Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 202527.al

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

By: 27
25 December 2025 at 21:58

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Ndreu theksoi se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka komentuar asnjëherë përmbajtjen e dosjeve hetimore apo veprimet e SPAK, pasi këto, sipas tij, janë kompetencë ekskluzive e drejtësisë.

Sipas Ndreut, qëndrimi i kryeministrit ka qenë strikt procedural dhe kushtetues. Ai nënvizoi se Kushtetuta i jep kryeministrit të drejtën për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të qeverisë, një parim që, siç tha, është konfirmuar edhe nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Në rast përplasjeje mes ligjit dhe Kushtetutës, zbatohet Kushtetuta. Çështja e pezullimit është sqaruar qartë nga Gjykata Kushtetuese dhe interpretimet e tjera bien poshtë,” u shpreh Ndreu.

Ai shtoi se Këshilli i Mandateve ka ndjekur procedurat përkatëse dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë në lidhje me mospezullimin e Ballukut nga detyra.

Duke folur për SPAK-un, Ndreu theksoi se krijimi i këtij institucioni ishte një proces i ndërgjegjshëm që do të prekte edhe politikën, një realitet që, sipas tij, Partia Socialiste nuk e ka mohuar asnjëherë. Ai kritikoi ata që në të shkuarën kanë sulmuar dhe penguar drejtësinë, duke vënë në shënjestër prokurorë dhe gjyqtarë.

“Sot Shqipëria ka arsye të ndihet e sigurt, sepse falë reformës në drejtësi, si qytetari i thjeshtë ashtu edhe funksionarët më të lartë përgjigjen njësoj përpara SPAK-ut dhe gjykatave,” deklaroi Ndreu.

Kryebashkiaku theksoi se ende nuk mund të thuhet me siguri nëse Balluku do të japë dorëheqjen, duke shtuar se kjo mbetet një mundësi e hapur.

“Kush tha që Balluku nuk do të japë dorëheqjen? Duhet durim. Edhe mund ta japë. Kam informacion që ajo e ka kërkuar disa herë dorëheqjen,” deklaroi Ndreu.

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

By: 27
25 December 2025 at 21:44

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetime mbi pasuritë e mundshme në Shqipëri të 89 shtetasve të Kosovës, pas dyshimeve se këto mund të jenë krijuar nga veprimtari kriminale.

Veprimet hetimore vijnë në zbatim të një letërporosie nga autoritetet kosovare, që po hetojnë 31 persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të angazhuar në trafik droge dhe pastrim parash. Identifikimi i tyre u bazua në komunikime në aplikacionin SKY ECC dhe të dhëna nga autoritetet belge dhe franceze të drejtësisë.

Sipas SPAK, fitimet e gjeneruara nga aktiviteti kriminal dyshohet se janë transferuar në biznese të ndryshme dhe pasuri të luajtshme e të paluajtshme, përfshirë tokë, shtëpi, banesa dhe automjete, me qëllim fshehjen e burimit të vërtetë.

Pala kosovare ka kërkuar që hetimi të përfshijë jo vetëm pasuritë e personave të dyshuar, por edhe të 58 familjarëve të tyre, në emër të të cilëve mund të jenë regjistruar pasuri të paligjshme. SPAK do të verifikojë gjithashtu nëse këta persona kanë llogari bankare në Shqipëri, si pjesë e hetimit për pastrim parash dhe aktivitet të dyshuar kriminal.

gijotina.com/

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

By: 27
25 December 2025 at 21:22

Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte një nga vitet më të suksesshme. Kualifikimi për herë të parë në “Play Off” të Botërorit, është një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë me në krye trajnerin Silvinjo, i cili është padyshim një nga trajnerët më të suksesshëm.

Braziliani ka formuar një skuadër që pëson pak gola, cinike para portës, por që vetë braziliani nuk ka shumë dëshirë që të bëjë eksperimente me lojtarët, skuadrën apo edhe me listat e gurmbullimit. Në vitët e fundit, ai i ka qëndruar besnik thuajse të gjithë lojtarëve dhe që nga kualifikueset e Europianit, deri në Ligën e Kombeve e Botëror, kanë qenë thuajse të njëjtët lojtarë.

Paraqitjet e tyre, kanë qenë bindëse jo vetëm me Kombëtaren, por njëkohësisht edhe me klubet ku luajnë, si në Europë, ashtu edhe në Azi apo në Amerikë. Kështu, vlerat e disa prej futbollsitëve në dritaren e “Transfermarkt” janë rritur ndjeshëm, por ka edhe prej atyre që kanë pësuar rënie në treg apo edhe ato që nuk kanë pasur ndryshim. Rritjen më të madhe në treg, e ka pasur mesfushori i Leçes, Medon Berisha i cili nga 1.5 milionë euro vlerë të kartonit që kishte, tashmë vlerësohet me 6 milionë euro.

LOJTARËT ME RRITJE- Veç Berishës që ka pasur rritjen më të madhe me plot 4.5 milionë euro, rritje vlere kanë edhe disa futbollistë të tjerë. Kështu, Adrion Pajaziti ka kapur vlerën e 1.5 milionë eurove, nga 800 mijë që ishte vlera e tij para rivlerësimit. Rritje me 1 milionë euro në treg, ka edhe kartoni i Julian Shehut. Ish-mesfushori i Laçit vlerësohet aktualisht me 3.5 milionë euro, ndërkohë që deri më tani ishte 2.5 milionë. Me 1 milionë euro është rritur edhe kartoni i Arbër Hoxhës që e sheh veten tashmë në vlerën e 2.5 milionë eurove, ndërkohë që një rritje të lehtë ka pasur kartoni i Jasir Asanit. Sulmuesi u transferua te Esteghlali në verë dhe nga 1.2 milionë euro që ishte vlera e tij më parë, tashmë ka shkuar në 1.8 milionë. Lojtarët e tjerë nuk kanë pësuar rritje, por pritet që së shpejti edhe kartoni i Muçit të ndryshojë, gjithmonë nëse sulmuesi vazhdon me këto ritme te Trabzonspori, pasi së fundmi ka shënuar 7 gola në 5 ndeshje.

VLERAT E ULURA- Krahas lojtarëve që këtë periudhë kanë parë që kartoni i tyre ka pësuar rritje, ka edhe nga ato futbollistë vlera e të cilëve ka rënë. Kështu, rënien më të madhe e ka pësuar Armando Broja i cili me skuadrën e tij të Bërnleit po kalonte një moment të vështirë. Pavarësisht golit në ndeshjen e fundit, vlera e Brojës ka rënë në 10 milionë euro, ndërkohë që ishte 14 milionë euro para rivlerësimit të bërë së fundmi. Rënie të vlerës ka pësuar edhe Berat Gjimshiti. Kapiteni i Kombëtares ka pasur kartonin me vlerë 6 milionë euro, ndërkohë që aktualisht vlera e kartonit të tij ka zbritur në 5 milionë. Në të njëjtën vlerë ka zbritur edhe kartoni i Uzunit, por ky i fundit ka ulje më të madhe. Vlera e sulmuesit të Austin ishte 7 milionë euro, ndërkohë që tani vlerësohet me 5 milionë. Ulje të lehtë ka pësuar edhe Ivan Balliu, kartoni i të cilit tashmë kushton 1.2 milionë euro, nga 1.4 që ishte më parë.

MË TË SHTRENJTËT- Ndryshimet e vlerave të kartonit, kanë ndryshuar edhe renditjen e lojtarëve më të shtrenjtë të Kombëtares. Kështu, Kristjan Asllani është aktualisht futbollisti më i shtrenjtë i Shqipërisë, me vlerën e tij që ka shkuar në 13 milionë euro. Pas Asllanit, renditen Broja dhe Daku, të cilët e kanë vlerën e kartonit nga 10 milionë euro. “Top 5” e mbyllin Ardian Ismajli me Medon Berishën, ku të dy lojtarët kushtojnë nga 6 milionë euro, me Berishën që e sheh veten për herë të parë në këtë klasifikim sa i përket vlerës së lojtarëve, pasi më parë vlera e tij ishte vetëm 1.5 milionë.

