Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 202527.al

Nuk do dilni në televizione pa marrë leje, moderatorët dhe analistët kontrollohen nga qeveria –

By: 27
23 December 2025 at 18:32

Sali Berisha iu ka shpërndarë një mesazh deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë, me anë të së cilës iu bën me dije se nuk mund të dalin me emisione televizive dhe përballë analistëve pa lejen e tij

“Mesazh drejtuar anëtarëve të Kryesisë së PDSH, deputetëve të Grupit Parlamentar të PDSH, anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PDSH, drejtuesve dhe anëtarëve të departamenteve qendrore të PDSH, drejtuesve të degëve të PDSH.

Përshëndetje të nderuar zonja dhe zotërinj,

Me këtë mesazh ju rikujtoj se Kryesia e PDSH dhe Grupi Parlamentar i PD kanë vendosur si më poshtë:

1-Përfaqësues të PD do të dalin në debate/emisione televizive vetëm me counterparts të tyre (pra me të ngjashmit politik) që përfaqësojnë qeverinë, Partinë Socialiste dhe institucionet e tyre të varësisë.

Përfaqësues të PD, qofshin anëtarë të KK, departamenteve, sekretariateve, Kryesisë, Grupit Parlamentar, pushtetit lokal etj., nuk dalin në debate me analistë ‘të pavarur’ të cilët shërbejnë si zëvendësues (proxy) të qeverisë dhe njerëzve të saj ne studiot televizive dhe si mercenar te paguar nuk mbajne asnje pergjegjesi per mashtrimet, manipulimet,fallsifikimet e tyre per te mbrojtur qeverine.

Perveç kesaj qeveria, me ndihmën edhe të disa moderatorëve, e ka gjetur këtë si mënyrë për ta mbajtur debatin te opozita, duke vënë përballë vazhdimisht ‘analistë të pavarur’, një pjesë e mirë e të cilëve janë në role këshilltarësh apo drejtorësh në zyrat e shtetit, apo autor veprash penale eme përfaqësues të opozitës dhe për të mbuluar me heshtje aferat e qeverisë.

Opozita nuk duhet dhe nuk do ta lejojë qeverinë që ta përdorë atë si maskë në mediat që kontrollon, për të fshehur vjedhjet, keqbërjet dhe aferat e saj si organizatë kriminale.

Ndërkohë, çdo intervistë, lidhje direkte apo prononcim që lidhet me aferat e qeverisë, korrupsionin, skandalet etj., duhet shfrytëzuar maksimalisht.

Së fundmi, për të gjitha ftesat nga studiot televizive duhet të njoftoni Drejtorinë e Shtypit, kjo, së pari, për të marrë prej zyrës së shtypit mesazhin e ditës së PD dhe, së dyti, për të mos lejuar “peshkimin” e mediave të kontrolluara nga qeveria, të cilat, sapo refuzohen për motivet e mësipërme nga i ftuari i parë, ftojnë të tjerë për të zbatuar porositë e zyrës së propagandës së kryeministrit.

Ky vendim do t’ju përcillet edhe partive aleate, në mënyrë që qëndrimi të jetë i përbashkët.

Pershendetje te perzemerta,

Me respekt Sali Berisha”, thuhet në mesazh.

gijotina.com/

Ish-kryetari i Komunës Prishtinë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale –

By: 27
23 December 2025 at 18:08

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, për mosraportim and apo raportim të rreme të pasurisë.

Sipas aktakuzës, Ahmeti – i cili shërbeu si kryetar i Prishtinës për dy mandatë, nga viti 2013 deri më 2021 – kishte paraqitur “me dashje” deklarata të pasakta të pasurisë, pasi thuhet se nuk kishte deklaruar deponimet në para të gatshmë nga 2018 deri në vitin 2022.

“Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale, që bëri të ditur se rasti tashmë është dërguar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Ahmetin me disa pyetje për këtë aktakuzë, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Deklarimi i pasurisë nga personat publikë në Kosovë ka filluar qysh në vitin 2007.

Pas përfundimit të procesit të deklarimit të pasurisë, APK-ja, përmes shortit, zgjedh një numër të caktuar të zyrtarëve publikë, të cilëve ua verifikon pasurinë e deklaruar.

Ligji për deklarimin e pasurisë i obligon zyrtarët e lartë publikë që ta deklarojnë pasurinë e tyre 30 ditë nga marrja e postit të ri, dhe pastaj në baza vjetore.

Mosdeklarimi i pasurisë, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, ndërsa deklarimi i rremë i pasurisë është i dënueshëm me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet.

Deri më tash, asnjë nga zyrtarët që nuk e ka deklaruar pasurinë, nuk është dënuar me burgim.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u dënua në fund të vitit 2022 me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor./REL

Ish-kryetari i Komunës i Prishtinë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale –

By: 27
23 December 2025 at 18:00

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, për mosraportim and apo raportim të rreme të pasurisë.

Sipas aktakuzës, Ahmeti – i cili shërbeu si kryetar i Prishtinës për dy mandatë, nga viti 2013 deri më 2021 – kishte paraqitur “me dashje” deklarata të pasakta të pasurisë, pasi thuhet se nuk kishte deklaruar deponimet në para të gatshmë nga 2018 deri në vitin 2022.

“Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale, që bëri të ditur se rasti tashmë është dërguar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Ahmetin me disa pyetje për këtë aktakuzë, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Deklarimi i pasurisë nga personat publikë në Kosovë ka filluar qysh në vitin 2007.

Pas përfundimit të procesit të deklarimit të pasurisë, APK-ja, përmes shortit, zgjedh një numër të caktuar të zyrtarëve publikë, të cilëve ua verifikon pasurinë e deklaruar.

Ligji për deklarimin e pasurisë i obligon zyrtarët e lartë publikë që ta deklarojnë pasurinë e tyre 30 ditë nga marrja e postit të ri, dhe pastaj në baza vjetore.

Mosdeklarimi i pasurisë, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, ndërsa deklarimi i rremë i pasurisë është i dënueshëm me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet.

