Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 4 January 202627.al

Kompanitë që ndikuan zgjedhjet në Venezuelë dhe SHBA u përdorën edhe në Shqipëri –

By: 27
4 January 2026 at 22:59

Diplomatja dhe analistja politike Edit Harxhi ka deklaruar se manipulimi i zgjedhjeve në Amerikë është realizuar përmes sistemeve elektronike të votimit, duke përfshirë kompanitë Smartmatic dhe Dominion.

Në një analizë të saj në edicionin e pasdites në SYRI TV, Harxhi tha se këto kompani, kanë origjinë në Venezuelë dhe janë krijuar gjatë periudhës së Hugo Chavez, me qëllim manipulimin e proceseve zgjedhore.

Sipas Harxhit, Smartmatic dhe Dominion janë zhvilluar me mbështetjen e shërbimeve inteligjente dhe ushtarake të Venezuelës, për t’i shërbyer regjimit të Chavez dhe më pas atij të Nicolas Maduro-s. Ajo pretendoi se pa manipulime zgjedhore, këta liderë nuk do të kishin mundur të fitonin zgjedhjet.

Harxhi theksoi se rreth vitit 2016, këto kompani u regjistruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas u përfshinë në menaxhimin e votimit elektronik në disa shtete amerikane, përfshirë të ashtuquajturat “swing states”. Ajo deklaroi se në vitin 2020, një degë kryesore e Dominion ishte hapur në Beograd, e lidhur me një biznesmen të fuqishëm serb pranë presidentit Aleksandër Vuçiç dhe me interesa kineze.

Sipas Harxhit, databaza e sistemit elektronik zgjedhor të SHBA-ve menaxhohej nga Beogradi dhe Karakasi, ndërsa manipulimi i votave është bërë në momentet e fundit përmes kodifikimit, duke shtuar vota në favor të Joe Biden. Ajo pretendoi se për këtë çështje ekzistojnë sqarime dhe materiale të shërbimeve inteligjente amerikane që tashmë janë bërë publike.

Në këtë kontekst, Harxhi përmendi edhe një vizitë të Donald Trump Jr. në Beograd, pak para zgjedhjeve amerikane, duke deklaruar se kjo vizitë kishte për qëllim paralajmërimin e autoriteteve serbe për lidhjet me Dominion. Sipas saj, zyra e kësaj kompanie në Beograd u mbyll brenda 24 orësh dhe nuk funksionoi ditën e zgjedhjeve.

Duke iu referuar Shqipërisë, Harxhi deklaroi se një nga këto kompani ka qenë nën hetim nga SPAK, lidhur me mbikëqyrjen e sistemit elektronik të zgjedhjeve, i cili u përdor për herë të parë në vitin 2021 dhe më pas në zgjedhjet lokale të vitit 2023. Ajo përmendi shqetësime të ngritura nga opozita dhe vëzhgues të huaj për funksionimin e këtij sistemi.

Harxhi:

“Është luajtur me software-in e votave të cilat ishin vota elektronike. Ka pasur dy sisteme elektronike të cilat kanë qenë, janë dy kompani të mëdhaja të votimit elektronik, që si Amerika ashtu dhe vende të tjera të botës i kanë marrë vazhdimisht në përsa i përket zgjedhjeve për të menaxhuar sistemin zgjedhor apo zgjedhjet e përgjithshme. Dhe kjo ka qenë, ka qenë një nga kompanitë kryesore është Smartmatic dhe Dominion.

Dominioni dhe Smartmatic janë dy kompani të cilat kanë lindur në Venezuelë. Ato kanë lindur nga parsarësi i Maduros, nga Hugo Chavez. Ai i lindi këto dy, i bëri, i përgatiti këto dy kompani nga shërbimet inteligjente dhe shërbimet ushtarake të Venezuelës, pikërisht për të vjedhur zgjedhjet në Venezuelë. Sepse nuk kishte shans që as Hugo Chavez dhe as Maduro të fitonin në qoftë se nuk do të manipuloheshin zgjedhjet.

