Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 January 202627.al

Arsenali kalon gjashtë pikë përpara pas barazimit pa gola me Liverpoolin –

By: 27
8 January 2026 at 23:22

Arsenali dhe Liverpooli ndajnë barazim pa gola në Premier League. Topçinjtë shkojnë gjashtë pikë përpara në krye të tabelës pas një ndeshjeje me pak raste. Liverpooli mbetet i katërti, tetë pikë pas Aston Villas së vendit të tretë.

Liverpooli i rezistoi stuhisë në 20 minutat e para. Pas kësaj, ritmi i tyre i punës, sa këmbëngulës ishin, ishte një performancë me shumë përvojë dhe ata treguan pse janë kampionë.

Liverpooli ishte i mirë në atë pjesë të dytë. Ata e kontrolluan lojën, mesfusha ishte e shkëlqyer, Florian Wirtz i bashkoi gjërat dhe Jeremie Frimpong ishte i gjallë në të djathtë.

Ata do të donin të krijonin një ose dy raste të tjera, por skuadra e Arne Slot e zgjati serinë e tyre pa humbje në 10 ndeshje dhe kjo është një performancë mbi të cilën duhet të ndërtohet.

Pika negative është një dëmtim shqetësues i Conor Bradley në fund të ndeshjes.

Slot tregoi pse është ende një menaxher i mirë duke ndryshuar taktikat për pjesën e dytë, por gjithashtu tregoi pse tifozët janë shumë të frustruar që nuk bëjnë asnjë ndryshim.

Liverpooli ishte skuadra më e mirë në atë pjesë të dytë deri në kohën shtesë. Ndryshe nga ndeshjet e fundit, ata nuk dukeshin të lodhur dhe zëvendësimet gjithmonë rrezikojnë të prishin ritmin e një skuadre.

gijotina.com/

Goditje në frymën e fundit, Milani ndalet në shtëpi përballë Genoas –

By: 27
8 January 2026 at 23:10

Milani ka lënë Interin t’i largohet në kreun e renditjes së Serisë A, pasi ka barazuar sot ndeshjen ndaj Xhenoas në shtëpi me shifrat 1-1 pas një fundi dramatik.

Kuqezinjtë kishin kontrollin e lojës por u goditën shpejt nga një gol i ish-it Kolombo që në pjesën e parë. Ata krijuan disa raste të pastra për shënim, ndërsa gjetën edhe rrjetën, por goli u anulua për prekje të topit me dorë nga Pulishiç.

Goli do të vinte në minutën e dytë të shtesës së ndeshjes, kur Leao me kokë barazoi shifrat. Megjithatë, kjo nuk ishte drama e vetme e takimit, pasi një faull i Bartesagit në anën tjetër solli penallti për Xhenoan.

Stançiu u paraqit te pika e bardhë por gaboi gjuajtën e tij, duke bërë që Milani të merrte të paktën një pikë nga kjo ndeshje, për të ruajtur vendin e dytë e duke parë Interin tashmë 3 pikë larg.

MILAN-XHENOA 1-1
90’+2′ Leao / 28′ Kolombo

Penalltia e humbur nga Stanciu (VIDEO)

Penalltia e akorduar për Xhenoan (VIDEO)

Goli i Leao (VIDEO)

Goli i anuluar i Pulishiç (VIDEO)

Goli i Kolombo (VIDEO)

gijotina.com/

Yesterday — 8 January 202627.al

Zjarri ‘përpin’ magazinat e tregut tek “5 Maji”, digjen të gjitha dyqanet. ja çfarë dyshohet –

By: 27
8 January 2026 at 22:12

Zjarri në tregun e rrobave te “5 Maji” në Tiranë ka marrë përmasa të mëdha. Shrëbimet e Ushtrisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e zjarri është krijuar edhe një tjetër vatër, duke e bërë edhe më të vështirë menaxhimin e situatës.

Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit, sipas informacioneve paraprake është një shkëndijë elektrike. Megjithatë sipas autoriteteve është ende herët për të arritur në përfundim pasi pritet një zbardhje e plotë e ngjarjes. Sakaq të gjitha dyqanet janë djegur.

Gjithashtu pritet që në zonë të mbërrijnë edhe zjarrfikës nga Elbasani. Ndërsa policia më herët zgjeroi edhe perimetrin e sigurisë si pasojë e përhapjes së shpejtë të flakëve.

gijotina.com/

Situata alarmante/ Flakët përfshijnë magazinat tek tregu i rrobave në Tiranë, zgjerohet perimetri i flakëve –

By: 27
8 January 2026 at 21:10

Zgjerohet perimetri i sigurisë në tregun e rrobave në Tiranë, i njohur si tregu i ish-uzinës “Dinamo” në rrugën “5 Maji”.

Situata vijon të jetë alarmante pasi flakët e zjarrit po përhapen më shumë, duke krijuar vatra të reja.

Prej më shumë se 1 orë, 60 efektivë dhe 11 mjete të shërbimit zjarrfikës po përpiqen të shuajnë flakët masive që kanë përfshirë disa magazina të tregut të rrobave të përdorura në lagjen 5 maji në Tiranë.

Siç duket edhe në pamjet nga vendi i ngjarjes, tregtarët kanë zbrazur magazinat e tjera që rrezikohen nga flakët, duke nxjerrë në rrugë ambiente të hapura mallrat që shesin.

Gjithashtu, policia po evakuon zonën përreth për shkak se pranë vatrës së flakëve raportohet të ketë bombola gazi.

gijotina.com/

I vështirë neutralizimi i flakëve, kemi kërkuar ndihmë nga Elbasani –

By: 27
8 January 2026 at 21:02

Zjarri masiv që ka rënë tek magazinat e tregut të rrobave të përdorura në rrugën “5 Maji” në Tiranë, nuk po neutralizohet akoma, megjithëse prej më shumë se 1 ore forcat zjarrfikëse po tentojnë ta shuajnë.

Në vendngjarje ishte dhe prefekti i Tiranës, Afrim Qendro, i cili në një prononcim për mediat u shpreh se shuarja e flakëve është e vështirë pasi forcat zjarrfikëse janë të pamjaftueshme.

“Kemi një zjarr masiv te ish-uzina Dinamo. Në një magazinë goxha të madhe, po punojnë 11 makina zjarrfikës, 60 forca policie. Komplet efektivi i zjarrfikësve të Tiranës dhe Kamzës janë prezent. Botet e ujit të bashkisë janë duke ardhur për të furnizuar me ujë.

Po mundohemi ta ndërpresim të mos vazhdojë në pjesën fundore të magazinës. Dhe të ruhet dhe objekti. Është një magazinë e madhe që funksionojnë disa biznese. Deri për momentin janë rroba dhe materiale të tjera jo materiale të rrezikshme”, u shpreh Qendro.

gijotina.com/

Çahet rruga te “Ura e Petranit”, bllokohet qarkullimi në aksin Përmet–Çarçovë –

By: 27
8 January 2026 at 20:24

Moti i keq ka lënë pasoja të rënda edhe në qarkun e Gjirokastrës, jo vetëm me përmbytje masive, por edhe me dëmtime të infrastrukturës rrugore.

Si pasojë e çarjes së karrexhatës, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, aksi rrugor Përmet–Çarçovë, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Petranit”, është i bllokuar për qarkullim.

Në terren ndodhen strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), të cilat po punojnë intensivisht për rritjen e sigurisë, menaxhimin e situatës dhe ndërhyrjen për normalizimin e këtij segmenti rrugor.

gijoitina.com/

Zjarr i madh tek tregu i ‘5 Maji’ në kryeqytet, rrezikohen ndertesat perreth –

By: 27
8 January 2026 at 19:42

Është përfshirë nga flakët mbrëmjen sotme tregu i rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë.