Deri më tash, asnjë nga zyrtarët që nuk e ka deklaruar pasurinë, nuk është dënuar me burgim.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u dënua në fund të vitit 2022 me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor./REL

Gjobitje me 20,000 euro! Lista Serbe merr masë ndëshkuese për shkelje te Kodit Zgjedhor –

By: 27
23 December 2025 at 17:46

Subjekti politik Lista Serbe është gjobitur me 20 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për shkelje të Kodit të Etikës dhe Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas vendimit të siguruar nga PZAP, ankesa është paraqitur nga subjekti politik Kosovski Savez, i cili ka pretenduar se në Komunën e Leposaviqit, në disa lokacione të ndryshme, Lista Serbe ka vendosur materiale propagandistike në kundërshtim me ligjin.

Lidhur me këto pretendime, Lista Serbe nuk ka dorëzuar përgjigje ndaj ankesës.

PZAP ka vlerësuar se ankesa është e bazuar, duke theksuar se ankuesi ka bashkëngjitur fotografi si dëshmi të vendosjes së materialeve promovuese.

Sipas vendimit, këto materiale ishin vendosur në hapësira publike, përfshirë shtylla elektrike, parqe, stacione autobusi, mbikalime, trafo-stacione elektrike dhe përgjatë rrugëve publike.

Atentati në Rinas, shoqërohet një person i dyshuar për lidhje me autorët –

By: 27
23 December 2025 at 17:44

Hetimet për atentatin mafioz të ndodhur më 11 nëntor 2025 në Rinas, ku humbën jetën Gilmando Dani dhe punonjësi i AMP-së Mustafa alias Muçi Sheljani, kanë hyrë në një fazë të re. Policia e Tiranës ka intensifikuar veprimet hetimore, duke analizuar pamje të shumta filmike dhe duke shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë dijeni mbi lëvizjet e automjetit të përdorur në ngjarje.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se një nga personat e shoqëruar është një shtetas i njohur si “Betimi”, i identifikuar përmes kamerave të sigurisë. Pamjet filmike, të regjistruara disa ditë përpara atentatit, tregojnë se ai i është afruar një automjeti tip “Toyota”, shumë i ngjashëm me atë të përdorur nga autorët, dhe u ka dhënë personave brenda disa paketa cigare.

Nga verifikimet rezulton se automjeti në fjalë ka qarkulluar në zonën Rinas–Fushë-Krujë përpara ngjarjes, çka ka shtuar dyshimet e hetuesve mbi përfshirjen indirekte të personave që kanë pasur kontakt me të. Gjatë marrjes në pyetje, “Betimi” ka pranuar se u ka dhënë cigare personave në automjet, por ka deklaruar se nuk mban mend identitetin e tyre dhe nuk ka qenë në gjendje të njohë asnjë prej të dyshuarve të paraqitur nga policia.

Në mungesë të provave konkrete që ta lidhin drejtpërdrejt me atentatin, grupi hetimor ka vendosur ta lërë të lirë personin e shoqëruar, ndërsa hetimet vijojnë përmes analizimit të provave të tjera dhe shoqërimit të personave të tjerë që mund të kenë rol në këtë ngjarje të rëndë kriminale.

gijotina.com/

atentatit në Rinas, shoqërohet një person i dyshuar për lidhje me autorët –

By: 27
23 December 2025 at 17:42

Hetimet për atentatin mafioz të ndodhur më 11 nëntor 2025 në Rinas, ku humbën jetën Gilmando Dani dhe punonjësi i AMP-së Mustafa alias Muçi Sheljani, kanë hyrë në një fazë të re. Policia e Tiranës ka intensifikuar veprimet hetimore, duke analizuar pamje të shumta filmike dhe duke shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë dijeni mbi lëvizjet e automjetit të përdorur në ngjarje.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se një nga personat e shoqëruar është një shtetas i njohur si “Betimi”, i identifikuar përmes kamerave të sigurisë. Pamjet filmike, të regjistruara disa ditë përpara atentatit, tregojnë se ai i është afruar një automjeti tip “Toyota”, shumë i ngjashëm me atë të përdorur nga autorët, dhe u ka dhënë personave brenda disa paketa cigare.

Nga verifikimet rezulton se automjeti në fjalë ka qarkulluar në zonën Rinas–Fushë-Krujë përpara ngjarjes, çka ka shtuar dyshimet e hetuesve mbi përfshirjen indirekte të personave që kanë pasur kontakt me të. Gjatë marrjes në pyetje, “Betimi” ka pranuar se u ka dhënë cigare personave në automjet, por ka deklaruar se nuk mban mend identitetin e tyre dhe nuk ka qenë në gjendje të njohë asnjë prej të dyshuarve të paraqitur nga policia.

Në mungesë të provave konkrete që ta lidhin drejtpërdrejt me atentatin, grupi hetimor ka vendosur ta lërë të lirë personin e shoqëruar, ndërsa hetimet vijojnë përmes analizimit të provave të tjera dhe shoqërimit të personave të tjerë që mund të kenë rol në këtë ngjarje të rëndë kriminale.

gijotina.com/

“Çelen” Krishtlindjet në Betlehem pas dy vjeçarit të ERRËT në Gaza, ndizen dritat në simbol shprese –

By: 27
23 December 2025 at 17:30

Gjatë dy viteve të fundit, teksa lufta në Gaza vazhdonte, Krishtlindjet në Betlehem kanë qenë një ngjarje e zymtë, pa festimet, dekorimet dhe muzikën tradicionale.

Por këtë vit, familjet po mblidhen përsëri në sheshe dhe hapësira publike, duke sinjalizuar shpresën për armëpushimin e brishtë dhe duke i dhënë një nxitje ekonomike shumë të nevojshme qytetit të Bregut Perëndimor.

Krishtlindjet dhe pelegrinët fetarë kanë qenë gjithmonë një motor kryesor ekonomik për Betlehemin.

Rreth 80% e banorëve të qytetit me shumicë myslimane varen nga bizneset e lidhura me turizmin.

Gjatë kohërave të mira, të ardhurat e tyre shkojnë në komunitete në të gjithë Bregun Perëndimor, një territor i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967 që ka luftuar prej kohësh me varfërinë.