Megjithëse Maduro nuk fitoi në zgjedhjet e fundit në Venezuelë, pavarësisht gjithë manipulimit zgjedhor që u bë nga këto dy kompanitë. Këto dy kompanitë shumë vite më parë, diku rreth vitit 2016, këto u regjistruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe aty në Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan t’i marrin shumë shtete, sidomos Swing States, filluan që t’i marrin këto dy kompani për menaxhimin e votimit elektronik. Pikërisht këto kompani më pas hapën një degë dhe në vitin 2020 dega kryesore e Dominionit ishte në Beograd, në qendër të Beogradit. E krijuar, aty u hap nga një biznesmen i fuqishëm serb pranë presidentit Vuçiç, i cili ishte dhe pronar i Huawei-it, firmës së famshme kineze. Pra kishte dhe një interes kinez në mes. Dhe gjithë databaza e të dhënave të sistemit elektronik zgjedhor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, menaxhohej nga Karakas, kryeqyteti i Venezuelës, dhe nga Beogradi.

Dhe abuzimi zgjedhor është bërë, abuzimi është bërë në momentet e fundit me anën e kodifikimit dhe është bërë nga këto dy vende ku janë shtuar votat në të qindat e sekondave për presidentin Biden. Madje ka shumë sqarime të shërbimeve inteligjente që tashmë janë dhe publike faktikisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pikërisht për këtë çështje. Dhe vetëm përpara dy javësh presidenti Trump ka folur pikërisht për manipulimin zgjedhor që është bërë për zgjedhjet e 2020-ës, dhe në vitin 2024, se shumëkush mund të pyesi pse nuk funksionoi kjo në 2024-ën? Sepse ekipi i presidentit Trump ishte aq i stërvitur saqë mori masa. E dini ju që ka pasur njerëz të cilët kanë qenë shërbyes në spiunazh, kuptohet nga ekipi i Maduros drejt ekipit të presidentit Trump apo shërbimeve amerikane, pikërisht për çështjen e Smartmatic dhe të Dominionit, pra të këtyre dy kompanive se si mund të funksiononin në qoftë se natyrisht do kishin një kujdes më të madh nga ana e ekipit të Trump Team, të ekipit të Trumpit.

Kështu e njëjta gjë ka ndodhur dhe në Beograd. Në qoftë se mbani mend, dhe këtu po e them dhe për shikuesit e Syrit TV, dy javë përpara zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 10 nëntor, pati një lajm që djali i madh i presidentit Trump, Trump Junior, vizitoi me urgjencë Beogradin për të takuar disa biznesmenë.

Trump Junior, djali i presidentit Trump, është takuar me biznesmen, nuk është takuar me Aleksandër Vuçiçin, nuk ka pasur takim zyrtar.  Kjo nuk ka qenë mbështetje nga Vuçiç. Nuk ka qenë as mbështetje e ekipit të Trump për Vuçiç, përkundrazi, ka qenë një notë shumë e fortë ëh që i është dhënë Vuçiçit në dorë që të ketë kujdes, sepse kompania Dominion, e cila kishte databazën në Beograd, ishte kompani e lidhur ngushtë me presidentin Vuçiç në Serbi. Dhe ndërkohë, është mbyllur zyra brenda 24 orësh, u mbyll zyra në Beograd. Dhe ajo zyrë nuk funksionoi ditën e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zgjedhjet e 2020-ës.

Jo vetëm kaq, por mendoj që në ditët e ardhshme, përveç dëshmisë që  do të marrin në gjykatat amerikane nga Maduro në lidhje me ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane, do ta dëgjoni vetë sepse janë histori shumë interesante.                  Absolutisht jo. Kompania madje mbi njërën nga këto dy kompani ka edhe një hetim nga SPAK-u përpara nja një viti, një vit e gjysëm, madje është rritur dhe kryetari i KQZ-së, zoti Celibashi në SPAK pikërisht për këtë çështje, sepse  kësaj kompanie i është dhënë pa tender mbikëqyrja e zgjedhjeve në Shqipëri, sidomos sistemi elektronik, pjesa elektronike e zgjedhjeve. U fut në funksion për herë të parë në vitin 2021, në zgjedhjet e 2021-shit, më pas u provua në zgjedhjet lokale të vitit 2023 dhe ka pasur mjaft shqetësime, ju i dini shqetësimet.

Dhe po ta shihni, po të lexoni me vëmendje shqetësimet që ka nxjerrë opozita,  apo edhe vëzhgues të huaj për sistemin e votimit elektronik në Shqipëri, se si kur shtypje tabulatin ndryshonte, dilte një emër tjetër, kundër emrit që ti vendosje vetë që ti dëshiroje që t’i shprehje vullnetin, të gjitha këto kanë ndodhur po njësoj me të njëjtën kompani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e vitit 2020. Po të shihni dëshmitë e atyre në ShBA janë njësoj me këto të Shqipërisë.

