Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 202527.al

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

By: 27
24 December 2025 at 23:27

Në vigjilje të Krishtlindjeve besimtarë katolikë janë mbledhur në katedralen e Shën Palit në Tiranë për të ndjekur meshën nga Imzot Arjan Dodaj.

Krishtlindja, festa e lindjes së Jezusit është një nga ngjarjet më të mëdha krishtere që shënon zbritjen e Perëndisë në tokë për të shpëtuar njerëzimin. Besimtarët katolikë me qirinj në duar presin mes lutjesh mbërritjen e mesnatës së 25 dhjetorit, lindjen e birit të Zotit.

Besimtarët katolitikë urojnë përzemërisht:

“Gjithë të mirat e Zotit i shpresojmë.”

“Ishalla merr të keqijat dhe na sjell të mirat.”

“Mbarë emër dhe një vit sa më i mbarë për të gjithë.”

 “Shëndet, mbarësi, lumturi.”

“Sa më shumë besim në Krisht dhe në Zot.”

Krishtlindja, festa e lindjes së Jezusit është një nga ngjarjet më të mëdha krishtere që shënon zbritjen e Perëndisë në tokë për të shpëtuar njerëzimin. Besimtarët katolikë me qirinj në duar presin mes lutjesh mbërritjen e mesnatës së 25 dhjetorit, lindjen e birit të Zotit.

gijotina.com/

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

By: 27
24 December 2025 at 23:07

Një efektiv policie ka aksidentuar për vdekje një 65-vjeçar pasditen e së mërkurës, në Tiranë.

Inspektori me inicialet M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë, rreth orës 17:30, gjatë drejtimit të motomjetit në bulevardin “Bajram Curri” ka aksidentuar shtetasin P. F., 65 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë dhe si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë rreth orës 21:00.

I dëmtuar ka mbetur gjithashtu edhe punonjësi i policisë, i cili është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP). Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

gijotina.com/

Ruhuni nga Edi Rama –

By: 27
24 December 2025 at 22:51

Ish-deputeti Lefter Maliqi i ka paralajmëruar prokurorin e SPAK-ut Dritan Prençi, që të ketë kujdes nga ndonjë kurth, sipas tij, i kryeministrit Rama.

 “Po i bëj një thirrje publike prokurorit Dritan Prençi. Meqënëse Rama është kreu i mafies, të ruhet në një kombinacion, ndonjë kurth që mund t’i bëjë ky me banditë për ta denigruar si prokuror, se ka filluar luftën. Duhet të ruhet edhe jetën sigurisht që ta ruajë, por duhet të ruhet edhe vetë se çfarë nuk pret nga ky njeri për ta denegruar”, deklaroi Maliqi në A2 CNN.

Në cilësinë e ish-drejtorit të policisë Maliqi tha se janë të njohura mënyrat se si vepron krimi i organizuar për të diskredituar kundërshtarët.

I pyetur nëse ka informacion për një paralajmërim të tillë apo indicie Maliqi u përgjigj: “Kam qenë oficer policie i mirëfilltë që 25 vjeç kanë drejtuar komisariate dhe njoh çfarë bën krimi, çfarë kombinacionesh bëjnë, çfarë kurthesh bëjnë për ta denigruar siç ka denegruar he luftën brenda llojit.

Indicie ka, por që unë vetë jam i bindur që çarë nuk pret nga ky njeri me fjalë ky që thoshte koka të njëri-tjetrit kriminelëve, koka të njëri-tjetrit brenda grupit të Rilindjes, ky është i lidhur koka e këmbë me krimin dhe ky është peng i krimit”, tha Maliqi në A2 CNN.

Sipas tij, kjo situatë mund të ndryshojë vetëm përmes presionit ndërkombëtar ose protestave të qëndrueshme.

“Ky nuk rrëzohet. Këtë o e rrëzon Amerika o e rrëzon protesta të qëndrueshme”, theksoi ai.

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

By: 27
24 December 2025 at 22:13

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e rrethrrotullimit të Liqenit Artificial, duke shkaktuar panik të përkohshëm tek drejtuesit e mjeteve që qarkullonin në këtë aks të frekuentuar të kryeqytetit.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët kanë reaguar në kohë, duke dalë menjëherë nga makina, çka ka shmangur pasoja në njerëz. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit, ndërsa Policia e Tiranës ka nisur verifikimet për të sqaruar shkaqet e incidentit.

Rrethanat e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.

gijotina.com/

Yesterday — 24 December 202527.al

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

By: 27
24 December 2025 at 20:55

Klodian Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – një institucion i ngarkuar me detyrën e vështirë për të hetuar korrupsionin në nivele të larta – në një moment kur ky institucion është në qendër të vëmendjes së fortë publike dhe presionit politik.