Por gjatë luftës së Gazës, shkalla e papunësisë në qytet u rrit nga 14% në 65%.

Dhe në vitet e mëparshme, si një akt proteste, disa kisha krijuan skena të Lindjes së Krishtit me Jezusin si foshnjë të rrethuar nga rrënojat dhe telat me gjemba.

Pavarësisht armëpushimit që filloi në tetor, tensionet mbeten të larta në pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor.

Ushtria izraelite ka thënë se po godet militantët në territor dhe po kryen bastisje të shpeshta.

Sulmet nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor këtë vit arritën nivelin e tyre më të lartë që kur zyra humanitare e Kombeve të Bashkuara filloi të mbledhë të dhëna në vitin 2006.

Por për familjet, pas armëpushimit, rikthimi I turistëve ishte një frymëmarrje.

Në nëntor, vizitat turistike në qytet arritën nivelet më të larta që nga fillimi i luftës dhe rezervimet sugjerojnë se hotelet do të jenë rreth 70% të mbushura gjatë Krishtlindjeve.

Emiriana Sako do të ndërtojë kulla, nuk largohemi nga banesat –

By: 27
23 December 2025 at 17:18

Banorët e zonës historike të Durrësit, që preken nga projekti i rikualifikimit të saj nëpërmjet projektit TID zhvilluan një protestë të martën, nga ku deklaruan se se nuk janë dakord me zbatimin e tij dhe se nuk do të largohen nga banesat e tyre

Përfaqësues të familjeve të prekura, pretenduan se projekti synon ndërtimin e kullave, ndërsa të gjithë procesin e shohin si të orientuar drejt interesave klienteliste dhe jo në funksion të komunitetit.

Banorët ngritën akuza kundër kryetares së bashkisë, Emiriana Sako, lidhur me mënyrën e menaxhimit dhe transparencën e projektit.

Ata kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor në Këshillin Bashkiak, krijimin e një Forumi Këshillimor Vendor, si dhe firmosjen publike të një dokumenti drejtuar Albanian-American Development Foundation (AADF).

Më herët, familjet e prekura i janë drejtuar institucioneve të drejtësisë, duke kërkuar pezullimin e zbatimit të projektit TID, në pritje të një rishikimi të plotë të tij dhe të ndikimit që ka mbi zonën historike dhe banorët e saj.

gijotina.com/

Skandal në AKSHI / Karçanaj nuk dorëhiqet as e arrestuar, Agasi justifikon “arratinë” përmes avokatit –

By: 27
23 December 2025 at 17:16

Mirlinda Karçanaj nuk ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, edhe pse është arrestuar dhe vendosur në masën “arrest shtëpie” nga SPAK, nën dyshimin se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që përdorte pengmarrje, presion dhe forma të tjera për të abuzuar me tenderat e AKSHI-t.

Ndërkohë që përballet me tre akuza nga Prokuroria e Posaçme, për shkelje të barazisë në tendera dhe veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Karçanaj nuk e ka lëshuar postin, por ka deleguar kompetencat e drejtimit të institucionit te Romina Kostani, sipas dokumentit zyrtar.

Vendimi rezulton të jetë marrë pasi Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, si pjesë e një hetimi të gjerë të SPAK, në kuadër të të cilit u vendosën masa sigurie për tetë persona, mes tyre dy drejtuese të AKSHI-t, nënkryetarin e Policisë së Tiranës dhe disa biznesmenë.

Ergys Agasi është një nga dy biznesmenët e shpallur në kërkim, i akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal që manipulonte tenderat e AKSHI-t, jo vetëm përmes dokumenteve, por edhe përmes dhunës. Avokati i tij, Maks Haxhia, pranoi se Agasi nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri, por shtoi se ai do të rikthehet për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë së Posaçme.

Në lidhje verërat  luksoze me vlerë gati 3 milionë euro dhe dyshimet se Agasi ka përfituar nga tenderat e AKSHI-t, avokati Haxhia tha se çështja po përdoret politikisht.

Ndërsa SPAK dyshon se Ergys Agasi qëndron pas pengmarrjes së biznesmenit Gerond Meçe, biznesmeni, përmes avokatit të tij, pretendoi se nuk e njeh personin në fjalë.

Sa i përket pamjeve nga kamerat e sigurisë, që sipas hetimit kanë fiksuar pazare për tendera mes Agasit, drejtueses së AKSHI-t dhe biznesmenit Ermal Beqiri, avokati dha këtë argument.

Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri dyshohen se janë në krye të grupit të strukturuar kriminal që, me ndihmën e drejtores së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, kanë përfituar tendera me vlerë miliona euro.

Vlorë/ Zbulohet një apartament që përdorej për prostitucion nga disa shtetas kinezë –

By: 27
23 December 2025 at 17:00

Është zbuluar një apartament i marrë me qira, ku ushtronte prostitucion një shtetase kineze, në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Në lidhje me këtë rast, janë identifikuar tre shtetas kinezë si të përfshirë në veprimtari. Dy prej tyre, një grua 40 vjeçe dhe një burrë 31 vjeç, janë arrestuar, ndërsa një grua 50 vjeçe është shpallur në kërkim.

Sipas të dhënave zyrtare, apartamenti përdorej për këtë qëllim dhe ishte marrë me qira nga personat e përfshirë.

Shtetasja kineze 52 vjeçe që ushtronte prostitucion dhe një shtetas tjetër, i gjetur në ambientet e apartamentit, janë proceduar penalisht.

U finalizua operacioni i koduar “Victim”, që goditi një rast të shfrytëzimit për prostitucion.

Nga hetimet u identifikuan 3 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

2 prej tyre, shtetasja X. L., 40 vjeçe, banuese në Kinë dhe shtetasi B. W., 31 vjeç, banues në Kinë, u vunë në pranga, ndërsa bashkëpunëtorja, shtetasja K. X., 50 vjeçe, u shpall në kërkim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se shfrytëzonin për prostitucion shtetasen kineze J. G., 52 vjeçe, në një apartament në lagjen “Pavarësia”, të cilin e kishin marrë më qira, për këtë qëllim.

Shtetasja kineze J. G. dhe shtetasi E. B., i cili u konstatua në apartament, u proceduan penalisht për veprën penale “Prostitucioni”., njofton policia.