Po Xhorxhia, vetëm përpara një muaji, sekretari i përgjithshëm i Xhorxhias, ka dalë dhe ka shpallur publikisht që po e pranojmë përfundimisht që Presidenti Trump ka fituar në Xhorxhia, po vullneti ka ndryshuar. Interesante shumë. Dhe për arsye se Xhorxhia u gjykua Rudy Giuliani, avokati, edhe shumë avokatë të tjerë të presidentit Trump në atë kohë, sepse i dolën ndesh sekretarit të shtetit të Xhorxhias pikërisht për këtë çështje të Dominionit. Shumë e bukur kjo e gjitha. Po Dominioni ka ndodhur dhe në Shqipëri. Në Shqipëri ka pasur hetim, nuk e di nëse vazhdon ende hetimi nga SPAK-u për Dominionin.

Lezhë/ Banorët e Torovicës prej dy ditësh pa energji, transformatori i djegur nuk zëvendësohet –

By: 27
4 January 2026 at 21:51

Banorët e fshatit Torovicë, në qarkun e Lezhës, po përballen prej dy ditësh me mungesë totale të energjisë elektrike, pa asnjë reagim apo ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.

Shkaku i ndërprerjes së energjisë është djegia e plotë e pajisjeve të transformatorit, përfshirë edhe paketat shpërndarëse.

Pavarësisht njoftimeve të përsëritura nga banorët drejt strukturave përkatëse, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë për riparimin e defektit, ndërsa mungon edhe çdo informacion zyrtar për zgjidhjen e situatës.

Situata është alarmante, veçanërisht në mes të dimrit, ku mungesa e energjisë elektrike ndikon drejtpërdrejt në ngrohje, ruajtjen e ushqimeve dhe jetesën e përditshme të familjeve.

Banorët shprehen të revoltuar për neglizhencën e autoriteteve, duke theksuar se reagimi shpesh vjen vetëm kur rastet bëhen publike ose marrin vëmendje në rrjetet sociale.

Ismajli shkëlqen me asist në fitoren ndaj Veronës, Torino “i bën dalje” Asllanit –

By: 27
4 January 2026 at 21:29

Torino regjistroi dy fitore radhazi jashtë fushe në kampionat për herë të parë që nga shtatori i vitit 2024, pasi mposhti Veronën me rezultatin 0-3 në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi” në Serie A.

Protagonist në këtë duel ishte dhe mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, i cili jo vetëm që ishte i pakalueshëm në repartin ofensiv, por edhe asistoi për golin e tretë të shënuar nga Ngie në minutën 90+1’, duke u shndërruar kështu në një lider.

Për sa i përket Kristjan Asllanit, mesfushori shqiptar nuk u preferua në këtë duel, duke qëndruar në stol.

Para kësaj jave, duelet e Torinos në Serie A kishin një mesatare prej 1.47 golash për ndeshje para pushimit të pjesës së parë, më e larta në kampionat këtë sezon, dhe nisja e shpejtë e takimit e shpjegoi qartë këtë statistikë.

Si pasojë e këtij rezultati, Verona tani është pa fitore në 13 përballjet e fundit direkte (8 barazime, 5 humbje) dhe vazhdon të mbetet në mënyrë shqetësuese në zonën e rënies nga kategoria.

 

Maduro dhe gruaja e tij të burgosur në New York, ja kur do të dalin para gjykatës –

By: 27
4 January 2026 at 20:35

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores do të paraqiten në gjykatën federale të Manhattanit të hënën.

Sipas informacioneve paraprake të deklaruara nga një zëdhënës i gjykatës, ata priten të dalin para gjyqtarëve rreth orës 12 sipas kohës lokale.

Ata do të dalin para gjykatës të hënën. Seanca dëgjimore është caktuar për në orën 12:00 sipas kohës lokale”, deklaroi ai.

Presidenti Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Zonja e Parë Cilia Flores, po mbahen në një qendër paraburgimi në New York pas kapjes së tyre në sulmet ajrore amerikane ndaj Venezuelës të shtunën.

Ata u dërguan nga kryeqyteti Karakas në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn për t’u përballur me akuza të lidhura me trafikimin e drogës. Maduro ka mohuar të jetë udhëheqësi i një karteli droge.

Venezuela ndërkohë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe denoncon atë që e quan “agresionin ushtarak”.

Presidenti Donald Trump thotë se SHBA-të do ta “drejtojnë” Venezuelën “deri në kohën kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të mençur”. Kompanitë amerikane të naftës do të riparojnë gjithashtu “infrastrukturën e prishur” të Venezuelës, thotë Trump.

