Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 202527.al

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur –

By: 27
22 December 2025 at 14:31

Një konflikt ka ndodhur mesditën e sotme (22 dhjetor) në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Nartës, mes punonjësve të INUV dhe tre shtetasve, I. D., 58 vjeç, D. D., 27 vjeç dhe F. D., 23 vjeç.

Në një reagim zyrtar, policia bën të ditur se në afërsi të vendngjarjes ndodheshin dy punonjës të Qarkullimit Rrugor, të cilët po kryenin shërbim të planizuar dhe kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Gjatë ndërhyrjes, ata janë goditur fizikisht nga tre shtetasit e përfshirë.

Gjatë ndërhyrjes dhe në përpjekje për të ndalur sulmin fizik, njëri prej punonjësve të Policisë ka përdorur armën e shërbimit duke qëlluar në ajër, pa shkaktuar lëndime.

Si pasojë e goditjeve, dy punonjësit e Policisë janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Sot, rreth orës 12:20, shërbimet e Policisë janë njoftuar se në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Nartës ka ndodhur një konflikt ndërmjet punonjësve të INUV dhe shtetasve I. D., 58 vjeç, D. D., 27 vjeç dhe F. D., 23 vjeç. Në afërsi të konfliktit kanë qenë duke kryer shërbim të planizuar dy punonjës të Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe janë goditur fizikisht nga tre shtetasit e sipërpërmendur.

Gjatë ndërhyrjes dhe në përpjekje për të ndalur sulmin fizik, njëri prej punonjësve ka përdorur armën e shërbimit duke qëlluar në ajër, pa shkaktuar lëndime.

Si pasojë e dëmtimeve fizike të shkaktuara nga goditjet e tre shtetasve, dy punonjësit e Policisë janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.

 

Në vendngjarje është ngritur grupi hetimor, i përbërë nga OPGJ i Prokurorisë dhe AMP, të cilët po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit –

By: 27
22 December 2025 at 14:17

Pamje nga momenti i rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe më 12 gusht të këtij viti janë bërë publike në media.

Siç shihet, disa persona të veshur me uniforma policie dhe veshjeve që imitonin agjentët e BKH-së, i afrohen Meçes nën simbolikën e “shtetit” dhe peshës së unformave që mbartnin.

Mësohet se Meçe u mbajt për disa orë nën presion dhe kërcënime, me synim që ai të tërhiqej nga ankesat e paraqitura lidhur me procedurat e tenderëve të AKSHI-t. Vetëm pasi biznesmeni pranoi të heqë dorë nga këto ankimime, rrëmbyesit e lanë të lirë, duke e braktisur në një zonë rurale të qarkut të Elbasanit.

Hetimet kanë zbuluar se urdhri për këtë ngjarje dyshohet se ka ardhur nga një grup kriminal i drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Aktualisht, të dy janë shpallur në kërkim nga autoritetet.

PAMJET e rrëmbimit të Gerond Meçes! Të veshur si

PAMJET e rrëmbimit të Gerond Meçes! Të veshur si

Incident gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, përplasje me drejtuesit e IMT –

By: 27
22 December 2025 at 14:01

Një aksion i përbashkët i Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës është shoqëruar me një incident ditën e sotme.

Katër qytetarë, të cilët kundërshtonin ndërhyrjen e autoriteteve në biznese, janë përplasur fizikisht me drejtorin e IMT-së dhe inspektorin përgjegjës.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivët e Policisë Rrugore për të neutralizuar situatën. Gjatë ndërhyrjes, një prej punonjësve të policisë është goditur gjithashtu, duke u detyruar të nxjerrë armën e shërbimit dhe të qëllojë në ajër.

Në vijim, janë njoftuar forcat speciale “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme procedurale.

Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit –

By: 27
22 December 2025 at 13:41

5 anëtarët e PD në Këshillin e Imunitetit kanë kërkuar që të marëtën, ora 11.00, të mblidhet Këshilli për Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Lajmin e ka bërë me dije Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një deklaratë ku shprehet se:

“Sot, ne 5 anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, i kemi dërguar një kërkesë urgjente Kryetarit të Kuvendit për të mbledhur Këshillin e Mandateve nesër në orën 11:00, për të vijuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut, me anë të së cilës kërkohet autorizimi për arrestimin apo heqjen e lirisë ndaj zëvendëskryeministres, ministres dhe deputetes Belinda Balluku.

Edi Rama dje njoftoi se do të vijonte bllokimin e drejtësisë dhe pengimin e saj deri në muajin shkurt, kur Gjykata Kushtetuese të shprehet përfundimisht mbi një kërkesë të tij për masën e parë ndaluese të marrë nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme ndaj Belinda Ballukut.

Në fakt, kërkesa e sjellë në Kuvend nga Prokuroria dhe çështja që po trajtohet në Gjykatën Kushtetuese nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Gjatë kohës kur Rama iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, për shkak se Prokuroria kishte marrë masën ndaluese për ushtrimin e funksionit për zonjën Balluku, ajo akuzohej për dy krime, me një vlerë dëmi prej 2010 milionë euro, dhe dosja e saj ishte kjo.

Sot që kërkesa e Prokurorisë ka ardhur në Kuvend për përshkallëzimin e masës ndaluese ndaj zonjës Balluku, pra për masë arresti apo heqje të lirisë, ajo akuzohet për plot 11 krime, me një vlerë dëmi prej 1.1 miliardë euro. Dhe dosja e saj është kjo, së bashku me provat që Prokuroria i ka sjellë në këtë USB Kuvendit.