Përmasat e zjarrit janë të mëdha. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur 30 forca zjarrfikëse dhe 6 automjete.

Ende nuk dihen shkaqet dhe dëmet e shkaktuara.

gijotina.com/

Edhe unë kam faj, por… –

By: 27
8 January 2026 at 18:56

Duke pranuar fillimisht barrën e tij të fajit, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka bërë një analizë evidentuese të shkaqeve që shumë qytete të vendit përmbyten masivisht dhe lehtësisht sa herë që shtohen reshjet e shiut.

Postimi i plotë:

Kush është fajtori?!

Ka një çorbë prononcimesh në rastin e përmbytjeve, duke shfrytëzuar gjithë talentin e bojatisjes me bojë të kujtdo për situatat që vijnë herë pas here! Por kush është fajtori? Jam unë? Po, jam! Është një tjetër? Po, është! Jemi ne? Po, jeni të gjithë! Por ka një radhë kjo punë, si për çdo gjë!

E para është krimi i batërdise së urbanizimit pa pikë kriteri të pas ’92! Padija dhe mosfunksionimi i projekteve urbanistike bënë që të dynden në fusha me ndërtime mbi kolektorë, kanale kulluese e vaditëse e ku i tekej kujtdo që donte një shtëpi në fushë! Shteti ku ishte? Shkrihej me injorancën e vet, gjoja të përmirësimit të jetesës së atyre që u shpërngulën në hesap të vet! Po kanalet e ujërave të zeza, të bardha, rrugët, energjia, shkolla, ambulanca?! As se vrau njeri radaken për këto! Fut e bjer, ndërto ku të duash! Dy shtëpia këtu, një atje përtej, katër të tjera mbi kanale!

E dyta, kanalet kulluese u lanë në ditë të kiametit, 30 vite pa prekur! As s’u bë një vlerësim se sa janë të bllokuara për shkak të ndërtimeve e sa janë eficente që duheshin hapur! As u mor ndonjë iniciativë për të vendosur rregull urban dhe orientuar zhvillimin! S’e bëmë asnjëri, dmth, me themel siç duhet!

E treta, investimet u bënë sipas një trajektoreje jo studimore që të eliminonin vërshimin e përrenjve! Nuk u pa pothuaj fare si opsion disiplinimi i këtyre prurjeve malore, me prita dhe devijime rrjedhjesh larg qendrave të banuara!

E katërta, ekspertët e zotë i nisën për në shtëpi. Nuk i duheshin askujt! Ca vdiqën të pavlerësuar! Ca jetojnë të papërfillur! Ca që erdhën, bënë shkolla me lekë e ku e di unë me çfarë, dhe s’kanë idenë si zgjidhen këto gjëra! As nuk duan të mësojnë!

Të gjithë kemi faj! Banorët që derdhën lekët e nuk menduan çfarë i pret, por që as s’ua tregoi kush! Shteti rrumpallë që i la të bënin si të donin! Ne që s’e gjejmë dot si zgjidhet ky lemsh që do e kemi në fyt rast pas rasti! Ky ka faj e unë s’kam faj, është një tymnajë që duhet t’ua kursejmë qytetarëve të gjithë ne! Të ulim kokën e të mendojmë çfarë mund të zgjidhim, sepse të gjithë e kemi vënë nga një tullë në këtë batërdi!

Unë për vete ndihem fajtor!

gijotina.com/

Vdekja e punonjësit të bashkisë ka ndodhur jashtë orarit të punës –

By: 27
8 January 2026 at 18:42

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, ka bërë me dije se 35 persona janë evakuar në Katund të Ri dhe 55 të tjerë në Sukth, për shkak të përmbytjeve.