Prokuroria e Posaçme, e njohur për shqiptarët si SPAK, u krijua për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në kuadër të një procesi madhor të reformës në drejtësi. I mbështetur nga SHBA-ja dhe BE-ja, SPAK-u ka fituar një reputacion të madh për hetimin e zyrtarëve dhe politikanëve të lartë, si dhe mbështetje të gjerë publike në Shqipëri.

I pyetur nga BIRN se cilat do të jenë prioritetet e tij kryesore gjatë mandatit si kreu i SPAK-ut, 43-vjeçari Braho tha se planifikon “të garantojë që askush të mos jetë mbi ligjin dhe që të gjithë të jenë të barabartë para tij”.

“Do të përqendrohemi në çështjet aktuale dhe do të vijojmë hetimet e thelluara, përfshirë analizën e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe konfiskimin e tyre. Një kusht i rëndësishëm për funksionimin e duhur të SPAK-ut është forcimi i pavarësisë dhe profesionalizmit të prokurorëve dhe hetuesve”, tha prokurori.

Braho, i cili mori detyrën më 19 dhjetor, shtoi se “do të punojmë gjithashtu për forcimin institucional të SPAK-ut dhe rritjen e kapaciteteve për mbledhjen dhe analizën e informacionit”.

“Qëllimi ynë është të rrisim besimin e publikut te drejtësia dhe këtë mund ta arrijmë vetëm duke vendosur standarde të larta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh ai.

SPAK-u rrallëherë mungon nga titujt e lajmeve këto ditë në Shqipëri. Aktualisht, prokurorët e tij po hetojnë zv/kryeministren Belinda Balluku, e cila akuzohet për ndërhyrje në prokurime publike në çështje të ndërtimit të rrugëve.

Balluku mohon çdo shkelje, duke i quajtur akuzat “insinuata”, “gjysmë të vërteta” dhe “gënjeshtra”.

SPAK-u i ka kërkuar parlamentit t’i heqë asaj imunitetin që të mund ta arrestojë; pritet që një vendim të merret në janar. Megjithatë, legjislativi dominohet nga Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama, e cila ka 83 nga 140 mandatet.

Rama ka shprehur mbështetjen e tij për Ballukun; opozita ka denoncuar situatën dhe mbajti një protestë të hënën para zyrës së tij, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Tubimi u organizua nga Partia Demokratike rivale – lideri i së cilës, Sali Berisha, është marrë gjithashtu i pandehur nga SPAK-u për korrupsion të dyshuar, akuza që ai i mohon. Protestues të zemëruar më pas hodhën kokteje Molotov dhe u zotuan për protesta të mëtejshme.

Balluku është zyrtarja publike me nivelin më të lartë që aktualisht po hetohet nga SPAK-u. Një tjetër hetim në vazhdim që ka tërhequr vëmendjen e publikut është rasti i një grupi kriminal të dyshuar me bazë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), i akuzuar për drejtimin e një skeme për manipulimin e tenderëve.

AKSHI është një nga institucionet më të rëndësishme në vend. Ai menaxhon pothuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes portalit e-Albania, duke vepruar njëkohësisht si ndërmjetës mes qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme për lëshimin e dokumenteve online.

Kritikët thonë se çështja është veçanërisht shqetësuese sepse nxjerr në pah lidhje të dyshuara mes krimit dhe institucioneve shtetërore.

Vetëm vitin e kaluar, SPAK-u thotë se ka vënë nën hetim 33 ish-zyrtarë të lartë publikë, 19 prej të cilëve janë dërguar për gjykim.

Mes tyre përfshihen disa figura të rëndësishme politike: Berisha, një figurë qendrore e politikës shqiptare që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990, është aktualisht në gjyq për korrupsion. Një tjetër ish-president, Ilir Meta, dhe bashkëshortja e tij, ish-deputetja Monika Kryemadhi, po ashtu po gjykohen për akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një aleat politik i Ramës, ndodhet në paraburgim për akuza të ngjashme, ndërsa ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është në arrati nga një hetim për korrupsion dhe pastrim parash.

Besimi i publikut, hetime cilësore

Braho u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2004 dhe në Shkollën e Magjistraturës në Shqipëri në vitin 2008. Ai ka punuar në prokuroritë e qyteteve të Beratit dhe Vlorës, përpara se të emërohej prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda. Që nga viti 2019, kur u krijua, ai është prokuror në SPAK; si prokuror karriere, ka përvojë të gjerë në hetimin e krimeve të rënda dhe korrupsionit.

Pritet që ai të jetë në qendër të vëmendjes publike, pasi do të pasojë Altin Dumanin, i cili perceptohet gjerësisht si prokurori që theu kulturën e pandëshkueshmërisë në Shqipëri, në krye të SPAK-ut. Dumani tha se dëshironte t’i uronte Brahos suksese në atë që e përshkroi si një “detyrë shumë të rëndësishme dhe sfiduese”.

