, gjenden në det të hapur. Të paragjykuara nga shoqëria.

Të braktisura nga familja. Të pambështetura nga shteti. Ato kanë fëmijë për të rritur.  Dhe askush nuk pyet si ia dalin?Me çfarë jetojnë?  Ku strehohen? Kur urdhri mbrojtjejes vonon,kur streha sociale nuk ekziston, kur nuk ka ndihme te mjaftueshme financiare eshte deshtim i shtetit, jo rezultat i paaftesise se grave per tia dale.

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale –

By: 27
31 January 2026 at 14:31

Çmimet e arit, pasi u rritën vazhdimisht për rreth dhjetë javë, shënuan një rënie të fortë të premten.

Rreth orës 18:30 GMT, çmimi i arit për ons ra në nivelin 4.775 dollarë, me rreth 11 për qind rënie në bazë ditore.

Megjithatë, ari është rritur me rreth 88 për qind gjatë 12 muajve të fundit dhe rreth 19 për qind që nga fillimi i vitit, i mbështetur nga tensionet e shtuara tregtare dhe gjeopolitike, si dhe nga uljet e normave të interesit nga bankat kryesore qendrore.

Edhe çmimet e argjendit pësuan një rënie të fortë, duke u ulur me mbi 33 për qind në 76,1 dollarë për ons. Rritja e tij gjatë 12 muajve ishte 255,6 për qind.

Vendimi i Rezervës Federale (Fed) të mërkurën për të mbajtur normat e interesit të pandryshuara ndihmoi dollarin të rikuperohej nga nivelet më të ulëta të shumë viteve, megjithëse ai mbeti pranë një rënieje të dytë radhazi javore.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se ka zgjedhur ish-guvernatorin e Rezervës Federale, Kevin Warsh, si kandidat për postin e kryetarit të ardhshëm të Fed-it, duke thënë se ai do të jetë “një nga kryetarët më të mëdhenj të Fed-it, ndoshta më i miri”.

Megjithatë, procesi i konfirmimit mund të rezultojë i vështirë, pasi disa senatorë republikanë janë zotuar të bllokojnë çdo nominim për Fed-in derisa Departamenti amerikan i Drejtësisë të përfundojë hetimin mbi rinovimin e selisë së bankës qendrore në Washington.

E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI) –

By: 27
31 January 2026 at 14:15

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në minierat e Bulqizës, ku një punonjës 57-vjeçar, Bashkim Keta, ka ndërruar jetë gjatë ushtrimit të detyrës së tij si roje.

Sipas dyshimeve paraprake, 57-vjeçari dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak, duke rënë në stogun e kromit në minierë.

Autoritetet lokale dhe shërbimet e emergjencës janë nisur menjëherë në vendngjarje për të konstatuar rrethanat e ngjarjes dhe për të nisur hetimet.

Ngjarja ngre shqetësime për sigurinë në miniera, veçanërisht për punonjësit që operojnë në zona me rrezik të lartë dhe kushtet e vështira të punës.

Arrestohet çifti mashtrues/ Premtonin apartamente, përvetësonin mijëra euro –

By: 27
31 January 2026 at 13:59

Një çift është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen se mashtronin qytetarë duke u premtuar blerjen e apartamenteve dhe u merrnin shuma të mëdha parash.

Sipas policisë, dy të arrestuarit, një burrë 39 vjeç dhe një grua 34 vjeçe, bashkëjetues, i bindnin qytetarët se do t’u blinin apartamente dhe se kishin kryer pagesat përmes bankës.

Pasi merrnin paratë, ata dyshohet se falsifikonin mandate banke për t’u treguar viktimave se shumat ishin depozituar, ndërkohë që në realitet paratë përvetësoheshin prej tyre.

Dokumentet e rreme ua paraqitnin edhe kompanive të ndërtimit, me qëllim që të lidhnin kontrata fiktive për shitblerje apartamentesh.

“Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. R., 39 vjeç dhe V. Z., 34 vjeçe, bashkëjetues. Nga hetimet e kryera dyshohet se 2 shtetasit iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash, qytetarëve, duke iu premtuar se do t’iu blinin apartamente.

Pasi përvetësonin paratë, 2 shtetasit falsifikonin mandate banke, për të mashtruar qytetarët se paratë ishin depozituar. Më pas, dokumentet false i paraqitnin dhe te përfaqësues të shoqërive në fushën ndërtimit, me qëllim lidhjen e kontratave fiktive, për shitblerje apartamentesh.”, njofton policia.

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe –

By: 27
31 January 2026 at 13:45

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.

Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Tre anëtarë kanë votuar për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë kanë abstenuar.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se palët kanë të drejtë ankese ndaj rezultatit për 48 orë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë përmes një postimi në Facebook se KQZ-ja ka kryer shkelje, fillimisht duke shpallur rezultate pa u konsumuar afati ligjor për ankesa, dhe më pas duke shpallur rezultate “të pjesshme”.