 

Stine merr valixhen e tij dhe drejtohet drejt derës: Dua të largohem… –

By: 27
4 January 2026 at 20:09

Një situatë e papritur ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ku këngëtari Stine ka vendosur t’u bëjë një rreng banorëve, duke shkaktuar panik dhe reagime të menjëhershme.

Gjatë ditës, Stine mori valixhen e tij dhe u drejtua drejt derës kryesore të shtëpisë, duke deklaruar se kishte vendosur të largohej nga gara.

Veprimi i tij surprizoi banorët, të cilët reaguan menjëherë, duke vrapuar pas tij dhe duke u përpjekur ta bindnin të mos dilte nga shtëpia.

Disa prej tyre shprehën shqetësim dhe habi, ndërsa të tjerë u përpoqën ta qetësonin dhe ta bindnin se largimi nuk ishte zgjidhja e duhur.

Situata krijoi tension dhe emocione të forta brenda shtëpisë, duke bërë që të gjithë të mblidheshin pranë derës.

Megjithatë, pas disa çastesh, Stine zbuloi se gjithçka ishte vetëm një shaka dhe pjesë e lojës së tij.

Ky veprim i këngëtarit solli edhe një herë në vëmendje dinamikat e forta që po zhvillohen brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, ku strategjitë, shakatë dhe surprizat vazhdojnë të mbajnë gjallë interesin e publikut.

Aksident me vdekje në Durrës, automjeti përplas të moshuarin me biçikletë –

By: 27
4 January 2026 at 19:23

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, në rrugën e re të Portit. Raportohet se një automjet ka përplasur një kalimtar që po lëvizte me biçikletë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është rreth moshës 60 vjeç.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA –

By: 27
4 January 2026 at 19:15

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin social Truth një listë me të dhëna mbi përfitimin e ndihmës sociale nga familjet emigrante në Shtetet e Bashkuara, të ndara sipas vendeve të origjinës.

Sipas këtyre të dhënave, 41.3% e familjeve shqiptare që jetojnë në SHBA përfitojnë ndihmë sociale nga shteti amerikan. Në të njëjtën listë përfshihet edhe Kosova, e cila rezulton me një përqindje edhe më të lartë, 46% të familjeve që marrin asistencë sociale.

Të dhënat janë paraqitur në tabela me titullin “Immigrant Welfare Recipient Rates by Country of Origin”, ku renditet përqindja e familjeve emigrante që përfitojnë programe të ndryshme ndihme sociale në SHBA.

Në krahasim me shtete të tjera, Shqipëria renditet mbi pragun 40%, por me një përqindje më të ulët se disa vende të rajonit dhe më gjerë. Në listë, ajo pozicionohet pranë vendeve si Moldavia, Ukraina dhe Vietnami, të cilat kanë nivele të ngjashme përfitimi nga asistenca sociale.

Publikimi i këtyre të dhënave vjen në vazhdën e qëndrimeve të njohura të Donald Trump mbi emigracionin dhe politikat e ndihmës sociale, tema që kanë qenë shpesh pjesë e debatit publik dhe politik në SHBA.

Shifra 41.3% tregon se një pjesë e familjeve emigrante shqiptare në SHBA përfitojnë të paktën një formë ndihme sociale, si kupona ushqimi, Medicaid, ndihmë për strehim apo kredi tatimore për fëmijët.

Kjo nuk do të thotë se ata janë të papunë apo të varur plotësisht nga shteti, pasi në SHBA edhe familjet që punojnë mund të marrin asistencë nëse kanë paga të ulëta, shumë fëmijë, shpenzime të larta shëndetësore ose janë emigrantë të ardhur rishtazi.

Fund ‘i çmendur’ në ‘Craven Cottage’, Fulham i rrëmben barazimin Liverpool –

By: 27
4 January 2026 at 19:05

Liverpool frenohet në ndeshjen e radhës së Premier League ndaj Fulham në Londër pasi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 nga kjo përballje. Ajo e zhvilluar në Craven Cottage ishte një sfidë që pati një fund të çmendur pasi skuadra londineze vetëm në castet e fundit arriti të barazojë rezultatin duke ia hequr 2 pikë nga duart skuadrës së ‘The Reds’.

Ishte Fulham ai që mori avantazhin në këtë përballje me Wilson që shënoi në minutën e 17 me skuadrat që shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës londineze. Në pjesën e dytë, Liverpool realizoi përmbysjen në rezultat me Florian Wirtz që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 57.