“Të jesh kreu i SPAK-ut është një përgjegjësi e madhe, jo vetëm për institucionin, por edhe për besimin e qytetarëve te drejtësia”, tha Dumani për BIRN.

“Jam i bindur se zoti Braho do ta përmbushë këtë detyrë me profesionalizëm dhe integritet. SPAK-u ka vendosur tashmë standardet e tij dhe jam i bindur se do të vazhdojë të funksionojë duke përmbushur misionin e vet, në shërbim të ligjit dhe qytetarëve”, shtoi ai.

Armand Bajrami, gazetar kronike në Tiranë që ndjek aktivitetin e SPAK-ut, tha për BIRN se ishte optimist për perspektivën e prokurorisë antikorrupsion nën drejtimin e Brahos.

“Klodian Braho e mori detyrën në një institucion që tashmë është konsoliduar dhe gëzon besimin e publikut, por që aktualisht po vihet në pikëpyetje dhe po kritikohet nga aktorët kryesorë të dy forcave politike më të rëndësishme në vend (Rama dhe Berisha)”, tha Bajrami.

“Përvoja e tij e gjatë në detyrë dhe në hetime të ndërlikuara, si dhe njëkohësisht përvoja e ekipit të SPAK-ut, më bën të besoj se Struktura e Posaçme nën drejtimin e tij do të synojë hetime cilësore me rezultate konkrete”, përfundoi ai. /BIRN

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

By: 27
24 December 2025 at 20:45

Kur nuk kishte marrë ende detyrën nga paraardhësi i tij, Altin Dumani, kreu i ri i SPAK, Klodian Braho u përball me deputetët e Kuvendit të Shqipërisë teksa shkoi në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për të kërkuar leje për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Detyrën përmes një ceremonie e mori tre ditë më pas. Në një prononcim për Birn ai tregon se kush do të jenë prioritetet në drejtimin e SPAK, institucionit që ka besueshmërinë më të lartë dhe të mbështetur fort si nga SHBA-ja ashtu edhe nga BE-ja.

Braho tha se planifikon “të garantojë që askush të mos jetë mbi ligjin dhe që të gjithë të jenë të barabartë para tij”.

“Do të përqendrohemi në çështjet aktuale dhe do të vijojmë hetimet e thelluara, përfshirë analizën e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe konfiskimin e tyre. Një kusht i rëndësishëm për funksionimin e duhur të SPAK-ut është forcimi i pavarësisë dhe profesionalizmit të prokurorëve dhe hetuesve”, tha prokurori.

Braho, i cili mori detyrën më 19 dhjetor, shtoi se “do të punojmë gjithashtu për forcimin institucional të SPAK-ut dhe rritjen e kapaciteteve për mbledhjen dhe analizën e informacionit”.

“Qëllimi ynë është të rrisim besimin e publikut te drejtësia dhe këtë mund ta arrijmë vetëm duke vendosur standarde të larta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh ai.

gijotina.com/

Mbyllet java e 18-të e Superiores, shkëputet Egnatia dhe ndalet Elbasani (renditja) –

By: 27
24 December 2025 at 20:35

Është mbyllur java e 18-të dhe e fundit për këtë vit në kampionatin “Abissnet Superiore”. Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti Flamurtarin në stadiumin “Loro Boriçi” me rezultatin 3-2. Ndeshja mes AF Elbasanit dhe Tiranës, e luajtur në “Elbasan Arena”, u mbyll në barazim 1-1. Vora triumfoi ndaj Bylisit në “Selman Stërmasi” me rezultatin e thellë 4-1.

Dinamo City fitoi ndaj Partizanit në transfertë me shifrat 3-1. Po në transfertë triumfoi edhe Egnatia, që mposhti Teutën me rezultatin minimal 1-0. Për kampionët e Shqipërisë kjo ishte fitorja e katërt radhazi dhe e mbyllin fazën e dytë të kampionatit në krye të renditjes me 37 pikë. AF Elbasani renditet në vendin e dytë me 33 pikë, ndërsa Dinamo City mban vendin e tretë me 32 pikë. Vllaznia pozicionohet në vendin e katërt me 30 pikë.

gijotina.com/

Shqiptarja gjendet e masakruar në shtëpi në Zyrih, arrestohet një grua zviceriane dhe 2 burra –

By: 27
24 December 2025 at 20:27

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Buchs, kantoni i Zyrihut, ku një grua 71-vjeçare me origjinë nga Kosova u gjet e vrarë të mërkurën në mbrëmje, raportojnë mediat zviceriane.

Policia kantonale e Zyrihut njoftoi se trup i pajetë i viktimës u zbulua pak pas mesnatës në një ndërtesë banimi. Ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje konfirmuan vdekjen e saj, por nuk mundën të japin detaje shtesë mbi rrethanat e krimit.

