Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 January 202627.al

U divorcuan për shkak të BBVA? Menaxheri i Erik Lloshit flet për bashkëshorten e tij –

By: 27
13 January 2026 at 17:46

Hyrja e Erik Lloshit në “Big Brother VIP Albania 5” duket se ka trazuar jo pak marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Rominën.

Menaxheri i artistit, Anton Prendi, ka zbuluar detaje mjaft interesante gjatë një interviste me Ronaldo Sharkën, duke konfirmuar se frika e Erikut për një divorc të mundshëm nuk ishte thjesht një batutë.

Antoni tregoi se i është dashur të insistojë për dy vite e gjysmë që Eriku të pranonte ftesën, por pengesa kryesore ka qenë gjithmonë partnerja e tij.

“Të njëjtën gjë dhe Romina ka thënë që nuk do e pranonte. Nuk ka qenë vetëm tani kundër. Nuk është se është kundër formatit të BBV, por privatësinë e familjes e ka shumë të shenjtë,” u shpreh menaxheri.

Më shqetësues duket fakti se aktualisht komunikimi mes menaxherit dhe bashkëshortes së këngëtarit është ndërprerë. Antoni pranoi se ka tentuar ta kontaktojë Rominën këto ditë, por pa sukses.

“Kam provuar të komunikoj këto ditë, por nuk kam mundur. Shpresoj që t’i ketë parë videot që unë postoj në ‘Instagram’-in e Erikut. Ka thënë që do kishte pranuar çdo gjë, vetëm BBV jo,” deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se Romina po qëndron e distancuar nga çdo zhvillim që lidhet me formatin.

PAMJE/ Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë, çfarë do të ndodhë sot në BBVA –

By: 27
13 January 2026 at 17:30

Dy nga figurat më të rëndësishme të televizionit shqiptar, janë bërë bashkë në një takim që ka “thyer” rrjetin mbrëmjen e djeshme.

Ledion Liço dhe Alketa Vejsiu kanë publikuar disa foto të përbashkëta, ku shfaqen të buzëqeshur dhe në një atmosferë mjaft miqësore krah njëri-tjetrit.

Por, ajo që ka ndezur kuriozitetin e publikut është njoftimi zyrtar që shoqëron këto pamje.

Përmes një fotoje bardh e zi, ku Ledioni shfaqet duke qeshur, Alketa ka zbuluar se nesër do të jetë pjesë e spektaklit të “Big Brother VIP”.

“Nesër Big Sister viziton Vëllain e Madh,” shkruhet në diçiturën e fotos, duke konfirmuar kështu një kryqëzim historik mes dy formateve dhe ekraneve.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë roli i Alketës në Prime-n e nesërm dhe çfarë surprize kanë rezervuar dy moderatorët për publikun.

PAMJE/ Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë,

Gazprom ka furnizuar më shumë gaz natyror në Kinë sesa në Evropë në vitin 2025 –

By: 27
13 January 2026 at 17:16

Kompania ruse e energjisë Gazprom njoftoi se vitin e kaluar, për herë të parë, furnizoi më shumë gaz natyror në Kinë sesa në Evropë.

Gazprom tha se kompania vazhdoi të shesë gaz natyror në vendet fqinje në vitin 2025.

Thuhet se kompania rriti dërgesat e saj të gazit natyror në Kazakistan, Uzbekistan dhe Kirgistan me 22,2 për qind vitin e kaluar dhe në Gjeorgji me 40,4 për qind.

Rreth 38,8 miliardë metra kub gaz natyror iu furnizuan Kinës nëpërmjet tubacionit Power of Siberia gjatë kësaj periudhe.

Gazprom, pjesa e tregut e të cilit në Evropë është zvogëluar ndjeshëm për shkak të sanksioneve perëndimore, po ndërmerr hapa për të zhvilluar bashkëpunimin me vendet aziatike për të kompensuar humbjet e saj në sektorin e energjisë.

Përveç tubacionit Power of Siberia, Gazprom po punon edhe në Projektin Power of Siberia 2, i cili është planifikuar të furnizojë gazin rus në Kinë nëpërmjet Mongolisë me një kapacitet vjetor prej 50 miliardë metrash kub.