Ndaj, thirrja ime sot shkon për Kryetarin e Kuvendit që të mos pengojë drejtësinë, të mos bëhet vegël e interesave personale apo e frikës që ndjen Edi Rama nga hetimi i plotë, i shpejtë dhe i pa ndikuar i Prokurorisë në rastet korruptive të Belinda Ballukut.

Tashmë i madh e i vogël e dinë që Edi Rama nuk po e pengon drejtësinë për shkak të Belinda Ballukut, por po e pengon drejtësinë për shkak të frikës së tij dhe sepse është i ndërgjegjshëm se urdhëruesi i çdo afere korruptive të kryer nga Belinda Balluku është vetë Edi Rama.”

Në kërkesën e 5 anëtarëve të PD drejtuar Kryetarit të Kuvendit thuhet se:

“Në mbështetje të nenit 13, pika 6, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, Ne, 1/2 e anëtarëve të Këshillit:

–          Duke e konsideruar periudhën më shumë se 3 ditore si të mjaftueshme për palët që të njihen me aktet dhe të përgatiten për praqitjen e agumenteve/mbrojtjen, bazuar edhe në precedentin parlamentar të dy rasteve të fundit të marra në shqyrtim nga Këshilli, ku afati në dispozicion të palëve ka qenë 48-72 orë;

–          Duke mbajtur në konsideratë shënimin e Prokurorisë së Posacme në kërkesë dhe gjatë mbledhjes së datës 19 Dhjetor 2025, ku nënvizohet se znj. Belinda Balluku është konstatuar me metoda speciale hetimi se po intimidon dëshmitarë/prish prova;

–          Duke mbajtur në konsideratë kërkesën e Prokurorisë së Posacme që cështja të shqyrtohet nga Këshilli brenda 3-5 ditë nga mbledhja e datës 19 Dhjetor 2025, për shkak të natyrës së ngutshme që ka kërkesa dhe nevojës për moscenimin e hetimeve;

–          Me qëllim që Këshilli dhe Kuvendi të mos bëhen pengesë për drejtësinë dhe për hetimin e cështjeve nga Prokuroria e Posacme;

Kërkojmë:

1.      Mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e martë, datë 23 Dhjetor 2025, ora 11.00, me Rend Dite: “Vijimi i shqyrtimit të kërkesës nr. 13019 Prot., datë 16.12.2025, me anë të së cilës Prokuroria e Posacme ka kërkuar dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit – Zëvendëskryeministrit – Ministrit, znj. Belinda Balluku.”.

Deputetët e PD theksojnë se: “thirrja e mbledhjes së Këshillit me kërkesë të 1/2 së anëtarëve është e detyrueshme sipas Rregullores, sepse Këshilli thirret në dy forma sipas pikës 6, të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit: (1) me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit; (2) me kërkesë të 1/2 së anëtarëve të Këshillit. Nëse thirret nga 1/2 e anëtarëve të Këshillit, Kryetari i Kuvendit ka detyrimin të njoftojë Rendin e Ditës për anëtarët e tjerë dhe palët që mund të jenë thirrur në proces. Për këtë arsye, përmbushni detyrimin tuaj ligjor dhe mos u bëni pengesë për drejtësinë.”.

Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe! –

By: 27
22 December 2025 at 13:23

Vetëm pak orë para nisjes së protestës opozitare, Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit të sotëm në orën 18:00.

Sipas Berishës, ky mision është shansi i jetës për cdo qytetar shqiptar. Ai tha se duhet të rrëzojmë regjimin ashtu si në Bangladesh dhe Nepal.

“Ftoj cdo qytetar të dalin në sheshin e betejës, të dalin dhe të vijnë në Tiranë. Të bindin cdo shqiptarë se një mision i madh na pret. Se ky mision është shansi i jetës për cdo qytetar të këtij vendi. Shansi i përmbysjes, njëlloj si në Bangladesh, Nepal të diktatorëve autokratë, të cilët pasi vjedhin dhe plaçkitin kombet e tyre ia mbathin si armiq në vendet e tjera.

Ftoj të gjitha forcat opozitar, pavarësisht dallimeve që kemi të bashkohen, për të dëshmuar se nuk ka forcë që të na ndalojë për të përmbysur regjimin më të keq që shqiptarët kanë njohur.

Tirana po zien, Shqipëria po zien dhe se protesta e sotme do të shënojë kthesën e madhe, do të shënojë kthesën drejt fitores të çdo qytetari të këtij vendi. Këto pak orë që na ndajnë nga protesta që inauguron fillimin e betejës për përmbysjen përfundimtare të Edi Ramës dhe narkoshtetit të tij, ftoj çdo demokrate e demokrat, çdo qytetare e qytetar, të dalin në sheshin e betejës”, tha Berisha.

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive –

By: 27
22 December 2025 at 13:07

Janë mbajtur sot homazhet në Tiranë në nderim të Ismet Bellovës, zërit legjender komentimit të ndeshjeve të futbollit që u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 91-vjeçare.

Pas homazheve që u mbajtën nga ora 10:00 në hollin e RTSH-së, ai u përcoll për në banesën e fundit.

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës është një humbje e madhe për sportin dhe median shqiptare. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë te brezat që edukoi, te dëgjuesit që e ndoqën dhe te historia e sportit shqiptar, ku emri i tij zë një vend nderi.