Tre persona që ndodheshin në banesë u arrestuan menjëherë: një grua zvicerane 48-vjeçare dhe dy burra zviceranë, respektivisht 27 dhe 51 vjeç. Arsyeja pse të tre ndodheshin në vendngjarje dhe motivi i krimit mbeten ende të paqarta.

Hetimi po vazhdon nën drejtimin e Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe policisë kantonale të Zyrihut. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për momentin, ndërsa rrethanat dhe motivi i vrasjes mbeten objekt hetimesh.

gijotina.com/

Droga shpërndahej nga motoristi i “WOLT Albania”, goditet grupi kriminal me 33 persona –

By: 27
24 December 2025 at 20:11

Policia e Tiranës ka goditur një grupë me 33 anëtarë që shpërndante drogë në Tiranë. Shpërndarja e drogës bëhej në disa raste me taksi, por edhe me motoçikleta të picave. Me taksi lëvizte Olsi Mici, ndërsa me motoçikletë të shpërndarjes së picave, i loguar me nje brand ndërkombëtar, WOLT Albania ishte Erdison Gjella. Në mesin e të arrestuarve është edhe një ish-ushtarak, Dylber Alijaj.

Pas 4 javësh hetime intensive, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Labirinti 2”, duke goditur grupin kriminal që ushtronte veprimtari të paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike në disa zona të kryeqytetit.

Për 22 prej tyre është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa gjatë periudhës hetimore janë arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë, ndërsa 6 persona vijojnë të jenë në kërkim.

Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 10 kg Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete, 28 celularë, 6 peshore elektronike; 3 000 euro.

Në pranga kanë rënë Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela(Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

gijotina.com/

Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

By: 27
24 December 2025 at 19:49

Adettin Saran, president i klubit të futbollit të Stambollit, Fenerbahçe dhe një biznesmen i njohur, u morën në paraburgim këtë të mërkurë,  si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm për drogë në Stamboll.

Në një deklaratë, Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit tha se Saran u ndalua nga ekipet e Komandës së Xhandarmërisë Provinciale të Stambollit pasi dolën prova shtesë në hetim.

“Brenda hetimit të vazhdueshëm kundër të dyshuarit Steven Sadettin Saran, bazuar në provat shtesë të marra, ai është marrë në paraburgim me akuzat për sigurimin e substancave narkotike, lehtësimin e përdorimit të narkotikëve dhe përdorimin e substancave narkotike”, thuhet në deklaratë.

gijotina.com/

The post Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga appeared first on 27.

Radhë kilometrike automjetesh në Bradashesh në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan –

By: 27
24 December 2025 at 19:39

Një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh është regjistruar këtë të mërkurë autostrada Tiranë–Elbasan. Prej më shumë se dy orësh, autostrada vijon të jetë e bllokuar nga trafiku, duke krijuar një radhë automjetesh prej më shumë se 4 kilometrash.

Nërkohë, Policia Rrugore ndodhet e pozicionuar në zonën e Bradasheshit për menaxhon situatën, ku trafiku aktualisht vijon. Gjithashtu një situatë e ngjashme trafiku është regjistruar edhe në autostradën Tiranë-Durrës si dhe në rrugët dytësore.

gijotina.com/

Vllaznia mund mes vuajtjesh Flamurtarin pas 6 ndeshjesh rresht pa fitore –

By: 27
24 December 2025 at 19:33

Vllaznia i ka dhënë fund “agjërimit” të ndeshjeve pa fitore, duke u rikthyer më në fund te tre pikët.

Kuqeblutë mundën brenda në Shkodër Flamurtarin me rezultatin  3-2.

Sfida e luajtur në “Loro Boriçi” nisi mjaft mirë për shkodranët, të cilët kaluan në avantazh me Balajn në minutën e 4’. Pas 20 minutash, ishte sërish kapiteni shkodran që dyfishoi shifrat, ndërsa në të 43’-tën, Maksuti rihapi ndeshjen.

Një minutë nga starti i pjesës së dytë, Yago shënoi të tretin për ekipin e Edi Martinit, por vlonjatët reaguan sërish duke i shkurtuar shifrat për herë të dytë në këtë ndeshje, me Bangaly në të 56’-tën.

Kështu Vllaznia merr fitoren e parë pas 6 ndeshjes radhazi, duke e mbyllur vitin në vendin e katërt me 30 pikë. Nga ana tjetër, Flamurtari nuk lëviz nga vendi i parafundit, me 14 pikë.