Standardi i dyfishtë me autorësi të Edi Ramës! –

By: 27
13 January 2026 at 17:00

Avokati Genci Gjokutaj ka reaguar në lidhje me zvarritjen që Kuvendi po i bën kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të mandatit të deputetes, Belinda Balluku, përmes bllokimit të vazhdueshëm të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gjokutaj shkruan se me rastin e Belinda Ballukut po luhet një standard i dyfishtë, sipas tij, me urdhër të Edi Ramës.

Ai thotë se ‘Mandatet’ nxituan në heqjen e imunitetit për liderin demokrat Sali Berisha, ndërsa e kundërta po ndodh me zonjën Balluku, pavarësisht precedentëve të ngjashëm me njëri-tjetrin.

“Link-u poshtë është procesverbali i Mbledhjes se Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve me objekt dhënien e autorizimit për arrestimit të Liderit Demokrat, Sali Berisha mbi kërkesën e SPAK më 23 dhjetor 2023! Komisioni miratoi autorizimin për arrestimin e Berishës në kohë rekord, pasi kish rrëzuar paraprakisht kërkesën e mbrojtjes për shtyrjen apo pezullimin e shqyrtimit të kërkesës së SPAK nga Komisioni, derisa të vendoste Gjykata Kushtetuese! (Shih edhe videon përkatëse)

Ndërsa me rastin Balluku shqyrtimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e saj është pezulluar derisa të vendosë Gjykata Kushtetuese! (Shih videon përkatëse)

Ky është standardi i dyfishtë që për autor ka vetëm një person! KM e Shqipërisë Edi Rama! “,- shkruan Gjokutaj në fb.

SHBA anulon mbi 100 mijë viza për emigrantët me urdhër të Trump –

By: 27
13 January 2026 at 16:46

Administrata e Donald Trump ka revokuar mbi 100 mijë viza gjatë vitit të kaluar, duke sinjalizuar një kthesë të ashpër në politikat e imigracionit të SHBA-së.

Vendimi përbën rritje të ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme dhe vjen në kuadër të përpjekjeve për të kufizuar si hyrjen ilegale, ashtu edhe mundësitë ligjore të të huajve që duan të futen në vend.

“Departamenti i Shtetit ka revokuar mbi 100 mijë viza dhe kjo është rritje me më shumë se 150% krahasuar me vitin 2024,” deklaroi zëdhënësi Tommy Pigott, duke theksuar se administrata sheh “mbrojtjen e qytetarëve amerikanë dhe sovranitetit kombëtar” si prioritetin kryesor.

Ai pretendoi se një pjesë e vizave tërhiqen nga shtetas që janë të akuzuar ose dënuar për krime, duke përfshirë dhunë, vjedhje dhe drejtim nën ndikimin e alkoolit.

Zëdhënësi shtoi se Qendra e Vlerësimit të Vazhdueshëm e Departamentit të Shtetit vlerëson vazhdimisht mbajtësit e vizave për të identifikuar individë që paraqesin rrezik për sigurinë.

Në një njoftim të publikuar në X, Departamenti i Shtetit, i drejtuar nga Marco Rubio, njoftoi se 8 mijë viza studentësh dhe 2,500 viza të specializuara janë anuluar ndaj individëve që kanë patur përplasje me ligjin.

Vendimet për revokim u intensifikuan pas urdhrit ekzekutiv të presidentit Trump më 20 janar, i cili detyroi agjencitë federale të zgjerojnë filtrat dhe kontrollet për ata që kërkojnë hyrje në SHBA. Që atëherë, anulimet kanë prekur edhe persona për arsye politike dhe deklarata publike, përfshirë komentet për Izraelin dhe figura të njohura në debatet për imigracionin.

Do të kompensohen të gjithë banorët –

By: 27
13 January 2026 at 16:30

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka zbritur sot në zonën e Hasturkas për të “monitoruar nga afër” situatën pas rritjes së nivelit të ujërave. Me të vërtetë, situata është dramatike: kolektorët që duheshin të ishin të pastruar prej javësh duket se ekzistojnë vetëm në letra. Në terren, nuk shihet asnjë eskavator, asnjë punonjës, dhe ndërkohë ujërat kanë bërë detyrën e tyre – përmbytjet.