Nuk justifikonte pasurinë, ish-kryetarit të Komunës Lazarat i konfiskohen 3 mln euro –

By: 27
23 December 2025 at 16:54

Ish-kryetarit te komunes Lazarat, Dashamir Aliko,  i janë konfiskuar 3 milionë euro, pasi nuk e justifikonte pasurinë.

Kërkesa u bë nga Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër,  i cili nga hetimet rezultoi se nuk ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive.

Kërkesa për konfiskim erdhi në kuadër të hetimit pasuror nr.2 të vitit 2019 dhe u konfiskuan pasuritë si më poshtë:

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 350m2, me vendndodhje në qytetin Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1500m2 dhe ndërtim 23 m2 me vendndodhje në Lazarat, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 450 m2, me vendndodhje në Grehot, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1646 m2 me vendndodhje në Grehot, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Arë” me sipërfaqe 7000 m2 me vendndodhje në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Banesë” me sipërfaqe 120 m2 ndërtim, dhe pasuria e llojit “Sipërfaqe sheshi” 600 m2 me vendndodhje në Lazarat;

– Pasuria e llojit “Karburant” me sipërfaqe 148 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Ndërtesë e zyrave dy-katëshe” me sipërfaqe 69 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Lokal” me sipërfaqe 94 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Magazinë” me sipërfaqe 437 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Magazinë” me sipërfaqe 98 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Magazinë” me sipërfaqe 542 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Vendroje” me sipërfaqe 5 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Nyje betoni” me sipërfaqe 55 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Vend afrimi i materialeve të ngurta” me sipërfaqe 424 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 2224 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër; dhe

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1608 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh angazhimin e plotë për hetimin me prioritet të procedimeve pasurore si dhe për sekuestrimin/konfiskimin e pasurive në zbatim të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprave që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.

gijotina.com/

Dështimi i shërbimeve online godet biznesin –

By: 27
23 December 2025 at 16:46

Bizneset po hasin vështirësi të shumta gjatë ditëve të fundit për kryerjen e shërbimeve online, po ashtu dhe individët.

Ndonëse tashmë kemi dhe Ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, me emrin “Diella”, që vepron në formë virtuale, dhe Shqipëria doli në lajmet ndërkombëtare për këtë risi, realiteti është krejt ndryshe.

Në orën 14.00 nëse hap faqen e E-Albania, faqja hapet normalisht, por nëse kërkon të bësh një shërbim, faqja del e padisponueshme.

Bizneset ankohen se prej disa ditësh nuk po funksionojnë sistemet bazë operative të punës dhe kjo është një situatë e patolerueshme.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) nuk bëhen dot aplikime për regjistrim të shoqërive të reja, ose ndryshime (shitje kuotash, kapitali), sistemi “self care” përmes të cilat nxirren faturat punon me vështirësi, ose nuk punon fare.

Ndërkohë sistemi i tatimeve punon normalisht, por sistemet e tjera, ku ndërlidhja bëhet përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nuk janë funksionale.

Nga kjo situatë janë prekur dhe individët. Është e pamundur të bësh rezervim për pasaportë e karta pasi sistemi i gjendjes civile nuk punon fare (nw E-Albania njoftohet qw Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile gjatë ditës së sotme do të realizojë një operacion mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik të saj dhe kjo mund tw ndikojw te shwrbimet). Kjo ka ndikuar dhe bizneset, që nuk arrijnë të aplikojnë për raportet e përfitimeve afat shkurtra për punonjësit si raporte barrë lindje.

“Rënia e njëkohshme ose mosfunksionimi i sistemeve kryesore online të shërbimeve për biznesin, si e-Albania, QKB dhe SelfCare, përbën një shqetësim serioz për funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe marrëdhënien e bizneseve me administratën publike apo e profesionistëve me klientët e tyre”, thotë Julian Saraçi, ekspert fiskal.

“Këto platforma janë sot infrastruktura bazë për regjistrime, deklarime, aplikime, pagesa dhe përmbushje detyrimesh ligjore. Ndërprerja e tyre, qoftë edhe e përkohshme, krijon pasiguri juridike, vonesa procedurale, rrezik penalitetesh dhe kosto shtesë për bizneset dhe profesionistët e lirë, të cilët varen pothuajse tërësisht nga shërbimet digjitale. Fenomeni ngre pikëpyetje jo vetëm mbi qëndrueshmërinë teknike të sistemeve, por edhe mbi menaxhimin e riskut, kapacitetet e back-up-it, komunikimin institucional dhe mekanizmat alternativë që duhet të aktivizohen në raste të tilla”, shton ai.

Në këtë kontekst, bizneset vlerësojnë si të domosdoshme:
• transparencë më të madhe mbi shkaqet e ndërprerjeve dhe kohëzgjatjen e tyre;
• forcimin e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe redundancës së sistemeve digjitale;
• parashikimin e procedurave alternative dhe shtyrjen automatike të afateve ligjore në raste mosfunksionimi të platformave;
• komunikim të qartë dhe në kohë me përdoruesit, për të shmangur pasigurinë dhe keqinterpretimet.

“Digjitalizimi është një arritje e rëndësishme, por ai kërkon investim të vazhdueshëm, testim rigoroz dhe qasje serioze ndaj riskut operacional. Ne inkurajojmë institucionet përgjegjëse që ta trajtojnë këtë çështje me prioritet, në dialog me komunitetin e biznesit dhe profesionistëve, për të garantuar shërbime publike digjitale të besueshme, funksionale dhe të qëndrueshme”, thotë Saraçi./Monitor

Paraqitet në SPAK ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismaili –

By: 27
23 December 2025 at 16:30

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili është paraqitur pasditen e kësaj të marte, në Prokurorinë e Posaçme, (SPAK). Kjo është hera e dytë që ai thirret nga prokurorët e posaçëm, pasi herën e parë ishte më shumë se një muaj më parë, ku u pyet mbi tentativën e hakerimit të SPAK.

Ismaili është marrë nën hetim nga SPAK për tre vepra penale: Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal dhe grup kriminal.