VLLAZNIA 3-2 FLAMURTARI

Balaj 4’, 24’, Yago 46’ / Maksuti 43’, Bangaly 56’

gijotina.com/

Elbasani dhe Tirana ndahen me barazim, mbyllet loja që u braktis nga bardheblutë –

By: 27
24 December 2025 at 19:13

Elbasani dhe Tirana e kanë mbyllur me barazim 1-1 ndeshjen e vlefshme për javën e 18 të Superiores. Të dyja ekipet ndanë nga 1 pikë në “Elbasan Arena”.

Pjesa e parë nuk kishte asgjë të veçantë për t’u shënuar. Gjithë emocionet ishin rezervuar në pjesën e dytë, aty ku Tirana kaloi e para në avantazh me Tabekun. Më pas verdheblutë fituan penallti, ndërsa Tirana nuk ishte e të njëjtit mendim me gjyqtarin Laver Alla.

Tsage e ktheu në gol penalltinë, ndërsa bardheblutë vendosën të braktisin për disa minuta ndeshjen. Ekipi u rikthye në fushë dhe rezultati mbeti i pandryshuar.

Trajneri Nuhiu përsëriti kërkesën, për të braktisur ndeshjen siç ndodhi në Durrës. Po ashtu gjatë kësaj kohe u panë edhe ofendime ndaj gjyqtarit Laver Alla. Sipas bardhebluve, penalltia nuk ishte. Tirana u rikthye disa minuta më vonë.

Rezultati ishte befasues, pasi Tirana po përballet me disa probleme. Sot nuk u aktivizua asnjë lojtar nga stoli dhe u regjistrua barazimi i tretë radhazi.

ELBASANI 1-1 TIRANA

77′(p) Tsage – 65′ Tabeku

72′-77′ GOOOL! Elbasani 1-1 Tirana/ Gjyqtari Alla akordon penallti për Elbasanin. Te Tirana protestojnë të gjithë. Më pas Tsage e kthen në gol. Ismajli ndëshkohet me karton të verdhë te Tirana, ndërsa vendoset të braktiset ndeshja.  (VIDEO)

65′ GOOOL! Elbasani 0-1 Tirana/ Tabeku trondit verdheblutë. Sfida zhbllokohet me golin e tij. (VIDEO)

Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –

By: 27
24 December 2025 at 18:45

Një operacion i gjerë antidrogë i Policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e 22 personave, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Mes të arrestuarve bien në sy edhe emra të lidhur me kompaninë ONE Albania, fakt që e bën këtë operacion me ndikim të fortë publik dhe institucional.

Sipas burimeve zyrtare, në pranga kanë rënë edhe: Erald Sina, me detyrë Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania dhe Artan Pullazi, Team Leader në ONE Albania

Kujtojmë që Erald Sina disa muaj më parë është  marrë nën hetim për fshehjen e një sulmi të ndodhur në kompaninë telefonike “ONE”.

Nën hetim u vunë tetë persona, shtatë prej të cilëve janë punonjës të kompanisë që kujdesej për sigurinë e kompanisë, “Nazeri 2000” dhe punonjës sigurie të brendshme të kompanisë “ONE”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, ku dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e pikës ‘ONE’ në zonën e Laprakës, duke dëmtuar drynin e derës së pasme. Incidenti është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, Gentian Koçi i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.

Personat e arrestuar sot në Tiranë:

Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Çfarë u sekuestrua

Gjatë kontrollit të banesave dhe automjeteve, policia ka sekuestruar:

rreth 500 gramë kokainë

10 kg Cannabis Sativa dhe 100 doza të gatshme për shpërndarje

5 automjete

28 telefona celularë

6 peshore elektronike

3 000 euro cash

Hetimet vijojnë

Burime nga policia bëjnë me dije se:

5 persona janë arrestuar më herët në operacione të mëparshme. 6 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal.

gijotina.com/

Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

By: 27
24 December 2025 at 18:27

Një aksident zinxhir ka ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës, ku gjashtë automjete janë përplasur njëra pas tjetrës.

Ngjarja dyshohet se është shkaktuar si pasojë e trafikut të rënduar dhe mungesës së distancës së sigurisë mes mjeteve.

Sipas burimeve nga vendngjarja, përplasja ka ndodhur në një segment me fluks të lartë qarkullimi, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të trafikut. Drejtuesit e automjeteve nuk kanë mundur të frenojnë në kohë, çka ka çuar në përplasjen zinxhir.

Fatmirësisht, nga aksidenti raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa disa persona kanë pësuar lëndime të lehta.

gijotina.com/

Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –

By: 27
24 December 2025 at 18:15

Akuza për përdorim të një pasaporte të falsifikuar ka çuar në pranga një të ri shqiptarë i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej Interpol Tiranës. Sipas dokumenteve të Gjykata e Ekstradimeve në Londër, mëson  se është arrestuar për qëllim ekstradimi Igli Hazizaj.

Ai është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi më 9/12/2022 është identifikuar si mbajtës i një pasaporte greke të falsifikuar.