LOJTARËT MË TË LIRË- Lojtari me vlerën e kartonit më të lirë në Kombëtare, është Naser Aliji. Mbrojtësi i Dinamos e ka vlerën në treg 300 mijë euro dhe pak më të lartë e ka portieri i Egnatias, me vlerën në treg 400 mijë euro. Gjithashtu një tjetër portier është në listën e lojtarëve më të lirë dhe bëhet fjalë për Simon Simonin, i cili vlerësohet me kartonin që shkon në 600 mijë euro. Nga 700 mijë euro kushton kartoni i dy lojtarëve të tjerë, Arlind Ajetit dhe Klisman Cakes që mbyllin kështu pesëshen e lojtarëve me vlerën më të ulët në “Transfermarkt”. Ky i fundit, u afrua rishtazi te Shqipëria, pas dëmtimit që pësoi Marash Kumbulla në kampionatin spanjoll.

gijotina.com/

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

By: 27
25 December 2025 at 21:02

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”. Dy automjete, tip “Benz” dhe “Peugeot”, janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje një 16-vjeçar, i identifikuar me inicialet O. M.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz”, i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit, në momentin kur 16-vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor, për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

gijotina.com/

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

By: 27
25 December 2025 at 20:52

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”. Dy automjete, tip “Benz” dhe “Peugeot”, janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje një 16-vjeçar, i identifikuar me inicialet O. M.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz”, i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit, në momentin kur 16-vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor, për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

gijotina.com/

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

By: 27
25 December 2025 at 20:12

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Cakranit. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes dhe një Peugeot.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit drejtuesi i mjetit Peugeot, shtetasi O. M., rreth 19 vjeç. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër ka pësuar dëmtime të lehta dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, si dhe një mjet zjarrfikës, për normalizimin e trafikut dhe pastrimin e rrugës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

gijotina.com/

Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

By: 27
25 December 2025 at 19:20

Avokati i Popullit ka konstatuar shkelje të së drejtës së privatësisë dhe konfidencialitetit mjekësor në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Ky është përfundimi i Avokatit të Popullit në përfundim të verifikimeve që morën shkas nga  shqetësimet e kryebashkiakut të Tiranës i cili gjatë ekzaminimeve mjekësore nuk u la vetëm me mjekët, por gjatë kolonoskopisë qëndroi edhe një efektiv i burgjeve.

Pas vizitës urgjente mjekësore të 31 korrikut, kryebashkiaku njoftoi Avokatin e Popullit për shkelje të dinjitetit. Avokati i Popullit thotë në raport se komisionerët pyetën mjekët që e ekzaminuan kryebashkiakun dhe ata kanë pohuar se Erion Veliaj e kishte kundërshtuar praninë e policisë gjatë kolonoskopisë.

“U kam kërkuar punonjësve të presin jashtë”, pohon mjeku, “por ata nuk kanë pranuar duke thënë se e kanë për detyrë të zbatojnë rregullat e sigurisë të miratuara në këto raste”.

Nga këqyrja e ambientit të dhomës, përshkruan komisioneri, rezulton se vendi ku u krye ekzaminimi i kryebashkiakut ishte i hapur dhe i pandarë, ku mundësia për të shmangur shikimin dhe dëgjimin se çfarë po ndodhte në dhomë ishte e pashmangshme.

Sakaq në pyetjet e drejtuara Drejtorisë së Burgjeve, konfirmohet se Veliaj vlerësohej nga autoritetet, gati një muaj pas arrestimit, si një i burgosur me risk standard, pra jo i rrezikshmërisë së lartë, dhe për këtë arsye dilet në përfundimit se prezenca e policisë gjatë vizitës mjekësore ishte e panevojshme.

Por në katër shkresa të përcjellja nga Burgjet, i shpjegohet Avokatit të Popullit se prezenca e policisë duke shkelur raportin pacient mjek, në rastin Veliaj u ndoq duke zbatuar një urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve që i përket 21 janarit 2019, ndaj Avokati i Popullit kërkon ndryshime sa më të shpejta.

Ky rekomandim prek urdhrin e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve.

Nisur nga rasti Veliaj avokati i Popullit deklaron se prania e policisë gjatë vizitave mjekësore që duhet të mbeten konfidenciale, duhet të lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme sigurie dhe rekomandon se urdhri i 2019 duhet të ndryshojë dhe të përmbushen standardet ndërkombëtare për respektimin e dinjitetit.

Raporti: 

Konstatimet

Nga shqyrtimi i ankesës dhe informacionit të mbledhur, Avokati i Popullit vëren se:

– Ligji Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” dhe VKM Nr. 209, datë 06.04.2022 “Për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve”, nuk përcaktojnë rregulla për sa i përket privatësisë të të burgosurit, kur ai kryen vizita mjekësore jashtë IEVP-së, por vetëm kur ai kryen vizita mjekësore brenda mjediseve të IEVP-së.

– Urdhri Nr.651, datë 21.01.2019 i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Transportimi dhe shoqërimi i të Burgosurve”, për sa i përket procedurës së sigurisë, sipas së cilës, kryerja e veprimeve nga personeli mjekësor të bëhet gjithmonë në prezencë të punonjësit të policisë, cënon të drejtën për respekimin e jetës private dhe parimin e konfidencialitetit mjekësor.

Vlerësimi institucionit të Avokatit të Popullit:
Tërësia e legjislacionit dhe standardeve të lartpërmendura, vendosin dy parime thelbësorë në marrëdhënien mjek-pacient, të cilat janë ruajtja e konfidencialitetit dhe respektimi i privatësisë. Këto dy parime janë të zbatueshme si për pacientët, të cilët jetojnë në gjendje të lirë, ashtu edhe për ata, të cilët jetojnë në kushte kufizimi, për shkak të masave të sigurisë.

Konfidencialiteti është thelbësor për besimin midis profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe pacientëve. Pa të, pacientët mund të ngurrojnë të zbulojnë informacione personale, dhe kjo mund të ndikojë në kujdesin dhe trajtimin e tyre.

Konfidencialiteti në kujdesin shëndetësor është mbrojtja e informacionit personal të një pacienti, duke përfshirë shëndetin, familjen, stilin e jetës dhe nevojat e kujdesit. Kjo bëhet për të mbrojtur privatësinë e pacientit gjatë kujdesit të tij dhe madje edhe pas vdekjes.

Udhëzuesi mbi Rregulloren Evropiane të Burgjeve, i hartuar nga Këshilli i Evropës, në faqet 60-61, i kushton vëmendje respektimit të parimit të konfidencialitetit nga ana e stafit të burgjeve, ku në kapitullin Detyrat etike dhe standardet profesionale, shtjellohen detyrimet brenda regjimit të burgjeve:

“Stafi i kujdesit shëndetësor në burgje është i detyruar të zbatojë të njëjtat parime etike dhe detyra profesionale që rregullojnë punën e tyre në komunitetin e gjerë. Standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut njohin zbatimin e këtyre parimeve të rëndësishme etike në kontekstin e burgjeve. Stafi i kujdesit shëndetësor në burgje duhet të veprojë në pavarësi të plotë klinike në mjediset e burgjeve dhe duhet të marrë vendime bazuar vetëm në kritere mjekësore. Vendimi i stafit të kujdesit shëndetësor nuk mund të anulohet ose injorohet nga jo-klinicistë, përfshirë stafin e burgjeve. Stafi i kujdesit shëndetësor mund të jetë i prekshëm nga “besnikëria e dyfishtë” midis detyrave të tyre profesionale dhe ndaj autoriteteve të burgjeve. Si praktikë e mirë dhe për të garantuar pavarësinë klinike, stafi i kujdesit shëndetësor në burgje duhet të punësohet nga autoritetet e kujdesit shëndetësor dhe jo nga autoritetet e sistemit penitenciar. Parimi i konfidencialitetit është një gur themeli i etikës mjekësore dhe është veçanërisht i rëndësishëm në mjediset e burgjeve. Të burgosurit duhet të ndihen të lirë të diskutojnë çdo çështje mjekësore me stafin e kujdesit shëndetësor në konfidencialitet të plotë dhe të zhvillojnë konsulta individuale private sipas nevojës. Kjo do të jetë veçanërisht e rëndësishme në rastet kur të burgosurit mund të duan të zbulojnë pretendime për torturë ose keqtrajtim ose, në rastin e grave, çështje rreth dhunës me bazë gjinore. Detyrimet e konfidencialitetit mjekësor pasqyrohen në standardet ndërkombëtare mjekësore.

