Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 202527.al

Nuk justifikonte pasurinë, ish-kryetarit të Komunës Lazarat i konfiskohen 3 mln euro –

By: 27
23 December 2025 at 16:54

Ish-kryetarit te komunes Lazarat, Dashamir Aliko,  i janë konfiskuar 3 milionë euro, pasi nuk e justifikonte pasurinë.

Kërkesa u bë nga Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër,  i cili nga hetimet rezultoi se nuk ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive.

Kërkesa për konfiskim erdhi në kuadër të hetimit pasuror nr.2 të vitit 2019 dhe u konfiskuan pasuritë si më poshtë:

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 350m2, me vendndodhje në qytetin Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1500m2 dhe ndërtim 23 m2 me vendndodhje në Lazarat, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 450 m2, me vendndodhje në Grehot, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1646 m2 me vendndodhje në Grehot, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Arë” me sipërfaqe 7000 m2 me vendndodhje në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Banesë” me sipërfaqe 120 m2 ndërtim, dhe pasuria e llojit “Sipërfaqe sheshi” 600 m2 me vendndodhje në Lazarat;

– Pasuria e llojit “Karburant” me sipërfaqe 148 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Ndërtesë e zyrave dy-katëshe” me sipërfaqe 69 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Lokal” me sipërfaqe 94 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Magazinë” me sipërfaqe 437 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Magazinë” me sipërfaqe 98 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Magazinë” me sipërfaqe 542 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Vendroje” me sipërfaqe 5 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Nyje betoni” me sipërfaqe 55 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Vend afrimi i materialeve të ngurta” me sipërfaqe 424 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 2224 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër; dhe

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1608 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh angazhimin e plotë për hetimin me prioritet të procedimeve pasurore si dhe për sekuestrimin/konfiskimin e pasurive në zbatim të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprave që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.

gijotina.com/

Dështimi i shërbimeve online godet biznesin –

By: 27
23 December 2025 at 16:46

Bizneset po hasin vështirësi të shumta gjatë ditëve të fundit për kryerjen e shërbimeve online, po ashtu dhe individët.

Ndonëse tashmë kemi dhe Ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, me emrin “Diella”, që vepron në formë virtuale, dhe Shqipëria doli në lajmet ndërkombëtare për këtë risi, realiteti është krejt ndryshe.

Në orën 14.00 nëse hap faqen e E-Albania, faqja hapet normalisht, por nëse kërkon të bësh një shërbim, faqja del e padisponueshme.

Bizneset ankohen se prej disa ditësh nuk po funksionojnë sistemet bazë operative të punës dhe kjo është një situatë e patolerueshme.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) nuk bëhen dot aplikime për regjistrim të shoqërive të reja, ose ndryshime (shitje kuotash, kapitali), sistemi “self care” përmes të cilat nxirren faturat punon me vështirësi, ose nuk punon fare.

Ndërkohë sistemi i tatimeve punon normalisht, por sistemet e tjera, ku ndërlidhja bëhet përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nuk janë funksionale.

Nga kjo situatë janë prekur dhe individët. Është e pamundur të bësh rezervim për pasaportë e karta pasi sistemi i gjendjes civile nuk punon fare (nw E-Albania njoftohet qw Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile gjatë ditës së sotme do të realizojë një operacion mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik të saj dhe kjo mund tw ndikojw te shwrbimet). Kjo ka ndikuar dhe bizneset, që nuk arrijnë të aplikojnë për raportet e përfitimeve afat shkurtra për punonjësit si raporte barrë lindje.

“Rënia e njëkohshme ose mosfunksionimi i sistemeve kryesore online të shërbimeve për biznesin, si e-Albania, QKB dhe SelfCare, përbën një shqetësim serioz për funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe marrëdhënien e bizneseve me administratën publike apo e profesionistëve me klientët e tyre”, thotë Julian Saraçi, ekspert fiskal.

“Këto platforma janë sot infrastruktura bazë për regjistrime, deklarime, aplikime, pagesa dhe përmbushje detyrimesh ligjore. Ndërprerja e tyre, qoftë edhe e përkohshme, krijon pasiguri juridike, vonesa procedurale, rrezik penalitetesh dhe kosto shtesë për bizneset dhe profesionistët e lirë, të cilët varen pothuajse tërësisht nga shërbimet digjitale. Fenomeni ngre pikëpyetje jo vetëm mbi qëndrueshmërinë teknike të sistemeve, por edhe mbi menaxhimin e riskut, kapacitetet e back-up-it, komunikimin institucional dhe mekanizmat alternativë që duhet të aktivizohen në raste të tilla”, shton ai.

Në këtë kontekst, bizneset vlerësojnë si të domosdoshme:
• transparencë më të madhe mbi shkaqet e ndërprerjeve dhe kohëzgjatjen e tyre;
• forcimin e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe redundancës së sistemeve digjitale;
• parashikimin e procedurave alternative dhe shtyrjen automatike të afateve ligjore në raste mosfunksionimi të platformave;
• komunikim të qartë dhe në kohë me përdoruesit, për të shmangur pasigurinë dhe keqinterpretimet.

“Digjitalizimi është një arritje e rëndësishme, por ai kërkon investim të vazhdueshëm, testim rigoroz dhe qasje serioze ndaj riskut operacional. Ne inkurajojmë institucionet përgjegjëse që ta trajtojnë këtë çështje me prioritet, në dialog me komunitetin e biznesit dhe profesionistëve, për të garantuar shërbime publike digjitale të besueshme, funksionale dhe të qëndrueshme”, thotë Saraçi./Monitor

Paraqitet në SPAK ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismaili –

By: 27
23 December 2025 at 16:30

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili është paraqitur pasditen e kësaj të marte, në Prokurorinë e Posaçme, (SPAK). Kjo është hera e dytë që ai thirret nga prokurorët e posaçëm, pasi herën e parë ishte më shumë se një muaj më parë, ku u pyet mbi tentativën e hakerimit të SPAK.

Ismaili është marrë nën hetim nga SPAK për tre vepra penale: Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal dhe grup kriminal.

Më 12 mars, SPAK ishte në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Për këtë ngjarje kanë përfunduar në pranga ish-punonjësi i IMT-së, Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtari i burgut të Vlorës, Zambak Gjonaj.

Sipas hetimeve paraprake, hakerat kanë tentuar të marrin informacion nga kompjuterët e tre prokurorëve të posaçëm Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini. Dy personat e arrestuar dyshohet se kanë shpërndarë dokumente të siguruara nga sulmi kibernetik te persona të tjerë.