Igli Hazizaj i lindur në Fier kishte hyrë ilegalisht në Angli dhe u zbulua se ishte në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi u arrestua për përfshirjen në ngritjen e tre shtëpive ku rritej kanabis.

Sipas gazetës News & Star Camberland The Thumberland News, Igli Hazizaj bashkë me Jugert Hazizaj dhe Jurgen Balla nëse do t’ja arrin të korrnin kanabisin e mbjellë në vazo, do të arrin një fitim prej 2 milion stërlina.

Igli Hazizaj u identifikua si njeriu kyç në këtë sipërmarrje kriminale në kultivimin e kanabisit.

Në shkurt të këtij viti, prokurori çështjes i  tha gjykatës se : “Ai vepronte si ‘menaxher ’ i kompleksit Carlisle në tre adresa dhe për këtë arsye luajti një rol të rëndësishëm.”

Dy të pandehurit e tjerë u paguan për t’u kujdesur për bimët, duke u siguruar që ato të ishin në gjendje të lulëzonin dhe të qëndronin të shëndetshme.

“Është e qartë se kjo ishte pjesë e një grupi më të gjerë të krimit të organizuar”, tha gjykatësi Nicholas Barker.

“Është provë e qartë për fitimin e pritur që do të nxirrej nga prodhimi i kanabisit. Me vlerat e tregut, këto tre prona ishin të afta të prodhonin shumë më tepër se 2 milionë paund kanabis në vit”, tha gjykatësi Barker kur lexoi vendimin e dënimit.

Gjyqtari e dënoi me tre vjet burg Igli Hazizajn, 16 muaj Eugert Hazizajn dhe një vit burg Jurgen Ballën.

Pas përfundimit të dënimit Igli Hazizaj do të vijojë së qëndruari në burg në pritje të vendimit për tu ekstraduar si person i kërkuar nga drejtësia shqiptare.

gijotina.com/

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

By: 27
24 December 2025 at 17:59

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të refuzojnë dhënien e vizave për pesë persona, mes tyre edhe ish-komisionerin europian për tregun e brendshëm, Thierry Breton, duke i akuzuar për përpjekje për të ushtruar presion mbi platformat amerikane të rrjeteve sociale që të kufizojnë përmbajtje apo pikëpamje të caktuara.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se bëhet fjalë për “aktivistë radikalë dhe OJQ të politizuara”, të cilat, sipas tij, kanë avancuar praktika censuruese nga shtete të huaja, duke synuar drejtpërdrejt folës dhe kompani amerikane. Breton u përshkrua nga Departamenti i Shtetit si “arkitekti kryesor” i Aktit të Shërbimeve Digjitale të BE-së (DSA), ligj që rregullon moderimin e përmbajtjes në platformat online.

Breton reagoi duke e cilësuar vendimin si një “gjueti shtrigash” dhe theksoi se censura “nuk është aty ku mendojnë amerikanët”. DSA ka shkaktuar tensione me qarqe konservatore në SHBA, të cilat e shohin atë si një përpjekje për të censuruar zëra të djathtë, akuza që Brukseli i mohon.

Në listën e personave të ndaluar përfshihen edhe drejtues të organizatave si Global Disinformation Index, Center for Countering Digital Hate dhe HateAid. Këto organizata e kanë cilësuar vendimin si një akt represiv dhe një sulm ndaj lirisë së shprehjes. Rubio theksoi se administrata Trump synon të mbrojë sovranitetin amerikan nga “ndërhyrjet ekstraterritoriale” që, sipas tij, synojnë të kontrollojnë fjalën e lirë në SHBA.

Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

By: 27
24 December 2025 at 17:47

Numri i falimentimeve në Gjermani në tre muajt e parë të vitit 2025 ka qenë më i lartë se në njëmbëdhjetë vitet e fundit. Por cilat kompani po goditen më rëndë? Cilat janë shanset që situata të qetësohet së shpejti?

“Stuhia e falimentimeve vazhdon”, citoi Reuters Volker Trier, analistin kryesor në Dhomën Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë (DIHK), të thoshte të premten e kaluar: “Bizneset e vogla dhe të mesme në veçanti po përballen me probleme.”

Një anketë nga DIHK tregoi se pothuajse çdo kompani e tretë me më pak se 20 punonjës ka frikë nga një përkeqësim i gjendjes së saj financiare. Këto kompani përbëjnë rreth 85% të të gjitha kompanive në Gjermani.

Po atë ditë (12/12/2025), Zyra Federale e Statistikave njoftoi se deri në fund të shtatorit, gjykatat gjermane kishin raportuar 18,125 kërkesa për falimentim – pothuajse 12% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo e bën numrin e falimentimeve në Gjermani në vitin 2025 më të lartin në njëmbëdhjetë vjet.

