AKSHI i cilësuari nga SPAK si “grup i strukturuar kriminal”, është kujdesur që për abuzimet qindra milionë euro, të mos paguanin as taksat. E për këtë duket se është kujdesur personalisht Edi Rama, që me ligj dhe VKM-të posaçme krijoji Duranën. Projekti fantazmë, që iu shit qytetarëve si një investim që do të gjeneronte miliarda euro e do të punësonte mbi 5 mijë persona me paga të larta, por që në të vërtetë është një parajsë fiskale për fondet e vjedhura te AKSHI.
Teksa po bëhet gati një vit nga prezantimi i këtij projekti, Emisioni Plug udhëtoi në Xhafzotaj të Durrësit, për të parë nëse bizneset ishin futur në zyrat që u tregoi Drejtoresha e Korporatës Shqiptare të Investimeve Elira Kokona.
Në realitet, në këtë zonë, jo që park teknologjik nuk ka, por për më tepër nuk ka asnjë shenjë punimesh, që në një të ardhme në këtë zonë të ndërtohej një park i till, siç u përpoq Elira Kokona sëbashku me Edi Ramën tu thoshte shqiptarëve.
Veç projektit në letër që në të vërtetë kishte si synim krijimin e parajsës fiskale për vjedhjet te AKSHI, qeveria u kujdes që me një VKM të posaçme, pronën që ndodhet në një prej zonave më të përmendura për pronësi nga organizata kriminale, t’ja kalonte institucionit të drejtuar nga Kokona.
Me vendimin nr. 185 datë 27 mars 2024, Edi Rama me një vendim qeverie, kaloi pronën me sipërfaqe njëqind e dyzet mijë e katërqind m2, nga Radio Televizion Shqiptar në pronësi të Drejtorisë së Kokonës.
Kalimin nga Radiotelevizioni Shqiptar në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të pasurive të paluajtshme shtetërore me nr. 336, me sipërfaqe 140 400 (njëqind e dyzet mijë e katërqind) m2 , në zonën kadastrale 3852, me emërtimin “Radiostacioni”, me vendndodhje në Xhafzotaj, Bashkia Durrës, sipas dokumentacionit/kartelave të pronësisë, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, për t’u përdorur për krijimin/hapjen e parkut teknologjik dhe shkencor “Durana Tech Park”.
- Miratimin e hapjes së parkut teknologjik dhe shkencor, me emërtimin “Durana Tech Park”, me sipërfaqe 140 400 (njëqind e dyzet mijë e katërqind) m2 , me vendndodhje në Xhafzotaj, Bashkia Durrës
Tashmë me këtë VKM, iu hap rruga edhe nisjes së punës për krijimin e Duranës, ku ndryshe nga sa propagandohej se do të shërbentë për stimulimin e risive të Teknologjisë dhe Inovacionit, u shndërrua në strehën e kompanive abuzuese me tenderat e AKSHI-t, që SPAK i akuzon si grup i strukturuar kriminal. Në bazë të
Për të jetësuar këtë projekt, Edi Rama ndërmorri nisma për ndryshime ligjore të paktën 3 VKM të posaçme. Bazuar në ligjin Nr. 58/2022 për krijimin e parqeve teknologjike dhe shkencore është baza ligjore e parkut, e cila përcakton procedurat për krijimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike në vend, Edi Rama miratoi edhe 3 VKM të posaçme. Në datë 31 maj 2023 është miratuar VKM nr. 337 për “Procedurat dhe kriteret për përzgjedhjen e zhvilluesve të parqeve shkencore dhe teknologjike”, që përshkruan kriteret që duhet të përmbushen për të përfituar nga statusi i zhvilluesit të një parku teknologjik. VKM Nr. 185, datë 27/03/2024 specifikon miratimin e AIC si zhvillues i Durana Tech Park dhe parashtron paketën e lehtësirave fiskale për investitorët që operojnë në park. E gjithashtu veprimtaria e këtij parku plotësohet me VKM Nr. 416, mbështetur edhe në akte të tjera për incentivave fiskale.
Sipas legjislacionit të krijuar edhe posaçërisht për këtë qëllim, Durana Tech Park ofron parajsën fiskale.
Incentivat Fiskale për Investitorët Durana Tech Park ofron një sërë lehtësirash fiskale për kompanitë që zgjedhin të vendosen në park, përfshirë:
* 0% Tatim mbi Fitimin për një periudhë 15-vjeçare për të ardhurat që gjenerohen nga veprimtaritë të cilat zhvillohen në park.
* Përjashtime nga TVSH-ja për mallrat dhe shërbimet e përdorura për qëllime kërkimi dhe zhvillimi (R&D).
* Përjashtime nga taksat doganore për importet e pajisjeve teknologjike dhe inovative.
* Lehtësime në Sigurimet Shoqërore, ku kontributet mund të paguhen mbi bazën e pagës minimale për një periudhë të caktuar.