Gjatë inspektimit, Balluku bëri të ditur se situata “po shkon drejt përmirësimit”, pasi niveli i lumit Seman ka rënë plot 15 centimetra. Në fakt, kjo është më shumë një rënie simbolike sesa një zgjidhje reale, por mjafton për të dhënë shpresë dhe për të justifikuar premtimet për dëmshpërblime.

Ndërkohë, edhe prurjet në kaskadën e Devollit janë minimale, duke i lehtësuar hidrocentraleve punën – sigurisht pa asnjë ndërhyrje njerëzore të vërtetë. Për argjinaturën e dëmtuar të Semanit, Balluku tha se janë identifikuar disa pika problematike dhe se ndërhyrja do të nisë menjëherë. Natyrisht, kur ujërat të bien dhe punonjësit të gjenden…

“Jemi në një stad më të përmirësuar të situatës. Lumi Seman është kthyer në shtratin e tij. Evakuimi i qytetarëve është bërë i plotë. Banorët do të kompensohen për dëmet,” deklaroi Balluku, duke lënë të kuptohet se pas gjithë kësaj menaxhimi real i krizës ka qenë… minimal.

Në praktikë, një panoramë e zakonshme: paraqitje mediatike, statistika optimiste për centimetra, dhe premtime për dëmshpërblime që vijnë pasi problemi tashmë ka ndodhur. Mijëra euro të shpenzuara “për kolektorët dhe kanalet kulluese” duket se kanë mbetur thjesht fjalë në letra, ndërsa ujërat kanë treguar se nuk presin për premtime.

Arratisja e Altin Ndocit/ Pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit –

By: 27
13 January 2026 at 16:16

Pas arratisjes së Altin Ndocit, person i rrezikshëm dhe pjesë e një grupi kriminal, i akuzuar nga SPAK, mësohet se menjëherë pas ngjarjes është pezulluar zinxhiri komandues i burgut të Durrësit.

Urdhri i pezullimit vjen pak orë pas arratisjes së ndodhur në spitalin Rajonal të Durrësit.

Sipas detajeve, Altin Ndoci kishte kryer një vizitë mjekësore ditën e sotme, i shoqëruar nga dy punonjës policie. Nga të dhënat paraprake, Ndoci ka goditur njërin prej policëve dhe ka arritur të largohet, ndërsa sipas informacioneve, një automjet AUDI A7 i Bardhë me targa AA 700 RS e priste jashtë spitalit.

Arratisja nga burgu/ Momenti kur Altin Ndocaj ikën me vrap dhe polici e ndjek me armë në dorë –

By: 27
13 January 2026 at 16:00

Sigurohet fotoja e një prej efektivëve të Policisë së Burgjeve, i fotografuar jashtë ambienteve të Spitalit Rajonal të Durrësit, në momentin kur ndjek nga pas të burgosurin Altin Ndoci, i cili arriti të arratisej. Pamja ka ngjallur reagime të forta, pasi tregon qartë se efektivi ishte i vetëm, i armatosur me pistoletë, duke vrapuar pas një prej personave më të rrezikshëm të botës së krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë shoqërimit të Ndocit për vizita mjekësore në repartin infektiv të spitalit. Sipas burimeve, Altin Ndoci ka goditur me grusht njërin prej efektivëve brenda ambienteve të spitalit, duke krijuar momentin e duhur për t’u larguar me vrap jashtë godinës.

Polici i goditur ka reaguar menjëherë, duke e ndjekur pas dhe duke qëlluar një herë në ajër me armën e shërbimit, në përpjekje për ta ndalur dhe neutralizuar. Megjithatë, Ndoci ka arritur të largohet, duke përfituar nga kaosi dhe mungesa e përforcimeve në ato momente.

Fotoja e siguruar tregon qartë efektivin duke ndjekur i vetëm të arratisurin, fakt që ka ngritur pikëpyetje serioze mbi masat e sigurisë gjatë shoqërimit të të burgosurve me rrezikshmëri të lartë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se po hetohet edhe pista se jashtë spitalit mund të ketë qenë një automjet në pritje, konkretisht një Audi i bardhë, që dyshohet se mund ta ketë ndihmuar Ndocin në arratisje. Kjo pistë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Pas arratisjes, policia ka ngritur postblloqe në disa akse rrugore dhe po vijon kontrollet intensive për kapjen e tij. Paralelisht, pritet të ketë hetim të thelluar administrativ dhe penal për mënyrën se si u organizua shoqërimi i të burgosurit dhe për përgjegjësitë konkrete që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Ahmetaj kërkon video-konferencë dhe dëshmitarë –

By: 27
13 January 2026 at 15:46

Ditën e sotme u zhvillua në GJKKO  gjyqi në mungesë për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj , për dosjen ‘Buka’.