Stafi i kujdesit shëndetësor duhet të garantojë gjithmonë konfidencialitetin mjekësor dhe mund ta shkelë këtë rregull vetëm në rrethana të jashtëzakonshme kur ekziston një rrezik i menjëhershëm dëmtimi i pacientit ose të tjerëve dhe duhet të zbulohet në bazë të “nevojës për të ditur” me pëlqimin e pacientit. Të gjitha ekzaminimet mjekësore të të burgosurve duhet të kryhen në privaci, përveç nëse kërkohet ndryshe nga mjeku përkatës dhe larg dëgjimit dhe shikimit të stafit të burgut”.

Parimi i konfidencialitetit dhe e drejta për respektimin e jetës private shtrihet jo vetëm në marrëdhënien e të burgosurit me mjekun e IEVP-së, por edhe me mjekët e spitaleve jashtë burgjeve.

Kufizimi i të drejtës për respektimin e jetës private duhet të përmbushë kriteret e vendosuara në nenin 8/2 të Konvetës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sipas së cilës autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.

Procedura e përcaktuar në Urdhrin Nr.651, datë 21.01.2019 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Transportimi dhe shoqërimi i të burgosurve”, sipas së cilës, kryerja e veprimeve nga personeli mjekësor të bëhet gjithmonë në prezencë të punonjësit të policisë, nuk përmbush kriteret e nenit 8/2 të Konvetës, për kufizimin e të drejtës për respekimin e jetës private si dhe cenon parimin konfidencialitetit mjekësor.

Detyrimi i vendosur në Urdhrin Nr.651, datë 21.01.2019 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, për punonjësit e policisë, që të jenë të pranishëm kur mjeku kryen veprime me të burgosurin, në çdo rast të trajtimit të tij jashtë IEVP-së, nuk ruan një ekuilibër të drejtë apo proporcional midis sigurisë dhe privatësisë.

Ekzaminimet mjekësore duhet të kryhen me respekt të plotë të privatësisë së personit. Prania e stafit të sigurisë gjatë ekzaminimit apo konsultave, duhet të lejohet vetëm kur plotësohen dy kushte:

E kërkon shprehimisht mjeku, për arsye të sigurisë së tij.
Stafi multidisiplinar i IEVP-së (siguri, social, shëndetësor, ligjor), ka vlerësuar se për shkak të rrezikshmërisë që paraqet i burgosuri, ai duhet të mbikëqyret nga punonjës të policisë, gjatë ekzaminimit apo konsultës mjekësore, që do të kryhet jashtë IEVP-së.
Prania e policisë në këto raste, duhet të jetë përjashtim nga rregulli dhe të lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme sigurie, duke iu bërë me dije paraprakisht edhe pacientit.

Nëse gjatë ekzaminimeve mjekësore (veçanërisht intime) të të burgosurve, punonjës të sigurisë do të jenë të pranishëm, pa kërkesën e mjekut dhe pa arsye sigurie të dokumentuar, kjo do të përbëjë cenim të standardeve ndërkombëtare për trajtim me dinjitet të personit dhe mund të cilësohet si shkelje e nenit 8 të Konventës (e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare), dhe në raste të përsëritura ose poshtëruese, shkelje e nenit 3 (ndalimi i trajtimit çnjerëzor ose degradues).

Në këto rrethana, çmojmë se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duhet të adresojë me përparësi këtë çështje dhe të ndërmarrë veprimet procedurale për ndryshimin e Urdhrit Nr.651, datë 21.01.2019 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Për miratimin e procedurës së transportimit dhe shoqërimit të të burgosurve”, për sa i përket procedurës së sigurisë, kur të burgosurit kryejnë ekzaminime/konsulta mjekësore jashtë IEVP-së.

Për sa më lart, bazuar në nenin 63, pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku thuhet se: “Avokati i Popullit ka të drejtë të bëjë rekomandime dhe të propozojë masa kur vëren shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut” si dhe në mbështetje të nenit 21/b të Ligjit Nr.8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar ku përcaktohet se: “Avokati i Popullit paraqet rekomandime për marrje masash për vënien në vend të së drejtës së shkelur tek organi administrativ që, sipas tij, ka shkaktuar shkelje të të drejtave dhe lirive.”

R E K O M A N D O J M Ë:

– Ndryshimin e Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Nr.651, datë 21.01.2019 “Për miratimin e procedurës së transportimit dhe shoqërimit të të burgosurve”, me qëllim marrjen e masave të sigurisë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në rastin kur të burgosurit kryejnë ekzaminime/konsulta mjekësore jashtë IEVP-së, vlerësimi i rriskut të kryhet në varësi të formularit të plotësuar nga IEVP-të, duke përmbushur standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, për respektimin e dinjtitetit njerëzor, të drejtës për jetë private, si dhe parimit të konfidencialitetit mjekësor.

Për qëndrimin që do të mbani dhe masat që do merrni në zbatim të këtij rekomandimi, lutemi na vini në dijeni brenda afatit ligjor 30 ditor, të parashikuar në nenin 22 të Ligjit nr. 8454 datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”.

gijotina.com/

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

By: 27
25 December 2025 at 19:02

Një studente kolegji nga Kosova, Ema Kurshumlija, pagoi rreth 2,000 dollarë për të siguruar një praktikë pune në Nju Jork në vitin 2018 përmes programit amerikan të vizave J-1, i prezantuar si një “përvojë e bukur kulturore”. Por realiteti, sipas saj, ishte krejt ndryshe, pa trajnim paraprak dhe me javë pune deri në 60 orë duke kryer punë të rënda fizike.

“Na u premtua një përvojë e mrekullueshme. Kur pamë çfarë na priste, ishte një tronditje e madhe,” tha Kurshumlija.

Rasti i saj është vetëm një nga dhjetëra dëshmi që dalin nga një hetim i gjerë i New York Times, i cili zbulon se programi J-1, i administruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, është kthyer në shumë raste nga një program shkëmbimi kulturor në një mekanizëm fitimprurës për organizata sponsorizuese, shpesh në kurriz të të rinjve të huaj.

Sipas hetimit, disa organizata sponsorizuese kanë paguar drejtuesit e tyre mbi 500,000 dollarë në vit, ndërsa familjarë të ekzekutivëve janë futur në listëpagesa, duke përfituar mbi 1 milion dollarë në vetëm dy vite. Sponsorë të tjerë kanë dërguar të rinj të huaj për të punuar në ferma apo biznese në pronësi të familjarëve ose anëtarëve të bordeve drejtuese.

Në disa raste, pjesëmarrësit janë detyruar të blejnë sigurime shëndetësore apo shërbime të tjera nga kompani të lidhura drejtpërdrejt me sponsorët, duke rritur më tej kostot. Tarifat për aplikim kanë arritur deri në 5,000 dollarë për person.

Ankesa për abuzime dhe kushte çnjerëzore

Dhjetëra studentë dhe praktikantë nga vende të ndryshme kanë deklaruar se janë dërguar në punë të rënda industriale apo bujqësore, pa mbrojtje dhe pa mbështetje nga sponsorët, edhe kur kanë raportuar lëndime, ngacmime apo orare ekstreme pune.

Një student nga Koreja e Jugut, Dongho Kang, tha se pagoi afro 5,000 dollarë dhe përfundoi duke pastruar depozita septike në një fabrikë çeliku në Indiana. Një tjetër rast përfshin praktikantë që punuan në ferma derrash në Nebraska, ku disa thanë se ndiheshin “si skllevër”.

Qeveria e paralajmëruar, por pa veprim

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shtetit ka paralajmëruar që në vitin 2000 se pjesë të programit ishin “jashtë kontrollit” dhe se disa sponsorë ekzistonin kryesisht “për të bërë para”. Megjithatë, rregullat nuk janë forcuar dhe sponsorët ende nuk kanë kufizime për tarifat që mund të kërkojnë. Ndryshe nga programet e tjera të punës së përkohshme, ku ndalohet pagesa e tarifave të rekrutimit për të shmangur shfrytëzimin, programi J-1 nuk ka ndalesa të tilla.