Kush ishte Ismet Bellova?

Bellova e nisi rrugëtimin e tij në sport herët, që në vitin 1948, kur u shpall edhe kampion i vendit për të rinj në pingpong. Emri i tij u bë pjesë e historisë së transmetimeve sportive shqiptare më 29 nëntor 1950, me komentimin e ndeshjes Dinamo – Partizani 1–0, finalja e Kupës së Shqipërisë, duke shënuar fillimin e një karriere të gjatë në Radio Tirana.

Për kontributin e jashtëzakonshëm në sport, arsim dhe gazetari, ai u nderua me tituj e dekorata të shumta, ndër të cilat: “Mësues i Popullit”, Urdhrin “Naim Frashëri” Klasi I dhe të Artë, Urdhrin e Punës Klasi I, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhri Olimpik”, “Mirënjohja e Tiranës”, “Nderi i Sportit Dibran”, si dhe titullin “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”.

Në  vitin 2004 u krijua Çmimi “Ismet Bellova” në gazetarinë sportive, ai u vlerësua me Çmimin e Karrierës në TVSH, dy herë Çmimin “Anton Mazreku”, si dhe Mikrofonin e Artë në TVSH.

foto7

foto4

 

SPAK nuk ka sjellë asnjë provë –

By: 27
22 December 2025 at 12:41

Ka nisur prej mëngjesit të sotëm seanca gjyqësore, në Gjykatën e Posaçme, për dosjen ‘Partizani’.

Mësohet se avokatët e Berishës, Klodiana Gjyzari dhe Genc Gjokutaj, kanë deklaruar se nuk ekzistojnë faktet penale që e ngarkojnë atë me akuzën e “korrupsionit pasiv”.

Pala mbrojtëse pretendon se, SPAK nuk ka sjellë asnjë provë ndërsa i kanë cilësuar akuzat si të orientuara politikisht.

“SPAK si në aktet e formulimit të akuzës nuk ka parashtruar fakte të qarta, çfarë ka bërë Berisha, cila është pasoja, nuk ka sjellë asnjë provë dhe veprim konkret se çfarë ka bërë Sali Berisha. Gjatë këtij procesi do provojmë se ndjekja penale është kryer për qëllime politike duke cenuar pluralizmin ne Shqipëri”, shprehet ajo.

Më tej ajo shton: “Janë shtrembëruar në mënyrë të dukshme faktet. Me këtë rast, kanë thënë për çdo gjë ‘fajin e ka Saliu’, por harrohet që gjatë vendimmarrjeve organet janë kolegjiale. Ka parashtrim të rremë të fakteve. Taulant Balla nuk e ka bërë kallëzimin si shtetas; me këtë duam të themi se nuk është e vërtetë ajo që tha gjyqtarja paraprake, se kallëzimi është bërë nga një shtetas. Balla e ka bërë kallëzimin si përfaqësues i shumicës politike. Dhe gjatë kohës së hetimeve, z. Balla ka qenë ministër i Brendshëm.”

SPAK e regjistroi drejtpërdrejt sapo u paraqit kallëzimi. Pavarësisht se Balla kishte paraqitur kallëzim publik, Prokuroria nuk e kishte regjistruar këtë çështje si procedim penal kryesisht.

Nga përmbajtja e kallëzimit janë regjistruar këto elementë: interesi i shpronësimit të ish-pronarëve, sipas Ballës, ka nisur në vitin 2008. Sipas zotit Balla, në vitin 2008 kanë ndodhur të gjitha, dhe sipas kallëzuesit fakti që Malltezi është i afërt me kryeministrin e kohës ka sjellë këtë proces.

Nga hetimi ka rezultuar se edhe me ekspertin që ka zgjedhur Prokuroria, përmbajtja e kallëzuesit ka qenë e rreme. Pra, ka rezultuar se, ndryshe nga ajo që thotë Balla se e kishte parë me sy aktet e shpronësimit me Italinë, Prokuroria e Posaçme kreu hetime të thelluara dhe nuk e gjeti këtë akt shpronësimi as në Itali.

Rezultoi gjithashtu se katër nga familjet pronare nuk kanë asnjë lidhje familjare apo njohje me Berishën; fatkeqësisht ato ishin kufitarë. Pronat e familjes Begeja ndodhen në mes të pronës, dhe këto prona kufitare kishin akte të qarta që i përkisnin familjes Begeja dhe jo shtetit. Pra, të pesë familjet rezultojnë si kufitare dhe kjo është e provuar nga SPAK.

Përveç faktit që nuk u gjet akti i shpronësimit (që Ministri i Brendshëm thotë se e ka pasur), rezulton se pronarët kanë nisur procesin e njohjes në vitet 1995-1996, ku Mahmut Begeja i është njohur e drejta e parablerjes, dhe jo në kohën që pretendon zoti Balla.

Edhe familjet e tjera e kanë nisur procesin e njohjes dhe parablerjes në të njëjtën periudhë. Pengesa nuk ka qenë kush ishte në qeveri dhe kush jo, por pengesë ka qenë ligji.

Ka qenë ministri Angjeli qe nisi procedurat, lejet e ndërtimit nuk janë dhënë nga Lulzim Basha, por nga të gjithë duke nisur nga Edi Rama”, u shpreh avokatja.