Pas arrestimit për mashtrim në tendera, Elvis Miri merr 520 MLN lekë nga Pjerin Ndreu dhe Blendi Gonxhe –

By: 27
23 December 2025 at 16:26

Elvis Miri i arrestuar për mashtrim në tendera me dhe ndotje të mjedisit, ndërsa Blendi Gonxhe vazhdon ta favorizojë duke i dhënë pa garë kontratat e evadimit të mbetjeve spitalore.

Ministri Gonxhe, prej të cilit varet Operatori i Blerjeve të Përqendruara duket sikur jeton në një rrealitet tjetër dhe për të kanë vlerë vetëm paratë që përfiton.

Në mënyrë të hapur, Gonxhe dhe vartësja e tij Arlinda Pogaj, organizojnë tendera ku merr pjesë vetëm Elvis Miri. Kështu ka ndodhur gjatë procedurës së prokurimit me objekt Shërbim Evadimi të Mbetjeve Urbane për SUT” për një periudhë 24 mujore. Për këtë shërbim tek Trauma është përcaktuar  Fondi Limit 7 949 700,00lekë pa TVSH.

Open Data Albania e ka shënuar procedurën me “Flamur të kuq” që është risku i korrupsionit.

Në tenderin e mbajtur më 25 nëntor 2025 ka marrë pjesë vetëm një Operatore Konkurues: “V.A.L.E. RECYCLING” shpk. Më tej kompania e Elvis Mirit është shpallur fituese në 16 dhjetor 2025 dhe kontrata është publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik më 22 dhjetor.

Elvis Miri i fshin të gjithë tenderët e pastrimit

Një ditë para tenderit për mbetjet e Spitalit të Traumës, më 15 dhjetor 2025, Miri ka marrë nga Pjerin Ndreu i Bashkisë Lezhë kontratën me objekt “Evadimi i Mbetjeve Inerte për nevoja të Bashkisë Lezhë”. Sic mësojmë, janë para të buxhetit të vitit 2025, që mbyllet pas disa ditësh.  Për t’i dhënë këto lekë Elvis Mirit, kryetari Pjerin Ndreu ka ndryshuar me vendim të Këshillit Bashkiak buxhetin. Pasi ka bërë këtë veprim, më 6 tetor 2025, Fondi Limit 16 998 660,00 lekë pa TVSH i është dhënë biznesmenit me tender pa garë.

Edhe kjo procedurë është shënuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq” që sinjalizon risk korrupsioni. Tenderi është mbajtur më 9 dhjetor 2025 me vetëm një operator pjesëmarrës “V.A.L.E. RECYCLING” Shpk me Subjekt Mbështetës: “DION-AL” Shpk, ndërsa më 15 dhjetor 2025 është shpallur fituesi me firmën e Pjerin Ndreut.

Për Mirin, komisioni i skualifikon të gjithë

Kompania e Mirit i mori masat që gjatë qëndrimit të qeli të pronarit, puna me tenderat të vazhdonte. Të nesërmen e arrestimit, u nxor një prokurë nga një notere për llogarit të Mirit, që autorizonte veprimet për një administratore të re. Po ashtu, Miri kishte bllokuar në gjykatë urdhrin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit për heqjen e licencës. E si mund të lihen tenderat, ku Mirit i garantohen paratë pa garë?!

“Skualifikim i të gjithë operatoreve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e ka klasifikuar Open Data Albania tenderin e organizuar nga Arlinda Pogaj, vartësja e Gonxhes në krye të OBP.

Bëhet fjalë për procedurën me objekt “EVADIM, TRAJTIM DHE ASGJESIM I MBETJEVE TË RREZIKSHME SPITALORE NË S.U.O.GJ MBRETËRESHA GERALDINË TIRANË”.

Në tenderin me fond limit 18 300 000,00 lekë pa TVSH morën pjesë dy operatorë, ku njëri është përjashtuar menjëherë, duke e ia dhënë fitoren nën tavolinë Elvis Mirit.

Pjesëmarrrësi tjetër në këtë procedurë është MEDI-TEL shpk. E njëjta skemë, me të njëjtin konkurrent përballë, ka ndodhur paralelisht në zyrat e Spitalit Kukës. Më 30 qershor 2025, kompania “V.A.L.E. Recycling” shpk është shpallur fituese e tenderit “Trajtim dhe evadim i mbetjeve të rrezikshme spitalore në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Kukës” me Fondin Limit 6 180 582,00 lekë pa TVSH.  Kompania e dytë pjesëmarrëse ishte MEDI – TEL SHPK, që është skualifikuar.

Ndërkaq, më 19 mars 2025, kompania është kredituar nga Qendra Shëndetësore Kamëz, përmes një tjetër tenderi me vetëm një pjesëmarrës.

Objekti i tenderit është “Evadimi, trajtimi i mbetjeve spitalore” ku është lidhur kontrata me vlerë torale 2 851 200,00 lekë.

Pra, nga dita e arrestimit deri më sot, për 1 vit kompania e Elvis Mirit Xhiroi nga buxheti i shtetit 520 milionë lekë tendera, pa u tronditur aspak nga hetimet.

Arrestimi i pronarit të “V.A.L.E. Recycling” shpk

Më 6 qershor 2024, Prokuroria e Tiranës njoftoi arrestimin e Elvis Mirit,pronar dhe administrator i kompanisë “Vale Recycling” Shpk, i cili akuzohet se përmes dokumenteve të falsifikuara përfitoi tendera në vlerë mbi 65 milionë lekë nga një sërë spitalesh publike. Miri dyshohet se ka falsifikuar dokumentet për pasjen në zotërim të një autoklave Econos Tsc 150, të specializuar në përpunimin e mbetjeve spitalore, ndërkohë që nuk e kishte këtë paisje në punë.

“Rezulton e provuar se personi nën hetim E.M, ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tenderi për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e në vijim, duke dorëzuar dokumentacion të rremë. Personi në hetim pretendonte se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

Prokuroria bëri me dije se hetimet provuan përfshirjen e tij në tre vepra penale: falsifikimin e dokumenteve, keqmenaxhim të mbetjeve dhe aktivitete të rrezikshme për mjedisin.

Përveç Mirit, Prokuroria kërkoi masë sigurimi “detyrim paraqitje” edhe për dy ekspertët e mjedisit, Elidiana Shehu, administratore e kompanisë EMC dhe Laert Shehu, administrator i kompanisë Sëot Shpk, të dy të akuzuar se në përpilimin e raporteve të vetëmonitorimit të mjedisit ndihmuan Mirin të fshihte mungesën e paisjes.

Tetë inspektorë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Agjencisë Rajonale të Mjedisit Lezhë, që kishin kryer detyra inspektimi pranë kompanisë “Vale Recycling” prej vitit 2016 e në vijim u pezulluan nga detyra dhe po ashtu u është ndaluar largimi nga Shqipëria.

