Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 January 202627.al

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen –

By: 27
15 January 2026 at 23:21

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi vlerësimin e shprehur ditët e fundit, sipas të cilit fituesja e Çmimit Nobel për Paqen nuk ka mbështetjen dhe mjetet për t’u bërë udhëheqësja e re e Venezuelës, pas arrestimit të Nicolás Maduro-s.

Është e mundur që ky qëndrim të ndryshojë pas bisedës së sotme, por Trump ka deklaruar se është shumë i kënaqur me mënyrën se si po ecën puna e tij me presidenten e re Delcy Rodríguez dhe, ndonëse dëshiron që herët a vonë të mbahen zgjedhje në Karakas, nuk ka një afat të caktuar në mendje për tranzicionin drejt demokracisë. Ajo që e intereson është stabiliteti i vendit, fundi i narkotrafikut dhe i emigracionit të paligjshëm, dhe mbi të gjitha qasja në naftë dhe burime të tjera natyrore. Liria e popullsisë dhe demokracia mund të presin, nëse ndërkohë ai arrin të përmbushë prioritetet e tij.

Machado kishte takuar Papa Leonin përpara se të shkonte në Uashington, për të bindur Selinë e Shenjtë se ajo mund ta udhëheqë Venezuelën, edhe për faktin se kandidati i saj kishte fituar zgjedhjet e fundit, pavarësisht se Maduro kishte përdorur një justifikim ligjor për ta penguar atë të kandidonte personalisht. Sipas dokumenteve të publikuara nga Washington Post, pas arrestimit të Nicolás Maduro-s.

Sot, Maria Corina shkoi në Shtëpinë e Bardhë me të njëjtin qëllim: të ndryshojë perceptimin e Trump dhe ta bindë që ta mbështesë si presidenten e ardhshme të Venezuelës. Për momentin, ky ndryshim kursi nuk duket i afërt, edhe pse ajo i dorëzoi Trump-it medaljen e Çmimit Nobel për Paqen gjatë takimit të tyre. Machado nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse Trump e ka pranuar apo jo kërkesën e saj.

Vetëm dy ditë më parë, kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte publikuar këtë mesazh në rrjetin e tij social: «Këtë mëngjes pata një telefonatë shumë interesante me presidenten e përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodríguez. Po bëjmë përparime të mëdha, ndërsa po ndihmojmë vendin të stabilizohet dhe të rimëkëmbet». Më pas ai hyri në detaje praktike: «Diskutuam shumë tema, përfshirë naftën, mineralet, tregtinë dhe, natyrisht, sigurinë kombëtare. Ky partneritet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Venezuelës do të jetë spektakolar për të gjithë. Venezuela së shpejti do të jetë sërish e madhe dhe e begatë, ndoshta më shumë se kurrë!».

Gjatë konferencës për shtyp, gazetarët e pyetën Leavitt nëse ndërkohë Trump e ka ndryshuar mendimin, por përgjigjja mbeti e njëjtë: «Bashkëpunimi po ecën mirë. Qeveria e Karakasit po bën gjithçka që ne prisnim». Ajo ka nisur t’i dorëzojë naftën Uashingtonit dhe po ndjek udhëzimet për narkotrafikun dhe sigurinë. Dje, Roja Bregdetare amerikane sekuestroi në Karaibe cisternën e gjashtë të naftës, Veronica, e cila kishte qenë në pronësi ruse dhe akuzohej se transportonte në mënyrë të paligjshme naftën e Karakasit.

Zgjedhja, pra, mbetet ajo e bashkëpunimit me atë që ka mbetur nga regjimi çavist, duke nisur nga Rodríguez, ministri i Mbrojtjes Padrino dhe ai i Brendshëm Cabello. «Presidenti ende dëshiron tranzicionin drejt demokracisë», siguroi Leavitt, por pa ndonjë urgjencë apo afate të përcaktuara për këtë proces.

gijotina.com/

Liderja e opozitës në Venezuelë Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen –

By: 27
15 January 2026 at 23:11

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi vlerësimin e shprehur ditët e fundit, sipas të cilit fituesja e Çmimit Nobel për Paqen nuk ka mbështetjen dhe mjetet për t’u bërë udhëheqësja e re e Venezuelës, pas arrestimit të Nicolás Maduro-s.

