Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 January 202627.al

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –

By: 27
12 January 2026 at 23:34

Liverpool nuk has aspak vështirësi në FA Cup, teksa fitoi 4-1 ndaj Barnsley. Szoboszlai dhe Frinpong vendosën ndeshjen në “shinat” e duhura, ndërsa brenda fraksionit Philips shkurtoi diferencat.

Ylli hungarian, realizoi një eurogol në minutën e 9-të, ndërkohë që në minutën e 40-të, pas një gafe epike brenda zonës, i dhuroi golin e nderit futbollistit Adam Filips.

Në pjesën e dytë për The Reds la gjurmë Wirtz dhe Ekitike. Në fazën tjetër, të besuarit e Slot do të përballen me Brighton, takim ky i programuar të luhet me 14 shkurt.

gijotina.com/

PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –

By: 27
12 January 2026 at 23:10

Në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit”, Ervin Salianji, mohoi pretendimet e selisë blu se po punon për Ramën, duke takuar elektoratin e PD-së.

Duke iu referuar takimit në Korçë, Salianji tha se një pjesë e PD bashkëpunon me Niko Peleshin, që e cilësoi si pronarin e qytetit, se janë të lidhur me emërimet në bashki dhe institucione të tjera vendore.

Pjesë nga biseda

Ervin Salianji: Kush e ka këtë të ma thotë nga drejtuesit e partisë, se e stopoj unë dhe e rrëzoj qeverinë. Kemi 13 vjet që presim, do ta rrëzojë sot, do ta rrëzojë nesër. Ata njerëz që vijnë në ato salla janë ata që i shërbejnë PD-së.

Po si i shërbej unë, kur në treçerekun e fjalimit përmend Ramën? Ata nuk e përmendin Niko Peleshin që kanë disa shokë se i kanë futur në parti. Kanë njerëzit që i kanë futur në punë aty nëpër bashki dhe institucionet e qeverisë. Pse s’e përmendin Niko Peleshin? E dini ju që Niko Peleshi është thuajse pronari i qytetit, që emëron nga ka kapur një pjesë të PD, një klub shokësh. 4 personat që drejtojnë në një institucion të qytetit kanë qenë pronarë në një dyqan. Si ka mundësi që çdo skandal del dhe shumëfishohet. Cili është shqetësimi që po mblidhen njerëz për PD-në.

Andi Tela: Këtë energjinë e sallave, përballë lidershpirt të PD do t’i kundërvishesh me votë, Ke një plan?

Ervin Salianji: Pse do ta them në publik unë planin. Po pse kundër PD dhe jo pro. PD ti e lidh me individ? Kundër lidershipit të PD që e ka marrë peng.

Andi Tela: Do të përballesh vetëm nëpër salla?

Ervin Salianji: Të matemi me njerëzit, me votë. Unë po takoj njerëzit. E di cili është problemi kryesor në këte debat publik. PD të kishte problem funksionarë që takojnë njerëz, kanë problem pse unë mbledh njerëz dhe shajnë qeverinë. Po takoj njerëz.

Ylli Rakipi: Thonë se takimet e tuaja i shërbejnë Edi Ramës sidomos në këto kohë të vështira?

Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më –

By: 27
12 January 2026 at 22:52

Shqipëria, në këto 35 vitet e fundit ka pasur edhe momentet e saj kur dalja në rrugë për të protestuar fliste më fort se politika, kur qytetarët dilnin për fatin e tyre dhe jo për parti politike.

Reagim i fortë qytetar e që prodhoi si rezultat ndryshimin e regjimit ishin protestat e dhjetorit ’90, kur frika nuk u thye përballë regjimit të egër totalitar.

Ndërsa sot partitë opozitare kanë organizuar protesta kundër qeverisë, për korrupsionin dhe çështjet e maxhorancës në SPAK, duke kërkuar dhe dorëheqjen e qeverisë.

Ish-kandidati demokrat për deputet, Aulon Kalaja u shpreh se ka marrë pjesë në të gjitha protestat në vend dhe shpjegoi se çfarë i duhet PD-së që të ketë sukses me protestat.

“Të them të drejtën kam dal thuajse në të gjitha protestat që janë organizuar në Shqipëri. Janë sekuestruar kutitë e Durrësit dhe SPAK-u e ka marrë në dorë. Unë vij nga aktivizmi dhe gjithë jeta ime ka qenë në protestë.

Besoj se opozita duhet të rrokë moralitetin. Nuk jemi në ato kushte që të kemi një moral aq të lartë… Nuk është e pamundur, por duhet t’i mbushim mendjen vetes që po përballemi me protesta shumë të forta. Unë besoj që ne duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më nga sheshi. Kjo është një krizë morali e brendshme.

Presionet janë. Unë i kam vuajtur në kurrizin tim, sepse kur kam dalë në protestat e para, më kanë hequr prindërit nga puna. Ka dhe kërcënime mafioze kur ndërmerr një protestë.