Sipas prokurorisë, inspektorët Jorida Shabaku, Edmond Palushi, Arben Marku, Norbert Dacaj, Alba Kurti, Besarta Leka, Ilir Bardhi, Kejdi Ahmetaj dyshohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Në kërkesën për masë sigurimi, Prokuroria renditi një sërë tenderash në të cilat “Vale Recycling” është shpallur fituese duke pretenduar se kishte paisjet e nevojshme për riciklimin e mbetejeve spitalore. Prokuroria thotë se kompania fitoi tendera në spitalet e  Beratit, maternitetin Koço Gliozheni, Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalin Shefqet Ndroqi. Sipas të dhënave të prokurorisë, fondi limit në tederat ku kompania është shpallur fituese është mbi 65 milionë lekë (të reja). Në të gjithë këto tendera, sipas prokurorisë ,kompania ka pretenduar pasjen e paisjes Econos Tsc 150.

I pyetur në prokurori për kohën e blerjes së kësaj paisje, Miri ka këmbëngulur se ajo ishte importuar në vitin 2016. “Paisja Econos ka ardhur në vitin 2016, nga Italia dhe më pas është bërë instalimi”, citohet ai në kërkesën për masë sigurimi. Miri ka pretenduar padijeni për një paisje me të njëjtin emër të blerë nga kompania e tij në vitin 2024 dhe ka këmbëngulur se kompania ka kryer procesin që “i kthen ato  (mbetjet spitalore) të padëmshme për ambjentin”.

Dy drejtuesit e kompanive të ekspertizës mjedisore dhe 8 inspektorët e AKM kanë mohuar të kenë identifikuar paisjen gjatë inspektimeve të tyre apo përpilimit të raporteve të nevojshme për pasije me leje mjedisore të tipeve A dhe B.

Rezulton e provuar se pasija Econos TSC 150, e kqyrur nga oficerët e policisë gjyqësore, është importuar, në datën 22.01.2024, nga personi juridik ndryshe nga sa ka deklaruar personin nën hetim Elvis Miri se pajisjen Econs TSC 150 e ka importur dhe instaluar në vitin 2016.

Në këto kushte ngrihen dyshime se me mungesën e paisjes Econos Tsc 150, dhe mungesën e një prej incenenatoreve, personi juridik, të mos ketë pasur aftësi të përmbushë objektin e kontratave të lidhura me palë të treta për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Megjithë këto probleme, me leje mjedisi të revokuara, me pronar të arrestuar për mashtrim në tendera, kompania e Elvis Mirit vazhdon zhvatjen e buxhetit të spitaleve dhe të bashkive për pastrimin. Kjo do të vazhdojë derisa të bllokohet burimi, kur zyrtarë si Blendi Gonxhe dhe Pjerin Ndreu të shkojnë para Drejtësisë për korrupsionin me tenderat.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Rrëmbimi i Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit/ Prokuroria çon në gjyq tre persona –

By: 27
23 December 2025 at 16:16

Prokuroria e Sarandës ka dërguar në gjyqAlbi Mecinin, Sebastjan Latajn dhe Sofokli Baxherrin, të akuzuar për rrëmbimin e Leonard Theodhorit, dhe Fatmir Sulovarit (Krasniqit), ngjarje e ndodhur në vitin 2023.

“Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.169/2023 dhe 369/2025 (ndarë nga procedimi penal nr.169/2023) në lidhje me ngjarjes e rrëmbimit të shtetasve L.Th. dhe F. S., dërgohet për gjykim çështja penale në ngarkim të të pandehurve si më poshtë: A. M, i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” parashikuar në nenin 109/3 dhe 25 të K.Penal; S. B,  i dyshuar për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga neni 305/b i K.Penal; dhe  S. L, dyshuar për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike” parashikuar nga neni 141/a/2 i K.Penal”, njoftoi prokuroria.

Fluks lëvizjesh në Kakavijë: 7919 persona kaluan kufirin në 24 orë

By: 27
23 December 2025 at 16:00

Në Stacionin Kufitar të Kakavijes është regjistruar fluks i lartë lëvizjeje gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Greqi kanë lëvizur gjithsej 7 919 shtetas, nga të cilët 5 253 në hyrje dhe 2 666 në dalje. Gjithashtu, janë regjistruar 2 675 mjete në hyrje-dalje, konkretisht 1 626 në hyrje dhe 1 049 në dalje.

Ndërkohë, sipas mediave greke, rruga Kakavije–Janinë, në segmentin Kallpaq, do të mbetet e hapur për qarkullimin e automjeteve gjatë periudhës së festave të Krishtlindjeve. Fermerët, blegtorët dhe bletarët që kanë organizuar bllokimin e zonës kanë vendosur të heqin përkohësisht bllokadat deri të premten, më 26 dhjetor.

Megjithëse protesta e fermerëve vijon, për këtë periudhë të veçantë nuk do të ketë ndërprerje të trafikut, me qëllim shmangien e problemeve dhe lehtësimin e lëvizjes.

The post Fluks lëvizjesh në Kakavijë: 7919 persona kaluan kufirin në 24 orë appeared first on 27.

Maduro po të ishte ‘i mençur’, do largohej nga pushteti –

By: 27
23 December 2025 at 15:46

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të ishte gjë e mençur nëse presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro largohet nga pushteti.

Ai ka thënë mes tjerash se Shtetet e Bashkuara ka mundësi se do ta mbajnë ose shesin naftën që e kanë konfiskuar nga brigjet e Venezuelës në javët e fundit.

Fushata amerikane e presionit ndaj Maduros përfshin rritje të prezencës ushtarake në rajon dhe dhjetëra sulme ushtarake që janë kryer në anijet që dyshohet se kanë trafikuar drogë në Oqeanin Paqësor dhe Detin e Karaibeve.

Të paktën 100 persona raportohet të jenë vrarë në sulme.

I pyetur nëse qëllimi ishte rrëzimi i Maduros prej pushtetit, Trump u ka thënë gazetarëve se “ndoshta edhe mund të jetë”.

“I takon atij të vendosë çfarë dëshiron të bëjë. Mendoj se do të ishte gjë e mençur nëse do të vepronte ashtu. Por sërish, do ta shohim”.

Përveç sulmeve, Trump ka prezantuar paraprakisht “bllokadë” për të gjitha cisternat e naftës që janë hyjnë dhe dalin prej Venezuelës.

Në fundjavë, Garda Kufitare e Shteteve të Bashkuara i ka shkuar mbrapa një cisterne nafte në ujërat ndërkombëtare, çka përbën operacionin e dytë të tillë në ditët e fundit dhe të tretin brenda dy javëve.