Më 12 mars, SPAK ishte në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Për këtë ngjarje kanë përfunduar në pranga ish-punonjësi i IMT-së, Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtari i burgut të Vlorës, Zambak Gjonaj.

Sipas hetimeve paraprake, hakerat kanë tentuar të marrin informacion nga kompjuterët e tre prokurorëve të posaçëm Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini. Dy personat e arrestuar dyshohet se kanë shpërndarë dokumente të siguruara nga sulmi kibernetik te persona të tjerë.

Pas arrestimit për mashtrim në tendera, Elvis Miri merr 520 MLN lekë nga Pjerin Ndreu dhe Blendi Gonxhe –

By: 27
23 December 2025 at 16:26

Elvis Miri i arrestuar për mashtrim në tendera me dhe ndotje të mjedisit, ndërsa Blendi Gonxhe vazhdon ta favorizojë duke i dhënë pa garë kontratat e evadimit të mbetjeve spitalore.

Ministri Gonxhe, prej të cilit varet Operatori i Blerjeve të Përqendruara duket sikur jeton në një rrealitet tjetër dhe për të kanë vlerë vetëm paratë që përfiton.

Në mënyrë të hapur, Gonxhe dhe vartësja e tij Arlinda Pogaj, organizojnë tendera ku merr pjesë vetëm Elvis Miri. Kështu ka ndodhur gjatë procedurës së prokurimit me objekt Shërbim Evadimi të Mbetjeve Urbane për SUT” për një periudhë 24 mujore. Për këtë shërbim tek Trauma është përcaktuar  Fondi Limit 7 949 700,00lekë pa TVSH.

Open Data Albania e ka shënuar procedurën me “Flamur të kuq” që është risku i korrupsionit.

Në tenderin e mbajtur më 25 nëntor 2025 ka marrë pjesë vetëm një Operatore Konkurues: “V.A.L.E. RECYCLING” shpk. Më tej kompania e Elvis Mirit është shpallur fituese në 16 dhjetor 2025 dhe kontrata është publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik më 22 dhjetor.

Elvis Miri i fshin të gjithë tenderët e pastrimit

Një ditë para tenderit për mbetjet e Spitalit të Traumës, më 15 dhjetor 2025, Miri ka marrë nga Pjerin Ndreu i Bashkisë Lezhë kontratën me objekt “Evadimi i Mbetjeve Inerte për nevoja të Bashkisë Lezhë”. Sic mësojmë, janë para të buxhetit të vitit 2025, që mbyllet pas disa ditësh.  Për t’i dhënë këto lekë Elvis Mirit, kryetari Pjerin Ndreu ka ndryshuar me vendim të Këshillit Bashkiak buxhetin. Pasi ka bërë këtë veprim, më 6 tetor 2025, Fondi Limit 16 998 660,00 lekë pa TVSH i është dhënë biznesmenit me tender pa garë.

Edhe kjo procedurë është shënuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq” që sinjalizon risk korrupsioni. Tenderi është mbajtur më 9 dhjetor 2025 me vetëm një operator pjesëmarrës “V.A.L.E. RECYCLING” Shpk me Subjekt Mbështetës: “DION-AL” Shpk, ndërsa më 15 dhjetor 2025 është shpallur fituesi me firmën e Pjerin Ndreut.

Për Mirin, komisioni i skualifikon të gjithë

Kompania e Mirit i mori masat që gjatë qëndrimit të qeli të pronarit, puna me tenderat të vazhdonte. Të nesërmen e arrestimit, u nxor një prokurë nga një notere për llogarit të Mirit, që autorizonte veprimet për një administratore të re. Po ashtu, Miri kishte bllokuar në gjykatë urdhrin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit për heqjen e licencës. E si mund të lihen tenderat, ku Mirit i garantohen paratë pa garë?!

“Skualifikim i të gjithë operatoreve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e ka klasifikuar Open Data Albania tenderin e organizuar nga Arlinda Pogaj, vartësja e Gonxhes në krye të OBP.

Bëhet fjalë për procedurën me objekt “EVADIM, TRAJTIM DHE ASGJESIM I MBETJEVE TË RREZIKSHME SPITALORE NË S.U.O.GJ MBRETËRESHA GERALDINË TIRANË”.

Në tenderin me fond limit 18 300 000,00 lekë pa TVSH morën pjesë dy operatorë, ku njëri është përjashtuar menjëherë, duke e ia dhënë fitoren nën tavolinë Elvis Mirit.

Pjesëmarrrësi tjetër në këtë procedurë është MEDI-TEL shpk. E njëjta skemë, me të njëjtin konkurrent përballë, ka ndodhur paralelisht në zyrat e Spitalit Kukës. Më 30 qershor 2025, kompania “V.A.L.E. Recycling” shpk është shpallur fituese e tenderit “Trajtim dhe evadim i mbetjeve të rrezikshme spitalore në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Kukës” me Fondin Limit 6 180 582,00 lekë pa TVSH.  Kompania e dytë pjesëmarrëse ishte MEDI – TEL SHPK, që është skualifikuar.

Ndërkaq, më 19 mars 2025, kompania është kredituar nga Qendra Shëndetësore Kamëz, përmes një tjetër tenderi me vetëm një pjesëmarrës.

Objekti i tenderit është “Evadimi, trajtimi i mbetjeve spitalore” ku është lidhur kontrata me vlerë torale 2 851 200,00 lekë.

Pra, nga dita e arrestimit deri më sot, për 1 vit kompania e Elvis Mirit Xhiroi nga buxheti i shtetit 520 milionë lekë tendera, pa u tronditur aspak nga hetimet.

Arrestimi i pronarit të “V.A.L.E. Recycling” shpk

Më 6 qershor 2024, Prokuroria e Tiranës njoftoi arrestimin e Elvis Mirit,pronar dhe administrator i kompanisë “Vale Recycling” Shpk, i cili akuzohet se përmes dokumenteve të falsifikuara përfitoi tendera në vlerë mbi 65 milionë lekë nga një sërë spitalesh publike. Miri dyshohet se ka falsifikuar dokumentet për pasjen në zotërim të një autoklave Econos Tsc 150, të specializuar në përpunimin e mbetjeve spitalore, ndërkohë që nuk e kishte këtë paisje në punë.