Fakti që bizneset e vogla janë veçanërisht të ekspozuara konfirmohet edhe nga Profesor Stephen Miller. Falimentimet ndodhin “në një masë të madhe në sektorin e biznesit të vogël”, tha për DW kreu i kërkimit të falimentimit në Institutin Leibniz për Kërkime Ekonomike Halle (IWH). Sa i përket numrit të të punësuarve, “mesatarja është 10 persona, por shumica janë më të vegjël”.

Edhe pse nuk janë objekt i kësaj analize, “stuhia” aktuale e falimentimeve është e dukshme edhe në fushën e financave personale: Në Gjermani, numri i falimentimeve personale u rrit gjithashtu vitin e kaluar. Në tre muajt e parë të këtij viti, u regjistruan 57,824 falimentime konsumatorësh, një rritje prej më shumë se 8% krahasuar me vitin e kaluar.

Ndikimi në tregun e punës
Edhe pse mallkimi i falimentimit prek kryesisht bizneset e vogla me pak punonjës, rritja e falimentimeve në bizneset individuale dhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar ka çuar në një rritje të konsiderueshme të numrit të vendeve të punës të humbura ose në rrezik serioz. Kjo u llogarit nga IWH. Instituti vlerëson se rreth 170,000 vende pune do të humbasin në vitin 2025. Përpara pandemisë COVID-19, ky numër ishte nën 100,000.

Klaus Heiner Rehl, një ekonomist në Institutin për Ekonominë Gjermane (IW) në Këln, paralajmëron, megjithatë, të mos mbivlerësohet ndikimi në tregun e punës. Siç i thotë ai DW, “falimentimet kontribuojnë në një rritje të lehtë të papunësisë, por zhvillimi nuk është dramatik”.

Stephen Miller e sheh ndryshe: Sipas llogaritjeve të tij, në vitin 2025 “rreth 200,000 vende pune do të preken – dhe ky numër është mjaft i lartë. Përpara pandemisë ishte rreth gjysma”. Disa nga vendet e punës të prekura “do të mbyllen me të vërtetë, sepse falimentimet çojnë në mbyllje”.

Por ai gjithashtu thekson se shumë vende pune do të krijohen diku tjetër. Efektet në tregun e punës janë “përgjithësisht të menaxhueshme. Nuk duhet të harrojmë se në një stabilizim tregu shpesh ka edhe lëvizje nga kompanitë e dobëta në ato të mira”.

Zhvillimi i pritur?
Për Stephen Miller, shifrat aktuale nuk janë krejtësisht të papritura: “Në përgjithësi, rritja e falimentimeve ishte e pritshme. Megjithatë, ajo që është e habitshme është madhësia e rritjes.”

Klaus Heiner Rehl nuk u habit, pasi ai i thotë DW: “Në thelb, zhvillimi ishte i pritshëm. Duke pasur parasysh dobësinë e vazhdueshme të ekonomisë, numri i falimentimeve mund të jetë edhe më i lartë.”

Arsyet për shumë falimentime, sipas Rehl, nuk vijnë vetëm nga ana e sipërmarrësve: “Arsyeja kryesore duket të jetë ekonomia e dobët e pothuajse tre viteve të fundit, me një ekonomi që është në stanjacion ose ka filluar të bjerë.” Çmimet e energjisë, lufta e Rusisë në Ukrainë dhe kalimi drejt neutralitetit klimatik gjithashtu kontribuojnë në vështirësitë me të cilat përballen bizneset. Por: “Shkalla në të cilën politika dhe reformat e vonuara, si dhe disa kompani që janë vonuar në përshtatje, kanë kontribuar në probleme është e vështirë të përcaktohet”, thotë Rehl.

Stephen Miller gjithashtu nuk dëshiron t’ia hedhë të gjithë fajin për krizën anës bizneseve: “Arsyet e falimentimit janë gjithmonë shumë individuale .” Vështirësitë shpesh lindin nga gabimet individuale, të tilla si zgjedhja e gabuar e produkteve, konfliktet midis menaxhmentit dhe stafit, ose mosmarrëveshjet me aksionarë të rëndësishëm ose palë të tjera të interesuara.

“Pra,” thotë Miller, “kur shtohen kosto më të larta, ndryshime strukturore, pasiguri gjeopolitike dhe tarifa, dobësitë dhe gabimet individuale çojnë më shpejt në falimentim.” Përfundimi i tij: “Nuk duhet të jetë një dukuri e zakonshme që kompanitë e shëndetshme dhe të organizuara mirë, të cilat janë ndër më të mirat në fushën e tyre, të dalin nga tregu thjesht për shkak të kushteve më të këqija.”

Një rreze e zbehtë drite
Shoqata e Praktikuesve dhe Administratorëve të Falimentimit të Gjermanisë (VID) po e shikon situatën relativisht me qetësi.