Në këtë çështje janë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe disa persona të tjerë. Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu –

By: 27
22 December 2025 at 12:29

Napoli dhe Bologna përballen në stadiumin universitar King Saud në Riad në finalen e Superkupës së Italisë (ora 20:00), në një duel mes kampionëve në fuqi të Serie A dhe fituesve të Kupës së Italisë. Napoli vjen pas një periudhe jo të qëndrueshme, por fitorja 2-0 ndaj Milanit në gjysmëfinale i riktheu besimin ekipit të Antonio Contes, i cili synon ta fitojë këtë trofe për herë të tretë me klubin napolitan.

Partenopei kanë fituar gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit zyrtare, edhe pse efikasiteti në sulm mbetet një pikëpyetje.

Në anën tjetër, Bologna siguroi finalen pas triumfit me penallti ndaj Interit dhe synon ta fitojë Superkupën për herë të parë në histori.

Trajneri Vincenzo Italiano ka përvojë në ndeshje të mëdha dhe skuadra e tij po tregon stabilitet jashtë fushe, duke mos humbur në nëntë ndeshjet e fundit larg shtëpisë.

Vendndodhja neutrale në Arabinë Saudite mund t’u përshtatet Rossoblù, që kërkojnë vazhdimësi në rezultate.

Historia e përballjeve i jep shpresë Bolognës, e cila ka mbetur e pamposhtur në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit ndaj Napolit, përfshirë fitoren 2-0 në nëntor.

Megjithatë, në një finale gjithçka nis nga e para dhe detajet pritet ta vendosin fituesin e trofeut.

 

Protesta e opozitës/ Blindohet dera e Kryeministrisë, 1400 policë prezent –

By: 27
22 December 2025 at 12:09

Pasditen e kësaj të hëne, Partia Demokratike do të zhvillojë një protestë kombëtare, e cila pritet të sjellë bllokimin e bulevardit kryesor “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Sipas informacioneve të fundit, është vendosur gjithashtu një masë e lartë sigurie, me rreth 1400 punonjës policie të angazhuar për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës.

Po ashtu është blinduar dera e Kryeministrisë për të parandaluar çdo incident gjatë kohës që mbahen demonstratat.

Protesta pritet të sjellë një lëvizje të madhe të qytetarëve, me kërkesa dhe shqetësime të shprehura nga PD ndaj qeverisë aktuale.

Në kuadër të tubimit, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private, duke siguruar zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe pjesëmarrësve në tubim.

Si pjesë e masave, disa akse rrugore do të jenë të bllokuara dhe do të kufizohet lëvizja e automjeteve:

-Nga ora 14:00, ndalohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Ismail Qemali” (nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”), rrugën “Papa Gjon Pali II”, bulevardin “Zhan D’Ark” dhe bulevardin “Bajram Curri”.

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (nga Ministria e Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”), si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia paralajmëron se, në varësi të zhvillimeve gjatë tubimit, mund të ketë kufizime edhe në akse të tjera rrugore. Për të lehtësuar qarkullimin, automjetet do të devijohen në rrugë alternative.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/ Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, i cili nis në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh! –

By: 27
22 December 2025 at 11:49

Nga Besart Xhaferri 

Edi Rama e ka lënë këtë vend në mëshirë të korrupsionit dhe fuqisë së karteleve të drogës, të cilat kanë helmuar ekonominë, politikën dhe shoqërinë, duke na kthyer në Narkoshtetin e parë në Evropë.

1-Sot do të jemi në shesh për çiftet e reja, që nuk blejnë dot shtëpinë e parë sepse Edi Rama kërkon të pastrojë para në ndërtim dhe Belinda Balluku dhe soji i saj kanë nga 300 apartamente në pronësi.

2-Sot do të jemi aty kundër Bankës së Shqipërisë, e cila kërkon të na bindë se të huajt po blejnë apartamente në Shqipëri, ndërkohë që në atë sektor pastrohen miliarda euro të krimit me firmën e Edi Ramës. Zotin Sejko e ftoj të ndjekë shembullin e kolegut të tij në Maqedoninë e Veriut, i cili ka aplikuar politika për strehimin e çifteve të reja.

3-Këtë 22 Dhjetor do të jemi aty për qiratë e shtrenjta që paguajnë shqiptarët, ndonëse në Shqipëri ka 200 mijë apartamente dhe shtëpi bosh.

4-Këtë të Hënë do jemi në shesh kundër tenderave të kopshtit privat të Edi Ramës, AKSHI-t  ku del se zyrtarë policie, kanë marrë peng biznesmenë për llogari të grupeve te strukturuara kriminale që të heqin dorë nga tenderat që ishin paracaktuar për baxhanakun.

5-Sot në shesh do të jemi  për sipërmarrësit shqiptarë, të cilët narkoeuro i ka ulur në gjunjë dhe po i çon drejt falimentimit.

6-Sot  do të jemi në shesh edhe kundër PPP-ve korruptive, ku riskun e marrin taksapaguesit shqiptarë dhe fitimet i marrin kompanitë private.

7-Sot do të jemi në shesh, sepse Edi Rama e ka kthyer Gjykatën Kushtetuese në një zyrë noterie të vjedhjeve të kësaj qeverie.

8-Këtë të Hënë do protestojmë kundër kriminalizimit të Parlamentit, ku sot kartelet e drogës kanë më shumë përfaqësues  në Kuvend sesa ish-të përndjekurit.

9-Sot do të jemi në shesh kundër arkitektit të vrasjes së votës dhe kthimit të saj në mall tregu.