“Ndoshta do ta shesim, ndoshta do ta mbajmë”, ka thënë Trump kur është pyetur se çfarë do të ndodhë me naftën e konfiskuar.

Administrata e Trumpit e akuzon Venezuelën se përdor të hyrat nga shitja e naftës për të financuar krime të lidhura me drogën, ndërsa Karakasi hedh poshtë gjithçka./REL

Shqipëria, nyje kyçe e karteleve të drogës në Evropë –

By: 27
23 December 2025 at 15:30

Nga Joseph Hammond, WASHINGTON TIMES

Një vrasje mafioze e hapur, e ndodhur muajin e kaluar pranë aeroportit kryesor të Shqipërisë, ka shtuar frikën se aleati i NATO-s po rrëshqet gjithnjë e më thellë drejt sundimit të krimit të organizuar – ndërsa liderë të opozitës paralajmërojnë se vendi është në prag të shndërrimit në shtetin e parë të vërtetë narkotik në Evropë.

Gilmando Dani, një drejtues i rrjetit kriminal Shullazi, u vra me breshëri armësh në mes të ditës, teksa kthehej në Shqipëri nga Spanja më 11 nëntor.

Në një video të incidentit, një skuadër atentatorësh del nga një automjet i parkuar dhe i zë pritë makinës luksoze të bosit të krimit. Qitësit konfirmojnë me qetësi se viktima ka vdekur pas një breshërie me armë automatike dhe më pas largohen nga vendngjarja.

Sipas kritikëve, skena të tilla brutale po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në Shqipëri. Rrjeti kriminal Shullazi është i përfshirë në disa aktivitete, përfshirë trafikun e drogës. Liderë të opozitës dhe ekspertë ndërkombëtarë kundër narkotikëve paralajmërojnë se ai është shndërruar në një pikë kyçe ballkanike për kartelet e drogës nga Amerika Latine dhe në një qendër thelbësore të tregut evropian të marijuanës.

“Degët shqiptare të karteleve narko-terroriste të Amerikës së Jugut janë aktualisht transportuesit kryesorë të kësaj droge nga Amerika e Jugut drejt Evropës; ato kontrollojnë çmimin në Evropë dhe po forcojnë ndikimin edhe në tregun amerikan,” tha ish-kryeministri Sali Berisha për ‘The Washington Times’.

Sali Berisha dhe anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike kanë kërkuar që Presidenti amerikan Trump t’i shpallë zyrtarisht kartelet shqiptare të drogës si organizata narko-terroriste.

Berisha tha se qeveria amerikane nën Presidentin Joe Biden mbylli sytë ndaj tregtisë së narkotikëve, e cila lulëzoi gjatë mandatit të kryeministrit socialist Edvin “Edi” Rama, partia e të cilit është në pushtet që nga viti 2013.

Sekretari i atëhershëm i Shtetit Antony Blinken i ofroi “lavdërime” Ramës, duke e cilësuar atë si “një partner të jashtëzakonshëm për Shtetet e Bashkuara”, gjatë një vizite më 15 shkurt 2024, për rolin e Shqipërisë në pritjen e refugjatëve afganë dhe mbështetjen për Ukrainën.

‘Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat’, një federatë e partive të qendrës së djathtë dhe kristiano-demokrate, miratoi këtë muaj një rezolutë që akuzon Partinë Socialiste në pushtet se ka lejuar “infiltrimin kriminal në kontratat publike, ndërtim dhe turizëm”.

Vetë Berisha u sanksionua nga administrata Biden në vitin 2021 për korrupsion dhe iu ndalua hyrja në SHBA – një vendim që ai e kundërshton si të motivuar politikisht.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë qenë probleme të vazhdueshme në Shqipëri që nga kolapsi kaotik i komunizmit në vitet 1990. Në dekadën e fundit, rrjetet kriminale shqiptare kanë zgjeruar lidhjet me organizata kriminale në Itali, si ’Ndrangheta (Kalabri) dhe Kamorra (Napoli), si edhe me grupe më të reja në Amerikën Latine.

Këto lidhje kanë nxitur një valë të re dhune në Evropë, me ngjashmëri të forta me dhunën e drogës në Amerikën Latine.

Më 29 shtator në Bruksel, mijëra udhëtarë kaluan pranë trupit të një trafikanti të dyshuar shqiptar droge, i cili qëndroi i varur për orë të tëra. Ishte vrasja e parë e këtij lloji në Belgjikë, por një taktikë e zakonshme e karteleve meksikane për të dërguar mesazhe frike.

Dëshmitë e bumit të tregtisë së drogës në Shqipëri gjenden në një vend të papritur – silhueta urbane e Tiranës.

Në fillim të viteve 1990, Tirana kishte vetëm disa semaforë. Sot, po përjeton një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi. Vitin e kaluar, ndërtimi përbënte 14,4% të prodhimit ekonomik të Shqipërisë në vitin 2024, sipas Eurostat – përqindja më e lartë në Evropë. Qeveria ka miratuar së fundmi 16 kulla të reja, njëra prej të cilave, nëse ndërtohet, do të dominojë edhe Ambasadën Amerikane.

“Sipas organizatave ndërkombëtare kundër krimit, një pjesë e konsiderueshme e bumit të ndërtimit në Tiranë – veçanërisht projektet mbi 10 kate – besohet se financohet nga sindikata kriminale që pastrojnë para nga droga,” shkruante këtë vit Tirana Times.

Ndërkohë, rreth një e treta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë dhe më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi që nga viti 1991. Përdoret gjithashtu sistemi tradicional informal bankar “hawala”, që lejon transferimin e shpejtë të shumave të mëdha – një mekanizëm i shfrytëzuar nga trafikantët shqiptarë të drogës.

Rama ka shpallur një seri masash të reja për të frenuar tregtinë gjithnjë e më të hapur të narkotikëve – një betejë që ka shënuar pjesën më të madhe të turbulencave politike të viteve të fundit.

Kryeministri ka nisur fushata policore kundër drogës, përfshirë një operacion spektakolar në vitin 2014 në Lazarat, qendra e kultivimit të kanabisit, që u kthye në përleshje të armatosur dhe tërhoqi vëmendje ndërkombëtare. Megjithatë, pavarësisht këtyre përpjekjeve, industria e paligjshme jo vetëm që mbijetoi – por u përshtat dhe evoluoi.

Legalizimi i marijuanës për përdorim mjekësor në vitin 2023 ka nxitur një rritje të re të tregtisë së drogës. Sindikatat shqiptare kanë zhvilluar metoda diskrete kultivimi dhe ndikimi i tyre shtrihet përtej Ballkanit. Deri në Skoci, fermerë shqiptarë të kanabisit raportohet se janë futur ilegalisht me varka të vogla.