Burime për Report TV bëjnë të ditur se në seancën e ditës së sotme pati debate mes avokatit të Ahmetajt dhe prokurorit të SPAK.

Në seancë të pranishëm ishin edhe të dëmtuarit nga vepra penale, anëtarët e familjes Myderizi.

Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori paraqiti kërkesat për prova në lidhje me çështjen e buka sha. Ahmetaj dyshohet për veprën penale shpërdorim detyre.

Jam autorizuar orej tij që të them se ai nuk e pranon akuzën, deklarohet i pafajshëm dhe se akuza është politike”, tha avokati i Ahmetajt.

“Ne kërkojmë të pyetet me video-konferencë Arben Ahmetaj. Ne kërkojmë të merren prova shkresore, të pyetejn ekspertët që kaënë bërë akt-ekspertimin teknik dhe kontabël. Kërkojmë të pyeten si dëshmitarë, Shkëlqim Cani ish-minister i Financave dhe ish-zyrtarë të tjerë, të Ministrisë së Financave, po ashtu edhe dëshmitarë të tjerë. Të lejohen prova dokumentare, të merren gjithë aktet juridike në lidhje me Buka.Sha”, vijoi më tej avokati i Ahmetajt.

Gjykata i kërkon prokurorit të shpejgojë cilat janë veprimet dhe mosveprimet që ka bërë Arben Ahmetaj në lidhje me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

“Janë vendimet e gjykatave që kemi depozituar, të cilat i kanë dhënë të drejtë familjes Myderizi. Vjen i pandehuri Ahmetaj përmes një urdhri ku i ka caktuar vetë dy eskpertë. Ky akt ekspetimi madje ka kontradikta. Më herët ish-ministrat Nasip Naco dhe Florian Mima thanë se kanë privatizuar këtë pronë. I pandehuri Arben Ahmetaj ka shkelur vendimin e Gjykates Kushtetuese, i cili në vetvete është ligj”, tha Prokurori i SPAK Elvin Gokaj.

“Shoh që avokati i Ahmetajt po përpiqet t’i ngatërrojë gjërat. Këtu ka një shkelje të pastër të detyrës së tij. Ne e fituam gjyqin me Ministrinë e Ekonomisë me vendim të formës së prerë. Ne kundërshtuam mënyrën se si u llogaritën aksionet e pronarëve: 1 metër katror tokë na e kanë llogaritur me 8 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që çmimi i tregut është 1 mijë euro. Na dhanë 80 milionë lekë të vjetra. Bëhet fjalë për zonën ku ra zjarri pak ditë më parë, zonja gjyqtare. Më pas u bënë manovra për t’i hapur rrugë vjedhjes. Ahmetaj bëri atë që nuk e bëri asnjë ministër tjetër, edhe pse kanë tentuar edhe të tjerë. Kjo është një vjedhje absurde. Kemi 30 vjet që kërkojmë pronën tonë në mënyrë të rregullt, fitojmë gjyqet dhe, sot e kësaj dite, nuk jemi aksionerë”, tha përfaqësuesi i familjes, Adrian Myderizi.

Ndërkohë seanca shtyhet për datën 27 janar, për t’i dhënë kohë prokurorit të SPAK-ut të shprehet dhe të shqyrtojë provat dhe dëshmitarët e kërkuar nga mbrojtja e Ahmetajt.

Sanksione të reja së shpejti ndaj Iranit për dhunën ndaj protestuesve –

By: 27
13 January 2026 at 15:32

Bashkimi Evropian pritet të propozojë “shumë shpejt” sanksione të reja ndaj autoriteteve iraniane që konsiderohen përgjegjëse për shtypjen e dhunshme të protestave antiqeveritare në Iran. Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në një postim në platformën X, von der Leyen e cilësoi “tronditës” numrin e viktimave në Iran gjatë protestave, duke dënuar ashpër përdorimin e tepruar të forcës dhe kufizimin e vazhdueshëm të lirive themelore.