“Rezulton e provuar se personi nën hetim E.M, ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tenderi për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e në vijim, duke dorëzuar dokumentacion të rremë. Personi në hetim pretendonte se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

Prokuroria bëri me dije se hetimet provuan përfshirjen e tij në tre vepra penale: falsifikimin e dokumenteve, keqmenaxhim të mbetjeve dhe aktivitete të rrezikshme për mjedisin.

Përveç Mirit, Prokuroria kërkoi masë sigurimi “detyrim paraqitje” edhe për dy ekspertët e mjedisit, Elidiana Shehu, administratore e kompanisë EMC dhe Laert Shehu, administrator i kompanisë Sëot Shpk, të dy të akuzuar se në përpilimin e raporteve të vetëmonitorimit të mjedisit ndihmuan Mirin të fshihte mungesën e paisjes.

Tetë inspektorë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Agjencisë Rajonale të Mjedisit Lezhë, që kishin kryer detyra inspektimi pranë kompanisë “Vale Recycling” prej vitit 2016 e në vijim u pezulluan nga detyra dhe po ashtu u është ndaluar largimi nga Shqipëria.

Sipas prokurorisë, inspektorët Jorida Shabaku, Edmond Palushi, Arben Marku, Norbert Dacaj, Alba Kurti, Besarta Leka, Ilir Bardhi, Kejdi Ahmetaj dyshohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Në kërkesën për masë sigurimi, Prokuroria renditi një sërë tenderash në të cilat “Vale Recycling” është shpallur fituese duke pretenduar se kishte paisjet e nevojshme për riciklimin e mbetejeve spitalore. Prokuroria thotë se kompania fitoi tendera në spitalet e  Beratit, maternitetin Koço Gliozheni, Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalin Shefqet Ndroqi. Sipas të dhënave të prokurorisë, fondi limit në tederat ku kompania është shpallur fituese është mbi 65 milionë lekë (të reja). Në të gjithë këto tendera, sipas prokurorisë ,kompania ka pretenduar pasjen e paisjes Econos Tsc 150.

I pyetur në prokurori për kohën e blerjes së kësaj paisje, Miri ka këmbëngulur se ajo ishte importuar në vitin 2016. “Paisja Econos ka ardhur në vitin 2016, nga Italia dhe më pas është bërë instalimi”, citohet ai në kërkesën për masë sigurimi. Miri ka pretenduar padijeni për një paisje me të njëjtin emër të blerë nga kompania e tij në vitin 2024 dhe ka këmbëngulur se kompania ka kryer procesin që “i kthen ato  (mbetjet spitalore) të padëmshme për ambjentin”.

Dy drejtuesit e kompanive të ekspertizës mjedisore dhe 8 inspektorët e AKM kanë mohuar të kenë identifikuar paisjen gjatë inspektimeve të tyre apo përpilimit të raporteve të nevojshme për pasije me leje mjedisore të tipeve A dhe B.

Rezulton e provuar se pasija Econos TSC 150, e kqyrur nga oficerët e policisë gjyqësore, është importuar, në datën 22.01.2024, nga personi juridik ndryshe nga sa ka deklaruar personin nën hetim Elvis Miri se pajisjen Econs TSC 150 e ka importur dhe instaluar në vitin 2016.

Në këto kushte ngrihen dyshime se me mungesën e paisjes Econos Tsc 150, dhe mungesën e një prej incenenatoreve, personi juridik, të mos ketë pasur aftësi të përmbushë objektin e kontratave të lidhura me palë të treta për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Megjithë këto probleme, me leje mjedisi të revokuara, me pronar të arrestuar për mashtrim në tendera, kompania e Elvis Mirit vazhdon zhvatjen e buxhetit të spitaleve dhe të bashkive për pastrimin. Kjo do të vazhdojë derisa të bllokohet burimi, kur zyrtarë si Blendi Gonxhe dhe Pjerin Ndreu të shkojnë para Drejtësisë për korrupsionin me tenderat.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Rrëmbimi i Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit/ Prokuroria çon në gjyq tre persona –

By: 27
23 December 2025 at 16:16

Prokuroria e Sarandës ka dërguar në gjyqAlbi Mecinin, Sebastjan Latajn dhe Sofokli Baxherrin, të akuzuar për rrëmbimin e Leonard Theodhorit, dhe Fatmir Sulovarit (Krasniqit), ngjarje e ndodhur në vitin 2023.

“Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.169/2023 dhe 369/2025 (ndarë nga procedimi penal nr.169/2023) në lidhje me ngjarjes e rrëmbimit të shtetasve L.Th. dhe F. S., dërgohet për gjykim çështja penale në ngarkim të të pandehurve si më poshtë: A. M, i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” parashikuar në nenin 109/3 dhe 25 të K.Penal; S. B,  i dyshuar për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga neni 305/b i K.Penal; dhe  S. L, dyshuar për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike” parashikuar nga neni 141/a/2 i K.Penal”, njoftoi prokuroria.

Fluks lëvizjesh në Kakavijë: 7919 persona kaluan kufirin në 24 orë

By: 27
23 December 2025 at 16:00

Në Stacionin Kufitar të Kakavijes është regjistruar fluks i lartë lëvizjeje gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Greqi kanë lëvizur gjithsej 7 919 shtetas, nga të cilët 5 253 në hyrje dhe 2 666 në dalje. Gjithashtu, janë regjistruar 2 675 mjete në hyrje-dalje, konkretisht 1 626 në hyrje dhe 1 049 në dalje.

Ndërkohë, sipas mediave greke, rruga Kakavije–Janinë, në segmentin Kallpaq, do të mbetet e hapur për qarkullimin e automjeteve gjatë periudhës së festave të Krishtlindjeve. Fermerët, blegtorët dhe bletarët që kanë organizuar bllokimin e zonës kanë vendosur të heqin përkohësisht bllokadat deri të premten, më 26 dhjetor.

Megjithëse protesta e fermerëve vijon, për këtë periudhë të veçantë nuk do të ketë ndërprerje të trafikut, me qëllim shmangien e problemeve dhe lehtësimin e lëvizjes.