Por protagonistët e mëdhenj të sfidës u bënë Gakpo dhe Reed; holandezi i Liverpooli në minutën e 94 i dha avantazhin skuadrës së tij, një avantazh të cilin të besuarit e Arne Slot nuk e ruajtën dot, pasi 3 minuta më vonë, në të 97, Reed shënoi golin e barazimit 2-2 për Cottgers, një rezultat që ishte edhe përfundimtari i kësaj ndeshjeje me Liverpool që mbetet në vendin e katërt, por me vetëm 3 pikë më shumë se Manchester United, ndërsa Fulham shkon në 28 pikë në vendin e 11

Në ndeshje të tjera të Premier League, Tottenham barazoi 1-1 me Sunderlandin e Granit Xhakës, Newcastle fitoi me Crystal Palace 2-0, ndërsa Everton humbi në shtëpi me Brentford 2-4.

Kapshticë, vijon fluksi i lartë i emigrantëve shqiptarë që rikthehen në Greqi –

By: 27
4 January 2026 at 18:39

Të shumtë janë ata emigrantë të cilët po presin në tokën neutrale për të kaluar drejt doganës greke e më pas drejt vendit fqinj, aty ku jetojnë e punojnë.

Dogana greke po punon me 2 sportele ne hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa pala shqiptare po punon me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje.

Në këtë të fundit, nuk paraqiten radhë pavarësisht fluksit të lartë pasi po punohet me kapacitetet maksimale, ndryshe nga homologët grekë.

Vetëm gjatë ditëve të para të Janarit, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë dalë më tepër se 20.000 shtetas ndërsa fluks ka patur edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, ku kanë dalë rreth 8.000 shtetas.

Strakosha spektakolar me Shqipërinë dhe Greqinë, renditet mes portierëve më të mirë të Europës –

By: 27
4 January 2026 at 18:19

Thomas Strakosha padiskutim është një nga portierët më të mirë që ka Shqipëria në gjirin e saj. Por jo vetëm kaq. Gardiani i portës është ndër më të mirët në vitin 2025.

Sipas statistikave të publikuara nga “Transfermarkt” shihet se shqiptari është i 4-ti në listën e mbajtjes së portës së paprekur. Saktësisht në 44 ndeshje, gardiani i portës nuk ka pësuar gol në 22 raste, duke bërë që të jetë një lider për Kombëtaren shqiptare dhe AEK Athens në Greqi.

Paraqitjet e tij spektakolare dhe pritjet e tij kanë bërë që 30-vjeçari të lërë me “kilometra” pas emra “big” si Manuel Neuer dhe Thibout Courtois. Madje gardiani gjerman nuk duket gjëkundi në këtë listë, teksa belgu është plot 6 vende poshtë Strakoshës.

Gjithashtu poshtë shqiptarit janë edhe Costa, Simon apo Raya, teksa më mirë se lideri i Kombëtares kanë bërë Trubin, Donnarumma dhe Kobel.

 

Manchester United ka harruar të fitojë, ndalet përsëri edhe në Leeds –

By: 27
4 January 2026 at 17:51

“Djajtë e Kuq” vazhdojnë me të njejtin ritëm. Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Leeds United, në javën e 20-të të Premier League.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, por që në 45 minutat e para nuk pati gola dhe pjesa e parë përfundoi në barazim 0-0.

Gjithçka në ndeshje ndodhi brenda tre minutave, kur vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e amerikanit Aaronson, që shënoi në minutën e 62-të për 1-0.

Vetëm tre minuta më vonë, Joshua Zirkzee asistoi te Cunha, i cili barazoi shifrat në 1-1.

Deri në fund më gola nuk pati dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1.

Me këtë barazim, Manchester United ngritet në vendin e pestë në tabelë me 31 pikë, derisa Leeds mbetet i 16-ti me 22 pikë.

Tani vendos qytetari dhe jo pushteti –

By: 27
4 January 2026 at 17:45

Partia Demokratika do t’i rikthehet protestave sic e kishte lajmëruar kreu i saj, Sali Berisha.

Në një postim në facebook, kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka njoftuar se Foltore e PD do të organizohet më 5 janar ora 18:00 para Kryeministrisë.

“Vendos qytetari, jo pushteti! E hënë, datë 5 Janar, ora 18:00, përballë Kryeministrisë”, shkruan Bardhi.

Si çdo të hënë tashmë, kjo foltore do të jetë e para për këtë vit të ri, që pritet me plot ankth nga kampi demokrat, edhe pas marrjes së Maduros, presidentit të Venezuelës, nga forcat amerikane për t’u gjykuar në SHBA.