Ajo theksoi se, në koordinim me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, do të ndërmerren shpejt hapa konkretë për vendosjen e masave ndëshkuese shtesë ndaj personave dhe strukturave përgjegjëse për represionin, raporton BBC.

“Qëndrojmë në krah të popullit iranian, i cili po lufton me guxim për lirinë e tij”, deklaroi von der Leyen, duke riafirmuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për protestuesit në Iran.

Adoptim apo trafik? Si po kthehet Shqipëria në burim të “industrisë” së fshehtë të qenve endacakë –

By: 27
13 January 2026 at 15:28

Fenomeni i qenve endacakë në Shqipëri nuk përbën më vetëm një problem social, urban dhe shëndetësor. Së fundmi, ai po merr përmasa edhe më shqetësuese, duke u shndërruar në një burim përfitimi ekonomik për subjekte dhe shoqata të caktuara, përmes një sistemi adoptimesh ndërkombëtare që shpesh operon në kufijtë e ligjit ose jashtë tij.

Shqipëria, për shkak të mungesës së kontrollit shtetëror efektiv, boshllëqeve ligjore dhe mungesës së transparencës institucionale, po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga pikat kryesore furnizuese të qenve për tregun europian të ashtuquajturave “adoptime humanitare”.

Shqipëria, terren ideal për trafik të maskuar

Ekspertë dhe aktivistë të mirëqenies së kafshëve evidentojnë disa faktorë që e bëjnë vendin veçanërisht të përshtatshëm për këtë lloj aktiviteti:

  • Numër i lartë i qenve endacakë në qytete dhe zona rurale

  • Mungesë historike e një regjistri kombëtar funksional për kafshët e shoqërimit

  • Kontroll minimal mbi veprimtarinë e shoqatave që operojnë në këtë fushë

  • Inspektime të dobëta veterinare dhe doganore

  • Bashkëpunim i pamjaftueshëm ndërinstitucional

Në praktikë, kjo do të thotë se qentë e rrugës mund të mblidhen masivisht, të paraqiten si “të shpëtuar” dhe të përgatiten për eksport jashtë vendit, pa një gjurmueshmëri reale mbi origjinën e tyre.

Mikroçipimi, hallka më e dobët e sistemit

Një nga problematikat më serioze mbetet mikroçipimi. Për një periudhë të gjatë, Shqipëria nuk ka pasur një sistem kombëtar të unifikuar dhe të njohur ndërkombëtarisht për identifikimin e kafshëve.

Kjo ka hapur rrugën për abuzime të shumta:

  • Qentë e marrë nga rruga pajisen me mikroçipë të huaj, të regjistruar në databaza të vendeve të BE-së

  • Dokumentacioni krijohet jashtë Shqipërisë, duke e bërë të pamundur verifikimin e origjinës reale

  • Qentë paraqiten si “adoptime individuale”, duke shmangur kategorizimin si eksport masiv apo aktivitet komercial

Në këtë mënyrë, autoritetet shqiptare e kanë pothuajse të pamundur të provojnë se kafsha ka qenë endacake dhe jo pronë private.

“Adoptimi humanitar” dhe përfitimi ekonomik

Ndërsa publikisht procesi prezantohet si akt bamirësie, realiteti financiar tregon një tjetër tablo. Burime nga sektori flasin për:

  • Tarifa “adoptimi” nga 300 deri në 700 euro për qen

  • Donacione mujore nga qytetarë europianë

  • Pagesa për transport, dokumentacion, vaksinime dhe “kujdes veterinar”

Kur ky proces kryhet në mënyrë masive, përfitimi ekonomik bëhet i konsiderueshëm, veçanërisht në një vend me kosto të ulët si Shqipëria. Kjo krijon një motiv të fortë për mbajtjen artificiale të problemit të qenve endacakë, në vend të zgjidhjeve afatgjata si sterilizimi dhe politikat publike efektive.

Zinxhiri rajonal i trafikut: Shqipëri–Kosovë–Serbi

Përveç eksporteve direkte drejt vendeve të BE-së, ka indicie të forta për lëvizje klandestine të qenve përmes Kosovës dhe më pas Serbisë, ku:

  • Dokumentacioni plotësohet më lehtë

  • Qentë përfshihen në rrjete transporti më të konsoliduara

  • Origjina reale bëhet edhe më e paqartë

Kjo e shndërron trafikun e qenve në një zinxhir rajonal, ku Shqipëria shërben si pikë grumbullimi fillestare.