10-Këtë 22 Dhjetor do të jemi në shesh për fëmijët e shqiptarëve, që prindërit i çojnë në shkollë me çanta dhe i marrin me arkivole nga morgjet. Do të jemi aty për Erion Bobën, për Martin Canin dhe bashkëmoshatarët e tyre, që nuk i vrau TikTok-u, por institucionet.

11-Sot do të jemi në shesh për degradimin e cilësisë së arsimit, ku fëmijët tanë nuk njohin më as hartën e Shqipërisë.

12-Sot do të protestojmë për universitetet dhe shkollat tona, të cilat kanë 256 mijë studentë dhe nxënës më pak për shkak të auditoreve bosh.

13-Këtë të Hënë  do të jemi në shesh edhe për 17 milionë eurot e Mogherinit, për vetëm 32 studentë të Kolegjit të Evropës.

14-Edi Rama po sjell në Tiranë televizionin e Aleksandër Vuçiçit, i cili do të ketë vetëm një mision, përçarjen Shqipëri-Kosovë, ndaj në këtë 22 Dhjetor do dalim në shesh.

15-Taksa e korrupsionit do të na nxjerrë të gjithëve sot në rrugë, pasi paguajmë më shumë se kushdo në Evropë për ujin, energjinë, ushqimin dhe karburantin, sepse në çdo faturë paguajmë taksën e korrupsionit.

16-Sot do jemi në shesh për ato tonelata me ushqime të skaduara që përfundojnë në tryezat tona për shkak të babëzisë së kësaj qeverie.

17-Sot do të jemi aty për 50 milionë eurot e Tunelit të Llogarasë, që janë manuali se si shpërdorohen taksat tona.

18-Këtë 22 Dhjetor do të jemi aty edhe për aferën e “Air Albania”, që do t’u kushtojë shqiptarëve 50 milionë euro për shkak të charterit të Edi Ramës.

19-Sot do të jemi në shesh për ilaçet e munguara në Onkologjik, ku për 100 pacientë ka vetëm 20 poltrona, sepse Edi Rama paratë e shëndetësisë i alokon për tenderë korruptivë, si ai i sterilizimit me “Manualin Rjepaj”.

20-Në protestë sot do të jemi për 200 mijë banorët e Astirit dhe Kodrës së Diellit, të cilët nuk kanë asnjë shkollë publike, asnjë çerdhe apo kopsht.

21-Këtë të hënë do të jemi në shesh për fermerët shqiptarë, të cilët shkojnë të punojnë si punëtorë krahu në Greqi, sepse subvencionet dhe fondet e IPARD-it Edi Rama i ka destinuar për oligarkët.

22-Sot do të jemi në protestë edhe për aleatët strategjikë të kombit shqiptar, të cilët Edi Rama po i largon nga Shqipëria për t’i zëvendësuar me autokratë të Lindjes, të sjellë të maskuar si investitorë strategjikë.

 

Mjegulla e dendur bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes! –

By: 27
22 December 2025 at 11:21

Rruga e Kombit është përfshirë ditët e fundit nga mjegull e dendur, e cila ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

Fenomeni natyror ka kufizuar fushëpamjen deri në rreth 10 metra, veçanërisht në segmentin nga Tuneli i Kalimashit deri në Kolsh, duke rritur rrezikun për aksidente rrugore.

Për shkak të situatës, patrullat e Policisë Rrugore që monitorojnë Rrugën e Kombit kanë shtuar kontrollet, duke ndaluar drejtuesit e mjeteve për t’i këshilluar mbi masat që duhet të marrin në kushte mjegulle. Patrullat rrugore apelojnë për ulje të shpejtësisë, ruajtje të distancës së sigurisë dhe përdorimin e dritave të mjegullës gjatë lëvizjes.

Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve shprehen se lëvizja në këto kushte paraqet rrezik dhe kërkon kujdes të shtuar. Ata theksojnë rëndësinë e uljes së shpejtësisë, përdorimit të gomave dimërore dhe respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

LEGJIONARËT/ Armando Broja në “pole–position” me golin, shkëlqejnë edhe Hoxha, Asllani e Ismajli –

By: 27
22 December 2025 at 11:05

Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë zhvilluar një tjetër javë pozitive me klubet e tyre respektive, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në kampionatet ku aktivizohen.

Pas një periudhe të gjatë, Armando Broja u rikthye te goli në kampionatin anglez. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi nga stoli ndeshjen ndaj Bournemouth në transfertë, ndërsa në minutat e fundit realizoi golin e barazimit me kokë, duke i siguruar një pikë të rëndësishme ekipit të tij, Burnley.

Në Itali, Torino regjistroi një tjetër fitore në kampionat, me dy futbollistë të Kombëtares shqiptare në formacionin titullar. Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani dhanë një kontribut të rëndësishëm në suksesin e skuadrës, e cila mori tri pikë shumë të vlefshme në transfertën ndaj Sassuolos.

Një paraqitje pozitive zhvilloi edhe Arbër Hoxha me Dinamo Zagreb. Pavarësisht se nuk arriti të shënonte, ai kontribuoi në fitoren e radhës në kampionat ndaj Lokomotiva Zagreb. Pas përfundimit të javës së 18-të, Dinamo Zagreb kryeson renditjen me 38 pikë.

Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi. Ndërkohë, nga stoli dhanë kontributin e tyre Adrion Pajaziti, Ernest Muçi dhe Indrit Tuci.