Goditjet kanë qenë të shumëanshme. Unë e kam mundësinë që t’i them hallet e mia këtu në studio. Por të tjerët që nuk kanë pasur mundësinë të flasin?

Personazhet kryesore të këtyre kauzave janë përndjekur nga qeveria. Jo nga Edi Rama, por aty ka bashki, ka ministri e shumë të tjera.

Besoj që janë përçarë dhe janë blerë. Ne konsumuan një dramë nga partitë e reja për një mandat deputeti dhe çfarë ndodhi. Nuk është problemi i zonjës që u fut në parlament, por kjo vrau shpresën e njerëzve të rinj që duan të vijnë në politik”, tha ndër të tjera Aulon Kalaja.

qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare –

By: 27
12 January 2026 at 22:04

Një numër klientësh të Bankës Kombëtare Tregtare janë përballur me një surprizë të pakëndshme, teksa kartat e tyre janë zbrazur në mënyrë të mistershme. Kapitali identifikoi një sërë rastesh ku kartat rezultojnë të jenë përdorura në shtete të ndryshme.

Në një rast, karta e një qytetari rezultonte të ishte përdorur në Bullgari duke bërë blerje për një shumë të konsiderueshme me mijëra euro. Në një tjetër rast, paratë ishin marrë në Itali, e kështu me radhë. Pas këtyre informacioneve.

Banka pranoi se kartat janë klonuar nga një automat në Tiranë, ku autorët e vjedhjes kishin instaluar një kamera. BKT-së thotë se ky fenomen ka zgjatur vetëm një orë dhe pastaj thyerja e sigurisë është diktuar nga stafi i saj, ndaj sipas Bankës numri i kartave është që janë klonuar është i vogël. Ndërkohë BKT bën të ditur gjithashtu se qytetarët që kanë rënë pre e vjedhjes do të rimbursohen plotësisht.

Thyerja e sigurisë në bankën më të madhe të vendit përbën një shqetësim, i cili ngre edhe një herë nevojën për investime masive në sigurinë kibernetike nga sektori bankar, veçanërisht në epokën e dixhitalizimit.

Yesterday — 12 January 202627.al

Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë –

By: 27
12 January 2026 at 21:52

Aktori Mehdi Malkaj është shprehur se shqiptarët nuk dalin në protesta sepse kanë frikë nga ajo çfarë mund të ndodhi pas saj.

I ftuar sot në ‘Top Story’, ai është shprehur se edhe kur i ka ftuar njerëzit ti bashkohen në protesta, siç ishte ajo për teatrin, njerëzit kanë refuzuar duke u shprehur se ata nuk kanë punë ti bashkohen.

Malkaj: Këtu ka një fjali të vogël me emër mbiemër dhe ndonjë mbushje, po nuk u vra kjo nuk bëhet gjë. C’më duhet mua, unë i kam thënë në protestën e teatrit, po ik ore c’më duhet mua sipas frikës së tyre. Mos të gënjejmë, është frikë, këtu lozet për bukën e gojës, baballarët thonë obobo. Ishte Enver Hoxha që kishte nenin 55 që thoshte mua mos më shaj se të burgos dhe të vras, ky thotë fol sa të duash por të nesërmen e ke të gjithë fisin të pushuar nga puna.

gijotina.com

Përplaset me makinat e parkuara dhe përmbyset, aksident i rëndë në Kavajë, plagoset 24-vjeçari –

By: 27
12 January 2026 at 21:14

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Kavajës dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një 24-vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në bulevardin e qytetit të Kavajës, ku një automjet tip “Golf” është përplasur me disa mjete të parkuara.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe u përplas me një tjetër automjet të parkuar e si pasojë e përplasjes mësohet se u dëmtuan disa mjete.

Ndërsa automjeti u përmbys në rrugë. Drejtuesi I mjetit më pas është dërguar në spitalin e Durrësit dhe sipas policisë ka marrë dëmtime të lehta, pa pasoja.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin në rrugën “Josif Budo”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe për pasojë automjeti ka goditur 4 automjete të parkuara.
Si pasojë është dëmtuar lehtë 24-vjeçari, i cili është dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

gijotina.com/

Reali i Madridit shkarkon Xabi Alonson pas humbjes së Superkupës, ja kush e zëvendëson –

By: 27
12 January 2026 at 20:40

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht ndarjen e menjëhershme të rrugëve me trajnerin Xabi Alonso. Vendimi është marrë me marrëveshje të ndërsjellë mes klubit dhe teknikut 44-vjeçar, sipas një deklarate të publikuar nga “Los Blancos”.

“Real Madrid CF njofton se, me marrëveshje të përbashkët mes klubit dhe Xabi Alonsos, është vendosur të përfundojë angazhimi i tij si trajner i ekipit të parë”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Alonso u emërua trajner i Real Madridit në qershor 2025, duke pasuar Carlo Ancelottin, i cili u largua për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit. Edhe pse në fillim shfaqi shenja pozitive, periudha e fundit ka qenë e vështirë për ish-mesfushorin legjendar, me dëmtime të shumta, rezultate zhgënjyese dhe probleme në dhomën e zhveshjes.