Është e mundur që ky qëndrim të ndryshojë pas bisedës së sotme, por Trump ka deklaruar se është shumë i kënaqur me mënyrën se si po ecën puna e tij me presidenten e re Delcy Rodríguez dhe, ndonëse dëshiron që herët a vonë të mbahen zgjedhje në Karakas, nuk ka një afat të caktuar në mendje për tranzicionin drejt demokracisë. Ajo që e intereson është stabiliteti i vendit, fundi i narkotrafikut dhe i emigracionit të paligjshëm, dhe mbi të gjitha qasja në naftë dhe burime të tjera natyrore. Liria e popullsisë dhe demokracia mund të presin, nëse ndërkohë ai arrin të përmbushë prioritetet e tij.

Machado kishte takuar Papa Leonin përpara se të shkonte në Uashington, për të bindur Selinë e Shenjtë se ajo mund ta udhëheqë Venezuelën, edhe për faktin se kandidati i saj kishte fituar zgjedhjet e fundit, pavarësisht se Maduro kishte përdorur një justifikim ligjor për ta penguar atë të kandidonte personalisht. Sipas dokumenteve të publikuara nga Washington Post, pas arrestimit të Nicolás Maduro-s.

Sot, Maria Corina shkoi në Shtëpinë e Bardhë me të njëjtin qëllim: të ndryshojë perceptimin e Trump dhe ta bindë që ta mbështesë si presidenten e ardhshme të Venezuelës. Për momentin, ky ndryshim kursi nuk duket i afërt, edhe pse ajo i dorëzoi Trump-it medaljen e Çmimit Nobel për Paqen gjatë takimit të tyre. Machado nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse Trump e ka pranuar apo jo kërkesën e saj.

Vetëm dy ditë më parë, kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte publikuar këtë mesazh në rrjetin e tij social: «Këtë mëngjes pata një telefonatë shumë interesante me presidenten e përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodríguez. Po bëjmë përparime të mëdha, ndërsa po ndihmojmë vendin të stabilizohet dhe të rimëkëmbet». Më pas ai hyri në detaje praktike: «Diskutuam shumë tema, përfshirë naftën, mineralet, tregtinë dhe, natyrisht, sigurinë kombëtare. Ky partneritet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Venezuelës do të jetë spektakolar për të gjithë. Venezuela së shpejti do të jetë sërish e madhe dhe e begatë, ndoshta më shumë se kurrë!».

Gjatë konferencës për shtyp, gazetarët e pyetën Leavitt nëse ndërkohë Trump e ka ndryshuar mendimin, por përgjigjja mbeti e njëjtë: «Bashkëpunimi po ecën mirë. Qeveria e Karakasit po bën gjithçka që ne prisnim». Ajo ka nisur t’i dorëzojë naftën Uashingtonit dhe po ndjek udhëzimet për narkotrafikun dhe sigurinë. Dje, Roja Bregdetare amerikane sekuestroi në Karaibe cisternën e gjashtë të naftës, Veronica, e cila kishte qenë në pronësi ruse dhe akuzohej se transportonte në mënyrë të paligjshme naftën e Karakasit.

Zgjedhja, pra, mbetet ajo e bashkëpunimit me atë që ka mbetur nga regjimi çavist, duke nisur nga Rodríguez, ministri i Mbrojtjes Padrino dhe ai i Brendshëm Cabello. «Presidenti ende dëshiron tranzicionin drejt demokracisë», siguroi Leavitt, por pa ndonjë urgjencë apo afate të përcaktuara për këtë proces.

gijotina.com/

Yesterday — 15 January 202627.al

Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD –

By: 27
15 January 2026 at 22:47

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka reaguar ndaj deklaratave të lidershipit të PD-së që e kanë cilësuar atë si të “vetëpërjashtuar”, në kohën kur ai ka nisur një lëvizje me demokratët në të gjithë Shqipërinë.