 

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho –

By: 27
22 December 2025 at 10:39

Klodian Braho ka marrë detyrën sot si kryetar i Prokurorisë së Posaçme. Gjatë ceremonisë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Braho falenderoi KLP-në për besimin dhe vlerësimin e treguar, duke e përzgjedhur në krye të SPAK.

“Marrja e kësaj detyre, më shumë se një moment simbolik, është një angazhim për të respektuar Kushtetutën dhe ligjin, për të mbrojtur pavarësinë e SPAK-ut dhe për të forcuar më tej besimin e qytetarëve. Falë mbështetjes së pakursyer të partnerëve ndërkombëtarë, SPAK-u është konsoliduar si një strukturë solide e ndjekjes penale”, tha Braho.

Teksa vlerësoi dy paraardhësit e tij, Arben Kraja dhe Altin Dumani, Braho theksoi se misioni i tij do të jetë garantimi i zbatimit të ligjit dhe pavarësia e prokurorëve të posaçëm.

“Dëshiroj të vlerësoj paraardhësin në detyrë, zotin Kraja, për kontributin e tij në momentet e para të ngritjes së institucionit dhe për punën në vendosjen e grupeve të para që i dhanë formën që ka sot, si dhe zotin Dumani për guximin dhe integritetin e tij, duke forcuar profilin e SPAK-ut dhe duke rritur besimin e publikut”, tha Braho.

Braho shprehu vlerësim për zgjedhjen e tij në krye të këtij institucioni, duke thënë se misioni i SPAK shkon përtej mandateve.

“Në ushtrimin e kësaj detyre, fokusi im, siç edhe kam përmendur përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë, do të mbetet forcimi i funksionimit të brendshëm, respektimi rigoroz i standardeve ligjore dhe garantimi i pavarësisë së prokurorëve të posaçëm në ushtrimin e detyrës së tyre. Byroja Kombëtare e Hetimit dhe sektori i hetimit financiar janë shtylla të rëndësishme të SPAK-ut. Bashkëpunimi i ngushtë dhe i bazuar në besimin reciprok mes prokurorëve dhe hetuesve do të vijojë të forcohet, duke synuar hetime më cilësore dhe rezultate konkrete. Institucioni do të vazhdojë të komunikojë në mënyrë të qartë me median dhe publikun, duke respektuar kornizën ligjore. Të nderuar kolegë, misioni i SPAK-ut shkon përtej mandateve individuale. Unë besoj se jemi një skuadër dhe do të punojmë krah për krah me përkushtim në përmbushje të zotimit tonë ndaj Kushtetutës dhe ndaj qytetarëve shqiptarë”, tha Braho.

Gjatë ceremonisë së sotme në KLP, Altin Dumani ka deklaruar se drejtimi i SPAK këto tre vitë ka qenë kapitulli i tij më sfidues.

Dumani deklaroi se drejtimi i SPAK ishte privilegj dhe përgjegjësi në të njejtën kohë. Në fund theksoi se në përgjithësi janë ndeshur me presione, por tani Prokuroria e Posacme është më e fortë dhe më e besueshme.

“Më lejoni të them dy fjalë. Sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesi gjatë karrierës sime si prokuror. Ka qenë privilegj dhe përgjegjësi, jemi ndeshur me vendime të vështira, presion, kemi punuar me integritet dhe profesionalizëm. SPAK është më i fortë, i besueshëm se më parë.

Shpreh mirënjohje partnerëve tanë ndërkombëtarë. Kontributi i tyre ka qenë i çmuar për ndërtimin e  standardeve  që kemi sot. Një falënderim shkon edhe për publikun shqiptar, besimi i tij ka qenë forca jonë më e madhe. I uroj shumë suksese zotit Braho duke e çuar para besimin e SPAK“, shprehet Dumani

 

Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar –

By: 27
22 December 2025 at 10:23

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Serbi, në autostradën Beograd-Nish, ku kanë humbur jetën një burrë dhe një grua, shtetas shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Ngjarja ndodhi pranë daljes së Umçarit, kur vetura e markës “Seat”, me targa gjermane, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Në automjet ndodhej edhe një person i tretë, i cili pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor në spital. Autoritetet lokale po hetojnë shkaqet e aksidentit.

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme –

By: 27
22 December 2025 at 10:11

Në prag të protestës së lajmëruar ditën e sotme para kryeministrisë në orën 18:00, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh se pakënaqësia e qytetarëve ka arritur kulmin dhe se klima në terren është më e tensionuar se kurrë më parë.

Sipas tij, qytetarë nga të gjitha shtresat shoqërore, përfshirë edhe zona që tradicionalisht kanë qenë të rezervuara ndaj protestave, po kërkojnë reagim të fortë dhe largimin e qeverisë, duke theksuar se “kupa është mbushur” dhe se besimi ndaj institucioneve ka rënë ndjeshëm.

“Në takimin e zhvilluar në Tiranë, në njësinë numër 9 dhe jo vetëm, që është edhe qendra e Tiranës, është një zonë relativisht me një pjesë banorësh autoktonë të Tiranës edhe me një pjesë banorësh që kanë ardhur në dy dekadat apo tre dekadat e fundit dhe e them këtë për arsye se shpeshherë kanë qenë të ftohtë ndaj reagimeve, le të themi pjesëmarrjes në protestë apo të qenurit agresiv e të tjerë e të tjerë.