Sako foli edhe për vdekjen e punonjësit të komunales, 54-vjeçari Astrit Hysenaj, i cili dyshohet se humbi jetën për shkak të motit të keq. Kryebashkiakja tha se sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur jashtë orarit të punës.

“Kemi qenë deri në orët e vona dje duke punuar në zonën e Durrësit të Ri dhe, gjatë mëngjesit, kemi marrë njoftimin që Erzeni po shkonte drejt kuotave maksimale; kemi dërguar grupet. Është rast i përsëritur si në 2021. Nuk kemi pasur prurje që të nxjerrë lumin nga shtrati, por mendojmë që mund të kenë ardhur prurje edhe nga qytetet e tjera. Evakuimi pak më herët në Katundin e Ri, 35 persona atje, 55 nga njësia administrative Sukth, janë akomoduar në 2 hotele, sepse kavalishenca dhe godina e ushtrisë janë ezauruar nga Durrësi i Ri. Pritet të evakuohen rreth 150 persona. Në këtë moment gjëja më e rëndësishme janë jetët e njerëzve dhe pastaj të mendojmë për dëmet.

Humbja e jetës: morëm informacionin nga policia për të ndjerin, që po pastronte. Personi ka qenë në datën 6, nga ora 6 e mëngjesit deri në 10:30, më tej është larguar. Pas kësaj, në orën 16:00 familjarët kanë telefonuar për të pyetur nëse ishte në punë. Me datën 7 kanë bërë denoncimin, pra ai nuk ka qenë në orar të punës sipas të dhënave paraprake”,- tha Sako.

gijotina.com/

Uji i Lumit Vjosa del në autostradën ‘100 Vjetori’ në Vlorë, mbulohet korsia e ngadalësimit të mjeteve –

By: 27
8 January 2026 at 18:34

Në autostradën 100 vjetori në afërsi të urës në Bishan në Vlorë dalja e lumit Vjosa ka arritur në autostradë ku është bërë dhe devijimi i korsisë së ngadalësimit me sinjalistikë nga firma Salillari pasi ka prezencë të lartë uji.

Nderkohe, eshte shembur argjinatura e kanalit të Martinës në Ferras, Fier. Uji ka hyrë në fshat duke rrezikuar gjithë banesat, ndërsa banorët janë evakuar.

gijotina.com/

‘Gati të mbështesim popullin shqiptar’, Delegacioni i BE-së reagon për përmbytjet në Shqipëri –

By: 27
8 January 2026 at 18:28

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë tha sot se po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Delegacioni njofton se” Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionin dhe pamjet përkatëse nga sateliti Copernicus”.

“Së bashku me Shtetet Anëtare, Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë popullin shqiptar për përballimin e kushteve ekstreme atmosferike, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së”, thuhet në deklaratë.

gijotina.com/

“Do përballemi…”, e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë u sjell mesazhin e Trump krerëve të SPAK dhe BKH: Luftë korrupsionit dhe karteleve

By: 27
8 January 2026 at 18:20

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn është takuar ditën e sotme me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.

“Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë”, është shpreh më herët Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio sipas postimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

gijotina.com/

The post “Do përballemi…”, e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë u sjell mesazhin e Trump krerëve të SPAK dhe BKH: Luftë korrupsionit dhe karteleve appeared first on 27.

Alarm në Ferras/ Çahet argjinatura e kanalit të Martinës, uji pushton fshatin

By: 27
8 January 2026 at 18:12

Çahet argjinatura e kanalit të Martinës në Ferras. Uji ka hyrë në fshat duke rrezikuar gjithë banesat.

Aktualisht po merren masa për evakuimin e banorëve, ndërsa situata paraqitet alarmante.

gijotina.com/

The post Alarm në Ferras/ Çahet argjinatura e kanalit të Martinës, uji pushton fshatin appeared first on 27.