Mungesë totale transparence dhe kontrolli

Aktualisht, në Shqipëri:

  • Nuk ka auditim financiar të detyrueshëm për shoqatat që merren me adoptime ndërkombëtare

  • Nuk publikohet numri real i qenve të eksportuar çdo vit

  • Nuk ekziston monitorim pas adoptimit

Kjo krijon një “zonë gri”, ku aktiviteti humanitar dhe ai fitimprurës ndërthuren pa kufij të qartë ligjorë

Pasojat për vendin dhe shoqërinë

Ky model prodhon pasoja serioze:

  • Nxit mbledhjen masive të qenve nga rruga

  • Dobëson përpjekjet për zgjidhje afatgjata brenda vendit

  • Dëmton imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

  • Krijon rrezik për shëndetin publik dhe mirëqenien e kafshëve

Përfundim: Humanizëm apo industri e fshehur?

Shqipëria nuk është thjesht vend tranzit, por një burim i rëndësishëm i trafikut klandestin të qenve, i maskuar shpesh si adoptim humanitar. Pa një regjistër kombëtar funksional, pa kontrolle të rrepta doganore dhe pa transparencë financiare, ky fenomen rrezikon të vazhdojë dhe të zgjerohet.

Zgjidhja nuk qëndron në ndalimin e adoptimeve, por në:

  • Rregullim të fortë ligjor

  • Kontroll real të mikroçipimit

  • Monitorim të rreptë të shoqatave

  • Bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar

Vetëm kështu mund të dallohet humanizmi i vërtetë nga industria e fshehur e përfitimit.

Goditi efektivin e policisë dhe u arratis, ngrihen postblloqe për kapjen e Altin Ndocit –

By: 27
13 January 2026 at 15:16

I burgosuri Altin Ndoci është shoqëruar për në spitalin e Durrësit nga 5 efektivë të Policisë së Burgjeve, njëri prej të cilëve shoferi. 2 prej efektivëve janë futur brenda në ambientet e spitalit.

Ndoci ka kërkuar që të shkonte në tualet. Pasi ka dalë nga tualeti ka goditur me grusht njërin prej efektivëve dhe është larguar nga kati i 3-të. Polici i cili është qëlluar e ka ndjekur nga pas me vrap, ka qëlluar me pistoletë në ajër për ta trembur, por Ndoci është larguar.

Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e një prej personave më të rrezikshëm të botës së krimit. Ditën e sotme, Altin Ndoci është arratisur nga burgu i Durrësit. Bëhet me dije se Ndoci kishte shkuar në spital, për të kryer vizita mjekësore në repartin infektiv.

Ai ka qenë i shoqëruar nga efektivë të policisë së burgjeve. Në momentin që ka mbërritur në dhomën e posaçme për të burgosurit, ai ka goditur efektivin e policisë dhe është larguar në drejtim të varrezave të qytetit. Policia po punon për kapjen e tij.

“Deshi të vr*së vëllanë tim”/ Ja çfarë rrëfente Nuredin Dumani për Altin Ndocin –

By: 27
13 January 2026 at 15:00

Altin Ndoci, një emër i njohur nga autoritet, u arratis sot nga spitali në Durrës.

Ndoci më herët ishte përmendur edhe nga Nuredin Dumani, i cili në dëshminë e tij ka deklaruar se Altin Ndocin dhe Talo Çelën i ka dashur të vrarë.

Dumani gjithashtu ishte shprehur se, Altin Ndoci deshi ti vrasë vëllanë, por iu bllokua arma.

“Pas konfliktit që pata me Talo Çelën dhe Altin Ndocin doja të vriteshin ata, por jo nga dora jonë. Kjo më interesonte, pasi Altin Ndoci deshi të vrasë vëllanë tim, por ju bllokua arma. Unë doja ta ndihmoja të shkonin ata, jo ti vrisja unë. Pasi u takuam vendosa ta ndihmoja”, ka thënë Dumani.

Makina shpërthen në flakë në mes të qytetit të Fierit, shoferi shpëton në çastin e fundit –

By: 27
13 January 2026 at 14:46

Një automjet është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Fierit.