Si kurrë më parë, fryma është e jashtëzakonshme, jo vetëm për pjesëmarrjen në protestë, por kjo na ka vënë para një përgjegjësie shumë të madhe edhe deputetëve të opozitës, Partisë Demokratike, edhe funksionarëve të PD-së që kërkohet një protestë e fortë, kërkohet një reagim shumë i fortë dhe kudo ku shkon, në biznese të vogla, në supermarkete të vogla, në dyqane të vogla, në banorët që kemi takuar, në qytetarët e zakonshëm që i kemi takuar në rrugë, të gjithë bien dakord që është mbushur kupa, është derdhur dhe që duhet të largohen një orë e më parë.

Madje kam patur raste, po ta them që kam takuar qytetarë që më kanë thënë që nuk ju kemi besuar. Ajo historia e asaj shishes së verës 33.000 euro Romanée-Conti ka qenë e pabesueshme. Ma kanë thënë, ma kanë thënë, keni dalë e keni thënë ju. Por të gjitha çfarë janë thënë, duke nisur edhe nga Arben Ahmetaj, për të cilin si politikan e kam patur rival, asnjë lloj vlerësimi politikisht, por për hir të vërtetës, çfarë ka thënë në denoncimet e tij, në intervistat e tij te Çim Peka, çfarë ka thënë, të gjitha qëndrojnë dhe janë të vërteta dhe janë të faktuara tashmë. Kështu që thënë këtë, është një situatë unë do të thoja inkandeshente përsa i përket nervit të qytetarëve dhe reagimit që pritet.

Jam i bindur që protesta do të jetë jashtëzakonisht e lartë përsa i përket numrit të pjesëmarrësve, pra do të jetë një protestë e madhe, por pa diskutim do të ketë edhe një reagim të fortë. Unë jam i bindur, ka një nerv si rrallëherë nga qytetarët më të zakonshëm, nga çiftet e reja, nga familjarë, nga të moshuar, kam parë të moshuar që ja po e them troç, jemi këtu te Syri. Më kanë kritikuar që të gjithë, që mos dilni aty, dilni aty dhe jepini drejtim. Pra reagimi është i tillë dhe jam i bindur që sot do ketë një protestë ndryshe nga herët e tjera”, u shpreh ai.

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë –

By: 27
22 December 2025 at 09:59

Fermerët në Greqi po vijojnë protestat edhe gjatë festave të Krishtlindjeve, duke mbajtur bllokada në akset kryesore rrugore, por duke marrë masa për të kufizuar ndikimin në qarkullimin e qytetarëve. Protestat zhvillohen kryesisht në zona strategjike, ku fermerët kanë vendosur të kombinojnë presionin ndaj autoriteteve me lehtësimin e lëvizjes gjatë festave.

Nga bllokada e Nikaias, e konsideruar qendra e protestave në rajonin e Thesalisë, fermerët vendosën që sot të bllokojnë në mënyrë simbolike tunelet e Tempit për kamionët nga ora 10:30 deri në 15:30. Traktorët do të lëvizin drejt autostradës Athinë–Selanik, ndërsa qarkullimi i makinave dhe autobusëve do të vijojë normalisht.

Sipas vendimeve të marra, nga e marta e ardhshme traktorët në Nikaia do të riorganizohen për të shmangur probleme në fluksin e shtuar të udhëtarëve gjatë festave. E njëjta qasje pritet të zbatohet edhe në bllokadat e tjera, ndërsa fermerët do të mblidhen sërish në ditët në vijim për të vendosur hapat e mëtejshëm në prag të Vitit të Ri.

 

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç –

By: 27
22 December 2025 at 09:33

Sipas të dhënave nga Census Hub i Bashkimit Europian, rreth 2.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, ku 70% e tyre janë deri në 45 vjeç. Mbi 60% e emigrantëve shqiptarë ndodhen në moshë pune aktive 15–49 vjeç, ndërsa grup-mosha 30–49 vjeç përbën 40.7% të totalit. Struktura gjinore është pothuajse e barabartë mes meshkujve dhe femrave.

Të dhënat tregojnë se shqiptarët në emigracion kanë një strukturë shumë më të re krahasuar me popullsinë rezidente në Shqipëri. Grup-moshat mbi 65 vjeç përbëjnë rreth 5% të emigrantëve, ndërsa ata mbi 85 vjeç vetëm 0.3%. Ndërkohë, grup-mosha nën 15 vjeç përfaqëson 19% të diasporës shqiptare, duke reflektuar praninë e familjeve emigrante.

Sipas Census Hub, në dekadën e fundit emigrantët shqiptarë përbëheshin nga 56% meshkuj në Gjermani, 53% në Greqi dhe 51% në Itali. Në tërësi, shtetasit shqiptarë që jetojnë në Europë janë të moshave më të reja edhe në krahasim me strukturën demografike të vendeve pritëse, ndërsa brenda Shqipërisë është rritur pesha e grup-moshave mbi 50 vjeç.

Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik –

By: 27
22 December 2025 at 09:07

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në mbrëmjen gala “Laureatët 2025”, organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, një event tradicional përmes të cilit u vlerësuan individët, klubet dhe institucionet që kontribuuan në zhvillimin dhe avancimin e futbollit kosovar gjatë vitit 2025.