Babai i Selin nuk kursehet ndaj Mirit: Është pervers –

By: 27
8 January 2026 at 18:00

Babai i Selin ka qenë ditën e sotme në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ku ka shpërthyer ashpër ndaj banorit të “Big Brother VIP 5”, Miri.

“Kam shumë mendime po nuk mund ti them. Nuk dua të degradoj motrën, nënën, nusen dhe vajzën e Mirit. Siç kanë bërë të tjerët me mua, që kanë vënë në pikëpyetje a njoh vajzën time.  Do ja them nëse do kem mundësi për ta takuar ndonjëherë.

Një sugjerim për produksionin, duhet të merrni dy tre psikologë për të parë nivelin e persivitetit. Atje me nder jush s’ka ça të bëjë, po për lekë i errën sytë, është i gatshëm të bëjë çdo gjë”, tha ai.

Kujtojmë se Miri dhe Selin janë shumë të afërt me njëri-tjetrin, që ditën e parë që janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ishte një avantazh që pati Kristi dhe i la ata që të flinin në një krevat, që i bëri ata që të afroheshin me njëri-tjetrin.

Edhe pse Miri ka thënë se e sheh Selin si vajzën e tij, publiku jashtë nuk e konsideron si të tillë raportin e tyre.

Protestë në Durrës, qytetarët dhe dy deputetë tentojnë të futen me forcë në Bashki –

By: 27
8 January 2026 at 17:58

Është tensionuar situata në Durrës, teksa një grup protestuesish, mes tyre dhe deputetët e PD Oerd Bylykbashi dhe Arjan Ndoja, kanë tentuar të futen me forcë në Bashkinë e qytetit.

Protesta nisi pasditen e sotme, nën thirrjet “Durrësi, skenë e krimit”, “shpallni gjendjen e emergjencës”, në lidhje me situatën e shkaktuar nga përmbytjet.

Ata e kanë nisur protestën e tyre nga rrethrrotullimi pranë burgut për të vijuar marshimin drejt bashkisë së Durrësit.

Sipas protestuesve, përmbytjet janë pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimeve me fondet dhe jo fatkeqësi natyrore.

gijotina.com/

Po luan rolin e ‘princeshës’ –

By: 27
8 January 2026 at 17:46

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 1, aktorja Arjola Demiri, ka reaguar hapur ndaj konkurrentit të këtij edicioni, Mateo Borri, pas deklaratave të tij të vazhdueshme për Brikenën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arjola ka publikuar një video ku Mateo fliste sërish për raportin e tij me Brikenën, duke theksuar njohjen jashtë shtëpisë, çka nxiti reagimin e fortë të aktores tropojane.

Arjola e ka kritikuar Mateon për mënyrën se si ka përfituar nga raporti i mëparshëm me Brikenën për të fituar vëmendje në këtë edicion. Ajo ka theksuar se fama e tij është bazuar vetëm në këtë lidhje të kaluar dhe jo tek vetë personaliteti i tij. Sipas saj, hyrja në shtëpi si ish-i i Brikenës dhe sjellja ndaj saj gjatë spektakleve nuk i ka dhënë asnjë meritë të vërtetë, ndërsa Mateo është fshehur pas komenteve të të tjerëve.

Arjola ka shtuar se Brikena nuk ka nevojë të identifikohet përmes Mateos, pasi heshtja e saj ka më shumë peshë sesa çdo deklaratë publike. “Ajo nuk do të njihet përmes teje. Nuk ka nevojë të thotë gjë, mjafton që nuk të dëgjon më. Flet pa zë dhe pa figurë”, ka shpjeguar ajo.