“Ajo që ndodhi sot është absurde. Cilido anëtar që votoi kundër ose abstenoi, nëse kishte dyshime reale për rezultatet, ishte ai që duhej të ankohej. Situata nuk zgjidhet me votim politik brenda KQZ-së dhe as duke bllokuar ose lejuar rezultate sipas interesave të momentit. Por, duke e ditur se çfarë do të ishte epilogu ligjor nga një ankesë potenciale në PZAP apo Supreme, disa zgjodhën ta shtyjnë edhe një episod të kësaj shfaqjeje të pakuptimtë politike”, ka thënë Cakolli.

Radoniqi e ka adresuar çështjen e ankesave në mbledhje, duke thënë se, sipas mendimit të tij, tashmë është tejkaluar afati për ankesa për shkak se votat janë rinumëruar, andaj ankesat nuk parashihen me ligj pas një procesi të tillë, ndërsa edhe vetë ai e ka cilësuar të pakuptimtë mosmiratimin e përbërjes së Listës Serbe nga anëtarët tjerë të KQZ-së.

Rezultatet e partive

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 51.10 për qind të votave, apo 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, 20.19 për qind të votave apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, 13.24 për qind të votave apo 15 ulëse, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5.50 për qind të votave apo gjashtë ulëse.

Nga ulëset e rezervuara për minoritetin serb, nëntë ulëse i ka fituar Lista Serbe dhe një ulëse, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Emrat e deputetëve

Deputetët e ardhshëm të Lëvizjes Vetëvendosje:

  • Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla – Scharz, Xhelal Sveçla, Hajrullah Çeko, Avni Dehari, Mimoza Kusari – Lila, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti – Selimi, Andin Hoti, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Edona Llalloshi, Alban Bajrami, Mefail Bajqinovci, Nezir Kraki, Armend Muja, Adriana Matoshi, Rufki Suma, Jeta Statovci, Ardian Gola, Haxhi Avdyli, Blerim Gashi, Adelina Grainca, Albena Reshitaj, Fatos Geci, Agim Bahtiri, Fitore Pacolli – Dalipi, Artane Rizvanolli – Berisha, Taulant Kelmendi, Dimal Basha, Labinotë Demi – Murtezi, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, Arbër Rexhaj, Arjeta Fejzaj, Hysen Durmishi, Artan Abrashi, Arbërie Nagavci, Enver Haliti, Liza Gashi, Adnan Rrustemi, Valon Ramadani, Jeton Raka, Drita Pajaziti, Fatmire Kollqaku, Rozeta Hajdari, Arsim Ademi, Salih Zyba, Fitim Haziri, Fjolla Ujkani, Ilir Kërçeli, Sylejmani Meholli, Vigan Qorolli, Naim Bardiqi dhe Valon Hoti.

Deputetët e ardhshëm të Partisë Demokratike të Kosovës:

  • Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj, Rrahman Rama, Nait Hasani, Eman Rrahmani, Ganimete Musliu, Elmi Reçica, Artan Behrami, Kujtim Gashi, Xhavit Haliti, Besa Kabashi – Ramaj, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Arbnore Salihu, Blerta Deliu – Kodra, Ariana Musliu- Shoshi.

Deputetët e ardhshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës:

  • Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica- Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku- Sadriu, Janina Ymeri, Besian Mustafa, Adelina Thaçi – Meta, Fadil Hadërgjonaj dhe Ermal Sadiku.

Deputetët e ardhshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës:

  • Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Albana Bytyçi dhe Time Kadrijaj

Deputetët e Listës Serbe:

  • Sllavko Simiq, Igor Simiq, Liljana Stefanoviq, Millan Kostiq, Nemanja Bishevac, Zllatan Ellek, Milljana Nikolliq, Serxhan Popoviq dhe Verica Çernaniq.

Deputeti nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë:

Deputetët nga komunitetet tjera joserbe:

Ergyl Mazrek, Fatma Taçi, Rasim Demiri, Emilja Rexhepi, Elbert Krasniqi, Duda Balje, Veton Berisha, Artan Asllani, Adem Hoxha dhe Erxhan Galushi.

Dhjetë ulëse për minoritetin serb dhe dhjetë tjera për minoritetin joserb janë të rezervuara me Kushtetutë në Kuvendin me 120 ulëse në total.

KQZ-ja i ka publikuar këto rezultate pasi e ka përfunduar të premten në mbrëmje procesin e rinumërimit të votave.

Rinumërimi është kryer pas dyshimeve për manipulime me votat e kandidatëve për deputetë.

Përgjatë procesit, votat për disa kandidatë ndryshuan – me raste deri në 6 mijë për një individ – ndërsa ato për partitë nuk u cenuan.

Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë intervistuar qindra njerëz, kanë ndaluar dhjetëra dhe po i vazhdojnë hetimet.

Për disa zyrtarë shtetërorë, ky ka qenë “procesi më i komprometuar zgjedhor” në Kosovë, pasi vendi është lavdëruar shpesh nga organizata vendore dhe ndërkombëtare për organizim të proceseve zgjedhore të drejta dhe transparente.

Pse ndodhën tani manipulimet?

Agon Maliqi, njohës i çështjeve politike, i ka thënë Radios Evropa e Lirë më herët gjatë javës se mund të ketë ndikuar edhe mënyra e ndryshimit të votimit.

Në proceset e fundit zgjedhore, qytetarët kanë mundur të zgjedhin deri në dhjetë kandidatë për deputetë, nga pesë sa kanë qenë më parë.

Të tjerë e kanë përmendur faktin që ka pasur më pak vëzhgues, pas numërimi fillestar është kryer në ditët e festave të fundvitit.

Për Maliqin dhe njohës tjerë të kësaj fushe, manipulime të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Disa besojnë se ato mund të jenë kryer me miratimin e udhëheqësive partiake, disa jo.

Zyrtarë partiakë të Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i kanë dënuar dyshimet për manipulime dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të mos amnistohen.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, çdo manipulim i qëllimshëm i votës apo rezultatit zgjedhor përbën vepër penale dhe dënohet me deri në pesë vjet burgim.

Pas certifikimit të rezultateve, hapet rruga për formim të institucioneve të reja.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje pritet ta formojë pa probleme Qeverinë e re.

Megjithatë, ai e ka pranuar vetë një ditë më parë se do të duhet të krijohet një raport i ri mes pushtetit dhe opozitës për çështje tjera madhore, siç është ajo e pozitës së presidentit apo miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Për të dyja proceset duhet siguruar dy të tretat e votave./REL

Lajmet për ndërprerjen e fjalës janë trillime –

By: 27
31 January 2026 at 13:31

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmeve që u përhapën në disa portale pranë qeverisë, sipas të cilave fjalimi i tij në Këshillin e Europës në Strasburg ishte ndërprerë. Berisha i quan këto shushunjat e zeza të medias, duke theksuar se informacioni është i pavërtetë dhe tendencioz.

Plotësisht, të falenderoj. Fjala në Strasburg për diskutantët është gjithnjë dy minuta dhe ajo ndërpritet automatikisht. E vërteta është se unë e dija këtë, isha i vetëdijshëm dhe natyrisht që pjesën më pikante ia kisha rezervuar Ramës që në minutën e parë, kursë në minutën e fundit unë e dija se ajo ndërpritet, por unë vazhdova se kamera funksionon pavarësisht se zëri shuhet. Mua më interesonte kamera dhe kërkova qeverinë teknike.
Por këta lakej që hapin lajmin, ata janë shushunjat e zeza që kanë marrë miliona nga lotet e rrugëve, që thotë Belinda që ky kaq, ai aq.
Ja këta janë ata të portaleve të qeverisë, mjeranë që si papagaj të depersonalizuar, që pa dalë në mëngjes pështyjnë fytyrën e tyre njëherë dhe pastaj vazhdojnë ditën pa asnjë lloj dinjiteti.
Edhe lajmi tjetër që nuk isha i ftuar, këta tallen me njerëzit, unë jam anëtar i asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës dhe kurrë anëtarët nuk ftohen përveçse në trillimet e Ballës apo Peleshit, kush i përhap ato.

Skandali në drejtësi/ PD denoncon KLGJ-në, gjyqtarja e dënuar vazhdon punën në Gjykatën e Posaçme –

By: 27
31 January 2026 at 13:15

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar me forcë dhe shqetësim të madh pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të mos marrë në shqyrtim raportin e Prokurorisë së Përgjithshme mbi gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.

Pas një verifikimi që zgjati 20 muaj, në datën 19 janar 2026, Prokuroria e Përgjithshme përcolli në Këshillin e Lartë Gjyqësor rezultatet e verifikimit për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka, duke konfirmuar dënimin penal për falsifikim dokumentesh nga autoritetet greke në vitin 2005 dhe fshehjen e këtij dënimi në formularin e dekriminalizimit, përfshirë procesin e rivlerësimit kalimtar dhe emërimit në Gjykatën e Posaçme.

11 ditë më pas, në kundërshtim me detyrimet e tij kushtetuese dhe ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor refuzoi marrjen në shqyrtim të raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, duke ia përcjellë për kompetencë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Kjo sjellje e papërgjegjshme dhe e paprecedent e KLGJ-së, në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve organike që e ngarkojnë me marrjen e vendimeve për rastet e papajtueshmërisë dhe pazgjedhshmërisë së gjyqtarëve, ngre pikëpyetje të forta për pavarësinë dhe paanshmërinë e organit të qeverisjes të pushtetit gjyqësor.