The post Fluks lëvizjesh në Kakavijë: 7919 persona kaluan kufirin në 24 orë appeared first on 27.

Maduro po të ishte ‘i mençur’, do largohej nga pushteti –

By: 27
23 December 2025 at 15:46

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të ishte gjë e mençur nëse presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro largohet nga pushteti.

Ai ka thënë mes tjerash se Shtetet e Bashkuara ka mundësi se do ta mbajnë ose shesin naftën që e kanë konfiskuar nga brigjet e Venezuelës në javët e fundit.

Fushata amerikane e presionit ndaj Maduros përfshin rritje të prezencës ushtarake në rajon dhe dhjetëra sulme ushtarake që janë kryer në anijet që dyshohet se kanë trafikuar drogë në Oqeanin Paqësor dhe Detin e Karaibeve.

Të paktën 100 persona raportohet të jenë vrarë në sulme.

I pyetur nëse qëllimi ishte rrëzimi i Maduros prej pushtetit, Trump u ka thënë gazetarëve se “ndoshta edhe mund të jetë”.

“I takon atij të vendosë çfarë dëshiron të bëjë. Mendoj se do të ishte gjë e mençur nëse do të vepronte ashtu. Por sërish, do ta shohim”.

Përveç sulmeve, Trump ka prezantuar paraprakisht “bllokadë” për të gjitha cisternat e naftës që janë hyjnë dhe dalin prej Venezuelës.

Në fundjavë, Garda Kufitare e Shteteve të Bashkuara i ka shkuar mbrapa një cisterne nafte në ujërat ndërkombëtare, çka përbën operacionin e dytë të tillë në ditët e fundit dhe të tretin brenda dy javëve.

“Ndoshta do ta shesim, ndoshta do ta mbajmë”, ka thënë Trump kur është pyetur se çfarë do të ndodhë me naftën e konfiskuar.

Administrata e Trumpit e akuzon Venezuelën se përdor të hyrat nga shitja e naftës për të financuar krime të lidhura me drogën, ndërsa Karakasi hedh poshtë gjithçka./REL

Shqipëria, nyje kyçe e karteleve të drogës në Evropë –

By: 27
23 December 2025 at 15:30

Nga Joseph Hammond, WASHINGTON TIMES

Një vrasje mafioze e hapur, e ndodhur muajin e kaluar pranë aeroportit kryesor të Shqipërisë, ka shtuar frikën se aleati i NATO-s po rrëshqet gjithnjë e më thellë drejt sundimit të krimit të organizuar – ndërsa liderë të opozitës paralajmërojnë se vendi është në prag të shndërrimit në shtetin e parë të vërtetë narkotik në Evropë.

Gilmando Dani, një drejtues i rrjetit kriminal Shullazi, u vra me breshëri armësh në mes të ditës, teksa kthehej në Shqipëri nga Spanja më 11 nëntor.

Në një video të incidentit, një skuadër atentatorësh del nga një automjet i parkuar dhe i zë pritë makinës luksoze të bosit të krimit. Qitësit konfirmojnë me qetësi se viktima ka vdekur pas një breshërie me armë automatike dhe më pas largohen nga vendngjarja.

Sipas kritikëve, skena të tilla brutale po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në Shqipëri. Rrjeti kriminal Shullazi është i përfshirë në disa aktivitete, përfshirë trafikun e drogës. Liderë të opozitës dhe ekspertë ndërkombëtarë kundër narkotikëve paralajmërojnë se ai është shndërruar në një pikë kyçe ballkanike për kartelet e drogës nga Amerika Latine dhe në një qendër thelbësore të tregut evropian të marijuanës.

“Degët shqiptare të karteleve narko-terroriste të Amerikës së Jugut janë aktualisht transportuesit kryesorë të kësaj droge nga Amerika e Jugut drejt Evropës; ato kontrollojnë çmimin në Evropë dhe po forcojnë ndikimin edhe në tregun amerikan,” tha ish-kryeministri Sali Berisha për ‘The Washington Times’.

Sali Berisha dhe anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike kanë kërkuar që Presidenti amerikan Trump t’i shpallë zyrtarisht kartelet shqiptare të drogës si organizata narko-terroriste.

Berisha tha se qeveria amerikane nën Presidentin Joe Biden mbylli sytë ndaj tregtisë së narkotikëve, e cila lulëzoi gjatë mandatit të kryeministrit socialist Edvin “Edi” Rama, partia e të cilit është në pushtet që nga viti 2013.

Sekretari i atëhershëm i Shtetit Antony Blinken i ofroi “lavdërime” Ramës, duke e cilësuar atë si “një partner të jashtëzakonshëm për Shtetet e Bashkuara”, gjatë një vizite më 15 shkurt 2024, për rolin e Shqipërisë në pritjen e refugjatëve afganë dhe mbështetjen për Ukrainën.

‘Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat’, një federatë e partive të qendrës së djathtë dhe kristiano-demokrate, miratoi këtë muaj një rezolutë që akuzon Partinë Socialiste në pushtet se ka lejuar “infiltrimin kriminal në kontratat publike, ndërtim dhe turizëm”.

Vetë Berisha u sanksionua nga administrata Biden në vitin 2021 për korrupsion dhe iu ndalua hyrja në SHBA – një vendim që ai e kundërshton si të motivuar politikisht.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë qenë probleme të vazhdueshme në Shqipëri që nga kolapsi kaotik i komunizmit në vitet 1990. Në dekadën e fundit, rrjetet kriminale shqiptare kanë zgjeruar lidhjet me organizata kriminale në Itali, si ’Ndrangheta (Kalabri) dhe Kamorra (Napoli), si edhe me grupe më të reja në Amerikën Latine.

Këto lidhje kanë nxitur një valë të re dhune në Evropë, me ngjashmëri të forta me dhunën e drogës në Amerikën Latine.

Më 29 shtator në Bruksel, mijëra udhëtarë kaluan pranë trupit të një trafikanti të dyshuar shqiptar droge, i cili qëndroi i varur për orë të tëra. Ishte vrasja e parë e këtij lloji në Belgjikë, por një taktikë e zakonshme e karteleve meksikane për të dërguar mesazhe frike.