Në fund të reagimit, aktorja i ka bërë thirrje Mateos të mbyllë këtë temë, duke theksuar se raporti mes tyre ka përfunduar që në fillim dhe nuk ka asnjë arsye për ta rikthyer në vëmendje. Ky reagim ka rikthyer debatet për raportin Mateo-Brikena dhe ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, duke vënë sërish në qendër të vëmendjes një nga temat më të ndjekura të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

FOTO/ Arjola Demiri e ashpër ndaj Mateos: Po luan rolin e

Berati nën ujë, 95 hektarë tokë bujqësore dhe 15 banesa të përmbytura –

By: 27
8 January 2026 at 17:45

Reshjet e dendura kanë shkaktuar situatë problematike edhe në qarkun e Beratit. Rritja e nivelit të ujit në Lumin Osum ka bërë që 95 hektarë tokë bujqësore të jenë plotësisht nën ujë.

Në lagjen 22 Tetori dhe Goricë në Berat po punohet për largimin e ujit nga pedonalja me pompa thithëse.

Në zonën e Velabishtit ku është dëmtuar një pjesë e argjinaturës, 4 banesa janë nën ujë, e po ashtu edhe një kopsht fëmijësh, 1 qendër shëndetësore, stalla e sera. Banorët ankohen për mungesë vëmendjeje nga bashkia.

“Kopshti është këtu, se shkolla jo. Edhe qendra shëndetësore. E treta herë që përmbytemi brenda muajit”, tha njëri prej banorëve.

“Katastrofë, 1 metër ujë në shtëpi. Janë prishur të gjitha. Ne për momentin jemi tek xhaxhai. Hera e dytë që përmbytemi brenda muajit. S’na kanë përfillur nga bashkia”, tha njëri prej banorëve.

Në bashkinë Dimal, janë përmbytur 15 banesa e po ashtu edhe gjimnazi “Muhamer Janina”.

“Ku e keni kryetarin e Bashkisë… sillni skafin këtu”, tha banori.

Përmbytje të tokave bujqësore raportohen edhe në bashkinë Kuçovë, në fshatin Tapi, për shkak të daljes nga shtrati të Lumit Devoll.

gijotina.com/

Moti i keq godet Stambollin, anulohen fluturimet dhe lundrimet me traget

By: 27
8 January 2026 at 17:00

Një stuhi e fortë me erëra të forta dhe shi të dendur ka goditur Stambollin, duke shkaktuar kaos dhe panik te qytetarët.

Sipas raportimeve, stuhia ka shkaktuar një situatë të vështirë për avionët që po hasin problematika veçanërisht teksa tentojnë të ulen në Aeroportin Ndërkombëtar Sabiha Gokcen, teksa janë anuluar dhjetëra fluturime.

Në të njëjtën kohë, stuhia ka çuar në pezullimin e të gjitha shërbimeve të trageteve bregdetare.

Sipas Qendrës së Koordinimit të Fatkeqësive të Komunës së Stambollit (ACOM), stuhia dhe reshjet ishin të dendura në të gjithë qytetin. Temperatura, e cila më herët kishte arritur në 17-18 gradë Celsius, pritej të bjerë me 10 gradë në mbrëmje.

Erërat e forta rrëzuan pemët në zona të ndryshme, duke dëmtuar makinat, ndërsa disa rrugë duhej të mbylleshin për shkak të rënies së pemëve.

Në Bahçelevler, një person u plagos pasi u zu poshtë nga një pemë që u rrëzua, thanë autoritetet. Shpejtësia e erës tejkaloi 70 kilometra në orë (43 mph) në disa zona. Probleme ka edhe në Dardanele, ku transporti është ndërprerë totalisht.

The post Moti i keq godet Stambollin, anulohen fluturimet dhe lundrimet me traget appeared first on 27.

Përmbytje tragjike në Durrës, 1 viktimë/ Prokuroria heton për 3 vepra penale, dyshime edhe për hidrovorin –

By: 27
8 January 2026 at 16:58

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetime kryesisht për të zbuluar shkaqet që çuan në përmbytjet masive në qytetin bregdetar. Hetimet kanë nisur për 3 vepra penale, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”. Një vendim i tillë, bëjnë të ditur burime nga Prokuroria e Durrësit, u mor fill pas dyshimeve se Astrit Hysenaj, punonjësi i Ndërmarrjes Komunale, vdiq pasi e mori rrjedha e kanalit pranë Repartit ushtarak në zonën e plepave.