Fitorja ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës mendohej se i kishte dhënë Alonsos më shumë kohë për të stabilizuar situatën, por humbja në finalen e mbrëmshme ndaj Barcelonës ka shtyrë drejtuesit e klubit, me presidentin Florentino Perez në krye, të marrin vendimin për shkarkim.

Në deklaratë, klubi thekson se Xabi Alonso do të mbetet gjithmonë një figurë e dashur për tifozët madrilenë: “Xabi Alonso do të ketë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e të gjithë madridistëve, sepse është një legjendë e Real Madridit dhe ka përfaqësuar gjithmonë vlerat e klubit. Real Madrid do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.”

Real Madrid falënderoi gjithashtu Alonson dhe stafin e tij për punën dhe përkushtimin, duke u uruar suksese në fazën e ardhshme të karrierës. Tashmë vëmendja është kthyer te pasuesi i tij, me emra si trajneri i Castilla-s, Álvaro Arbeloa, i cili do të marrë përkohësisht drejtimin e “Los Blancos”.

Alvaro Arbeloa ka qenë trajner i Real Madrid Castilla që nga qershori i vitit 2025 dhe e ka zhvilluar karrierën e tij si trajner në akademinë e Realit të Madridit që nga viti 2020. Në sezonin 2020-21, ai drejtoi skuadrën e Infantil A duke u shpallur kampion i kësaj kategorie, më pas  në 2021-2022 drejtoi skuadrën e Cadete A  të Real Madrid dhe nga 2022 deri në 2025 ai ishte trajner i Real Madrid Juvenil A me të cilin në 2023 fitoi titullin kampion, Kupën e Mbretit dhe Kupën e Kampioneve të kësaj kategorie

Sukseset më të mëdha me Realin e Madridit, Alvaro Arbeloa i pati si futbollist. Ish mbrojtësi spanjoll është aktivizuar me Los Blancos në periudhën 2009-2016 duke luajtur 238 ndeshje zyrtare. Gjatë kësaj periudhe si futbollist ai fitoi 8 tituj; 2 Champions League, 1 botëror klubesh, 1 Superkupë të Spanjës, 1 Superkupë të Evropës, 1 titull në La Liga, dy Kupa Mbreti dhe 1 Superkupë të Spanjës.

Alvaro Arbeloa ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses spanjolle me të cilën ka luajtur në 56 ndeshje duke fituar Botërorin e 2010 dhe dy Evropianë në 2008 dhe 2012. Trajneri i ri i Real Madrid që nga koha kur ka qenë futbollist ka pasur një raport shumë të mirë me presidentin Florentino Perez dhe bordin drejtues të Realit të Madridit. Klubi merenges përpara se të zgjidhte Arbeloan për postin e trajnerit të skuadrës së parë studioi të gjitha opsionet mes të cilëve edhe Santiago Solarin dhe në fund zgjodhi pikërisht Arbeloan edhe për faktin se e njeh shumë mirë ambientin duke qenë se ka qenë pjesë e skuadrës së Realit të Madridit si futbollist për vite të tëra

Në klub e pëlqejnë metodën moderne të punës së tij sic është përdorimi i dronëve për të xhiruar stërvitjet dhe për të përmirësuar analizën taktike. Po kështu Arbeloa konsiderohet si një trajnet që ndërhyn shpesh gjatë ndeshjeve dhe dora e tij ndihet në sesionet dhe momentet vendimtare. Por jo vetëm kaq, diskutimet e tij gjithnjë kanë qenë në një linjë me ato të klubit sidomos përsa iu përket kritikave të klasës arbitrare në Spanjë.

gijotina.com/

“Kemi bërë një gabim të rendë pas 11 majit”/ Anëtari i Forumit Rinor ia thotë në sy Berishës: Shkelmuam primaret –

By: 27
12 January 2026 at 20:18

Një nga anëtarët e FRPD, gjatë protestës së mbajtur sot nga opozita para Kryeministrisë ka folur për disa nga problemet që sipas tij ka partia që ai mbështet.

I riu është shprehur se ata vetë shkelmuan pa kuptim procesin që vetë e pompuam aq fortë si shembull të demokracisë së brendshme, primaret.

“Unë jam Herakli Pina, anëtar i kryesisë së Forumit Rinor të PD. Pas zgjedhjeve lokale të 2023 kam pasur dilemën nëse duhet të merrem më me politike, madje i thash vetes të bëjë edhe një hap pas por së fundmi e kam shkelur këtë vendim timin, kam zgjedhur të flas përballë qeverisë. Angazhimi im politik është një mision shpirtëror. Zgjedh të flas këtu bashkë me ju.