Rëndësi ka mirëqenia e popullit të venezuelës –

By: 27
4 January 2026 at 17:33

Papa Leoni XIV ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për situatën në Venezuelë.

Ati i Shenjtë bëri thirrje për respektimin e shtetit të së drejtës, të përcaktuar në Kushtetutën e Venezuelës si dhe për mbrojtjen e të drejtave njerëzore.

“E mira e popullit të dashur venezuelian duhet të mbizotërojë mbi çdo konsideratë tjetër dhe të çojë në tejkalimin e dhunës, duke hapur rrugë drejt drejtësisë dhe paqes, duke garantuar sovranitetin e vendit”, tha Papa.

Ai nënvizoi gjithashtu nevojën për bashkëpunim, stabilitet dhe harmoni, me vëmendje të veçantë ndaj më të varfërve, të cilët po vuajnë pasojat e krizës së rëndë ekonomike.

Deklarata e Papës vjen pas zhvillimeve të fundit politike, ku Shtetet e Bashkuara njoftuan arrestimin e presidentit Nicolas Maduro.

Papa Leoni XIV, i pari papë amerikan në histori, ka qenë kritik ndaj disa politikave të presidentit Donald Trump dhe më herët kishte bëre thirrje që Shtetet e Bashkuara të mos përdornin forcën ushtarake për të larguar Maduron nga pushteti.

Ati i Shenjtë ftoi besimtarët në mbarë botën që të luten për paqe, drejtësi dhe stabilitet në Venezuelë.

 

Interesat tona dhe embargoja e naftës janë të panegociueshme –

By: 27
4 January 2026 at 17:15

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me zyrtarët aktualë të Venezuelës vetëm nëse ata marrin “vendimet e duhura”, deklaroi sot Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, duke theksuar se Uashingtoni do të vijojë të mbajë në fuqi masat e presionit ndaj vendit të Amerikës Latine, përfshirë edhe embargon e naftës.

“Nëse nuk merren vendimet e duhura, SHBA do të ruajë shumë mekanizma ndikimi për të mbrojtur interesat tona, përfshirë embargon e naftës. Në të ardhmen do të gjykojmë veprimet e tyre”, u shpreh Rubio në një intervistë për CBS, duke iu referuar qeverisë venezueliane.

Shefi i diplomacisë amerikane duket se ka zbutur edhe deklaratat e bëra një ditë më parë nga presidenti Donald Trump, i cili kishte thënë se SHBA mund të “marrë në dorë drejtimin” e Venezuelës dhe nuk do të hezitonte të dërgonte trupa ushtarake, nëse do të ishte e nevojshme.

Rubio theksoi se, edhe pse Trump nuk përjashton publikisht asnjë opsion, përfshirë ndërhyrjen ushtarake, aktualisht fokusi i SHBA-së është embargoja e naftës, e cila, sipas tij, i jep Uashingtonit ndikim të konsiderueshëm mbi zhvillimet e ardhshme.

Roli i Delcy Rodríguez

Sipas Kushtetutës së Venezuelës, në mungesë të presidentit Nicolás Maduro, detyrën e kreut të shtetit e merr zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez. Gjykata e Lartë e Venezuelës i ka dhënë asaj autorizimin të marrë këtë rol mbrëmjen e kaluar.

I pyetur për Rodríguez, Rubio deklaroi se SHBA do të vlerësojë veprimet e saj dhe të drejtuesve të tjerë që mbeten në pushtet dhe “do të shohë se çfarë do të ndodhë”.

Ai shtoi se ndryshimi me Nicolás Maduro qëndron në faktin se “personi përgjegjës më parë ishte dikush me të cilin nuk mund të bashkëpunoje” dhe që “nuk i respektoi marrëveshjet”.

Po ashtu, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, është shprehur se Amerika nuk ka nevojë për naftën e Venezuelës.

Sipas mediave të huaja, komentet Rubio i bëri në një intervistë në NBC, ku ai u pyet edhe për planet e reklamuara të SHBA-së për të marrë nën kontroll industrinë e naftës së Venezuelës.

Rubio iu referua veçanërisht nevojës për të ndaluar rivalët globalë të kenë akses në burimet e vendit, duke thënë:

“Nuk kemi nevojë për naftën e Venezuelës. Kemi shumë naftë në Shtetet e Bashkuara. Ajo që nuk do të lejojmë është që industria e naftës në Venezuelë të kontrollohet nga kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara… Pse Kina ka nevojë për naftën e tyre? Pse Rusia ka nevojë për naftën e tyre? Pse Irani ka nevojë për naftën e tyre?”