Sipas opozitës, qeveria Rama e ka orientuar sistemin gjyqësor më shumë kundër kundërshtarëve politikë sesa kundër krimit. Ata përmendin ndalimin njëvjeçar të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pa akuza në kohë, gjë që ka shkaktuar shqetësim në mbarë BE-në për shtetin e së drejtës dhe pavarësinë e gjyqësorit.

“Në vitin 2017, kur shërbeja si Ministër i Brendshëm, u informova për një listë me 126 oficerë të lartë të Policisë së Shtetit që ishin denoncuar në Prokurorinë për Krime të Rënda për lidhje me bandat e drogës,” tha ish-ministri Dritan Demiraj, i cili tani jeton në SHBA.

Në të ashtuquajturat narko-shtete, kalbëzimi institucional mjegullon kufijtë mes qeverisë, forcave të sigurisë dhe organizatave kriminale. Edhe sistemi i drejtësisë shpërbëhet – modele të njohura nga Kolumbia apo Afganistani.

“Nëse përfaqësuesit e zgjedhur të një shteti anëtar të NATO-s janë të përfshirë në krim të organizuar,” tha Demiraj, “atëherë NATO përballet me sfida reale dhe serioze sigurie. Një vend i tillë mund të bëhet hallka e dobët e aleancës, e shfrytëzueshme nga Rusia, Kina ose Irani për destabilizim nga brenda.”

Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026 –

By: 27
23 December 2025 at 15:16

Viti 2025 për futbollin shqiptar do të mbyllet me finalen e Superkupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamo City-t.

Një përballje e fortë mes dy skuadrave rivale, që po luftojnë edhe për kreun e renditjes në kampionatin “Abissnet Superiore”. Egnatia kryeson aktualisht kampionatin me 34 pikë, ndërsa Dinamo City mban vendin e tretë, me pesë pikë më pak se rrogozhinasit.

Egnatia dhe Dinamo City janë përballur dy herë në sezonin e ri të “Abissnet Superiore”. Njëra ndeshje është mbyllur në barazim pa gola, ndërsa në përballjen e fundit të zhvilluar në “Air Albania” triumfoi Egnatia me rezultatin 2-1.

Megjithatë, në finalen e fundit të luajtur mes tyre për Kupën e Shqipërisë, triumfoi Dinamo City në “Elbasan Arena”, në një ndeshje të fortë dhe mjaft emocionuese, e cila u vendos vetëm nga penalltitë, me blutë që fituan trofeun.

Një tjetër përballje për t’u mos u humbur është edhe finalja e radhës mes Egnatias dhe Dinamo City-t për Superkupën e Shqipërisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00. Kush do ta mbyllë vitin me trofe? Gjithçka do të vendoset në fushë më 28 dhjetor.

Incident gjatë një kontrolli policor në rrugën “Kastriotët”, nisin verifikimet –

By: 27
23 December 2025 at 15:00

AMP nis verifikimet pas një videoje në rrjetet sociale në rrugën “Kastriotët”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka nisur verifikimet e para pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, e cila lidhet me veprimet e një patrulle policie në rrugën “Kastriotët”, në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ushtrimit të detyrës, punonjësit e policisë kanë konstatuar një shkelje administrative ndaj një automjeti tip Toyota me targë AA*LA**. Gjatë momentit të vendosjes së masës administrative, është afruar drejtuesi i mjetit, shtetasi M.C., i cili dyshohet se ka ofenduar dhe kundërshtuar punonjësit e policisë, si dhe ka grisur bllokun e masave administrative.

Nga ana e efektivëve është bërë kallëzim penal ndaj këtij shtetasi, si dhe janë përpiluar raporti i shërbimit dhe raporti i shoqërimit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se verifikimet vijojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për monitorimin e zbatimit të procedurave standarde nga ana e punonjësve të policisë.

Troje,banesa, karburant e biznese,…/ Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në emër të ish kryekomunarit të Lazaratit –

By: 27
23 December 2025 at 14:54

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, u konfiskuan tre milionë euro pasuri të shtetasit Dasho Aliko, i cili nga hetimet rezultoi se nuk ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive.

Kujtojmë se, Aliko është anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike në Gjirokastër. Ndërsa më parë ka qenë kreu i selisë blu për qytetin jugor dhe kryetar i komunës Lazarat.

Kërkesa për konfiskim erdhi në kuadër të hetimit pasuror nr.2 të vitit 2019 dhe u konfiskuan pasuritë si më poshtë:

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 350m2, me vendndodhje në qytetin Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1500m2 dhe ndërtim 23 m2 me vendndodhje në Lazarat, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 450 m2, me vendndodhje në Grehot, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1646 m2 me vendndodhje në Grehot, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Arë” me sipërfaqe 7000 m2 me vendndodhje në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Banesë” me sipërfaqe 120 m2 ndërtim, dhe pasuria e llojit “Sipërfaqe sheshi” 600 m2 me vendndodhje në Lazarat;

– Pasuria e llojit “Karburant” me sipërfaqe 148 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Ndërtesë e zyrave dy-katëshe” me sipërfaqe 69 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Lokal” me sipërfaqe 94 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Magazinë” me sipërfaqe 437 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Magazinë” me sipërfaqe 98 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Magazinë” me sipërfaqe 542 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Vendroje” me sipërfaqe 5 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Nyje betoni” me sipërfaqe 55 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Vend afrimi i materialeve të ngurta” me sipërfaqe 424 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 2224 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër; dhe

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1608 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh angazhimin e plotë për hetimin me prioritet të procedimeve pasurore si dhe për sekuestrimin/konfiskimin e pasurive në zbatim të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprave që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.

1500 faqe dhe mbi 2 mijë prova/ PD denoncon farsën elektorale në Shqipëri –

By: 27
23 December 2025 at 14:46

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar sot publikimin voluminoz të PD-së për zgjedhjet e fundit, të titulluar “Farsa e madhe e majmur e zgjedhjeve në Shqipëri”. Ky dokument historik përfshin mbi 1500 faqe dhe mbi 2 mijë prova, duke përfshirë dokumente, video dhe fotografi që sipas PD-së tregojnë shkelje ligjore, dhunim të votës dhe ndërhyrje të krimit në procesin zgjedhor.

Berisha e vlerësoi punën e jashtëzakonshme të strukturave të PD-së, të cilat kanë ndjekur, shqyrtuar dhe analizuar të gjitha dokumentet, dhe i kanë dërguar ato edhe në qendrat ndërkombëtare të raporteve për zgjedhjet në Shqipëri. Një përpjekje e veçantë u bë nga deputetja Albana Vokshi, e cila ka kontribuar drejtpërdrejt në përgatitjen e librit me 1500 faqe.