Reagimi i Departamentit të Shtetit

Një përfaqësues i Departamentit të Shtetit i hodhi poshtë kritikat, duke thënë se programi është reformuar ndër vite dhe se sponsorët që nuk respektojnë rregullat janë përjashtuar. Ai e quajti hetimin e “New York Times” një “sulm të padrejtë”. Megjithatë, për studentë si Ema Kurshumlija nga Kosova, përvoja mbetet një paralajmërim i hidhur për të rinjtë që ëndërrojnë Amerikën përmes programit J-1, por përballen me realitete shumë larg premtimeve.

gijotina.com/

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

By: 27
25 December 2025 at 18:46

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja. Një person është dëmtuar, teksa policia vendore shoqëroi të dhunuarin dhe pronarin e lokalit.

Gjithashtu po verifikon edhe personat e tjerë të përfshirë në sherr. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë konsumimi i tepërt i alkoolit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në lagjen nr. 7 të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një konflikt ka ndodhur mes disa personave në një lokal dhe dyshohet se njëri prej tyre është goditur.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka bërë shoqërimin e personit që dyshohet se është dhunuar (i dehur) dhe pronarin e lokalit për ta pyetur lidhur me ngjarjen.

Nga ana tjetër, policia po merr të gjitha kamerat e sigurisë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive banale dhe pritet të zbardhen detaje të tjera në vijim.

 

 

gijotina.com/

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

By: 27
25 December 2025 at 18:34

Italia u përfshi nga moti i keq ditën e Krishtlindjes, ndërsa autoritetet shpallën alarm të kuq për rrezik përmbytjesh pas reshjeve të dendura që rritën ndjeshëm nivelet e lumenjve në rajonin e Emilia-Romagna.

Sipas autoriteteve, rreziku më i madh është evidentuar në zonat fushore mes Bologna, Ferrara dhe Ravenna, ku disa degëzime të lumit Reno kanë dalë nga shtrati.

Mbrojtja Civile konfirmoi se për shkak të reshjeve intensive dhe rrezikut të rrëshqitjeve të dheut. një alarm portokalli dhe i verdhë është vendosur edhe në zona të tjera të Emilia-Romagna-s, si dhe në rajone të Italisë qendrore dhe jugore, përfshirë Lazio, Campania, Puglia dhe Toscana.

Në veri të vendit, reshjet e borës kanë krijuar vështirësi në qarkullim në disa akse malore. Në Lombardi, autoritetet raportuan rrëshqitje dheu në zonën alpine të Valdidentro.

Ndërkohë, në verilindje, një valë erërash të forta ka goditur edhe Triesten, duke arritur deri në 90–100 kilometra në orë.

Në Venecia, niveli i ujit arriti deri në 95 centimetra, por sistemi mbrojtës Mose nuk u aktivizua, pasi autoritetet thanë se pritet përmirësim gradual i kushteve meteorologjike.

Autoritetet italiane u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme në zonat më të prekura dhe të ndjekin udhëzimet e Mbrojtjes Civile. Deri më tani, nuk janë raportuar viktima, ndërsa shërbimet e emergjencës mbeten në gatishmëri të lartë për zhvillime të mëtejshme.

gijotina.com/

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

By: 27
25 December 2025 at 18:00

Pjesëmarrja e Nicki Minaj në një organizatë konservatore amerikane duket se nuk është pritur mirë nga fansat. Sipas thashethemeve, ky veprim i saj është shoqëruar me një sërë komentesh negative, të cilat e kanë detyruar reperen të mbyllë Instagramin.

Përpara se t’i hedhim një sy më kritik situatës, le të qartësojmë diçka. Nicki Minaj vërtet e ka mbyllur llogarinë e saj, sa i takon pjesës tjetër, çdo gjë mbetet ende thashethem.

Gjithçka filloi gjatë një shfaqjeje të saj të papritur në TPUSA, (Turning Point USA, një organizatë konservatore amerikane).

Nicki Minaj, foli hapur për mbështetjen e saj ndaj të krishterëve në Nigeri. Ndër të tjera, në një intervistë me Erika Kirk, lavdëroi Donald Trump dhe JD Vance gjatë disa momenteve.

Reperja njihej për disa qëndrime konservatore, por asnjëherë më parë nuk ishte përfshirë politikisht në ngjarje të tilla.

Tani po qarkullon një pretendim se Nicki Minaj ka humbur mbi 10 milionë ndjekës. Sipas aludimeve, kjo ka qenë arsyeja kryesore pse ajo fshiu profilin e saj.

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

By: 27
25 December 2025 at 17:46

Sa herë që ndihesh i lënduar, fajtor, jo mjaftueshëm ose i mërzitur për jetën, trupin ose marrëdhënien tënde duke e krahasuar veten me njerëz të tjerë në mediat sociale, vetëvlerësimi yt pëson një goditje.

Ndërkohë që të jep fuqi të lidhesh me botën me prekjen e një butoni, mund të jetë po aq e shpejtë dhe e lehtë të ndihesh në siklet ose ta nënvlerësosh veten, ndërsa zbulon gjithnjë e më shumë mënyra se si nuk je ende aty ku dëshiron të jesh.Të marrësh frymëzim dhe emocione pozitive nga ajo që sheh në aplikacionet e mediave sociale është shumë mirë, por nëse ndihesh sikur po të tërheq poshtë, atëherë ndikimi i saj është shumë më serioz nga sa mendon.

“Vetëvlerësimi juaj është një enigmë me copa të brishta . Dhe nëse ndonjë copë është e përkulur, e thyer ose e grisur, enigma juaj është e paplotë dhe vetëbesimi juaj vuan – dhe kjo ndikon në çdo fushë të jetës suaj, në çdo sekondë të ditës suaj. Po, është kaq e madhe”, shkruan Kelly Rudoplh, trajnere jete, në yourtango.com dhe paraqet zakonet që mund të shkatërrojnë psikologjinë tonë dhe në fund të fundit jetën tonë.

Kur mëson të jesh më i sigurt në vetvete, krahasimi i trupit tënd me dikë më të dobët, më në formë ose më tërheqës se ti dëmton imazhin tënd. Duhet të ndihesh mirë me veten, pikërisht ashtu siç je.

Është krejtësisht e ligjshme të ndihesh i shëndetshëm, i lumtur dhe i përmbushur edhe nëse nuk dukesh si një modele për kopertina revistash. Ndalo së krahasuari veten duke thënë: “Kështu duhet të jem” kur sheh diçka që të pëlqen ose që dëshiron.

Nënndërgjegjshmja juaj i do kërkesat e drejtpërdrejta, kështu që mund t’i magnetizojë këto gjëra në jetën tuaj. Mendojeni si të porosisni ushqim në një restorant. Nuk thoni thjesht: “Më sillni ushqim ”. Porositni atë që dëshironi konkretisht dhe kjo është ajo që merrni.

Flirtimi ose postimi në internet për të fituar vëmendje ose pranim nga të tjerët, në vend që të kultivoni marrëdhëniet dhe vlerat tuaja të vërteta personale, ul vetërespektin tuaj.

Nëse intuita juaj ju thotë se diçka nuk shkon, atëherë është gabim, prandaj mos e bëni. Mediat sociale shumë shpejt plotësojnë nevojën tuaj themelore psikologjike për lidhje, por shpesh në kurriz të një marrëdhënieje të shëndetshme me veten, partnerin tuaj dhe familjen tuaj – lidhjet dhe marrëdhëniet e vërteta që ju nevojiten. Nuk ka asnjë arsye për t’u kënaqur me pranimin virtual, masiv ose një dramë sipërfaqësore që luhet 24 orë në ditë në ekranin tuaj. Ju meritoni më mirë.

Të ndihesh keq për veten kur sheh dikë që është më i talentuar, bën një punë më të mirë, ose ka më shumë punë, para ose tituj mund të ndikojë negativisht në vetëvlerësimin tënd. Çdo gjë që të bën të ndryshëm ose unikë është ajo nga ku buron forca jote. Mëso se kush je vërtet, në çfarë beson, vlerat e tua dhe çfarë ofron. Pranimi i vetes është më i vlefshëm sesa mendimi i kujtdo tjetër për ty.