Dërgimi për kompetencë ILD është një përpjekje e qartë për ta zvarritur akoma edhe më tej këtë çështje, me pasoja shumë të rënda për pushtetin gjyqësor, të drejtat e qytetarëve dhe besimin e publikut te sistemi i drejtësisë. Për Këshillin e Lartë Gjyqësor duket normale që një gjyqtare e dënuar me vendim penal të formës së prerë të vazhdojë gjykimim në Gjykatën e Posaçme, duke minuar kështu qoftë qëllimet e ligjit të dekriminalizimit të miratuar në vitin 2015, ashtu edhe të paketës kushtetuese dhe ligjore të Reformës në Drejtësi të miratuar në vitin 2016.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë sjelljen e papërgjegjshme, antikushtetuese dhe të paligjshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe kërkojmë nga anëtarët e ndershëm të këtij Këshilli që të kërkojnë sërish përfshirjen në axhendë të kësaj çështje, me qëllim garantimin e integritetit, pavarësisë dhe paanshmërisë së organit të qeverisjes së sistemit gjyqësor. Po ashtu, i bëjmë thirrje Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që të zbatojë ligjin dhe të kërkojë menjëherë nga KLGJ deklarimin e mbarimit të mandatit për gjyqtaren e dënuar.

Çdo sjellje e ndryshme e KLGJ-së dhe ILD-së vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, si dhe cënon rëndë parimet e shtetit të së drejtës, pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend –

By: 27
31 January 2026 at 12:59

Kryetari i PD Sali Berisha ne bashkebisedimin me qytetaret eshte shprehur se më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë bisedë timen të përjavshme me ju në rrjetet sociale, kam kënaqësinë t’u adresohem ju pas suksesit të rëndësishëm që arritëm më 24 janar në protestën 3-orëshe, në të cilën në realitet brenda dhe jashtë vendit u dridhen themelet e kalbësirës Rilindje apo organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama.
Siç konstatoni, ka një panik të madh nga narko-nomenklatura, nga organizata kriminale dhe tellallët e saj në mediat e blera.
Kanë një javë që nuk pushojnë me tërbim kundër qytetarëve protestues, protestës dhe përpiqen me shiringa të mbajnë, t’i japin zemër Edi Ramës, i cili ç’është e vërteta është në kohërat e fundit të regjimit të tij të urryer për shqiptarët.
Siç e patë vetë, ai nuk dorëzon dot për asnjë rrethanë, asnjë mundësi imunitetin e Lubi Ballukut sepse e di se duhet të dorëzojë lëkurën e tij, karrigen e tij.
Dje u paraqit në Divjakë para fermerëve me Ballukun në krah, por i tronditur gjer në palcë, kërcënues dhe arrogant ndaj fermerëve që haptas i shprehnin pakënaqësitë e mëdha, denonconin politikat e tij kundër fermerëve shqiptarë.
Pra, mund të themi se regjimi po ecën drejt agonisë dhe gjithçka varet nga ne, nga opozita shqiptare.
Gjithçka varet nga kryengritja paqësore që nuk duhet të ndalet kurrë gjer në përmbysjen e Edi Ramës.
Pikërisht në këtë kuadër, ne thirrëm protestën tjetër me datën 10 shkurt, ditën e martë, në mënyrë që të marrim dhe njëherë paralajmërimin më serioz për largimin e tyre nga pushteti.
Miq, gjatë këtyre ditëve janë me qindra qytetarë dhe qytetare që kërkojnë me shumë të drejtë që në protestë të mos largohemi nga sheshi pa realizimin e qëllimit tonë.
Kjo është një kërkesë jashtëzakonisht e drejtë dhe është rruga e vetme efikase për të larguar këtë regjim nga pushteti.
Por kjo kërkon nga secili nga ne që të bindim gjithnjë e më shumë qytetarë se qëndrimi në shesh për aq kohë sa ta largojmë regjimin është rruga më e sigurt e fitores tonë.
U garantoj se drejt asaj në mënyrë të pandalshme do të shkojmë.
Edi Rama të bëjë ç’të dojë, mbrapa diellit të shkojë, shpresë nuk ka, do shkojë aty ku e ka vendin, aty ku e kanë vendin hajdutët dhe kriminelët që qeverisin një vend me lidhje të forta me kartelet e drogës, krimin dhe farsë elektorale.
Ndaj dhe duke u falenderuar shumë për atë angazhim të jashtëzakonshëm që treguat më 24 janar, u ftoj të shumëfishojmë forcat dhe të bashkohemi në protestën e ardhshme.
Të tregojmë fuqinë tonë, të tregojmë vendosmërinë tonë, të tregojmë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend.

❌
❌