Kreu i PD-së theksoi se ndërkohë që Edi Rama ka tentuar të kërcënojë vëzhguesit ndërkombëtarë, ata nuk u tërhoqën, ndërsa PD ka siguruar mijëra dokumente autentike që kanë ndihmuar në përgatitjen e raporteve finale për zgjedhjet.

“Raporti është i disponueshëm online dhe çdo media mund ta konsultojë. Ky dokument përbën një kontribut të rëndësishëm në denoncimin e farsës elektorale,” u shpreh Berisha.

Ky publikim sipas PD-së vjen si një dëshmi për përpjekjet e partisë për të mbrojtur votën dhe për të dokumentuar çdo ndërhyrje të paligjshme në zgjedhje.

Ai i ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar –

By: 27
23 December 2025 at 14:28

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ashpër ndaj arrestimeve të bëra pas protestës së djeshme, duke i cilësuar ato si provokime dhe terror policor ndaj qytetarëve paqësorë.

Berisha kërkoi lirimin e menjëhershëm të protestuesve të ndaluar, mes të cilëve, sipas tij, janë edhe dy shtetas nga Kosova që ndodheshin në Shqipëri si turistë.

Ai paralajmëroi Policinë e Shtetit të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve dhe theksoi se çdo veprim represiv përbën shkelje të ligjit dhe përpjekje për kriminalizimin e protestës.

Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe provokacionet dhe terrorin policor ndaj disa të rinjve, të cilat nuk kanë kryer absolutisht as edhe aktin më të vogël të dhunës.

Janë ndaluar 10, nga të cilët 4 janë arrestuar. Erlis Sina, Artan Hysenaj, Albi Kryezoi, Xhejson Prendi. Dy prej tyre janë kosovarë, turistë të ardhur dhe janë arrestuar nga policia sapo kanë marrë vesh se janë kosovarë për të mundur me akuzuar edhe qytetarët e Kosovës për pjesëmarrje në protesta.

E vërteta është që këta të dy kanë ardhur si turistë. Kanë qenë këtu pas protestës. Kanë bërë foto. Njëri më tha, që jam djali i një luftëtari të UÇK, dhe unë e përqafova, bëra një foto me të. Tani këtë e kanë arrestuar.

Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre dhe paralajmëroj policinë të mos prekë me dorë protestuesit se ata po luftojnë kundër hajdutëve të kombit, kriminelëve në detyrë.

Të mendohen mirë, të qëndrojmë më mirë me ligjin se me kriminelin, të lirojnë menjëherë personat e arrestuar”, deklaroi Berisha.

Nderkaq, kryedemokrati deklaroi se Ervin Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar, por tha ai, nuk ka asnjë vendim ndaj tij.

“Akoma mendja tek Salianji. Po ne këtu jemi për enciklopedinë e krimit që nuk është paraqitur kurrë. Po çfarë lidhje ka Salianji me këtë. Po Salianji ishte i burgosur politik kur u zhvilluan zgjedhjet. Çfarë do të thotë kjo?

Sot është një njeri që ka kaluar linjat e kuqe. E kam thënë kur i ka kaluar linjat e kuqe. Kemi ca linja të kuqe. Jo, nuk ka një vendim, ka vetpërjashtuar veten. Sa herë të pyesni, këtë përgjigje do merrni. Po i kalove linjat e kuqe, i kalon”, theksoi Berisha.

Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK, kulla 35-katëshe në Tiranë dhe lidhja me biznesmenen Erinda Lutaj –

By: 27
23 December 2025 at 14:16

Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK ditën e sotme përbën një surprizë për komunitetin e futbollit, megjithëse e njëjta gjë nuk mund të thuhet për botën e biznesit.

Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, korçari vijoi karrierën si trajner, rol që aktualisht e ushtron te Struga në Maqedoninë e Veriut.

Paralelisht me angazhimin sportiv, Shkëmbi prej vitesh është përfshirë edhe në sipërmarrje, ku mban funksionin e administratorit të shoqërisë “Top Seven”.

Duhet theksuar se ende nuk dihet arsyeja konkrete e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, ndërkohë që aludimet mbeten të shumta.

Aksionet sipas Open Corporates dhe deklarimet me humbje

Nga një verifikim i shpejtë në bazën e të dhënave “Open Corporates”, rezulton se pronare de jure e kompanisë ku Shkëmbi është administrator është Erinda Lutaj, e cila zotëron 100 për qind të aksioneve.

Emri i Erinda Lutajt nuk është i panjohur për opinionin publik. Rreth një vit më parë, kryeministri Edi Rama firmosi 11 leje ndërtimi, mes të cilave edhe një për Lutajn, për ndërtimin e një kulle 35-katëshe në zonën e Laprakës.

Dyshime lindën për shkak të zhvillimit të shpejtë të aktivitetit të saj, pasi menjëherë pas krijimit të shoqërisë “Top Seven Construction SHPK”, me administrator po Bledi Shkëmbin, vetëm tre muaj më vonë u depozitua kërkesa në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe në Bashkinë e Tiranës për marrjen e lejes së ndërtimit të kësaj kulle.

Në vendimin e KKT thuhej: “Leja e KKT e miratuar me 35 kate ndërkohë në faqen arkitekturore specifikohen 50 kate: Leje Ndërtimi për objektin: “Top Seven Tower”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion rezidencial dhe shërbime prej 33 dhe 35 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Top Seven Construction” sh.p.k”.

Kulla “e kërrusur” 35-katëshe në Tiranë,
“Top Seven Tower”

Mediet raportuan asokohe edhe për lidhjet e ngushta familjare të Erinda Lutajt me Frida Krifcën, ish-drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural.

Gjatë periudhës kur Krifca drejtonte AZHBR-në, Bashkimi Europian bllokoi fondet për shkak të dyshimeve për keqpërdorimin e rreth 135 milionë eurove. Aktualisht, dihet se SPAK vijon hetimet, megjithatë prokurorët janë treguar të rezervuar në lidhje me këtë çështje.

Duke iu rikthyer rolit të Shkëmbit dhe veprimeve që ngrejnë pikëpyetje rreth aktivitetit të shoqërisë së zotëruar nga Erinda Lutaj, rezulton se në kohën e aplikimit për ndërtimin e kullës 35-katëshe, kompania dispononte vetëm 1 milion lekë kapital.

Ndërkohë, administratori deklaronte se kishte marrë hua nga shoqëria “Top Seven SHPK”, me këste mujore prej 8 300 lekësh.

Sipas dokumentacionit zyrtar, kompania kishte të deklaruar vetëm tre punonjës dhe rezultonte me humbje prej 960 milionë lekësh, në një kohë kur vlera e projektit të kullës arrinte shifrën e rreth 80 milionë eurove.