“Ne nuk do të lejojmë që Hemisfera Perëndimore të jetë një bazë operacioni për kundërshtarët, konkurrentët dhe rivalët e Shteteve të Bashkuara… Ne duam të shohim që nga të ardhurat nga nafta e atij vendi të përfitojnë populli i Venezuelës”, shtoi Rubio.

 

Vijon trafiku i rënduar, rradhë të gjata makinash në aksin librazhd-Elbasan-Tiranë –

By: 27
4 January 2026 at 17:05

Për të tretën ditë radhazi, qarkullimi në aksin kombëtar Prrenjas-Librazhd-Elbasan-Tuneli i Krrabës-Tiranë vijon të jetë i rënduar, duke kthyer një nga korridoret më të rëndësishme lidhëse të vendit në një burim kaosi, vonesash dhe rreziku për mijëra drejtues mjetesh.

Fluksi i lartë i automjeteve, i shoqëruar me infrastrukturë të amortizuar dhe punime të zvarritura, ka bërë që situata të përsëritet edhe këtë fundjavë, pa asnjë sinjal për normalizim të shpejtë.

Pavarësisht pranisë së Policisë Rrugore në terren, disiplinimi i trafikut mbetet i pamjaftueshëm përballë volumit të automjeteve dhe gjendjes problematike të rrugës.

Segmentet ku po kryhen punime për zgjerimin e rrugës, pjesë e Koridorit Tetë, janë kthyer në pika kritike për qarkullimin.

Në disa zona kyçe, trafiku ecën me ndalesa të vazhdueshme, duke krijuar radhë të gjata dhe duke shtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit për drejtuesit e mjeteve.

Situata rëndohet ndjeshëm në Kthesat e Murrashit dhe Kthesat e Dragostunjës, ku rruga paraqitet me gropa të shumta, segmente të dëmtuara dhe mungesë sigurie.

Këto problematika jo vetëm që ngadalësojnë qarkullimin, por përbëjnë edhe rrezik serioz për aksidente, veçanërisht në kushtet e trafikut të dendur.

Kjo situatë është pasojë e mungesës së investimeve të qëndrueshme dhe planifikimit afatgjatë, ku punimet kryhen pa masa të mjaftueshme për menaxhimin e trafikut, ndërsa segmentet e dëmtuara mbeten për periudha të gjata pa ndërhyrje reale.

 

Vijon trafiku i rënduar, rradhë të gjata makinash në aksin Elbasan-Bradashesh –

By: 27
4 January 2026 at 16:29

Trafiku i rënduar vijon të jetë një problem serioz në qytetin e Elbasanit, veçanërisht në aksin Elbasan–Bradashesh, ku prej ditësh janë krijuar radhë të gjata automjetesh.

Situata paraqitet problematike jo vetëm në rrugën kryesore, por edhe në rrugët dytësore, të cilat janë mbingarkuar nga fluksi i lartë i mjeteve.

Trafiku i madh në zonën e Elbasanit ka bërë që mijëra qytetarë të mbeten të bllokuar në rrugë, duke humbur orë të tëra në lëvizje.

Kalimi i gjithë trafikut përmes qytetit e ka kthyer këtë aks në një “gangrenë” të qarkullimit, ku lëvizja bëhet tepër e vështirë dhe shpesh zgjat për orë të tëra.

 

Tensionohet situate para Kryeministrisë, policia shkul çadrat e aktivistëve të “Shqipëria Bëhet” –

By: 27
4 January 2026 at 15:43

Kanë vijuar sërish përplasjet mes protestuesve të “Shqipëria Bëhet” me efektivët e policies.

Mbështetësit e Adriatik Lapajt nuk janë lejuar nga policia të ngrejnë çadra para Kryeministrisë.

“Turp, turp. Nuk po ju bëjmë gjë me çadër jemi”-dëgjohen protestuesit.

Madje njëri prej protestuesve është shtrirë përtokë teksa është marrë për t’u shoqëruar nga policia. Në momentet e tensionit ka ndërhyrë edhe Adriatik Lapaj.

Sipas raportimeve, disa nga protestuesit janë shoqëruar nga uniformat blu, ndërsa situata në zonë është tensionuar. Pamjet tregojnë momente përplasjesh mes protestuesve dhe forcave të rendit, ku policia ka përdorur forcë për shoqërimin e disa personave.