Sigurisht, ka postime që na bëjnë të ndihemi mirë. Të gjitha postimet pozitive mund të na përmirësojnë humorin dhe të kontribuojnë në një qëndrim më pozitiv ndaj jetës. Megjithatë, këto nuk janë të vetmet që shfaqen në mediat sociale.

Nëse qëllimi juaj është të ndërtoni vetëbesim, atëherë duhet të vendosni kufij të fortë kur bëhet fjalë për zakonet e këqija që përvetësoni në mediat sociale. Po, njerëzit e tjerë mund të postojnë dhe të thonë çfarë të duan, njësoj si ju. Por nëse jeni të lidhur me imazhe dhe mesazhe që ju ofendojnë rregullisht ose ju krijojnë humor të keq, shkëputuni. Ato nuk janë të përshtatshme për ju energjikisht. Ashtu si në jetën reale, kështu është edhe në jetën virtuale – nëse nuk ndiheni mirë në një lidhje, dilni sa më shpejt të jetë e mundur.

Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

By: 27
25 December 2025 at 17:42

Në dosjen e SPAK mbi skandalkin AKSHI përmendet edhe një episod, ku Ergys Agasit me Alqi Bllakon diskutonin lidhur me një situatë që Damian Gjiknurit, i cili ishte bërë pengesë për realizimin e planeve te tyre. Biseda është e vitit 2019, e cila është analizuar nga SPAK për të ilustruar “modus operandi”-n e Ergys Agasit, i cili flet për një situatë ku, sipas dosjes, ish-ministri Damian Gjiknuri i Infrastrukturës dhe Energjisë ishte bërë pengesë për realizimin e përfitimeve të paligjshme dhe manipulimin e tenderave. Ne mesazhet ne dosjen e prokurorisë, Alqi Bllako shprehet se: “Do e marrin me çdo kusht”, ndërkohë në një tjetër SMS thekson: “Të bëjë letrat shpejt”.

Më konkretisht,  Ergys Agasi flet për një person me nofkën “Labi””, i identifikuar si Elgert Bixha, të cilin ai synonte ta emëronte administrator në një shoqëri private që kishte fituar një koncesion nga ministria e drejtuar në atë kohë nga Damian Gjiknuri.

Sipas të dhënave në QKB, Elgerti Bixha rezulton të jetë administrator i kompanisë “FORTIS Inert”.

I.  Shoqëria ” FORTIS INERT “, është shoqëri me përgjegjesi të kufizuar e së drejtës shqiptare, themeluar me datë 02/11/2022 me NUIS M22309039E me seli qendrore ne Tiranë, Rr. “Irfan Tomini”, Pallati “Bjorn”, Kati 2, Njësia Bashkiake nr. 7. me administrator Elgerti Bixha. Ortaket e shoqërisë janë Elgerti Bixha dhe shoqëria “FORTIS BETON CO.”. (Sipas të dhënave të QKB deri me datë 13.01.2023)

II.FUTBOLL CLUB DINAMO CITY, shoqëri aksionere e së drejtës shqiptare, regjistruar me datë 20.09.2021, me NIPT M12121037S, me seli qendrore në Durrës, Rruga “Asti Gogoli” Lagjia nr.14, Pasuria me nr.5/104, Vol.9, faqe 214, ZK.8516, Durrës dhe me të administrator Ilir Sinani.(Sipas Ekstraktit historik të shoqërisë datë 07.06.2024)”.

PLANI DHE KERCENIMET

Në mesazhin e datës 06.03.2019, ora 21:54:43, Ergys Agasi shprehet: “Do ja ** robt do fusim çunat….”, frazë që, sipas SPAK, nënkupton përdorimin e forcës dhe lidhjeve me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore për të “hequr” pengesat administrative. Gjiknuri, sipas dosjes, nuk e ka realizuar këtë emërim.

Kjo rrethanë, sipas SPAK, lidhet edhe me pengmarrjen e Gerond Meçes, pasi edhe ai si në rastin e Gjiknurit, kishte krijuar pengesa nëpërmjet ankimimeve pranë (Komisionite te Prokurimeve Publike (KPP-së), për procedurat e prokurimit të zhvilluara pranë AKSHI, duke nënkuptuar faktin se “modus operandi” i këtij grupi kriminal ishte i njëjtë.

“Nga përmbajtja e kësaj bisede, evidentohet se personi me emrin “labi”, është shtetasi Elgerti Bixha, për te cilin shtetasi Ergys Agasi do ta emëroje si administrator ne një shoqëri private e cila ka fituar një koncesion me ministrinë e drejtuar ne atë kohe nga ish ministri Damian Gjiknuri, i cili pretendohet se është bere pengese për realizimin e këtyre përfitimeve te paligjshme nga ana e shtetasve Ergys Agasi, Elgerti Bixha dhe Alqi Bllako. Në ketë komunikim, konkretisht në mesazhin e datës 06.03.2019, ora 21 :54:43, shtetasi Ergys Agasi shprehet se: “Do ja q* robt do fusim çunat pastaj” ç’ka nënkupton faktin se ai përdor lidhjet e tij me persona me rrezikshmëri te larte shoqërore, për të “hequr” këto pengesa. “

Kjo rrethane, lidhet dhe me peng marrjen e shtetasit Gerond Meçe, pasi ai gjithashtu si ne rastin e shtetasit Damian Gjiknuri, kishte krijuar “pengesa”, nëpërmjet ankimimeve te shumta pranë KPP-se, per procedural e prokurimit te zhvilluara pranë AKSH, duke nënkuptuar faktin se “modus operandi” i këtij grupi kriminal është i njëjte.  Ne vijim te këtij arsyetimi, dyshimi i arsyeshëm ne ngarkim te shtetasit Ergys Agasi, si organizator dhe pjesëmarrës i pengmarrës se shtetasit Gerond Meçe, përforcohet dhe nga fakti se automjeti i përdorur për  kryerjen E pengmarrës, rezulton te jele ne pronësi te subjektit Merkaj 3″ sh.p.k., me nipt L3 I722005D, ne pronësi te shtetasit Endri Mcrkaj”- thuhet ne dosjen e SPAK.

gijotina.com/

Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

By: 27
25 December 2025 at 17:32

Një studim i publikuar nga Fondacioni Friedrich Ebert në shtator 2025 hedh dritë mbi dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave në sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. Analiza e kryer nga Prof. Asoc. Dr. Adriatik Kotorri dokumenton se një pjesë e konsiderueshme e boomit të ndërtimit në vend mund të jetë financuar nga burime me origjinë të dyshimtë.

Sipas të dhënave të analizuara në studim, gjatë periudhës 2015-2024 në Shqipëri janë dhënë leje ndërtimi për 11.48 milionë metra katrorë me vlerë tregu mesatarisht prej 16.238 miliardë Euro. Nga kjo shumë, vetëm 7.108 miliardë Euro janë identifikuar si të financuara nga burime të ligjshme, konkretisht 5.521 miliardë Euro nga kredia bankare dhe 1.587 miliardë Euro nga investime të huaja direkte.

Diferenca prej së paku 9.13 miliardë Euro ngre pyetje serioze mbi origjinën e fondeve. Ndonëse një pjesë e kësaj diference mund të përfaqësojë sipërfaqe të pashitura ose të financuara nga kursime legjitime, studiuesi Kotorri argumenton se treguesi më shqetësues lidhet me burime të paligjshme.

Investimet e huaja

Një ndër gjetjet më të rëndësishme të studimit lidhet me rritjen dramatike të investimeve të huaja nga vende që kanë qenë ose janë aktualisht në listën gri të Task Forcës për Veprim Financiar (FATF), organizata ndërkombëtare që monitoron pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Rasti i Turqisë është i pari. Investimet nga ky vend janë rritur nga 86 milionë Euro në 2015 në 257 milionë Euro në 2024. Turqia ka qenë pjesë e listës gri të FATF deri në qershor 2024, periudhë që përkon me intensifikimin e investimeve të saj në sektorin shqiptar të pasurive të paluajtshme.