Salianji e cilësoi “vetëpërjashtimin” si një term politik të përdorur nga ata që, sipas tij, janë të frikësuar dhe të konfuzuar përballë një lëvizjeje që rrezikon pozicionet e tyre.

“Vetëpërjashtimi është një term që përdoret kur ke frikë të madhe, konfuzion dhe je trembur nga një lëvizje që të rrezikon pozicionin. Statuti i PD-së, për shkak të problemeve të mëparshme, e ka hequr përjashtimin. Nuk përjashtohesh nga PD nëse nuk ka një akt formal, qoftë edhe nga kryetari. Vetëpërjashtimi është kur ikën vetë nga diçka. Unë as jam vetëpërjashtuar, as më përjashtojnë dot”, u shpreh ai.

Sipas Salianjit, ky është një term i përdorur për të çoroditur demokratët dhe për të shmangur problemet reale brenda partisë.

“Ky është një term për të çoroditur demokratët. Duket sikur është lënë një manual nga ish-kryetari i partisë. Basha përjashtoi Berishën dhe thoshte se takimet e tij i organizonte krimi dhe se i shërbenin qeverisë. I njëjti manual po përdoret sot edhe për mua”, tha ish-deputeti.

Ai theksoi se askush nuk mund të përjashtohet nga PD vetëm pse takon strukturat dhe anëtarët e partisë.

“Si mund të përjashtohesh se takon demokratët? Cili nen i statutit të ndalon të takosh demokratët? Partitë politike kanë si qëllim të takojnë njerëz”, deklaroi Salianji.

Në fund, ai u shpreh se nuk është në këtë lëvizje për interesa personale, por për të ngritur problemet reale të Partisë Demokratike dhe për ta bërë atë fituese.

“Unë e kam treguar se përfaqësoj PD-në sepse kam fituar në zgjedhje kundër qeverisë dhe kam mbajtur kosto personale. Dua që PD të jetë fituese. Edhe pse kisha hapësira në lidership, jam këtu për të ngritur problemet e partisë”, përfundoi Salianji.

Sipas tij, së pari PD dhe lidershipi i saj duhet ta pranojë problemin dhe të hapen veshët e sytë.

“Nëse prevalon rryma që do ta rrëzojmë Edi Ramën me revoltë prapë te vota do të përfundojmë. PD është partia më e madhe në Shqipëri opozitare dhe duhet të konkurrojë për të fituar jo për të marrë pjesë në garë”, tha ish-deputeti Ervin Salianji.

Ervin Salianji: Edi Rama përdor cdo formë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve por PD ka treguar me zgjedhjet e fundit të paktën në 7 bashki dhe 2 qarqe që mundet. Ka fituar në Lezhë, Kukës, në Kavajë, Kurbin, Has.

Së pari duhet të pranojmë problemin. Nëse ne arrijmë që të frymëzojmë dhe të gjejmë përfaqësuesit e duhur tejkalohet deformimi i vullnetit të zgjedhësve nga Rama. Këtu e kam një pyetje. Nëse themi Rama na vjedh zgjedhjet, cfarë do bëjmë, vetë, do të qajmë

Do përpiqemi ta ndryshojmë, Ka 2 rrugë. Ose do të themi se nuk ka zgjedhje hajde të dalim në rrugë të bëjmë revoltë dhe të paralizojmë jetën publike.

Ne së pari duhet ta pranojmë problemin dhe të hapen veshët e sytë. Nëse prevalon rryma që do ta rrëzojmë Edi Ramën me revoltë prapë te vota do të përfundojmë. PD është partia më e madhe në Shqipëri opozitare dhe duhet të konkurrojë për të fituar jo për të marrë pjesë në garë.

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji –

By: 27
15 January 2026 at 21:49

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka komentuar situatën e krijuar brenda PD-së, ndërsa ka nisur një lëvizje me demokratët në mbarë vendin, në një kohë kur lidershipi aktual e ka cilësuar atë si “të vetëpërjashtuar”.

I pyetur nëse do të garojë kundër Sali Berishës në zgjedhjet e brendshme të partisë, Salianji u shpreh se aktualisht nuk ndodhet në një fazë gare personale, por në një proces dëgjimi dhe grumbullimi të shqetësimeve të demokratëve.