Raportohet se mjeti ka qenë në lëvizje kur papritur ka shfaqur shenja defekti dhe brenda pak çastesh është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve në automjete apo objekte të tjera përreth.

Ndërkohë ekspertët e Policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për një defekt teknik në mjet.

Ngjarja ka shkaktuar edhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në zonë, ndërsa situata është normalizuar pas ndërhyrjes së shërbimeve emergjente

“Gënjeu policin dhe u zhduk drejt varrezave” – detaje nga arratisja në Durrës –

By: 27
13 January 2026 at 14:30

Një i burgosur, i shtruar në infektivin e spitalit te Durrësit për probleme shëndetësore, është arratisur.

I arratisuri është Altin Ndoci, i vënë në pranga me urdhër të SPAK.

Mësohet se Ndoci ka gënjyer policin qe po e ruante, duke i thënë se donte të shkonte në tualet dhe ka arritur t’ia mbathë. Kur e ka parë që po largohej, efektivi ka qëlluar në ajër po pa arritur ta ndalojë.

Pas arratisjes mësohet se Altin Ndoci  ka ecur përgjatë itinerarit që të çon drejt varrezave të Durrësit.

Ndërkohë, policia ka ngritur postblloqe, në mënyrë të tillë që të bëjë të mundur kapjen e tij.

Kush është Altin Ndoci?

Ai njihet për një serie arrestimesh dhe hetimesh për trafik droge, grabitje dhe vrasje në Durrës dhe Fier.

Ndoci u bë i njohur për publikun pas rrëfimit të një bashkëpunëtori të policisë, i cili zbuloi lidhjet e tij në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës dhe ekzekutimin e dy personave të tjerë më 2 mars 2020, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia.

Sipas policisë, Altin Ndoci ka lidhje të ngushta me grupet kriminale të zonës së Pukës dhe është shoqërisht i lidhur me persona të tjerë të njohur për krime të rënda, si Arben Muço, i arrestuar në tentativë grabitjeje me armë në Fier më 2018.

Ai dyshohet gjithashtu të ketë marrë pjesë në ngjarje ku mbeti i vrarë Xhuljan Sollaku dhe u plagos Muço, ndërsa pjesëtarët e tjerë të grupit shpëtuan.

Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar prova që lidhen me rrjetin e tij kriminal, duke përfshirë makina të braktisura, gjurmë gishtash dhe njolla gjaku, të cilat lidhën Ndocin me disa nga ngjarjet e dhunshme në qytetet e Durrësit dhe Tiranës.

Kushtet jo të mira në punë, punonjësit e gjelbërimit në Vlorë dalin sërish në protestë –

By: 27
13 January 2026 at 14:16

Pasi nuk kanë marrë asnjë zgjidhje një ditë më parë, pas protestës së zhvilluar në Bashki, por as në takimet që kanë pasur në Prefekturë, punonjësit e sektorit të gjelbërimit në Vlorë kanë dalë sërish këtë të martë në protestë.

Këta punonjës po protestojnë kundër bashkimit të ndërmarrjes së gjelbërimit me atë të pastrimit, duke e kundërshtuar këtë vendim dhe pasojat që, sipas tyre, do të sjellë për vendet e punës dhe kushtet e tyre.

Ata kërkojnë të zhvillojnë një takim me kryetaren e Bashkisë, për të shprehur ankesat e tyre dhe për të marrë një zgjidhje konkrete se si do të veprohet në vijim.

U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje –

By: 27
13 January 2026 at 14:00

I burgosuri në burgun e Durrësit, Altin Ndoci, 34 vjeç, me origjinë nga Puka dhe banues në Tiranë, u arratis sot nga spitali infektiv.

Ai njihet për një serie arrestimesh dhe hetimesh për trafik droge, grabitje dhe vrasje në Durrës dhe Fier.

Ndoci u bë i njohur për publikun pas rrëfimit të një bashkëpunëtori të policisë, i cili zbuloi lidhjet e tij në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës dhe ekzekutimin e dy personave të tjerë më 2 mars 2020, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia.