“Regjistrimi i këtij procedimi penal erdhi pas situatës së krijuar përgjatë dy ditëve ku për shkak të rreshjeve të vazhdueshme u krijuan problematika reale, të dukshme për personat fizikë, për mirëqënien e tyre por edhe dëme të konsiderueshme”, informoi Prokuroria e Durrësit.

Organi i akuzës thotë se gjendja e krijuar 2 ditë më parë nga përmbytjet, pengoi “zhvillimin normal i aktiviteteve arsimore, shtetërore, shëndetësore, ka krijuar bllokimin e rrugëve urbane dhe interurbane, përmbytjen e banesave dhe vendosjen në rrezik real të jetës së qytetarëve, përmbytjen e institucionit penitenciar duke vendosur në gjendje emergjente të gjithë qarkun” dhe se në këto kushte ka të dhëna të mjaftueshme dhe të arsyeshme se jemi përpara një fakti penal.

“Gjithashtu, nga të dhënat e deritanishme rezulton se si pasojë e kësaj situate dyshohet se ka ardhur për pasojë dhe vdekja e shtetasit A.H., i cili rezulton të jetë punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh. Nga të dhënat paraprake ka dyshime që ai ka humbur jetën për shkak se është marrë nga rrjedhja e ujit e shkaktuar në vend”, njofton Prokuroria e Durrësit.

Prokuroria e Durrësit thekson se do të jetë hetimi ai që do të përcaktojë nëse shkaqet e përmbytjes kanë qenë natyrore apo kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë apo mospërmbushjes së detyrës nga ana e organeve kompetente shtetërore apo të vetëqeverisjes vendore.

Situata në qarkun e Durrësit mbetet kritike nga përmbytjet, sidomos në Njësitë Administrative Sukth dhe Katund i Ri, ku përmbytja erdhi edhe nga rritja e prurjeve të lumit Erzen, duke rënduar më tej situatën. Emergjencat civile urdhëruan evakuimin e detyrueshëm të banorëve.

Zona e ish-Kënetës, Shkozeti, Spitalla po vuajnë pasojat e përmbytje së dy ditëve më parë. Në terren, shihen kanalet kulluese të bllokuara nga inertet, dherat dhe mbetje urbane, një shkak që dyshohet se ka çuar edhe në përmbytjet. Në vend që të përcjellin ujin drejt detit ato janë kthyer në barriera pritëse.

Ka dyshime të forta se hidrovori i ri i ndërtuar në 2022 në Porto Romano nuk ka funksionuar me kapacitet të plotë. Sipas opozitës ai është ndërtuar mbi nivel dhe nuk garanton thithjen dhe evakuimin e ujit në kohë reale.  Këto pretendime mbeten për t’u faktuar përmes ekspertizave teknike.

gijotina.com/

Del nga shtrati lumi Vjosë, bllokohet rruga e vjetër Fier-Vlorë –

By: 27
8 January 2026 at 16:46

Dalja nga shtrati i lumit Vjosë në disa pjesë të tij ka bllokuar edhe aksin e vjetër rrugor Fier-Vlorë. Policia ka ngritur një postbllok për të pezulluar kalimin e automjeteve.

Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet strukturës së saj të posaçme për emergjencat civile, ka urdhëruar evakuime të menjëhershme të banorëve në të paktën tre zona të vendit, ku rrezikoheshin jetët e tyre si pasojë e prurjeve të larta të lumenjve.

Alarmi i parë i evakuimit u dha për banorët e Novoselës, pasi lumi Vjosa kishte nivele të larta prurjesh dhe, në afërsi të urës së Mifolit, nisën përmbytjet e tokave bujqësore dhe të banesave.

❌
❌