“Unë po mbledh shqetësimet e demokratëve. Do të kemi një etapë tjetër kur do të flasim për rrugët e zgjidhjes. Kjo nuk është një fazë ku ka garë apo shprehje ambiciesh personale”, tha Salianji.

Sipas tij, fokusi i lëvizjes që ka nisur nuk është një përballje për poste, por rikthimi i Partisë Demokratike si një forcë fituese.

“Në këtë fazë them vetëm një gjë: dua që PD të jetë fituese. Lëvizja dhe mendimi im është që PD të fitojë dhe të bëjmë gjithçka për këtë. Nuk përjashtoj asgjë nga ajo që do të thonë demokratët”, u shpreh ish-deputeti.

Salianji theksoi se vendimet për të ardhmen e partisë duhet të burojnë nga baza dhe nga idetë më të mira për ringritjen e saj.

“Duhet të gjejmë çdo rrugë, rrugën më të mirë, idetë më të mira dhe ta bëjmë partinë fituese”, përfundoi ai.

Në një kohë kur ai ka nisur një lëvizje me demokratët në të gjithë Shqipërinë, ndërsa lidershipi aktual e ka akuzuar dhe ka deklaruar se është vetëpërjashtuar nga partia.

Duke iu referuar protestave, Salianji hodhi dyshime mbi arsyet pse sheshet e opozitës janë zbrazur, duke theksuar se Shqipëria nuk është një regjim i mbyllur dhe se qytetarët janë të informuar dhe të aftë të reagojnë kur ndjejnë se përfaqësohen.

Deklaratat e Salianjit tregojnë thellimin e përçarjeve brenda PD-së, ndërsa lëvizja e tij po përpiqet të artikulojë një linjë alternative për të ardhmen e opozitës.

Salianji theksoi se elementi më i rëndësishëm i opozitës është epërsia morale ndaj qeverisë, duke e cilësuar mazhorancën si të cenueshme për shkak të korrupsionit dhe përgjegjësisë për vendimet që merr. Sipas tij, opozita në çdo vend duhet të jetë më e pastër dhe të reagojë në mbrojtje të interesit publik.

Ai deklaroi se lëvizja që ka nisur nuk është personale, por pasqyron shqetësimet e shumë demokratëve që kërkojnë ndryshim dhe demokratizim të partive politike. “Nuk mund të thuash për një problem të ngritur në parti ‘ky është vetëpërjashtuar’. Kjo është shmangie e problemit, jo zgjidhje,” u shpreh Salianji.

Salianji kritikoi gjithashtu qëndrimet kontradiktore të lidershipit të PD-së për mënyrën se si mund të rrëzohet qeveria Rama, duke theksuar se herë flitet për mbështetje nga SHBA-të, herë për zgjedhje, e herë për pamundësinë e tyre. “Të paktën të ecim në një drejtim të qartë,” tha ai.

Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur –

By: 27
15 January 2026 at 21:23

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka folur për takimet me demokratët, tur i nisur prej tij prej disa muajsh, duke i cilësuar ato, si shprehje e vullnetit të bazës për ta gjallëruar dhe ringritur PD.

Salianji tha se lidershipi i PD i ka braktisur demokratët prej 8 muajsh, teksa çdo javë u thotë se kemi rrëzuar Edi Ramën, ndërkohë që ky është në qeveri.

“Kështu nuk kemi gjë në vijë”, tha Salianji.

Ervin Salianji: njerëzit po tregojnë që po mbushin sallat plot. Janë njerëz të cilët, të zhgënjyer nga braktisja dhe neglizhenca e lidershipit të PD, që nuk i takon ka 8 muaj nga data e zgjedhjeve po organizohen për ta mbajtur të gjallë PD.

Demokratët janë aty, nuk kanë frikë, duan nxitje dhe besim, dhe janë të gatshëm për tu përballur me qeverinë. Nëse lidershipi i PD i thotë cdo javë që kemi rrëzuar Edi Ramën, ndërkohë që ky është në qeveri, atëherë nuk kemi gjë në vijë.

Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën –

By: 27
15 January 2026 at 21:15

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Rama nuk miratoi asnjë lloj akti që t’i përgjigjet situatës së permbytjeve në disa qarqe të vendit. Edi Rama ka premtuar dëmshpërblim, por ky nuk jepet pa vendim qeverie. Edhe vitet e kaluara ka premtuar, por i ka mashtruar qytetarët e dëmtuar. Nuk u pa asnjë akt apo projektligj nga zëvendësja e tij, Belinda Balluku, ndërkohë që infrastruktura është dëmtuar. As ministri i Bujqësisë nuk u duk me ndonjë vendim apo udhëzim. Dukej sikur qeveria ishte mbledhur vetëm për shkresat e ministrit Blendi Gonxhe: shpronësime, kalime pronash, një projektligj për import dhe eksport armësh dhe një emërim.

Qeverinë e paguajnë taksapaguesit, ndërkohë që axhenda merret me hallet dhe qokat e Kryeministrit Rama. Ishte në hall edhe Drejtoria e Shtypit. U shpërndanë vetëm një emërim drejtoreshe dhe një udhëzim për “tenderin” e kryeinspektorit.

Pas dorëheqjes së Shkëlqim Hajdarit, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përcakton rregullat dhe procedurat për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin, disiplinën dhe shkarkimin nga detyra të Inspektorit të Përgjithshëm. Sikur nuk mjaftojnë ligjet dhe vendimet për administratën dhe Nëpunësin Civil!

Vendimi është marrë me propozim të ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit Blendi Gonxhe dhe bazohet në ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas vendimit, përcaktohen kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për këtë funksion, procedura e aplikimit dhe e përzgjedhjes, mënyra e vlerësimit të performancës në punë, si dhe hapat që ndiqen në rastet e masave disiplinore, lirimit apo shkarkimit nga detyra. Inspektori i Përgjithshëm do të emërohet dhe shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Vendimi synon të garantojë “transparencë, objektivitet dhe standarde profesionale” në drejtimin e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Po të jetë se kosumohet koha e qeverisjes për vendime të tilla, më mirë të mos kishim qeveri! Në mbledhje u miratua vetëm një projektligj për tregtinë e armëve. Kjo është qeveria më dembele që ka parë historia e Shqipërisë.

gijotina.com/

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –

By: 27
15 January 2026 at 20:27

E papritur në merkaton e kuqezinjëve. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj duke se mbërmjen e djeshme ka luajtur ndeshjen e fundit në kampionatin Saudit ku në një ndeshje përballë Al Bataeh ka tentuar të bëjë diçka për të shpëtuar ekipin e tij nga humbja por pa sukses. Edhe goli që shënoi i cili barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1 u anullua nga arbitri për pozicion të parregullt.

Burime pranë lojtarit konfirmojnë se ai do të transferohet në Kinë dhe pritet të transferohet tek skuadra e Zhejiang Professional FC. Bëhet fjalë për një kontratë 2 vjeçare dhe për një shumë prej 4 mln eurosh që do të përfitojë futbollisti kuqezi.

Gjithësesi pritet që zyrtarizimi të publikohet së shpejti.

gijotina.com/

Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –

By: 27
15 January 2026 at 20:11

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për emërimin e Marjeta Përlala në detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Më parë, Përlala ka qenë drejtoria e Lejeve Mjedisore dhe VNM.

PËR

EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave

Znj. Marjeta Përlala emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –

By: 27
15 January 2026 at 19:39

Trupi i 35-vjeçares Floresha Prengu, e cila ishte zhdukur që prej 22 tetorit është gjetur 40 kilometra larg shtëpisë së saj në Itali. Trupi u njoh nga familja, e cila deri në momentin e fundit shpresonte për një epilog tjetër. Mediat italiane shkruajnë se  Floresha Prengu, nënë e dy vajzave, u pa për herë të fundit në Trento më 22 tetor. Pastaj humbën të gjitha gjurmët e saj.