Bullgaria paraqet rastin e dytë në aspektin e rritjes relative. Nga praktikisht zero investime në 2015, ky vend arriti në 74 milionë Euro investime në 2019 dhe vazhdoi me 28 milionë Euro investime në 2024. Bullgaria gjithashtu ka qenë pjesë e listës gri të FATF deri kohët e fundit.

Studiuesi Kotorri thekson se edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, një tjetër juridiksion me kontroll historikisht të dobët financiar, kanë rritur investimet nga zero  me një kulm prej 19 milionë eurosh në 2023.

Raporti argumenton se “këto prurje investimesh, nga vende me kontroll të dobët financiar, ngrejnë pikëpyetje mbi natyrën e vërtetë të këtyre investimeve dhe rrezikun potencial që ato paraqesin për pastrimin e parave në Shqipëri”

Mekanizmat e depërtimit

Studimi identifikon disa rrugë kryesore përmes të cilave paratë e paligjshme depërtojnë në sektorin e ndërtimit, siç janë:

Themelimi i kompanive me kapacitete të dyshimta: Nga 2015 në 2023, numri i kompanive të ndërtimit u rrit me 40%, duke arritur në 6,955 kompani. Shqetësuese është se 82% e kompanive të reja kanë vetëm 1-4 të punësuar dhe nuk disponojnë kapacitete reale për të realizuar projekte ndërtimi. Sipas raportit, për periudhën 2017-2019, rreth 59% e kompanive që morën leje për objekte mbi 6 kate nuk kishin kapacitete financiare të mjaftueshme.

Depozitimi i fondeve në vende të treta: Metoda përfshin depozitimin e fondeve në banka të vendeve me kontroll të dobët (si Turqia, Bullgaria dhe EBA) dhe rikthimin e tyre në Shqipëri si “investime të huaja direkte”. Kjo skemë mundëson që paratë me origjinë të dyshimtë të fitojnë një “pamje legjitime” përmes sistemit bankar ndërkombëtar.

Pagesat cash dhe nënvlerësimi: Praktika e deklarimit të vlerave të ulëta në kontrata, ndërsa pjesa tjetër paguhet në dorë, mbetet e zakonshme. Megjithëse çmimet e referencës minimale u vendosën në 2018, diferenca mes çmimeve reale dhe atyre të deklaruara arrin deri në 100% në zonat elitare.

Depozitimi i fragmentuar: Shumat ndahen në depozitime të vogla për të shmangur alarmet automatike bankare (zakonisht nën 7,000 Euro) dhe më pas përdoren për blerje pronash.

Deformimi i tregut

Një ndër gjetjet më alarmante të studimit lidhet me paradokset që ka krijuar ky fenomen në tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme.

Paradoksi i sasisë: Gjatë periudhës 2011-2023, ndërsa popullsia ra me 478,590 banorë, numri i banesave u rrit me 74,286 njësi. Megjithatë, numri i familjeve të pastreha u rrit me 88%, nga 70,630 në 132,563 familje. Shqipëria sot ka më shumë banesa se familje, por më shumë njerëz pa strehë.

Paradoksi i çmimit: Çmimet janë rritur me 139% (nga 862 Euro/m² në 2015 në 2,057 Euro/m² në 2024) ndërkohë që oferta ka shënuar një rritje prej 46%. Kjo shkel logjikën bazë ekonomike ku rritja e ofertës duhet të ulë çmimet.

Ndikimi në aksesibilitetin e strehimit: Në 2015, një personi me pagë mesatare i duheshin 38 vite për të blerë një apartament në periferi. Në 2024, kjo kohë është rritur në 47 vite, një rritje prej 23%. Për një çift, koha është zgjatur nga 19 në 23 vite.

Evazioni

Studimi vlerëson se gjatë periudhës 2015-2024, korrupsioni dhe evazioni fiskal kanë gjeneruar të paktën 8.168 miliardë Euro të ardhura të paligjshme në Shqipëri. Këto shifra bazohen në të dhëna nga ALTAX, i cili shfrytëzon burime zyrtare përfshirë INSTAT, Ministrinë e Financave, SPAK, KLSH, FMN, Bankën Botërore dhe Transparency International.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve besohet të ketë gjetur rrugë drejt sektorit të ndërtimit. Sipas raportit të “Global Initiative Against Transnational Organized Crime”, pastrimi i vlerësuar i parave në Shqipëri vetëm për periudhën 2017-2019 arrin deri në 1.6 miliardë Euro.

Paradoksalisht, ndërsa fenomeni ka rritur të ardhurat vendore përmes taksave dhe tarifave të ndërtimit (nga 12.9 miliardë lekë në 2015 në 30.5 miliardë lekë në 2022), ai ka krijuar një varësi të rrezikshme. Pesha e taksave të lidhura me pasuritë e paluajtshme në totalin e të ardhurave vendore është rritur nga 37% në 51%.

Performanca

Një ndër kritikuat më të forta të studimit i drejtohet Agjencisë së Inteligjencës Financiare (AIF). Analiza tregon se aktiviteti i AIF ka rënë dramatikisht gjatë 5-vjeçarit të fundit:

Rastet e dërguara në organet ligjzbatuese ranë nga 1,856 (2015-2019) në 1,204 (2020-2024).

Inspektimet në vend u reduktuan nga 806 në 550.

Pasuritë e bllokuara ranë nga 71.4 milionë Euro (2015-2019) në vetëm 15.8 milionë Euro (2020-2024), një rënie 4.5 herë

Veçanërisht shqetësuese është vëzhgimi se aktiviteti i AIF bie në vitet zgjedhore. Me përjashtim të 2019 (kur nuk pati garë elektorale për shkak të bojkotit), në të gjitha vitet zgjedhore (2013, 2015, 2017, 2021, 2023) u shënua rënie e pasurive të bllokuara krahasuar me vitin paraardhës.

Për mosdeklarimin e shumave në kufi, një metodë kyçe e sjelljes së parasë së paligjshme nga jashtë, AIF ka dërguar vetëm 26 raste gjatë dekadës, mesatarisht 2.6 raste në vit, me një rënie të theksuar vitet e fundit.

Dimensioni ndërkombëtar dhe lista gri

Shqipëria ka qenë pjesë e listës gri të FATF për një periudhë trevjeçare, duke u klasifikuar si vend me nivel të ulët të përpjekjeve për parandalimin e pastrimit të parave.

Raporti thekson se, zhvendosja progresive e ekonomisë shqiptare drejt sektorit të pasurive të paluajtshme, e shoqëruar me tolerancë institucionale ndaj fondeve me origjinë të dyshimtë, ka krijuar një “terren të favorshëm” për operatorë që synojnë të integrojnë kapitale të paligjshme në ekonomi.

Vakuumi ligjor

Një gjetje tjetër e rëndësishme lidhet me vakuumin ligjor që karakterizon tregun shqiptar. Ndryshe nga shumica e vendeve evropiane që kanë mekanizma mbrojtës për blerësit e pronave të papërfunduara (si llogaritë Escrow ose garancitë bankare), Shqipëria ofron mbrojtje minimale.

Kontratat e “Premtimit të Shitjes” dhe “Kalimit të të Drejtave”, që dominojnë tregun, nuk kanë bazë specifike ligjore dhe mbështeten në interpretim të përgjithshëm të Kodit Civil. Studiuesi Kotorri argumenton se “kontratat me të cilat shiten pjesa dërrmuese e pasurive të paluajtshme në Shqipëri janë të pabazuara në ligj.”

Indikatorët e “Kartelit”

Raporti identifikon shenja të një tregu të kontrolluar në mënyrë joformale, me karakteristika të ngjashme me kartelet:

Mungesa e konkurrencës mes projekteve në të njëjtën zonë

Rritje e koordinuar e çmimeve në periudha të njëjta (pranverë dhe vjeshtë)

Çmim pothuajse identik për parkingun në të gjitha projektet (së paku 15,000 Euro)

Rritje uniforme e sipërfaqes së përbashkët që i shtohet pronës (nga 7-12% në 17-35%)

Konkluzioni

Raporti  arrin në konkluzionin se, “pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit funksionon si një sistem përfitimi të gjithanshëm, ku të gjithë aktorët e përfshirë, nga blerësit me fonde të dyshimta që legalizojnë kapitalin, te ndërtuesit që sigurojnë financim të shpejtë, deri te agjentët imobiliarë që marrin komisione dhe qeveria që rrit të ardhurat tatimore, përfitojnë nga ky fenomen”.