Do përpiqen të jem i drejtë për ato qe nuk funksionuan pas rithemelimit tonë. Bashkimi në diversitet jo si tezë por si qasje dhe figurat e ardhura prej tij dështuan në zbatim. Edhe sot e gjykojë të gabuar imponimin kundrejt demokratëve të disa figurave të papëlqyera mes nesh. Madje e gjejë krejt pa vend gradimin e tyre me pozita drejtuese brenda PD.

Shkelmuam pa kuptim procesin që vetë e pompuam aq fortë si shembull të demokracisë së brendshme, primaret, i morëm hakun disa prej më të votuarve. PD po riciklon dhe nuk po rigjeneron breza. Më e rënda ka të bëjë me sjelljen tona pas 11 majit, aty ku ne nuk u bënë bashkë të ulemi dhe ta shohim njëri tjetrin në sy dhe të ngrihemi me baza të shëndosha”, është shprehur ai.

gijotina.com/

Ndihmë mjekësore në spital dhe kthim në shtëpi –

By: 27
12 January 2026 at 20:12

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Teknik Ndërsektorial (GTN), është vendosur që tre fëmijët dhe nëna e tyre, Blerina Basha, të asistohen menjëherë me ndihmë mjekësore dhe sociale.

Ndihma do të nisë fillimisht me sigurimin e të gjitha medikamenteve të nevojshme për trajtimin e sëmundjes infektive të zgjebes. Ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në spital derisa të kurohen nga sëmundja ngjitëse, zgjebja, ndërsa më pas do të vijojë një proces i vazhdueshëm mbikëqyrjeje sociale në banesë. Ndërkaq do të bëhet dhe pastrimi e dizinfektimi i apartamentit të tyre.

Drejtoresha e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit, Diola Xhango, bëri me dije se në mbledhjen e GTN-së, ku morën pjesë përfaqësues të Shërbimit Social, Policisë, Shëndetësisë dhe organizatave jofitimprurëse, u dakordësua një plan i koordinuar ndërhyrjeje në funksion të forcimit dhe riintegrimit të familjes.

Sipas vendimit, tre fëmijëve u janë dërguar në spital veshmbathje dhe pritet t’u dërgohen të gjitha medikamentet e nevojshme për trajtimin e sëmundjes pasi në pediatri nuk ka. Do të kurohen të tre fëmijët dhe nëna. Financimi i këtyre ndërhyrjeve është marrë përsipër nga organizatat Nisma ARSIS dhe Ëorld Vision.

Ndërkohë, do të nisë procesi i pasaportizimit dhe zhvendosjes së regjistrimit të familjes, e cila aktualisht figuron e regjistruar në Vau i Dejës. Vetë Blerina është nga Berati. Regjistrimi i ri si banorë të Durrësit do t’i hapë rrugë përfshirjes së familjes në skemat e strehimit social të bashkisë.

Për nënën e fëmijëve, përmes Zyrës së Punës, do të shihet mundësia e gjetjes së një pune të rregullt dhe dinjitoze, me orar 8-orësh, në mënyrë që ajo të ketë mundësi të kujdeset dhe të mirërrisë fëmijët e saj. Aktualisht ajo punon deri në 16 orë. Gjithashtu, asaj do t’i ofrohet mbështetje psiko-sociale.

Shërbimi Social do të kryejë kontrolle dhe mbikëqyrje të përditshme të befasishme për mbarëvajtjen e situatës familjare. Nëna do të jetë në një periudhë prove, për të vlerësuar aftësinë e saj për të ushtruar kujdestarinë ndaj fëmijëve, me qëllim përfundimtar mbajtjen e familjes së bashku dhe garantimin e interesit më të lartë të fëmijëve.

1. Krijimi I kushteve higjeno-sanitare.”Dezifektim”nga Nisma Arsis.
2. Pagesa dhe mbulimi me medikamente nga Arsis
3. Masa e Mbikqyrjes së Specializuar në familje.
4. Kurse prindërimi nga “Nisma Arsis”
5. Këshillim psikologjik për nënën dhe fëmijët nga “Nisma Arsis.”
6. Ofrimi I veshmbathjeve për të tre fëmijët nga “ World Vision”.
7. Pako ushqimore dhe higjenosanitare nga “Nisma Arsis”.
8. Orientimi I nënës për transferimin në gjendjen civile në qytetin e Durrësit me qëllim përfitimin e shërbimeve të tilla si Aplikim për fondin e vecantë ,Strehim social ose bonus qiraje.

gijotina.com/

Arrestimi i Ballukut, ja kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e zv.kryeministres –

By: 27
12 January 2026 at 20:00

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka lajmëruar se do të mblidhet më 28 janar për të shqyrtuar çështjen e imunitetit të zv.kryeministres, Belinda Balluku.

Kujtojmë se mbledhja e fundit e Këshillit u mbajt më 19 dhjetor të vitit të kaluar. Mbledhja zgjati gati 5 orë dhe u zhvillua në praninë e kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho i cili sapo kishte marrë detyrën si dhe prokurorëve të çështjes.