Në këto rrethana, mbetet për t’u pritur një njoftim zyrtar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të sqaruar arsyen reale të paraqitjes së Bledi Shkëmbit në këtë institucion.

Vetë Shkëmbi deklaroi për mediat, pas daljes nga SPAK, se bëhej fjalë për bllokimin e një automjeti.

Pavarësisht shpjegimit të dhënë, mbetet e paqartë se në çfarë kuadri procedurial është ndërmarrë kjo masë dhe çfarë lidhje ka ajo me një hetim konkret penal./Newsbomb

“Ai është kallëzuesi im në SPAK” –

By: 27
23 December 2025 at 14:00

Në seancën e sotme të dosjes “Sterilizimi”, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, komentoi zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Endri Shabani, që është edhe kallëzues i tij në SPAK.

“Iniciuesi i këtij procesi, ai që ka bërë kallëzimin sot është Avokat Populli dhe i pari në listën e dëshmitarëve. Ai ka bërë deklarime publike për mua. Ai është lumturuar pse jam në pranga. Ka thënë që e dinte se çështja ishte pushuar, por bëri kallëzimin. Ata që e zgjodhën e dinë vetë. Unë personalisht me të, do përballem këtu në proces”, citohet të ketë thënë Beqja.

“Ajo që më habiti nuk ishte vota. Ishte puthja. Jonjerëzore para atyre deputetëve”, tha Beqaj, ndërsa u ndërpre nga gjykata për të mos vijuar me tej për shkak se deklarimet nuk kishin lidhje me procesin.

Shqiptarët janë drejtuar nga zv.kryeministri në hije, Ergys Agasi –

By: 27
23 December 2025 at 13:46

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas skandalit të zbuluar te AKSHI me abuzimet me tenderat.

Tabaku thekson në një reagim në rrjete sociale se shqiptarët janë drejtuar nga Ergys Agasi, duke iu referuar si një “zëvendës kryeministër në hije”, i cili është në kërkim nga SPAK për një sërë akuzash lidhur me këtë dosje.

tabaku thekson më tej, se ndërkohë që qeveria Rama bënte shfaqje, miliona euro tendera publikë, emërime kyçe, por edhe politika strategjike si ajo e “Pasaportave të Arta”, e kishin origjinën dhe vulën pikërisht në zyrën e këtij zv.kryeministri në hije, tek “EA Tobacco”.

Më tej ajo shprehet se tenderat e AKSHI-t diheshin prej kohësh që ishin të centralizuar dhe pa kontroll, të paracaktuar për një pakicë, por sot kemi provën!

Tabaku ngre pyetjen: A ka ende kjo qeveri legjitimitet moral për të qeverisur?

“Kur dy “zv.kryeministra” – njëra zyrtare me zyrë në Kryeministri dhe tjetri në hije me zyrë të lidhur direkt me godinën e pushtetit – janë sot të pandehur dhe të akuzuar nga SPAK, kjo qeveri ka rënë. Ajo mbahet në këmbë vetëm nga inercia e krimit.“- shton ajo.

Postimi i plotë:

SHTETI “EA TOBACCO”

Ajo që shumica e shqiptarëve ka lexuar këto ditë nga dosja e GJKKO-së, është dëshmia tronditëse jo e një shteti të kapur, por e një shteti tërësisht të inkriminuar.

Kjo dosje vërteton atë që dyshohej: Shqiptarët realisht janë drejtuar nga një “Zëvendëskryeministër në hije”, i cili aktualisht është në kërkim. Ndërkohë që qeveria bënte shfaqje, miliona euro tendera publikë, emërime kyçe, por edhe politika strategjike si ajo e “Pasaportave të Arta”, e kishin origjinën dhe vulën pikërisht në zyrën e këtij zv.kryeministri në hije, tek “EA Tobacco”.

Pikërisht aty:

Përcaktoheshin fituesit e tenderave të AKSHI-t;

Vendosej fati i politikave shtetërore;

Kryheshin takimet “brainstorming” të Agasit me vasalët e tij shtetërorë.

Rrezik, e me shumë gjasë, edhe projekte të tjera madhore për të cilat mban përgjegjësi maxhoranca, kanë dalë nga këto zyra të errëta dhe jo nga mbledhjet e qeverisë.

Dhe të mendosh, kjo dosje flet vetëm për 2 vite të operimit të Agasit. Nëse do të përdornim pak imagjinatën, bazuar në faktet që kemi lexuar, a mund ta merrni me mend se çfarë ka ndodhur në dekadën e fundit?

E vërteta është e dhimbshme: Qeveria sot është produkt i një grupi të strukturuar kriminal. Kemi të bëjmë me njerëz që jo vetëm rrëmbejnë me logjistikë policie, por kanë pushtetin absolut të shantazhojnë, inkriminojnë dhe prodhojnë politika, duke trajtuar çdo institucion shtetëror si vartësin e tyre të radhës.

Ky shtet i gjunjëzuar nuk është më thjesht i “kapur”. Është një shtet i marrë peng dhe i lënë peng në tryezën e bixhozit politik. Këto janë kusuret e një shumice që nuk është produkt i votës dhe ndershmërisë, por i zyrave të hijes që vendosin fatin e shqiptarëve që varfërohen përditë.

Tenderat e AKSHI-t diheshin prej kohësh që ishin të centralizuar dhe pa kontroll, të paracaktuar për një pakicë. Por sot kemi provën.

Tani, pyetja është: A ka ende kjo qeveri legjitimitet moral për të qeverisur? Kur dy “zv.kryeministra” – njëra zyrtare me zyrë në Kryeministri dhe tjetri në hije me zyrë të lidhur direkt me godinën e pushtetit – janë sot të pandehur dhe të akuzuar nga SPAK, kjo qeveri ka rënë. Ajo mbahet në këmbë vetëm nga inercia e krimit.

Protestuesit inauguruan dje misionin e ri të opozitës për shpëtimin e Shqipërisë! –

By: 27
23 December 2025 at 13:28

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka përshkruar si një moment historik protestën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë një dalje për mediat, Berisha e ka cilësuar atë si inaugurimin e misionit të ri të opozitës për shpëtimin e Shqipërisë.

Berisha falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e tyre masive, disiplinën dhe përmbajtjen e zemërimit ndaj qeverisë, duke theksuar se kjo është një betejë në vazhdim për demokracinë, familjen dhe të ardhmen e vendit.

Së pari, dëshiroj të shpreh mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh për të gjithë ata qytetarë dhe qytetare, të rinj, të moshuar të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që mbushën dje bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në protestën më të fuqishmte paqësore që mbahet mend ndonjëherë.