Familjarët i ishin drejtuar menjëherë policisë dhe popullsisë, duke u kërkuar atyre të kontaktonin 112 në rast të shikimit të tij. Në ditët menjëherë në vijim, në kryeqytet ishte organizuar një kërkim i gjerë, me përdorimin e ekipeve të lumenjve, zjarrfikësve vullnetarë përgjatë lumit Adige dhe helikopterit për kontrolle nga lart.

Por, ata nuk kishin çuar në rezultate konkrete. Kërkimet vazhduan edhe jashtë kufijve të Trentinos. Të gjitha prefekturat italiane ishin informuar për zhdukjen.

gijotina.com/

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –

By: 27
15 January 2026 at 19:27

Partizani mori humbjen e 3-të rresht në kampionat, teksa ditën e sotme u mposht në Vorë nga ekipi i Arian Bellait. “Demat” dalin “kokëulur” pas disfatës 1-0 ndaj Vorës, gjë e cila solli tension pas fundit të sfidës.

Dario Daka gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 90-të, duke vendosur edhe fatet e këtij takimi, por nervat nuk ka mundur t’i mbajë Oltijon Kërnaja pas vërshëllimës së fundit.

Timonieri i të kuqve donte të priste arbitrin e sfidës Albert Dodan, por një stjuard mban Kërnajën, i cili siç duket kishte vendosur t’i kërkonte “llogari” gjyqtarit. Gjithsesi situata u qetësua dhe gjihçka shkoi siç duhet, duke shmangur kështu një përplasje mes palëve.

gijotina.com/

Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –

By: 27
15 January 2026 at 18:45

Gjykata kushtetuese jep vendim për kërkesën e Sali Berishës mbi tre qëndrimet e gjykatave më të ulëta mbi masën e arrestit shtëpiak, duke i dhënë të drejtë ish-kryeministrit se kohëzgjatja e mbajtjes nën arrest shtëpiak ishte e tejzgjatur.

Vendimi u dha në përfundim të seancës pa praninë e palëve.

Çështja lidhet me qëndrimin e avokatëve të Berishës të cilët gjatë raportimit apo informacionit dy mujor kundërshtuan qëndrimin e SPAK që insistonte se Berisha duhet të vazhdonte të qëndronte nën arrest shtëpiak. që siç rezultoi u kthye në detyrim paraqitje janarin e 2025.

gijotina.com/

Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –

By: 27
15 January 2026 at 18:29

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka rikujtuar rëndësinë e sigurisë ekonomike për sigurinë kombëtare, duke cituar fjalët e presidentit Donald Trump.

Në një aktivitet për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit, E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, theksoi se zgjedhjet teknologjike të vendeve ndikojnë drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve.

“Siç ka thënë Presidenti Trump, ‘siguria ekonomike është siguri kombëtare.’ Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm në fushën e sigurisë publike dhe të infrastrukturës kritike,” deklaroi VanHorn gjatë aktivitetit.

gijotina.com/

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë –

By: 27
15 January 2026 at 17:59

Administratori i një lokali në Tiranë është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se organizonte lojëra fati.

Sipas policisë, 37 vjeçari, A.Z, është kapur në flagrancë në lokalin që administronte në rrugën “Kole Koçi”, në kryeqytet, duke organizuar lojëra fati përmes celularit.

“U arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., 37 vjeç, pasi në lokalin që ai administronte, në rrugën “Kole Koçi”, organizoheshin lojëra fati. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një celular që u gjet në lokal, i cili përdorej për këtë veprimtari të paligjshme”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

“Sterilizimi”/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja –

By: 27
15 January 2026 at 17:47

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili po gjykohet për çështjen e “Sterilizimit”.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e mbrojtjes së Beqajt mbi aksesin në provat hetimore dhe infrastruktura e nevojshme për t’i lexuar ato.

Gjykata ka vendosur të japë kohë mbrojtjes dhe të pandehurit për të dëgjuar audiot e seancës paraprake dhe ka shtyrë vendimin për në datën 3 shkurt, ora 12:00.

Ilir Beqja akuzohet se ka kryer vjedhje duke shpërdoruar detyrën publike të titullarit të minstrisë.