Kreu i VID, Christoph Nähring, i tha agjencisë së lajmeve dpa: “Pas efekteve të rimëkëmbjes nga pandemia dhe rritjes së falimentimeve, situata po kthehet në nivele normale.” Megjithatë, kjo “nuk është një përmbysje e trendit, por më tepër dritë në fund të tunelit”.

Në mënyrë të ngjashme, Steffen Müller vlerëson: “Në vitin 2026 do të jemi në të njëjtin nivel të lartë si në vitin 2025.” Megjithatë, ky është “vetëm pjesërisht një lajm i mirë, pasi ngadalë kemi arritur në të kuqe”. Asgjë më e keqe nuk duhet të ndodhë. Sepse një vështrim në kategoritë e rëndësishme të kompanive personale dhe të kapitalit tregon: “Ishim në të njëjtat nivele 20 vjet më parë”.

Ekonomisti i IW, Klaus Heiner Rehl, sheh një shkëndijë shprese: “Nëse ekonomia rritet me rreth 1% vitin e ardhshëm, siç presin institute të ndryshme, atëherë fenomeni i falimentimit mund të lehtësohet.” Megjithatë, kjo nuk është e vetëkuptueshme: “Problemet strukturore, siç janë tarifat amerikane, konkurrenca nga Kina dhe kostot e energjisë, mbeten.”/ DW

Bllokohet rruga që lidh Kosovën me Serbinë

By: 27
24 December 2025 at 17:31

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se të mërkurën, më 24 dhjetor, do të ketë bllokim të përkohshëm të një segmenti rrugor që përdoret për lëvizjen drejt Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, segmenti rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë do të jetë i bllokuar për qarkullim nga ora 11:50 deri në 15:50, për shkak të aktiviteteve të paralajmëruara nga banorët lokalë.

Po ashtu, bllokime të tjera janë parashikuar edhe:

më 27 dhjetor, nga ora 11:52 deri në 18:52

më 3 janar 2026, nga ora 09:00 deri në mesnatë

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, veçanërisht atyre që jetojnë jashtë vendit dhe udhëtojnë gjatë festave të fundvitit, që të planifikojnë me kohë lëvizjet dhe të përdorin rrugë alternative për të shmangur pritjet dhe vonesat.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – përfshirë Brnjakun, Jarinjën, Dheun e Bardhë, Muçibabën dhe Mutivodën – pritjet për hyrje në Kosovë janë aktualisht disa minutëshe, ndërsa në Jarinjë raportohen pritje deri në 10 minuta.

The post Bllokohet rruga që lidh Kosovën me Serbinë appeared first on 27.

Shqiptari kapet me kokainë, dënohet me burg me kusht –

By: 27
24 December 2025 at 17:15

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Marotta, në zonën e Fanos në Itali, pasi u kap në posedim të kokainës me qëllim shitjeje. Gjatë kontrollit, karabinierët sekuestruan 33 gramë lëndë narkotike.

Ngjarja ndodhi gjatë një kontrolli rrugor në autostradë, ku i riu u ndalua fillimisht pa u gjetur asgjë e paligjshme. Sjellja e tij e tensionuar bëri që efektivët të vijonin me një kontroll në banesë, ku u zbulua sasia e drogës.

I riu nuk bëri rezistencë dhe dorëzoi vullnetarisht kokainën, duke treguar menjëherë bashkëpunim me autoritetet. Ai u arrestua për posedim me qëllim shpërndarjeje dhe u dërgua në gjykatë për seancën dëgjimore.

Para gjyqtarit, shqiptari pranoi fajin dhe shpjegoi se ishte shtyrë drejt kësaj zgjedhjeje nga vështirësitë e rënda familjare: nëna e tij ndodhet e sëmurë në Shqipëri, ndërsa motra është e ndarë dhe ka dy fëmijë të vegjël për të mbajtur. Ai deklaroi se kishte nevojë të siguronte para për familjen, duke e cilësuar veprimin e tij si një gabim të rëndë.

Gjykata mori parasysh disa rrethana lehtësuese, përfshirë mungesën e precedentëve penalë, bashkëpunimin e menjëhershëm me policinë dhe pranimin e plotë të përgjegjësisë. I përfaqësuar nga avokati Salvatore Asole, 30-vjeçari u dënua me pesë muaj e dhjetë ditë burg me kusht për një vepër të lehtë penale.

Megjithëse arrestimi u konfirmua, gjykata vendosi të mos caktojë masa paraprake sigurie, duke e liruar menjëherë të riun.

Mediat italiane e cilësojnë rastin si një shembull të historive të brishtësisë sociale dhe presionit ekonomik që shpesh fshihen pas rasteve të trafikut të drogës, por që përfundojnë me pasoja të rënda ligjore.

❌
❌