Studiuesi Kotorri argumenton se kjo strukturë krijon një rezistencë të fortë ndaj reformave: sa më të mëdha të jenë përfitmet, aq më e madhe është kundërshtia për ta luftuar fenomenin. Vakuumi ligjor, mungesa e garancive për blerësit dhe roli i agjentëve imobiliarë si ndërmjetës kyç në negociatat për pagesa “cash” janë identifikuar si faktorë që lehtësojnë penetrimin e parave të paligjshme.

Analiza përfundon se ndërtuesit, përmes marrëveshjeve të tipit “kartel”, kanë arritur të diktojnë tregun në vend që të diktohet nga blerësit, duke cenuar konkurrencën dhe rritur çmimet në mënyrë artificiale.

Blerësit vendas dhe investitorët, nga ana tjetër, shfaqin atë që raporti e quan “sjellje tufe” dhe frikë se mos humbasin mundësinë (FOMO), duke blerë jo nga nevoja reale për strehim, por nga perceptimi i një tregu në rritje të vazhdueshme.

Studiuesi Kotorri konkludon se në këtë “vallëzim” mes aktorëve të ndryshëm të tregut, ku përfitojnë spekulantët, ndërtuesit dhe agjentët, e vetmja palë që humbet janë familjet dhe çiftet e reja me nevoja reale për banesë, të cilët e kanë gjithnjë e më të pamundur të sigurojnë strehim, pavarësisht ekzistencës së një stoku të madh apartamentesh të pabanuara./ Jona Cenameri, Faktoje.al

(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –

By: 27
25 December 2025 at 17:22

Rrugë të shndërruara në lumenj, bodrume të përmbytura, ndërprerje të energjisë elektrike dhe dhjetëra thirrje në Departamentin e Zjarrfikësve për pompimin e ujit dhe ndihmë janë ato që la pas moti i keq që goditi rajonin e Atikës dje, në Greqi.

Pjesa më e madhe e ujit ra në Periferitë Jugore me Alimosin, në epiqendër të rrebeshit që shndërroi disa rrugë në përrenj. Në rrugën Lysikratous, ujërat e rrëmbyeshëm mbuluan sipërfaqen e rrugës, duke shkaktuar shembjen e një gardhi të një pallati apartamentesh dhe “zhytjen” në hyrjen e ndërtesës.

Pamjet e përmbytjeve bënë shumë shpejt xhiron e rrjetit, teksa rrjedha nuk kurseu as makinat.

Siç përshkruan banorët, pak pas orës 18:00 të së mërkurës, niveli i ujit kishte arritur deri në 1.5 metra dhe brenda 5 minutash fshiu oborret.

Njëkohësisht, ata theksojnë se për fat të mirë nuk janë shkaktuar të lënduar, ndërsa mëngjesi i Krishtlindjeve i gjeti me fshesa në duar duke u përpjekur të mblidhnin ujin dhe baltën nga hyrja dhe ashensori i pallatit të banesave, informon “Protothema”.

“Edhe ashensori u përmbyt me ujë, dhoma u lag, disa siguresa ranë dhe nuk funksionon më. Kishte filluar të binte shi ngadalë në pasdite. Në fillim, kanalizimet u përmbytën. Më pas, megjithatë, kur filloi shiu i rrëmbyeshëm, brenda 5-7 minutash përmbyti, uji u rrit në 1.60, në 1.70, rrëzoi gardhin dhe përmbyti gjithçka”, rrëfyen ata.

Ata përshkruan gjithashtu skenat e panikut që u zhvilluan në rrugë, ku shoferët hipën në makinat e tyre për t’i shpëtuar ujit, ndërsa automjetet e parkuara notonin si varka mbi trotuare.

Νέος ποταμός στον Άλιμο παράσυρε τα πάντα στο πέρασμα του. Οδός Λυσικράτους και καλαμακίου.

⚡Το 112 καμία Προειδοποίηση. Ο επιβάτης στο όχημα που φαίνεται προς το τέλος του βίντεο παραλίγο να πνίγει και ανέβηκε στην οροφή να σωθεί

Βίντεο : Ξένια Δρακοπούλου pic.twitter.com/0J3OdKAihw

— Forecast Weather Greece (@ForecastGreece) December 24, 2025

gijotina.com/

Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje –

By: 27
25 December 2025 at 17:16

Një mori dronësh rusë e kanë goditur qytetin port rus Temrijuk në rajonin Krasnodar duke ua vënë flakën rezervuarve të mëdhenj të naftës dhe duke dëmtuar objekte industriale, sipas autoriteteve rajonale dhe raportimeve të mediave ruse më 25 dhjetor.

Sulmet kanë ndodhur teksa forcat ruse kanë nisur një valë masive të sulmeve me dronë nëpër Ukrainë, duke goditur infrastrukturën e energjisë dhe zonat e banimit në disa rajone, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.

Sipas selisë për operacione rajonale të Krasnodarit, dy rezervuarë të naftës kanë marrë flakë pas sulmit në qytetin port në Detin Azov në jug të Rusisë.

Flakët janë përhapur në rreth 2.000 metra katrorë, ndërsa në raportimet preliminare nuk janë përmendur viktima. Në pamjet e publikuara nga disa media janë parë flakë duke dalë prej një rafinerie nafte në afërsi.

Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, një zyrtar i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, ia ka atribuuar zjarrin një sulmi ukrainas me dronë, ndonëse Kievi nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Zyrtarët kanë raportuar për sulme edhe në qendra të prodhimit dhe pajisje bujqësore në disa fshatra të afërta.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar më 25 dhjetor se i ka rrëzuar mes 141 deri në 170 dronë përgjatë natës, përfshirë shtatë në rajonin e Krasnodarit, ndërsa tjerët në rajonet e Moskës dhe Brajanskut.

Forcat ukrainase kanë kryer në muajt e fundit disa operacione me dronë duke shënjestruar infrastrukturën e energjisë dhe transportit në Rusi.

Për dëme është raportuar edhe nga sulmet ruse në Ukrainë.

Në rajonin e Odesës është raportuar se një dron rus e ka vrarë një person dhe i ka plagosur dy të tjerë. Ndërsa në Harkiv, sulmi rus e ka vrarë një 51-vjeçar, sipas disa shërbimeve ukrainase.

“Rusia nuk i ka ndalur bombardimet brutale të civilëve në Ukrainë edhe në natën e shenjtë të Krishtlindjes”, ka thënë ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha më 25 dhjetor.

“Rusia me qëllim po shkatërron infrastrukturën e energjisë dhe atë civile, duke i lënë njerëzit pa rrymë, ujë dhe ngrohje në temperatura të ulëta”, ka shtuar ai.

Forca ajrore e Ukrainës ka raportuar për 131 sulme me dronë, ndërsa 106 besohet të jenë rrëzuar nga forcat mbrojtëse.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike –

By: 27
25 December 2025 at 17:00

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendje krize shtatëditore për shkak të furnizimit me energji elektrike për shkak të ndërprerjeve në furnizimin me naftë nga Greqia.

Masa i lejon kompanisë shtetërore të energjisë elektrike ESM të përdorë rezervat e detyrueshme shtetërore të naftës pa kompensim, tha qeveria në një deklaratë.

“Ky vendim lind për shkak të pamundësisë për të furnizuar me naftë, e cila është thelbësore për prodhimin. Rezervat shtetërore të naftës së nxjerrë nga nafta do të transferohen pa kompensim dhe ESM është e detyruar t’i raportojë qeverisë dhe Ministrisë së Financave mbi konsumin e naftës së djegshme”, tha qeveria në Shkup pas një mbledhjeje të kabinetit të hënën.

ESM i kishte kërkuar qeverisë të shpallte gjendje krize për shkak të vështirësive në furnizimin me linjit dhe naftë nga Greqia.