Akuzat e SPAK

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie –

By: 27
15 January 2026 at 17:31

Forcat e armatosura gjermane kanë nisur sot 13 ushtarë drejt Groenlandës, pas një ftese nga Danimarka dhe si pjesë e përpjekjeve për të vlerësuar nevojat e sigurisë në rajonin arktik.

Sipas raportimeve trupa gjermane u nis nga baza ajrore Wunstorf në Saksoninë e Poshtme me një Airbus A400M në orën 08:20, duke bërë ndalesa në Berlin dhe në Karup të Danimarkës, përpara se të zbresë në kryeqytetin Nuuk.

Ministria gjermane e Mbrojtjes ka bërë të ditur se misioni i ushtarëve është të shqyrtojnë kushtet dhe mundësitë për një kontribut ushtarak të Gjermanisë në mbështetje të Danimarkës, me qëllim rritjen e mbikëqyrjes dhe sigurisë në zonë. Sipas autoriteteve, kjo përfshirje e mundshme mund të lidhet edhe me monitorimin detar.

Ndërkohë, kancelari Friedrich Merz dhe ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius kanë kundërshtuar zërat mbi ambicie amerikane në rajon, duke theksuar se qëllimi i Berlinit nuk është ndërhyrja e njëanshme.

Dashnor Sula mohon çdo diskutim për postin e kryeinspektorit, nuk kam pasur asnjë komunikim –

By: 27
15 January 2026 at 17:15

Pas dorëheqjes së Shkëlqim Hajdarit nga posti i kryeinspektorit, në media u përhapën spekulime se ish-deputeti Dashnor Sula mund të ishte kandidati i mundshëm për ta zëvendësuar.

Megjithatë, vetë Sula i hodhi poshtë këto zëra, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë komunikim apo diskutim me mazhorancën lidhur me marrjen e kësaj detyre.

Ish-deputeti Sula është një figurë e njohur në politikën shqiptare dhe u largua nga Partia Demokratike gjatë zgjedhjeve të 14 majit 2025, pasi u la jashtë listave të mbyllura, duke thelluar kështu distancimin e tij nga strukturat e partisë.

Analistët politikë vlerësojnë se spekulimet për kandidatura të reja pas dorëheqjes së Hajdarit janë të zakonshme, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Treni Tiranë-Durrës dhe kampusi i ri/ Rama premton kampus të ri për studentët në Durrës –

By: 27
15 January 2026 at 16:59

Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të ndërtohet një kampus në Durrës, ku siç u shpreh do të strehohen edhe studentët e Tiranës.

Në një takim që pati me rektorët e Universiteteve, ai tha se kjo do të zgjidhë edhe një nga problemet që kanë studentët, siç janë qiratë e shtrenjta në kryeqytet.

Por ky vendim i paraqitur si një zgjidhje nga Rama për problemin e qirave, ngre pikpyetje mbi koston reale dhe kohën e humbur për studentët.

Në fjalën e tij, Rama tha se treni Tiranë-Durrës që sipas tij do të vihet në funksion së shpejti do ta bëjë më të thjeshtë lëvizjen e studentëve, por realiteti është se çdo ditë ata do të përballen me shpenzime të përditshme për bileta, si dhe me kohë të gjatë udhëtimi.

Studentët rrezikojnë të shpenzojnë më shumë për transport sesa për qira, duke e bërë këtë një “zgjidhje” joefikase dhe të çuditshme të kryeministrit.

 “Kemi dy kampuse, kampusi i Tiranës, kemi hapur procesin për kompusin e Universitetit Aleksandër Moisiu. Ka një potencial për të krijuar infrastrukturë qëndrimi rezidence të studenteve, duke pasur parasysh trenin që dot ë jetë në funksion së shpejti, do të jetë e thjeshtë që studentë në Tiranë të kenë mundësi te strehohen në Durrës.

Do të ndërtojmë një kompleks studentor shumë të mirë në mënyrë që të ndihmojmë zgjidhjen e një problemi të madh që kanë studentët për shkak të çmimeve të larta që kanë qiratë në Tiranë.

Jemi të bindur që jemi në një moment të ri ndryshimi për arsimin e lartë, por ndryshe nga ndryshimi i parë tani kemi një bazë, eksperiencë. Ka shumë më tepër qartësi brenda universitetit”, tha Rama.