* Përjashtim nga të gjitha taksat për një periudhë 10-vjeçare për pagat e personelit që punon në kërkim-zhvillim në park.
* Përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe taksa e pasurisë së paluajtshme për një periudhë 10-vjeçare për ndërtimet e realizuara në park.
* Rimbursim i pjesshëm nga shteti për kostot e trajnimit për punonjësit shkencorë dhe teknikë në park, sipas kritereve dhe procedurave të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
* Formalitetet dhe procedurat doganore për hyrjen dhe daljen e mallrave në/nga parku bëhen sipas Kodit Doganor dhe ligjërimin e dokumentacionit të shtetasve të huaj që ushtrojnë veprimtari në park. Këto përfitime fiskale do të bëhen të aplikueshme sapo parku të bëhet funksional dhe të fillojnë aktivitetet brenda tij.
Pika e fundit e legjislacionit në fuqi, parashikon qartë, që parqet tekonologjike funksionojnë si një ishull, e madje duhet të kenë edhe një infrastrukturë strikte doganore, për të shmangur pikërisht abuzimet. Por për sa kohë nuk ka as park, kurrësesi nuk mund të mendohet që ekzitojnë edhe këto struktura doganore e tatimore, që kompani ekzistuese në territorin shqiptar të mund të përfitojnë.
Ndryshe nga sa duhet të ndodhte, kompanitë e para që u regjistruan, ishin pikërisht ato që kanë thithur të paktën 100 milionë euro tendera nga AKSHI, me në krye Ermal Beqirin dhe Ergys Agasin. Madje çertifikatën për këtë paligjshmëri, Ergys Agasit ja ka dhënë vetë Edi Rama në inagurimin e çeljes së projektit.
Ndërsa SPAK kishte nisur hetimet për abuzimet me fondet tek AKSHI, që rrjedhimisht do të përfshinte edhe Duranën, për shkak të lidhjeve direkte të kompanive, Edi Rama dhe mazhoranca socialiste bën lëvizjen e radhës, për të shpëtuar nga pasojat ligjore këto kompani e këto personazhe, e gjithashtu duke tentuar ti hapnin një dritare të re përfitimi. Ndërsa për Parqet teknologjike, legjislacioni është i qartë, deputeti i Partisë Socialiste Ramion Kurti, vetëm pak ditë para shpërthimit të skandalit, do të propozonte ndryshime në ligjin nr.58/2022 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin parqeve teknologjike dhe shkencore”. Veç lehtësirave të tjera të shmangies së taksave, specifikisht në këtë projektligj propozohet që këto kompani veç regjistrimit në Park të mund të kenë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit në çdo territor të vendit, çka do të zhbënte totalisht thelbin e Parkut Teknologjik, e do të çelte plotësisht mundësine, që këto kompani të vepronin dhe merrnin fonde kudo në institucionet shtetërore, e të mos paguajn taksa.
Ne nenin 3 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
- Në gërmën (dh) në fund të paragrafit shtohet fjalia “Përdoruesi rezident i parkut
regjistrohet në territorin e parkut me NIPT/NUIS parësor ose/dhe me NIPT/NUIS dytësor në territore të ndryshme nga territori i parkut. Përjashtimisht, Start-up, Punonjësit Dixhital, Lëvizës dhe Istitucionet e Arsimit të Lartë trajtohen mutatis mutandi si përdorues rezident apo të përfshirë në park sipas rregullave dhe kushteve të parashikuara posacërisht për këto kategori në një Vendim të Këshillit të Ministrave”
Këto ndryshime bihen ndesh po me këtë ligj, i cili në nenin 12, pika 2 ndalon totalisht transferimin në park të kompanive ekzistuese që operojnë në territorin shqiptar si dhe transfertat e kapitaleve. Por nëse projektligji i deputeti socialist miratohet, edhe kjo pengesë bie.
Paralel me Duranën, përfituesit e vëertët nga kjo parajsë fiskale, Ermal Beqiri themelojnë edhe shoqatën që do të merrte në dorëzim parkun, e do të luante rolin e sekserit për këto që do ti bashkangjitej Parkut Teknologjik. E në rresht për llogari të Ermal Beqirit, do të viheshin jo vetëm drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj por edhe ministra të Edi Ramës.
Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI) është shoqata që drejtohet nga biznesmeni Ermal Beqiri, në të cilën janë anëtarësuar rreth 50 kompani shqiptare dhe të huaja që kanë si objekt aktivitetin e tyre në fushën kompjuterike dhe dixhitalizimit. Ky këshill u krijua në dhjetor 2024, paralel me legjislacionin për Duranën. “Durana Tech Park”, rezultun e rregjistruar në 20 shkurt 2025 në Qëndrën Kombëtare të Biznesit dhe është themeluar gati 1 muaj e gjysëm, pasi Ermal Beqiri krijoi shoqatën “ACTI”. Dhe për të treguar forcën dhe aktivitetin real të kësaj shoqate, Ermal Beqiri, nuk nguroi që tu tregonte çdo biznesi që operon në këtë fushë, se është shoqata e tij që dikton politikat e fushës, e madje dikton edhe kontaktet me Institucionet qeveritare.