Kompania ia atribuoi ndërprerjet bllokadave të vendosura nga fermerët grekë në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë ndikuar në furnizimin me burime kryesore të energjisë për prodhimin e energjisë elektrike.

ESM tha se deklarata e krizës ishte e nevojshme për të mundësuar përdorimin e rezervave shtetërore dhe për të siguruar mjaftueshëm energji derisa pikat kufitare të rifillojnë funksionimin normal.

Pjesa më e madhe e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet nga termocentralet ESM që përdorin linjit dhe naftë.

Bullgaria ofroi furnizime emergjente me naftë për Maqedoninë e Veriut pas shpalljes së krizës, sipas shërbimit informativ të qeverisë bullgare.

Oferta u komunikua gjatë një telefonate midis Ministrit të Jashtëm bullgar Georg Georgiev dhe homologut të tij maqedonas Timço Mucunski, sipas raportimeve.

Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja –

By: 27
25 December 2025 at 16:46

Automjetet e përdorura të importuara nga vende të ndryshme, si Korea, Kina apo Europa do të zhdoganohen me çmime të reja reference.

Udhëzimi i Ministrisë së Financave, i botuar në Fletoren Zyrtare, “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, tashmë në fuqi, sjell dhe një rritje të ndjeshme të çmimeve referuese për zhdoganimin e automjeteve.

Për autoveturat, rritja e çmimeve minimale prek të gjitha kategoritë e cilindratave.

Në udhëzimin e vitit 2018, për automjetet deri në 1400 cc vlera minimale e zhdoganimit ishte 130 mijë lekë, ndërsa me udhëzimin e ri kjo vlerë rritet në 162.5 mijë lekë, ose rreth 25% më shumë. Për kategorinë mbi 1400–1900 cc, pragu minimal kalon nga 200 mijë lekë në 250 mijë lekë, duke reflektuar sërish një rritje prej rreth 25%. E njëjta logjikë vijon edhe për cilindratat më të larta: nga 325 mijë lekë në 406 mijë lekë për segmentin 1900–2500 cc, nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë për 2500–3000 cc, nga 500 mijë lekë në 625 mijë lekë për 3000–4500 cc dhe nga 800 mijë lekë në 1 milion lekë për automjetet mbi 4500 cc.

Po ashtu, rritje pëson edhe referenca e zhdoganimit për kamionçinat, furgonët dhe kamionët.

Në udhëzimin e vitit 2018, për mjetet deri në 1.5 tonë pragu minimal ishte 400 mijë lekë, ndërsa udhëzimi i ri e çon këtë vlerë në 500 mijë lekë. Për segmentin 1.5–3.5 tonë, vlera minimale rritet nga 600 mijë lekë në 750 mijë lekë, ndërsa për mjetet 3.5–10 tonë nga 850 mijë lekë në rreth 1.06 milion lekë.

Për kamionët 10–15 tonë, pragu rritet nga 1 milion lekë në 1.25 milion lekë dhe për ata mbi 15 tonë nga 1.2 milion lekë në 1.5 milion lekë.

Rritja e çmimeve të referencës pritet të sjellë dhe një efekt në rritjen e çmimeve finale për automjetet e përdorura që importohen dhe shiten në tregun vendas. Nga ana tjetër kjo politikë favorizon edhe blerjen e automjeteve me zero kilometrazh nga koncesionarët në vend.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, për periudhën Janar-Nëntor 2025, 89.654 mjete janë regjistruar për herë të parë, nga të cilat 73.066 autovetura.  Mbi 55.2% kanë moshë 8- 15 vite,  25% mbi 15 vite, 5.1 % 5-7 vite, dhe 14.7 % 0-4 vite. Korea e Jugut është në krye të listës sa i takon importit, ndjekur nga Gjermania, Italia, Kina dhe Zvicra./Scan TV

Erdogan i dhuron Edi Ramës një avion qeveritar Airbus, me vlerë 11.9 milionë dollarë –

By: 27
25 December 2025 at 16:42

Kompania ajrore kombëtare e Turkiye-s, Turkish Airlines, do t’ia transferojë qeverisë shqiptare pronësinë e një Airbus A319‑115J, një avion i konfiguruar nga qeveria me vlerë 11.9 milionë dollarë, sipas një marrëveshjeje dypalëshe granti, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike midis dy vendeve.

“Turkiye Today” shkruan se sipas marrëveshjes së publikuar në Gazetën Zyrtare të enjten, avioni, i regjistruar si TC-GVC me numër serial 1002 dhe i prodhuar në shkurt të vitit 2000, mbetet i certifikuar për operacione fluturimi.

Marrëveshja Turqi-Shqipëri synon të përforcojë partneritetin strategjik

Marrëveshja dypalëshe thotë se donacioni synon të përforcojë “marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë” midis Turqisë dhe Shqipërisë, të vendosura fillimisht sipas Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 1992, ku të dyja palët shprehin dëshirën për të forcuar më tej këto lidhje përmes bashkëpunimit të ndërsjellë teknik dhe mbrojtës.

Marrëveshja pasqyron angazhimin e përbashkët të të dy vendeve për të thelluar partneritetet institucionale në aviacionin civil, logjistikën e mbrojtjes dhe sektorët më të gjerë strategjikë, ndërkohë që shërben gjithashtu si një gjest simbolik i mbështetjes së Turqisë për përpjekjet rajonale të zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë, thuhet në njoftim. Veprimi reflekton edhe miqësinë personale mes Presidenti Erdogan dhe kryeministrit Edi Rama.

Avioni do të dorëzohet pa asnjë detyrim financiar nga ana e marrësit dhe Turqia do të mbulojë kostot e transferimit. Airbus A319-115J është një variant i personalizuar i modelit standard A319-100, i cili është pjesë e familjes A320, një nga seritë më të përdorura në botë të avionëve reaktivë me një korridor.

Avioni ka një peshë maksimale taksi prej 75,900 kilogramësh dhe një peshë bazë bosh prej 44,790 kilogramësh. Ai fuqizohet nga dy motorë CFM56-5B7/P, të dy me mbi 7,000 cikle të mbetura, dhe është i pajisur me një sistem shfaqjesh ajrore AS400, megjithëse nuk janë instaluar sisteme argëtimi ose lidhjeje gjatë fluturimit.

Edhe pse nuk është një klasifikim komercial i përdorur në oraret publike, A319-115J shfaqet shpesh në flotat ushtarake, qeveritare ose diplomatike, duke përfshirë ato të shteteve anëtare të NATO-s dhe qeverive aleate.

Në pronësi të fondit sovran të pasurisë së Turqisë, Turkish Airlines operon një nga flotat më të mëdha ajrore në nivel global, me një total prej 515 avionësh sipas të dhënave më të fundit në dispozicion. Midis tyre, flota përfshin gjashtë avionë Airbus A319-100, të cilët përdoren kryesisht për itinerare me distanca të shkurtra deri të mesme dhe operacione rajonale.

gijotina.com/

Shpërthim me lëndë plasëse bankës në Selanik –

By: 27
25 December 2025 at 16:32

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në orët e para të Ditës së Krishtlindjeve jashtë një banke në Evosmos të Selanikut. Sipas mediave greke, shpërthimi i fuqishëm shkaktoi dëme të shumta materiale në dyqane dhe automjete.

Lënda plasëse u vendos rreth orës 3 të mëngjesit të së enjtes, në degën e bankës që ndodhet në kryqëzimin e rrugëve “Karaoli me Dimitriou” dhe “Salaminos”. Shpërthimi ishte i fuqishëm, pasi vala goditëse dëmtoi shtatë makina të parkuara dhe tre pallate aty pranë, si dhe shkaktoi panik për banorët e zonës.

Referuar mediave greke, duket se objektivi nuk ishte grabitja e bankomateve, por vetë selia e bankës. Një ekip nga Departamenti i Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për të mësuar rrethanat e shpërthimit.

Shpërthimi shkaktoi shqetësim tek banorët e zonës, të cilët zbritën nga apartamentet e tyre, përfshirë familje me foshnja. Disa prej tyre u thanë mediave greke se menduan që ishte tërmet, për shkak të tronditjes që pësuan nga shpërthimi.

 

❌
❌