Siç mësoi TCH gjatë mbledhjes SPAK paraqiti një USB me 16 mijë faqe prova për të argumentuar arrestimin e zv.kryeministres Balluku. USB-ja iu dorëzua të gjithë anëtarëve të Këshillit të Mandateve.

Gjatë mbledhjes u mësua gjithashtu se avokatët e Ballukut kërkuan 2 javë kohë për të shqyrtuar materialin e USB-së ndërkohë Prokuroria e Posaçme tha se 3 ditë janë të mjaftueshme.

Njoftimi i plotë:

Me Urdhrin nr. 3, datë 12.01.2026, është thirrur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në datën 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit, për vijimin e shqyrtimit procedural të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, që ka për objekt dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, sipas procedurave të parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.

gijotina.com/

Rikthimi i Veliajt në detyrë, Kushtetuesja zbardh vendimin, ja ku gaboi Rama

By: 27
12 January 2026 at 19:52

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për çështjen e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke i dhënë të drejtë kryebashkiakut dhe duke rrëzuar vendimet e Këshillit të Ministrave dhe Presidentit të Republikës.

Në seancën plenare publike të datës 31 tetor 2025, Gjykata Kushtetuese, e kryesuar nga Holta Zaçaj dhe me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve, shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga Erion Veliaj, i përfaqësuar nga avokatët Alban Dokushi dhe Ermal Yzeiraj. Si subjekte të interesuara në proces ishin Presidenti i Republikës dhe Këshilli i Ministrave.

Me shumicë votash, Gjykata vendosi pranimin e kërkesës dhe shfuqizimin e vendimit nr. 539, datë 25 shtator 2025 të Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, duke e cilësuar atë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dekretin nr. 350, datë 01 tetor 2025 të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore”, për pjesën që lidhet me Bashkinë Tiranë, duke konstatuar shkelje të neneve 115, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës.

Vendimi parashikon gjithashtu vazhdimin e masës së pezullimit të efekteve juridike të dekretit presidencial për zgjedhjet vendore në Tiranë, deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi.

Vendimi është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Ai është marrë më 3 nëntor 2025 dhe është shpallur më 12 janar 2026.

Në vendim shkruhet: “Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili ka marrë për bazë vetëm faktin e mungesës tremujore në detyrë, nuk ka analizuar shkakun, rrethanat dhe as ndikimin e mungesës në ushtrimin e detyrës, duke mos vlerësuar nëse kjo situatë rridhte nga veprimet ose mosveprimet e vet kryetarit dhe nëse ajo mund të konsiderohej shkelje e rëndë e Kushtetutës ose e ligjeve.

Megjithatë, duhet vënë në dukje se është e mundur që mosparaqitja në detyrë për një periudhë të pandërprerë tremujore të përbëjë shkelje të rëndë në ushtrimin e detyrës nga kryetari i bashkisë, por gjithnjë kur ai mund dhe duhet të mbajë përgjegjësi, në ndryshim nga rasti konkret, ku kërkuesit nuk i atribuohet asnjë lloj përgjegjësie juridike. Në këtë rast shkelja e rëndë ka të bëjë me mospërmbushjen thelbësore të detyrës me vullnetin e tij, duke mbajtur në konsideratë se kryetari i bashkisë është organ ekzekutiv monokratik”.

gijotina.com/

The post Rikthimi i Veliajt në detyrë, Kushtetuesja zbardh vendimin, ja ku gaboi Rama appeared first on 27.

Do bëjmë një kryengritje paqësore –

By: 27
12 January 2026 at 19:38

Në fund të fjalimit të tij në Foltoren e kësaj të hëne, kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e shqiptarëve.

‘Ju ftoj të bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore, për një revolucion të ri, i cili do të fshijë nga harta e Shqipërisë narkodiktaturën e Enver Hoxhës, do shndërrojë në vendin e bekuar të qytetarëve të ndershëm, punëtorë, të aftë’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ te kryeministria.

Pjesë nga fjalimi

Çdo ditë mediat njoftojnë për skandale e superskandale.

Çdo ditë njoftohen se vendimet në Shqipëri i marrin kartelet e drogës.

Se qeveria punon për pasurimin e saj, punon për pasurimin e karteleve, varfërinë dhe mjerimin e qytetarëve.

Ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e qytetarëve.

Ka ardhur koha që qeveria të ndëshkohet me zemërimin e qytetarëve.

Ndaj dhe u ftoj të bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore, për një revolucion të ri, i cili do të fshijë nga harta e Shqipërisë narkodiktaturën e Enver Hoxhës, do shndërrojë në vendin e bekuar të qytetarëve të ndershëm, punëtorë, të aftë.

Në vendin e qytetarëve që e duan dhe e ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Rroftë Shqipëria.