Dëshmitë e bumit të tregtisë së drogës në Shqipëri gjenden në një vend të papritur – silhueta urbane e Tiranës.

Në fillim të viteve 1990, Tirana kishte vetëm disa semaforë. Sot, po përjeton një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi. Vitin e kaluar, ndërtimi përbënte 14,4% të prodhimit ekonomik të Shqipërisë në vitin 2024, sipas Eurostat – përqindja më e lartë në Evropë. Qeveria ka miratuar së fundmi 16 kulla të reja, njëra prej të cilave, nëse ndërtohet, do të dominojë edhe Ambasadën Amerikane.

“Sipas organizatave ndërkombëtare kundër krimit, një pjesë e konsiderueshme e bumit të ndërtimit në Tiranë – veçanërisht projektet mbi 10 kate – besohet se financohet nga sindikata kriminale që pastrojnë para nga droga,” shkruante këtë vit Tirana Times.

Ndërkohë, rreth një e treta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë dhe më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi që nga viti 1991. Përdoret gjithashtu sistemi tradicional informal bankar “hawala”, që lejon transferimin e shpejtë të shumave të mëdha – një mekanizëm i shfrytëzuar nga trafikantët shqiptarë të drogës.

Rama ka shpallur një seri masash të reja për të frenuar tregtinë gjithnjë e më të hapur të narkotikëve – një betejë që ka shënuar pjesën më të madhe të turbulencave politike të viteve të fundit.

Kryeministri ka nisur fushata policore kundër drogës, përfshirë një operacion spektakolar në vitin 2014 në Lazarat, qendra e kultivimit të kanabisit, që u kthye në përleshje të armatosur dhe tërhoqi vëmendje ndërkombëtare. Megjithatë, pavarësisht këtyre përpjekjeve, industria e paligjshme jo vetëm që mbijetoi – por u përshtat dhe evoluoi.

Legalizimi i marijuanës për përdorim mjekësor në vitin 2023 ka nxitur një rritje të re të tregtisë së drogës. Sindikatat shqiptare kanë zhvilluar metoda diskrete kultivimi dhe ndikimi i tyre shtrihet përtej Ballkanit. Deri në Skoci, fermerë shqiptarë të kanabisit raportohet se janë futur ilegalisht me varka të vogla.

Sipas opozitës, qeveria Rama e ka orientuar sistemin gjyqësor më shumë kundër kundërshtarëve politikë sesa kundër krimit. Ata përmendin ndalimin njëvjeçar të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pa akuza në kohë, gjë që ka shkaktuar shqetësim në mbarë BE-në për shtetin e së drejtës dhe pavarësinë e gjyqësorit.

“Në vitin 2017, kur shërbeja si Ministër i Brendshëm, u informova për një listë me 126 oficerë të lartë të Policisë së Shtetit që ishin denoncuar në Prokurorinë për Krime të Rënda për lidhje me bandat e drogës,” tha ish-ministri Dritan Demiraj, i cili tani jeton në SHBA.

Në të ashtuquajturat narko-shtete, kalbëzimi institucional mjegullon kufijtë mes qeverisë, forcave të sigurisë dhe organizatave kriminale. Edhe sistemi i drejtësisë shpërbëhet – modele të njohura nga Kolumbia apo Afganistani.

“Nëse përfaqësuesit e zgjedhur të një shteti anëtar të NATO-s janë të përfshirë në krim të organizuar,” tha Demiraj, “atëherë NATO përballet me sfida reale dhe serioze sigurie. Një vend i tillë mund të bëhet hallka e dobët e aleancës, e shfrytëzueshme nga Rusia, Kina ose Irani për destabilizim nga brenda.”

Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026 –

By: 27
23 December 2025 at 15:16

Viti 2025 për futbollin shqiptar do të mbyllet me finalen e Superkupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamo City-t.

Një përballje e fortë mes dy skuadrave rivale, që po luftojnë edhe për kreun e renditjes në kampionatin “Abissnet Superiore”. Egnatia kryeson aktualisht kampionatin me 34 pikë, ndërsa Dinamo City mban vendin e tretë, me pesë pikë më pak se rrogozhinasit.

Egnatia dhe Dinamo City janë përballur dy herë në sezonin e ri të “Abissnet Superiore”. Njëra ndeshje është mbyllur në barazim pa gola, ndërsa në përballjen e fundit të zhvilluar në “Air Albania” triumfoi Egnatia me rezultatin 2-1.

Megjithatë, në finalen e fundit të luajtur mes tyre për Kupën e Shqipërisë, triumfoi Dinamo City në “Elbasan Arena”, në një ndeshje të fortë dhe mjaft emocionuese, e cila u vendos vetëm nga penalltitë, me blutë që fituan trofeun.

Një tjetër përballje për t’u mos u humbur është edhe finalja e radhës mes Egnatias dhe Dinamo City-t për Superkupën e Shqipërisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00. Kush do ta mbyllë vitin me trofe? Gjithçka do të vendoset në fushë më 28 dhjetor.

Incident gjatë një kontrolli policor në rrugën “Kastriotët”, nisin verifikimet –

By: 27
23 December 2025 at 15:00

AMP nis verifikimet pas një videoje në rrjetet sociale në rrugën “Kastriotët”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka nisur verifikimet e para pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, e cila lidhet me veprimet e një patrulle policie në rrugën “Kastriotët”, në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ushtrimit të detyrës, punonjësit e policisë kanë konstatuar një shkelje administrative ndaj një automjeti tip Toyota me targë AA*LA**. Gjatë momentit të vendosjes së masës administrative, është afruar drejtuesi i mjetit, shtetasi M.C., i cili dyshohet se ka ofenduar dhe kundërshtuar punonjësit e policisë, si dhe ka grisur bllokun e masave administrative.

Nga ana e efektivëve është bërë kallëzim penal ndaj këtij shtetasi, si dhe janë përpiluar raporti i shërbimit dhe raporti i shoqërimit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se verifikimet vijojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për monitorimin e zbatimit të procedurave standarde nga ana e punonjësve të policisë.

❌
❌