Gjatë ceremonisë, Presidenti Duka dorëzoi çmimin “Futbollisti i Vitit 2025” në futbollin kosovar, i cili u fitua nga sulmuesi i FC Dritës, Arb Manaj, për paraqitjet dhe kontributin e tij gjatë vitit. Ai shoqërohej në këtë ceremoni nga Zv.Presidenti i FSHF, Lutfi Nuri dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku.

Në fjalën e mbajtur gjatë eventit, Presidenti i FSHF-së vlerësoi zhvillimin e ndjeshëm të futbollit në Kosovë, veçanërisht pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, duke theksuar progresin e dukshëm të viteve të fundit.

“Është një mbrëmje unike, sepse futbolli flet zakonisht në fushë. Çunat dhe gocat që do të laurohen sonte kanë folur në fushë, kanë derdhur djersë dhe kanë sakrifikuar për një vit. Kjo mbrëmje nuk është vetëm për të marrë tituj, por edhe për të festuar atë çka është bërë në një vit futbolli në Kosovë,” – u shpreh Presidenti Duka.

Ai nënvizoi se zhvillimi i futbollit kosovar gjatë dhjetë viteve të anëtarësimit në UEFA dhe FIFA ka qenë i jashtëzakonshëm, duke shtuar se vitet e fundit përfaqësojnë “qershinë mbi tortë”, si për rezultatet sportive, ashtu edhe për përmirësimet në infrastrukturë.

“Rezultati i ekipit kombëtar është më i rëndësishmi. Jam shumë i lumtur që përfaqësuesja e Kosovës, nën drejtimin e stafit teknik dhe të futbollistëve, sot lufton për të qenë një nga ekipet pjesëmarrëse në finalet e Kupës së Botës. Performanca e ekipit në vitin 2025 ka qenë fantastike dhe ka kënaqur tifozët kudo ku jetojnë shqiptarë,” – theksoi kreu i FSHF-së.

Në vijim, Presidenti Duka garantoi mbështetjen e vazhdueshme të FSHF-së dhe të UEFA-s për zhvillimin e futbollit në Kosovë, duke theksuar se sot Kosova është një partnere e barabartë në familjen europiane të futbollit.

“Deri dje thuhej se ne, si vëllai i madh, do të mbështesnim vëllain e vogël. Sot ky mision ka përfunduar. Kosova është anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s dhe një partner i rëndësishëm për të gjitha federatat europiane. Si dy partnerë të UEFA-s, do të bashkëpunojmë maksimalisht për zhvillimin e futbollit shqiptar kudo ku jetojnë shqiptarë,” – shtoi Presidenti Duka.

Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti i FSHF-së uroi të gjithë komunitetin e futbollit kosovar për festat e fundvitit dhe shprehu urimet më të mira për vitin 2026.

“Gëzuar Festat, Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Uroj shëndet, mbarësi dhe suksese në vitin 2026 për secilin nga ju dhe familjet tuaja. Dhe në sport, ajo që presim me shumë dëshirë është ta shohim Kosovën në Kupën e Botës 2026,” – përfundoi Presidenti Duka.

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra –

By: 27
22 December 2025 at 08:59

Policia shqiptare arrestoi në Tiranë 37-vjeçarin Gjergji Ceka, i njohur gjithashtu si Gjergj Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Malagës në Spanjë. Ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe është i destinuar për ekstradim drejt Spanjës.

Operacioni, i koduar “Operacionalja 76”, u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bazë të informacionit të mbledhur në rrugë operative për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid, po koordinon procedurat për ekstradimin e Cekës. Vendimi i Gjykatës së Malagës, datë 14 nëntor 2025, ka parashikuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të pandehurin.

Njoftimi

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 76”.

Akuzohet nga Gjykata e Malagës, për kultivim të bimëve narkotike, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Spanjë, 37-vjeçari.

Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni i radhës, i koduar “Operacionalja 76”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në Tiranë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Gjergji Ceka alias Gjergj Kola, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gykata e Malagës, Spanjë, me vendimin e datës 14.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale –

By: 27
22 December 2025 at 08:45

Partia e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez pësoi një humbje të rëndë të dielën në zgjedhjet në komunitetin autonom të Extremadurës në Spanjën qendrore-perëndimore, ndërsa partia e ekstremit të djathtë Vox arriti fitore të konsiderueshme.

Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjolle (PSOE) siguroi vetëm 18 nga 65 vendet në asamblenë rajonale, nga 28 që fitoi në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2023 — sipas raportimeve, performanca e tyre më e dobët rajonale ndonjëherë në Extremadura.

Partia Popullore Konservatore (PP) mori pushtetin në Extremadura në korrik 2023 duke formuar një qeveri koalicioni me mbështetjen e partisë Vox. Maria Guardiola e PP-së u betua si presidente, duke i dhënë fund dekadave të sundimit socialist në rajon.

PP-ja i shpalli zgjedhjet e fundit me shpresën për të siguruar një shumicë absolute, por ndërsa doli si partia më e madhe të dielën me 29 vende, nuk ia doli mbanë.

Si rezultat, PP-ja do të duhet përsëri të mbështetet te partia Vox, e cila e rriti përfaqësimin e saj nga pesë në 11 vende, për të miratuar legjislacionin.

Qeveritë rajonale të Spanjës kanë autoritet mbi fusha të mëdha politike, duke përfshirë kulturën, kujdesin shëndetësor, arsimin dhe infrastrukturën.

Vota në Extremadura u konsiderua si një provë për perspektivat më të gjera të PSOE-së, pasi ajo kryeson koalicionin kombëtar të pakicës.

 

❌
❌