Rrofshi ju.

Rrofshin shqiptarët.

gijotina.com/

Fier, lumi Seman çan argjinaturën, uji vërshon drejt tokave bujqësore të banorëve të zonës –

By: 27
12 January 2026 at 18:26

Lumi Seman ka çarë mesditën e sotme argjinaturën në disa segmente, në afërsi të fshatrave Ndërnënas dhe Hasturkas në Libofshë, nga prurjet e shumta.

Për pasojë, uji ka vërshuar përtej argjinaturës drejt tokave bujqësore, duke alarmuar banorët e zonës. Ata pohojnë se nuk kanë parë kurrë një nivel kaq të lartë prurjesh, ndërsa shprehin frikë për vijimin e rritjes së ujërave, të cilat po i afrohen zonave të banuara.

Përballë kësaj situate alarmante, forcat e Bordit të Kullimit ndodhen në terren dhe po punojnë me mjete të rënda për disiplinimin e ujërave që derdhen në kolektorin e hidrovori të Darëzezës, me qëllim shmangien e përmbytjes së banesave dhe paneleve fotovoltaike.

Ndërkohë, qindra hektarë tokë bujqësore ndodhen nën pushtetin e ujit.

gijotina.com/

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore –

By: 27
12 January 2026 at 18:00

Ai, shimpanzeja japoneze e njohur ndërkombëtarisht  për aftësitë e saj të jashtëzakonshme në numërim, kujtesë dhe pikturë ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare.

Ai u bë simbol i kërkimeve mbi njohjen te primatët, duke u rritur dhe studiuar për dekada në Japoni, ku mori pjesë në eksperimente që tronditën perceptimin tradicional mbi dallimin mes inteligjencës njerëzore dhe asaj shtazore.

Ajo ishte shimpanzeja e parë që mësoi të dallonte dhe të rendiste numra arabë, shpesh me shpejtësi dhe saktësi që rivalizonin aftësitë njerëzve.

Përvec aftësive matimatikore, Ai u dallua edhe për anën e saj artistike, teksa pikturat e saj të krijuara me ngjyra dhe forma spontane, u interpretuan nga studiuesit si shprehje e një ndjeshmërie të rrallë krijuese, duke hapur debate të reja mbi artin dhe vetëdijen tek kafshët.

Ai nuk ishte thjesht subjekt studimi, por u kthye në një ikonë kulturore ddhe shkencore. Ajo ndihmoi në rishkrimin e teksteve akademike mbi memorien, të mësuarit dhe komunikimin, duke dëshmuar se kufiri mes njeriut dhe kafshës është më kompleks sesa mendohej.

Humbja e saj shënon fundin e një epoke në kërkimin shkencor, por trashëgimia e Ai-t mbetet e gjallë në studimet që frymëzoi, debatin etik mbi trajtimin e kafshëve dhe në pyetjen thelbësore që ajo la pas: Sa afër nesh janë, në të vërtetë, ata që i quajmë “të tjerë”?!

Kylie Jenner shkëlqen në Golden Globes 2026 –

By: 27
12 January 2026 at 17:46

Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në Golden Globes 2026, jo vetëm si shoqëruesja e të dashurit të saj, aktorit Timothée Chalamet, por edhe për stilin e saj të jashtëzakonshëm.

Ajo u shfaq me një fustan të artë nga Ashi Studio, të kombinuar me bizhuteri të personalizuara Lorraine Schwartz me vlerë mbi 100 karat, përfshirë vathë 75-karatësh dhe unaza të shumta.

Ylli i reality show-t nuk ecën në tapetin e kuq, por u pa e ulur pranë Timothée-t gjatë transmetimit televiziv, duke e bërë fitoren e tij për Aktorin më të Mirë në një Dramë për filmin Marty Supreme edhe më të veçantë. Përveç kësaj, Kylie prezantoi edhe aromën e saj të fundit nga Kylie Cosmetics, duke kombinuar modën me markën personale.

Kolaudimet fiktive! 5 pika alarmi në Qukës-Qafë Plloçë –

By: 27
12 January 2026 at 17:32

Inxhinieri, Romeo Nazarko ka folur mbi degradimin dhe shembjet e regjistruara në rrugët e inaguruara me bujë nga Belinda Balluku.

Sipas tij, shembjet vijnë kryesisht nga mungesa e kolaudimeve të rrugëve dhe më kryesorja, nga mungesa e studimeve gjeologjike, përveç aferave korruptive me tenderime dhe prokurime.

Sipas tij, pothuajse çdo rruge nuk i bëhet studim gjeologjik për tokën dhe ujërat nëntokësorë, duke sjellë situata të ngjashme si në Rrugën e Arbrit, ashtu dhe Qukës-Qafë Plloçë. Në këtë të fundit inxhinieri sqaron se ka konstatuar 5 pika alarmi.

Ai thotë se duhet të vendosen para përgjegjësisë autorët realë, pasi kjo situata mund të sjellë edhe rreziqe për qytetarët, përveçse dëmit financiar.