ACTI është kthyer në një qendër kombëtare ndikimi për teknologjinë dhe inovacionin në Shqipëri. Një urë lidhëse mes institucioneve, kompanive, profesionistëve, akademisë dhe diasporës, që mundëson ndërtimin e zgjidhjeve konkrete me ndikim real në shoqëri dhe ekonomi. Me ngjarje si ACT NOË dhe partneritete strategjike me institucionet shtetërore, ACTI luan një rol kyç në hartimin e strategjive për transformimin digjital, inteligjencën artificiale dhe sigurinë kibernetike, ndërsa përmes komiteteve, trajnimeve dhe mentorimeve, fuqizon një brez të ri inovatorësh.
Nuk jemi më thjesht disa kompani me një ide të përbashkët, por një lëvizje kombëtare që bashkon profesionistë, institucione, akademinë dhe diasporën për të ndërtuar një ekosistem të hapur, të besueshëm dhe të qëndrueshëm për të ardhmen digjitale të Shqipërisë.
Për tu bërë pjesë e rrjetit të Ermal Beqirit, kompanitë dhe individët duhet të paguanin një taksë dhe u ndanë në disa kategori, si: anëtarë Individual të cilët duhet të paguajnë një tarifë prej 50 euro në vit. Anëtarë Silver, të cilët duhet të paguajnë një tarifë prej 1 mijë euro në vit, anëtarë Gold, të cilët duhet të paguajnë një tarfifë prej 5 mijë euro në vit dhe anëtarë Platinium për të cilët nuk ka një tarifë zyrtare, por drejtuesi Ermal Beqiri, sugjeron ta kontaktojnë. Çdo anëtar Individual, Silver, Gold dhe Platinium ka akses në disa të dhëna, në raport me vlerën e pagesës që kryen. Anëtarë të kategorisë Platinum janë kompanitë Soft Solution e Ermal e Beqirit, “Helius Sistem”, “Fastech”, “Hard Tech”, “Albict”, “Kreatx”, “DEV”, “Communication Progres” e të tjera. Ndërsa tek kategoria “Gold Members” janë “Horizon” sërisht e Ermal Beqirit, “ALBA SCAN”, “Introvus Solutions”, “R-T Group”, “Evolutivo Albania”, “ATOM Computers”, “ISEC”, “Synapse” TES-96, “Axians”, “EA-Solution”, “Atrax Softëare Solution”, “Starnet”, “CyberFarm”, “Baboon”, “Fenix” dhe kompani të tjera që numri i tyre shkojnë diku tek 50 të tilla.
Pra tashmë me këtë shoqatë, treshja Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Armand Frangu, baxhanaku i kryeministri EdI Rama thurën të gjithë rrjetën, që nga marrja e fondeve të AKSHI-t, shmangia e taksave për milionat nga tenderat abuziv, por edhe kontrollin e të gjithë sektorit, duke u bërë edhe penges për çdo kompani që do të synonte depërtimin në këtë treg, vision të qeverisë Rama. Këtu, Ermal Beqiri në bashkëveprim me skuadrën e çunave, arritën të çajnë monopolin e krijuar prej vitesh nga biznesmeni i “ABS” Gerond Meçe dhe Armand Frangu që zotëron kompanitë “B360” dhe “Sirma”.
Prej plasjes së skandalit dhe hetimeve të SPAK, kryeministri Edi Rama ëshët përpjekur që të shmang komentet për përfshirjen në skemë të baxhanakut të tij Armand Frangu, ndërsa ka marrë në mbrojtje Mirlinda Karccanajn. Teksa lidhjet me këta personazhe, dhe përfshirjen e familjarëve të tij, përpiqet që ti fsheh për publikun, provat trgojnë se kjo organizatë kriminale e abuzimit me fondet publike, është bekuar nga Edi Rama që të përfaqësojnë Shqipërinë edhe në marrëdhënie me aleatët e Shqipërisë, e me lider të shteteve më të fushqishme të botës.
Rama te durana- jemi ne bashkepunim me francen dhe pjese e ketij zhvillimi eshte Durana… per te krijuar nje hapsire ne funksion te BE
3.5 mld euro vetem nga kjo iniciative me francezet
Gjysëm miliardi euro nga Durana, apo 3. 5 miliardë euro që do të futeshin në ekonomi fal bashkëpunimit me kompanitë franceze, kryeministri EdI Rama ja ka besuar pikërish kordinimit nga zyra e Ergys Agasit. Ermal Beqiri, është personi që Edi Rama i prezantoi Preidentit të Francës Emanuel Macron, për të menaaxhuar këto fonde…/Emisioni Plug