Arratisja e Altin Ndocit/ Edmond Llabani drejtor i komanduar i IEVP Durrës –

By: 27
15 January 2026 at 16:45

Edmond Llabani është emëruar drejtor i ri i komanduar i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës, pas shkarkimit të drejtuesit të mëparshëm, Indrit Cërloj.

Shkarkimi i Cërlojt u firmos të mërkurën nga Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u largua gjatë një shoqërimi për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.

Që të mërkurën është pezulluar nga detyra i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës. Verifikimet paraprake kanë zbuluar se institucioni nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore të të paraburgosurit, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Po ashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde të shoqërimit të të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Ndërtonte pa leje dhe mbetjet i hidhte në lumin e Tiranës, arrestohet 43-vjeçari (VIDEO) –

By: 27
15 January 2026 at 16:31

Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje një kapanon dhe nga verifikimet rezultoi se ai kishte filluar punimet për ndërtimin e një objekti tjetër, gjithashtu pa leje.

Mbetjet nga punimet e ndërtimit, 43-vjeçari i hidhte në lumin e Tiranës, dhe si pasojë, shkaktonte ndotje.

“Gjatë kontrolleve të kryera në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, kryesisht në afërsi të sipërfaqeve ujore, të cilat mund të shfrytëzohen ilegalisht, për marrje inertesh, me qëllim ndërtimi, ose mund të ndoten nga hedhja e mbetjeve të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 konstatuan në rrugën “Myslym Keta”, një rast në këtë fushë.

Për rastin, në kuadër të operacionit “Bazamenti”, si dhe si rezultat i hetimeve, u vu në pranga shtetasi L. K., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se ka ndërtuar 1 objekt pa leje (kapanon). Nga verifikimet rezultoi se ai kishte filluar punimet për ndërtimin e një objekti tjetër, gjithashtu pa leje. Më tej rezultoi se mbetjet nga punimet e ndërtimit, 43-vjeçari i hidhte në lumin e Tiranës, dhe si pasojë, shkaktonte ndotje.

Kontrollet, me objektiv konstatimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, vijojnë.”– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“Shqipëria drejt së ardhmes” –

By: 27
15 January 2026 at 16:15

Teksa SPAK ka kërkuar heqjen e mandatit dhe largimin nga detyra, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku vijon qetësisht aktivitetin institucional, duke ndarë në rrjete sociale detaje nga mbledhja e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara.

Pa asnjë shenjë shqetësimi publik, Balluku ka njoftuar se viti 2026 do të jetë viti përmbyllës i programit aktual të bashkëpunimit, ndërsa pritet të nisë një kuadër i ri bashkëpunimi për periudhën 2027–2031 mes Shqipërisë dhe partnerëve të OKB-së.

Sipas saj, në mbledhje është vlerësuar përmbushja e kornizës së bashkëpunimit 2022–2026, si dhe “rezultatet e arritura deri më tani”, ndërkohë që institucionet e drejtësisë kanë një tjetër vlerësim mbi tryezë: mandatin e saj parlamentar.

Nga njëra anë, SPAK kërkon masa drastike politike dhe ligjore.
Nga ana tjetër, zv/kryeministrja flet për kapital njerëzor, rritje të qëndrueshme dhe konsolidim të institucioneve demokratike, duke theksuar se bashkëpunimi me OKB-në do të vijojë “drejt një Shqipërie më moderne, më të fortë dhe më afër Bashkimit Europian”.

Në postimin e saj, Balluku thekson angazhimin e qeverisë për fazën e re të bashkëpunimit, sikur asgjë të mos ketë ndodhur, ndërsa debati për fatin e saj politik zhvillohet jashtë rrjeteve sociale, në sallat e drejtësisë.

Në reagimin publik, nuk ka asnjë referencë për kërkesën e SPAK, asnjë sqarim dhe asnjë koment politik. Mes mandatit të kërkuar dhe postimit institucional, Balluku zgjedh të flasë për të ardhmen.

Ironia qëndron tek kontrasti: Drejtësia flet për largim, politika për vazhdimësi.

 

❌
❌