Që inauguruan dje me praninë e tyre misionin e ri të opozitës shqiptare, shpëtimin e demokracisë, shpëtimin e familjes shqiptare, shpëtimin e Shqipërisë. Secili pjesëmarrës firmosi dje kontratën me demokracinë, me familjen dhe me Shqipërinë për t’u dalë zot gjer në fitoren e plotë dhe përfundimtare mbi këtë regjim.

Duhet t’i falënderoj për përmbajtjen e zemërimit dhe urrejtjes së tyre të pakufishme që kanë ndaj kësaj narkoqeverie. Unë e kuptoj që ai ishte një mundim i veccantë, por kjo është një betejë në vazhdim. Ky ishte një inaugurim me një rëndësi të jashtëzakonshme dhe mesazhin më të fuqishëm për Edi Ramën, narkoqeverinë e tij, ky mesazh përmblidhe me një fjalë të vetme: largohuni! Largohuni! Nuk mund të ketë fjalë që mund të shprehë ata që ndjej për ata qytetarë që erdhën, për atë disiplinë që treguan, për atë përkushtim që treguan,” tha Berisha.

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti –

By: 27
23 December 2025 at 13:10

Federata e Futbollit po përgatitet të realizojë një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri, me ndërtimin e një hoteli modern pranë kompleksit “Shtëpia e Futbollit”. Ky projekt do të shërbejë për akomodimin e të gjitha ekipeve kombëtare gjatë grumbullimeve, duke nisur nga Kombëtarja A e djemve dhe vajzave, e deri te ekipet e moshave.

Hoteli do të ketë 5 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, ndërsa në përbërjen e tij do të përfshihen ambiente funksionale si restorante, salla konferencash dhe gjithsej 87 dhoma. Kapaciteti i tij do të mundësojë akomodimin e deri në katër ekipeve kombëtare njëkohësisht, veçanërisht në raste turnesh.

Po ashtu, hoteli do të përfshijë një kat të dedikuar parkimi, ambiente magazinimi, si edhe facilitete të tjera si pishina apo palestra.

Punimet pritet të nisin menjëherë pas miratimit të lejes së ndërtimit. Federata e Futbollit ka aplikuar tashmë për lejen përkatëse dhe aktualisht ndodhet në proces pritjeje.

Ky investim dëshmon edhe një herë përkushtimin e Federatës së Futbollit për krijimin e kushteve sa më optimale për ekipet kombëtare, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të kompleksit “Shtëpia e Futbollit”, duke e afruar atë me standardet e komplekseve më moderne të futbollit në Europë dhe në botë.

Ndodhet jashtë për punë –

By: 27
23 December 2025 at 12:56

Avokati Maks Haxhia është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të marrë kopje të dokumentacionit lidhur me dosjen e klientit të tij, Ergys Agasi. Gjatë një prononcimi për mediat, Haxhia bëri me dije se shumë informacione nga dosja janë përhapur në media, ndërsa as ai dhe as Agasi nuk e kanë marrë ende materialin zyrtar.

Ai theksoi se në dokumentacion nuk ka prova që lidhin Agasin me aktivitetin e tenderave apo me rrëmbimin e një personi. Sipas avokatit, klienti i tij ndodhet jashtë vendit për të përfunduar një marrëveshje biznesi dhe planifikon të vetëdorëzohet sapo të kthehet në Shqipëri. Haxhia shtoi se publikimi i të dhënave nga SPAK, para se të dorëzohen palëve të përfshira, krijon keqinterpretim dhe mund të përdoret politikisht nga opozita.

Ai gjithashtu mohoi lidhjet e Agasit me emërime apo tendera, duke theksuar se nuk ekziston asnjë provë që e implikon atë në çështjen e rrëmbimit të Gerond Meçes, personi që sipas hetimeve ishte kërcënuar për t’u tërhequr nga ankimimet për tenderat.

“Për t’i thënë prokurorisë se para se t’ia japë medias, t’ia japë personit në hetim dhe avokatit, që ti tregojmë ne opinionit publik që është mbarsur me një gjueti shtrigash dhe në një moment që po shfrytëzohet nga politika duke e paraqitur Agasin si kryeministër në hijë gjë që nuk është aspak e vërtetë.

Zoti Agasi nuk është ndonjë person i punësuar në shtet, ai është një person që ushtron veprimtari biznesi. Me aq sa e njoh unë nuk ka në kodin penal që duhet të akuzohesh për iniciativën e lirë.

Agasi nuk ka asnjë aplikim në tenderat e AKSHI-t. Ai nuk e ka në objektin e veprimtarisë së tij. Agasi nuk ka përfituar asnjë tender nga financat e buxhetit. Nuk ka asnjë veprimtari të paligjshme.

Sa i takon filmimeve, atje është një instrument sigurie, pasi Agasit i është tentuar di vidhet biznesi. Klienti im nuk është larguar, ai është jashtë shtetit për të lidhur një marrëveshje. Kur të kthehet do të mbajë qëndrimin e vet. SPAK nxjerrjen e këtyre të dhënave e komprompeton. Nuk e njeh fare personin që është marrë peng”, tha avokati Maks Haxhia.

Abuzimet me tenderat/ SPAK e la në “arrest shtëpie”, Mirlinda Karçanaj i delegon kompetencat vartëses (EMRI) –

By: 27
23 December 2025 at 12:26

Pas shpërthimit të skandalit të tenderave në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe vendosjes së drejtoreshës Mirlinda Karçanaj nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, drejtimi i agjencisë është kaluar te Romina Kostani.

Karçanaj akuzohet për shkelje të barazisë në procedurat e tenderave, ndërsa Kostani do të menaxhojë punën e përditshme të AKSHI-t deri në përfundimin e hetimeve dhe vendimeve të mëtejshme nga organet e drejtësisë.

VENDIMI

Në mbështetje të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, ligjit nr.90/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”, të Ligjit nr.43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike” të ndryshuar, të Kreut V, neni 21, pika 5 të Ligjit nr. 162,

datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik” të ndryshuar, të Kreut IX, neni 73, pika 2, të Vendimit nr. 285,

datë 19.05.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, si dhe të Rregullores së Brendshme Nr.2740 Prot.,

datë 20.6.2025 “Mbi detyrat dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”,

Ngarkohet Drejtori i Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde te Huaja, Drejtori i Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov dhe Drejtori i Infrastrukturës e-Gov, për zbatimin e këtij urdhri.
Ngarkohet Sektori i Arkivë Protokollit për njoftimin e këtij urdhri. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.

Mëngjesin e 16 dhjetorit, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.

Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.

Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje.

Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. Ndërsa në banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor.

❌
❌