“Duhet të mbahet përgjegjësi për këto dëme. Institucionet duhet të shohin të gjitha punimet dhe t’i kontrollojnë. Kolaudimi në rrugën Qukës-Qafë Plloçë është bërë, por duhet kontrolluar se si është kryer ky kolaudim, në terren dhe faktik nga ana teknike apo vetëm me letra. Por rasti konkret tregon se kemi të bëjmë me një kolaudim fiktiv, ashtu sikurse ka qenë prokurimi dhe projekti fiktiv. Këta vazhdojnë t’i japin punimet dhe tenderët me nënkontraktim që nuk mbajnë as përgjegjësi. Kolaudimet e rrugëve nuk duhet të bëhen fiktive.

Në rrugën Qukës-Qafë Plloçë dhe në të gjitha të tjerat duhet studim gjeologjik dhe ky është gabimi i parë që bëhet dhe është bërë. Më tej nis me projektin, kur ai nuk bëhet i saktë dhe më tej me prokurimet apo tenderimet, sepse bëhet me nënkontraktorë dhe kompanitë marrin atë 20% e prokurimit, kurse kur mbarojnë lekët s’ka më për të shtruar rrugët. Te rruga Qukës-Qafë Plloçë kam kaluar 2-3 herë dhe kam parë të paktën pesë zona alarmi, është gabuar edhe me skrapatat e maleve dhe kodrave, nuk janë bërë ashtu siç duhet dhe tani ndodhin rrëshqitjet. Të gjitha këto bëhen para se të nisin punimet”, shpjegoi inxhinieri për “News 24”.

Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake –

By: 27
12 January 2026 at 17:16

Numri i viktimave nga protestat masive kundër regjimit në Iran po rritet çdo ditë. Sipas Agjencisë së të Drejtave të Njeriut HRANA, të paktën 544 persona, mes tyre tetë fëmijë, janë vrarë gjatë 15 ditëve të fundit. Mbi 10,600 protestues të tjerë raportohet se janë arrestuar dhe dërguar në burgje.

Irani prej më shumë se 84 orësh është i shkëputur nga interneti dhe linjat telefonike, lëvizje që po e bën të vështirë verifikimin e informacioneve dhe të numrit të plotë të viktimave.

Garda Revolucionare ka akuzuar SHBA-në se po nxit protestat dhe e ka cilësuar reagimin e dhunshëm të autoriteteve si “mbrojtje të sigurisë kombëtare”.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara, presidenti Donald Trump po shqyrton disa skenarë kundër Iranit, përfshirë edhe ndërhyrjen ushtarake. Ai ka marrë informacione mbi plane që synojnë goditjen e forcave të sigurisë iraniane, të përfshira në shtypjen e protestave, por ende nuk ka vendosur për një veprim konkret.

Trump tha se Irani ka kërkuar negociata, ndërsa theksoi shqetësimin për vrasjen e civilëve. Megjithatë, brenda administratës amerikane ekziston frika se goditjet ushtarake mund të forcojnë regjimin iranian duke bashkuar popullin përreth tij.

Përveç opsioneve ushtarake, SHBA po merr në konsideratë sanksione të reja, sulme kibernetike dhe mbështetje teknologjike për protestuesit. Ndër idetë e diskutuara është edhe përdorimi i Starlink për të rikthyer qasjen në internet në Iran, me Trump që tha se mund të kontaktojë Elon Musk për bashkëpunim.

Irani ka paralajmëruar se çdo ndërhyrje amerikane do të kundërpërgjigjet me sulme ndaj bazave të SHBA-së dhe interesave të saj në rajon.

Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA –

By: 27
12 January 2026 at 17:00

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po kryen verifikime edhe për projektin DURANA të Korporatës Shqiptare të Investimeve, në vijim të hetimeve që lidhen me dosjen e AKSHI-t dhe aktorët kryesorë të saj.

Burime bëjnë me dije se verifikimet po fokusohen te disa kompani të regjistruara në DURANA, për të cilat ka dyshime se lidhen me personazhe të përfshirë në skandalin e AKSHI-t, mes tyre emra të njohur të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe të tenderëve publikë.

Sipas burimeve, nuk bëhet fjalë për një hetim të përgjithshëm ndaj të gjitha subjekteve të regjistruara në park, por për kompani specifike që dyshohet se kanë lidhje direkte ose indirekte me aktorët e dosjes AKSHI.

Lidhja me dosjen AKSHI

Zgjerimi i verifikimeve nga SPAK lidhet drejtpërdrejt me hetimet për AKSHI-n, ku prokurori special Bledar Maksuti ka dokumentuar një skemë e përqendrimit të tenderëve publikë te një numër i kufizuar kompanish, përmes kostove të fryra dhe ndikimit mbi proceset e prokurimit.