Sipas policisë, Altin Ndoci ka lidhje të ngushta me grupet kriminale të zonës së Pukës dhe është shoqërisht i lidhur me persona të tjerë të njohur për krime të rënda, si Arben Muço, i arrestuar në tentativë grabitjeje me armë në Fier më 2018.

Ai dyshohet gjithashtu të ketë marrë pjesë në ngjarje ku mbeti i vrarë Xhuljan Sollaku dhe u plagos Muço, ndërsa pjesëtarët e tjerë të grupit shpëtuan.

Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar prova që lidhen me rrjetin e tij kriminal, duke përfshirë makina të braktisura, gjurmë gishtash dhe njolla gjaku, të cilat lidhën Ndocin me disa nga ngjarjet e dhunshme në qytetet e Durrësit dhe Tiranës.

Ishte për vizitë në spital/ I paraburgosuri i grupit të Talo Çelës, Altin Ndoci arratiset –

By: 27
13 January 2026 at 13:48

Një ngjarje që ka tronditur qytetin e Durrësit ka ndodhur sot në Spitalin Rajonal, ku paraburgosuri Altin Ndoci ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Ai ndodhej në repartin e infektivit, i cili ka një sektor të sigurisë për të dënuarit.

Pavarësisht intervenimit të menjëhershëm nga forcat e Policisë së Burgjeve, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali, duke shkaktuar alarm të menjëhershëm në strukturat e rendit.

Aktualisht, strukturat përkatëse janë vënë në lëvizje, ndërsa po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë arratisje.

Ngjarja ngre shqetësime të forta mbi sigurinë në burgje dhe menaxhimin e paraburgosurve gjatë vizitave mjekësore, ndërsa autoritetet po marrin masa të menjëhershme për parandalimin e incidenteve të ngjashme.

Arratiset një i burgosur nga burgu i Durrësit, nisin kërkimet për kapjen e tij –

By: 27
13 January 2026 at 13:28

Një i burgosur është arratisur nga shërbimet e Burgut të Durrësit. Sipas burimeve, i dënuari ndodhej i shtruar në spital në momentin e ngjarjes.

Arratisja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta.

Autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet për kapjen e tij.

 

Përmbytjet/ Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro –

By: 27
13 January 2026 at 13:08

Prokuroria e Durrësit, e cila ka nisur hetimet prej disa ditësh për të përcaktuar shkaqet e përmbytjeve në qark, ku u shkaktua një viktimë dhe dhjetëra milionë  euro dëme materiale, sekuestroi dokumentet që lidhen me ndërtimin e hidrovorit të ri në Port Romano, me vlerë 19 milionë euro.

Sipas grupit të hetimit është bërë sekuestrimi i dokumenti “Hartim i studimit të projektit për rehabilimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos-Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit, në kuadër të procesit të rindërtimit me fond limit 87 milionë lekë”.

Gjithashtu është marrë pranë Bashkisë së Durrësit e gjithë procedura tenderuese për hidrovorin, e po ashtu dokumentet e zbatimit të projektit.

Ka dyshime se hidrovori nuk ka funksionuar e për pasojë janë shkaktuar edhe përmbytjet.

Tenderi për ndërtimin e hidrovorit të Porto Romanos u fitua nga kompanitë vëllezërit Hysa, 2T dhe Adriatik. Kompania Adriatik zotërohet nga Petrit Kovaçi  babai i Spartak Kovaçit, i cili ka qenë drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës dhe ka dyshime se tenderin për hidrovorin mund të jetë paracaktuar.

Petrit Kovaçi ka lidhje familjare me Ceno Klosin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe aktualisht deputet i PS në qarkun Fier. Ndërkohë, Spartak Kovaçi është pjesë e rrethit të personave të afërt me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Ndërsa kompania 2T zotërohet në masën 20% nga Artan Sako, vëllai i Gramoz Sakos, aktualisht kryetar socialist i Bashkisë së Tepelenës dhe më herët drejtues i Gardës së Republikës.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilirjana Kuçana kallëzoi në SPAK Bashkinë e Durrësit, ministrinë e Bujqësisë dhe Drejtorinë e Kullimit për “shpërdorim detyre”, pas përmbytjeve.

Ajo u shpreh se kryebashkiakja Emirjana Sako, pas investimit rreth 19 mln euro për hidrovorin, deklaronte se Durrësi nuk do të ketë më probleme me përmbytjet.

❌
❌