Napoli mund Lazion dhe i afrohet Milanit në krye, Rrahmani shkëlqen me gol –

By: 27
4 January 2026 at 15:25

Napoli ka arritur fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke mposhtur Lazion 2-0 në stadiumin Olimpico. Të dy golat erdhën në pjesën e parë, ku skuadra e Luciano Spallettit tregoi dominim.

Goli i parë erdhi në minutën e 14-të, kur Leonardo Spinazzola shënoi me një goditje të bukur në ajër pas një krosi të saktë nga Matteo Politano. Pas vetëm 18 minutash, në minutën e 32-të, Amir Rrahmani shënoi golin e dytë me kokë, pas një goditje këndi të përsosur nga Politano.

Napoli mund të kishte shënuar edhe një gol tjetër me Elmas, i cili goditi traversën, por pas kësaj, Lazio u bë më e rrezikshme në pjesën e dytë, megjithatë Napoli mbajti kontrollin e lojës. Pas disa tensioneve, më parë u ndëshkua me karton të kuq Noslin për dy shpërndarje të verdha, dhe më pas u ndëshkuan gjithashtu Mazzocchi dhe Marusic, që u përfshinë në një rreth të ashpër.

Në minutat e fundit, Guendouzi goditi traversën, por asgjë nuk ndryshoi deri në përfundim të ndeshjes. Ky ishte edhe triumfi i parë i trajnerit Conte ndaj Sarrit në karrierën e tij.

Podcasti “Flasim” do të quhet “Heshtim” –

By: 27
4 January 2026 at 15:07

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar heshtjen e kryeministrit Edi Rama lidhur me operacionin e forcave amerikane për arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha iu referua podcastit të Ramës “Flasim”, duke thënë se ai duhet të ndryshojë emër në “Heshtim”, për shkak të mungesës së reagimit të kryeministrit për ngjarjen në Venezuelë.

Sipas Berishës, pavarësisht zhvillimeve të rëndësishme ndërkombëtare dhe arrestimit të Maduro-s, Rama ka zgjedhur të mos flasë publikisht, duke u mjaftuar vetëm me një reagim nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ai shtoi se heshtja e kryeministrit është e qëllimshme dhe ironizoi se kjo mund të lidhet me frikën e pasojave politike.

Në statusin e tij, Berisha shkruan:

Ramaduro versus Maduro.

Miq, nga sot Podcasti i Edi Ramës “Flasim” pagëzohet me emrin e ri “Heshtim”. Gëzuar emrin!

Disa civilë fotografuan qytetarët për t’i intimiduar, hajde të bëhemi 20-30 mijë dhe ta rrethojmë –

By: 27
4 January 2026 at 14:57

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka komentuar incidentin e ndodhur gjatë protestës para Kryeministrisë, duke deklaruar se persona civilë kanë filmuar dhe fotografuar protestuesit me qëllim intimidimin e tyre.

Sipas Lapajt, prania e civilëve mes efektivëve të policisë ka krijuar pasiguri te qytetarët.

Ai tha se nuk ka asnjë kundërshtim ndaj policisë kur ajo vepron me uniformë dhe transparencë, por e cilësoi të papranueshëm fotografimin e protestuesve nga persona pa identifikim.

“Mes policisë kishte civilë që u bënin foto njerëzve. Pse duhen këta, kur ka kamera në çdo cep? Nëse duan identifikim, le të vijë një efektiv me uniformë.

Kemi 28 ditë këtu dhe nuk është prekur as edhe një lule. Kur vjen një person civil me kapuç që mbulon fytyrën, ne mendojmë se është bandit.

Policia rri këtu me uniformë, na shikon në sy. Por kur vjen një civil i tillë për të intimiduar njerëzit, kjo është e paligjshme dhe e rrezikshme,” u shpreh Lapaj.

Më tej ai theksoi se do të vazhdojë të protestojë në mënyrë demokratike, duke njoftuar se protesta e radhës do të jetë pas dy javësh.

“Unë kam kaq në dorë, unë republikës time nuk i vë zjarrin. Kaq kam në dorë unë. Kjo është demokracia. Hajde“Unë kam kaq në dorë, unë republikës time nuk i vë zjarrin. Kaq kam në dorë unë. Kjo është demokracia. Hajde të bëhemi 20-30 mijë ta rrethojmë dhe të ikim”, u shpreh Lapaj.dhe të ikim”, shtoi Lapaj.

❌
❌