Hetimet kanë treguar se këto kompani përfitonin njëkohësisht fonde publike dhe, sipas dyshimeve, shmangnin detyrimet fiskale, tashmë nëpërmjet projektit DURANA.

Në këtë kontekst, DURANA po shihet si një element shtesë i së njëjtës skemë, ku përfitimi nuk kufizohej vetëm te tenderët, por shtrihej edhe te përjashtimet nga taksat, duke i shkaktuar dëm të dyfishtë buxhetit të shtetit.

SPAK po verifikon nëse projekti DURANA është përdorur për favorizim dhe shmangie taksash në funksion të të njëjtëve aktorë të përfshirë në dosjen AKSHI, duke e shtrirë hetimin përtej një institucioni të vetëm dhe drejt një skeme më të gjerë financiare.

Çfarë është DURANA

DURANA është një park teknologjik dhe shkencor, i krijuar në bazë të ligjit për parqet teknologjike, i administruar nga Korporata Shqiptare e Investimeve dhe i shpallur zonë e lirë për zhvillimin e teknologjisë së informacionit. Statusi i parkut u garanton subjekteve të regjistruara përjashtime dhe lehtësira të gjera fiskale, përfshirë ulje ose përjashtim nga tatim-fitimi, tatimi mbi të ardhurat personale dhe TVSH-ja, sipas parashikimeve ligjore.

Ky mekanizëm u aplikua në një kohë kur privilegjet fiskale për kompanitë e IT-së po hiqeshin për shkak të presionit të fortë ndërkombëtar, duke ngritur dyshime se DURANA u përdor si një skemë alternative për shmangien e taksave.

Denoncimet e Arben Ahmetajt

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka denoncuar publikisht DURANA-n, duke e cilësuar si një rrugë të re për favorizimin fiskal të një grupi të caktuar kompanish të IT-së, pas rrëzimit të skemës së mëparshme të taksimit preferencial. Sipas Ahmetajt, përmes regjistrimit në DURANA, kompani që vijonin të fitonin tenderë publikë përfitonin njëkohësisht edhe nga përjashtimi nga detyrimet tatimore.

Denoncimet e tij kanë ngritur pikëpyetje mbi qëllimin real të parkut dhe mbi përputhjen e aktivitetit të subjekteve të regjistruara me kriteret ligjore të kërkim-zhvillimit dhe inovacionit.

Faqja e Korporatës së Investimeve kishte fshirë nga WEB-i gjithçka që lidhej me këtë projekt duke shtuar dyshimet se diçka po fshihet. /skyweb.al

Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit –

By: 27
12 January 2026 at 16:46

Pas çdo ndryshimi të pronarit të mjetit do të kryhet kontroll teknik. Ndryshimet parashikohen në një udhëzim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që është publikuar në Fletoren Zyrtare, por që do të nisë zbatimin nga data 1 dhjetor 2026.

Sipas tij, pavarësisht nga data e kontrollit të fundit teknik të mjetit, autoriteti kompetent përkatës mund të kërkojë nga ai që t’i nënshtrohet një kontrolli teknik para frekuencës përkatëse kur ka ndryshuar titullari i certifikatës së regjistrimit të automjetit. Po ashtu, ky kontroll mund të kërkohet edhe në rastet kur mjeti ka kryer 160 000 km.

Paralelisht, udhëzimi përfshin edhe parashikime të reja, sa i takon shkëmbimit të informacionit me vendet e Bashkimit Evropian. Sipas tyre “autoriteti kompetent, nëse e zbatueshme, përdor platformën e Komisionit Evropian për shkëmbimin e informacionit me të dhëna mbi certifikatat e kontrollit teknik dhe leximit të odometrit midis autoriteteve kompetente të shteteve anëtare të BE-së”.

Gjithashtu, inspektorët e qendrave të kontrollit, pronarët e mjeteve dhe studiues të aksidenteve, nëse e zbatueshme, mund të marrin informacion nga platforma të tjera elektronike të Komisionit Evropian, mbi historikun e aksidenteve të mjetit dhe informacione të tjera mbi aspektet e sigurisë së komponentëve të mjeteve, të cilat kanë qenë të përfshira në aksidente.

Udhëzimi parashikon edhe ndryshime të tjera, duke sjellë një riformatim të rëndësishëm të kategorizimit të mjeteve, duke synuar përafrimin e plotë me legjislacionin e Bashkimit Evropian./Scantv

Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin –

By: 27
12 January 2026 at 16:30

Është shtyrë seanca paraprake në GJKKO, për Ilir Metën dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Seanca e sotme do të përcaktonte nëse dosja në ngarkim të tyre do të kalonte për gjykim ose jo, por pas 30 minutash seancë, është njoftuar shtyrja e saj për në datën 22 janar.

Ilir Meta akuzohet ng SPAK, për korrupsion pasiv në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim. Ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim.

Ndaj ish-bashkëshortëve rëndojnë dhe akuzat për kryere të veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

❌
❌